Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9  Next
AutoriMesazh
BashKom
Admin
Admin
BashKom

Male
Numri i postimeve : 767
Age : 49
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 5 EmptySat Jul 03, 2010 8:54 pm

Her do kur e verteta del ne shesh siq ndodhi edhe me rastin e Soptit edhe pse me qdo kusht u munduan tua mveshin kinse paskan montuar nim ne rrug e qe ne realietet i ter skenari ishte pregadit nga sigurimi i shtetit Slavomaqedonas vetem e vetem per ta burgos Plakun Sulejman Sulejmani pse ishte Ushtar i UQK es,

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 5 Sulejman-sulejmani

Burri qe se mboshti as pushka as Bugru i Idrzoves .



Pas shtatë viteve në fshatin Sopot kthehet buzëqeshja. Për sopotasit sot ishte festë. Bashkëfshatarë, të afërm e miq të katër ish të burgosurve Sulejman Sulejmanit, Samet Lutfiut, Hasan Klaiqit dhe Shaban Limanit, gjatë tërë ditës ...
... kishin vizituar familjet e tyre, për t’u takuar me të sapoçliruarit. Ata të cilët për shtat vite ishin prapa grilave të burgut të Idrizovës, sot nga oborret e shtëpive të tyre porositën se janë të gatshëm të dëshmojnë para gjykatave pafajësinë e tyre.

“Jemi të gatshëm të dëshmojmë pafajsinë, kur të duan si të duan, jemi të gatshëm, nuk ikim prej kësaj pune, do të shkojmë deri në fund që të tregojmë se jemi të pafajshëm, se të jesh në burg pa faj është shumë vështirë, po jemi të vendost që të tregojmë pafajsinë tonë, deri në fund”, thotë Samet Lutfiu, ish i burgosur për rastin e Sopotit.
Në oborrin e shtëpisë së tij, takuam edhe plakun 67 vjeçar Sulejman Sulejmani. Kam dëshmuar gjithmonë dhe jam i gatshëm të dëshmojë se jemi të pafajshëm thotë baca Sulë.
“Ju falenmnderoj juve ALSAT-it, keni punu me shpyrt, ju e nxorrët rastin tonë në drejtësi, se po mos të ishit ju, ka qenë e bllokuar. Një fshat e keni nxjerrë në dritë e diell, një katund nuk ka frikë mo të flejë në shtëpi të vet, nuk guxon kush mo me punu kështu montime se po dilke hashiqare, boll ka ndejtë shtat vjetë. Jo që hiki po ku të kenë qef drejtësinë e foli”, thotë Sulejman Sulejmani,ish i burgosur për rastin e Sopotit.
“Drejtësia dul në shesh, dul pak si vonë, por shyqyr që u bo kështu, se nuk e kemi mendu se edhe kështu me u bo, me ardh në shtëpi të vet me ndejt, sado kudo në shtëpi të vet pak më mirë e atje nëpër burgje shumë keq i pafajshëm, i shkatërrum e i mërzitur. Shyqyr Zoti deshti e bëri mirë, pasi erdh në shtëpi le të vdesë në shtëpi të vet mos të vdese në duar të policisë, të vdesë brenda mureve të veta e jo të burgit.”, shprehet Sevdije Sulejmani, bashkëshorte e Sulejman Sulejmanit.
Edhe ish i burgosuri tjetër Shaban Limani thotë se është i gatshëm kurdo që të fillojë procesi gjyqësorë, të dëshmojë pafajësinë e tij.
“Jam në arrest shtëpiak dhe jemi të gatshëm për çdo herë të tregojmë pafajsinë tonë, se çdo herë e kemi tregu pafajsinë, çdo herë sa të ketë nëvojë do të paraqitemi do të shkojmë në gjyq dhe të tregojmë pafajsinë tonë. [do herë kemi fol, po asnjëherë nuk e kanë marrë parasysh se jemi të pafajshëm, besoj se drejtësia do të fiton më në fund dhe do të lirohemi përgjithmonë për këtë rast”, shpreson Shaban Limani, ish i burgosur për rastin e Sopotit.
Pas shtatë vitesh vuajtje dënimi, katër banorët e Sopotit Sulejman Sulejmani, Samet Lutfiu, Hasan Klaiqi dhe Shaban Limani lëshuan dje burgun e Idrizovës dhe u kthyen në fshatin e tyre për të pritur rigjykimin për lëndën e tyre. Vendimin për masën e arrestit shtëpiak për katër sopotasit e mori Gjykata Themelore në Kumanovë, ndërsa të njëjtën e vërtetoi Gjykata e Apelit në Shkup, pasi paraprakisht prokuroria e lartë kishte tërhequr ankesën e prokurorisë themelore. Rigjykimi pritet të fillojë gjatë muajit shtator. marre nga (alsat-m)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 5 EmptyMon Aug 30, 2010 12:20 am

“Gjeografia skandaloze”, edhe një vit në duart e nxënësve shqiptarë

Video : http://alsat-m.tv/lajme/42715.html


Nxënësit e vitit të dytë të shkollave të mesme edhe këtë vit shkollor do të mësojnë nga libri i gjeografisë, përmbajtja e të cilit vlerësohet skandaloze dhe fyese për shqiptarët. Ministri i arsimit Nikolla Todorov gjatë takimit me gazetarë tha se viti shkollor do të startoj më 1 shtator bashkë me ato tekste shkollore të cilat janë përdorur edhe viteve të kaluara, duke përjashtuar vetëm librin “Shoqëria” për klasat e pesta i cili për shkak të gabimeve të shumta, para disa ditëve u tërhoq nga përdorimi ndërsa ndaj tre recensentëve të tij është duke u përgatitur padia për kompensimin e dëmit të shkaktuar. Todorov njëkohësisht njoftoi formimin e komisioneve të cilat do të shqyrtojnë librat nga klasa e parë deri në të pestën si dhe komisione për shqyrtimin e librave për shkollat e mesme.
“Formimi i komisioneve nuk është i lidhur me vitin shkollor. Viti shkollor fillon të mërkurën më 1 shtator sikur edhe çdo vit të kaluar. Do të mësohet nga librat me të cilat është mësuar edhe viteve të kaluara, para 3 ose 5 viteve. Ndërsa ekipet formohen për të vlerësuar nëse librat të cilat kanë qenë në përdorim gjatë gjithë këtyre viteve, përmbajnë ose jo gabime në brendësinë e tyre, padrejtësi dhe gjëra të gabuara dhe në bazë të tyre të sillen vendime. Pra, me kërkesën time do të shqyrtohen edhe librat e shkollës së mesme”, deklaroi ministri i arsimit Nikolla Todorov.
Ndërkohë përmbajtja skandaloze e librit të gjeografisë ka shkaktuar reagime të shumta në opinion. Së fundit Shoqata e Botuesve Shqiptarë kërkoi tërheqjen dhe revidimin e të gjitha librave e posaçërisht librin e gjeografisë edhe atë nga një komision i veçantë ku do të përfshihen njerëz kompetente nga institucionet kulturore,edukative e arsimore shqiptare. Shoqata e Botuesve Shqiptar thotë se situata e krijuar është pasojë e injorimit të vazhdueshëm që i është bërë kërkesave për evitimin e gabimeve në tekstet shkollore.
“Fatkeqësisht veshët e shurdhër tek të cilët ne kemi hasur në vitin 2000 kanë mbetur të tillë akoma edhe sot. Por shpresojmë se gabimet me ofendimet e shqiptarëve në disa libra do të ndikojnë në rend të parë te politikanët shqiptar”, tha Muhamet Murtezi, Kryetar i Shoqatës së botuesve shqiptarë.
Reagimet në opinion erdhën pasi Alsat-M, zbuloi se në librin e gjeografisë për vitet e dyta të shkollave të mesme, thuhet se vendosja e shqiptarëve në Maqedoni ka filluar para 220 vjetëve, nga Shqipëria dhe Kosova, dhe se kjo dyndje që akoma vazhdon, është e rrezikshme për Maqedoninë. Gjithashtu në këtë libër me përmbajtje skandaloze thuhet se ka fise shqiptare që kanë prejardhje maqedonase, turke apo edhe rome. Melihate Rustemi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti

Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 59
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 5 EmptyMon Aug 30, 2010 11:46 am

Shqiptaret ne maqedoni ,jane te perbuzur e te neper kemeber nga maqedonasit dhe nga disa lider shqipfoles qe luften e shfrytezuan qe te ngriten ne piramiden e politikes.
keta punojne me shume per maqedonasit se vete maqedonasit.
Kure te dojne policia maqedonase i vret i burgose i maltreton e keta i ndihmojne .
Moza me keq -po shuem tradhtare kishim pase e se kishim dite.
Disa Lider ,,shqiptare" po thirren ne emer te luftes.
PO a luften e pahan bere qe te pasurohen e te nenshtrohen maqedonasve .
Lufte e kote ,duhet te pergjigjen te gjithe ata qe organizuan luften dhe u vrajten djem e bija per asgje hiq .
vetem qe te vijne ne pushtet sahanlepiresit e maqedonise .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 5 EmptyThu Sep 02, 2010 12:10 am

Shkup, “Gjeografia” fyen shqiptarët Teodorov: S'e tërheqim

Shkup, “Gjeografia” fyen shqiptarët Teodorov: SSHKUP- Ministri i Arsimit dhe Shkencës së Maqedonisë Nikolla Teodorov deklaron se libri i gjeografisë për nxënësit e e vitit të dytë të shkollës së mesme nuk do të tërhiqet edhe pse është e kontestuar nga shqiptarët e Maqedonisë, intelektualët dhe shoqata të ndryshme.

Në këtë tekst shqiptarët jepen si pasardhës të romëve, turqve dhe çerkezëve, madje arrihet deri aty, saqë thuhet në një kapitull të veçantë se "shqiptarët e Maqedonisë janë maqedonas të islamizuar". Në këtë libër theksohet se shqiptarët e Maqedonisë kanë ardhur në Maqedoni para 220 vjetësh e vendosja e tyre nga Shqipëria dhe Kosova akoma vazhdon, edhe pse është e rrezikshme për Maqedoninë.

“Viti i ri shkollor do të nisi pas pak ditësh me tekstet ekzistuese dhe nxënësit e vitit të dytë të shkollës së mesme do të studiojnë me gjeo-grafinë ekzistuese”- ka deklaruar dje në një konferencë për shtyp ministri i Arsimit Teodorov, e kundërta e asaj cka tha pak ditë më parë zv.kryeministri shqiptar në qeverinë e Maqedonisë, Abdylaqim Ademi. Sipas këti të fundit "ne si qeveri për shkak të mangësive që ka libri i gjeografisë do ta tërheqim atë".

Ministri Teodorov ka theksuar se "ata që kanë bërë vërejtje për gjeografinë le t'i depozitojnë këto vërejtje për t'i shqyrtuar në të ardhmen".
Sipas logjikës së ministrit të Arsimit Teodorov, nxënësit shqiptarë do të vazhdojnë të mësojnë të pavërteta për shqiptarët dhe historinë e tyre, prejardhjen dhe trojet e veta. Ndërkaq, Lidhja e arsimit të Kumanovës iu bën thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni që ta braktisin këtë libër, duke i bërë një bojkotim të hapur në të gjitha shkollat ku mësojnë nxënësit shqiptarë, jo vetëm tekstit të gjeografisë që është i mbushur me fyerje por edhe teksteve të tjetra ku ka shtrembërime dhe ofeza ndaj shqiptarëve.
(s.g/GSH/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti

Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 59
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 5 EmptyThu Sep 02, 2010 4:55 pm

perhajr ju kofte vete po pranojne se vete kane votue partine ne pushtet.
paskan luftue per kete kombe ,perhajr perhaj edhe nje komb i ri na dule ne kosove kosovare ne maqedoni ROm ne Mal tezi me siguri komb i zi a pale qka kane me emrue ..
Popull laraman po dalim..!!!!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 5 EmptyThu Sep 02, 2010 10:51 pm

Ashtu eshte vet e kemi votu por nje fjale popullore thot :
Me genjeve nje here ta fali , me genjeve per se dyti ta kerkoj llogarin edhe asaj te pares ..

Partia qe doli nga UCK , te dale aq e dobet nuk e ka llogarit kush dhe sidomos shumicen e ushtereve te ksaj partie i vrane po ne mandatin e tyre dhe kurre gojen nuk e kane hap , se paku per nje ngushllim .

Sa i perket shteteve shqiptare (Shqiper-Kosove) vetem ne harte ekzistojne , sikur nuk ka shqiptare brenda prandaj edhe tallen me ne .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......

Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 31
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 5 EmptyThu Sep 02, 2010 11:40 pm

Cito :
Ashtu eshte vet e kemi votu por nje fjale popullore thot :
Me genjeve nje here ta fali , me genjeve per se dyti ta kerkoj llogarin edhe asaj te pares .

Sa me pelqu kjo thenje po ku e gjete mo Arbere ne cilin senduk hahah(shaka)
vertet ma pelqeu te hy ne funksjon te zbatimit te ligjev te jetes? he si thua ti arber?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema

Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 53
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 5 EmptyFri Sep 03, 2010 4:58 pm

Shkup: Vriten tre policë nga një person i armatosur03-09-2010 11:12 CET Një person i armatosur mbrëmë në një restorant në Shkup i ka vrarë tre vetë, kanë njoftuar burime nga Ministria e brendshme e Maqedonisë. Dukej se sulmi qartazi ishte i qëllimshëm.

Të tre personat ishin ulur në një restorant afër qendrës së qytetit, kur sulmuesi ka shtënë kundër tyre me një armë automatike, aty kah
ora 20. Mediat lokale raportojnë se në mesin e të vrarëve është edhe një polic.

AFP raporton se tre personat e vrarë ishin policë, duke njoftuar se njëri vdiq menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsy dy të tjerët në spital.

Pas të shtënave, personi e hodhi armën dhe iku me një veturë.

Policia thotë se është në kërkim të sulmuesit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim

Male
Numri i postimeve : 610
Age : 66
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Kumtesë nga Lëvizja Demokratike Shqiptare   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 5 EmptyThu Sep 23, 2010 7:20 pm

Kumtesë nga Lëvizja Demokratike Shqiptare
E Merkure, 22-09-2010, 09:08pm (GMT+1)


LËVIZJA DEMOKRATIKE SHQIPTARE
G O S T I V A R


K U M T E S Ë
( Për mediat e vendit dhe të huaja )


Lëvizja Demokratike Shqiptare ne bashkëpunim të ngushtë me lëvizjet, asociacionet dhe disa parti te vogla kombëtare shqiptare që veprojne ne FYROM, më datë 21.09.2010 në ambientet e zyrës qendrore të saja në Gostivar, mbajti mbledhje të jashtëzakonshme ku në mënyrë eksplicite të gjithë sëbashku analizuan zhvillimet politike dhe ekonomike të nënqiellit ugurzi të këtij shteti fantom, nën udheheqjen e koalicionit pushtetmbajtës VMRO-DPMNE – BDI .
Me këtë rast pjesemarresit në këtë mbledhje të kombinuar, duke shqyrtuar me sinqeritetin më të madh situatën poltike dhe ekonomike ne vend. Përkushtim më të madh I dedikuan jetës , vëmendjes,hapsirës së veprimit, kohës dhe momentit përcaktues të qytetarit shqiptar,. Gjegjësisht në bazë të situates reale dhe gjykimit në këndvështrimin e të gjithe neve si shqiptar, si njerëz dhe njeherit si fuqi determinuese si nga aspekti numerik,poltik dhe historik, ku pjesëmarrësit në këtë mbledhje ranë dakord për ripozicionim të politikbërjes së shqiptareve në vend dhe njëherit e përgjithmonë shqiptarët duke shtrirë dorën e pajtimit njëri me tjetrin të orientohen nga orbita natyrale e rrugëtimit në hapsirën e saj të garantuar me çdo konventë kombëtare e ndërkombëtare.Respektivisht në këtë mbledhje që për lëvizjen tone mund të llogaritet edhe si historike, ngase të pranishem përveç organizatave kombëtare shqiptare ishin present edhe intelektual dhe afarist të njohur për opinionin mbarshqiptar , të gjithë njëzërit ranë dakord se:
- situata aktuale e shqipatreve sot ne FYROM është alarmante,
- pozita e tyre politike dhe ekonomike është më keq se para çdo periudhe të mëhershme brenda 20 viteve të fundit,
- Marëveshja e Ohrit në asnjë nen apo ligj të saj neve nuk na përmend si komb por si pjestar të etnitetit jo shumicë me mbi 20%, që paraqet presedan në vete ngase nese jemi jo shimicë atëherë jemi pakicë.
- projektet monoetnike të këtij shteti vrastar si dhe vrasjet, burgosjet , plaçkitjet që ky shtet I realizon mbi kurizin e shqiptarëve vetëm se e verifikojnë të mësipërmen,
- anashkalimet e kërkesave legjitime të shqiptarëve,manipulimet statistikore ku mbi 400000 shqiptar të diasporës ngelin jashta procesit të regjistrimit të populates sone, kurse nga ana tjetër mbi 200000 sllavomaqedonas të vdekur në çdo cikël zgjedhor votojnë në këtë shtet është absurdi që shkon në veshë të shurdhr të pushtetit ,
- fyerjet e pandalshme dhe gjithnjë e sa më të shpeshta në baza etnike si në politikë, ekonomi, histori, shkencë, kulturë etj skanë fund.
Andaj duke pasur parasyshë të lartëpërmendurat si dhe situata tjera të pa justifikuara dhe që nuk arihen dot të përshkruajnë çmendurinë vetëvrasëse të politikës aktuale të fjalëmbajtësve,pushtetmbajtësve dhe atyre qe lëpijnë buzat ose pa përgaditen për bashkëqeverisje në një qeveri unitariste në këtë shtet që mbijeton kryesisht nga remitencat e kurbetçinjeve tane dhe nga vitrat e ndërkombëtarëve. Në këtë mbledhje sëbashku u vendos për themelimin e Këshilit Kombëtar Shqiptar të lëvizjeve dhe subjekteve tjera kombëtare shqipatre në drejtim të organizimit dhe themelimit të kuvendit republikan të shqiptarëve në FYROM . Ky këshill në përbërjen e saj pritet të ritet me shumë emra dhe personalitete të jetës publike në Fyrom dhe ne përgaditje të sipër është procedura reth formimit të Këshillit Drejtues të organit të lartëpërmendur. Qëllimi I oragnizimit të këtij Këshilli Kombëtar Shqiptar është organizimi dhe shpallja e Republikës së re Shqiptare në Fyrom me të drejtën e popullit të saj për vetëvendosje si e vetmja alternative drejtë stabilizimit politik dhe makroekonomik të këtij vendit.
Emrat e organizatave , partive dhe intelktualëve që do të përbëjnë këte Keshill shumë shpejt do të publikohen në pres konferencen që sëshpejti do të mbahet në Shkup.
Në këtë drejtim investitorëve, prodhuesve, afaristëve dhe tregëtarëve shqiptar u bëjmë apel edhe njëherë që në shenjë proteste të fillojnë dalë ngadalë të nadlin pagesat për taksa dhe tatime tjera ndaj këtij shteti ashtu siç ky shtet ndali investimet dhe subvencionet në vendbanimet shqiptare.Kurse konsumatorëve shqiptar u bëjmë apel që të ndalin pagesat e tyre ndaj faturave ofenduese të kompanive të huaja dhe të vendit ashtu siç ata përbuzin gjujhën, kulturën , zakonet dhe traditat tona dhe definitivisht le të fillojnë seriozisht të mendojnë për fatin dhe nevojën e tyre reale, ngase liria dhe drejta pë të qenë I lire janë të shejnta vetëm atëherë kur kërkesa është e drejtë racionale, natyrore dhe hyjnore pa hile dhe me vetëmohim e vetëbesim.


Me respekt prej
keshillit iniciativ të KKSH-së në FYROM nga
Kryesia e
Lëvizjes Demokratike Shqipare
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi

Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 39
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 5 EmptyThu Sep 23, 2010 8:26 pm

formo levizje sa te duash te gjitha argat te maqedonasve per veti me fitue naj sen.
per popull ju lujte nana .
me ndihmen e shqiptareve ne politik ---
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shqipo_
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Shqipo_

Male
Numri i postimeve : 194
Age : 106
Vendi : Prespe
Registration date : 31/08/2008

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 5 EmptySat Sep 25, 2010 12:39 pm

Policia rrethon Patishka Rekën

23/09/2010

Banorët e Patishka Rekës denoncojnë praninë e forcave të shumta policore në fshatin e tyre. Ata thonë se policia ka rrethuar tërë fshatin. Ekipi i televizionit ALB tentoi të hyjë në këtë fshat, mirëpo në pikën e parë policore nga fshati Sopishtë, u pengua nga policia me arsyetimin se lëvizja në këtë zonë është e kufizuar, por pa dhënë detaje se çfarë në të vërtetë po ndodh atje. Ne menjëherë kontaktuam banorët e Patishka Rekës, të cilët konfirmuan për Televizionin ALB praninë e forcave policore, të cilat sipas tyre ishin mbledhur në fshat për të hequr ujësjellësin dhe për ta transferuar atë në një fshat tjetër.

Kryetari i Bashkësisë Lokale Emrulla Imeri në linjë telefonike për TV ALB tha se që nga orët e hershme të mëngjesit janë ndërprerë të gjitha hyrjet dhe daljet. “Ne jemi të bllokuar, polic ka, mbi 300 policë i kemi këtu edhe nëpër male që ka. Mbi 1000 mund të ketë në nuk guxojmë të luajmë nga vendi, gjithë anët janë të rrethuara nga policia edhe fshati është i rrethuar. Për ujësjellësin me zor duan të na e marrin, pa marrëveshje, komuna do të na marre, ne vetëm atë ujë e kemi, për atë po jetojmë këtu, do të na shpërngulin prej fshati të mos jetojmë në këtë fshat atë e kanë se ne jemi i vetmi fshat shqiptar këtu.

Nuk kemi mbrojtje këtu, kanë ardhur prej në dy të mëngjesit dhe nuk guxojmë të lëvizim”, deklaroi Emrulla Imeri, kryetar i Bashkësisë Lokale, të Patishka Rekës. Televizioni ALB kontaktoi edhe zëdhënësin e Ministrisë së Punëve të Brendshme Ivo Kotevski, i cili mohoi që në këtë fshat të ketë prani të madhe të forcave policore. Kotevski tha se policia ka ndërhyrë në Patishka Rekë me kërkesë të komunës së Sopishtes e cila ka kërkuar asistencë me qëllim që të kryhet ndërtimi i ujësjellësit.

Pas pohimeve të këtilla të zëdhënësit Kotevski përgjigje kërkuam edhe nga kryetari i komunës së Sopishtes Jovan Gjorgjioski. Ai tha se asistenca është kërkuar me qëllim të sigurimit të realizuesve të projektit që ka për qëllim furnizimin me ujë të pijshëm të 10 mijë banorëve të kësaj komune. Faton Arifi

http://www.tv-alb.com/?id=291#rss

================================================== =========

Ndërtimi i ujësjellësit bllokon Patishka Rekën

23/09/2010

Banorët e fshatit Patishka Reka të komunës së Sopishtes sot ishin të revoltuar për mënyrën se si zhvillohen punët lidhur me ujësjellësin rajonal në këtë komunë. Punimet ndërtuese sot nga mëngjesi filluan me një asistencë të madhe policore. Banorët çuditen pse aq shumë polici dhe bllokim rrugësh. Ata janë të revoltuar me kryetarin e Sopishtes, i cili siç thonë, nuk ka pëlqim nga banorët për ndërtimin e ujësjellësit rajonal.

“Ne gjithmonë kemi probleme me komunën Sopishte, kryetari nuk di tjetër por vetëm policë, edhe vet kur vjen ai për të biseduar me policë shkon në fshat. Ujsjellësin nuk ka asnjëfar pëlqimi as nga bashkësia lokale as prej qytetarëve.”, thotë Batin Memishi, banor i Patishka Rekës.
“Krejt toka që është grabitur është toka e fshatarëve, tokën e kemi me dokumentacion, ai e ka okupuar këtu, dhe ne nuk mund të shkojmë posht. Cilin shtet është kjo?”, pyet Emrula Imeri, banor i Patishka Rekës

“Prej dy të natës kanë ardhur këtu, e kanë bllokuar rrugën askush nuk ka qenë i njoftuar. .. Nuk është hera e parë ne jemi të maltretuar që 4, 5 vite me radhë”, tregon Imer Imeri, banor i Patishka Rekës.
Një pjesë e banorëve të fshatit nuk mundeshin as të hyjnë në fshat nga bllokadat e policisë.
“Mu paraqitën se nënën e kam të sëmur është me shtypje dhe me sheqer. Mirëpo këtu në rrugë na ndaluan dhe nuk na lejojnë që të kalojmë pasi punojnë ata”, rrëfen Ajdar Ajdari, banor i Patishka Rekës.

“Kerkesat janë që momentalisht të ndalen punimet në qoftë se donë ujë le të marrin ujë nga katër lumenjtë ne do ti ndihmojmë por rruga të zgjerohet... Unë do të kisha lut që gjithë Qeveri të vijë dhe të shofin se sa ujë ska e mos bëhet ky manipulim i popullit.”, thotë Ramazan Jashari, banor i Patishka Rekës.
Por kryetari i komunës Sopishte Jovan Georgioski në një bisedë telefonike për Alsat-m thotë se bëhet fjalë për projektin për ujësjellës rajonal me të cilin do të furnizohen me ujë 13 fshatra mes të cilëve edhe fshati Patishka Reka dhe se vet banorët do të përfitojnë nga ky ujësjellës.

“Në këtë moment në atë vend po ndërtohet edhe mini hidrocentalë dhe me ujin e njejtë do të furnizohet edhe të gjithë vendbanimet në komunën tonë. Nuk është e vërtet se rruga ishte bllokuar, por kishte nevojë për legitimacion pasi sigurohet puna e kompanisë ndërtuese”, tregon Jovan Gjorgioski, kryetar i komunës së Sopishtes.

Sipas kryetarit, projekti kalon nëpër pronë shtetërore e jo nëpër pronë private, dhe se Komuna Sopishte planifikon që pas punimeve me ujësjellësin të zgjas rrugën e fshatit për 1,5 metra.
Frosina Pandurska – Dramiqanin
http://alsat-m.tv/lajme/vendi/43298.html

=============================================
DR: Policia presion ndaj banorëve të Patishka Rekës

24/09/2010 14:27:03


Demokracia e Re reagon ashpër ndaj bllokimit të Patishka Rekës, si dhe ndaj ushtrimit të presionit që bëhet nga ana e policisë mbi qytetarët e këtij vendbanimi.


"është e patolerueshme që në një shtet që pretendon të jetë demokratik, qytetarëve të një vendi t’iu pamundësohet qarkullim i lirë dhe të ndalohen nga kryerja e obligimeve të tyre, siз është rasti me qytetarët e Patishka Rekës, të cilët nga ana e policisë janë të bllokuar për të hyrë dhe për të dalë nga fshati, por edhe nga puna në tokat e tyre private. Me këto akte të policisë vetëm përforcohet dyshimi se shteti merr karakter totalitar duke tejkaluar edhe sistemin e kaluar komunist", thekson kjo parti.


DR i bëri thirrje policisë menjëherë të tërhiqet dhe të debllokojë Patishka Rekën, me зka qytetarëve do t’iu mundësohet lirshëm të qarkullojnë dhe të punojnë në tokat e tyre.

Eskalimi i situatës në këtë fshat ka pasuar, pas vendimit të Qeverisë për vendosjen e rrjetit të ujësjellësit nëpër tokat e këtyre fshatarëve të këtij fshati, për të furnizuar me ujë disa fshatra të komunës fqinje të Sopishtes. Banorët kundërshtojnë groposjen dhe ky[jen e rrjetit nëpër tokat e tyre dhe kërkojnë që Qeveria të gjejë alternativa të reja. Në protestat e sotme situata është tensionuar pas pranisë së shtuar të forcave policore përballë protestuesve lokal. (INA)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbksh-aksh.tk
Shqipo_
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Shqipo_

Male
Numri i postimeve : 194
Age : 106
Vendi : Prespe
Registration date : 31/08/2008

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 5 EmptySat Sep 25, 2010 12:40 pm

Patishka Reka në shtetrrethim

24/09/2010

Fshati Patishka Rekë, është nën shtetrrethim konstant policor. Sipas banorëve të Patishka Rekës, fshati është i rrethuar me mbi 1700 policë. Banorët e Patishka Rekës, të revoltuar ndaj Komunës së Sopishtes, dy ditë me radhë, organizojnë protesta të qeta. Akuzojnë komunën se u ka uzurpuar pronat dhe pa marrë pajtimin e tyre, ka filluar të ndërtojë ujësjellës që do të bart ujin nga fshati i tyre, në fshatin fqinj Sopishtë, i banuar me maqedonas.

Prania e madhe e forcave policore, ndjell pasiguri dhe krijon skenarë të errët tek banorët e fshatit, të cilët ndjehen të rrezikuar. Të revoltuar, thonë se janë të gatshëm të ndërmarrin edhe masa tjera më radikale për të mbrojtur fshatin e tyre.

“Ne jemi të vendosur qe deri ne momentin e fundit ta ruajmë gjakftohtësinë, mirëpo nëse duhet të ndërmarrim ndonjë hap, nuk jam i sigurt se nuk do ta bëjmë atë. Nëse ata bëhen më ekstrem, edhe ne do t`ua kthejmë në të njëjtën mënyrë. Nëse policët e tyre rrinë nëpër male, edhe ne do i nxjerrim djelmoshat tonë nëpër male”, tha Muharrem Shaqiri, kryetar i Këshillit për ujin. “Vetëm poshtë malit ka mbi 1700 policë, ndërsa gjithsej janë mbi 3000 policë.

Kjo është duke ndodhur që dy ditë me radhë ne s’mund ta kalojmë rrugën, as poshtë as lartë, kemi problem me Komunën e Sopishtes e cila nuk dëshiron të bisedojë me ne. Të gjithë policët na i ka sjellë këtu, s’mund të bisedojmë assesi, duan të na e marrin, ndërsa ne atë ujë e kemi, atë pasuri”, shprehet Emërllah Imeri, kryetar i Bashkësisë Lokale të Patishka Rekës. Ndryshe, dukshëm i izoluar, fshatit i mungojnë pothuajse të gjitha kushtet elementare.

Fshatarët theksojnë se shenjat e pakta të infrastrukturës, janë fryt i punës së angazhimit të banorëve. Lidhur me zhvillimet e fundit në Komunën e Sopishtes Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një komunikate njofton opinionin se në takimet e këshilltarëve të BDI-së me Kryetarin e Komunës, është arritur marrëveshje e cila është miratuar edhe në Këshillin komunal dhe sipas saj institucionet qendrore dhe komuna obligohen të financojnë realizimin e disa projekteve për fshatin Patishka Rekë, ndër më kryesorët është ndërtimi i kanalizimit të fshatit. Sipas BDI-së për fat të keq, ky projekt po pengohet nga disa individë në fshatin

Patishka Rekë. Gent Mehmeti

http://www.tv-alb.com/?id=300#rss
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbksh-aksh.tk
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti

Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 59
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 5 EmptySat Sep 25, 2010 12:43 pm

o shqipo ,po ku na mbeti ajo uksh qe u perbejshin se nuk jena si G.Adili.
A shkun ne hane .
vetem tradhtun harunin me shoke dhe u zhduken..
A ushtria qe ishe kane ,su pan kerkunde hiq.....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shqipo_
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Shqipo_

Male
Numri i postimeve : 194
Age : 106
Vendi : Prespe
Registration date : 31/08/2008

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 5 EmptySun Sep 26, 2010 5:15 am

Tensione në Patishka Rekë

Situata në Patishka Rekë sa vjen e tensionohet. Kryetari i Komunës së Sopishtes, Jovan Gjorgioski, nuk ka pranuar kërkesat e bashkësisë lokale të Patishka Rekës. Kryetari i bashkësisë lokale, Emërlla Imeri, tha se ka zhvilluar një takim me kryetarin e komunës Sopishtë prej të cilit ka kërkuar që fillimisht të tërhiqen forcat policore, e më pas të bisedohet për ndërtimin e rrjetit të ujësjellsit.

“Kryetari i Komunës na tha se nuk është në kompetencë të tij policia dhe ai nuk mund t’i tërheq. Me një fjalë ai nuk ishte i gatshëm për asnjë marrëveshje. Ai në fillim as nuk deshi të na pranojë. Me ne ishte edhe deputeti i zonës Femi Jonuzi, por as ai nuk na premtoi asgjë. S’ka ndihmë prej asnjërit, vetëm dalin në televizion dhe flasin kot, ndërsa asnjë punë nuk duan të kryejnë”, akuzon Emërlla Imeri, kryetar i bashkësisë lokale në Patishka Rekë. Ai alarmon se situata në fshat tensionohet gjithnjë e më tepër, ndërsa tek popullata vendore durimi vetëm sa nuk ka përfunduar. “Mbi 150 fshatarë kanë mbetur në hyrje të fshatit, nuk i lejojnë të hyjnë në fshat.

Fshatarët tjerë kanë dalë gjithashtu në rrugë, sot bie edhe shi dhe nervoza sa vjen e rritet. Ne mundohemi që ta mbajmë situatën nën kontroll, por nuk besoj se do t’ja arrijmë deri në fund. Ka rrezik për incident”, u shpreh Imeri. Sipas numrit një të bashkësisë lokale të Patishka Rekës, aktualisht në brendësi dhe rreth fshatit ndodhen mbi 1500 pjestarë të policisë. Banorët shprehen të revoltuar për ndërtimin e rrjetit të ujësjellsit në pronat e tyre, pa i konsultuar askush paraprakisht.
Arben Zeqiri
http://www.tv-alb.com/?p=main
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbksh-aksh.tk
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi

Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 39
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 5 EmptySun Sep 26, 2010 4:54 pm

Shqipo pse nuk pergjigjesh ku e keni uksh qe na tranut me propaganda.
Uksh le te mbron popullin
apo kane vdek trimat .maqedoni po luan me ju e me ne ..
Shume qef i bejme vetes .
Uksh u perbetue ketu ne internet se e kane perme
jo keshtu jo ashtu deri sa u vrane do patriot i tradhtoi dikush nga uksh dhe u vra haruni me shoke dhe
..thane se hakun 10 fish do ta marrin ,e hupen krejte ..
Ku shkun apo ku ishin ne hene apo ner toke.trgo...
maqedoni ka me lujte me shqiptaret siq po luan serbia me kosovaret.
e greqia me salen ..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti

Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 59
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 5 EmptySun Sep 26, 2010 5:28 pm

Shqipo
mos ju hik pergjigjeve se ti e dine mire si kane shkue punet..
me rrena nuk mbrohet populli..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema

Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 53
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 5 EmptySun Sep 26, 2010 11:59 pm

xhiti- mos u ngut se gjerat e mira vin ma ngadal,dhe kto gjera dojn pun ,rrezik, intelegjec,
e po tjerash dhe trimri, per fund maturi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 5 EmptyMon Sep 27, 2010 12:28 am

Deri me tani gjdo aksion qe kane bere sllavet me vrasje , shqiptaret jane hakmarre , nuk po them per kete orginazate Uksh se fare nuk e njof , por ne pergjithsi .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti

Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 59
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 5 EmptyMon Sep 27, 2010 12:22 pm

Po more vijne vijne
te po vijne e po shtohen perdit te keqijat
qka ka te mire
po na vrasin po na mbytin e ne hajt se mire
do po ma qojne mallin si ne kohen e Rugoves hajt se do te behet mire
e shkau na repi..e su mushem mend
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fatbardhi
Fillestar/e
Fillestar/e
fatbardhi

Male
Numri i postimeve : 13
Age : 51
Vendi : Gjilan
Registration date : 23/09/2010

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 5 EmptyMon Sep 27, 2010 8:45 pm

patem ndegjue per kete uksh se shume shpejte do te nis nje lufte te re dhe do tju hakmerret per harun Aliun
ku shkun -ka ja majten.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 5 EmptySat Oct 16, 2010 10:36 pm

Protestë në Shkup kundër djegies së flamurit shqiptar

SHKUP- Qindra qytetarë shqiptarë kanë protestuar para Ambasadës Serbe në Shkup, kundër djegies së flamurit shqiptar nga huliganët serbë gjatë ndeshjes Itali- Serbi.
Protesta u organizua nga Lëvizja Qytetare ‘Zgjohu”, e cila improvizoi një lojë futbolli para ambasadës serbe, të cilës i dhuroi dy flamuj, të BE-së dhe NATO-s.

Me këtë gjest “Zgjohu” kërkoi të nënkuptohej se “me djegien e flamurit shqiptar, serbët kanë djegur edhe gjasat për integrimin e tyre në këto dy institucione të fuqishme ndërkombëtare sic janë Aleanca e Atlantikut të Veriut dhe Bashkimi Europian”.

Protestuesit kërkuan nga Serbia që t’i kërkoj falje gjithë shqiptarëve për djegien e flamurit.
“Kemi ardhur këtu para përfaqësisë së shtetit serb në Maqedoni për të theksuar se shqiptarët nuk tolerojnë përdhosje të flamurit të tij kombëtar dhe të tregojmë se 7 milionë shqiptarët në rajon jemi një, sepse me të vërtet jemi një dhe i ndajmë vlerat e njëjta.”, deklaroi Ismail Krifca nga Lëvizja Qytetare “Zgjohu”.

Protesta përfundoi e qetë dhe pa incidente.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shqipo_
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Shqipo_

Male
Numri i postimeve : 194
Age : 106
Vendi : Prespe
Registration date : 31/08/2008

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 5 EmptySat Oct 23, 2010 8:12 am

Të shtëna në kufirin Maqedoni-Shqipëri
22/10/2010

Dy qytetarë nga Shqipëria janë arrestuar sot në mëngjes nga policia maqedonase, pas një incidenti të përcjellë me shkëmbim zjarri, në afërësi të vednkalimit kufitar Shën Naum.

Fillimisht është dyshuar se bëhet fjalë për kontrabandistë, mirëpo më vonë është kosntatuar se bëhet fjalë për një grup prej dhjetë gjuetarësh nga Shqipqëria të cilët janë futur në territorin e Maqedonisë, në afërsi të parkut nacional Galiçica.

Sipas zyrtarëve të policisë maqedonase, thirrjes për tu dorëzuar

gjuetarët nga Shqipëria i janë përgjigjur me të shtëna në ajër, që ka hasur në kundërpërgjigje të njëjta nga ana e policisë.

Tetë persona nga grupi i gjuetarëve kanë arritur të ikin në drejtim të Shqipërisë, kurse dy prej tyre janë arrestuar nga policia maqedonase.


"Policia arriti të arrestojë dy persona bashkë me pushkët e gjahut që kanë pasur me vete . Ne po hetojme rastin per A sqaruar edhe te dhena te tjera dhe per te permbledhur edhe ngjarjet qe i paraprine ketij rasti dhe per ta sqaruar teresisht te njejtin" tha Stefan Dimovski, zëdhënës i policisë së Ohrit .

Policia paralajmëron padi penale kundër qytetarëve të arrestuar shqiptarë. Gjatë ditës së sotme ata janë kontaktuar edhe nga ambasada e Shqipërisë në Shkup, e cila po ofron ndihmën e nevojshme për të arrestuarit.

http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/6237.html
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbksh-aksh.tk
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi

Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 39
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 5 EmptySat Oct 23, 2010 7:55 pm

shqipo
hajgare po bajn maqedonet me ne
ku e keni uksh se shum zor i dhat...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......

Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 31
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 5 EmptyMon Oct 25, 2010 9:49 pm

Vazhdon anashkalimi i simboleve shqiptare gjatë ceremonive protokollare ku organizatore është Qeveria e Maqedonisë, ndërsa më shpesh pikërisht këto "lëshime" ndodhin në komunat shqiptare.

Së fundmi, në Komunën e Jegunocit, ceremonia e lëshimit në përdorim të ujësjellësit për 11 fshatra të kësaj komune, nuk ka pasur asgjë në gjuhën shqipe.

Mbishkrimi se për çfarë projekti bëhet fjalë, kush është investitor dhe motoja e projektit, kanë qenë të shënuara vetëm në gjuhën maqedonase. Në këtë rast është anashkaluar edhe gjuha e investitorit, ku në këtë rast është Mbretëria e Norvegjisë.

Mysafirët, shumica e të cilëve ishin banorë lokal të Jegunocit dhe në mesin e tyre katër apo pesë shqiptarë, janë pritur me këngë maqedonase folklorike, ndërsa veshja e fëmijëve ka qenë vetëm me veshje kombëtare maqedonase.
Si duket organizatori nuk kishte qenë i kënaqur me tërë këto lëshime pasi që në këtë ceremoni sërish nuk ka pasur përfaqësues të Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, por vetëm nga Kisha Ortodokse e Maqedonisë.

Edhe pse ishte i pranishëm në këtë ceremoni zëvendëskryeministri Abdilaqim Ademi, megjithatë ai nuk pati rasti që të përshëndes të pranishmit. (ina)

Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti

Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 59
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 5 EmptyMon Oct 25, 2010 10:16 pm

ska rrespekt sepse edhe keta te uck kombetre po dalin shpijuna te serbise
kurre shqiptaret skan me pas te drejta ne maqedoni as ne presheve as ne kosove as ne mal te zi as qameri..
sepse vete jane servil dhe bashkpunetore te serbise greqise maqedonise..
malit te zi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni   Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni - Faqe 5 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni
Mbrapsht në krye 
Faqja 5 e 9Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: