Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 21 vite të dhembshme pa birin më të dashur kumanovarë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
kacimix
Anëtar i ri
Anëtar i ri
kacimix

Male
Numri i postimeve : 104
Age : 41
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Sporti , Muzika
Registration date : 26/10/2008

21 vite të dhembshme pa birin më të dashur kumanovarë Empty
MesazhTitulli: 21 vite të dhembshme pa birin më të dashur kumanovarë   21 vite të dhembshme pa birin më të dashur kumanovarë EmptyMon Jul 27, 2009 2:18 pm

Kumanova si qytet është mjaft e dalluar për trimëri, guxim dhe devotshmëri ndaj idealeve kombëtare. Ajo si qytet ka nxjerrur trima dhe trimëresha të cilët me stoicitet dhe guxim i kanë rezistuar barrierave të ndryshme kohore. Mvarësisht nga rrethanat ky qytet është krenar që ka lindur dhe rritur njerëz trima dhe të pathyeshëm. Kësisoj ajo mburret me të kaluarën e saj, mburret me trimat e saj, mburret me historinë e saj. Si qytet gjendet në pjesën e Maqedonisë Veriore me një sipërfaqe prej 1193 km katrorë, me një pozitë të jashtëzakonisht të volitshme gjeografike. Popullata shqiptare e këtij qyteti ka qenë e eksponuar ndaj një dhunë të paparë, një gjenocidi dhe një politike antinjerëzore, të kryer nga pushtues të ndryshëm të lashtë dhe kontemporen apo bashkëkohor. Ky qytet gjatë periudhës komuniste ka qenë në shënjestër të sigurimit të UDB-së jugosllave, për çka flasin edhe dokumentet edhe arkivat e ndryshme. Të dhënat flasin se ky qytet për shkak të prirjeve kombëtare më të theksuara dhe dëshirës për të qenë të lirë nga ana e popullatës shqiptare, ka qenë eksperiment i sigurimit shtetëror jugosllav dhe po kjo popullatë shqiptare ka përjetuar të zinjtë e ullirit. Mirëpo nga ana tjetër ky qytet ka nxjerrë edhe trima të cilët iu kanë kundërvënë nacionalistëve dhe shovinistëve sllavë me guxim dhe me një trimëri të rrallë. Fati e deshi që Kumanova të nxjerrë në dritë trima si Sulë Hotli, Sadik Llojani, Enver Destani, Nexhmedin Hyseni, Arif Seferi, Ismet Jashari, etj, e së fundi edhe trimat e rënë në luftën e vitit 2001, të cilët ranë për mbrojtjen e atdheut heroikisht, por që fatkeqësisht edhe sot e kësaj dite nuk ka kush përkujdeset për familjet e tyre, sepse partitë politike shqiptare vijnë e shkojnë e për këta dëshmorë nuk ka kush përkujdeset. Me ç`rast vlen ajo thënia e sllavëve “Jepuni shqiptarëve çdo gjë si individ por mos u jepni asgjë si komb”. Kësisoj disa shqiptarëve iu dhanë poste ministrore, funksione të larta, të cilët ata i fituan pikërisht falë rënies heroike të këtyre dëshmorëve, mirëpo ata nuk çajnë kokën për asgjë sepse i “kanë” punët mirë. Kjo nuk është çështja që dua ta shtjelloj në këtë shkrim. Ajo që dua të theksoj është se ky qytet ka qenë në sy të sllavëve për shkak të gjoja ‘nacionalizmit dhe seperatizmit shqiptar”. Thënia sllave “Ova e crveno Kumanovo, i crveno qe bide” është ëndërr miope për sllavët e kësaj ane. Për shkak të mospajtimit me këtë politikë shumë trima shqiptarë të kësaj ane kanë rënë në altarin e lirisë për të mos vdekur kurrë. Ata u vranë, u pushkatuan, u likuiduan pabesisht nga dora sllave e UDB-së së athershme dhe asaj të sotshme, por me performim tjetër. Njëri prej tyre është padyshim edhe djali trim nga Kumanova, Nexhmedin Hyseni-Neçkoja, djal trim, bujar dhe besnik.
Nexhmedin Hyseni-Neçkoja u lind më 1953 në Kumanovë, nga babai Ramadani dhe nënë Hafizja. Ishte djali i vetëm në këtë familje. U edukua në frymën patriotike dhe kombëtare dhe për këtë arsye i pengonte politika çnjerëzore sllave e asaj kohe. Familja e Nexhmedinit ishte në shënjestër të UDB-së sllave. Axha i tij Nuredini, kishte qenë pjesëtarë i forcave balliste, e për këtë shkak vritet në Sopot, respektivisht masakrohet nga dora sllave. Djemtë e Nuredinit dhe vajzat, për shkak të dhunës dhe presioneve permanente detyrohen të shpërngulen në Turqi, njëkohësisht duke i`u marrur e tërë pasuria nga ana e shtetit sllav, për shkak se kishin qenë familje balliste. Kjo për Nexhmedinin kishte qenë prelud që ai mos të pajtohet kurrë me një gjë të tillë. Kësisoj, me një xhaxha të vrarë, me familjen e keqtrajtuar dhe shpërngulur në Turqi, me pasurinë e fituar me mund dhe djersë, e të marrur nga shteti, nuk i mbeti asgje tjetër, përpos të kundërshtojë me ngulm dhe vendosmëri një politikë të tillë antinjerëzore. Ai duke filluar nga dita në ditë ishte therë në sy për pushtetin e asaj kohe, për kriminelët sllavë të asaj kohe, të cilët malltretonin shqiptarët e pafajshëm, e ndërsa Neçkoja për shkak të trimërisë së tij dhe guximit nuk e lejonte një gjë të tillë. Me trimërine tij të kanalizuar në rrugë problematike dhe sfiduese ai do të ishte David kundër Goliathave sllavë, duke i mundur në çdo kohë dhe duke dalur fitimtarë. Njashtu ishte i pamëshirshëm edhe ndaj spiunëve dhe shqipfolësve të ndryshëm të cilët ishin bashkëpunëtorë të pushtetit sllav dhe UDB-së jugosllave, me ç`rast i sulomonte dhe nuk i lente rehat. I pengonte jashtë mase malltretimi i shqiptarëve. Kudo që cenohej qenësimi shqiptar në Kumanovë ai ishte në vendin e duhur duke i`u kundërvënë me forcën e tij të pabesueshme fizike, të cilën ia kishte falur Perëndia. Për këtë ai do të shpallej si person i rrezikshëm për shtetin dhe do të kalonte shumë kohë në burgje. Aty së fundi do t`i kurdisej edhe likuidimi fizik. Trimëria e tij në Kumanovë është shembull edhe sot e kësaj dite. Aty ku nuk flitej shqip, aty fliste shqip Neçkoja, aty ku nuk këndohej shqip aty këndonte shqip Neçkoja, aty ku nuk frymonte shqip frymonte shqip Neçkoja. Kësisoj kriminelët dhe rrugaçët sllavë, si dhe ata shqipfolës nuk ishin rehat nga ana e këtij trimi të rrallë. Për shkak të trimërisë së treguar në Kumanovë, guximit, shkathtësisë dhe forcës së tij të paimagjinueshme fizike, ai do të angazhohet edhe në strukturat e Lëvizjes së athershme Popullore të Kosovës në Zvicërr, e cila ende nuk ishte e tillë, me çrast do të ushtronte shqiptarët luftën me thika. Ishte i ngarkuar me këtë mision. Pra mori përsipër një detyrë të madhe, sepse e dinte se për çlirim të Kosovës nevojitej luftë. Ai nuk stopoi me kaq, kriminelët dhe mafiozët e ndryshëm sllav në Kumanovë si dhe disa shqipfolës dhe shërbëtorë, i disciplinonte pa ngurrim, përmes metodave të tija. Por, UDB-ja, nuk do t`ia falte këtë kurrë. E hetuan për aktivitetin e tij në Zvicërr, poashtu edhe i pengonte që një shqiptar të jetë INVICTUS në Kumanovë, apo i pathyeshëm, e për këtë organizoi likuidimin e tij tinzar, për shkak se frigoheshin t`i dilnin përpara këtij Vigani sypatrembur. Më 5 gusht 1988, ditë e premte, ora 17:45, një ditë para se të shkonte në Zvicërr, për aktivitetin e tij dhe misionin e tij konspirativ kombëtar, i organizohet prita përpara spitalit të Kumanovës, përballë kafenesë “Esnafi”, në rrugën Kumanovë-Shkup, nga ana e UDB-së së Kumanovës. Preteksti për likuidimin e tij ishte “ai është nacionalist dhe seperatist i përbetuar dhe “nemirna dusa” (shpirti parehatshëm), pretekst ky që u provua edhe me ngjarjen e 29 gushtit 1988, kur shumë shqiptarëve do t`iu shqiptoheshin dënime të rënda pa seancë gjyqësore për vepra të inskenuara. Më 5 gusht 1988, UDB-ja, lokalizoi vendndodhjen e Nexhmedinit trim, dërgoi forca të shumta policore përreth spitalit, që në rast të mosrealizimit të skenarit të paraparë dhe planit A, të kalohej në planin B, respektivisht në vrasje nga policët. Pasi u sigurua që Neçkoja nuk kishte armë me vete, skenarin e vrasjes së paramenduar dhe planifikuar me kohë, do ta kryenin 3 persona kryesorë dhe shumë të tjerë përreth, me ndihmën e policisë. Këta persona që nuk guxonin t`i dilnin para syve këtij trimi shqiptar, sepse ai i`u kishte dhënë leksionin e duhur shumë herë, ishin nga fshati Mateç, të shpërblyer dhe organizuar nga UDB-ja e Kumanovës, me urdhër të Beogradit. Ky shpirt i parehatshëm duhej të vritej patjetër sepse ishte pengesë dhe mur kinez për kriminelët sllavë të Kumanovës. Kësisoj Nexhmedinin do ta thërriste një polic për bisedë, që t`ia tërheqte vëmendjen. Polici quhej Millorad. Ai ishte i dërguar për kryerjen e kësaj vepre të inskenuar. Nexhmedinin e vranë: Romeo Zhiviq, Dragan Zhiviq (vëllezër) dhe Nebojsha Geleviq, djalë i Denko Geleviqit (Denkit). Të tre ishin serbë dhe kriminelë shovenë. Anash kishte edhe kriminelë të tjerë serbë me suportin e vazhdueshëm policor. Ata kishin armë, thika speciale, zinxhirë për ta furrë dhe çekan hekuri. Përderisa bisedonte me policin, ai sulmohet prapa shpine dhe kështu fillon përleshja me kriminelët. Për shkak të pranisë së shumtë të kriminelëve tjerë dhe sulmeve të vazhdueshme me mjete të rënda, ai bjen në tokë. I mëshojnë edhe më tej me mjetet e lartëpërmendura dhe një pjesë hekuri ia fusin në bark. Përfundon me 36 therje me thikë. Vdes pas 5 minutave, duke përshpëritur me fjalët e fundit “Ah nënë më vranë shkijet”. Kriminelët pas këtij akti “patriotik” shkojnë dhe festojnë me policinë në Manastir të Mateçit. E “liruan” Kumanovën nga Neçkoja. Nuk kishte kush ti ndërpriste më në rrugën e tyre kriminele. Vetë shtypi maqedonas dhe i huaj i asaj kohe shkruajnë për këtë vrasje, si vrasje të rëndë. Asnjëri nga vrasësit nuk do të gjykohej, përkundrazi do të shpërbleheshin dhe do të bëheshin udhëheqës të nëntokës mafioze sllave në Maqedoni, me lidhje direkte me kriminelin serb Arkan. Këta kriminelë do të dërgohen në luftë në Bosnjë dhe në Kosovë, për të kryer vrasje dhe krime të tjera barbare. Në varrimin e të ndjerit Nexhmedin do të merrnin pjesë i gjithë qyteti, si dhe shqiptarë nga tërë trevat shqiptare, sepse trimëria dhe guximi i tij kishin bërë emër gjetiu. Për këtë vrasje edhe më tutje ekziston një heshtje që të vret dhe një enigmë, sepse ka munguar guximi për të shkruar, nga frika, sepse kriminelët e lartëpërmendur deri para ca kohe ishin edhe më tej aktiv në Kumanovë dhe në Maqedoni, me përkrahje institucionale dhe policore. Guximin për të shkruar për kërë vrasje si dhe për disa të tjera, për shembull për Arif Seferin, e mori profesori i ndjerë Mr. Tefik Jahiu. Me qëllim që auditori të mos i harrojë krimet sllave e shkruajta tekstin që auditori shqiptar të ketë qasje në informata të sakta dhe autentike.
Ajo që është edhe më tej enigmatike dhe që duhet të zbulohet patjetër është malltretimi i vazhdueshëm i shqiptarëve pas vrasjes së Neçkos, nga ana e Romeo Zhiviqit dhe kriminelëve të tjerë, bashkëpunimi i tij me politikanët dhe funksionarët e ndryshëm, bashkëpunimi i tij me disa shqipfolës, që për hir të biznesit me drogë nuk shihnin asgjë tjetër. Pjesëmarrja e këtij krimineli në dasmën e Arkanit dëshmon lidhjet e tija me Arkanin dhe strukturat e tjera kriminale serbe. Thënia e tij se unë jam Arkani i Kumanovës shërbejnë si një argument i bollshëm për këtë. Kapja peng e këtij krimineli nga ana e trimave të UÇK-së në vitin 2001, do të ishte një lajm i mirë, po aq sa edhe shpallja e zonës së lirë, sepse po ky kriminel në atë kohë merrej me stërvitjen e forcave të ndryshme paraushtarake sllave, për luftën e vitit 2001. Kapja e tij evitoi masakrimin e shumë shqiptarëve. Për këtë lirisht mund të thuhet se trimat e devotshëm të UÇK-së kanë kryer një akt patriotik. Lirimi i tij me ndërhyrjen e Kryqit të Kuq, edhe pse ishte i padëshirueshëm për shumë shqiptarë, ndikoi në disciplinimin e tij pas luftës së vitit 2001, e deri në vrasjen përfundimtare të tij nga ana e Jane Pavllovskit-Tica, për qërime hesapesh kriminele. Fatkeqësia qëndron në mos nxjerrjen e argumenteve për bashkëpunimin e këtij krimineli me disa komandantë të UÇK-së, me çrast pas lirimit të tij nga ana e Kryqit të Kuq ai do t`i falenderohej atyre publikisht. Poashtu pjesëmarrja e disa shqipfolësve në varrimin e këtij krimineli më vitin 2004, mbetet si rast për t`u hulumtuar.
Në përvjetorin e vrasjes makabër të Nexhmedin Hysenit-Neçkos, e kujtojmë me dhembje dhe mall këtë trim nga Kumanova. Për të vlen thënia e Ciceronit “Jeto si trim, e nëse fati nuk është me ty, kundërshto rënien me zemër trimërie”. Të jesh hero në Kumanovë, është një sakrificë e madhe dhe kërkohet çmim i madh. Me të drejtë Aristoteli thekson se “aty ku çmohet urtia, ka të urtë. Aty ku çmohet guximi. Ka trima”. Kumanova posedon me të dy llojet e njerëzve dhe për këtë arsye është krenare. Sepse bota është e guximtarëve e jo e të druajturve. Në botën e tillë padyshim se është pjesë e pandashme edhe Nexhmedin Hyseni-Neçkoja i Kumanovës.

Vargje kushtuar Nexhmedin Hysenit-Neçkos

Re të zeza ranë mbi qiell
E ti shkove lart në qiell
Shkove trimi i shqiptarisë
U vrave nga dorë e pabesisë.

Jetë të qetë unë nuk kam kalue
Më kaloj jeta në burgje mue
Më kaloj jetë në mundim
Gzohem që shkova sikur trim.

Heshta vetëm kur më prenë
Vatra ime më s`më ndjenë
Gjaku i derdhur në pusi
Seç u fik o një qiri.

O Nexhmedin o trim i rrallë
Ty nëna të pati asllan djalë
Të përkujton Kumanova krenare
Jo nuk ke vdek trimëri shqiptare.

Mr. sc. ARDIAN RAMADANI- profesor në Universitetin e Evropës Juglindore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
21 vite të dhembshme pa birin më të dashur kumanovarë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: