Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 Video historike

Shko poshtë 
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Video historike  Empty
MesazhTitulli: Video historike    Video historike  EmptyFri Sep 17, 2010 4:09 pm

Pazari i Ri (Novi Pazar) Pamje te vitit 1904



Kjo listë tregon lokalitete në të cilat kanë banuar shqiptarët e dëbuar nga Sanxhanku i Nishit. Ky dëbim është bërë gjatë krijimit të principatës serbe në teritorin e Pashallëkut të Beogradit e cila në fillim kishte për qëllim krijimin e principatës brenda kufinjëve të pashallukut por me mbështetjen e fuqive të kohës i rrit aspirata dhe pushton edhe teritore të viseve e racave tjera që po ashtu ishin të okupura nga perandria osmane. Lista është sipas ABC-së

Vini Re! Shumica e vendbanimeve janë zhdukur nga faqja e dheut dhe ekzistojnë vetëm në letra të mbyllura në arkive

Vendbanime me A: Alikinci, Alabana ,Arbanashka, Arbanashci, Araqa, Hasanovci (edhe Asanovic).

Vendbanime me B: Balltiqi, Barllova, Bajshtica e Epërme, Bajshtica e Poshtme, Balinovci, Baca, Banjska, Bajqiqi, Bajqinca, Buci, Borova, Banja e Repanjës, Bajqinovci, Bardyzi, Banja, Babviqevci, Babatica, Babishevci, Banjabara, Bajra, Batushica, Barlova, Berila, Bedila, Bellanica, Belibregu, Bellotini, Bellobregu, Bellanovci, Berxhika, Beselica, Berbatofci, Bellpola, Belegu, Bubavci, Berjana, Beashtica e Poshtme, Binovci, Bllaca, Boka, Borovci, Borinci, Bojniku, Bunovci, Bogujevci, Bujanovci, Bugujevci (në rrethin e Jabllanicës), Buzhurana, Breznica, Bresternavi, Brallova, Brajshori, Branina, Bresi, Brezniqiqi, Breznica, Bullatovci, Buqinca, Bublica, Bufca, Burevica, Burinci, Budeci, Bumbereku, Bullaini, Bukollrami, Bukozhani, Bukovagllava, Bushtrani, Buqinca, Byçmeti i Epërm, Byqmeti i Poshtëm, Byqmeti i Mesëm, Bugunuvci.

Vendbanime me C: Cervaneku, Cernoverni, Cerrcavci i Epërm, Cerrcavci i Poshtëm, Cerrnatova;

Vendbanime me Ç: Çestelina, Çiftliku, Çokoti, (një ne qarkun e Nishit e një në Jabllanicë), Çukovci.

Vendbanime me D: Dankoviqi, Devotini, Dedinca, Devqa e Epërme, Degermeni, Dediqi, Dekutina, Deshullovci, Dedishka, Dikovci, Dllugojnica, Dobratiqi, Debrejance, Dobrasheva, Dobridolli, Dragideli, Dragusha e Epërme, Dragusha e Poshtme, Dranica, Dragobuzhda, Draganci, Drevina, Drenova, Drenci, Drenovci, Dubrava, Dubranja, Dubnica, Durnjaci, Dubova, Dugidelli, Dugolluka, Dublica, Dukati, Drugalevci, Dubulevi.

Vendbanime me G: Gazdara, Gajtani, Gabinca, Graica, Granica, Gesolica, Gegla, Gerguri (në Jabllanicë), Gerguri (në rrethin të Prokuples), Gojnofci, Gopnja, Gollaku, Govori, Grabofci, Gragoqevci, Grabovica, Gerbafci, Grebolica, Gllasoviku, Gllasnoviqi, Gradni, Gunjaraku, Gurivica, Gubetini, Gërguroci, Gurgurova, Gurgora.

Vendbanime me Gj: Gjemnica, Gjelekari, Gjelekara, Gjaka e Epërme, Gjaka e Poshtme, Gjukella, Gjorgjefci, Gjushica, Gjingjusha, Gjurkofci, Gjurefci, Gjikolli, Gjurgjefci.

Vendbanime me H: Hergaja, Huruglica e Epërme, Huruglica e Poshtme.

Vendbanime me I
: Igrishta (e Vranjës), Igrishta ( e Pusta Rekes), Ivankulla, Ivanja, Izumna.

Vendbanime me J: Jabuqa, Jakofci, Jashanica e Epërme, Jashanica e Poshtme, Jellashinca.

Vendbanime me K': Kamenica, Katundmorina (rrethi i Nishit), Komotena, Kumareva, Kallabofci, Katuni, Kacabaqi, Katiqi, Kapiti, Klaiqi, Klisurica, Konjufci, Koprani, Konxheli, Korbevci, Kodra, Konjuva, Konjuhi, Kojqiqi, Koqane, Kremenata, Kertoku, Krivaqa, Krushevica, Kerqmara e Epërme, Kerqmara e Poshtme, Kovanlloku, Kutllovci i Epërm, Kutllovci i Poshtëm, Kuqi, Krushevica, Kutllova, Kutllat, Kozmaqi, Koznica, Kordinci i Poshtëm, Kordinci i Epërm, Kastrati, Kallabovci, Kalimanca, Koshareva, Konjina.

Vendbanime me L: Legatica, Lebofci, Levqa e Epërme, Lebana, Leci, Leskovabara, Lepanja, Leboshtica, Letovnishte, Leturna ,Lumeqi, Lepenica, Lipovica, Lusha.

Vendbanime me Ll: Lalinca, Llazalla, Llapashtica e Epërme, Llozana, Llozna, Llopetinca, Llugiqi, Llumnica, Llukova, Llugari.

Vendbanime me M: Manistirishta, Masurica, Magashi, Mazareqi, Maleivci, Makovci, Magova, Magarenja, Marovci, Maqedonci, Maqestena, Magjera, Maqina, Maqkovci, Matarova, Matajevci i Madh, Matajevci i Vogël, Merqezi, Megja, Maqkovci, Mekishi, Merofci, Mesgraja, Megjuana, Mehanja, Mealica, Mernica, Medveci, (Merqa, Mellova, Merveshi, Mekishi, Meshica, Merkonja, Merlaku, Merkoviqi), të gjithë këta emra në kllapa janë me e paza pas M, Megjurova, Milina, Miroqica, Mikulloci, Mikulani, Mirovci, Miroshevci, Milivojci, Miskiqi, Mirosllavi, Mirinca, Mihalica, Molla e Kuqe, Momqilli, Mugosha, Muzaqa, Muqena, Muleviqi.

Vendbanime me N: Novosella, Neredovci i Epërm, Neredovci i Poshtëm, Negosavla, Novosella (në qarkune e Toplicës), Novosella (në qarkune e Vranjës), Neveda, Nelaku, Nesushta.

Vendbanime me O: Orlishte, Orana, Orlana, Oraqi, Obërtinca, Obllaqina, Ostrogllava, Obarda, Orashci.

Vendbanime me P: Paqarada, Parada, Pasjaqa, Pasjaqa (Nish), Pavllovci, Pallata, Pashici, Petrovci, Pevatica, Perunika, Pestishi, Pestini, Petrila, Pertata, Peqenci, Pokofci, Pervetica, Peroshtica, Pllana e Madhe, Pllana e Vogël, Plakova, Plloqniku, (përkatesisht Pllashniku i Epërm), Pllashniku i Poshtëm, Poterzhani, Popovci, Popova, Poturqoi, Pareqi, Pollomi, Pollomi (në qarkun e Vranjës), Pollomi (në qarkun e Prokuples),Prebeza e Epërme, Prebeza e Poshtme, Prekoqna, Pretreshnja, Prekodelli, Prekedini, Prevallci, Preboji, Preseka, Prekopqellnika, Prekopuca, Prekorogja, Prekashtica, Preobrazhenja, Preopollci, Piskala, Pishteva, Pustoshillova, Pustovojllovci, Pukovci, Pupovica.

Vendbanime me Q: Qyqalla, Qunglla.

Vendbanime me R: Radeci, Radovci, Rabovci, Rafuna, Rakovica, Rashka, Rashica, Rastelica, Raqa, Rasuhaqa, Ramabaja, Ramnishta, Ravnishori, Ravnareka, Rashevci, Rataji, Rastavica, Rumanovci, Raputofci, Rastavica, Rasturrula, Ragjenovci, Radinovci, Ramadeni, Relinci, Reçica e Epërme, Reçica e Poshtme (në Toplic), Teçica e Leskovcit, Retkoceri i Epërm, Retkoceri i Poshtëm, Resinci, Ribinci,Rudari, Rukofci, Runjiku, Rubofci.

Vendbanime me S: Samakova, Sellova, Seoce, Sekicolli, Seqinica, Selishta, Sekiraqa, Sllavnica, Sllamniku ,Sllabniku, Sllatina, Siarina, Slishani, Slivnica, Slivova, Simnica, Sinanova, Sodarca, Skobari, Skoverqa, Statovci, Stublla, Stashillova, Starasella, Starabaja, Surdulica, Suvidolli, Suvojnica, Suvamorava, Sudimla, Svinjisishte, Svirrca, Svinjarina, Sfarqa e Epërme, Sfarqa e Poshtme, Sagonjeva, Samarinci, Sagorjeva, Studenci, Spanca, Smrdani, Stropska, Smiloviqi, Stullca.

Vendbanime me Sh: Sharprinci, Shahiqi, Shqrrlinci, Shahinovci, Shatra e Epërme, Shatra e Poshtme, Sharci, Shanalluka, Shuliqi, (përkatesisht: Shylyshi), Shillova, Shipovci, Shishmanovci, Shirokonjeva, Shulemaja, Shushnjaku, Shtullca.

Vendbanime me T: Talirofci, Terstena, Ternava e Poshtme, Ternave e Epërme, Ternava (Nish), (Terpeza, Terrha, Termkolli, Terbunja e Epërme, Terbunja e Poshtme, Ternavillazi) të gjithë këta emra në kllapa janë me e-paza pas T, Tena, Tihofci, Toqani, Tovërlani, Toshi, Topllaci, Topanica, Togaqevci, Treqaku, Trebinja, Tullari (Jabllanic), Tullari (Prokuple), Tmava, Turjana, Tupalla, Tupalla (Nish), Turqica, Tubuzhde.

Vendbanime me U: Umi, Uzllok, Ushi.

Vendbanime me V: Vardeniku, Vardini, Vasiqevci, (Verbica, Verbova, Verbovci, Vertopi) të gjithë këta emra në kllapa janë me e-paza pas V, Vrella, Vagermeni, Veqa, Vllasa e Epërme, Vuqaku, Vishesella, Vitosha, Vllahinja, Vllasa (e Prokuplës), Vllasa (e qarkut të Vranjës), Vllahova, Vova, Vojllovci i Epërm, Vodica, Vojiznova, Verbovci i Epërm, Vrezhina e Poshtme, Visoka, Vershefci, Vranovci, Vuqjaku, Vukojefci, Vuqa, Vujanova, Vujiznova (Nish).

Vendbanime me Z: Zagragja, Zaravinja, Zllatokoni, Zakishenje, Zuqa, Zllata, Zubuvci, Zebica.

Vendbanime me Zh: Zhapska, Zhegrova, Zhdelova, Zhitnipotoku, Zhitorogja, Zhuqa, Zhuqi.



Edituar për herë të fundit nga Arbër. në Sat Sep 18, 2010 9:47 pm, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Video historike  Empty
MesazhTitulli: Re: Video historike    Video historike  EmptyFri Sep 17, 2010 10:00 pm

Prizreni i vjetër



Qyteti i Prizrenit shtrihet ne pjesën jugore të Rafshit të Dukagjinit, në rrugën që lidhte me parë bregdetin verior të tokave shqiptare dhe qendrat e tij qytetaro- tregtare me rajonet e brendshme të Kosovës dhe të Ballkanit.

Të dhënat arkeologjike dëshmojnë për ekzistencën e një jete aktive në teritorin e Prizrenit të sotem qysh në antikitet e më përtej, kur njihej me emrin THERANDA e në këtë trevë banonte një popullësi e pastër ilire, Dardanët.

Në shek XI njihet si qendër e rëndësishme qytetare. Më 1019 përmendet si një seli e ipeshkevis të perandorisë Bizantine. Gjatë sundimit serb (shek XII-XIV) u vendosën në këto treva pjesëtarët e popullsis sllave. Në kohën e sundimit të mbretërve Dushan dhe Urosh, Prizreni qe herë pas here selia e mbretërive të tyre.

Pas pushtimit nga Perendoria Osmane (1455) Prizreni ndonëse humbi përkohsisht rëndesin e tij, u bë përsëri qendër e fuqishme ekonomike, kulturore dhe administrative (qender Sangjaku dhe Vilajeti). Në shekullin XIX Prizreni ishte qendra e dytë më e rëndësishme ekonomiko tregtare e trojeve shqiptare me rreth 1.500 dyqane në fund të kësaj periudhe. Si pas vjetarit turk të vitit 1874 qyteti i Prizrenit kishte 44.000 banorë nga të cilët mbi 35.000 shqiptar.

Prizreni zë një vend të veçantë në historin e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, u bë kryeqendër e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, që u themelua me 10 Qershor 1878. Në Prizren pati selin e vet edhe Qeveria e përkohshme Shqiptare (1881) e kryesuar nga banori i njohur i këtij qyteti, Ymer Prizreni.

Në vitin 1913 vendoset pushteti serbo-malazez me ç'rast një numër i madh i familjeve shqiptare nga qyteti u shpërngulen në Turqi. Gjatë luftës së II botërore banorët e tij dhe rrethit të tij u përfshin në Lëvizjen Antifashiste Nadonalçlirimtare. Prizreni u çlirua më 17 nëntor 1944.

Pas luftës deri më 1947, Prizreni ishte qendra e Qarkut Autonom të Kosovës. Megjithatë nuk pati ndonjë zhvillim të ndjeshëm. Edhe më pas ishte një ndër qendrat më të prapambetura në gjithë Jugosllavinë.Në fund të viteve të 50-ta deri në mesin e viteve të 60-ta nga Prizreni u shpërngulën mbi 3.200 familje në Turqi.

Nga e kaluara e bujshme historike, qyteti i Prizrenit ka trashëguar një numër të madh objektesh kulturo -historike. Më të rëndësishme janë : Kompleksi i Shatirvanit, Nënkalaja, Marashi, Kalaja, Kisha e Shën Premtës, Kisha e Shën Shpëtimit, Xhamia e Bajraklisë, Xhamia e Safi Sinan Pashës, Hamamet e qytetit, krojet e qytetit, ura e gurit dhe një numër i madh i shtëpive folklorike të qytetarëve të trashëguar ndër shekuj.


Edituar për herë të fundit nga Arbër. në Tue Sep 21, 2010 3:15 am, edituar 2 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Video historike  Empty
MesazhTitulli: Re: Video historike    Video historike  EmptySat Sep 18, 2010 5:41 pm

Plava dhe Gucia :





Si janë trashëguar emrat në Krahinë

- Krahina e Plavë e Gucisë shtrihet në një luginë, nën të ashtuquajtura " BJESHKËT e NEMUNA të VISITORIT e të KOMAVIT ". Aty dallohet një hapësirë toke në formë katrore me një bukuri të rrallë, e përbërë pjesërisht prej rrafshinash e pjesrisht prej kodrash. Përreth atë e qarkojnë bjeshkët, majet të cilave i qëndrojnë pérsipër si kurora madhështore.

-Krahina, ndonëse me tokë të pakté dhe popullsi të vogël në numër, ka qenë cilësuar prej krahinave të tjera të Shqipërisë si vend strategjik në kufi me Malin e Zi. Deri në Luftën Ballkanike té vitit 1912 ajo ishte tokë e pandarë e Shqipëris ETNIKE.

- Pushtuesi osmané krahinën e Plavë e Gucisë e quanin " KAZAJA E MEMLEQETIT TË GUCISË ". Në ndarjen e tyre administrative të shekujve 18 dhe 19 ajo fillimisht qe vënë nën juridiksionin e Vilajetit të SHKODËRS, kurse më vonë nën atë të Vilajetit të Kosovës, ku përfshihej në prefekturën e PEJËS.

--- Krahina ka dy qendra të vogla qytetare. Njëra prej tyre, Gucia ka qenë quajtur "FORTESA Vetëmbrojtse " për shkak té pozicionit shumë té mbrojtur. Në të mund depertohej vetëm nga lindja, përmes një gryke nëpër cilën zbresinlumenjté Bistricë e Poçamkëz. Krahu ndërmjet Hanit të JUSUFIT dhe KUÇIT është i mbyllur nga lugina e lumit LIM. Këtu ndodhet gryka e Sutjëskës historike, e cila kujtohet për luftimet e vazhdueshme që janë bërë gjatë shekujve ndërmjet Shqiptarve dhe malazezëve. Kurse nga krahu tjetër përshkon fushën lumi GËRÇAR.

-- Qyteza e GUCISË në kohën e LIDHJES Shqiptare të PRIZRENIT, më 1878 tën, përbëhej nga 400 shtëpi, të gjitha Shqiptarë, ku banonin rreth 4500 frymë. Afro 6000 frymë të tjera numëronte popullsia fshatare e rrethinave të qytetit.

--- Tregu i GUCISË kishte 50 dyqane dhe në mes një shesh té bukur të quajtur " BEGLLAK ". Aty më parë ka qené edhe Rezidenca e ALI PASHË GUCISË, me një pallat mjaft madhështor për vendin, që quhej " KËRSHLLA ".

--- Qendra tjetër e krahinës , PLAVA, ishte gjithashtu një qytet i vogël, por me një të kaluar historike më të hershme në krahasim me Gucinë. Deri më 1919 kanë ekzistuar dëshmi arkeologjike për zhvillimin e dukshëm të saj gjatë periudhës së pushtimit ROMAK. Eshtë fjala për gurë e shtylla mermeri të gdhendura me finesë, të cilat me kohë u pérvetsuan nga banorët dhe u përdorën në ndërtimin e kullave të tyre. Gjithsesi rrënojat e vjetra përbëjnë dëshmi të pakundërshtueshme për zhvillimin e regjionit të Plavës në periudhën e antikitetit. Madje ka ndonjë pohim se gjatë viteve të lulëzimit të qytetërimit ROMAK Plava paska qenë " një republikë e pavarur ".

--- Duke qenë për shumë kohë qendra më e rëndsishme e krahinës qyteza e Plavës disa heré ka qenë bërë objekt i sulmeve serbe dhe ishte rrënuar prej tyre. Historia u përsërut edhe gjaté pushtimit Osman. Për shkak të qëndresës heroike ajo përsëri u përgjak. por, me gjithë shkatrrimet e përsëritura nga pushtuesit e ndryshëm, Plava në kohën e Lidhjes së PRIZERENIT ishte një qendër me 360 shtëpi dhe me një popullsi prej afro 4000 frymësh. Kurse fshatarsia për rreth numronte rreth 10 000 frymë.

--- Zhvillimi i Plavës si qytet nuk mund të kuptohet pa zhvillimin ekonomik Té tij. Rrugët e kalimit që e pershkonin në disa drejtime i dhanë qytetit mundësinë e komunikimit, përmes karavaneve të kuajve, me Rrafshin e DUKAGJINIT nga njëra anë dhe me Shkodrën nga ana tjetër. Kjo krijoi mundësinë që aty të koncentrohej tregtia e produkteve blegtorale të vendit. Por rritjen e tregut të Plavës e favorizoi edhe kalimi tranzit nëpër të i prodhimeve blegtorale të PESHTERIT, të cilat gravitonin drejt Shkodërs. Shitblerja e bylmetarve, leshit, lëkurave, madje edhe e gjäsë së gjallë, sidomos i dhenve të racës së famshme "PESHTERI", që zbriste drejt qytetit të madh dhe bregud të detit, ndikoi që tregu i Plavës të rritej më tepër se ai i Gucisë. Në fillim të shekullit tonë ai përbëhej nga afro 100 dyqane. Dora - dorës u ripërtritën edhe sekttorët e banimit, të cilët ishin të organizuar në 7 lagje të vogla të ndërtuara mbi 7 kodra piktoreske, që lakoheshin pranë njëra - tjetërs, duke krijuar një panoramë të rrallë. Arkitekturën e qytetit plotësonin 3 xhami, por stoli e vërtetë ishte për të "KALAJA e SHEHRIT ", një objekt i vjetër historik me vlerë, i realizuar me 3 Kulla rrumbullakta të përforcuara me bedena.

--- Për shkak të pozicionit, por edhe të historisë së saj të trazuar, Plava ka qenë quajtur " KËSHTJELLA e PAMPOSHTUR " e vendit dhe " MBUROJË e Rrafshit të DUKAGJINIT ".


Edituar për herë të fundit nga Arbër. në Tue Sep 21, 2010 3:24 am, edituar 2 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii

Male
Numri i postimeve : 3261
Age : 38
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Video historike  Empty
MesazhTitulli: Re: Video historike    Video historike  EmptySat Sep 18, 2010 6:30 pm

Arber te flm, per keto video shume prekse.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kostandin
Fillestar/e
Fillestar/e
Kostandin

Male
Numri i postimeve : 68
Age : 55
Vendi : Skrapar
Registration date : 09/09/2010

Video historike  Empty
MesazhTitulli: Re: Video historike    Video historike  EmptySat Sep 18, 2010 7:19 pm

Ja feja mor zotrinj cfare i ka bere keti populli ky eshte realitet mor te mjere pse nuk e pranojm realitetin video shume prekese dhe shume realitet i gjalle .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema

Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 53
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Video historike  Empty
MesazhTitulli: Re: Video historike    Video historike  EmptySat Sep 18, 2010 9:44 pm

feja nuk ka ba sagje problemet por qeverit as tona apsolut se nuk jan ne gjendje te ia rregullojn nji rrug te hajrit as SALA e as kta te kosoves shteti duhet perkujdeset per njerz e vet. pos tjerash shteti esht pergjegjes per te gjitha, kshtu e shoh un.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Video historike  Empty
MesazhTitulli: Re: Video historike    Video historike  EmptySat Sep 18, 2010 10:07 pm

Historia E Camerisë





Çamët nuk kërkojnë ndryshim kufijsh, por rikthim në trojet e të parëve.

Trojet e pamundura nga harresa, shtepite gjysme germadhe dhe varret e te pareve, jane ajri qe kerkojne me ngut mushkerite çame. Larg endrres se pafund per to, çamet kerkojne rikthim ne mezhdat e arave, ku ata pane diellin qe kur linden. Jane shtetas greke dhe si te tille, kerkojne ate çfare garanton Kushtetuta e ketij vendi demokratik, te drejtat e tyre baraz me helenet. Por eshte muri grek, ai qe ka privuar dhe vazhdon te privoje çamet.

Zeri i se drejtes çame ne dyert e Evropes. Pas 58 vjetesh perpjekjesh te pashoresa, populli çam insiston per te fituar te drejtat e tij, pertej kufijve shqiptare; aty ku mbrohen te drejtat e njeriut, ne Gjykaten e Strasburgut. Tashme dosja eshte gati. Brenda saj, fakte e dokumenta autentike hedhin drite per te shkuaren e zeze te Çamerise dhe per realitetin po aq mohues te çameve te sotem. Drejtues te Shoqerise Patriotike Atdhetare "Çameria" tregojne, se pas shume trokitjeshte pafat ne dyert e shteti shqiptar e atij grek, ne kerkim te te drejtave te tyre legjitime, do te trokasin shume shpejt ne porten e Strasburgut. Padise se ketij komuniteti, perpiluar brenda nje dosje voluminoze i kane ardhur ne ndihme arkivat e shtetit shqiptar, deri dhe senduqet e "fortifikuara" prej mese gjysem shekulli te çameve. Nderkohe, kerkesat e çameve ndaj institucionit te njohur te se drejtes ne Kontinentin europian (Gjykates se Strasburgut), jane te qarta dhe ne sinkron me te drejtat e garantuara nga konventat nderkombetare. Çamet nuk kerkojne ndryshim kufijsh, por rikthim ne trojet e te pareve, marrjen e shtetesise greke, demshperblim per te gjitha demet qe shteti grek u ka shkaktuar atyre, qe arrin shifren e 2 miliard e 800 milione dollareve. Jo vetem kaq. Momenti per çamet kesaj here eshte i pandalshem. Drejtuesit e Sh.P.A. "Çameria", do ta percjellin dosjen dhe ne Gjykaten e Hages, ku perfaqesuesve te saj nepermjet dokumenteve te shumta historike, do t’u behet e ditur masakra e pergjakshme greke mbi popullsine çame. Momentalisht, "diplomacia" çame po zgjidh disa gjera te "vogla" me shtetin shqiptar. Ne fillim te muajit qe shkoi, Sh.P.A. "Çameria", hapi gjyq ne Gjykaten e Shkalles se Pare te Tiranes, per abrogimin e dekretit te Presidiumit te Kuvendit Popullor, te viti 1953, i cili ne kundershtim me Kushtetuten u hoqi nenshtetesine greke çameve.

Dosja "Çame" ne portat e Strasburgut

Trojet e pamundura nga harresa, shtepite gjysme germadhe dhe varret e te pareve, jane ajri qe kerkojne me ngut mushkerite çame. Larg endrres se pafund per to, çamet kerkojne rikthim ne mezhdat e arave, ku ata pane diellin qe kur linden. Jane shtetas greke dhe si te tille, kerkojne ate çfare garanton Kushtetuta e ketij vendi demokratik, te drejtat e tyre baraz me helenet. Por eshte muri grek, ai qe ka privuar dhe vazhdon te privoje çamet. Per te shembur njehere e pergjithmone kete bariere absurde, Sh.P.A. "Çameria" do t’i drejtohet Gjykates se Strasburgut. Perpara se te dorezoje padine shoqeruar me dosjen perkatese, perfaqesuesit e kesaj shoqerie kane kerkuar konsulence juridike. "Ne pergatitjen e dosjes "Çame" na kane ndihmuar konsulente juridik, si avokati Rustem Gjata. Nderkohe do te kerkojme ndihme edhe nga perfaqesues te shtetit shqiptarne Strasburg dhe nga konsulente te huaj, te cilet jane te gatshem te ndihmojne ne zgjidhjen e drejte te problemit çam". Sipas zotit Biraçi, dosja "Çame" eshte voluminioze. Per perpilimin e saj eshte germuar ne arkivat e shtetit shqiptar (dokumenta origjinale per çamet ka dhe arkivi grek i Gumenices dhe arkivi turk). Eshte siguruar dokumentacioni per 25 mije familje çame. Tashme nuk perben sekret se cfare permban dosja "Çame". Ajo eshte e kompletuar me te gjitha dokumentet (origjinale) e pronesise se çameve, me deklarata personale per ata qe kane humbur dokumentat. Ne dispozicion te dosjes "Çame" jane vene dhe pasaporta te vjetra qe ata nuk i kane dorezuar deri dhe fatura para vitit 1945. E rralle, Çamet per kete dosje kane hapur dhe senduqet e vjetra, ku kane nxjerre leterkembimet me te surgjynosurit e tyre ne burgjet e ishujve te Egjeut. Perkrah ketyre dokumentave, çamet kane renditur kerkesat e tyre. Brenda logjikes se kohes dhe ngjarjeve, çamet kerkojne rikthim ne shtepite e tyre ne Çameri. Fitimin e nenshtetesise greke, si dhe demshperblim per te gjitha demet qe u ka shkaktuar shteti grek, perfshi dhe ate njerezor. 4900 çame jane vrare, therrur e djegur barbarisht nga mercenaret greke te kryesuar nga gjenerali i zi, Napolon Zerva. Koka te prera, gjine te shkrumbuar, femije te rrjepur, vajza te perdhunuara, qindra te vdekur urie perrenjve e skerkave gjate rruges se kthimit per ne Shqiperi... Nje skene e zakonshme çame per greket barbare ne vitet 1944 - 45. "Bij, bijte e mi. Ç’thate valle kur ju shpuan me thika?" Nje vaj i kahershem, rrenqethes njerezor do te trokase edhe ne Gjykaten e Hages. Viktimat e genocidit te pashembullt grek kerkojne denimin e ekzekutoreve te asaj kohe. Emrat famekeq te masakres çame, ende vertiten te gjalle ne kujtesen e te moshuarve, deshmitare te tragjedise se asaj kohe. Jane nje liste e tere autoresh greke, te vdekur dhe te gjalle, midis te cileve: Zerva i tmerrshem, Doroteu, Ziko, Kola Gulla, Spiro Kaço. Jane varrezat masive ne qytetet: Paramithi e Filat dhe monumenti i Zerves ne Gumenice (me fytyren e doren drejt Shqiperise), deshmia e gjalle e nje epoke te eger spastrimi mbi popullisine çame. Dosja "Çame" ne Hage, nuk eshte gje tjeter veçse simoter e masakrave naziste, vazhde e shfarrosjes se praktikuar mbi kosovaret nga genocidi serb i ideuar nga udheheqesi i tij shpirteror, Sllobodan Millosheviç. Ndersa Sllobo eshte ulur perpara gjykatesve te Hages, çamet kerkojne te njejten gje, ndeshkimin e xhelateve greke.
Nje gjyq "ilegal". Keshtu mund te cilesohet fillimi i proçesit gjyqesor i hapur nga perfaqesues te Sh.P.A. "Çameria", ne fillim te muajit qe shkoi, per abrogimin e dekretit qe u hoqi nenshtetesine greke çameve. Gjithcka u perpilua me kujdes dhe ne heshtje. Pakkush e dinte, se ne Gjykaten e Shkalles se pare te Tiranes, po zhvilloheshin seancat e para per rrezimin e dekretit te nxjerre ne vitin 1953 nga shteti diktatorial. Te lodhur dhe gjithnje te deshtuar ne kerkesat e tyre prane qeverise shqiptare per abrogimin e ketij dekreti, i cili citohet te jete antikushtetues, perfaqesuesit e Sh.P.A. "Çameria", kishin frike te benin publik fillimin e proçesit per rrezimin e tij. Heshtja e qeveritareve shqiptare perproblemin çam, ishte shtysa se berja publike e gjyqit do te pasonte me "pengesat" e para te servirura nga burokrate qe veten ne raste fushatash kujtohen ta zene ne goje ate. "Frika konsiston ne ate qe zyrtare shqiptare gabimisht mendojne, se dhenia e nenshtetesise greke çameve, do te thote heqje te nenshtetesise shqiptare. Eshte e drejte e jona te mbajme ate shtetesi qe kemi pasur dhe qe padrejtesisht na u hoq ne menyre kolektive. Dhenia e nenshtetesise eshte hapi i pare per zgjidhjen e problemit çam".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema

Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 53
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Video historike  Empty
MesazhTitulli: Re: Video historike    Video historike  EmptySat Sep 18, 2010 11:04 pm

Qamet nuk kerkojm ndryshim kufijsh, sa qesharake dhe inerte!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Video historike  Empty
MesazhTitulli: Re: Video historike    Video historike  EmptySat Sep 18, 2010 11:06 pm

Mire eshte aj text Xhema , nuk kerkojne ndryshim kufijsh por kerkojne token e vet .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Video historike  Empty
MesazhTitulli: Re: Video historike    Video historike  EmptySun Sep 19, 2010 11:55 pm

28 Nëntori- Dita kur u ngrit flamuri ne Shqipëri







28 Nëntori- Dita kur u ngrit flamuri ne Shqipëri

Në dhjetë vjetëshin e parë te shek. XX. shqiptarët organizuan kryengritje të shumta, duke përfshirë qytete të ndryshme, pra edhe Preshevën. Edhe përkundër rrethanave të ndërlikuara ndërkombëtare, luftën për çlirim dhe pavarësi populli shqiptar nuk e ndali. Hasan Prishtina, deputeti i Kosovës në dhomën e deputetëve në Parlamentin osman më 11 janar 1912, bëri një diskutim të fuqishëm në favor të çështjes kombëtare shqiptare. Nga ky diskutim, lindi takimi në lagjën Taksim, i deputetëve shqiptarë, që paraqet marrëveshjen se “për Shqipërin nuk ka tjetër mjet vetëm të fitojë me një kryengritje të përgjithëshme”.

Në këtë mbledhje, si e quajti Hasan Prishtina “Komplot i Taksimit”, rol vendimtarë luajtën dy figura të shquara të Kombit, Ismajl Qemali dhe Hasan Prishtina. Nga marrëveshja e Taksimit, me punën e patriotëve shqiptarë, në trojet shqiptare dolën besëlidhjet e krahinave, si e Lezhës, Bregut te Matit, Dibrës e tjera, deri te Kuvendi i Junikut (21-25 maj 1912).

Me inisiativën e Hasan Prishitnës aprovohet programi i kryengritjes e që parashihej 1. Caktimi i kufijëve, 2. Krijimi i një administrate shqiptare, 3. Ngritja e flamurit kombëtarë, 4. Njohja e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare, 5. Në Shqipëri të sundojë guvernori shqiptare i zgjedhur nga përfaqësuesit e popullit, etj. Si dhe për zbatimin e këtyre kërkesave të jenë garantues fuqitë e mëdha. Këto kërkesa, de facto, ishin për pavarësinë e Shqipërisë. Mirëpo ato nuk u aprovuan nga Porta e Lartë e Stambollit, prandaj kryengritja e përgjithshme shqiptare vazhdoi në të gjitha trojet shqiptare.

Aleanca e shteteve ballkanike që u krijua dhe u zgjerua gjatë periudhës mars-shtator 1912 në lidhje me Perandorinë Osmane, kishte karakter çlirimtar, por në krahasim me trojet shqiptare kishte karakter pushtues- grabitqar. Secili fqi ballkanik, kishte bërë planet që të shkëpuste nga një pjesë të Shqipërisë. Pas mobilizimit të ushtrisë të Aleancës Ballkanike në fund të shtatorit edhe Porta e Lartë e mobilizoi ushtrine e vet. Më 8 tetor 1912, Mali i zi i pari shpalli luftë Turqisë, më 17 tetor Serbia dhe Bullgaria, ndërsa një ditë me vonë edhe Greqia.

Kështu filloi Lufta e Parë Ballkanike, ndërsa për shqiptarët filloi një nga periudhat më të vështira të historisë. Pjesa lindore e Vilajetit të Kosovës (Presheva, Bujanoci si dhe viset tjera) u detyruan t`i lënë vatrat e tyre shekullore nga depërtimi i ushtrisë serbe. Përzënia nga Sanxhaku i Nishit kishte mbjellur frikë tek shqiptarët me masakrat e egra. Prandaj pjesa dërmuese e tyre u vendos në Shkup e rrethinë, ku qëndroi disa javë. Pas “qetësisë” së krijuar, ata u kthyen në shtëpitë e tyre, por pyetja ishte çka gjetën nga pasuritë e tyre dhe si e kaluan dimrin. Njerëzit me bindje se nuk do të ndodhë asgjë me ta , pësuan humbje njerëzish, djegje të shtëpive, plaçkitje të pasurive, e shumë çka tjetër.

Kur në rrethanat diplomatike dhe shtypin evropian filloi të flitet për nevojën e ndryshimeve territoriale në Ballkan, patriotët shqiptarë vendosën që të marrin një veprim të ri politik, qëllimi i të cilit ishte të ruhej tërësia e tokave shqiptare dhe të mblidhej një kuvend kombëtarë që do të vendoste për fatin e saj. Inisiativën për këtë veprim të ri e morën Ismajl Qemali e Luigj Gurakuqi.

Kuvendi i Vlorës

Duke mos marrë parasyshë rrethanat, se edhe në mos arrinin të gjithë përfaqësuesit e krahinave të ndryshme shqiptare, më 28 nëntorë 1912, në orën 14.30, u hap Kuvendi Kombëtarë i Vlorës, në të cilin morën pjesë përfaqësues të shtresave të ndryshme të popullit shqiptarë. Në seancën e parë të këtij Kuvendi, fjalën hyrëse e paraqiti Ismajl Qemali në të cilën e paraqiti gjendjen e Shqipërisë dhe i përcaktoi masat e ngutshme që duhej të ndërrmerren. Shqiptarët tha ai, nuk harruan as gjuhën e as kombësinë e tyre dhe prova më e mirë janë përpjekjet dhe kryengritjet që bënë pa ndërprerë, e sidomos në katër vitet e fundit për të ruajtur të drejtat dhe zakonet e tyre. Në vazhdim, ai tha se: populli na zgjodhi dhe na dërgoi në këtë tubim historik që të ndërmerret shpëtimin e atdheut, e shpëtimi i vetëm është liria. Prandaj, duke mbështetur mbi dëshirat e shenjëta dhe me vullnetin e patundur të gjithë popullit, dhe me përfaqësuesit e tij e shpallim Shqipërin të mëvetësuar, të lirë dhe të pavarur.

Në vazhdimin e punës së Kuvendit të Vlorës, më 4 dhjetor 1912, u bë zgjedhja e plotë e qeverisë, ku bënin pjesë: Ismajl Qemali, kryeministër dhe ministër i punëve të jashtme, Dom Nikollë Kaçori, nënkryetar, Myfit Bej Libhova, ministër i i punëve të brenshmë, Abdi Bej Toptani, ministër i finansave, Mehmet Pashë Dërralla, ministër i mbrojtjes kombëtare, Petro Poga, ministër i arsimit, Mit`hat Frashëri, ministër i punëve botërore, Pandeli Cale, ministër i PTT-së.

Në Kuvendin e shpalljes së Pavarësisë nuk morën pjesë: Hasan Prishtina, Idriz Seferi, Nexhip Draga, Sahit Hoxha, e të tjerë përshkak se u internuan në burgun e Kalasë së Beogradit (në Kalemegdan) dhe u mbajtën deri në prill të vitit 1913.

Shpallja e Pavarësis së Shqipërisë është një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë tonë kombëtare. Ajo shënoi jo vetëm çlirimin nga zgjedhja shumëshekullore turke-osmane, por iu dha grusht vendimtarë pretendimeve territoriale të shteteve fqinje, edhe pse fatëkeqsishtë nga ajo ditë e deri më sot më se gjysma e trojeve shqiptare mbetën jashtë kufirit të shtetit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Video historike  Empty
MesazhTitulli: Re: Video historike    Video historike  EmptyMon Sep 20, 2010 5:25 pm

Mehmet Ali Pasha: Themeluesi i shtetit të Egjiptit modern





Dinastia shqiptare qe udhehoqi per 150 vjet me rradhe Egjyptin :


Video historike  Attachment

Muhamed Aliu - Shqiptari që themeloj mbretërinë e Egjyptit

Lindja dhe karriera

Video historike  220px-Muhamed_Ali_PashaVideo historike  Magnify-clip



Mehmet Ali Pasha (1769-1849) i njohur me emrin Muhamed Ali, lindi në Kavalla, në perandorinë osmane të atëhershme, qytet i cili ndodhet sot në Greqi.Për Mehmet Aliun tregohet që të ketë lindur në një familje të thjeshtë shqiptare, dhe pasi Mehmeti për njëfarë kohë është marrë me tregti nëpër Çamëri, më vonë ka vendosur që t'i bashkohet ushtrisë së perandorisë osmane. Për Mehmet Aliun tregohet se edhe pse nuk ka ditur të shkruajë dhe të lexojë ka qenë një njeri i mençur dhe largpamës, gjë që e bëri atë të bëjë karrierë në ditët e më pasme të jetës.Në ditët kur Napoleon Bonoparti pushtoi Egjiptin i cili që nga koha e Sulltan Selimit kishte qenë pjesë e pandashme e perandorisë osmane, Mehmet Aliu, ashtu si edhe shumë myslimanë të tjerë, shtetas të perandorisë u ngrit për të mbrojtur këtë tokë të perandorisë osmane nga këta kolonizator të rinj.Në krye të një batalioni me shqiptar, Mehmet Aliu marshoi drejt Egjiptit, ku pas përpjekjeve të ndryshme luftarake me francezët më në fund, Egjipti u çlirua nga zgjedha Bonaparte. Pas çlirimit të Egjiptit dhe mosmarrëveshjeve të ndryshme civile, më në fund në vitin 1805 Mehmet Aliu më këshillën e sheikut të Azharit, morri fermanin nga Sulltani për tu bërë guvernator i Egjiptit së bashku me titullin Pasha.Eliminimi i kundërshtareve politike

Video historike  220px-Sultan_mohemmed_aliVideo historike  Magnify-clip



Duke parë situatën e prapambetur të Egjiptit të asaj kohë, Mehmet Aliu ishte ai që filloi zhvillimin e vendit. Por si rrjedhoje e konflikteve me çifligaret vendas (Mamluket), intrigat e tyre, kërcënimet ndaj Mehmet Aliut dhe mosbindshmërinë ndaj rregullave të shtetit, Mehmet Aliu me rastin e dërgimit të birit të tij Tosum Pasha në Arabi kundër "Vehabive" organizoi një darke për të gjithë parinë vendase Memluke (këtu fillon konspiracia Arabe J).Pasiqe i ftoi të gjithë Memaliket në kështjellën e tij, Mehmet Aliu që e kishte rrethuar kështjellën me rojet e tij Shqiptar, i urdhëroi ata që të ekzekutonin të gjithë kundërshtaret e tij që i kishte ftuar atë natë në kështjellë. Pas këtij veprimi, Mehmet Aliu e siguroi njëherë e përgjithmonë pushtetin e tij mbi Egjipt, pasiqe ai arriti që ti eliminojë rivalet e tij në atë mbrëmje. Nga ky akt, sa mizor dhe i pabese i Mehmet Aliut, shumë Memluk që shpëtuan, filluan të nxisin urrejtjen arabe kundër Mehmet Aliut që mbahet si i pari politikan Makiavelian në historinë moderne Islame.
Luftërat e Mehmet AliutVideo historike  220px-Ottoman_1683Video historike  Magnify-clip
Perdoria Osmane


Një nga zotësitë kryesore që Shqiptaret kanë pasur në Perandorin Osman, kanë qenë arti i luftës. Kështu që nga ditët e marrjes së Egjiptit, e deri në ditët e fundit të jetës së tij, Mehmet Aliu, me ndihmen e djemve të tij zhvilloi mjaft beteja të suksesshme nëpër botë.Nga të parat ekspedita luftarake që Mehmet Aliu organizoi ishin disa fushata me radhë që Mehmet Aliu, me urdhër të Sulltanit kreu në Arabi kundër "Vehabive", ku djemtë e tij, Tosum dhe Ibrahim Pasha arritën që kryengritjen e Saudeve në Arabi ta shype dhe të ktheje qytetet e shenjta të Mekes dhe Medinës në gjendje paqeje, nga ku Haxhijte dhe Umraxhijnte të mund të kryenin vizitat e tyre në token e shenjte në mënyrë të qete dhe pa probleme.Nga vitet 1820 deri më 1822 Mehmet Aliu filloi ekspeditat kundër Sudanit, ku në 1823 Mehmet Aliu themeloi shtetin e Sudanit dhe Khartumin si kryeqytet të tij. Më 1824, si rrjedhoje e kryengritjeve të barbareve në Greqi, Sulltan Mahmudi i II që nuk mund të ta shtypte dot këtë rebelim Grek, thërriti në ndihme Mehmet Aliun, i cili duke çuar në krye të kësaj ekspedite djalin e tij Ibrahim Pasha arriti që të shuaje dhe shtype revoltat në Greqi. Si rrjedhoje e kësaj fitore, Mehmet Aliu u shpërblye nga Sulltani që të bëhej edhe guvernator i Kretës. Por fuqitë e mëdha (Britania e Madhe, Franca, Rusia), duke pare shtrirjen e gjere që Mehmet Aliu pati që nga Sudani e deri në Kretë, më 1827 dërguan armatat e tyre për të luftuar Ibrahim Pashen, të birin e Mehmet Aliut, i cili pas përplasjes me fuqitë e mëdha u thye, dhe u detyrua që të lëshojë shtypjen e terrorizmit Grek.Si rrjedhoje e disa mbeturinave Mamluke që kishin lënë Egjiptin pas masakrës së Mehmet Aliut, shumë prej tyre që nga Siria kryenin akte sabotazhi kundër Mehmet Aliut. Për këtë arsye në 1831 Mehmet Aliu u detyrua që të pushtoje Sirine dhe të ndjeke Mamluket e hikur. Por kjo hapje e madhe e Mehmet Aliut e zemëroi Sulltan Mahmudin i cili hyri në konflikt me Mehmet Aliun (besohet se e këte lufte ka influencuar nje armik personal i Mehmet Aliut që ishte këshilltar i Sulltanit). Pas betejës së 1839 djali i Mehmet Aliut, Ibrahim Pasha i cili theu ushtrinë Osmane, filloi marshin për në Anadoll, ku sipas shumë historianeve ambiciet e Mehmet Aliut ishin që ai tu bënte Sulltan i shtetit Islam. Por duke parë forcën dhe vitalitetin e Mehmet Aliut fuqitë e mëdha e ndaluan dhe kërcënuan serisht Mehmet Aliun që të mos avanconte me tej. Nëse ky plan do të kishte ndodhur, bota nuk do ti njihte me Shtetet e Bashkuara Islame, si Khalifati Osmanli, por do ta njihnin si Khalifati Shqiptar kështu që Dom Ndocet e Dom Leshët e sodit duhet të gjenin shpifje të reja kundër Islamit Shqiptar.Pas kësaj përpjekje të fundit, Mehmet Aliu u tërhoq në Egjipt ku atij iu njoh e drejta e Khedivllekut mbi Egjipt (mbretërisë), nga ku gjenerata e nipërve të tij udhëhoqi deri në vitin 1956.Arritjet e Mehmet Aliut

Video historike  220px-Mosquee_mehemet_ali_le_caireVideo historike  Magnify-clip
Xhamia e Muhamed Ali Pashës në Kairo, Egjipt


Cami Mehmet Ali, përvec betejave të tija të suksesshme në botën Islame, mbahet si i pari modernizues i botes Islame. Ai ishte i pari që në boten Islame futi shtypshkronjën, ndërtoi fabrika, ndërtoi sisteme moderne për shtetet ku ai udhëhoqi. Ne veçanti, vepra të Mehmet Aliut që vlejnë për tu theksuar janë : Krijimi i Egjiptit si shtet, modernizimi, ndërtimi i qyteteve, qendrave tregtare, qendrave industriale etj.Krijimi i Sudanit si shtet, emancipimi i shoqërisë Sudaneze dhe dhënies së saj të një fizionomie qytetare (Hadara) përndryshe nga fizionomia fshatare (Badava) që Sudani kishte përpara ardhjes së Mehmet Aliut.Emancipimi i shoqërisë Egjiptiane, që sot është zemra e botës Arabe, ku nëpërmjet aktivizimit të shoqërisë vendase beduino - felahe në jetën shoqërore qytetare (Hadara), Mehmet Aliu është ai që mbahet si arkitekt i Intelektualizmit dhe Iluminizmit arab abham Al - Xhedid ; që do të thotë sistemi i ri dhe ka të bëjë me atë se Mehmet Aliu ishte ai që për herë të parë në botën Islame, krijoi një ushtri me të vërtet profesionale, dhe mjaft herë më të avancuar sesa ajo e Osmanëve. Vetë suksesi i ushtrive të Mehmet Aliut nëpër botë, i tregoi Sultan Muratit së Sistemi Osman ishte vjetruar, gjë që e coi Sulltani që pas Mehmet Aliut të shpalli edhe ai "Nidham Al Xhedidin'" ala - Turce, por që asnjëherë nuk arriti suksesin e Mehmet Aliut.Dhe pse pasardhësit e Mehmet Aliut më vonë u korruptuan dhe e dobësuan Egjiptin që Mehmet Aliu themeloi, sërisht vlerat e Mehmet Aliut për zemrën e sotshme të botës Arabo - Islame janë të panumërta. Me të drejtë për punën në themelimin e Egjiptit dhe ringjalljen Arabe që zë rrënje aty, Mehmet Ali Shqiptari mbahet si themeluesi dhe illuminatori i intelektualizmit Arab.http://sq.wikipedia.org/wiki/Muhamed_Ali_Pasha

Foto te shqiptareve ne Egjipt

Video historike  Bashi-Bazouk_singing

Video historike  Egyptian_Recruits_crossing_the_Dese

Video historike  The_Chess_Players

Familja Shqiptare qe sundoi per 150 vjet Egjiptin

Video historike  Ibrahimpashaaa8

Ibrahim Pasha

Video historike  200pxabbasi1rx6

Abaz Pasha 1

Video historike  Saidpashagk9

Said Pasha

Video historike  Ismailpashahu7

Ismail Pasha

Video historike  Tefikpashapu0

Tefik Pasha

Video historike  Abazpasha2zn3

Abaz Pasha 2

Video historike  Fuatpashaag9

Fuat Pasha

Video historike  Farukpashaej3

Faruk Pasha


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii

Male
Numri i postimeve : 3261
Age : 38
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Video historike  Empty
MesazhTitulli: Re: Video historike    Video historike  EmptyMon Sep 20, 2010 10:30 pm

O Arber shqiptaret ndertun shume shtete pore ende nuk ndertun shqiperin, mendoj se ky shekull do jete shekulli i shiptarve...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Video historike  Empty
MesazhTitulli: Re: Video historike    Video historike  EmptyMon Sep 20, 2010 10:40 pm

Shqiptarët e Ukrainës 500 vjet e ruajtën gjuhën





Jane kater fshatra qe flasin shqip ne veriun e ftohte. Ata kane ruajtur traditat gjuhesore dhe zakonet. Ja rrefimi i shqiptareve qe beshkejetojne me dy kulturat e largeta.

Janë katër fshatra qe banohen nga shqiptare te vendosur atje rreth shekullit te XVIII. Zonat quhen Karakurt (sot Zhovtnjovoje), Devneskoje (Taz), Gjeorgjevka (Tyshki), dhe Gamovra (Xhandran). Fshati kryesor quhet Karakurt. Këta shqiptare mbijetojnë fale dëshirës për te ruajtur gjuhen dhe traditat e tyre te hershme.

Karakteristikat e tyre
Fshatrat kane një urbanistike të thjeshtë. Shtëpitë fillimisht qene ndërtuar prej balte te pjekur, me pas u përdor guri i gdhendur dhe u bene me monumentale.

Hyrja ne shtëpi behet nëpërmjet dhomës se zjarrit. Ne njërën ane është dhoma e vogël e ndenjes dhe ne anën tjetër është dhoma e madhe e miqve.

Ne këto shtëpi gatuhet me oxhak. Aty është furra,(kymbet) dhe pranë saj minderi prej balte. Pjesa e brendshme zbukurohet me qilima dekorative, dhomat kane mobilje druri dhe një furre ne oborr te shtëpisë.

Pranë katër fshatrave ndodhet nga një kishe e cila kryen te gjitha rritet fetare sipas mënyrës traditës se hershme. Popullsia shqiptare e këtyre fshatrave i ruan traditat e veta, pasi ata kane folklorin gojor dhe koreografik.

Gratë thurin qilima me motive shqiptare dhe përdorin zbukurimet prej argjendi me motive te vjetra. Vathet janë ne forme unaze dhe ruhen ne vite, kostumet e hershme kombëtare, dhe paftate e brezit prej argjendi.

histori
Shqiptaret e Ukrainës fillimisht u vendosen ne veri te Odeses 220 km ne fshatin Karakut se bashku me bullgaret dhe gagauzet. Ne fillim te vitit 1860 një pjese e fshatit Karakut u shpërngul ne rajonin e brigjeve te detit Azov rreth 10 km larg, ku u themeluan 3 fshatra, Devnenskoje, GJeorgjevka, Gamovra ku jetojnë edhe sot. Këtë toke ja dhuroi Katerina -II- e Rusisë.

Ata kane nevoje për shqiptare, pasi nuk kane njerëz për t’i mësuar gjuhen shqipe. Ne arkivin e tyre ruhen një numër i madhe fotografish te vjetra dhe kostume prej 195 vjetësh qe kur kane ardhur këtu.

Është për te ardhur keq deri me sot, pasi asnjë dijetar shqiptar i Institutit te Kulturës Popullore nuk ka qene ne fshatrat shqiptare te Odeses.

Nuk mund te kuptohet dot pse askush nuk ka qene i interesuar te takoje këta njerez, te vizitoje shtëpitë e tyre dhe te shohin si ata e ruajnë me aq fanatizëm traditat e tyre shqiptare.

Te gjithë kane diçka për te treguar, për kohen e vështirë qe kane kaluar qe kur kane mbërritur ne këto zona, madje problemet duket se nuk janë mbaruar edhe tani qe kohet kane ndryshuar rrënjësisht.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Video historike  Empty
MesazhTitulli: Re: Video historike    Video historike  EmptyTue Sep 21, 2010 9:16 pm

Hasan Prishtina






Hasan Prishtina lindi më 1873 në Vushtrri në një familje patriote, u vra më 14 gusht 1933 në Selanik me atentat. Ishte patriot e demokrat revolucionar i shquar që luftoi për lirinë e pavarësinë e atdheut, për demokratizimin e jetës së vendit, për çlirimin e Kosovës nga zgjedha serbomadhe dhe bashkimin e saj me shtetin shqiptar.
Studimet e larta i kreu në Stamboll për shkencat politiko-juridike. Në vitet 1908-1912 u zgjodh tri herë deputet në parlamentin osman, të cilin e përdori si tribunë për mbrojtjen e të drejtave kombëtare të shqiptarëve.
Në fillim të vitit 1912 së bashku me Ismail Qemalin ishte ndër nismëtarët për organizimin e Kryengritjes së Përgjithshme të Armatosur në Shqipëri ku u shqua si udhëheqësi kryesor. Në vitin 1913 u ngarkua me detyrën e ministrit në qeverinë kombëtare të Vlorës. Me themelimin e komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” u zgjodh anëtar i tij, ndërsa në dhjetor të vitit 1919 komiteti e ngarkoi si kryetar të delegacionit të tij në Konferencën e Paqes në Paris ku do të kërkonte bashkimin me shtetin kombëtar shqiptar të Kosovës e të viseve të tjera shqiptare në Jugosllavi.
Mori pjesë aktive në përgatitjen dhe organizimin e Kongresit të Lushnjës 1920 dhe në prill të vitit 1921 u zgjodh deputet i Dibrës në parlamentin shqiptar. Në dhjetor të vitit 1921 kryesoi një ndër qeveritë më demokratike të vendit. Hasan Prishtina ishte një nga drejtuesit e organizatorët kryesorë të lëvizjes antizogiste të shkurt-marsit 1922. Gjatë viteve 1922 dhe 1923 u shqua si kundërshtar i vendosur i reaksionit të brendshëm. Shquhet si luftëtar për mbrojtjen e “Zonës neutrale” të Junikut nga forcat serbe dhe ato zogiste, si udhëheqës i lëvizjes nacionalçlirimtare dhe i çetave kryengritëse në Kosovë kundër sundimit serb. Hasan Prishtina mori pjesë aktive në përgatitjen e Revolucionit Demokratiko-borgjez të qershorit të vitit 1924, luftoi për vënien në jetë të programit të qeverisë demokratike të dalë nga ky revolucion. Në shtator të vitit 1924 në krye të një delegacioni në emër të komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” shkoi në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë ku protestoi kundër barbarizmave mbi popullsinë shqiptare të qarqeve shoviniste serbe në Kosovë.
Pas dështimit të revolucionit të 1924-ës u largua jashtë atdheut. Gjatë tërë kohës në mërgim (1925-1933) qëndroi në krahun më të përparuar të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. E vazhdoi luftën kundër regjimeve diktatoriale e monarkofashiste, kundër tiranisë zogiste në Shqipëri dhe zgjedhës shoviniste serbomadhe në Kosovë. Nën drejtimin e tij, u themelua “Komiteti i Çlirimit të Kosovës” i cili veproi jashtë vendit krahas Komitetit të Çlirimit Nacional. Hasan Prishtina luftën çlirimtare në Kosovë u përpoq ta lidhë e ta bashkërendojë me luftën e popujve të shtypur ballkanikë. Disa herë u bë nismëtar i bashkëpunimit me përfaqësuesit dhe organizatat nacionalçlirimtare të Maqedonisë, të Bosnjës, të Kroacisë e të tjerë që vuanin nën zgjedhën e regjimeve shoviniste të huaja. Hasan Prishtina kërkonte respektimin e të drejtave kombëtare të të gjithë popujve ballkanikë gjë që do të arrihej sipas tij me krijimin e shteteve kombëtare në bazë të parimit të vetëvendosjes, duke përjashtuar çdo formë të hegjemonisë së njërit ndaj tjetrit. Katër herë armiqtë organizuan kundër tij atentate me armë. Dy herë e burgosën pushtuesit serbë e bullgarë. Gjashtë herë e dënuan me vdekje xhonturqit, feudali e vegla e Serbisë Esat Toptani, qarqet shoviniste serbomadhe dhe tri herë qeveria e Ahmet Zogut. Më 14 gusht 1933 u vra në Selanik me atentat nga agjentët e Ahmet Zogut në bashkëpunim me qeverinë jugosllave. Hasan Prishtina ka lënë një varg artikujsh si edhe kujtimet e tij për kryengritjen antiosmane të 1912 që kanë vlerë për historinë e lëvizjes sonë kombëtare e demokratike. Në vitin 1977 eshtrat e tij u sollën nga Selaniku në Shqipëri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Video historike  Empty
MesazhTitulli: Re: Video historike    Video historike  EmptyWed Sep 22, 2010 9:02 pm

Adem dhe Hamza Jashari, Heronjet e Kombit








Adem Jashari


Adem Jashari lindi në Prekaz të Drenicës, më 28 nëntor 1955. Këtë vit, Shaban Jasharit babai i tij, krahas Festës së Flamurit, që e festonte për çdo mot, ju shtua edhe një festë tjetër - Ditëlindja e djalit të cilin e pagëzoi: Adem. Dhe ishte e natyrshme që mbi djepin e posa të lindurit në këtë ditë, Djepi të mbulohej me flamurin e Skënderbeut. Kështu ndodhi atë ditë në familjen Jashari, në Prekazin e Ahmet Delisë. Familjes se xha Shabanit iu shtua edhe një pushkë, në Drenicë jehuan krismat e pushkëve për flamur dhe ushtarin e posalindur të lirisë. Xha Shabanit ju duk se jehona e pushkëve që krisën për lindjen e Adem Jasharit po shpërndahej valë - valë nëpër Drenicë e Kosovë si jehona "Prite, prite Azem Galicën o heeejjj", e atij sikur ju duk se po ndëgjonte jehonën: "Prite, prite Adem Jasharin o heeejjj". S'do të ishte çudi që atë ditë, xha Shabani t'i kishte ndëgjuar të dy jehonat, se atë ditë e kaluara po e përcaktonte të ardhmen, ishin bërë një. Atë ditë, Flamuri - Lindja - krisma - jehona ishin determinim i një lavdije të madhe. Adem Jashari erdhi në këtë botë me të vetmin ndryshim nga gjithë moshatarët e tij se ky u lind në ditën e fitorevë më të lavdishme të popullit shqiptar, në Ditën e 28 Nëntorit. Kështu nisi jeta në vazhdimësi në Prekazin e lavdive të përsëritshme. Në festë me krisma e këngë edhe vdekjen e bëjnë me krisma e këngë. Xha Shabani ishte i kujdesshëm me të gjithë fëmijtë, por ndaj Ademit tregonte një kujdes të veçantë, ndoshta pse i kujtohej dita e lindjes, i kujtoheshin krismat e pushkës dhe jehonat e përsëritura të atyre krismave në 28 Nëntorin e vitit 1955. Xha Shabani ishte bujk. Pas Luftës së Dytë Botërore, për një kohë pati ushtruar profesionin e mësuesit, por për shkak të veprimtarisë atdhetare ai do të largohet nga procesi mësimor. Ai pa ndonjë kundërshti vendosi të merrej me punimin e tokës dhe edukimin e fëmijëve në frymën e atdhetarizmes. Kështu po rritej Ademi së bashku me vëllezërit më të mëdhenj, Rifatin dhe Hamzën. Ademi kishte një interesim të veçantë për armët, për të bëmat e prekaziotëve gjatë historisë e sidomos i interesonte akti tepër burrëror i Ahmet Delisë dhe ndihma që ai i pati dhënë fqiut, që ishte sulmuar nga bandat serbe. Sopata e Ahmet Delisë, ajo që bandës çetnike i ndau kokat në dysh, ishtë bërë legjendë, legjendë e historisë në mbrojtje të nderit dhe dinjitetit kombëtar. Adem Jashari kishte një interesim të veçantë për Emin Latin, prekaziotin bashkëluftëtar të Azem e Shotë Galicës, të atij brezi trimash, që në gjithë shqiptarinë njiheshin për të bëme e trimëri. Ndonëse ky brez i trimave të qartur të lirisë, Kosovës nuk i sollen çlirimin e bashkimin kombëtar, por brezave ju lan amanet: pushkët trimërore të lirisë. Ky amanet përcillej nga brezi në brez, nga luftëtari të luftëtari me porosi, që të përcillej si stafetë deri në fitoren mbi armikun e kombit. Prekazi në mënyrën më besnike e përcolli amanetin e luftëtarëve të lirisë, jo vetëm duke e mbajtur syrin në shënjestër, por duke përcjell jehonën e pushkëve të lirisë nga Prekazi në Drenicë e në Kosovë, jehonë që i mbulonte të gjitha tokat e pushtuara të Shqipërisë. A nuk e tregoi këtë edhe Kulla e Shasivar Alisë, në dimrin e ftohtë të vitit 1945? A nuk u përsërit kjo nga pasardhësi i Emin Latit me 13 maj 1981, kur Tahir Meha mbuloi me turp njësinë speciale të policisë beogradase? Të gjitha këto dhe shumë të tjera që s'u përmendën, lanë gjurmë të thella në edukimin atdhetar të Adem e Hamëz Jasharit dhe çetës së tij trime. Adem dhe Hamez Jashari do të betohen para varrit të Tahir Mehës, se do të vazhdojnë luftën për çlirim deri në fitore. Dhe, ecen guximshëm rrugës së luftëtarëve kombëtarë, duke ngritur si në cilësi e në sasi numrin e luftëtarëve të lirisë e të pavarësisë, duke ngritur cilësin e luftës çlirimtare, me çka ndryshuan rrjedhat e historisë dhe hapen një epokë të re - Epokën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Demonstratat e vitit 1981, ngjarjet e Pranverës së madhe studentore të vitit 1981, të cilat u shndërruan në Lëvizje të madhe popullore, që me vite mbajten të ndezur flakadanin e lirisë e të çlirimit të kombit, patën ndikim magjik në brezin që formuan, organizuan dhe udhëhoqen politikisht dhe ushtarakisht Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Adem Jashari dhe çeta e tij ka qenë dhe ka mbetur bërthama themeltare e UÇK-së. Në histori ndodh edhe të ndodhin ngjarje të rastsishme, por Adem Jashari, çeta dhe familja e tij nuk janë rastësi e historisë, ata me ndërgjegje e vendosmëri u përgatitën për kthesën vendimtare të historisë sonë më të re. Adem Jashari nuk shkoi rastësisht në Shqipëri për të përsosur artin e luftës, të cilin e përvetësonte me shpejtësi të rrufeshme, dallohej nga i gjithë brezi i tij. Në përgatitjet ushtarake tregoi aftësi dhe cilësi të larta në përvetësimin e artit të përdorimit të armeve të ndryshme për luftën çlirimtare. Adem Jashari, ndryshimet që po bëheshin në vitet 90, i shihte me optimizëm, prandaj sinçerisht e vendosmërisht nisi angazhimin e tij në sferën ushtarake, për organizimin e luftës çlirimtare. Adem Jashari dhe çeta e tij nuk ishin nisur në rrugën e luftës për liri për hirë të këtij apo atij lideri, pse ky apo ai i paskan sytë e zinj. Ata ishin nisur për çlirimin e Kosovës pa bërë llogari meskine, karieriste apo grabitëse. Ata e donin Kosovën e lirë e të pavarur. Ata ishin të liruar nga ideologjizmat, veç shqiptarizmës. Adem Jashari dhe çeta e tij ndryshimet politike që ndodhen në vitet 90 i priti me optimizëm, besoj shumë, por nuk do të kalojë shumë kohë dhe do të zhgënjehen se kasta e "re" e politikajve po bëhej pengesë e rrjedhave të reja të historisë, po ngulfaste shpirtin luftarak të shqiptarëve liridashës. Kur në fund të vitit 1991, në Kosovë po bëheshin arrestime të të gjithë atyre që ishin përgatitur në Shqipëri, Adem Jashari do të njoftojë çetën e tij dhe të kërkojë nga ata, që të ishin vigjilent se çdo natë armiku mund t'iu trokaste në porta. Ai do t'iu thotë shokëve: "Armët nuk i kemi marrë që t'ia dorëzojmë armikut, por që ta luftojmë deri në fishekun e fundit". Më fjalën e komandantit u pajtuan të gjithë. Dhe, nuk vonoi dita kur armiku do të trokas në portën e Jasharëve. Ishte mëngjesi i hershëm i 30 dhjetorit 1991, ku armiku me një makineri të tërë policore kishte rrethuar Jasharajt dhe kërkuan dorëzimin e Adem Jasharit dhe Jasharëve tjerë. Adem Jashari me vëllezër e shokë apelit të armikut për dorëzim ju përgjigjen me breshëri armësh nga shumë drejtime. Ishte e çartë, çeta e Prekazit kishte vendosur epokën e luftës çlirimtare, ata mes jetës se burgut e të poshtërimit kishin zgjedhur jetën e lavdisë e të lirisë, me të gjitha pasojat që mund t'i kishte. Vetëm të guximshmit nëpër kohë të ndryshme i kanë ndërruar rrjedhat e historisë, kështu ndodhi edhe me Adem Jasharin dhe çetën e tij. Kështu nisin aksionet luftarake mbi policinë e armikut, fillimisht në Drenicë, e për t'u përhapur më vonë ne Llap e Dukagjin, në Drini e kudo në Kosovë. UÇK po bëhëj shpresë për popullin dhe tmerr për armikun, armikut po i rrëshqiste dheu nën këmbë, pasigurinë e shihte të çdo kaçube. Adem Jashari ishte kudo. Ai po bëhej legjendë. Ai ishte kudo ku sulmohej armiku, ai ishte në çdo cep të Kosovës. Vetëm frikacaket nuk mund t'i besonin trimërive e të bëmave të Adem Jasharit, ata nuk dëshironin ndeshjen me armikun dhe sa herë që çeta e tij sulmonte e vriste policinë kriminale të armikut do të thonin: "Këta janë dorë e zgjatur e armikut, janë të Sheshelit apo të Arkanit etj.", - dhe kjo nuk ishte diçka e re, dikush duhej të mbulonte kolaborimin me Beogradin, por paraprakisht duhej akuzohej tjetri. Adem Jashari kishte shumë mundësi, ai kishte zgjedhur me ndërgjegje mundësinë e luftës së armatosur për liri e pavarësi, anipse ai i dinte mundësitë e veprimit luftarak të UÇK-së. Pas luftës se 26 nëntorit 1997, në Llaushë të Re, ku mori pjesë Ademi me çetën e tij, nga e cila armiku u tërhoq me bisht nën këmbë, armiku do të bëjë plane për zhdukjen e Adem Jasharit. Kjo do të ndodhë me 22 janar 1997. Një bandë kriminele kishte sulmuar familjen Jashari, me qëllim që të zhdukej kjo çerdhe e rrezikshme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Por, falë gjakftohësisë e guximit të familjes dhe ndihmes që erdhi nga çeta, armiku u tërhoq pa arritur qëllimin. Ato ditë e tërë Kosova sikur ishte në Lagjen e Jasharëve. Nuk ishte e vështirë ta kuptoje mesazhin që kishte lënë armiku. Armiku ishte tërhequr i bindur se nuk kishte gjetur mënyren e eliminimit të Adem Jasharit dhe familjes Jashari. Armiku dëshironte qoftë edhe largimin e Jasharajve nga trojet e tyre, por Jasharajt nuk i lëshonin trojet stërgjyshore. Ata as të vdekur nuk donin të shkuleshin nga vendi i tyre, për çka kishin nisur luftën. Adem Jashari dhe gjithë Jasharajt nuk e donin ikjen e poshtërimin, ata e dëshironin qëndresën, e donin lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Armiku pas disfatës së 22 janarit kishte filluar përgatitjet për një sulm të përmasave të mëdha policore dhe ushtarake, dhe ky sulm do të fillojë në mëngjesit e hershëm të 5 prillit 1998, pak ditë pasi policia armike kishte pasur një disfatë të Lisat Binak, në Likoshan. Këtë herë forca të mëdha ushtarake dhe policore e kishin rrethuar Prekazin, me orientim kryesor Lagjen e Jasharëve. Lufta për eliminimin e Jasharëve ishte e rreptë. Armiku Prekazin e kishte vendosur në rreth të hekurtë dhe sulmonte nga shumë anë me armatim të rëndë. UÇK-ja aso kohe i kishte mundësitë e kufizuara të sulmit e të depërtimit. Adem Jashari dhe çeta e tij sulmit armik ju përgjigjen me sulm. Lufta që zhvilloi Adem Jashari me shokë që e madhe. Sulmi i armikut vinte nga larg. Pas një rezistence të gjatë dhe herioke, armiku arriti të djegë e shkatërrojë Lagjen e Jasharëve, por jo kurrë vendosmërinë për të vazhduar luftën për liri e pavarësi. Adem Jashari deri në vdekje luftoi e këndoi, jo vdekja e Adem Jasharit nuk është vdekje është përjetësi. Lufta për Prekazin që e ashpër. Qëndresa ishte e madhe. Ushtria Çlirimtare e Kosovës humbi prijetarin e saj. Kosova fitoi komandantin legjendar. Me aktin e rënies se Jasharëve, Kosova mundi frikën dhe për lirinë e pavarësinë u hapen shtigje të reja. Adem Jashari - legjendë, solli kualitet të ri në filozofinë dhe mendësinë e shqiptarëve për jetën, atdheun, lirinë për nderin dhe dinjitetin e kombit. Rënia heroike e Adem Jasharit i dha shtytjen më të fuqishme mobilizimit, strukturimit dhe profesionalizimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ushtria Çlirimtare e Kosovës fitoi hapësira të reja veprimi. Komandanti Legjendar i UÇK-së me jetën, veprën dhe lavdinë e tij i dha kualitete dhe përmasa të reja 28 Nëntorit - Festës sonë Kombëtare.


Fotografi te legjendes Adem dhe Hamez Jashari
http://www.galeriashqiptare.net/albums/userpics/10067/adem-jashari.jpg
Video historike  Adem-jashari
Video historike  Adem2wf0 Video historike  Ademipararreshtitteuck

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Video historike  Empty
MesazhTitulli: Re: Video historike    Video historike  EmptySun Sep 26, 2010 9:13 pm

Arbëreshët





Arbëreshët janë shqiptarë të cilët jetojnë në Italinë jugore që nga shekulli XV dhe XVI. Këta shqiptarë, quajtur arbëreshë sepse ata lanë Shqipërinë që quhej atëherë Arbëria, në kur ajo u pushtua nga Perandoria Osmane. Qytetet ku banojnë arbëreshët mbajnë nga dy emra, një në arbërisht, dhe tjetrin italisht.

Arbëreshët në Itali, sot numërohen mbi 100.000 persona që flasin gjuhën arbërore.

Njihen shtatë eksode të mëdha që nisin që nga koha për një herë pas vdekjes se Gjergj Kastriotit, deri nga fundi i shek. XVIII (1780-1790), janë ngulimet e fundit të shqiptarëve në Italinë Veriore, si provincën e Pavias dhe të Piacencës, po ashtu një grup i madh i'u drejtua krahinës qendrorë në Molise dhe një tjetër grup në drejtim të krahinës jugore Bazilikatës. Kryeministër i Italisë, pati qenë dy herë i zgjedhur Francesco Crispi, që ësh me origjin arbëresh nga Sicili, dhe bashke me njatër vetë nga fshatin i Shën Mitrit.

Një nga veçoritë që karakterizon këtë popull, është që përveç gjuhës dhe traditave, ruajtën me heroizëm edhe ritin dhe preardhjen fetare, ku edhe sot e kësaj ditë gati 2/3 e arbëreshëve vazhdojnë në ritin bizantin.

Sot, deri 1999, janë shumë shqiptarë që arritën në fshatrave arbëreshëve pikërisht në Piana degli Albanesi në Sicili.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Video historike  Empty
MesazhTitulli: Re: Video historike    Video historike  EmptySat Oct 02, 2010 2:30 pm

Thyerja e kufirit Shqiptar





KOSOVA e ka KOSHAREN legjendare të Sefë KOSHARES
po sot Kosova e ka edhe një KOSHARE tjetër të lavdishme-ATE të UCK-ës
Kufirin shqiptaro-shqiptar, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, shprehur figurativisht e ka thyer disa herë. Thyerja e kufirit shqiptaro-shqiptar, në fund të fundit ishte pjesë e programit politik të çdo organizimi klandestin të pas Luftës së Dytë Botërore, ishte pjesë e programit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Shikuar realisht, kufiri shqiptaro-shqiptar, i vendosur mes përmes tokave shqiptare, nuk është thyer as në Koshare e as në Pashtrik. E vërteta është nga ai kufi, edhe para qershorit 1999, janë larguar më forcën e armëve ata armiq, që në mes popullit shqiptar dhe tokave të tij paten ngritur një kufi të akullt, përkatësisht të çeliktë. Në hapësirat e atij kufiri për 87 vjet më radhë janë mbjellur vdekje, është mbjellur urrejtje për armiqësi ndërshqiptare, që dy vjet është krijuar një realitet i ri, që ka hapur perspektiva të reja.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Video historike  Empty
MesazhTitulli: Re: Video historike    Video historike  EmptyWed Oct 06, 2010 8:53 pm

Historia e Kosoves nga viti 1389 deri ne 2009




My fellow Americans, today our Armed Forces joined our NATO allies in airstrikes against Serbian forces responsible for the brutality in Kosovo. We have acted with resolve for several reasons.

We act to protect thousands of innocent people in Kosovo from a mounting military offensive. We act to prevent a wider war, to diffuse a powder keg at the heart of Europe that has exploded twice before in this century with catastrophic results. And we act to stand united with our allies for peace. By acting now, we are upholding our values, protecting our interests, and advancing the cause of peace.

Tonight I want to speak to you about the tragedy in Kosovo and why it matters to America that we work with our allies to end it. First, let me explain what it is we are responding to. Kosovo is a province of Serbia, in the middle of southeastern Europe, about 160 miles east of Italy. That's less than the distance between Washington and New York and only about 70 miles north of Greece. Its people are mostly ethnic Albanian and mostly Muslim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BashKom
Admin
Admin
BashKom

Male
Numri i postimeve : 767
Age : 49
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

Video historike  Empty
MesazhTitulli: Re: Video historike    Video historike  EmptyWed Oct 06, 2010 9:27 pm

Arber je i madh me punen qe po ban .suksese.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Video historike  Empty
MesazhTitulli: Re: Video historike    Video historike  EmptySat Oct 09, 2010 9:45 pm

Italia fashiste ne Kosove ne vitin 1943






Bashkimi i Kosovës dhe i Çamërisë n'ato kushte nuk ngjalli ndonjë enthusiazëm, jo vetëm sepse e tërë Shqipëria ndodhej nën robërinë fashiste, po edhe për shkak se gjithkush e kuptonte që ai bashkim ishte i përkohshëm, që fuqitë e boshtit do t'a humbisnin luftën, dhe se Shqiptarëvet do t'iu duhej t'i delnin zot vetë vendit të tyre, t'a merrnin vetë ndër duar fatin e atdheut. Kështu, në vend që të topitej, qëndresa shqiptare kundrejt pushtonjësit të huaj nisi t'organizohej në çeta dhe të bëhej më sulmonjëse.

Italia, nga ana tjetër, gjatë luftës italo-greke e kuptoi mirë se kombi shqiptar nuk mund të përdorej ashtu siç patën menduar krerët e fashizmit dhe se ndjekjet e arrestimet e vazhduarshme (të cilat ishin shtuar gjatë Luftës) po e hapnin më tepër hendekun e antagonizmit në vend që t'a mbyllnin. E kuptoi gjithashtu se forca ushtarake e saj ishte një mith, aq sa mjaftoi vetëm ushtëria greke për t'ia hequr maskën e gogolit. Prandaj, nga mbarimi i vitit 1941, mendoi të ndryshonte "politikë" kundrejt Shqipërisë dhe të provonte nëse mund të kishte një mënyrë bashkëpunimi, qoftë edhe të përkohshëm, me kombin shqiptar. Kërkoi sidomos t'afronte rrymën nacionaliste kundrejt rrezikut komunist që po dukej tani më kërcënonjës me hyrjen e Rusisë në Luftë. Për këte qëllim, liroi nga internimi kundërshtarët e orës së parë, udhëheqësit e demostratavet, të cilët ndodhëshin ç'prej dy vjetësh nëpër burgjet ose ishujt e Italisë. Mandej, në Dhjetor 1941, e zëvendësoi qeverinë kukëll të Shefqet Vërlacit, që përbëhej kryesisht prej bejlerësh, me një tjetër qeveri gjoja më autonome nën kryesinë e Mustafa Krujës. Ky ftoi për bashkëpunim nacionalistë e shkollarë me premtimin se Italia do të bënte disa lëshime autonomie, dhe si provë e dukshme ishte heqja e Shënjavet të Liktorit prej flamurit të Shqipërisë. Deri atëhere Italianët e kishin mbajtur Mustafa Krujën në dorë si një kartë të dytë për një rast të këtillë. Tani kujtonin se ky ishte "njeriu i fortë" që lypnin rrethanat. Mustafa Kruja u mundua t'i bindte kundërshtarët e pushtimit fashist se punët do të shkonin si s'kish më mirë, dhe u përpoq sidomos të vinte në zbatim planin e mobilizimit ushtarak, i cili, sipas programit të ri, parashikonte krijimin e një ushtërie shqiptare prej 20.000 vetash, që do të luftonte për Perandorinë fashiste ashtu siç kishin luftuar Shqiptarët gjithmonë për botën, që nga Perandoria e Romës gjer tek ajo e Osmanllinjvet.

Natyrisht, këtë "politikë" të dytë t'Italianëvet, sikurse të parën, s'e gëlltiti askush përveç agjentëvet të fashizmit. E kuptonte kushdo se kjo ishte një dredhi e çastit, në një kohë kur Italia fashiste ndodhej me shpatulla për mur, dhe se s'mund të kishte liri as autonomi për Shqipërinë për sa kohë që ushtëria e huaj e mbante të shkelur. Prandaj ata që u liruan prej internimit dolën menjëherë në mal dhe zunë të formonin çetat; ata që u thirrën ushtarë, rrokën armët dhe u arratisën. Kundërshtimi vazhdoi m'i gjallë dhe m'i rreptë se përpara. Thirrjet "patriotike" të Mustafa Krujës nuk dëgjohëshin përtej kafenevet të Tiranës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii

Male
Numri i postimeve : 3261
Age : 38
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Video historike  Empty
MesazhTitulli: Re: Video historike    Video historike  EmptySun Oct 10, 2010 12:32 pm

Arber edhe nje her te flm per keto video historike, po i quaj historike pasi ne ket video vrehet nje parulel per "Camerin" domethen edhe ne ate kohe populli shqiptare ka qen i vetdishume se vetem Bashkimi eshte shpetim.
Une pajtohem me ket Zotrin qe komenton-shpjegon keto video qe populli i kosoves i duartroket te keqes me te vogel Italiane se sa gjakatarve serb.
Ne u duartrokitem edhe ne qeshorin e 1999 KFORIT qe hyne ne kosove si clirimtare, pore qe kohve te fundit dukshem po vrehet se Kosova po shendrrohe ne nje "Kampperqendrim" qe me fatin e keti populli liridashes po luajn te tjeret, simbas deshirave te tyre.
Cdo dite qe po kalon nje gje po vrehet qe vetum Bashkim eshte shpetimi yne, deshen apo nuk deshen armiqet , dhe miqet tane...?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Video historike  Empty
MesazhTitulli: Re: Video historike    Video historike  EmptyMon Oct 11, 2010 9:11 pm

Arbëroret e Greqise (Arvanitet)






Arvanitet luftuan per Epirin e pavarur Shqiptar
Arvanitet luftuan per nje Epir te pavarur dhe Shqiptar.

-Udhetarja angleze zonja e nderuar Edit Durham, gjate luftrave ballkanike kaloi ne gadishullin ballkanik dhe pershkroi gjithecka ne ditarin e saj te famshen qe ka mare dhene e eshte vleresuar nga te gjith stjudjuesit serjoz. Ja se c'far thote kjo zonje e nderuar kur flete per indokrinimin fetar ballkanik: "Kur kaloja ne Rumeli pyesja njerzit:- C'far je ti?Katolik pergjigjej njeri, ortodoks tjetri. Ne Bullkari pyesja :-C'far je ti? Ortodoks. Ne jugosllavi:-C'far je ti? Protestan, ortodoks. Secili ne havane e vete. Dhe thashe se fundi , c'far do te behet me keto fe qe trubulloin mendjet dhe dobesojne shpirtin me ane te friksimit dhe arine te te bejne te pa arsimuar, dembel, amfolokopik, murg. Keshtu isha mbytur e tera nga dogmat idjote te njerzve dhe duke hyre ne Shqiperi pyeta:- C'far jeni ju ketu?-Mu pergjigjen prere e qarte SHQIPTARE. Me ne funde, thashe. U clirova ketu nga fanatiket dhe zotekrijuesit."

Sic e shikoni indokrinimi fetar ja u kishte c'plare trurin thuajse gjithe ballkanasve, i kishte cveshur plotesishte nga identiteti i tyre kombetare. Vetem tek shqiptaret kjo dukuri fanariote nuk kishte zene vende.

-Udhetari anglez, kapiteni Leak qe kaloi nen Ali Pashen thote ne kujtimet e tij: "Ne teritorin e Korces dhe Beratit si dhe ne mjafte vise te Shqiprise ".muslimanet martohen me greke(kupto te krishtere)". Atje kane zakon qe djemte ti turqizojne dhe vajzat ti bejne te krishtera. Keshtu shehe ne te njejtin vende "qengjin ti beje shoqeri derit"

-Tek raca shqiptare, shikon djaln e hoxhes mere per nuse vajzen e priftit. Keto martesa behen shpeshe mes te krishterve shqiptare me muslimanet shqiptare.Tek shqiptaret e rendesishme eshte raca jo feja.

Fakte te tilla jane te shumta dhe tregoine fare qarte se, obskuratizmi fetar nuk ndikonte dhe ifluenconte jeten e races shqiptare. Kjo dukuri qe ka qene dhe eshte kaqe e zakonshme mes races sone, nuk eshte e rastesishme, por ajo i ka renjet te ngulura thene ne identiteti shqiptare... Shqiptaret gjat gjithe historis se tyre i kan dhene rendesi kombit, fisit, races, zakoneve, tradites se tyre, gjuhes dhe jo fese. Raca shqiptare lidhjet martesore i bene vetem brenda races, pamvarsishte se te c'far besimi jane shqiptaret. Me kete gje, shqiptaret kane ruajtur te paster gjakun dhe racen e tyre fisnike. Pra kombi dhe raca gjithmone tek ne kane qene paresore dhe e rendesishme sa, as obskuratizmi fetare fanariot s'ka mundur dote ta qeroi kete tradite . Nje gje te tille nuk e shofim tek fanariotet greke, pse? Qe te keshe nje identitet te tille, kaq te spikatur, pa tjeter qe duhet te jeshe pjese e nje kombi, tradite,zakoni, nje race, nje gjuhe, pra duhet te keshe te gjitha elementet perberes te nje populli. Kjo gje tek greket nuk egzistone. Ata "greket" jane te ardhur nga vise te tjera te kontinentit, dhe si te tille, per te bashkuar kete lukuni te krishteresh ardhacake (te vetequajtur grek) u vu ne perdorim mekanizmi artificjale i idese fanarjote- greke=ortodoks. Keta bastarde anadollake qe me gjithe se te krishtere i sherbyen otomanve dhe sulltanve me besnikerine me te madhe. Per qindra vjete, kjo race bastardesh pa kombe e tradite, ishin qitapi i llogarive te perandorise turke, truri dhe mendja e politikes anadollake otomane. Te gjithe fanarjotet greke ishin me poste te larta ne administraten turke, ishin ambasadore, perfaqsues te otomanve ne shtete te ndryshme evropjane Ne Moldavi, Rumani dhe ne disa vise te greqise, si ne Kreten muslimane, Vllahi dhe More ata sundonin duke ndare pushtetin me otomanet, duke i paguar harace te tera sulltanve. Kaq te besuar ishin keta djaje tek Suulltani, sa ai ju dha pushtet absolut ne drejtimin e Patriarkanes se Stambollit. Pra kjo race "greke" e mbledhur nga te gjitha anet e kontinenteve, duke mos patur kombe e tradite, polli identitetin e ri te ardhacakve qe u quajt "i krishter ortodoks = me greke". Dhe po pranove kete ide te fanarjotve "pa tjeter qe je greke", pamvarsisht se mund te jeshe nje i krishter i ardhur nga Egjypti, Siria, Anadolli, Izraili, apo Rusia. Per fanariotet; ai popull qe nuk e pranonte nje identitet te tille fanarjote s'mund te ishtre ortodokse. Deshen a'po s'deshen ortodoksit shqiptare, duhet te paraqiteshin te tille, se ndryshe kisha fanarjote do ti shkisheronte dhe ndeshkonte me merine e zotit, qe sipas fanarjotve fliste vetem greqishte. Kjo eshte pra krijesa artificjale qe sote quhet "grek-ortodoks dhe po je ortodoks je greke" Ky helm fanariot se bashku me shpaten e otomanve qe ishte dora e fshehte e ndeshkimit fanariote, helmoi racen shqiptare. Ne fillimet e fushatave te otomanve kunder vendeve ballkanike i vetmi vende qe i beri balle per 35 vjete kesaj fuqie qe tmerroi Evropen ishin vetem Arberit e viseve shqiptare, qe nga Epiri deri ne Kosove. Greqia ju nenshtruar pa diskutim fuqise otomane pa as me te voglen rezistence. Ja ketu duket dhe "trimeria greke". Historia boterore nuk njefe asnje udheheqes grek qe u perpoqe ti bente balle otomanve ne ate kohe. Fanarjotet greke nuk shquhen per trimeri, por per dinakri, se si te te ngulin thiken mbrapa kurizit dhe raca jone e ka pare dhe po e shikone akoma pabesine fanarjote dhe te qenve te tyre qe s'jane pake dhe ketu ne kete diskutim te thjeshte per camerine. Fanariotet greke ne bashkepunim me sulltanin dhe Katerinen e Rusise bene perpjekjet me te medha per ti percare dhe tjetersuar shqiptaret ne greke. Ja se ne c'fare perfundimi kane dale historjanet e pa varur amerikane kur analizojne ballkanin: -"But in 1779, Greek chieftains cooperated with an Ottoman army in the Peloponnese, and negotiated with the illustrious Greek Phanariot Nicholas Mavroyeni, in order to put down ALBANIAN irregulars who had been plundering the region.".. Ja sesi gjakeprishurit fanarjote bashkepunonin dhe me dreqin, vetem qe te mposhtnin shpirtin e pa epur te shqiptarve. Ruset derguan ne Ballkane dhe sigurisht ne Greqi 17.000 politikane e prifterinj per te bere punen e tyre e per te percare shqiptaret, myslimanet shqiptare ne turqe dhe te krishteret shqiptare ne greke. Per keta djaje, shqiptaret dhe kombi shqiptar nuk egzistonte dhe as qe duhej te diskutohej.

Ja pra se si paria e krishtere greko-fanariote u kthye ne nje vegel te otomanve, ne nje sherbetor besnik te turqve dhe nje armik i betuar i shqiptarve. Te thuash qe muslimanet shqiptar ishin pro turqe eshte nje genjeshter e pa cipe. Betejat e muslimanve shqiptare kundra turqve kane qene me te shumta se betejat e vllezerve te tyre te krishtere, te cilet leviznin vetem kur mernin urdher nga Venediku ose Rusia. Muslimanet ngriheshin kunder turqve anadollake se u thoshte shpirti i tyre shqiptare dhe nuk mernin urdhera nga te huajit per kete gje. Ata luftonin nga te dyja krahet, nga njera ane ata ndesheshin me shpaten e turkut, kurse nga ana tjetra me dhembet e qenve fanariote qe kafshonin ne pabesi. Kjo ishte arsyeja qe turqia ne trojet shqiptare nuk vendosi dote asnjehere sundimin e saje te plote, por per ti sunduar shqiptaret ajo zgjidhte shqiptare si Bushatllinjte e Shkodres dhe Ali pashain.

Video historike  23ly3bt

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Video historike  Empty
MesazhTitulli: Re: Video historike    Video historike  EmptyWed Oct 13, 2010 9:20 pm

Dosja e zeze e Greqise




Marshimi për të pushtuar Epirin, 5 tetor 1912

Organizatat greke deklarojnë bashkimin e forcave ballkanike për të mbrojtur territoret nga faktori shqiptar që kërkonte pavarësinë. Veç ushtrisë u organizuan dhe banda të armatosura që qarkullonin fshatrave myslimanë të Çamërisë. Ishte koha kur përpjekjet e Shqipërisë për të shpallur pavarësinë po jepnin frytet e para. Ky mobilizim i shqiptarëve u pa si kërcënim për Greqinë e cila nisi hapur ofensivën për pushtimin e Vorio Epirit. Emërimi i një guvernatori me origjinë shqiptare në Janinë u interpretua nga grekët si zgjerim i një rreziku shqiptar për marrjen e Janinës dhe krahinave përreth.

Konferenca e Ambasadorëve, Londër, 20 dhjetor 1912

Kërkesat për pavarësi të shqiptarëve u kundërshtuan jo vetëm me armë, por dhe në rrugë diplomatike nga ana e Greqisë. Madje përfaqësuesit e shtetit grek në Konferencën e Ambasadorëve në Londër kërkuan që përveç Vorio Epirit, Greqia të aneksonte edhe Vlorën, në portin e së cilës ishte vendosur Flota Helene. “Është e pamundur të lejohen shqiptarët barbarë të jetojnë të pavarur në djepin e qytetërimit grek”, ky ishte qëndrimi i delegacionit grek në Londër.

Masakra e udhëheqjes së Çamërisë, 7 mars 1913

Ushtria greke pas largimit të trupave turke pushton Çamërinë. Gjenerali Deli Janaqis vendos të thërrasë në një takim krerët qyteteve dhe fshatrave të Çamërisë për të vendosur një marrëveshje. Për disa ditë me radhë, krerët çamë nuk pranojnë kushtet e komandantit grek. Atëherë ai vendos t’i mbledhë për herë të fundit dhe urdhëron vrasjen e 62 kryetarëve çamë. Dhe sikur të mos mjaftonte, dy prej tyre, Fuat Pronjo dhe Suhbi Bej Dino, me urdhër të gjeneralit rripen të gjallë.

Komisioni i Kontrollit, Shqipëri, shtator 1913

Ndërkombëtarët vendosin të zgjidhin çështjen e Epirit, duke dërguar në terren një komision kontrolli, i cili do të verifikonte pretendimet e grekëve për Korçën, Gjirokastrën, Përmetin dhe Sarandën. Ushtria greke u përpoq që të pastronte rrugën ku do kalonte komisioni nga shqiptarët, madje dhe banesat në disa fshatra u lyen me bojën e flamurit grek. Grupe grekofilësh dërgonin peticione, ku thuhej se Jugu i Shqipërisë nuk duhet të jetë i shqiptarëve. Mes grekëve dhe komisionit u regjistruan dhe incidente.

“Batalioni i Shenjtë”, Andartët, 1913

Konferenca e Ambasadorëve nuk i dha të drejtë Greqisë për pretendimet në Epirin e Veriut dhe urdhëroi tërheqjen e shqiptarëve. Në këtë pikë nis plani i dytë i Greqisë për pushtimin e tij. Strukturat ushtarake organizojnë “Batalionin e Shenjtë”, i përbërë nga kriminelë lufte, dezertorë dhe të burgosur nga burgu i Kretës, të cilët më vonë do të njiheshin si “Andartët”. Ky batalion kreu masakrat në të gjithë Jugun e Shqipërisë, duke vrarë mijëra gra dhe fëmijë për të spastruar zonën nga shqiptarët.

“Protokolli i Firences”, 17 dhjetor 1913

Është dokumenti që caktoi kufijtë e sotëm mes Greqisë dhe Shqipërisë. Një pjesë e Jugut të Shqipërisë ngeli në territorin grek. Ndërkohë që Greqia nuk e njohu këtë protokoll, duke pretenduar se ngelej jashtë trungut helen Epiri i Veriut, me disa dhjetëra mijëra minoritarë. Paradoksalisht në Shqipëri ngelën rreth 38 mijë minoritarë, ndërsa në Janinë dhe krahinat e tjera ngelën me Greqinë rreth 500 mijë shqiptarë në qytetet e Filatit, Paramithķa, Margëllëi, Parga, Gumenica e Preveza.

“Grushti i Shtetit”, dhjetor 1913

Ndërsa Evropa pretendoi se e rregulloi përfundimisht çështjen greko-shqiptare, në Jug të Shqipërisë nisën revoltat. “Batalioni i Shenjtë” ishte vënë në veprim. Ushtarakët hoqën uniformat dhe nisën masakrat dhe djegiet duke argumentuar se nuk pranonin vendimin e Evropës për lënien jashtë Greqisë të Korçës, Gjirokastrës. Sipas kronikave të kohës, ishin rreth 40 mijë ushtarë që kryen masakra të pashembullta në qytetet e Gjirokastrës, Korçës e Përmetit.

Masakrat në Përmet, 25 shkurt 1914

Masakrat greke nuk u bënë vetëm në zonën që sipas tyre i përket Vorio Epirit, por edhe janë saj. Në Kuqar të Përmetit ushtria greke theri gjithë fëmijët ndërsa burrat i mbylli në kishën e Kosinës ku i vrau në mënyrë barbare. Po ashtu dhe në fshatin Peshtan ku një kronikë e kohës shkruan. “Foshnjat ulërinin duke kërkuar prindërit. Ushtarët i mblodhën dhe i çuan në një shtëpi ku ish një pus e ku i merrnin me radhë e u prisnin kokat dhe i hidhnin brenda. Ndërkohë gratë i mblodhën në Delvinë dhe pasi i përdhunuan i vranë me bajoneta”.

Protokolli i Korfuzit, 17 maj 1914

Më 24 prill 1914, Fuqitë e Mëdha njoftuan Greqinë se ishin të gatshme t’u bënin lëshime ”Vorio-Epirotëve” dhe se mund të pranonin rishikimin e kufirit greko-shqiptar në favor të saj. Qeveria e ndodhur nën një presion të gjithanshëm u detyra t’ua besonte Fuqive zgjidhjen e krizës. Protokolli parashikoi që Korça e Gjirokastra, edhe pse do ishin në shtetin shqiptar të kishin një administratë të vetën. Për shkak të ndihmës që i dha Italia, Greqia i la ishullin e Sazanit.

“Qeveria” e Epirit të Veriut, nëntor 1914

Qarqet greke u përpoqën që revoltën ta organizonin në një lëvizje për pavarësi të Epirit të Veriut. Për këtë qëllim ish-ministri i Jashtëm grek, Nikollaq Zografi, së bashku me një grup ish-ministrash të tjerë, shpalli krijimin e qeverisë së Vorio Epirit në Gjirokastër. Me ndihmën e Andartëve, Zografi izoloi Gjirokastrën, Përmetin dhe Korçën. Zyrtarisht qeveria greke nuk e njohu këtë qeveri të re, por nuk hezitoi ta ndihmonte me ushqime dhe me armë.

Incidentet fetare, 1919

Qeveritë e brishta të Shqipërisë kishin arritur të krijonin institucionet e para dhe të ruanin disi integritetin e vendit. Qeveria e Iliaz Vrionit kish arritur të zmbrapste disa sulme të grekëve. Ndërkohë shqetësim ishte propaganda antishqiptare e kishës greke. Rasti më tipik ka qenë ai i Peshkopit Jakov të Korçës. Sipas raporteve ai e kish kthyer kishin në një qendër propagande për Vorio Epirin. Me urdhër të qeverisë Jakovi u largua nga vendi gjë që solli dhe reagimin e Athinës.

Konferenca e Paqes, Paris 1919

Konferenca e Londrës dhe ndarja e territoreve shqiptare nuk e kënaqën oreksin grek. Në Konferencën e Paqes pas Luftës së Parë Botërore, kryeministri grek Eleftherios Venizelos kërkon aneksimin e pjesës më të madhe të Shqipërisë. Sipas tij, shqiptarët nuk kishin aftësi shtet-formuese dhe nuk mund të krijonin një qeveri. “Shtetasit grekë në Shqipëri duhet të drejtohen nga qytetërimi i lartë që përfaqëson shteti helen dhe jo nga shqiptarët të cilët nuk kanë asnjë qytetërim”.

Incidenti për të drejtën e minoriteteve, mars 1921

Greqia me anë të ndërkombëtarëve fitoi të drejtë që minoritetet e saj të kishin trajtimin e duhur nga shtete ku ata bënin pjesë. Kjo nënkuptonte të drejtën për të folur gjuhën dhe për të pasur shkolla greke. Por këto kushte Greqia nuk pranoi t’i plotësonte për popullsinë çame që mbeti nën çatinë e Greqinë pas ndarjes së kufijve në territorin grek. Shteti shqiptar e ngriti disa herë këtë çështje në lidhjen e kombeve, por greket raportonin se çamët kishin të njëjta të drejta me grekët e tjerë.

Përplasja e shifrave, 1921

Ekziston një incident i përhershëm mes Greqisë dhe Shqipërisë për sa i përket çështjes së numrit të minoritarëve që ekzistojnë në Shqipëri. Greqia pretendon dhe vazhdon të këmbëngulë se në territorin shqiptar janë mbi 400 mijë grekë. Ndërkohë në Departamentin e Shtetit Amerikan kjo shifër është rreth 200 mijë. Ndërsa në bazë të regjistrimit të bërë nga shteti shqiptar, në mars të vitit 1921, ky numër ka qenë 33.313. Sidoqoftë ky numër, sipas statistikave, nuk ka arritur asnjëherë të kalojë shifrën 50 mijë.

Shkëmbimi i çamëve me turq, mars 1923

Përcaktimi i kufijve të Shqipërisë, i ndërprerë me 1913 nga Lufta e I-rë Botërore dhe rinisur me 1919, la jashtë territorit rajone të banuara nga shqiptarë, Çamërinë dhe Kosturin. Traktati i Lozanës nënshkruar me 1923, parashikonte shkëmbimin e popullsive greke dhe turke, për të zgjidhur kështu një problem të dy vendeve. Tragjikisht Greqia konsideroi si myslimanë turq banorët e Çamërisë dhe mbi 6800 çam u shpërngulën me forcë. Një pjesë e tyre preferoi të vinte në Shqipëri.

Vrasja e Gjeneral Tellinit, 23 gusht 1923

Gjenerali italian Tellini së bashku me Riza Kolonjën dhe përfaqësues të palës greke u caktuan nga Konferenca e ambasadorëve për të vendosur kufijtë mes Shqipërisë dhe Greqisë. Ushtaraku italian u akuzua nga qeveria greke se po mbështeste pretendimet e Shqipërisë. Në ditë kur vendoseshin piramidat kufitare në Kakavijë, Tellini vritet së bashku me katër ushtarë në rrugën Janinë-Kakvijë. Qeveria greke e dënoi vrasjen, por fajtorët nuk u gjendën asnjë herë.

Fan Noli për Çamërinë 22 gusht 1924

Zhvillimet në Çamëri e detyruan qeverinë Shqiptare të ngrejë çështjen në Lidhjen e Kombeve. Kryeministri Fan Noli në një seancë për Shqipërinë denoncoi hapur masakrat e ushtarëve grekë në jug të vendit. Ai kërkoi që të mos kryhej ndërrimi i popullsisë dhe çamët të mos silleshin në Shqipëri pasi nuk kishte vend ku të sistemoheshin. E vetmja zgjidhje, thotë Noli, është që çamët të vendosen në tokat e minoritetit grek në Gjirokastër dhe këta të fundi të shkojnë në Greqi.

Incidenti mbretëror, prill 1939

Greqia ishte i vetmi vend që mund t’i siguronte mbretit Zog një largim të shpejtë pas pushtimit fashist. Kryeministri Metaksa e pranoi familjen mbretërore të kalonte në Greqi. Por ndërsa mbreti, mbretëresha dhe princi niseshin me tren nga Follorina rreth 500 ushtarë hipin në tren dhe kërkuan çarmatimin e shoqëruesve të mbretit. Në kujtimet e saj, Mbretëresha Geraldinë shkruan se Greqia kish një plan për ta izoluar familjen mbretërore në një ishull të Greqisë si garanci për marrëveshjet që kish me Italinë. Sipas saj vetëm gjendja e rëndë shëndetësore e princit Leka bërë që grekët të mendoheshin për pasojat që mund t’u sillte vdekja e një princi në tokën e tyre.

Internimi i burrave çam, 4 gusht 1940

Pas shpërnguljes dhe terrorit ndaj popullsisë çame, grekët për të evituar protesta ndoqën dhe rrugën e internimeve. Qeveria greke krijoi komisione që përzgjidhnin popullsinë ku veçonin meshkujt që ishin për luftë dhe i internuan në ishujt e humbur të detit Egje. Sipas dëshmive, trajtimi i tyre ishte i njëjtë me atë që nazistët u bënin hebrenjve. Dhe si për ironi pushtimi gjerman i Greqisë në 6 prill 1941 i liroi çamët e internuar, por kur u kthyen në fshatrat e tyre nuk kish mbetur askush.

Shqipëria në Luftën Italo-Greke, 1940

Pak e çuditshme, por lufta Italo-Greke ka nisur pas vrasjes së një shqiptari. Daut Hoxha ishte një nga kapedanët çamë më popullor që luftonte kundër Greqisë. Për kokën e tij Athina kish vënë 500 mijë dhrami. Hoxha u vra nga disa patriotë të paguar nga grekët, dhe Italia e cila kërkonte një shkak e cilësoi këtë si një dhunim të të drejtave çame. Për Italinë ishte një udhëheqës popullor, ndërsa për Greqinë “kryetar i një bande plaçkitëse”

Greqia shpall Ligjin e Luftës, 10 nëntor 1940

Gjatë luftës italo-greke, Parlamenti helen miratoi ligjin 2636/1940 ose siç njihet ndryshe Ligji i Luftës me Shqipërinë, për shkak se vendi ynë u përdor nga Italia për nisjen sulmeve ndaj Greqisë. Më vonë këtij ligji ju shtuan dhe shumë amendamente që kishin të bënin me pronat e çamëve, të cilat kapnin vlerën e 350 milionë dollarëve. Ky ligj u bllokon pronën gjithë personave grekë me kombësi shqiptare, duke përjashtuar në këtë mënyrë komunitetin çam. Edhe sot ky ligj mban peng çështjen e çamëve.

Vrasja e Xhaferr Ypit, 17 nëntor 1940

Sulmet greke në territorin shqiptar shkaktuan jo pak viktima mes civilëve shqiptarë. Më 17 nëntor 1940, gjatë një bombardimi grek në zonën e Kolonjës, u vra afër fshatit të lindjes, ministri i Drejtësisë së Shqipërisë, Xhaferr Ypi. Patriotët shqiptarë reaguan, por ushtria greke nuk mbajti përgjegjësi duke e cilësuar si një incident anësor që ishte bërë për shkak të keqllogaritjeve të sulmit.

Protesta e shqiptarëve për pushtimin, 28 nëntor 1940
Pas tërheqjes së forcave italiane, ushtria greke fillon të përparojë në Jug të Shqipërisë, brenda një jave, Korça, Saranda dhe Himara ranë në duart e ushtrisë greke. Gjeneralët i cilësuan këto zona si greke dhe filluan ndëshkimin e popullatës vendase. Nacionalistët shqiptarë organizuan një demonstratë në qytetin e Korçës, ku kërkonin që qeveria greke të njihte integritetin e Shqipërisë. Demonstrata u përpoq që ndalohej nga forcat greke. Në çdo qytet forcat greke hoqën flamurin shqiptar dhe vendosën atë helen.

Shifrat e terrorit çam, 1940

Më shumë sesa incident mund të cilësohet si një luftë. Por nëse në një anë ishin ushtarët grekë, në krahun tjetër ishin civilë të pafajshëm. Ushtria greke vrau në Çamëri 4300 njerëz, rezultojnë të zhdukur 3500 njerëz, u dogjën 102 fshatra, u shkatërruan plotësisht 57 fshatra si dhe 7280 shtëpi. Shumica e njerëzve u ekzekutuan, por pati masakra kolektive ku fëmijët dhe gratë u therën me thika, u dogjën, madje dhe veprime makabre si djegie dhe rrjepje të gjallë të njerëzve. Askush deri më sot nuk ka mbajtur përgjegjësi për krimet. Sipas zyrtarëve greke, u ekzekutuan bashkëpunëtorët me italianët, që në këtë rast paskan qenë edhe gra dhe fëmijë.

Masakra e Napolon Zervës, 25 qershor 1944

Napolon Zerva ishte një nga gjeneralët grekë që bashkëpunoi me pushtuesin gjerman. Këta të fundit i lanë dorë të lirë për masakrat ndaj popullsisë çame. Në fakt masakrat e tij ndaj popullsisë shqiptare do t’i kishin zili dhe gjermanët. Në 25 qershor ‘44, forcat e Zervës ekzekutuan në mënyrë barbare 2000 çamë brenda një nate në qytetin Paramithia. Viktimat ishin kryesisht gra dhe fëmijë, të cilët u therën me thika dhe u dogjën. Kjo ishte një nga masakrat më të egra të grekëve.

Ankesa e grekëve në SHBA, dhjetor 1944

Grekët nuk e njohën qeverinë e Enver Hoxhës me pretendimin se ai ishte një mysliman që do të persekutonte minoritetin ortodoks në jug të vendit. Madje, ata shprehën mendimin në qarqet ndërkombëtare që as nuk duhet të krijohej fare. Në dhjetor të 1944-s grekët iu drejtuan Departamentit Amerikan të Shtetit, me notë proteste ku pretendohej se forcat qeveritare shqiptare keqtrajtonin minoritetin grek. Në këtë mënyrë pala greke po përgatiste territorin për një sulm dhe aneksim të Vorio Epirit.



Te lumte mendja dhe duart.
Jam shkrimtar, dhe romanin e ardhshem do t'ia kishtoj tragjedise çame.

rezart palluqi



sabah:
Kadri fusha ke bere nje pune atdhetare e meriton te pergezohesh per keto materiale qe ke postuar.Me leximin e ketyre fakteve te binden ata njerez te pa informuar,se miqesia e aq reklamuar nga nje pjese politikanesh dhe nje pjese personash kozmopolite,nuk eshte gje tjeter vecse nje farse nga ana e shtetit grek.Shteti grek eshte aq i pabese jo vetem karshi nesh,por edhe anglezet perdorin nji fjale qe eshte bere proverbiale:ne rast se i jep doren nje greku kur te largohesh prej tij shiko se nese i ke te gjithe gishtat ne vend.Pra pabesia greke eshte bere e njohur ane e kend botes.Shteti grek qe me 10 nentor te vitit 1940 mban ne fuqi ligjin e luftes me shqiperine dhe justifikohet ne menyra te ndryshme per mos heqjen e ketij ligji.Nje justifikim i tille se parlamenti grek nuk mund te abrogoje ate ligj lufte sepse greqia ne ate kohe ishte mbreteri dhe se firmen e paska vene mbreti eshte i pa baze.Pra sipas tyre duhet ringjallur mbreti qe te firmose perseri.Keto jane nonsense te qeverise greke qe ne njeren ane shprehet per miqesi dhe bashkepunim me palen shqiptare dhe ne anen tjeter mban ligjin e luftes ne fuqi.Arsyet e verteta jane mbajtja peng e pasurive te shqiptareve te depozituara ne greqi ne ate kohe dhe justifikimi per spastrimin etnik te dhjetramijra cameve dhe moszgjidhja e ketij problemi pas 65 vjetesh.Perfundimisht fqinji jone jugor eshte ujku qe ka hedhur siper nje lekure qinjgji dhe mpreh dhembet per te pritur nje cast te volitshem per te bere kerdine.Te jemi te vemendshem vllezer shqiptare.

kondrapedal pa frena:
Cituar nga: sabah ne 07/08/08, 15 :03

Kadri fusha ke bere nje pune atdhetare e meriton te pergezohesh per keto materiale qe ke postuar.Me leximin e ketyre fakteve te binden ata njerez te pa informuar,se miqesia e aq reklamuar nga nje pjese politikanesh dhe nje pjese personash kozmopolite,nuk eshte gje tjeter vecse nje farse nga ana e shtetit grek.Shteti grek eshte aq i pabese jo vetem karshi nesh,por edhe anglezet perdorin nji fjale qe eshte bere proverbiale:ne rast se i jep doren nje greku kur te largohesh prej tij shiko se nese i ke te gjithe gishtat ne vend.Pra pabesia greke eshte bere e njohur ane e kend botes.Shteti grek qe me 10 nentor te vitit 1940 mban ne fuqi ligjin e luftes me shqiperine dhe justifikohet ne menyra te ndryshme per mos heqjen e ketij ligji.Nje justifikim i tille se parlamenti grek nuk mund te abrogoje ate ligj lufte sepse greqia ne ate kohe ishte mbreteri dhe se firmen e paska vene mbreti eshte i pa baze.Pra sipas tyre duhet ringjallur mbreti qe te firmose perseri.Keto jane nonsense te qeverise greke qe ne njeren ane shprehet per miqesi dhe bashkepunim me palen shqiptare dhe ne anen tjeter mban ligjin e luftes ne fuqi.Arsyet e verteta jane mbajtja peng e pasurive te shqiptareve te depozituara ne greqi ne ate kohe dhe justifikimi per spastrimin etnik te dhjetramijra cameve dhe moszgjidhja e ketij problemi pas 65 vjetesh.Perfundimisht fqinji jone jugor eshte ujku qe ka hedhur siper nje lekure qinjgji dhe mpreh dhembet per te pritur nje cast te volitshem per te bere kerdine.Te jemi te vemendshem vllezer shqiptare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Video historike  Empty
MesazhTitulli: Pavarësia e Kosovës   Video historike  EmptyTue Oct 26, 2010 10:30 pm

Pavarësia e Kosovës

Prishtinë



Shkup



Tirane



24 janar 2005: International Crisis Group (shqip: Grupi Ndërkombëtar i Krizave) publikon raportin "Kosovo: Toward Final Status" ku konkludohet se pavarësia është zgjidhja më e mirë për Kosovën.[6] Serbët si gjithmonë refuzojnë këtë.
tetor 2005: Kai Eide, ambasador i Norvegjisë në NATO, i dorëzon Kofi Annan raportin mbi gjendjen e përgjithshme në Kosovë. Eide i rekomandon Annan fillimin e bisedimeve për statusin. Politikanët shqiptarë të Kosovës e karakterizojnë raportin si të drejtë.[7]
10 nëntor 2005: Këshilli i Sigurimit i OKB-së aprovon emërimin e Martti Ahtissari nga sekretari gjeneral Kofi Annan, si përfaqësues special për statusin e ardhshëm të Kosovës. Zëvendës i Ahtisaari emërohet austriaku, Albert Rohan.[8]
21 nëntor 2005: Martti Ahtisaari viziton Kosovën për herë të pas që nga emërimit si përfaqësues special për statusin e ardhshëm të Kosovës. Ai bën takime me kryeadministratorin e OKB-së, Søren Jessen-Petersen, presidentin Ibrahim Rugova, kryeministrin Bajram Kosumi dhe përfaqësues të opozitës dhe minoritetit serb. Në të njëjtën ditë proteston lëvizja "Vetëvendosje" me parullat "Jo negociata- Vetëvendosje".
21 janar 2006: Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova, që për një kohë kishte vuajtur nga kanceri në mushkëri ndërron jetë. Afër një milion njerëz e përcjellin për në varr. Bisedimet që do të duhej të startonin në fund të këtij muaji shtyhen për disa javë. [9] [10]
10 shkurt 2006: Fatmir Sejdiu zgjidhet nga Kuvendi i Kosovë, president i Kosovës.[11]
1 mars 2006: Kryeministri Bajram Kosumi jep dorëheqje. Edhe kryeparlamentari Daci detyrohet ta bëjë këtë.[12] Disa ditë më vonë zgjidhet, Agim Çeku, që deri në këtë kohë ishte kryekomandant i TMK-së, kryeministër për AAK, dhe Kolë Berisha nga LDK zgjidhet kryetar i parlamentit.[13]
19 maj 2006: Ministrja e jashtme e Zvicrës, Micheline Calmy-Rey, ka përsëritur thirrjet për njohjen formale të pavarësisë së Kosovës. [14]
12 qershor 2006: Søren Jessen-Petersen (PSSP) lajmëron largimin e tij nga Kosova. Analistët thonë se po e lënë Kosovën për shkak të deklaratave pro-pavarësisë.
15 qershor 2006: Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, fillon një vizitë treditore në Kosovë. Përsërit qëndrimin e qeverisë Shqiptare për pavarësi të plotë për Kosovën. Gjatë kësaj vizite ai vizitoi qytetet kryesore të Kosovës.[15]
24 korrik 2006: Takimi i zyrtarëve më të lartë të Kosovës dhe Serbisë në pallatin Niederosterich, Vjenë, Austri. Prezent janë: Agim Çeku(kryeministër i Kosovës), Fatmir Sejdiu(president i Kosovës), Vojslav Kostunica(kryeministër i Serbisë), Boris Tadic(president i Serbisë) dhe anëtarët tjerë. Siç është pritur nuk arrihet asnjë marrëveshje, por Ahtisaari e konsideron të suksesshëm për faktin se këta liderë janë takuar sy në sy. Në Kosovë ky takim u përshkruante si "takimi i elefantëve". Lëvizja "Vetëvendosje" proteston në Prishtinë kundra këtyre bisedimeve.
27 korrik 2006: Ultranacionalisti, Tomislav Nikolic, lider i Partisë Radikale të Serbisë, kërcënoi me luftë nëse Kosova merr pavarësinë.
28 korrik 2006:International Crisis Group publikon raportin "An Army for Kosovo?", ku thuhet se Kosova duhet të ketë ushtrinë e vet pas zgjidhjes së statusit, që sipas tyre duhet të jetë pavarësia.
7 gusht 2006: Bisedimet mes autoriteteve kosovare dhe serbe në Vjenë. Në fokus është decentralizimi. Delegacioni shqiptar drejtohet nga Veton Surroi. Pas mbarimit të këtyre takimeve thuhet se ka pasur progres minimal.
14 gusht 2006: Sekretari gjeneral i OKB-së, Kofi Annan, emëron gjermanin Joachim Rüecker, kryeadministrator(PSSP) të Kosovës. Rüecker para këtij emërimi kishte punuar për disa vite në UNMIK.
28 dhe 29 tetor 2006: Referendum në Serbi për kushtetutën e re që u hartua brenda disa muajve pa debate publike. Në kushtetutë nënvizohet se Kosova është "pjesë e pandarë e Serbisë". ICG, Grupi Ndërkombëtar i Krizave në raportin me titullin "Serbia’s New Constitution: Democracy Going Backwards"(Shqip: Kushtetuta e re e Serbisë: Demokraci mbrapsht) kritikon përmbajtjen dhe mënyrën se si është hartuar kushtetuta.[16]
dhjetor 2006: Bëhet e ditur se publikimi i propozimit të Maarti Ahtisarit për statusin përfundimtar të Kosovës do të shtyhet deri në janar 2007, me mundësi për shtyrje të mëtejshme.
21 janar 2007: Zgjedhje parlamentare në Serbi. Propaganda "Kosova është Serbi" në qendër të fushatës elektorale. Por politikani, Čedomir Jovanović, nga partia Liberalo Demokrate tha se ai do të nënshkruante pavarësinë e Kosovës. [17]. Këto zgjedhje që në të vërtet ishin të paplanifikuara dhe u përcaktuan pas referendumit për kushtetutën ishin shkaku që Ahtisaari shtyri publikimin e rekomandimit të tij në lidhje me statusin. Pritet që Ahtisaari të rekomandoj pavarësi dhe bashkësia ndërkombëtare kishte frikë se bërja publike e rekomandimit para zgjedhjeve do të rriste përqindjen e partive radikale në Serbi.
21 janar 2007: Përkujtohet ish presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova me rastin e njëvjetorit të vdekjes së tij. Fatmir Sejdiu dekoron Rugovën me urdhrin Heroi i Kosovës, për udhëheqjen e rezistencës për liri dhe pavarësi dhe për formimin e shtetit të Kosovës.
24 janar 2007: Asambleja e Këshillit të Evropës (Council of Evrope) miraton rezolutën 1533 në lidhje me statusin përfundimtar të Kosovës. Disa nga nenet e projektrezolutës që u paraqit para përfaqësuesve nga e gjithë Evropa u hoqën për shkak se disa përfaqësues të prirë nga Serbia, Rusia dhe Greqia votuan kundra inkuadrimit të tyre në rezolutën përfundimtare. Njëri nga nenet ishte dhe ai për pavarësinë ku thuhej se Kosova duhet të merr pavarësi për të siguruar paqe në Ballkan. Rezoluta që u miratua nuk përmban fjalën pavarësi, por thotë se një zgjidhje e negociuar preferohet nga ky këshill por nëse kjo zgjidhe nuk arrihet atëherë është nevojshme që zgjidhja përfundimtare të imponohet.[18] [19]
26 janar 2007: Ahtisaari takim me të ashtuquajturin Grupi i Kontaktit që përbëhet nga ShBA, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia dhe Rusia. Nuk kishte prononcim për media dhe takimi ishte me dyer të mbyllura, por njoftohet se Ahtisaari ka informuar se do të propozoj pavarësi të kushtëzuar. [20] [21] Në të gjitha shtetet e botës njoftohet se Kosova do të marr pavarësi të kushtëzuar. [22] Mediat lajmërojnë se Rusia është skeptike në lidhje me planin e Ahtisaarit. Sekretari gjeneral i NATO-s holandezi, Jaap de Hoop Scheffer shprehet se NATO përkrah planin e Ahtisaarit në lidhje me statusin e Kosovës. [23]
02 shkurt 2007: BIRN(Balkan Investigatve Reporting Network) publikon nenet kryesore të planit të Ahtissarit.[24] Disa orë më vonë Martti Ahtisaari dorëzon propozimin e tij në Beograd dhe Prishtinë. Edhe pse nuk përmendet fjala pavarësi të gjithë, edhe presidenti i Serbisë, Boris Tadic, janë të mendimit se ky propozim e qon Kosovën drejt pavarësis.[25] Përmbledhje e dokumentit nga faqja zyrtare [26]
10 shkurt 2007: Lëvizja "Vetëvendosje" organizon protestë në Prishtinë kundra pakos së Ahtissarit që ata mendojnë nuk i bien Kosovës pavarësi. Disa nga protestuesit filluan të përleshen me policinë(që përbëhej nga ata kosovar dhe ndërkombëtar). Policia u përgjigje me dhunë ndaj të gjithë protestuesve. Dhjetëra të lënduar. Më 11 shkurt u njoftua se dy (Vetëvendosje thotë tre) protestues kanë vdekur nga plagët që morën një ditë më parë nga dhuna e policisë. Të vdekurit janë Arben Xheladini (1972) nga Prishtina dhe Mon Balaj (1976) nga Besiana. KMLDNJ dënon dhunën e policisë ndaj protestuesve dhe e quan një krim atë që ka bërë policia. KMLDNJ së bashku me Prishtinën zyrtare kërkojnë hetim të gjerë të asaj që ndodhi.¨Pas mbarimit të protestave në zyrat e lëvizjes "Vetëvendosje" arrestohet lideri i lëvizjes Albin Kurti [27]
12 shkurt 2007: Ministri Brendshëm i Kosovës, Fatmir Rexhepi, jep dorëheqje pas dhunës në protestat e 10 shkurtit të organizuara nga Vetëvendosje ku vdiqën dy shqiptar të rinj. Ai thotë se ndjenë përgjegjësi morale, edhe pse policia as ajo e UNMIK dhe as SHPK nuk janë nën kontroll të tij. [28] Po këtë ditë Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut (KMLDNJ) viziton Albin Kurtin në paraburgim. Kurti tregon për keqtrajtim.[29]
13 shkurt 2007: Në Besianë (ish Podujevë) varroset Mon Balaj. KMLDNJ kërkon shkarkimin e shefit të polic së UNMIK-ut, Stephen Curtis.
14 shkurt 2007: Stephen Curtis, shef i policisë ndërkombëtare në Kosovë, jep dorëheqje pas kërkesës së kryeadministratorit Joachim Ruecker. [30]
21 shkurt 2007: Negociata të reja në Vjenë që kanë për qëllim gjetjen e një kompromisi. Pas këtyre negociatave njoftohet se asgjë nuk është arritur dhe se qëndrimet e të dy palëve janë të njëjta: shqiptarët duan pavarësi kurse serbët ofrojnë autonomi. Edhe Ahtisaari por edhe ndihmësit e tij kishin sinjalizuar se këto negociata nuk do të sjellin asgjë. Albert Rohan, anëtar i ekipit të Ahtisaarit i tha BBC se këto negociata janë shansi i fundit për kompromis. [31]
3 mars 2007: Protesta paqësore në Prishtinë të organizuara nga lëvizja Vetëvendosje. Njoftohet se afër 4 000 persona morën pjesë.[32]
10 mars 2007: Në Vjenë të Austris mbarojnë bisedimet për statusin përfundimtar të Kosovës mes shqiptarëve dhe serbëve pa marrëveshje. Të pranishëm ishin krerët e Kosovës(Fatmir Sejdiu, Agim Ceku, Kolë Berisha dhe të tjerë) dhe Serbisë (Boris Tadic, Vojislav Kostunica dhe të tjerë) si dhe i dërguari i OKB-së për statusin, Martti Ahtisaari. Ahtissari shprehu keqardhje që nuk është arritur asnjë marrëveshje. Ai edhe njoftoi se dokumenti përfundimtar për statusin e Kosovës do ti dërgohet Këshillit të Sigurimit të OKB-së në fund të këtij muaji.[33]
15 mars 2007: Albert Rohan, bashkëpunëtor i Martti Ahtisaari i dorëzon OKB-së propozimin e Ahtisaarit për statusin e Kosovës. Sipas burimeve të agjencisë së lajmeve, Reuters, plani direkt propozon pavarësi për Kosovën.[34] [35]
26 mars 2007: Martti Ahtisaari i dërgon raportin përfundimtar Këshillit të Sigurimit të OKB-së ku ai thotë se Kosova duhet të bëhet e pavarur.[36] Nicholas Burns, zëvendës ministër i jashtëm i SHBA-ve thotë se SHBA-të përkrahin planin e Ahtisaarit dhe mendojnë se Kosova duhet të bëhet e pavarur[37]. Serbët vazhdojnë ta kundërshtojnë planin. Rusia bënë deklarata që mund të interpretohen si kundra pavarësis por nuk përmend përdorimin e vetos.
29 mars 2007: Parlamenti Evropian miraton një rezolutë ku shprehet përkrahja për pavarësi të mbikëqyrur për Kosovën. 490 vota pro, 80 kundër dhe me 87 abstenime. [38]
3 prill 2007: Fillon shqyrtimi i planit të Ahtisaarit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Pas dyerve të mbyllura është dëgjuar i dërguari special për Kosovën Marti Ahtisari duke shpalosur planin që pritet t'i jap Kosovës një pavarësi të mbikëqyrur. Ishte planifikuar që edhe Fatmir Sejdiu të merrte fjalën por pas protestave të Serbisë dhe Rusis u vendos që ai të mos flas dhe fjalimin e tij ta lexoj PSSP-ja Joachim Ruecker. Kryeministri nacionalist i Serbisë, Vosjlav Kostunica, kundërshtoi planin dhe kërkoi negociata dhe kryenegociatorë të ri. Shtete perendimore si ShBA, Britania e Madhe, Franca po përkrahin planin e Ahtisaarit. [39]
5 prill 2007: Kuvendi i Kosovës miraton një deklaratë për përcaktimin e statusit të Kosovës ku mbështetet propozimi i kryenegociatorit Martti Ahtisaari.[40] [41]
13 prill 2007: Këshilli i Sigurimit i OKB-se njofton se ka vendosur të dërgoj në Kosovë në fund të prillit një mision faktmbledhës pas kërkesës së Rusisë që ka të drejtë vetoje në këtë këshill.
17 prill 2007: Zëvendësministri i jashtëm i ShBA-ve, Nicholas Burns, në një fjalim para Këshillit për Marrëdhënie me Jashtë në Uashington tha se Uashingtoni e konsideronte pavarësinë si opsionin më të përshtatshëm për Kosovën dhe se ai priste që Këshilli i Sigurimi të aprovonte planin për pavarësi të prezantuar nga i ngarkuari i posaçëm i OKB-së, Martti Ahtisaari. Ai edhe shtoi se autonomia ofruar nga Serbia është dashtë të ofrohej para 12 vjetëve dhe jo tani. [42] Kai Eide, zyrtar i lartë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Norvegjisë në Prishtinë thotë se Norvegjia përkrah planin e Ahtisaarit për pavarësi dhe se ai nuk e ka ndërmend të bëhet ndërmjetësues siç ishte kërkuar nga serbët.
25 prill 2007: Misioni faktmbledhës që përbëhet nga 15 ambasadorët/zëvendës ambasadorët për në OKB të shteteve anëtare të Këshillit të Sigurimit arrin në Bruksel ku ka takime mes tjerash me sekretarin gjeneral të NATO- s Jaap de Hoop Scheffer dhe zyrtar të Bashkimit Europian. Scheffer ju tregon ambasadorëve se NATO përkrah planin e Ahtisaarit për ti dhënë pavarësi Kosovës. Ambasadorët erdhën në Kosovë pas kërkesës së Rusisë që ka të drejtë vetoje në KS të OKB-së, për tu njoftuar më afër me gjendjen e minoriteteve. Pjesëmarrës janë ambasadorët e këtyre shteteve: ShBA-ve, Francës, Britanisë së Madhe, Kinës, Kongos, Ganës, Afrikës së Jugut, Katarit, Indonezisë, Sllovakisë, Panamasë, Rusisë, Belgjikës, Italisë dhe Perusë.
26 prill 2007: Misioni faktmbledhës arrin në Beograd ku ka takim me presidentin dhe kryeministrin e Serbisë, Boris Tadic dhe Vojslav Kostunica. Serbia kundërshton planin e Ahtisaarit dhe propozon për Kosovën ”autonomi të mbikëqyrur”. Si gjithmonë nuk mungojnë ankesat për të drejtat e njeriut. Disa mijëra serb që gjoja lëshuan Kosovën para luftës mblidhen afër kufirit me Kosovën për të protestuar për kthimin e tyren ë Kosovë. Në mbrëmje po këtë ditë arrijnë në Kosovë ambasadorët e Këshillit të Sigurimit që priten në Aeroportin e Prishtinës nga presidenti dhe kryeministri i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe Agim Çeku, si dhe nga PSSP-ja Joachim Ruecker.[43]


Prishtinë 27 prill 2007. Takimi i UNMIK-ut me ambasadorët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së
27 prill 2007: Ambasadorët kanë takime me zyrtarët më të lartë të Kosovës: Presidentin, Kryeparlamentarin dhe Kryeministrin. Autoritetet kosovare prezantojnë të gjitha të arriturat e tyre posaçërisht në të arriturat që kanë të bëjnë me minoritetet. Pas takimeve ambasadori amerikan, Zalmay Khalilzad, dhe ai francez, Jean Marc de La Sablier, shprehen të kënaqur me përparimet në Kosovën, edhe kur janë në pyetje minoritetet. Në orët e pasdites ambasadorët do të takohen me përfaqësues serb dhe do të vizitojnë vendbanime serbe. [44] [45]
28 prill 2007: Misioni faktmbledhës viziton fshatin Krushë e Vogël ku gjatë luftës në 1999 u vranë 103 meshkuj (70 % e meshkujrve te fshatit) të pafajshë shqiptar. Banorët u treguan se aty kishte ndodhur dicka e ngjashm me Srebrenicën. Misioni edhe vizitoi disa vendbanime serbe. Më vonë udhëtuan për në Vjenë ku takuan Martti Ahtisaarin. Më pas ata udhëtuan për në New York. Në një debat për marrëdhëniet transatlantike në Bruksel Ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit Daniel Frid gazetarëve u ka thënë se Kosova do të bëhet e pavarur me rezolutën e Këshillit të sigurimit të KB ose me “proces të pakontrolluar” në të cilin serbet e Kosovës do të ishin ”viktimat më të mëdha meqë kjo do të thoshte më shumë dhunë”. [46]
13 maj 2007: Një rezolutë e hartuar nga ShBA-të ju shpërndahet shtetetve anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Kjo rezolutë con drejt pavarësisë së Kosovës. ShBA-të vazhdojnë të deklarojnë se e përkrahin pavarësinë e Kosovës dhe se kjo duhet të vij brenda muajit maj. Rusia thotë se nuk mundet ti pranoj disa pjesë të rezolutës. Gazeta Express që ka pa një kopje të rezolutës thotë të dielen me 13 maj: "Teksti i draftrezolutës, të cilin Shtetet e Bashkuara të Amerikës me partnerët europianë ia kanë prezantuar Këshillit të Sigurimit, nuk përmban fjalën pavarësi. Mirëpo, baza e këtij drafti është plani i Ahtisaarit, i cili çon drejt pavarësisë." [47] Sot në parlamentin e Serbisë votohet qeveria e re që do të vazhdoj të kryesohet nga nacionalisti Vojslav Kostunica. Si president vazhdon Boris Tadic.
15 maj 2007: Sekretarja amerikane e shtetit, Kondoliza Rajs, në Moskë thote: "Kosova kurrë më nuk do të jetë pjesë e Serbisë. Kjo është e pamundur" [48] [49]. Rusia vazhdon të shprehet kundra pavarësisë. Statusi i Kosovës ishte ndër pikat më të rendësishme në takimet që Rajs kishte në Moskë.
7 qershor 2007: Në takimin e G8 në Heiligendamm, Gjermani presidenti i posazgjedhur francez Nichola Sarkozy propozon që zgjidhja përfundimtare e statusit të Kosovës të shtyhet me gjashtë muaj me kusht që Rusia të mos bllokoj resolutën për pavarësinë e Kosovës nëse një kompromis midis Prishtinë dhe Beogradit nuk gjendet brenda këtyre gjashtë muajve.
8 qershor 2007: Përfundon takimi i G8. Nuk është arritur marrveshje për pavarësinë e Kosovës por kancelarja gjermane Angela Merkel thotë se diskutimet ishin konstruktive. Rusia vazhdon të jetë pengesa e vetme për pavarësinë e Kosovës. [50] Zyrtarët kryesorë kosovarë i bëjnë apel komunitetit ndërkombëtar që të miratojnë sa më shpejt një projektrezolutën për pavarësinë e Kosovës. Propozimi për shtyerje refuzihet. ShBA vazhdojnë të këmbngulin se pavarësia është zgjidhja e vetme dhe më e mirë [51]
10 qershor 2007: Presidenti amerikan, George W. Bush, viziton Tiranën, hera parë që Shqiperia vizitohet nga një president amerikan. Ai thotë se Kosova do ta marr pavarësinë. Bush u mirëprit shumë mire nga populli shqiptar.[52] [53]
11 qershor 2007: Presidenti dhe kryeministri i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe Agim Ceku, takojnë kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, në qytetin e Kukësit. Berisha përcjell mesazhin e presidentit Bush për pavarësinë e Kosovës. [54]
13 qershor 2007: Ekipi i Unitetit shpall konkursin 15 ditor për flamurin dhe stemën e Kosovës ku thuhet se "secili propozim duhet ti përmbahet frymës dhe përmbajtjes së Propozimit gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës". Më pas shkruhet se nuk duhet të përdoert cilindo simbol shqiponje dhe se nuk duhet përdorur ngjyrat kuq e zi (për shkak të flamurit të Shqipërisë) dhe kuq, kaltër dhe bardh (flamuri i Serbisë)[55] [56]
25 qershor 2007: Vazhdon të përflitet për shtyrjen e zgjidhjes së statusit. Në një projektrezolutë të paraqitur para disa ditëve në Këshillin e Sigurimit të OKB-së propozohet që vendimi për statusin të shtyhet me 4 muaj, dhe nëse gjatë këtyre katër muajve nuk gjendet zgjidhje atëher plani i Ahtisaarit të zbatohet automatikisht, kështu që Kosova të bëhet e pavarur. Rusia dhe Serbia kanë kundërshtuar rezolutën. Ende nuk është vendosur përfundimisht se a do të ketë shtyrje. Nga disa pritet një zhbllokim i porcesit pas takimit mes presidentëve Bush dhe Putin. Sot ministreja e jashtme amerikane, Kondoliza Rajs , ka thënë: "Serbia dhe Kosova nuk do të jenë përsëri pjesë e trupit të njëjtë"."[57] Në një letër të shpërndarë nga zyra britanike në Prishtinë kryemnisitri britanik, Toni Blair, para se të lëshoj zyrën e kryeministrit, thotë: "Jam krenar për rolin që Britania e Madhe ka luajtur për t’i dhënë popullit të Kosovës një të ardhme më të mirë" [58]
korrik 2007: Pas dështimit të negociatave me Rusinë për një rezolutë në Këshillin e Sigurimit që do ti hapte rrugën pavarësisë së Kosovës, çështja e statusit ju dërgua Grupit të Kontaktit që do të ndërmjetsoj në negociatat shtes prej 120 ditëve midis Prishtinës dhe Beogradit. Shqiptarët vazhdojnë që jenë kategorik në kërkesën e tyre për pavarësi.
6 gusht 2007: Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, takon presidentin e posa zgjedhur të Shqipërisë, Bamir Topi. Topi shprehet se të gjitha institucionet në Shqipëri përkrahin pavarësinë e Kosovës.[59]
Pro dhe kundër pavarësisë

Pro
Pro, nëse përkrah planin e Ahtisaarit që propozon pavarësi
ShBA
Shqiperia
EU
NATO
Norvegjia
Japonia
Neutrale
Nuk kanë qëndrim zyrtar në lidhje me statusin
Kundër
Janë kundra pavarësisë apo planit të Ahtisaarit
Serbia
Rusia
Rusia e Bardhë
Korea e Veriut
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Video historike  Empty
MesazhTitulli: Re: Video historike    Video historike  EmptyFri Oct 29, 2010 7:53 pm

Kryeqyteti -Uscana (Kercova)

[center]

Muzike Kercovare


Ilmi Veliu :

Punim shkencorë i lexuar ne Simpoziumin Nderkombtar per Iliret,
mbajtur ne Prishtine ne shtator 2008
Fisi Ilir -Penestet
Shteti i tyre-Penestia
Kryeqyteti -Uscana
Njëri ndër fiset e shumta Ilire që kanë jetuar në Ballkanin jugorë ka qenë edhe Fisi i Penestëve. Ky fis Ilir shtrihej, duke filluar nga Bukoviku mal në mes të Kërçovës e Gostivarit, ne lindje lumi Treska, (Ilirida) e deri në Brodin e sotëm. Pastai kufiri i Penestëve vazhdonte drejt malit Barbaras, kalasë së Debreshtit, kalasë së Neroves ne Krushevë, Kalasw sw Dervenikut ne Demir Hisari. Prej aty kufiri vazhdonte drejt Debërcës ku dilte në Orovnik, aty ku sot wshte ajroporti i Ohrit, bregu i Liqenit, ku kufizohej me fisin tjeter Ilir Dasaretët me kryeqytet Lihnidin (Ohrin). Në perëndim kufiri i këti fisi Ilir vazhdonte nga Struga, rrjedha e lumiot Drin i Zi (Drimon) Orovniku (Dibra e sotme), pastaj rrjedha e lumit Radika , Zhupa, Reka e Epërme dhe e Poshtme e deri në Mavrovë.[1]
Se popullata shqiptare që jeton sot në Kërçovë Strugë, Dibër e fshatrat e Rekës, jënë pasardhës të këtij fisi ilir,-Penestet, tregon edhe fakti se kjo popullatë shqiptare fol një nëndialekt të njejtë të gjuhës shqipe, i kanë kësulat e bardha të rrafshta, te njohura si kesula dibrane, për shkak se ne kohën e Skënderbeut i gjith ky teritor është quajtur “Krahina e Dibrës”. Pastaj edhe tirqit që i kanë veshur dhe përdorur popullata e kësajë krahine, dallojnë nga tirqit e krahinave tjera të tokave shqiptare. Kësula e bardhë kërçovare, strugane e dibrame dallojne nga kësula e bardhe dhe e rrafshët e Shqipërisë së Mesme dhe të Veriut, e cila kësulë(qeleshe) është më e shkurtër dhe më e gjërë se ajo dibrane[2].
Pastaj Penestët që kanë pasur kryeqytet Uscanën , në veri jënë kufizuar me Dardanët qe kryeqytet kanë pasur Skupin, e që në kohën Osmane poashtu ka qene kryeqytet i Vilajetit të Kosovës, kurse Uscana që në mesjete na paraqitet me emër të ri dhe për herë të parë, në vitin 1018 si Kirçava e më vonë si Kërçova, në kohën osmane i ka takuar Vilajetit te Manastirit.)[3]. Në shumë lokalitete të Kërçovës hasen gjurmë të vjetra arkeologjike dhe onomastike që dëshmojnë praninë e hershme të elementit shqiptar në këto troje. Për gjurmë të tilla flasin edhe topikët, Arbanasi e Arbanisec në lokalitetet Atishtë, Velmej e Vraneshnicë të Kërçovës; Arbanashki në Dolencën e Mansatirit; Arbërkulla (Arapkulla) ne malin Bistra të Kërçovës, në të cilat jënë gërmuar dhe gjetur objekte të vjetra arkeologjike ).[4]
Krahas këtyre mund të përmendim edhe “Tumat”, varreza tumulare ose “Kodërvarre” në Zajaz të Kërçovës, në Llagje, pjesë e Zajazit që në popullatë është e njohur (Ke Tuma), Trojet ne Tuhin, Manastirishte në Arangjell,Markulia ne Serbice, Kodra e Sateskës në trekëndëshin Zajaz-Greshnicë-Kolibar-Llagje,Cuka Cervice, të cilët janë një dëshmi tjetër për gjurmë të vjetra vendbanimesh në këto anë[5]. Jo larg Uskanës ka kaluar dhe rruga e njohur Via Egnatia, që lidhte Durrësin me Konstantinopolin (Stambollin) e që kalonte nëpër Ohër, Manastir, Selanik dhe lidhte Perandorinë e Romës me brendinë e Ballkanit, në drejtim Lindje-Perendim, që do të ketë pasur një rëndësi jo të vogël edhe për vetë zhvillimin intensiv e kulturor të kësaj zone. Rëndësi të ndjeshme në këtë periodë kanë pasur edhe rrugët që e bënin Kërçovën një nyje shumë të rëndësishme që lidhte lindjen me perëndimin po edhe veri jug. Me rëndësi të veçantë ishte rruga që shkonte në drejtim Dibër-Kërçovë-Prilep-Stobi, pastaj Ohër - Kërçovë- Gostivarë Tetovë Shkup, ; Manastir – Kërçovë – Brod - rrjedha e Lumit Treska - Shkup, etj. të cilat nuk kanë shërbyar thjeshtë, vetëm për komunikacion, por kanë pasur edhe rëndësi strategjike[6],
Në mesin e sh.II (169 p.e.) Maqedhonia Antike dhe Iliria u likuiduan nga Perandoria Romake dhe këto teritore u shndërruan në Provinca të thjeshta romake ku banorët e këtyre vendeve iu nënshtruan një asimilimi dhe romanizimi shumë të ashpër. Por pas ndarjes së Romës në 395, ilirët mbetën nën Bizantin dhe i shpëtuan asimilimit dhe zhdukjes së plotë. Edhe Uscana mbeti nën juridiksionin e Perandorisë së Lindjes-Bizantit dhe në vitin 1018 në dokumente paraqitet me një emër të rinjë “Kirçava” ose si që e hasim më vonë në dokumentet osmane Kirçova.

USCANA
Uscana ka qenë e banuar shumë dendur qysh në periodën e Neolitit sepse në regjionin e Kërçovës ka gjurmë të jetës njerëzore që në atë kohë, përkatësisht qysh ne kohen e Neolitit. Gjurmë të kulturës neolitike jënë evidentuar në fshatin Cërvicë të Kërcovës nga një ekip profesional arkeologësh nga Shoqata e Arkeologëve të Maqedonisë te udhehequr nga arkeologu i njohur me origjine kroate Viktpor Lilqiq i cili edhe është ligjërues i Arkelogjise, në Universitetin e Shkupit, ose më saktë në lokalitetin që nga vendasit quhet “Chuka e Cërvicës” në veri të Kërçovës.)[7]
Burimet antike përmendin fiset ilire që kanë jetuar ne teritorin e Maqedonisë së sotme, si Dardanët që kanë përfshirë Kosovwn deri te Nishi, pastaj Shkupin, Tetovën dhe Gostivarin, Paionët përgjatë rrjedhës së poshtme të Vardarit, dmth rreth Velesit të sotëm, pastaj Lynkestët përreth Manastirit e Prespës, Deriopët në rrethinën e Prilepit, Dasaretët në rajonin e Ohrit dhe Penestët në Krçovë, Strugë, Dibër e Mavrovë.(Më gjeresisht mund te shihni: Jovan Trifunoski, Kiçevska Kotlina, Skopje,faqe 311, ; Ilmi Veliu, Burimet Antike qe flasin per Iliret).
Në fund te shekullit II, p.e teritori i Kërçovës-Uscana ra nën pushtimin romak(.[8] Jireçek thotë se Uskana ka qenë vendosur përafërsisht në vendin e Kërçovës së sotme. Emri antik i këtij qyteti nuk mbijetoi, u zhduk në periodën e Mesjetës si pasojë e pushtimeve të popullsive ardhacake slave, të cilët e kishin zakon që të ndërronin emrat që nuk ishin të natyrës së gjuhës së tyre dhe t’i konvertonin këto me emra sllavë[9].
Sa i përket pyetjes se ku mund të jenë themelet e Uskanës Ilire, shkencëtarët nuk jënë të një mendimi. Disa historianë sllavomaqedonas e kërkojnë Uscanën në rrethinat e Dibrës së sotme. Kundër një mendimi të tillë është grupi tjetër i shkëncëtarëve që mendojnë se Uscana është shtrirë diku në rrethinat e Kërçovës së sotme, me të cilin mendim pajtohem edhe unë dhe në vazhdim do të mundohem të sjellë disa të dhëna të reja nga gërmimet arkeologjike që jënë bërë kohët e fundit dhje që na japin të drejtë të mendojme se Kërçova e sotme është e ndërtuar mbi themelet e Uscanës.
Valdun Saria, duke shkruar për Uskanën, në Pauly-Wiscowa, Real- enciklopedi , Shtutgard, 1961.f. 1075, ka dhënë mendime shumë me rëndësi në lidhje me lokalizimin e themeleve të Uskanës. Ai vetë pajtohet me qëndrimin e atij grupi të shkencëtarëve që Uskanën e kërkojnë në Kërçovë e rrethinë, duke propozuar që të bëhen gjurmime arkeologjike dhe të vërtetohet me saktësi se në cilën pjesë të Kërçovës së sotme do të ketë qenë Uskana antike..[10]
Fanulla Papazoglu, duke i pasur parasyshë fjalët e Tit Livit se Uskana ka qenë qyteti më i madh i fisit ilir të Penestëve dhe se gjindej jo largë Lihnidit, dhe tri ditë udhtimi nga Stybera (Qepigovo) afër Prilepit në Pellagoni, ka ardhur në përfundim se është e mundur që Uskana të lokalizohet te Kërçova.[11]
Nikola Vuliq, Ratovanje Makedonskog kralja Perseja protiv rimjanima, 170-169, prije hrista, Glasnik SKA,br. 160, str, 139[12], shkruan se “Uskanu bi trebalo trazhiti kod Kiceva ,I da je Uskana danashnja Kicevo” Uskanën duhet kërkuar te Kërçova dhe se Uskana është Kërçova e sotme. Këte e thotë edhe në kumtesën “Geografija Juzhne Srbije u anticko doba,”Glasnik Skopskog nauçnog drushtva XIX, 1938, str 4,[13]
J. Kramer thotë se Uskana ka pasur rreth 10 mijë banor dhe se një qytet kaq i madh ka mundur të shtrihej vetëm mbi aty ku sote eshte Kërçova.
Në realitet ky qytet antik, thotë ai ka mundur të jetë në trekëndëshin që ka ndarë shtetin e Dardanisë nga shteti i Maqedonisë Antike dhe Ilirisë të udhëhequr nga mbreti i fundit Genti i cili e humbi luftën kundër romakëve dhe sëbashku me mbretin e Maqedonisë u dërguan si robër lufte në Romë. Pra nëse mbështetemi në mendimin e Kramer se Uskana shtrihej në këtë trekëndësh atëherë del se ajo është Kërçova e sotme sepse në veri të Kërçovës shtrihej Dardania, në lindje, ne ate ane te Velesit,shtrihej Maqedhonia Antike, dhe në jug-perendim të Kërçovës, mbi Rahovnik, Dibra e sotme, ishte kufiri me nje pjese te tritorit ilir qe udhehiqej nga mbreti i fundit ilir Genti e qe quhej Iliria.[14] Edhe nehere te perserisim se nga argumentet qe u prezentuan del se Uskana eshte Kerçova e sotme.

fusnotat, dhe literatura:
[1]). M-r.Sc. Ilmi Veliu, Autorwt qw shkruajtwn pwr Ilirwt, Helenwt dhe Romakwt,Kwrçovw, 2004, 166
Tit Livi, Rimska Istorija, kniga 43, glava XX

[3]).Historia e Popullit Shqiptare, Tiranw, 2002. Srednovekovna Istorija na Makedonija, Skopje, 1968. Qemal Murati, Kerçova,2008

[7] Baldun Saria, Pauly-wissowa, Realenciklopedia, SHtutgard, 1961. 10075. Petar Lisiqar, Nashata Makedonska Antika, “Sovremenost” nr.7-8, Skopje, 1954, str,593Fanula Papazoglu, makedonski gradovi u rimsko doba, skopje, 1957, 66, 216, 22.n. vuliq, ratovanje makedonskog kraal perseja sa rimjanima,1934, str139,Nikola SHeldarov, v. lilqiq, kralevite na antiqka makedonija, I monrtite najdeni vo makedonija, Macedonian civilizacion,skopje, 1994, 106-108.v.lilqiq. fauces pelagoniae, skopje, 1997. 30-50.;Flaka e vwllazwrimit , 29.06.1977, f.14, Shkup
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




Video historike  Empty
MesazhTitulli: Re: Video historike    Video historike  Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Video historike
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Kinematografi-
Kërce tek: