Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 "INTELEKT 2001..." Nr. 10

Shko poshtë 
Shko tek faqja : 1, 2, 3 ... 9, 10, 11  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 Empty
MesazhTitulli: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 EmptySun Jul 18, 2010 9:37 pm



INTELEKT 2001…

Organ i përtremuajshëm historik, letrar, kulturor i intelektualëve zagoritë në Gjirokastër. Botohet nën kujdesin e Lidhjes Ndërkombëtare të Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve “PEGASI” ALBANIA, Nr 10, muaji korrik 2010

e-mail: pegasi2003@yahoo.com, kristaq_f_shabani@yahoo.com, kristaqshabani@gmail.com

www.bashkimikombetar.com
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 EmptySun Jul 18, 2010 9:38 pm

Editorial



Që në vitin 2004 dhamë një sinjal për një ndryshesë





Dhe kjo ndodh disi e vonuar në vitin 2010, kur së fundi bëhen zgjedhje të reja për Shoqatën Atdhetare Kulturore “Çajupi” dhe në krye dalin disa zagoritë që, siç thonë, i kanë mundësitë nga ana finaciare për t’i dhënë shtysë ecurisë. E gjetur është krijimi i konsulencës për mbarëvajtjen e veprimtarisë së shoqatës… Por a do të jetë në gjendje ky grup të bashkëveprojë me Kryesinë financiare? Ç’është e drejta në këtë konsulencë ka anëtarë ( të Këshillit të Mirë, një ide e hedhur shume kohe me parë nga ana ime) që mund edhe të japin, pavarësisht se shumë prej syresh edhe po “plaken”, dhe që ndoshta s’kanë se ç’të japin më, pasi u janë prerë “gjynjët”e inteligjencës.(Nuk është fjala për plakje moshore, por plakje intelektuale se koha bën punën e vet. Në pamjen e parë duken sikur janë “gjigandët” e mendimit, por e meta e tyre është se janë të konsumuar nga rregjimi i mëparshëm, të cilit i kanë shërbyer me zellësi dhe disiplinë të lartë.

Kryesorja është se ende në këshill konsultence ka njerëz që s’thanë gjë në vitet e demokracisë veçse përdorën vetëmburrjen dhe lëvdatën personale duke thurur ” rrjeta të “florinjta “ për shkëlqimin e vetvetes, për të përdoruar më shumë “kallaj: për ndriçimin e kësaj “VETVETE” të vogëlth…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 EmptySun Jul 18, 2010 9:39 pm

2.

Në editorialin e gazetës “Zagoria”, ku reabilitohet z. Kleanth Zoto, në një titull “Mesazhe dha Mbledhja e Majit” (Një titull butaforik) përmenden, midis të mirëve dhe evidentimeve të ecurisë dhe shkrimtarët dhe poetët (ka prej syresh që s’mund t’i quash dot kështu, përarsye se disa nuk i njeh as fshati i tyre, pale mandej “gjeografia shkrimore dhe poetike , të cilët analizohen nga ata që nuk dinë se ku “bien “ këta përfaqësues dhe s’janë në gjendje të nxjerrin deduksione logjike, pale mandej të klasifikojnë.



Pa patur t’i qasem profesionit të shkrimtarit, …. e tjera, por me një çalim buze dhe ngathtësi me dashje mendjeje zoti Andon Pango në “fjalesën” ndoshta të përgatitur nga kalemxhinj pa përvojë thotë shprehimisht: “ Pa mohur punën e lavdërueshme (për të nxjerrë në dritë jetën e veprimtarinë e fshatrave të tyre dhe të Zagorisë në tërësi) të Apostol Pangos, Evjen Perit, Mari Ristanit, Stefan Bulos, Llukan Saqellarit, vëllezërve Tingo, Akile Vasit, Lame Çapit, Anastas Çarkës, Trifon Nikës, Jorgo Telos e të ndonjë tjetri që i kërkoj falje për harresën, (Çuditërisht disa harrohen me dashje) mendoj që shoqata edhe në këtë drejtim duhet ta thellojë punën më tej…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 EmptySun Jul 18, 2010 9:39 pm

Kryetari i zgjedhur e ka shumë të vështirë të përmende “kampionët” dhe me merret, përveç disa titullarëve, me diletantë dhe rezerva në nxjerrjen e traditës zagorite… Një analizë e tillë pa deduksion logjik e vesh me gëzof zebeline kryetarin e ri të Shqoqtës, i cili duhet të jete i kujdëshëm në frazimin e tij belbak…Se kush janë kampionët i duhet të djersit e të lexojë, por jo me dylbi përsëprapthi.Këtë që theksojmë nuk e themi t’I “rrëzojmë” reputimin.

E ritheksojmë mirë edhe në shtypin lokal (pasi gazeta “Zagoria” vetë është gazetë qendrore) që të kemi një Pasqyrë, qoftë dhe jo shumë cilësore për Nivanin, Sheperin, Topovën, por mendoj se duhet të hedhin sytë më larg (në thellësi shekujsh nënkupto). Dhe kur them më larg veç të tjerash mendoj se shoqata jonë duhet të kthejë vëmëndjen edhe te vlerat që e kapërcejnë Zagorien…” .Kështu shkruhet në Editorialin e gazetës të majit(muajit të luleve)…, por shprehimisht cilat janë vlerat , (Të paktën një rreshtim mekanik do të ishte i rëndësishëm)…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 EmptySun Jul 18, 2010 9:40 pm

Kryetari duhet që para se të marrë detyrën të ketë një pasqyrim analitik bilanciv se çfarë është bërë deri tani. Ç’konferenca, sesione , shkencore për traditën, folkloristikën, apo kur u fillua për herë të parë në histori të kremtoheshin Ditët e Çajupit; si u luftua për t’u konkuruar në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës në vitin 2009 e të tjera e të tjera, cilat janë veprat më dinjitoze sot, të cilat kanë fituar çmime botërore edhe nga shkrimtarët dhe poetët e Zagorisë; kush janë pra përfaqësuesit dinjitozë të saj, e jo të çvërdallosemi me vetëlavdërime dhe me mendime qe s’ngrënë peshë … Sot është e pamohueshme që disa krijues zagoritë po konkurrojnë me Botë dhe po zhvillojnë veprimtari të stadeve Botërore që e nderojnë edhe vetë krahinën.

Ky editorial në “Intelekt 2000…” le të jetë zgjim dhe për ata që mendojnë se janë zgjuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 EmptySun Jul 18, 2010 9:40 pm

Shkëputur nga Intervista



Poetët, shkrimtarët, gjithë krijuesit, s’e ndiejnë kurrsesi dallimin, racën, shtetësinë, kombësinë e tyre, …

Ata kanë një vëllazërim dhe një motërzim të paparë dhe një respekt të ndërsjelltë me njëri - tjetrin. Ky është një modul, të cilin duhet të arrijë shoqëria njerëzore dhe që tregohet me pararojën inteligjente të njerëzve të aftë e plot talent.



Intervistë me Presidentin e Lidhjes Internacionale të Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve “PEGASI” Albania, poetin, shkrimtarin dhe studiuesin Kristaq F. Shabani

Dhënë gazetares dhe poetes Yllka Ponde WP.S, TVSH “Gjirokastra”

Botuar ne gazeten e Athines (Shqip) prill 2010
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 EmptySun Jul 18, 2010 9:40 pm

3. Shpesh dëgjojmë në praktikën jetësore se tashmë mund të bëhesh shkrimtar apo poet vetëm me botimin e një libri?

Kjo është e specifikuar dhe e dritur nga shembujt e talenteve të mëdhenj, që kanë shkëlqyer me “shënimin e parë” dhe kanë triumfuar në Kapitolin e Petrarkës, por këtu flitet për ata që talenti është i diamantizuar në dimensione të shkëlqyera. Që të mos zgjatem do të citoj disa vargje nga një vjershë shkurtesë, imja, të cilën e kam shkëputur nga vëllimi poetik “Epigram i mortuar dhe Kërcimi i ëndrrës”: Petrarka e arriti Kapitolin,/ Gjethen e Dafinës e provoi,/ Pas tij mijëra poetë,/ Dafina torturoi…”.

Le t’i kthehemi kërthët pyetjes suaj për titullimin. Në praktikën e përditshme thuhet shpesh rëndom: “Ja poeti, ja poetët… Ja shkrimtarët…” Kjo nuk përputhet apo shpreh mirëfillësinë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 EmptySun Jul 18, 2010 9:41 pm

Kjo nuk është aspak mbushamendëse, por ka shije thanore. S’ke si ta “titullosh” kaq papritur një njeri, i cili shkruan diçka, qoftë një libër. Por mburravecëria i lëshon zagarët të “kapin lepuj”. Ka dhe tentime që të gjithë e quajnë veten të “parë” të kuvendit letrar… Çudimësi dhe habitëri njëkohësisht. Por në raste të tilla në shoqëri, të cilat s’janë ende të pjekura mund të “perifrazohet” kështu… Që të titullohesh kështu do të thotë të motivohesh natyrshëm si talent, në rast se vepra e nxjerrë, ky produkt yti intelektual letrar do të befasojë, do të tërheqë vëmendjen, do të diskutohet me gjallësi nga rrethe intelektuale dhe me mend. E theksoj me mend se intelektual nuk do të thotë që mjafton se ke mbaruar një shkollë të lartë dhe je i tillë, (sidomos në kohën e sotme të mbarosh një shkollë të lartë ka një lehtësi të hatashme), saqë, kur bisedon me një student apo studente edhe të Gjuhë – Letërsisë befasohesh me mosdijenitë e tij (e saj), siç flitet rëndom, por duhet të kesh dukuruar e profilizuar vetveten dhe të marrësh pjesë aktive në dinamikën jetësore të vendit. Dhe në rastin e shkrimtarit, poetit, jo vetëm duhet të kesh prurje të mençuruara letrare, por edhe të kesh konkuruar në “shkëmbimin universal të vlerave”, të cilat arrihen nëpërmjet veprimtarive të shkallëzuara letrare, brenda dhe jashtë vendit, kur tashmë janë krijuar mendësitë dhe mundësitë. Pra le t’i rikthehemi pyetjes. Por edhe nëse ke botuar apo reklamuar shumë vepra edhe në disa gjini, por ato “nuk kanë fizionomi të bukur letrare apo estetike”, përsëri mbetesh në klasë… Gjithçka edhe këtu e vendos konkurrimi i vlerave, cilësia dhe “mahnitja publike” e lexuesit”, i cili krijon tablon e qartë në pozicion të lexuesi. Flas për lexuesit profesionalë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 EmptySun Jul 18, 2010 9:41 pm

Shpesh njerëz jo kompetentë marrin përsipër të redaktojnë libra, të kryejnë veprimtari letrare, të bëjnë tam - tyme, kur nuk kanë fare lidhje me letërsinë dhe çuditërisht janë këta që thithin “fondet”, që u ”falin” pushtetarët, dhe harrohet ajo e plotëformuara, profesionalja, që ka dhënë kontribut… jo cilësorja. Një reflektim i tillë e çon mendimin në mediokritet.

Njeri i vlerave të krijimit është ai që precipiton sukseshëm. Ne këtë e kemi parasysh mirë. Lëvizja jonë e Lidhjes “PEGASI” në fillesë ishte një lëvizje letrare, ku kryheshin dhe “veprimtari letrare“ populiste, të cilat shërbyen për njohje të një grupimi “PËR NJË LETËRSI NDRYSHE”, por me kalimin e kohës, pasi u trupëzuan, shpërthyen degëzimet dhe pema kreative rritej, atëhere u hoq dorë nga ky populizëm dhe u përcaktua qartësisht mirëfillësia, e pastra letrare, talenti dhe natyrisht u krijua “shkallina”, u kalua në krijimin te një fizionomie të qartë. Kreativiteti ka duelizimet e veta, jo të gjakta, pasi realizohet me konkurrimin e vlerave në arena letrare. Një konkurrim i tillë solli njohjen e krijuesve dhe të atyre që, në periudhën e sistemit të mëparshëm, asqë njiheshin, por çuditërisht “buronja kreative” e fshehur shpërtheu dhe prurjet në gjinitë letrare filluan të aktivizoheshin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 EmptySun Jul 18, 2010 9:42 pm

Pra që të arrihet te titullimi kërkohet një aftësi veprimtare tejet e studiuar e lodhshme, e vrullshme dhe “djersim profesional”.

Këtë që theksova më lart do ta ilustroja po me krijimin tim, pasi ideja ime ilustrohet më natyrshëm me kreaturën time…(Kjo është përkëdhelëse) Qesh.

Paradite mëndjelehta…/ në mbrëmje në shtatzani të errura…/ Eh, “Pemët e Gjelbra’, gdhirë në hi të përkëdhelura. (K.SH “Virtyti i gënjyer” faqe 112).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 EmptySun Jul 18, 2010 9:42 pm

*

Vijojnw botimet ne revista letrare e antologji botwrore. Pas revistës “KELENO”,“POMEZIA NOTIZIE” ITALY, “ALIAS” AUSTRALI, INSTITUTI I LETRAVE MODERNE TURKE, “PENSA A CUI” BRAZIL, Almanac Mongoli e tjera vjen dhe botimi i revistës indiane BRIDGE IN MAKING” editor Pronab Kumar Majumber “A Bi-annual collection of International Poems And Literary Appraisals e cila ka lajtmotivin “ BARDS FOR GLOBAL PEACE ANH HARMONY”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 EmptySun Jul 18, 2010 9:44 pm

“BRIDGE IN MAKINGreviste letrare indiane Nr 57 th, e cila botohet në Indi nga botuesi Pronab Kumar Majumder, cili që prej vitit 1993 një reviste të tillë ku përfshihen me një përzgjedhje krijime të poetëve Ndërkombëtarë nga shumë vende të botës, por edhe nga vetë poetët indianë. Në këtë numër botohet edhe poezia e poetit Kristaq F. Shabani (ALBANIA), e cila i është pëprcjellë revistës nga poeti indian Kuldep. K. Srivastava I.W.A.

Në këtë revistë botohen krijime nga: I. K Sharma, R.Rabrindanath Menon, P.C.Krem,

P.Raja, Sheila Gujral, R.K Sing. Iftikhar Husain Rivzi, D.C. Chambial, Aju Mukhopadhyay, Pronab Kumar Majumber, Manas Bakshi, O.P. Arora, ruth Wildes Schuler, Bernard M. Jackson, Patricia Prime, Kurt V, Svatek, Diana K. rubin, David Norris- kay. Wendy Webb. Supama Ghosh. Kristaq F. Shabani. Asha Viswas. Bipin Patsani. S.L Peeran, N.P.Singh, Jasvinder Singh, P.V.Laxmi Prasad, K.K.Srivastava, A. K. Choudhuri,, Ashok K. Khana.Binayedra Chaudhury, M.S. Venkata Ramaiah, Sankarsan Paridam, Jayanta Bhattacharya, H. Tulisi, Damal kannan, Debidas Ray. Falguni P.Desai, Monima Choudhyry, sUrya Prakash Saxena, Swagata Roy Maitra, Sangita Mehta, Sartarshi Dutta, Mahashweta Chatuurvedi, K.B. Rai, Anna K.K.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 EmptySun Jul 18, 2010 9:45 pm


  • Letter from the USA: Ruth Wildes Schuler
  • Letter from the Canada: Suparna Ghosh
  • Kurt F. Svatek: An epitaph on Dr.Karla Kraus
  • Short Story: Another Life: By Pronab Kumar Mujumber.
  • Research Articles
  • The art Colour
  • Book reviews
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 EmptySun Jul 18, 2010 9:45 pm

KRISTAQ F. SHABANI (ALBANIA)



3. THE GODS are wounded badly
did you see them;…
Tears fell playing games..
“the souls”..., the heart... crack open from pain
a big heartly, shocking situation
as gods are wounded..
let more to say if they are put to death!...
The tragic battles of the FATHER AESCHYLUS
at an ancient THEATRE…
They are wounded again today like a comedy
Their laugh ready to fall like a waterfall
Death changes its wings like magnetic poles
Some peole with epaulettes applause silently..
From the Summits they fall like DOLLS
Together with the Smooth and easy Act…




THE AFFLICTION OF THE GODS
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 EmptySun Jul 18, 2010 9:46 pm

Kreatura zagorite



Ndër shkëlqesat e para, por sa e sa të tjera mbeten enigma për t’u zbuluar e zhbiruar



Kostandini dhe Dhoqina

Botuar së pari në “Bashkimi”, 5 dhjetor 1924, Nr. 34. Tiranë

Paraqitur nga Sokrat Dervishi, botuar nga Kostaq Cipo.



Varianti zagorit



Thuhet varianti zagorit në motivim. Variante krijese përpunon vetëm mençuria. Në një krahinë etnikisht të pastër, mund të dallosh, të gjesh dhe të zbulosh puritantizmin e një shoqërie, e një Kombi… (Përcaktimi im KFSH).

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 EmptySun Jul 18, 2010 9:47 pm

Seç u ther një ka në fshat,

e mora nëntë okë mish

dhe e hodha në kusi,

u ndodh gjarpëri stihi.

Më helmoi nëntë djem,

nëntë djem dhe nëntë nuse,

nëntë djepe m’i përmbyse.

Lanet paç, o Kostandin,

që më dhe Dhoqinën larg;

Larg e larg mërguar,

tre male kaptuar.

U ngre Kostandini ik dhe ikë

vate te motra Dhoqinë.

- Mirëdita, moj Dhoqinë!

- Mirëseerdhe, o im vëlla!

Në ke ardhur për të mirë,

të vishem si gjeraqinë,

Në ke ardhur për të keq,

të vishem si kallogre.

- Jo, motër, sikundër je.

Muarrnë udhën të dy bashkë,

Shkojnë si dy zogj bishtbardhë,

I vdekuri me të gjallë.

- Kostandin, o nata unë,

po këta zogj ç’thonë kështunë?

- Zogjtë kanë gjuhën e tyre,

Ne kemi gjuhën tënë.

Afër maneve, te kisha:

- Ik, moj Dhoqinë, tinë,

se do të kthehem në Ajodhimë,

pse kam harruar shaminë.

Krisi Dhoqina në portë:

- Hape, moj nëna time.

- Ç’je ti, mortja murtajë

që më hëngre nëntë djem,

Nëntë djem dhe nëntë nuse,

Nëntë djepe m’i përmbyse!

- Ç’thua kështu, moj nënë e nxirë,

jam Dhoqina, bija jote.

- Me kë ke ardhur, moj Dhoqinë?

- Unë arç me Kostandinë.

- Ç’thua kështu, moj të ardhtë gjëma,

Kostandini i vdekur,

tre vjet është tretur.

Një të pjekur në derë,

plasën -o si qelqja me verë.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 EmptySun Jul 18, 2010 9:47 pm

Legjenda e qyqes



Kjo është një legjendë e përhapur tejsisht në krahinë dhe sipas studiuesve, ekspertëve të hulumtues të kësaj fushe, mund të ketë edhe vendlindjen e saj në këtë trevë të begatë. Substrati i kësaj legjende në sintezë është ky: ”Dy vëllezërit barinj, gjatë procesit të qethjes së dhënve, u fjalosën deri në grindje e duke arritur në kulmin e zënkës, deri sa u goditën me gërshërët e qethjes për vdekje dhe si rrjedhojë përfunduan të vdekur. Thuhet se personazhet veprues të kësaj gjëme ishin Kuku dhe Qurku. Duke u përdorur simbolizmi dhe për të shprehur hidhërimin e pamatë, motra e tyre e vetme u transformua në një qyqe dhe kryefjala e këngës së saj vajtuese ishin dy vëllezërit e saj. Ajo me këngën e saj vajtuese i kërkonte mal më mal dhe kodër më kodër. Shprehimisht thuhet se tek kjo legjendë e ka dhe motivimin mallkimi i përhapur në trevë: “U bëfsh qyqe!”

Legjenda krahas rrëfimit prozaik që ka, ka dhënë substratin e saj dhe vargëzim, i cili, sipas studiuesit E.Peri , thotë: “Qyqe, qyqe, mono qyqe, Vëllezërit ku i ke, porsi qe e porsi lopë t’i vërvitën në një gropë”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 EmptySun Jul 18, 2010 9:47 pm

Sipas përpunimit të lookopedit Spiro Saqellari
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 EmptySun Jul 18, 2010 9:48 pm

Krijimtari popullore zagorite

Ledhet e kodhelet,

o nuse nuri!



Ledhet e kodhelet,

o nuse nuri,

harro përkëdhelet - o,

o nuse nuri,

se aty s’të shkojnë,

o nuse nuri,

kemi babanë huqeli,

o nuse nuri,

e mban shufrën në avlli,

o nuse nuri;

kemi nënën panazot,

o nuse nuri,

na qorton edhe sot,

o nuse nuri,

na bën sa s’qajmë me lot,

o nuse nuri.

Nënë e madhe është xanxare,

o nuse nuri,

e mban shufrën në kamare,

o nuse nuri!

Babai ka huq të rëndë,

o nuse nuri,

Ai jashtë e ti në këmbë,

o nuse nuri!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 EmptySun Jul 18, 2010 9:48 pm

Kur më shkon sokakut



Kur më shkon sokakut

ombrellën në dorë,

derdhur leshrat prapa,

vetullën kurorë.

Në penxheren tënde,

po këndon bilbili,

nga sevdaja jote

çeli trëndafili.

Në penxheren tënde

po këndonte zogu,

nga sevdaja jote

çeli borziloku.

Në shkallë më dolle

surratin ta pashë,

me gojë s’më fole,

dorën ta dhashë,

me nojma të zemrës

dy fjalë të thashë.

Vetullat e tua,

si akrep sahati,

pse me gojëmbyllur,

pse s’të del inati.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 EmptySun Jul 18, 2010 9:48 pm

Vajza në baçenë e saj rri e qëndis



Vajza në baçenë e saj rri e qëndis,

shkon një djalë anës detit po e mollois.

- Si rriten lulet, moj vajzë, dua një shpjegim,

- Lulet rriten kaq bukur po do t’i potiç.

- Po pse si potis, moj vajzë, por rri e qëndis.

- Unë s’kam kohë, more djalë, se do të qëndis,

se më erdhi koha djalë, të vij me ty.

- Hë shpejto, moj vajzë, më mos na mbodhis

se na ikën treni, vajzë, dhe shkon në Pariz.

Zura vend në klasë të parë të vemi të dy,

të shikosh dhe ti, moj vajzë, dynjallëk me sy.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 EmptySun Jul 18, 2010 9:49 pm

Vasillo Kllapi

Është një nga krijueset më me zë të trevës, e cila ka krijuar shumë vjersha dhe këngë, të cilat janë sfumuar me motivimin anonim “populli”, që ishte një nga metodat eliminimit të krijuesit real. Vasillo Kllapi është shquar, jo vetëm në krijimet e saj, por edhe në hulumtimin e dhe mbledhjen e këngëve popullore shumë të vjetra të trevës, të cilat, pa dyshesën më të vogël, kanë dhe superioritetin e dëshmisë së origjinës së lashtë të Zagories. Këto këngë, herë pas herë, janë mbledhur dhe kanë ndërruar identitetin, duke u quajtur sikur janë mbledhje të hulumtuesve më të rinj. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe me krijimet e Lush Nakës nga Lliari, ku një fletore e tij , sipas të dhënave të dëshmitarit okular Profet Thoma Shabanit, i cili i ka lënë në Stamboll, por më vonë, paçka nga kërkimet, nuk janë identifikuar apo nuk janë gjetur! Edhe disa nga këngët e mëlartme, që u paraqitën si krijime popullore mund të jenë të Vasillos. Kjo kërkon studim këmbëngulës. Por kjo e dhënë mbështetet tek shumë dëshmitarë okularë. Duhet evidentuar edhe fakti që Vasilloja thuri shumë këngë, të cilat u interpretuan në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 EmptySun Jul 18, 2010 9:49 pm

O Çajup, o vendi i bukur



O Ç ajup, o vendi i bukur,

o baçe e luleve,…

Fushë e rrethuar me male ,

të bukur klimë që ke.

Të ka krijuar natyra

Yll në mes të maleve,…

Ujët e ftohtë të Bratit

ilaçi i sëmurëve.

Më parë ti ke qenë

pusi e hajdutëve,

Qafë e Tejme, Ara e Pelos,

pusi e hajdutëve,

Zinin qafat për plaçkitje

Vrasje janë bërë atje…



Kurse sot ky vend i bukur,

Plot me bar dhe trëndelinë,

Është tokë shumë pjellore,

Është vend me perspektivë.



Kjo vjershë - këngë shpesh herë është transformuar, duke i shtuar vargje të tjerë me nuancim politik, duke humbur identitetin.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 EmptySun Jul 18, 2010 9:50 pm

K. Th. Spiri- Nga poetët më i miri…



Shënime nga Hyskë Borobojka

Si gazetar i humorit dhe i satirës, sa herë shkoja me shërbim në rrethin e Gjirokastrës, ku bënte pjesë dhe kazaja e Zagories, mësoja nga një vjershë të re, që “krente” K.TH. Spiri, që, siç thotë vetë, “nga poetët më i miri”. Vjershat e tij, që përhapeshin gojë më gojë, jo vetëm në Zagorien e tij, por edhe më tej akoma, shquhen për një humor e satirë të veçantë, me një varg të thjeshtë e të kuptueshëm që kërkon t’i ngjajë A.Z. Çajupit, prandaj i drejtohet poetit: “Andon Zako fli i qetë, se vendin ta zura vetë!”

Tematika e vjershave të tij është e larmishme. Ai i ndiqte problemet e kohës me humor e me satirë. Kur dikush e qortonte se nuk i bënte vjershat me politikë e nuk shkruante për luftën e klasave”, ai menjëherë recitonte vjershën plot sarkazëm: “O kular, o hundllastik, Rroftë Bashkimi Sovjetik!” Hapej fushata e elektrifikimit të vendit. Këtë aksion të madh K.Th. Spiri e përmblidhte në dy vargje: “Hidrocentral, sa ma ka enda, sikur është Lenini brenda!”

Vazhdonte slogani: “Bujqësia, çështje e të gjithëve” dhe Kiçoja do t’i përgjigjej: “Lipsur kapitali, lanet dhe dollari, të na rrojë kau, ai na përkrahu!”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 EmptySun Jul 18, 2010 9:50 pm

Edhe për parrullën e emancipimit të gruas, ai nuk kishte heshtur, por kishte shkruar: “Gruan e kam pranë, i shikoj surranë, Ajo më kënaq, me atë që ka, Natyra ia dha. Thuaja poet, thuaja: “Të na rrojë gruaja!” Edhe burokracisë ai i kishte “krerë” një vjershë të këndshme me humor të thekur: “S’është koha për mejtim, as për gjerat që s’janë thënë, por tani marrim njoftim,… Domethënë”. K.Th. Spiri është sevdalli, dashurinë e do konkrete, të prekshme, prandaj do t’i thotë e kërkon nga mikja: “Pse s’më flet, moj firaune, jam dhe u i asaj pune? Pse s’më fton, moj te krevati, jam dhe u i atij zanati? Gjarpër do të bëhem, të futem në dhe’, ta kërkoj me duar, atje ku e ke”.

Vargjet e K. Th. Spirit janë të larmishme, ashtu siç janë edhe temat që trajton. Ai i këshillon vajzat t’i zgjedhin burrat, duke u dhënë porosi: “Moj Lutë, moj faqebutë, ç’e do Masarë zuzarë, Gomarë, po merr Beharë, Atë manarë, që luftone e bie theror, jo për lakror, por për Arbëror!”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





"INTELEKT 2001..." Nr. 10 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
"INTELEKT 2001..." Nr. 10
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 11Shko tek faqja : 1, 2, 3 ... 9, 10, 11  Next
 Similar topics
-
» Lufta me 2001 ne Maqedoni?
» IMAM ISA HOXHA (1918-2001)
» HAFIZ SELIM YVEJSI (1913-2001)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Art dhe Kulturë-
Kërce tek: