Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !

Shko poshtë 
+26
Kostandin
EDI.RAMA
Lumo
NIPIIXHAXHIT
kaqurrelja
fatlum
Sportisti
Alex78
Mixha Selim
Delia
detektivi
BashKom
Sofra
Medalim
Atdhetari
Xhevati
istogalia
......
voglushja
tosybell
arberia
Ramizi
xhiti
Driniiiii
petritkola
xhema
30 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 21 ... 39, 40, 41, 42, 43  Next
AutoriMesazh
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 40 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 40 EmptyMon Mar 28, 2011 2:01 pm

sala me bashkpunetore gjinje i beri dem kosoves dhe shqiperise
ishte kunder uck-se i ndihmoi serbise ,perkrahu tradhtaret e farkut me I.Rugova
ja quan policine uck-se Adem jasharit.
Sala ja dorezoi serbise anetaret e UCK-se etje tej ky komuniste lesh kuq tradhtare qe edhe shurren ja ka majte ne dore Enver Hogjes..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 40 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 40 EmptyMon Mar 28, 2011 11:07 pm

po ik ore ti ca po na thua Shocked ,ik ore se po e la namin tani ,se e teprove ca si shume e??
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 40 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 40 EmptyThu Mar 31, 2011 12:17 pm

Sala dhendori serbe
Perzuni nga shqiperia Adem Jasharin fehmi lladrovcin ,kurse disa ja dorezoi serbise dhe i likuidoi ky tradhtare.
Ky lejoi udbashet farkiste qe ti ken bazat ne fashatin e lindjes qe te luftojne kunder uck-se
ky tradhtare komuniste kelysh i Enver Hogjes qe denoi dhe diferencoi student shqiptare si komuniste punoi dhe punon me miqte evete me Millosheviqin Serbine fazliqin dhe Mishkoviqin,kurse lulzim eshte krimineli me i madhe ,,shqiptare " ne shqiperi e ballkan.
Argita punoi ne veri te mitrovices te dajte e vete nje kohe te gjate dhe denoncoi uck..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 40 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 40 EmptyThu Mar 31, 2011 12:51 pm

po ik ore ti ca po na thua ,ik ore se po e la namin tani ,se e teprove ca si shume e??


N´baz, qe ti ARBRIE shKruan ti je komplet PRISHTINASE apsolut jo TIRANASE.

Por mos mendo se po na shet dushk per GOGLA.....!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 40 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 40 EmptyThu Mar 31, 2011 2:20 pm

hahahahahihihihhi...ej o xheme ,askurre nuk kam lidhje me genjeshtren apo me rrenen,keshtu i thone ne PRISHTINE Wink ,po po keshtu i thone edhe ne TIRANE Wink ,dhe mesoje tani qe une m.gj.s. jam lindur e rritur ne TIRANE, me origjine jam nga KORÇA Very Happy ,dhe jam shume krenare per origjinen time Very Happy .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 40 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 40 EmptyFri Apr 01, 2011 1:58 pm

sali berisha bene politik antishqiptare ,dhe ky shkaterron dal ngadal shqiptaret
ky vrau hajdarin ky djegu shqiperine ky ishte kunder uck.se ky djegu gerdecin ky fali detin ky fali tiranen fazliqit ky shlkaterroi forcat ajrore shqiptare ky shkaterroi ushtrine ky shkaterroi tanket ky shkaterroi municionin
dhe tashe shqiptaret vetem me terfurk duhet te mbrohem dhe me thika te gjepit haaaa ,ky psikopat qka ka ba....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 40 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 40 EmptyFri Apr 01, 2011 8:04 pm

Petritsch: Kërkesa për ndryshim të kufijve, provokim për luftë të re ndërballkanike!
Nefail Maliqi Gjenevë
Duke folur për dialogun mes palës serbe dhe asaj kosovare, si dhe deklaratat e fundit të presidentit serb Tadiq drejtuar Tiranës për rishqyrtim të kufijve, ambasadori austriak Volfang Petritsch në vazhdim për "Botën sot” është shprehur: „Propozimet apo idetë e presidentit serb jo që nuk janë serioze, por janë të rrezikshme dhe nuk i kontribuojnë paqes e stabilitetit në rajon aq më tepër kur Serbia sot pretendon të jetë nesër pjesë e familjes së madhe të BE-së. Deklaratat e Tadiqit i takojnë të së kaluarës, i takojnë shekullit 19 për çka më nuk ka kthim mbrapa dhe Serbia duhet ta pranojë deshi ose nuk deshi realitetin me shtetin e ri fiqnj, Kosovën dhe të dy vendet tash e tutje duhet të punojnë dhe të investojnë për një perspektivë të mirë duke i kontribuar dialogut teknik të filluar në Bruksel për zgjidhjen e problemeve në favor të qytetareve të Serbisë dhe të Kosovës. Unë nuk di arsyet pse ai e ka lëshuar këtë deklaratë, për çështjen e kufijve, për marketing politik para elektoratit serb ose për diç tjetër. Por sido që të jetë këto deklarata të Tadiqit drejtuar Tiranës rreth kufijve mund të kuptohen si provokim dhe ftesë për luftë të re ndërballkanike të cilat konflikte unë mendoj se kanë përfunduar pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Prandaj, deklaratat e tilla të pamatura do të thosha se nuk i kontribuojnë të ardhmes dhe perspektivës, si dhe nuk do të ishin në interes të askujt në rajon, në vend të parë të Serbisë, kur dihet struktura e minoriteve në këtë ish-republikë jugosllave
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 42
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 40 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 40 EmptyFri Apr 01, 2011 8:41 pm

Aprililililili................
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 40 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 40 EmptyFri Apr 01, 2011 9:19 pm

Aprililililili................

Tamam,keshtu eshte HAHAHAHA
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 40 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 40 EmptySat Apr 02, 2011 5:23 am

zjarri thotë:
Ju, jeni i vetemi qe po dilni zote popullit dhe kombit, qofte zoti me Ju, dhe me popullin … Ky matufe -agjent (sabri godo) dhe Ramis Alia bene kerdine ne Kosove ne 45-sen…Enveri,Memet,Ramizi, “dergojne)” me mision te posacem me te hidhur, me keqe se ne Kosove Sabr Godon, ne “Veri” Toger-Godo i priste shpata me dy-krahet! i (ropi te gjalle patriotet e VERIUT)…Sabri Godo ishte shoku me i ngushte i Mehladin Popovici dhe besniku i UDB-se, Tre agjentet Ramis Alia,Sabri Godo,Sali Berish i veshen NENA me te zeza, keta tradhetare duhen denuar me (LITAR ne FYT) jo JO nga Prokuroria Por ne POPULLI.. Po s’ka Prokurori! Ne krye te Prokurorise eshte agjentja Algeta Sllobodanka..Ne krye te shikut eshte gjaku serb Shkelzemi me dajen Fazllici, me thene troc vetem LITAR ben pune, ketu ne mezi Tirane..

Koment ne Tema

Hyni për t'u përgjigjur
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 40 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 40 EmptySat Apr 02, 2011 11:38 am

Juristi britanik, Xhefri Najs thote se ?Lufta Kosovë-Serbi nuk ka mbaruar?.Ne siperfaqe situata duket e qete, but deep inside tensions are enormous ?with Serbo-Russian military Base on Nis, and JUG Serbian base near Bujanovac, the threat is great. To make things more interesting USA is dismantling Camp Bondsteel from Kosova ? Ka vetem dy rruge:Te shtrihet legjislacioni Serb neper territorin e Kosoves, ti jepet autonomi e kufizuar, duke e kthyer de facto Kosoven ne nje Koloni Serbe ... ose.....Te largohen trupat okupuese Franceze dhe Paramilitaret Serbe nga Kosova Veriore dhe Mitrovica. Te shtrihet legjislacioni i Kosoves edhe mbi kete territor. Te kthehen ne pronat e tyre Kosovaret e shperngulur me force nga Ushtria Serbe ne Prill 1999 dhe te ndaluar per tu Kthyer ne pronat e tyre ne Mitrovice, nga bajonetat e trupave Franceze te N.A.T.O. Kete Kosova nuk mund ta beje pa krijuar probleme te medha. Duhet nje raund i dyte i N.A.T.O per te zgjidhur problemin. Franca nuk eshte pjestare
Observer

Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 40 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 40 EmptySat Apr 02, 2011 2:25 pm

Berisha përçan shoqërinë shqiptare
Publikuar më 01 prill, 2011 në orën 03:27 ( Para 1 ditë e 9 orëve ) Opinion |


Shoqëria e përçarë Prej mëngjesit të ditës së sotme e deri në mëngjesin e ditës së nesërme, qytetarët shqiptarë mund t'i dëgjojnë në mediat elektronike e mund t'i lexojnë edhe në gazeta disa zyrtarë partiakë e shtetërorë duke folur për pluralizmin politik në Shqipëri (në Kosovë dhe në Maqedoni). Mund t'i dëgjojnë e mund t'i shohin qytetarët këta zyrtarë duke folur e duke u lavdëruar se sa të merituar janë për fillimin, për ndërtimin dhe për rritën cilësore, demokratike të këtij pluralizmi në shoqërinë shqiptare!
Bukur.



Akademik - Rexhep QosjaPor, a mund të quhet shoqëria shqiptare shoqëri, vërtet, pluraliste sot?
Ata që gjërat, dukuritë, zhvillimet në një shoqëri nuk ngurrojnë t'i shohin pa vagëllim, domethënë qartë, drejt, objektivisht, siç janë ato, do të japin këtë përgjigje, të padëshiruar jo vetëm për zyrtarët partiakë e shtetërorë, që aq shumë flasin për pluralizmin në Shqipëri!
Shoqëria shqiptare sot më parë se sa pluraliste mund të quhet shoqëri e përçarë, ngjashëm disa shoqërive të Botës së Tretë dhe të ish vendeve komuniste, që politikologët bashkëkohorë i quajnë shoqëri të përçara.
Pluralizmi në shoqërinë shqiptare - për shkak të konfliktit të pandërprerë midis forcave politike të djathta e të majta - ka degjeneruar në përçarje të kësaj shoqërie.
Është kjo një përgjigje që nuk e dëgjojnë me qejf jo vetëm zyrtarët dhe bashkëmendimtarët e tyre, por as shumë të tjerë, madje, as vetë ata të cilët ato që shohin, ato që dëgjojnë, ato që lexojnë - në përgjithësi njëmendësia e sotme shqiptare, i obligojnë ta japin atë përgjigje.
Mund të thuhet kështu për më shumë arsye.
Mund të thuhet kështu për arsye se fjala përçarje është e mbushur me kuptime të padëshiruara që kanë shtrirje kohore dhe hapësinore.
Mund të thuhet kështu për arsye të bindjes së drejtë se të jesh shoqëri pluraliste është shumë e rëndësishme, shumë e dëshiruar, por të jesh shoqëri e përçarë është shumë e padëshiruar, kur e kur e rrezikshme.
Mund të thuhet kështu për arsye se shoqëria pluraliste është vetvetiu shoqëri demokratike, sado kur më pak e kur më shumë demokratike, ndërsa shoqëria e përçarë, pavarësisht sa e trumbetojnë zyrtarët e ndryshëm demokracinë, nuk mund të jetë shoqëri demokratike.
Mund të thuhet kështu për arsye se shoqërinë pluraliste pashmangshëm e karakterizon kultura politike, ndërsa shoqëria e përçarë,në pjesën më të madhe të kohës, është e privuar prej kulturës politike.
Mund të thuhet kështu për arsye se në shoqërinë pluraliste, domethënë në shoqërinë demokratike, mosmarrëveshjet midis forcave politike pashmangshëm do të zgjidhen me kompromis, ndërsa forcat politike në shoqërinë e përçarë nuk e njohin, nuk e pranojnë kompromisin ose e pranojnë vetëm kur janë të detyruara prej faktorëve ndërkombëtarë të cilëve, për t'u mbajtur në pushtet, u thonë siç i tha kryeministri i Shqipërisë të dërguarit të Bashkimit Evropian pas protestave të 21 janarit, Miroslav Lajçak: vetëm më thuaj çka të bëj dhe unë do ta bëj!
Mund të thuhet kështu për arsye se gjithë politikën e forcave politike në shoqërinë pluraliste, domethënë në shoqërinë demokratike, e përcakton e mira e përgjithshme, shoqërore dhe kombëtare, ndërsa politikën e forcave politike në shoqërinë e përçarë, e përcakton interesi material, ideologjik, fetar a krahinor partiak, grupor, klanor, oligarkik i këtyre forcave politike veç e veç!
Mund të thuhet kështu për arsye se në shoqërinë pluraliste, domethënë demokratike, përzgjedhjen e kuadrove politike, të funksionarëve, të deputetëve, e përcaktojnë aftësitë dhe meritat e tyre, kurse në shoqërinë e përçarë, jodemokratike, e përcaktojnë nepotizmi, leverditë vetjake të përzgjedhësve, miqësitë e ndryshme, përkatësitë partiake, fetare, krahinore! E të tjera.
Prej rënies së diktaturës komuniste dhe fillimit të pluralizmit partiak dhe politik, në Shqipëri, faktorët ndërkombëtarë në vazhdimësi i ftojnë forcat politike shqiptare që ta shikojnë dhe ka trajtojnë me sadopak mirëkuptim njëra-tjetrën, që t'i zgjidhin mospajtimet për çështje politike, institucionale, ekonomike, kulturore me kompromis, si në gjithë botën demokratike, që të kenë gjithnjë parasysh të mirën e përgjithshme shoqërore dhe kombëtare, si në gjithë botën, vërtet, demokratike. Por, kot! Thirrjet e tyre kanë mbetur thirrje pa jehonë në jetën politike shqiptare, kurse shoqëria shqiptare ka mbetur shoqëri e përçarë tani e njëzet vjet: shoqëri e përçarë me pasoja të mëdha në jetën e qytetarëve të Shqipërisë.

Pasojat e përçarjes së shoqërisë
Përpos të këqijave të lartshënuara, që karakterizojnë shoqërinë e përçarë kudo dhe kurdoqoftë ajo, në shoqërinë e përçarë, domethënë jodemokratike, shqiptare, janë paraqitur edhe një varg të këqijash ndonjëherë, madje, tragjedish, të tjera, që e karakterizojnë në radhë të parë këtë shoqëri: shoqërinë e përçarë shqiptare.

Cilat janë ato?
Dëshmi tragjike , sado jo e para, që tregon se shoqëria shqiptare është shoqëri e përçarë e kjo do të thotë shoqëri jodemokratike, është konflikti i ndodhur në vitin 1997, të cilin disa studiues shqiptarë dhe disa të huaj e quajnë luftë qytetare. Nuk ka dyshim se shkaktari kryesor i kësaj tragjedie në jetën e popullit shqiptar, që do të sjellë numër të madh të vrarësh, numër të madh të plagosurish, jo pak të zhvendosur në botën e huaj dhe shumë shkatërrime materiale dhe kulturore, ishte kryetari i atëhershëm i Shqipërisë dhe kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha. Politika e tij skajshmërisht e potershme e mospajtimit kombëtar, në të vërtetë politika e tij e përçarjes së shoqërisë shqiptare, e motivuar prej përpjekjeve për t'u pastruar sa më rrënjësisht nga ideologjia dhe politika staliniste së cilës i kishte shërbyer si sekretar i organizatës themelore të Partisë së Punës së Shqipërisë në institucionin më të madh e më të rëndësishëm të arsimit kombëtar - në Universitetin shtetëror të Tiranës, në njerën anë dhe për t'i përvetësuar me atë propagandë vetëpastruese të gjithë ata që e kishin vuajtur diktaturën komuniste, në anën tjetër,duke fyer njerëz të fajshëm si ai vetë dhe të pafajshëm, duke kërcënuar njerëz të fajshëm si ai vetë dhe të pafajshëm, duke burgosur njerëz të fajshëm dhe të pafajshëm dhe duke u kërcënuar për burgosje të reja e më të reja, një politikë e tillë përçarëse, pra, do të sjellë valë të madhe mosdurimi dhe neverie ndaj tij dhe politikës së tij, që do të bëhet baza politike, psikologjike dhe morale e revolucionit paqësor demokratik, në të cilin do të ngrihet populli dhe të cilit ai do t'i përgjigjet me dhunë: kryesisht me dhunën e forcave të rendit, por edhe me kërcënim të pashprehur publikisht për përdorimin e "forcave veriore" të mobilizuara e vullnetare! Pasojat politike, materiale dhe shpirtërore të kësaj tragjedie nuk mund të quhen të harruara plotësisht as sot në jetën kombëtare.
Dëshmi tjetër karakterizuese dhe shqetësuese që tregon se shoqëria shqiptarer është shoqëri e përçarë është grushteti i 14 shtatorit të vitit 1998, kryekomandant i të cilit, sado jo në cilësinë e kryetarit të shtetit, si në vitin 1997, do të jetë prapë kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha. Ky grushtshtet, i paramenduar dhe i sendërtuar nga një mendje së cilës iu kishte ndalë koha, prandaj po i kthehej dhunës puçiste afrikane, ndoshta do të merrte fund me suksesin e puçistëve sikur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të mos kishin kërkuar vendosmërisht që ata, puçistët, të lironin institucionet shtetërore që kishin pushtuar dhe të riktheheshin në to funksionarët dhe titullarët e përparshëm të ikur!
Dëshmi tjetër karakterizuese dhe shqetësuese që tregon se shoqëria shqiptare është shoqëri e përçarë janë ndryshimet e shpeshta të kodit zgjedhor rreth të cilit nuk mund të merren vesh forcat e ndryshme politike, sepse të gjitha, sidomos dy kryesoret - PD-ja dhe PS-ja, kërkojnë kod siç u përgjigjet vetëm atyre, mandej, cenimet e rënda të përgatitjes së zgjedhjeve, të procesit të votimeve dhe të mbasvotimeve,për ç'shkak zgjedhjet në Shqipëri asnjëherë, gjatë njëzet vjetve, nuk janë vlerësuar si zgjedhje, vërtet, të lira, si zgjedhje, vërtet, të ndershme, si zgjedhje, vërtet, demokratike. Shembulli më tregues për shpërdorimin partiak të zgjedhjeve, sigurisht se nuk janë vetëm zgjedhjet e mospranuara nga opozita të 28 qershorit 2009, por ato janë bërë shkak i krizës së thellë e të përgjithshme në të cilën është zhytur Shqipëria sepse janë bërë në një kohë kur ato shpërdorime nuk durohen më siç janë durua në heshtje para, ta themi, tetë, dymbëdhjetë, gjashtëmbëdhjetë, njëzet, pesëdhjetë a shtatëdhjetë vjetësh. Dëshmi tjetër po ashtu karakterizuese dhe shumë shqetësuese që tregon se shoqëria shqiptare është dhe vazhdon të jetë shoqëri fort e përçarë është gjuha fyese, aq shpesh e privuar prej kulturës elementare politike, e klasës politike, në mënyrë të veçantë gjuha e egër,fyese, poshtëruese, kërcënuese, vrastare, skajshmërisht primitive e kryeministrit të Shqipërisë, kur e kur edhe e kryetares së Kuvendit, me të cilën gjuhë përdhosen vlerat dhe komprometohet rëndë etika e njohur dhe e çmuar e popullit shqiptar, me të cilën thellohet posaçërisht shumë përçarja e shoqërisë shqiptare.
Dëshmi tjetër po ashtu karakterizuese dhe shqetësuese që tregon se shoqëria shqiptare vazhdon të jetë shoqëri e përçarë, janë protestat e 21 janarit, në të vërtetë vrasja e katër protestuese prej gardistëve që po ruanin ndërtesën e kryeministrisë me kryeministrin brenda, plagosjet e dhjetra protestuesve dhe policëve dhe, mandej, përmbledhja e vëllimshme e gënjeshtrave të kryeministrit për vrasjet e ndërsjella të protestuesve, për armët e protestuesve, për organizimin e protestës, për cilësinë prej banditësh e kriminelësh të shumë protestuesve, për rolin e Prokurores së përgjithshme, të Shefit të SHISHT-it dhe, madje, të kryetarit të shtetit në puçin e 21 janarit me të cilat gënjeshtra të shqiptuara histershëm ai, kryeministri, do ta shtojë kontributin e tij madhor në thellimin dhe zgjerimin e përçarjes së shoqërisë shqiptare!
Dëshmi tjetër po ashtu karakterizuese dhe shqetësuese që tregon se shoqëria shqiptare është shoqëri e përçarë është prapangelja e Shqipërisë në procesin integrues në Bashkimin Evropian. Shqipëria, me Bosnjen, është vendi i fundit në Ballkan (po të mos merret parasysh Kosova, që është shtet vetëm trevjeçar) të cilit i liberalizohen vizat. Por, mund të supozohet se Shqipëria do të jetë vendi i fundit ballkanik, i cili do të pranohet në Bashkimin Evropian dhe do të jetë vendi i fundit i pranuar në këtë Bashkim në radhë të parë për shkak të pasojave të shumta që prodhon klasa e përçarë politike shqiptare kundër vetes në të vërtetë kundër shoqërisë së përçarë shqiptare. Për shkak të këtyre pasojave Shqipërisë edhe iu refuzua sivjet njohja e kandidates për integrim në Bashkimin Evropian. Dhe, ky refuzim do të përsëritet në qoftë se shoqëria e përçarë shqiptare nuk tregon më shumë dëshmi politike, institucionale dhe , në përgjithësi, shoqërore për t'u bërë shoqëri pluraliste e kjo do të shotë shoqëri, vërtet, demokratike.
Se shoqëria shqiptare është shoqëri e përçarë, kurse shteti shqiptar, që më 2012 mbush një shekull, shtet i përçarë i një shoqërie të përçarë, dëshmojnë më tej: shkeljet e shpeshta të Kushtetutës së shtetit nga ana e qeverisë e, në mënyrë të veçantë, nga ana e kryeministrit dhe kryetares së Kuvendit; mosnjohja, në të vërtetë cenimi po aq i shpeshtë i pavarësisë së institucioneve të pavarura, siç janë Presidenca, Prokuroria e përgjithshme, në përgjithësi gjyqësori, nga ana e qeverisë, në mënyrë të veçantë nga ana e kryeministrit; papërgjegjshmëria, që në Bashkimin Evropian e quajnë pandëshkueshmëria, e zyrtarëve përkatës për tragjedinë e Gërdecit dhe për vrasjet e protestuesve me 21 janar, por edhe rehabilitimi i tyre i shpejtë, duke i zgjedhur në poste ministrore apo duke i propozuar për poste të tjera të larta; mbulimi politik me gjithfarë arsyetimesh të gënjeshtërta i aferave korruptive në të cilat janë përfshirë zyrtarë të lartë, familjarë dhe miq të tyre; vendimi për rrënimin e monumentit artistik, kulturor historik Piramida, që është njëkohësisht Qendër Ndërkombëtare e Kulturës, pavarësisht mospajtimit me këtë rrënim të ekspertëve dhe pjesës më të madhe të popullit shqiptar. E të tjera. E të tjera.
Po nuk janë këto të gjitha dëshmitë që tregojnë se shoqëria shqiptare në vend se shoqëri pluraliste në të vërtetë është një shoqëri e përçarë , domethënë shoqëri jodemokratike. Janë disa dëshmi të tjera, që tregojnë se çfarë veçantishë krejt e veçojnë shoqërinë e përçarë shqiptare prej shoqërive të tjera të përçara të Botës së tretë dhe prej vendeve të tjera ish komuniste.
Dëshmi e veçantë që tregon se shoqëria shqiptare vazhdon të jetë shoqëri e përçarë janë mospajtimet e shprehura tani e njëzet vjet ndaj gjuhës standarde, në të vërtetë mospranimi i gjuhës standarde prej një numri studiuesish e zyrtarësh politikë, që qëndrimin e tyre ndaj gjuhës së njësuar letrare kombëtare kanë qejf ta quajnë jopolitik! Nuk ka dyshim se frymëzime për këtë mospranim të gjuhës standarde atyre u vijnë prej disa institucioneve politike, shkencore e kulturore. Nuk e di edhe sa do të vazhdojë kjo përçarje e shoqërisë shqiptare për shkak të mospranimit të gjuhës standarde prej një numri studiuesish, zyrtarësh politikë dhe qytetarësh të tjerë, por e di: e para, se një shoqëri nuk mund të jetë e bashkuar në qoftë se është e përçarë rreth gjuhës së njësuar letrare kombëtare dhe, e dyta se të gjithë ata që nuk e pranojnë këtë gjuhë sot do ta humbin betejën, ashtu siç i kanë humbur gjithmonë betejat ata që të mirën e tërësishme kanë dashur ta zëvendësojnë me të mirë të pjesëshme,ata që të mirën kombëtare kanë dashur ta zëvendësojnë me të mirë krahinore,ata që të mirën për të gjithë kanë dashur ta zëvendësojnë me të mirë vetëm për disa. Betejën do ta humbin, por dëmi do të mbetet: shoqëria shqiptare, edhe për shkak të veprimtarisë së tyre, do të vonohet që nga shoqëria e përçarë të ngrihet në shoqëri pluraliste, e kjo domethënë në shoqëri, vërtet, të qytetëruar dhe demokratike.

Pa sistem vlerash
Dëshmi tjetër që tregon se shoqëria shqiptare vazhdon të jetë shoqëri e përçarë janë mospajtimet e ndryshme rreth vlerave dhe ngjarjeve të ndryshme historike dhe të përditësuara. Në të vërtetë shoqëria e sotme shqiptare, për shkak se është shoqëri e përçarë, nuk ka sistem të qëndruar e të përbashkët kombëtar të vlerave.
Vetëm në një shoqëri të përçarë, të pa sistem të qëndruar e të përbashkët vlerash historike, kulturore, shpirtërore, morale, politike, siç është shoqëria e përçarë shqiptare sot, mund të kihen dy data për ditën e çlirimit të vendit prej pushtuesit!
Vetëm në një shoqëri të përçarë, të pa sistem të qëndruar e të përbashkët të vlerave historike, kulturore, shpirtërore, morale, politike, siç është shoqëria shqiptare sot, disa forca politike mund t'u bëjnë nderime të përmortshme luftëtarëve kundër pushtimit fashist dhe nazist, kurse disa forca të tjera politike mund t'u bëjnë nderime të përmortshme bashkëpunëtorëve të devotshëm të pushtuesve fashistë e, pastaj, edhe nazistë!
Vetëm në një shoqëri të përçarë, të pa sistem të qëndruar, gjithëkombëtar vlerash historike, kulturore, shpirtërore, morale, politike, siç është shoqëria shqiptare sot, shërbëtori i pushtuesit mund të shpallet figurë e madhe historike kombëtare, të bëhen studime të mëdha për të dhe të stoliset me medalje, dekorata e tituj lartësues kombëtarë!
Vetëm në një shoqëri të përçarë, të pa sistem të qëndruar e të përbashkët vlerash historike , kulturore, shpirtërore, morale, politike, siç është shoqëria shqiptare sot mund të dënohet përditë diktatori, kurse të rehabilitohen e të glorifikohen përkrahës të tij, shërbëtorë të tij ideologjikë e politikë, apologjetë të tij; mund të dënohet përditë gruaja e tij, kurse të rehabilitohet e të glorifikohet nënkryetari i saj; mund të dënohet përditë kryetari i Kuvendit popullor komunist, kurse të rehabilitohen e të glorifikohen deputetë të Kuvendit të tij!
Ku në Evropë ndodhin këso marifetesh?
Ku në Ballkan ndodhin këso marifetesh?
Ku, në cilin vend tjetër në kontinentin evropian, me një paparimësi të tillë, me një dyfytyrësi të tillë, me një papërgjegjshmëri të tillë ndaj të drejtës, ndaj të vërtetës, ndaj historisë, ndaj etikës, ndaj përbashkësisë kombëtare, forcat politike dhe institucionet shtetërore përbaltin ashtu fytyrën e shoqërisë? Dhe, përçajnë shoqërinë?
Askund?
Askund përpos në shoqërinë tonë të përçarë!
Deri kur?
Qytetarët shqiptarë kanë arsye që, për shkak të këtyre të vërtetave të hidhura, të paraqitura më sipër, të jenë shumë të brengosur.
Por, të gjitha këto të vërteta të hidhura e obligojnë, në radhë të parë, inteligjencinë shqiptare, mjerisht ende të përgjumur, kurse një pjesë të saj të vënë në shërbim të autoritarizmit të sotëm, për një shqyrtim të gjithanshëm, të madh, të kësaj gjendjeje të shoqërisë shqiptare!
Të gjitha këto të vërteta të hidhura e obligojnë këtë inteligjenci për një shqyrtim të gjithanshëm, qëllimqartë, të madh, kritik, mospajtues, dënues të rolit katastrofal zvetënues të klasës politike, në mënyrë të veçantë të ish sekretarit të organizatës bazë të Partisë së Punës së Shqipërisë në Universitetin Shtetëror të Shqipërisë në Tiranë , Sali Berisha, të kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, të ish kryetarit të Shqipërisë, Sali Berisha, të kryeministrit të sotëm të Shqipërisë, Sali Berisha, dhe të pretorianëve të tij në përçarjen e shoqërisë shqiptare.
Të gjitha këto të vërteta të hidhura e obligojnë inteligjencinë shqiptare që të bëjë krejt çka varet prej mendjes së saj të përbashkët, prej nderit të saj intelektual dhe prej vetëdijes së saj kombëtare politike dhe historike për shëndoshjen e kësaj shoqërie e kjo do të thotë për pluralizmin e saj, demokratizimin e saj.
Kjo inteligjenci nuk do të duhej të harronte asnjë çast se shoqëria pluraliste, domethënë demokratike, në sajë të pluralizmit gjen dhe miraton zgjidhjet më të mira, më frytdhënëse për problemet e veta, për çështjet e veta, për zhvillimin e vet të përgjithshëm. Përkundër saj, shoqëria e përçarë, domethënë jodemokratike, siç është shoqëria shqiptare sot, për shkak të përçarjes, nuk mund të gjejë dhe të miratojë zgjidhjet më të mira dhe, kështu, bëhet pengesë e vetvetes.
E unë, si pjesëmarrës në këtë shqyrtim të madh, që tani, me përgjegjësi politike, materiale, intelektuale dhe morale, të përtashme dhe historike, shpreh bindjen që do ta shprehja edhe në atë shqyrtim: shoqëria shqiptare do të fillojë të shërohet prej përçarjes së sotme, prej zvetënimit të sotëm dhe do të bëhet shoqëri pluraliste, domethënë demokratike, atë ditë kur Partia Demokratike e Shqipërisë të lirohet prej kryetarisë së Sali Berishës,dhe kur në Qeverinë dhe në Kuvendin e Shqipërisë të mos dëgjohet më Sali Berisha.
Atë ditë të pritshme, gjithnjë e më të afërtë, atë ditë edhe kryetarja e sotme e Kuvendit të Shqipërisë, prej së cilës atë ditë, po ashtu, do të lirohej ky Kuvend, do të fillonte të sillej si grua dhe partiake "normale", atë ditë edhe pretorianet e tjera dhe pretorianët e tjerë të Sali Berishës do të fillonin të sillen si qytetarë normalë dhe si anëtarë normalë, domethënë si shumica e anëtarëve të tjerë, të Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Dhe, atë ditë të bekuar Shqipëria jonë do të mund të fillojë të funksionojë si shtet i qytetëruar dhe demokratik, kurse shoqëria shqiptare si shoqëri pluraliste, e qytetëruar dhe demokratike.
Asaj dite i kushtohet puna ime mendore që prej shumë vitesh, prandaj edhe këto shkrime për Gazetën shqiptare.

Akad. Rexhep Qosja

Prishtinë, 14.3.2011


Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 40 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 40 EmptySat Apr 02, 2011 2:39 pm

Librat shkollorë MASH heq kriterin e frymës kombëtare




Ministria e Arsimit heq kriterin e frymës kombëtare për librat me të cilët mësojnë nxënësit e sistemit arsimor parauniversitar.

Janë autorët e teksteve shkollore që denoncojnë faktin se, që librat të marrin "Ok"-in nga ky dikaster, duhet të edukojnë te nxënësit ndjeshmërinë për barazinë ndaj gjinive, racave, feve, kombësive apo pakicave, por është hequr kriteri i përshkrimit të tyre nga fryma kombëtare, kriter që më parë ka qenë shtylla kryesore mbi të cilat ndërtoheshin librat. Lajmi është denoncuar sot në Gazeta Shqiptare.

Autorët e tekstit thonë se përderisa vendoset si kriter i detyrueshëm dizanji apo ilustrimet, atëherë duhet të jetë e shkruar e zeza në të bardhë se librat shkollorë duhet të përshkohen nga fryma kombëtare.
Nga ana e Ministrisë së Arsimit nuk është dhënë një përgjigje zyrtare,pasi titullari i këtij dikasteri, Myqerem Tafaj nuk ndodhej në Shqipëri dhe për gjëra të tilla duhet patjetër mendimi i drejtuesit. "Por jozyrtarisht ata na kanë sqaruar se fryma kombëtare nuk është e nevojshme të shkruhet si një kriter, e zeza në të bardhë, pasi ajo kuptohet vetvetiu që tekstet tona duhet të edukojnë kombëtarizmin. Ata thonë se këtë gjë e bën më së miri Gjuha Shqipe, Leximi apo Letërsia, Gjeografia, Historia apo lëndë të tjera të karakterit shoqëror"- shkruan sotGSH.
Për autorët e teksteve kjo nuk është një gjë që duhet të lihet në dëshirën e gjithsecilit apo të nënkuptohet, por përshkrimi i teksteve shkollore nga fryma kombëtare duhet të jetë një kriter i detyrueshëm për të gjithë ata që marrin përsipër të hartojnë libra për nxënësit e shkollave.

Sot është afati i fundit kur të gjitha shtëpitë botuese duhet të dorëzojnë tekstet shkollore për vitin akademik 2011-2012. Pasi t'i dorëzojnë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës ajo do të nisë diskutimin mbi ta mbi bazën e këtyre 11 kritereve dhe fituesit do të shpallen diku nga muaji maj. Menjëherë pas kësaj do të nisë shtypja dhe shpërndarja e tyre nëpër shkolla.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 40 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 40 EmptySat Apr 02, 2011 4:33 pm

Ja direktiva e rradhes nga Athina ose Beogradi.
Keshtu ndal nga ndal do te jemi kombi i i par "Global" ne bote, si qe ishem populli i pare ateist, dhe shteti i pare pa arme biologjike dhe kimike.
Ne jemi eksperimenti i botes (mijet e bardh), pasi qe lejojm ate gje me tradhtaret qe vendosim ne qeveri!
Lejojm cdokushi te na hy ne shtet, te bej cka te deshiroj, te thote cka te deshiroj. Ku eshte dinjiteti yne,krenarija Shqiptare, jo me shume por jo edhe me pak se tek popujt e tjere!


cfare po ndodh mor?jugun po e kthejne grek,lindjen serbe e maqedonse,veriun malazes,edhe pak shqiperi qe do ngelet duan ta tredhin nga ndjenja kombetare.si mund te heqesh nga historia ndjenjen kombetare kur maqedonsi ben enciklopedi me mashtrime,ky shtet pa emer dhe histori pjell histori,ndersa keta te ndyre pushtetare heqin tonen dhe do ta tregojne sikur po flasin per ndonje vend tjeter.
ne amerike cdo gje ne shkolle mesohet me ndjenjen atdhetare dhe me dashuri per vendin,pyesni haxhineston qe kti emri kush dreq nuk i bie fije qka esht ky njeri,qe dergohet, ne prishtin per te na treguar se ma mir e kemi keshtu te coptuar ne 6-pjes se te bashkuar ne nji, far bastardi i derguar po nga bastardi NJISHI-SALA.....




Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 40 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 40 EmptyMon Apr 04, 2011 2:12 pm

Momentet e fundit të Remzi Hoxhës
Shpërndaje13 Postuar: 9:32 / 4.04.2011 Komente: 5

Njëri prej dëshmitarëve kryesorë të zhdukjes së biznesmenit shqiptar nga Shkupi, Remzi Hoxha ka rrëfyer momentet e fundit kur ka parë gjallë shokun e tij.
Në një intervistë ekskluzive për Top Channel, të publikuar të hënën nga e përditshmja Mapo, Loshaj rrëfen aktivtetin e tij në Shqipëri që prej vitit 1992 si pjesë e një grupi që kishte qëllim bashkimin e trojeve etnike shqiptare, ku bënin pjesë edhe Sali Çeku dhe Azem Hajdari.

Loshaj ka rrëfyer torturat e bëra nga Shërbimit Informativ Kombëtar i asaj kohe dhe ka identifikuar Ilir Kumbaron si personin që drejtonte gjithçka. Pasi arriti t’u largohej organeve të SHIK-ut në Sarandë, Avdyl Loshaj rrëfen se është rrëmbyer në Tiranë në Qytetin Studenti dhe është dërguar në njërin prej rajoneve të policisë së kryeqytetit ku është torturuar në mënyrë çnjerëzore.

Më pas i mbështjellë me çarçaf Loshaj është dërguar në Lezhë në vend-stacionin e SHIK-ut. “Kam qëndruar në dy dhoma. Në njërën dhomë, po atë ditë kur erdhi Ilir Kumbaro fjalët e tij kanë qenë: "More qen deshe të na shkatërrosh me Maqedoninë. Ti ke bërë atentatin ndaj Gligorovit. Ne jemi shumë të sigurt. Kolegët e tu kanë dashur t’i bëjnë atentat Zef Brozit dhe Kiro Gligorov në Maqedoni. Mua më kanë akuzuar për Kiro Gligorovin dhe shkatërrimin e marrëdhënieve diplomatike me Maqedoninë,” ka rrëfyer Loshaj.

Pasi është rrahur në mënyrë skandaloze, Avdyl Loshaj tregon se SHIK-u po atë ditë ka bërë gabimin fatal dhe ka ngatërruar dhomën ku duhej ta fusnin. “…Ka qenë një gabim fatal i SHIK-ut. Gabimi i tyre ishte ndryshimi i dhomave. Konfrontimi i Remzi Hoxhës i deformuar. Ndoshta edhe ai më ka parë mua total të masakruar, të deformuar,” tha Loshaj, i cili shtoi se ajo ka qenë hera e fundit që ka parë Remzi Hoxhën.

“Ka qenë i çarë nga buzët. Në anën e kokës ka qenë i gjakosur, i goditur. Fytyra ka qenë shumë e zezë,” tha Loshaj. Ndonëse shprehet se e ka të vështirë të pranojë se Remzi Hoxha ka vdekur, Loshaj pohon se nëse do të ishte gjallë do të kishte
kontaktuar me familjen, apo me dikë nga grupi i miqve.

Ai është liruar më vonë dhe është shoqëruar deri në Qafë-Thanë nga vetë Ilir Kumbaro dhe dy veta të tjerë. Loshaj pohon se është transportuar në një makinë me targa të Maqedonisë nga dy shqiptarë maqedonas. “Fjala e e fundit e Ilir Kumbaros ka qenë: "‘Tani e tutje ke të bësh me shtetin maqedon". Jam futur në veturë dhe s’jemi ndalur as në pikën doganore qoftë shqiptare apo maqedone,” tha Loshaj.

Pasi ka mbërritur në Maqedoni, Loshaj ka bërë përpjekje dhe ka kaluar në Kosovë. Prej aty, ai është nisur drejt Hollandës ku ka mbërritur në vitini 1998 dhe ka kërkuar azil politik. Në lidhje me kërkesën për azil politike, Loshaj nuk pranon të japë detaje.
“Ka shumë arsye të cilat nuk i them dot. Kryesorja, arsyeja e sigurisë që ka të bëjë drejpërsëdrejti me shtetin shqiptar,” tha ai.

Lidhur me përpjekjet e prokurorit Xhevat Hana që ndjek çështjen e zhdukjes së Remzi Hoxhës për ta kontaktuar dhe për të marrë dëshminë e tij në sallën e gjyqit, Loshaj shprehet se “I ndjeri Azem Hajdari po të ishte gjallë, do të vija”. Në përfundim, Loshaj pohon se i frikësohet një eleminimi fizik të mundshëm dhe se nga drejtësia nuk kërkon mëshirë, por drejtësi./Telegrafi/


SALIH QEKI ESHT VRA DHE AZEM HAJDARI DHE REMZI HOXHA ESHT ZHDUK , NGA STRUKTURAT E SHTETIT TE SODEM E NE PRESIM BASHKIM KOMBETAR nga keta bastard.....!???




Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 40 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 40 EmptyMon Apr 04, 2011 6:19 pm

50 nga prapaskenat, mashtrimet, aferat dhe krimet me emrin “SALI”
Nga Kledian Lula

kledianlula@yahoo.com

Veprimtaria e Sali Berishës është një dosje e zezë voluminoze, mbushur me fakte prapaskenash, mashtrimesh, aferash e krimesh, të cilët e kanë sjellë dhe e kanë mbajtur atë në politikë, në pushtet, në opozitë e përsëri në pushtet. Edhe pse ka bërë gjithçka që e etiketon si “qytetar i djegur”, si “kryebandit” dhe “anti-shqiptar”, Sali Berishës nuk i bëjnë përshtypje këto turpe, përkundrazi po vazhdon të shtojë hajdutëritë dhe krimet ndaj këtij populli e këtij vendi, tashmë duke përdorur bandën që ka instaluar në pushtet. Por sado indiferent të paraqitet, janë disa episode të hidhura, prej të cilave Saliu bëhet me “hije” kur ia kujtojnë. Dhe është ky SALI, I cili këto ditë ka dalë përsëri me bandën e tij të re të vjetër, duke kërkuar vota nga shqiptarët! Farmak-fjalimet e tij gjëmojnë me ulërima e me mashtrime, sikur SALIU të jetë humanisti e jo krimineli i shqiptarëve, sikur të jetë etaloni i ndershmërisë e jo vula e hajdutërisë, sikur të jetë integruesi dhe jo shkatërruesi i këtij vendi e populli!





10 nga “njollat” e figurës morale “SALI”



1. Spiunimi kundër Hysen Sheshorit, të dënuarit të diktaturës, që Sali Berisha e denoncoi në gjyq në vitin 1975, duke paraqitur një “trakt” të shkruar prej Hysen Sheshorit. Sali Berisha ka ulëritur në atë gjyq: “Ky është armik, kërkoj të dënohet me vdekje, me varje në litar”.



2. Puçi ndaj (ar)mikut Azem Hajdari, si kryetar i Grupit Nismëtar të Themelimit të PD, pak ditë pasi SALI INTRIGA u fut në lëvizjen studentore me nofkën “misionari”.



3. Puçi ndaj Aleksandër Meksit, duke e spostuar me intriga e prapaskena nga kryesimi i PD, duke organizuar dhe realizuar uzurpimin e kreut të kësaj partie, të cilën e sundon me intriga e prapaskena edhe pas 20 vitesh.



4. Lëvizja vëzhguese me veturën e ish-Sigurimit të Shtetit në 20 shkurt në Sheshin “Skënderbej”, ditën kur shqiptarët po rrëzonin bustin e diktatorit, njohur për shqiptarët nga video “Berisha”.



5. Skandali me dekoratën e akorduar për supermashtruesin Nikola Arsidi, pas të cilës qëndronin 1.6 milionë dollarë të vjedhur prej dyshes SALI-ARSID.



6. Prapaskena puçiste ndaj Eduart Selamit, duke e spostuar nga kryetar i PD dhe nga Shqipëria, me presione e makinacione tipike “SALI INTRIGA”.



7. Prapaskenat ndaj Azem Hajdarit, duke tentuar ta largonte nga PD me heqje imuniteti, me shpifje si “spiun e hajdut” në gazetën “RD, me presione SHIK-u, me kurthe në atentate dhe enigma “SALI” e nxjerrjes së tij nga mbledhja e kryesisë së PD, natën kur e vranë.



8. Takimi me krye-terroristin e kryetrafikantin Arkan, kreun e krimeve dhe genocidit të regjimit të Milosheviçit kundër shqiptarëve të Kosovës, ku u planifikua trafiku mafioz i armëve e naftës.



9. Fshehja e etnisë serbe të bashkëshortes së tij Svoboda Ramoviç, ndryshuar (përkthyer nga serbishtja) në gjendjen civile shqiptare, me emrin Liri Berisha.



10. Publikimi i 230 fotografive, që Sali Berisha (blloku) dhe familja e tij kanë bërë me familjen e Enver Hoxhës dhe me krerët e lartë të ish-diktaturës komuniste, të cilës i ka shërbyer me devocion dhe krime nga kolegëve, si ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.




10 nga mashtrimet e demagogut “SALI”



1. Mashtroi pronarët për kthimin e pronave, duke nxjerr ligje të qëllimshme për mos kthimin e pronave dhe grabitjen e tyre prej “pronarëve të rinj” të shpikur prej pushtetit “SALI”, të cilët ishin pjesëtarët e klaneve të Saliut.



2. “Bashkë-vuajtësi SALI”, mashtroi ish-të përndjekurit politikë për integrimin e tyre me strehim, punësim, shkollim e dëmshpërblimin financiar të viteve të burgut, por nxori ligje, me të cilat ka 20 vjet që i mashtron e i tall.



3. Mashtroi shqiptarët për ndarjen e barabartë të pasurive kombëtare, por i grabiti ato me klanet e tij të ardhura në pushtet, duke i shitur për “5 kacidhe” dhe duke i shkatërruar ekonominë dhe ndërmarrjet ekonomike.



4. Mashtroi shqiptarët, se do të kryente privatizimin e ekonomisë kombëtare, duke pasur pronar të vetëm punëtorët, por hodhi në rrugë dhunshëm si skllevër afro 1.2 milion punëtorë e specialistë.



5. Mashtroi 65% të popullsisë në fshat, se do t’i pajiste me shërbim shëndetësor, me arsim modern, me rrugë, me ujë, ndriçim e transport publik, por i zhduku dhe ato shërbime jetësore që kishin, duke detyruar banorët të braktisin dhe boshatisin afro 800 fshatra e të zbresin pa asnjë shpresë nëpër qytete.



6. Mashtroi shqiptarët e mbetur të pastrehë pas vitit 1990, se brenda vitit 1993 do t’i strehonte, por strehoi vetëm “byronë politike të PD” dhe militantët e tij gjeografikë, ndërsa 75 mijë familje e atij viti vazhdojnë të dëgjojnë mashtruesin “SALI” prej 20 vjetësh.



7. Mashtroi fëmijët shqiptarë (ishin nga 1-3 vjeç) për kënde lojërash në çdo qytet e lagje banimi, por shkatërroi me kioska dhe ato që ishin, ndërkohë që sot (ata janë 20-23 vjeçar) mashtruesi “SALI” po u premton përsëri kënde lojërash nëpërmjet mashtruesit LULI.



8. Mashtroi shqiptarët me premtimin për punësim, duke u thënë se në çdo qytet do ngrihen fabrika e uzina, por i ka kthyer 27 qytete në geto mjerimi me pasoja të rënda social-ekonomike.



9. Premtoi arsim europian për të gjithë, por për shkak të varfërisë dhe mbylljes së shkollave në zonat rurale, ka lënë afro 20 mijë fëmijë analfabetë dhe 45% të shkollave në “hangar kuajsh e stalla bagëtish”.



10. Mashtroi shqiptarët për futjen në BE, por ka 20 vite që është bllokuar ky proces për pushtetit “SALI”, që drejtohet nga SALIU, i cili vazhdon demagogjinë e tij me pazare të pista, duke e lënë Shqipërinë larg dhe jashtë BE.




10 nga krimet e klanit “SALI”



1. Rrëmbimi e masakrimi deri në paralizë fizike dhe hedhja në një gropë në kodrat e Liqenit Artificial të Tiranës e dy gazetarëve, Zamir Dule i “Koha Jonë” dhe Bardhok Lala i “Dita Informacion”.



2. Rrëmbimi, torturimi dhe zhdukja fizike e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha nëpërmjet bandës së tij “SHIK”-u, duke mbrojtur dhe graduar ekzekutorët me poste të larta në Pushtet-Bandën “SALI”.



3. Djegia e Shqipërisë në vitin 1997, për shkak të piramidave të tij financiare hajdute zyrtare, duke shkrumbuar pronat publike, institucionet e shtetit, pronat private, me bilanc edhe vrasjen e afro 3000 shqiptarëve.



4. Vrasje-mbytja në Otranto e 118 shqiptarëve (84 të mbetur në fund të detit) në 28 mars 1997, të cilët ikën për të shpëtuar prej luftës civile që shkaktoi pushtet-krimi “SALI”.



5. Vrasja e 16 minatorëve në minierën e Bulqizës, për shkak të koncensioneve të pista në treg-trafikun e mineralit të kromit, duke shfrytëzuar si skllevër afro 700 minatorë me familje të uritura për bukë.



6. Vrasja e dy ushtarakëve, plagosja e 20 banorëve dhe shkatërrimi i fshatit Dhemblan në Tepelenë, nga afera qeveritare e demontimit të municioneve



7. Shkatërrimi i institucioneve në 14 Shtator 1998, pas sulmit të opozitës “SALI” për të marrë pushtetin me dhunë, duke kthyer edhe PD për 1 muaj në repart tankesh e topash luftarakë.



8. Vrasja e 26 skllevërve burra, gra e fëmijë dhe shkatërrimi i 3000 bizneseve nëpërmjet aferës kriminale të pushtet-familjes “SALI”, organizuar në “fabrikën e vdekjes” në Gërdec, të ngritur prej mafies shtetërore për demontim e trafikim municionesh.



9. Përmbytja e Qarkut të Shkodrës prej afer-krimit të import-eksportit të energjisë elektrike, duke shkatërruar 40 mijë biznese, 30 mijë familje, 200 mijë bagëti dhe mijëra hektarë të mbjella.



10. Në bashkëpunim me ministrin e Brendshëm Lulëzim Basha, vrau 4 demonstrues e plagosi 40 të tjerë në 21 janar 2011, duke urdhëruar Gardën e Republikës për të qëlluar mbi popullin që kërkonte punë dhe bukë.





20 nga skandalet e pushtet-krimit “SALI”



1. Ngritja e firmave piramidale, nëpërmjet të cilave pushtet-krimi “SALI”, u zhvati 3 milion shqiptarëve financat personale, të siguruara nga shitja e pasurive dhe emigracioni, nëpërmjet parullës “Paratë janë të pastra, firmat janë banka zyrtare”.



2. Kontrabanda e naftës dhe armëve, zhvilluar nëpërmjet firmës “SHQIPONJA-PD-SHIK”, e cila punonte në favor të sundimit gjakatar anti-shqiptar të Milosheviçit, duke shkelur embargon ndërkombëtare ndaj Serbisë.



3. Dhëndri dhe vajza e Sali Berishës, nën maskën e projekteve të Bankës Botërore, rrafshojnë banesat dhe bizneset e banorëve të Jalës, duke përdorur me dokumente false pronësie e projektesh, policinë ndërtimore të pushtetit “SALI BABA”.



4. Djali i Sali Berishës, urdhëron forcat e policisë të pushtetit “SALI BABA”, për të përzënë nga trojet e tyre banorët e bregut të Vlorës (Dukat-Rradhimë), duke paraqitur si pronarë legjitimë të tokave, ortakun e tij Rrahman Selmanllari.



5. Miku-ortak i familje-pushtetit “SALI”, bosi i skandal-krimeve ekonomike të Europës Damir Fazllic, trafikanti i parave të pista dhe armëve me vendet nën embargo ndërkombëtare, merr pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në krah të kryeministrit, me statusin si anëtar i këtij këshilli.



6. Pas mashtrimit me 300 mijë euro për një “spot turistik shqiptar” për kanalin “CNN”, ministri i “kulturës erotike” të pushtetit “SALI”, tashmë këshilltar qeverie Ylli Pango, punëson femra në ministri, në shkëmbim të moralit.



7. Zbulohet dokumenti zyrtar i QKR, që kishte licensuar firmën fantazmë të Damir Fazllic të quajtur “SRF-DLP”, me administrator Erjon Isufin, kunatin e ministrit Lulëzim Basha, firmë e cila shërben si “lavatriçe” e trafikut të parave të pista, me dispeçeri qendrore klan-mafien e pushtetit “SALI”.



8. Pushtet-familja “SALI” rezultoi me dokumente zyrtare e financiare, se kishte blerë në Porto Romano nëpërmjet mik-ortakut Damir Fazlliç sipërfaqen që pushtet “SALIU” e kishte përcaktuar me vendim qeverie, si shesh ndërtimi për parkun energjetik “FAZLLIÇ-ARGITA”.



9. Pushtet “SALIU” firmosi një marrëveshje të fshehtë me qeverinë italiane, për depozitimin e plehrave në territorin shqiptar, në shkëmbim të një afere të pisët financiare, të komanduar nga mafia italo-shqiptare e import-riciklimit të plehrave në Ballkan.



10. Pushteti “SALI-LULI”, i strukturuar në lidhje kusarësh, vodhi 242 milion euro nga investimi i rrugës Rrëshen Kalimash, duke mos zhvilluar tender për projektin e kësaj rruge, madje duke mos deklaruar as vlerën e investimit financiar të saj.



11. Pushteti “SALI-LULI”, nëpërmjet një akti-tradhtie kombëtare, i fali Greqisë sipërfaqen detare territoriale shqiptare, që u ndalua prej Gjykatës Kushtetuese.



12. Ministri hajdut Genc Ruli, me firmën e pushtetit “SALI” ka dhënë në mënyrë mafioze, në kundërshtim me ligjin e konkurrencës publike, plotë 220 licensa koncensionesh për hidrocentrale, 110 prej të cilave i kanë në pronësi familjarët e kryeministrit, deputetët, ministrat, politikanët dhe familjarët e tyre, ndërsa të tjerat i kanë përfituar miqtë dhe ortakët e pushtet-krimit “SALI”.



13. Krye-sekseri i qeverisë Shkëlzen Berisha, djali i kryeministrit SALI, rezulton si kontrollues i klanit të aferës kriminale vrasëse masive të Gërdecit dhe bashkëbisedues përcaktues në dëshminë e biznesmenit Kosta Trebicka, vrarë “në gjueti harabelash” pas publikimit të emrit të djalit të kryeministrit SALI, si i përfshirë aktiv në këtë aferë kriminale.



14. Arrestohet në mjediset e Ambasadës të SHBA në Tiranë, sekretari i Ministrit të Jashtëm Ilir Meta (Blloku), eksponenti Almir Rrapo, i skeduar si person në kërkim prej Drejtësisë Amerikane për akte kriminale si vrasje, trafiqe droge e femrash.



15. Ministri i super aferave të pista Genc Ruli, firmos privatizimin e Sport-Klub “Partizani”, duke i dhënë Jamarbër Malltezit dhe Argita Malltezit (Berisha) truallin ku ngrihej ky sport-klub, mbi të cilin pushtet-familja SALI po ndërton pallate.



16. Z/kryeministri i pushtet-kusarëve “SALI”, aleat ortaku i PD “integruesi” Ilir Meta, kapet me bllok në dorë, duke bërë pazare me tendera, liçensa, koncensione, vendime gjyqi e punësime në zyrat e shtetit, ku vetëm një fletë e bllokut ishte “çek” prej 700 mijë euro!



17. Vodhi, manipuloi dhe dogji materialet zgjedhore të votës së 28 qershorit 2009 nëpërmjet KQZ-PD, duke shkelur ligjin dhe shpërfillur të drejtën e votës, opozitën dhe ndërkombëtarët.



18. Rezultoi se pushteti “SALI” organizonte, kontrollonte dhe mbronte trafikun dhe tregun shqiptar të naftës “VIRGIN”, rubineti i të cilës ka çuar 76 milion euro vjedhje e përfitime në xhepat e kupolës së pushtetit dhe familjes kryeministrore.



19. Pushteti “SALI” ka organizuar dhe realizuar trafikun e armëve dhe municioneve me Libinë, duke furnizuar regjimin e Gedafit, mikut të kryeministrit Berisha dhe kandidatit Lulëzim Basha.



20. Dhe për të rehatuar veten pas krimeve, mashtrimeve, vjedhjeve e skandaleve të pushtetit të tij të degraduar e anti-shqiptar, kryeministri Sali Berisha, po me taksat e shqiptarëve bleu një benz luksoz “sheikësh” me vlerë 700 milion lekë.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 40 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 40 EmptyMon Apr 04, 2011 8:23 pm

uuuuu qenke kthyer ti more ,Petja Shocked ,po he c'behej andej nga Gadafi,si e le mire?
Per nje gje me erdhi keq ,pse nuk e pashe ate Partine tende ,fantazme ,qe mban edhe gjithe ate emer te madh PARTIA SHPRESA DEMOKRATE,apo nuk me shohin syte...me thuaj ku eshte futur,se une pasi e kam lexuar edhe programin e saj ,po mendonja se si do te shkonja ne keto votime,po ku ta di une pse nuk ishte .... Wink .
Asti s'je pare fare ,apo ke qe3ne andej me ndonje sherbim,he mo andej nga Libija
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 40 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 40 EmptyMon Apr 04, 2011 8:40 pm

Pellumb Shehaj, gjate nje interviste per TV ALSAT, rrefen shkaqet qe sollen revoltat e vitit '97, perse falimentoi firma "Silva", emrat e politikaneve qe vodhen sipas tij leket e kreditoreve, kush i transferoi ato ne Greqi, kush i hapi depot e armeve dhe prej kujt u organizuar trafiku i armeve per ne Kosove

Zoti Shehaj, javet e fundit ne Shqiperi ne qender te vemendjes eshte kthyer serish historia e fajdeve, ne menyre te veçante mbas publikimit te lajmeve ne median greke dhe te nje sere faktesh ne menyre te veçante per Lefter Cenajn dhe Vehbi Alimuçen. Mendoni se rikthimi kaq mediatik i kesaj historie ne keto momente ka te beje me afrimin e zgjedhjeve parlamentare ne Shqiperi?

Une jam informuar shume nepermjet shtypit shqiptar, televizioneve, e kam ndjekur nga afer nepermjet mediave greke, e cila kohet e fundit ka shkruar se nga "97-a deri ne "99-n nga firma "Cenaj jane transferuar rreth 200 milion dollare drejt Greqise dhe akuzohet nje minister i asaj kohe dhe nje deputet i PBDNJ-se. Une di shume probleme, kam qene shume afer ketyre gjerave ndaj me bindje mund te them se organizatori dhe strumbullari i firmes "Cenaj" eshte Kristo Goçi, qe permendet ne kete gazete si deputet i PBDNJ-se. Ai eshte nje gjarper i vertete e di shume gjera dhe ai e di si i ka transferuar. Ai ka pasur lidhje te ngushta me zbulimin grek dhe me policine sekrete greke dhe pikerisht ata kane bere qe ai te arrije ne majen me te larte e te behet deputet ne dy legjislatura. Njekohesisht njeriu me i lidhur dhe me i afert i kesaj firme ka qene edhe ish-ministri i Financave i qeverise se "Pajtimit Kombetar", Arben Malaj, i cili eshte edhe sot minister, i cili para se te shkonte te Lefter Cenaj me beri kerkese qe te vinte tek firma ime. Nuk e pranova pasi ai ishte kthyer nga Amerika, prej nga gjoja kishte mbrojtur doktoraten enkas per firmat piramidale, menyra sesi merren parate apo si duhen te transferohen. Por une e dija rrugen e tij se si e beri shkollen. Ai shkoi ne Amerike dhe e beri shkollen tek Nikolas Geixhi dhe kjo nuk eshte rastesi. Ky njeri beri kete shkolle, ky njeri sapo u kthye ne Shqiperi kerkoi te punoje ne firmat piramidale, ky njeri beri organizimin e revolucionit te "97-s. Po ky njeri jo me kot u caktua minister i Financave te qeverise se "Pajtimit Kombetar". Me vone, po ky njeri u be minister i Financave. Pra me pak fjale, numri nje ne te gjithe kete histori eshte Arben Malaj ose njeriu qe e kane caktuar sherbimet e huaja, sidomos organizata e "orio-Epirit" e Nikolas Geixhit, kete caktuan dhe kete mesuan se si duhet te vidheshin parate e popullit, si duheshin bllokuar firmat dhe se si duhej derdhur gjaku i popullit. Strumbullari i kesaj pune eshte Arben Malaj dhe vetem ai.

Zoti Shehaj, ju vete personalisht jeni nje person ne kerkim si ish- bosi i firmes "Silva". Si eshte historia juaj, e parave qe ju u keni marre kreditoreve dhe ku ndodhen ato?

Historia e firmes time duke filluar nga emri "Silva" eshte emri i vajzes sime. Nuk u mundova te ve ndonje emer te huaj siç bene te tjeret por i vura emrin e vajzes sime per te respektuar emrin e saj. Une biznesin e kam filluar ne vitin 1991, si te gjithe shqiptaret. Pra merrja mallin ne Tirane e pastaj e shisja ate ne Vlore. Ne 1993, bera kerkesen pasi u miratuan ligjet, u hapen zyrat dhe legjislacioni doli, une u regjistrova si person fizik po me emrin "Silva". Gjate kesaj periudhe une kam marre tri here kredi ne Banken Kombetare Agrare, tri here nga 40 mije dollare dhe kam bere shlyerjet ne kohe. Me vone une pastaj ndertova, organizova firmen dhe kalova person juridik per te zgjeruar aktivitetin. Gjate kesaj kohe ne kerkonim te merrnim kredi por bankat shqiptare nuk jepnin "borxh" pasi nuk ishin te ketij stadi qe jane sot sepse sapo kishte filluar demokracia ne Shqiperi. Ne "91-"92 shoqeria demokratike e mori ekonimine ne nje forme ndryshe nga ish-regjimi komunist. Normal qe kishte veshtiresite e saj derisa u arrit te konkretizoheshin gjerat. Ne si ndermarrje merrnim hua thjesht per te vene ne pune nje pasuri te jashtezakonshme qe ndodhej ne vendin tone e per kete punonim diten e naten. Duke patur parasysh qe rruget e Shqiperise jane te pashtruara, rruge te vogla, normalisht qe rruget do te zgjeroheshin dhe kjo ishte strategjia ime qe keto ide t"i vija ne pune. Grumbullova te gjithe dokumentacionin dhe fillova te vija ne jete planet e mia. Ne kete moment kur bankat me shume se 40-50 mije dollare kredi nuk jepnin iu drejtova popullit me sinqeritet dhe huane e kam marre me ndergjegje me dokumentacion teper korrekt.

Le te ndalemi nje moment ketu. Ne ç"moment filluat te merrnit hua, sa ka qene shuma dhe numri i kreditoreve?

Huane kam filluar ta marr ne muajin korrik te 1996-s. Shuma qe kam marre nga njerezit ka qene 59 milione dollare. Numri ka qene 14 mije e 900 kreditore. Gjate kesaj periudhe kam bere shlyerjen e kreditoreve dhe me ngelen 5900 kreditore dhe shuma per te shlyer sipas llogarive qe ka bere "transparenca e fajdeve", e cila nuk eshte fikse shkon ne 22 milione dollare. Por une kam bere investime e konkretizova duke futur makineri, fillova zbulimin e reres bituminoze, krijova shume investime, studime te cilat i kam bere ne disa universitete te Italise, ne Hungari, Rumani, Austri, Gjermani dhe rezultonte se kjo ishte nje miniere me interes shume te madh kombetar. Arsyeja e marrjes se huase nga njerezit ishte thjesht per te vene ne shfrytezim kete miniere dhe une e konkretizova. Prura te gjitha makinerite nga Italia, futa makinerite e "Kartepilarit" per zhvillimin e minieres, mora fabriken e prodhimit te çakullit, mblodha specialistet me te mire qe kishte Shqiperia, krijoja me pak fjale nje biznes te ciklit te mbyllur me permasa gjigante. E them kete pasi bitumin e kisha privat, fabriken e çakullit e kisha timen, makinerite e asfaltimit modern ishin te miat, specialistet i kisha. A ka biznes me logjik, me fitimprures se ky? Mendoj se jo Bera nje organizim te perkryer dhe ne firmen time kane qene rreth 14 ish-drejtore, te cilet vazhdimisht me pergezonin per menyren e organizimit te kesaj firme. Por kjo firme ishte e destinuar te shkaterrohej.

Te qendrojme ne vitin "97 kur me vendim te Parlamentit te asaj kohe jeni lejuar te vazhdoni aktivitetin tuaj. Si ka qene kjo histori?

Ne janar te "97-s filluan problemet pasi ne ate kohe firma "Gjallica" deshtoi pasi kishte transferuar te gjitha parate jashte Shqiperise. Filloi revolucioni ne Vlore, populli u mblodh ne sheshe e kerkonte parate e tij, protestat ishin paqesore, gjithmone ideja e tyre ishte te mbroheshin firmat te mos shkaterroheshin ato. Ne krye te firmave filluan te dalin politikanet, perfaqesues te ish-opozites se atehershme duke e drejtuar popullin te digjnin e te shkaterronin dhe ky eshte nje organizimi i specializuar qe arriten te benin ish-opozitaret e asaj kohe. Nga firma "Gjallica" u zhduken 140 milione dollare, gazetat shkruanin ne ate kohe se ato shkuan drejt Italise por nuk eshte keshtu pasi ato shkuan drejt Greqise, fillimisht ne Sarande e pastaj ne Korfuz tek Nikolas Geixh, i cili e them me bindje te plote organizoi ne menyre perfekte me ndihmen e ish-sigurimit te shtetit me ndihmen e ketyre "specialisteve" qe tani drejtojne Shqiperine bene dhe ate revolucion anti-kombetar te "97-s. Parate qe shkuan ne Greqi u investuan ne mediat greke, ne grupet e caktuara per permbysjen e qeverise demokratike me dhune. Nese keta politikane do te ishin ne ate kohe opozitare te ndershem e te sinqerte, qe i donin te miren ketij vendi, nuk kishte pse te dilnin ne krye te turmes qe dogji Bashkine e Vlores, Prefekturen e Vlores, seline lokale te PD-se derisa me ne fund vrane dhe punonjesit e SHIK-ut. Ata ishin punonjes te shtetit, ishin te PD-se apo te PS-se, ata ne radhe te pare jane punonjes te shtetit dhe paguheshin per ate pune. Ndersa keta ish-opozitare i dogjen e i vrane duke e bere krimin dyfish e trefish me te rende. Pra i vrane, i dogjen dhe iu hoqen dhe syte me taken e kepuces se nje ish-deputeteje ne legjislaturen e kaluar. Poshtersia arriti deri atje sa kufomat nuk i lejuan te transportoheshin nga morgu i Vlores ne drejtim te familjeve. Pas ketyre ngjarjeve erdhi hapja e depove te armatimit.

Te ecim etape pas etape ne ate moment. Mbas transfertes se parave te firmes "Gjallica" ne drejtim te Greqise, si vazhdoi historia?

Ne ate periudhe, ne shkurt u krijua unioni i kater firmave "VEFA HOLDING", "Silva", "Cenaj" e "Kamberi". Ne kete union ne krijuam nje statut per te mbrojtur interesat tona, pra te kreditoreve, duke pare se çfare po ndodhte, duke pare shtypin shqiptar, ate grek si dhe mediat e huaja si BBC-ne, Dojçe Vellen, etj., te cilat villnin vrer karshi qeverise demokratike. Kreditoret parate i futen tek firmat dhe jo tek PD-ja, as tek Presidenti Berisha as tek kryeministri Meksi. Keto jane çeshtje civile, pra ne rast se ti ke futur para tek firma e kjo e fundit nuk t"i kthen, ka procese gjyqesore. Pra, logjika ecen ne baze te ligjit dhe jo nepermjet dhunes e forces. Kjo erdhi pasi kultura e popullit ne ate periudhe nuk arriti te kuptonte se çfare po ndodhte. Megjithate, ne muajin shkurt te "97-s iku nga Shqiperia ne drejtim te Greqise pa lene gjurme Lefter Cenaj ne shoqerine e Kristo Goçit. Ne ate kohe firmat vazhdonin, une po ashtu nuk e nderpreva punen por vazhdja te shperndaja parate per te cilat kam edhe dokumente bankare, ne menyre sistematike deri me 15 shtator te vitit "97, pra deri ne momentin kur erdhi "transparenca e fajdeve". Dhe e kam pranuar Farudin Arapin qe te filloje kete proces duke patur parasysh se ishte kerkesa e partive politike ku thuhej se firmat jane marre me veprimtari kriminale. Nje nga akuzat qe u ngrit per mua ishte se "Silva" eshte e Blerim Çeles. Une firmen e kam krijuar siç e permenda me lart ne "93-shin, ndersa zotin Çela e kam njohur ne "97-n. Gjate kesaj periudhe nuk ka dale ndonje dokument qe firma ime eshte e Blerim Çeles. Ndaj per kete arsye e pranova "transparencen" sepse me akuzonin se firma ime ishte marre me veprimtari kriminale dhe une u hapa per te filluar transparencen. Dhe bashke me Farudin Arapin kam dhene nje interviste tek TVSH-ja ku shprehesha se me ndergjegje te paster e pranoj transparencen ne menyre qe te deshmoja se nuk kisha te beja me trafikun e armeve, te droges apo per pastrim parash. Ne ate kohe transparencen e kam pranuar vetem une dhe i fshehur ish-bosi i firmes "Kamberi", ndersa Vehbi Alimuçaj e hodhi poshte.

Ç"ndodhi me transparencen qe ju pranuat?

Ne momentin kur filloi transparenca lokale, une kisha ne kasaforten e selise ne Tirane 1 milion e 200 mije dollare. Ne mirekuptim me kete transparence i futem ne banke. Kam patur marredhenie korrekte dhe teper te rregullta me bankat shteterore qe ishin ne ate kohe, Banka Kombetare, Banka e Sigurimeve dhe ajo Tregtare Agrare. Ne keto tri banka une kam futur parate e mia dhe prej atyre sa here me duheshin leke i terhiqja gjithmone ne perputhje me ligjet. Blerjet qe kam bere per makinerite nuk i kam bere me para ne dore, por gjithmone ne rruge bankare dhe per kete ka dokumente. Ju siguroj ju dhe kreditoreve te mi se per çdo gje qe them une do ta vertetoj me dokumente. Per kete arsye ftoj Farudin Arapin dhe Arben Malajn qe perderisa pretendojne te kunderten le ta vertetojne ate me dokumente si une dhe jo me fjale. Nese i kane faktet qe pretendojne, atehere le t"i hedhin poshte pretendimet dhe akuzat e mia per ta. Une akuzat e tyre i hedh poshte me dokumente. Ata kujtonin se une nuk i kisha dokumentet, por une dokumentet i mora.

Ç"ndodhi nga momenti qe filloi procesi i transparences, ç"u be me pasurine tuaj dhe ç"ndodhi me ju me pas?

Kur erdhi transparenca lokale, ne banke terhiqeshin parate me firmen e administratorit dhe me firmen time, pra me dy firma. Por kjo ishte e jashteligjshme pasi administratoret caktohen nga gjykata dhe vetem prej saj. Ky eshte ligji ndersa "maliqi" eshte ky qe ndoqen keta. Para se keto leke t"i kisha ne banken e shtetit, ato ishin llogari private ndaj nese une siç pretendonin ata isha marre me veprimtari kriminale, le t"i kerkonin prokurorise duke paraqitur faktet qe keto llogari te bllokohen. Vendimin per kete e jepte gjykata. Nese kjo e fundit jepte kete vendim, atehere duhej te hartohej nje proces-verbal i shumave qe kane ngelur ne te gjitha bankat. Ky eshte ligji ndaj keta do te pergjigjen per shkeljen e tij gjithmone perpara shtetit juridik ligjor. Deri tani keta kane ecur me shtetin mafioz pasi keta i kane grabitur ato leke, jane kusare. Kane shfrytezuar Prokurorine, gjykatat, policine, ushtrine e te gjitha strukturat shteterore per te arritur deri ne kete situate. Megjithate ne 15 nentor te vitit "97 vjen "Deloitte & Toche", te cilen e kerkoi Parlamenti per te bere administrimin e lekeve, si nje firme transparence e cila nuk duhet te kishte ngjyrime politike. Parlamenti caktoi tre mbikeqyres, nje nga PS-ja, nje nga PD-ja dhe nje nga PR-ja. Roli i tyre ishte thjesht mbikeqyres dhe keta duhet t"i raportonin Parlamentit per te gjithe kontrollin e kryer ne firmat piramidale dhe deri ku ishte gjendja e lekeve. Me vone keta moren te gjitha kompetencat, u bene administratore, u bene pronare te numrave te llogarise, etj. Keta neser per kete do te pergjigjen perpara ligjit. Dhe Parlamenti kur dha vendimin se per transparencen duhej te vinte firma "Deloitte & Touche", vendimin duhej ta jepte gjykata. Ndersa grupi mbikeqyres do t"u shkonte nga prapa. Ndaj natyrshem lind pyetja çfare kompetence ka Farudin Arapi qe me akuzon mua se kam vjedhur leket?

Sa ishte shuma bankare qe ju bllokua ne ato momente?

Shuma ka qene 1 miliard leke te reja. Por ketu dua te nenvizoj faktin se pasi u bllokua numri i llogarise bankare, mua nuk me jepte njeri hesap. Me pas Farudin Arapi deklaroi 1.6 milione dollare me vone 2.6 milione dollare e pastaj filloi te dridhej si gjarper. Normalisht do ta benin kete per arsye se ata numrin e llogarise e mbyllen. Megjithate ne janar te "98 raporti i "Deloitte & Touche" thote qe "firma "Silva" ka nje biznes serioz dhe presidenti i saj, zoti Shehaj, eshte nje biznesmen serioz, ky njeri duhet te vazhdoje punen". Kjo u raportua dhe ne Bruksel, para Bankes Boterore dhe Fondit Monetar. Nuk ka ndonje vendim te dyte te Parlamentit qe ta rrezoje vendimin e pare. Pastaj erdhi shkaterrimi i firmes, me hoqen çdo lloj te drejte madje nga pronar me kaluan drejtor te "Silva"-s. Skandal ligjor me te paster se ky nuk mund te gjesh. Une neser keta do t"i akuzoj per organizate terroriste kriminale me akuzen vjedhje per paramendim, dhunim, vrasje, plaçkitje. Pse do te thote dikush? Sepse numri i llogarise eshte marre me force, asetet, makinerite, fabrikat, dokumentacioni, kancelari eshte marre me force nga policia pa asnje lloj proces-verbali. Ndaj une them se kjo eshte nje organizate kusaresh.

Sa mund te llogaritet e gjithe shuma e gjithe kesaj pasurie veç numrit te llogarise?

Shuma qe me kane vjedhur duke mos futur fitimin e munguar arrin mbi 40 milione dollare

Kur iket nga Shqiperia?

Pasi me moren dhe firmen, kuptova se "kapuçet e zinj" po me vinin verdalle ndaj u detyrova te ikja per te mbijetuar, per t"u thene kreditoreve se une nuk jam as shoku i Farudin Arapit, as shoku i Arben Malajt. Fillimisht ndenja pak dite pastaj shkova ne Gjermani ku u arrestova ne baze te nje akuze qe s"di se si erdhi. Si pasoje, 38 dite qendrova ne burg atje. Por gjermanet duke qene strikte ne gjithçka, kerkuan dosjen perse akuzohem. Erdhi nje dosje, dikush e pruri me firma qe nuk merreshin vesh, ndaj kjo dosje u kthye mbrapa. Mbas kesaj, kur dola nga burgu ne Gjermani ndihesha ne rrezik pasi ndjeva se kishin ardhur disa njerez te cilet donin te me eliminonin fizikisht. Fillova te leviz pastaj ne shume vende te botes dhe per kete arsye jam gjithmone ne levizje pasi ka 7 vjet qe po me ndjekin kemba-kembes. Do te isha teper krenar sikur vertet te me ndiqte shteti ligjor, por me vjen keq se po me ndjek mafia politike. Por une dua t"u them ketyre se une nuk kam as karakterin, as moralin e tyre, pasi une nuk jam nga ata qe vjedh veten time.

Cilat kane qene lidhjet tuaja me drejtuesit e PD-se ne pushtet deri ne vitin "97?

Perveç lidhjeve private me Blerim Çelen, s"kam patur asnje lidhje me funksionaret e larte te asaj kohe te PD-se. E them kete sepse person juridik kam dale me vendim te gjykates dhe jo me vendim te PD-se. Firmen e ngrita ne baze te ligjeve, huamarrjen po ashtu dhe me kontrate noteriale me vetedije jo me poshtersi dhe te gjitha parate i kisha ne banka, kam dokumente per kete.

Ç"informacion kishit ne ate periudhe me drejtuesit e tjere te firmave te asaj kohe?

Afrimitete nuk kam pasur pasi kishte konkurrence ne kete drejtim, kuptohet dhe xhelozi. Afrimitetet qene vetem financiare kur i kam dhene firmes "Gjallica" me 25 dhjetor te "96-s, 6 milione dollare borxh me kusht qe te m"i kthente me 15 janar te "97-s. Por ata si faqezinj qe jane i moren dhe keto para dhe kushedi ku iken. Megjithate une kete problem e ndoqa nepermjet gjykates se Vlores dhe me 21 janar te "97-s, Gjykata e Vlores ne menyre te prere vendosi qe Fitim Gerxhalliu te me ktheje borxhin. Ata kishin nje kontrate noteriale me dy firma greke "Sabo Hellas" dhe "Ciandi", te cilet do te ngrinin nje fabrike tulle dhe nje qender biznesi ne Vlore. Keshtu qe keto kontrata meqe "Gjallica" nuk e ktheu borxhin me kaluan mua, ndaj pronari i ketyre kontratave jam une. Shkova ne Greqi sebashku me drejtorin e finances se firmes "Silva", Maksim Haxhiun, per te kontaktuar me pronarin grek dhe per te kerkuar parate. Dhe ai thote qe "juve ju ka filluar nje transparence, keshtu qe une do te bisedoj me Farudin Arapin". Ne krahun tjeter pastaj levizen njerezit e ketij te fundit dhe ne menyre te veçante te Bashkim Finos qe ne menyre private t"i merrnin keto para. Pra u bene 7 vjet qe une kerkoj te riatdhesohen keto para ose te ngrihet fabrika e tullave por asgje nuk ndodhi. Kapaciteti i kesaj fabrike ishte 5 milione tulla ne muaj, fitimi ishte 1 milion dollare ne muaj. Pra ne 12 muaj - 12 milione dollare po ne 7 vjet? Le te marrim fabriken e çakullit. Projekti im ishte qe ajo do te prodhonte 2 mije meter kub inerte ne dite, prodhonte nje ne ate periudhe shumezoji keto me 20 mije leke, baraz me 20 milione lek ne dite, here 30 dite, 600 milione. Vetem arsenalin e mjeteve te renda sikur me qira te leshoheshin kreditoret do t"i kishin marre te pakten 4 here parate dhe me interes te larte kuptohet. Keta nuk jane nisur per te bere parate, por thjesht siç e nisen poshtersine me revolucionin e Vlores. Ata jane te pacipe kur thone "Sali Berisha e dogji Vloren". Eshte nje qytet i tere qe do ta deshmoje nje dite se kush e dogji pa le te thote ç"te doje sot Namik Dokle me shoke.

Kthehemi ne momentin kur ka qene lulezimi i firmave, pra ne vitet "96-"97. Te gjithe e dime se ne ate periudhe Greqia ka patur shume probleme me renien e vleres se dhrahmise dhe kerkonte valute per te shmangur nje katastrofe te inflancionit. Me sakte, dy prej firmave shqiptare dihet publikisht se kane transferuar miliona para ne bankat greke. Se pari, ju ç"informacion keni per kete dhe se dyti, a mund ta shohim kete çeshtje te lidhur me transferten e parave ne bankat greke?

U bene 8 vjet qe Farudin Arapi me akuzon se leket i kam transferuar ne bankat turke, italiane, zviceriane, gjermane, etj. Por une do t"i kerkj bashkepunim zotit Theodhori Sollaku se nese do t"i linde nevoja gjithmone nepermjet avokatit tim jam gati te leshoj nje autorizim noterial ku ndodhen keto para, te shkojne t"i marrin. Une e perseris dhe pohoj publikisht se nuk jam nga ata qe vjedh veten time. Keshtu qe une jam gati qe Prokurorit te Pergjithshem, Presidentit te Republikes, Avokatit te Popullit, kreditoreve, nepermjet avokatit tim jam gati te leshoj kete autorizim duke i thene dordolecit Arapi na jep informacion ku jane keto para sipas akuzave qe ke bere. E perseris qe jam gati ta firmos kete autorizim noterial special, te shkojne t"i marrin nese eshte keshtu dhe le te me thone mua "jazek te qofte". Jo 18 vjet burg siç kane vendosur por 118 burg le te me denojne nese kane te drejte. Le te me nxjerrin gjyqin qesharak qe kane bere neper dhoma te mbyllura ku ne dalim si njerezit qe kemi vjedhur, si njerezit me te poshter sipas tyre qe mban toka. Po lind pyetja perse nuk u be nje gjyq publik qe ta jepte direkt televizioni dhe publikisht nepermjet fakteve t"u thonin shqiptareve se ja kush eshte maskarai qe ju ka vjedhur leket. Por kjo nuk mund te ndodhte pasi ata akuzonin pa asnje fakt konkret. Meqenese po trajtojme kete moment dua te sjell ne qender te vemendjes nje moment kur gjyqtari i çeshtjes, Martin Deda, kerkonte 150 mije dollare per te ma ulur denimin nga 18 ne 14 vjet burg. Shikoni sa te pacipe qe jane?

Ju thate se nuk keni transferuar jashte, por mund te na thoni a keni pasuri tuajen jashte Shqiperise?

Ne menyre kategorike jo, pasuria ime ka qene ne Shqiperi, ne banke dhe investimet ne makinerite. Pse e mbyllen firmen time? Por une kam te drejten morale te them se me parate e mia ata grumbulluan arme dhe i nisen per ne Kosove, pra per trafik armesh e droge dhe firmat e tyre mafioze qe kane ngritur. Kjo eshte arsyeja. Ndaj dhe ai proces qe u be, ate transparence qe ndoqen ishin totalisht te jashteligjshme. Une kam dale person juridik, hapa firmen nepermjet gjykates dhe eshte kjo e fundit qe mbyll firmen. Poshtersine me te madhe e beri drejtesia, prokuroria, qeveria qe mbeshteti kete organizate terroriste me te rrezikshme se ajo e Bin Ladenit. Te pakten ky i fundit vret amerikanet ndersa keta vrasin e vjedhin popullin e tyre. Ndaj mua me lind e drejta te akuzoj.

Ne shkurt te "97-s eshte bere nje takim midis boseve te firmave. Aty eshte hedhur ideja e krijimit te nje banke. Cila ka qene e verteta ne fakt?

Une, ne cilesine e organizatorit propozova qe te krijohej nje banke e perbashket, te merrnim licencen e te ligjeroheshim per te qene solide perballe ketij uragani qe po vinte nga deti, toka dhe ajri. Biseda u perqendrua ne dy pika kryesore, pra te merrnim licencen me çdo kusht dhe te mbronim interesat e kreditoreve. E nese do te arrihej kjo nuk do te kishte shans qe te hapeshin bankat greke ne Shqiperi. U hapen rreth 12 te tilla me vone, te cilat akuzohen dhe nga Departamenti Amerikan per pastrimin e 40 milione dollareve. Kjo ka qene dhe nje nga arsyet qe Greqia kaloi inflacionin. Bashkepunetoret e "Vorio-Epirit" ishin ate qe mundesuan kete dhe qe ende vazhdojne te dirigjohen prej tyre. Kjo eshte fatkeqesia e ketij populli qe nuk kupton se prej kujt qeveriset. Po si ka sy e faqe kryeministri Nano kur ne Parlament i drejtohet me gisht zotit Sali Berisha "ku i ke shpene 1 miliard dollare". Duhet ta dini mir" se Berisha eshte nje njeri fisnik dhe kete e them me ndergjegjen me te paster dhe me sinqeritetin me te madh. Ai eshte nje njeri i paster, ai nuk vjedh. Prandaj e kane frike keta sepse Berisha eshte nje njeri me moral te forte. Ai moralin e ka mbi te gjitha kurse keta moralin, interesat kombetare dhe flamurin e kane shkelur prej kohesh.

Gjate aktivitetit tuaj keni punuar nen tri qeveri, ate te PD-se, te "Pajtimit Kombetar" dhe kishit nje pjese te ketij aktiviteti edhe kur ne pushtet erdhen socialistet. Cilat kane qene marredheniet tuaja me keto qeveri dhe cila prej tyre ju ka kerkuar te nderprisni aktivitetin?

Nga qeveria Meksi u kerkua te behej nje kontroll, i cili u be gjithmone duke vazhduar pune. Nen qeverine e "Pajtimit Kombetar" s"kemi patur asnje lloj marredhenieje dhe ne kete periudhe ne vazhduam me shperndarjen e parave kreditoreve. "Silva" bashke me "VEFA" ishin te vetmet ne kete periudhe qe mbanin leket ne banke, pasi "Cenaj" i hoqi te gjitha parate per ne Greqi. Per te ndaluar ketu dua te them se akuza qe i behet ketij te fundit per 200 milione dollaret transferte dua te them se eshte e pavertete. Lefter Cenaj ne jeten e tij s"ka grumbulluar me shume se 80 milione dollare. Lind pyetja: ku i gjeti ky i fundit 200 milione dollaret? Trafiku i armeve dhe droges me parate tona shumefishuan parate tona qe u nisen per ne Greqi. Kur u mblodh unioni, Lefteri me ka thene direkt se beri nje transferim prej 25 milione dollaresh dhe nese do te ngelej ngushte ta ndihmoja une me 3 milione dollare me nje afat te shkurter. Qe te mbyll kete pike, dua te them se i gjithe çelesi i kesaj pune eshte Arben Malaj dhe Kristo Goçi. Ndersa gjate qeverise socialiste, marredheniet u perqendruan ne transparencen financiare dhe bllokimin qe bene ata. Nga nje ane me dhane te gjitha te drejtat, pastaj firmen time e shkaterruan. Si qendron puna, e dine ata. Ketu dua te nenvizoj faktin se jam deshmitar se socialistet hapen depot e armeve, i grumbulluan dhe i çuan per ne Kosove. Ndersa ne jug te vendit forcat greke u bene gati. Ne duhet te pershendesim dhe falenderojme Tansu Çillerin, e cila ne kete kohe u shpreh se "Kush sulmon Shqiperine, ka prekur Turqine". Kjo eshte me dokument. Per qe te vazhdojme me çeshtjen dua te them se Arben Malaj dhe Farudin Arapai jane pasuruar pikerisht me leket e mia gjate bllokimit te llogarive financiare. Ata kujtonin se une s"i kisha dokumentet, por une ato i kam dhe me keto fakte neser do t"i ve ata para pergjegjesise. Problemet me drejtesine une do t"i zgjidh ne momentet kur ne Shqiperi te kete nje rotacion politik. Atehere une do te vij t"i dorezohem policise shqiptare.

marre nga Koha Jone
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 40 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 40 EmptyMon Apr 04, 2011 8:41 pm

I kemi jetu ore Petja dhe i dime shume mire keto punet e firmave dhe ti hic mos u lodh per tu shplare trurin njerzve se nuk eshte ajo qe shkruan ti ne rezymene tende
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 40 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 40 EmptyMon Apr 04, 2011 8:44 pm

10 Mar 2009 | Shtypi
E. Sheshori: Babai nuk ka akuzuar kurrë Berishën se ka dalë dëshmitar në gjyq
Nga Rexhep POLISI
Marrë nga Rilindja Demokratike

Edmond Sheshori, djali i ish-të burgosurit politik, Hysen Sheshori dhe dhëndrri i tij, Belul Leka, kanë zbardhur dje të plotë për gazetën "RD" mashtrimin e servirur nga deputetët dhe mediat e kontrolluara nga Rama, historinë e manipulimit për gjoja dëshmi të Berishës në gjyq ndaj Hysen Shoshorit. "Jam i indinjuar për një shkrim të botuar para disa ditësh në "Gazetën Shqiptare" dhe kam ardhur për të treguar se si qëndron e vërteta për deklaratat që janë bërë në atë gazetë në emër të babait tim, Hysen Sheshori", u shpreh Edmond Sheshori, djali i ish-të burgosurit politik, Hysen Shoshori. Ai tha më tej, se në atë shkrim gjithçka është e trilluar dhe manipuluar për qëllime të këqija. Aty pasqyrohet vetëm një e vërtetë, 17 vitet e burgut dhe torturat çnjerëzore që janë bërë ndaj babait tim, Hysen Sheshori, gjatë kohës së mbajtjes në burg nga regjimi komunist, ndërsa të tjerat janë vetëm trillime. "Mund të shtoj edhe një fakt tjetër, që në atë shkrim nuk është përmendur ndoshta qëllimisht; Pas arrestimit të babait tim, nënën time dhe ne fëmijëve, mua që isha 11-vjeç dhe motrën time 5-vjeçe na internuan në një fshat të thellë të zonës së Baldushkut. Hysen Sheshori, ishte i dënuar me pushkatim, dhe nuk dinte asgjë për internimin tonë. Ne nuk kishim asnjë mundësi të shkonim dhe të takonim babanë tonë në burg, jo vetëm kaq, por nuk na linin që të shkonim të takonim një "armik", siç e quante regjimi i atëhershëm. Ne nuk na linte Sigurimi i Shtetit që të largoheshim nga fshati pa lejen e Sigurimit. Babai im doli nga burgu në vitin 1991, vetëm pas ardhjes së demokracisë. Pasi doli nga burgu, ai ishte i zemëruar me ne fëmijët, sepse nuk i kishim shkuar ta takonim, por ai s'e dinte se ne ishim internuar dhe ruheshim nga Sigurimi i Shtetit. Veç këtij fakti, njerëzit e sigurimit e keqinformonin atë në burg për ne fëmijët dhe nënën tonë, për të shkatërruar familjen", thotë Edmond Sheshori.

Më pas, ai nis të flasë edhe për jetën e babait të tij, pas daljes nga burgu. "Pas daljes nga burgu një pjesë e shoqërisë së tij e mbështeti babin tim dhe i qëndroi afër për ta integruar në shoqëri, ndërsa një pjesë tjetër ka punuar për ta shkatërruar atë, dhe njëri nga këta është edhe i vëllai i tij. Babai nuk pranoi të jetonte me mua, sepse ishte zemëruar që unë nuk i shkova në burg për ta takuar. Nga viti 1991, kur doli nga burgu dhe deri në vitin 2006, babai im ka jetuar tek shoku i tij të burgut, Zeqir Kollobani, ndërsa që nga viti 2006, vazhdon të jetojë me mua. Kur doli nga burgu, unë e takoja babain në rrugë se në shtëpi nuk vinte. Në këtë kohë, vëllai i tij dhe xhaxhai im, krijoi një përçarje të madhe mes ne fëmijëve dhe babait tonë. Ai vinte në shtëpinë time dhe fliste kundër babait tim, kurse kur shkonte tek babai i fliste fjalë shumë të këqia për ne", tregon Edmond Sheshori. "Një gjë të tillë, ai e bënte për të na larguar ne fëmijëve nga babai në mënyrë që të përfitonte nga ana ekonomike në kurriz të vuajtjeve të babait tim. Në vitin 1994, xhaxhai falsifikon një çertifikatë me emrin Hysen Sheshori, duke vendosur fotografinë e tij, sepse ngjan me babain tim dhe shkon në ish-Bankën e Kursimeve Tirana 3 në atë kohë, dhe tërheq 19 milion lekë letra me vlerë dhe dy milion lekë kesh në emër të babait tim. Në këtë kohë, babait tim qeveria demokratike vendosi t'i jepte shtëpi banimi, por babai nuk donte ta merrte, sepse donte të rrinte në shtëpinë e tij private në Rrugën "Ali Visha" që ishte pronë e tij, por regjimi komunist ia kishte dhënë një qytetari tjetër. Vëllai i tij, e dinte që qeveria do t'i jepte shtëpi babait tim dhe në vitin 1997 paraqitet tek Komiteti i të Përndjekurve dhe kërkon shtëpi në emër të Hysen Sheshorit me çertifikatë të falsifikuar. Kështu, në këtë vit ai përfiton shtëpinë në emër të Hysen Sheshorit. Në vitin 2002, xhaxhai e shet shtëpinë me dokumenta sikur e ka shitur Hysen Sheshori, pa dijeninë tonë", thotë ai.



-Zoti Edmond, a mund të na thoni si qëndron e vërteta e një shkrimi të botuar para pak ditësh në një gazetë për babain tuaj?



Gjithçka që është shkruajtur në gazetën shqiptare nuk është e vërtetë. Babain nuk e ka takuar asnjë gazetar dhe ato që janë shkruajtur janë sajuar dhe manipuluar. Unë e kam pyetur babanë që kur është botuar një shkrim para disa vitesh ku shkruhej se gjoja babai im ka thënë se, "në gjyqin e tij ka qenë dëshmitar Sali Berisha". Unë e pyeta babain tim dhe më tha se, kjo është krejtësisht e pavërtetë. Ai më përmendi disa emra dëshmitarësh, por asnjë herë emrin e Sali Berishës.



-Si mendoni ju, kush mund ta ketë përdorur emrin e babait tuaj në këto shkrime që janë botuar?



Pas këtyre shkrimeve të botuara së fundi në gazetën shqiptare dhe para disa vitesh në gazetën "Plaga" ku ishte botuar një shkrim pa emër, unë mendoj se qëndrojnë njerëzit e Sigurimit të Shtetit dhe ata njerëz që punonin kundër babait tim, që hiqeshin sikur e donin, por në fakt e përdorën atë. Njëri nga këta mendoj se, mund të jetë edhe xhaxhai im, pra, vëllai i babait. Dyshoj, sepse në kohën që babai im u fut në burg, familjen e tij e internuan, ndërsa vëllanë e tij, jo vetëm që nuk e internuan, por e lanë në punë të mira.



-A ka ardhur ndonjë gazetar për të takuar babanë tuaj dhe për të biseduar me të?



Kur u botua shkrimi në "Gazetën Shqiptare" para disa ditësh, unë e pyeta babanë a erdhi ndonjë gazetar për të biseduar, ai më tha se nuk erdhi asnjë gazetar. Shkrimi është sajuar dhe manipuluar sipas shkrimit të botuar para disa vitesh në gazetën "Plaga". Babai më tha se nuk ka thënë asnjë gjë për ato, që janë shkruar në atë gazetë.



-Pse nuk ka reaguar babai juaj kur janë botuar shkrimet në dy gazeta?



Babai im nuk ka reagur, sepse në radhë të parë ai nuk sheh për të lexuar, e dyta, ai është i dërrmuar nga burgu dhe ka kujtesë të dobët. Kur janë botuar dy shkrimet që përmenda më lart, unë i kam treguar babait se çfarë është shkruajtur edhe ai më ka thënë në mënyrë të prerë se ato që shkruhen për Sali Berishën nuk janë të vërteta. Tani babai jeton me mua, por është në një gjendje jo të mirë mendore dhe fizike. Nuk ecën me këmbët e tij, por e nxjerr unë ndonjëherë jashtë shtëpisë.



Kush është Hysen Sheshori



Hysen Sheshori ka lindur më 15 maj 1934 në Prezë të Tiranës. U arrestua më 29 gusht 1974, me akuzën agjitacion dhe propagandë. Pasi bëri një vit hetuesi, në vitin 1975 iu bë gjyqi. E dënuan me pushkatim, pastaj Gjykata e Lartë vendosi 25 vjet burg. Pjesën më të madhe të dënimit e ka bërë në burgun e Spaçit, ndërsa vitin e fundit e ka bërë në burgun Shën Vasil në Sarandë.

Hysen Sheshori u akuzua se shpërndante trakte kundër regjimit të Enver Hoxhës. Këtë veprimtari ai e ka kryer për 14 vjet rresht që nga viti 1961 e deri në vitin 1974 kur u arrestua. Sigurimi i Shtetit e ndiqte, por arrit ta zbulojë vetëm pas 14 vjetësh me trakt në dorë. Për gjithë kohën e diktaturës, ai ka shpërndarë 41.100 trakte në një periudhë 14-vjeçare, nga viti 1961-1974. Në momentin që është arrestuar është mbajtur i lidhur këmbë e duar për 24 orë. Pastaj ndaj tij kanë nisur torturat më çnjerëzore.

Pas burgosjes së Hysen Sheshorit, familja e tij u internua në fshatin e thellë, Mustafa Koçaj, të zonës së Baldushkut. Dy fëmijët e vegjël dhe nëna e tyre jetonin në një kasolle në kushte tepër çnjerëzore dhe survejoheshin nga Sigurimi famëkeq i Shtetit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 40 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 40 EmptyMon Apr 04, 2011 8:52 pm

LEXOJE EDHE KETE ORE PETRIT:

Dhe keto jane per QEVERINE NANO NGA 1998-2004
Ndërkohë që në mënyrë të përsëritur brenda vetëm muajit të fundit të gjitha institucionet ndërkombëtare, në sintoni të plotë me njëra tjetrën, u bien këmbanave për regresin e bërë nga qeveria e Nanos, ky i fundit ka mbyllur veshët. Po ashtu as parlamenti shqiptar nuk reagon. Reagojnë Parlamenti Europian, Kongresi, Senati dhe Qeveria amerikane, por qeveria Nano dhe parlamenti shqiptar, nuk ndihen, a thua se nuk bëhet fjalë për ne, por për një vend diku në hënë apo mars.

Tabela me dëmet përfundimtare
Dëmi ekonomik i konstatuar nga komisioni i Albtelekom për periudhën 1998-2004 në bazë të dokumentave të analizuara
1. Nga marrëveshjet e interkonjeksionit me operatorët celularë, rrjedhjet ilegale të trafikut ndërkombëtar dhe llogaritë e mbajtura nga AMC pas privatizimit:
5,19 miliardë lekë dhe 21,2 milionë USD
2.Nga favorizimet e Kompanisë Hermes:
869 milionë lekë dhe 50 mijë USD
3.Nga kambizmi i pastër dhe këmbimet valutore diskriminuese:
593,5milionë lekë
4.Nga prokurimet:
2,9 milionë USD
5.Nga shkeljet financiare në detyrime të ndryshme:
1,8 miliardë lekë
Në tërësi dëmi i konstatuar kap vlerën e 8,45 miliardë lekë dhe 24,5 milion USD, osë i konvertuar në USD me kursin aktual rreth 103 milionë USD. Wink
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 40 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 40 EmptyTue Apr 05, 2011 6:14 pm

Ekskluzive, dëshmitari Shoshori: Në '75-ën Saliu mëEkskluzive, dëshmitari Shoshori: Në '75-ën Saliu më tha: 'të varet në litar' tha: 'të vEkskluzive,

dëshmi e para qe intervista dhene ne 2002,kjo do te thote qe ne qofte se eshte e vertete,liri ne media nuk ka ne Shqiperi.
E dyta,nuk ka dyshimin me te vogel qe Berisha ishte dhe eshte nostalgjik i diktatures,jo vetem per marredheniet me familjen me gjakatare te Hoxhes,por edhe per ate qe nuk hap akoma dosjet,i vetmi vend i lindjes dhe gjoja nxjerrin justifikime.
E treta,per zotin qe thon disa me hjek Berisha nga politika qe thote qe,te hiqet Berisha por ate e mban Amerika si Mubarakun,Kadafin dhe te tjere sa do te mundohemi ne............!!!Shoshori
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 40 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 40 EmptyTue Apr 05, 2011 10:41 pm

Berisha:Rritja e rrogave e pensioneve do vazhdojë
Lajmi i Fundit e Hënë, Prill 4th, 2011

TIRANË- Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se qeveria do të vazhdojë rritjen e rrogave dhe të pensioneve, duke theksuar se një gjë të tillë e mundëson performanca e mirë eknomike që ka shënuar Shqipëria së fundi. Deklarata është bërë gjatë mbledhjes së sotme të grupit parlamentar të PD-së, ku Berisha është ndalur në ecurinë e ekonomisë së vendit, performanca e së cilës, sipas tij, nuk garanton vetëm rritjet e rrogave dhe pensioneve, por garanton edhe përmbushjen e të gjitha projekteve të mëdha e të vogla të shpallura për këtë vit.

“Qeveria duke respektuar plotësisht të gjithë treguesit e parashikuar makroekonomik do të jetë në gjendje t’i përgjigjet pikë për pikë rritjes së pensioneve, rritjes së ndihmës ekonomike dhe rritjes së rrogave të administratës. Mendoj se ky është një lajm i gëzueshëm për 810 mijë familje shqiptare, në buxhetin e të cilave rrogat apo pensionet kanë kontributin kryesor familjar”- tha ai, duke shtuar se kjo ndodh në Shqipëri, përkundër asdaj që ndodh realisht në Europë dhe botë, ku si pasjë e krizës ka ulje rrogash e pensionesh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 40 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 40 EmptyTue Apr 05, 2011 10:42 pm

Dhe sinqerisht na i kane rritur rrogat. Very Happy .

Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 40 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 40 EmptyTue Apr 05, 2011 10:43 pm

Te pakten kryeministri po ben dicka per popullin me mundesite qe ai ka por cfare ti besh ketyre te opozites qe mendojne per veten e tyre dhe nuk mendojne fare per popullin. Une besoj tek Z.Berisha se me te vertete ai ka bere per Shqiperine ndryshe nga qeveria socialiste qe kishim perpara qe vetem ziheshim me njeri-tjetrin per te ndare pronat.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 40 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 40 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !
Mbrapsht në krye 
Faqja 40 e 43Shko tek faqja : Previous  1 ... 21 ... 39, 40, 41, 42, 43  Next
 Similar topics
-
» Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !
» Janullatos dhe politika e tij hegjemoniste ndaj Shqipërisë
» SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET
» Sali Berisha Dhenderr i Serbise
» Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: