Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina

Shko poshtë 
+23
mujota
arberia
Politikani
hekrem
rrimtaf
Medalim
shqipdon
tosybell
fatbardhi
Xili
Kostandin
miradie
Prof Xhavit Dalloshi
Atdhetari
xhema
kaqurrelja
Driniiiii
detektivi
BashKom
Xhevati
xhiti
Sportisti
......
27 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 7 ... 10, 11, 12 ... 18 ... 26  Next
AutoriMesazh
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 EmptyWed Jan 12, 2011 1:08 am

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka urdhëruar bllokimin e të gjitha targave të lëshuara nga Serbia për zonat e veriut të Kosovës. Rexhepi ka theksuar se shteti i Kosovës nuk do të tolerojë që nëpërmjet këtyre targave të shkelet sovraniteti i vendit. Beogradi ka lëshuar në qarkullim targa me kodin ndërkombëtar të Serbisë (SRB) edhe për shtatë rajonet e Kosovës.

Rajoni i Mitrovicës ka të shënuar kodin KM, rajoni i Prishtinës e ka PR, ndërsa i Ferizajt mban kodin UR. Kohët e fundit nëpër rrugët e Kosovës, e sidomos në veriun e Mitrovicës, ashtu si në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin-Potok, janë parë të vendosura targat e lëshuara nga Serbia. Gjithashtu, Beogradi ka rritur edhe numrin e kodeve komunale nga 41 në 59, duke përfshirë edhe komunat e Kosovës.

Çështja ka ngjallur dhe reagimin e ashpër të organizatave jo qeveritare në Kosovë. Avni Zogiani nga organizata “Çohu” ka adresuar kritika në drejtim të Qeverisë së Kosovës, që, sipas tij, jo vetëm që ka dështuar në aplikimin e tabelave të Kosovës nëpër ato lokalitete ku jetojnë serbët me shumicë, por thjesht nuk është angazhuar që të merret me këtë problematikë.


Edhe sa gjat do shkelet sovraniteti i kosoves ?

Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 63
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 EmptyWed Jan 12, 2011 11:06 pm

Bllaca thotë se pas luftës janë vrarë 456 njerëz
Prishtinë, 12 janar 2011 - Nazim Bllaca nga Ribari i Madh i Lipjanit që nga një dhjetori i vitit të shkuar është i lirë, por vetëm një herë ka dalë nga shtëpia për t'i rregulluar paksa dhëmbët. Për më shumë se 365 ditë ai është errur e zgjuar brenda mureve të një shtëpie jo fort të madhe. Nazim Bllaca, njeriu që kishte marrë mbi vete shumë vepra penale, duke denoncuar edhe shumë të tjerë, ndonëse mund të lëvizë i lirë nga 1 dhjetori 2010, vetëm një herë ka dalë nga shtëpia. Hyrja në shtëpi e ekipit të gazetës "Koha ditore" për herë të parë prej kohës kur Bllacës iu kishte caktuar arresti shtëpiak para një vit e një muaj, kërkon procedura. Gazetarët i nënshtrohen një kontrolli detaj nga policë polakë të EULEX it para së të futen në shtëpi. Sipas gazetës, Bllaca ndihet mirë që procesi kundër tij dhe të tjerëve, sipas tij, është duke shkuar mirë. Ai pret që në janar të vitit të ardhshëm të nisë procesi gjyqësor, të cilin ai e quan "maratonik". Aty pret të ndriçohen të gjitha krimet e pasluftës. Pret po ashtu edhe dënim për vete deri në 40 vjet burg. Ai i tha gazetës se për herë të parë që për gjashtë muajt e parë të pasluftës në Kosovë janë vrarë 456 njerëz, ndërsa për 12 muaj 600. Bllaca e fut veten në mesin e atyre që kanë marrë jetën e këtyre njerëzve. Bllaca ka pohuar se aktakuza do të ngrihet ndaj tij dhe ndaj të gjithë atyre që i ka i përmendur në akuzë. "Përafërsisht janë diku 12 persona. Është Azem Syla, Ekrem Jashari e teposhtë. Deri tek ata që përpiqen t'i fshehin provat e Bllacës. Është fjala për krimet e pasluftës. Deri te Hysri Rama, për shembull, i cili deri ditën kur është kryer atentati ndaj meje ka qenë non stop me mua dhe Qazim Shabanin". Bllaca po ashtu i ka gazetës se ka gisht edhe në kërcënimin e dëshmitarëve për disa raste të inkriminuara. "Ka pasur kërcënime, ka pasur përcjellje të porosive me anë të ndonjë shkrese apo diçka tjetër. Kryesorja nuk kemi ndenjur bash rahat në procesin 'Limaj'. Mua më vjen mirë që Fatmir Limaj ka thënë më 3 dhjetor 2009 në 'Klan Kosova', kur ka dalë me Jakup Krasniqin, që kriminel si Bllaca ka pasur pas luftës. Është e vërtetë që kam qenë kriminel, po vetëm me një nuk pajtohem me Limajn, sepse ai është dashur të thotë se Bllaca ka qenë një minikriminel edhe gjatë luftës. E kupton këtë Limaj çka do të thotë. Besoj se kur ta lexojë gazetën prapë do ta kuptojë çka po i them", është shprehur ai. I pyetur se ndjehet kriminel, Bllaca është përgjigjur: "Unë e kam bërë një vepër penale shumë të rëndë, shumë të keqe, dhe një kohë jam mburrur me atë vepër, kam qenë krenar. Është fjala për vrasjen e Ibush Kllokoqit. Edhe ai ka qenë pjesë e kësaj shoqërie, pjesë e Kosovës...". Ndërkaq në pyetjen se a i vjen keq që ia ka marrë jetën këtij njeriu, është përgjigjur: "Po, pendohem për atë ... Pasi që është kryer vepra, kemi ngrënë darkë në restorantin 'Qafa' dhe kuptohet të nesërmen apo të pasnesërmen ka pasë shkruar një e përditshme. Meqenëse edhe shtypi në atë kohë u ka ikur këtyre vrasjeve, sepse për gjashtë muaj në Qeverinë e Hashim Thaçit janë vrarë 456 persona. Gjatë kohës së Qeverisë së Përkohshme. Ndërsa për 12 muaj 12 qershor 1999 30 qershor 2000 janë vrarë 600 persona. Në këtë numër unë një vrasje e kam kryer...". Bllaca thotë po ashtu se ka asistuar në vrasjen e Salih Gashit. Ndërsa për pohimet e Azem Syles se nuk e njihka, ai thotë se provat tregojnë të kundërtën. Unë e kam akuzuar Azem Sylën se është i implikuar tek Adem Salihaj, tek Ibush Kllokoqi, te të gjithë, por çka është më interesant për mua dhe që mbetet enigmë është sesi është e mundur që ky person të na angazhojë ta vrasim një mik të shtëpisë së tij. E kam fjalën për Ismet Arifin... Vëllai i Ismetit (Arifit v.j.) është baxhanak me Shpresim Ukën. Të dy këta janë të martuar me mbesat e Azem Sylës. I pyetur se çka dini për Sigurimin e Atdheut, Bllaca përgjigjet: "Unë as të mitë nuk i kam njohur. Për shembull: unë e kam pranuar publikisht që nuk e njoh Kadri Veselin, nuk e kam njohur Kadri Veselin, as si 'Lul' as si Kadri. Domethënë dihet kush e ka pasur shtyllën e veçantë. Sa i përket Sigurimit të Atdheut, kur është vrarë Tahir Zemaj, më 4 janar 2003, kam dëgjuar, por kurrë me këta njerëz nuk kam pasur kontakt. Absolutisht".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 63
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 EmptyWed Jan 12, 2011 11:34 pm

Nazim Bllaca “kërkon punë” në Ministrinë e Punëve të Brendshme
Publikuar: Sot, më 12 janar 2011

Artikuj të ngjashëm

Padia e Xheladin Rexhepit ndaj Sahit Krasniqit “vjetrohet” para kohe

Mungesa e sundimit të ligjit në veri
Politizohet regjistrimi i popullsisë
The Economist: Kosova po ngec FOTO TË TJERA Ribar i Madh, 12 janar – Nazim Bllaca ka shtuar peshë. 40-vjeçari nga Ribari i Madh i Lypjanit nga një dhjetori i vitit të shkuar është i lirë, por vetëm një herë ka dalë nga shtëpia për t’i rregulluar paksa dhëmbët. Për më shumë se 365 ditë ai është errur e zgjuar brenda mureve të një shtëpie jo fort të madhe. Krejt kohën e ka kaluar duke lexuar Kodin Penal të Kosovës, gazetat e duke shikuar lajmet. Krejt çka është shkruar e folur për të, Bllaca e ka të ruajtur në arkiv. Një dollap përplot gazeta ruajnë bëmat e Nazim Bllacës nën një televizor klasik të firmës “Grunding”. Afër saj ndodhet një raft tjetër plot CD-ja, në të cilat ka arkivuar lajmet, debatet e intervistat që lidhen me emrin e tij.
Nazim Bllaca, njeriu që kishte marrë mbi vete shumë vepra penale, duke denoncuar edhe shumë të tjerë, ndonëse mund të lëvizë i lirë nga 1 dhjetori 2010, vetëm një herë ka dalë nga shtëpia. Prej asaj dite ai ka bërë një regjistër të mysafirëve që mund ta vizitojnë. Hyrja në shtëpi e ekipit të gazetës për herë të parë prej kohës kur Bllacës iu kishte caktuar arresti shtëpiak para një vit e një muaj, kërkon procedura. Gazetarët i nënshtrohen një kontrolli detaj nga policë polakë të EULEX-it para së të futen në shtëpi. Herë i qeshur e herë i vërejtur, Nazim Bllaca rrëfen 365 ditët brenda mureve të shtëpisë.
“Brenda mureve i kam pasur shërbimet e mia personale, jashtë shtëpisë nuk kam dalë, vetëm një ditë kur kam shkuar në Lypjan për t’i rregulluar dhëmbët. Kam shkuar me përcjellje të madhe policore”, thotë ai për t’i qeshur pak buza. Jashtë shtëpisë në raste tjera nuk kam dalë, me përjashtim të 45 takimeve që kam pasur me prokurorë, duke përfshirë edhe dy takime në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë. E kam fjalën për një dhjetor 2009 dhe për 25 gusht të vitit 2010”, thotë Bllaca në intervistën e parë. Atë e ka marrë malli edhe për një makiato të vogël. Të fundit që ka pirë ka qenë dita kur pati dalë publikisht në media për të denoncuar ato që ai i quante krime.
Bllaca ndihet mirë që procesi kundër tij dhe të tjerëve, sipas tij, është duke shkuar mirë. Ai pret që në janar të vitit të ardhshëm të nisë procesi gjyqësor, të cilin ai e quan maratonik. Aty pret të ndriçohen të gjitha krimet e pasluftës. Pret po ashtu edhe dënim për vete deri në 40 vjet burg.
Ai ka thënë për herë të parë që për gjashtë muajt e parë të pasluftës në Kosovë janë vrarë 456 njerëz, ndërsa për 12 muaj 600. Bllaca e fut veten në mesin e atyre që kanë marrë jetën e këtyre njerëzve.
I pyetur se a ka dalë nga shtëpia deri tash, pas lirimit nga arresti shtëpiak, ai ka pohuar se “vetëm një ditë kam shkuar për t’i rregulluar dhëmbët...
Po, po pushoj njëherë.”

Bllaca i ka pohuar “Kohës Ditore” se aktakuza do të ngrihet ndaj tij dhe ndaj të gjithë atyre që i ka i përmendur në akuzë. ”Përafërsisht janë diku 12 persona. Është Azem Syla, Ekrem Jashari e teposhtë. Deri te ata që përpiqen t’i fshehin provat e Bllacës. Është fjala për krimet e pasluftës. Deri te Hysri Rama, për shembull, i cili deri ditën kur është kryer atentati ndaj meje ka qenë non stop me mua dhe Qazim Shabanin.


Bllaca po ashtu i ka thënë “Kohës ...” se ka gisht edhe në kërcënimin e dëshmitarëve për disa raste të inkriminuara. “Ka pasur kërcënime, ka pasur përcjellje të porosive me anë të ndonjë shkrese apo diçka tjetër. Kryesorja nuk kemi ndenjur bash rahat në procesin “Limaj”. Mua më vjen mirë që Fatmir Limaj ka thënë më 3 dhjetor 2009 në “Klan Kosova”, kur ka dalë me Jakup Krasniqin, që kriminel si Bllaca ka pasur pas luftës. Është e vërtetë që kam qenë kriminel, po vetëm me një nuk pajtohem me Limajn, sepse ai është dashur të thotë se Bllaca ka qenë një minikriminel edhe gjatë luftës.
E kupton këtë Limaj çka do të thotë. Besoj se kur ta lexojë gazetën prapë do ta kuptojë çka po i them”, është shprehur ai.
I pyetur se ndjehet kriminel, Bllaca është përgjigjur se “unë e kam bërë një vepër penale shumë të rëndë, shumë të keqe, dhe një kohë jam mburrur me atë vepër, kam qenë krenar. Është fjala për vrasjen e Ibush Kllokoqit. Edhe ai ka qenë pjesë e kësaj shoqërie, pjesë e Kosovës...”
Ndërkaq në pyetjen se a i vjen keq që ia ka marrë jetën këtij njeriu, është përgjigjur: “Po, pendohem për atë ... Pasi që është kryer vepra, kemi ngrënë darkë në restorantin “Qafa” dhe kuptohet të nesërmen apo të pasnesërmen ka pasë shkruar një e përditshme. Meqenëse edhe shtypi në atë kohë u ka ikur këtyre vrasjeve, sepse për gjashtë muaj në Qeverinë e Hashim Thaçit janë vrarë 456 persona. Gjatë kohës së Qeverisë së Përkohshme. Ndërsa për 12 muaj - 12 qershor ’99 - 30 qershor 2000 janë vrarë 600 persona. Në këtë numër unë një vrasje e kam kryer...”
Bllaca thotë po ashtu se ka asistuar në vrasjen e Salih Gashit.
Ndërsa për pohimet e Azem Syles se nuk e njihka, ai thotë se provat tregojnë të kundërtën. Unë e kam akuzuar Azem Sylën se është i implikuar tek Adem Salihaj, tek Ibush Kllokoqi, te të gjithë, por çka është më interesant për mua dhe që mbetet enigmë është sesi është e mundur që ky person të na angazhojë ta vrasim një mik të shtëpisë së tij. E kam fjalën për Ismet Arifin... Vëllai i Ismetit (Arifit v.j.) është baxhanak me Shpresim Ukën. Të dy këta janë të martuar me mbesat e Azem Sylës.
I pyetur se çka dini për Sigurimin e Atdheut, Bllaca përgjigjet: Unë as të mitë nuk i kam njohur. Për shembull: unë e kam pranuar publikisht që nuk e njoh Kadri Veselin, nuk e kam njohur Kadri Veselin, as si “Lul” as si Kadri. Domethënë dihet kush e ka pasur shtyllën e veçantë. Sa i përket Sigurimit të Atdheut, kur është vrarë Tahir Zemaj, më 4 janar 2003, kam dëgjuar, por kurrë me këta njerëz nuk kam pasur kontakt. Absolutisht ” (më gjerësisht sot në “Kohën Ditore”).

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 42
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 EmptyThu Jan 13, 2011 12:59 am

I kishin pas then Nastradinit:
Nastradin kreit bota po qesh me ty:
Nastradini ju kthei, let qeshin, edhe une po qeshi me ter boten.
Edhe keto zgjedhjet e 12 dhjetorit u beni si vakija e Nastradinit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 63
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 EmptyFri Jan 21, 2011 4:09 pm

Tradhtaret e UCK-se qe tradhtuan amanetin,betimin e dhene te UCK-se -Komunistet Tististe dhe bashkpunetoret e Millosheviqit festuan -perkujtuan 5 vjetorin e tradhtarit ,komunistit te zgjedhur Kryetare i lidhjes se shkrimtareve nga Rrahman Morina.
Kryetare i LDK-i zgjedhur nga shpijunet e udbes dhe komiteti Krahinore I .RUGova i cili ja qoi policine Fam:Adem jashari dhe UCK-se qe ti vrasin celulat e UCK-se.
KJo Cmenduri e disa lidereve POLItik qe gjat luftes dhe pas i vrajten pas shpine keta tradhtare dhe tashe po dojne me ju hy ne bythe ketyre tradhtareve per poena politik ,eshte qmenduri.....



Përkujtohet Rugova, arkitekti i shtetit të Kosovës
21.01.2011, ora 13:40




Udhëheqës të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të prirë nga kreu Isa Mustafa, kanë nderuar veprën e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, duke e quajtur atë prijës dhe arkitekt të shtetit të Kosovës. Ndërkaq, në akademinë përkujtimore të organizuar nga Qeveria e Kosovës, kryeministri në larg, Hashim Thaçi tha se presidenti Rugova ishte njëri ndër figurat më të rëndësishme të shek XX.

Kreu i LDK-së tha se presidenti Rugova ishte ai që e bëri të njohur Kosovën në arenën ndërkombëtare, dhe si i tillë ktheu vëmendjen e botës nga Kosova.

Ai tha se LDK-ja nuk do ta ndal rrugën dhe filozofinë rugoviane, e cila ka për qëllim shtetndërtimin, ndërkohë në këtë rast Mustafa, rikonfirmoi edhe një herë qëndrimin e LDK-së se nuk do të bëjë kurrë koalicion me PDK-në.

Ndërkaq, në akademinë përkujtimore organizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Ukë Rugova, djali i presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova tha se fryme e bashkimit ka qenë frymë e presidenti Rugova.

Ai theksoi se në këtë përvjetor fryma unifikuese e Rugovës duhet të jetë udhërrëfyes për të ndërtuar institucione stabile.

�Sot na duhet më shumë se kurrë filozofia e presidentit Rugova�, tha Ukë Rugova, duke shtuar se na duhet fryma për unitet e presidentit Rugova për të dërguar vendin drejt integrim euro�atlantike.

Ai vlerësoi më tej �Se duhet të bashkohemi për hir të Kosovës, ashtu si presidenti i bashkoi qytetarët drejt lirisë e demokracisë�.

Po ashtu, nderime pranë varrit të presidentit Rugova ka bërë edhe Lidhja Demokratike e Dardanisë.

Kryetari i LDD-së, Nexhat Daci tha Kosova po vuan nga mungesa e një lideri të përmasave të Ibrahim Rugovës.

Kosova, sipas Dacit, ndodhet në udhëkryq dhe vetëm një lider, si Rugova ka ditur ta nxjerr vendin nga të tilla kriza.

Aktivitetet për nderë të Rugovës, do të vazhdojnë me një akademi përkujtimore të organizuar nga LDK-ja, ndërkohë mbajtjen e një akademie përkujtimore e ka organizuar edhe Qeveria e Kosovës.

Thaçi: Rugova ndër figurat më të rëndësishme të shekullit XX

Ndërkaq, edhe Qeveria e Kosovës ka organizuar një akademi përkujtimore me rastin e shënimit të pesëvjetorit të vdekjes së presidentit Rugova. Të pranishëm ishin familja Rugova, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, kryetari i LDD-së, Nexhat Daci, ish presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell dhe të tjerë.

Me këtë rast, kryeministri në largim i vendit, Hashim Thaçi theksoi se Kosova pesë vite më parë u nda figura më e rëndësishme e historisë së Kosovës, Ibrahim Rugova. Ai tha se vdekja e Rugovës ndodhi fatkeqësisht dy vjet para se pavarësisë së Kosovës, për të cilën presidenti i ndjerë dha kontribut të jashtëzakonshëm.

Thaçi vlerësoi se përkundur dhunës dhe represionit serb në Kosovë fryma liridashëse nuk u shua asnjëherë, ndërsa sipas tij në kthesat dhe zhvillimet e mëdha politike ka gjithnjë diversitet mendimesh, mirëpo kanë të njëjtin qëllim por me mjete e rrugë të ndryshme.

Duke folur në akademinë përkujtimore, Thaçi theksoi disa tipare dalluese të presidentit Rugova, si orientimin nga vlerat perëndimore, nga SHBA-të e BE-ja, kultivues i frymës tolerante, konsistent në kërkesën për Kosovën e pavarur etj.

Kryeministri në largim përmendi rolin unifikues të presidentit të ndjerë Rugova në të gjitha proceset e zhvillimet që ka kaluar vendi. Për Thaçin, presidenti Rugova ishte njëri ndër figurat më të rëndësishme të shek XX. Me veprimtarinë e tij intelektuale dhe politike ka lënë gjurmë të pashlyeshme në ngritjen e vendit.

Sipas kryeministrit në largim, Kosova po vazhdon progresin dhe ka vizon të qartë për tu anëtarësuar në NATO dhe BE dhe për raporte të shkëlqyeshme me SHBA-të.

Ndërkaq, Ukë Rugova, djali i presidentit Rugova në emër të familjes falënderoi për organizmin e akademisë përkujtimore.

Ai tha se vendi duhet të shërbehet me përvojën që ka lënë presidenti Rugova. Sipas tij, �edhe sot në këtë frymë ne duhet të punojmë për një qeveri stabile e kredibile� që do të punojë për integrime euro-atlantike.

Ai vlerësoi se fryma unifikuese duhet të jetë udhërrëfyes për punën e mëtejme. (telegraf)


Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 63
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 EmptySun Jan 23, 2011 11:34 pm

Kush e themeloi Lidhjen Demokratike të Kosovës?!



Euforizmi pluralist që e kishte kapluar ish-Jugosllavinë në vitin 1989, (pas fillimit të shpërbërjes së “perandorisë” sovjetike të quajtur BRSS), pashmangshëm u reflektua edhe në Kosovë. Dihet mirëfilli se në vitet 1989/90 Kosova ishte përfshirë në protesta gjithëpopullore për të mbrojtur të drejtat kombëtare, dhe pikërisht në këtë situatë kur kishte filluar të luhatet ushtrimi i pushtetit komunist, u themelua Lidhja Demokratike e Kosovës. Për të përkujtuar zanafillën e Lidhjes Demokratike të Kosovës ndoshta do të ishte mirë t´i referohemi zëdhënëses mediale të LDK-së - Qendrës për Informim të Kosovës (QIK) e cila ka publikuar historikun e themelimit të kësaj partie. Për themelimin e LDK-së, QIK-u shkruan si vijon( Po citoi) :



“Në shtator dhe tetor të vitit 1989, një grup shkrimtarësh dhe intelektualësh, në kohën e shqetësimeve më të mëdha politike dhe shoqërore te ne, u pajtua, gati spontanisht, që të themelonte një parti politike, e cila do t'i artikulonte kërkesat politike të shqiptarëve dhe do të bëhej nismëtare e proceseve të pluralizmit, që ishin në nismë në vendet e bllokut të atëhershëm socialist. Iniciativa për themelimin e një partie që do të pagëzohet Lidhja Demokratike e Kosovës, doli nga shkrimtarët Jusuf Buxhovi, Ibrahim Berisha, Mehmet Kraja dhe Xhemail Mustafa( të gjithë gazetarë të Rilindjes – vërejtja ime). Pas shumë bisedash, ata angazhuan koordinator të Këshillit nismëtar Jusuf Buxhovin, i cili mori përsipër kontaktimin me intelektualët e tjerë dhe hartimin e programit dhe statutit të partisë.“ - përfundon citati i qik-ut.



· Foto: Jusuf Buxhovi, Koordinatori Këshillit Nismëtar të LDK-së

· Foto: Pamja nga Kuvendi themelues i LDK-së , më 23.12.1989



Kush ishin themeluesit e LDK-së, që iu shitën falas UDB?!



Në Kuvendin themelues të LDK-së që u mbajt më 23 dhjetor 1989, sipas QIK-ut „morën pjesë 96 veta“, ku shumica prej tyre i takonin elitës intelektuale shqiptare që deri dje ishin anëtarë të LKJ-së dhe njerëz me pozita të ndryshme si shkencore ashtu edhe politike në institucionet akademike. Kjo elitë intelektualësh gjatë viteve të 70-ta e 80-ta duke qenë pjesë e sistemit politik-institucional, kishte nën kontroll të gjitha institucionet shkencore, informative, kulturore, botuese etj., në Kosovë dhe madje shumica prej tyre ishin bërë edhe argat të Shërbimit Sekret jugosllavë ( UDB-së).



Për të argumentuar këtë argatllëk, në vijim po përpiqem t´i vë në pah disa fakte. Në vitin 2000 në Shkup është botuar libri „Ballë për ballë me vdekjen“ i Nafi Çegranit. Autori i librit nga marsi i vitit 1969 - deri në vitin 1980 ka punuar në Sektorin II të Shërbimin Sekret të Sigurimit Shtetëror, pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë në Shkup. Në këtë libër ish-udbashi Çegrani në mes tjerash spikatë hapur veprimtarinë e këtij shërbimi famëkeq në hapësirat shqiptare në ish-Jugosllavi, dhe i bënë publike disa nga emrat e „elitës intelektuale“ që iu „shitën“ falas këtij shërbimi sekret.



· Shiko: Autori dhe ballina e librit „Ballë për ballë“



Çegrani në faqen 129 - 130 të librit „Ballë për ballë me vdekjen“ shkruan (po citoi): „Edhe pas Plenumit të Brioneve dhe rënies së Rankoviqit, vazhdon spiunazhi në mes shqiptarëve si në Maqedoni, ashtu edhe në Kosovë, Mal të Zi dhe Shqipëri. Gati të gjitha redaksitë e gazetave dhe të radiotelevizioneve në Maqedoni dhe Kosovë shndërrohen në qendra rezidente, me të cilat SDB-ja( UDB-ja – vërejtja ime) vite me radhë e sinkronizonte veprimtarinë e vet të errët kundër shqiptarëve.“ - përfundon citati.



Ndërkaq z.Çegrani vijon: "Në kohën kur në SDB të Kosovës vrisnin e prisnin Mehmet Shoshi, Xhevdet Hamza, Mehmet Maliqi e Selim Brosha, këtij shërbimi sekret iu "shitën" falas edhe shumë gazetarë të "Rilindjes", si Maksut Shehu, Fadil Bujari, Mehmet Kraja, Sabri Hamiti, Jusuf Buxhovi, ndërsa në Televizionin e Prishtinës - Riza Alaj, Fahredin Gunga, Agim Zatriqi, disa të punësuar në Arkivin Historik të Kosovës etj.“ - përfundon citati.



· Lexo: kopjen e tekstit nga libri „Ballë për ballë“



Nafi Çegrani në vazhdim thotë se „në redaksin e emisioneve në gjuhën shqipe pranë Televizionit të Shkupit tregohen mjaftë aktivë Luan Starova dhe Alush Kamberi,…“ dhe „në radhët e tyre hynë ndërkohë edhe majori rezerv Menduh Ajdini, dhëndër i Meti dhe Nushi Kërliut *, si edhe dhëndri i tyre Ali Aliu“. (Për më tepër lexo te libri i N.Çegranit fq.130).

* Nushi Kërliu është një mik i Ibrahim Rugovës, në shtëpinë e të cilit ka ndenjur për dhjetë vjet rresht, gjatë shkuarje-ardhjeve të tij nga Shkupi apo Tirana, për në vendet perëndimore.)


Siç vihet në dukje në këtë shënim të ish-udbashit Çegrani, SDB-së (UDB-së), këtij shërbimi famëkeq sekret, iu paskan shitur krejt falas Jusuf Buxhovi, Sabri Hamiti * , Mehmet Kraja, Ali Aliu,… të gjithë këta anëtarë të elitës intelektuale të afërt me regjimit komunist jugosllavë, e që në vitin 1989 ishin “ideatorë” për themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës !!!

( * Sabri Hamiti aktualisht është anëtar i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme dhe anëtar i Komisionit për Integrime Evropiane. (Shiko pozitat e Sabri Hamitit Këtu ) Sabri Hamiti është mik i gjithanshëm i Ibrahim Rugovës, dhe konsiderohet si njëri më me ndikim në LDK.)



Madje, në kuvendin themelues të LDK-së kishte edhe pjestarë të kësaj “elite intelektuale” që në vitin 1958 denoncuan (në UDB) aktivitetin patriotik të Adem Demaçit, siç ishin Zekeria Cana, Ali Aliu etj., dhe nga dëshmitë e tyre, më 17 mars të vitit 1959 baci Adem u dënua me 5 vjet burg të rëndë.



· Lexo shkrimin: Kush ishin denoncuesit e Adem Demaçit në UDB, në vitin 1958-59?! Për më tepër lexoni librin “Dosja Demaçi”, Prishtinë 2003, faqe 54-55)



Cili ishte misioni intern i udbashit Jusuf Buxhovi

në Gjermani ?!



Koordinator i Këshillit nismëtar të LDK-së, Jusuf Buxhovi - është një prej prozatorëve më të njohur në Kosovë. Qysh si student, në vitin 1967, punësohet në gazetën "Rilindja", si gazetar në rubrikën e kulturës, ku fillimisht pasqyron filmin, e më vonë letërsinë, duke shkruar për disa vite si recenzent. Në vitin 1976, pas një konkursi intern, caktohet si korrespodent i gazetës "Rilindja" në Gjermani, duke u bërë kështu gazetari i parë i akredituar i një mediumi nga Kosova në këtë vend perëndimor. Jusuf Buxhovi, ky korrespodenti i gazetës “Rilindja” i caktuar me konkurs intern për këtë “punë” në Gjermani, duket se atje ka shkuar me një mision intern nga shërbimi sekret jugosllavë, për të survejuar veprimtarinë e organizatave politike shqiptare që vepronin kundër regjimit jugosllavë në Gjermani. Për të argumentuar këtë mision intern me karkater udbesk të Jusuf Buxhovit të kamufluar me punën e “korrespodentit të gazetës ”Rilindja” po i referohemi dëshmive të bashkëveprimtarëve të Jusuf Gërvallës: Ibrahim Kelmendit dhe Hysen Gegës.



Në janar të vitit 2007 ( me rastin e 25 vjetorit të vrasjes së vëllezërve Gërvalla e Kadri Zeka ) Ibrahim Kelmendi boton romanin “Atentatet” dhe ato ditë ai ndoshta, ishte njeriu më i intervistuar nga mediat shqiptare, për faktin se, në romanin e tij (që sapo kishte dalë nga botimi) lexuesit kanë mësuar për herë të parë të gjitha rrethanat e panjohura të vrasjes së Jusufit, Bardhoshit e të Kadriut, në natën e kobshme të 17 janarit 1982 në Untergrupenbach të Gjermanisë. Madje në libër bëhet i njohur edhe emri i vrasësit ( të mundshëm) të tyre. “Ai që vrau Jusuf Gërvallën jeton në Kosovë, në një fshat të komunës së Suharekës. Është shqiptar dhe e ka emrin Rezil, thotë Ibrahim Kelmendi, në intervistën ekskluzive për gazetën Express”.



Në një intervistë me titull: ”E njoh vrasësin e Jusuf Gërvallës” dhënë gazetës “Expres” ( më 11 e 12. III. 2007 ) Kelmendi spikatë aktivitetin e kamufluar të Jusuf Buxhovit nën petkun e korrespodentit të gazetës “Rilindja”. Ibrahimi me këtë rast duke shpjeguar përplasjet e Klubit shqiptarë në Dyseldorf me përfaqësuesit e konsullatës jugosllave vë në pah involvimin e korrespodentit të “Rilindjes” në këtë situatë.



Kelmendi thotë se (po citoi): Ato (konsulli...- vëretja ime) insistonin që ta fusnin nën tutelë Klubin e shqiptarëve aty, dhe ky, i kamufluar si gazetar, angazhohej pro konsullatës.” Ibrahim Kelmendi sakaq konstaton se, “ai ndonjëherë ishte më brutal se vet konsulli jugosllavë”!



Më shumë se në intervistë, I.Kelmendi, aktivitetin e korrespodentit Jusuf Buxhovi e sqaron në librin e tij “Atentatet” . Në faqen 159 të këtij libri ai për Jusuf Buxhovin shkruan (po citoi): ”Sa për ilustrim po sjell shembullin e korrespodentit të gazetës “Rilindja”. Ky farë korrespodenti qe më brutal se ata të përfaqësuesit jugosllavë. Konkretisht, ai këmbëngulte që në emërtim të Klubit të mos përmendej cilësimi punëtorë “shqiptarë”, por “jugosllavë”. Kërkonte që Klubi atje të quhej “Klubi i punëtorëve jugosllavë”, siç po quhej Klubi “Rilindja” në Mynhen, “Përparimi” në Bruksel dhe ndonjë klub i ngjashëm.”- përfundon citati.



Në intervistën dhënë të përditshmes “Expres” Ibrahim Kelmendi shpërfaq edhe një moment shumë interesant lidhur me korrespodentin e “Rilindjes” Jusuf Buxhovi, që ka të bëjë me burgosjen e Hysen Gegës, një nga bashkëveprimtarët e Jusuf Gërvallës, i cili në librin e tij “Atentatet” është personazhi me pseudonimin “Vasili”.



Hysen Gega (Vasili), pasi kishte shkuar për t´i kaluar pushimet nga Gjermania në Kosovë, në 31 dhjetor 1980 arrestohet nga UDB-a.



Kelmendi lidhur me arrestimin e Hysen Gegës saktëson (po citoi): ”...kur Vasilin( Lexo - Hysen Gegën) e arrestuan në Kosovë, gazetarin në fjalë (Lexo - Jusuf Buxhovin) e sjellin nga Gjermania për ta marrë në pyetje gjatë procesit hetues, meqë duhet të jetë vlerësuar si njohës më i mirë i veprimtarisë sonë në Perëndim.”- përfundon citati.



Si e mori në pyetje Hysen Gegën, udbashi Jusuf Buxhovi në

ambientet e UDB-së, në janar 1981?!



Këtë pohim të Ibrahim Kelmendit, më së miri e sqaron vetë ish i burgosuri Hysen Gega, në një intervistë me titull ”Asgjë nuk harrohet” të publikuar fillimisht në gazetën “ZiK” e pastaj është botuar edhe në librin “Terror, dhimbje, qëndresë”, të autorit Faridin Tafallari në faqet 342-344.



Hysen Gega në këtë intervistë shpërfaq gjithanshëm rrethanat e marrjes së tij në pyetje nga Jusuf Buxhovi etj., në zyrat e sigurimit shtetëror - UDB në Prishtinë.



Në pyetjen e gazetarit të njohur B.Elshani: ”Hysen, a të kujtohet se kur je arrestuar me t´u kthyer prej Gjermanisë dhe kush të ka marrë në pyetje pas arrestimit?” Hysen Gega përgjigjet: “Posi. Po ato janë gjëra që nuk harrohen. Më kanë arrestuar më 31 dhjetor 1980 në orët e hershme të mëngjesit, diku kah ora 5 - 6 sapo kishte filluar pakëz të zdritej. Hetimet e mija kanë zgjatur rreth 6 muaj. Pothuajse gjatë gjithë kohës së hetimeve më kanë marrë në pyetje Mehmet Lumi dhe Lorenc Selmani. Kah fundi i hetimeve më ka marrë në pyetje edhe Adem Ibrahimi. Por në fillim të janarit 1981, data e saktë nuk më kujtohet, po ashtu më ka marrë në pyetje edhe Jusuf Buxhovi. Kështu ma kanë prezentuar atë. Për Jusuf Buxhovin kisha dëgjuar më parë se ishte korrespodent i „Rilindjes“ në Bon, por nuk e kisha parë kurrë me sy. Për herë të parë e kam parë aty, në lokalet e Sekretariatit në Prishtinë.”



Në pyetjen vijuese: ”Sa herë e ke parë gjithësejt Jusuf Buxhovin në jetën tënde?”, Hysen Gega saktëson: “Dy herë. Një herë në fillim të janarit 1981 kur më ka marrë në pyetje dhe një herë tjetët në fillim të vitit 1991 në Lokalet e lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë.”



Ndërkaq në pyetjet, lidhur me sjelljet e z.Buxhovi gjatë hetimeve dhe për çka interesohej më së shumti të dinte, Hysen Gega thotë: ”Qëllimi i tij ishte që unë të pendohem për aq sa kisha bërë. Më thoshte se më kishte përcjellur atje (në Gjermani – vërejtja ime) dhe se i dinte të gjitha gjërat. M´i përmendi disa lokale, por për fat në ato lokale unë s´kisha qenë kurrë. Në këtë mënyrë bile ai më ndihmonte, ma bënte me dije se s´dinte, se dinte fort pak ose fare lidhur me çështjen time. Më bënte presion psikik. M´i ofendonte shokët, vëllezërit Gërvalla … me sharje nëne e me fjalë të cilat as me laps nuk shkruhen”. Në fund Hysen Gega, sqaron edhe një ofertë të udbashëve për vrasjen - likuidimin e vëllezërve Gërvalla …!



Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 EmptyMon Jan 24, 2011 9:56 pm

ne shkolla ska ngrohje femijt nuk kan mesim a jan normal kta njerz?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 EmptyTue Jan 25, 2011 12:37 am

KUJDES, O BOTË! JU TIMONIERË… NUK BËNË TË PËRKDHELET ASNJË KRIMINEL…!
Publikuar më 24 janar, 2011 në orën 01:11 ( Para 21 orë e 21 minutave ) Opinion |


JO. SHEKULLI XXI: S’DURON MË HILE, SHPIFJE, PADREJTËSI…!!!
( E VETMJA ZGJIDHJE E DREJTË E ÇËSHTJES GJITHËSHQIPTARE:
ËSHTË VETËVENDOSJA - ME REFERENDUM GJITHËPOPULLOR );
ANDAJ, LË TË NA BËHET E MUNDSHME EDHE NE:SI MALIT TË ZI…


Unë mendoj, se Amerika – mikja jonë e madhe, e fortë – në botë prijëse… së bashku me miken – Turqinë strategjike ( e cila, ne shqiptarëve na ka borxh të madh shekullor: sepse, dikur, duke ndihmuar Rusinë dhe siç thotë Gjergj Fishta ynë i madh “klyshët” e saj: JugoSerboSllavinë dhe Greqinë, fqinjët tanë okupatoro-grabitçarë, të na e rrëmbejnë më shumë se gjysmën e territorit të Shqipërisë Etnike ( Kosovën katërVilajetëshe Legjendare si dhe Çamërinë e bukur – nuse… O Trojet tona të bukura deri përtej Mollës së Kuqe… duke përfshirë edhe Naisusin…Nisu… N(J)ISHIN… prej ku edhe Kryetrimi ynë Gjergj Kastrioti SKËNDERBEU u nis për në qytetin e bukur të Krujës historike të Nënë SHQIPËRISË ETNIKE: ku kaloi me treqindë kalorës trima luftëtarë shqiptarë e nëpër Kurshumëli e Mërdar e rrafshit të Podu(je)v’Besjonës Grykës së Llapit e nëpër fshatin T(R)im të Lindjes Lule-Lupçin rrëzë Malit KULIN(D)A e përballë Kodrës RREZJA e nëpër PRISHTINË ( ku e bëjnë një pushim në të bukurën FUSHËKOSOVË të LULEKUQEVE – Unikat në botë e drejt – PRIZRENIT… e në Krenarinë Kombëtare të quajtur KRUJË… ku në të gjitha Mendje(Z)emrat e Ndritura ( Shqipoi e Shqipe) Shqiptarë Shpirtbardhë bëri bujë e gëzim të paparë për Çlirim e Shtet Shqiptar: ku më 28 Nëntor 1443 ngriti lart në Kulm tëKULLËKËSHTJELLËS Flamurin KUQeZI me ShqiponjënDyKrenare – BUKURI Madhështore-Kombëtare-Albano-Iliro-SHQIPTARE… që të njëjtin FLAMUR (KUQeZI )MendjeNdrituriTrimUrti Ismail Qemal Bej VLORA me ato të arta duar së bshku me Trimmadhin Isë Bletinë KOSOVËN me 28 Nëntor 1912 së edhe me të tjerët Vëllezër e Motra – Patriotë të Vërtetë e Shpallen të Mëvetësishme e të PAVRME NËNË SHQIPËRINË për Mot-e-Jetë…
… Pra, mendoj: se Turqia na ka borxh të madh atëbotë e sot… Dhe, po… i ka ardhur koha: të na kthejë atë borxh duke e thënë të vërtetën se deri ku janë shtrirë Trojet tona Iliro-Shqiptare… si dhe, të na ndihmojë për rikthimin e tyre… e, që, në këtë fillim të Mijëvjeçarit të Ri - për një të Re Strategji: është edhe në interesin e Saj… ); prandaj, Amerika, së bashku me Turqinë, si dhe me gjithë botën Islamike, është mirë sa më parë: që ta krijojnë Një Strategji të Re: me një Miqësi të Fortë, sepse në Essencë Shpirtërore asnjëra nuk janë kudër njëra tjetrës, por hiletë dhe synimet grabitçare Ruso-Serbo-Sllavo-Greko-Orthodokëse si dhe hilet dinake-dhelprake të Evropës ( jo vetëm të dikurshme, po, mjerisht, siç po shihet: edhe të sotme… (!)…e, në veçanti: që sot po përpiqen të na ndajnë edhe ma zi…nga Rrënja e Trungu Shqiptarë, kinse, gjoja, ne s’jemi Shqiptar po Kosovar(!), pra me emrin Kosovar, në Shekullin XXI në Zemrën e EVROPËS të krijojnë një komb të ri…(!)… Vallë, o ZOT, a s’është: Çudi mbi Çudi…???!!! Ja, çfarë miopësie-verberie në të tyre (Z)emra e sy… !!! Por, ca prijësa tanë shqipfolës e hëngrën këtë “gjellë” llakërdi… kundër ne shqiptarëve…( që po na e mohojnë të Drejtën legjitime – VETËVENDOSJEN, e cila Malit të Zi iu pranua… iu realizua… kurse ne shqiptarëve po na mohohet…!!!) Pra, kjo është hileja dhe krimi më i madh që po i përgatitet popullit tonë shqiptar para syve të botës…për një ricopëtim të ri, mjerisht, edhe me hiletë e ca prijësave tanë shqipfolës ( udhëheqës pushtetarë të “vjetër” e të “rinj”… që për pozita-kolltuqe-privigje…grabitje… vjedhje… hajni… janë në gjendje ta shesin Kosovën… Shqipërinë… ta shesin të sotmën e popullit.. ta shesin ardhmërinë…!!!...); andaj, Mikja jonë e madhe Amerikë: nëse na mohohet e Drejta e VETËVENDOSJES (me Referendum Gjithëpopullor) e nuk na bëhet e mundshme Zgjidhja e Drejtë e Çështjes sonë GjithëShqiptare, me Votën e Shenjtë të POPULLIT, që të përmirësohen gabimet historike që u bërën në kurriz të ne popullit shqiptar, - që Kosovë… Çamëri… si dhe viset tjera shqiptare, deri tej Mollës së Kuqe, pra, të na mundësohet ribashkimi me Nënë SHQIPËRINË Etnike në RRUGË PAQËSORE-DEMOKRATIKE… për t’u ribërë Shtetplotë e Sovran siç na takon edhe ne shqiptarëve sikurse gjithë popujve të botës…)
Sepse, Rusia dhe Evropa nuk ia duan të mirën as Amerikës, as Shqipërisë, as Turqisë si dhe në përgjithësi - tërë botës Islamike; kam bindjen se në çdo mënyrë ( haptas… e, më shumë fshehtatas: përpiqen të fusin grindje-përçarje-tmerre e sherre mes tyre…!!! Andaj, mendja në thellësi të Shpirtit (Shqiptaro-Njerëzor, me besim në ZOT, pa kurrfarë urrejtja ndaj asnjë Kombi-Race-Feje, por vetëm për Drejtësi e MIRËSI Kombëtare-NJERËZOR) ma thotë: se Interesi Strategjik i Amerikës, Mike, të madhe, të fortë, i Shqipërisë Etnike - Natyrale ( normale, aq sa na fali ZOTI-NJË : KombShqiptar-AtdheShqipëri ) si dhe i Turqisë Mike ( me tërë botën Islamike), jo vetëm që është për jetë e mot: në dobi të tyre, por është edhe në të mirë të tërë botës, që të krijojnë-reflektojnë miqësi-besnike e të fortë. Kjo edhe do ta vetëdijesojë edhe RusoSllavoSerbinë si dhe tërë Evropën që me sy të tjerë… më qartë… më kthjelltë… më ndryshe… do ta shikojnë edhe botën… do t’ju hiqet-digjet… ajo ndjenja e zezë për hegjomonizëm, sundim e zaptim të tokave të huaja…
Ja, pra…Sot, më shumë se kurrë në jetë: jo vetëm për ne shqiptarët, por edhe për miqtë tanë të vërtetë ( e në veçanti për Amerikë e Turqi) se me Çështjen (tonë) Shqiptare të zgjidhur DREJTË: Kosovë… Çamëri… Shqipëri Etnike… e kalojmë edhe një sprovë… japim edhe një sprovë… Po, po…japim edhe një sprovë se e gjithë bota… ka marrë një kahje të RE: të përmirsimit të padrejtësive shekullore… Por, nëse kjo nuk ndodhë sa më parë… e nuk zgjidhet edhe këtë herë me DREJTËSI, siç na takon, siç e meritojmë nga Zoti dhe nga të gjitha normat njerëzore, e tërë botës mund t’i hyjë flaka… Nga ndonjë e papritur…! Apo…? nga ndonjë ktastrofë-kataklizmë madhore… natyrore… Se, edhe ZOTI NJE s’do të durojë më këso hilesh… me kaq padrejtësi… siç po dalin edhe nga të huajt (evropianë) Millosheviqa të “rinj”, dia shpifsa-hilegjinj të shitur në Rusi e Serbi… kundër Shqipërisë dhe Amerikës, kundër NJERËZORES…me emra e mbiemra, madje edhe edhe me funksione të larta evropiane… siç janë, tani, në skenë… Carla Dela Ponte e Dick Marty-a shpirtzi… që kundër UÇK-së (Krenarisë sonë Kombëtare): po shpifin e po trillojnë lloj-lloj marrish së bashku me Serbi… (që aso krimesh montroze- kanibaliste-çnjerëzore-mizore mund t’i bëjë… dhe i ka bërë vetëm Serbia … sikurse ato: në Reçak… Izbicë.. në Çoshk të Pejës… si dhe anembanë Kosovës… në shqiptari… si dhe anembanë Bosnjës… në myslimani…!!!...) Për Zotin, TURP, për Evropën… për Hagën… për OKB-në… për gjithë botën… që gjithë ato krime e gjenocid, terror e vrasje e therrje e djegie me aq tmerr e dhunë që bëri Serbia e, në vend se ta dënojnë e ndëshkojnë siç e lypë-kërkon e drejta, e vërteta dhe, sikurse e meritojë, ata po e përkëdhelin dhe po e favorizojnë… kështu, edhe po e trimërojnë… edhe për krime të reja…!!! Është e çuditshme psikologjia serbe: sa më me të mirë me marrë e, me u sjellë mirë me të, - aq më shumë i shthet apetiti-etja për sjellje të këqija dinake dhe për krime të reja monstruoze…
Por, sikur që thuhet në popullin tonë: kungulli s’do t’u shkojë gjithmonë mbi ujë… zullumi këputet prej së trashi… Hiletë-dredhitë dhe padretësitë që na bërën ne dhe që po na i bëjnë s’do të shkojë larg… një ditë do t’iu kthehen bumerang… do t’i vërshojnë… mbulojnë…shkatërrojnë e shafojnë thellë e më thellë me turp të madh, pra, me një deshtim e dënim që s’e kanë marrë me mend kurrë!!!!
… dhe… Po, po… nëse vazhdojnë, kështu… me hiletë… derdhitë… padrejtësitë…
ndaj ne shqiptarëve… Por, ne shqiptarët kemi filluar t’i çelim sytë…
… Sepse: Çelës – për FITORE ëSHtë (trashëgimtarja e LRBSH-së tonë, me në ballë Adem Demaçin – legjendën e gjallë, vazhduese e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (LSHP), me Program e Statut GjithëKombëtar për (RI)BASHKIM me SHQIPËRI); po, pra, pastaj… prej LRBSH-së, thuasjse lindën të gjitha Lëvizjet… e, që, pra: e r-i-l-i-n-d-ë-n edhe UÇK-në, e ripërtërinë: Ushtrinë e Parë Shqiptare ( të cilën e kishte themeluar në fillim-Shekullin e kaluar: Ideologu dhe Patroti ynë i madh Hasan PRISHTINA); e, që pra, në fund-Shekullin që e lamë pas, siç e theksova më lartë, e zëvendësoi UÇK-ja, e cila: duke u bazuar nga HasanPrishtinçe - në MetushKrasniqçe – Dajkoce si dhe nga AdemDemaççe e KadriZekçe-Jusuf-e-BardhoshGërvallçe e AfrimZhiti-e-FahriFazliçe – RexhepMalçe-NuhiBershçe… u shndërrua në AdemJASHARÇE… Dhe… nga AdemJASHARÇE – LUFTARAKE… pas mbarimit të luftës… Shpirti i Saj prej flake të UÇK-së, ( i pa kënaqur me të gjitha Partitë Shqiptare, pra edhe me PDK-në, o, me të gjithë pushtetarët e rinj… të cilët shkëlen mbi IDEAL Rilindsorësh e gjak Dëshmorësh… ); pra, Ai Shpirt prej FLAKE…ngadalë e sigurt: Flakë-Flakë… i përbërë nga të gjithë Shpirtat IDEALISTË ( të Dëshmorëve e Dëshmoreve – të Vjetër e të Rinj): si Një SHPIRT-DIELL-KOMBËTAR h-y-R-i… në LË-VI-(Z)-JE…në Lëvizja VETËVENDOSJE! me Drejtësi-Qëndresë e Atdhetari-Patriotike-Paqësore-DEMOKRATIKE… sipas Shëmbulltyrës së Themelimit të AMERIKËS Mike, duke u bazuar në: DEKLARATËN E PAVARËSISË SË AMERIKËS të shkruar ngaThomas XHAFERSONI ( Shkrimtar-PoetPatriot-MendjeNdritur-Shpirtbardhë e Besimtar në ZOT ), atëbotë, i ri, 32-vjeçar, e, që edhe sot, pas 234 vitesh, ajo DEKLATË - mbeti: më NJERËZORJA, më KOMBËTARJA, më HUMANJA, si në përmbajtje e stil, ashtu edhe me shkurtësi e qartësi… shembull unikat në botë… Pra, në këso Bazë-Themelësh: ëSHtë edhe Lëvizja VETËVENDOSJE! me në ballë Albin Kurtin, liderin e ndritur të Saj, që lirisht mund të themi; se edhe ALBI ynë sot, ëSHtë një Thomas XHFERSON Shqiptar; s’do të ishte e tepërt të shtoja, edhe një Abraham LINKOLN, nëse i qëndron besnik mendjendritur e shpirtbardhë kësaj RRUGE të NDRITUR e të MBARË për (I)LIRI e (Ri)bashkim GjithëShqiptar, që aq sa është në dobi të Çështjes sonë të Drejtë e të Shenjtë - aq edhe është në të mirë të rajonit, Gadishullit ILIRIK, Evropës dhe gjithë botës për stabilitet e paqe të vërtetë… Sepse, E Drejta e VETËVENDOSJES: është DHURATË nga ZOTI për të gjithë popujt e botës si dhe e garantuar me të gjitha ligjet dhe normat njerëzore - për njerëzimin; pra, këtë Çelës MIRËSIE e ka marrë në dorë AlbKurtPROMETEU ynë Shqiptar-Njerëzor: së bashku me të gjithë Albët e Albet e tjerë mendjendritur e (Z)emër-PRANVERË… T’I Çelim Sytë njëherë e MIRË o Motra e Vëllezër Shqiptarë: - d r e j t VETTËDIJESIMIT GJTHKOMBËTAR…
Andaj, edhe FITORJA do të na vijë, me Emrin dhe ndihmën e ZOTI - NJË, duke u përpjekur kurrë pa u dorëzuar brez-pas-brezi… gjithnjë…sikurse që pas dimrit, që sado i egër e i gjatë të jetë… PRANVERA do të vijë dhe do t’ia marrë pushtetin…dhe do ta gjelbërojë natyrën… do të ia nuserojë tërë Sht(R)atin dhe FYTYRËN…
( Sepse, siç po shihet sot… të gjitha partitë ( pozitë – opozitë ) në mbarë popullin shqiptar janë korruptuar… Flasin në emër të popullit… e plaçkisin popullin… ia vjedhin dhe ia manipulojnë edhe më të Shenjtën-VOTËN…!!! E çka nuk lënë pa bërë…ata që hoqen dorë nga Emri Shqiptar?! ata që ndërruan Himn e Flamur Kombëtar, që hoqen Festën e 28 Nëntorit – Festën e Flamurit Kuq e Zi (me Shqiponjen Dykrenare): të Skënderbeut, Ismail Qemalit, Enver Hoxhës… Pra, shkelën mbi BETIMIN e UÇK-së – Krenarisë sonë Kombëtare; kështu, shkelën edhe mbi Ideal ideologësh Rilindës si dhe në gjakun e Dëshmorëve të Kombit!!! E, çka të them tjetër, o Motra e Vëllezër Shqiptarë? O Njerëz… Zoti na pruftë në mend! Përndryshe…JO. Jo, jo…nuk hyhet në Evropë: Komb e Territor… cope-copë…Se, s’na bën kush hesap për POPULL në botë…!!! )
Dhe, po… kështu… të ndarë… Komb e Atdhe… cope-copë… as mes Vete s’mund të merremi veshë dot… Sepse, formula: “Përçaj e sundo!” e të huajve armiq mes nesh… secilën hrë… bëhet më e fortë… e s’na lë t’i sytë asnjëherë…

Andaj, Shpresat janë: Vetëm tek ZOTI – NJË; te VETËVENDOSJA, te RINIA, te POPULLI… si dhe tek Ti Mikja AMERIKË; Ju lutemi mos na e lini Çështjen e pazgjidhur… gjysmake… copë-copë… O Mikja AMERIKË, o Prijëse në b o t ë .
Pra, të gjithë UNIKË, të VENDOSUR – me Lëvizjen VETËVENDOSJE! në ballë për FITORE… Dashtë ZOTI, Atij i qofshim falë! Në Synimet tona të Drejta, të Shenjta…dalshim faqbardhë! Se, pas ribashkimit të Gjermanisë: ne populli shqiptar jemi në radhë… Andaj, Kujdes, o Botë… Ju, Timonierë… Shekulli XXI: s’duron më hile, shpifje, padrejtësi…!!! Në të kundërtën… mund të ndodhë ajo më e keqja… pra, kuptohet, ajo që i gjithë njerëzimi njerëzor nuk e dëshiron… Por, mjerisht, nëse lejohen ata të panjërëzishimit të jenë timonierë: në vende kyqe të udhëheqjeve shtetërore e botërore… e veprojnë me hile duke shkelur të drejtat e njerëzve… kombeve… popujve… shteteve… vendeve… ( Madje, ajo që është edhe më e keqe, më e rëndë…kur këto hile-PADREJTËSI bëhen në emër të së DREJTËS-NJËRËZORE… Kjo e sjellë atë kataklizmën katastrofale… që më nuk është në dorë të njerëzimit…
Andaj, KUJDES! O njerëz… Ju timonierë të njerëzimit… të botës… n ë p ë r b o t ë . . . se hiletë… padrejtësitë… janë boomerang… Ka ZOT.

Zeqir GËRVALLA

Rochester, NY Amerikë
15 Janar 2011


Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 63
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 EmptyTue Jan 25, 2011 1:18 pm

Nuk eshte momenti i pershtatshem per delegacionin ne shqiperise,sepse istuticionet -qeveria e shqiperise vete eshte perfshi ne krime ndaj popullit te saje.
keshtu qe ata nuk do te kene fare ndikim kunder Raportit.
Sa i perket delegacionit te Kosoves -sipas mendimit tim nuk eshte dashte te shkon atje Xhavit Haliti ,pasi qe edhe ky apostrofohet ,,per krime".
EShte dashte nje delegacion jashte partiak te merre pjese ne kete debat.
Ky delegacion jashte partiak eshte dashte te pergaditet mire dhe te jete nga experte per krime -e jo anetare te partise -e cila akuzohet -
ku dihet se shume deputet jane te perfshire ne korrupson e gjera tjera..
vetem i bejme dem vetevetes dhe shokeve qe opostrofohen nga Dick marty.
Kjo eshte pa pjekuria jone politike -sepse ne krrye te politikes jane vnu keshilltare qe nuk ja dojne te miren kesaj Qeverie.
Per kete Qeveria i ka fajet -sepse keshilltaret e emeruar te tije kane prejardhje komuniste dhe ishin bashkpunetore te serbise.

Ka filluar debati rreth raportit të Martyt për Kosovën
Publikuar: Sot, më 25 janar 2011

Artikuj të ngjashëm

Delegacioni kosovar jozyrtarisht, pa të drejtë adresimi

Shqiptarët e turqit, me amendamente kundër Martyt

Shesheli shpifi rrëfimin për trafikimin e organeve
Historinë e trafikimit të organeve në Kosovë e nisi një rus

Strasburg, 25 janar - Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka filluar sot debatin rreth raportit të europarlamentarit zviceran, Dick Marty, mbi dyshimet për trafikimin e organeve njerëzore në Kosovë gjatë dhe pas luftës nga pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Fillimisht autori i raportit, Dick Marty, arsyetoi shkurtimisht akuzat dhe dyshimet për krimet e UÇK-së dhe hetimet e bëra, të cilat, siç tha, ai duhet të thellohen e konkretizohen nga institucione të pavarura të drejtësisë. Ai tha se ka dëshmi e argumente, ka edhe dëshmitarë të atyre krimeve, emrat e të cilëve nuk mund të bëhen publikë, siç tha ai, për shkak të rrezikut për jetën e tyre.
Shefa të grupeve parlamentare në vazhdim shfaqën pikëpamjet e tyre rreth raportit, të cilët kryesisht mbështetën atë, por duke theksuar nevojën për hetime plotësuese dhe gjetjen e fakte konkrete mbi pohimet e përfshira në raport. Ata përmendën edhe domosdonë e vënies para drejtësisë të autorëve eventualë të krimeve, që sipas raportit ndodhën në disa kampe në territorin e Shqipërisë ndaj serbëve të zënë robër nga pjesëtarët e UÇK-së.
Raporti do të hidhet në votim në formë të projektrezolutës. Ky proces do të zhvillohet nga ora 15 deri në orën 17.
Gjatë sesionit, Kosova do të përfaqësohet nga Enver Hoxhaj dhe ish-anëtarët e Kryesisë së Kuvendit, Xhavit Haliti dhe Ibrahim Gashi. Edhe pse ata nuk do të kenë të drejtë të fjalës, është arritur një marrëveshje me Shqipërinë që të ketë një kundërpërgjigje ndaj raportit të Dick Martyt.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 EmptyTue Jan 25, 2011 11:58 pm

Ne nji emision telviziv 25.o1.11 debat rreth raportit DIRK LESHIT, shifet kjart qe shqipria esht prototoktariat grek dhe kosova nen at serrb.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 63
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 EmptyWed Jan 26, 2011 12:18 am

a tash pe di a...
deri sa shqiptaret nuk jane ne gjendje te bejne shtet dhe ata qe kane shtetin e shesin ,nuk do te ket liri..
Po mos te ishin te huajte qka do te ndodhte ...
Do versulen banda e bandit kriminel hajna dhe do te hajne njeri tjetrin o xhem...
ne vend qe te perparojme si popull perpüarojne politikanet duke vjedhe popullin dhe nuk japin llogari fare.
Si te qohesh ta hekesh Politiken e hajnave ta leshojne policin e ushtrine te mbysin...
kjo eshte ,,demokraci" mendojne se keshtu perparojne dhe i don evropa.
Edhe nej qind vjet hyn ne evrop-permes serbise dhe greqis..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 EmptySat Jan 29, 2011 12:33 am

Mos më bëj numra
Publikuar më 28 janar, 2011 në orën 20:43 ( Para 1 orë e 42 minutave ) Albin Kurti | Opinion |


45% të popullsisë në Kosovë jetojnë me më pak se dy dollarë në ditë kurse 18% të tjerë jetojnë me më pak se një dollar në ditë. Njerëzit nga kategoria e parë konsiderohen të varfër, ndërkaq për njerëzit nga kategoria e dytë thuhet se janë në varfëri të skajshme. Rregullisht i dëgjojmë e lexojmë këto të dhëna të Bankës Botërore në televizionet, radiostacionet e gazetat tona. Që të gjithë i dimë dhe secili i ka mësuar. Por, a i dimë me të vërtet dhe çka në fakt kemi mësuar?


Konstatimi i vazhdueshëm publik i varfërisë në Kosovë në formën e përqindjeve të caktuara e ka krijuar përshtypjen që varfëria është këtu për të mbetur. 45% dhe 18% – kjo është Kosova. 45 me 2 dhe 18 me 1 – këta janë numrat identifikues të Kosovës. Kosova është e varfër sepse Kosova është kaq e varfër: 45 me 2 dhe 18 me 1. Këta janë numrat e vendit tonë; kështu jemi sepse këta numra i kemi. Nuk ka çka të diskutohet këtu. Është kështu siç është. Ky është realiteti ynë. Ky realitet jemi ne të këtillë çfarë jemi. Ndoshta dikur ka qenë më ndryshe, ndoshta dikur do të bëhet ndryshe, por nuk e dimë këtë. E dimë që jemi kështu: 45% aso dhe 18% këso.

Varfëria e kurthuar kësisoj në brutalitetin e numrave fiksë ngjan si një fakt objektiv që mund ta perceptosh më parë se sa ta ndryshosh, dhe që mund ta përshkruash më parë se sa ta shpjegosh. E sublimuar në numrat përkatës varfëria përjetohet si imanenca e situatës sonë që mund të përdoret si argument në diskutimet politike e të tjera, por jo edhe të diskutohet ajo vetë. Varfëria e kuantifikuar profesionalisht bëhet përgjigje për shumë pyetje që ngrihen duke mos lejuar që ajo vetë të vihet në pikëpyetje. Nga një dukuri me shkaqe politike varfëria është shndërruar në fakt jetësor. Thonë që jemi të paditur e me shëndet të dobët sepse jemi të varfër; që kemi politika të mbrapshta qeveritare sepse jemi të varfër; që kemi institucione shtetërore të dobëta sepse jemi të varfër; që nuk jemi të zhvilluar dhe kemi korrupsion sepse jemi të varfër. Por, nuk thuhet e sqarohet pse jemi të varfër. Ose: qenkemi të varfër sepse jemi të varfër. Kaq. Varfëria na qenka njëfarë mallkimi ynë për të cilin s’ia vlen të debatosh. Ajo është një fakt i kryer kontestimi i së cilës është veçse vajtim i kotë.

E vërteta është se duhet përmbysur këtë rend alogjik të gjërave. Ne jemi të varfër për shkak se jemi të paarsimuar e me shëndetësi të dobët; ne jemi të varfër për shkak se kemi politika qeveritare të mbrapshta; ne jemi të varfër për shkak se kemi institucione shtetërore të dobëta; ne jemi të varfër për shkak se nuk jemi të zhvilluar dhe kemi korrupcion; dhe, ne jemi të varfër e kemi fare pak - ndonëse jemi të ndershëm - për shkak se dikush tjetër ka tepër shumë në mënyrë të pandershme. Para se të jetë shkaku i shumë fenomeneve shoqërore e kulturore (të shumicës së qytetarëve), varfëria është pasojë e politikave ekonomike (të udhëhequra nga pakica prej pushtetarëve).

Në anën tjetër, varfëria e shenjuar me numrat e ftohtë të saj 45 me 2 dhe 18 me 1 e mpin trurin e publikut lidhur me mjerimin e përditshëm në të cilin ai është pllakosur. Këta 18% që jetojmë me më pak se një dollar në ditë janë njerëz të uritur për çdo ditë, që as bukë nuk kanë mjaftueshëm. Sigurisht që nuk kanë as ngrohje, rroba, këpucë e pastrim adekuat dhe janë të ngujuar aty ku banojnë, meqë asnjëherë s’kanë para për udhëtim me autobus. Të gjitha këto probleme i kanë edhe ata me shifrën 45 me 2. Dallimi është në nuancë dhe jo në lloj. Me dy dollarë në ditë nuk ke ditë kushedi sa më të mira sesa ai që ka vetëm një dollar në ditë.

Prandaj, kur politikanët kosovarë flasin për mirëqenien sociale duke iu referuar arsimit cilësor, shëndetësisë së avansuar dhe punësimit sipas profesionit, harrojnë që nuk janë duke i folur shumicës dërrmuese të popullsisë. Aq e rëndë është bërë gjendja në Kosovë me çmimet që sa vie e rriten, saqë mirëqenia sociale për shumicën nuk përkufizohet në terma të jetesës por të mbijetesës. Kemi rënë në rrafshin ekzistencial ku për shumicën e popullsisë mirëqenia sociale nuk matet më me arsimin, shëndetësinë e punësimin, por me ushqimin, veshmbathjen, ngrohjen, higjienën dhe transportin. Nuk mund të bëjnë mësim nxënësit nëpër shkolla nëse janë të uritur. Nuk mund të shërohen pacientët nëpër spitale kur aty s’ka ngrohje dhe as higjienë të duhur. Nuk ka se çfarë i duhet kujt vendi i punës nëse gati gjysmën e pagës ia marrin shpenzimet e udhëtimit. Edhe sa shqiptarë duhet të mbyten në lumin Tisa apo nëpër malet e Bosnjes, duke ikur nga Kosova, që pushteti dhe politikanët e numrave të ftohtë ta kuptojë këtë gjë?!

Prishtinë, 25 janar 2011



Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 EmptySat Jan 29, 2011 3:11 pm

VJEDHJA E VOTAVE ESHTE DHUNË! ATA QE VIN ME DHUNË NË PUSHTET, VETM ME PËRDORIMIN E DHUNËS MUNDEN ME QENDRUA NË PUSHTET! PIKRISHT PER KETË, ME DHUNË KANË ME RA NGA PUSHTETI I TYRE VASAL! BASHK ME TA KA ME RA EDHE KUSHTETUTA DHE LIGJET E TYRE TE VENDOSURA ME DHUNË NGA DIKTATURA E BRUKSELIT! VETËM ATËHER KUR KOSOVA TE REALIZON TË DREJTËN NË VETËVENDOSJE DO TE VJEN LIRIA DHE PAVARËSIA E VËRTETË!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 EmptyWed Feb 02, 2011 1:04 pm

Burimet e besueshme ndërkombëtare i kanë thënë gazetës "Koha Ditore“ se Hashim Thaçit i janë dhënë disa opsione për të cilat mund të mendojë gjatë arritjes së marrëveshjes për krijimin e institucioneve të reja. Këto burime thonë se Thaçi, me gjithë mbështetjen ndërkombëtare që gëzon, e ka të qartë se pozicioni i tij është dobësuar dhe se duhet një qeverisje sa më e gjerë që të jetë e mundshme në Kosovë.

Përderisa është e qartë se Thaçi mbështetet të jetë kryeministër, këto burime thonë se duhet sa më parë të arrihet marrëveshja edhe për postin e presidentit.

Në këto kalkulime për postin e presidentit të vendit, sipas disa diplomatëve ndërkombëtarë, janë katër “opsione serioze“ që po diskutohen.

Opsioni i parë për president të Kosovës përmendet të jetë Edita Tahiri. “Zgjedhja e saj do të ishte një zgjidhje e mirë në këtë moment jo të lehtë për Kosovën“, tha një burim ndërkombëtar, që foli me kusht anonimiteti.

Burimet e tjera kanë konfirmuar për gazetën vërtetësinë e këtyre zhvillimeve.

Emri i Edita Tahirit tashmë është lakuar si mundësi për të parën presidente femër të Kosovës. Preferenca për një presidente femër tashmë kanë shprehur hapur edhe zyrtarë ndërkombëtarë, para së gjithash kreu i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Pieter Feith.

Opsioni tjetër është një që po ashtu është përmendur – nënkryetari i parë i AAK-së, Blerim Shala, për të cilin variant është raportuar se tani ka hezitime brenda vetë partisë së tij, AAK-së.

Ndërsa opsioni i tretë është që simbol i unitetit të Kosovës dhe gardian i Kushtetutës së Republikës të jetë kryetari i tanishëm i socialdemokratëve të Kosovës, ish-kryeministër dhe ish-komandant i UÇK-së dhe TMK-së, Agim Çeku.

Një tjetër emër që burimet ndërkombëtare thonë se bën pjesë në diskutimet serioze për të qenë president i ardhshëm i Kosovës është ai i Veton Surroit, tani kryetar i Klubit për Politikë të Jashtme dhe pjesëmarrës i pothuajse të gjitha proceseve të mëdha politike në Kosovë dhe rreth saj prej viteve ‘90.

Sipas burimeve ndërkombëtare, Surroi do të ishte president në rastin e krijimit të një koalicioni gjithëpërfshirës, ndërsa një tjetër mundësi për angazhimin e tij është që ai të jetë “i ngarkuari i posaçëm“ i Kosovës për dialog me Serbinë.

Sidoqoftë, burimet thonë se gjithçka tani varet nga mënyra sesi do të arrihet koalicioni qeverisës dhe kush do të përfundojë si pjesë e Qeverisë së ardhshme e kush do të mbetet në opozitë.

Por, siç theksojnë burimet, gjithçka do të varet nga formati i koalicionit të ardhshëm qeverisës. Sa më shumë që kalon koha, presioni në PDK-në dhe në Thaçin shtohet, ndërsa rezultatet e shpallura vetëm sa ia vështirësojnë atij pozicionin, marrë parasysh se shumica prej 61 deputetësh, e nevojshme për krijim të Qeverisë, mund të arrihet edhe pa PDK-në dhe pa votat e minoritarëve.

Ndërkohë, burime ndërkombëtare thonë se ditët e fundit mesazhet nga AAK-ja janë konsistente se hyrja në koalicion me PDK-në mund të bëhet vetëm nëse pjesë e Qeverisë do të jetë edhe LDK-ja, dhe me kushtin që kreun e Qeverisë të mos e ketë Thaçi.

Po ashtu, burime ndërkombëtare të gazetës thonë se edhe pozicioni i LDK-së kundër hyrjes në koalicion me PDK-në nuk është më aq i prerë, por se edhe ai është në vijat e njëjta me atë të AAK-së: “Me PDK-në po, por pa Thaçin kryeministër“.

Ajo që shumica e burimeve ndërkombëtare e pohojnë si opsion të pamundshëm është që Behgjet Pacolli të jetë president i Kosovës.

"Ky opsion është tërësisht i papranueshëm dhe Hashim Thaçi e di këtë. Pacolli nuk mund të bëhet president i Kosovës në rrethanat e caktuara, përveç nëse Kosova dëshiron të prishë seriozisht raportet me miqtë kryesorë të saj ndërkombëtarë“, kanë thënë burimet ndërkombëtare pa dashur të sqarojnë se cilat janë arsyet e tyre për konstatime të tilla.

Ndërkohë, vetë Pacolli publikisht insiston se partia e tij, AKR, mund të bëhet pjesë e koalicionit qeverisës vetëm nëse ai e merr postin e presidentit, përndryshe AKR-ja do të mbetet në opozitë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 EmptySat Feb 05, 2011 3:11 am

Ndryshime thelbësore pritet të ndodhin në qeverinë e ardhshme nëse ndodh ashtu siç raporton agjencia Kosovapress duke u mbështetur në burime të veta të besueshme. Ajo shkruan se jashtë qeverisë së ardhshme do të mbesin �për shkak të performancës së dobët�, ministrat Enver Hoxhaj, Fatmir Limaj, Ahmet Shala, Justina Pula, Fehmi Mujota...Kurse disa nga emrat e rinj, thuhet se do të jenë Memli Krasniqi, Shaip Muja, Fadil Demaku, Berat Buzhala.

Veç ndryshmeve në listën e deputetëve që do të përfaqësohen në Kuvendin e Kosovës, partia që ka fituar zgjedhjet dhe që ka mandatin për krijimin e Qeverisë së ardhshme, PDK, e cila do të udhëhiqet nga kryeministri i tanishëm Hashim Thaçi, do të ketë emra të rinj edhe në legjislativ. Për shkak të performancës së dobët që kanë treguar në Ministrinë e Energjetikës dhe Minierave, ministrja Justina Pula dhe zëvendësministri Blerim Rexha, nuk do të jenë pjesë e qeverisë së ardhshme. Ministrja e Administratës Publike, pas përkrahjes së vogël që ka marrë nga qytetarët gjatë zgjedhjeve, nuk do të jetë pjesë e qeverisë në të ardhmen.

Agjencia njofton se emrat e rinj që do të jenë pjesë e Qeverisë së ardhshme kanë ardhur për shkak të përformancës së dobët që kanë treguar disa përfaqësues të kabinetit qeveritar në largim, por edhe për shkak të mbështetjes që kanë marrë disa kandidatë të rinj, gjatë zgjedhjeve të 12 dhjetorit.

Kurse ministri i Transportit dhe Pos-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, që doli personi i dytë më i votuar në PDK, preferon që të mbetet pjesë e Kuvendit të Kosovës, po ashtu mund të jetë edhe njëri nga anëtarët e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Pjesë e qeverisë nuk do të jetë as ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, po ashtu as Ministri i Forcës së Sigurisë, Fehmi Mujota.

Emrat e rinj që do të jenë në kabinetin e ardhshëm qeveritar janë ish-këshilltari i kryeministrit Thaçi, Shaip Muja, i cili ka marrë votat e mjaftueshme për të qenë deputet në Kuvendin e Kosovës. Pjesë e qeverisë do te jenë edhe Fadil Demaku, i cili është njeri nga personat më të votuar të PDK-së dhe Berat Buzhala, ish-kryeredaktori i gazetës �Express�.

Pjesë e kabinetit do të vazhdojnë të jenë zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, ministri i Integrimeve, Besim Beqaj, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, zëvendësministrja e Jashtme, Vlora Çitaku, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Memli Krasniqi.

Por, kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi kabinetin e tij do ta kompletojë pas arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje me parterët tjerë, ku synimi kryesor i tij është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, pasi hyrja e saj në koalicion do të fuqizonte Qeverinë e Kosovës, por edhe pozicionin e tij si kryeministër, gjatë zhvillimit të negociatave për ballë Serbisë dhe krijimin e një stabiliteti politik.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 EmptySun Feb 06, 2011 1:24 am

Keshtu ështu titulli i numri më të ri i revistës zvicerane «Die Weltwoche». Gazeta lexohet nga rreth 400 mijë veta në javë dhe në çdo numër raporton për Kosovën, shqiptarët dhe emigracionin kosovar në Zvicër. Ajo akuzon Zvicrën si bashkautorë në ndërtimin e rrjeteve terroriste dhe kriminele të UÇK–së në Zvicër dhe Evropën Juglindore.
Xhemal AHMETI
Fakti ditor – Bernë, 05 shkurt – Revista zvicerane «Die Weltwoche» numrin e saj më të ri ia kushton edhe njëherë Kosovës, respektivisht «Kosovës, Mafisë dhe Zvicrës», siç është edhe tema frontale e numrit të së enjtes. Autori i artikullit është Dr. Kurt Pelda*, korrespondent i gazetës NZZ nga Afrika.
«Unë e njoh terroristin kur e shoh. Dhe këta njerëz janë terroristë», me këtë citat të të dërguarit të posaçëm të SHBA-ve Robert Gelbart, të deklaruar më 1998 e nis revista «Die Weltwoche» rrëfimin për UÇK-në. Organizata në fjalë nuk paska punuar për pavarësinë e Kosovës por për krijimin e «Shqipërisë së Madhe». Hashim Thaçi, Xhavit Haliti, Ali Ahmeti dhe Azem Syla kanë qenë kryesuesit e organizatës në fjalë – këtu autori i referohet një raporti të KFOR-it nga viti 2004.


Dr. Kurt Pelda
Është korrespondent i rregullt i të së përditshmes liberal-konservative zvicerane NZZ (Neue Zürcher Zeitung). Emër Pelda, i lindur në Basel të Zvicrës, në gazetarinë zvicerane ka bërë me reportazhe mbi krimin, terrorizmin dhe arkaizmin islam e afrikan. Deri tani nuk njihet si ekspert për Kosovën dhe shqiptarët

Pjesa kryesore e artikullit përfol biografinë e Xhavit Halitit, i cili paska qenë shefi i rrjetit kriminel të drogës dhe që paska pasur për detyrë financimin e luftës «terroriste» të UÇK për shpërbërjen e ish-Jugosllavisë dhe krijimin e «Shqipërisë së Madhe». Se Haliti ka qenë tepër i involvuar në «rrjetet kriminele dëshmon edhe fakti se Hashim Thaçi kurrë nuk ka pranuar të dalë publikisht me të në Zvicër», kështu «Weltwoche». Të hollat e këtyre aktiviteteve kriminele të UÇK-së kanë qenë të deponuara në Zvicër. Sipas revistës Qeveria zvicerane ka bërë çmos që pas ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë të zhdukë çdo dosje që ka pasur të bëjë me Kosovën dhe UÇK, sidomos asociimin e kësaj organizate me terrorizmin. Kjo sipas revistës në fjalë e bën Zvicrën bashkautorë në një ndërmarrje kriminele.
Ky është artikulli i radhës i kësaj revistë për Kosovën, shqiptarët dhe komunitetin shqiptar në Zvicër. Revista është javore dhe lexohet nga rreth 400 mijë veta.
BOX


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 112
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 EmptyMon Feb 07, 2011 2:18 am

Hipokrizia kundërfetare e hoxhës Shefqet Krasniqi

Në paraqitjen e tij të ditës së hënë, 31 janar, në emisionin “Info Magazine” të TV Klan Kosova, duke folur për aktualitete politike në vend dhe më gjerë, hoxha Shefqet Krasniqi shpalosi qëndrime skandaloze, inkoherente dhe hipokrite. Të irrituar nga defektet e tij morale dhe ndikimi dëmtues të cilin ai e ushtron në një pjesë të shoqërisë kosovare, ndihemi të detyruar që ta demaskojmë.

Hipokrizia e hoxhës në raport me parimet fondamentale islame: pjesëmarrja në sistem

Të gjitha tekstet burimore islame shpjegojnë se dijetarët myslimanë bëhen felëshues nëse bëhen pjesë e sistemit shtetëror joislam (Ibn Tejmije, "Fatawa", Vëll 35, f. 363): në aparatin ligjbërës (Kur’ani 12:40; 18:26 etj.) dhe aparatin e dhunës (Kur’ani, 4:76; 85: 4 -7). Nuk mund të qëndrojnë arsyetimet eventuale të hoxhës në fjalë për pashmangshmërinë e braktisjes së këtyre parimeve thelbësore islame në kontekstin e sotëm në Kosovë për shkak të mungesës së alternativave. Përveç hapësirës së shfrytëzueshme në shoqërinë civile, e cila mund t’i pranojë organizatat fetare, kanë qenë gati gjashtë vjet gjatë të cilave lëvizja “Vetëvendosje” ka funksionuar jashtë aparatit shtetëror, dhe madje në konfrontim me të. Duket se hoxhallarët si Shefqet Krasniqi i josh vetëm ai pushtet politik, i cili e përjashton dhe e lufton pikërisht fenë, të cilën ai pretendon se e predikon - Islamin.

Hipokrizia e hoxhës në raport me rreshtimet politike në Kosovë

Brenda këtij konformizmi joislam të hoxhës, hipokrizia thellohet edhe më tutje. Duke u rreshtuar në mbështetje të forcës politike më abuzuese në Kosovë, ai thellohet edhe më tepër në kundërshtimin e parimeve morale dhe politike (jo vetëm -) islame. Pra, mbështetja e tij për PDK-në dhe bllokun e saj është hiç më pak se skandaloze, sepse ai flet nga pozita e një predikuesi të një religjioni fisnik si Islami. Madje është e habitshme dhe paradoksale. Përveç që është në kundërshtim me moralin islam të mbështetet një kastë politike, e cila e plaçkit popullin e vet dhe ia shet vendin armikut, nga këndvështrimi fetar është e pafalshme që të përkrahet një parti, e cila shtetin e shfrytëzon për t’i ndaluar të drejtat fetare. PDK-ja është parti, e cila e para në Kosovën e paskomunizmit e ka rikthyer ndalesën e shkollimit të femrave besimtare myslimane. Përveç kësaj, dihet se është po kjo parti njerëzit e së cilës kanë mbyllur xhami dhe përzënë hoxhë nga Kosova. Në anën tjetër, është botërisht e ditur se kundërshtari kryesor i regjimit të PDK-së ka qenë dhe mbetet lëvizja VETËVENDOSJE. Për më tepër, kundërshtimi i pandalur i lëvizjes VETËVENDOSJE ndaj PDK-së përveç që përfshin politikat e saj antikombëtare në rrafshin ekonomik, në atë diplomatik – ndërkombëtar, në atë të praktikave të qeverisjes dhe të shtetndërtimit, është i shprehur edhe në raport me lirinë e besimit. Udhëheqësi i lëvizjes VETËVENDOSJE me deklaratat e tij publike gjatë intervistës në ORA NEWS të datës 23.6.2010, në mënyrë shumë të qartë është shprehur kundër ndalesës së shkollimit të femrave besimtare myslimane, duke u bërë i pari dhe ndër të paktit politikanë shqiptarë që kanë shfaqur pikëpamje të tillë.

Tekfiri i hoxhës përmes përgjithësimit të aktivistëve të lëvizjes VETËVENDOSJE si “enveristë”

Përgjithësimi i aktivistëve të VV si “enveristë” nga prizmi fetar nënkupton identifikimin e tyre me një ideologji ateiste, e cila ka qenë e vetmja në historinë e njerëzimit që e ka ndaluar praktikimin e fesë. Thënë troç: sipas hoxhës në fjalë, të gjithë aktivistët e lëvizjes VETËVENDOSJE janë ateistë, të cilët duan ta ndalojnë fenë. Një akuzë e tillë në terminologjinë juridike islame quhet “tekfir”, d.m.th. denoncim apo shpallje e një individi apo grupi si jomysliman apo felëshues. Kur kjo ndodh, atëherë sipas rregullave të fesë islame, njëra palë me të vërtetë është jomyslimane: ose denoncuesi, ose pala e akuzuar (Ṣaḥīḥ al-Bukhāri, 8/26). Përveç që i ka shpallur si jomyslimanë të gjithë ata aktivistë, simpatizues dhe votues të lëvizjes VETËVENDOSJE, të cilët i respektojnë apo zbatojnë obligimet fetare islame, hoxha e ka bërë një precedent të rrezikshëm në hapësirën shqiptare, duke e hapur derën e ekstremizmit sektar të tipit të Al-Kaidas dhe lëvizjeve frymëzuese të saj, ekstremizëm ky, i cili i ka larë dhe po i lan në gjak shumë shtete ku myslimanët janë shumicë. Por as me këtë qëndrim ekstrem hoxha nuk ka shfaqur koherencë mendimesh. Blloku politik të cilin ai e përkrah udhëhiqet nga një shumicë njerëzish për të cilët dihet botërisht se kanë qenë pjesëtarë të grupeve ilegale marksiste-leniniste të shqiptarëve në ish-Jugosllavi. Madje figurat kryesore të bllokut politik të hoxhës as që e fshehin këtë fakt, duke u shfaqur në TV me foto të Enver Hoxhës apo duke marrë pjesë në përkujtimin e ditëlindjes së tij në Prishtinë e gjetkë.

Hipokrizia në raport me frymën e ndryshimeve në botën arabe

Në të njëjtën intervistë hoxha Shefqet verbalisht i përkrahu lëvizjet popullore në botën arabe, të cilat kërkojnë drejtësi sociale dhe rrëzim të diktaturave; por shtrohet pyetja se ku e merr hoxha të drejtën morale për ta bërë këtë, përderisa ai vetë në vendin e tij del kundër lëvizjeve të tilla dhe haptas e mbështete Qeverinë antipopullore? Përveç tjerash, këto lëvizje popullore në botën arabe të cilat i përkrahu verbalisht mulla Shefqeti po i lëkundin pozitat e regjimeve diktatoriale të cilat kanë pasur qëndrime të padrejta ndaj çështjes së Palestinës, mirëpo blloku politik i vetë këtij hoxhe është i lidhur ngushtë me Izraelin. Sjellim ndërmend këtu dhurimin e kotë të 5 milionë eurove të taksapaguesve kosovarë për kompaninë propaganduese “Saatchi & Saatchi”, angazhimi i ish-drejtorit të Bankës Kombëtare të Izraelit në cilësi të këshilltarit të Hashim Thaçit, vizitat e shpeshta të dr. Shaip Mujës në Izrael, deklarimet përçmuese të Hashim Thaçit ndaj shteteve me shumicë myslimane (“s’kemi nevojë për njohje të Kosovës nga adresa të dyshimta”).
Edhe pse shpesh është cilësuar lëvizja VETËVENDOSJE si fondamentaliste-islamike për shkak të marrëdhënieve të ndera me aparatçikët e huaj neokolonialistë dhe për shkak të kundërshtimit të vazhdueshëm të politikave të padrejta të fuqive perëndimore ndaj popullit shqiptar, e theksojmë se ne kurrë nuk kemi qenë, nuk jemi dhe nuk do të bëhemi lëvizje fetare. Ne kemi qenë, jemi dhe do të mbesim të hapur për njerëz të të gjitha besimeve, të cilët janë të gatshëm për të kontribuar së bashku në angazhimin tonë për një Kosovë të përparuar, shoqëri të drejtë e jodiskriminuese dhe një komb sovran shqiptar. Brenda këtyre koncepteve, në lëvizjen VETËVENDOSJE kanë vend të gjithë, madje edhe pavarësisht banalizimeve eventuale të shfaqura si simpati apo antipati për figura historike, çofshin ato të spektrit të majtë apo të djathtë, “enverist” apo “zogist”. Ne u bëjmë thirrje të gjithë besimtarëve myslimanë që të distancohen nga klerikë të këtillë hipokritë, të cilët i kanë shndërruar xhamitë në filiale partiake të bllokut antikombëtar duke e vënë në hije të keqe tërë komunitetin besimtar, e me këtë janë duke e rrezikuar seriozisht perspektivën e tij qytetare dhe politike.

http://www.koha.net/index.php?cid=1,12,48850
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 EmptyMon Feb 07, 2011 3:52 pm

blla-blla asgje nuk paska then ky student qe studion imagjinata eshte pare te mesoj veja pulen ndojher !!

Arbere ,ky artikull nuk e ka demtu aspak kete Profesor Doktor Krasniqin ,perkundrazi i ka bere te hapin syt popullit te di ke po voton,Nuk kam asgje kunder Vv,por kta po tregohen injorant dhe shum komunizem se jan shprehur haptas kunder fes muslimane ..Shqiptari ka pase cdo here fen besen dhe nderin(moralin)kjo levizje po e mbron amoralitetin ne ket rast,kujt po i pengon te mbaj nje moter mbules?cfar te meson lende fatare?vetem te mir dhe moralin ta ngrit .Amerika si shtet super fuqi lejon lend fetare dhe mbulesat plus dot ndertoj xhamin me te madhe ne bot mu ne qender , e kjo levizje eshte kunder moralit te ngritur!C'donjeri jemi krenar per nenat ton , dhe po se te preket ne moral je ne gjendje te qetish pushke per moral! se je i sigurt 100% se ke prid te moraleshem ,e sa mund te themi sote per femrat shqiptare se jan te moralshme?nuk shkohet sot ne shkoll per te mesu po per tu reklamu ne menyr sa me pruvukative, shiko lajmet ne kroniken e zez sa i riu humb jeten dikun 50%mos me shum jan per moral qe behen , shqiptaret kan ren shum shum shum poshte , duke imitu evropen shiko ku arritem .Ne kemi gjak shqipe e kemi nderin qe na ben te krenohemi perkrah gjith botes,EUROPJANIT I lejohete te DHUNOJ motren , qiken , nene, gjyshen , e ty jo se ke gjak shqipe dhe ke fen me te paster se te ndalon keto gjera skandaloze se ndodhin ne Eu....
Shefqet Krasniq, nuk ka mbrojt interesin vetjak po ka mbrojt ate shoqeror,se zoti nuk eshte vetem i tij po i gjith botes.Shqiperiaj po ballafaqohet me problem qe sa vite mbase renjes se komunizmit!pse do thuash ti ; se nuk ka leju fen e sote greku pretendon te mare gjysmen e shqiperis se kam popullin tim thot aty !!! e shikon se nga feja vetem te mira paskemi e jo te liga.Anti islamis eshte tregu Albini se mbron amoralitetin haptas tama si Tito, Enveri, Rrahman Morina etj etj...BK, behete kur shteti nuk ka problem te mbrendshem e jo katastrof gjerat cdo vende ku ka shqiptare e kerkojm Bk, te qesh bota me ne bahhhhh!!!



Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 EmptyTue Feb 08, 2011 2:24 pm

Pom befason kyfar Krasniqi qe po ja man anen krye mafiozit rus PACOLLIT, por nuk esht diq e re per ne shqiptart, sepse jem msuar me na dhan intervista hoxhollar te kti lloji, te cilet kan studiura me kurana te shtypur ne rusi.
Por nuk po biem ne kso gracka shqiptart dhe jemi vetdisuar,kam menduar se ky person esht metvertet disi i pjekur dhe i shkolluar por shyqyr qe ra kjo dek e u pam.
E kisha preferu net shkon net man kulumvallaha e vais ne RUSI vllezerve te ti ortodox,se muslimant shqiptar sdot ta ndegjojn ket PORDHAC......!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 EmptyTue Feb 08, 2011 3:14 pm

Ku e paska gjetë Hoxha në Kuran , se anëtarët e VV janë qafira dhe me iau qitë votën atyne asht haram?!
Ku e ka gjetë HOxha në Kuran se AKR janë të mirë dhe se populli duhet me iau qitë votën atyne?!
Unë nashta s´jam kërkah, por ti a je najkah?!
Cilin synet e përcjell ky hoxhë?!Atë Hanefi ,Shafi , Maliki apo Hanbeli?!
Të këshilloj ty që të lexosh më shumë për fenë islame,ta kuptosh se çfarë ndodhi menjëherë pas vdekjes së Profetit.
Do ta vëresh se çifti i këtyre hoxhallarëve , të cilët përkrahin Pacollin ,janë pikërisht soji i hoxhallarëve që e përkrahën Jezidin, dhe i cili vrau të gjithë familjen e Muhametit, bijtë e nderuar të Fatimes:Ti s´je kërkah!
Ku i ka marrë ky hoxhë komeptencat që dikënd ta shpallë qafir e dikënd jo.Për këtë nevojitet debat i gjerë dhe koncenzus "Ixhma" ku këtu përfshihen të gjithë muslimanët e Kosovës!
Dhe në fund nashta s´jam kërkah , por e di që Pacolli të cilin ky hoxhë e sponzorizon, i ka interesat ekonomike të lidhura me Rusi.Dhe nëse Pacolli qenka i drejtë dhe VV qafira, unë po të them që preferoj të jem me "qafirat" e VV se sa në xhehnetin e Rusisë!Kfillu pak mos lejo të të manipulojë njëfarë hoxhe i cili mirret me përgojime!Ky mund të jetë doktor i haditheve, të cilat janë një grumbull tregimesh e shumë prej të cilave të dyshimta, por sa i përket moralit është i dobët!Më kujtohet kur pat thanë se Nëna Tereze do të shkojë në ferr.Ku e din ky?!Mos Allahu i ka folë përmes Xhibrilit!Allahu kënd don e fal dhe kënd don e ndëshkon.Tjetër ky pat thënë "Se Nëna Tereze ka pasë burra sa ka dashtë".Edhe nëse ka qenë e vërtetë , ku i takon një hoxhe të mirret me "përgojime" , se kjo grua paska kaq dashnorë apo jo!
Hoxha ka rrëshqit keq sidomos kur iu ka gjuejt Imam Hysejnit të ri, Albin Kurtit!Në Qerbela ai u ngrit kundër tiranisë së Jezidit me 72 vetë.Sot është Albini që u ngrit kundër tiranisë dhe zullumqarëve që e shkretuan Kosovën dhe Shqipërinë!Të lumtë ata që i shkojnë mrapa,se padyshim janë të drejtë, të mjerët ata që e gjuajnë me shigjeta, sepse janë të padrejtë gjersa përkrahin Pacollovin e Rusisë apo Jezidin e sotëm!

Mbrapsht në krye Shko poshtë
BashKom
Admin
Admin
BashKom


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 54
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 EmptyTue Feb 08, 2011 4:16 pm

Aji asë nuk qenka Hoxh as Dervisch as ku di se qka po ku shkrun në Kuran për parti politike dhe kush asht i mir e kush i keq që Kurani e gsiston me shekuj e kta dje kan lind po ky far hoxha i paska hyp kalit me byth prap si duket ja paska rrëshit dikun e i kan lujt drasat e kres ,moza ma keq ku kemi mrri e hajt edhe aji kishe i jep nej gjemati vajz e falen mas tij po u mushkan ma shum gjunahe se sevap , atija koka mir mja dhan nji shtag të fort edhe nja 200 copa dhen e let shkon ne bjeshk ti run se ne rraft i mer në qaf edhe dhent e në bjeshk kalojm ma kollaj .
Suphan ALLAH qkas po nijka njeri ,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 EmptyTue Feb 08, 2011 6:28 pm

Cito :
Pom befason kyfar Krasniqi qe po ja man anen krye mafiozit rus PACOLLIT, por nuk esht diq e re per ne shqiptart, sepse jem msuar me na dhan intervista hoxhollar te kti lloji, te cilet kan studiura me kurana te shtypur ne rusi.
Por nuk po biem ne kso gracka shqiptart dhe jemi vetdisuar,kam menduar se ky person esht metvertet disi i pjekur dhe i shkolluar por shyqyr qe ra kjo dek e u pam.
E kisha preferu net shkon net man kulumvallaha e vais ne RUSI vllezerve te ti ortodox,se muslimant shqiptar sdot ta ndegjojn ket PORDHAC......!!!

Besa ky hiq nuk po befason sa po befason ti xhem !! Po ti inderuar Xhem cdo here e ke then se je ne rrjedha te jetes politik e ketu krejte e tregon te kunderten bash interesant!
Ky Hoxha nuk e njeh Albinin e ase Pacollin po Kur ishin zgjedhjet Albin eshte deklaru haptas se nuk do fus lend fetar ne shkolla dhe nuk do lejoj mbulesa!Pacolli eshte pro lendes fetar dhe mbuleses,prandja o XHem percilli me vemendj lajmet e jo te gjykosh pa fakte .Ky hoxhe po mbron vetem interesin shoqeror per musliman sepse e ka OBLIGIM,sikur se profesori qe eka obligim tet mesoj ashtu edhe ky te njejtin obligim ka se eshte Profesore Doktore ne lemine vete, dhe nese ti e un nuk na hyn ne pun mbulesa dhe lenda fetare tjert se jan musliman simbas parimeve islam atyre ju interesojn keto gjera..Perse Albini me IDEALIN e tij nuk pranoi me heret te futej ne politike dhe te parandalonte gjendjen kur do te stepet para nje flamuri qe nuk e njehe, nje kushtetute qe nuk e njehe dhe si rrjedhim edhe nje shteti qe nuk e njehe?
Albin po mundohet te luaj me nje karte qe tashme ka hyr ne loj!Bk veq eshte bere ne njifar menyre , per momentin nuk ka sjellin projekte dhe ide se si duhet dale nga kjo gjendje Albini. ..te shofim sa te ve kollare si do ndryshoj?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 EmptyTue Feb 08, 2011 6:29 pm

Cito :
Ku e paska gjetë Hoxha në Kuran , se anëtarët e VV janë qafira dhe me iau qitë votën atyne asht haram?!
Ku e ka gjetë HOxha në Kuran se AKR janë të mirë dhe se populli duhet me iau qitë votën atyne?!
Unë nashta s´jam kërkah, por ti a je najkah?!
Cilin synet e përcjell ky hoxhë?!Atë Hanefi ,Shafi , Maliki apo Hanbeli?!
Të këshilloj ty që të lexosh më shumë për fenë islame,ta kuptosh se çfarë ndodhi menjëherë pas vdekjes së Profetit.
Do ta vëresh se çifti i këtyre hoxhallarëve , të cilët përkrahin Pacollin ,janë pikërisht soji i hoxhallarëve që e përkrahën Jezidin, dhe i cili vrau të gjithë familjen e Muhametit, bijtë e nderuar të Fatimes:Ti s´je kërkah!
Ku i ka marrë ky hoxhë komeptencat që dikënd ta shpallë qafir e dikënd jo.Për këtë nevojitet debat i gjerë dhe koncenzus "Ixhma" ku këtu përfshihen të gjithë muslimanët e Kosovës!
Dhe në fund nashta s´jam kërkah , por e di që Pacolli të cilin ky hoxhë e sponzorizon, i ka interesat ekonomike të lidhura me Rusi.Dhe nëse Pacolli qenka i drejtë dhe VV qafira, unë po të them që preferoj të jem me "qafirat" e VV se sa në xhehnetin e Rusisë!Kfillu pak mos lejo të të manipulojë njëfarë hoxhe i cili mirret me përgojime!Ky mund të jetë doktor i haditheve, të cilat janë një grumbull tregimesh e shumë prej të cilave të dyshimta, por sa i përket moralit është i dobët!Më kujtohet kur pat thanë se Nëna Tereze do të shkojë në ferr.Ku e din ky?!Mos Allahu i ka folë përmes Xhibrilit!Allahu kënd don e fal dhe kënd don e ndëshkon.Tjetër ky pat thënë "Se Nëna Tereze ka pasë burra sa ka dashtë".Edhe nëse ka qenë e vërtetë , ku i takon një hoxhe të mirret me "përgojime" , se kjo grua paska kaq dashnorë apo jo!
Hoxha ka rrëshqit keq sidomos kur iu ka gjuejt Imam Hysejnit të ri, Albin Kurtit!Në Qerbela ai u ngrit kundër tiranisë së Jezidit me 72 vetë.Sot është Albini që u ngrit kundër tiranisë dhe zullumqarëve që e shkretuan Kosovën dhe Shqipërinë!Të lumtë ata që i shkojnë mrapa,se padyshim janë të drejtë, të mjerët ata që e gjuajnë me shigjeta, sepse janë të padrejtë gjersa përkrahin Pacollovin e Rusisë apo Jezidin e sotëm!



PS, I KUJT ESHTE KY SHKRIM?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 EmptyTue Feb 08, 2011 6:37 pm

Cito :
Aji asë nuk qenka Hoxh as Dervisch as ku di se qka po ku shkrun në Kuran për parti politike dhe kush asht i mir e kush i keq që Kurani e gsiston me shekuj e kta dje kan lind po ky far hoxha i paska hyp kalit me byth prap si duket ja paska rrëshit dikun e i kan lujt drasat e kres ,moza ma keq ku kemi mrri e hajt edhe aji kishe i jep nej gjemati vajz e falen mas tij po u mushkan ma shum gjunahe se sevap , atija koka mir mja dhan nji shtag të fort edhe nja 200 copa dhen e let shkon ne bjeshk ti run se ne rraft i mer në qaf edhe dhent e në bjeshk kalojm ma kollaj .
Suphan ALLAH qkas po nijka njeri ,

Bashkom ku e lexon ate se paska then ky hoxhe me Kuran ?
nese je musliman dhe nese ke hap njeher te pakten apo ke pare Kur'an me sy shiko cfar thot per femra musliman dhe rregullate islam.Nuk esht kunder Albinit apo Vv po kunder asaj se ke then Albin se nuk do fus lend fetar ne shkolla dhe nuk do lejoj mbulesa!me kete albin mbron jeten e shfernuar ndoshta per albinin eshte Egal se thon gjermanet se nuk ka gjak shqiptari po malazezi prandja eshte kunder moralite te ngritur..edhe ky hoxh nifer menyre ka mbroj vendin sa albin se ka rrok pushken ne dore dhe ka luftu kunder armikut ..

Mbrapsht në krye Shko poshtë
BashKom
Admin
Admin
BashKom


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 54
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 EmptyTue Feb 08, 2011 9:08 pm

Fiona e nderuar së pari të përshendes saj për ket temës Së paku dy her e kam lexuar Kuranin dhe e dij qka thot për femrat muslimane , por sa lexova do shkrime më lart se i hoxha të jep vlersime se cila parti apo imdivit asht i mir apo i keq kjo mendoj nuk i shkon për shtati , Saj për kët lëndës fetare nuk mund të vendos as albini as shum kush tjeter por kjo duhet të jet lënd për të gjitha besimet , kjo është më shum vende demokratike dhe shtete që praktikohet , dhe mendoj se edhe te ne duhet të jet ashtu , por sod po ndodhin shum gjëra të quditshme si në sistemin komunist , Albini edhe nga kjo thënje i ka hund shum vota se po të ishte tergu më i matur me siguri do merte ma shum vota,
Ndoshta edhe asht Egal por nuk do ti del bash egall së fundi një referndum dhe shifet se a don Populli ajo as nuk vet a kta as ate ,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 11 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina
Mbrapsht në krye 
Faqja 11 e 26Shko tek faqja : Previous  1 ... 7 ... 10, 11, 12 ... 18 ... 26  Next
 Similar topics
-
» ÇFARË ËSHTË PRISHTINA PËR SHQIPËRINË ?
» Lajme nga Shqiperia
» Lajmet nga Rajoni
» Askush se kujtoi
» Prishtina kryeqyteti më i shtrenjtë në rajon

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: