Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Lajme nga Shqiperia

Shko poshtë 
+11
rrimtaf
detektivi
Xhevati
petritkola
Mixha Selim
......
Medalim
xhiti
xhema
arberia
Atdhetari
15 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3 ... 5, 6, 7 ... 11, 12, 13  Next
AutoriMesazh
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 70
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Lajme nga Shqiperia - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 6 EmptyFri Jan 28, 2011 7:58 am

Nuk ia vlen cdohere njeri te merret me njers qe i kan ujdis se keqes aneti shqyptare.
Ka njihere duhet tregu e verteta se koha e gjelateve ka perendu njehere e pergjithemon. Horedhit e se keqes kan me perfunedu vete nate qe ia deshirojen shqypnis dhe popullit te beku shqyptar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 70
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Lajme nga Shqiperia - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 6 EmptyFri Jan 28, 2011 8:03 am

Sot Shqypnia ka djem si Amarildo Yzeiri qe nuk len tju perdhoset nderi Kombetar.

http://www.botasot.info/img/p-January-25-13-13-9.jpg

Berisha: Mirënjohje policit që ngriti flamurin e hedhur nga një bandit si leckë
Efektivi i FNSH-së, Amarildo Yzeiri, i dorëzon flamurin Kryeministrit. Yzeiri: Për këtë flamur kemi luftuar
Efektivi i Forcave Speciale FNSH 712, Amarildo Yzeri është polici që u fiksua në sytë e mijëra shqiptarëve duke ngritur flamurin ditën e demonstratës, kur një prej protestuesve e hodhi në këmbët e policëve. Ai i ka dorëzuar sot Kryeministrit Sali Berisha, flamurin kombëtar, duke u shprehur se ai flamur i dha forcë për të qëndruar.

Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar më pas se Amarildo: “U bë simboli më i shkëlqyer i mbrojtjes të rendit kushtetues, i institucioneve kushtetuese të vendit. Në një moment të caktuar një horr, një rrugaç, një bandit, që flamurin kombëtar e kishte për leckë, e vërviti atë tek këmbët e policëve.

"Amarildo e mori flamurin dhe e ngriti.”, ka deklaruar kryeministri, duke shprehur mirënjohjen për efektivin e Repartit të Forcave Speciale.

“Flamuri i kombit nuk mund të ishte kurrë një leckë që të flakej. Flamuri i kombit shqiptar, është flamuri i më i bukur, por edhe flamuri kombëtar shtetëror më i vjetër në Europë. Është flamuri kombëtar, në qelizat e të cilit prehen martirët e kombit, që nga koha e Skënderbeut deri më sot. Në të prehen të gjitha ata që kanë luftuar për liri dhe dinjitet njerëzor si dhe të ata që luftuan për liri të Kosovës”, ka nënvizuar kryeministri Sali Berisha.

Kryeministri tha se ky është flamuri që në dallim nga kombet e tjera, edhe himnin e kombit e ka të qëndisur rreth tij dhe betimi solemn e ka mbi të .Kryeministri ka përgëzuar afektivin e gardës Amarildo Yzeiri për gjestin dhe kurajën.

http://www.botasot.info/img/p-January-25-13-13-9.jpg

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 70
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Lajme nga Shqiperia - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 6 EmptyFri Jan 28, 2011 8:08 am

FALANGAT MERCENARE KOMUNISTE KERKOJNE DESTABILITETIN E VENDIT

http://www.lajmishqip.com/wp-content/uploads/2009/10/pbkd.jpg


Komiteti i Ballit Kombëtar për Diasporë,ka përcjellur me vëmendje dhe dhimbje të thellë ngjarjet e 21 Janarit në kryeqytetin shqiptar Tiranë,me rastin e protestës socialiste me prapavijë grushtshtetin.për të djegur dhe pushtuar institucionet legjitime të shtetit Shqiptar.Kjo protestë e ashtuquajtur „paqësore“ dhe „popullore“më datë 21.janar.,nxori në pah amoralitetin dhe pafytyrësinë e tyre biologjike,si mercenarë të denjë të frymës së etërve të tyre të ciliët gjithmonë kanë synuar pushtetin „përmes grykës së pushkës“. Këta pasardhës të zellshëm të kulshedrës komuniste që dinë të ushqehen vetëm me gjak shqiptari,edhe një herë dëshmuan,se skenaret e vitit 1997 kur përgjakën dhe dogjën Shqipërinë,ende flejnë në kokat dhe mëndjet e tyre të ndryshkura.Këta mercenarë komunist,zgjodhën pikërisht 21.janarin.disa ditë para mbajtjes sër mbledhjes së Këshillit të Europës (më 25.janar.) ku do të debatohej për rrezollutën e Dik Martit.Kjo sqaron më së miri,veprimtarinë e lobeve sllavo-greke,që me çdo çmim,të nxisin rrymat antishqiptare,të mshehura nën kostumin „socialist“për të derdhur gjakun shqiptar dhe për të djegur atdheun e tyre.Komunistët nuk kanë Atdhe,nuk ndjenë Kombin dhe nuk mbajnë Fe.Ata janë mikrobet,ma të fëlliqura të Kombit Shqiptar.Komiteti i Ballit Kombëtar për Diasporë,shpreh mirënjohjen më të lartë policisë së shtetit dhe gardës së shtetit për të qenurit në nivelin e lartë moral e atdhetar,për të mbrojtur institucionet demokratike të vendit.Njëherit shprehim shërimin sa më të shpejtë e të gjith lënduarve,që heroikisht qëndruan përballë,fallangave mercenare dhe kriminelëve të ndyrë puçisto-komunist.Komiteti i Ballit Kombëtar për Diasporë,mbështet fuqishëm institucionet qeveritare shqiptare të dala nga vota e lirë e popullit,dhe njëherit kërkojmë forcën e ligjit,mbi gjithë ata që përgaditën këtë skenar puçisto-komunist.

“SHQIPËRIA E SHQIPTARËVE , VDEKJE E TRADHËTARËVE”

Kordinator i Ballit Kombëtar

Eugen Shehu
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 70
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Lajme nga Shqiperia - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 6 EmptyFri Jan 28, 2011 8:16 am

Ty Flamur te duam shume

http://www.lajmishqip.com/wp-content/uploads/2010/02/flamuri10.jpg


Nga: Meri LALAJ

Disa muaj me radhë më duhej të shfletoja shumë dokumente historike dhe libra, duke hulumtuar për figurën e atdhetarit të shquar Fehim Zavalani e ndërkaq më dukej sikur kuvendoja shtruar me ata burra të ditur të fillimshekullit të njëzetë, që nuk kursyen as pasurinë, as jetën e tyre për ta bërë Shqipërinë.Sjell në mendje Isa Boletinin, teksa përkul gjurin e puth flamurin shqiptar. Sjell në mendje Ded Gjo Lulin, kur dërgon luftëtarët për të marrë majën e Deçiçit e për të ngulur atje flamurin, luftëtarët vriten nga turqit njëri pas tjetrit e midis tyre biri i tij. E Ded Gjo Luli thotë: “Deka e lehtë për Shqypni!”Në festat e fundvitit u ndodha në Gjermani në Lautern, atje në një vizitë tek një familje shqiptare më treguan se në vitet ‘80 një vogëlushe tetëvjeçare me emrin Shqipe, e cila kishte emigruar me familjen e saj nga Shkupi, nuk pranoi të parakalonte në manifestimin shkollor me flamurin jugosllav, por vrapoi e vendosi duart e saj të vockla tek flamuri shqiptar që mbante moshatarja e saj emigrantja kosovare duke thënë: “Flamuri im është si i Donikës…”

Hapini fjalorët enciklopedikë tek flamujt e shteteve, aty më i bukuri nga të gjithë është flamuri shqiptar, siç shkruan Fan Noli: “O fushëkuq, o shkabëzi…”, jo vetëm që ai është flamuri më i bukur i botës, por ai është imi, yti, yni, i cilitdo shqiptar kudo që jeton. Edhe kryevargu i himnit tonë kombëtar, që ne për mrekulli e thërrasim “Himni i Flamurit” është: “Rreth flamurit të përbashkuar…”Nuk do t’i kisha shkruar këto radhë, po të mos e kisha parë atë veprim, të cilin e pa bota mbarë, kur flamurin tim, flamurin e të gjithë ne shqiptarëve e flakën përtokë e përdhosën si leckë, e këtu kujtova fjalët e Biblës: “Fali, o Zot, se nuk dinë se çfarë bëjnë!”, por një çast më tej u mrekullova kur një punonjës policie, një bir nëne shqiptare u përgjunj duke rrezikuar jetën e shpëtoi e ngriti nga toka dhe e shtrëngoi fort pas trupit të vet flamurin kuq e zi, flamurin që na bashkon ne të gjithëve. Le të mblidhemi rreth flamurit tonë, atij flamurit që shpëtoi ai polici trim, flamurit të shenjtë shqiptar, që e duam shumë, që na mban gjallë, që na shenjtëron jetët tona.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 70
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Lajme nga Shqiperia - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 6 EmptyFri Jan 28, 2011 8:31 am

Amarildo Yzeiri, efektivi i policise qe ngriti flamurin nga toka