Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 Poezi - Eva Sotiri

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
AutoriMesazh
Parapsikologu
Hero anëtar
Hero anëtar
Parapsikologu

Male
Numri i postimeve : 3125
Age : 51
Vendi : Ferizaj-Kosovë
Profesioni/Hobi : Poezia
Registration date : 18/07/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 5 EmptySun Nov 22, 2009 4:15 pm

Seç po e mundoj trurin
Të shkruaj diçka si ti,
Por kot mundohem kot
Nuk di, se nuk di!!??
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 37
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 5 EmptyMon Nov 23, 2009 1:05 pm

Skënderbeu i Krujës



Dy sytë e derdhur në bronz
Vështrojnë andej larg, tej nga malet…
Një qiell i trazuar në sfond
Si det i mbuluar me valë.


Atje ku qëndron përjetësisht,
Nga malet vështrimin drejtuar,
Një fllad që fryn butësisht
Fëshfërin për të t’shplodhur, shpenguar.


Mbi shpatën tënde zogjtë
Cicërojnë lehtësisht pa pushim.
Pranë teje prapë njerëzit e tu
I sheh në çdo mbrëmje dhe zgjim.


Nuk kanë të mbaruar stuhitë
Që nga malet vijnë plot gjëmim
Por në malet e larta drejtohet
Përjetë i yti vështrim…!


Nuk mbarojnë asnjëherë pabesitë
Që Shqipërisë i trokasin sërish
Por ti dhe i derdhur në bronz
E tërheq si magnet – lartësish …!


Nuk ka minuta për prehje
Në sytë e bronztë – horizontit.
Qetësi sjell në zemrat e njerëzve
Je shpatë e Dorës së Zotit.


Në kohë te këqia e të rënda
Në kaos apo çmenduri …
Ti je atje dhe në zemra
Gjithmonë na risjell krenari.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Parapsikologu
Hero anëtar
Hero anëtar
Parapsikologu

Male
Numri i postimeve : 3125
Age : 51
Vendi : Ferizaj-Kosovë
Profesioni/Hobi : Poezia
Registration date : 18/07/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 5 EmptyMon Nov 23, 2009 1:16 pm

E pakrahasueshme Eva.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Delia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Delia

Numri i postimeve : 514
Registration date : 13/01/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 5 EmptyMon Nov 23, 2009 1:26 pm

Mos e pyet se të tregon vetë thuhet një thënje .
Edhe Eva me kto Poezi e trgon vetë dhe aftësine saj , që shum kush ja ka zili se si i shkruan kto poezi ,
Dhe pasuron një Forum të madhe , unë do thoja se nuk është vetëm poete që nga fillimi i ktij /Forumi ajo ka dhën shum pun të madhe po ti lexosh edhe artikujt e saj do të kuptosh që ka një aftsi shum shum të madhe ,i dëshiroj shëndet së pari dhe suksese , me siguri dhe së shejti do dalin edhe botimet e saj me Poezi .

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 5 Libri
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 37
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 5 EmptyMon Nov 23, 2009 1:35 pm


Te falenderoj miku im Delia per fjalet e tua. Jam e nderuar qe kam nje mik si ty, qe gjithashtu ke dhene nje kontribut te madh per kete Forum te dashur per ne te gjithe qe nga fillimet e tij dhe asnjehere nuk ke pushuar se shkruari, as ne momente te veshtira.

Te deshiroj gjithshka te mire, suksese, shendet dhe lumturi familjare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 37
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 5 EmptyMon Nov 23, 2009 1:47 pm

Parapsikologu shkroi:

Cito :
Seç po e mundoj trurin
Të shkruaj diçka si ti,
Por kot mundohem kot
Nuk di, se nuk di!!??

Me kot thua keshtu
talentin ta njoh mire
Nese do nisesh vargjet
te ndalesh eshte veshtire...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Parapsikologu
Hero anëtar
Hero anëtar
Parapsikologu

Male
Numri i postimeve : 3125
Age : 51
Vendi : Ferizaj-Kosovë
Profesioni/Hobi : Poezia
Registration date : 18/07/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 5 EmptyMon Nov 23, 2009 11:49 pm

Do doja te vargoj
Fjalet sic ti i ben
Por nuk me vjen ne mendje
Nuk me shkon!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 37
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 5 EmptyTue Nov 24, 2009 2:59 pm

Për ty, Nëntor


Nëntor, ti gjurmën fuqishëm
Në jetët tona e le.
Na sjell lavdinë madhërishëm
Si dritë nga shekujt magjishëm
I pandryshuar ti je.


Ka lënë tek ty zemrën Gjergji
Dhe shpirtin dhe shpatën me të,
Së bashku me thirrjen e tij:
Lirinë nuk jua solla unë – një njeri
Mes jush e kërkoni atë…!


T’u përkul Ismail Qemal fisniku
Me flokë të bardha e me zemrën flakë
Në ditët e tua shpresat kurrë nuk i fiku
Tek ty la shpirtin dhe iku
Pasi na solli flamurin e larë me gjak.


Tek ty u përkulën heronjtë partizanë
Bijtë e bukur që kjo tokë mban në gji
I skuqën javët e tua dhe gjakun e tyre dhanë,
Lotët që derdhe për ta kurrë nuk u thanë
Se jetën e dhanë për liri.


Tek ty ëndërroi Kosova
E dërrmuar, plagosur por me kokën lart.
Ti i solle asaj krahë shqiponje,
I ktheve qëndrimin e vërtetë prej Zonje
Që kurrë s’e humbi, që përjetësisht mbart.


Të lutem une ty sot, Muaj i Bekuar
Të ndrish për ne në keto ditë përsëri.
Të bësh të kuptojmë se liri e kërkuar
Është në mes nesh gjithmonë e praruar.
Ajo do Bashkim, Dashuri, Mirësi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Parapsikologu
Hero anëtar
Hero anëtar
Parapsikologu

Male
Numri i postimeve : 3125
Age : 51
Vendi : Ferizaj-Kosovë
Profesioni/Hobi : Poezia
Registration date : 18/07/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 5 EmptySun Nov 29, 2009 4:45 pm

Eva, shpresoj qe nuk hidherohesh qe po postoj ne temen tende nje poezi qe re gjeta te nevojshme ta publikoj...



FLAMUR KRENARIE

1.
I rrahur nga era, krenar në liri valon
Me kujtimet e bartura n'log duke luftuar,
Bartë me vehte porosin dhe betimin
Të ruajtura kujtim nga kohë e shkuar!

2.
I lagur me gjak të pastërt shqiptari
Kurrë i përdhosur e i lënë për dhe,
Në ballë të luftës bashk me Skenderbeun
Lirinë dhe krenarinë e solle ndër ne!

3.
Me krenari të bartëm shekuj me radhë
Nga dora në dorë pa prekur në tokë,
Lavdinë kombit shumë lartë ia ngrite
Emrin shqipëtar e barte nëpër botë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 37
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 5 EmptySun Nov 29, 2009 9:51 pm

Si mund te hidherohem, kur ndjehem e nderuar qe e ke shkruar ne kete teme. Urime per poezine e re Parapsikologu, eshte vertet nje poezi e fuqishme dhe nje Hymn Krenarie per flamurin tone te dashur. Dua te nenvizoj keto vargje, te cilat me emocionuan vecanerisht:

I rrahur nga era, krenar në liri valon
Me kujtimet e bartura n'log duke luftuar,
Bartë me vehte porosin dhe betimin
Të ruajtura kujtim nga kohë e shkuar!

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Parapsikologu
Hero anëtar
Hero anëtar
Parapsikologu

Male
Numri i postimeve : 3125
Age : 51
Vendi : Ferizaj-Kosovë
Profesioni/Hobi : Poezia
Registration date : 18/07/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 5 EmptySun Nov 29, 2009 11:24 pm

Te falemnderit qe me vlereson ne kete menyre...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 37
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 5 EmptyMon Nov 30, 2009 2:24 am

Qëndro shqiptar


Ti vëlla i imi
Ndize zemrën zjarr!
Verboji armiqtë
Dhe qëndro shqiptar.

Në dritën e ditës
Sheh rrugën ku shkel,
Porse natën shtegu
Duket kaçurrel…

Dhe në labirinte
Bashkë me shokë e miq
Mund të hyjë padashur
Gjarpëri lakuriq.

Ka hequr lëkurën
Këmbët s’i fsheh më…
Forco mik retinën,
Zbuloje atë !

Se me errësirën
Helmin sjell tek ty
Edhe vigjilencën
Humbin ata sy...

Më pas s’di ç’të ndodhi,
Më pas s’di kush je,
Derisa i humbur
Endesh në këtë dhe.

Edhe natës dritë
Ndizi zemrën zjarr,
Të verbosh armiqtë,
Të mbetesh shqiptar.

Mbaji sytë hapur
Ti vëlla, ti mik
Erës ktheju ballas
Mos u tremb, mos ik.

Lirisë hapi zemren,
Me diellin jeto.
Erresirës dorën
Kurrë mos ja afro.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Parapsikologu
Hero anëtar
Hero anëtar
Parapsikologu

Male
Numri i postimeve : 3125
Age : 51
Vendi : Ferizaj-Kosovë
Profesioni/Hobi : Poezia
Registration date : 18/07/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 5 EmptyMon Nov 30, 2009 10:25 am

Ja dhe nje ne sofren tende. Nje per ata qe jane lene pas dore:


LYPSARËT



1.

Sikur ëndërr e keqe është jeta

Tej çdo mase e trishtueshme,

Atë që ajo na ofron përherë

Janë vetëm ditët e mjerueshme!



2.

Trotuareve, nëpër çdo skaj

Duar të shtrira ndihmë kërkojnë,

Me lotë në sy dhe breng në zemër

Çdo kalimtar të rastit vështrojnë!



3.

Dhe rrallë kush kurrizin përkulë

Që të ju vej një lek në grusht,

E mbrëmja vjen, fëmijët presin

Lypsari i ngratë është zënë ngusht!



4.

Dhe të tillët shtohën çdo ditë

Rrugët janë të mbushura plotë,

Që mallkojnë çdo ditë që vjen

Bashkë me ditën kur erdhën n’këtë botë!



5.

Askush kokën për ta nuk qan

Në gji të vetin nuk i don kush,

E zemra e lypsarve është e ngrirë

Kurse koka iu digjet prush!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 37
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 5 EmptyMon Nov 30, 2009 12:52 pm

Shumë e bukur kjo poezi Parapsikologu, e dhimbshme dhe e vërtetë. Por:


Jo nuk e b
ën të lumtur të mjerin e qytetit
as fati i papritur dhe as m
ëshirë e mbretit.

Cdo dit
ë po aq i varfër, cdo ditë po aq i mjerë
Kështu do jetë për të kjo botë përngaherë?

Por ndoshta do t'i sjell
ë këtë lumturi që s'vjen
Ky grushti i tij q
ë rrotën e historisë e kthen.

Dhe zemra e tij e mjer
ë që përbuzje gjen ngado
Duhet t'i flas
ë më qartë : Jo, jo më mos duro!


Vet
ëm drejtesia dhe barazia shoqërore i rregullon këto plagë të rënda. Urime miku im per kete krijim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Parapsikologu
Hero anëtar
Hero anëtar
Parapsikologu

Male
Numri i postimeve : 3125
Age : 51
Vendi : Ferizaj-Kosovë
Profesioni/Hobi : Poezia
Registration date : 18/07/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 5 EmptyWed Dec 02, 2009 12:18 am

Eva te falemnderit per vleresimin qe i ben poezis sime....respekt mikesha ime
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 37
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 5 EmptyWed Dec 02, 2009 6:25 pm

Fjalët që era m’i përcjell…


Fjalë që bëhen jetë,
Që bëhen s’di se si…
Bëhen pluhur yjesh,
Që bëhen shi,
bëhen kujtime
që bëhen poezi…!

Dhe ndodh që arrin hijeshia e heshtjes
midis nesh papritur…
Hijeshi e mjegullt dhe e thellë,
Si dielli në det, perëndimit duke zbritur.

Ne heshtim
Si të përkundur
nga fjalët tona të munguara
Pjesëmarrës
Në të njëjtën heshtje,
Nën retë e bardha anonime
Që shëtisin si të cunguara
Dhe na mjegullojnë trurin
Pa zë, pa fund, pa anë…
Pasi pasqyrojnë heshtjen
dhe pritjen
në sytë tanë…

Nëse na ndodh
Që do duhet të largohemi
nga njëri – tjetri për pak,
Me siguri do ta bëjmë në një ditë shiu
Që askush të mos arrijë të dallojë lotin
që fytyrën lag…
Ose në një ditë të mjegullt dimri
Që askush të mos arrijë dot
të dallojë zbehtësinë
që vjen ashtu si kot...

Jo, s’e dija se ekzistonte dikush në botë
Për të cilin do kisha kaq shumë dëshirë
T’i ndjeja frymëmarrjen
Murmuritjen e ëmbël dhe të heshtur
Nuk e dija se dikush do më emociononte
Aq shumë
Sa të dëgjoj erën
duke kujtuar fjalët që më thotë.

Era shkon e vjen si fjalët e tij
Pak të pasigurta
dhe plot dashuri.
Era sjell e përcjell fjalët tona të brishta,
Fjalët tona të munguara
Dhe i vesh me buzëqeshjet që lindin
Në momentet që jemi bashkë
Si tinguj këngësh të pakëndura.

Era ndodh që të jetë më inteligjente se ne
Se me shpoti bën lojra të mrekullueshme
Me mendimet e mia të trazuara…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
voglushja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
voglushja

Female
Numri i postimeve : 906
Age : 37
Vendi : ngat njanit
Profesioni/Hobi : psikologe
Registration date : 04/07/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 5 EmptyWed Dec 02, 2009 6:34 pm

Era ndodh që të jetë më inteligjente se ne
Se me shpoti bën lojra të mrekullueshme
Me mendimet e mia të trazuara…


Eva me pelqeu poezia ne pergjithsi dhe sdija cilin varg ta ndaj dhe si me pahir ndava keto te fundit....

je e mrekullueshme....te uroj suksese ty dhe krijimtarise tende...

me sinqeritetin me te madhe!
Voglushja
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 37
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 5 EmptyWed Dec 02, 2009 7:04 pm

Ju falenderoj megjithe zemer Voglushja. Vertet jam e nderuar te kem miq si ju.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 37
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 5 EmptyWed Dec 02, 2009 7:08 pm

Forca e jetës


Femra – forca më e madhe e botës,
ani pse mashkulli ka krahë muskulozë.
Ajo është që jetës i jep jetë nga zemra
dhe pse depërton në të dhimbjes prognozë.


Ajo është qëndresa e veshur aq bukur
me më të hijshmen bukuri,
Që krah të bëhet si më i miri shok
në ditë të mira dhe në fatkeqësi.



Ajo është buzëqeshja skaj më skaj qiellit,
Pa të cilën bota nuk do kish kuptim.
Siç del mes reve rrezja e Diellit
Ashtu dhe ajo i fal jetës gëzim.


Loti i derdhur syve të saj
Është plagë në zemër të Perëndisë
Femra e lumtur rrit bij të mençur
Kurorë e të ardhmes së shoqërisë.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 37
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 5 EmptyThu Dec 03, 2009 4:14 am

Harresa dhe subkoshienca


Do mrekulloheshe apo do heshtje përlotur,
Do habiteshe vërtet edhe ti…?
Situatë e çuditshme ku dhe ti si unë
Do mbeteshe shtangur e di….

Të them se habitem me veten tani
Kur shoh se si kujtmi yt
I zverdhur, si një foto pa cilësi,
Ngre kryet si i nemitur

Nga përgjumja e përjetshme
Ku, nuk e di se ç’forca të panjohura,
Të padukshme, të ethshme
Mes harresës sime e kanë zhytur.

Nuk kam dëshirë të të kujtoj aspak.
Nuk dua as të dëgjoj ëndrrave fjalët e tua
Në netët pa hënë, pa gjurmë, pa cak…
Vërtet nuk dua, jo, nuk dua…

Por ja, ajo dinakja e madhe, e heshtur
Delikatja , herkuliania trime
Si mikeshë besnike të ka mbetur:
E pagjuma subkoshienca ime!

Ajo bën që të rrëzohet qoftë edhe për një çast
Pushteti magjik i harrimit
Dhe minutat e rënda që vijnë pastaj
Të të blatohen, si të denuar në gijotina flijimi...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 37
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 5 EmptySat Dec 05, 2009 2:20 pm

Pritja


Sa shumë padurim,
moskuptim
në kaos idesh shoqëruar!
Sa pikëpyetje pafund
tek dikush që shpreson
në një pritje – zgjim…

Edhe kur s’i ngjan
Penelopës së adhuruar,
si ajo durimin lëkund,
labirinteve të kohës
harruar…

Kur njeriu shndërrohet
në ëndërr, në ajër, në zë,
pas një pritjeje të tillë,
i natyrshëm
s’mund të jetë më.

Sepse një ëndrre s’mundesh
t’i dhurosh dashuri.
Faji i askujt s’mund të jetë
kurrsesi…

Ashtu si dikur
nuk kthehet dot më.
Se më të afërt bëhen
plot yje në qiell,
pika shiu
kur netëve zë,
këngë trumcakësh
në ditët pa diell.

Kjo e gjata pritje
labirint absurd,
kotësinë përkund.
Nis nga Penelopa,
stërzgjatet përhumbshëm
dhe është e pafund…


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 37
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 5 EmptySat Dec 05, 2009 2:27 pm

Frutat e urrejtjes


Rriten fushave të minuara,
Zemërim dhe hakmarrje mbuluar.
Mbillen në varre masive
si ushqim makabër

Për dheun e zi blatuar.

Varur nëpër degë të pemëve
a me një plumb në kokë, si në një çmenduri,
përçudnuar karrigeve elektrike

a me një litar rreth qafës,
pa u kënduar as edhe një elegji.

Nuk janë të ëmbla dhe të lëngshme ato fruta,
Por të përgjakura deri në babëzi.
Nuk i përkasin botës së bimëve
Por asaj të kafshëve
deri në shtazëri.

Farat e tyre janë të forta
Si injoranca që i prodhon.
Kush ushqehet me to nuk sheh njerëz përreth
Por vetëm armiq
Tej e mbanë percepton.

Kush i kultivon nuk pranon më arsye
Por vetëm dhunë gjithkund.
Piqen në një stinë të quajtur luftë,
Stinë e urryer,
që vdekjen përkund.

Përfundojnë ato fruta deri në shtëpitë tona
Në një servis të një propogande vulgare
Dhe kujtohemi se i kemi para syve
Kur ndodhemi befas
nën grackën e tyre tinzare…

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 37
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 5 EmptySun Dec 06, 2009 4:55 pm

NE DITELINDJE


Në ditëlindjen e nënës

Gjthë lulet per ty,
gjithë fjalët e zemrës,
Gjithë malli në vargjet e mia,
Pak jane e di …
Në ditëlindjen tënde o Nënë!
Ti vetë je e gjithë poezia.


Buzëqeshje e ëmbël,
Shqetësim i përjetshëm,
Larg teje gjatë s’mund të rri
Se më mungon ajri,
Nuk e kuptoj veten
Sa herë pranë meje s’je ti.

#########################


Në ditëlindjen e vëllait


Dua të të dhuroj më të mirat
E botës sonë të trazuar:
Së pari miqësi,
Pastaj të gjitha ato
që shpesh kanë munguar
qetësi, mirësi, siguri…

Dua të të dhuroj sinqeritetin
Ashtu si çdo ditë
e gjej tek ti.
Mendimin real dhe mbështetës,
Kurajon dhe forcën e jetës
Për t’u përballur me rrebesh e stuhi.

Dua të të dhuroj gjithshka,
Gjithë mbarësinë
që jeta njeriut i sjell.
Të them të mbetesh i tillë
Si deri tani
Me mençurinë që gjithmonë përcjell.

#########################


Në ditëlindjen e të dashurit

Nuk di më nëse ke ti ditëlindjen sot,
Apo është dita kur unë kam lindur…
Jemi një dhe nuk di më ku është dallimi
për secilin nga ne të dy…
Konfuze po pres urimin tënd, shpirti im,
Në vend që të të uroj unë ty…!

##########################


Në ditëlindjen e një heroi

Unë e festoj çdo vit ditëlindjen tënde,
Që e vogël e mbaj mend.
Tani nga pasqyra s’më sheh më ajo vajza e vogël
Që buzëqeshte me imazhin tend.

Tani më sheh një 28 vjeçare,
Kurse ti je përsëri tridhjetë e nëntë.
Gjakun tënd të derdhur e nderon gjithë bota,
Bëhet poezi, legjenda, këngë…

#########################


Në ditëlindjen e një keqbërësi

Në një ditë dhjetori mes resh zymtuar,
Mes erës kuçedër që fryn e shfryn
Edhe pse më dukesh humbëtirave shkuar,
Ditëlindja jote mendimeve hyn..

Sikur të mundja të ribëja kalendarin
Viti do kishte një ditë më pak…
Ka ditë që sjellin vërtet acarin,
Që gëzimin shuajnë, pa njohur cak…

Një ditë dhjetori ka shkuar kot
Se lindja jote bën pjesë në të.
Dhe pse ti, prej kohësh, i fshirë nga bota
Dhjetori si më parë, nuk kthehet më.

#########################


Ne ditëlindjen e një gënjeshtari

Kur duhet të të uroj?
E mban mend ditëlindjen e vërtetë
Apo dhe atë e ke humbur…?
Duke gënjyer përditë e më shumë,
Ndoshta ke filluar të besosh
Gënjeshtrat e tua pa fund,
Që po të marrin edhe ty si një lumë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 37
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 5 EmptyFri Dec 11, 2009 12:23 pm

Duke menduar për Ismail Kadarenë…


Është mirë dhe keq të jesh binjakët
Në shenjat e zoodiakut.
E ndarë përgjysëm rri mendoj
Qëllimet, rend mbas shkakut….

E ndarë përgjysëm sot për ty
Të ngre në piedestal,
Të vë kurorë si Jul Çezar,
I lartë je si një mal….

Si një binjake e pashërueshme
Nuk rri dot pa menduar:
Pse labirinteve të jetës
Kaq shumë ke devijuar…!

Nga njëra anë të adhuroj
Për madhështinë brilant,
Nga ana tjetër s’të kuptoj
Pse veten kudo mbart….?

Mos ti vërtet mendon dhe ndjen
për veten tënde shumë..?
Mos më lejo të ndjej zhgënjim
Në kohën mbushur zhurmë.

Ka shumë që veten e harruan
Dhimbjeve të Shqipërisë,
Vërtet për ta nuk ndjej dyzuar
I shoh mes madhështisë…

Unë jam binjake e pandreqshme
S’rri dot pa të menduar.
Më bëj një shenjë që pas kësaj
Për ty mos ndjej dyzuar….
Mbrapsht në krye Shko poshtë
vuthjanja1
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar

Numri i postimeve : 16
Registration date : 10/01/2008

Poezi - Eva Sotiri - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 5 EmptySun Dec 13, 2009 1:19 pm

NENES
Durove ne skamje,
durove tortura,
mbi krahe djepin
e ne bark tjetrin.

Punove si burrat.
I ushqeve pellumbat,
ata moren krahe.

E kendove kengen
pa melodi,
t'u rriten pellumbat,
t'erdhi zeri ty.

Ti je diell qe me ngroh,
ti je buke qe smuj pa te,
ti je shpirt,ti je jete,
ti je drite e vertete.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




Poezi - Eva Sotiri - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri - Faqe 5 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Poezi - Eva Sotiri
Mbrapsht në krye 
Faqja 5 e 6Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: