Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Xhafer Ibrahim Deva (1904-1978)

Shko poshtë 
+3
ILTA
zeriatdheut
Mexhid Yvejsi
7 posters
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 73
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

Xhafer Ibrahim Deva (1904-1978) Empty
MesazhTitulli: Xhafer Ibrahim Deva (1904-1978)   Xhafer Ibrahim Deva (1904-1978) EmptyMon Sep 21, 2009 11:20 pm



Xhafer Ibrahim Deva (1904-1978) U1_XHAFERIBRAHIMDEVAING. XHAFER IBRAHIM DEVA (1904-1978)

Nga Mexhid YVEJSI, Gjakovë

Xhafer Deva është një personalitet i rrallë shqiptar, që aq shumë admirohet, por aq shumë edhe mallkohet... !

Admirohet si më i madhi atdhetar, por mallkohet edhe si më i madhi tradhtar...!

Admirohet aq shumë nga atdhetarët, nacionalistët, por që mallkohet aq rëndë nga serbët, shovenistët, titistët, enveristët, pra, nga çetnikët e komunistët...

Kush ishte Xhafer Deva?

Xhafer Deva lindi me 21 Shkurt 1904 në Mitrovicë. Është djali i pestë me radhë i Ibrahim Devës, një tregtar i njohur nga Mitrovica.
Ibrahim Deva, babai i Xhaferit, i lindur në Mitrovicë, por me prejardhje nga Gjakova, ishte pronar i një punishte druri, një pasanik i njohur, burrë i heshtur, punëtor, atdhetar, besimtar, arsimdashës, të gjithë djemtë i kishte shkollue, sepse siç thoshte, “vetëm shkolla nga terri ka me na pshtue...”
Xhafer Deva mësimet fillestare i kreu në Mitrovicë, ndërsa të mesmet në Selanik. Studimet e vazhdoi në Stamboll, në “Robert Kolege”, shkolla më e vjetër amerikane jashtë territorit të Shteteve të Bashkuara, që në gjuhën turke quhet: İstanbul Amerikan Robert Lisesi.
“Robert Kolexhi” është themeluar me 1863, në Amerikë, nga Christopher Robert, një amerikan i pasur, filantropist dhe Cyrus Hamlin, një misionar i përkushtuar edukimit...
Ky kolexh, në Stamboll, në Perandorinë Osmane, u themelue në vitin 1869, me lejën e Sulltanit, që në kompleksin e tij kishte: shkollimin fillor, të mesëm dhe atë universitar...
Pas “Robert Kolexhit” në Stamboll, Xhafer Deva vazhdojë studimet në Aleksandri, Pragë dhe Zagreb, Kroaci, ku kreu edhe studimet pos diplomike në inxhinieri...
Me shkatërrimin e Mbretërisë së Jugosllavisë, nga trupat e Hitlerit dhe Musolinit, të Gjermanisë naziste dhe Italisë fashiste, në prill të vitit 1941, Xhafer Deva doli në skenë...
Me 17 prill 1941, kur Mbretëria e Jugosllavisë u dorëzue, u pushtue, u coptue, atëherë, Xhafer Deva menjëherë e themeloi administratën e Mitrovicës me nëpunës, kryesisht, shqiptarë, çeli shkollat në gjuhën shqipe, themeloi xhandarmërinë, gjyqësinë...
Me kërkesën këmbëngulëse të Ing. Xhafer Devës dhe të Dr. Rexhep Krasniqit, drejtuar Ministrit të Arsimit në Tiranë, Prof. Ernest Koliqit, u çelën shkollat shqipe në trojet shqiptare të ish-Jugosllavisë..
Çelja e shkollave shqipe, ardhja e arsmimtarëve nga Shqipnija, organizimi e zhvillimi i arsimit shqip në “Kohën e Shqipnisë”, gjatë viteve1941-1944, u bë një pishtar ndriçues në trojet shqiptare të ish-Jugosllavisë...
Gjatë vitit 1943-1944, Xhafer Deva ishte Ministër i Punëve të Brendëshme në Tiranë, në “Kohën e Gjermanisë”, kurse shqiptarët e Kosovë ende thonë:”Në kohën e Shqipnisë”...
Në “Kohën e Shqipnisë”, Xhafer Deva, me bashkëpuntorë, organizojë “Lidhjen e Dytë” të Prizrenit....
“Lidhja e Dytë e Prizrenit”, organizatë politike-ushtarake, themelue në Prizren, gjatë Kuvendit themelues, që zhvilloi punimet prej 16-20 shtator 1943…
Sipas gazetes “Kombi” të Tiranës, gazetari i së cilës ishte pjesëmarrës në Kuvendin Themelues, informonte lexuesit me këto fjalë:
“Pika e parë e programit të bisedimeve përmban kërkesën e bashkimit të përhershëm dhe të pazgjidhshëm të të gjithë krahinave të banueme qysh prej mija vjetsh prej popullsinash shqiptare”.
Pika e dytë e Programit “përmban bashkimin me Shqipni të krahinave të Mitrovicës, Vuçiternës, të Pazarit të Ri dhe të Senicës – toka shqiptare të kërcënueme nga shumë anë nga bota slave…”
Kurse, gazeta “Kosova” e Tetorit 1943, e informonte kështu:
“Dita e lumnueshme e 16 Shtatorit 1943 gëdhinë tue gjetun Prizrendin të zbukuruem në nji mënyrë të jashtëzakonshme me flamurë kombëtarë, me harqe ngadhënjimi, mbi të cilët zotnojnë figurat e të gjithë martirëvet dhe luftëtarvet ma të shquem të përpjekjevet kombëtare të popullit shqiptar…”
Kur në fund të vitit 1944, komunistët e morën pushtetin në Shqipni dhe Jugosllavi, forcat partizane-çetnike në Kosovë vranë mbi 50.000 shqiptarë, midis tyre ishin edhe disa nga drejtuesit e “Lidhjes së Dytë të Prizrenit” si Musa Shehu, Aqif Blyta, Asllan Boletini, Qerim Begolli etj., ndërsa me qindra, mijëra të tjerë u burgosën....
Në fillim të muajit dhjetor 1944, Xhafer Deva me një grup atdhetarësh nga Kosova si Tahir Zajmi, Rexhep Mitrovica, dr.Rexhep Krasniqi dhe Xhelal Mitrovica u vendosën në Austri... Nga Austria, në vitin 1947 doli në Itali, nga Italia në Egjipt, nga Egjipti në Damask, Siri....
Në Damask, Siri, filloi veprimtaria politike e tij, si zëdhënës i nacionalizmit shqiptar-anti-komunist, përmes gazetës “Bashkimi i Kombit”....
Në vitin 1956, Xhafer Deva shkoi në Amerikë... Në fillim jetoi e punoi në New York, më vonë në Boston, kurse në vitin 1960 shkoi në Kaliforni, ku vendoset në Calavera Coubty, ku punoi si puntor i thjeshtë në një punishte sharrash për lëndë druri, sikur që e kishte babai i tij, Ibrahimi, në Mitrovicë...
Prej punishtes në Calavera Coubty, ku punoi për disa vjetë, Xhafer Deva u punësue në Universitetin e Stanfordit, në Palo Alto të Kalifornisë, si nëpunës administrate, ku punoi me nder deri sa doli në pension në vitin 1972
Universiteti i Stanfordit apo Stanford University, ku punoi Xhafer Deva, ku ishte shumë i nderuem, është themeluar në vitin 1885 nga Senatori dhe Governatori Leland Stanford dhe bashkortja e tij zonja Jane Lathrop Stanford, është nga universitetet më të njohura në Amerikë...
Xhafer Deva ka qenë një burrë i formuem, i kulturuem, fliste e shkruente bukur, përveç gjuhës shqipe, serbe, kroate, turke, arabe, perse, njihte me themel edhe gjuhën italiane, gjermane, frenge, angleze, spanjolle...
Gjithë këto gjuhë, gjithë këtë aftësi, tërë jetën e tij , e vue në shërbim të Kosovës, për t’u bashkuar me Nanën Shqipni...
Në kohën kur Mbreti, Zogu i Parë, i ftoi në Egjipt, të gjithë përfaqësuesit e partive politike në mërgim, ishte Xhafer Deva ai që u zgjodh kryetar i Kuvendit të Aleksandrisë...
Në vitin 1962, kur në New York u themelue Organizata “Lidhja e Prizrenit” e degët e saj u formuan nëpër Amerikë, Evropë..., ishte Xhafer Deva ai që u zgjodh në krye të saj, duke mbajtur gjallë idealet e “Lidhjes së Prizrenit” të viteve 1878 dhe 1943...
Përse ishte në shënjestër Xhafer Deva, për gjysmë shekulli, nga propaganda komuniste e Beogradit, Tiranës e Prishtinës? Sepse ata e dinin se Xhafer Deva ishte shqiptari më i madh i kohës, ose siç thoshte Ago Agaj,. shqiptari më i shkëlqyer i gjeneratës së tij.....
Për këtë atdhetar, kryeministri serb ka thënë:
“Deva nuk blehet me pare sepse ai është i pasur, Deva është armiku ynë i përbetuar, Deva duhet vrarë...”
. Xhafer I.Deva ndrroi jetë me 25 Maj 1978, në moshën 74 vjeçare, në Palo Alto, Kaliforni, tue na lanë amanet: Bashkimin e Kosovës me Shqipni.....


Mexhid Yvejsi, Gjakovë

Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Xhafer Ibrahim Deva (1904-1978) Empty
MesazhTitulli: Re: Xhafer Ibrahim Deva (1904-1978)   Xhafer Ibrahim Deva (1904-1978) EmptySat Sep 26, 2009 2:25 am

Per ty pacavure e gjakoves kuislin i TITOS QE FSHIHESH PASE PETKUT TE ISLAMIT MEXHIT YJVESI
LEXOJE O B... GJAKOVE

Xhafer Deva dhe disa nga nacionalistët e flladeve të krijuara nga pushtuesit mund të kenë pasur thellë, tepër thellë në veten e tyre ndjenja atdhetare, por ata megjithatë ishin kuisling.

Tash kemi bashkëbisedues tanë që duan të thonë se Bardhok Biba ishte komunist. Po ai ishte para së gjithash - mësues patriot. Në kohë të "Shqipnisë", Bardhok Biba, Ndrec Ndue Gjoka e shumë të tjerë kanë qenë ndë pishtarët e parë të arsimit në Kosovë (Klinë, Zllakuçan...).

Edhe diçka. Nëqoftëse propaganda komuniste ka përdorur apo keqpërdorur fatet e figurave të këtilla, kjo nuk përbën ndonjë faj për Bardhok Bibën e Ndrec Ndue Gjokën.

Gati dhjetë vjet më parë një nga ata të Markagjonajve, i ardhur nga mrizi perëndimor zuri të lavdohej se si kishin vrarë vajza, fëmijë e gra në mënyrë që në Mirditë të mos hapeshin shkolla dhe të përhapej dije.

Pastaj gjërat duhen parë edhe në një kontekst tjetër dhe ai është shumë i qartë: Amerika dhe Anglia si dhe fronti antifashist e antinazist kanë luftuar së bashku me grupet e rezistencave antifashiste e antinaziste forcat e Boshtit Romë-Berlin-Tokio. Xhafer Deva ishte me nazistët gjermanë. Kjo nuk mund të vihet në dyshim. Siç nuk vihen nuk mund të kontestohet se minstri Deva qëndron pas vrasjeve në Tiranë duke krijuar asodore një disponim antikosovar i cili nuk është zbehur deri në ditët tona.


Ketu dot sjell nje rast te Ndue Melyshit


Ndue Mëlyshi: "Unë diversanti që u hodha me parashutë në Shqipëri"

Propozimi i majorit Çedo Miloviç


Në fillimin e qershorit të vitit 1950-të, erdhi në burgun e Nishit, majori Çedo Miloviç dhe na ka thirrur në zyrën e burgut, mua, (Ndue Mëlyshin) Ndue Pjetër Gjonmarkajn, Ndue Bajraktarin, Marka Dod Lleshajn, Marka Jak Bajraktarin dhe Pjetër Kol Preçin. Pasi hymë në zyrën e tij, ai na tha: "Që kur keni ardhur ju këtu në Jugosllavi, gjendja ka qenë shumë e turbullt dhe ju keni vuajtur tash sa muaj nëpër burgje. Por ta dini se keni pasur në rrezik edhe jetën. Unë personalisht kam ndërhyrë pranë Ministrisë së Brendshme të Jugosllavisë dhe kam marrë përsipër çështjen tuaj. Tash ju do të liroheni nga burgu, por me një kusht, që ju të gjashtë të formoni gjashtë grupe të vogla me nga tre persona dhe do të shkoni në Shqipëri për të parë situatën e brendshme dhe për një kohë të shkurtër do të ktheheni përsëri në Jugosllavi. Shokët e tjerë të grupit tuaj do t'i dërgojmë në punë të lirë, me rrogë dhe të drejta të barabarta ashtu si gjithë populli jugosllav". Pas fjalës së majorit Çedo Miloviç, duke parë gjendjen tonë mjaft të vështirë e tëpër të komplikuar të cilën ndodheshim dhe duke pasur një farë shprese në vendet Perëndimore të cilat kishin filluar të interesoheshin për fatin tonë, vendosëm që ta pranonim propozimin e tij dhe të vinim në Shqipëri, ku kishim kaluar shumë vjet nëpër male. Pas pranimit tonë për të ardhur në Shqipëri, majori Çedo Miloviç, hartoi listat e grupeve me nga tre persona dhe u nis për në Beograd. Më datën 10 qershor 1950-të, ai u kthye përsëri në burgun e Nishit dhe kishte bërë ndryshime në programin e mëparshëm, duke thënë se nuk do të dërgoheshin gjashtë grupe në Shqipëri, por vetëm një grup me tre veta. Dy nga pjesëtarët e këtij grupi prej tre vetësh do të ishin kryetarë dhe i treti nën urdhrat e tyre. Në atë grup prej tre vetash, në praninë e Çedo Miloviçit, më zgjodhën mua (Ndue Mëlyshin) dhe Marka Jak Bajraktarin dhe Pjetër Çup Qafën. Po atë ditë që u zgjodhëm ne, Çedo Miloviçi, i liroi nga burgu të gjithë shokët tanë (50 veta) dhe pasi i hipi në dy kamionë, i nisi për në Ovcar-Banja të Serbisë ku ndërtohej një central-elektrik, për të punuar si punëtor të lirë dhe me rrogë, njëlloj e të barabartë si popullsia jugosllave...

Po t’u desh mund ta vendos të plotë. Vërtet e dhimbshme por jam i bindur se nacionalistët kanë qene si mishi me kockën me UDB-në. Dokumente mbi këtë histori ke sa të duash. Njeriu që më së shumti ka kontribuar në këtë drejtim është i madhi Mark Dodani. Kujtoj këtu romanin “Furtuna” kushtuar të pavdekshmit Pal Melyshi, i cili në moshë shumë të re arriti të asgjësojë shume kriminelë në bandat e vetëquajtura nacionaliste që për inat të Enverit flinin me majorin e UDB-së. Të mos harroj Heronjtë e Vigut, të cilët u vranë pabesisht nga dora e kriminelit Pjetër Lleshi, Heroinat e Mirditës që u masakruan barbarisht përpara fëmijëve të tyre disamuajsh, dhe qindra vrasje të tjera ndaj mësuesve, punëtorëve, nënave partizane, të kryera gjoja në emër të nacionalizmës.

I nderuari Medalin, populli i asaj ane i ka njohur Gjon Mark Gjonajt dhe bajraktarët e tjerë, prandaj nuk i la të shkelin për pesëdhjetë vjet në tokën shqiptare. Them se mbeten jashtë atdheut të tyre, të harruar rrugëve të Brukselit dhe të Romë-Vatikanit, dhe kur kujtohen vetëm për të keq.

Me nderim,
Zeriatdheut
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ILTA
Anëtar i ri
Anëtar i ri
ILTA


Female
Numri i postimeve : 129
Age : 40
Vendi : Shqiperi
Registration date : 09/02/2009

Xhafer Ibrahim Deva (1904-1978) Empty
MesazhTitulli: Re: Xhafer Ibrahim Deva (1904-1978)   Xhafer Ibrahim Deva (1904-1978) EmptySat Sep 26, 2009 7:44 am

Gjermanet formuan nje Regjence ne Shqiperi


Formimi i Regjences dhe i Qeverise, nen okupimin gjerman ne Shqiperi, eshte bere prej personave, qe po i shenojme ketu poshte.Ata kane ndjekur interesat e gjermaneve.


Regjenca eshte:


1-Mehdi Frasheri Kryetar i Regjences

2-Pater Arapi Antare i Regjences

3-Fuat Dibra Antare i Regjences

4-Lef Nosi Antare i Regjences

Qeveria eshte e perbere prej ketyre personave

1-Rexhep Mitrovica Kryeminister i Qeverise

2-Xhafer Deva Minister i Brendshem

3- Musa Gjulbagu Minister i Botores

4-Koco Muka Minister i Arsimit

5-Vehbi Frasheri Minister i Jashtem

6-Rrok Gera Minister i Finances

7-Kol Tromara Minister i Bujqesise

8-Ago Agaj Minister i Tregetise

9-Kolonel Preng Pervizi Komandant i Mbrojtjes

Mehdi Frasheri, porsa mori detyren si kryetar Regjent u drejtoi nje fjalim te tij ku fton te gjithe grupet dhe popullin mbare per nje bashkim dhe nje marreveshje vellazerore ne mes tyre. Por, askush nuk ju pergjigj kesaj thirrje, pervec atyre te Ballit Kombetar, se ata kishin 2 vete antare ne Qeverine e tij. Keshtu perpjekjet e Mehdi Frasherit nuk u realizuan. Balli Kombetar ishte i perkrahur nga kjo Qeveri me mjete, si edhe kishte formuar 3 batalione shetitese, qe ndjekin komunistet.

Mithat Frashëri me gjeneralin Preng Previzi kanë marre pjesë në kongresin e nacionalistëve në Prezë. Këta nacionaliste ishin në bashkepunim të plote mes qeverisë shqiptare dhe Rajhut që organizimi i forcave ushtarake shqiptare t'i shërbejë qëllimit per vënë
rregullin dhe qetesinë. Pra para së gjithash per te asgjësuar çetat
komuniste dhe ata qe luftonin per clirimin e Shqiperise nga okupatori
nazist, qe luftonin si gjithe bota antifashiste per te debuar okupatorin dhe per te cliruar Atdheun e roberuar.

Programi i tyre përputhej plotesisht edhe me misionin e Ballit Kombëtar, i cli kishte të njejtin objektiv si edhe qeveria kuislinge dhe gjenerali Fitzum, asgjësimin e çetave komuniste.

Po ashtu Xhafer Deva kishte sjelle ushtare, qe te luftojne ne cdo vend kunder Nacional-clirimtares. Kjo vellavrasje hyri edhe ne Diber, por gjithkund Nacional-clirimtarja eshte me superiore...

Ky ka qenë kabineti kuisling jetë shkurtër i Mehdi Frashërit, ne te cilin bente pjese edhe tradhetari kriminel Xhafer Deva, qe urdheroi marrjen e jeteve shqiptare te pafajshme.

A ishte Xhafer Deva Minister nazist?

Të gjithë ata që duan të dijnë më shumë le te mos lexojne librat e komunisteve, le të kërkojnë librin "Albania- dr. Oakley - Hill " memoirsofa British Officer - 1929 - 1955.

Po si nuk u lodhen me keto komente pa ngjyre e pa shije!!

Ballista dhe kuislinga qe nuk keni identitet dhe nuk keni se me çka te krenoheni!! E dini shume mire sepse ja kini there me fashishtet ne Gjermani, kambet e lehta faqja e bardhe!!

Ju "nacionalistat" e qylafit e te vrasjeve pas shpine ma mire me heshte se jeni faqja e zeze per kete popull!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ILTA
Anëtar i ri
Anëtar i ri
ILTA


Female
Numri i postimeve : 129
Age : 40
Vendi : Shqiperi
Registration date : 09/02/2009

Xhafer Ibrahim Deva (1904-1978) Empty
MesazhTitulli: Re: Xhafer Ibrahim Deva (1904-1978)   Xhafer Ibrahim Deva (1904-1978) EmptySat Sep 26, 2009 8:12 am

Tema e nazizmit dhe e bashkepunetoreve te tij sot mbrohet vetem nga naziskinet. Qyteterimi euroatlantik ku edhe Shqiperia aderon, bazohet mbi vlerat antifashiste e antinaziste dhe jo ne plehrat, te cilat bashkepunuan me nazistet. Cdo njeri qe kerkon te revokoje figura te tilla i ben nje sfide shume te fuqishme shoqerise shqiptare, vlerave antifashiste, parimeve demokratike, aleateve tane te NATOs e te Bashkimit Evropian. Sfida nuk eshte per komunizmin, sot Shqiperia nuk eshte me komuniste, sfida eshte per gjakun e deshmoreve, per sakrificat e nje populli te gjithe, per orientimin
euro-atlantik te vendit. Shkollat ushtarake sot ne Shqiperi bazohen ne vlerat e partizaneve dhe te luftetareve antifashiste dhe jo te tradhetareve.


Nuk ka fyerje me te madhe te quash atdhetare bashkepunetoret
e hitlerianeve dhe t’i konsideron lexuesit budallenj kur kerkon te bindesh dike se Hitleri donte Shqiperi te pavarur. Hitleri donte te pushtonte boten e nuk donte t’ja dinte per pavaresine e Shqiperise.


Po te duash ta mbrosh vertet Xhafer Deven, Rexhep Mitrovicen, Pater Anton Harapin ose ndonje si Mitat Frasheri nuk gjen dot as fusha te tjera sepse fusha te tradhetise dhe e batakut ku ata u futen nuk i lejon me te pastrohen. Nuk mund te mbrohen dot keto bisha gjakatare. Ne kete pike ata nuk ka lume qe t’i laje e t’ju ktheje pastertine. Ata qe perpiqen t’i mbrojne keto figura per bashkepunimin me pushtuesin tregojne se jane vete ose naïve te paformuar, ose neonaziste e neofashiste.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
sokrati
Fillestar/e
Fillestar/e
sokrati


Male
Numri i postimeve : 7
Age : 78
Vendi : Mitrovice
Profesioni/Hobi : Pensionist
Registration date : 02/09/2008

Xhafer Ibrahim Deva (1904-1978) Empty
MesazhTitulli: Re: Xhafer Ibrahim Deva (1904-1978)   Xhafer Ibrahim Deva (1904-1978) EmptyMon Apr 12, 2010 10:11 am

Prejardheja e tyre eshte nga Toplica (Nishi).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Xhafer Ibrahim Deva (1904-1978) Empty
MesazhTitulli: Re: Xhafer Ibrahim Deva (1904-1978)   Xhafer Ibrahim Deva (1904-1978) EmptyWed Apr 14, 2010 10:38 pm

aj nuk po muajm me i ra ne fije luftes se fundit -se- kush -si dhe -tek, pra 50 viteve edhe ma shtir.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Xhafer Ibrahim Deva (1904-1978) Empty
MesazhTitulli: Re: Xhafer Ibrahim Deva (1904-1978)   Xhafer Ibrahim Deva (1904-1978) EmptyThu May 13, 2010 7:32 pm

PAJTOHEM Xhafer Ibrahim Deva (1904-1978) Icon_biggrin
Mbrapsht në krye Shko poshtë
sokrati
Fillestar/e
Fillestar/e
sokrati


Male
Numri i postimeve : 7
Age : 78
Vendi : Mitrovice
Profesioni/Hobi : Pensionist
Registration date : 02/09/2008

Xhafer Ibrahim Deva (1904-1978) Empty
MesazhTitulli: Re: Xhafer Ibrahim Deva (1904-1978)   Xhafer Ibrahim Deva (1904-1978) EmptyMon Jun 07, 2010 4:49 pm

Ju lutem,kur eshte fjala per histori,te perpiqemi qe te jemi me te saket.
Familjet me prejardheje gjakovare ne Mitrovice jane pas vitit 1912.deri sa "muhaxhiret" qe nga Kongresi i Berlinit( 1878 e me perpara.)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 73
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

Xhafer Ibrahim Deva (1904-1978) Empty
MesazhTitulli: Re: Xhafer Ibrahim Deva (1904-1978)   Xhafer Ibrahim Deva (1904-1978) EmptyMon Jun 07, 2010 5:33 pm

Përshëndetje Sokrat,

Prejardhja e familjes Deva është nga katundi Devë, në rrethin e Gjakovës, afër kufinit, por një kohë kanë jetuar në Nish, sikur kanë jetuar edhe familje tjera nga Gjakova, siç janë familja Hadri, Yvejsi, etj. Ismail Efendi Yvejsi ka qenë Myfti në Nish, para vitit 1878, kurse familja tregtare Hadri ka ndërtuar një xhami në qytetin e Nishit. Nishi n'atë kohë ka pasë një mëhallë e cila quhej "Mahalla e shqiptarëve" si edhe pazarin, i cili quhej "Pazari i shqiptarëve"...
Pas vitit 1878 u dëbuan, pasurinë ju konfiskuan, disa u masakruan...
Familja Deva, me prejardhje gjakovare, erdhi nga Nishi në Mitrovicë....
Kjo është e vërteta...

Mexhid Yvejsi,
Gjakovë, 7 qershor 2010
Mbrapsht në krye Shko poshtë
muki45
Fillestar/e
Fillestar/e
muki45


Male
Numri i postimeve : 1
Age : 78
Vendi : Mitrovice
Profesioni/Hobi : PENSIONIST
Registration date : 28/03/2015

Xhafer Ibrahim Deva (1904-1978) Empty
MesazhTitulli: Re: Xhafer Ibrahim Deva (1904-1978)   Xhafer Ibrahim Deva (1904-1978) EmptySat Mar 28, 2015 11:38 pm

E VERTETE SE FAMILJA E IBRAHIM DEVES JANE SHPERNGUL NGA DEVA NE NISH POR KUR NUK KANE JETU NE GJAKOVE,ANDAJ MUND TE THUHET SE KANE QENE ME PREJARDHEJE NGA DEVA NE NISH E MANDEJ NE MITROVICE.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 73
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

Xhafer Ibrahim Deva (1904-1978) Empty
MesazhTitulli: Re: Xhafer Ibrahim Deva (1904-1978)   Xhafer Ibrahim Deva (1904-1978) EmptySun Apr 05, 2015 3:58 pm

Përshëndetje, Muki45,
Familja e përmendur Deva, nga Deva kanë ardhur në Gjakovë, nga Gjakova kanë shkue në Mitrovicë, Nish, anasjelltas. Katuni që quhet Devë, bashkë me 85 katune tjera për rreth janë të Gjakovës...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Xhafer Ibrahim Deva (1904-1978) Empty
MesazhTitulli: Re: Xhafer Ibrahim Deva (1904-1978)   Xhafer Ibrahim Deva (1904-1978) Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Xhafer Ibrahim Deva (1904-1978)
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Xhafer Deva,shqiptari qe i qendroi besnik Atdheut
» SAMI HALID FRASHËRI (1850-1904)
» IBRAHIM FEHMIU (1892-1951)
» VEXHI IBRAHIM BUHARAJA (1920-1987)
» Krijuesi ynë Ibrahim Ibishi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: