Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE

Shko poshtë 
4 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 112
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE   VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE - Faqe 2 EmptySun May 09, 2010 11:40 pm

Mirë se vini në KËRÇOVË

Uskana -
lidhje
Tradidat
Kërçovare
Historia
Kërçovare
Tv Uskana
Radio
Uskana
Vlazrimi

Forumi
Kërçovar

Harta
e Kërçovës
Kënga
e Uskanes

BBC
audio-shqip
Albanian
links
Lajme nga
Ballkani
Macedonia
headlines(Yahoo)
Shqiptarët
ne Maqedoni

Weather
for Macedonia


Kërqova për herë të parë përmendet në
shekulin e dytë para erës së re gjegjësisht në kohën e luftërave Romake
më mbretin të Maqedonisë Perseun, dhe atë më emrin USKANA
Ky emër i vjetër nuk mundi të mbijetojë , por u zhduk gjatë kohës së
depërtimeve dhe pushtimeve sllave, ashtu si u zhdukën edhe dymbëdhjetë
kështjella romake në afersi të Kërçovës.Përveç gjurmëve të vjetra
arkelogjike, të cilat
deshmojne lashtësinë e elementit shqiptar (krahaso Arbanasi, Arbanisec,
Arbanashki në fshatrat Atishtë) mund të përmendim po ashtu varret ilire
në Zajas, Trojet në
Kaleshe,Manastirishten në Arangjell. Me gjithë përmbytjen sllave
që ndodhi në këto vise prej shek. 7 e më këndej dhe sundimit të egër
bizantim, elementi autokton
shqiptar nuk u asimilua i tëri, por arriti ta ruajë bërthamën e tij të
fortë dhe kështu ta mbijetojë mesjetën.Më vonë në gjysmën e dytë të
shekullit të XIII ,Kërçova bie
nën sundimin serb dhë atë për një shekull (1283-1394). Me fillimin e
sundimit turk, edhe Kërçova përjeton fatin e vendeve të tjera të
Ballkanit.Është me rëndësi të
përmendet se Kërçova në kohën e sundimit otoman në shekullin XIV në
strukturën e saj shoqërore-ekonomike ka pasur ma tëper shqiptarë më
shpërndarje më të
gjerë gjeografike se sa sot.Psh. në deftëret turq , në Kërçovë përmendet
lagja shqiptare, me 71 shtëpi.Shenimet më të sakta mund ty gjojm tek
vepra e Sami
Frashërit, Kamus al Alam 1889, ku Kërçova paraqitet si kaza e Sanxhakut
në vilajetin e Manastirit. Piriudha e re fillon me çlirimin e Ballkanit
nga sundimi i
Perandorisë osmane. Kërçova gjer më sot kaloi nëpër sundimet të reja
sllave , përcjellur me reprezalje të mëdha . Viti 1913 për Kërçovarët
është vit i trshtimeve
.Ky është vit i një masakri kunder populliut pafajshëm ,kundër
pleqëve,grave e fëmijëve, të cilët u prenë nëper xhamia dhe u dogjën
nëpër kasollet, ose u varrosën
në varreza kolektive, të cilët akoma nuk jan të zbuluara.Në këto krime
janë dalluar çetniket e Mikajl Brodit dhe Boshko Virianecit , nën
komanden etë cilëve janë
kryer masakrat në Qafë,Zajaz,Greshnicë,Cërvicë,etj. Kët terror e masakër
e dëshmon edhe letra e një ushtari ,të cilën me 9 tetor 1913 e botoi
"Radnicke novine"
"Këtu po ndodhin gjëra të tmerrshme.Rrënqethem e flokët më ngriten
përpjet e gjithë pyes veten a është e mundur që njeriu të jetë kaq
barbar. Nuk guxoj dhe nuk
kam kohë të shkruam më gjerësisht...Kudo kufoma, hi e pluhur.Ka fshatra
ku kishte me nga 100,150,e 200 shtëpi por ,ku nuk ngeli asnjë njeri i
gjallë.I mblidhin
njerëzit grupe grupe 40-50 veta dhe i copëtonin që të gjithë me thika."
Një episod më vehte është rasti i fshatit Qafës nga ana bandavë të
çetnikëve ku sipas
burimeve të sakta janë vrarë 92 fshatarë.Dukë e parë kët masakër mbi
popullsinë e pafajshme të fshatit veçanërisht të babës së saj Sulltanë
Qafa merr gërshërët e
dhenëve , del në shkallë , vret rojen, plagos rëndë 3 banditë dhe kështu
krijon një tollovi të paparë prej nga banditët detyrohen të largohen
nga fshati.Në përleshje
direkte vritet dhe babai dhe bija e Mazllamit, Sulltanë Qafa.Më këtë akt
heriok, Sulltana mund të llogaritet ndër heroinat e popullit
shqiptar.Për hir të kësaj , populli i
ngriti përmendore të meriitueshme në fshatin e saj Qafa. Në mesin e dy
luftërave u dogjën shumë fshatra rreth Kërçovës .Në periudhën
1939-1945 populli shqiptarë
ishtë i angazhuar në luftë për pavarsinë ,por fati historik deshi që ,
për njëjtin qëllim të nisen kryesisht nga dy rrugë të ndryshmë, rrugë
prokuminzmit dhe rrugë
antikomunizmit. Lufta e Dytë Botërore perfundoi me ngadhënjimin e
komunizmit, në vitin 1945, por, pikërisht ai komunizëm , që gjatë luftës
ishte telall i vëllazërimit të
ghjië popujve , në Kërçovë njëlloj sikurse edhe në vendet tjera të
mbetura jashtë shtetit shqiptar, nuk e ndali luften antishqiptare. Në
pikëpajme demografike,
shqiptqret përbejnë popullsinë më të vejtër autoktone, dhe për nga numri
asnjëhere nuk ka qenë pakice. psh më 1889 sipas Sami Frashërit kazaja
Kërçoves ka
pasur rreth 34000 banore prej të cilëve 14000 shqiptar e e tjerët .Më
1921 quteti Kërçoves ka pasur 28228 nga cilët 14454 ka qenë shëno si
pravosllav kurse
13774 të besimit muslliman.Më 1994 Kërçova ka patur 53044
banorë prej të cilët 26310 shqiptar ,20829 maqedonas , 3840
turq, 1394 romë etj. texti është i
cituar prej librit:KËRÇOVA NË TRADITAT E SAJ TË VJETRA
autori: DR.QEMAL MURATI librin publikoj : ASDRENI SHKUP 1996

dhe disa pjesë textit jon cituar prej librit :
NGA KËRÇOVA PËR
KËRÇOVENautori Dr. Feti Mehdiubotusi:" Bëmirësia Kolektive" 1995
<
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE   VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE - Faqe 2 EmptySun May 09, 2010 11:53 pm

Arbere,kaq shum gjera te bukura paska ne kercova!Mo sa na more ne qafe,te lem vendlindjen te shperngulemi atje hahhahhaha.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ilmi Veliu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Ilmi Veliu


Male
Numri i postimeve : 178
Age : 71
Vendi : Kerçove
Profesioni/Hobi : Historian
Registration date : 26/12/2008

VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE   VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE - Faqe 2 EmptyWed May 12, 2010 1:08 am

Pershendetje per Fionen:
NUK DO TE PENDOHESH, FIONA
NESE VENDOS TE BEHESH E JONA


Pershendetje edhe per Arberin, dhe Ja edhe diçka per Kerçovën,


KËRÇOVA NË ARHIVAT E STAMBOLLIT



Nga Dr.sc. Ilmi VELIU



Raport nga Vilajeti i Kosovës derguar Kryeministrisë në Stamboll

mbi luftërat e shqiptarëve gjatë kohës së Lidhjes së Prizrenit



Ju informojmë se si rezultat i përfundimit të Kongresit të Berlinit, ndodhi vrasja e Mehmet Ali Pashë Magjarit në Gjakovë, dhe kundër fajtorëve, nuk u morën masa ndëshkimi, gjë që situata filloi të përkeqësohet edhe më tepër, ku popullata shqiptare u ngrit që me luftë të mbrojë coptimin e tokave të tyre. Për këtë shkak, organizata shqiptare e quajtur “Lidhja e Prizrenit”, ka bërë organizim dhe bënë përpjekje maksimale për moslejimin e coptimit të tokave të tyre. Ne mendojme se do të ishte e arsyeshme që përsëri të bashkpunohet me shqiptarët dhe ti afrojmë ata, për të arritur qëllimet tona, dhe është mirë të bëhen reformat e kërkuara nga ata, që shqiptarët të marrin pjesë në polici dhe gjygje. Sot erdhën në Gjykatën Civile të Kërçovës, nga Dega e Lidhjes së këtij qyteti (Ittihadi Subesi), duke na e komunikuar Vendimin që ka marrë “Këshilli Qëndrorë i Lidhjes së Prizrenit”, që patjetër, të gjitha punët e popullit shqiptarë ti kryejnë nëpunës shqiptarë.

Gjithashtu kërkuan që menjiherë të largohen nga puna dhe detyra të gjithë zyrtarët turqë, gjykatësit, sekretarët dhe antarë tjerë të gjygjit. Prandaj, të punësuarit në Gjygjin e Kërçovës, domosdo u detyruan ti lëshonin detyrat e tyre, në të vërtetë u larguan nga puna. E informojmë, Lartmadhërinë e tij Sulltanin Famlartë, dhe njëkohësisht presim urdhërin e tij te mençur për veprimin e mëtutjeshëm.

15 shkurt 1880



Gjygji i Shkallës së Parë I Kërçovë

( Mehkemei Bidajeti Kerçova)

Nënshkrimi , Ahmed Arsllan



Ata që jënë të Historisë dhe e kanë pasur në dorë Historinë e Popullit Shqiptarë, kanë vrejtur se aty Kërçova aspak nuk përmendet edhepse ka qenë në qendër të ngjarjeve në të gjitha kohët, duke filluar nga qyteti antik Uscana dhe pushtimi I sajë nga romakët, koha e Kral Millutinit, 1282 i cili nga Shkupi e Tetova, par të shkuar drejt Prilepit është dashur të kalonte nëpër Kërçovë, dhe aty ka zhvilluar një betejë shumë të ashpër me popullatën vëndase (Arbërit), pastai koha e Skënderbeut, i cili për të shkuar në Fushën e Pollogut ku bëni disa beteja, u deshtë që nga Kruja të dilte në Rahovnik, pastai në Jama-Ura e Boshkut-Izvor e Kërçovë dhe të dilte në Pollog.

Në Lidhjen e Prizrenit, Kërçovën e prezentoi jusuf Ali Bej Kërçova ose Jusuf Albani, i cili, pas rënies së Turqëve të Rinjë, iku dhe u vendos në Sofje ku botoi edhe gazetën e tij “Albania” në bullgarisht e shqip.

Gazeta “Java” e botuar në Tiranë, 1930, në artikullin e sajë të shkruar nga Sefedin Kërçova, përmenden me emër e mbiemër antarët e kryesisë së organizatës “Shoqata Shqiptare Kërçovare” në Bukuresht, të cilët në vitin 1912 i kanë organizuar darkë Ismail Qemalit, qe para se të shkonte në Vienë e Vlorë për të ngritur Flamurin, nga Stambolli shkoi në Bukuresht që të takohej me krerët e Rumunisë dhe të kërkontë përkrahje prej tyre për shtetin që ai do ta shpallte të pavarur.

Le të jetë ky një kontribut i vogël i imi kushtuar të kaluarës shumë të bujshme të Kërçovës dhe burrave që derdhën shumë gjak e mund për interesat e shqiptarëve dhe te Shqiperise.


Top of Form




Vleresuar (Vota: 11 . Average: 4/5)
Bottom of Form

Lexo/Shkruaj Komente (2)
Dergoje
Printo
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE   VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE - Faqe 2 EmptyWed May 12, 2010 1:12 am

Pershendetje per Fionen:
NUK DO TE PENDOHESH, FIONA
NESE VENDOS TE
BEHESH E JONA


hhahahhah pres te behet bashkimi kombetare te jemi shqiperi e madhe se per ndryshe me duhet te ndrroj pasaporte hahahhaah..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 112
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE   VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE - Faqe 2 EmptyWed May 12, 2010 1:42 am

Cito :
Arber, librin tim "Skenderbeu ne 600 vjetorin e lindjes" ua kame derguar pas dikujt qe ta leje te restorani Skupi, te sheshi Skenderbeu. Paraqituni personelit te restoranit. Libri eshte i mbyllur ne nje pliko dhe mbi te shkruan "Per Arberin" aty eshte edhe telefoni im, nese ka ndonje problem me trego. Te fala Ilmiu

Të kam dërgu një mesazh privat , sdi a e more ?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE   VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
VARRE MYSLIMANE ME SIMBOLE ILIRE
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2
 Similar topics
-
» Raporti i ri, shqiptarët: 38% myslimanë dhe 35% kristianë
» A ka ekzituar pirateria ilire?
» Policia e Kosovës përleshet me besimtarët myslimanë
» Shfletojmë historinë-MBRETËRIA ILIRE
» Historia hershme -Pellazge, ilire dhe Epirote

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: