Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 Me cilën pavarësi pajtohet Serbia? - Frasher Krasniqi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
kacimix
Anëtar i ri
Anëtar i ri
kacimix

Male
Numri i postimeve : 104
Age : 41
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Sporti , Muzika
Registration date : 26/10/2008

Me cilën pavarësi pajtohet Serbia? - Frasher Krasniqi Empty
MesazhTitulli: Me cilën pavarësi pajtohet Serbia? - Frasher Krasniqi   Me cilën pavarësi pajtohet Serbia? - Frasher Krasniqi EmptyTue Aug 11, 2009 1:38 am

Loja psiqike që bëhet tash e shumë kohë me popullin e Kosovës, së fundi është manifestuar me një propozim për njëfarë konfederate Serbi-Kosovë. Nuk po paragjykoj nësë ky propozim është njëmend produkt i ndonjë institucioni siç është BE-ja, apo thjesht propozim jozyrtar, pulsmatës. Ajo me të cilën do të merrem është reagimi i Serbisë dhe ai i institucioneve tona.

Pyetja e parë rreth kësaj çështjeje do të ishte: pse nuk e pranon Serbia një konfederatë me Kosovën? Përgjigjja është shumë e thjeshtë: nuk e pranon, për shkak se ajo gjithmonë e ka konsideruar Kosovën si krahinë që nuk i takon diçka më shumë se autonomia, e në rastin e konfederatës, Kosova, së paku juridikisht do të bëhej e barabartë me Serbinë. Dhe, si rrjedhim, do ta fitonte të drejtën për vetëvendosje, ashtu siç e kishin republikat tjera të barabarta me Serbinë në ish Jugosllavi.

Pyetja tjetër do të ishte: kur do ta pranonte Serbia një konfederatë të tillë? Një njeri që ia do të mirën Kosovës, do të frikësohej tej mase nëse Serbia, në këto rrethana, do të pranonte çkado që është më shumë sesa autonomi për vendin tonë. Frika prej këtij rasti duket paradoksale nëse nuk i vlerësojmë gjërat sipas një pikëpamje kësisoj: çfarë e shtyri Serbinë të pajtohet me pavarësinë e Kosovës, ose bërjen e një konfederate me të? Altruizmi?! Paramendojeni qeverinë e Serbisë duke u angazhuar për drejtësi ndaj popullit shqiptar, të cilin, madje, as nuk e konsideron si popull – s’e besoj që ndokush mund të paramendojë diçka të tillë. Presioni prej palës shqiptare? As që ekziston një presion i tillë. Trysnia prej palës ndërkombëtare? Me gjasë as ajo nuk ekziston: për kompromise e kanë Grupin Negociator të Kosovës. Pse do të lodheshin me palën kryeneçe serbe? Presioni prej popullit të Kosovës? Po! Mirëpo, ne po flasim për rrethanat aktuale, në të cilat populli është në gjumë.

Sot për sot, përderisa politikanët e Kosovës janë në gjendje t'i vazhdojnë negociatat, sa herë që t'i teket bashkësisë ndërkombëtare, ose thënë më saktë Koshtunicës, politikanët serb duhet të jenë naiv (në raport me qëllimin e tyre), nëse e pranojnë një konfederatë Serbi-Kosovë. E do ta pranonin më në fund, mendoj. Por, më në fund: atëherë kur nuk ka se pë çfarë të negociohet më. Pra, kur e përvetësojnë pjesën më të mirë të territorit të Kosovës. Kur pavarësia e Kosovës nuk do t'iu konvenonte më as shqiptarëve, për shkak të mosfunksionalitetit të shtetit të ri, si rrjedhim i ndarjes së territorit. Kur e pranoi Serbia pavarësinë e Bosnjes? Vetëm atëherë kur u vendos që 49% e territorit të saj të bëhet Republikë Serbe. Ndërkaq sa iu përket rrethanave kur populli bëë rezistencë të mirorganizuar, do të kujtonim Kroacinë, të cilën Serbia e humbi, pa mundur të krijojë republikë të kontrolluar serbe përbrenda. Pra, s’do të frikësohesha nga fakti që Serbia e pranon pavarësinë e Kosovës, vetëm atëherë kur ne si popull ta kemi detyruar për një gjë të tillë. Pavarësia e Kosovës me të cilën pajtohet Serbia nënkupton njëkohësisht bosnjëzimin e Kosovës, të cilin ne duhet ta luftojmë.

Më 2 gusht 2007, ato edhe IPVQ-të u shprehën kundër çfarëdolloj konfederate me Serbinë. ‘Vendim i matur’ - do të konkludonte dikush që nuk i njeh këto institucione. Dikush që nuk i njeh të fshehtat e deklaratave të tyre. Duke mos pasur konfirmim zyrtar në lidhje me propozimin në fjalë, politikanët e Kosovës e panë të arsyeshme të tregohen paksa të vendosur. Ata do ta pranonin jo konfederatën, por edhe okupimin klasik të Serbisë. Këtë do ta bënin me dy kushte: që të vazhdojë jeta e tyre luksoze; dhe, kushti i dytë - që statusit të sapopranuar t'i jepet emri ‘pavarësi’ (pra, emri, jo domosdoshmërisht edhe përmbajtja) në mënyrë që të manipulojnë me popullin. Ah populli! Sikur të mos ishte ky populli s’do të kishim nevojë as për emër. Do të mbeteshim nën Serbi.

Ata e pranuan Pakon e Ahtisaarit, duke ia lënë emrin pavarësi dhe e shndërruan atë në qëndrim bazik për negociata të reja. E pse s'do ta pranonin një konfederatë? Mirëpo, kanë mësuar këta ‘diplomatë’ të shquar. Po të thuhej menjëherë ‘po’, do të dukej se filluan herët me koncesione. Negociatat do të fillojnë në mes të gushtit, do të kenë mjaft ‘PO’ për t’i thënë Serbisë. E 'po'-të e tyre do të ndalen vetëm atëherë kur populli t'i thotë 'JO' manipulimit nga ta. Vetëm kur populli t'i thotë 'JO' qëndrimit pasiv
Mbrapsht në krye Shko poshtë
haxhiu
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar

Numri i postimeve : 1150
Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak
Registration date : 29/06/2008

Me cilën pavarësi pajtohet Serbia? - Frasher Krasniqi Empty
MesazhTitulli: Re: Me cilën pavarësi pajtohet Serbia? - Frasher Krasniqi   Me cilën pavarësi pajtohet Serbia? - Frasher Krasniqi EmptyTue Aug 11, 2009 10:01 am

Serbise i ka kovenue qe shqiptaret ta nenshkruajn rezuluten 1244 dhe kjo pavaresi eshte si nga serbija ashtu dhe nga nderkombetaret veq edhe ndonje dite sa te forcohet sheremeti dhe pritne hallen e moqme dhe dy qeveri serbo shqiptaroviqe!

Uji qe flen nuk pihet dhe nje popull qe rri neper andrra se ka gjate!Pritni spiunet le ta nisin ndonje lufte dhe si tani kan me u thene ne e filluam luften e uçk !!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi

Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 39
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Me cilën pavarësi pajtohet Serbia? - Frasher Krasniqi Empty
MesazhTitulli: Re: Me cilën pavarësi pajtohet Serbia? - Frasher Krasniqi   Me cilën pavarësi pajtohet Serbia? - Frasher Krasniqi EmptyTue Aug 11, 2009 7:24 pm

ashtu eshte o hagji.
po keta shkijet tone bajra e zeriatdheut veq qesin pordh prej goje.se vet jane nga ata. e kan prejardhjen dhe ishin argat e tyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja

Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 56
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Me cilën pavarësi pajtohet Serbia? - Frasher Krasniqi Empty
MesazhTitulli: Re: Me cilën pavarësi pajtohet Serbia? - Frasher Krasniqi   Me cilën pavarësi pajtohet Serbia? - Frasher Krasniqi EmptyTue Aug 11, 2009 7:39 pm

o detektiv shpijuni i udbes
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti

Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 59
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Me cilën pavarësi pajtohet Serbia? - Frasher Krasniqi Empty
MesazhTitulli: Re: Me cilën pavarësi pajtohet Serbia? - Frasher Krasniqi   Me cilën pavarësi pajtohet Serbia? - Frasher Krasniqi EmptyTue Aug 11, 2009 8:42 pm

udba ta qift *****, se pe shofim se kushe je.
Ti qe shane edhe Prof. edhe patriotet edhe atdhetare.
Po nuk paska me te shkue gjat o qen qe rren ngaterron e qpif gjera.
me ata te udbes qe te paguajn.
PO frik pahe me hanger,se qenke quar peshe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi

Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 39
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Me cilën pavarësi pajtohet Serbia? - Frasher Krasniqi Empty
MesazhTitulli: Re: Me cilën pavarësi pajtohet Serbia? - Frasher Krasniqi   Me cilën pavarësi pajtohet Serbia? - Frasher Krasniqi EmptyWed Aug 12, 2009 9:32 pm

kacimix
te lumte se shkrim me vend dhe argiumente.
Po mos u habit ne qoftese te shajne keta zerat serb e Agim baramoviqat.
se keta kane tradhtue amanetin e uck dhe te deshmoreve.
keta kan luftue per bashkim vllazenim dhe kosoven multietnike per ate edhe qerraven pas partive politike servile.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




Me cilën pavarësi pajtohet Serbia? - Frasher Krasniqi Empty
MesazhTitulli: Re: Me cilën pavarësi pajtohet Serbia? - Frasher Krasniqi   Me cilën pavarësi pajtohet Serbia? - Frasher Krasniqi Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Me cilën pavarësi pajtohet Serbia? - Frasher Krasniqi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: