Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 Poezi - Eva Sotiri

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6
AutoriMesazh
Kastrioti
Fillestar/e
Fillestar/e
Kastrioti

Male
Numri i postimeve : 49
Age : 55
Vendi : Tetove
Registration date : 29/11/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 6 EmptyMon Dec 14, 2009 3:51 pm

Kjo poezi e fundit nuk eshte e Eves duhet te jete te Poezi krijime te forumistave per te mos prishur bukurin e kesaj teme te vecant.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 37
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 6 EmptyTue Dec 15, 2009 10:56 pm

Shpirti yt – vezullim

- Avni Rustemit -


Nëpër vite vjen kushtrim përsëri
Zemra jote e madhe, hapi yt, Avni.

Për Atdheun tim – domosdoshmëri
Shpirti yt flamur duhet përsëri.

-------

Vezulloi fort kur Atdheu përbaltej,
Kur toka e shenjtë me tradhëti matej.

Kur shitej, kur blihej si një mall pa vlerë,
Erdhi për t’i sjellë respekt edhe nder.

Plumbi i tij dërmoi veç Esat Toptanit
Gjithë kob – mizorinë që i thurej Vatanit.

Bëri që tradhëtia të vdesë çdo ditë
Erdhi si një ëngjëll, sjellë nga Perënditë.

I dha tjetër emër vendit tënd, vendit tim,
U bë dritë shprese, brezave kushtrim.

Buzëqesh dhe sot, e loton bashkë me ne.
Nën krismat e tij zemra ndryshe rreh…

Krah të fortë i jep Shqipes për liri,
E shfaros tradhëtinë madhështi e tij.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 37
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 6 EmptyWed Dec 16, 2009 7:05 pm

Atij që, për Shqipërinë, s’ju shua kurrë frymëzimi

- Dritëro Agollit -


Nuk të shoh veç Marsit, mbi kuajt e erës
Por në çdo stinë mbi një keshtjellë lavdie – ti vetë,
Se nuk i ike luftës, as dimrave therës.
Për dhimbjen njerëzore ndeze luftë edhe me retë.

Se shumë larg ja u ndale marshimin të ligjve,
Ata nuk i deshe as për në varreza.
Nuk deshe të vinin pranë teje e pranë miqve,
Për ty bora mbeti e bardhë dhe e zezë mbet’ e zeza!

Mes fjalëve të tua njoha akoma më mirë
Njerëz që të puthin, njerëz që të pështyjnë.
Zhgënjimin nga “miq” me zemër të nxirë,
Që me gjuhën e tyre nuk flasin, por ndyjnë.

Të dua shumë se ti prapa s’u ktheve nga udha
Edhe kur të pritën mundime të tmerrshme.
Në sytë ëndërrimtarë, në ballin me rudha
Dashuria për njerëzit t’u gdhend e përjetshme.

E kapur për dore, jam me vargjet e tua
Sofrën e Historisë më bën ta rishoh të vërtetë,
Të ndjej në krye të saj veprat e tua,
Shqipërisë, plot halle, i risjellin jetë.

Me dritë shpirti saluton burra që të plaken s’dinë
Dhe frymëzimi jo nuk ju është shterrur kurrë…
Por ti vetë vjen mes nesh me rininë, madhështinë
Me frymëzimin që sjell jetën në vargjet si gurrë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 37
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 6 EmptyTue Dec 22, 2009 7:07 pm

P O E T I


Një dilemë e çuditshme: Çfarë është poeti?
Ndoshta ai që jetën vargjeve mbjell?
Me zemrën të madhe, të vrullshme si deti,
Vlera të harruara mendimeve sjell?

Ai fushat e qeta, ndonjëherë të baltosura
I ngre male vigane, hijerënde, qiellit lart.
Zemrat që rrugën humbasin, fundosen
I vesh me dritë, parajsës i mbart.

Akujve ngrirës që e shuajnë jetën
Bën që ndërgjegja te ziejë e rënduar.
Lejtmotivi i tij – mik i së vërtetës.
Zbulon heroin, në shpresat mbaruar.

Nuk është poet kush duron përdhunimin,
Padrejtësinë, gënjeshtrën, qëndrimin tinzar.
Mendimi i poetit i sjell botës ndryshimin,
Njeriut dhe epokës i ngre lapidar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 37
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 6 EmptyTue Dec 22, 2009 7:43 pm

Eja se të pres...!



Eja, të pres buzë detit në Vlorë,

atje është ndryshe ajri, ndryshe kripa,

tinguj magjikë vërtiten e treten.

Ndryshe Dielli...

Dhe Hëna është tjetër...

Atje me shijon pritja më shumë se kudo

sepse nuk ma pushton shpirtin

asnjë ankth i vjetër...!

Atje buzëmbrëmjet janë të prera për pritje

dhe zemrave kalojnë tingujt mes per mes.

Dashuria është si një fëmijë në rritje

i gjithë lulëzimi vjen me mua kur të pres.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii

Male
Numri i postimeve : 3261
Age : 38
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 6 EmptyTue Dec 22, 2009 11:50 pm


Atje buzembremjet jane te prera per pritje
dhe zemrave kalojne tingujt mes per mes.

Pergzimet e mia Eva vargu yt, na prek ne shpirt neve qe lexojna keto poezi, ku fjala asnjehere nuk e humb kuptimin.
Respekt
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Parapsikologu
Hero anëtar
Hero anëtar
Parapsikologu

Male
Numri i postimeve : 3125
Age : 51
Vendi : Ferizaj-Kosovë
Profesioni/Hobi : Poezia
Registration date : 18/07/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 6 EmptyWed Dec 23, 2009 1:25 am

Jam ne pritje te bej nje varg
Nje varg qe tendin i ngjan
Por nuk e bej dot, nuk mundem
Poet si ti te behem
Nuk qenka e thene!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 37
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 6 EmptyWed Dec 23, 2009 2:29 am

Driniiii shkroi:

Cito :
Atje buzembremjet jane te prera per pritje
dhe zemrave kalojne tingujt mes per mes.

Pergzimet e mia Eva vargu yt, na prek ne shpirt neve qe lexojna keto poezi, ku fjala asnjehere nuk e humb kuptimin.
Respekt

Ju falenderoj Drin per fjalet tuaja. Jam e prekur, sepse beni pjese ne antaret e Bashkimit Kombetar qe kam shume respekt. Ju uroj sa me shume lumturi dhe suksese per Vitin e Ri 2010.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 37
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 6 EmptyWed Dec 23, 2009 2:32 am

Parapsikologu shkroi:

Cito :
Jam ne pritje te bej nje varg
Nje varg qe tendin i ngjan
Por nuk e bej dot, nuk mundem
Poet si ti te behem
Nuk qenka e thene!


- Parapsikologut -

E dimë të dy që bota shpesh
është iluzion dhe fantazi,
të gjithë i duan të tuat vargje,
të tuat poezi..

Në to gjen veten njeriu i lumtur
dhe ai që loti në sy i shket.
Nëpërmjet tyre dhe unë kam mundur
të të njoh me mirë, Poet.

Nëse provoj që gjumin sonte
ta sjell ngadalë në sytë e mi
e di që lehtas, nëpër ëndrra
rend jotja poezi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Parapsikologu
Hero anëtar
Hero anëtar
Parapsikologu

Male
Numri i postimeve : 3125
Age : 51
Vendi : Ferizaj-Kosovë
Profesioni/Hobi : Poezia
Registration date : 18/07/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 6 EmptyWed Dec 23, 2009 9:57 am

*Eves*

Nese poezia ime behet enderr jotja
Te lutem mos me akuzo nese vuan
Poet si une qe lendon te tjeret
Cka ti vie ne mendje - shkruan!

Une lundroj ne vargjet e tua
Sa here vehten e ze ne siklet
Sa here vuaj dhe lote derdh
Them pse si Eva su bera Poet!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 37
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 6 EmptyThu Dec 24, 2009 2:08 am

Vazhdojme Parapsikologu te lexojme Kodin e Lashte:


Kodi i Lashtë


Në këto dimra të çmendur
I larti vendi im
Po sjell ndër mend pranverat,
Kohët e lumturisë.
Dhe s’mund të kem durim!


Dua të mos ndjesh dhimbje
Shtegut ku po kalon
Të gjithëve sofrës tënde,
Në këto ditë pa kahje,
Të gjithëve na shikon.


Aty ke zemërtrima
Po ke dhe ëndërrvrarë
Xhelatë edhe viktima,
Si foshnje të vetmuar,
Me lotët e patharë.


Aty snobi, i cekëti,
Shpirtziu ja atje,
Ja një që po buzëqesh,
Si “mik” vjen në mes nesh
Dhe thikën shpinës ngre.


Me tej një tip si “zonjë”
Që “eros” zhgarravit
Skërmitet egërsuar,
Mykur, satanizuar,
Plot xhelozi në shpirt.


Sa shumë trashëgimtarë
Ka bërë Juda këtu !
Por, vendi im i ëmbël,
Je drita e syve tona,
K’ta s’janë genet e tu!


Nuk di se ç’kohë i lindi,
Se ç’batërdi i mban,
E ndjej që një gjak s’jemi,
Na ndan gjithshka që kemi.
Një Kod i Lashtë na ndan.


Na ndan Besa e shkelur
Për vite e vite plot.
As princ Lek Dukagjini,
Me gjithë të Lashtat Ligje,
s’mundi ta dinte dot.


Ta dinte do ndërtonte
Mal –Kod për bijtë e tij,
Që kurrë mos depërtonte,
Mes nesh mos ekzistonte
E gjithë kjo babëzi.


As turku , jeniçeri
S’mundi, lakmoi kot.
Po kjo kuçedër erë
Që vjen si shkulm skëterre
Pse fryn e s’ndalet dot..!?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 37
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 6 EmptyThu Dec 24, 2009 3:31 pm

Për një Vit që ikën


Nga jeta jonë dhe një vit fluturoi,
Ëndërrim i brishtë
që shkëlqen si një yll atje lart.
Më vjen të qaj për vitin që shkoi,
Ditë të bukura të tij
do doja këtu me mua t’i mbart.


Momente të tij oh, ju betohem, do doja
T’i mbaja në zemër,
të ishin me mua dhe sot, dhe gjithmonë.
Mëngjeseve dhe mbrëmjeve t’i ledhatoja.
Me dyer të mbyllura
mos lija gjë tjetër të hynte më vonë.


E ardhmja pëshpërit me zë misterioz,
Me gjuhë krejtësisht të panjohur,
Alfabetin e saj duke ma mësuar.
Unë stepem nën ritmin e saj magjik a serioz…
Nuk dua të pres asnjë dhimbje,
as lotë përmes saj, jo nuk dua.


Njeri, do doje të ardhmen ta shkruaje vetë
Pa lotët per prindin, fëmijën…,
pa dhimbjen për gjithë lëndimet e kësaj bote.
Mëso të mbash fort me ty në këtë jetë
Çdo gjë të mirë që të ndodh,
gjithë dashuritë që ndjen dhe dhuron vetë zemra jote.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 37
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 6 EmptyTue Dec 29, 2009 2:31 pm

Dy pika loti...


Dy pika loti syve kur rrjedhin
si për të të thënë Gëzuar ty
i shuajnë etjen shpirtit dhe dhimbjen
e zbehin, e strehojnë në sy.

Kjo pikë loti, i shtrenjti im,
dije se kurrë nuk u tha.
Me të ndryshoj unë alfabetin,
Me të unë sot thërras: Baba!

Dy pika loti mes universit
duken si pak, duken asgjë...
Janë lidhja jonë e pashkëputur,
rruga - ku jeta fillin zë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Parapsikologu
Hero anëtar
Hero anëtar
Parapsikologu

Male
Numri i postimeve : 3125
Age : 51
Vendi : Ferizaj-Kosovë
Profesioni/Hobi : Poezia
Registration date : 18/07/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 6 EmptyTue Dec 29, 2009 3:57 pm

VITI QË PO IKËN







Viti që po ikën në pakthim


Mori me vehte dhe shpirtin tim!


Më mori ëndërrat që s’I shikova


Më mori ditët që si jetova





Viti që po ikën në pakthim


Më gjeti dhe më la jetim!


Më gjeti të lënduar, të tillë më la


Trungu im i njomur, u tha!





Viti që po ikën në pakthim


Më solli do ditë veç lëndm!


Asnjë dotë s’mu ilaq


Për shpirtin tim shërim!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 37
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 6 EmptyMon Jan 04, 2010 2:09 pm

Shqipëria dhe zërat e çjerrë të mesnatës


Larguar mesantës, vonë, në errësirë,
Zërat e gjithë ditës treten, avullohen.
Nëpër ëndërrime, sytë pa mbyllur mirë
Fillon zhurmë e heshtjes, me ritme që shtohen…

Ngecur nëpër mendje, si në kurthe ujqish,
Ulërima, klithje, pushtetarë cinikë…
Pse më zhurmërojnë në heshtjen e gjumit…!
Unë as dhe e zgjuar s’dua politikë.

Unë as në mesditë s’do doja t’i shihja

Si i pinë gjakun popullit të ngratë.
Po duket, tinëzisht, pas shpine, si hija
Rrëshkasin mendimeve, zhurmojnë në mesanatë.

Në gjumin mundimshëm, pikon një e shtënë
Në prita gjakmarrjesh një makabër zë
Vogëlush jetëprerë, pa shkollë, i ngujuar,
Në ankth, me kthetrat gjakpirëse mbi të.

Dhunshëm nëpër ëndrra çirren dhe të tjerë,
Betohen për idhuj, sekte, perëndira.
Nën flamujt e feve, harrojnë të mjerët
Se feja e shqiptarit është veç Shqiptaria...!

Me kurthe, me plane, zëra kordagrisur
Duan të rudhosin ty vetë, Vendi Im.
Të të shtojnë thinjat, të rrëmbejnë zemrën
Betohen se jeta tek ty s’ka kuptim.

“S’mundeni – përdridhen – s’ju duhet Shqipëria!
- Jo nuk bëhet jetë! Jo! Fëmijët atje…?!!!”
....Eh.... të mjerët ju! Skllevër te komshia.
Por Shqipërinë të lumtur mund ta bëjmë veç ne.

Gjithë zërat e ferrit që zgjasin gjymtyrët
Ta plakin, ta vrasin, ta bëjnë të vdesë,
Veç ne mund t’i shuajmë, veç nesh askush tjetër,
veç bijtë bëjnë që Nëna krenare të mbesë.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Parapsikologu
Hero anëtar
Hero anëtar
Parapsikologu

Male
Numri i postimeve : 3125
Age : 51
Vendi : Ferizaj-Kosovë
Profesioni/Hobi : Poezia
Registration date : 18/07/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 6 EmptyMon Jan 04, 2010 2:54 pm

Eva, te pergezoj shume sinqerisht per kete poezi-mallkim-porosi,. Te pergezoj per cdo varg-perle qe ke vu ne leter
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 37
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 6 EmptyMon Jan 04, 2010 4:21 pm

Te falenderoj Parapsikologu. Gezuar dhe sa me shume suksese per kete vit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 37
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 6 EmptyMon Jan 04, 2010 4:22 pm

Në dritëhije jete…


Ndërrohen vitet! Unë tani
Mendueshëm flas me ty.
U desh një vit mes hije dritash
Të sillnim grimca jete e ëndrre
Mes ndjenjash – ne të dy.

Luhatshëm viti shkon i heshtur
Ujvara tingujsh kthen..
Në sy një dritë e praruar,
Një pentagram i valëzuar.
Sjell kengë që shkon e vjen.

Më ndodhi shpesh që gjeta veten
Refleks në zërin tënd.
S’e di aspak pse kaq rrëmbyeshëm
Mistershëm, ëmbël, befasishëm
Planeti mbet në vend…

Ku e lamë së fundmi frazën, fjalën,
Nocion të dashurisë?
Në ç’orë trishtimi të zymtuar,
A në momentet dritë praruar?
Mes Diellit a stuhisë…?

Unë jo, nuk di të ngre kështjella
Për ndjenjën fantazi…!
Nëpër batica aurore,
Në konfuzione a ëndërrime
Shpjegim nuk njoh, nuk di…!

Por di se në mendim dhe ëndërr
E ndjej që je veç ti.
Si lumë vërshues, det me valë,
Dëshirën të notoj drejt teje
Ma rrit në pafundësi…!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii

Male
Numri i postimeve : 3261
Age : 38
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 6 EmptyFri Feb 12, 2010 11:31 pm

Pse po hesht Poetja?


Ne heshtjen e lige,
tamam kur duhet te flasesh;

Eshte mire te shikosh pak qiell
jo artificial...!

Eshte mire te degjosh
nje fjale te vertete...!

(Eva Sotiri)

Mos heshte aty ku eshte per te folur,
Na qaje se jemi ber per te qeshur!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 6 EmptyTue May 08, 2012 5:39 pm

I lexova nje per nje poezit e Eves e nuk munda te mos ia shkruaj ca fjale per ta pergezoj per te gjitha kete poezi shume te mira.

Eva te uroj shendet e t`mos ndalen krijimet e tua edhe ne te ardhmen.

Me shume respekt Sofra.

_________________
Është diçka që vlen...

më shumë se pranvera, që shkëlqen më shumë se dielli ,më shumë se ari...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




Poezi - Eva Sotiri - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 6 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Poezi - Eva Sotiri
Mbrapsht në krye 
Faqja 6 e 6Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: