Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 Fillon parandalimi i sëmundjeve të kafshëve në Kosovë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Merisa
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
Merisa

Female
Numri i postimeve : 276
Age : 28
Vendi : Kosovë
Profesioni/Hobi : mjekesi
Registration date : 16/03/2009

Fillon parandalimi i sëmundjeve të kafshëve në Kosovë Empty
MesazhTitulli: Fillon parandalimi i sëmundjeve të kafshëve në Kosovë   Fillon parandalimi i sëmundjeve të kafshëve në Kosovë EmptyTue May 25, 2010 2:02 pm

Fillon parandalimi i sëmundjeve të kafshëve në Kosovë F.0525124426605_m

Fillon parandalimi i sëmundjeve të kafshëve në Kosovë


Me një demonstrim ajror nga aeroporti i Prishtinës, Zyra ndërlidhëse e KE-së dhe Agjencia Kosovare e Ushqimit dhe Veterinarisë filluan të martën shpërndarjen e parë të vaksinave orale për parandalimin e tërbimit te kafshët e egra.
Projekti i Kontrollit dhe/ose zhdukjes së sëmundjeve të kafshëve në Kosovë është pjesë e programit rajonal pesëvjeçar i financuar nga BE-ja që synon kontrollimin e tërbimit dhe etheve klasike të derrit në kafshët e egra. Kosova merr 5 milion EUR për këtë projekt, ndërsa për fazën e parë dyvjeçare BE-ja ka ndarë 1 milion EUR.
“Është kënaqësi kur e sheh që Kosova është e gatshme të mbajë standarde të larta të shëndetit publik, është e interesuar për produkte të pastra ushqimore, bagëti të shëndoshë dhe i kupton kriteret e BE-së”, tha Kjartan Björnsson, shef i Operacioneve në Zyrën ndërlidhëse të KE-së.
Të mërkurën, më 26 maj, aeroplanët do të fillojnë të shpërndajnë 300,000 sasi vaksine që do të hidhet në tërë pjesën rurale të Kosovës. Karremat të cilat përmbajnë vaksinën do të shpërndahen gjatë tri ditëve të ardhshme nga katër aeroplanë specialë me krahë të fiksuar të KFOR-it dhe ekipe të udhëzuara.
Vaksina kundër tërbimit të kafshëve të egra parandalon përhapjen e sëmundjes te gjedhët, kafshët shtëpiak dhe njerëzit. Kjo vaksinë specifike është dëshmuar se është i vetmi mjet tërësisht efektiv për zhdukjen e kësaj sëmundjeje në Evropë.
Shpalljet në radio për të paralajmëruar popullatën e Kosovën për hedhjen e vaksinës janë transmetuar një javë para fillimit të operacioneve. Shpalljet në radio janë projektuar për të ndihmuar njerëzit që të kuptojnë si të veprojnë me karremat e vaksinës dhe si t’i mbrojnë gjedhët dhe fëmijët nga kontakti i rastësishëm me vaksinën.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Fillon parandalimi i sëmundjeve të kafshëve në Kosovë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shëndeti-
Kërce tek: