Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4 ... 22 ... 41  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 3 EmptyMon Aug 30, 2010 9:18 pm

Zagories. Gjatë viteve 20 -të shek. të kaluar mjaft sheperiotë janë përfshirë në lëvizjen patriotike e demokratike, sidomos në Luftën e Vlorës dhe në Revolucionin e qershorit, ku janë dalluar Sofokli Çapi, Janaq Bulo, Sokrat Nashi. Sheperi ka dhënë një ndihmë me vlerë gjatë Luftës ANAÇL. Ai ka qenë një nga fshatrat bazë të kësaj lufte për qarkun eGjirokastrës. Atje u vendos shtabi i Zonës Operative Vlorë - Gjirokastër (tetor 1943), misioni anglez, teknika e partisë, Qarkori i saj, Këshilli Nac. i Qarkut, punëtoria partizane, depot e municioneve e të veshmbathjes të Qarkut të Gjirokastrës e tjera.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 3 EmptyMon Aug 30, 2010 9:18 pm

Në Sheper u krijua njësiti guerril, çeta “Andon Zako”, batalioni “Naim Frashëri”, BrVIII, XIV S. Kanë marrë pjesë në këtë luftë 25 vetë, nga të cilët tre të rënë si dhe 18 viktima lufte. Kanë marrë pjesë në Këshillin NAÇ të fshatit: Nasho Idrizi, Vangjel Kaso, Nasho Papuli, Harito Nashi, Vasil Pite, Sokrat Nashi, Seve Ngjela.
Janë internuar nga gjermanët: Aristidh Duli, Milo Rako, Sotir Koçiu dhe Theodhori Duli. Sheperi u dogj dy herë gjatë operacionit të janarit pjesërisht dhe atij të qershorit (13. 06.1944) tërësisht. Gjatë operacioneve u dogjën 78 shtëpi, 38 kasolle, u grabitën 250 krerë bagëti të imta, 20 pendë qe, 20 lopë e mushka e 70 zgjoj bletësh. Sheperi ka tradita patriotike kulturore dhe arsimore, ku është shquar poeti Andon Zako Çajupi, Ilia Dilo Sheperi dhe janë dalluar mjaft të tjerë. Deri në vitin 1945 ka pasur rreth 20 vetë me arsim të lartë dhe rreth 200 në 50 vitet e fundit, si dhe mbi 200 oficerë. Më 1947 u çel shkolla 7 vjeçare. Më 22. 04. 1957 u krijua kooperativa bujqësore, më 1961 u bë bashkimi me kooperativën e Ndëranit dhe të Nivanit dhe më 1967 me Konckën dhe Topovën. Më 1968 - 1969 u ndërtua Pallati i Kulturës, dyqani i shitblerjes, kopshti i fëmijëve, infermieria, ujësjellësi, muzeu, grupi folklorik, furra e bukës dhe menca. Më 27. 03. 1960 u bë përurimi i rrugës automobilistike Poliçan – Sheper. Më 1957 kishte 245 banorë më 1990 - 53 shtëpi. Në vitet 1945 - 1990 janë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 3 EmptyMon Aug 30, 2010 9:18 pm

larguar nga fshati 30 shtëpi dhe në të gjithë Shqipërinë kanë emigruar 21 familje në Greqi. Ndërsa në vitin 1991 kanë emigruar në Greqi 21 familje. Të dënuar politikë nga diktatura: Kiço Ngjela, Koço Dilo, Lipe Nashi, Margarit Dilo, Peço Kagjini, Peço Rako, Sotir Haxhi, Spartak Ngjela, Themo Muzha, Vasil Duda, Vangjel Lesho.
Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i drithërave të bukës, rritja e bagëtive të imta dhe vreshtaria. Për këtë të fundit u ngrit në vitet ’20 të shek. të kaluar një bllok me 30 ha vreshtë.
Me nismën e sheperiotëve dhe një grupimi intelektual zagorit të ngritur enkas dhe të përkrahur nga Shoqata dhe Komuna e Zagories në Sheper u vendos busti i Mësuesit të shquar me kontribut të madh kombëtar, hartuesit të të parës gramatikë dhe sintaksë shqipe për shkollat emesme, Ilia Dilo Sheperit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 3 EmptyMon Aug 30, 2010 9:18 pm

Kohët e fundit për Sheperin po jepet një kontribut i madh për pasqyrimin e traditës historiko - kulturore. Në këtë aspekt shquhen publicistët Ilia Laska dhe Stavro Çapi, të cilët kan ëshkruar më bashkautorësi librin “SHEPERI”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 3 EmptyMon Aug 30, 2010 9:21 pm


Terrova
Vendbanim i vjetër, rreth 2,5 km në J të Sheperit, pranë sheshit të Shën Thanasit (në rrugën Sheper - Poliçan). Fjala “Tërrovë” vjen nga sllavishtja terati, në shqip “ndjek” ose “gjuaj”. Sot këtu ruhen gjurmët e një pusi dhe qeramike. Thuhet se ky vendbanim është braktisur para sundimit osman dhe banorët e tij janë vendosur kryesisht në Sheper.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 3 EmptyMon Aug 30, 2010 9:24 pm

8. Zheji

Fshat i pozicionuar në lindje të Malit të Bucelthit, me lartësinë 700 m. Shtrihet rrëzë Belenatit dhe rrethohet me kodra të ulëta. Lidhet me Çajupin me dy rrugë këmbësore, njëra kalon në Buzën e Rripës (ndërmjet Strakavecit dhe Bucelthit) dhe tjetra në anën JL të këtij të fundit. Sipas të dhënave është vendbanim i lashtë. Kjo vërtetohet katërcipërisht se në Belenat dhe Vërri të Zhejit janë gjetur varre dhe qeramika të periudhës antike. Zheji fillimisht ka qenë i pozicionuar rreth 2km në VL të tij. Përmendet në shek. XI një manastir i madh dhe në regjistrimet e osmanëve në shek. XV- XVI. Sipas këtyre burimeve më 1431 kishte 34 familje dhe më 1583 - 45 familje. Ndërsa më 1852, sipas historianit grek P. Arvantinoi, ka patur 80 shtëpi dhe më 1898 – 800 banorë. Më 1887 çeli shkollën në gjuhën greke, e cila frekuentohej edhe nga nxënësit e ardhur nga Lliari. Më 1898 shkolla kishte 50 nxënës dhe për mbajtjen e saj mblidheshin nga fshatrat 500 grosh në vit. Duhet evidentuar se nga guri i Zhejit, i gdhendur me mjeshtëri janë përgatitur qoshet e shtëpisë madhështore të Vangjel Zhapës në Labovën e Zhapës.
Përpjekjet e patriotëve të Zhejit për mësimin e gjuhës shqipe u shtuan në dekadën e dytë të shek.XX. Më 1910 emigrantët Jano Marka e Spiro Vllahu sollën abetare dhe libra në gjuhën amtare. Shkolla shqipe u hap në vitin 1917 me dy mësues, njëri italian, që jepte gjuhën italiane. Më 1913 ka pasur 612 banorë dhe më 1927 – 529 banorë. Gjatë viteve 1920 -1924 janë zhvilluar veprimtari përparimtare, atdhetare, kryesisht nga zhejotë që ishin në emigracion.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 3 EmptyMon Aug 30, 2010 9:25 pm

Morën pjesë në luftën e Vlorës: Foto Menkshi, Gaçe Qendro, Miltjadh Garo, Perikli Çarka e Petro Garo, ndërsa Revolucioni i Qershorit u përkrah dhe u ndihmua nga Sotir Gjergo. Zheji ka pasur 12 kisha dhe feston çdo vit Shëne Premten. Në muajt gusht - tetor 1918 vdiqën nga gripi 91 vetë. Gjatë 3 dekadave të shek. të kaluar ka pasur 3 dyqane, 2 mullinj bloje dhe 7 zanatxhinj. Prezenca e tyre i ka dhënë këtij fshati zhvillim industrial. Në këtë periudhë mjaft zhejotë emigruan dhe rreth 40 familje nuk u kthyen. Ata u inkuadruan në vende ku shkuan në shoqëri atdhetare, të organizuar nga emigrantët shqiptarë. Ndërsa në Zhej u krijua shoqëria “Përparimi” (1922) dhe “Ylli teatral”. Populli i Zhejit ka marrë pjesë gjallësisht në Luftën ANAÇL. Një veprimtari tepër aktive luftarake me skuadra të armatosura për mbrojtjen e pasurive fshatare, formimi i njësitit guerril të armatosur, organizata e gruas, e cila mundësoi ndihmesën e kualifikuar për veshje të partizanëve dhe transportimin me kafshë të materialeve në: Pogon, Libohovë, Bregdet, Kurvelesh. Edhe njësiti i armatosur i Zhejit në vitin 1943 mori pjesë në veprime luftarake në: Mezhgoran, Përmet, Libohovë, Gjirokastër dhe Kuqar (27. 06. 1943). Në 1944 në fshatin Zhej u bë mbledhja e Intelektualëve. Zheji u dëmtua shumë nga kjo luftë. Gjatë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 3 EmptyMon Aug 30, 2010 9:25 pm

dy operacioneve armike u dogjën 65 shtëpi e 18 kasolle, u grabitën 63 qe, 12 kafshë pune, 200 krerë bagëti të imta dhe u shkatërruan 43 koshere bletësh. U internuan në Itali Kiço Kllapi (1939) dhe në Gjermani Gaçe e Sokrat Qendro, ndërsa u burgosën nga italianët: Thoma Çarka, Pirro Bita e Vasil Shaka. Morën pjesë në këtë luftë 18 vetë, nga të cilët ra dëshmor Spiro Zogo.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 3 EmptyMon Aug 30, 2010 9:25 pm

Pas çlirimit u ngrit ambulanca e parë (1946) me Vito Gjonin e Pirro Kllapin; u çel shkolla 7 vjeçare (1947), u vendos qendra e lokalitetit për fshatrat: Zhej, Lliar, Doshnicë, Hoshtevë, Vithuq; u krijua kooperativa bujqësore (19.08.1956) me kryetar Spiro P. Çarka dhe më 1958 u kolektivizua gjithë fshati. U bë telefonizimi (1967), elektrifikimi (22.09.1969) dhe më pas, në tetor të atij viti, u përurua kompleksi: ambulancë e konsultore, shtëpi lindjeje, çerdhe kopsht fëmijësh, banja e lavanteri, hotel, mencë e furrë buke. Ka pasur një grup folklorik, i cili është dalluar në festivalet folklorike e kombëtare. Zheji, në fillim të viteve 1945, kishte rreth 100 shtëpi me 500 banorë, në pas u larguan 150 vetë, mjaft prej tyre me familje. Sot ka 22 shtëpi me 59 banorë. Drejtimi kryesor i ekonomisë janë drithrat e bukës, pemtaria, vreshtaria, blegtoria e sidomos bagëtia e imët. Familjet më të vjetra janë: Sevajt, Dukajt e Shehitajt, ndërsa më të mëdhatë dhe më të përmendurat janë: Çarkajt, Qendrajt, Menkshajt, Garulajt, Bitajt, Garajt, Kllapajt, Sulajt, Qorrajt, Stefajt.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 3 EmptyMon Aug 30, 2010 9:26 pm

Në lëvizjen kulturoro- artistike e letrare janë dalluar sidomos familja e Spiro Zhejit si Petro e Gjergj, Vera dhe Artur Zheji, të cilët kanë dhënë një kontribut të madhe edhe në shkallë vendi si dhe në shkëmbimin universal të vlerave. Gjithashtu duhet të përmendet kontributi që jep në evidentimin evlerave të Zhejit poeti Anastas Bita, i cili ka botuar librin e tij poetik të titulluar “ Më kërkoni atje ku nuk jam”. Kohët e fundit duke u nisur nga nostalgjia kanë filluar të mbijnë libra të rinj kryesisht të folkloristikës popullore, pra të bazuar në tabanin popullor si: Jorgo Dhespa me veprën “Kthehem atje ku u nisa” dhe Jani Ballo me librin “Po nis bletën”, të cilët i këndojnë edhe bukurive të Zhejit dhe gjithë Zagorisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 3 EmptyMon Aug 30, 2010 9:30 pm

9.Vithyqi

Fshat në lartësinë 500 m, i vendosur rreth 1 km në të djathtë të rrjedhjes së poshtme të lumit të Zagories. Vendasit e thërrasin Bythyq ose Fshat i Vogël. Përmendet për herë të parë në vitin 1852 me 15 shtëpi, në 1913 me 94 banorë, më 1927 me 93 banorë, dhe më 1961 me 12 shtëpi. Popullsia e fshatit ka marrë pjesë në Luftën ANAÇL. Në rreshtat partizane janë inkuadruar 8 vetë dhe në njësitet guerrile 2 vetë. Gjatë kësaj lufte është ngritur spitali partizan dhe ranë dëshmorë: Dhiogjen Vito, Koli Nika dhe Vangjel Vito. Drejtimi kryesor i ekonomisë është blegtoria, pemtaria dhe drithrat e bukës. Sot ka dy shtëpi (Familja e Polikron Durit dhe Trifon Nikës). Familjet më të përmendura janë: Duri, Vito (Më parë quheshin Nikaj dhe janë me origjinë të largët vëllej), Rroshi e tjerë.
Duhet përmendur se nga Fshati i Vogël origjinoheshin fotografët e spikatur Koço Duri, Filip dhe Jorgo Vito, që kanë dhënë një kontribut të veçantë në fotografinë shqiptare duke evidentuar momente shumë të rëndësishme historike të vendit dhe kryesisht të Gjirokastrës. Në traditën e tyre ecën sot Viktor Filip Vito, i cili ka një Studio moderne fotografie të quajtur “VITO”. Kohët e fundit z. Trifon Nika për të evidentuar vlerat e këtij fshati është shkruar një libër me kujtime me titull “Themelet kanë mbetur”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 3 EmptyMon Aug 30, 2010 9:30 pm

10. Topova

Fshat në lartësinë 600 m, rreth 2km. Në të majtë të rrjedhës së sipërme të lumit të Zagorisë, shtrihet në një gropë në të dy anët e përroit me të njëjtin emër. Është qendër e vjetër banimi. Shekuj më parë ka qenë e vendosur buzë lumit. Përmendet për herë të parë në regjistrat osmane të shek. XV- XVI. Sipas burimeve të shkruar më 1431 – 1432 kishte 19 familje, më 1582 – 23 familje, më 1852 - 45 shtëpi dhe më 1898 - 350 banorë. Ka pasur katër kisha, nga të cilat ajo e Shën Mërisë ka qenë më e vjetër se ajo e Shën Kollit, që ruhet si monument kulture. Shkolla e Topovës u çel në vitin 1874 në gjuhën greke dhe në vitin 1898 kishte 30 nxënës. Për mbajtjen e saj banorët e fshatit jepnin 500 grosh në vit. Popullsia ka tradita luftarake: ka përkrahur Ali Pashë Tepelenën për t’u shkëputur nga Turqia; është dalluar në luftrat për pavarësi kundër sundimit osman, sidomos në vitet 1720 - 1735, në revolucionin grek më 1821, më 1912, ku përmendet Mihal Nika dhe në revoltat antifeudale (1922 - 1928). Sipas regjistrimit të viteve 1913 kishte 287 banorë dhe në vitin 1927 - 300. Në këtë periudhë ka qenë për disa vjet qendër e komunës. Gjatë viteve 1890 - 1940 mjaft biznesmenë nga Topova kanë zhvilluar veprimtari të gjerë tregtare si: Aleks e Mihal Dilo në Gjirokastër, Tepelenë e Përmet. Mite Pango, Jorgo e Mihal Lito në Dhramë e Selanik, Mite e Qirjako Dhefto në Maqedoni. Ndërsa tregtarët më të vegjël kanë qenë: Pano Dilo në Përmet, Vasil Dilo në Topovë dhe Kristaq Dushi e Loto Murati në Gjirokastër. Popullsia ka marrë pjesë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 3 EmptyMon Aug 30, 2010 9:30 pm

aktive në Luftën ANÇ. 12 vetë janë inkuadruar në forcat partizane dhe 15 në terren. Prej tyre ranë dëshmorë: Aristotel Dhefto, Kiço Joanidhi e Orest Dilo. Ndërsa nga bombardimet ajrore u vra Lefteri Murati. Topova ka qenë një nga bazat më aktive të Luftës. Aty dhe në Katal kanë ardhur e strehuar çeta “Hajredin Tremishti” dhe të deleguarit e parë të Qarkut të Gjirokastrës Mustafa Matohiti, Tahir Kadareja dhe Bexhet Mema (1942 -1943). Ata qëndruan fillimisht 19 ditë dhe gjatë këtyre ditëve në bashkëpunim me krerët e saj dhe Vito Pangon e Xhorxhi Zërën bënë mbledhjen me banorët e fshatit, të cilët vendosën aktivisht të përqafojnë Luftën Nacionalçlirimtare, ndërsa të deleguarit ndihmuan në organizimin e Këshillave Nacionalçlirimtare, njësiteve guerrile dhe grupit edukativ, që ishin krijuar qysh në pranverë të viti 1942. Topova u dogj pjesërisht dy herë nga gjermanët. Në Topovë u ngrit spitali partizan. Në vitin 1946 erdhën në Topovë nga UNRA ndihmat e para me ushqime dhe veshmbathje për gjithë Zagorinë. Në verë të atij viti ishte ngritur në Topovë dyqani i fshatit, i cili tregtonte ushqime e materiale të domosdoshme për gjithë krahinën. Pas çlirimit ka qenë për disa vjet qendër e pushtetit lokal të Zagorisë. Janë ngritur këtu materniteti dhe spitali i krahinës. Në vitin 1962, si pasojë e shirave të shumtë e të rrëmbyeshëm, Topova pësoi rrëshqitje të mëdha dheu, që shkatërruan linjën urbane të saj. Të dënuarit politikë me burg nga rregjimi socialist: Andon Koçi (Marko), Alqiviadh Dhefto, Çako Nika, Sofokli Mëhilli, Mihal Dilo, Pilo Miha, Themo Vasha, Leonidha Dushi dhe Vasil Deçka. Sot ka
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 3 EmptyMon Aug 30, 2010 9:31 pm

shkollë fillore, 16 familje me 40 banorë. Më 18. 07. 2002 u përurua kisha e Shën Gjergjit sponsorizuar dhe ndërtuar nga Arqile Çako Nika. Familjet më të vjetra dhe më të përmendura janë: Dilo, Pango, Lito, Joanidhi, Toli e Dhefto. Blegtoria e imët dhe bimët e arave janë drejtimet kryesore të zhvillimit ekonomik. Kultivon qershitë, pjergullat, kumbullat, fiqtë, arrat e lajthitë. Për këto poeti popullor këndon: Topovë e dashur, Topovë e lajthisë,
Ç’të paskan hije rrënjët e bukurisë! Evidente është se nga ky fshat e ka origjinën piktori i madh i lauruar me çmime ndërkombëtare në konkurse botërore të pikturës, ikonografi i madh Dhimitër Dhima. Topova edhe sot ka talente në fushën e pikturës që mund të krenohet, njëri dhe më i dëgjuari i saj n ërang kombëtar është Ksenofon Dilo.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 3 EmptyMon Aug 30, 2010 9:31 pm


Plesha

Vendbanim i vjetër pranë Hoshtevës, rreth 1km në JL të saj. Përmendet për herë të parë në shek XI një manastir i madh, ngritur në Pleshë. Në shek e XV ishte qendra më e madhe e banuar në krahinën e Zagorisë. Në regjistrimet osmane të viteve 1431 - 1432 ajo kishte 49 familje dhe më 1582 - 78 shtëpi. Gjatë viteve ‘40- ‘60 të shek XVIII pushtuesit osmanë mundën të islamizojnë në Pleshë një numër të vogël banorësh, të cilët u dëbuan më pas në Malshovë. U shkatërrua si fshat në gjysmën e dytë të këtij shekulli dhe popullsia u vendos kryesisht në Hoshtevë, Greqi dhe Itali.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 3 EmptyMon Aug 30, 2010 9:31 pm


Lukaj

Vendbanim i vjetër, rreth 2km në VP të Nivanit, ndërmjet Përroit të madh dhe Horberit. Banorët janë shpërngulur prej këtij të fundit, pranë shpellës nën Cjepur dhe më pas pranë kishës së Shën Sotirit e Shën Kollit, ku ruhen rrënojat e njërës prej tyre. Në gjysmën e dytë të shek. XIX është braktisur për shkak të rrëshqitjes së tokës dhe popullsia është vendosur kryesisht në Nivan. Ka ekzistuar si fshat i emërtuar Nivan i Poshtëm, më 1856 me 15 shtëpi. Prej tyre përmendej familja Xhelaj me 48 banorë. Nga kjo familje është dalluar një klerik i lartë (dhespot), që ka jetuar në Stamboll. Thuhej se ky dërgoi në Llukaj nipin e vet që t’u tregonte vendndodhjen e thesarit. Por atë e vranë që të mos bëhej pjesëtar në ndarjen e tij. Kleriku i zëmëruar erdhi në Llukaj, i mallkoi dhe familja u shua. Edhe familja e Kristo Gajdes pati të njëjtin fat. Ndërsa nga familja Llukaj ndeshim Petro, Jano, Sotir , Dhimitraq e Spiro, ky i fundit u shpërngul në Nivan në fund të viteve ’50 të shek XIX. Familja tjetër që dëshmohet është e Marisajve, ku përmendet Spiro Marisa. (Ilia Semi, dorëshkrim, ruhet nga Ilia Laska).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 3 EmptyMon Aug 30, 2010 9:31 pm

Shënim:
Më lart u paraqitën disa veçanësi të tipizuara të fshatrave të krahinës së Zagorisë, të cilat plotohen me materiale ilustruese gjatë zbërthimit analitik që bëhet në ecurinë e librit “Perla”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 3 EmptyMon Aug 30, 2010 9:32 pm

*
Fushës së Çajupit

NGA ANDON KONOMI

. . . Fushë e bukur anembanë, me ujë erëza të mira,
Shëneprëmten edhe Bratnë, vetëm duket hapësira!
Buzë e Rripës dhe Teqeja, o moj ti, e zeza Hanko,
ku kullosin kopeja,
Ujë i ftohtë në Janko, se ç’më pihet vetëm njëherë,
i shkreti po është i ftohtë,do të rri të marr një erë...
Kur kujtoj, më venë lotë, të shtrihem nën hije,
dhe të flë nja dy- tre orë, atij vendi me shije,
të dëgjoj zile e këmborë, të ngrihem e të ha bukë,
nën hije të murrizit,djath të leshtë në kripë,
sikur jam afër Parisit!
Të dalë poshtë nga Rrëza, në atë të bukur tokë,
të dëgjoj zogj e thëllëza dhe t’ia marr këngës tok.
Si erret ashtu pasdreke, zjarr më ndezin ca çobanë,
njerëzit vinë vergje – vergje me uri bukën e hanë!
Ngrihem në mëngjes pa gdhirë ha, pi, ç’të më dojë goja
dhe rri në atë “ftohtësirë”, majë bregut tek :”O. . . o -ja”
Lum , o Zhej, kam thënë, në ato brigje, në ato maja,
të bukur fushë ke zënë, që sa u çudit dynjaja!...
Shkëmbi, Qafa dhe Bucelthi,me Çajupin kur takojnë,
atje ujku, atje derri, atje sorkadhet vallëzojnë!
Moll’e Gjondreut, Zaskaj, Shëndëlliu në Bregn’ e Bolit,
më vjen mall për atë maj’, si Pashai karshi Gjolit !
Grop’ e Milaj me Defile, Mavriqeti me Shën Mëri,
që mban erë trëndafile, Ar’ e Xhekës me Gjonzi,
vapë e keqe kur shtrëngonte, që në Gjonç e në Shën Mëri,
cinxuri që cinxëronte, thoshte për nja dy a tri.
Kur në ëndër më kujtohe, më vjen të flas, o Zhej,
në këtë mërzi të largët, i mjeri ku të të gjej !...

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 3 EmptyMon Aug 30, 2010 9:32 pm

*
Potencialet turistike të Zagorisë


FUSHA OSE PLLAJA E ÇAJUPIT

Fusha karstike e Çajupit, ose pllaja e Çajupit, shtrihet rreth 1200 m mbi nivelin e detit. Ajo pozicionohet midis majës së Çajupit, maleve të Topovës, kullotave të Karagjozatëve, maleve të Labovës dhe malit të Bucelthit. Maja e Çajupit është një majë në malin e Lunxhërisë me lartësi 1536 m, i përbërë nga shkëmbinj gëlqerorë, me dukuri e tipizime të shumta karstike.
“Porta” hyrëse nga Zagoria për në fushën e Çajupit është gryka e Shënepremtes, e cila krijon lidhësi me Hijen e Mallkuar, një vend i ndritur historikisht, ku Kapllan Pasha me dy sejmenë të tij, gjetën vdekjen nga tehu i shpatës së kapedanit zagorit Kiço Vlashi nga Hoshteva, i motivuar figuracionalisht nga populli i Zagorisë “Dreri i maleve”. Arsyeja e dhënies së këtij motivimi lidhet me faktin kokëfortë historik, pasi në sheshin e Çajupit në këtë teatër të veprimit luftarak Kapedani trim Kiço Vlashi me çetën e tij asgjësoi një hordhi të tërë turke, e cila humbi në këtë akt luftues dhe drejtimin e saj, pasi komandanti i saj, Shapllo Beun, mbeti i vrarë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 3 EmptyMon Aug 30, 2010 9:32 pm

Formëzimi i Fusha e Çajupit është pak a shumë i rrumbullakët. Si rrjedhojë e rrethimit me maja maja malesh krijohet mundësia eprezencës së ujërave dhe burime të shumta, katër burime, të cilët kanë një ujë tërësisht të kristalizuar dhe emërtohen: burimi i Papalepurit, uji i ftohtë dhe shumë i lehtë; burimi “Janko”, “Ojen” dhe mbreti i burimeve Brati, i cili dallohet për ujin etij shumë të ftohtë, por edhe me vlera të mëdha kurative të provuara për kurim sëmundjesh të ndryshme dhe kryesisht për kurimin e sëmundjeve nga tuberkulozi. Kjo aftësi “burimore” është tipizuar edhe në folkloristikën e zonës, e cila është me emër jo vetëm në rreth, por edhe në vend e më gjerë. Ja si shprehen cilësitë ujore të këtyre burimeve: “Brati me ujë të ftohtë, / kur e pi të rrjedhin lot, / “Gropë e lotëve” rrëzë malit, /“Papalepuri”, ujë zallit ./“Jankua” me “Buzën e Rripës”, /Sa lezet që janë sipër /edhe “Ojen” kur shikon,/në anë të rrugës buron.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 3 EmptyMon Aug 30, 2010 9:32 pm

Pozicionimi i tillë, prezenca e ujërave, klima e shëndetshme me një ajër të pastër, lulet shumëngjyrëshe, bimët medicinale, prezenca e bimës aromëkëndhshe të çajit, pasazhet natyrale të magjishme e bëjnë këtë pllajë një qendër të rëndësishme klimaterike, të pashfrytëzuar deri tani. Kjo “magji” ka një sipërfaqe rreth 200 ha. Fusha e Çajupit është futur shpesh në lakmitë e të pasurve, të cilët kërkonin ta bënin pronë të tyre. Në fund të shekullit të XIX u shpenzuan mijëra napolona flori për të shpëtuar këtë pasuri kaq të vyer nga lakmia e Sabri bej Gjirokastrës, i cili pretendonte se ishte e tij. Vlen të përmendet mbështetja ligjore që pronarët e ligjshëm, banorët e fshatrave Lliar, Zhej gjetën tek Ilia Harito, një personalitet në fushën e jurisprudencës, i cili, veç ndihmës që ju dha atyre, duke ua siguruar pronësinë mbi Çajupin edhe me vendim gjyqi, u dallua edhe si një atdhetar me veprime të shquara në shërbim të çështjes sonë kombëtare. Barin e fushës së Çajupit e korrnin dhe e korrin me kosë. Është fakt historik dhe i provuar që në kohën e Ali Pashë Tepelenës nga bari i Çajupit furnizohej edhe kavaleria e tij në Tepelenë me një sasi të konsiderueshme. Tashmë fusha e Çajupit ka kaluar në pronësi të pronarëve të saj të ligjshëm. Shembuj të shfrytëzimit turistik të kësaj fushe , të këtij mjedisi mund të përmendim edhe përçapjet, kur në Çajup pat qenë ndërtuar edhe një hotel dhe një bar - kafe. Banorët e fshatrave Zhej e Lliar si dhe mjaft zagoritë të tjerë e disa gjirokastritë e kalonin pothuaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 3 EmptyMon Aug 30, 2010 9:32 pm

gjithë verën duke jetuar në Çajup, për klimën dhe ujërat e tij të mrekullueshëm. Karakollet rrugore, të ndërtuar në shtigje dhe qafa malore, përveç vjeljes së taksës së kalimit nga tregëtarët dhe kalimtarët me karvanë të ndryshëm, kishin për detyrë edhe mbrojtjen e tyre nga grabitësit e ndryshëm. Ruhet edhe sot një karrakoll i tillë rrugor, ndërtuar në fund të shekullit të xVIII nga Ali Pashë Tepelena. Ky është karakolli në Qafën e Çajupit, gjatë rrugës Gjirokastër – Erind – Çajup – Zagorie – Përmet, nga zagoritët njihet me emrin “Taborri i Çajupit”. Është një ndërtim i ulët cilindrik me kupolë sferike. Përbëhet nga mure të trashë, pa asnjë dritare. Ka vetëm një derë, që mbrohet nga dy fërngji të pjerrëta në të dy anët e saj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 3 EmptyMon Aug 30, 2010 9:33 pm

Emri i Çajupit është shumë i njohur. E ka përdorur si pseudonim poeti i shquar i Rilindjes sonë Kombëtare, Andon Zako Çajupi. Këtë emër e mbajnë gjithashtu dhe shumë institucione arsimore, kulturore e shoqërore. Me emrin “Çajupi” është pagëzuar dhe Shoqata atdhetare, arsimore e kulturore, e themeluar më 19 maj 1995. Shoqata “Çajupi” ka dhe organin e vet periodik, gazetën “Zagoria”, e cila botohet në Tiranë, një herë në muaj. Në krijimtarinë folklorike të Zagorisë, kjo luginë ka hyrë si:
O Çajup, o vend i bukur, /O baçe e luleve !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 3 EmptyMon Aug 30, 2010 9:33 pm


*
Disa të dhëna për Dërmazin e Çajupin
Pak histori si vende banimi

Dërmazi
Dërmazi shtrihet në mes të fshatrave Lliar dhe Topovë. Është vend i përthyer me kodra e përrenj, me pyje ku dominon: lisi, shkoza, dëllinja e tjerë. Dërmazi ka qenë një nga vendet e banuara në Zagorie, qysh nga fillimi i mijëvjeçarit të dytë të erës sonë, ashtu si dhe Çajupi. Banorët e Dermazit merreshin më shumë me blegtori dhe më pak me bujqësi, për arsye se kishte fare pak tokë. Enët dhe orenditë shtëpiake i punonin vetë prej druri dhe i gdhendnin me merak e mjeshtëri. Enët e zjarrit i merrnin në Erind, ku kishte poçare, duke i blerë ose me këmbim me prodhimet e tyre blegtorale e bujqësore. Sipas të dhënave gojore vërtetohet se në Dërmaz bëhej çdo vit një panair, ku vinin tregëtarë dhe nga trevat e largëta si: Mallakastra, Tepelena e tjerë. Dermazi, si zonë malore përshihej nga dimra të fortë e të zgjatur, gjë që vështirësonte jetesën. Kështu fshatarët e Dermazit u detyruan të shpërngulen në drejtim të Jugut, ku gjetën një vend të përshtatshëm, përtej kufijve të sotëm shtetëror me Greqinë dhe atje themeluan fshatin e tyre të ri, me pak ndryshim nga emri i parë Dermaz. Sot ky fshat quhet Dhermadhez, sepse në greqisht, për arsye fonetike, nuk shqiptohet Dermaz.
Në Dermaz dhe rreth tij ka pasur shumë kisha e faltore si Shëndellia, Shën Mëria, Shën Mitri e tjerë dhe që gërmadhat e tyre gjenden edhe sot, duke ruajtur emërtimet e tyre. Aty ka qenë një kishë me emrin Shën Mëri e “Murtajës” dhe kjo quhej e tillë se ka një arsye. Njerëzit e asaj kohe nuk i njihnin epidemitë në mënyrë shkencore. Ata kujtonin se u vinin nga Perënditë, prandaj për të zbutur sëmundjet ndërtuan kishën me këtë emër, ku bënin, natyrisht, dhe kurbane duke ia dedikuar Zotit, që t’i ruante nga e keqja. Rreth këtyre faltoreve mblidheshin dhe kremtonin shenjtët e ndryshëm.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 3 EmptyMon Aug 30, 2010 9:33 pm

Çajupi

Ka qenë i banuar qysh nga fillimi i mijëvjeçarit të dytë. Madje, mendohet se banorët në këtë fshat kanë qenë nga Dermazi. Banonte më pak popullsi se ajo e Dermazit se edhe vendi ku ishin vendosur, ishte i kufizuar. Banorët e Çajupit merreshin me blegtori e bujqësi. Këtu mbillej elb, thekër, thjerëza, qiqëra, qep, patate e tjerë. Lidhjet me Valarenë i mbanin të mira, madje, bëheshin edhe shkëmbime tregëtare. Dimrat e egër bënë, që një pjesë të vendosen në Erind dhe një pjesë në rrëzë të Malit të Zhejit, ku ngrihen vendbanimet e tyre dhe kultet fetare si: Shën Todhri, Shëne Diela, aty ku varrezat vërtetojnë vendbanimet e tyre. Veshmbathja sigurohej nga blegtoria. Përdorej shumë leshi i dhenëve dhe lëkurët e gjedhëve për opinga. Mendohet se banorët e Çajupit janë vendosur në Zhejin e sotëm nga vitet 1500. Fiset kryesore këtu njihen: Garajt, Sevajt, Dadajt. Pati më vonë të ardhur nga Kurveleshi për t’i shpëtuar presionit turk, të cilët nuk donin të ktheheshin në fenë myslimane dhe u “ngulën” në këto troje si fiset: Qenaj, Cakaj e tjerë.
Çajupi kurdoherë ka qenë pronë e Zhejit dhe e Lliarit, për të cilin më vonë janë bërë shumë pazare, për ta marrë bejlerët, por ky është një problem i mëvonshëm.
Marrë nga libri i autorit “ Intelekt 2001...” 2, shkrimi i shkruar nga Jorgo Garo.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content




ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 3 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq
Mbrapsht në krye 
Faqja 3 e 41Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4 ... 22 ... 41  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: