Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 Roer-ria e lumtur dhe Republika e re Shqiptare

Shko poshtë 
AutoriMesazh
baki_ecc@yahoo.com
Fillestar/e
Fillestar/e
baki_ecc@yahoo.com

Male
Numri i postimeve : 21
Age : 40
Vendi : Gostivar
Profesioni/Hobi : shqipetar
Registration date : 02/06/2009

Roer-ria e lumtur dhe Republika e re Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Roer-ria e lumtur dhe Republika e re Shqiptare   Roer-ria e lumtur dhe Republika e re Shqiptare EmptyMon Jun 21, 2010 4:47 pm

Rob-ëria e lumtur dhe Republika e re Shqiptare !!!



Të nderuar zonja e zotërinjë,të nderuar vëllezër dhe motra,të nderuar bashkëatdhetar, tregtar e furaxhinjë, politikan e berberë , shkencëtarë e duhanxhinjë shumë të respektuar, luftëtarë e byrekçinjë . Kështu jemi na të mjerit të ndarë ndër milet e kafene ca patriotë, ca te majtë e ca gjysëm te majtë. Jemi dëshmitarë të kohës se kemi besa edhe shumë këngëtarë e menaxherë, ca me qeteli e ca me tupana kalamajsh. I këndojmë sëbashku mjerimit e rrobërise, bukës e dashurisë , varfërisë dhe Shqiperise! Këndojme pa ndalur në teatrin e huaj, ngase tonin sjemi duke e bërë dot . Krakëllojme ne parlament e vajtojme për emrin e kësaj godine snobistësh.Ah sa mire që jemi “ rrobërr te lumtur”, dhe më keq i këndojmë rroberisë. Para pak ditësh njëri nga ata të brigadës së Aranjellit, bile gjatë një "mendimi të thellë dhe shumë analizave", doli me preshin në dorë dhe habiti miletin me Ilirinë e tij të Makes. Vaj halli për ne kur këta të "vëllazerimit e bashkimit" me ata të Poreçes, këndojnë me një melodi, e lëre këtë të parin qe I kreu të gjitha komendijat e MO-së,ku e coi amanetin në vend “ kuptohet te ASHAMIT “. I mbeti emri këtij ..., oh cna gjet!!!. Gjyshi shpesh më thoshte," shqiptarit pa mos ja lavdëru të ëmën baba nuk të thërret !" Unë, kur se kuptoja se cka e ka hallin ky plak!. Edhe pse rrjedh nga një familje të kombinuar dëshmorësh: ca ballistë e ca partizanë!. Po kështu edhe sot ca me bukë e ca me gurë. Kujtoj ditët e para,- dikur " Mekima" I kerkon falje Tarzanit ne emër të një fry-ere të miletit tim." Ky I shkreti njeherit që moti na I shkruante miletit me gjuhën e lepurit, duke menduar se luanët ishin vertet mbretër te pyellit , kur u pa puna se këta Luana nuk qenkan vërtet edhe aq të mëdhenjë sa dukeshin, Mekima I shkretë iu fut miletit dhe pa çpa i dha vetes detyrë se per hatër te dhelperes së bukur, tia dedikoj shkrimin e leximin ne gjuhen e bariut, qe ky I fundit mos ta kupton se dhelpra eshte tepër dinake dhe ka hallin e pulave qore, se sa per miletin e mehalles mjafon ti thuashe se Mekima është I Tarzanit, do të thotë besnik e çirkus, respektivisht të qajsh e të vajtosh në të njejtën kohë. Mirëpo, kur Mekima e heton dhelprën se eshte mishngrënëse e madhe, të me del ne Bit Pazar për banana, dhe papritmas dëgjon nga aty , se ca barri te rrinjë po kërkojnë nga mbreti të drejtën e kopesë më të madhe. Ky pa një e pa dy, futet ndër këta të fundit, që të gjejë axhami për me pjek ca gurabi, ngase bananat ishin si jeshil. Dëgjon mirë këta barinjë dhe në atë çast I kujtohet dhelpra e kuqe. I thot vetes! "Këta barinjë janë axhami e po lypin kopenë"." Dhelpra I lajthitet mbretit e ka nevojë për mish" e unë mbeta cirkus , pa të shkoj të meremi vesh me dhelprën e të bëjmë një union kopesh me këta axhami, që të ketë pak mish per dhelprën, dhe unë nga cirkuzi do te dal ne front, dhe ndoshta mbreti I vjetër për hirë të jaranis sime me lepurin do të më jep një çiflik ku do të bredhin keto barinjë axhami.Por halli I tij si puna e lepurit një të shkume me ca jarana te mbretërise së kuqe, tek kryembreti për të marrë verdiktin, këta të fundit nuk mundën me I gjet kapelë, se veshët ti dalin pak si të gjata dhe ta kenë ditur se Mekima I Tarzanit dhe shoku I tij të kenë jarani te mocme me mbretin e vogël, që dinte gjuhën e lepurit.Dhe puna e Mekimës së shkretë mbeti një ëndër e parealizuar, pikërisht përshkak jaranisë se mocme e të gabuar me mbretin e xhuxhave të fortë. Kjo punë falë pleqnisë se kryembretit doli ne pah, se përndryshe do të shkonte kopeja dhe axhamit si në gjah! Sidoqoftë ne po kthehemi jetës sonë në godinën tonë. Në fakt, akte mizore, raste trishtuese po kaplon miletin tonë, euforia njerëzore po shëndrohet ne mëkat. Trillime dhe gënjeshtra te padurueshme, gjithkushi flet për kulmin e godines, askush nuk guxon të thotë: " se kjo godinë ka themele të kalbura e të dobëta, se kete godine nuk mund ta mbaj mileti jonë mbi supe. Se kesaj godine I ka skaduar afati, se kjo bukë është mykur". Të nderuar njerëz të mirë, pse mendojne këta te Partall-mentit se ne vërtet u besojme atyre? Pse këta te fundit japin emra te godinës, kur e dijnë mire se ne tash se duam as godinën e vjetër e as mocali-llëkun e Ohrisë . Ne duam ]SHTETduam KOMB duam GJUHE[ , duam ]FLAMUR [dhe ne duam dhe kemi të drejtë për]VETEVENDOSJE[! Ndërsa këta të kuqëloshët dhe kalteroshet, që mbrojnë unitarinë vrastare të Godines së KUKULELES le të shkojnë për kurorë në Beligrad e jo ndër milet, se ne nuk kurorrezojmë lepuj me bretkoca!. Asnjë nga partite tona të ngrata që po pergadisin dhëmbët për zgjedhjet, ku dhe ata votojnë veten, deri më tash nuk thonë këtë, por u pelqen pozita nëpërkëmbëse e popullit te vet. Ngase për këto edhe paguhen nga ajo Godina e dreqit! Shqiptarët e kësaj Godine pas nje kapitali gjaku e deshmoresh, pas nje kapitali sakrifice, referendumi, mundimesh e investimesh më njerëzore mbeten në mëshire të zotit e fatit! Ne jemi bërë paçavër e vegla qorre e partive tona, të pamëshirshme ndaj fatit dhe jetes sone! Fenomeni I Omertës po ushtrohet gjithandej me propaganda partishë e kolltuqesh, me shantazhe e kërcnime e më në fund edhe me vrasje!. FALEMENDERIIT PARTI ! Ju kemi borxh edhe një kafe për këto! Tash si asnjëherë më parë, pozita jonë kombëtare është për të ardhur jo keq, por turp ! Këtë mjerime kombëtare në kohë kur në pah është periudha e Rilindjes se re Kombëtare te të gjithe popujt tejrë, e tolerojne vetëm ato parti e popuj qe kanë probeleme serioze me psikën e tyre , këtë semundje: “ skizofrenia-parnoika “, e kanë sidomoos partitë tona që për cdo katër vjet ia dredhin këtij populli! Andaj, për të qenë të sinqertë, kujtoj opinionin shqiptar se ka adhur koha që ne te ecim drejt një fillozofie te re kombëtare, drejt së drejtës sonë për bashkim dhe bashkëveprim, drejtë një rilindje te re kombetare ,drejt lirisë se mendimit dhe veprimit politik ne suaza te shtetformësise sonë, ngase ne e meritojme këtë! Ne dhuruam më shumë se partitë tona, ne punuam për të qenë të lirë në mendim e në veprim. Ngase me asgjë nuk arsyetohet robëria e skllevëria. Ne askujt sja kemi dhënë të drejtën ekskluzive që të na dënojne sa te duan, të frikesojnë e vrasin kur të duan, të na ndajnë drejtesinë, të na mësoje degjueshmërine e të ngjajshme, ne meritojmë sovranitet ne trrojet tona, ndërsa të tjerëve u dëshirojmë sovranitet në trojet e veta, por kurrë më në tokat shqiptare! Neve nuk kemi pse te mbajmë llogari për paqen në rajon, ngase historikisht ne asnjëher askënd nuk e okupuam, por na kanë okupuar e zaptuar të tjerët .Na i deshmuam botës, se jemi te vetmit paqebërës! Ne jemi te vetmit rrobër te lumtur ne Ballkan dhe në Europë! NE KEMI TE DREJTE, TE KERKOJME LIRINE DHE VETEVENDOSJEN,[] ngase këtë na garantojnë rezolutat e OKB –së. Ne jemi njerez !DHE NE JEMI SHQIPTAR]! Dhe sjemi qeraxhinjë ne tokën tonë!. Para se të dal në fund, apelojmë faktorët poltik shqiptar në këtë Godinë komendijash ,si dhe lëvizjet progresive kombëtare për bashkëpunim në drejtim të zgjidhjes së kësaj katrahure kombëtare, në një Kuvend Kombëtar[ ku do te dalin me qëndrim të përbashkët, drejt problemeve të pazgjidhura , drejt të së drejtes kombëtare, drejt Republikes re Shqiptare, si shans I vetëm për mbrojtjte të identitetit dhe sovranitetit mbi truallin e stërgjyshërve tanë. Ngase shpesh herë e drejta nuk falet, por fitohet! Edhe pse e dijë dhe jamë ithtarë I fillimit të procesit të bashkimit kombëtar! Por ja një pikënisje sa për fiilim te mbarë!..



Rrofte populli shqiptar !

Lavdi dëshmorëve të kombit !





Gostivar,19.06.2010



Baki Sulejmani [


Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Roer-ria e lumtur dhe Republika e re Shqiptare
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: