Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9  Next
AutoriMesazh
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......

Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 31
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 4 EmptySat May 15, 2010 2:16 am

Si në shtëpi pa pronar



Publikuar: E shtune, më 08 maj 2010





  • Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 4 Kim_mehmeti-5




Sa herë që kryeministrit të Maqedonisë i ngec puna, sa herë që
dëshiron ta fshehë atë që nuk duhet parë nga populli, ai përgatit ndonjë
episod të ri të telenovelës me titull “Luftë kundër korrupsionit”. Pra,
sa herë që dëshiron ta çojë popullin të harrojë varfërinë e skajshme
dhe problemet politike që ka shteti, Gruevski merr kordonët policorë, si
dhe dy kamera, bastis ndonjë spital, nga nxjerr dhjetëra mjekë të
dyshuar për korrupsion dhe vazhdon tutje duke u bërë gati për episodin e
ardhëm të telenovelës së tij. E ndërkohë, qytetarët e Maqedonisë kurrë
nuk e dinë se çka ai fsheh në valixhet e veta, kurrë nuk e kuptojnë se
përse të gjitha angazhimet e tij, në vend që ta çojnë shtetin përpara,
atë e largojnë nga e mira e ëndërruar. Gjithashtu, ndërkohë, pjesa e
Evropës që mburret me vlerat e larta qytetare dhe juridike, në shumë
raporte të saja, e paralajmëron Gruevskin se nuk është në rregull të
dyshuarit t’i nxjerrësh përpara gjyqit publik ende pa u dëshmuar fajësia
e tyre. Pra, Evropa e civilizuar, ia tërheq vërejtjen Gruevskit se
duhet të ketë kujdes e ta kuptojë se lufta kundër korrupsionit nuk duhet
përdorur si mjegull për t’i fshehur paaftësitë të përballesh me
problemet më të mëdha të Maqedonisë, siç është stabiliteti i shtetit,
zgjidhja e problemit të emrit... Apo, në raportet e veta, institucionet
evropiane, ia rikujtojnë Gruevskit të mos bëjë veprime që shkelin vlerat
demokratike: të mos i linçojë njerëzit vetëm për ta mbuluar paaftësinë
të bëjë diçka për të mirë e shtetin, të mos e nxjerrë individin përpara
gjykatës më të pamëshirshëm – opinionit publik – para se të dëshmohet
fajësia tij.
Duke jetuar në shtet ku është aq e shikuar telenovela e quajtur
“Luftë kundër korrupsionit”, kur pashë kordonët policorë që hynin e
dilnin nga godina e Ministrisë së Transportit të Kosovës, më shkoi
mendja se mos vallë Gruevski ka marrë në duar edhe prokurorët dhe
policët e EULEX-it dhe tani është duke vepruar edhe në Kosovë. Mbase
hamendësimet e këtillë m’i nxiti sjellja aq arrogante dhe aq primitive e
atyre që kanë ardhur të kultivojnë vlerat demokratike në Kosovë, por të
cilët, gjatë bastisjes së Ministrisë së Transportit të Kosovës u sollën
thuajse ministri dhe personeli i tij janë ngujuar në kabinetet e tyre
dhe të armatosur presin të sulmojnë luftëtarët kundër korrupsionit. Apo,
thënë më qartë: ajo që shihja në ekranet televizive, më shumë më
rikujtonte veprimet e Gruevskit që i shoh shpesh këtu ku jetoj, e ku
herë-herë, të gjithë bërtasin “kapeni hajnin”, duke dashur ashtu të mos
shohësh çka kanë në valixhet e tyre, duke dashur ashtu të mbulojnë
paaftësinë e tyre të përballen me të vërtetën se një shtet që nuk
kontrollon tërë territorin e vet, se në një shtet ku nuk dihet cili
është i zoti i shtëpisë, se në një shtet ku ka nga dy palë ligje e
standarde, pra se nga një shteti të cilin çdokush e mbron sipas logjikës
dhe interesit të vet, nga ai shtet ndonjëherë më së shumti përfitojnë
ata që kanë ardhur ta mbrojnë vendin nga “hajdutët” vendas.
Ajo që ndodhi në Ministrin e Transportit të Kosovë, më së miri
dëshmon standardin e dyfishtë që përdorin disa qarqe evropiane kur kemi
të bëjmë me ballkanasit. Standarde të cilat janë krejt ndryshe për
hapësirat ku banojnë “të mirët e demokratët” e këtij kontinenti dhe
plotësisht të kundërt kur zbatohen në këto hapësira ku banojmë “ne të
egrit e hajdutët”, e zyrat e të cilëve duhet hapur me shkelma dhe
përcjellje nga kordonët policorë. Gjë që të çon të mendosh se mbase
fytyra e vërtetë e një pjese të Evropës Perëndimore është jo që shihet
në pjesën e saj të Ballkanit, e jo ajo e grimosura – e rrejshmja - ku
përpilohen raportet për ne që duam të bëhemi pjesë e asaj që jemi –
Evropës. Dhe duke qenë e tillë, e sjellshme dhe demokratike për
vetveten dhe e egër dhe jo tolerante ndaj neve “ballkanasve”, nëpër
zyrat e veta Evropa Perëndimore hyn ashtu si e do rendi: duke trokitur
në derë, duke të treguar vendimin e gjykatës për bastisje. Ndërkaq, në
zyrat tona hynë me kamera televizive, duke të përplasur përpara
gjykatësit publik të quajtur popull, që të mos mund të shlyesh njollën e
turpit edhe sikur të dëshmosh se je Profet, e jo më njeri të cilit, si
gjithë të tjerëve, më lehtë mund t’i gjesh gabime sesa vepra të
admiruara.
Prokuroria dhe policët e EULEX -it hynë në Ministrin e
Transportit të Kosovës si të ishte ajo shtëpi publike ku shkon me
furgona policor, i nxjerr prostitutat dhunshëm nga dhomat e tyre dhe i
çon në kontroll mjekësor që të vërtetosh thashethemet se janë të
infektuara nga sëmundje venerike. E ndërkohë, thuajse të gjithë i
duartrokitën përkushtimit të EULEX-it në luftën kundër korrupsionit.
Madje të paktë ishin ata që shtruan pyetjen parimore: si mund të
shpallësh ndonjërin publikisht si hajn, para se këtë ta dëshmojë
gjykata. Por, mbase edhe mundet, posaçërisht kur të trajtojnë se i takon
grupit të “të egërve” ku nuk ia vlen të përdorësh standarde civilizuese
dhe ligjore, por ku duhet drejtësinë ta trajtosh si çështje që duhet
matur me atë se si ajo do të ndikojë nëpër dhomat ku populli i varfëruar
pinë çajë dhe mezi pret t’ia hedhësh pranë këmbëve kokën e “hajdutit”
që e ka pru në situatë të pijë çaj pa limon. Dhe mbase andaj kësaj radhe
EULEX-i veproi në Kosovë ashtu siç vepron shpesh Gruevski në Maqedoni:
të mos u përmbahet rregullave, por më shumë rëndësi t’i kushtojë efektit
publik. Që do të thotë, mbase nuk është e largët dita kur prokurorët
dhe policët e EULEXI-t do të vijnë në trajnim te Gruevski, apo edhe do
t’i bastisin kabinetet ministrore jo duke u bazuar në fakte, por duke u
mbështetur në anketa publike nëpërmjet të cilave populli do të caktojë
se kush është “kryehajduti” i Kosovës.
Ajo që bëri EULEX-i në zyrat e Ministrisë së Transportit të
Kosovës, ka shijen e hidhur për shumë arsye. Ndër të tjerat, edhe shkaku
se bastisja u bë sikur Kosova të ishte shtëpi pa pronar, thuajse të
zgjedhurit e popullit kosovarë janë “në shkollë trajnuese” për t’u bërë
drejtues të shtetit dhe andaj, ndaj tyre mund të sillesh si trajnues, të
cilit i lejohen të gjitha, përfshirë edhe logjikën të krijosh opinion
se ndonjë nga ata është hajdut ordiner, e që pastaj të ofrosh dëshmi për
krimin e bërë. Pastaj, kjo ndërhyrje e EULEX-it, e cila aq i joshi disa
qarqe kosovare, dëshmoi deri ku shkojnë inatet personale, inate të
cilat Kosovën e prunë deri aty sa nëse e kompletonin listën e të gjithë
politikanëve që ka sot ky shtet, vështirë se do të gjesh një politikan
të vetëm, i cili nuk është akuzuar publikisht për ndonjë veprim keqbërës
që të bën të mos dalësh në rrugë nga turpi. Andaj, sikur kosovarët ta
kompletonin këtë listë, ajo do t’i çonte ta pyesnin veten se ku çon ky
proces i degradimit të të gjitha vlerave që ka Kosova, do t’i çonte të
pyesnin veten se mos vallë kjo do të thotë se të gjithë ata që dje
flijuan jetën e tyre për lirinë e Kosovës, këtë e kanë bërë që sot asaj
t’ia vjedhin ardhmërinë? Pra, kur ta shihnin se lista e politikanëve
kosovarë përbëhet vetëm nga emra të njollosur, kosovarët do të duhej ta
pyesnin veten se kush e bën këtë dhe vallë kjo do të thotë se Kosova nuk
ka burrështetas të pjekur, apo se dikush do t’ia thyejë boshtin politik
kurrizor Kosovës dhe atë ta shpallë si të papjekur për shtetëbërje? Dhe
më në fund, nga ajo listë ata do të shihnin se atyre u kanë mbetur të
panjollosur vetëm heronjtë e vdekur. Me çka kosovarët do të duhet t’u
përgjigjen shumë pyetjeve, që të arrijnë deri te konstatimi se lufta e
vërtetë kundër korrupsionit në Kosovë do të fillojë atëherë kur asaj do
t’i prijnë vetë kosovarët, e jo prokurorët dhe policët e EULEX-it.
Sepse sikur të ishte ndryshe, atëherë kosovarët nuk do të duhej të
votonin për t’i zgjedhur përfaqësuesit e vet nëpër institucionet
shtetërore, por do të duhej të shpallnin konkurs evropian për t’i
zgjedhur ekspertët që do ta drejtonin Kosovën. Dhe nëpërmjet atij
konkursi, do të mundeshin ta bënin zgjedhjen e duhur dhe të mos lejonin
që në mesin e “mbikëqyrësve” të Kosovës të ketë edhe të atillë që
mendojnë se në zyrat e përfaqësuesve kosovarë duhet të hysh si në shtëpi
pa pronar, apo si në shtëpi ku pronari nuk di të kujdeset për të. Apo
që të mos ndodhë që në Kosovë të vijnë edhe të atillë që merren me
kontrabandë të cigareve dhe të pijeve alkoolike, mbase duke menduar se
kjo veprimtari është pjesë e traditës së popujve të Ballkanit

Me te veretet vlen shum ky analiste
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 4 EmptySat May 15, 2010 2:21 am

Kim Mehmeti shkrimtar edhe analistë :
http://kmehmeti.com/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......

Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 31
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 4 EmptySat May 15, 2010 2:25 am

Un e mora nga fb ..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 4 EmptySat May 15, 2010 2:27 am

Ska lidhje nga , më pëlqen edhe mu ky KIM MEHMETI është i sinqertë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......

Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 31
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 4 EmptySat May 15, 2010 2:30 am

Per mendimin tim eshte analisti me i mir politik per gjith vendet shqiptare ,eshte shum i koreket, me pelqejn debatet qe ben ky.Jan shum kuptim plote, kam pare nje emisjon per bashkimin kombetare se ka qen me MATOSHIN , shum interesant ka qen tema.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti

Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 59
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 4 EmptySat May 15, 2010 2:08 pm

Ishe Kordinatoori i ,,FBKSH“per Evrope - Kryesia dhe anetaresia e saje- familjeve të shqiptarëve të vrarë nga policia e Maqedonisë

Ju Shprehin Ngushellime:



Në emer tim Personal dhe ne emer te ishe Kryesise se ,FBKSH“ per Evrope, familjeve të Harun Aliut, Xhafer Shalës, Shaban Zenunit dhe Qemajl Fejzullahut, u shprehim ngushëllimet dhe dhimbjen tonë më të thellë, për humbjen e pjestarëve të tyre më të dashur, veprimtarëve të shquar të Idealit kombëtar.

Egzitenca e Kombit Shqiptare po rrezikohet dita dites anembane trojeve Shqiptare.! ,Fajtore jane vete Politika servile SHqiptare qe jane bere puthadore te Armiqeve te huaj, Armiqeve Sllavo Maqedonas dhe Sllavo Serbe..!

Eshte koha qe Situanen Politike te marrin ne dore Atdhatert dhe Patriotet e vertet ,te cilet dijne dhe kane guxim qe qeshtjen Shqiptare te zgjidhin njehere e pergjithmone!

Gjermani:15.05.2010

Prof.Xhavit Dalloshi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Xhevati
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Xhevati

Male
Numri i postimeve : 93
Age : 54
Vendi : Drenice
Registration date : 14/05/2010

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 4 EmptySun May 16, 2010 2:09 pm

U vrane 6 Komandante te UCK-UKSH.
kjo eshte tragjedi e madhe,pas tradhtise qe ju bene pas shpine nga Parti Politike Shqiptare servile,tradhtare qe thirren ne emer te ,,UCK" si ne kosove si ne trojet etnike shqiptare.
Lideret e ishe ,,UCK" luften e kane bere per interesa personale per te fituar te mira per veti dhe familjet e tyre ,e jo qe te arrihet liria kombetare.
Sote ata Ali Ahmeti me shoke hashim Thaqi me shoke ramushe haradinaj me shoke perdhosin luften ishe shoket e tyre qe ishin te paret qe formuan ,,UCK" po nuk u pajtuan me tradhetine qe ju be atyre dhe kombit shqiptare.
Keta sote kane bere pasuri marramendes per veti ,vjedhin popullin-bashkpunojne me te huajte armiq te shqiptareve ,i vrasin shoket e vete sepse shofin rrezik nga keta sepse nje dite munde te pergjigjen per tradhti qe ju bene kombit te tyre dhe shokeve te Idealit.
Bajram Rexhepi eshte marre veshe me Ministeren e mbrendshme te maqedonise qe te arreston 70 persona nga kosova Komandante te ,,UCK" dhe t,ja dorezone maqedonise.
me kete akte tradhtare ja vune kupen e tradhtise keta Lidere qe thirren pa turp ne emer te ishe,,UCK".
Dhe sote kinse ne emer te ,,SHtetit" pa shtet veprojne si dikur Rrahman Morina ,Ali Shukriu Brahim Rugova ,kure thojke se keta jane ishe dore e shkaut dhe nuk ka ,,UCK"
Edhe keta sote sillen si ai ,duke deklaruar se keta te ,,UCK" jane bandit ,hajna banda te ndryshme qe mirren me trafikimin e Armeve.
Ska komente per keta tradhtare..

Lirim Jakupi dhe Fatos Alija të vrarë në Radushë?




  • Bilanci i aksionit policor në fshatin Radushë mund të jetë gjashtë, e jo katër viktima. Me informacione të këtilla për “Lajm” janë paraqitur eprorë të lartë të ish Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), të cilët dëshirojnë të mbeten anonimë.
    Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 4 Me_teper_poshteLajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 4 Me_teper_poshteLajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 4 Me_teper_poshte vazhdon


    Dyshimet e tyre ata i bazojnë në informacionet kontradiktore që kanë dalë prej policisë menjëherë pas aksionit në Radushë, kur fillimisht u lajmërua se janë vrarë katër persona dhe dy të tjera janë arrestuar.
    Burimet në fjalë dyshojnë se në mesin e viktimave mund të jenë edhe Lirim Jakupi-Nacisti, nga Lugina e Preshevës dhe shtetasi shqiptar Fatos Alija.
    Ata nuk përjashtojnë mundësinë që Lirim Jakupi dhe Fatos Alija, të jenë kapur të gjallë, e më pas të jenë ekzekutuar nga policia.
    “Është e qartë se Jakupi dhe Alija nuk vërehen askund në teren. Vrasja e tyre eventuale nga policia maqedonase mund të mbahet në fshehtësi nga frika prej hakmarrjes ndaj policisë”, thonë për “Lajm” këta ish eprorë të UÇK-së.
    Lirim Jakupi dhe Fatos Alija përmendeshin si pjesëmarrës në shumë përleshjet me policinë maqedonase, duke përfshirë edhe aksionin në fshatin Brodec të Tetovës.
    Në MPB-në maqedonase kanë demantuar informatat për gjashtë viktima të mundshme.
    “Nuk është e saktë se në aksion janë vrarë gjashtë persona. Informacioni i lansuar ditën e parë për katër të vrarë dhe dy të arrestuar nuk është liferuar nga Ministria e Punëve të Brendshme”, deklaroi për “Lajm” zëdhënësi i policisë, Ivo Kotevski.
    Përve; ish eprorëve të UÇK-së, dyshime ndaj aksionit policor në Radushë kanë hedhur edhe të gjitha subjektet politike shqiptare, me përjashtim të BDI-së në pushtet. Subjektet shqiptare thonë se bëhet fjalë për aksione të inskenuara të policisë me qëllim për komprometim të shqiptarëve jo vetëm në Maqedoni, por edhe në tërë rajonin.

    Hoxha: Ky është fillimi, Gruevski nuk ndalet me kaq

    Xhezair Shaqiri i njohur si komandant Hoxha ka kritikuar qëndrimin e Kosovës dhe Shqipërisë ndaj ngjarjeve të fundit në Maqedoni.
    “Po befasohemi nga politika e Kosovës dhe Shqipërisë që me ose pa qëllim po e ndihmojnë Gruevskin në ofensivat e tyre kundër shqiptarëve në Maqedoni. Në vend që ti bëjnë presion atij direkt , ose nëpërmjet faktorit ndërkombëtarë që ti ndërpres proceset e montime dhe ta implementoj marrëveshjen e Ohrit, se Ahmeti e Thaçi na morën në qafë dhe janë plotësisht nën ndikim të Gruevskit. Po ju paralajmëroj se Gruevski nuk ndalet me kaq”, deklaroi Hoxha për “Lajm”.
    Hoxha u bën apel ish ushtarëve të UÇK-së që të kenë kujdes nga proceset e montuara të cilat më të madhe po përgatiten nga policia maqedonase. “Edhe rasti i Harun Aliut është i montuar. Ai me siguri është ekzekutuar më herët”, thekson Hoxha, duke kërkuar nga faktori ndërkombëtar ti bëj presion Gruevskit që ta ndalë këtë ofensivë ndaj shqiptarëve. (lajm)/V.I./Liria



Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 4 Cat-title-KosovaLajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 4 Me_teperLajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 4 Me_teperLajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 4 Me_teper
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 4 EmptySun May 16, 2010 3:48 pm

“Vetëvendosje”: Kështu përkulet Bajram Rexhepi

Prishtinë 16 maj- Lëvizja “Vetëvendosje” ka reaguar ashpër sot në
lidhje me vizitën që Bajram Rexhepi, ministër i Punëve të Brendshme të
Kosovës, i ka bërë Shkupit zyrtar.
Vizita e cila u realizua pas incidentit në Radushë afër Shkupit, ku
mbetën të vrarë katër shqiptarë, në mesin e të cilëve edhe një shtetas
i Kosovës, shtyri zyrtarët e rendit të të dyja vendeve të takohen në
Maqedoni. Pikërisht vizita e Rexhepit në Shkup, nga “Vetëvendosje”
është cilësuar si përulje nga ana e ministrit Bajram Rexhepi.

“Ministri ynë shkoi të përkulej përpara terrorit maqedonas dhe sikur po
i kërkonte falje homologes së tij antishqiptare, ministres maqedonase
të punëve të brendshme dhe drejtësisë, Gordana Jankulovska”,
thuhet në
këtë reagim.
Sipas tyre, Jankullovska e cila nuk bën asgjë tjetër veçse zbaton në
mënyrë policeske politikat zyrtare të shtetit maqedonas, udhëheq me
ngulm fushatën e terrorit mbi shqiptarët e diskriminuar.

“Pikërisht kundër këtyre politikave shtypëse javën e kaluar në Shkup
mijëra qytetarë shqiptarë demonstruan me moton “PËR DREJTËSI”. Por kjo
nuk do të thotë asgjë për ministrin tonë të mjerë. Sepse kur shqiptarët
protestonin për të drejtat e tyre legjitime të shkelura kaq mizorisht
nga shteti maqedonas, Bajram Rexhepi po vizitonte komunat e reja serbe
të decentralizimit etnik në Kosovë”, thuhet në këtë reagim të
“Vetëvendosjes”.

Sipas kësaj organizate, me vizitën e tij përkulëse dhe këtë paraqitje
të neveritshme, Rexhepi siguroi Jankulovskën se institucionet e Kosovës
jo vetëm që nuk brengosen për mënyrat qysh i trajton shteti maqedonas
shqiptarët atje dhe se si i qëron hesapet me ta, por, madje, edhe se i
jep krah të pa rezervë trajtimit aktual që po ia bën ky shtet popullit
shqiptar. / Zhurnal /
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 4 EmptyMon May 17, 2010 12:18 am

Prishtina e Tirana, “shumë të qeta” ndaj IRJM-së



Standardi i
dyfishtë i drejtësisë ndërkombëtare
Mandej, sikur Policia e
Kosovës të kishte vrarë, sipas skenarit në krye të këtij shkrimi, katër
serbë—Beogradi menjëherë do të kishte kërkuar mbledhje urgjente të
Këshillit të Sigurimit, Armata Serbe do të ishte vënë në gjendje të
lartë gatishmërie, kurse serbët e Kosovës nuk do të kishin pas të ndalur
së protestuari, politikanët e tyre do të kishin bojkotuar çdo organ
shtetëror të Kosovës, kurse komuniteti ndërkombëtar do të kishte dënuar
fuqishëm incidentin. Rrëmujë! Bile bile, vështirë se deklarata e
Ambasadorit Amerikan në Prishtinë do të kishte qenë as edhe për një
fjali e ngjashme me atë të atij në Shkup. Përkundrazi!
E ne shqiptarët, si reaguam ne? Apo, më mire thënë, si nuk reaguam?!
Se shqiptarët e Maqedonisë ende janë të diskriminuar dhe të pabarabartë
si qytetarë të atij vendi, nuk do koment. Se politika e tyre është më e
interesuar për kolltuqe qeveritare sesa çështje kombëtare është parë
disa here deri më tani. Por, se edhe Prishtina e Tirana do të
tregoheshin kaq të “buta” nuk është besuar.
Respektimi i ligjit duhet të jetë i barabartë për të gjithë. Vrasja,
qoftë edhe në kuadër të ligjit, duhet menjanuar deri në pikën e fundit.
Madje, kur një shtetas kosovar është vrarë, Prishtina zyrtare—në mos
diçka tjeter—të paktën është dashur të kërkojë një hetim të pavarur për
ngjarjen. Një hetim nën mbikëqyrje ndërkombëtare, apo nën mbikqyrje të
përbashkët në mes zyrtarëve kosovarë dhe atyre maqedonas. Kjo është
fqinjësia e mire: nëse maqedonasit nuk kanë asgjë për të fshehur,
atëherë nuk do ta kishin problem të hetonin në bashkëpunim me kosovarët
rastin në fjalë. Por, fatkeqësisht, Prishtina zyrtare nuk e ka bërë as
edhe këtë kërkesë (të paktën ende jo!).
Andaj, përgjegjësia ne nuk i dalim zot vetvetes, mos të presim që
tjetërkush të na dal zot. Kur nuk të mbron shteti yt, i huaji e ka edhe
më lehtë të të shqelmojë. Kur ne nuk reagojmë ndaj standardeve të
dyfishta të komunitetit ndërkombëtar ndaj “sundimit të ligjit dhe
shtetit ligjor,” mos të presim që të tjerët ta bëjnë këtë për ne.
Shqiptarët nuk kanë pasur asnjëherë në historinë e tyre luftëra për
pushtime, pos luftërave për liri të trojeve të tyre. Andaj, shqiptarët
nuk duhet të bien preh e lojërave politike të atyre që as nuk na e kanë
dashur e as nuk na e dojnë të mirën. Shqiptarët duhet të mësohen të jenë
zot të vetvetës. Shqiptarët duhet të sillet si zot të vetvetes. Këtë
mundësi e kanë—nëse jo ende në Maqedoni e Luginë të
Preshevës—definivitisht e kanë në Shqipëri e Kosovë. Të tjerët të
respektojnë vetëm sa e respekton ti vetën.
Të jesh shtet do të thotë të marrësh përgjegjësi. Të marrësh
përgjegjësi do të thotë të kesh guxim. Të kesh guxim, në shekullin
njëzetenjë, do të thotë të kesh vizion e mençuri. Të kesh vizion e
mençuri do të thotë të jesh lider! A jemi ne shqiptarët liderë në
Ballkan? Duhet të jemi dhe do të jemi… një ditë! E për të ardhur deri në
atë ditë duhet të punojmë njëmend për të mirën kombëtare dhe jo vetëm
atë grupore, partiake, e pushtetare.

P.S. Autori është duke doktoruar në marrëdhënie ndërkombëtare në
Dalhousie University.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 4 EmptyWed May 19, 2010 10:15 pm

Berisha anulon vizitën në Shkup




Madhesia e shkronjave: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 4 Font_decrease Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 4 Font_enlarge
Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 4 Thumbnail.php?file=ery34gt45gh_644408043


Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka anuluar vizitën e
paralajmëruar për në Maqedoni më 26 maj. Lajmin e ka konfirmuar
zëdhënësi i punëve të jashtme të Maqedoni, Petar Çulev. “Të dy grupet
nga shtetet përkatëse po punojnë për gjetjen e një termini të
përshtatshëm për t’u zhvilluar ky takim. Siç po shkojnë punët në muajin
maj nuk do të ketë ndonjë vizitë të Berishës në Maqedoni”, tha Çulev.
Ai nuk ka pranuar të theksojë se cilat janë arsyet e anulimit të kësaj
vizite, ndërsa nuk ka dhënë asnjë informatë se cilin muaj pritet ta
vizitojë Berisha Shkupin zyrtar.
Nga kabineti i kryeministrit Sali Berisha nuk kanë pohuar pse bëhet
anulimi i kësaj vizite, e cila ishte planifikuar që më parë. Mësohet se
përgjigja zyrtare nga Shqipëria dërguar autoriteteve maqedonase ka qenë
angazhimi i madh i kryeministrit Berisha në takimet me përfaqësues të
bashkësisë ndërkombëtare si dhe thellimi i krizës politike mes pozitës
dhe opozitës.
Jozyrtarisht “Lajm” mëson se kryeministri shqiptar ka refuzuar në këtë
moment të arrij në Maqedoni për shkak të situatës së tensionuar
ndërmjet etnitetit shqiptarë dhe maqedonas, mospranimin e kërkesave të
shqiptarëve nga ana e Gruevskit dhe vrasja e katër shqiptarëve ditë më
parë nga policia maqedonase.
Vetë kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, gjatë takimit me Ahmetin e
Thaçin në Tiranë kishte apeluar që të ruhet situata e qetë në Maqedoni
pasi dhuna nuk i shërben askujt. Megjithatë, vrasja e Harun Aliut -
Kushtrimit nga policia maqedonase duket se ka hedhur “benzinë në flakë”
dhe e ka tensionuar edhe më shumë situatën e nxehtë në Maqedoni.
Berisha me mosardhjen e tij ka dashur t’i dërgoj një porosi
kryeministrit Gruevski që mos të shkelë kërkesat e shqiptarëve.
Nga kabineti i kryeministrit Gruevski nuk kanë dhënë ndonjë sqarim pse
nuk realizohet kjo vizitë.
Në agjendën e ardhjes së Sali Berishës në Maqedoni ishte intensifikimi
i bashkëpunimin në sferën e ekonomisë, infrastrukturës, revidimin e
marrëveshjes për ujërat si dhe takime me kreun shtetëror dhe të partive
kryesore politike në Maqedoni.
Iniciativa për vizitën e Berishën në Shkup ka lindur pas ftesës që ia
kishte bërë Gruevski gjatë një takimi joformal në Kranj të Sllovenisë.
Gazeta
Lajm - Berisha anulon vizitën në Shkup
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii

Male
Numri i postimeve : 3267
Age : 38
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 4 EmptyThu May 20, 2010 9:24 pm

Nje vendim i menqur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti

Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 59
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 4 EmptyThu May 20, 2010 9:36 pm

Pritet nje hakmarrje e dyfishte ,
me marre hakun e Harinit dhe shokeve te tije.
Themeluesit te uck te vjeter dhe te ri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 4 EmptyThu May 20, 2010 9:41 pm

Kim Mehmeti "Debat" në RTK /VIDEO


18
May, 2010 09:40:00

Madhësia: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 4 Font_decrease Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 4 Font_enlarge

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 4 Thumbnail.php?file=rtk_logo_595305793




Mysafir ne emision Debat te RTK jane:Kim Mehmeti,Bajram Rexhepi,Talat
Xhaferi dhe Mufail Limani. Debatojn rreth vrasjes se 4 civileve
shqiptar ne Maqedoni.Në aksionin policor në afërsi të Radushës policia
vrau edhe Shaban Zenunin nga Merova e Tetovës, Qemal Mustafa nga
Gërçeci i Shkupit dhe Xhafer Shala, shtetas i Kosovës dhe Harun Aliu
"Komandant Kushtrimi. Harun Aliu ishte politikisht aktiv si drejtues i
partisë Alternativa Kombëtare dhe është njëri ndër njerëzit që ka dhënë
kontribut në formimin e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, ku njihej me
nofkën Komandant Kushtrimi.

video ketu :
http://kmehmeti.com/video/290.html
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti

Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 59
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 4 EmptyThu May 20, 2010 9:58 pm

uksh ,uck jane bere bashke!
Allahi i shtofte,dhe ju lutem duhet ti perkrahmi bile politikishte moralishte sepse ushtare kane bolle dhe arme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
tosybell
Anëtar i ri
Anëtar i ri
tosybell

Male
Numri i postimeve : 148
Age : 29
Vendi : gjakove
Profesioni/Hobi : Fotograf
Registration date : 08/11/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 4 EmptyFri May 21, 2010 4:00 am

po te lutem me trrego pse nuk po dalin kta uksh moooooooo ??????????
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Xhevati
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Xhevati

Male
Numri i postimeve : 93
Age : 54
Vendi : Drenice
Registration date : 14/05/2010

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 4 EmptyFri May 21, 2010 2:46 pm

Xhevat Hajdari
Tosybell pyet ,po te lutem me trego pse nuk dalin kta te uksh moooooo???????
UKSH jane bashkue njehere me nje emer te UCK dhe sulmet i bejne bashke dhe kane nje shtab.


Intervistë me Xhezair Shaqirin – Komandant Hoxha




  • Komanant Hoxha: Grupe të armatosura, nuk do të lejojnë provokimet e Gruevskit!
    Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 4 Me_teper_poshteLajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 4 Me_teper_poshteLajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 4 Me_teper_poshte vazhdon


    Xhezair Shaqiri i njohur si Komandant Hoxha gjatë luftës së vitit 2001 thotë se atij i është mbushur kupa jo vetëm me Kryeministrin Nikolla Gruevski, por edhe me dy partitë më të mëdha shqiptare: BDI dhe PDSH.

    Duke folur ekskluzivisht për portalin “Zhurnal”, Shaqiri thotë se në Maqedoni ekzistojnë shumë grupe të armatosura shqiptare të cilat po formohen me qëllim që të mbrohen nga sulmet dhe provokimet e policisë së Nikolla Gruevskit.

    Ai theksoi se Ali Ahmeti duhet që të sqarohet për vrasjen e Harun Aliut – Kushtrimit, duke akuzuar BDI-në se qëllimi i saj nuk është mbrojtja e interesit të shqiptarëve, por qëndrimi siç i quan ai, në “kolltukët e tradhtisë”. Komandant Hoxha ka dresuar po ashtu kritika dhe akuza edhe ndaj kreut të PDSH-së Menduh Thaçin.

    Xhezair Shaqiri – Hoxha tre vite me radhë qëndron në fshatin Tanushë, rreth 40 kilometra larg Shkupit. Për tre vite me radhë policia edhe përkundër tentimeve nuk ka guxuar të futet në të ashtuquajturën “Republika e Tanushës”.

    Intervista:

    Zhurnal: Si është aktualisht gjendja e sigurisë në Tanushë?

    Hoxha: Situata në Tanushë është e qetë, fshatarët kanë filluar t’i punojnë tokat e tyre e të merren me aktivitetet e tjera pranverore. Sa i përket sigurisë, ka lëvizje të shtuara të policisë për rreth fshatit, por nuk ka provokime të theksuara.

    Zhurnal: Në Maqedoni ditëve të fundit ndodhën disa ngjarje që i tronditën shqiptarët. Vrasja e Harun Aliut vë plot dyshime për një ofensivë të policisë maqedonase për të ekzekutuar disa personalitete që kanë luajtur rol në luftën e shqiptarëve. Çfarë ndodhi me Harun Aliun sipas jush?

    Hoxha: Çfarë në të vërtetë po ndodhë në Maqedoni duhet t’i pyetni VMRO-DPMNE-në dhe BDI-në që janë në qeveri. VMRO me ofensivat e njëpasnjëshme që merr kundër shqiptarëve, kurse BDI është pjesë e qeverisë që nuk përpiqet ta ndaloj VMRO-në kundër shqiptarëve. BDI ose nuk pyetet aspak në qeveri ose është në bashkëpunim me VMRO-në kundër shqiptarëve. Mos reagimi i tyre në këto situata është i qartë. Nuk janë të interesuar të reagojnë apo t’i mbrojnë shqiptarët, por si qëllim të vetëm kanë zgjedhur t’i mbajnë kolltukët e tradhtisë. E shqiptarët e shokuar radhët tjera le të kenë kujdes kujt ia japin votën. Haruni ishte shok i afërt me Ali Ahmetin në vitin 2001, pyeteni atë pse dha urdhër të vritet Haruni në vititn 2010.

    Zhurnal: A pritni ju ndonjë sulm nga policia maqedonase pas këtyre aksioneve? A e keni shtuar gjendjen e gatishmërisë?

    Hoxha: Në të vërtetë qe tre vite presim të na sulmojnë. Por, kemi parë sulme edhe para një vit e gjysmë. Tani në këtë situatë të krijuar jemi më shumë në gjendje gatishmërie dhe më të alarmuar.

    Zhurnal: A pritni të ndalet kjo ofensivë e Nikolla Gruevskit ndaj shqiptarëve?

    Hoxha: Gruevski nuk jep asnjë shenjë që do të ndalet as që ka mundësi kush që ta ndalë. BDI nuk ka mundësi apo nuk don ta ndalon! Ndërkombëtarët, sipas informatave që kanë nuk po munden ta ndalojnë e kërkojnë nga ne që të durojmë ende. Por, padyshim se Gruevski e çon Maqedoninë drejt një humnere të thellë.

    Zhurnal: A ekzistojnë grupe të armatosura dhe a i pret shqiptarët e Maqedonisë një luftë e re?

    Hoxha: Po. Ekzistojnë grupe të armatosura thuajse në shumë vendbanime të shqiptarëve. Këta grupe nuk janë përgjegjëse për situatën dhe nuk kanë synim për ta destabilizuar Maqedoninë, por të mbrohen nga ofensivat e Gruevskit. Ditëve të fundit janë organizuar edhe shumë fshatra tjera shqiptare, të cilët po organizohen me roje kundër forcave të policisë.

    Se a do të ketë luftë, pyeteni Gruevskin, Ahmetin dhe ndërkombëtarët. Shqiptarët nuk presin asnjë të mirë prej Gruevskit.

    Zhurnal: Si e vlerësoni politikën aktuale në Maqedoni. Në çfarë rruge po shkon Maqedonia?

    Hoxha: Situata politike në Maqedoni është shumë e rëndë. Shihet se kjo qeveri nuk ka interesim ta zgjidhë problemin me Greqinë. Kjo do të thotë automatikisht mos anëtarësim të Maqedonisë në NATO dhe BE. Para se të zgjidhet problemi me Greqinë, kryeministri provokon dhe sulmon shqiptarët, duke iniciuar një konflikt fetar ose etnik. Vetëm një Zot i din planet e Gruevskit se ku do ta çon Maqedoninë.

    Zhurnal: PDSH dhe BDI duket se u “dogjën” përballë forcës së Gruevskit. Pse krijohet kjo situatë me partitë shqiptare?

    Hoxha: Pa dyshim se janë djegur përballë forcës së Gruevskit. Kanë bërë edhe në të kaluarën gabime të tyre, si BDI edhe PDSH dhe këto gabime të tyre i ka kuptuar shumë mirë Gruevski. Duke pasur parasysh faktin që këto dy parti shqiptare kanë pasur çdoherë vetëm një qëllim, që të manipulojnë me elektoratin shqiptar. Për synim kanë pasur kolltukët, e jo mbrojtjen e interesave të shqiptarëve. Gruevski këto gabime të tyre i ka kuptuar mirë dhe padyshim ka përgatitur edhe dosje korrupsioni për ta. Prej vitit 2006 luajti me njërën e pastaj me tjetrën parti dhe me gabimet e tyre sulmon edhe krejt shqiptarët e Maqedonisë. Nuk ka asgjë kombëtare as te Alija as të Menduhi. Krejt fallco patriotizëm kanë. Veç një gjë iu ka mbetur, në disa momente të caktuara i kanë mësuar disa fjalë patriotike, si nxënësit e shkollës fillore kur përsërisin vjershat.

    Zhurnal: Ende nuk është gjetur një zgjidhje për statusin e ish-ushtarëve të UÇK-së. Kjo qeveri a mund ta zgjidhë këtë çështje dhe kur pritni të zgjidhet?

    Hoxha: Jo. Aspak nuk pritet që Aliu të ketë fuqi ta detyrojë Gruevskin ta kalojë këtë ligj. Krejt ushtarët e UÇK-së e kanë kuptuar realitetin.

    Zhurnal: Problemi madhor me të cilën po ballafaqohet Maqedonia është çështja e Emrit me Greqinë. A duhet të ketë ndonjë afat përfundimtar për zgjedhjen?

    Hoxha: Deri tash Gruevski nuk ka dhënë asnjë shenjë më të vogël se në plan të bëjë kompromis për emrin. Janë të vetmit, faktori ndërkombëtar që mundohet ta shtyejë këtë proces përpara, por e kanë shumë vështirë ta bindin Gruevskin. Padyshim se në platformën e Gruevskit ka plan për ta dërguar diku tjetër Maqedoninë e jo në NATO dhe BE.

    Zhurnal: Nëse për një afat të shkurtër nuk kemi zgjedhje të emrit, a duhet shqiptarët që në mënyrë të ndarë të punojnë për të hyrë në BE dhe NATO?

    Hoxha: Shqiptarët nuk duhet të merren me problemet e maqedonasve. Patjetër se ne duhet të kemi projektet tona. Problemin me emrin përfundimisht t’ua lënë maqedonasve, pasi që vetë ata e kanë krijuar këtë situatë. Edhe për shqiptarët do të jetë vështirë të kenë projekte të tyre, sepse pengesë kryesore janë inatet e Aliut dhe Menduhit. E shihni që edhe politika shqiptare ka filluar të heq dorë prej Menduhit dhe Aliut. Është mirë për t’i dënuar e të mos pranohen këta dy persona as në Tiranë e as në Prishtinë. Le të merren me kontakt vetëm me Shkupin siç patën mbetur Sinan Hasani e Ali Shukria me Beogradin. / Zhurnal http://V.I./Liria



Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 4 Cat-title-KosovaLajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 4 Me_teperLajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 4 Me_teperLajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 4 Me_teper
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 4 EmptySun May 23, 2010 9:18 pm

Sait Rushiti bën vetëvrasje në burgun e Idrizovës







Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 4 Thumbnail.php?file=sait_Rushiti_510225741





Sait Rushiti, përgjegjës për rrëmbimin e punëtorëve të
“Mavrovës” është gjetur i vdekur në qelinë e burgut në Idrizovë. Pranë
tij rojet gjetën çarçafin që e kishte përdorur për asfiksim. Edhe pse
jepte shenja të jetës kur ishte vërejtur nga policia dhe ishte dërguar
në klinikë, megjithatë, mori fund jeta e njërit prej kriminelëve të
njohur në statistikat e policisë. Nuk ndihmoi as reanimacioni. Çarçafi
ishte lidhur për derën në pjesën e gjashtë, ku ai ishte vendosur të
punuar nga shufrat metalike.
Hetimi do të vërtetojë se a e ka vendosu
vet ai për këtë akt ose a ekziston që dikush ta kishte sulmuar, ndonëse
nuk kishte kërcënime kundër tij. Rushiti duhej të dilte në gjyq për
shkak të keqtrajtimit të punëtorëve ndërtimor, ai ishte akuzuar së
bashku me Shkodran Idrizin e ekstraduar nga Gjermania, me deputetin e
BDI-së Hysen Xhemali, se i kanë rrëmbyer dhe të keqtrajtuar punëtorët e
ndërmarrjes “Mavrova”. Do të hetohet se e ka pasur informata për krimin
me punëtorët, kurse disa kanë frikë t’i dëgjojnë në gjykatë.
Rushiti
ishte dënuar me 15 vjet burgim për vrasje dhe rrëmbim. I ballafaquar me
dënimin për punëtorët e “Mavrovës” Rushiti e mbyti veten. Do të mbahet
në mend se vet iu dorëzua policisë në vitin 2004. Atëherë jo zyrtarisht
flitej se dorëzimi është bërë në marrëveshje me Ministrinë e Brendshme.
Disa javë më parë 100 specialistë kryen aksionin në fshatin Rakovec të
Tetovës, por vetëm e plagosën Rushitin dhe nuk e arrestuan. Autoritetet e
burgut janë të befasuar, e dinin se në pjesën e burgut ku ai ishte
vendosur, ishte kryesori dhe rrallë kush ka mundur ta kundërshtojë./alsat-m/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......

Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 31
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 4 EmptyMon May 31, 2010 8:08 pm

26 maj- Qytetarët e Tetovës janë shqetësuar për parakalimin e këtyre
tifozëve tani më të dëshmuar antishqiptarë ndërsa sipas disa qytetarëve
ata kanë brohoritur fjalë tani më të njohura “vdekje për shqiptarët”.Ata
më pas kanë ndaluar në afërsi të qendrës sportive ku edhe kishin
bllokuar rrugën për disa çaste ndërsa arsyetimi i tyre ka qenë se bëjnë
përgatitje për ndeshjen mes Rabotniçkit dhe Teteksit në Shkup.



Grupi i tifozëve të klubit futbollistik Teteks “Vojvodët”, edhe një herë
kanë dëshmuar se nuk kanë asgjë të përbashkët me sportin.

Ata gjatë ditës së mërkurë kanë defiluar në rrugën kryesore të qytetit,
duke brohoritur fjalë antishqiptare




.

Qytetarët e Tetovës janë shqetësuar për parakalimin e këtyre tifozëve
tani më të dëshmuar antishqiptarë ndërsa sipas disa qytetarëve ata kanë
brohoritur fjalë tani më të njohura “vdekje për shqiptarët”.

Ata më pas kanë ndaluar në afërsi të qendrës sportive ku edhe kishin
bllokuar rrugën për disa çaste ndërsa arsyetimi i tyre ka qenë se bëjnë
përgatitje për ndeshjen mes Rabotniçkit dhe Teteksit në Shkup.


Gjatë qëndrimit të tyre në qendrën sportive para fillimit të ndeshjes
ata kanë qenë nën përcjellje të policisë.


Megjithatë, brohoritjet e tyre paraprakisht gjatë defilimit të tyre kanë
qenë shqetësuese për qytetarët shqiptarë të cilët kanë rastisur në
rrugë dhe kanë vërejtur parakalimin e tifozëve të Teteksit Vojvodët, të
cilët kanë shprehur haptazi antishqiptarizmin.(U.H)TV Koha
Cuditem si nuk e ke sjell nje shkrim till Arber!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti

Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 59
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 4 EmptyTue Jun 01, 2010 2:46 pm

ne maqedoni shqiptaret jane te diskreditum nga regjimi maqedone
shumica e Partive Politike jane fajtore sepse nuk bashkohen per qellimin kombetre po per interesa te maqedonise.
po te ishin te bashkuar qe moti do te kishin lirine.
Shiqo serbet ne kosove naj coptune kosoven kane komunat e veta te pastra etnike policine gjyqesine shkollat universitetin
gjithqka ,dhe bashkpunojne me nbeogradin .
nuk perkrahin as eulex as unmik as Prishtine as Amerik
sja rrasinn askujte dhe i kane arrijte qellimin nacional serbe
ne i hyjm ne bethe dunjase dhe nuk kemi fituar asgje vetem mjerim dhe korrupsion.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ilmi Veliu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Ilmi Veliu

Male
Numri i postimeve : 178
Age : 67
Vendi : Kerçove
Profesioni/Hobi : Historian
Registration date : 26/12/2008

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 4 EmptySun Jun 06, 2010 12:18 am

Jam nga te burgosurit politik dhe kame qendruar 8 muaj ne celi (vetmi). Nuk ka shanse qe dikush te beje vetvrasje, me perjashtim nese dikush te mundeson ate. Te mbyturit, pervec qarsgafit i eshte dashur edhe karrike qe te hype dhe te vjerret dhe brenda nuk ka karrike dhe ne nuk kimi pasur as qarshafe, por vetem nga dy batanie. Personi ne fjale eshte i vrare njilloj si personi qe ishte i mbytur ne kofen e ujti ne paraburgim para dokohe. pra dikush edhe ate e kishte mbytur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 4 EmptySun Jun 06, 2010 12:21 am

Po qe spo e kuptoj edhe BDI o z. Ilmi , i shkuan gjithe ushtaret qe luftuan ne kohen kur është BDI në pushtet , dhe asnje reagim nga ata !!

p.s. te kam derguar nje mesazh privat , sdi a e keni marë ??
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shqipo_
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Shqipo_

Male
Numri i postimeve : 194
Age : 106
Vendi : Prespe
Registration date : 31/08/2008

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 4 EmptySun Jun 13, 2010 6:08 am

EKSKLUZIVE- Të padurueshëm, disa shqiptarë armatosen në Maqedoni
Burimi: Reuters

* Rebelët shqiptarë pohojnë përkrahje të armatosur në Maqedoni
* Kreu rebel fajëson Gruevskin për vazhdimin e mosmarrëveshjeve me Greqinë
* Disa burime perëndimore thonë se 400 ose më shumë persona të armatosur nëpër malet
* Qeveria flet e kontrabandistëve, nuk sheh ndonjë kërcënim të sigurisë

Nga Fatos Bytyçi dhe Kolë Kasule

Tanushë, Maqedoni, 11 qershor (Reuters) - Separatist Shqiptar Xhezair Shaqiri mban një pistoletë dhe udhëton nëpër malet e Maqedonisë me ndihmës të armatosur me pushka AK-47.

Autoritetet, të cilët e duan atë për rrëmbimin, thonë se ai dhe lloji i tij janë kontrabandistët, të cilët nuk përbëjnë kërcënim të sigurisë.
Por disa diplomatë thonë se ka disa qindra si ai dhe se Maqedonia, të cilit rrugën drejt Bashkimit Evropian është bllokuar nga një mosmarrëveshje e zgjatur me Greqinë rreth emrit të saj, hedh poshtë kërcënimët në rrezik të saj.

"Është e vërtetë se ka qindra," tha Shaqiri, një ish anëtar i parlamentit që shkon me emrin Hoxha dhe thotë se ai ka një numër të rebelëve nën komandën e tij.

"Unë kam ushtarë të mjaftueshme për të luftuar forcat maqedonase," tha ai për Reuters në një intervistë.

Tensionet etnike mbi autonomisë rajonale, përfaqësimi politik dhe shkollimi në gjuhën shqipe solli vendin në prag të luftës në 2001, kur shqiptarët filluan një rebelim. NATO dhe BE ndërmjetësuan me marrëveshjen e Ohrit duke i dhënë shqiptarëve të drejta më të mëdha.
Por sot, shumë nga shqiptarët etnikë, që përbëjnë gati një të tretën e popullsisë 2.000.000, e akuzojnë Kryeministri Nikola Gruevski si mbajtjes së Maqedonisë prapa duke mos arritur të zgjidhë mosmarrëveshjen me Greqinë rreth emrit të vendit.

Për shumicën maqedonasve etnik, emri është një çështje e madhe. Por për shqiptarët do të ishte vëtëm problem i vogël për kompromiset të sugjeruara nga ndërmjetësit ndërkombëtar si "Maqedonia Veriore".
"Ne jemi të interesuar të bashkohemi me NATO dhe BE, por duket se kryeministri maqedonas nuk është i interesuar," tha Hoxha, i cili ka shërbyer në parlamentin kombëtar 2002-06.
"Pra, ambasadorët e bashkësisë ndërkombëtare janë këtu vetëm për të justifikuar rrogat e larta të tyre."

Një diplomat i lartë perëndimor tha: "Ne jemi larg nga një të konfliktit të sërishëm si në 2001, por shqiptarët janë duke u bërë padurueshëm.
"Nëse vëndi qëndron jashtë kursit ende larg nga BE dhe NATO, padurimi mund të bëhet zhgënjimin. Njerëz të zhgënjyer reagojnë rrezikshëm dhe ka armë të mjaftueshme në këtë rajon të shkaktohen fatkeqësi. Por ne jemi ende larg nga ajo."

ARMET DUKE ARDHUR

Në fund të prillit, policia maqedonase zbuloi një pjesë të madhe armësh përfshirë predha mortajash në rajonin malor shqiptare në afërsi të kufirit me Kosovën.

Ditë më vonë, policia vrau katër persona të armatosur shqiptare etnik në një shkëmbim zjarri dhe gjeti një tjetër sasi armësh. Policia tha se ata ishin kontrabandistët e armëve, por shtoi se ata ishin të veshur me uniforma të zeza me stemat e ushtrisë së ish gueriljeve Shqiptar.
Incidenti rritur frikën perëndimore për një përsëritje të konfliktit 2001.BE dhe diplomatët e SHBA muajin e kaluar paralajmëroi politikanët vendas për përmirësimin e marrëdhënieve ndër-etnike dhe të gjejnë një kompromis me Greqinë.

Është si një tren me dy motora duke tërhequr vagonë në të njëjtën kohë në drejtime të kundërta," tha shkrimtari shqiptar Kim Mehmeti. "Marrëveshja e Ohrit sot është i pavlefshëm."
Greqia bllokoi përpjekjen e Maqedonisë për t'u bashkuar me NATO në 2008, duke thënë se emri i saj la të kuptohet pretendime territoriale të vetë provincës veriore të Greqisë me të njëjtin emër. Çështja e njëjtë ka bllokuar përparimin e Maqedonisë në BE.

Vlerësimet ndryshojnë shumë për sa shqiptarët janë të armatosur.
Një ambasador perëndimor, duke përmendur zbulimet sekrete ushtarak, vënë numrin në 400.

Një diplomat evropian tha se numrat ishin shumë më të larta.

Megjithatë, të tjerët thonë se, edhe nëse ka shumë armë në lidhje, jo të gjithë pronarët e tyre janë rebelë.

"Ajo që ne shohim është vetëm kontrabandistët, transportimin e mallrave," tha një zyrtar i NATO-s në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës fqinje, të cilit njerëzit janë kryesisht shqiptarë etnikë.

KOMANDANTI REBEL

Hoxha dhe burrat qe ai i quan ushtarët e tij mori kontrollin e fshatit malor të largët Tanushë, me rreth 40 familje në afërsi të kufirit me Kosovën gati tre vjet më parë. Policia maqedonase nuk e patrullon në këtë zonë.
Ai pranoi të flasë pasi Reuters kontaktoj fshatarët, dhe arriti në një xhip të bardhë që mbanin targa të Kosovës.

"Kohët e fundit kemi më shumë fshatra shqiptare qe bëjne organizimin e vetë mbrojtjes këtu në Maqedoni," tha Hoxha, i cili veshur rroba civile. "Ne do të dorëzojë këto armë, kur ne shohim se situata në këtë vend është në rrugën e duhur."

Fshatarët shumica janë të papunë. Disa fermë ose udhëtojnë për punë në kryeqytet, Shkup, të tjerët të kontrabandojnë. Të gjithë shpresojnë për një jetë më të mirë me anëtarësimin në BE.

Pas 2001 marrëveshja e paqes dhe dhënien e më shumë të drejta shqiptarëve etnikë, shumë komandantë të përcaktuara lëshuan armët e tyre dhe veshën kostume dhe hynë në politikë, duke përfshirë edhe Ali Ahmeti.

"Nëse nuk ka zgjidhje për problemet që përballemi, mund të ketë disa momente qe askush nuk e parashikoi", tha Ahmeti, partia e të cilit BDI është një partner i vogël në koalicionin e kryesuar nga Gruevski konservatori.

Ai tha se qeveria ishte duke u përpjekur shumë për zgjidhjen e grindjes së emrit: "Tani ka dritë në fund të tunelit."

Ai tha se çdo problem në Maqedoni duhet të zgjidhet me bisedime, dhe kërkoi Hoxha dhe të tjerët të linin armët e tyre.

Dot të ketë gjithmonë njerëz të pakënaqur, por e vetmja mënyrë për të zgjidhur problemet në fillim të shekullit të 21 nuk është me dhunë apo krijimin e njësive ushtarake," tha Ahmeti.

Ivo Kotevski, një zëdhënës i ministrisë së Brendshme maqedonase, shtoi: "Policia ka kontrollin mbi tërë territorin e vendit. Ne nuk kemi të dhëna të rëndësishme për ndonjë kërcënim ose rrezik për situatën e sigurisë."

(Shkruar nga Adam Tanner, redaktimi nga Paul Taylor dhe Kevin Liffey)
http://www.alertnet.org/thenews/newsdesk/BYT036545.htm
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbksh-aksh.tk
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi

Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 39
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 4 EmptySun Jun 13, 2010 7:26 pm

o shqipo
ku na mbet uksh bre ,shume fjale na premtut po spo shihi askunde
as ne internet as ne teren haaaaa
mos keni shkue ne hane....na myte krejte .bile majshim ymyt te ju..edhe ju vetem fjala me duket....
pershendetje
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti

Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 59
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 4 EmptyMon Jun 14, 2010 10:07 pm

perme qka u ba bre...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 4 EmptyThu Jul 01, 2010 1:47 am

Te shqiptarët papunësia është mbi 80 për qind




Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 4 Thumbnail.php?file=papunesia_647_454927125





Shkalla e papunësisë te shqiptarët e Maqedonisë është mbi 80
për qind, vlerësojnë ekonomistët shqiptarë. sipas tyre, mbi 50 për qind e
numrit të përgjithshëm të popullsisë së aftë për punë në Maqedoni janë
shqiptarë. Nëse kjo shifër llogaritet vetëm për shqiptarët, atëherë
numri i të papunëve vetëm te shqiptarët lëviz prej 170.000 deri 200.000,
që od të thotë mbi 80 për qind e popullsisë së aftë shqiptare për punë.
Ekonomistët
vlerësojnë se fillimisht vet shifra prej 33-34 për qind e të papunëve
në Maqedoni nuk është reale. “Përqindja të cilën e theksojnë organet
shtetërore për papunësinë nuk është e vërtetë. Në fakt në Maqedoni ka
shumë më shumë të papunë, pasi ka plot arsye pse njerëzit nuk përfshihen
në kuotën e atyre që kërkojnë punë. Disa nuk kërkojnë aspak punë, disa
janë të dëshpëruar dhe janë tërhequr tërësisht kurse të tjerët as që
paraqiten në entin për punësim për arsye të ndryshme”, tha profesori i
ekonomisë në USHT, Petrit Pollozhani.
Ditë më parë portali
prestigjioz amerikan për çështje financiare “24/7 Wall Street” kishte
shkruar se mesatarja e të papunëve në Maqedoni është rreth 62 për qind,
që e bënë këtë shtetin më kampion të papunësisë në nivel botëror. Duke
shtjelluar në detaje se cila pjesë e popullsisë është më së tepërmi e
papunë, del se lider të papunësisë janë shqiptarët.
“Mendoj se rreth
50 për qind prej të papunëve janë shqiptarë, nga përqindja që e japin
enti për punësim se ka rreth 34 për qind të papunë. Nuk ka ndonjë
evidencë të saktë, por të dhënat faktike e tregojnë këtë gjendje”, tha
Pollozhani.
Sipas tij, Maqedonia është shteti me më shumë të papunë
në rajon pas Bosnjës dhe Kosovës të cilët kanë qenë më të dëmtuarit nga
luftërat e fundit të zhvilluara në Ballkan.
Ekonomistët gjithashtu
vlerësojnë se që pas falimentimit të kompanive kryesore të cilat e kanë
mbajtur gjallë ekonominë e Maqedonisë në ish-Jugosllavi nuk është bërë
asnjë hap serioz për hapjen e vendeve të reja të punës. Investimet
direkte thuajse janë në nivelin zero.
Ekonomisti Gadaf Rexhepi,
gjithashtu pohon se gjysma prej mesatares së të papunëve janë shqiptarë.
“Jam shumë i sigurt se 50 për qind e të papunëve janë shqiptarë. Me e
keqja që ndodhë tani është se shumë prej shqiptarëve me kualifikime të
duhura, fakultete, magjistratura dhe doktoratura mbesin të papunë. Kjo
është nja fakt tronditës”, tha Rexhepi.
Ai sqaron se që kur është
pavarësuar Maqedonia kurrë nuk ka pasur zvogëlim të papunësisë. “Të
gjitha qeveritë zvogëlimet i kanë bërë vetëm duke ndryshuar
metodologjinë e kalkulimit të papunësisë. Zvogëlim real kurrë nuk ka
pasur. Të gjithë thonë se do të ulet papunësia, por kurrë nuk tregojnë
se si do ta ulin atë. Nuk ka investime të huaja direkte që e ulë direkt
papunësinë”, tha Rexhepi, ligjërues në UEJL.
Shumica e shqiptarëve
marrin rrugën e kurbetit për të siguruar një kafshate buke dhe kjo është
edhe një fakt se stabilitetin devizor në Maqedoni e mbajnë paratë e
ardhura nga emigrantët. Me metodat e kalkulimit të papunësisë, organet
shtetërore e zvogëlojnë atë duke mos i konsideruar si të papunë personat
që nuk janë të interesuar për punë. Në aspektin ekonomik të papunë
konsiderohen të gjithë ata që janë të aftë për punë, por nuk punojnë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 4 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni
Mbrapsht në krye 
Faqja 4 e 9Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: