Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Kumanova shqiptare në prag të Vitit të Ri - Ardian Ramadani

Shko poshtë 
AutoriMesazh
kacimix
Anëtar i ri
Anëtar i ri
kacimix


Male
Numri i postimeve : 104
Age : 46
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Sporti , Muzika
Registration date : 26/10/2008

Kumanova shqiptare në prag të Vitit të Ri - Ardian Ramadani Empty
MesazhTitulli: Kumanova shqiptare në prag të Vitit të Ri - Ardian Ramadani   Kumanova shqiptare në prag të Vitit të Ri - Ardian Ramadani EmptyThu Dec 31, 2009 6:25 pm

Kumanova. Qytet mjaft i dëgjuar. Me një vlerë mjaft të madhe. Me njerëz bujarë, fisnikë, patriotë, të devotshëm kombëtarisht. E pasur me njërëz të penës, artit dhe shkencës. E poashtu edhe me njërëz të pushkës. Besa edhe të politikës. E sfiduar nga halle të ndryshme. E harruar nga politikanët çdoherë. Si qytet gjendet në pjesën e Maqedonisë Veriore me një sipërfaqe prej 1193 km katrorë, me një pozitë jashtëzakonisht të volitshme gjeografike. Çuditërisht edhë këtë vit e kaloi keq e më keq. Përshtypja e parë që krijon secili vizitor është magjepsja dhe hamendja prej dy Kumanovave. Ajo “maqedonase” dhe ajo “shqiptare”. Nuke di se pse. Ky qytet duhet të funksionojë si i tërë, komplet dhe jo i ndarë. Po ja që politikanët deshtën ashtu. Ja që qeveritarët shqiptarë të mëparshëm dhe aktual deshtën ashtu. Me të vërtetë të vie për të qarë kur shiqon dy pjesët e këtij qyteti legjendar. Pjesa maqedonase evropiane në njërën anë, dhe pjesa shqiptare afrikane në anën tjetër.

Edhe këtë vit Kumanova shqiptare e kaloi me vështirësi zi e më zi. Edhe më tutje rrugët e Kumanovës shqiptare të stërmbushura me ngarkesë komunikacioni, sepse semaforët nuk punojnë. Ndërsa pjesa evropiane e Kumanovës ka semaforë më modern që të krijojnë përshtypjen se gjendesh në Bruksel. Edhe më tej gropat e rrugëve të Kumanovës shqiptare janë aq të mëdha sa gëlltisin njerëz së bashku me fatet e tyre. Ndërsa Kumanova evropiane e maqedonasve antikë apo e sllavomaqedonasve (këtë nuk arrita edhe më tutje ta kuptoj) është e asfaltuar në çdo centimetër, e nënvizuar dhe e pajisur me të gjitha gjërat e nevojshme. Edhe më tej Kumanova shqiptare mbeti me objekte shkollore të adaptuara, edhe më tej shkollat e Kumanovës shqiptare kanë kulmet e shek. XVII-të, pa menaxhues funksional, ndërsa pjesa tjetër ka objekte shkollore të tipit evropian dhe amerikan. Edhe më tej nxënësi shqiptar nuk mund të mësojë si duhet sepse nuk ka as nxemje, as karrika e as banka, e besa nuk është si duhet i furnizuar edhe me librat, sepse i mungojnë ngase Ministria nuk ka menduar për të, ndërsa ai në pjesën tjetër të qytetit i ka të gjitha edhe laboratoret, edhe mësojtoret edhe kabinetete dhe sallat, edhe ........

Edhe më tej Kumanova shqiptare nuk ka kanalizme, e as ujë të pijshëm si duhet, ende pamja e zymtë të vret dhe të krijon përshtypjen e ndonjë qyteti në Togo, ndërsa vetëm disa qindra metra më tutje gjithçka si në ëndërr ndryshon. Edhe më tutje Kumanova shqiptare ballafaqohet me problemin e papunësisë, e me shumë probleme të tjera, ndërsa Kumanova duket sikurse Champs Elysee në Paris. Edhe më tutje fëmija shqiptar nuk ka se ku të luaj, ngase në secilin moment është në rrezik jete ose nga ndonjë kamion, ose nga ndonjë veturë, ndërsa ai i pjesës tjetër nuk ngopet me të mirat e dynjasë. Ndërsa prindërit e këtyre dy fëmijëve të të dy Kumanovave paguajnë tatime njësoj. Bile këta të këtij që nuk i përket Kumanovës shqiptare shpesh i ikën tatimeve, sepse thonë “L`etat c`est moi” (Shteti jam unë). Edhe më tej Kumanova shqiptare të vret me pamjen trishtuese të njerëzve me cigare në gojë, të njerëzve që ngjasojnë me Lulin e Migjenit, të njerëzve që ngjasojnë me Shërbëtorin Jernej, me praninë gjithnjë e më të madhe të veturave të llojllojshme të parkuara vend e pa vend, të rrugëve për një kah, po që kalojnë vetura nga të gjitha kahet e mundshme, të dyqaneve dhe trafiqeve të vogla, ndërsa Kumanova tjetër ndërtohet me depo, shitore e markete më moderne. E “inelektualët dhe politikanët” shqipfolës shkojnë pijnë makiato në Kumanovën tjetër. Ata paguajnë makiaton 80-120 den. E nuk çajnë kokën për shumicën që pijnë makiaton njëri afër tjetrit, sikurse në birë të miut dhe që heqin të zinjtë e ullirit. Edhe më tej Kumanova shqiptare shtratin e lumit të saj poashtu shqiptar e ka përplot me bërrllogje, ndërsa parkun vend për pushim e ka të shndërruar në vend për helmim, ndërsa Kumanova tjetër të kënaq syrin po jo shpirtin, ngase gjithçka është në vendin e duhur. Edhë më tej fushat sportive të pjesës shqiptare janë vetëm utopi, ndërsa pjesa tjetër i gëzon disa syresh. Kumanova shqiptare e kalldërmave dhe e baltës edhe më tej frymon dhe i numëron ditët e fundvitit me mijëra probleme të tjera të pazgjidhura, e pjesa tjetër i numëron ditët e fundvitit me mijëra projekte tjera për vitin pasues. Kumanovës tjetër i mungon vetëm edhe spitali. Të gjitha tjerat i kanë bërë me paratë edhe të vetat e aq më shumë të Kumanovës shqiptare. Kanë besa edhe bibliotekën e qytetit. E Kumanova shqiptare që fatmirësisht përpos pamjes së xhamisë së bukur të ndërtuar me paratë e shqiptarëve, e jo të shtetit (ngase shteti ynë “laik” ndërton kisha e jo xhami) nuk ka asgjë të bukur.

Kjo Kumanovë shqiptare më duket edhe më e shëmtuar kur shoh fytyrat e liga të njerëzve që “merren me politikë” apo që e konsiderojnë veten politikan apo pushtetarë, e të tillë nuk janë assesi, të cilët në Kumanovën shqiptare vijnë shesin broçkulla dhe patriotizëm folklorik, ndërsa paratë e tyre i harxhojnë në Kumanovën tjetër, por vetëm dhe jo në çift me bashkëshortet e tyre. Ata në Kumanovën që nuk është shqiptare shkojnë sodisin, pijnë, hajnë dhe kullosin sytë përballë kamariereve të veshura me mini dhe pasi të kthehen në Kumanovën shqiptare ju mbushen “sytë me lot”. Kumanova shqiptare edhe më tej nuk ka as flamur, as institucione të konsoliduara, nuk përdor as gjuhën shqipe në komunikime me këto institucione, po ç`të bëjsh, jeta vazhdon

E pra të nderuar vëllezër. Ja kështu Kumanova shqiptare e mirëpret Vitin e Ri 1010. Ndërsa Kumanova tjetër që nuk është shqiptare, e pret Vitin e Ri 2010.

Në mënyrë të ngjajshme me simotrën e saj shqiptare, Vitin e Ri 1010 e presin edhe Shkupi shqiptar, Kërçova shqiptare, Struga shqiptare, e shumë qytete tjera shqiptare, me shumë pak dallim Tetova shqiptare dhe Gostivari shqiptar (fatmirësisht në qytetet e fundit shqiptarët për shkak të numerozitetit kanë investuar më shumë e nuk e kanë lënë shtetin të “harxhohet”). Kështu pra e presin Vitin e Ri shqiptarët e shtetit që nuk po e dij as vet se si e ka emrin, ngase e quajnë me dy apo tre emra, e nuk e dij se si do ta quajnë edhe më tej. Ka mundësi ti shtohet edhe ndonjë emër i ri së shpejti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kumanova shqiptare në prag të Vitit të Ri - Ardian Ramadani
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» O sa mirë që jam shqiptarë o hej......Ardian Ramadani
» Ne mbrojte te historise tone !! Prof Ardian Ramadani
» Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi
» Kërçova, Kumanova, Dolneni - Viset në lindje të Shqiprisë
» VENDIMI NË PRAG TË RAMAZANIT

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Art dhe Kulturë-
Kërce tek: