Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Sa jemi afer fundit?

Shko poshtė 
AutoriMesazh
......
Anėtar Nderi
Anėtar Nderi
avatar

Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 30
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

MesazhTitulli: Sa jemi afer fundit?   Fri May 14, 2010 1:42 am





Viruset qėndrojnė nė krye tė historisė sė zhvillimit tė jetės. Ata
janė dėshmitarė tė historisė

Mikroorganizėm i padukshėm. Parė nga prizma mikroskopike, grimca tė
imėta dhe tė "vdekura" pluhuri! Ato nuk mund tė vihen nė vetėlėvizje,
nuk mund tė shumohen vetvetiu. Atyre iu nevojitet njė qelizė e gjallė,
tė cilėn ato grimca pastaj e detyrojnė qė tė riprodhojė kopje tė tjera,
duke u shumuar nė pambarim.
"Viruset qėndrojnė nė krye tė historisė sė zhvillimit tė jetės. Ata
janė mė tė vjetėr se ēdo qelizė komplekse, nga e cila sot ndėrtohet
secili organizėm i gjallė, qoftė shtazor, qoftė bimor. Ata janė
dėshmitarė tė historisė. Miliarda vjet tė vjetėr dhe akoma ekzistues, qė
t'i vėshtirėsojnė jetėn qelizave", - thotė virologu nga Universiteti i
Parisit, Ali Saib. Dhe vėrtet, edhe pse tė padukshme dhe parazitė, ato
demonstrojnė fuqi magjike: Janė nė gjendje, qė pėr pak kohė, ta mposhtin
edhe gjallesėn mė tė madhe tokėsore. Kanė mposhtur dinozaurė gjigantė,
balena disa tonelatėshe, por edhe ushtritė mė tė famshme tė kohės si atė
tė Napolon Bonopartit.
Shumė herė gjatė historisė njerėzore, shfaqja e mortajave tė ndryshme
ka marrė me miliona jetė. Epidemia e quajtur "Loimos", qė kishte
pėrfshirė Greqinė 430 para erės sė re, nė njė farė forme edhe i dha fund
"epokės sė artė", tė cilėn e shijonte Athina asokohe. Nga kjo epidemi
vdiqėn, pothuajse njė nė tre banorė dhe shkaktari i saj nuk u zbulua
kurrė.
800 vite mė vonė, malaria e pėrfshiu qytetin antik, Romėn, duke e
kthyer kėtė metropol nė njė qytet tė rrėnuar. Vetėm 17.000 banorė,
thuhet se kishin arritur tė mbijetonin. Njė epidemi e shkaktuar nga lia,
popullatės sė Meksikos i kushtoi mbi 18 milion jetė njerėzish. Brenda
100 viteve (1720-1816), kjo popullatė qė numėronte asokohe 20 milion
banorė, mbeti me vetėm 1.6 milion banorė. Dhe njėra ndėr tragjeditė mė
tė mėdha globale nė kėtė drejtim ėshtė pandemia e viteve 1918-20, qė u
quajt "gripi spanjoll". Brenda dy viteve ajo arriti tė marr mbi 50
milion jetė njerėzish.
Fakti qė viruset mund tė nxisin sėmundje tė tmerrshme dhe tė pėrhapen
me shpejtėsi marramendėse nė ēdo pikė tė globit, nuk ėshtė ndonjė temė e
re. Dėshmia mė e fundit ėshtė "gripi i derrave" H1N1, qė po pėrhapet me
shpejtėsi tė madhe nė tė gjitha anėt e botės dhe qė i ka vendosur para
njė sfide tejet serioze tė gjitha institucionet mė tė rėndėsishme
botėrore. Njė mutacion i mundshėm dhe ky virus mund tė shkaktojė njė
pandemi me pėrmasa tė paparashikuara pėr njerėzimin. Dhe nga ky shkak,
Organizata Botėrore e Shėndetėsisė, me seli nė Gjenevė tė Zvicrės, mė 11
qershor 2009, shpalli edhe zyrtarisht virusin e derrave si pandemi
globale, duke e ngritur gjendjen alarmuese nė shkallėn mė tė lartė - nė
tė gjashtėn. Ėshtė hera e parė qė, pas mė shumė se 40 vitesh (nga "gripi
i Hongkongut" nė vitet 1968/69, nga i cili vdiqėn mbi 2 milion njerėz),
kjo organizatė (OBSH) tė shpallė gjendje pandemie. Vala e pėrhapjes sė
"virusit tė derrave" nuk ka tė ndalur. Mbi 100.000 njerėz (numri ėshtė
gjithnjė nė rritje marramendėse), nė mbi 100 shtete, konsiderohen tė
prekur nga ky virus. Disa qindra njerėz kanė ndėrruar jetė. "Virusi
ėshtė i ri, jashtėzakonisht ngjitės dhe ėshtė duke e pėrhapur shumė
shpejt".
"Nuk po mundemi ta vėmė nėn kontroll, prandaj edhe kam vendosur qė tė
shpall gjendje pandemie", thotė drejtoresha e OBSH-sė, Margaret Chan.
Megjithėse alarmi ėshtė ngritur nė shkallėn mė tė lartė, OBSH, akoma nuk
rekomandon mbyllje kufijsh apo bartje tė pėrgjithshme tė maskave
mbrojtėse.
Pėr kėtė gjė epidemiologėt qė prej vitesh kanė paralajmėruar, qė nga
"gripi i shpendėve" se do tė jetė vetėm ēėshtje kohe kur do tė shfaqej
njė vatėr e re e rrezikshme e gripit qė mund tė shkaktonte miliona tė
vdekur nė tė gjithė botėn. Virusi i shpendėve H5N1, sipas shkencėtarėve,
mbetet akoma njėri ndėr kėrcėnuesit mė seriozė tė mundshėm pėr
njerėzimin. Qė nga viti 2003, kur ky virus ėshtė bėrė publik, janė
infektuar, sė paku zyrtarisht, mbi 300 njerėz nė mbi 10 vende, kryesisht
nė Azi dhe 60% e tyre, kanė ndėrruar jetė. Shkencėtarėt janė shumė tė
shqetėsuar sepse, sipas tyre, kėtij virusi i nevojiten vetėm edhe pak
mutacione, qė ai tė kthehet nė njė vrasės me pėrmasa katastrofale pėr
njerėzimin, pėr shkak tė mungesės sė njė vaksine adeguate. Specialisti i
njohur farmaceutik, Novartis, ngjalli pak shpresa nga mesi i qershorit
(13.06.2009), kur bėri tė ditur se ka arritur tė zbulojė njė vaksinė
efikase kundėr "gripit tė derrave", por se, pėr prodhimin serik
nevojiten edhe disa muaj. Mirėpo, mbetet pikėpyetje e madhe efikasiteti i
kėsaj vaksine, pasi kjo nuk ėshtė testuar drejtpėrdrejt tek njeriu.
Shkencėtarėt nuk mund ta parashikojnė mėnyrėn e mutacionit qė mund tė
pėsojė, duke qenė se ky grip ėshtė njė kombinim i viruseve tė njerėzve,
derrave dhe shpendėve, prandaj edhe kundėr njė kombinimi tė tillė, tė
panjohur akoma pėr shkencėn, imuniteti i njeriut, por edhe vaksina qė do
tė prodhohet sė shpejti, mund tė jenė tė paefektshėm.
Loja e rrezikshme me gjene
Skenarėt e mėsipėrm rreth njė katastrofe tė mundshme globale, po
supozoj se mund tė jetė si burim i proceseve tė zakonshme tė ligjeve
natyrore, edhe pse me pasoja tragjike. Por, shumė mė shqetėsuese dhe tė
rrezikshme pėr njerėzimin, duket tė jenė eksperimentet gjenetike qė
zhvillohen nėpėr laboratorėt e shumtė.
Njė nga kėto vende ėshtė edhe qyteti Boise, nė shtetin Idaho tė
SHBA-ve, laboratori i universitetit tė tė cilit gjendet prapa mureve
disa metėrshe tė betonit. Brenda duket gjithēka e zakontė - e
parrezikshme: teknikė laboratorikė, mikroskopė, kompjuter etj.
Megjithatė, kjo pėrshtypje ėshtė zhgėnjyese: kėtu zhvillohet
eksperimenti gjenetik mė i kontestuari nė mbarė botėn! Nėn udhėheqjen e
prof. Greg Hampikian, shkencėtarėt kėrkojnė kodin gjenetik tė vdekjes.
Ata krijojnė gjene artificiale, tė cilat, nė natyrė nuk kanė ekzistuar
asnjėherė. Ky eksperiment tejet i rrezikshėm mund tė krijojė njė vrimė
tė zezė nė tė gjithė botėn gjenetike dhe me kėtė duket se shkenca po
mundohet tė luajė ose tė zėvendėsojė rolin e Krijuesit!
Eksperimentimit me gjene (zyrtarisht vetėm nė bimė) dhe krijimit
sintetik tė tyre, nė shumė shtete i ėshtė dhėnė drita e gjelbėr, me
arsyetimin se kjo shkon nė dobi tė njerėzimit. Duke shpikur ADN-nė
(acidi deoksiribonukleik), nė bazėn fillestare tė gjallesave qė bartte
mesazhet gjenetike tė ēdo qelize, duke i kyēur, shkyēur ose zėvendėsuar,
pra duke manipuluar me gjene, shkencėtarėt po pėrpiqen t'i dekodojnė tė
gjitha sekretet e krijimit tė njė organizmi dhe me kėtė edhe krijimin,
konstruktimin e njė organizmi artificial (sintetik). Dhe potenciali i
kėtij manipulimi me gjene, duket i pakufishėm: tė pavarura nga procesi i
evolucionit, organizmat sintetikė, shpresohet se njė ditė, do ta rrisin
produktivitetin e pėrgjithshėm agrobotanikė, pėrmirėsojnė mirėqenien
njerėzore, do tė luftojnė kancerin, do tė arrijnė tė prodhojnė edhe
karburante biologjike etj. Dhe kjo, natyrisht do tė ishte nė dobi tė
njerėzimit. Por, a do tė jetė nė gjendje njeriu, si krijues (si Zot) i
kėtyre organizmave, t'i ketė edhe nėn kontroll ato? Sa tė bindur janė
shkencėtarėt qė luajnė me pushtetin kundrejt qenieve njerėzorė se kėto
qenie laboratorikė nuk do tė pėsojnė mutacione, duke u kthyer nė njė
kėrcėnim shumė serioz pėr tė gjithė botėn? Kjo ėshtė pyetje, pėrgjigjet e
sė cilės lėnė shumė pėr tė dėshiruar.
Shkencėtarėt e Universitetit tė Boise-s kanė arritur vetėm tė
konstruktojnė sekuenca tė ADN-sė, qė tek njeriu nuk ekzistojnė, madje
edhe disa qė nuk ekzistojnė nė asnjė gjallesė tjetėr tė kėtij planeti.
Tė bartura nė organizėm pėrmes frymėmarrjes ose ushqimit, disa nga kėto
sekuenca tė manipuluara tė ADN-sė arrijnė tė paralizojnė ēdo funksion tė
domosdoshėm pėr jetė tė organizmit. Dhe kjo i shqetėson kritikėt e
kėtij procesi, pasi fuqi tė mėdha, qeveri tė ndryshme, diktatorė apo
edhe organizata terroriste, mund ta shfrytėzojnė kėtė mundėsi, qė pėrmes
njė arme tė tillė biologjike, ta mbajnė nėn shėnjestėr ose edhe ta
shkatėrrojnė armikun e tyre. Kjo praktikė e krijimit tė njė arme
biologjike pėr shkatėrrim masiv nuk ėshtė, po ashtu, diēka e re. Qė nė
kohėn e Luftės sė Dytė Botėrore ėshtė i njohur plani i disa shteteve tė
aleancės, pėr pėrdorimin e Anthrax - bombave (bombave tė mbushura me
baktere infektuese shume tė rrezikshme - Bacillus anthracis), mbi
qytetet mė tė mėdha gjermane si Berlini, Hamburgu, Stuttgardi etj., nė
fazėn e fundit tė luftės, pėr tė mbytur ēdo banor tė tyre. Por falė
vonesės transportuese tė kėtyre bombave nga SHBA nė Britaninė e Madhe
(mbi 5000 copė) dhe mospajtimit tė disa aleatėve, fatmirėsisht kjo nuk
ndodhi. Pėrdorimi testues i kėtyre bio-bombave nė njė pjesė tė pabanuar
tė Islandės, shkatėrroi tėrėsisht, tė gjithė faunėn, brenda njė dite.
"Armėn mė efektive dhe mė tė lirė e ka krijuar vetė natyra", thotė
biologu Malcolm Dando nga Universiteti i Brodfordit nė Angli. Nevojitet
vetėm 100 kg bazile Anthraxi pėr tė vrarė rreth 3 milion njerėz. Pėr tė
parandaluar ndonjė katastrofė tė tillė, mbi 143 shtete, nė vitin 1872,
nėnshkruan njė marrėveshje pėr ndalimin e prodhimit tė armėve
biologjike.
Por, krejt ndryshe nga njė pandemi e provokuar nga viruset natyrale,
edhe nėse ata kanė kaluar disa faza mutacionesh, shpresat pėr tė
mbijetuar njerėzimi, megjithatė nuk janė tė shuara tėrėsisht. Njė
shpėrthim i njė epidemie, i provokuar nga viruset sintetikė tė gjeneve
tė manipuluar ose tė krijuar artificialisht, do tė ndalet, vetėm atėherė
kur tė vdes njeriu i fundit. Nė krahasim me viruset natyralė, sekuencat
e njė gjeni sintetik, tė manipuluar ose krijuar artificialisht, nuk
vdesin. Nė vitin 2012, janė parashikuar edhe preparatet e para tė kėtyre
gjeneve sintetike. Qėllimi: luftimin e dėmtuesve tė kulturave agrare.
Mirėpo, askush nuk e di se kėto gjene - vrasėse, nuk do tė kalojnė edhe
tek format tjera tė jetės me potencial shkatėrrues edhe pėr to. Ndoshta
edhe tek njeriu. Do tė ishte njė proces qė nuk do tė mund ta ndalonte
askush...
Ngrohja globale vė nė pikėpyetje baraspeshėn e Tokės
Shkencėtari britanik pėr studime klimatike, Xhejms Lavlok, ka
deklaruar se pėr shkak tė temperaturave tė larta disa pjesė tė botės do
tė shndėrrohen nė shkretėtira dhe do tė vijė deri te ngritja e nivelit
tė deteve qė do tė vėrshojnė pjesėt e tjera. Lavlok (89), i njohur sipas
teorisė sė tij Gaja, sipas sė cilės Toka ėshtė njė lloj organizmi i
gjallė, ka thėnė se ndryshimet klimatike do tė shkatėrrojnė pjesėn mė tė
madhe tė jetės nė Tokė deri nė fund tė kėtij shekulli, ndėrsa njerėzimi
ėshtė vonuar qė tė parandalojė kėtė katastrofė.
"Toka gradualisht do tė shndėrrohet nė shkretėtirė. Kjo do tė ndodhė
kur Sahara gradualisht tė lėvizė drejt Europės. Por, kjo nuk ka tė bėjė
vetėm me Europėn, por e gjithė bota do tė ndryshojė nė kėtė drejtim", ka
thėnė ai. Ai ka shtuar se ėshtė e besueshme tė kenė dėshtuar pėrpjekjet
pėr tė ulur emetimin e gazrave qė shkaktojnė ngrohjen e planetit, si
dioksid karboni. Madje, edhe nėse bota do tė gjejė mėnyrėn pėr tė ulur
emetimin e kėtyre gazrave nė zero, tashmė ėshtė vonė qė tė ftohet Toka,
konsideron ai. "Ky ėshtė si njė super-tanker, nuk mund ta ndaloni vetėm
duke ndalur motorin. Nėse ēuditėrisht do tė arrini tė zvogėloni dioksid
karbonin, Toka nuk do tė ftohej menjėherė", ka thėnė Lavlok.
Shkencėtari britanik konsideron se tė gjitha forcat duhen angazhuar nė
krijimin e strehimeve nė rajonet, tė cilat do t'i shpėtojnė efekteve
negative tė ndryshimeve klimatike. Sipas tij, pritet tė ketė thatėsi tė
madhe dhe vdekje tė njerėzve nė shkallė tė lartė dhe se numri i banorėve
nga rreth shtatė miliard mund tė bie nė njė miliard deri nė fund tė
shekullit, pasi njerėzit do tė kenė shumė pak resurse. "Do tė ketė uri
tė madhe dhe mungesė uji. Popullata mund tė bie deri nė njė miliard ose
mė pak", ka thėnė Lavlok. Sipas tij, deri nė vitin 2040, temperaturat nė
qytetet evropiane gjatė verės do tė rriten mesatarisht nė 43 gradė
Celsius, ashtu siē ndodh tashmė nė Bagdad.
Lavlok konsideron se bota nuk ėshtė duke reaguar urgjentisht kundėr
problemit dhe tha se nuk duhet fajėsuar ai pėr parashikimet e tmerrshme,
pasi qė edhe Agjencia e Kombeve tė Bashkuara pėr ndryshime klimatike nė
raportin e vitit 2001 ka paralajmėruar se temperaturat deri nė vitin
2040 dhe 2050 do tė jenė shumė tė larta.
Pėrmbytjet, si pasojė e ndryshimeve klimatike, mendohet se kanė qenė
edhe shkaktarėt e disahershėm tė zhdukjes sė jetės nė Tokė. Ndėr mė tė
pėrfolurit ėshtė miti pėr Atlantidėn, njė ndėr civilizimet mė tė lashta
qė kishte njė shkallė tė lartė zhvillimi (bazuar nė dėshmitė e Platonit)
e qė mendohet se gjendet i pėrmbytur diku nė oqeanin Atlantik.
Supozohet se ndonjė ndryshim i madh klimatik e gjeologjik (nga pėrplasja
e mundshme e ndonjė meteoriti), ka ndikuar qė ky civilizim tė zhduket
nga faqja e dheut pėr pak kohė (brenda natės). Ishin pėrmbytjet e
shkaktuara nga tėrmetet, shpėrthimet vullkanike, valėt e mėdha tė
oqeanit etj, ato qė fundosėn kėtė "kontinent" pėrgjithmonė.
Por Atlantida, nuk ėshtė rasti i vetėm i pėrmbytjeve nga ndryshimet
klimatike. Zbulimet e shumta tė fosileve tė kafshėve parahistorike, siē
janė tetrapodet (dinozaurėt) barngrėnės ose Mamutėt e lloje tjera, qė
janė gjetur nė hapėsira tė ndryshme tė globit, tė cilat sot janė tė
mbuluara nga shtresa tė mėdha akulli ose nė sipėrfaqe ku, pėr shkak tė
mungesės sė lagėshtisė, procesi vegjetativ ėshtė tėrėsisht i
pazhvilluar, pra nė shkretėtira tė ndryshme, dėshmojnė pėr ndryshime
ekstreme klimatike qė janė zhvilluar nė planetin tonė. Nė Siberi ėshtė
zbuluar njė Mamut gjigant i ngrirė, i cili ėshtė ushqyer vetėm me bimė.
Nė gojėn e tij janė gjetur mbeturina tė myshkut, ndėrsa nė zorrėt e tij
edhe mbeturina barishtesh qė sot nuk ekzistojnė nė atė hapėsirė. Trupa
tė shtazėve tė ndryshme janė zbuluar edhe Kinė, Kanada, e vende tė tjera
tė globit. Shkencėtarėt mendojnė se kėto zhvendosje janė bėrė si pasojė
e ndonjė kataklizmi natyror.
Jo vetėm sipas legjendave, por edhe sipas profecive religjioze, bota
ėshtė pėrmbytur disa herė. Janė diku rreth 30 burime qė flasin pėr
pėrmbytje me pasoja katastrofike pėr gjallesat e planetit Tokė. Kemi
rrėfimin e Biblės, ku Perėndia vendos tė dėnojė njerėzimin pėr shfaqjen e
mosbesimit tek Krijuesi i tyre, dhe e urdhėron Noe-n t'i marrė
familjarėt dhe lloje tė pėrcaktuar tė botės shtazore e bimore dhe tė
vendoset nė njė anije, pasi vendimmarrėsi hyjnor, kishte vendosur ta
shkatėrrojė njerėzim pėrmes pėrmbytjeve pėr ta ripėrtėrirė pastaj me njė
lloj tjetėr mė tė mirė. Dhe kėshtu, 40 ditė pa ndėrprerė, kishte
lėshuar shi tė fuqishėm dukė pėrmbytur ēdo gjė mbi Tokė.
Rrėfime tė ngjashme, si kjo nė Bibėl pėr Tokėn e pėrmbytur, janė edhe
kronikat e asiro-babilonasve, pastaj ato tė grekėve tė vjetėr; shėnimet e
indiasve, ato kineze, egjiptase e tė tjera, tė cilat, pothuajse janė tė
ngjashme: personazhet e kėtyre legjendave, meshkuj dhe femra, me tė
afėrmit e tyre ose pa ta, me botėn shtazore e bimore etj., pozicionohen
nė vende ose objekte tė caktuara nga vet Krijuesi, qė tė mbijetojnė dhe
bota sėrish tė mund tė marrė frymė nga e para.
Duke e marrė pėr bazė numrin e madh tė legjendave tė ngjashme nga
shumė popuj tė lashtė tė globit dhe duke pasur parasysh mundėsinė e
komunikimit tė tyre nė ato kohėra, qė ishte tejet i vėshtirė,
shkencėtarėt janė tė bindur nė vėrtetėsinė e tyre. Ndoshta jo
saktėsisht, sipas skenarėve tė rrėfyer nėpėr ato legjenda, por me njė
skenar tė pėrafėrt, gjithsesi. Ėshtė shumė domethėnės pėr ta,
gjithashtu, edhe rrėfimi pėr Solonin (640-558 p.e.s) - njė personalitet i
njohur nė antikitetin grek, qė njihet si reformatori dhe udhėheqėsi i
Athinės, tė cilit egjiptianėt, kur ai ishte nė vizitė tek ta nė Saisu, i
thanė: "Njerėzimi ėshtė pėrmbytur disa herė nga arsye tė ndryshme dhe
kjo do tė ndodhė edhe nė tė ardhmen"... ndoshta kėtė herė i provokuar
edhe nga vet faktori njeri!!!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BashKom
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 767
Age : 48
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

MesazhTitulli: Re: Sa jemi afer fundit?   Fri May 14, 2010 8:25 pm

Siq po shifet jo fort larg .
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 3254
Age : 37
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

MesazhTitulli: Re: Sa jemi afer fundit?   Fri May 14, 2010 9:36 pm

Cilit fund vitit 2010...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Sa jemi afer fundit?   Fri May 14, 2010 9:47 pm

po
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
......
Anėtar Nderi
Anėtar Nderi
avatar

Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 30
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

MesazhTitulli: Re: Sa jemi afer fundit?   Sat May 15, 2010 2:24 am

Jo vetėm sipas legjendave, por edhe sipas profecive religjioze, bota
ėshtė
pėrmbytur disa herė. Janė diku rreth 30 burime qė flasin pėr
pėrmbytje
me pasoja katastrofike pėr gjallesat e planetit Tokė. Kemi
rrėfimin
e Biblės, ku Perėndia vendos tė dėnojė njerėzimin pėr shfaqjen e

mosbesimit tek Krijuesi i tyre, dhe e urdhėron Noe-n t'i marrė
familjarėt
dhe lloje tė pėrcaktuar tė botės shtazore e bimore dhe


Le te bindemi te gjith se cfardo fatkesqie natyror qe vien esht pasoj e vete njerzimite.sepse All'ahu nuk don qrregullim ne tok.E tani te shikojm sa e sa qrregullim behen jo brenda ores po minutit per mos te then sekondit,Alla'ahu eshte meshirues shum i madhe ,por duhet pasur kujdes njerzim mos te zbret hidherim i All'ahut ne tok se do jet shum keq,Ama se a do jete fundi un mendoj se jo ende do mbushemi mekate ne se ka njerz ende te sinqert e kur te gjith te devijojm ne rrug te gabuare at'her do jete fundi i cdo gjej te keqe e fillimi i nje jete te mir..
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
......
Anėtar Nderi
Anėtar Nderi
avatar

Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 30
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

MesazhTitulli: Re: Sa jemi afer fundit?   Sat May 15, 2010 9:27 pm

Eshte shum interesant,fatkeqasit natyror cdo here kan fillu te popujt musliman. p,sh Nė krahinėn Xinjiang ujgurėt, muslimanėt turkofanė, janė mė tė shumtit.
Ata thuajse pėrbėjnė gjusmėn e banorėve tė Xinjiangut. Deri nė vitin
1949, nė regjion kanė jetuar vetėm 6% tė kinezėve Han, por numri i tyre
sot arrinė nė 40% tė popullsisė, deri sa pėrqindja e ujgurėve ėshtė
redukuar nga 90% nė 46%, si rezultat i politikės sė Pekinit tė shtypjes
sė pakicave nga territoret ku pėrbėjnė shumicėn e popullsisė..Viti 711 shpesh pėrmendet si vit kur muslimanėt nga Afrika Veriore hynė
nė Spanjė;po ashtu edhe ne rusi
,dhe gjitha smundejt si malarja si kolera si Aids tanie dhe efundite GRIP I DERRAVE vin n ga andej ...Dhe lind pytja pse pikrishte te muslimanet ku e njohin vetme nje Zote!!!
Kjo shum lete spjegohet,se muslimanet edin shum mire ligjete All'ahut dhe duhet te ken kujdes te shtuare.Tani shum njerz fillojn te thone ,,JA MUSLIMANET MARIN NJE BOMBE DHE QOJN NE AJRE MIJA TE PA FAJESHM,Kurani nuk thot vraje,andaj edhe fatkesit natyror na vien pikrisht nga aje popull qe edin shum mire ligjet e All'ahut dhe nuk i zbatojn.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
muha
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar

Male
Numri i postimeve : 2
Age : 52
Vendi : viti
Registration date : 16/05/2010

MesazhTitulli: Re: Sa jemi afer fundit?   Tue May 18, 2010 8:35 am

Pershendetje per gjith antarėt e forumit
Saper temen se ajemi afer fundit aty veq zoti mund ta di.
Por mendoj se jemi afru me shum shenja si te kuranit,bibles dhe libra tjer fetar,kam lexuar edhe parashikimet enostradamusit tė fisit maja e te tjerve por deshifrimet e kodeve te tyre siduket nuk kan mundur te bahen siduhet sepse ata kan perdor te tjer kalendar dhe vetem nje gabim i vogel ka rezultu mbi 70vjet gabim.
Por tash me teknologjin ma te sofistikuar gjoja se kan arrit ta deshifrojn kalendarin e fisit majave dhe kjo esht 21 dhjetor 2012. Kapas ksi parashikimi edhe per vitin 2002 por ja se sndodhi por sido qe tejet qka vjen prej zotit mir seardht fundja ne shqiptarėt sjemi msu muknaq. ju merzita pak por forumet perqata jan me diskutu me ba hajgare me qu kohen elir kuptohet kush ka ene shqiptarėt kemi sadush koh lir.tung
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BashKom
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 767
Age : 48
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

MesazhTitulli: Re: Sa jemi afer fundit?   Tue May 18, 2010 11:35 am

Ashtu siq jemi bėr si banor tė ksaj toke ajo qė na soli ktu dhe do tė na hjek , mirpo disa shenja po shifen se nuk asht larg . nuk ka respekt ndaj njeri tjetrit nuk ka frig nga i madhi zot ,nuk mėshir ,nuk ka besim mendoj se kto gjėrat qė njeriu si njeri duhet ti ket por sod shumica nuk i kan kto gjėra por mendojm vetėm nė tradhti pasuri sundim mbi njeri tjetrin ,pa llogarit ne fuqin e tė madhit Zot .
prandaj sado qė ka arrit shkenca mjaft lart por disa gjėra e ka tė pamundur tė bėj, siq jan ndalja e vullakaneve tėrmeti shiut erėrat e forta sunamet e shum e shum gjėra qė vetėm fuqia natyrore din dhe i bėn e pėr kto njeriu ėshtė po thuajse as gjė prandaj nga kto fakte besoj se nuk jemi edhe lart ,

(deshat edhe njė pyetje lidhur me kto fenomene .thuhet se jan shtat pash tok dhe shtat pash qiell , si e spjegoni kėt dhe kush din mė tepėr rreth ksaj pytje tė na sqaroj .)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
istogalia
Anėtar
Anėtar
avatar

Male
Numri i postimeve : 298
Age : 34
Vendi : Istog,Kosova
Profesioni/Hobi : futbollist
Registration date : 31/08/2008

MesazhTitulli: Re: Sa jemi afer fundit?   Tue May 18, 2010 11:46 am

ooo nje zot e din mos te merr me ount ti na
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Sa jemi afer fundit?   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Sa jemi afer fundit?
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Shėndeti-
Kėrce tek: