Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 Poezi - Eva Sotiri

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
AutoriMesazh
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 37
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 2 EmptyThu Jul 09, 2009 7:05 am

Kur në Mitrovicë këndohet për Çamërinë



Një grup djemsh e vajzash si yje… paqësisht

Zemërlënduar, ndërsa Atdheu kalon ngricë

Demonstrojnë pse ne na lendojnë padrejtësisht

Demonstrojnë atje … diku në Mitrovicë…



Uragane si prej shekujsh derdhen mbi ta

Dhe pse protestojnë me këngë dhe pse jane gati fëmijë.

Me hekur kundër asaj më të natyrshmes sa më s’ka,

Të drejtës për të kërkuar jetë dhe liri…



Me pranga në duar ngjyrë Unmiku a Europe

Bijtë e vet po sheh Shqipëria!

Në Mitrovicë, në një stacion policie këndohet

Një këngë mallëngjyese : Rroftë Çamëria…!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 37
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 2 EmptyThu Jul 09, 2009 7:05 am

Kohe per ty...



Te gjej kohe per ty…? Nje nocion pa kuptim,

Sepse cdo minute je thelle shpirtit tim.

Je i gjithe kuptimi i jetes qe rend,

Edhe kur emrin nuk mund ta permend



Je dita e bukur ose e zymte dhe me shi,

Je nata me endrra , me ankth a qetesi…

Ne tinguj mesazhesh, ne fjalet pastaj,

Je gjithe dashuria me forcen e saj.



Je ketu kur perpiqem mes rreshtash te ndjej

Dhe kur me pak fjale gjithshka te rrefej.

Edhe kur nuk flasim, dhe kur e bejme “roman”

Ta dish qe nga ty asgje nuk me ndan.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 37
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 2 EmptyThu Jul 09, 2009 7:06 am

Je Zemra Jone Shqiperi...

Ti je kenga e pare qe femije degjuam,
Je me e forta ndjenje, dashuri,
Me i dhembshmi lendim qe ne jete provuam,
Ti je Shpirti Yne, Shqiperi…

Do doja vec bulezime pranvere te njihje,
Te kishe, vec diell, pavdekesi.
Do jepja gjithshka qe te keqen ta fshije
Nga Trupi Yt Shqiperi…

Ne shekuj o Nene ke mbajtur lart koken,
Te kemi ne Ty Perendi!
Me gjakun e derdhur mes qiellit e tokes,
Je Nderi Yne Shqiperi..

Nga krahet ke shkulur gjakpires, tradhetare,
Shpirti te qan nga vreri i tyre i zi.
Por ballin e paster e mbajte te bukur, krenar,
Je Jeta Jone Shqiperi...

Ke lindur bij trima, ashtu do jete pergjithmone.
Te kane ne kenge e ne lufte, te mbajne ne flamur kuqezi.
Je enderr e bukur, e dhimbshme e dashura jone.
Je Zemra Jone Shqiperi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 37
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 2 EmptyThu Jul 09, 2009 7:07 am

HERONJTE E V I G U T


I vranë përsëri pas gjashtë dekadash
Dhe ishin përsëri njëzetë vjeçarë,
Në gjoks edhe në ballë gjurmë plagësh
Në shpirtin tonë gjaku i tyre i patharë.

Skërmisin dhëmbët bijtë e etërve gjakpirës
Dhe duket se me bronzin po luftojnë
Në gjashtëdhjetë vjet gjaku i tyre mbjell të mirën
Edhe pse sot nga piedestali duan ti rrëzojnë.

Nuk janë statujat e heronjve bronz e hekur,
Nuk janë beton dhe as mermer - ti zhdukni ju!
Me nder janë gdhendur, s'njeh lavdia fjalën vdekur
Nëpër miliona zemra shqipesh janë këtu.

Nëse ju shkulni një shtatore nuk humb Shkodra
Dhe kur nga kreu i parlamentit nxirrni thonjtë.
Nuk humbet gjaku se kanë plot vëllezër, motra,
Në gjithë Shqipërinë kanë statujën 5 heronjtë.

Fjalët e tyre: Po na shitojnë plumbat armike,
Po jetën do ta falim si me le!
Vdekje fashizmit përsëri na brohoritën -
Gjithë plumbat kundër tyre ranë mbi ne

Toka shqiptare, qielli, prapë i përshëndeti
Si ate ditë kur për të fundit herë Diellin panë
Në zemrat tona me gjak gdhendën amanetin
Në Vig i vrane dikur, por sot pranë nesh i vranë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 37
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 2 EmptyThu Jul 09, 2009 7:09 am

Dashuria dhe urrejtja



Dashurine e adhuroj dhe e dua,

Ata qe dashurohen, gjithashtu…

Dashurine – se eshte Zemra e Zotit mbi mua,

Te dashuruarit – se zhdukin mekatet tek ju.



Dua fjalet e embla dhe shtigjet e dashurise,

Por dhe ankthet a dhimbjet qe ajo kalon.

Lotet, pendimet, rrugen drejt lumturise

Drite e paperenduar e Parajses qe s’mbaron.



Urrejtjen e urrej dhe e perbuz.

Ata qe urrejne te jene sa me larg nga ne.

E urrej se eshte nate e zeze dhe dite me muzg

Se djalli eshte fshehur pas qiellit te saj plot re.



Zonje e genjeshtres, perandore e ligesise

Droge dhe dhimbje qe pafund vret.

Humnere qe gerryen shpirtin, ne dhimbje braktis.

Pafundesisht mbyt jeten ne helmin e vet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 37
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 2 EmptyThu Jul 09, 2009 7:10 am

Baticë…


Nata në rrezet e para të dritës
po tretet dhe shkon,
Lind dita e re plot tinguj,
me prekjen e Diellit më zgjon.

Fantazmat veniten,
të trembura struken, heshtin diku.
Gjithë shpresat, projektet, vendimet
sërish arrijnë këtu.

Së bashku me natën
mendimet e trishta kalojnë në asgjë,
Udhëkryqe për zgjidhje plot ethe,
sikur nuk presin dot më.

Vrapon si e çmendur gjithë jeta
me ritëm, në pafundësi
Një ditë që po ikën, vrapon
dhe nuk kthehet tek unë përsëri.

Po ti Zemra ime… ku je sot, ku je?
Nuk mundem të shoh…!
Je larg edhe afër, je imi,
të dua dhe zemrën ma ngroh.

E lire - robëruar,
gëzimin kërkoj, trishtimin e prek,
Brenda dhe jashtë jetës sime
je Zoti dhe flaka që djeg.

Me fjalët e ëmbla pa trup
dhe pa shqisa, shikimet pa sy
I ndjej ledhatimet edhe përkëdheljet,
me mendjen tek ty.

Me puthjet pa buzë, me prekjet pa duar,
me ëndrrat pafund,
Me mall edhe dhimbje,
në fatalitetin qe dot nuk na mund.

Në qiellin e bukur të ditëve tona
është ndezur stuhi,
Me rrahjet e zemrës
ke sjellë në këtë botë Vezuvin e Ri…

Me lotët e derdhur
ke bërë të ndryshojnë baticat dallgë plot,
Lavdia e yjeve
me zjarrin e zemrës nuk matet më dot…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 37
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 2 EmptyThu Jul 09, 2009 7:11 am

Marsi


Plot dritë, sërish i bukur Marsi,
Një mik që sjell gëzim të ri.
Atë trishtim që vjeshta mbarsi
ia rrëmben dimrit, e bën hi.


Dhe loz me mua qielli i kaltër,
më këndojnë zogjtë këngë plot,
e gurrave plot ujë të pastër
unë shkoj flladitem e derdh lotë.


Ja rendin lotët bashkë me ujin,
lozin me gurë, me shkopinj.
Më lëshon Marsi buzëqeshur
një syth të njomë nëpër gishtërinj.


Po pikon sythi nëpër duar
lot kristalinë… Unë buzëqesh..!
Pergjigje per sa kam kerkuar.
Të tillë gjithmonë, Mars do të më gjesh…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 37
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 2 EmptyThu Jul 09, 2009 7:11 am

Fantazi per Hënën...

Je e zbehtë sepse je e lodhur,
duke rendur pafundesise
dhe duke vështruar tokën pa pushim.

Je e mërzitur duke shëtitur
e vetmuar,
ndërmjet yjesh që nuk janë aspak si ty...

Ndryshon përherë si një sy
pa gëzim,
që nuk gjen dikë të denjë për të ndaluar...!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 37
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 2 EmptyThu Jul 09, 2009 7:12 am

Zgjidhje


Zot, ti më pyete nëse kam një qëllim…

Më pyete nëse kam ndonjë dëshirë,

si për shembull

të mësoj notin pa ujë,

të fluturoj pa krahë,

të flas duke heshtur,

të ndal kohën, duke ndryshuar fatin.


Më kërkove ndoshta

të boshatis thesin e dëshirave dhe të ëndrrave?


Ndoshta ta boshatis veten time

nga e mira dhe e keqja,

nga meskiniteti, egoizmi dhe altruizmi

e kështu të arrij në qendrën e së vërtetës…??
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 37
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 2 EmptyThu Jul 09, 2009 7:13 am

Le stelle di San Marino (30.12.2007)



Come son fredde le stelle

Che guardano dal cielo nero e infinito

Pieno di fantasmi che mi rincorrono,

e non danno pace!

Come sono fissi i loro occhi

Che squarciano le tenebre

Come il dolore

Che perseverante

Dilania il mio cuore.

Come sono taglienti

Questi raggi invadenti

Che perforano il cielo

Come i miei pensieri

Che travolgono i miei sensi, neri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 37
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 2 EmptyThu Jul 09, 2009 7:14 am

Sensazioni



Sensazioni

Sogno di una realta`

Di un sogno stesso

immaginario

concreto.

Ad un cuore

ad un volto

ad un nome

ad una voce

legato

fate che vengono dal lontano e da vicino

ed all’improvviso compaiono

con una fitta al cervello

ti prendono……………….

ti rapiscono!

si impadroniscono di te

senza che te ne accorgi

ne sei preda……..e poi


………….scompaiono

………ti lasciano rapita

………………ubriaca

………………felice
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 37
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 2 EmptyThu Jul 09, 2009 7:15 am

Klasifikim...



Zhgenjimin nga disa “miq e shoke”

Do ta klasifikoja ne vargun special.

Trishtimin do ta groposja thelle nen toke,

Do nisja per ta nje funeral.



Atje do t’i hidhja gjithe fjalet

e bukura, qe dikur u thane.

Do fundosja miqesine e genjeshtert,

Neverine qe pas vetes zvarritur e lane.



Ne funeral do ftoja te shkojne,

Vemjet, cakejte, krijesat e pazonja..

Gjithe qeniet pa gjak qe ne toke jetojne.

Por ne do jetojme ku ka zemren shqiponja.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 37
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 2 EmptyThu Jul 09, 2009 7:16 am

Eva dhe gjarperi


Shume me kane thene se emrit tim
Qe nga shekujt i mbartur
S’i ndahet dot si nje trishtim
Nje gjarper i percartur.

Rend jeta, ditet - gaz e lot
Si enderr a perralle
Por gjarperi ja – me shfaqet sot
Si nje legjende e gjalle.

Nuk ish si Boa, Anakonda
Dhe as Neperke capkene
Por kishte zerin edhe syte,
Per dreq kish pamjen tende.

Perreth nuk kish Parajse a ferr
Ishim vec une dhe ti.
Nuk ishte molla gjith mister
Por gjarperi ishte aty.

Nuk do ta nderroja emrin tim
Per gjithe gjarperinjte e ferrit
Nje shkak me shume qe gjithe gjarperinjte
Te zhvishen prej misterit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 37
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 2 EmptyThu Jul 09, 2009 7:17 am

Te dua ty


Te dua sepse jeta ime je ti...
Te dua se me jep drite dhe dashuri.

Te dua se je me i bukri perfytyrim,
Te dua se je me mua nga mbremja ne zgjim...


Neper ditet dhe netet e mia ti vjen
Ne gjithe universin me kerkon dhe me gjen
Je kenga e jetes qe kurre nuk mbaron
Kur stepem je endrra, kur qaj me qeteson.

Je shikimi i vrenjtur kur bej marrezi
Je puthja e embel mbi floket e mi
Je trokitja e zemres, thelle vetes te ndjej
Je Drita Udheheqese e Zotit ne qiej.

Ti je nje menyre per te hyre atje
Ne ate qe njerezimi si Parajse e sheh
Me zerin e embel me ndez shpirtin tim,
Me fjalet magjike me fal dritherim.

Ne ndjenjat e tua vec une jam, e di!
Ne endrrat e mia ke vend vetem ti…
Me forcen e zemres qe ke je AI
I vetmi ne bote qe me fal dashuri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 37
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 2 EmptyThu Jul 09, 2009 7:18 am

Lasgush Poradecit


Me shikimin përmbi valët e liqenit

Lasgush Poradeci të shoh!

Me qëndrimin aq të këndshëm, të mistershëm

Që e vogël të njoh..



Jam mësuar të shoh lulet, ujin, qiellin

Atje, në të bronztat sytë e tu.,

Nëpër rrezet përkëdhelëse të një Dielli

Që filtrohen kur prekin këtu.



Buzeve te tua te bronzta e ndjej

Po ju afrohet një varg...

Edhe gishtat sikur duan që ta shkruajnë,

Ta nisin larg...!



Vallë sa shumë mrekulli janë fshehur

Pas atyre syve atje?

Ëmbëlsisht tani më duket se po ndjej

Një poezi të re.



A mos janë këto vargje për qytetin tënd,

Apo… ndoshta per mua tani?

Që jam pranë teje prej kohësh tek ky vend

Dhe e magjepsur rri…!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 37
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 2 EmptyThu Jul 09, 2009 7:18 am

Kenget e tyre

Shihni ne lendina
plot me luleshqerra
Mbushur trendeline
fshehur neper ferra.

Gjeta Naim Frasherin
Atje tek lendina
dhe kengen e tij
ku cel tremdelina.

Qe fshehur Cajupi
ne lulet e para,
Qe fshehur aq bukur
sa s'e gjeti Mara...

Vete kenget e tij
ja ketu me prune.
Mara nuk e gjeti,
por e gjeta une...

Manushaqe e bukur
atje lart kish mbire
sic enderroi Naimi
e forte dhe e lire!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 37
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 2 EmptyThu Jul 09, 2009 7:20 am

Poeme per fatin dhe per forcen


Në këmbë të një statuje
Në sheshin e qytetit,
Që ngrihet madherishëm
Pranë pallatit të “mbretit”,

Çdo ditë të ftohtë dimri,
Çdo ditë të nxehtë behari,
Në atë shesh përmendoresh
Nje burrë duket i pari.

I kërrusur, i munduar
Nga hallet, nga mjerimi.
Në sytë e tij të shuar
Nuk duket gjurmë gëzimi..

Ne thinjat përmbi flokë,
Në rrudhat e fytryrës
Mjerimi i thellë i kësaj
Krijese të natyrës..

E sheh në çdo lloj pune
E në çdo lloj zanati.
Ky ishte shorti i tij,
Që ja dhuroi fati…

Ja pranë shpinës së tij
Të kërrusur nën mundime
Kalojnë zoterinjtë
Me shpirtrat e përhime.

Dhe aitj i vjen që punën
Ta lërë në çast atje.
Por kjo uri që ndjen
I thotë: “Duro ende..!!”

Ja një ditë e sheh “mbreti”
Nga kulla e tij e lartë
Urdhëroi: “Çdo ditë t’i jepni
Mes bukës monedhë të artë!”

>>>>>

E mori :- “Bukë “mbreti”!
Ta shes më mirë!” – tha,
Që me paratë e nxjerra
Dhe nje copë djathë të ha”

>>>>>>>>>>>>>>>

Në këmbë të një statuje
Në sheshin e qytetit
Përpara atij të mjeri
Ja del imazhi i “mbretit”

Ç’e bën ti atë bukë,
Që unë çdo ditë të jap?”
“E shes lartmadhëri
Që të mos e ha thatë…!”

“Oh! Ç’ben, i mjeri ti!
Tani eja me mua.
Do të të jap një pasuri të madhe.
Hë, si thua?

Ja, merre këtë gur
Dhe hidhe me furi
Deri ku të shkoje guri,
Pronari do jesh ti…!”

E mori dhe me vrull
E fluturoi ne erë…
Dhe pa me ankth, me droje
“Ku vallë do të bjerë…?”

Shkoi guri pas një shtylle
Dhe u përplas pas saj….!
Në kokën e të mjerit
U kthye vrik pastaj…..!!

>>>>>>>>>>>>>>>

Në këmbë të një statuje
Në sheshin e qytetit,
Që ngrihet madhërishëm
Pranë pallatit të mbretit

Çdo ditë te ftohtë dimri,
Çdo ditë të nxehtë behari
Në ate shesh përmendoresh
Ai del prapë i pari

Dhe në halle, mundime
E zhyt kjo jetë e mjerë.
Kështu do jetë për të
Kjo botë përngaherë?

Jo! Nuk e bën të lumtur
Të mjerin e qytetit
As fati i papritur,
As mëshira – lojë e “mbretit”

Por ndoshta do t’i sjellë
Këtë lumturi qv s’vjen
Ky krah i tij
Që rrotën e historisë e kthen.

Dhe zemra e tij e fortë
Që mjerim gjeti ngado
Tani i flet kaq qartë:
“Jo, jo, më mos duro!”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Parapsikologu
Hero anëtar
Hero anëtar
Parapsikologu

Male
Numri i postimeve : 3125
Age : 51
Vendi : Ferizaj-Kosovë
Profesioni/Hobi : Poezia
Registration date : 18/07/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 2 EmptyThu Jul 09, 2009 10:19 am

Poezi qe te lene pa fjale - respekt per ty Eva
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 37
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 2 EmptySat Jul 11, 2009 4:30 am

Faleminderit Parapsikologu. Te uroj edhe ty suksese ne krijimtarine tende.


Dekompozim


Të huaj, realisht pakuptueshëm, ashtu si gjithmonë
Çdo varg, çdo rrokje, çdo fjalë një testim...
Si gurë rrokullisen mendimet mbrëmjeve vonë.
Si jeta - herë shi e herë Diell, herë fllad, herë gjëmim.

Një rrugë, një urë, një kalim, një pikë referimi
Njeriu kërkon dhe mendon dhe beson pambarim…
E ç’mund ta bëjë të besojë se nga fjalëkëmbimi
Pa ndjerë nis e duket, zbuluar një dekompozim..!

E si mund të dimë se atje, ku mëngjesi afrohet
Atje pikerisht na gënjen bashkë me Diellin një re
Kur themi se iku, kaloi ajo nis e shtohet.
Nga shtegu tinzar del si gjarpër stuhia atje.

Por drita është lumë - nuk ndalet, nuk tretet në kohë
Edhe mes gjarpërinjve shkëlqen dhe mbulon shpirtin tim.
Diellin dhe rrezet me shoshë nuk mund ta mbulojnë
Stuhi dhe furtuna, as gjithë ai i rëndi Dekompozim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Parapsikologu
Hero anëtar
Hero anëtar
Parapsikologu

Male
Numri i postimeve : 3125
Age : 51
Vendi : Ferizaj-Kosovë
Profesioni/Hobi : Poezia
Registration date : 18/07/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 2 EmptySat Jul 11, 2009 3:47 pm

Nuk e kam thene bote se Shqiptaria ka telente plote, por e kemi nej fatkeqesi, qe per ta pak kush di!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 2 EmptySun Jul 19, 2009 1:48 am

I lexova me vonese keto poezi e nderuara Eva jane poezi shume te mira te cilat sa here i lexon gjen mes vargjeve dmth tjera te cilat te mahnit gjate leximit... te uroje suksese ne vazhdim e nderuara Eva, forumi mburret me antaret sic jeni ju Eva.

Me respekt, Sofra.

_________________
Është diçka që vlen...

më shumë se pranvera, që shkëlqen më shumë se dielli ,më shumë se ari...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 37
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 2 EmptyMon Jul 20, 2009 8:43 pm

Cito :
Sofra shkroi: I lexova me vonese keto poezi e nderuara Eva
jane poezi shume te mira te cilat sa here i lexon gjen mes vargjeve
dmth tjera te cilat te mahnit gjate leximit... te uroje suksese ne
vazhdim e nderuara Eva, forumi mburret me antaret sic jeni ju Eva.


Me respekt, Sofra.

I nderuar Sofra, ju falenderoj per fjalet tuaja. Edhe une jam e privilegjuar qe jam pjese e ketij forumi dhe keni gjithmone respektin tim.

Uroj qe cdo gje t'i shkoje mbare Bashkimit Kombetar, eshte bukur si perhere te shkruaj ketu mes jush.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 2 EmptyTue Jul 21, 2009 12:38 am

Shume e nderuara Eva dhe shume antar te ketij forumi se shpejti forumi Bashkimi Kombetar do te jete nje nder forumet me te mira shqiptare.... tash me do te takohemi dhe do te bisedojm per mbarvajtjen dhe te ardhmen e forumit, do te pastrohen temat nga fjalet e disa individeve te cilet i kane leshuar ne mungese dialogu po ashtu edhe ne mungese te moderatorve....

Per te mos e zgjatur me shume forumi te ta merr veten edhe me mire se sa qe ishte dikur. Der atehere te gjitheve ju uroje shendet dhe postime sa me te mira ne forumin tone te perbashket Bashkimi Kombetare.

Me respekt,Sofra.

_________________
Është diçka që vlen...

më shumë se pranvera, që shkëlqen më shumë se dielli ,më shumë se ari...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 37
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 2 EmptySun Jul 26, 2009 8:31 pm

Motiv...

Vetem nje dite - sa pak!
Sa shpejt ikin oret, si puls qe troket...
dhe ne per cdo dite
jetes tone i largojme dicka...
Nje enderr shkujdesur, nje fjale buzembremjes
heshtjen e vret...
Nje kenge qe ende s'ka lindur,
cuditshem motivin e la.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 37
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 2 EmptySun Jul 26, 2009 8:32 pm


Bashkimi Kombetar


Dhe nje here le te zhurmojne valet,
perreth zemrash qe se bashku rrahin, me nje ide.
Nuk ka hekur dhe as zjarr qe te munde fjalet
kur ato se bashku krijojne nje emer: ATDHE.

Eshte i forte si shkembi edhe i brishte kur duket
Me ne ne perjetesi, i praruar ne ameshim!
Nuk ka droje nga humbja, nuk shuhet, nuk tutet
i Atdheut tone te shtrenjte, i pavdekshmi BASHKIM!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




Poezi - Eva Sotiri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Poezi - Eva Sotiri
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 6Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: