Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 AUTORET QE FLASIN PER ANTIKEN, KU BEJNE PJESE EDHE ILIRET

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Ilmi Veliu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Ilmi Veliu


Male
Numri i postimeve : 178
Age : 71
Vendi : Kerçove
Profesioni/Hobi : Historian
Registration date : 26/12/2008

AUTORET QE FLASIN PER ANTIKEN, KU BEJNE PJESE EDHE ILIRET Empty
MesazhTitulli: AUTORET QE FLASIN PER ANTIKEN, KU BEJNE PJESE EDHE ILIRET   AUTORET QE FLASIN PER ANTIKEN, KU BEJNE PJESE EDHE ILIRET EmptyThu Apr 22, 2010 1:51 pm

Dr.sc. Ilmi VELIU



Të merresh me e Historinë e Kohes se Vjeter, konkretisht me problematikën e burimeve greke dhe romake, duke përfëshirë këtu edhe ato moderne për antikën, do të thotë të njohësh dhe t’i kesh lexuar veprat e këtyre autorëve po qoftë edhe në përkthim. Për një fakt të tillë është i vetëdijshëm secili që ka pasur rastin të merret me këto çështje po edhe vetë studentët e historisë gjatë dhënies së provimit para profesorit tim të respektuar Prof. Dr. Zef Mirdita.

Prandaj, të dish dhe t`i njohësh autorët antikë, dmth. të mundohesh të depërtosh në shpirtin krijues të të menduartit intelektual të asajë kohe, jo vetëm në histori e gjeografi por edhe në poezi, filozofi, art e përgjithsisht.

Me të drejtë Rene Menard (Paris 1878), thotë se ”Njohja e autorëve antikë, është e domosdoshme, për t`i kuptuar dhe shijuar shkrimet e tyre e posaçërisht poetët dhe filozofët e ndryshëm. Me një konstatim të tillë mund të pajtohet secili që sadopak e njeh historinë, letërsinë dhe artin e botës greko- rom ake. Pikërisht kjo më ka shtyrë që mbresat e fituara nga leximi i veprave tëkëtyre autorëve, gjatë studimeve të mia dhe gjurmimet e mëvonëshme t’ia paraqes lexuesit e sidomos atyre që do të studjonin historinë. Kjo nuk është vetëm kënaqsi intelektuale, por edhe obligim i çdonjërit që ka të thotë diçka për historinë në përgjithsi e sidomos për burimet historike, qofshin ata antike apo moderne.

Mund të them se antika, burimet, funksioni dhe trajtimi i tyre në histori, më kan preokupuar, së pari në mënyrë nxitëse, gjatë studimeve në Prishtinë e më vonë gjatë qëndrimeve të mia të kohëpaskohëshme në SHBA. Në disa qendra universiatre dhe biblioteka amerikane pata rastin të lexoj dhe mbledh shënime për autorët e vjetër dhe ata modernë të historiografisë antike.

Pastaj botimet nga Prishtina dhe Tirëna “Ilirët dhe Iliria”Tiranë1965 ”Ilirët”, NeritanCeka,Tirënë 2000. ”Ilirët”, Aleksandër Stipçeviq 1990 , Prishtinë “Studime Ilire” pjesa e I dhe e II Prishtinë 1978, si dhe botime të ndryshme në gjuhën shqipe , kroiate, boshnjake, bullgare, angleze që jënë dhanë në fund të këtij libri.

Dihet fare mirë se për të qenë sa më shkencor, preferohet përdorimi i botimeve origjinale e veçmas kur është fjala për veprat e autorëve antikë: grekë dhe romakë mirpo, një punë e tillë këtu në Maqedoni është e pa mundur sepse për shqiptarët mungojnë institucionet, buxheti, tekstet dhe literatura lidhur me problemin që trajtohet në këtë libër dhe, gabimet , lëshimet dhe mungesat tjera që mund të jenë evidente dalin të arsyshme. Duke ditur se nevoja për kësi tekstesh është shumë e madhe sidomos për studentët e historisë dhe se një problematikë e tillë ende nuk është trajtuar sa duhet në gjuhën shqipe, shpresoj se ky libër do ta arsyetojë veten dhe punën time.





ÇKA KUPTOJMË ME NOCIONI

A N T I K Ë

Periodizimin e histoorisë së përgjithshme në epoka të ndryshme e ka bërë Hesiodi.Mirëpo për herë të parë periodizimin e historisë botërore në tri epoka të mëdha kohore e bëri CH.Cellarius (1634-1707) profesor i universitetit të Hales, Gjermani, i cili Historinë e ndau në :



1. Koha e vjetër (Antika)

2. Koha e mesme (Mesjeta)

3. Koha e re (bashkëkohore)



Që nga sh.XVIII, me nocionin, Kohë e vjetër apo Antikë, kuptohet bota greko-romake që në vete përfëshin aspektin hapsinor-teritorial, por edhe atë kohor. Të këtij mendimi ishin edhe J. J. VVinkelman (1717-1768) dhe F. Schlegel (1767-1829).

Në fillim, nga kjo hapësirë kohore dhe gjeografike veçohej koha e vjetër klasike apo “Antika” e cila kuptonte kulturën greko-romake që zhvillohej në arealin e mesdheut, me vendet përreth, dhe që njihet si një bashkësi. Ndërkaq, në fund të sh. XIX nën ndikimin e të kuptuarit të historisë së përgjithshme të Eduard Meyer (1855-1930), në kuadër të historisë antike, apo të kohës së vjetër, përfëshihen edhe kultu rat e lindjes së lashtë. Kështu edhe hapësira kohore,.e kohës së lashtë, zgjerohet që nga Protohistoria e deri tek fillimi i mesjetës së hershme. Kuptohet se një koncept i tillë nuk vlen për të gjithë qytetërimet, përkatsisht civilizimet dhe për të gjithë popujt. Kjo ka të bëjë në rend të parë me shpikjen e shkrimit , kur jo vetëm që fillon, por edhe krijohet vetëdija historike. E kjo në lindjen e lashtë fillon që nga viti 3500,p.e. kur edhe nis përdorimi i shkrimit.

Ndërkaq për arealin mesdhetar, koha e lashtë fillon që nga mbarimi i epokës mikenase, përkatësisht që nga viti 1250 p.e. dhe zgjat deri në vitin 476 kur edhe bie perandori i fundit romak, Romuli.

Mirëpo, kufiri i fundit i kësaj kohe, është vështirë të përcaktohet, edhe pse, sipas disa mendimeve, shkon deri në vitin 529,të e. re, kur edhe mbyllet akademia e Athinës. Së këndejmi për popujt e Evropës perëndimore, mesjeta e hershme fillon në vitin 375 e.re. me dyndjen e madhe të popujve barba rë .Ndërkaq arabët marrin vitin 622 e.re, kurse shqiptarët dhe sllavët sh.VII ,e. re.

Përkundër të gjitha këtyre vështirësive, në përcaktimin e fillimit dhe mbarimit të kohës së vjetër, sa i përket territorit, duhet të thuhet se ajo përfshin areolin mesdhetar e që përbën një unitet kulturor. Në aspektin ekonomik e kupton qytetin si faktor të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik dhe lidhur me të edhe të strukturave politike e sociale. Ndërsa në aspektin e aktivitetit intelektual, përveç Greqisë, përkatësisht, poliseve greke, në kohën klasike, këtu përfshihej edhe një territor më i gjerë: Azia e vogël, Siria, Egjipti, trevë kjo që ka të bëjë me mendimtarët që merreshin me problemin e miteve dhe funksionin e tyre.

Pavarsisht që eksiston edhe ndarja tjetër kohore e përcaktuar më tepër nga aspekti i formacioneve të strukturave politike, sociale dhe ekonomike, e kjo është koha arkaike dhe antike, që kjo e fundit ndahet në antikën e hershme dhe të vonë.

Kur flasim për antikën, duhet pasur parasush edhe atë se kemi të bëjmë me problemin e ndikimit të ndërsjellë në mes të popujve dhe kulturave të lindjes, egjean dhe mesdhetar, si në fushën e kulturës shpirtërore ashtu edhe në atë materiale dhe politike. Ky ndikim vërehet qartë edhe në të menduarit grek ndaj historisë dhe filozofisë.





ÇKA KUPTOJMË ME NOCIONIN


H E L E N I Z Ë M ?





Ndonse, nocioni ”Helenizëm” është farkim i J.G. Drojzen dhe që përfshin arealin gjeografik mesdhetar, në të cilin gërshetohet elementi krijues shpirtëror e kulturor i lindjes me atë të perëndimit, që shprehet përmes gjuhës greke, për herë të parë ndeshet në “veprat e apostujve” ku flitet për mosmarrë veshjet dhe përçarjet në mes të helenve dhe hebrenjve. Në të vërtetë, Drojzen me këtë term që e merr nga “Veprat e apos tujve” ka dashur ta bëjë ndarjen kohore në mes të kulturës klasike greke, apo helene dhe asajë të grekëve, që krijohet pas pushtimeve të Aleksandrit të Madh, në arealin e përmendur të gjërë mesdhetar. Me fjalë të tjera, ky nocion nënkupton në vete një botë të re, kultura e së cilës shprehet në gjuhën greke , e cila gjuhë ka qenë ”Lingua franca” apo gjuhë e gjithmbarshme, përkatësisht gjuhë koine që i bashkonte grekët dhe ata jogrekët, përzierja kulturore e të cilëve ka qenë e pa shmangëshme. Megjithatë, kjo përzierje nuk do trajtuar në kuptim të shkrierjes së identitetit të tyre etnik e kulturor , por në kuptimin e bashkëjetesës, e shprehur, kuptohet në gjuhën greke.

Ndonse periudha helenistike për nga aspekti kohor, përfshin tre shekuj pas pushtimeve të Aleksandrit të Madh, përkatë sisht deri në kohën e pushtimit të Egjiptit në vitin 30 para erës sonë, nga ana e Oktavianit dhe pavarsisht nga mospajtimet e shkencëtarëve lidhur me aplikimin e këtij nocioni, në aspektin kohor,përsëri mund të thuhet se kjo epokë fillon që në kohën e Aristotelit, mësuesit të Aleksandrit të Madh. Në këtë kohë të menduarit grek del nga suazat e kufinjve kombëtarë grek dhe me pushtimet e maqedonëve të helenizuar. Ky mendim grek gërshetohet me të mbërriturat intelektuale e kulturore të lindjes. Për më tepër shikuar, nga aspekti i ngjarjeve historike, peri

udha e helenizmit fillon menjëherë pas betejës tek Matinea që u zhvillua në vitin 362 para erës së re, kur poliset greke humbën pushtetin politik dhe hynë nën udhëheqjen politike të mbretërisë maqedone në krye me Filipin e II (359-336) e cila mbretëri do të jetë përçues i shpirtit dhe intelektit grek. Mirpo zanafilla e një procesi të tillë mund të shihet që në mësimin e sofistëve, sipas mendimit të të cilëve, virtyti është i pa varur nga origjina dhe edukimi dhe se këtë kan mundur ta arrijnë të gjithë grekët.Koncepti i tillë racionalist, që për kohën e veprimit të këtyre iluministëve grekë, ka qenë diçka krejt e re, ka shpënë kah nivelizimi i njerëzve, pavarsisht se çfarë prejardhjeje racore apo kulturore kishin .

Këtë hap të nivelizimit të njerëzve të liruar nga paragjykimet racore dhe të përkatësisë etnike e kombëtare e bënë stoikët. Një klimë e tillë intelektuale është vetëm refleks i gjendjes konkrete politiko-ekonomike dhe socio-kulturore, si pjellë e shteteve të krijuara pas vdekjes së Aleksandrit të Madh. Dhe pikërisht, krijusve intelektualë të kësaj periudhe konkre tisht të stoikëve, duhet ti falenderojmë për ruajtjen e miteve

greke e romake. *




ÇKA KUPTOJMË ME NOCIONIN MITOLOGJI ?




Mitet nuk jënë kurgjë tjetër vetëmse alegori, të folur ndryshe, të cilat mësojnë dhe në vete përmbajnë një kuptim të thellë, që mësimet e njerëzve te dikurshëm, të mençur të ruhen nga harresa apo zhdukja. Ajo, me fjalë të tjera, është mënyrë e adaptimit të formave kulturore nga antika në forma dhe kushte të reja të të menduarit në kohrat e pastajshme. Si shembull i tillë mund të merret tregimi i mitit të gostisë së zotërave lidhur me vendimin e Paridit, që mollën e artë, të cilën e kishte sjallë hyjnesha e grindjes (Erida) i ja jep më të bukurës.
Ndërkaq kjo për mirënjohje, ia jep Helenën, gruan më të bukur që ishte bashkëshortja e Meneut, mbretit të Spartës.


Dihet se kjo ngjarje helenëve ua solli fatkeqësinë e kobshme, që njihet si “Lufta e Trojës”, fabulë kryesore e“Iliad ës”. Vetvetiu shtrohet pyetja se ku qëndron rëndësia alegorike e sajë.



Sipas H.J. Rose, gostia këtu kuptohet si fuqi mbinatyrore e zotërave sëbashku, ndërkaq ”molla e artë” kuptohet si gjithësi, universum, dhe këtë gjithësi secili zot e ka pajisur me dhurata, dhe përpiqen që të gjithë sëbashku ta kenë mollën, përçka edhe zhvillohen gara rreth posedimit të mollës.

Paridi që paraqet shpirtin që jeton në pajtueshmëri me mirëkuptimin , thotë se ”molla e artë” i takon Afroditës, ngase shpirti e sheh vetëm bukurinë e jo fuqitë tjera të zotërave.

I pari që e përdori nocionin ”Alegori”, lidhur me trajtimin e miteve, është Ciceroni.

Deri atëherë kur ai e përdori për herë të parë , përdorej nocioni “Hyponia”që do te thote: shprehje figurative, mendim, alegori, që është në të vërtetë emri i vjetër për alegorinë. Përveç tij këtë term e përdor edhe M. Fab Kuintiliani, kurse tek grekët i pari e ka përdorur Plutarhu. Megjithatë, siç do të shohim te autorët e tjerë grekë, në përdorim e sipër, përherë do të jetë nocioni “Hyponia”e jo alegori.

Shikuar në kontekstin e shpjegimit të miteve, koncepti alegorik përdoret në raste kur mitet, sado që jënë mposhtur, ata prapë se prapë jetojnë në sferën e preokupimit intelektual e shpirtëror të njeriut, pavarsisht nga ngritja e tij arsimore. Kjo më së miri shprehet në përmbajtjen e tyre, në interpretimin e fenomeneve të ndryshme natyrore që në të vërtetë nuk braktiset. Interpretimi alegorik i miteve tek grekët, si që u pa në trajtimin e mëparshëm, është tejet i lashtë. Më tepër ata i ndeshim tek Homeri dhe Hesiodi. Ndonëse mund të vërehet se ky është interpretimi i mëvonshëm, sidomos kur e kemi fjalën te Homeri.

Kuptohet se alegoria si e tillë paraqet një periudhë, kur ligjet e fizikës dhe të etikës ende nuk dilnin të sistemuara. Prandaj marrë në thelb, miti si i tillë, ndonëse tregohet në petkun alegorik, ai në vetëvete, megjithatë, nuk mund të konsiderohej si alegori. Përkundrazi, sepse vetë autorët e tyre nuk kishin të bënin aspak me të kuptuarit alegorik të realitetit njerëzor dhe atij hyjnor. Nga ana tjetër, në interpretimin alegorik të natyrës dhe të hyjnive, siç dihet, ndikoi edhe poezia religjioze e cila ka qenë nën ndikimin e përgjigjeve mitike të orakujve dhe shenjëtorëve të ndryshëm. Sidoqoftë, në saje të metodës alegorike, e cila në kohën e helenizmit, e shpreh edhe shndërrimin e religjiozitetit grek, mitet na jënë ruajtur deri më sot. Por jo vetëm të kësaj, por edhe euhemerizmit, sipas të cilit, siç do të shohim zotërat grekë e kanë pasur realitetin e tyre në shembëlltyrat historike.



___________________________________________________



Zef Mirdita, “Mitet dhe Mitologjia në Antikë“ Rilindja Prishtinë 1988

Nauka, Novosibirsk „Mitologija i religija Etruraca „1980

Vojtex Yamerovski,Junaci antiçki mitova,shkolska kniga Zagreb 1985.
Literatura tjetër është në fillim të librit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
AUTORET QE FLASIN PER ANTIKEN, KU BEJNE PJESE EDHE ILIRET
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» ILIRET TEK AUTORET ANTIKE
» HISTORIANET MODERN QE SHKRUAN PER ANTIKEN DHE ILIRET
» AUTORET ANTIKE QE SHKRUAN PER ILIRET
» AUTORET ANTIK QE SHKRUAN PER ILIRET, VAZHDIM
» Edhe student edhe deshmore...

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: