Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 "Të ndalet greqizimi i Shqipërisë"

Shko poshtë 
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

"Të ndalet greqizimi i Shqipërisë" Empty
MesazhTitulli: "Të ndalet greqizimi i Shqipërisë"   "Të ndalet greqizimi i Shqipërisë" EmptyFri Sep 24, 2010 10:08 pm


"Të ndalet greqizimi i Shqipërisë"


Cito :
Plot 64 shoqata kulturore atdhetare u mblodhën dje në një tubim, ku i kanë kërkuar Presidentit të vendit, Kryeministrit dhe Kryetares së Kuvendit, që të mos heshtin dhe të mos lejojnë cenimin e integritetit territorial shqiptar. "Të ndalet greqizmi i vendit", kanë deklaruar ata. Përfaqësuesit e këtyre shoqatave atdhetare kanë reaguar fuqishëm kundër deklaratave që i cilësuan tërësisht antishqiptare të prefektit të Gjirokastrës, Spiro Ksera, si dhe të kryebashkiakut të Himarës, Vasil Bollano, për të ashtuquajturin Vorio-Epir. Por ata kanë kërkuar gjithashtu nga autoritetet që të lënë të lirë, të vlerësojnë dhe respektojnë si atdhetarë të vërtetë, dy të rinjtë nga fshati Toç i Tepelenës, që u arrestuan vetëm pse organizuan në fshat një miting me flamuj shqiptarë, kundër kërkesave të prefektit Ksera. Ky arrestim u krye ndonëse ata kishin kërkuar lejen e policisë, e cila i është përgjigjur se "nuk jemi në gjendje të garantojmë rendin". "Si ka mundësi që nuk garantohet rendi nga policia kur është fjala për të mbrojtur interesat tona kombëtare, kur po kjo polici nuk kryen asnjë veprim kur bëhet thirrje për bashkim të viseve tona me Greqinë?", kanë ngritur pyetjen për krerët më të lartë të shtetit shqiptar, përfaqësuesit e këtyre shoqatave. Nuk ka si të mos indinjohemi, kanë shtuar ata, kur dëgjojmë deklarata për "Autonomi të Shqipërisë së Jugut" njëlloj si në vitin 1914, kur u shpall e ashtuquajtura "Autonomi e Vorio-Epirit", apo kur u nënshkrua "Protokolli i Korfuzit". Ata kanë kujtuar se këto akte shqiptarët i kundërshtuan jo vetëm shpirtërisht, por edhe me armë, si dhe theksuan se Bollano e Ksera duket se kërkojnë të ringjallin "shtetin epirot" të Zografos dhe të zënë vendin e tij, duke harruar se këtë "shtet" virtual e varrosi koha. "Ne qytetarët e thjeshtë jo vetëm që nuk harrojmë, por u kujtojmë këtyre zotërinjve, si dhe zyrtarëve të shtetit shqiptar, që i mbështesin, të zbatojnë ligjet e shtetit ku jetojnë dhe të respektojnë vullnetin e patjetërsueshëm të popullit shqiptar! Minoritarët grekë kanë qenë dhe janë pjesë e pandarë e shoqërisë sonë, si dhe kanë gëzuar të gjitha të drejtat që u takojnë", kanë vijuar më tej në këtë qëndrim.

"Bëhet fjalë për cenimin e integritetit territorial të Shqipërisë, theksuan ata më tej, duke shtuar se, heshtja që ka pushtuar qeverinë dhe parlamentin shqiptar mendojmë se është e pafalshme". Sipas tyre, deputetët dhe pushtetarët të shkunden e të çlirohen nga ndjenja e përunjësisë dhe e servilizimit përballë diplomacisë greke për hir të një vize, burse studimi apo mbajtjes së kolltukut, në dëm të interesave tona kombëtare.

"Historia na bën apel të kujtojmë se Greqia në sajë të përpunimit të opinionit zyrtar e qytetar të kohës arriti të shkëpusë nga trungu i viseve tona zona të tëra shqiptare si Prevezën, Artën, Paramithinë, Igumenicën, Filatin, Dhodhon, Janinën, Mecovën, Grebenenë, Konicën, Kosturin, Follorinën e më gjerë. Ndërsa pas vitit 1913 dhe deri në ditët tona vazhdon punën e saj me të gjitha mjetet tradicionale e sidomos "bashkëkohore" për të rrëmbyer jo vetëm Himarën, por tërë prefekturën e Gjirokastrës e të Korçës", janë shprehur përfaqësuesit e 64 shoqatave kulturore- atdhetare. Ndërsa pohojnë se "kemi falënderuar popullin grek për pritjen e emigrantëve shqiptarë në këtë periudhë tranzicioni jo të lehtë për ne. Por nuk mund të pajtohemi me mungesën e reciprocitetit në marrëdhëniet dypalëshe, ku shteti fqinj vetëm kërkon dhe ne vetëm duhet të bindemi. Nuk pajtohemi me heshtjen ndaj çështjes çame e të pronave shqiptare në të cilat duhet të gjëmojë e të zgjidhet në bazë të normave ndërkombëtare".

Gjithashtu, ata kërkuan nga shteti shqiptar të mbahet qëndrim duke vënë në lëvizje të gjithë mekanizmat ligjorë për shkarkimin e prefektit të Gjirokastrës Ksera, si dhe të kryebashkiakut të Himarës, Bollano, të cilin e etiketuan si një "shqiptar gjakprishur, që për nga origjina e të parëve nuk e lidh asgjë me Greqinë".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

"Të ndalet greqizimi i Shqipërisë" Empty
MesazhTitulli: Re: "Të ndalet greqizimi i Shqipërisë"   "Të ndalet greqizimi i Shqipërisë" EmptyFri Sep 24, 2010 10:14 pm

Nën drejtimin e Zyrës Teknike, e ngritur në 1992, janë ndërtuar nga themelet 145 kisha të reja (të mëdha e të vogla), janë restauruar 60 kisha e manastire-monument kulture dhe janë rikonstruktuar mbi 158 kisha.


Kisha e Shën Gjergjit në Lushnje http://www.orthodoxalbania.org/Shqip/Zyra%20eSherbimit%20Teknike/Technical_Office.htm

Janë ngritur dhjetëra ndërtesa të reja dhe janë blerë e rikonstruktuar mjaft godina për qëllime të ndryshme (kopshte, shkolla, qendra rinore, qendra shëndetësore, seli mitropolitane, shtëpi pritjeje, punishte, mensa për të varfërit etj.). Gjithsej 70 godina.

Ndër këto mund të përmendim Manastirin e Ri të Shën Vlashit, pranë Durrësit, në territorin e të cilit ndodhet kompleksi i Akademisë Teologjike "Ngjallja e Krishtit" dhe "Shtëpia Orthodhokse e Shpresës"; Selia Kryepiskopale në Tiranë; selitë e Mitropolive të Beratit, Korçës dhe Gjirokastrës; Shkollat e Mesme "Kryqi i Nderuar", në Gjirokastër dhe në Sukth të Durrësit, në Mesopotam të Sarandës; konvikti i vajzave në Bularat të Gjirokastrës; shkollat 9-vjeçare në Tiranë e Durrës; kopshte në 14 qytete;



Kisha të reja

Katedralja “Ngjallja e Krishtit”, Pogradec

Kisha “Trinia e Shenjtë”, Vrakë (Shkodër)

Qendra Diagnostike “Ungjillëzimi” në Tiranë dhe disa poliklinika në disa zona, Instituti i Formimit Profesional “Frymë Dashurie” në Tiranë dhe në Gjirokastër; Qendra Arsimore dhe Shpirtërore në Lushnjë dhe në Tiranë; qendra rinore dhe shtëpi pritjeje në Korçë, Elbasan, Kavajë, Tiranë, Berat, Gjirokastër etj; mensat për të varfrit në Korçë dhe Tiranë; kompleksi i punishteve "Nazaret" në Tiranë, që përfshin: shtypshkronjë, fabrikë qirinjsh, zdrukthëtari, punishte për gdhendjen e drurit, si dhe studiot e ikonografisë dhe të restaurimit.

Godina të reja
Shkolla 9-vjeçare, Durrës
Godina të reja

Instituti i Formimit Profesional, Gjirokastër

E tërë vepra ndërtuese arrin në 425 ndërtesa.
Nga viti 1995 funksionon edhe një kurs arkitekture, ku çdo vit rreth 40 të rinj marrin njohuri të ndryshme për ndërtimet dhe arkitekturën kishtare.
http://www.orthodoxalbania.org/Shqip/Zyra%20eSherbimit%20Teknike/Technical_Office.htm
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

"Të ndalet greqizimi i Shqipërisë" Empty
MesazhTitulli: Re: "Të ndalet greqizimi i Shqipërisë"   "Të ndalet greqizimi i Shqipërisë" EmptySat Sep 25, 2010 1:12 am

"Të ndalet greqizimi i Shqipërisë" Janullatos-berisha

Prej vitesh, çdo shqiptar që e do sadopak vendin e vet, ndien shqetësim e indinjim në çdo rast që dinjiteti ynë kombëtar nëpërkëmbet nga fqinjët tanë jugorë. Deri më sot, tema kryesore e divergjencave ka qenë problemi i emigrantëve tanë në vendin fqinj. Temat e tjera po aq të rëndësishme si problemi çam, ligji i luftës, kolonizimi ekonomik falë pozicionit abuziv të firmave helene në Shqipëri dhe pretendimet vorio-epirote, janë kaluar disi në heshtje, për shkak të frikës së qeveritarëve tanë, nga reagimi gjithmonë arrogant deri në absurditet i palës tjetër (operacioni “fshesa” ka qenë një armë tejet e përdorur prej tyre).


Ortodoksia shqiptare:Koka në Athinë trupi në Kosinë

"Të ndalet greqizimi i Shqipërisë" Patjanu

Deklaratat e historianit të njohur shqiptar dhe njërit nga hartuesit e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Sabri Godo(nese kete radhe e ka sinqerisht), duket se po vërtetohen çdo ditë e më shumë. Ajo që zoti Godo tha se Athina zyrtare ka plane të rrezikshme kundër Shqipërisë, u vërtetua edhe me një tjetër veprim të fundjavës së kaluar.

Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare, e cila u shkëput nga ajo greke me nismën e Fan Nolit, duket se do ti duhet që të ndryshojë emrin e saj, pasi vetë fjala “Autoqefale” nënkupton “kokë me vete”, pra e pavarur.

Ortodoksët shqiptar duket se kanë mbetur të pafuqishëm për të nxjerrë një kryepeshkop nga vendi i tyre që ti drejtojë ata. E në një moment të tillë, patjetër që do të ndërhyntë Greqia, duke dërguar ambasadorin e saj për popullsinë ortodokse e duke zgjedhur atë edhe “President” të tyre. Anastasios Janullatos, që në fillimet e detyrës së tij në Shqipëri nuk dinte as fjalën më të vogël në shqip për të predikuar, e që tashmë ka kërkuar nënshtetësinë shqiptare, solli një tjetër përfaqësues helen në krye të ortodoksëve të jugut. Skandali i zhvarrimit të eshtrave u pasua nga një tjetër i fundjavës së fundit. Janullatos ka fronizuar si metropolit të Gjirokastrës, Përmetit, Tepelenës dhe Sarandës një tjetër shtetas grek, Dhimitris Sineimatis. Ka shkuar kështu në tre numri i klerikëve të lartë ortodoks që janë nështetas grek.. Dhe ajo që të çudit më shumë, në territorin e Republikës së Shqipërisë, në një kishë ku shkojnë për adhurim besimtarë ortodoks shqiptarë, në trupin e të cilëve ka gjak shqiptari e që janë pasardhës të shumë atdhetarëve që kanë derdhur gjakun e tyre për tu mbrojtur nga vërshimet helene drejt vendit të tyre, predikimi i radhës dhe dhënia e detyrës së metropolitit të ri grek organizohet në gjuhën greke.

E pikërtisht në këtë ceremoni emërimi të një kleriku të lartë grek, merrte pjesë edhe “i njohuri”, Vasil Themollari. Ngjarjet që burojnë nga Athina zyrtare, duket sikur po pasojnë njëra tjetrën dhe formojnë një zinxhir fundi i të cilit duket në Shkumbin. Nuk është nevoja që të shkojmë në kohën e genocidit që grekët ushtruan mbi popullsinë çame, për të kuptuar qëllimet e tyre. Mjafton ti hedhim një sy ngjarjeve të viteve të fundit ku helenizmi nxorri filizat e rrenjëve të historisë. Kërkesa për tu zgjeruar në territorin shqiptar, tashmë nuk po kërkohet ashtu siç u bë në trazirat e 1997-ës, por po bëhet në hundën e diplomacisë shqiptare që ende vazhdon të heshte.

Tirana zyrtare nuk u ndie as në momentin kur Athina kërkoi hapjen e shkollave greke në territorin shqiptar dhe nuk pranonte assesi hapjen e atyre shqipe në territorin helen, as në momentin kur grekët ngritën flamurin në jug të vendit, as në deklaratat e presidenti grek që thoshte se rruga e Shqipërisë për në BE kalon nëpër Athinë, an në pensionet që Greqia u ka dhënë shqiptarëve të jugut edhe pse kanë kombësi dhe nënshtetësi shqiptare, as në tabelat në greqisht që varen nëpër dyqanet e një pjesë të mirë të qyteteve të jugut e as në raste të tjera që tashme janë bërë në rutinë të përditshme e që një ditë do të bëhet ekskluzivitet i servirur për fatin e hidhur të mbarë shqiptarëve.

Nuk e di se sa shqiptar do ti ndihet një ortodoks shqiptar nëse nesër në një qytet të jugut do të ngrihet flamuri helen, ashtu siç ndodhi në trazirat e vitit 1997, që qarqe të caktuara e quajtën si veprim i një grupi të caktuar. Të njëjtën gjë do ta pyesja edhe për muslimanët shqiptar nësë një vend arab ngre flamurin e tij apo për katolikët nëse diku në veriperëndim do të shikonim flamurin italian.

Akoma më keq, në një moment kur çamët kërkojën të drejtat e tyre, radio që vijnë nga territori grek dhe transmetojnë program në shqip, e paraqesin Vorio Epirin si pjesë helene dhe se janë vetë grekët që kanë luftuar për lirinë e këtij vendi. Me paturpësinë më të madhe, në këto radio transmetohen këngë patriotike, ku flitet për trimat grekë që gjasma kanë rënë në Vorio Epir. Dhe sërish diplomacia shqiptare hesht dhe nuk guxon as për reagimin më të vogël.

Shqiptaria dhe gjaku i qindra mijëra patriotëve që luftuan për të mbrojtur vendin e tyre, tashmë po njësohet me disa pencione greke që po mbushin barkun e popullsisë së jugut. Kurrësesi nuk do ti quaja shqiptar ata që e shesin kaq lirë shqiptarinë e tyre, qofshin këta muslimanë, ortodoksë apo katolikë, persona këta që jetojnë vetëm për sot, pa menduar historinë që do ti shkruajë më shkronja të zeza si tradhëtarë të identitetit të tyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

"Të ndalet greqizimi i Shqipërisë" Empty
MesazhTitulli: Re: "Të ndalet greqizimi i Shqipërisë"   "Të ndalet greqizimi i Shqipërisë" EmptySat Sep 25, 2010 1:17 am

Agjenturat orthodokse greke me kriminelin Janallutos në krye



Ky antishqiptar i përbetuar duhet të largohet sa më parë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti

Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 59
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

"Të ndalet greqizimi i Shqipërisë" Empty
MesazhTitulli: Re: "Të ndalet greqizimi i Shqipërisë"   "Të ndalet greqizimi i Shqipërisë" EmptySat Sep 25, 2010 12:25 pm

valla sala shiti shqiperine me mikun e tije fazliq nip i Gruas se tije..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

"Të ndalet greqizimi i Shqipërisë" Empty
MesazhTitulli: Re: "Të ndalet greqizimi i Shqipërisë"   "Të ndalet greqizimi i Shqipërisë" EmptySat Sep 25, 2010 7:34 pm

GREKËT PËRMES SHKOLLAVE PRIVATE MUNDOHEN TË SHTOJNË NUMRIN E MINORITETIT NË SHQIPËRI

"Të ndalet greqizimi i Shqipërisë" Shkolla%20private%20greke%20ne%20korce

Në një shkrim të ditëve të fundit me titullin “Nëpër shkollat greke private në Shqipëri që investohen shtrenjtë nga Greqia nuk mësohet gjuha dhe kultura greke”, minoritari grek dr.Panajot Braka shfaq shqetësimin e tij se të hollat në mijëra euro që financon nëpër shkollat private Greqia në Shqipëri për tu mësuar gjuha dhe kultura greke nuk e justifikojnë investimin propagandist në qytetin e Korçës dhe të Himarës. Ndër të tjera, ai sjell fakte se në shkollën private greke në Korçë “HOMERI” në klasë të parë gjuha shqipe mësohet 14 orë në javë ndërsa ajo greke 8 orë. Në klasat më lart të dytën, të tretën e me rradhë gjuhës dhe kulturës shqiptare u shtohen më shumë orë duke u pakësuar mësimi i gjuhës dhe i kulturës greke në diferencë 23 orë gjuha shqipe dhe 7 orë gjuha greke. Shkrimi-kritik vazhdon se lëndët me peshë si matematikë, dizajn, fizika, kimia, biologjia, historia, gjeografia mësohen në gjuhën shqipe. Ndërsa lëndët e lehta si muzika, vizatimi, gjimnastika, vepra artizanale zhvillohen në gjuhën greke. Shkolla private greke “HOMERI” sipas z.Panajot Barkës, nuk i plotëson standardet e ligjeve të Republikës së Shqipërisë në krahasim me shkollat shtetërore shqiptare ku mësohet gjuha greke në fshatrat e minoritetit.

Më tej dr.Barka tërheq vëmendjen e shumave marramendëse në euro që paguhen mësuesit që tu mësojnë fëmijëve korçarë gjuhën greke dhe jo atë shqipe. Ai kritikon ashpër se me këto të holla që janë të ardhura nga taksapaguesit grek nëpërmjet ministrisë së arsimit të Greqisë paguhen edhe mësuesit që zhvillojnë mësimin në gjuhën shqipe. Kritikat dhe akuzat vazhdojnë edhe në drejtim të drejtuesve të Organizatës OMONIA të cilët në dy shkollat e ndërmarrjes private “HOMERI” në Korçë dhe Himarë bëjnë investime të mëdha ku mësojnë gjuhën greke nga fëmijët që i përkasin familjeve shqiptare. Duke lënë pas dore investimet në shkollat zyrtare shtetërore që në të vërtetë mësojnë fëmijët që vijnë nga minoriteti grek.


Në shkollën private të Himarës më shumë mësohet greqisht

Drejtuesi i Fakultetit të gjuhës greke në Universitetin e Gjirokastrës z.Barka jep të dhëna se në shkollën private në Himarë gjuha greke mësohet më shumë në krahasim se në atë të Korçës edhe pse që të dyja i përkasin të njëjtës grup financues dhe drejtues.

Shkolla private në Himarë për shembull në klasën e parë mësimi zhvillohet në gjuhën greke 91%, në të dytën 75%, në të gjashtën 61%, në të shtatën 64,5%, në të tetën 55% dhe në të nëntën 39%. Në Himarë punojnë shtatë arsimtarë të ardhur nga Greqia që japin lëndët në gjuhën greke me një rrogë mesatare rreth 13-15 mijë euro në vit.

Në fund të shkrimit tij dr.Panajot Barka ngre shqetësimin pse qeveria greke nuk bënë kërkesë zyrtare që Republika e Shqipërisë të njohë Himarën si zonë e minoritetit grek. Pse organizata OMONIA nuk përfiton nga deklarata e z.Sali Berisha që në Himarë jetojnë qytetar dygjuhësorë dhe të bëjë hapin për shpalljen e Himarës zonë e minoritetit grek?

Siç shihet z.Barka ka shkruar një shkrim ku ngre shqetësimet e tija për fatin e gjuhës greke dhe nxitjen për hapjen e çështjes delikate të Himarës në prag të Simpoziumit për Himarën të paralajmëruar ditë më parë nga Bollanot. Intelektuali minoritar Panajot Barka me anë të shkrimit të tij përcjell mesazhin për përhapjen sa më shumë të gjuhës dhe kulturës greke në qytetet ku jetojnë shqiptar dhe jo minoritar grekë. Ai qartë kërkon që në Korçë dhe Himarë të ketë shkolla shtetërore greke që do të mundësonin që Himara dhe Korça të shpallen zona të minoritetit grek më tej. Këto provokime të z.Barka vijnë në kohën e duhur ku më 2011 do të bëhet regjistri i popullsisë në Shqipëri. Strukturat shtetërore greke po përdorin çdo mjet propagande për deklarimin e sa më shumë të minoritarëve. Ata ka pretendime që ky numër ti kalojë 250 mijë.

Reagim i menjëhershëm i ish-Konsullit Kulturorë në Konsullatën greke në Gjirokastër z.Panajot Georgiu

Pas publikimit të shkrimit kritik të dr.Panajot Barkës, shef i Fakultetit të gjuhës greke në Universitetin Eqrem Çabej menjëherë ka reaguar Panajot Georgiu i cili njihet mirë në zonat e minoritetit grek sepse ka qenë Konsull kulturor në Konsullatën e Përgjithshme greke në Gjirokastër. Z.Georgiu deklaron se po bëjnë të gjitha përpjekjet që librat në gjuhën greke të arrijnë në kohë në shkollat greke private dhe shtetërore në Republikën e Shqipërisë. Më tej ai thotë se ministria e arsimit e Greqisë po përpilon një program ku mësimi do jetë 50% në gjuhën greke edhe në shkollën HOMERI në Korçë. Sipas tij sivjet numri i mësuesve që vijnë nga Greqia për të dhënë mësim në shkollën private të Korçës do jetë 22 dhe në Himarë shtatë. Në fund z.Panajot Georgiu deklaron se nuk pajtohet me të dhënat që ka ofruar z.Panajot Barka. Prandaj z.Georgiu në reagimin e tij boton edhe tabelat e mëposhtme ku jepen të dhëna rreth mësimit të gjuhës greke në shkollat private në Korçë, Himarë si dhe në shkollat shtetërore ku mësojnë fëmijët e minoritetit grek.

Në përfundim

Pasi lexova dy shkrimet të autorëve grek dr.Panajot Brakës dhe z.Panajot Georgiu kam nxjerrë përfundimin se shkrimet janë bërë me porosi nga e njëjta zyrë propagande të shtetit grek, duke patur parasysh se: a)reagimi i z.Panajot Georgiu ka qenë shumë i shpejtë një ditë pas botimit të studimit të z.Barka, b)shkrimet janë botuar një apo dy ditë para vizitës të Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, z.Jannis-Aleksios Zepos i cili bëri disa kërkesa absurde kryeministrit z.Sali Berishës.

Pra, qartë kemi të bëjmë me një lojë të fëlliqur propagandistike që bëhet në çaste kritike, ku Greqia në prag të heqjes së vizave për shqiptarët ka shtuar presionet diplomatike duke kërkuar haptazi shpalljen e Korçës dhe Himarës zonë minoritare dhe shtimin artificialisht të minoriteti grek nga rreth 90 mijë që mund të jetë në 250 mijë. Greqia për çdo votë pro anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, BE dhe organizata të tjera bënë kushtëzime kundër çdo ligji natyror dhe juridik.
A.Lala.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

"Të ndalet greqizimi i Shqipërisë" Empty
MesazhTitulli: Re: "Të ndalet greqizimi i Shqipërisë"   "Të ndalet greqizimi i Shqipërisë" EmptyMon Sep 27, 2010 10:52 pm

Thenje per miqesine serbo-greke:

* "Ne serbet jemi te bekuar qe te kemi Zotin ne qiell dhe helenet ne toke. Ju helenet i keni serbet miqte me te mire. Ne do t'a cojme me tej luften e nisur ne vitin 1974 kunder myslimaneve, deri sa te behet Konstandinopoja qender e Ortodoksise.." - Peshkop Nicolla i Sarajeves, Qipro korrik 1994 (pervjetori i 20-te i pushtimit turk)

* "Serbet kane vetem dy miq, Zotin dhe greket." - ish-presidenti i Republikes Serbe te Bosnjes, kriminel lufte ne arrati Radovan Karadzic.

* "Greket dhe serbet do te mbeten te bashkuar deri ne diten e gjykimit final." - Kryeministri Vojislav Kostunica, 3 dhjetor 2000, Mali Athos.

* "Serbet jane miqte tone te vertete [...]" - ish-kryeministri Konstantinos Mitsotakis

* "Si grek, une betohem ne miqesine e perjetshme me popullin serb." - ish-ministri i Puneve te Jashtme George Andreas Papandreou, 15 Mars 2003, Beograd.

* "Ne kemi me shume gjera te perbashketa se sa ndryshime. Populli grek ka qendruar ne anen tone me shume se cdo popull tjeter. Bazuar ne kete fakt, ne nuk themi greket, por vellezerit. Cfaredo qe te ndodhe ketu, ne do te jemi ne anen e njeri-tjetrit menjehere. Ne jemi te njeri-tjetrit. Ne kemi fituar vellazerine. Serbet jane shume krenare per origjinen time greke dhe per bashkeshortin tim, per faktin se ai zgjodhi nje bashkeshorte greke, njejte sic beri gjyshi i tij.." - Trashegimtarja e fronit serb princesha Katerine, 18 Dhjetor 2004.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kostandin
Fillestar/e
Fillestar/e
Kostandin

Male
Numri i postimeve : 68
Age : 55
Vendi : Skrapar
Registration date : 09/09/2010

"Të ndalet greqizimi i Shqipërisë" Empty
MesazhTitulli: Re: "Të ndalet greqizimi i Shqipërisë"   "Të ndalet greqizimi i Shqipërisë" EmptyWed Sep 29, 2010 2:02 am

Arber te jap shume te drejte.Korca, e cila eshte i vetmi qytet qe mori autonomine vetem e vetem qe mos binte ne duart e grekut sot ashtu sic e the dhe ti po greqizohet keq.neper fshatra po behen shkolla greke,ku mesohet hymni grek,shkollat to...na jane te rrenuara,mesues ska.konsullata greke po ben nje pune qe sbie ne sy me vizat,kartat omogjene,pensionet por disa vjet me vone do jete nje prob i madh.me vjen shume keq per keto gjera qe shikoj dhe degjoj per qytetin tone Korcen e A,B,C,se qe dikur burra shteti,patriote te paster qe jepnin jeten dhe pasurine e tyre per shtetin shqiptar ishin nga qyteti i Korces,qe akoma dhe sot jane pike referimi per brezat e rinj.me vjen shume keq kur lexoj ne Korce dhe degjoj greqisht neper klubet e Korces mund te dale dhe aty ndonje Bollano i cili do kerkoje autonomine e Korces por kesaj radhe jo per te shpetuar nga kthetrat greke por per te shpetuar nga atdheu yne,ndoshta atehere do zgjohen nga gjumi letargjik patriotet e vertete dhe mund te dale ndonje Avni Rustem i ri.....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

"Të ndalet greqizimi i Shqipërisë" Empty
MesazhTitulli: Re: "Të ndalet greqizimi i Shqipërisë"   "Të ndalet greqizimi i Shqipërisë" EmptyMon Oct 04, 2010 8:31 pm

Laku grek dhe sllav qëndron rreth qafës së kombit shqiptar

Joseph J. Dio Guardi (SHBA)
President i lobit shqiptar në Amerikë


Tek hapja faqet e gazetës “New York Times”, u ndjeva ligsht duke lexuar përsëri rreth Shqipërisë. Më zuri koka, kur shikoja Xhorxh Bush në Bukuresht tek i uronte para Shqipërisë, mirëseardhjen në NATO Rumanisë së varfër. Dhe kjo vetëm pak kohë pasi në krye të kartës kushtetuese Serbi-Mali i Zi, Kosova paracaktohej si pjesë e Serbisë; në Kosovë vazhdohej copëtimi i Mitrovicës me planin antishqiptar të Shtajnerit, ndërsa në Maqedoni u kthye në pushtet partia antishqiptare e Kiro Gligorovit.

Pa përmendur këtu problemet e vazhdueshme të shqiptarëve në Mal të Zi, Preshevë, Çamëri etj. Vërtet që mund të kalosh në depresion kur shikon retë e zeza që kanë mbuluar kombin 7 milionësh shqiptar në Ballkan. Ku kemi gabuar? Në krye të murit të turpit që unë kam përmendur më 1994, gjatë një konferencë në Stamboll, është arkitekti kryesor i Ballkanit të sotëm, djalli vetë, Sllobodani Millosheviçi. Politika e tij u ndoq nga presidenti kroat Franko Tudjman dhe kryeministri maqedonas Kiro Gligorov. Unë hodha kritika edhe mbi sekretarin e shtetit James Baker i cili ka thënë: “ne nuk kemi marrë pjesë në luftim” dhe Richard Hollbruk, arkitektin e marrëveshjes së dështuar të Dejtonit.

Një tjetër mur turpi po shfaqet. E kam fjalën për planet që synojnë ta mbajnë popullin shqiptar nën varësinë shovinistë greke dhe sllave për 100 vjet të tjera. Këtë radhë shqiptarët nuk duhet të bëjnë me faj askënd veç vetvetes, dhe unë besoj se shkaktare e kësaj situate është mungesa e aftësisë drejtuese politike tek shqiptarët. Po lejojmë lakun grek dhe sllav të vazhdojë të qëndrojë rreth qafës së kombit shqiptar.

Pra ku kemi gabuar? Duhet të fillojë me shtetin “nënë”Shqipëri: ndonjë mund të kthehet prapa dhe të drejtojë gishtin e turpit tek regjimi mizor 50 - vjeçar i Enver Hoxhës dhe pasuesin e tij Ramiz Alia. Por, ne duhet të hedhim vështrimin tek vitet e fundit për të parë mundësitë e humbura për mungesë ndershmërie, guximi dhe aftësie drejtuese largpamëse për Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët në Ballkan.

Sali Berisha ishte i pari që hodhi një hap të gabuar në fillim të dekretit të tij si i pari president demokrat i zgjedhur në Shqipëri që nga Lufta e Dytë Botërore. Ai lejoi që Shqipëria multifetare të bëhej, në mënyrë të panevojshme, anëtare e plotë e Konferencës Islamike, duke u dhënë mundësi armiqve të Shqipërisë ta prezantonin vendin si një shtet islamik, si një bazë për fundamentalizmin në Evropë. Sali Berisha, gjithashtu, lejoi natyrshëm veprimet e shfrenuara të skemave piramidale në Shqipëri. Këto dhe një sërë vendimesh të gabuara në politikën e jashtme, çuan në rrëzimin e tij nga pushteti. Kështu që z. Berisha, duhet të ndihet fajtor që nuk arriti të kapë momentin për tu futur njëherë e mirë Shqipërinë në rrugën e perëndimit.

Duhet të ndiheni fajtor dhe ju, z. Nano! Ju lejuat sistemin elektoral të Shqipërisë të tretet në një shkatërrim elektoral më 2001, në mënyrë që të mbronit interesat tuaja personale dhe në këtë mënyrë thelluat dështimet e brendshme dhe të jashtme- të Partisë Socialiste. Ju lejuat politikën e jashtme greke, (nëpërmjet ndikimit të zyrtarëve grekë, biznesmenëve grekë, madje dhe drejtuesit të lobit grek në Amerikë, (Nikolas Geixh) të dominojë në çështjet ekonomike dhe politike (madje dhe fetare) të Shqipërisë. Duhet të ndiheni fajtor, z. Nano, që lejuat helmimin e Tiranës me influencën ultra-nacionaliste greke (për pasojë serbe dhe ruse).
Nga ana tjetër, demokratët, e drejtuar nga “ i dobëti” Sali Berisha, pranuan një qeveri konsensuale, e cila po bën shumë pak për të zhvilluar Shqipërinë dhe asgjë për të mbrojtur interesat e saj në Ballkan.

Pos Shqipërisë janë veprimet dhe mosveprimet e drejtuesve kosovarë, ato që mbajnë mbi supe përgjegjësitë për statusin e pasigurt të Kosovës. Këta drejtues janë fajtorë për papunësinë e lartë, copëzimin de facto të Mitrovicës dhe rritjen e influencës serbe mbi liderët perëndimorë. Kriza aktuale në Kosovë duket qartë në parathënien e draftit konstitucional “Serbia dhe Mali i zi” në të cilin Kosova, me një pranim në heshtje të Evropës dhe ShBA, është riafirmuar si një pjesë e Serbisë. Si mund të ndodhë kjo pas Aleancës së NATO-s për luftë kundër Serbisë dhe për një Kosovë të lirë, pas burgosjes së Milloshevicit dhe pas tre raunde zgjedhjes model që u zhvilluan në Kosovë për të stabilizuar demokracinë e stilit perëndimor?

Dr. Rugova dhe Dr. Bukoshi, dhe duhet të ndjehen fajtorë që nuk kanë përkrahur punën e pastër dhe historike të lobit tonë shqiptar, i cili solli zërin tuaj në Uashington. Ju lejuat departamentin e shtetit të mendojë se për Kosovën mund të ketë mundësi të tjera, edhe pse drejtuesit kyç të Kongresit, demokratë dhe republikanë, në Shtëpinë e Përfaqësuesve të Senatit të ShBA kanë punuar me ligën civile për të nxitur zgjedhjet kongresionale për pavarësinë e Kosovës. Rezolutën Gilman-Lantos (H. Res 476) ju dhe partia juaj nuk e mbështetët. Duhet të ndihet fajtor edhe z. Rugova që nuk e përkrahu hapur UÇK si forcë çliruese, e cila luftoi së bashku me NATO-n për një Kosovë të lirë.

Ka dhe shumë drejtues të tjerë të politikës në Ballkan dhe asaj ndërkombëtare, të cilët kanë gërryer në thellësi çështjen kombëtare shqiptare. Duhet të ndihen fajtorë ata politikanë aktualë në Greqi, Serbi dhe Rusi që përpiqen të barazojnë përpjekjet e shqiptarëve për pavarësi, si fundamentalizëm islamik dhe terrorizëm.

Duhet t’u vijë turp edhe atyre drejtuesve aktualë në Turqi, të cilët nuk ecën në hapat e guximshme e plot kurajë të Turgut Ozal, një njeri i cili inkurajoi politikanët shqiptarë, përfshirë dhe shqiptaro-amerikanët si puna ime, për të vazhduar luftën kundër shovinizmit sllav dhe grek për lirinë në Ballkan.

Duhet të ndiheni fajtor dhe ju z. Javier Solana për nxitjen e politikave për të krijuar një shtet të ri jugosllav të quajtur “Serbia dhe Mali i Zi”, duke toleruar Kosovën si pjesë të Serbisë. Sanksionimi i këtij dokumenti( kartës kushtetuese) thjesht do të shkaktojë paqëndrueshmëri të përkohshme në Ballkan, dhe për pasojë edhe të pjesës tjetër të Evropës. Duhet të ndihen fajtorë edhe politikanët francezë që vazhdojnë të mbështesin politikën e ndjekur në Ballkan nga Serbia dhe Rusia, e cila shkaktoi 4 luftëra në Ballkan që nga 1990. Kjo politikë s’do të bëjë asgjë tjetër veçse do të ruajë paqëndrueshmërinë në Evropë. Nuk ka si të ndodhë ndryshe nëse Kosova dhe Mali i Zi nuk do të lejohen të ushtrojnë të drejtat e tyre për vetë përcaktim nën ligjet ndërkombëtare, duke mbajtur referendume të organizuara dhe të monitoruara lidhur me statusin final që dëshirojnë.

Dhe së fundmi duhet të ndihen fajtorë edhe zyrtarët e Departamentit të Shtetit dhe Këshillit të Sigurimit Ndërkombëtar, të cilët nuk mësuan dot nga gabimet e bëra në të kaluarën dhe janë shumë të gatshëm të dëgjojnë Rusinë dhe Evropën, teksa kërkojnë mënyra për të braktisur rolin drejtues të ShBA në Ballkan që nga 1990-a nuk arrini ta kuptonin se tashmë populli shqiptar ka besim vetëm tek Amerika, për sa i përket të ardhmes së tij? A nuk e dini se ndërkohë një numër i madh serbësh dhe grekësh gjatë tragjedisë së 11 shtatorit në SHBA hidhnin valle, ndërsa shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Preshevës ndiznin qirinj dhe qanin ndërsa mbanin në dorë postera të heronjve amerikan të cilët humbën jetën gjatë kësaj tragjedie?


Zgjohu Amerikë - shqiptarët janë të vetmit miq që ke në Ballkan.

Pasi investuam miliona dollarë për të realizuar luftën e NATO-s kundër Millosheviçit; pasi investuam më shumë se 200 milionë dollarë për ndërtimin e një qendre ushtarakë në Kosovë; pasi pamë serbët, rusët dhe ukrainasit që i shitën armë Irakut, armë të cilat do të përdoreshin kundër ushtarëve tanë; pasi u konfirmua nga nacionalistët grekë, që në të vërtetë vranë zyrtarët amerikanë për arsye ultra-nacionaliste, tashmë është koha që SHBA të njohin legjitimitetin e luftës së gjatë shekullore të popullit shqiptar për liri, duke mbështetur pavarësinë në Kosovë, si të vetmen mundësi të vendosjes së qëndrueshmërisë dhe paqes në Ballkan dhe në të gjithë Evropën, gjë e cila është, kryesisht, në interes të SHBA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

"Të ndalet greqizimi i Shqipërisë" Empty
MesazhTitulli: Frashëri: Janullatosi, militant e shovinist grek   "Të ndalet greqizimi i Shqipërisë" EmptySun Oct 10, 2010 10:48 pm

ë numrin e djeshëm të “GSH” lexuat pikëpamjet e historianit Kristo Frashëri, mbi rolin e kryepeshkopit ortodoks Janullatos në fabrikimin e minoritetit grek në Himarë. Sot, replika e Frashërit vijon me detaje të ceremonisë së fronëzimit të Kryepeshkopit. Sipas tij, Janullatosi shkeli statutin e Kishës duke u zgjedhur kryepeshkop, pasi ai duhet të ishte me nënshtetësi shqiptare.
(vijon nga numri i djeshëm)


Konferenca e Tiranës (29 gusht 1992)
Si dëshmi se ata që kundërshtuan fronëzimin e A. Janullatosit si kryepeshkop i KOASH-it nuk qenë shqiptarë myslimanë apo katolikë, por 100% ortodoksë, u mblodh prej tyre në Tiranë më 29 gusht një konferencë e posaçme, e cila miratoi këtë rezolutë:
“Mbledhja e madhe e besimtarëve të krishterë ortodoksë, në të cilën morën pjesë përveç përfaqësues të Tiranës edhe delegatë të rretheve të tjera, u mbajt në Pallatin e Kulturës më 29 gusht 1992, për të shqyrtuar gjendjen e palejueshme të krijuar prej shkeljes së Statutit dhe kanoneve të Kishës Autoqefale Shqiptare, nga i cili Anastasos Janullatos erdhi si ekzark dhe u shndërrua si kryepeshkop. Mbledhja shprehu me forcë vendosmërinë e përgjithshme për ta marrë në dorë shëndoshjen e shpejtë të kishës ortodokse dhe për ta rimëkëmbur Kishën mbi bazën e traditave të saj të shenjta ortodokse dhe shqiptare.
REZOLUTA
Mbledhja arriti njëzëri këto përfundime kryesore, të cilat po i riprodhojmë tekstualisht:
1. Vendosja e demokracisë në Shqipëri mbas 47 vjet shtypjeje komuniste hapi rrugën e ripërtëritjes së ndjenjave fetare, që ishin ndrydhur, por jo shuar. Si gjithë besimtarët e tjerë dhe ortodoksët u tubuan rreth kishës së tyre. Por ndërsa masa e ortodoksëve priste me qetësi dhe mirëbesim rimëkëmbjen e kësaj kishe në traditat e saj të shenjta e të bukura ekzarku grek dhe i ashtuquajturi “këshill i përgjithshëm” punuan në mënyrë tinëzare e të pabesë për asgjësimin e autoqefalisë së kishës shqiptare dhe për greqizimin e saj, në shërbim të forcave më regresive fanatike të kishës greke, që synojnë greqizimin e gjithë ortodoksëve shqiptarë dhe më tej.
2. I ashtuquajturi “këshill i përgjithshëm i kishës” me sekretar Aleko Dhimën, është i paligjshëm, sepse nuk është zgjedhur me zgjedhje të shpallura e të organizuara sipas rregullave të Kishës, por është vetëshpallur. Që në fillim ai nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë të drejtë të quhet “këshill i përgjithshëm”, të flasë e të veprojë në emër të Kishës dhe të administrojë pasurinë e saj, aq më pak të bëjë propozime parësore siç janë ato për emërimin e kryepeshkopit dhe peshkopëve. Ai i ka uzurpuar këto të drejta tinëzisht, duke shfrytëzuar mirëbesimin dhe indulgjencën e besimtarëve të vënë para fakteve të kryera.
3. Ceremonia e zhvilluar më 2 gusht 1992 në Kishën Katedale të Tiranës për të fronëzuar si kryepeshkop të Shqipërisë Anastasos Janullatosin, nuk është kryer dhe është e pavlefshme sipas rregullave të Kishës, sepse besimtarët kanë thirrur botërisht ‘Jo! Nuk është i vyer’ (dhen aksios – K.F.). Ekzarku me pasuesit e tij u detyruan të largohen nga Kisha pa u përfunduar ceremonia.
4. Komploti i Janullatosit për t’u shpallur kryepeshkop i Shqipërisë dhe për të emëruar tre peshkopë grekë në krye të diocezave të Korçës, Gjirokastrës dhe Beratit, në kundërshtim me nenin 16 të Statutit të Kishës që përcakton se kryepeshkopi dhe peshkopët ‘duhet të jenë prej gjaku e gjuhe shqiptarë si edhe të kenë nënshtetësinë shqiptare’, është jo vetëm një shkelje shumë e rëndë e Statutit të Kishës, por edhe atentati më flagrant kundër vetë autoqefalisë së Kishës Autoqefale Shqiptare. Mbas këtij vendimi, që ka ngjallur revoltën e drejtë të gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë kufijve, Anastasios Janullatosi nuk është i denjë të qëndrojë as si ekzark, ai duhet të largohet nga Shqipëria menjëherë dhe përgjithmonë.
5. Statuti i vitit 1950 dhe rregullorja e Kishës e vitit 1955 janë të paligjshme dhe të pavlefshme, sepse ato i janë imponuar Kishës Autoqefale Shqiptare nga qeveria komuniste.
Për Kishën Autoqefale Shqiptare është në fuqi statuti i miratuar rregullisht në vitin 1928. Patriarkana Ekumenike e Stambollit e ka njohur Kishën Autoqefale Shqiptare me atë statut në vitin 1937 dhe ai Statut është rregullisht në fuqi, sepse shfuqizimet komuniste nuk kanë asnjë vlerë.
6. Është e nevojshme që, në vazhdim të traditës së Kongresit I dhe II, të mbajtur përkatësisht në vitet 1922 dhe 1928, të mblidhet sa më parë kongresi III i Kishës Autoqefale Shqiptare, i cili të përpunojë programin dhe detyrat për rimëkëmbjen dhe zhvillimin e gjithanshëm të kësaj Kishe; të bëjë përshtatjen e Statutit dhe të emërojë në krye të Kishës, si administrator ose kancelar, një klerik shqiptar; ky këshill të kryejë funksionin e Sinodit të Shenjtë, derisa Kisha Autoqefale Shqiptare të përgatisë kuadrot e saj për të formuar Sinodin e rregullt.
7. Për të bashkërenduar punën me besimtarët e rretheve të tjera ngarkohet një grup nismëtar i përbërë nga Petrit Bidoshi, Pavllo Koja, Llazar Morcka, Thoma Çomorra, Anesti Paskali, Stefan Vokopola, Nasho Bezhani, Pirro Ndreka, Mihal Hanxhari, Vangjel Shundi, Petrika Trako, Dhimitër Ndrenika, Sotir Janço, Loreta Plumbi, Lumnie Jani, Sotir Qiriako, Kristo Frashëri, Jakov Milaj, Pandeli Çina, Dhimitër Kondakçiu, Ksanthipi Mullisi, Gjergj Zheji, Jorgji Çerepi, Petraq Kosova, Vangjel Myzeqari.
Ky grup nismëtar, mbasi të zgjerohet me përfaqësues të zgjedhur nga të gjitha diocezat dhe rrethet e tjera ku ka ortodoksë, të kthehet në “Komisionin Organizator për rimëkëmbjen e Kishës Autoqefale Shqiptare dhe përgatitjen e Kongresit të saj III”.
8. U kërkojmë organeve legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore të Shtetit, Kuvendit Popullor, rretheve, bashkive dhe komunave, të ndihmojnë e të mbrojnë në të gjitha nivelet veprimtarinë e rregullt të kishës dhe zbatimin e përpiktë të Statutit të saj, të formulojnë sa më shpejt dhe të zbatojnë dispozitat ligjore të nevojshme e financiare të këshillave të vetëshpallura të kishave në Tiranë e në rrethe, sepse ka sinjalizime për parregullsi dhe abuzime të shumta.
9. Zëri i besimtarëve myslimanë dhe katolikë, zëri i të gjithë atyre që u bashkuan me zërin e ortodoksëve për të mbrojtur Kishën Autoqefale Shqiptare, është zëri i Shqipërisë. Le të gëzohemi që shqiptarët ashtu siç punuan së bashku për të rindërtuar kishat dhe xhamitë e para, po tregojnë përsëri së toku dhe spontanisht se Feja dhe shqiptaria nuk kanë gjë të ndarë.
U bëjmë thirrje vëllezërve minoritarë, që rrojnë pranë shqiptarëve ose midis shqiptarëve të të tria besimeve, si të barabartë midis të barabartëve, të mos bien pre e intrigave të klerikëve të mbrapshtë dhe parullave të helmuara që nxisin përçarjen dhe shovinizmin. Kisha Autoqefale Shqiptare i konsideron bij të vetë të barabartë e vëllezër në Krishtin të gjithë besimtarët ortodoksë. Këtë vëllazërim ajo e ka të shenjtë dhe do ta ruajë me besnikëri e përkushtim.
U bëjmë thirrje personaliteteve të shquara të kulturës greke, pjesës më të emancipuar të klerit të Kishës Ortodokse Greke dhe intelektualëve të vërtetë grekë të kenë kujdes nga fushata shoviniste kundër Shqipërisë që ka ndërmarrë një numër dhespotësh të prapambetur e fanatikë, si dhe qarqe të tjera. Ju takon juve t’i thoni “Ndal!” kësaj fushate, që është një turp për Greqinë e Evropës së Bashkuar! Në themelet e lirisë e të pavarësisë së Greqisë, si dhe në sukseset e mëdha që ajo ka arritur, është dhe kontributi i gjakut dhe djersës që kanë derdhur dhe derdhin qindra mijëra shqiptarë të Greqisë. Mos lejoni që edhe një herë këto t’i shpërblehen popullit shqiptar me helm dhe intriga, vetëm sepse disa klerikë të djallit dhe politikanë anakronikë nuk janë të zotët të kuptojnë një Ballkan mirëkuptimi dhe bashkëpunimi. Thojuni “Ndal!” dhe kujtojuni mësimin e madh të Ungjillit: “Silluni me të tjerët ashtu siç dëshironi të sillen të tjerët me ju!”.
Rezoluta mbyllej me këtë thirrje:
Ortodoksë të Shqipërisë! Ta çojmë më tej valën që është ngritur në të gjitha rrethet për ruajtjen dhe ripërtëritjen e Kishës Autoqefale Shqiptare sipas kanoneve dhe traditave të saj. Të ngremë këshillat e Kishës të pastruara nga fara përçarëse antikombëtare dhe ta nxjerrim Kishën tonë të dlirë e të bukur në diellin e Shqipërisë demokratike!
Vëllezër të Kishës Shqiptare në Amerikë! Na u gjindni afër dhe na ndihmoni me përvojën dhe me përkrahjen tuaj!
Vëllezër myslimanë dhe katolikë! Le të lidhim duart me njëri-tjetrin dhe të tregojmë se Shqipëria është, siç ka qenë kurdoherë, e të gjithë shqiptarëve dhe se do t’i dalim zot përjetë. Kur lusim Perëndinë, do të kemi në buzë dhe emrin e Shqipërisë.
Popull shqiptar! Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare nuk do ta lerë veten të bëhet robinë e huaj. E pastër, duke besuar në Perëndinë, e vendosur duke besuar tek Shqipëria, e shenjtë me binomin Perëndi-Shqipëri. Pranë ikonave të saj të Krishtit dhe martirëve të krishterimit ajo do të mbajë edhe fytyrat e Papa Kristo Negovanit, At Stath Melanit dhe martirëve të tjerë të Kishës Shqiptare. Themelet e Kishës Autoqefale Shqiptare të Fan Nolit të madh, At Vasil Markos, kryepeshkopëve Visarion Xhuvani e Kristofor Kisi, janë të patundura përjetë sepse në to është gjaku, loti dhe djersa e të gjithë bijve të saj.
Mbledhja e madhe e besimtarëve ortodoksë të Tiranës, Tiranë, 29 gusht 1992".
Këtë deklaratë komisioni ia dërgoi edhe Gjykatës Kushtetuese, të përcjellë me një shkresë ku thuhej:
“Gjykatës Kushtetuese, Tiranë.
Në emër të grupit nismëtar që bashkërendon punën për rimëkëmbjen e Kishës Ortodokse Shqiptare, nisur nga fakti se mbrojtja e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare dhe e Statutit të saj është detyrë e shtetit shqiptar e lidhur ngushtë me interesat e kombit, e kemi për detyrë t’ju parashtrojmë sa vijon:
Ekzarku grek Anastasios Janullatos ka udhëzuar klerikët e kishave ortodokse që gjatë meshës të thërrasin formulën: “Le t’i lutemi Zotit për ruajtjen e Kryepeshkopit tonë Anastas” dhe kjo formulë po përdoret në katedralen e Tiranës dhe në disa kisha të tjera, ku ka klerikë që i binden këtij udhëzimi të jashtëligjshëm.
Në kohën kur protesta e besimtarëve e ndërpreu në mes dhe e bëri të pavlefshme ceremoninë e fronëzimit të Janullatosit në 2 gusht 1992 dhe kur presidenti i Republikës është shprehur botërisht se sipas statutit të Kishës Kryepeshkopi nuk mund të jetë një person që nuk ka kombësi e nënshtetësi shqiptare, ky veprim i ri i Janullatosit është vazhdim i mëtejshëm i veprimtarisë së tij këmbëngulëse për të zhdukur autoqefalinë e kishës sonë dhe një përpjekje e ulët për të na venë përpara faktit të kryer.
1. Kërkojmë që organet e shtetit të ndërhyjnë me autoritet shtetëror dhe ta ndalojnë përdorimin e thirrjeve që e shpallin Janullatosin kryepeshkop kur ai as nuk është e as nuk mund të jetë i tillë, gjë që është jo vetëm një shkelje e rëndë e statutit të kishës, por edhe një sulm kundër ligjeve të rendit dhe interesit të shtetit shqiptar.
2. Kërkojmë që me një dokument shtetëror të formulohet dhe të shpallet shprehimisht se shteti shqiptar njeh dhe mbron statutin e Kishës Autoqefale të vitit 1928, sepse në bazë të nenit 16 të atij statuti ajo nuk pranon asnjë propozim të patrikanës apo kujtdo tjetër që mund të cenoje këtë nen të statutit duke venë në krye të kishës prelate me kombësi e me shtetësi jo shqiptare dhe se vetëshpallja e Janullatosit kryepeshkop është një veprim pa asnjë vlerë ligjore që konsiderohet krejt i paqenë.
3. Në veprimet komplotiste që Janullatosi ka bërë dhe vazhdon të bëjë kundër autoqefalisë së Kishës Ortodokse Shqiptare, ai që pati ardhur “për të ndihmuar përkohësisht ‘nuk meriton të qëndrojë më as si ekzark’. Kërkojmë ndërhyrjen tuaj për largimin e tij menjëherë e përgjithmonë nga Shqipëria si i padenjë.
Bashkangjitur po iu dërgojmë deklaratën e mbledhjes së madhe të besimtarëve ortodoksë të Tiranës, mbajtur më 29.08.1992 me të cilën kërkohet ndërhyrja e shtetit në mbrojtje të Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare.
Me respekt për komisionin: Kryetari Petrit Bidoshi, Sekretari Pavllo Koja, Tiranë 14 shtator 1992".
SHKRIMET E MEDIAS
Në lidhje me këtë konferencë, një organ shtypi shkruante: “Në Pallatin e Kulturës, në Tiranë, më 29 gusht 1992, rreth 400 besimtarë e dashamirës të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë u mblodhën në një asamble të zgjeruar, për të analizuar aktin e çalë dhe jo kanonik të Këshillit të Përgjithshëm të Kishës sonë për kurorëzimin e grekut Anastas Janullatos si kryepeshkop të Shqipërisë. Themi “i çalë”, pse një pjesë e konsiderueshme e të pranishmëve në kishë ngriti zërin me një “Jo” të zgjatur e në kor, kur u celebrua riti i pyetjes së popullit “anaksios” (i padenjë)… Kënga “Për mëmëdhenë” dhe buçitja “Kisha është e jona” ua prishën humorin atyre që kishin ardhur apostafat me autobusë të posaçëm nga minoriteti dhe përtej, për këtë ngjarje të 2 gushtit 1992, që do t’i vinte një kryq të madh përpjekjeve të lavdishme të Fan Nolit dhe atdhetarëve të tjerë që dhanë jetën dhe djersën e tyre për pavarësinë e kishës sonë autoqefale. Thamë se akti që antikonik sepse efektivisht kurorëzimi nuk u bë në kishë… por ceremonia përfundoi në hollet e hotel ‘Tiranës’. Për më tepër, u shkel statuti i vitit 1929, që ndalon kategorikisht si kryetar të kishës një prelat jo shqiptar” (Gazeta “Lirija”, 4 shtator 1992).
Për fat të keq, grupi nismëtar nuk ishte në dijeni të dispozitave kushtetuese të shtetit shqiptar, të cilat e ndalojnë shtetin të ndërhyjë në çështjet e besimit dhe në atë të institucioneve fetare. Për këtë arsye, si kërkesa e grupit nismëtar drejtuar Gjykatës Kushtetuese, ashtu edhe rezoluta e mbledhjes së 29 gushtit 1992 drejtuar institucioneve shtetërore nuk u morën në konsideratë prej tyre. Në këto rrethana, hirësia e tij A. Janullatos e gëzoi postin e padrejtë që mori tinëzisht në hotel “Tirana International” më 2 gusht 1992.
ARGUMENTET E JANULLATOSIT
Në një shkrim të botuar në “Koha Jonë”, më 11 shtator 1992, thuhet:
“Në Shqipëri vazhdon fushata kundër fronëzimit të at Anastas Janullatosit, kryepeshkop i Kishës Ortodokse Shqiptare. Përditë në gazetat shqiptare botohen peticione besimtarësh ortodoksë, të cilët kërkojnë shfronëzimin e priftit grek. Në një konsultë të këtyre besimtarëve të shtunën e kaluar (5 shtator 1992 – K.F.) u vendos mosnjohja e këshillave të vetëzgjedhura dhe e sinodit të tyre dhe gjithashtu u planifikua thirrja e një kuvendi panortodoks. Po aty u tha s e70 mijë besimtarë minoritarë në tërë vendin, ortodoksët shqiptarë janë mbi 660 mijë dhe nuk ka asnjë motiv që ata të drejtohen nga një kryepeshkop grek sado i përgatitur të jetë ai”. Në atë shkrim nënvizohet fakti se konsulta e quajti A. Janullatosin të vetëzgjedhur dhe të paligjshëm si kryepeshkop i Shqipërisë.
Pyetjes që Ben Blushi, në atë kohë gazetar, i drejtoi A. Janullatosit në lidhje me fronëzimin tij i cilësuar i parregullt dhe i paligjshëm, kryepeshkopi iu përgjigj duke i bërë bisht si zakonisht përgjigjes. Në vend të saj, ai tha:
“Shumë vetë e dinë që unë s’kam pasur në jetën time ambicie për të ardhur këtu dhe për të zënë ndonjë vend. U ftova të vij këtu dhe të ndihmoj, përderisa e dija se Kisha në Shqipëri kishte vuajtur më shumë se në çdo vend tjetër pas një persekutimi të gjatë…”. Më tej ai shtoi se nuk kishte asnjë interes për politikë dhe se ata që e zgjodhën e njihnin mirë qëndrimin e tij kishtar dhe kontributin që ka dhënë në krijimin e Kishës Ortodokse në Afrikë. Shtoi më tej se ai, tani që u zgjodh kryetar i KOASH-it, “do të mbronte interesat e komunitetit ortodoks shqiptar, i cili mund të binte pre e kishave dhe pretendimeve të fqinjëve” (“Koha Jonë”, 11 shtator 1992).
Duke zënë në gojë fqinjët, ai nuk e kishte fjalën për grekët, por për maqedonët që i kishin zënë syrin Prespës dhe për arumunët që donin një peshkop rumun. Ai nguli këmbë se zgjedhja e tij është e ligjshme, mbasi mbështetet në Kushtetutën e vitit 1967 (!0, e cila, sipas tij, ishte ende në fuqi, “E di, - theksoi ai, - se ka njerëz që thonë se ky ligj i periudhës së sundimit të Partisë Komuniste nuk është ekzistent. Kjo nuk është e vërtetë, sepse shteti në atë kohë ekzistonte”. Më tej, gjithashtu kryepeshkopi pohon se për kandidaturën e tij ka dhënë miratimin edhe Presidenti Berisha, në një kohë kur ai vetë (Janullatosi) shprehet kundër ndërhyrjes së shtetit në punët e kishës. Ai thotë se presidenti u tregua shumë i përzemërt me të dhe i tha se ne (shteti shqiptar – K.F.) e pranojmë kandidaturën tuaj, por jo atë të tre peshkopëve të tjerë.
Deklaratën e tij A. Janullatosi e mbylli me këto fjalë: “Në qoftë se njerëzit duan të rri, unë do të rri, por në qoftë se jo, thotë ai duke iu referuar besimtarëve ortodoksë, unë jam i lirë të shkoj në punën time”. Më në fund ai mohon se ka pasur peticione kundër tij. Ai thotë se ato janë disa grupe të vogla edhe me emra myslimanë, të cilët ai nuk ka ndërmend t’i marrë parasysh. (“Koha Jonë, 11 shtator 1992).
Me keqardhje duhet të themi se në këtë apologji të tij kryepeshkopi A. Janullatosi gënjeu tri herë: a- Kur tha se ai u zgjodh në përshtatje me kanonet kishtare dhe se ata që thirrën “anaksios” qenë qytetarë myslimanë; b – Kur tha se zgjedhja e tij është në përshtatje me kushtetutën e vitit 1950, në të cilën kërkohet si kusht të paktën nënshtetësia shqiptare që ai nuk e kishte; c – Kur deklaroi se rezoluta e 29 gushtit 1992 ishte hartuar nga grupe myslimanësh shqiptarë, kurse në të nuk kishte asnjë pjesëmarrës islamik. Megjithatë, pika më e dobët e fronëzimit të tij si kryepeshkop i Shqipërisë është fakti se deri sot pas 18 vjetësh, ai nuk ka botuar asnjë procesverbal të hartuar në kohën e fronëzimit dhe të nënshkruar nga peshkopët që u ndodhën në kohën e fronëzimit, që të deklarojnë me përgjegjësi se në ceremoninë solemne të 2 gushtit 1992 të mbajtur në katedralen e Tiranës, ai, Hirësia e tij Anastas Janullatos, u zgjodh njëzëri në përshtatje me kanonet tradicionale kishtare kryepeshkop i KOASH-it. Pa një procesverbal të tillë, të gjitha deklaratat që ai ka bërë poshtë e përpjetë janë pa vlerë, madje mund ta themi me plot gojën, janë mashtrime.
Me emërimin e tij si një nënshtetas grek në krye të Kishës Ortodokse Shqiptare dhe në shërbim të Kishës Ortodokse Greke, ai shkeli një nga parimet universale të kishës së krishterë lindore. Dihet se kishat ortodokse autoqefale të vendeve të ndryshme të pavarura nga njëra-tjetra janë motra të barabarta, kurse Patrikana ekumenike është edhe ajo e barabartë, por e para ndër të barabartat. Të gjitha kishat ortodokse autoqefale janë të varura dhe të ndërlidhura me shtetin kua to ushtrojnë besimin e tyre. Në bazë të parimeve moderne të shpallura që nga Revolucioni Frëng i vitit 1879 institucionet fetare, pra edhe kisha ortodokse, nuk kanë të drejtë të ndërhyjnë në punët dhe jetën e shtetit. Nga ana tjetër, shteti për mbrojtjen e interesave shtetërore dhe kombëtare ka të drejtë të mbikëqyrë veprimtarinë administrative të çdo komuniteti fetar. Një nga parimet themelore është që udhëheqësit fetarë të jenë me kombësi ose nënshtetësi të shtetit të tyre. Për shembull, në ligjin e shtetit grek mbi fenë, paragrafi 3, neni 12, për “kryepeshkopin e Athinës dhe të gjithë Greqisë”, thotë: “të zgjedhurit e kishës duhet të jenë të gjithë të kombësisë greke”.
Janullatosi mbron pikëpamjen se statuti i kishës shqiptare miratuar në kongresin e vitit 1929 është i shfuqizuar. Kjo për arsye se atij i intereson, meqenëse neni 16 nuk lejon në mënyrë ligjore-kanonike që Prof.Dr. Janullatosi si një grek të jetë kryepeshkop ose peshkop në Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Duhet pasur parasysh se KOASH-i dhe statuti i vitit 1929 është, sikurse u tha, i njohur nga Patriarku i Stambollit Benjamin i Parë me “Tomin” e vet të lëshuar më 12 prill 1937. Për habinë tonë, kryepeshkopi Janullatos e quan të rrëzuar “Tomin” e Patriarkut të Kostandinopojës dhe emërimin e tij e mbështet në statutin e miratuar nga shteti komunist me Kongresin e Tretë të Delegatëve Ortodoksë, të mbledhur në Tiranë më 5-10 shkurt 1950 – statut që nuk ka marrë pëlqimin e Patriarkatit të Kostandinopojës. Kjo do të thotë se statuti i vitit 1929, i pajisur me “Tomin” e Patriarkut Benjamin i Parë më 1937, është ende në fuqi.
Dihet se statuti i 1950 u miratua nga një i ashtuquajturi sinod në kushtet kur dy anëtarë të tij, mitropolitët Kristofor Kisi dhe Irene Banushi ndodheshin të burgosur. Si rrjedhim, në të tilla kushte ai ishte një statut pa vlerë. Që këtej lind pyetja: a ka të drejtë A. Janullatosi të mbështetet në një statut të miratuar fund e krye nga një i ashtuquajtur kongres dhe i ashtuquajtur sinod?
Sigurisht që Janullatosit i intereson statuti i vitit 1950, sepse aty mungon kushti, sipas të cilit, kryepeshkopi duhet të jetë me kombësi shqiptare, po ashtu edhe neni 3, i cili thotë: “Ndonëse gjuha zyrtare e kishës është shqipja, në shërbimet fetare mund të përdoren edhe gjuhë të tjera”. Është pikërisht në mbështetje të këtij neni që në fillim kryepeshkopi Anastas urdhëroi që në kishat e Shqipërisë shërbesat fetare të zhvilloheshin në greqisht, pavarësisht se më vonë, për shkak të protestave popullore ai u detyrua të hiqte dorë.
Arsyet që e shtynë Janullatosin ta quajë të zhvleftësuar janë të shumta, por ne këtu nuk mund të merremi me to. Mjafton të përmendim nenin 55 të statutit të vitit 1929, i cili e ndalonte kategorikisht kishën shqiptare të merrte “dhurata” nga të huajt dhe se pranimi i tyre konsiderohej si nënshtrim i politikës ndaj shteteve kreditore në dëm të pavarësisë së shtetit dhe të kishës. Me fjalë të tjera, marrja e huave dënohej si një akt politik jo kombëtar.
Pavarësia e plotë e KOASH-it, ashtu si dhe pavarësitë e institucioneve të tjera fetare, konsiderohet në statutin e vitit 1929 si një nga garancitë e pavarësisë së shtetit shqiptar, garanci të cilën kryepeshkopi i tanishëm A. Janullatos e ka shkelur me të dyja këmbët.
PERFUNDIM
Nga sa u tha deri tani, del ky konkluzion: se nga pikëpamja juridike-kanonike-ekleziastike është në fuqi statuti i KOASH-it i vitit 1929, i miratuar nga Patriarkana Ekumenike me “Tomusin” e vet më 1937. Si rrjedhim, Hirësia e tij A. Janullatos është zgjedhur si kryepeshkop i Shqipërisë më 2 gusht 1992, në mënyrë të paligjshme nga 3 pikëpamje: e para, se më 1992 kur ai pretendon se është zgjedhur kryepeshkop, KOASH nuk kishte një Sinod të Shenjtë, i cili ka të drejtë të zgjedhë kryepeshkopin e Shqipërisë. E dyta, se Hirësia e tij A. Janullatosi nuk ka të drejtë të zgjidhet jo vetëm kryepeshkop, por as peshkop i kishës shqiptare, përderisa ai nuk është shqiptar nga kombësia. E treta, se ceremonia e zgjedhjes së tij nuk gjeti pëlqimin (aksios) të të gjithë të pranishmëve në asamblenë kishtare të 2 prillit 1992. Pra, proklamimi i tij si kryepeshkop i Shqipërisë në hollin e hotel “Tirana International” është një mashtrim apo abuzim i tij, quajeni si të doni, i padenjë jo vetëm për një kryepeshkop, por edhe për një prift ordiner të kishës së krishterë shqiptare. Për të gjitha këto arsye, ne e konsiderojmë ushtrimin e tij të deritanishëm në krye të KOASH-it jo si kryepeshkop, por si ekzark.
Si një dhelpër, ai arriti të bindte opinionin që frekuentonte kishën se do t’i bënte shërbime të mëdha autoqefalisë së ortodoksisë shqiptare. Në të vërtetë, ai kreu shumë investime në fushën e ndërtimit të faltoreve dhe të përgatitjes së kuadrove. Ai hoqi shpejt dorë nga lufta që sapo erdhi i shpalli Fan Nolit. Me dinakëri arriti të krijonte një sinod prej katër peshkopësh, nga të cilët tre janë me kombësi greke. Me një fjalë, ai arriti t’i fashitte protestat e intelektualëve ortodoksë shqiptarë. Në fakt, A. Janullatosi është kryepeshkop i pleqve dhe i plakave, të cilat të dëshiruara për të parë një meshë në gjuhën shqipe nuk interesohen fort për kombësinë e priftit, kur ai meshon shqip. Megjithatë, vepra e tij tinëzare nuk shlyhet kollaj. Materiali që ilustron veprimtarinë e tij në Shqipëri provon se ai është një agjent i fshehur i shovinizmit grek që përgjon ditën e përshtatshme për t’i shkëputur Shqipërisë të ashtuquajturin “Vorio-Epir”. Po ashtu, materiali dokumentar dhe mediatik tregon se ai që gënjen në trajtimin e solemnitetit peshkopal të 2 gushtit 1992 është për turpin e tij Anastas Janullatos.
Nuk ka dyshim se dinakëria e tij për ta fshehur veten si militant i politikës shoviniste greke një ditë do të zbulohej. Rastin e dha ndërhyrja e tij për aksidentin fatkeq që pati himarjoti Aristotel Guma – një ndërhyrje e kombinuar nga Athina me kronometër me akuzën e të ashtuquajturit shpërthim të nacionalizmit shqiptar që shprehën më 13 shtator 2010 zëvendësministri i Jashtëm i Greqisë, Delavekuras, deputeti i Parlamentit shqiptar, Vangjel Dule dhe kryetari i shoqatës “OMONIA’, Vasil Bollano. Është pikërisht ky kombinim kronometrik që i shndërroi dyshimet e mia mbi A. Janullatosin si simpatizant i Greqisë në një militant të politikës shoviniste greke.
Pavarësisht nga synimet e tij të fshehta, meqenëse si ekzark ai e ka kryer detyrën që kishte marrë përsipër për rimëkëmbjen e kishës së shkallmuar shqiptare, puna e do që ai të largohet me gjithë falënderimet tona nga Shqipëria. Më në fund, është e domosdoshme që me largimin e tij ndonëse me vonesë, të mblidhet një kongres i rregullt i KOASH-it, i cili t’ia kthejë Kishës Ortodokse Shqiptare prestigjin që kishte kur ajo u krijua nga i pavdekshmi mitropolit, Fan Noli.
http://balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=86649
Janullatos: Në hotel u shtrua një drekë nderimi
Kryepeshkopi ortodoks, Anastas Janullatos replikoi pak ditë më parë në një ese të botuar në “GSH”, me historianin Kristo Frashëri. Ai sqaroi pozicionin e tij publik pas aksidentit të Aristotel Gumës që solli tensione në Himarë. Janullatos foli gjithashtu për marrëdhëniet shqiptaro-greke dhe reformimin e Kishës shqiptare. Duke kundërshtuar tezat e historianit Frashëri, kryepeshkopi ortodoks deklaroi se fronëzimi i tij u krye në katedrale dhe jo në hotel “Tirana”. “Në hotel ‘Tirana’ u shtrua thjesht një drekë në shenjë nderimi. Është e habitshme se si z. Frashëri, me një mosnjohje të thellë, flet si specialist i kanuneve të Kishës, të cilat me sa duket, i njeh shumë pak. Fakti se të gjitha kishat ortodokse autoqefale në mbarë botën e njohën pa kurrfarë vështirësie Kryepiskopin e ri, nxjerr në pah se nuk u bë asnjë shkelje e askurrfarë kanoni dhe rregulli”, deklaroi Janullatos në replikën e tij botuar në “Gazetën Shqiptare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

"Të ndalet greqizimi i Shqipërisë" Empty
MesazhTitulli: Re: "Të ndalet greqizimi i Shqipërisë"   "Të ndalet greqizimi i Shqipërisë" EmptyMon Nov 01, 2010 12:08 am

Homazhet greke në Boboshticë, digjen kurorat e OMONIA-s

"Të ndalet greqizimi i Shqipërisë" 37919

KORCE-
HOMAZHET GREKE NE BOBOSHTICE; DIGJEN KURORAT E OMONIAS
ORA 14:30-Nuk ka kaluar shumë kohë nga homazhet që u bënë në Memorialin e ushtarit grek në Boboshtice me rastin e Festës së Clirimit të Greqisë, kur mësohet se zjarri përfshiu kurorat e vendosura aty.
TVNeës24 bën të ditur se kurorat e vendosura sot nga OMONIA, Konsullata greke dhe dhjetra vizitorë që mbërriten me autobusa nga Greqia janë djegur nga persona ende të panjohur. Mësohet se policia ka nsiur hetimet rreth rastit.

Festa e Clirimit të Greqisë, homazhet bëhen në Boboshticë
Festa e Clirimit të Greqisë u përkujtua paraditen e sotme në varret 200 vjecare të Boboshtices. Homazhet zhvillohen pak ditë pas debateve për ceshtjen e zhvarrimeve në varrezat e Boboshticës për ngritjen e Memorialit për nderimin e ushtarëve grekë të vrarë në këtë zonë.

Me një cermoni fetare në nderim te ushtareve grekë të rënë në luftën italo-greke në vitin 1940, Konsullata greke ne Korce, OMONIA dhe qindra vizitorë kanë mbërritur nga shteti grek me autobusë ku kanë zhvilluar homazhe dhe kanë vendosur kurora e buqeta me lule, pranë Memorialit, i ndërtuar në kujtim të një ushtari grek. Me këtë rast u mbajt një meshë në manastirin e Shën Mërise, brenda territorit të së ciles ndodhet edhe kjo varrezë.

Homazhet qe zhvilluan vizitoret greke kane ardhur pas debateve dhe reagimeve te diteve te fundit mbi nderhyrjet e paligjshme ne varret e vendasve.
Në vendin ku eshte ngritur memoriali një muaj më parë janë kryer punime me beton, duke demtuar varrezat dhe duke bere qe mjaft eshtra te dalin ne siperfaqe. Para kesaj feste përkujtimore banoret e boboshtices kane kundeshtuar keto punime, ku varret e të parëve të tyre rrezikojnë të zhduken.
Ndërkaq Komuna Drenovë nga ana e saj thote se nuk ka dhënë asnjë leje ndërtimi për betonimin e një pjese te varrezes dhe kerkon urgjentisht prishjen e saj. Por nga ana e Konsullates greke dhe organizates OMONIA,nuk jane marre parasysh keto reagime, perkundrazi homazhet e sivjetshme ne varrezat e Boboshticës kanë qënë me pjesmarrës më të shumtë në numër.

(d.b/NEWS24/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi

Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 39
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

"Të ndalet greqizimi i Shqipërisë" Empty
MesazhTitulli: Re: "Të ndalet greqizimi i Shqipërisë"   "Të ndalet greqizimi i Shqipërisë" EmptyMon Nov 01, 2010 8:04 pm

O vella ne vetem po flasim e armiqt po na coptojne me ndihmen e tradhtareve ne politik.
Ku e kemi at ushtri ,polici qka ruajn ata .
Apo sala dal ngadal po shkaterron edhe shqiperin.
tashe greket kan marre gjysmen e Greqis kurse serbet janisin.
E ,,Patriota sa te duash"Levizje hajna parti sa zalli.
Duke mashtrue popullin e jan formue per inetersa personale
Sa hajni ka formue levizje sa banditi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

"Të ndalet greqizimi i Shqipërisë" Empty
MesazhTitulli: Re: "Të ndalet greqizimi i Shqipërisë"   "Të ndalet greqizimi i Shqipërisë" EmptyWed Nov 03, 2010 3:32 pm

Dule: Berisha heq minoritarët nga puna sjell militantët

"Të ndalet greqizimi i Shqipërisë" 37979

TIRANË- Kreu i PBDNJ Vangjel Dule në një prononcim për mediat ka denoncuar largimin e 6 minoritarëve grekë nga puna, në administratën publike. Sipas Dules, motivi i vetëm i largimit të tyre është bindja politike.

“Këto largime tregojnë qartë se kush janë standardet e zotit Berisha, i cili zëvendësoi profesionistët me militantët”,- shprehet Dule, ndërsa i kujton kryeministrit se tashmë “ka ikur koha e presioneve dhe shantazheve”.

Duke i kujtuar kryeministrit, se ka ikur koha e tjetërsimit të votës, Dule shprehet se “Do mbetemi një zë konseguent në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të minoriteteve”.
(m.a/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

"Të ndalet greqizimi i Shqipërisë" Empty
MesazhTitulli: Re: "Të ndalet greqizimi i Shqipërisë"   "Të ndalet greqizimi i Shqipërisë" EmptySun Nov 07, 2010 2:53 am

Minoritarëve u hiqet pensioni nga Greqia

Qeveria greke ka vendosur të heqë pensionet që u jep minoritarëve grekë të Shqipërisë, duke nisur nga data 1 nëntor e këtij viti. Me anë të një vendimi të OGA-s, instituti përkatës grek i sigurimeve shoqërore, që mbulon të punësuarit në bujqësi dhe minoritarët grekë të Shqipërisë, prej datës 1 nëntor, pension do të marrin vetëm ata minoritarë, të cilët kanë banimin e përhershëm në Greqi.

Në këtë mënyrë, pensionet për minoritarët grekë nuk janë dhënë për këtë muaj dhe qeveria “Papandreu” ka deklaruar se do të jepen vetëm për ata që jetojnë në shtetin fqinj. Deri më tani, pensionet tërhiqeshin në Greqi nga persona të afërm të minoritarëve, të cilët paraqiteshin pranë OGA-së me prokurë për të tërhequr paratë e pensionit, që shkonte diku te 300 euro në muaj për person.

Ndryshimet përcaktojnë që tashmë asnjë prokurë nuk mund të përdoret për të tërhequr pensionin. Kështu, minoritarët grekë në Shqipëri duhet të paraqiten vetë personalisht në zyrat e OGA-së në Athinë për të marrë pensionin. Por, në bazë të rregullave të reja, ata duhet të paraqesin edhe dokumente që vërtetojnë banimin e tyre të përhershëm në vendin fqinj. Këto dokumente mungojnë për një pjesë të mirë të minoritarëve grekë në Shqipëri.

Për më tepër, të gjithë ata të cilët përfitojnë këtë lloj pensioni, por që banojnë në Shqipëri, do të duhej të shkonin çdo fillim muaji në Greqi për të tërhequr pensionin e tyre. Kjo do të sillte një shpenzim në të ardhurat e tyre personale, çka do ta bënte të pajustifikueshme marrjen e pensionit nga qeveria greke. Në këtë mënyrë, drejtuesit e OGA-së kanë deklaruar se bëhet e pamundur marrja e pensionit nga persona që nuk jetojnë në Greqi.

Sipas rregullave të reja, nëse pensioni nuk tërhiqet brenda 10 ditëve nga fillimi i muajit, atëherë ai nulifikohet, çka do të thotë se minoritarët grekë të Shqipërisë do të humbasin mundësinë e marrjes së pensionit nëse nuk shkojnë çdo muaj në zyrat e OGA-së, gjithnjë të shoqëruar me dokumente zyrtare që vërtetojnë se ata janë banorë të përhershëm të shtetit grek dhe se nuk banojnë në Shqipëri.

Pensioni i shumëpërfolur i minoritarëve grekë në Shqipëri, në fakt, merrej prej vitesh, që nga fillimi i demokracisë nga të gjithë ata persona të cilët mbanin statusin e “homogjenit” ose me pak fjalë, që deklaroheshin grekë, minoritarë në Shqipëri, edhe pse mund të ishin, në fakt, me kombësi shqiptare ose me origjinë vllahe.

Duket se kriza ekonomike që ka pllakosur prej dy vjetësh shtetin fqinj, e për më tepër masat e reja ekonomike që kanë kërkuar Fondi Monetar Ndërkombëtar, vendet e Bashkimit Evropian, e kryesisht Gjermania, që është edhe financuesi kryesor i borxheve greke, e kanë detyruar qeverinë e Athinës që të heqë nga lista e pensionistëve ata minoritarë grekë që jetojnë në Shqipëri, duke mbyllur nga ana tjetër edhe një debat të hapur prej kohësh në Shqipëri.

Prej këtij muaji, çdo pensionist grek, me shtetësi shqiptare dhe që jeton në vendin tonë, që ka marrë këtë lloj pensioni, në mënyrë që të vijojë ta përfitojë, do të duhet të shkojë çdo muaj në Greqi, të shpenzojë thuajse aq sa është pensioni dhe të vërtetojë se është banor i përhershëm në shtetin fqinj; diçka e tillë cilësohet si thuajse e pamundur nga instituti grek i pensioneve, duke i dhënë de fakto dhe de jure fund marrjes së pensioneve nga minoritarët grekë dhe shqiptarët e deklaruar si minoritarë në vendin tonë.

http://www.peqini.com/minoritareve-u-hi ... ga-greqia/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema

Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 53
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

"Të ndalet greqizimi i Shqipërisë" Empty
MesazhTitulli: Re: "Të ndalet greqizimi i Shqipërisë"   "Të ndalet greqizimi i Shqipërisë" EmptyMon Nov 08, 2010 12:54 pm

kan mendu greket se me na majt me pensione dhe me greqizu shqiprin me than se jan popull i im, por nuk e kan bithen se skan buk per vete tash dot i kthehet ne bumerang.
Brravo shqiptarve mir jav kan rras ktyre shkerdhatave grek.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

"Të ndalet greqizimi i Shqipërisë" Empty
MesazhTitulli: Re: "Të ndalet greqizimi i Shqipërisë"   "Të ndalet greqizimi i Shqipërisë" EmptySun Nov 21, 2010 11:55 pm

TE SHIKOJM SE SI RRITET MINORITETI GREK NE SHQIPERI....
BOLLANO BASHKE ME FILOGREKET DUHET TE NXIRRET JASHTE SHQIPERISE MENJEHERE..


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

"Të ndalet greqizimi i Shqipërisë" Empty
MesazhTitulli: Re: "Të ndalet greqizimi i Shqipërisë"   "Të ndalet greqizimi i Shqipërisë" EmptyThu Feb 03, 2011 1:13 am

Nikolas Gejxh në Shqipëri: Të forcohet Vorio Epiri

TIRANË- Partia më e re e minoritetit grek Mega, ka pritur sot në zyrat qendrore një nga emrat e njohur të përfaqësuesve të mbrojtjes së etnisë greke, Nikols Gejxh. I rikthyer në Shqipëri pas një periudhe të gjatë kohore, Gejxh risolli mbështetjen e tij për Vorio Epirin. “Më duhet të them se termi Vorio Epir duhet të marrë vlerën e dikurshme dhe janë pikërisht minoritetet ato të cilat duhet të kontribuojnë në këtë gjë. Vorio Epiri duhet të fuqizohet ashtu si dikur. Ju duhet të merrni pjesë në zgjedhje”,- tha lobisti i njohur i Greqisë në SHBA.

Pas kësaj thirrje të bërë për krerët e Megas, Gejxh ka prekur më tej edhe temën e regjistrimit të popullsisë. “Cdo qytetar ka të drejtë të deklarohet ashtu sic ndjehet etnikisht dhe njëherazi mund të deklarojë edhe përkatësinë fetare. Shpresoj që procesi këtë herë të jetë i drejtë dhe se regjistrimi të mos zvogëlojë numrin e grekërve që jetojnë në këtë vend, nën pretendimin e mungesës së tyre fizike në banesa, sic është evidentuar më parë”,- tha Gejxh.

I pyetur rreth ekzistencës së një cështje came në rajon dhe pronave të camëve në shtetin grek, Gejxh tha se kjo cështje nuk mund të zgjidhet prej të dy vendeve, pasi ajo është një cështje europiane. “Pas luftës së Dytë Botërore 14 milionë europianë janë dëbuar prej vendeve të tyre të lindjes për shkak se bashkëpunuan me nazizmin, këtu hynë dhe camët. Unë nuk mund të them nëse kjo është e drejtë apo e gabuar por mendoj se nuk mund të marrë zgjidhje për momentin”,- theksoi Gejxh.

Gjatë takimit me përfaqësuesit e Megas, Gejxh ka folur edhe për krizën shqiptare, duke e konsideruar atë si shqetësuese dhe jo në harmoni me hapat e hudher deri më tani nga Shqipëria.

Nikolas Gejxh përfaqëson një nga lotuesit më të fuqishëm në SHBA, deklaratat e të cilit gjithmonë janë shoqëruar me kundërshti dhe tensionim të situatës politike mbarëshqiptare. Në vitin 1994 Gejxh u shpall person “non grata” nga qeveria e Berishës së asaj kohe, ndërkohë që marrëdhëniet u përmirësuan vetëm pas disa vitesh.
(m.a/News24/BalkanWeb)

LIDHJE TE TJERA
http://www.balkanweb.com/videoAlbum/popup.php?vIDCategoria=48&IDVideo=8901&va_id_video=8901
video :
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia

Female
Numri i postimeve : 814
Age : 39
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

"Të ndalet greqizimi i Shqipërisë" Empty
MesazhTitulli: Re: "Të ndalet greqizimi i Shqipërisë"   "Të ndalet greqizimi i Shqipërisë" EmptyThu Feb 03, 2011 8:58 pm

Mbase ka ardhur te mbeshtese Edvin Grekun ,per te permbysur qeverine e ligjeshme,ne mos gaboj shume ka perfitim nga kjo situate ne Shqiperi jo vetem greku,por edhe serbi ,mbi supin e te cileve ka mbeshtetur koken e madhe dhe pa tru per Shqiperine,Edvin Kristaq Rama.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

"Të ndalet greqizimi i Shqipërisë" Empty
MesazhTitulli: Re: "Të ndalet greqizimi i Shqipërisë"   "Të ndalet greqizimi i Shqipërisë" EmptyFri Feb 04, 2011 1:30 am

Sa here ka trazira ne Shqiperi, anti-shqiptari Nikolas Geixh na ben vizite

"Të ndalet greqizimi i Shqipërisë" Nicolas%2Bgage
Nikolas Geixh...Eshte Antishqiptari qe lobon kunder Shqiperise dhe ceshtjes Came..Kur pyetet nga gazetaret e percmon ne menyren me te ulet, dhe thua se nuk ka ekzistuar asnjehere kjo ceshtje. Kete here ai viziton minoritaret Greke ne Dropull ku shpreh mbeshtetjen per partine greke Mega po ashtu flet per regjistrimin etnik te popullsise Shqiptare si nevoje te domosdoshme..
http://made-in-albania.blogspot.com/2011/02/sa-here-ka-trazira-ne-shqiperi-anti.html

Përkthyesja e Nikolas Geixh shmang pyetjen për Cështjen Came.flv

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

"Të ndalet greqizimi i Shqipërisë" Empty
MesazhTitulli: Re: "Të ndalet greqizimi i Shqipërisë"   "Të ndalet greqizimi i Shqipërisë" EmptyFri Feb 04, 2011 11:04 pm

KLD, Spahiu: Shqiptarët po konvertohen në grekë në jug të vendit!

Zv/kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, ka pohuar se ka një fluks të lartë të kërkesave të qytetareve për ndryshimin e kombësisë, kryesisht në zonat jugore të vendit.
Në një deklaratë per mediat, Spahiu tha se "jemi në një situatë të rrezikshme, kur ka një fluks dhe tendencë të qytetarëve për të ndryshuar kombësinë nga shqiptare në greke, nga shqiptare në kombësi të tjera".
Ai iu beri apel strukturave shtetërore ta trajtojnë me shumë vemendje. KLD ka kërkuar një raport nga kryetarët e gjykatave për detajet, praktikat dhe statistikat e kërkesave për ndryshim kombësie.
Ky veprim është marrë nga KLD, pasi, sikurse tha Spahiu, "shpesh Gjykatat e Apelit Korçë, Gjirokastër dhe Vlorë mbajnë qëndrime të ndryshme për praktika te njëjta, pasi shpesh herë i shfuqizojnë e shpesh herë i lenë në fuqi ato".
http://www.botasot.info/def.php?category=6&id=102387
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......

Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 31
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

"Të ndalet greqizimi i Shqipërisë" Empty
MesazhTitulli: Re: "Të ndalet greqizimi i Shqipërisë"   "Të ndalet greqizimi i Shqipërisë" EmptySat Feb 05, 2011 2:22 am

Nuk eshte per tu cudit aspak.Ortodokse e shqiperis te gjith jan grek,me mir te kthehen ne fen evete te paktne te na len rehat neve se kemi gjak shqiptari cfar te nevoitet nje si Edi Rama e Fatos Nano?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

"Të ndalet greqizimi i Shqipërisë" Empty
MesazhTitulli: Re: "Të ndalet greqizimi i Shqipërisë"   "Të ndalet greqizimi i Shqipërisë" EmptySun Feb 06, 2011 12:12 am

Jo-jo Fionaa , nuk besoj qe eshte ashtu , sepse "grek" ska ne Greqi e lere ne Shqiperi .
Me mire do ishte : 'kush nuk e ndien vehten Shqiptar le te shkojne ne R.S. njehere e pergjithmone " se vertet disa i kane kaluar kufijte .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

"Të ndalet greqizimi i Shqipërisë" Empty
MesazhTitulli: Re: "Të ndalet greqizimi i Shqipërisë"   "Të ndalet greqizimi i Shqipërisë" EmptySun Feb 06, 2011 12:15 am

Korçë, konsulli grek: Këtu është Vorio Epir!

"Të ndalet greqizimi i Shqipërisë" Konsulli_grek_Ikonomu
Konsulli grek Theodhoros Ikonomu ka dhënë mesazhe antishqiptare sot në mënyrë të hapur në qytetin e Korçës, në një takim mbi 20-vjetorin e organizatës "Omonia".
"Korça ka grekë që nuk duhet ti tremben regjistrimit të popullsisë, gjyshërit tuaj janë grekë, beteja jonë nis me regjistrimin e popullit grek që është prezent këtu", ka thënë konsulli grek.

"Ky quhet Vorio Epir, në Korçë ekzistojnë dhe kanë ekzistuar grekët", është shprehur Theodhoros Ikonomu.

Pak ditë më parë pas fushatës për zgjedhjen e kryetarit të ri të degës së Omonias, kandidati kryesor Naim Disho, i cili më pas u zgjodh në drejtimin e kësaj organizate deklaroi se qëllimi i tij ishte “helenizimi i Korçës”.
http://www.albeu.com/shqiperi/korce,-ko ... r!-/29509/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......

Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 31
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

"Të ndalet greqizimi i Shqipërisë" Empty
MesazhTitulli: Re: "Të ndalet greqizimi i Shqipërisë"   "Të ndalet greqizimi i Shqipërisë" EmptySun Feb 06, 2011 12:31 am

Cito :
Titulli: Re: "Të ndalet greqizimi i Shqipërisë" Today at 10:15 pm

--------------------------------------------------------------------------------

Korçë, konsulli grek: Këtu është Vorio Epir!


Konsulli grek Theodhoros Ikonomu ka dhënë mesazhe antishqiptare sot në mënyrë të hapur në qytetin e Korçës, në një takim mbi 20-vjetorin e organizatës "Omonia".
"Korça ka grekë që nuk duhet ti tremben regjistrimit të popullsisë, gjyshërit tuaj janë grekë, beteja jonë nis me regjistrimin e popullit grek që është prezent këtu", ka thënë konsulli grek.

"Ky quhet Vorio Epir, në Korçë ekzistojnë dhe kanë ekzistuar grekët", është shprehur Theodhoros Ikonomu.

Pak ditë më parë pas fushatës për zgjedhjen e kryetarit të ri të degës së Omonias, kandidati kryesor Naim Disho, i cili më pas u zgjodh në drejtimin e kësaj organizate deklaroi se qëllimi i tij ishte “helenizimi i Korçës”.
http://www.albeu.com/shqiperi/korce,-ko ... r!-/29509

E po kete mendoja dhe un. Jugu i teri eshte ortodoks,ne nuk duam te pranojm kjo eshte tjeter gje, por se jan grke kjo nuk do coment, nese behete regjistimi i popullates nuk them gjysma po nje pjes shum e madhe do kthehen ne fen e vet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

"Të ndalet greqizimi i Shqipërisë" Empty
MesazhTitulli: Re: "Të ndalet greqizimi i Shqipërisë"   "Të ndalet greqizimi i Shqipërisë" EmptySun Feb 06, 2011 12:48 am

Shume interesant qe nuk reagon kurre as e djashta as e majtas nga provokimet e tyre qe sahere dojne hyn e dalin ne Shqiperi , bile edhe vorezat i prishin , kurse per qeshtjen CAME s'behet fjale , se skane ate problem si duket thjesht nuk ju intereson partive shqiptare .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




"Të ndalet greqizimi i Shqipërisë" Empty
MesazhTitulli: Re: "Të ndalet greqizimi i Shqipërisë"   "Të ndalet greqizimi i Shqipërisë" Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
"Të ndalet greqizimi i Shqipërisë"
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: