Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Poezi lirike nga Albert Abazi, Vlorë

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi lirike nga Albert Abazi, Vlorë - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi lirike nga Albert Abazi, Vlorë   Poezi lirike nga Albert Abazi, Vlorë - Faqe 2 EmptySun Feb 14, 2010 12:17 am

2

Ç’më gjeti, shokë ç’më gjeti,

me një vajzë, valëzë deti.



Kur shkon Shashicës përpjetë,

përmbi ballë i ulen retë!



Sa e shohin zogjtë e malit,

këngën për një çast e ndalin.



Si një dritë vetëtime, vjen e rri mbi zemrën time
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi lirike nga Albert Abazi, Vlorë - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi lirike nga Albert Abazi, Vlorë   Poezi lirike nga Albert Abazi, Vlorë - Faqe 2 EmptySun Feb 14, 2010 12:18 am

MOTIVE POPULLORE -4



1

Vito, moj kur më shkon tutje,

kostërat supe më supe!



Ndën cullufe sytë e bukur,

rend kopështijeve si flutur.



Midis buzëve fjala çeli,

si trëndelinë Kaparjeli!...



2

Kur dola në lëmë,

ta dëgjova zënë!

Herë si valë deti,

herë si krisëm shkrepi.

Veç kur the një fjalë,

ta kuptova mallë...

Malli rri ndër buzë,

Si vatra me shpuzë...!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi lirike nga Albert Abazi, Vlorë - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi lirike nga Albert Abazi, Vlorë   Poezi lirike nga Albert Abazi, Vlorë - Faqe 2 EmptySun Feb 14, 2010 12:18 am

PARALAJMËRIM PËR SHERR MBARËFAMILJAR


Mbete thirave, o burrë,

m’u vërsul e shkreta grua,

nuk u poqe, i paudhë

me gjithë fletoret e tua.



Ma nxive jetën, s’gëzova

vanë vitet, kaq dekada

nuk të vjen jo, lumturia

me aktivitete, parada.



Një kacidhe nuk na prure

më ke plakur para kohe,

u plake, po mend nuk vure

o monument i çdo llohe...



Do të kthej një gurë përmbys,

që erdhe njëherë me ditë

s’të lë të dalësh nga dera

shtëpia ka shumë pak dritë...



Një muaj ndalim kazerme

si ndëshkim përfundimtar,

të të vlejë paralajmërimi

mos na ndiz sherr familjar

20.07.1997
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi lirike nga Albert Abazi, Vlorë - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi lirike nga Albert Abazi, Vlorë   Poezi lirike nga Albert Abazi, Vlorë - Faqe 2 EmptySun Feb 14, 2010 12:18 am

EROTIKE STANARE



“Dhe kasollja më e ngushtë

dy dashnorëve u mjafton”
F. Shiler


Holluar si gjuhë zogu,

beli-unazë për trupi,

qasu të lozim së toku

se mua më ka dalë turpi...



Sillëm mish e sillëm verë,

lulet që janë në lëndinë,

të përleshemi njëherë

fyt a fyt me marrëzinë



Të të ha si kërce buke

të përtyp si brinjë keci,

pjekur në të prillit prushe

pranë një shtrunge, një korbeci[1].



Livadhet me gjelbërim

“beteja” s’paska të sosur:

puthje, dolli e dëfrim,

të dalldisur, të xhindosur.



Trupi yt: o buzë! O gushë!

çakërqejf shtrir’ në korrije,

si thelë e pjekur në prush

të kollofita me shije...
Tërbaç, 16.06.1996
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





Poezi lirike nga Albert Abazi, Vlorë - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi lirike nga Albert Abazi, Vlorë   Poezi lirike nga Albert Abazi, Vlorë - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Poezi lirike nga Albert Abazi, Vlorë
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2
 Similar topics
-
» Gruaja të cilën dashuroj, poezi lirike Shvjedçikov
» Kthej valën, poezi lirike nga Albiona Naçollari
» Hapja e një sipari njohës Bashkim Abazi, filozof, shkrimtar
» Aforizma lirike
» POEZI

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: