Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1 ... 13 ... 23, 24, 25, 26  Next
AutoriMesazh
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema

Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 53
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 24 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 24 EmptyFri May 11, 2012 8:00 am

Deklaratë

Shtabi i Pergjithshem i AKSh-se (Armata Kombetare Shqiptare)

Kosove, 5. maj. 2012

Te shqetesuar per situaten dhe gjendjen e popullsise shqiptare ne trojet etnike po percjellim me vemendje zhvillimet dhe kemi rritur ne shkalle te larte gatishmerine tone luftarake,te gatshem per te bere detyren ne c’do rast. Gjenda e rende e popullit shqiptar per gjykimin tone e ka zgjidhjen e vete.Ne i bejme thirrje gjithe popullit shqiptare te bashkohen nen Flamurin Kuq e Zi,te qendrojne ne keto situata larg mashtrimeve politike partiake por te vihen me guxim ne sherbim te strategjise kombetare per bashkim.

1.I bejme thirrje forcave politike shqiptare ne Kosove ,Maqedoni,Lugine te Presheves e kudo : te ulin armet politike dhe te kthejne syte nga kjo situate e rende.Ata e kane per detyre te mbrojne popullaten kunder keqtrajtimeve policore,vecanerisht ne Lugine te Presheves dhe Maqedoni e posacerisht ne veri te Mitrovices.

2.Ju bejme thirrje partive politike ne pushtet te distancohen prej veprimeve te tilla policore ose do te perballen me reagimin tone te pa falshem.

3.I bejme thirrje partise BDI te dorehiqet nga pushteti politik kriminal aktual ne Maqedoni dhe te therrase ne bashkebisedim te gjitha forcat forcat politike shqiptare ne Maqedoni per te zgjidhur situaten.

4.Ne denojme skenarin e bashkepunimit te MUP-it serb dhe sherbimeve policore te Maqedonise;-Daciq&Jankullovska,duke i paralajmeruar se ne veprimet tona nuk do te kete kufij !!!…Jemi te shperndare dhe te organizuar mire ne te gjitha trojet Shqiptare dhe do te ndeshkojme me forcen e armeve te gjithe ata qe kete kohe po behen bashkepunetor me keto skenare antishqiptare.

5.Ne deklarojme se do godasim kudo skenaret sllave kinse shqiptaret po trazohen ne grupe terroriste te “islamizmit ekstrem” kur dihet mirefilli qe i tere populli shqiptar dhe ne Aksh-ja jemi gjithmone kunder ketij fenomeni dhe nuk kemi te bejme fare me ta.Denoncojme dhunen policore,arestimet te pa baza ne serbi,maqedoni dhe kosove se gjoja shqiptaret jane perfshire ne lufte fetare.C’do veprimi ushtarako policor qe do ndermiret kunder popullit shqiptar do ti pergjigjemi ne te njejten menyre.

6.Ne denoncojme qeverine aktuale ne maqedoni si qeveri fashiste-policore,me fryme nacionaliste ekstreme dhe kerkojme doreheqjen e saj te menjehershme.

7.Strukturat e Armates Kombetare Shqiptare dhe shtabi i pergjithshem po ndjekin me vigjilence c’do levizje policore ushtarake armike.Ato ruajne nje gatishmeri te larte dhe jane vene ne bashkepunim me te gjitha strukturat tjera qe punojne e luftojne per te mbrojtur interesat e popullit shqiptar.Nuk do te tolerojme asnje veprim te padrejte policor dhe antishqiptar ngado qe te vije.

Kjo deklarate eshte nje paralajmerim serioz per te gjithe ata qe vazhdojne te rendojne mbi kurizin e popullit shqiptar.Ne punojme dhe luftojme per Shqiperine Etnike-(Shtetet e Bashkuara Shqiptare) dhe jemi te bindur se duke u mbeshtetur ne vullnetin e popullit shqiptar te vuajtur dhe te persekutuar do te ja arrijme qellimit me te gjitha rruget dhe menyrat e nevojshme.

Rrofte Shqiperia Etnike !Poshte armiqte dhe tradhetaret qe punojne kunder Kombit Shqiptar !

Popull i nderuar;hapni syte,rrezikun e kemi ne prag te shtepiave !!!…

Shtabi i Pergjithshem i AKSh-seKom.i pergjithshem;

Shqiponja e Madhe
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii

Male
Numri i postimeve : 3261
Age : 38
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 24 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 24 EmptySun May 13, 2012 11:42 am

Xhem pershendetje, pom duket iu paska dhen kurajo deklarata e keti far Erdoganit.
Une nuk po di a jemi ne prill apo ne maj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii

Male
Numri i postimeve : 3261
Age : 38
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 24 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 24 EmptySun Sep 09, 2012 10:11 pm

Prishtinë, 08.09.2012

Letër drejtuar Presidentit Martti Ahtisaari



Kosova mundet shumë më mirë

Po ju drejtohemi me këtë letër jo pse mendojmë që ju jeni arkitekti i pashoq i Pakos që ka marrë emrin tuaj dhe e cila i është imponuar Republikës së Kosovës. Ne e dimë se zgjidhja ndërkombëtare që është aplikuar në Kosovë nuk ka protagonist të vetëm. Por kemi zgjedhur t’ju shkruajmë ngaqë keni qenë emblema e një procesi të tillë. Prandaj thirrjen tonë ju lusim ta kuptoni si shqetësim të shumë prej qytetarëve të Kosovës dhe një pjese të përfaqësuesve të zgjedhur të popullit të Kosovës, zëri i të cilëve nuk u dëgjua kurrë dhe vullneti i të cilëve është shkelë vazhdimisht.

Vendimi juaj për ta trajtuar Kosovën si një rast të veçantë të shpërbërjes së ish Jugosllavisë dhe përpjekja për zgjidhje që dallon nga ajo e ish republikave, ka pasur dhe do të ketë pasoja negative afatgjatë për Kosovën. Në vend që popullit të Kosovës t’i njihej e drejta e vetëvendosjes së popujve në kuptimin qytetar dhe territorial, u ndoq formula e cila Kosovës ia pranon shkëputjen nga Serbia, kurse Serbisë ia akomodon maksimalisht interesat e saj brenda Kosovës. Ideja juaj do të qenë që t’i drejtpeshoni sa më shumë interesat, ama kjo rrjedh nga një keqperceptim i thelbit të çështjes së Kosovës – nga konceptimi i Kosovës si problem shqiptaro-serb. Prandaj edhe zgjidhja e ofruar nga ju ka qenë po kështu – zgjidhje shqiptaro-serbe: komuna të reja serbe, eksterritorialiteti i 45 kishave të cilat i definuat si ‘serbe’, pastaj shumica e dyfishtë, që nënkupton pamundësinë e ndryshimeve kushtetuese pa u pajtuar serbët, etj…

Logjika juaj ndoshta mund të ketë qenë qëllimmirë, mirëpo, meqë ajo është e padrejtë, si e tillë do të krijojë veçse efekte të padëshirueshme. Nëpërmjet zgjidhjes që keni propozuar Serbisë i janë ofruar mundësi të mëdha për ta kontrolluar stabilitetin politik të Kosovës. Ju ndoshta keni menduar se në këtë mënyrë po u ofroni të drejta pakicave e sidomos asaj serbe, por ndoshta nuk e keni ditur se disa prej hapësirave të Kosovës sundohen nga strukturat e paligjshme të Beogradit. Shumica e serbëve në Kosovë ende mbesin peng i politikave destruktive dhe hegjemoniste të Serbisë. Dhe propozimi juaj ka shërbyer në mënyrë të përshtatshme që Beogradi ta përdorë këtë mundësi për ta luftuar efektivisht pavarësinë e Kosovës. Ju i keni shërbyer me zgjidhjet tuaj mitit famëkeq serb për Kosovën si ‘Metohi’ – ‘kombi martir’ i Car Lazarit të cilit iu mor zemra nga osmanët në Betejën e Kosovës dhe të cilën Serbia e ktheu më 1912, zemër kjo të cilën ia mori NATO-ja dhe shqiptarët… Ky ishte miti që e inspiroi Milosheviçin dhe që për ruajtjen e ‘zemrës’ e shtyri atë t’i mbyllte sytë edhe para fakteve e realitetit, dhe ta dëbonte e ta vriste popullin shumicë shqiptar të Kosovës duke bërë gjenocid. Vetëm që ta kthente me dhunë realitetin në përputhje me mitin serb për Kosovën.

Trajtimi i Kosovës edhe në rrafshin ekonomik, si rast unik i shpërbërjes së Jugosllavisë, ka pasur po ashtu ndikim shumë negativ në vendin tonë. Statusi i Kosovës si entitet autonom brenda federatës së Jugosllavisë ka qenë i njohur deri në atë masë sa të detyrohemi ta marrim përsipër një pjesë të borxhit të jashtëm të Jugosllavisë. Ndërkohë që e drejta e Kosovës për ta trashëguar një pjesë të pasurisë së Jugosllavisë, siç janë rezervat e arit, infrastruktura ushtarake dhe ajo diplomatike, asnjëherë nuk u respektua. Ne e trashëguam borxhin e përbashkët pa e trashëguar edhe pasurinë e përbashkët të ish Jugosllavisë. Kjo nuk është e drejtë. Për më tepër, edhe pse Plani yt e thotë se e tërë pasuria e ndërmarrjeve shoqërore brenda Republikës së Kosovës do t’i takojë Kosovës (nen ky që u hoq nga Kushtetuta jonë më 7 shtator 2012), ju pastaj na e imponuat mënyrën se si do të menaxhojmë me këtë pasuri. Plani yt e kërkonte, si qëllim politik, privatizimin e shpejtë dhe të plotë të këtyre ndërmarrjeve shoqërore, sipas parimeve ekonomike neoliberale. Duke i trajtuar qëndrimet ideologjike si parime universale, Plani yt i ngriti këto qëndrime në kategori kushtetuese. Kjo e pamundësoi çfarëdo konsiderimi demokratik të institucioneve tona për këto politika dhe parime, ose të vlerësimit të mirëfilltë të privatizimit si mjet për zhvillimin ekonomik. Në vend të kësaj Plani yt e bëri privatizimin një parim të pakundërshtueshëm të qeverisjes ekonomike. Kjo e minon sovranitetin ekonomik të Kosovës dhe po e dëmton mirëqenien tonë ekonomike si dhe perspektivën për gjeneratat e ardhshme.

Në një intervistë jeni shprehur se zgjidhjen e problemit mes Kosovës dhe Serbisë e keni trajtuar sikur rastin e një hajni që ia vjedh dikujt kuletën dhe se ju nuk keni bërë gjë tjetër veçse atë që duhej – që t’ia kthenit pronarit të vërtetë kuletën e tij. Në të vërtet, ju mund edhe të mos e dini sepse nuk jetoni në Kosovë dhe me siguri që nuk do të jetoni kurrë, por ne që jetojmë këtu, e shohim për çdo ditë se propozimi juaj për Kosovën prodhon një situatë tjetër – ju ja keni kthyer pronarit kuletën, por me kushtin që ta zbrazni atë nga paratë. Dhe që dikush vazhdimisht t’i fus duart në kuletën tonë. Prandaj kemi filluar ta marrim vesh se një kuletë pa para është kot.

Si një diplomat me nam që jeni, me siguri që rivlerësoni punën dhe arritjet tuaja, duke i parë ato në dritën e zhvillimeve të kohës. Ne kemi rastin të ju informojmë se puna juaj për Kosovën nuk ka dhënë rezultatet me të cilat ju e keni justifikuar zgjidhjen qe e keni ofruar. Së pari Plani juaj është zbatuar vetëm pjesërisht – vetëm aty ku ka pranuar Beogradi: nëpër enklava po, kurse në veri jo. Kurse tash Kosova ndodhet përpara negociata të reja për veriun në të cilat Pakoja juaj do të hapet. Zgjidhje tjera mund të pasojnë të cilat shkojnë edhe më larg sesa propozimi juaj. Dhe, në fund, mund të përballemi me kohën kur për një pjesë të Kosovës të vlejë propozimi juaj, kurse për veriun një zgjidhje tjetër. Ndërkohë që zgjidhja juaj vazhdimisht është trumbetuar si një ‘kompromis i dhimbshëm’ për integrimin e pakicës serbe si dhe për ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës.

Duke i pasur parasysh të gjitha këto që i përmendëm, e dimë që çdo diplomat mundohet që me fanatizëm t’i mbrojë të gjitha zgjidhjet të cilat i propozon, por do t’ju lusnim që ta rimendonit dhe rivlerësonit dobinë dhe suksesin e planit tuaj për Kosovën. Pyetjet që duhet të shtrohen janë: a e bëri Plani juaj Kosovën më të integruar territorialisht? A e i integroi Pakoja juaj pakicën serbe në Kosovë?

A e shpëtoi Pakoja juaj veriun nga kontrolli i Serbisë? Të gjitha këto përgjigje janë negative. Porse të gjitha këto ishin arsyet pse thatë se Plani juaj duhej të pranohej.

Ne presim nga ju që ta kuptoni se Plani juaj edhe nëse do të ishte konceptuar si zgjidhje para 5 vitesh, sot paraqitet si pengesë. Pengesë për sovranitet dhe kufizim për pavarësi të plotë. Plani juaj e mban peng Kosovën nga strukturat e Serbisë. Kjo gjendje e krijuar ia siguron Serbisë vazhdimisht një elitë politike e cila loz me kartën e hegjemonisë, sikur Nikoliçi e Daçiçi. Kurse Kosovës ia garanton brishtësinë dhe dobësinë, si një kafshatë e lehtë për të cilën gjithnjë do të shpresojë Serbia. Kjo është garanci për pamundësinë e rrugëtimit evropian për Serbinë dhe Kosovën.

Nëse dikur na e bëtë një dëm, sot na e keni një borxh. Pranojeni se Kosova sot mundet shumë më mirë dhe se ka nevojë të shkojë përtej Planit tuaj. Drejt sovranitetit të kompletuar dhe pavarësisë së plotë. Ku të drejtat e pakicave do të mbroheshin sipas konventave evropiane për këtë punë sikur në vende e zhvilluara të BE-së. Ndryshe, Plani juaj gjithnjë e më shumë po kthehet në garanci të mungesës së suksesit të shtetit të ri me shumë pengesa në fushën e demokracisë, sovranitetit, sundimit të ligjit dhe integrimeve evropiane.


Albin Kurti
Kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!




_________________
Mos hyr valles, kur nuk di ta hedhesh.
______________________________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
mujota
V.I.P
V.I.P
mujota

Female
Numri i postimeve : 219
Age : 24
Vendi : Mollopolc
Registration date : 13/06/2011

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 24 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 24 EmptyMon Sep 10, 2012 5:53 pm

Qe nga sot,Kosova s'do kete me "mbikqyerje".....tash e tutje do na "nenkqyrin"!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi

Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 39
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 24 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 24 EmptyMon Sep 10, 2012 6:01 pm

a u kurtalisem tashe me shume hajni e me pak shtet.
me shum psuni per politikanet e me pak buk per qxytetaret.
po mendojne se ne hajm bari
shtet je kure te pranohesh ne okb kur ke ushtri sovranitet

llug
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shefqet
Fillestar/e
Fillestar/e
shefqet

Male
Numri i postimeve : 54
Age : 38
Vendi : drenice
Registration date : 18/11/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 24 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 24 EmptyWed Sep 12, 2012 8:58 am

Komandanti i forcave te armatosura nga orioni Achton mbreme keshte ardhur ne Prishtine ku urgjentisht mbajti nje mbledhje te jashtzakonshme. Ne mbledhje ishte ftue kuvendi dhe qeveria e Thaqit si dhe tere komandantat e uçk, dhe Enver Hoxha(shpirti tij).


Teme bisede ishte ;Pse shqiptareve me shekuj padrejtesit,u coptohet trulli ?
Komandantet e luftes çlirimtare nisen ta benin fajtor njeri tjetrin,jo ti ke bashkpunue me serb,tjetri me grek,tjetri me maqedonas nisi nje grindje mes tyre.
Komandanti Achton kerkoi ta zgjidhin nje komandant,.Te gjithe i thonin njri tjetrit votom mua !.
Dhe komandanti Achton u zemruar per keso mos pajtime mes shqiptareve e sidomos per keso coptime qe na behen padrejtesisht veqant neveee .Meniherit ja dergoi nje telegram kryeministrit tyrk Erdogan duke e lutur qe shqiptaret kan neveoje ndihme te bshkimit teritorjal .
Komandanti i flotes Achton u largue duke qajtur me lot, e tundur koken majtas e djathtas !

Marr nga gazeta "Orionti"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BashKom
Admin
Admin
BashKom

Male
Numri i postimeve : 767
Age : 49
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 24 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 24 EmptyThu Sep 13, 2012 5:57 pm

Gjykata thotë imuniteti i Bukoshit s’ vlen




Prishtinë, 13 shtator - Gjykatësja për konfirmim të aktakuzës ka hedhur poshtë kërkesën e mbrojtjes së Bujar Bukoshit që ai të lirohet për shkak të imunitetit që gëzonte në kohën kur pretendohet se kishte kryer veprat, për çka dyshohet. Këtë e ka konfirmuar për KTV-në, avokati i tij mbrojtës, Besnik Berisha. Ai ka shtuar se arsyetimi i gjykatëses ka qenë se imuniteti nuk është çështje që e mbulon atë për çka dyshohet zëvendëskryeministri i liruar nga detyra, Bujar Bukoshi. Avokati Berisha ka thënë se megjithatë gjykatësja ka vendosur të hedh poshtë dëshminë e Ekrem Maliqit, por jo edhe atë të Haki Ejupit. “Tash brenda 48 orëve ne do të ushtrojmë ankesë për çështjen e imunitetit dhe pastaj kolegji i gjyqtarëve do të mblidhet në një seancë jo të rregullt dhe do të vendos për këtë”, ka përfunduar Berisha.

Sipas aktakuzës, në rastin e Bujar Bukoshit e Ilir Tolajt, 10 të pandehurit në bashkëveprim janë siguruar që ‘Jona Med’ të mos marrë asnjë kontratë nga Ministria e Shëndetësisë, edhe pse në shumë tenderë ajo kishte plotësuar kushtet e përgjithshme dhe se kishte qenë kompania që kishte ofruar çmimin më të ulët.

Vjedh sa të mundesh se ky imunitet kjo po dojka me than qe të gjith qe paskan imunitet ne vjedh sa jan ne pozit , vaj halli për për ket Popull, na rjepën krejt .

Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi

Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 39
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 24 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 24 EmptyFri Sep 14, 2012 11:11 am

ku kan hajnat imunitet ,kerkun ne bote skane.
hala askushe su pergjigj per asgje.
Hajnat e medhenje apo peshqit e medhenje po shetiten.
Ne vendet tjera edhe Kryetarin e burgosin psh Gjermania sa Udheheqes si kolin e largun nga politika e te ne....!!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BashKom
Admin
Admin
BashKom

Male
Numri i postimeve : 767
Age : 49
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 24 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 24 EmptyFri Sep 14, 2012 4:14 pm

E te ne i qojn ne pozit ma te lart (ne vend se ti futin ne biruc atyre ju ipet privilegj )
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema

Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 53
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 24 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 24 EmptyThu Sep 27, 2012 11:35 pm

Berisha: Mbreti Zogu i I-rë i bëri shqiptarët me shtet!
16:58 / 27.09.2012
1 0

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, gjatë inaugurimit të një shkolle 9-vjeçare në Bathore, u bëri thirrje fëmijëve që t’u kërkojnë prindërve që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të votojnë për Partinë Demokratike.

Berisha kërkoi një gjë të tillë, pasi më parë e cilësoi Partinë Socialiste “prishëse” të ëndrrës për integrimin në Bashkimin Evropian duke thënë se po bllokon ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar në Kuvend.

Një deklaratë të tillë Berisha e bëri gjatë inaugurimit të shkollës me emrin “Ahmet Zogu”, ku janë investuar 18.7 milionë lekë. Gjatë fjalës së tij, Berisha e cilësoi Mbretin Zog I-rë, njeriun më të shquar të historisë së kombit shqiptar, duke e quajtur atë themeluesin e shtetit shqiptar.

“Ajo mban emrin e një prej burrave më të shquar të kombit shqiptar të të gjitha kohërave, emrin e personalitetit që i bëri shqiptarët me shtet, në një kohë kur të shumtë ishin ata që po punonin pabesisht, në mënyrë që Shqipëria e shqiptarët të mos figuronin në hartën politike të Evropës, në mënyrë që shqiptarët të mos kishin shtetin e tyre”.

“Por ishte trimëria, burrëria, vizioni e mbi të gjitha, atdhetaria e një djaloshi, asokohe 20 e ca vjeçar, i cili mendonte krejt ndryshe, mendonte njëlloj si populli i tij që donte shtetin e pavarur të konsolidohej çdo ditë dhe ia doli me përpjekje të jashtëzakonshme. U përball me ndërhyrje brutale të të huajve, me tradhti e grushte shteti, por asgjë nuk e pengoi atë t’u faktonte shqiptarëve dhe botës se ky vend mund të ndërtonte dhe po e ndërtonte shtetin e tij të lirë e të pavarur”, tha ndër të tjera Berisha. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi

Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 39
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 24 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 24 EmptyFri Sep 28, 2012 11:57 am

Ish-zyrtari i UDB-së, Jusuf Buxhovi paralajmëron rrëzimin e klasës politike të Kosovës
--------------------------------------------------------------------------------



Njëri prej ish-themeluesve të LDK-së, Jusuf Buxhovi, ish zyrtar i UDB-së, nuk ka dashur të komentojë spekulimet rreth zhvillimeve në LDK, por ka thënë se do të mund të përfshihej në një Lëvizje politike intelektuale, e cila do të rrëzonte klasën e sotme politike, duke ndjekur shembullin e LDK-së në vitet ’90. Jusuf Buxhovi, në maj të vitit 1998, kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte zgjeruar në pjesën më të madhe të vendit, kishte kërkuar nga Ibrahim Rugova që ta pacifikojë Drenicën dhe mos të lejojë të përsëritet historia e Shaban Palluzhës. Këtë pacifikim ai e kërkonte me aprovimin e Rugovës dhe me ndërhyrjen ushtarake të Milosheviqit, i cili edhe ashtu kishte filluar luftën kundër UÇK-së. Sot ky njeri pa pikë turpi shkrryhet në lirinë e pavarësinë e Kosovës duke paralajmëruar madje edhe përmbysjen e tërë klasës së sotme politike.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi

Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 39
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 24 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 24 EmptyFri Sep 28, 2012 12:00 pm

Berisha eshte si ky ,eshte dhenderr serbe dhe bashkpunon me ta e me greket.
Shiti ,shkaterroi shqiperine dhe ka ,,shqiptare " qe ende e adhurojne sepse ata qe e adhurojne skane gjak shqiptari!
I favorizon tradhtaret e i injorone atdhetaret.
Kjo po ndodhe ne trojet shqiptare po edhe ne kosove ,ku tradhtaret jane fute ne te gjitha partit politike dhe po na udheheqin.
Avni rrustemat vdiqen e na kane mbetur do kukavajka Patriot me bateri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema

Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 53
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 24 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 24 EmptyWed Oct 03, 2012 8:23 am

Edward Lear: Shqipëria, kjo mrekulli natyrore me këta njerëz kaq... pisa
Nga: BEN ANDONI
Edward Lear: Shqipëria, kjo mrekulli natyrore me këta njerëz kaq... pisaTIRANE - Eduard Lear nuk është se ka ndonjë emër legjendë në historinë e pikturës në botën e artit britanik. Por që të thuash se është i panjohur edhe këtë duhet ta mbash me rezervë. Është një artist i mirë i peizazhit dhe i përshkrimeve të udhëtimit. Skicat e tij dhe peizazhet mbase nuk mund të thonë shumë në kohën tonë, por për Shqipërinë kanë një vlerë të pamatë. Shtuar dhe me përshtypjet e ditarit, që na kanë lënë për kohëqëndrimin shqiptar, atëherë vlera e trashëgimeve të tij artistike-publicistike mund të llogaritet dyfish. Eduard Lear në rrugën e tij për në Lindje qëndroi shumë në Ballkan dhe jo vetëm kaq, por na ka lënë mrekulli përshkrimi dhe një pasqyrë të episodeve të prapambetjes sonë të madhe të shekullit të XIX. Kujtojmë se në atë shekull referencat e studiuesve tanë shkruajnë për një lulëzim të Shqipërisë dhe sesi shumë nga qytetet po bënin tregti fitimprurëse në të katër anëtar e Evropës dhe pak më gjerë. Megjithatë niveli në masë social-ekonomik i popullsisë është katastrofal. Sëmundjet, mungesa e kulturës, padija, mungesa e higjienës janë gati proverbiale. Tregon sesi trajtohen gratë si kafshë barre në Himarë, padijen e thellë ngado ku shkon, pisllëkun dhe mënyrën gati primitive të jetesës. Edhe me këtë përshkrim, për fat Eduard Lear nuk e nxin peizazhin shpirtëror të shqiptarëve. Duhet thënë se peizazhi natyror, që ai e ka pikturuar si askush tjetër, duhet t’i ketë lënë shumë mbresë sepse është pak shpotitës me episodet që gjen me shqiptarët. Në Elbasan dhe në Tiranë e marrin me gurë, sepse tradita myslimane, që e përcjellin në vend disa dervishë injorantë, nuk e pranon vizatimin e imazhit. Burri ka vazhdimisht vështirësi, por më shumë se kaq i duhet të përballojë gjithnjë të papritura. Në Krujë i shpjegon një beu të ri se ku ka arritur vendi i tij dhe i duhet t’i tregojë me vizatim, pastaj me këmbë e duar dhe madje me zë se çfarë është treni. Do e tallin të gjithë kohën paskëtaj sepse u duket krejt i marrë. Anipse, larg të gjithë gjërave , nuk mohon se shqiptarët janë mikpritës të jashtëzakonshëm deri në bufoneri. Numëron deri më 37 gjellë që i vinë Shkodër nga një i pasur tjetër i klasës myslimane, që do t’i tregojë në këtë mënyrë bujarinë dhe kamjen dhe kështu me radhë.
Eduard Lear ishte epileptik dhe kjo lloj sëmundje përbënte llojin e sëmundjes jo shumë të njohur në atë kohë. Ai vetë e kishte frikë sëmundjen e tij dhe kjo e bëri të udhëtojë shumë. Prej dorës së tij kemi trashëguar disa nga përshkrimet më të mrekullueshme të peizazhit shqiptar. Nëse nuk gabojmë, shumë vite të shkuara, flitej për ankand të lirë të veprave të tij, por institucionet tona të ngërthyer në reklama te CNN apo BBC, nuk gjenin dot hapësira që të blinin punë të tij, ato me të cilat Shqipëria u bë dhe vizualisht e njohur në Botë.
Në vend të mbylljes, do të theksojmë se shumë nga tiparet që ai gjeti ndër shqiptar, nuk është se kanë ndryshuar shumë edhe sot e kësaj dite. Tek e fundit, peizazhi ka ndryshuar duke u shëmtuar disi prej betonit, kurse shqiptari vërtetë s’ka ndryshuar shumë nga panginja proverbiale mendore, e cila duket se po e shoqëron shumë frikshëm edhe në këto dy dekada të para të shekullit të XXI.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii

Male
Numri i postimeve : 3261
Age : 38
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 24 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 24 EmptyFri Oct 19, 2012 12:11 am

Si nuk paska as nje lajm nga kosova...?

_________________
Mos hyr valles, kur nuk di ta hedhesh.
______________________________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi

Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 39
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 24 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 24 EmptyWed Oct 24, 2012 11:12 pm

jo ka Policia po rref qytetaret si ne kohen e Millosheviqit vetem pse kerkojne Liri demokraci dhe jane kunder Serbise.
Atehere na rreshin servilet Shqiptare tashe na rrehin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shefqet
Fillestar/e
Fillestar/e
shefqet

Male
Numri i postimeve : 54
Age : 38
Vendi : drenice
Registration date : 18/11/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 24 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 24 EmptyFri Oct 26, 2012 9:24 am

Detektivi

Para kater diteve ne emisionin parrotulla
Shukri kurve Buja tha;


Pjesa veriore e kosoves kurr nuk ka qen e kosoves,dhe e kemi humbur edhe luginen e Presheves.
Me kete po del se edhe kosova eshte pjes e serbise.
Pra nuk paska pasur lufte per bashkim nga keta komandanta te uçkes.

Ata qe paten luftue pernime i vrajten dhe i thurren kenge neper qifteli me na mashtrue popullin se mua leshin.
Kur ju thojsha se lufta ne kosove ka qen me tradheti me masakrue njerezit e atdheut ju me thojshit je shpiun.Si Zeriatdheut luftetari qe e mbrojke Limen ,Agim Qekun dhe tan eproret si dhe veten.

Kush e dine se ne qershor dhe korrik te vitit 1998ne burgun famkeq ne Kleqke kush ka qen roje i te burgosurve te atdhetareve te famshem.Ketu eshte vrar Behadin Allaqi,Shaban Shala,si dhe Ismet Jashari.Ismet Jasharin e vrajn dhe e dergojn ne male kinse eshte ndesh me forcat serbe dhe ka ra heroikisht,njesoj edhe ketyre te pareve i qesin ne lajme.
A ka mbete shqiptar te vertete ne kete toke ,apo vetem fars e keni sa mire mu kon shqiptar me shkije.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......

Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 31
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 24 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 24 EmptyFri Oct 26, 2012 12:15 pm

Sot esht fest nuk lejohen lajmet e hidhura. sunny
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema

Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 53
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 24 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 24 EmptyMon Oct 29, 2012 3:12 pm

Kërkohet shpallja e Bashkimit Kombëtar
Nga Express 29 Tetor 2012 11:32


A



Drejtuesit e Klubit politik “Afrim Zhitia”, kanë deklaruar se është momenti i fundit i zgjidhjes së çështjes shqiptare, duke u bashkuar në një shtet të vetëm. Sipas tyre, dy kryeministrat e shteteve shqiptare nuk janë duke bërë asgjë për bashkimin kombëtar.

Ky klub akuzon Berishën se në deklarimet e tij publike kërkesa e atyre që donë bashkimin kombëtar i ka quajtur si kërkesa ekstremiste, kurse për Hashim Thaçin ka thënë se përmes dhunës po mundohet ta themelojë një shtet totalitar.

“I pari, pra Sali Berisha, në prononcimet e tij për këtë çështje është deklaruar se “ kërkesa për bashkim kombëtar është kërkesë e ekstremistëve”, ndërsa i dyti, Hashim Thaçi, duke ushtruar dhunë e terror në parlamentin e Kosovës dhe rrugëve të Prishtinës, me sistemin e tij totalitar të instaluar në institucionet e Kosovës, po përgatitet të rifillojë edhe një raund të bisedimeve me qeverinë kriminale të Serbisë për t’i falur edhe një herë një pjesë të ish – vilajetit të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Sipas tyre, duhet që urgjentisht qeveria e Tiranës si shtet i pranuar në OKB dhe në NATO, të kërkojë para organizmave ndërkombëtare dhe shtetit grek që është anëtare e Bashkimit Evropian, që t`i rikthejë Shqipërisë, krahinën e Çamërisë, të cilën Greqia e okupoi me dhunë dhe terror.

“Në kohën kur qeveritë e dy shteteve shqiptare me shumë bujë e pompozitet po përgatiten të shënojnë 100 – vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së gjysmës së Shqipërisë, pas shumë luftërave ballkanike e botërore, pas shumë plagëve, viktimave e gjaku të derdhur për liri e bashkim kombëtar, as qeveria e Sali Berishës në Tiranë e as qeveria e Hashim Thaçit në Prishtinë, çështjen e domosdoshmërisë së bashkimit të trojeve shqiptare, të katër vilajeteve të ish – Perandorisë Osmane, as që e kanë në rend të ditës”, thuhet në komunikatën për media lëshuar nga ky klub.

Klubi politik “Afrim Zhitia” mendon se është koha e fundit që Parlamenti dhe Qeveria e Tiranës dhe Prishtinës të nxjerrin një rezolutë të përbashkët, përmes së cilës do të kërkojnë dhe shpallin bashkimin e trojeve shqiptare në një shtet të përbashkët, fillimisht së paku të Shqipërisë Londineze dhe Republikës së Kosovës, ndërsa në kuadër të bisedimeve shqiptaro – serbe, të kërkohet që trojet shqiptare në Maqedoni, Presheva dhe Malësia e Madhe që sot është dhunshëm nën Malin e Zi, t’i rikthehen natyrshëm shtetit shqiptar. /Kosovapress/

Un dhe spo i kuptoj disa qarqe tona kur e shofin kjart se kta jan tradhtar dhe kerkojn nga kta te behet diqka,kta te lart permendur duhet vetum shpurrur na politika...!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rrimtaf
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
rrimtaf

Male
Numri i postimeve : 1090
Age : 50
Vendi : kosov
Registration date : 30/07/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 24 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 24 EmptyWed Oct 31, 2012 9:45 pm

politikanet tane duhet te gjithe te behen me iluminatin qe te kene sukses
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi

Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 39
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 24 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 24 EmptyTue Nov 06, 2012 1:26 pm

DER SPIEGEL

Publikuar: 06.11.2012 - 09:47

Ndërtimi i shtetit juridik në Kosovë është angazhimi më i madh dhe më i shtrenjtë në historinë e Bashkimit Evropian. I ashtuquajturi Mision i EULEX-it me 2500 punëtorë ka kushtuar nga viti 2008 mbi një miliard euro. Sipas një raporti të Gjykatës së Auditorëve të BE-së, sukseset pothuajse mungojnë. Niveli i krimit të organizuar dhe korrupsionit mbetet i lartë, drejtësia është joefikase dhe vuan nga ndërhyrjet politike. Një polic gjerman, i cili prej vitesh i njeh rrethanat në Kosovë, konfirmon raportin në bazë të përvojave të tij në Kosovë. Për arsye që ndërlidhen me Ligjin mbi shërbyesit civilë (në Gjermani), ai këtu shkruan anonim. - DER SPIEGEL

“Ndërtimin e Policisë në Kosovë unë e krahasoj me termocentralin e Obiliqit afër Prishtinës. Prejse NATO-ja i ka përzënë serbët nga Kosova në vitin 1999, në këtë termocentral duhet të montohet një filtër. Deri më sot kjo nuk është arritur të bëhet. Termocentrali ende pandërprerë vjell helm në ajër. Njëjtë është edhe puna me Bashkimin Evropian, i cili bën përpjekje që në Kosovë të ndërtojë një sistem të pastër shtetëror dhe një sistem funksional juridik.

Unë e njoh Kosovën tashmë dhjetë vjet dhe, sipas mendimit tim, ne gjatë kësaj kohe nuk kemi arritur pothuaj asgjë. Më së shumti jam i zhgënjyer me policinë. Me gjithë trajnimin intensiv disavjeçar dhe furnizimit me pajisje, të cilat u përgjigjen standardeve evropiane, zyrtarët policorë më shumë janë të interesuar të kryejnë kontrolle me radarë në komunikacion sesa të luftojnë kriminalitetin. Për t’i ndjekur shoferët që ngasin shpejt veturat nuk duhet të lëvizësh vendi; mjafton të rrish rehatshëm në veturën e ngrohtë patrulluese.

Kam përshtypjen se korrupsioni në mesin e policëve kosovarë është tepër i lartë. Kam marrë raporte, sipas të cilave, nëse dikush zbulohet se nget një veturë të vjedhur, atëherë mjafton ta korruptosh policin – dhe puna kryhet.

Kriminelët e mëdhenj edhe ashtu nuk i prek askush. Këtë e pamundësojnë strukturat tradicionale klanore dhe lidhjet e vjetra të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), nga radhët e së cilës janë rekrutuar shumë policë. Këta nuk janë të gatshëm të ballafaqohen me kritika se gjoja janë tradhtarë dhe mbase nuk i hetojnë komandantët e tyre të dikurshëm, të cilët janë pasuruar nga tregtia me drogë.

Këto rrjete i mbron një mur i heshtjes, nëpër të cilin ne si policë nuk mund të depërtojmë. Në realitet ne as për së afërmi nuk e dimë se çfarë po ndodh këtu. Nga njëra anë qyteti i Ferizajt konsiderohet si qendra më e madhe e tregtisë me drogë në Ballkan, nga ana tjetër këtu ne pothuaj asnjëherë nuk konfiskojmë sasi të mëdha droge.

Një gjë është e qartë: Kosova është kapur fort nga krimi i organizuar. Mjafton të shikohet vetëm numri i madh i pompave të benzinës dhe qendrave tregtare, të cilat pothuaj nuk kanë klientë. Këtu vetvetiu lind dyshimi se ato i shërbejnë vetëm spastrimit të parave. Po ashtu gjithkund ndërtohen godina të reja banimi, ndërsa numri i veturave luksoze është shumë më i madh se në Maqedoninë fqinje, ndonëse atje të ardhurat për kokë banori janë dukshëm më të larta.

Para disa javësh u arrestuan kryetari i Kuvendit Komunal të Prishtinës dhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës. Thuhet se ata i kishin premtuar një biznesmeni të ndërtimtarisë troje në një zonë të mbrojtur dhe si kundërshpërblim kërkonin ryshfet dhe vetura të shtrenjta. Kjo çështje u bë publike vetëm pasi nuk ishte dhënë leja për ndërtim – derisa personat e përmendur dëshironin t’i mbanin veturat.

As drejtësia nuk funksionon fare. Shumë vende pune janë të zbrazëta ose zyrtarët ndërrohen vazhdimisht. Disa gjykatës refuzojnë të merren me lëndë të caktuara. Së fundi kam dëgjuar nga disa kolegë se një kriminel lufte, i cili është dënuar me 15 vjet burg, është parë duke ngrënë drekë në Prishtinë me njërin prej politikanëve të rangut të lartë.

Këtu konsiderohet sukses nëse së paku ngrihet aktakuzë kundër ndonjë ish-pjesëtari të UÇK-së për shkak të krimeve të luftës. Shembull për këtë është Fatmir Limaj, një politikan i popullarizuar i partisë qeverisëse dhe deputet, madje ai një kohë ka qenë edhe ministër. Ai u fajësua se si komandant i UÇK-së kishte qenë përgjegjës për torturimin dhe vrasjen e shtatë serbëve dhe një kosovari. Një dëshmitar i rëndësishëm, i cili me qëllim që të mbrohej ishte sjellë në Gjermani, në shtator 2011 vrau veten në Duisburg. Një gjykatë e shpalli Limajn të pafajshëm.

Kosova është një vend ku vazhdojnë të mbijetojnë tradita të vjetra disa shekuj – dhe pjesë e kësaj kulture është gjakmarrja. Ne evropianët nuk kemi arritur t’i bindim kosovarët mbi sistemin e ri, perëndimor të drejtësisë dhe të vlerave. Ata po e shohin se strukturat e vjetra edhe më tutje janë të pushtetshme dhe institucionet shtetërore të dobëta. Unë frikësohem se kosovarët do të presin derisa ne të largohemi. Bash ashtu si talibanët që presin largimin e trupave perëndimore nga Afganistani.

Megjithatë, asnjëri nga përgjegjësit e Misionit EULEX nuk e thotë të vërtetën në Bruksel. Nga Kosova ata dërgojnë vetëm raporte të zbukuruara, të ashtuquajtura ‘okay-reportings’. Ndoshta duhet ta bëjnë këtë për të ruajtur postet e tyre dhe për të punuar më tutje në misione ndërkombëtare. Por kjo nuk i ndihmon Kosovës”.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema

Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 53
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 24 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 24 EmptyWed Nov 14, 2012 8:33 am

55 mijë kosovarë, analfabetë të plotë
Publikuar: E marte 13 Nëntore 2012, 10:21 0 Komente 0 Rekomandime

Deklarata e Mileniumit kërkon që të gjithë fëmijët e moshës shkollore të vijojnë arsimin e detyrueshëm

Ekspertët e arsimit thonë se me të marrë të dhënat e Entit të Statistikave, Ministria është dashur të hartojë strategjinë e veprimit për luftimin e analfabetizmit. Sipas tyre, shqetësuese është përqindja e madhe e analfabetëve funksionalë dhe të analfabetëve elektronikë dhe me këtë përqindje të analfabetëve Kosova nuk ka mundësi të integrohet në sistemin e BE-së.
Statistikat e fundit, të nxjerra nga procesi i regjistrimit të popullsisë së Kosovës kanë dëshmuar se 55 mijë qytetarë të Kosovës janë analfabetë të plotë, të cilët nuk dinë shkrim dhe lexim, kurse analfabetë funksionalë që dinë shkrim dhe lexim, por nuk janë në gjendje ta kuptojnë atë që e shkruajnë janë 82 mijë e 188 persona. Duke pasur për bazë këto të dhëna i bie që dukuria e analfabetizmit në Kosovë vazhdon të jetë shqetësuese. Aq më tepër kur dihet se deri në vitin 2015, Deklarata e Mileniumit kërkon që të gjithë fëmijët e moshës shkollore të vijojnë arsimin e detyrueshëm, kurse një numër shumë i madh i fëmijëve, sidomos të nacionalitetit romë e ashkali nuk e vijojnë shkollimin e detyrueshëm.

4.8 për qind e popullatës janë analfabetë

Se gjendja në terren nuk është e kënaqshme e pranojnë edhe zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), kurse ekspertë të arsimit si dhe opozitarët thonë se kjo është një plagë e madhe për shoqërinë kosovare dhe për zhvillimin e saj të përgjithshëm. Sipas tyre, MASHT-i nuk e ka marrë me seriozitetin e duhur këtë dukuri. Tani, derisa dihet se 4.8 për qind e popullatës janë analfabetë, nuk dihet edhe mosha e personave analfabetë të plotë dhe analfabetë funksionalë, pasi që nuk janë publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, por në këto të dhëna hynë popullata e moshës mbi 10-vjeçare. Eksperti i arsimit, Halim Hyseni, ka thënë për gazetën “Kosova Sot” se në jetësimin e Objektivave Zhvillimore të Mileniumit të Tretë, asgjë nuk është bërë nga ministria.(Më gjërësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT).

Ket e kam than qe ne fillim kur kam hy ne forum njerz pa shkoll e pa mejtep, dhe per ket poltitikaj e kan gjet grazdin e lujn me popull te pa vetdishem tevobekt,se kshtu normal nuk esht shka bejn politikualt dhe sja prish kush timin per pos ALBIN KURTIT, rrespekt per V V......))))
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema

Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 53
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 24 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 24 EmptyFri Nov 16, 2012 7:06 pm


Kraja: Libri i Buxhovit, në shërbim të Serbisë
10:56 / 16.11.2012
286 1

Akademiku Mehmet Kraja, në “Zonën e Debatit” të “Klan Kosovës”, ka kritikuar Jusuf Buxhovin.

Në debatin për Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, duke iu përgjigjur kritikave të shkrimtarit dhe historianit Jusuf Buxhovi për Akademinë - kritika të bëra bërë në të njëjtin emision javën e kaluar - Kraja ka thënë se Buxhovi nuk është historian dhe se libri i tij i fundit për historinë e Kosovës është shkruar me diletantizmin më të madh.

Duke iu përgjigjur kritikave të Buxhovit se ASHAK-u nuk ka reaguar ndaj akuzave të akademisë serbe, ka thënë se Buxhovi as që ka ditur ta lexojë atë reagim.

“Akademia serbe nuk ka reaguar ndaj tij (Buxhovit), por është tallur me të”, ka thënë akademiku Kraja, duke shtuar se ai libër i Buxhovit me diletantizmin e tij, i ka bërë shërbim pikërisht akademisë serbe. /Telegrafi/

QESHTU, e ka jeta kur udbasht ta shkrujn historin e rroken nder veti per interesa personale se per interes te atdheut...)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi

Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 39
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 24 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 24 EmptyFri Nov 16, 2012 11:25 pm

Presidente, a more leje nga Hasan Prishtina e Bajram Curri?"





19:39 / 16.11.2012



30 0



Deputeti i Partisë Socialiste në Shqipëri, Taulant Balla, i ka dërguar një letër të hapur Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, në të cilën ai kërkon që kjo e fundit, para se të arrijë në Tiranë për të nderuar ngritjen e mauzoleut të Ahmet Zogut, të bëjë edhe disa ndalesa, siç thotë ai, “për të marrë leje nga Hasan Prishtina, Bajram Curri apo Avni Rustemi”.
Balla në letër sqaron se Jahjagës i drejtohet si një qytetar i thjeshtë shqiptar, e jo si politikan e as si deputet.

Në vijim, mund ta lexoni të plotë letrën e Taulant Ballës drejtuar Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga:

E nderuara Presidente e Republikës së Kosovës zonja Atifete Jahjaga,
Po të drejtohem ty, sepse për Presidentin e Shqipërisë, nuk dua të harxhoj as frymën dhe as mendimet.

Nesër, siç është njoftuar, Ju do të jeni në Tiranë për të nderuar ngritjen e mauzoleut të Ahmet Zogut dhe të zogollëve të tjerë.

Sigurisht kjo është zgjedhja Juaj personale. Por përpara se të bësh një gjë të tillë unë, si një qytetar i thjeshtë shqiptar, jo si politikan, as si deputet, unë sot dua të të sugjeroj që si një Presidente e një republike shqiptare, si një kryetare shteti, përpara se të përulesh para Ahmet Zogut, duhet t’i kërkosh leje Hasan Prishtinës, Bajram Currit, Avni Rustemit apo edhe priftit Gjon Gazulli.

Që të jem më i qartë, duhet të sqarosh pozicionin Tënd zonja Presidente e Republikës së Kosovës mbi jetën dhe veprën e Hasan Prishtinës, Bajram Currit, Avni Rustemit.

Meqenëse të gjithë shqiptarët i njohin të tre këta kalorës të shqiptarizmit, më lejoni t’ju informoj se i katërti prifti Gjon Gazulli është edhe ai një emër i nderuar, që vinte nga një familje patriote mirditore, por që zogistët e varën në litar.

Pak ditë më parë Universiteti i Prishtinës mori emrin e Hasan Prishtinës, duhet t’ju sqarosh studentëve dhe profesorëve të Prishtinës pozicionin tënd për Hasan Prishtinën përpara se të jesh nesër në Tiranë.

Në vend që të nderonit nesër maozoleun, mund të ndiznit një qiri në shpellën e Dragobisë për të nderuar trimin e maleve Bajram Curri. Përpara se të shkosh nesër te maozoleu, kalo te busti i Avni Rustemit, të cilin kosovarët e duan dhe e kanë respektuar për dekada me radhë.

Së fundmi e nderuar zonja Presidente, shpresoj ta mirëkuptoni këtë letër të hapur. Mos ngatërroni respektin ndaj homologut Tuaj të Shqipërisë, me respektin që duhet të keni për shqiptarët e vërtetë, thuhet në letrën e deputetit socialist Taulant Balla, të cilën e transmeton "Zëri". /Telegrafi/

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii

Male
Numri i postimeve : 3261
Age : 38
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 24 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 24 EmptyMon Nov 26, 2012 10:42 pm

Publikuar: 26.11.2012 - 14:35
Merdar, 26 nëntor - Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje organizuan sot një aksion simbolik në Merdar. Aksioni kishte si qëllim vendosjen e flamurit kombëtar dhe një tabele ku shënohej “Mirë se vini në Republikën e Shqipërisë”.

”Ne zgjodhëm për ta vendosur flamurin kombëtar në Merdar në përkujtim të betejës së Hasan Prishtinës 100 vjet më parë, i cili organizoi luftë mbrojtëse pikërisht në këtë zonë kundër forcave serbe që po sulmonin Shqipërinë”, thuhet në komunikatë.

Sipas komunikatës, me të filluar vendosja e flamurit kombëtar në një shtyllë pranë pikës kufitare në Merdar, Policia e Kosovës intervenoi brutalisht për t’i penguar aktivistët. Gjatë këtij intervenimi të dhunshëm nuk u kursye as ekipi i Kosovapress-it, kameramani i të cilit u përplas për tokë dhe u mbajt i arrestuar nga policia për rreth 1 orë.

Vetëvendosje thekson se me gjithë këtë intervenim, aktivistët ja arritën që të ngrenë flamurin kombëtar si dhe të vendosin tabelën “Mirë se vini në Republikën e Shqipërisë”, të cilat u hoqën më pas nga Policia e Kosovës, me t’u larguar aktivistët tanë.

“Është e çuditshme se si në të gjithë Kosovën, në të gjitha institucionet dhe sheshet e vendit është vendosur në mënyrë masive flamuri kombëtar, madje dhe Kryeministri e Presidentja janë duke marrë pjesë në aktivitete ku nderohet ai, e i vetmi vend ku u ndalua të vendosej flamuri kombëtar shqiptar është pikërisht kufiri përballë Serbisë. Hashim Thaçi duhet ta dijë që nuk ka nevojë ta drejtojë flamurin kombëtar përballë Sali Berishës por përballë Serbisë”, thuhet në kumtesën e Vetëvendosjes.

_________________
Mos hyr valles, kur nuk di ta hedhesh.
______________________________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii

Male
Numri i postimeve : 3261
Age : 38
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 24 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 24 EmptyFri Nov 30, 2012 1:31 am

http://www.koha.net/?page=1,13,125276

Pas 28 vjen 29, me dy lajme me mira.


_________________
Mos hyr valles, kur nuk di ta hedhesh.
______________________________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 24 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 24 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina
Mbrapsht në krye 
Faqja 24 e 26Shko tek faqja : Previous  1 ... 13 ... 23, 24, 25, 26  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: