Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 Video historike

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Video historike  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Video historike    Video historike  - Faqe 2 EmptySun Nov 07, 2010 1:28 am

Shkupi

Shkupi është kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Ish Republikës Jugosllave të Maqeonisë. Gjatë periudhës ilire Shkupi ishte kryeqendër e Dardanisë dhe njihej me emrin Scupi. Shqiptarët sot përbëjnë rreth 30 për qind të popullatës së Shkupit[citim i duhur]. Dikur Shkupi ishte qyteti me popullatën më të madhe shqiptare ne botë.

Andaj, për Shkupin kanë shkruar të gjithë ata që kanë pasur për detyrë të lëvdojnë apo të arsyetojnë veprimet e sunduesit, madje edhe ata që rastësisht kanë kaluar këtyre anëve, por më së paku me të kaluarën e tij janë marrë shqiptarët, paraardhësit e të cilëve e themeluan këtë qytet. Pra, me të kaluarën e Shkupit më së paku janë marrë shqiptarët, dhe madje duke e ditur se si rrallë ndonjë vendbanim tjetër, e kaluara dhe e sotmja e Shkupit e dëshmojnë autoktonin e tyre në këto troje ku dikush dëshiron t’i tregojë si ardhacakë “të zbritur nga malet”. Mbase ata edhe nuk kanë pasur kohë të merren me të shkuarën e qytetit të vet, ngaqë gjithmonë kanë qenë të zënë me hallet si të mbrojnë të sotmen e tyre. Apo duke u ndier si pronarë të të cilëve për çdo ditë dikush ua merr pronën, ata nuk janë përqendruar gjithaq në shfletimin e “tapive” dhe si ato t’i përdorin për ta dëshmuar pronësinë, por si të mbrojnë ekzistencën fizike duke e ditur se tapitë nuk vlejnë gjë, nëse zhduket prona. Nga ana tjetër, sllavët që pushtuan këto toka ilire, duke e ditur se kush është pronari i tyre i vërtetë, kanë shkruar shumë për Shkupin. Në të shumtën e librave për Shkupin të shkruara nga autorët serbë e maqedonas, shpaloset instinkti i pronarit të rrejshëm, i cili nga droja se mund të vijë i zoti i pronës e të dëshmojë vjedhjen që i është bërë, ngutshëm do t’i fshijë gjurmët e pronarit të vërtetë. Duke u sjellë si ai që jeton me frikën se një ditë do të kthehet pronari dhe do ta marrë të veten, autorët e disa librave për të kaluarën e Shkupit bënë të pamundurën të shlyejnë të gjitha shenjat dardano-ilire dhe shqiptare të këtij qyteti dhe madje duke i ndryshuar toponimet e vendeve të këtushme, aq edhe duke shtrembëruar faktet nga e kaluara e kësaj pjese të Ballkanit.
Sot janë të pakta gjurmët e Shkupit dardan, si dhe të atij të kohëve të Justinit (518-527) me origjinë ilire nga Bederiana pranë Shkupit, Justinianit të Madh (527-565), nipi i Justinit, i lindur në Tauris, fshat në afërsi të Shkupit, edhe ky ilir, si dhe Justinit II (565-578). Të pakta janë pra gjurmët e Shkupit të kohëve kur Justiniani nënshkroi dekretin mbi vështrimin juridik të institutit të familjes (18 tetor 532) drejtuar prefektit të prefekturës së Ilirikut, dekret që dëshmon ekzistimin e një rendi shoqëror të mbështetur edhe nga kryepeshkopata e re (nën ombrellën e Romës) me seli në Shkup, ku kishin lindur këta sundues të mëdhenj dhe njëkohësisht edhe ndërtues të qindra kështjellave të shpërndara nëpër Dardani, e në mesin e të cilave edhe Kalanë e Shkupit, e cila edhe sot është emblema njohëse e këtij qyteti. Në Shkupin e sotëm gjithnjë e më të rralla bëhen edhe gjurmët e kohës së Perandorisë Osmane, kur ky qytet shkëlqeu dhe u bë qendër e rëndësishme ushtarake dhe tregtare e Vilajetit të Kosovës.

Shkupi i tanishëm jeton ditët kur dikush me çdo kusht ka vendosur atë ta shkëpusë nga e kaluara e tij e vërtetë dhe t’i ndërtojë një të kaluar që nuk e ka pasur kurrë – atë që ka vetëm simbolin sllav dhe ortodoks. 
Shkupi i sotëm i ngjan një qyteti që bën çmos të harrojë të kaluarën e vet të vërtetë. Apo, Shkupi i sotëm i ngjan një vendbanimi në të cilin e sotmja e urren të kaluarën, ku e sotmja nuk do të përballet me të shkuarën. Duke mbetur në duart e një populli që duhet të ndërtojë të kaluarën e vet nga e para – atij maqedonas, Shkupi i shekullit XX dhe i fillimshekullit XXI bën çmos të shlyejë nga vetvetja emblemën shqiptare dhe atë myslimane. Andaj kur sot shëtit nëpër këtë qytet, shumëçka të ngjan në betejë mes harresës dhe ngulmimit që gjërat të mbahen mend e të mos shlyhen nga kujtesa. Kështu pra, përderisa shëtit rrugëve të Shkupit të vjetër – nëpër lagjet shqiptare, ndjen dëshirën e këtij qyteti të mos e groposë të kaluarën e vet në varrin e harresës, e posa del në pjesën e tij nga ana jugore e Vardarit, posa shkel matanë Urës së Gurit dhe përballesh me sheshin e Shkupit, e ndien orvatjen që Shkupi të mos ketë të kaluarën që ka pasur, por atë që dikush do të donte ta kishte.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Video historike  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Video historike    Video historike  - Faqe 2 EmptySat Nov 27, 2010 1:31 am

QYTETI I LASHTË ILIR QË U FSHEH NGA SLLAVËT





Në pjesën verilindore të Ulqinit në një lëndinë mbi Liqenin e Shasit ndodhet qyteti mesjetar i Shasit. Tani është gërmadhë e pabanuar me njerëz. Si i tillë konsiderohet ndër qytetet më atraktive “të vdekura” në bregdetin Adriatik. Sipas pozitës së kësaj kështjelle e cila ishte në afërsi të Liqenit të Shasit në fushën pjellore dhe në rrugën romake Olcinium- Sckodër, me sa duket ka qenë vërtetuar sikur gërmadhë që në kohën e ilirëve. Jo larg qytetit, në fshatin Shas është gjetur amfora antike ovoide e cila ka shërbyer për varrosje, e pak më larg në lokalitetin Gjeret, tek Liqeni i Zogajve edhe gjurmët e vendbanimit primitiv të ilirëve, çka dëshmon se kjo trevë ka qenë e banuar që në periudhat e hershme historike. Shasi për herë të parë në dokumente të shkruara përmendet në shek. IX si qytet ipeshkvnor ( Svacia Civitas) Rrreth vitit 1183 e pushtoi Stefan Nemanja dhe bashkë me qytetet tjera ia bashkangjiti Rashkës. Mongolët e shkatërruan tërësisht më 1242, ndërsa e rindërtoi mbretëresha Helena Anzhuine. Plotësisht u shkretua kur e zaptuan turqit më 1571. Sipas Marin Biccit – 1610 , Shasi ka pasur 365 kishë, që përkon me numrin e ditëve të një motmoti, por sot në këto rrënoja mund të dallohen vetëm tetë kishë nga të cilat dy janë më të mëdhaja: katedralja e Kishës së Shën Gjonit, e ndërtuar me stil gotik dhe Kisha e françeskanëve të Shën Mërisë, të lashta rreth 1300 vjet. Të gjitha kishat në Shas kanë qenë të zbukuruara me dekorime arkitektonike dhe freska, e në disa edhe tani dallohen gjurmët e ngjyrave në mure. Pjesët e mbetura të fortesës gjenden në shkrepa mbi Liqenin e Shasit, kurse paralagjja në vazhdim kah perëndimi. Hyrjen në qytet me sipërfaqe prej 15 hektarë e kanë bërë të mundshëm dy porta. Hulumtimet e para arkeologjike të qytetit të Shasit janë bërë në tetor e nëntor të vitit 1985. Me këtë rast u gjetën rreth pesëdhjetë monedha metalike, nga të cilat një e arit, tri të argjendta, kurse të tjerat janë të bronzta. Tri paratë më të vjetra janë nga periudha bizantine nga fundi i shek. XII deri në mesin e shek. XIII.

Nga koha e qeverisë së Nemanjës janë dy copa parash – bizantin e serb; monedhat e shumta nga qytetet fqinje i takojnë çerekut të fundit të shek. XIV, ndërsa nga tri monedha metalike janë të Tivarit, të Kotorrit dhe të qytetit të panjohur. Zbulimet më të vjetra nga qyteti i Shasit i takojnë periudhës parahistorike. Periudha antike nuk është vërtetuar në Shas. Disa copëzime helenike të qeramikës që janë gjetur në pjesën lindore të Shasit tregojnë se është e mundshme që në atë pjesë të tij të gjendet një shtresë helenike. Qyteti mesjetar u formua në kohën e hershme të periudhës bizantine, kurse zgjati në kontinuitet deri me paraqitjen e turqve, respektivisht përafërsisht deri me pushtimin e Shkodrës ose edhe më vonë.

Mjaft të pasur janë zbulimet e vorbëisve, edhe pse nuk janë të përfaqësuara të gjitha epokat. Më së shumti janë gjetur enë shtëpiake. Copëzat e shekullit VI janë të pakta , por me siguri besohet se ato i takojnë rrafshit ilir nga koha e Marvikisë dhe Iraklisë. Vorbësia sllave është e përfaqësuar në të gjitha shtresat nga shek. VII deri në shek. XI. Gati e gjithë vorbësia shtëpiake e shekullit të hershëm mesjetar i takon rrafshit kulturor serb, por kah fundi i jetës së Shasit vërehet prezenca e enëve të importuara, me siguri me origjinë venedikase. Zbulimet e stolive nuk janë të pranishme vetëm si separate në varreza, por edhe në shtresa. Në stoli bizantine bëjnë pjesë qaforet me margaritar xhami, vathtë e thjeshtë, unazat , tri pulla korale e disa katramëza. Gjatë gërmimit janë gjetur edhe shumë sende tjera nga hekuri, midis të cilëve pjesë nga pajime shtëpiake: (veriga, pyka, çivi, brava e të ngjashme) pastaj pjesë të arm Në vitin 1985 Akademia e Shkencave të Serbisë me nguti nderpreu hulumtimet, kur vërejten se kan tëbëjnë me nji qytet të lashtë shqiptarë.Sipas prof. Aleksander Qilikov në muzeun etnografik të Ulqinit ruhen 100objekte nga qyteti i Shasit.

Përveq Shasit në periudhen veneciane rreth Liqenit të Shkodres ishin edhe qytet : Trishti, Danja dhe Sarda.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Video historike  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Video historike    Video historike  - Faqe 2 EmptyWed Dec 29, 2010 8:09 pm

Shkodra





Historia e Shkodres
Shkodra eshte nje nga qytetet me te lashta dhe me te medha te Shqiperise,qender e rendesishme ekonomike dhe kulturore.Shtrihet ne skajin jugor te Ultesires se Mbishkodres prane Liqenit te Shkodres,ne lartesi 16 m.,ndermjet lumenjeve Drin e Bune,malit te Taraboshit dhe keshtjelles se Rozafes.
Shkodra eshte themeluar aty nga shek. IV p.k. ne kodrat perreth Keshtjelles se Shkodres.Ishte qender e fisit ilir te Labeateve dhe gjate sundimit te Gentit (181-168 p.k.) u be kryeqendra e shtetit ilir.Te kesaj periudhe jane monedhat e prera me emrin e qytetit.U pushtua nga romaket me 168 p.k. Neper Shkoder kalonte rruga e njohur tregtare-ushtarake qe vinte nga veriu dhe neper luginen e Drinit kalonte ne Kosove e me tej.Me 1040 u pushtua nga serbet dhe ishte kryeqendra e Zetes.Gjate shek. XIV u be qender e rendesishme komune autonome me institucione te zhvilluara dhe me pas qender e feudaleve Balshaj.Me 1936 u pushtua nga venedikasit,sundimi i te cileve u nderpre nga nje varg kryengritjesh te popullsise.Shkodra. u beri balle dy rrethimeve osmane,me 1474 e 1478-79 dhe ra ne duart e tyre pas nje mbrojteje heroike qe pati jehone nderkombetare.Ishte vendlindja e humanisteve Marin Barleti e Marin Becikemi.Pas pushtimit popullsia u shperngul,qyteti u rrenua sa y kthye ne fshat.U rimekemb dhe ne shek. XVII arriti 1800 shtepi.U be qender kryesore ekonomike e Shqiperise se veriut dhe e sanxhakut te Shkodres, Lulezuan zejtarite,punimi i armeve,i mendafshit,argjendaria etj.. U ndertuan shtepi dykateshe prej guri me cardak,pazari,Ura e Mesit.Ne shek. XVIII u be qendra e pashallekut te Shkodres nen sundimin e Bushatllinjve (1757-1831).Edhe pas renies te pashallekut,banoret kane bere nje varg kryengritjesh kunder pushtuesit osman (1833-1836,1854,1861-62,1869).
Zhvillim te madh ekonomik arriti Shkodra nga mesi i shek. XIX.Me 1870 kishte 50.000 banore.Pervec si qender e vilajetit,ishte nyje e rendesishme per gjithe Ballkanin perendimor me 3500 dyqane.Me 1807-1808 ishte ndertuan bezisteni.Punoheshin pelhuret,veshjet kombetare,lekuret,duhani,baruti etj.Qe me 1718 ishin hapur agjensi konsullore te disa vendeve te huaja.Si port perdorej Oboti,por sodomos Ulqini dhe me vone Shengjini.Me nderhyrjen e fuqive te huaja ne mesin e shek. XIX u themeluan seminari jezuit dhe kuvendi franceskan.Gjate viteve te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit Shkodra ishte vater e rendesishme e levizjes kombetare.Banoret moren pjese ne luftimet per mbrojtjen e tokave shqiptare dhe nenshkruan boterisht ne sheshin kryesor te qytetit protestat drejtuar fuqive te medha.Dega e Lidhjes per Shkodren,qe pati dhe garden e vet,ishte nga me veprueset dhe dha ndihmese per mbrojtjen e Plaves e Gucise,te Hotit e Grudes dhe ne luften per Ulqinin.Ajo u shtyp e para me arme nga Porta e Larte.
Shkodra ka qene ne te periudhe gjithashtu edhe qender e rendesishme kulturore.Permendet bibloteka e Busha tllinjve,per te cilen ne vitet 40 te shek. XIX u ngrit ndertesa,qe sherbeu me pas si seli e deges se Lidhjes.U themeluan shoqeri letrare,kulturore e sportive,si shoqeria «Bashkimi» dhe «Agimi».U ngriten shtypshkronja,ku u botuan edhe te parat gazeta e revista brenda kufijve te Shqiperise.Me 1878 u ngrit e para bande muzikore e vendit dhe ne Shkodra nisi puna e fotografeve Marubi,nga e cila trashegohet nje fototeke shume e pasur.Shkodra eshte vendlindja e Pashko Vases,Zef Jubanit,Luigj Gurakuqit,Filip Shiroka e mjaft shkrimtareve te tjere.Me 1905 u festua per here te pare 1 Maji ne Shqiperi.Shkodra gjate Luftes Ballkanike dhe gjate Luftes se I Boterore u be pre e synimeve grabitqare e Malit te Zi e S erbise. Populli i Shkodres mbajti per shtate muaj rrjesht qytetin kunder ushtrive rrethuese malazeze e serbe,te cilat hyne ne qytet me 23.4.1913,me tradhetine e Esat Pashe Toptanit duke demtuar rende qytetin dhe duke djegur pazarin.Por ato u detyruan me 14.5.1913 ta linin Shkodren e cila ne baze te vendimit te Konferences se Ambasadoreve ne Londer ishte pjese e Shqiperise,por duke e vendosur ne nje administrim nderkombetar.
Me shperthimin e Luftes se I Boterore forcat malazeze perseri hyne me 27.6.1915 ne Shkoder. Me 22.1.1916 qyteti u pushtua nga Austro-Hungaria dhe u be qendra e tyre e pushtimit.Me mbarimin e luftes u vendos perkohesisht administrata ushtarake nderkombetare dhe me 11.3.1920 Shkodra u bashkua administrativisht me Qeverine kombetare te Tiranes.Ne gjysmen e dyte te vitit 1920 ajo perballoi nje rrezik te ri: nderhyrjen ushtarake te shtetit serbo-kroat-slloven (Lufta e Koplikut).
Shkodra. ka qene nje nga vatrat kryesore te levizjes demokratike-revolucionare ne vitet 1921-1924.Ne zgjedhjet per Asamblene Kushtetuese(27.12.1923),me shumice derrmuese votash,fitoi opozita.Naten e 31 majit 1924 forcat revolucionare moren ne kontroll qytetin dhe nga ketu u nisen per ne Tirane.Ne vitet 1924-1939 pati nje xhvillim industrial te ngadalte,u ngriten fabrika te vogla,punishte te industrise ushqimore,te tekstilit e cimentos.Me 1923 Shkodra kishte 20.000 banore.ndersa me 1939 kishte 29.000.
Shkodra ishte selia e arkipeshkvise,nga vareshin 30 dioqeza dhe ketu me 1930 u hap nje shkolle popullore laike,me 1922 Gjimnazi i Shtetit,Konvikti «Malet tona»,shoqeria sportive e kulturore «Vllaznia».
Pushtuesit fashiste u priten me arme ne dore,dhe qendresa kunder tyre vazhdoi me greva e demonstrata.
Shkodra u clirua me 29.11.1944 dhe kjo shenoi clirim e plote te vendit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Video historike  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Video historike    Video historike  - Faqe 2 EmptyFri Jan 14, 2011 12:29 am

ANTON ÇETA :

BESA BES 1MAJ 1990 (DORA E PAJTIMIT )





ANTON ÇETA

Lindi në Gjakovë në një familje të shpërngulur nga Fani i Mirditës. Arsimin e mesëm e mbaroi në Liceun e Korçës, pastaj kreu studimet universitare në Beograd në fakultetin filologjik, dega e romanistikës. Që nga fillimi i viteve '50 nisi gjurmimin dhe redaktimin e këngëve popullore të Kosovës, përfshirë në disa vëllime. U bë njohës i thellë dhe studiues i spikatur i kulturës popullore, dokeve, riteve, miteve shqiptare e më gjërë. Drejton Sektorin e Folklorit të Institutit Albanologjik të Prishtinës.

Një nga shkencëtarët e njohur të Kosovës, autor i disa veprave studimore, bashkëautor, referues e kumtues në konferenca e simpoziume kombëtare e ndërkombëtare.

Fiton një popullaritet të jashtëzakonshëm në ndërmarrjen e nismës historike për faljen e gjaqeve dhe pajtimeve në mbarë Kosovën, duke u bërë figura qendrore e këtij misioni madhor në vitin l990.

Në vitin l991 vizitoi vendlindjen e të parëve të tij, Mirditën, ku shkoi dhe në Fan.

Vdiq në vitin l995 në Kosovë.

[center]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Video historike  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Video historike    Video historike  - Faqe 2 EmptyTue May 03, 2011 1:04 am

Gegnishtja


Gegnishtja ose e dialekti gegë asht njana prej dy bashkësive kryesore të të folmeve të gjuhës shqipe. Flitet prej shqiptarëve gegë, përafërsisht gjysma e popullit shqiptar, që historikisht jetojnë në veri të lumit Shkumbin, në Shqipni, Kosovë, Maqedoni, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi. Gegnishtja flitet edhe prej disa toskëve që jetojnë në trevat gege, si gjuhë e parë prej komunitetit ashkali dhe si gjuhë e dytë e turqve boshnjakëve dhe pakicave të tjera në Kosovë. Mërgimtarët shqiptarë kanë përhapë të folmet gege edhe jashta trojeve shqiptare; arbnishtja e Zarës flitet në Kroaci prej shekullit XVIII, ndërsa të folme të tjera janë përhapë ma vonë në Turqi e pastaj edhe në Gjermani, Zvicër e vende të tjera të botës.
Zanafilla e gegnishtes mbrenda shqipes mendohet të jetë diku mes shek. V e X. Gegnishtja dallon prej tosknishtes përnga tingujt, morfologjia dhe fjalori. Ajo ruen po ashtu tipare të vjetra të shqipes, që tashma janë humbë ose nuk janë zhvillue në tosknisht, ku shquhet paskajorja e llojit me + pjesore (me shkue, me punue…), zanoret e gjata dhe hundore. Ndahet vetë dy nëndialekte: gegnishten veriore (varientet verilindor dhe veriperëndimor) dhe gegnishten jugore (variantet i mesëm dhe jugor).[1] Deri me hapjen e shkollave shqipe dhe depërtimin e mjeteve të komunikimit masiv, masat e gjana popullore që folshin gegnishten veriore nuk kuptoheshin me toskët, por edhe me gegët jugorë.
Dokumenti ma i vjetër (1462) dhe libri ma i hershëm (1555) që njihen në shqip janë shkrue në dialektin gegë. E folma e Elbasanit, nji gegnishte jugore e përzime me tosknisht, u përdor si bazë e gjuhës zyrtare të shtetit shqiptar deri në përfundim të Luftës së Dytë Botnore, kur komunistët imponuen tosknishten. Në Kosovë dhe vise të tjera shqiptare në ish-Jugosllavi, gegnishtja jugore u përdor si gjuhë letrare deri më 1969.
Sot gegnishtja nuk përdoret në nivel zyrtar, por po gëzon çdoherë e ma shum hapsinë në media dhe po lëvrohet si gjuhë letrare, kryesisht në Kosovë por edhe në Shqipni.

Historia

Krahas dialektit toskë, zhvillimi i gegnishtes mendohet të ketë fillue mes shek. V e X. Dokumenti ma i vjetër në gjuhën shqipe, Formula e Pagëzimit e Pal Engjëllit, u shkrue gegnisht më 1462. Po ashtu, libri ma i vjetër i shqipes, “Meshari” i Gjon Buzukut, u shkrue në dialektin gegë. Veç kësaj, shum prej autorëve të letërsisë së vjetër shqipe, si Budi, Bardhi, Bogdani, kanë shkrue gegnisht. Kët traditë që e nisi kleri katolik e vazhduen edhe në shek. XIX e XX priftënijtë shkodranë, si Gjergj Fishta që botoi epin “Lahuta e Malcís”, Ndre Mjeda, Vinçens Prennushi, etj.
E folma e Elbasanit, që i përket gegnishtes jugore, u përcaktue më 1916 e u rikonfirmue më 1923, si bazë e gjuhës s'administratës së shtetit shqiptar. Mbas Luftës së Dytë Botnore, regjimi komunist vendosi përdorimin e tosknishtes si gjuhë zyrtare të shtetit dhe prej 1951-ës ndaloi edhe mësimin e gegnishtes nëpër shkolla dhe ma vonë edhe botimet në kët dialekt. Shum vepra të shkrueme gegnisht, kryesisht prej priftave katolikë, u ndaluen për shkaqe ideologjike dhe vetëm ndonji autor aty-këtu, si Migjeni, u përfshi në planprogramin mësimor të letërsisë.
Më 1972, Kongresi i Drejtshkrimit në Tiranë vendosi rregullat e nji gjuhe standarde, të quejtun "gjuha e njësuar" ose "gjuha letrare", e cila u bazue 90% në tosknisht dhe mori prej gegnishtes vetëm elemente që kaherë kishin depërtue në dialektin e jugut.
Gegnishtja jugore përbante bazën e gjuhës letrare të kultivueme në Kosovë dhe viset tjera shqiptare në ish-Jugosllavi deri më 1969, kur u vendos që për hir të ruejtjes së unitetit kombtar të përdorej gjuha e përcaktueme prej Tiranës. Rregullat e drejtshkrimit u përcaktuen dhe u plotsuen disa herë: në Shkodër më 1917[2] dhe në Prishtinë 1957 dhe 1964.[3]
Sot, gegnishtja nuk gëzon status zyrtar. Por botimi gegnisht lejohet, ndonëse shkurajohet prej redaktorëve të gazetave e revistave kryesore. Megjithate, përdorimi i saj po vjen tue u shtue sidomos nga të rijtë, në të folun por edhe në të shkruem. Në Kosovë, gengishtja po gjen hapsinë gjithherë e ma shum në emisionet komunikuese në radio e televizion, në film, kangë dhe botime. Folësit e gegnitshtes janë ma së shumti të përqendruem në Kosovë, ku zyrtarimi i gegnishtes në nivel të gjuhës letrare asht temë e randësishme e përditshmënisë kosovare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Video historike  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Video historike    Video historike  - Faqe 2 EmptyTue May 31, 2011 11:52 pm

"Shteti" i Tanushes
"Shteti" i Tanushes fshat ne Maqedoni ne kufi me Kosoven, simbol i kryengritjes shqiptare. ne 2001 ku nisi revolta shqiptare per kerkimin e te drejtavo te shqiptareve, Xhezel Shaqiri i njohur si Komandant Hoxha i lindur ne kete fshat, me pare kishte luftuar ne kosove, ne 2001 paralajmeroj kryengritjen e shqiptareve, duke e shenuar kete fshat si simbol i guximit te shqiptareve te ketushem duke iu kundervene nje regjimi qe tallej me te drejtat e tyre. Edhe ne ditet e sotme Tanushaj eshte fshat "shtet" edhe pse zyrtarisht eshte i Maqedonise.





Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Video historike  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Video historike    Video historike  - Faqe 2 EmptySun Jun 19, 2011 8:54 pm

Dibra e Madhe (Maqedoni)



“Dibra me krenari përmendet për një fakt shumë historik, këtu Skënderbeu ka mundur të mbajë Kuvendin e parë mes shqiptarëve në 1443. Qeliza e parë e çështjes kombëtare, e historisë së Skëndërbeut, të gjithë historisë së shqiptarëve fillon me kuvendin që Skënderbeu mban në Dibër”, thekson Rruzhdi Lala.

Në mendjen tonë, shqiptarëve të Shqipërisë, krijohet menjëherë një asosacion i çuditshëm sa herë dëgjojmë të përmendet Dibra e Madhe.

E mbetur përtej kufijve, kjo krahinë është përfolur aq shpesh saqë shumëkush beson se tek madhështia e emrit të saj, në mungesë të një Dibre të vogël, qëndrojnë të gjitha, përfshi kujtesën e një të kaluare historike.

“Dibra me krenari përmendet për një fakt shumë historik, këtu Skënderbeu ka mundur të mbajë Kuvendin e parë mes shqiptarëve në 1443. Qeliza e parë e çështjes kombëtare, e historisë së Skëndërbeut, të gjithë historisë së shqiptarëve fillon me kuvendin që Skënderbeu mban në Dibër”, thekson Rruzhdi Lala.

E nisëm këtë udhëtim në Dibrën e Madhe me faktin që na bëri më shumë përshtypje dhe me pamjet që ofron Kodra e Bejlerëve, që njihet në kohërat e hershme si e banuar nga fisnikët vendas. Në ditët e sotme Dibra është e ndarë në dy pjesë, në Dibrën e Vjetër dhe atë të Re. E përmendur që në vitet 168 para Krishtit, Dibranët i referohen rilindjes për atë që sot konsiderohet Dibra e vërtetë.

“Ashtu siç e ka cilësuar një ndër rilindasit tanë, Jusif Bageri, Dibra është kërthiza e Shqipërisë sepse shumica e popullsisë shqiptare, pavarësisht nga është, është dashur të kalojë në qytetin e Dibrës”, vazhdon Lala.

Dibra e vjetër përmban objektet më të rëndësishme historike dhe kulturore. Hamami, nje monument me vlera historiko-monumentale falë strukturës arkitektonike, quhet “bukuroshe e qytetit”. Vendi i “shtatë minareve” ku më e vjetra është ajo e “xhamisë mbretërore” banohet vetëm nga 104 ortodoksë. E goditur prej shumë vitesh nga emigracioni, këtë vit qyteti i vjetër ka pritur studentët me hapjen e Universitetit të tij.

“Startuam me fakultetin per terapi-fizikale, i cili është i vetmi i këtij lloji në trojet shqiptare. Studentët në Dibër mund të bëjnë pjesën praktike me pajisje moderne që janë të nivelit europian”, shprehet Argëtim Fida.

Qyteti ka qenë udhëkryqi kryesor nëpër të cilin kalonte edhe Via Egnatia. Në mesjetë njihet si qendër e rëndësishme qytetare. Por nga mesi i shekullit të 19-të me 250 dyqane dhe me më shumë se 8 mijë banorë, Dibra konsiderohej si një qendër e rëndësishme. Zhvillmet politike në Ballkan bënë që ky vend të humbiste rëndësinë e vet, ndërkohë që sot vendasit, përmes fjalës të bëjnë të ditur traditën zakonore të Dibrës.

“Cdo shtëpi dibrane, cdo familje, çdo fis ose çdo mëhallë dibrane duhet të kishte specifikat e veta, të veçohej për një virtyt në mënyrë që të jetonte në Dibër, përndryshe nuk do trajtohej si dibrane”, tregon Lala.

Këtë “fanatizëm pozitiv” e ndeshim në qendër të qytetit, tek ndërtesa 154 vjecare e fisit të Erebarajve, një pjesë e trungut të familjes së regjisorit të njohur shqiptar, Gëzim Erebara. Në vitin 1976 Ibrahim Erebara, pronari i ndërtesës filloi ta rikontruktonte atë. Kjo banesë, përvecse e përfshirë në guidën turistike, “tavani” dhe “dritarja” e saj, prej shtetit maqedon, përdoret si emblemë në kartëmonedhën 100 denarëshe…duke treguar vlerat e saj universale:
“Babai si merakli e rregulloi nga brenda shtëpinë, por tavani nuk është “prekur”, vetëm është mirëmbajtur. Të gjitha i ka bërë se kishte dëshirë, nuk ka pasur subvencione nga shteti”, thotë Mexhait Erebara, djali i regjisorit Gëzim Erebara.

Në këtë vend mes malesh, 900 metra mbi nivelin e detit gjenden Lixhajt e Banishtes, një pasuri natyrore e vetme në këtë rajon. Vendasit thonë se kjo pikë kurimi ka filluar të ndërtohej në vitin 1947 dhe ka përfunduar në vitin 1951. Deri në fillim të viteve `80 keto ambiente janë përdorur vetëm nga udhëheqësit e ish-Jugosllavisë.

Por qytetaria dibrane i falet kulturës së hershme. Duke rastisur në ditët e Festivalit të Teatrove në Dibër, mësojmë se shfaqja e parë në skenë është vënë në vitin 1941 dhe në këtë “ngjizje” të hershme teatrore merr kuptim ky interesim, ndërsa në një prej netëve të Edicionit të 9-të, pritet të ngjitet në skenë teatri “Dodona” i Prishtinës me pjesën “Natën e Mirë nënë”

Regjisorja e shfaqjes Drita Begolli vjen per here te pare ne Diber, edhe pse rrenjet e bashkeshortit te saj i ka nga ky vend. Impresionet e saj per kete qytet jane “artistike” dhe “njerezore”:
“Më pëlqeu qyteti, publiku, njerëzit. Fëmijët e mi kanë origjinë dibrane, janë stërnipat e Jusuf Pashë Dibrës dhe kjo është një arsye më tepër të vij në këtë qytet. Qyteti i Dibrës më ka pëlqyer jashtëzakonisht shumë.”

Të ngulitur në shekuj, dibranët e quajnë qytetin e tyre “provincë” që vazhdon të “jetojë agoninë”, ndërsa ne nga Dibra duam të marrim me vete “fjalën e mirë”, mikpritjen dhe “qytetarinë” e vendasve që jetojnë mes 9 malesh
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




Video historike  - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Video historike    Video historike  - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Video historike
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Kinematografi-
Kërce tek: