Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq

Shko poshtë 
4 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3 ... 21 ... 41  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 2 EmptyMon Aug 30, 2010 9:11 pm

Kufizimi administrativ:
Komuna Zagorie, me qendër fshatin Nivan, kufizohet:
Në veri: me Përmetin (fshatrat Kala, Leskaj)
Në jug: me Poliçanin (Komunën e Pogonit)
Në lindje: me Malin e Dhëmbelit
Në perëndim: Mali i Çajupit, Malin e Lunxhërisë
Hyrja për në territorin e Komunës realizohet, duke u nisur nga qyteti i Gjirokastrës, nga Qafa e Çajupit, hyrja tjetër nga Poliçani.
Zagoria lidhet me pjesët e tjera të vendit me qafat si: ajo e Çajupit, Dhëmbëlit, Kristoforit, Gjurmë Mushkës.
Vija kufitare e saj, siç e përmendëm dhe më lart, është 45 km, prej të cilave rreth 22 km me Përmetin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 2 EmptyMon Aug 30, 2010 9:11 pm


Komuna e Zagories, si pjesë administrative e Rrethit të Gjirokastrës dhe Qarkut të Gjirokastrës, shtrihet në këto koordinata gjeografike (kufijtë gjeografikë): gjerësia gjeografike veriore f1 = 40.0 09’ deri në f2 = 40.0 11’ dhe gjatësi gjeografike l1 = 20.0 deri në l2 = 20.0 20’ Shtrirja veri - jug……….; është afro 15 km dhe perëndim – lindje 4 - 5 km.
Fshatrat e komunës (zonat e banuara) ndahen në Zagorie poshtme, që shtrihet në rreth 500m lartësi mesatare, Zagori e Sipërme shtrihet në lartësi rreth 780 m mbi nivelin e detit. Pothuajse gjysma e territorit të Zagorisë shtrihet deri në 900 m lartësi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 2 EmptyMon Aug 30, 2010 9:11 pm


Distancat në km nga qendra e Komunës, Nivani

Nr. Emërtimi (Distanca) Njësia Gjatësia
1. Gjirokastër - Nivan km 44
2.Nivan – Poliçan km 9
3.Nivan – Sheper km 1,5
4.Nivan – Konckë km 2.0
5.Nivan- Hoshtevë - Vithuq km 6.5
6.Nivan- Ndëran km 4.5
7.Nivan – Topovë km 7.5
8. Nivan – Zhej km 14
9. Nivan – Lliar km
10. Nivan – Doshnicë km 10.5
11.Topovë – Fusha e Çajupit km 7
12. Zhej – Fusha e Çajupit km 5.2
13. Lliar – Fusha e Çajupit km
14. Hije e Mallkuar – Baxho km 1.5
14. Gjirokastwr – Erind km 11.5
15. Erind – Çajup km 11
15. Gjirokastër – Çajup km 22.5

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 2 EmptyMon Aug 30, 2010 9:12 pm

Elementët klimatikë të krahinës së Zagorisë

Nga pikëpamja klimatike Komuna e Zagories shtrihet në zonën klimatike të emërtuar në ndarjen klimatike të Shqipërisë si Nënzona Mesdhetare Malore Jugore me dimër të ftohtë dhe të lagët, me rreshje dëbore që formojnë shtresa të qëndrueshme. Erërat e ftohta, të cilat hyjnë përmes luginës ulin temperaturat, deri në formimin e ngricave. Verë të nxehtë e të thatë.
Nga pikëpamja e temperaturave, në krahinën e Zagories janë shënuar temperatura që luhaten nga 4.2 deri 21.7 C.
Rreshjet janë të bollshme me një mesatare shumëvjeçare 1200 deri në 1600 mm në vit.
Trysnia atmosferike e reduktuar në nivelin e detit është mesatarisht………..milibarë.
Maksimumi absolut i temperaturës në Zagori është në muajin korrik 30 - 32 0 C dhe minimumi absolut janë në kufijtë –13 deri në –16. 0 c (Temperatura më e ulët gjatë periudhws 1970- 200 është shënuar më 14 janar 1968, kurse më e larta më 18 korrik 1973 prej 37.8 0 C.
Sasia më e madhe e rreshjeve në periudhwn 1975- 2002 brenda 24 orëve ka rënë në fshatin Hoshtevë më 23 tetor 1981 290 mm shi.*

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 2 EmptyMon Aug 30, 2010 9:12 pm

Të dhënat klimatike për Komunën Zagorie
Për periudhwn 1970-2000 (temperaturat) dhe 1975-2002 për rreshjet
Nr. Emërtimi Njësia S T I N Ë T
Pranverë Verë Vjeshtë Dimër Vjetore
1. Temperatura mesatare C 14.7 20.6 12 4.9(5.4) ~ 13
2. Lagështia relative %
3. Rreshjet mm 568.8 158.8 802.9 1082.8 2613.3
4. Diellëzimi Orë rreth 2600 në vit
5. Prania e borës ditë 15-20 ditë në luginë, 20-30 ditë në male.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 2 EmptyMon Aug 30, 2010 9:12 pm


* Të dhënat janë marrë nga Vangjel Mustaqi, Instituti Hidrometeorologjik: Stacioni i Hoshtevës.
Stacioni meteorologjik
U ngrit në Hoshtevë më 1960 me nismën dhe interesin e Polikron Nasit. Duke vrojtuar temperaturën e ajrit, sasinë e rreshjeve e tjerë. Ka nxjerrë në pah veçoritë klimatike të Zagorisë dhe ka dhënë një ndihmesë në buletinin meteorologjik të vendit. Stacioni Meteorologjik funksionoi rregullisht deri në fund të viteve ’90 të shek. XX. Veprimtarë të tij kanë qenë: Lliko Ndreu e Paskal Nasi.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 2 EmptyMon Aug 30, 2010 9:12 pm

Fshatrat e Krahinës (sipas rendit alfabetik)
1.Doshnica
Fshat në V të Zagories, shtrihet në lartësinë 540 m mbi nivelin e detit. Lartësohet rrëzë malit të Dërrasës, në rrjedhën e djathtë të lumit të Zagories, rreth 800 në Lindje të tij. Vendi ku është pozicionuar shumë kohë më parë ka qenë Senova, rreth 2 km në P të vendosjes së sotme dhe një km në krahun e majtë të lumit të Zagories. Nga burimet historike poseduese dhe dokumentuese Doshnica përmendet për herë të parë në regjistrat osmane të vitit 1583 me 15 shtëpi dhe më 1678 evidentohet për protestën kundër pagesës së taksës së xhizes kazasë Tepelenës. Më 1852 e ndeshim me 15 shtëpi, më 1889 me 220 banorë; ndërsa në 1913 me 122 banorë dhe 1927 me 137 banorë, nga të cilët 24 me fe myslimanë. Është i vetmi fshat ku ka pasë prezent edhe besimin mysliman. Prezenca e myslimanëve mendohet të jetë pas vitit 1913, pasi, sipas regjistrimeve të këtij viti, popullsia e Doshnicës dëshmohet të ketë qenë e gjithë e besimit kristian.
Pas çlirimit (1944) filluan lëvizjet demografike (imigrim i brendshëm) pesë familje të besimit islam u vendosën në Leskaj. Sot ka mbetur vetëm një familje e besimit islam në Doshnicë. Më 1898 ka pasur shkollë në gjuhën greke me 14 nxënës, ndërsa në gjuhën shqipe shkolla e parë u çel në tetor të vitit 1944. Para këtij viti arsimi fillor merrej në shkollën e fshatit Leskaj, në VL të Doshnicës. Popullsia e këtij fshati ka marrë pjesë aktive në Lëvizjen Antifashiste Nacionalçlirimtare.
Në regjistrimin e popullsisë të vitit 1946 kishte 29 shtëpi me 155 banorë, më 1959 - 22 shtëpi. Deri në fillim të shek XX ka pasur 12 kisha dhe festonte shenjtorin çdo 19 shtator. Në vitin 1956 u krijua kooperativa bujqësore dhe në vitin 1959 përfundoi kolektivizimi i bujqësisë. Në fund të vitit 1960 u ndërtuan 2 ujëmbledhësa; u bë telefonizimi (1967), elektrifikimi (1969) dhe Ujësjellësi (1972), nga i cili mori ujë çdo shtëpi. Drejtimi kryesor i ekonomisë janë drithërat e bukës, blegtoria e imët, pemëtaria dhe rritja e bletës. Në vitet ‘90 të shek XX popullsia është larguar në emigracion, kryesisht në Greqi, ku sot janë larguar rreth 100 familje. Ndër familjet më të vjetra dëshmohen: Dedaj, Kozdhimaj (Tingo), Gjicaj, ndërsa ndër më të mëdhatë dhe ndër më të përmendurat: Kristajt, Pangajt, Milajt, Hysajt, ku dallohet Sheh Dalipi. Si rrjedhojë e lëvizjeve emigrative dhe imigruese popullsia e Doshnicës ka ndryshuar. Gjithashtu vlen të përmendet se kohët e fundit, po si rrjedhojë e punës së bërë nga Komuna e Zagorisë, është mundësuar lidhja me rrugë automobilistike me qendrën e komunës, Nivanin, duke investuar në lidhësinë rrugore Hoshtevë - Doshnicë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 2 EmptyMon Aug 30, 2010 9:12 pm

2.Hoshteva
Fshat në lartësinë 750 i vendosur në rrjedhën e poshtme të lumit të Zagories, në anë e djathtë të tij. Është vendbanim i vjetër. Dëshmohet për herë të parë Manastiri i Shën Sotirit në shek. X. dhe Plesha në shek. XV. Përmendet në dokumentat osmane të vitit 1582 - 83 me 19 familje dhe 1826 me 50 shtëpi. Banorët e saj kanë tradita në luftë për liri, demokraci e përparim, ku veçohet në luftë kundër pushtimit osman Kapedani Kiço Vlashi. Në kishën e Shën e Premtes, në vitet 20 të shek. XVIII, u organizua kuvendi, ku u lidh besa për të luftuar kundër pushtuesit osman. Morën pjesë përfaqësues nga e gjithë Zagoria dhe fshatrat përreth. Gjatë pushtimit osman u islamizua një numër i vogël familjesh, të cilat më vonë u dëbuan në Leskaj dhe qysh atëherë lindi një konflikt, i cili vazhdoi gjatë. Banorët e Hoshtevës janë autoktonë, por gjatë sundimit osman (shek XVIII - XIX) kanë ardhur disa familje nga krahinat e Korçës, Kolonjës, Përmetit, Labërisë dhe Sulit (Greqi). Hoshteva ka qenë mbështetësja kryesore e Ali Pashë Tepelenës dhe e ka mbrojtur atë nga Kurt Pasha i Beratit dhe beu tepelenas, ndaj Aliu, në shenjë mirënjohje, ndërtoi shtëpinë e Kristananje dhe të Kostares, dy ura mbi përroin e Hosit, urën mbi lumin e Zagorisë dhe ndërmjetësoi në zgjidhjen e konfliktit kufitar me Malëshovën në dobi të tyre. Hoshtevjatët për mbrojtjen e malit nga synimet e feudalëve vendas kanë organizuar disa revolta dhe i kanë zgjidhur ato me forcën e armëve dhe të ligjit, qysh në fund të viteve 20 të shek. XX si ajo kundër Dervish Mekos. Hoshteva ka pasur të ardhura të pakta dhe banorët kanë qenë të detyruar të emigrojnë në Greqi, Turqi, Egjypt në mesin e shekullit të XX. Në Bullgari, Rumani, Maqedoni, në fund të këtij shekulli dhe në Kanada, SHBA. Argjentinë dhe Francë në vitet 1900 -1940. Gjatë këtyre viteve kanë emigruar 30 familje dhe 140 vetë, nga të cilët 92 në SHBA dhe Kanada, 28 në Turqi dhe të tjerët në Greqi dhe Argjentinë. Emigracioni tërhoqi forcën e aftë për punë dhe dobësoi përkohësisht ekonominë e fshatit, por më pas
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 2 EmptyMon Aug 30, 2010 9:13 pm

rriti mirëqenien dhe nivelin kulturor të popullsisë së fshatit. Mjaft prej emigrantëve zhvilluan veprimtari ardhetare, u anëtarësuan në Federatën “Vatra” dhe dërguan në vendlindje libra dhe abetare në gjuhën shqipe. U dalluan Gaçe Dhoqo, Lipe Kasapi, Stathi Suli, Ilia Andoni dhe Perikli Suli. Ndërsa për përhapjen e arsimit në gjuhën amtare ndihmuan Eftim Konomi, Cino Saqellari, Kolo Ndreu, Thanas Puleshi e Qiro Prifti, të cilët punuan edhe në krahina të tjera të vendit. Shkolla e parë shqipe u hap në vitin 1919 me 29 nxënës. Banorët e Hoshtevës kanë qenë shpesh herë pre e çetave kusare, që zinin kryesisht prita ndaj emigrantëve dhe i plaçkitnin. Këto banda vinin nga Malshova, Hormova, Picari, Golëmi, Progonati e tjerë. Më 1914 banorët e fshatit u përzunë nga popullsia myslimane e ardhur nga fshatrat e afërme, për rrjedhojë disa familje hoshteviate u strehuan në fshatrat greke pranë kufirit me Shqipërinë. Gjatë këtyre
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 2 EmptyMon Aug 30, 2010 9:13 pm

ndjekjeve gjeti vdekjen një banor i fshatit. Hoshteva ka pasur 20 kisha. Gjatë viteve 1870 - 1940 kanë shërbyer në to 6 priftërinj, nga të cilët dhespoti Eftim Konomi. Në këto kisha kanë kryer shërbesa fetare Dhespotët: Pandelejmon Kotoko (1939) dhe Anastas Janullatos (2001). Banorët hoshteviatë janë të dalluar për ushtrimin e shumë zanateve. Ata kryenin punë sezonale kryesisht në viset jugore të vendit dhe në Greqinë veriore. Gjithashtu hoshteviatët u dalluan si blegtorë dhe kultivues të zotë të perimeve dhe të drithërave. Nga këta të fundit, sidomos në lumëra, merrnin dy prodhime në vit, (të lashtat në qershor dhe të vonat në tetor). Këto prodhime i favorizon klima e zonës me 2613 mm rreshje dhe 2600 orë me diell në vit. Hoshteva ka rreth 16 kronje e burime të vegjël, por me vështirësi i përballon nevojat e saj. Më 189 kishte 120 shtëpi, më 1927 - 467 banorë. Gjatë luftës italo - greke në Hoshtevë u vendos përkohësisht komanda e ushtrisë greke dhe pranë saj, prej Dërrasës së Doshnicës deri në ShënMitra kalonte vija e frontit. Banorët kanë marrë pjesë aktive në Luftën ANAÇ në rreshtat partizane dhe komandën e vendit u inkuadruan 17 vetë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 2 EmptyMon Aug 30, 2010 9:13 pm

Në muajin qershor dhe korrik të vitit 1942 u formua grupi edukativ dhe Këshilli ANÇ, në dhjetor njësiti gueril dhe në fillim të vitit 1943 u krijua organizata e rinisë dhe ajo e gruas antifashiste. Në këto organizata zhvilluan veprimtari Dhame, Mina Koçollari, Kiço Ndreu, Aleks Kostare, Sile Beqari, Harrillo Zike, Llazo Ndreu e tjerë.
Gjatë operacionit të dimrit (29 Janar)) u dogjën në Hoshtevë 57 shtëpi, ndërsa në atë të qershorit (13. 06.1944) gjermanët qëndruan 24 orë. Gjatë operacionit banorët u strehuan në pyllin e Dërmazit, Plagëza, Kospinec dhe në mal. Në vitet e luftës ANAÇL, përveç shkatërrimeve e dëmtimeve të shumta, pati dhe 4 viktima dhe një dëshmor: Spiro Suli.
Pas çlirimit Hoshteva kishte 400 banorë. Më 22.04.1957 u krijua Kooperativa bujqësore, më 1959 u bashkua me Vithyqin dhe më 1960 me Zhejin. Më 1967, gjatë lëvizjes për zhdukjen e paragjykimeve fetare, zakoneve prapanike dhe bazës materiale të fesë, që shpërthyen në të gjithë vendin, u shkatërruan 3 kishat kryesore me vlera arkitektonike e artistike ajo e Shën Pjetrit, Shën Kollit dhe Shën Sotirit dhe u kthyen në magazina të kooperativës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 2 EmptyMon Aug 30, 2010 9:13 pm

Më 1969 u bë elektrifikimi dhe telefonizimi i fshatit. Gjithashtu gjatë këtij viti dhe u ngritën 12 vepra socialkulturore në shërbim të arsimit, kulturës, shëndetësisë dhe jetës shoqërore si: u ndërtua rruga automobilistike Konckë – Hoshtevë, u çel shkolla 8 - vjeçare, vatra e kulturës, kopështi i fëmijëve, ambulanca, furra e bukës, menca, lavanteria, dyqani, mulliri elektrik e tjerë.
Gjatë 50 vjetëve të shek. të kaluar nga Hoshteva kanë mbaruar arsimin e lartë rreth 200 vetë nga të cilët rreth 50 arsimtarë. Të burgosur politikë kanë qenë: Koli Kostare e Vasillaq Dilogjika. Më 15.03.1992 pasuria e kooperativës u përfitua nga 400 anëtarët ekzistues. Gjatë këtij viti dhe atij pasardhës u prishën stallat dhe komplekset blegtorale, tufat edhive, u bastisën magazinat e tjera.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 2 EmptyMon Aug 30, 2010 9:14 pm

Në Hoshtevë sot banojnë 25 familje, prej tyre 10 me 1 - 2 banorë. Ndërsa në të gjithë Globin tokësor banojnë 400 familje nga të cilat 123 në Tiranë, 23 në Gjirokastër, 20 në Përmet, 92 në Greqi, 19 në SHBA e tjerë. Mjaft prej hoshtevjatëve, duke filluar nga viti 1992, organizojnë çdo 15 gusht takimin në vendlindjen e tyre. Duhet evidentuar se është botuar historiku i fshatit me titullin “Hoshteva dhe Hoshteviatwt” i autorëve Llukan Saqellari dhe Milo Kristani. Një kontribut të madh në periudhwn e plurimendimit ka dhënë dhe jep për botimin e librave të autorëve zagoritë poeti dhe studiuesi Spiro Dede n ë Shtëpinë e tij botuese “Albin” Tiranë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 2 EmptyMon Aug 30, 2010 9:15 pm

Popullsia e Hoshtevës viti 2003 Jashtë vendit

Nr. Emërtimi F Nj Emërt. F Nj
1. Hoshtevë 25 75 1. Greqi 86 225
2. Tiranë 125 315 2. SHBA 19 49
3. Gjirokastër 23 69 3. Itali 6 12
4. Përmet 22 54 4. Gjermani 6 20
5. Durrës 12 34 5. Angli 4 8
6. Vlorë 9 33 6. Kosovë 2 7
7. Korçë Pogradec 6 13 7. Kanada 2 5
8. Sarandë - Delvinë 7 10 8. Argjentinë 1 4
9. Këlcyrë 5 8 9. Austri 1 3
10. Tepelenë- Memaliaj 5 20
11.Fier Patos 5 15
12.Berat Kuçovë 6 16
13. Të tjera 7 30
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 2 EmptyMon Aug 30, 2010 9:15 pm

3.Koncka

Fshat në lartësinë rreth 800 m në krahun e djathtë të lumit të Zagories, rrëzë malit të Biseit. Dëshmohet në dokumentat osmane të vitit 1431 me 27 familje, por zbulesat arkeologjike si: qeramika e zbuluar tregon se është vendbanimi më i hershëm. Banorët e saj janë dalluar në qëndresën antiosmane, sidomos për ruajtjen e fesë kristiane. Ka pasur shkollë në gjuhën greke qysh në vitet ’70 të shek XIX. Më 1852 kishte 30 shtëpi, më 1913 - 156 banorë dhe në vitin 1939 – 200 banorë. Koncka ka pasur grindje e mosmarrëveshje me Hoshtevën për Malin e Vakëfit, të cilat vazhduan disa vjet dhe përfunduan në dobi të saj në vitin 1935. Ka kishën e Shën Mërisë, që ruhet si monumet kulture. Pranë saj organizohej çdo vit, në pranverë, një panair i madh, që frekuentohej dhe nga Përmeti e Pogoni. Banorët kanë marrë pjesë aktive në LANÇL. Në formacionet e saj janë rreshtuar 6 vetë, prej tyre ra dëshmor Mihal Zoto. Në mbështetje të kësaj lufte mjaft banorë të këtij fshati kanë shpurë materiale luftarake në Libohovë, Hotovë, Rrapckë të Përmetit dhe deri në Kurvelesh. Pushtuesit gjermanë hynë në Konckë më 28 janar 1944. Baza e zhvillimit ekonomik është blegtoria e imët, drithërat e bukës dhe perimet. Koncka e krijoi kooperativën bujqësore në vitin 1957 dhe në vitin 1961 ajo u bashkua me Topovën, më pas me fshatra të tjera.
Familjet më të mëdha të Konckës janë: Telo, Loli, Duka, Mici e tjerë. Prej tyre përmenden Ndreko Deshja (Mici), Jorgo Duka dhe biznesmenin Stath Telo.
Ky fshat shquhet edhe për poetikën e tij, ku sot lëvrojnë botën shkrimore dy poetë dhe shkrimtarë me zë si: Pirro Loli dhe Jorgo Telo.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 2 EmptyMon Aug 30, 2010 9:15 pm

4. Lliari

Fshat në lartësi 720 m, rreth 2 km në krahun e majtë të lumit të Zagories, në rrjedhën e poshtme të tij, rrëzë malit të Bucelthit. Përmendet për herë të parë në dokumentat osmane të shek. XV e XVI me 15 familje si dhe në ato të shek. XVIII. Në këtë të fundit dëshmohen ikjet dhe arratisjet e banorëve për t’u shmangur detyrimeve fiskale, sidomos xhizjes (taksë për kokë, që vilej në të holla nga shtetasit e krishterë) gjatë periudhës 25 mars 1675 - 23 shkurt 1778. Lliari është përmendur në qëndresën antiosmane dhe kundër islamizmit, ku është dalluar Apostol Llane, i cili mori pjesë në revolucionin grek të vitit 1821. Lush Nakaj dëshmohet si poet i spikatur popullor, të cilin e imituan edhe shumë bardë të mëvonshëm popullore nga treva e Zagories. Lliari çeli shkollën e parë në gjuhën greke në vitin 1848, e cila vijoi deri në fillim të shek. XX. Në këtë shkollë ka dhënë ndihmesë me vlerë Kiço Sevo. Po kështu ka pasur një kishë (Shën Triadhën) ndërtuar mbi themelet e një kishe të vjetër nga Patriarkana e Stambollit (1884) Ajo kishte vlera arkitektonike dhe artistike, por u shkatërrua në vitet 60 të shek. XX Lliari sipas regjistrimit të popullsisë më 1852 ka pasur 25 shtëpi, më 1899 – 350 banorë, më 1913 - 272, më 1927- 219 dhe 1939 – 300 banorë. Gjatë 30 vjetëve të fundit të shek. XIX është populluar me banorë të ardhur nga Labova e Zhapës, Progonati dhe krahina e Kardhiqit. Gjatë shek. XVIII - XIX banorët e Lliarit kanë përpunuar strallin dhe e tregtonin atë në Greqinë Veriore. Kjo dëshmohet edhe nga ekzistenca e një punishteje stralli në shkëmbin e Reçit. Madje thuhet se Kiço Ristani e Koço Muçi në vitet 1900 -1910 përgatisnin dhe armë zjarri. Banorët e Lliarit kanë filluar emigrimin në vitet e para të shek. XIX dhe sidomos në fund të tij dhe 1900 – 1918, ku përmendet Thoma Koçi, Koto e Vasil Shabani, që punonin në oborrin e Sulltanit (Stamboll) dhe Rako Prifti si biznesmen në këtë qytet. Ky i fundit ka dhënë ndihma
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 2 EmptyMon Aug 30, 2010 9:15 pm

materiale të konsiderueshme për vendlindjen. Duhet të përmendet kontributi i madh i dhënë nga Prof. Filip Shabani në lidhje me arsimin, ndihmesën për bazë didaktike dhe për një nga bibliotekat më të mëdha të Jugut, me rreth 10000 tituj në disa gjuhë si dhe evidentimin e ndihmesës që ka dhënë për gjuhën e re greke në bashkëpunim me të mëdhenjtë: Palis, Psiharis, Fotiadhi, Dheltën e tjerë.. Athanas Shabani, i cili ka dhënë një kontribut të madh në Shoqatën “Vatra” në Boston. Në këtë fshat përmendet Jano Dado, që ka punuar sekretar i Mitropolisë së Gjirokastrës në vitet 20 - 30 të shek. XX dhe ka qenë anëtar i delegacionit, që i vuri kurorën Viktor Emanuelit në Romë, në vitin 1939. Në vitin 1939 Jano Ristani bashkëpunon me Mitro Dadon, Pilo Koçin, Kolo Bitën, Thanas Kapedanin e tjerë dhe ngriti një hidrocentral të vogël dhe e përuruan për herë të parë në Lliar e në Zagorie llampën e parë elektrike, por kjo nuk pati jetë të gjatë. Banorët e Lliarit kanë marrë pjesë gjallërisht në Luftën ANÇL. Këshilli NÇL u krijua në vitin 1942 dhe organizata e gruas në vitin1943. Përgjegjëse e kësaj të fundit ka qenë Aleksandra Taçi. Fshati ka pasur 7 partizanë, nga të cilët 1 dëshmor. Në Lliar ndodhet një shtëpi e vjetër e Koçaj me një ndërtim të guximshëm arkitektonik të veçantë, e ndërtuar në vitet ’60 të shek. XIX dhe ka patur një vidh madhështor me lartësi 90 m dhe diametër 3 m.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 2 EmptyMon Aug 30, 2010 9:16 pm

Pas çlirimit, qysh më 1945, si në gjithë vendin dhe në Lliar, u vendos sistemi i ri i grumbullimit dhe furnizimit, sipas të cilit nga prodhimet bujqësore dhe blegtorale që prodhonte çdo familje, pasi llogaritej shpenzimi vjetor, teprica i dorëzohej shtetit. Ky sistem nuk e nxiste prodhimin dhe më pas u kalua në sistemin e detyrimit (tatimit), sipas të cilit çdo familje ekonomi e fshatit në vartësi të pronës do t’i dorëzonte shtetit prodhimin në natyrë, që caktohej në fillim të vitit. Më 1956 u krijua kooperativa bujqësore, e cila u bashkua me Zhejin në vitin 1959. Baza e zhvillimit ekonomik është blegtoria e imët dhe bujqësia. Në Lliar janë shquar për potencial të madh intelektual dhe për shkollim jashtë vendit familja Shabanaj, e cila dhe nw ato vende ku janw shkolluar fëmijët e saj ka dhënë kontribut të madh..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 2 EmptyMon Aug 30, 2010 9:16 pm

Nga Lliari janë përmendur: Kleo Miho, Filip Shabani, Perikli Shabani, Athanas Shabani, Thoma Shabani, Koço Miho, Fori Shabani, Lefter Stefani, Kiço Llane, Lono Miho e të tjerë. Dy të fundit janë dalluar në Festivalet Folklorike lokale dhe Kombëtare. Familjet më të vjetra sipas dëshmive gojore dhe kujtesës historike janë: Llane, Miho, Muçi, Koçi. Evidente është se Perikli Shabani është hartues i ligjit të Turizmit të Republikës së Greqisë, që sot zbatohet prej 30 vjetësh edhe në Qipro. Në vitin 1990 z. Perikli Shabani, në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Turizmit të Republikës së Greqisë, erdhi në Gjirokastër në krye të një delegacioni me ekspertë të turizmit për të realizuar ndihmesën në fushën e turizmit për Gjirokastrën dhe më gjerë, por nuk gjeti mbështetjen e forcave pluraliste qeverisëse në atë kohë, pasi ishte ende në fillesë kultura turistike. Një “imitacion” të qendrës së Lliarit ai ka realizuar në Argos të Peloponezit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 2 EmptyMon Aug 30, 2010 9:16 pm

Lliari ka meritë të veçantë nw fushën fotografike, pasi ka pasur korifejtw e kësaj fushe Jano Ristanin dhe Vasil Ristanin. I pari arriti që për herë të parë në studion e tij të “imazhojw”artin e ngjyrimit fotografik ( fotografinë me ngjyra). Këtë përvojë të madhe fotografike që ështw fushë studimi e studiuesve të fushës fotografike, po e vijon artin e fotografimit fotografi tjetër i talentuar Petrit Ristani ( djali i Vasilit) , i cili vijon udhëtimin e studios “Ristani” në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.
Edhe në fushën e fesë ortodokse Lliari ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm duke pasur përfaqësues të shkolluar si Aleks K. Shabanin, Papa Konomin dhe Jorgo Filip Shabanin (Dukën).
Fshati edhe sot ka një poetencial të madh kuadrosh si dhe vlen të përmenden në fushën e letrave poeti dhe shkrimtari Kristaq F. Shabani, poeti Kristofor Llane.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 2 EmptyMon Aug 30, 2010 9:17 pm

5. Ndërani
Fshat në lartësi 740 m, në krahun e majtë të lumit të Zagories, në rrjedhën e sipërme të saj. Përmendet në regjistrat osmane të shek. XV, XVI dhe thuhet se para këtyre shekujve ka qenë buzë lumit, bashkë me Nivanin. Në vitin 1952 dëshmohet me 18 familje. Në fund të shek. XVIII dhe në fillim të shek. XIX janë vendosur në Ndëran banorë të ardhur nga Panariti i Korçës, Erseka, Picari, Progonati, Luzati i Tepelenës, Kuçi i Vlorës dhe Shqipëria e Mesme.
Gjatë viteve ’80 - 90 të shek. XVIII kanë qenë bazë e sigurt e Ali Pashë Tepelenës, i cili është strehuar e është ruajtur nga familja Gjoni. Në vitin 1852 ka pasur 65 shtëpi dhe në vitin 1899 400 banorë. Në fillim të shekullit të kaluar filloi emigrimi në masë i popullsisë, kryesisht në Kavallë e Larisë (Greqi e Maqedoni) dhe numri i banorëve zbriti në 286 në vitin 1913, 261 më 1918 dhe 200 banorë më 1939. Nga tërmeti i vitit 1913 u shkatërrua një lagje, Milaria.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 2 EmptyMon Aug 30, 2010 9:17 pm

Ka patur mosmarrëveshje të vazhdueshme me Sheperin për Malin e Rapavicës, e cila u zgjidh në interes të sheperiotëve, në fillim të viteve ‘30 të shekullit të kaluar. Banorët e Ndëranit kanë marrë pjesë aktive në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe në radhët e saj u inkuadruan 7 partizanë. Aty u vendos shtabi i Zonës Operative Vlorë - Gjirokastër (verë 1943). Më 1957 u formua kooperativa bujqësore, e cila u bashkua me Sheperin e Nivanin (1961) dhe me fshatrat e tjerë më 1970. Më 1969 u çel shkolla 8 vjeçare. Bimët e arave, blegtoria e imët dhe frutikultura janë bazë e zhvillimit të ekonomisë. Sot ka një punishte, që përpunon mbi 20kv djathë të bardhë, kaçkavall në ditë. Familjet më të përmendura të Ndëranit janë: Gjoni, Peri, Dervishi, Puraveli, Koçiu,Konomi, ndërsa si biznesmenë: Çaç Puravelli e Vangjel Dervishi, që kanë zhvilluar veprimtari aktive tregtare në Përmet në vitet ‘30 të shek. XX. Të dënuar politikë nga Diktatura: Sofokli Peri e Toli Kuro. Duhet theksuar se fshati Ndëran shquhet për potencialin intelektual që mbart. Nga ky fshat është studiuesi me mjaft emër, hulumtues dhe një nga nismëtarët e krijimit të Shoqatës Atdhetare – Kulturore “Çajupi” z. Evjen Peri si dhe studiuesi tjetër Viktor Dervishi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 2 EmptyMon Aug 30, 2010 9:17 pm

6. Nivani

Fshat në lartësi rreth 800 m, në krahun e djathtë të lumit të Zagories, rrëzë Biseit. Është qendra e komunës së Zagories që përfshin 10 fshatrat e krahinës. Përmendet si vendbanimi i lashtë dhe thuhet se, para pushtimit osman, ishte vendosur pranë lumit, së bashku me Ndëranin. Simbas regjistrave osmane në vitin1431 ka patur 28 familje dhe paguante taksë vjetore 2007 akshe; më 1582 42 familje. Ndërsa në vitin 1852 Nivani i sipërm dëshmohet me 40 shtëpi dhe i Poshtmi me 20. Në gjysmën e dytë të shek. XVIII, 9 familje të pasura të fshatit, u vunë në shërbim të qeveritarëve osmanë dhe disa prej tyre përqafuan fenë islame. Nivani u bë i dëgjuar për Manastirin e tij Shën Mëhill, në të cilin janë zhvilluar shumë mbledhje, kuvende, panaire e festa fetare që nga shek. XVIII e deri në ditët tona. Pranë këtij manastiri është çelur shkolla qendrore, gjysmë e mesme e Zagorisë. Gjatë gjysmës së dytë të shek. XIX Nivani është populluar me banorë të ardhur nga Përmeti, Erseka dhe Kurveleshi. Në Manastirin e Nivanit në këto vite u bënë mjaft përpjekje për të kthyer shkollën greke në shkollë shqipe. Më 21.09.1896, Mitropoliti grek i Gjirokastrës (Grigori) mallkoi banorët e Nivanit, që nuk i dërguan fëmijtë në shkollën greke të fshatit dhe ajo u mbyll. U hap 1899 me 65 nxënës. Në fillim të shek. XX filloi në masë emigrimi i popullsisë dhe ajo zbriti nga 580 banorë më 1899 në 63 shtëpi dhe me 314 banorë në vitin 1918, më 1927 - 349 dhe 200 banorë më 1939. Shkolla shqipe u çel më 1922. U mbyll brenda vitit dhe u hap përsëri më 1925.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 2 EmptyMon Aug 30, 2010 9:17 pm

Nivani ka qenë baza e Luftës ANAÇL e qarkut të Gjirokastrës. Aty janë formuar batalioni “Naim Frashëri”. Ka qenë vendosur Komiteti i Rinisë Komuniste të Qarkut, spitali partizan, baza teknike e Qarkut. Në Luftën ANAÇL janë inkuadruar 21 partizanë dhe ka rënë Heroi i Popullit Themo Vasi dhe dëshmorët: Kiço Semi e Miltjadh Marjani. Pas çlirimit në Nivan u bënë mjaft ndryshime. U krijua kooperativa bujqësore (1957), u çel Qendra Shëndetësore, shkolla e mesme bujqësore, u vendos qendra e lokalitetit, kooperativës dhe Këshillit të Bashkuar e tjerë. Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i drithrave të bukës, i perimeve, blegtoria e imët dhe frutikultura. Familjet më të mëdha janë: Harito, Kondi, Vasi, Semi e Peçi. Prej tyre përmenden: Ilia Semi, Stathi Kondi, Afroviti Harito, Theodhori Koxhioni, Vasil Semi, Rako Vasi, Pano Kondi, Fotini Çavo, Ndreko Harito e tjerë; ndërsa si biznesmenë: Sofokli Kondi e Andon Vasi, që zhvillonin veprimtari në Përmet dhe Leonidha Vasi në Sarandë. Më 02.10.2003 u vendos në Nivan busti i Heroit të Popullit Themo Vasi, i përgatitur në bronz me shpenzimet e përballuara nga komuniteti i fshatit, që banon kryesisht në Shqipëri.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 2 EmptyMon Aug 30, 2010 9:18 pm

7. Sheperi

Fshat rrëzë Dhëmbelit, në mes të rrugës Gjirokastër – Poliçan - Përmet, në lartësinë 800 m. Më parë është vendosur në P të tij dhe përmendej me emrin Tërrovë. Është fshat i vjetër; dëshmohet për herë të parë me këtë emër në regjistrat osmane të vitit 1431 me 38 shtëpi dhe më 1583 me 173 shtëpi. Sipas statistikave të këtij të fundit, paguante 4550 akçe, taksë vjetore dhe përmendet si fshat derebend, që ruante me 200 burra rrugën Gjirokastër - Gryka e Selckës – Përmet, ndërsa në një dokument osman (4. 11. 1758) caktoheshin kufijt e tij. Në gjysmën e dytë të shek. XVIII kishte 300 shtëpi dhe 3 hane për karvanet tregtare, që kalonin në rrugën Korçë – Përmet - Qafa e Dhëmbelit – Dropull - Sarandë. Më 1852, sipas historianit grek P. Araventinoi kishte 150 shtëpi dhe më 1898 – 1200 banorë. Sheperi ka pasur shkollë në gjuhën greke në vitin 1874; gjithashtu mjaft nxënës frekuentonin shkollën e Nivanit në vitet ’80 të shek. XIX. Ndërsa në vitin 1898 shkolla e Sheperit kishte 65 nxënës dhe 2 mësues. Për mbajtjen e saj fshatarët jepnin ndihmë 1350 grosh në vit. Në fillim të shekullit të kaluar u bënë përpjekje të shumta për shkollën shqipe. Më 1906 funksiononte një shkollë shëtitëse e fshehtë për mësimin e gjuhës amtare, ndërsa në vitin 1910 u krijua “Lidhja Ortodokse”. Në dekadat e para të shek. XX filloi emigrimi masiv; rreth 40 familje u vendosën kryesisht në Maqedoni dhe Greqi. Numri i popullsisë u pakësua nga 650 banorë në vitin 1913 në 529 më 1927 dhe 95 shtëpi më 1939. Shkolla e parë shqipe u çel me përpjekjet e Ilia Dilo Sheperit më 1917 me 35 nxënës dhe dy mësues, një italian. Në vitin 1918 një bandë nga Navarica e Sarandës bëri masakër në Sheper. Pas vitit 1920 u vendos postkomanda e xhandarmërisë dhe komuna e
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq    ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR"                   Kristaq   - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
ZAGORIA "PERLA PROFIL I BISKUAR" Kristaq
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 41Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3 ... 21 ... 41  Next
 Similar topics
-
» Zagoria, publicistikë
»  "Zagoria of beyond life". by Elda Dilo
» Lidhësia në trinomin: “Poeti, Zagoria, Kombi" nga Elda Dilo
» PEGASI NR. 55 RRUGETIM PROFIL PETRO DUDI
» PS dhe EDVIN KRISTAQ RAMA

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: