Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Marrëveshja e re - propozuar nga PDSH ne IRJM

Shko poshtë 
3 posters
AutoriMesazh
kacimix
Anëtar i ri
Anëtar i ri
kacimix


Male
Numri i postimeve : 104
Age : 46
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Sporti , Muzika
Registration date : 26/10/2008

Marrëveshja e re - propozuar nga PDSH ne IRJM Empty
MesazhTitulli: Marrëveshja e re - propozuar nga PDSH ne IRJM   Marrëveshja e re - propozuar nga PDSH ne IRJM EmptyThu Jul 09, 2009 12:35 am

PDSH-ja, pas shumë analizash të procesit të implementimit të Marrëveshjes së Ohrit, pas shumë kritikash drejtuar modifikimeve substanciale, të papërgjegjshme të kësaj Marreveshjeje dhe pas shumë hezitimesh të përgjegjshme, doli me vlerësimin se ajo e ka humbur kuptimin e vet, se asaj i ka skaduar afati, madje ajo është bërë pengesë për zhvillimin e mëtejmë të shoqërisë mbi standardet e reja. Shpjegimin për dështimin e këtij projekti duhet kërkuar në rrethanat komplekse socio-historike.

I. HYRJE

Tashmë është e qartë se formacionet shoqërore, të çfarëdo provenience ideologjike qofshin ato, ndërtohen dhe funksionojnë mbi parimin e kontratës që në thelb është një marrëveshje e formalizuar juridikisht. Me kontrata të kësaj natyre rregullohen marrëdhëniet e individit me shoqërinë, raportet ndërmjet institucioneve dhe shoqërisë, individit dhe institucioneve, të gjitha realacionet komplekse, të brendshme dhe të jashtme të një shoqërie. Kontarata është parimi që një shoqëri e shndërron në shtet. Në varësi nga cilësia e kontratës, nga mënyra se si ajo i rregullon marrëdhëniet ndërmjet grupeve të ndryshme të interesit, atij ekonomik, finansiar, kulturor, etnik, religjioz etj. vlerësohet funksionaliteti i një shteti.

Në shtetet demokratike legjitimiteti për përfaqësim të interesit të një grupi fitohet përmes zgjedhjeve, që në esencë janë kontrata që një parti politike ose një individ i lidh me elektoratin. Nëse pikat kryesore të kontratës nuk respektohen, atëherë shfaqet kriza në shoqëri.

Kohët e fundit sociologët dhe politikologët kanë filluar ta përdorin nocionin ”shtete të dështuara” për ato formacione shoqërore që për shkaqe të ndryshme nuk funksionojnë si duhet.

Një nga shkaqet kryesore që një shtet e bën jofunksional është injorimi, mohimi represiv dhe i vazhdueshëm i interesit të një segmenti në shoqëri që ka kapacitete të mjaftueshme ta kontestojë konceptetin e shtetit, kontratën që, për interesa vetjake, qëllimisht segregon një grup tjetër shoqëror që ka interesa të veçanta në atë shoqëri.

Nëse ky segregim vazhdon dhe imponohet me dhunë, atëherë kriza është e paevitueshme dhe këto shtete pandalshëm shndërrohen në formacione të dështuara shoqërore.

Njëri nga faktorët kyç që ka kapicitet (de)stabilizues në të gjitha shoqëritë është ai etnik. Shpërfillja e interesit të këtij faktori ndikon që elementet e këtij grupi shoqëror të tregojnë jolojalitet ndaj sistemit që shkakton distancën e rrezikshme etnike, ksenofobinë që përfundon me dyshime paranoike. Në këtë klimë, beteja ndëretnike mugullon në zona ilegale, në institucione joformale, ku hartohen projekte sekrete dhe merren vendime jolegjitime. Bie fjala, gjatë konfliktit të vitit 2001 në Maqedoni u suspendua instititucioni i Këshillit të Sigurisë nacionale ku merrnin pjesë edhe pjesëtarë të bashkësive të tjera etnike dhe u formua një institucion jolegal, jokushtetues, i ashtuquajtur “Kreu i shtetit”, ku merrnin pjesë vetëm pjesëtarë të komunitetit maqedonas. Ky anashkalim i Kushtetutës ndodh në shoqëritë ku komuniteti tjetër etnik perceptohet vazhdimisht si armik që duhet mbikqyrur, ose si kolonë e pestë, armik i brendshëm që duhet mbajtur në kontrollë.

II . Rishfaqja e nacionalizmit

Nacionalizmi ishte faktori që hyri në garë historike me ideologjinë komuniste. Në fund, për shkak të thjeshtësisë së ofertës (nacionalizmi ofron atë që je, atë që e ke, ndërkaq komunizmi, si ideologji totalitariste ofronte risi, njeriun e ri, atë që ende nuk je, apo ende s’e ke) garën historike e fitoi nacionalizmi. Pjesa dërmuese e komunistëve radikalë u bënë nacionalistë ekstremë).

Proceset shoqërore, ekonomike, politike që u zhvilluan kohët e fundit dëshmuan përfundimisht se nacionalizmi luajti një rol të rëndësishëm historik, të paktën në dy drejtime:

- në humbjen e kredibilitetit të ideologjisë komuniste dhe

- në shpërbërjen e formacioneve federative shoqërore dhe krijimin e shteteve kombëtare.

Nacionalizmi i popujve të Evropës lindore u shfaq në skenën historike me një energji dhe vitalitet të pandalshëm, kështuqë fare lehtë si ideologji e re, e afërt me mendësinë e shtresave të gjera shoqërore, e zëvendësoi atë komuniste që ishte kalcifikuar dhe molisur.

Pakënaqësia e akumuluar në periudhën burokratike, represive komuniste, ndikoi që elitat e ndryshme, me ambicie të shfrenuara, me frymëzim dhe bindje të paluhatshme të fillojnë t’i formësojnë kauzat e tyre kombëtare. Meqë ky artikulim nisi në të njëjtën kohë, antagonizmi ndërmjet elaborateve nacionale (serbe, kroate, sllovene, boshnajke, maqedonase etj.) ishte i paevitueshëm. Nga ana tjetër, mitizimi i interesit kombëtar krijoi një situatë ku nuk mund të zhvillohej një debat racional. Ashtu si ndodh zakonisht, nëse një problem nuk zgjidhet racionalisht, atëherë vijnë pasojat iracionale: lufta, pastrimi etnik, vrasjet, dhunimet, shkatërrimet tragjedia që lehtë mund të evitohej.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
kacimix
Anëtar i ri
Anëtar i ri
kacimix


Male
Numri i postimeve : 104
Age : 46
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Sporti , Muzika
Registration date : 26/10/2008

Marrëveshja e re - propozuar nga PDSH ne IRJM Empty
MesazhTitulli: Re: Marrëveshja e re - propozuar nga PDSH ne IRJM   Marrëveshja e re - propozuar nga PDSH ne IRJM EmptyThu Jul 09, 2009 12:35 am

III. Kontrata shoqërore dhe shtetet federative

Zëvendësimi i ideologjisë komuniste me atë nacionaliste ndodhi në të gjitha shtetet e Evropës lindore, por lufta shpërtheu vetëm në Jugosllavi dhe pjesërisht në BRSS (Rusi), pra në shtetet federative dhe jo në ato kombëtare. Shkakun duhet kërkuar te fakti se shtetet federative ndërtohen mbi kontrata komplekse, fragjile dhe të kushtueshme, ku parashikohen dhe garantohen të drejtat dhe obligimet e ndërsjella. Këto kontrata që lidhen ndërmjet popujve të ndryshëm nuk mund të jenë ideale dhe në vete përmbajnë interesa të politikës reale (gjerm. real politik), të politikës që e përfill kryesisht interesin e më të fortit. Nga ana tjetër vetë koha ndikon që segmente të caktuara të kontratës shoqërore të bëhen anakronike dhe që duhet të ndërrohen me zgjidhje më bashkëkohore. Nëse një formacion shoqëror federativ nuk ‘federon”, nuk i amortizon sfidat e kohës së re, nëse nuk pranon vlera të reja, atëherë kontrata e lidhur ndërmjet popujve, në vend që të ngjeshë kohezionin e brendshëm shoqëror, nxit fërkimet mbi baza etnike, që paraqet fazën më të hershme të një konflikti ndër-etnik. Ky është proces determinues që nuk mund të evitohet me retorikë të çfarëdo niveli. Sot Evropa po bashkohet, ndërkaq në shtetin ku janë instaluar institucionet e UE-së, zhvillohen proceset diversifikuese mbi baza etnike (flamanë dhe valonë). Mirëpo, niveli qytetërues, vetëdija demokratike e qytetarëve të këtij shteti ndikon që këto diversitete, antagonizma të zgjidhen me korrigjime të vazhdueshme të kontratës ndëretnike, ose, siç shprehen disa analistë, me “federim” të federatës.

Shpërbërja e Jugosllavisë nga goditjet e nacionalizmave të popujve konstituivë, vetëvetiu hapi një problem që nuk arriti të zgjidhet në mënyrë racionale. Shpallja e referendumeve në çdo Republikë ishte në funksion të anulimit të kontratës federative dhe njëherësh të imponimit të kontratave të reja, por, pa pëlqimin e bashkësive të ndryshme etnike (që me pavarësimin e Republikave u shkëputën), pa vullnetin e tyre nga konteksti i mëparmë.

Në Maqedoni ky proces u zhvillua lehtë-lehtë për shkak të pozitës së pavolitshme të shqiptarëve, si në Shqipëri, në Kosovë ashtu edhe në Maqedoni, por kjo s’do të thotë se këto tema nuk do të hapen në të ardhmen, veçmas nëse merret parasysh fakti se Kushtetuta e re e shtetit të ri u ndërtua mbi konceptet e vitit 1989, kur pozita e shqiptarëve në shoqëri u degradua arbitrarisht. Por, siç dihet nacionalizmi-nacionalizmin e zgjon.

IV. Marrëveshjet pa shqiptarë

Popujt sllavë të jugut, ashtu si popujt e tjerë të Ballkanit ishin një kohë të gjatë nën sundimin e huaj, të Perandorisë otomane ose Austro-Hungareze. Para dhe gjatë Luftës së parë botërore sllavët e jugut zhvilluan takime, konsultime dhe përfundimisht u morën vesh që ta themelojnë Jugosllavinë. Kjo kontratë fillimisht u arrit vetëm në mes të serbeve, kroatëve dhe sllovenëve. Shteti i ri që nga fillimi pati probleme me lojalitetin e popujve të papërfshirë në kontratë si dhe me ambiciet për hegjemoni të popullit dominant në shoqëri, të serbëve. Për ta ndrydhur këtë antagonizëm, të paevitueshëm për formacionet multi-etnike shoqërore, Qeveria e mbretërisë SKS-së nxorri Proklamatën, me të cilën i ngushtoi të drejtat demokratike dhe vendosi diktaturën mbretërore.

Mosrespektimi i kontratës, mospërfshirja e popujve të tjerë në të, ndikoi që këtë shtet të sajuar në vitin 1941 të mos e mbrojë askush, madje pushtuesi i ri, nazi-fashist, u prit me lule dhe entuziazëm nga qytetarët në të gjitha krahinat e shtetit të përbashkët.

Gjatë Luftës së dytë botërore, në vitin 1942 në Bihaq dhe në vitin 1943 në Jajcë, komunistët jugosllavë vendosën ta ringjallin Jugosllavinë që paraprakisht e trajtonin si krijesë artificiale. Në kontratën e re u përfshinë të gjithë popujt sllavë të jugut, serbët, kroatët, sllovenët, boshnjakët, malazezët, maqedonasit, madje në një vend përmendet edhe Sanxhaku. Siç shihet në këtë kontratë nuk përmendet Kosova dhe as shqiptarët. Arsyeja është e thjeshtë. Mbi baza të së drejtës për vetëvendosje shqiptarët, në konferencën e Bujanit, të organizuar nga Komiteti Krahinor i PKJ-së, më 31 janar të vitit 1943, patën vendosur bashkë me delegatët serbë dhe malazezë të Kosovës që viset ku jetojnë shqiptarët t’i bashkohen Shqipërisë. Ky vendim, kjo kontratë më vonë në mënyrë të njëanshme do të anulohet në Mbledhjen e tretë të KAÇKJ (AVNOJ) të mbajtur në Beograd, më 7-10 gusht 1945.

Po ashtu në Maqedoni, në manastirin Prohor Pçinjski, më 02 gusht (Ilinden) 1944 mbahet Mbledhja Antifashiste për Çlirim të Maqedonisë (ASNOM, Antifasisticko Sobranie za Osloboduvanje na Makedonija) ku merren disa vendime, që ASNOM të jetë institucioni i vetëm vendimmarrës, që gjuha maqedonase të shpallet gjuhë zyrtare, që Ilindeni të shpallet ditë feste etj. Këto vendime i marrin 60 delegatë nga 116 sa ishin zgjedhur për të marrë pjesë. Prej tyre asnjë nuk ishte shqiptar. Sipas modelit të AVNOJ-it edhe ASNOM-i mbahen tri mbledhje radhazi ku merren vendime edhe për shqiptarët pa prezencën e tyre. Vendimet e këtilla të njëanshme, pa marrëveshje, pa kontratë, në vend që të sjellin paqe dhe mirëqenie, u shndërruan në kode torturuese.

Sipas të gjitha gjasave, mospërfilljet e shqiptarëve kanë qenë në përputhje me vendimet dhe marrëveshjet ndërshtetërore për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi.

Siç u theksua në hyrje, krizat në shoqëritë multietnike shfaqen kur një popull, me kapacitet demografik, ekonomik, politik, kulturor e demokratik nuk përfshihet në kontratën për ndërtim të shtetit, por margjinalizohet vazhdimisht duke shpikur forma të ndryshme për përtharje të perspektivave të tij.

Shqiptarët e Maqedonisë, që në vazhdimësi jetojnë si popullatë shumicë në viset perëndimore të Maqedonisë, që në mënyrë të natyrshme ndërlidhen me viset tjera shqiptare të Kosovës dhe Shqipërisë, në mënyrë të pakuptimtë janë anashkaluar në momentet e vendimmarrjeve historike. Ky injorim, pothuajse kudo në botë shërben si pretekst që populli i margjinalizuar ta shfrytëzojë këtë shpërfillje për mosbindje qytetare ose për jolojalitet ndaj shtetit.

Gjatë Jugosllavisë së dytë, udhëheqësia maqedonase, e mbështetur nga qendra e pushtetit, nga Beogradi ushtronte një politikë represive që i tejkalonte masat që merrte regjimi i Millosheviqit në Kosovë. Me këtë rast do të përmendim vetëm disa shembuj: ndalimi i emrave kombëtarë shqiptarë, ndalimi i përdorimit të toponimeve në variantin shqiptar, imponimi i paraleleve të përziera me qëllim që të shuhet arsimi në gjuhën shqipe, ndalimi i përdorimit të flamurit, reduktimi drastik i numrit të nxënësve në shkollat e mesme etj.

Por, përjashtimi i shqiptarëve nga kontarata, ose shkelja e standardit bashkëkohor që shteti të ndërtohet mbi parimin e marrëveshjes, u manifestua edhe në raste vendimtare historike, si bie fjala në vitin 1989 kur, duke shfrytëzuar ofanzivën e nacionalizmit serb, u sollën një varg amandamentesh që supenduan një varg të drejtash të shqiptarëve të garantaura me kushtetutën e vitit 1974. Ky guxim, kjo arrogancë, kjo gatishmëri që të shfrytëzohet çdo oportunitet politik për t’i ngulfatur të drejtat dhe interesat legjitime të bashkëqytetarëve të tyre shqiptarë, pranë të cilëve jetojnë me qindra vjet, është faktori që në mënyrë ciklike i rrënon marrëdhëniet ndëretnike, besimin e ndërsjellë dhe vetë shtetin.

Kjo arrogancë në raport me shqiptarët u shfaq në mënyrë edhe më të padurueshme me rastin e hartimit dhe miratimit të aktit më lartë juridik të një shteti, Kushtetutën e R. Maqedonisë, kontratës bazike që duhej t’i rregullonte relacionet komlekse në shoqëri. Deputetët, subjektet politike shqiptare dhe populli shqiptar në përgjithësi nuk u pajtuan me këtë kontratë që do të duhej t’i rregullonte marrëdhëniet ndërmjet dy bashkësive më të mëdha etnike, kështuqë vite me radhë Maqedonia u bë model tipik i një shoqërie konfliktuoze që përfundoi në vitin 2001 me konflikt të hapur.

Shkaku i luftës ka mundur të jetë i çfarëdo natyre, por masivizimi i tij spontan dhe i rrufeshëm ishte indikator se marrëdhëniet ndëretnike paskan qenë të përkeqsuara tej mase, mirëbesimi i ndërsjellë nuk paska ekzistuar dhe se distanca etnike paska qenë ekstreme.

Në vend që të analizohen shtruar shkaqet e kësaj dukurie që kishte kapacitet t’i rrënojë bazat e shtetit, subjekti politik maqedonas, institucionet e shtetit, sistemi informativ, shkaqet e këtij konflikti më me ëndje i kërkonin në teoritë e ndryshme të komplotit. Ata asnjëherë nuk e analizuan tërësinë e procesit historik, përjashtimin arrogant të shqiptarëve gjatë hartimit të kontratës për bashkëjetesë. Projekti maqedonas, prej ASNOM-it e këndej ishte injorimi total i kontributit të shqiptarëve në këtë segment të përkufizimit të konceptit të shtetit. Të drejtat që ofroheshin ishin në funksion të përtharjes të kulturës shqiptare.

V . Konflikti i vitit 2001 dhe MARRËVESHJA E OHRIT

Konflikti i vitit 2001 ishte i rrezikshëm për të dyja palët, jo vetëm për shkak të rrethanave të pavolitshme gjeostrategjike, por edhe për shkak se iniciatorët e konfliktit nuk kishin plan politik, ndërkaq kreu i shtetit s’dinte si të menaxhojë me situatën. Kjo situatë ndikoi që këto kontradikta të shndërrohen në mosdurim dhe urrejtje ndëretnike. Palët në konflikt, duke mos pasur kurajë për korrigjim të vlerësimeve, të paragjykimeve gjithnjë e më tepër e rëndonin dhe e thellonin krizën. Në atë kohë vetëm PDSH-ja pati guxim, vlerësim të saktë të situatës dhe ide se si duhet të dilet nga ky qark vicioz. Në dallim nga faktorët politikë maqedonas që konfliktin e shpjegonin me teori të ndryshme të konspiracionit ose me argumente që i demonizonin shqiptarët, si dhe në dallim nga nxitësit e luftës që përdornin argumente folklorike, të pakuptimta për faktorin ndërkombëtar, PDSH-ja hapi kapitullin që kishte të bënte me kritikën e mënyrës së krijimit dhe të ndërtimit të shtetit. Duke u ndërlidhur në paralajmërimet më të hershme për mundësinë e konfliktit ndëretnik në Maqedoni, duke sugjeruar arritjen e nje marrëveshjeje të domosdoshme historike ndërmjet dy bashkësive më të mëdha etnike, PDSH-ja e shtroi nevojën që shteti të ndërtohet mbi baza të një kontrate shoqërore ku në mënyrë precize do të garantoheshin të drejtat dhe obligimet. Ky ishte rrafshi i vetëm ku mund të zgjidhej ky konflikt, ngaqë variantet e mëparme, ku faktori shqiptar ishte mënjanuar nga të gjitha marrëveshjet, detyrimisht dështuan. Pra, PDSH-ja, duke i ikur ligjërimit njollosës argumentoi se Kushtetuta e R. së Maqedonisë, koncepti i shtetit është gjenerator i krizës dhe se pa korrigjimin e kësaj kontrate, Kushtetutës, nuk mund të zgjidhet kriza. Faktori ndërkombëtar e kuptoi drejt këtë qasje të PDSH-së ndaj krizës dhe fuqimisht e mbështeti kërkesën për negociata. Siç dihet, pas shumë hezitimesh të faktorit politik maqedonas, negociatat filluan në vilën presidenciale në Ohër, nën udhëheqjen e negociatorëve (pala maqedonase parapëlqente t’i quajë “olesnuvaçi”-lehtësuesit). Që në seancën e parë, pala maqedonase mbajti qëndrim, sa anokronik po aq edhe dogmatik, duke trajtuar shtetin si pronë etnike. U pa qartë se ata, të verbëruar nga një nacionalizëm posesiv, nuk kuptonin fare nevojën për një marrëveshje të arsyeshme, për parimet mbi të cilat do të ndërtohet shteti i përbashkët, pra për domosdoshmërinë e lidhjes së një kontrate përmes së cilës do të krijoheshin kushte për identifikim, lojalitet të të gjithë qytetarëve ndaj shtetit. Ishte e padurueshme klima politike, intelektuale, refraktare që e krijonte pala maqedonase. Ata ishin të pavetëdijshëm se prej fillimit mbanin pozicione antishqiptare. Kjo ishte e mishëruar në konceptet e tyre politike. Për ta ishte fare e kuptueshme që të mohojnë kërkesën e shqiptarëve për përdorim të plotë të gjuhës shqipe, për përfaqësim adekuat në institucionet dhe për shfrytëzim të barabartë të oportuniteteve të sistemit. Për ta, njëherësh ishte krejtësisht normale që pala shqiptare të tregojë përgjegjësi, konstruktivitet dhe korrektësi ndaj interesit maqedonas.

Gjatë tërë procesit të bisedimeve u pa qartë dallimi në mendësinë e të dyja palëve: asaj refraktare, mohuese të përfaqësuesëve maqedonas dhe asaj kooperuese, afirmative të përfaqësuesve shqiptarë.

Pas shumë debatesh, presionesh nga brenda dhe jashtë u nënshkrua Marrëveshja e Ohrit që në vete ngërthente një varg kontradiktash, inkonzistencash, segregimesh, që paralajmëronin se Marrëveshja, kontrata e parë e arritur mes këtyre dy komuniteteve do të jetë e pazbatueshme. Mjerisht koha tregoi se dyshimet ishin të sakta. Kjo gjithmonë ndodh dhe kur njëra nga palët kontarktuese nuk tregon vullnet për respektimin e kontratës. Te pala maqedonase, në të gjitha segmentet e shoqërisë sot e kësaj dite dominon bindja se konflikti i vitit 2001 ishte fryt i komplotit të jashtëm, se Kushtetuta fare s’është dashur të ndërrohej, se shqiptarët janë mercenarë për interesa të huaja, se në këtë konflikt janë të përzier faktorët e islamizmit (prandaj u vranë ata 7 pakistanezë) etj. Në këtë humnerë të dyshimeve u tret edhe vullneti i faktorit maqedonas, fillimisht për arritje të Marrëveshjes dhe pastaj për zbatimin e saj.

Ky refuzim për rregullim të raporteve ndëretnike përmes një Marrëveshjeje të qëndrueshme dhe funksionale u shfaq në disa faza:

- Në fazën e parë refuzohej nevoja për negociata dhe kërkohej miratimi i kërkesës për zgjidhje të krizës me mjete ushtarake, si e drejtë legjitime e një shteti për mbrojtje. Në vazhdë të këtij vlerësimi Qeveria e Maqedonisë importonte sasi të mëdha armatimi dhe ëndërronte që të kopjojë variantin kroat për qërrim të hesapave me shqiptarët;

- Në fazën e dytë, kur u pa se nuk mund të evitohen negociatat, u përpoqën që ato të kenë profil të ulët, të quhen “bisedime”, ndërmjetësuesit të mos quhen “negociatorë”, por “lehtësues”;

- Në fazën e tretë, gjatë bisedimeve kërkonin me kokëfortësi që sa më shumë t’i ngushtojnë kërkesat e shqiptarëve;

- Në fazën e katërt, në atë të përmbylljes së negociatave, impononin formulime dualiste për të drejtat në përgjithësi, pastaj teknikën e reduktimit të të drejtave kushtetuese përmes ligjeve, të ligjeve me rregullore, dhe përfundimisht me refuzimin e mospërmendjes së masave ndëshkuese, në rast se Marrëveshja nuk zbatohet. Kjo fazë konceptuale e Marrëveshjes, e kontratës që do të duhej një herë e mirë t’i qetësonte antagonizmat ndëretnike, përfundoi me zgjidhje segreguese. Kjo më së miri shihet te e drejta për përdorim zyrtar të gjuhës shqipe që në krahasim me gjuhën maqedonase është segreguar pesëfish;

- Në fazën e pestë përdorën metodën e opstrukcionit, të zvarritjes së implementimit përfundimtar të Marrëveshjes së Ohrit. Afati përfundimtar ka qenë viti 2004;

- Në fazën e gjashtë, atë të nxjerrjes së ligjeve u modifikuan konceptet. Bie fjala, formulimi i qartë dhe i obligueshëm kushtetues se gjuha të cilën e flasin më se 20% të qytetarëve poashtu është në përdorim zyrtar u modifikua në variantin hipotetik ”mund” të përdoret.

- Në fazën e shtatë u aktivizua mekanizmi i opstrukcionit burokratik, kështuqë kjo Marrëveshje u shndërrua në pseudo-marrëveshje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
kacimix
Anëtar i ri
Anëtar i ri
kacimix


Male
Numri i postimeve : 104
Age : 46
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Sporti , Muzika
Registration date : 26/10/2008

Marrëveshja e re - propozuar nga PDSH ne IRJM Empty
MesazhTitulli: Re: Marrëveshja e re - propozuar nga PDSH ne IRJM   Marrëveshja e re - propozuar nga PDSH ne IRJM EmptyThu Jul 09, 2009 12:35 am

VI. Marrëveshja e re

Maqedonasit, për shkak të përqindjes së lartë të shqiptarëve në strukturën demografike të shoqërisë, si dhe për shkak të paragjykimeve të trashëguara nga e kaluara, vazhdimisht i perceptojnë dhe i trajtojnë shqiptarët si element i huaj. Ky këndvështrim krijon një barierë psikologjike që i pengon ata të ballafaqohen me realitetin. Ngufatja, modifikimi i kërkesave të shqiptarëve me manipulime llojesh të ndryshme të grupacioneve parapolitike shqiptare që u legjitimuan në mënyrë të dyshimtë, është metodë pune që gjithmonë ka dështuar dhe do të dështojë. Në sistemet demokratike këto naivitete zbulohen lehtë, prandaj është e kotë që me kokëfortësi të përsëriten gabimet e njëjta. Tashmë është e sigurt se nuk ka gjasa që shqiptarët të zhduken nga këto hapësira, ashtu si imagjinojnë disa politikanë, është e sigurt se shqiptarët nuk do të mund të asimilohen, është e sigurt përfundimisht se ata nuk do të heqin dorë nga kërkesa që të jenë të barabartë në shoqëri, nga kërkesa që sistemi të ofrojë oportunitete të njëjta të gjithë qytetarëve.

Kërkesa për marrëveshje të re është pasojë e modifikimit të palejueshëm të Marrëveshjes së Ohrit, aq më tepër që afati i saj ka skaduar.

Modifikimet janë bërë në segmentet kryesore të Marrëveshjes së Ohrit, në përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe, në përfaqësimin adekuat të shqiptarëve në sistem, që fshihet në mënyrë tinëzare me të dhëna të paverifikueshme statistikore, në konceptin e decentralizimit, në funksionimin e mekanizmit të konsensusit (vetos etnike), pastaj në mosrespektimin e ligjit për amnisti, obligim që, megjithatë buron nga Marrëveshja e Ohrit, ashtu si masat e tjera për krijim të kushteve për mirëbesim të ndërsjellë, siç ishte ideja e risocializimit të ish pjesëtarëve të konfliktit të vitit 2001.

Raportet shqiptaro-maqedonase kategorizohen në tri periudha historike. Në atë të parën, ata ishin në të njëjtën pozitë, të bashkuar kundër sunduesit të përbashkët, osmanëve (Republika e Krushevës), serbëve (Jugosllavia e parë), në atë dytën maqedonasit janë në aleancë anti-shqiptare, kryesisht me serbët, në atë të tretën vazhdojnë strategjinë e periudhës së dytë, por të vetmuar, pa përkrahjen doktrinare, financiare dhe ushtarake të aleatëve të mëparshëm. Këtë pohim e vërteton fati i Marrëveshjes së Ohrit, e cila u shndërrua në mosmarrëveshje etnike të radhës. Këto cikle shkaktohen nga ambiciet joreale të maqedonasve që vazhdimisht përpiqen t’i margjinalizojnë shqiptarët dhe ta përmirësojnë standardin e tyre jetësor në kurriz të shqiptarëve. Tani më këtij sistemi të ngritur mbi interesa të bashkësisë dominante etnike i ka ardhur fundi. Maqedonia moderne, evropiane duhet të pajtohet me realitetin e brendshëm dhe të ndërtojë një sistem të barazisë së plotë.

Kërkesa për marrëveshje të re, krahas konstatimit se Marrëveshja e Ohrit dështoi në implementim, ndonëse luajti rolin kyç në shuarjen e konfliktit, mbështetet edhe në faktin e ekzistimit të realiteteve, standardeve të reja për zgjidhje të kontesteve ndër-etnike në rajon, siç është Pakoja e Ahtisarit, ku parashikohen garanci të plota për ruajtjen e trashëgimisë kulturore serbe dhe barazinë e tyre të plotë në sistem.

Zakonisht marrëveshjet pa mekanizma për implementim të tyre mbeten fjalë, retorikë që përkeqëson edhe më shumë situatën brenda një shoqërie.

Marrëveshja e re, kontrata e re që do t’i përkufizojë të drejtat dhe obligimet e ndërsjella të shqiptarëve dhe maqedonasve duhet të garantojë:

1. Zbatimin e plotë dhe në afat të caktuar të pikave të marrëveshjes (kontratës). Në këtë vijë duhet të nxirret një ligj i veçantë ku parashikohen masa ndëshkuese për shkeljet dhe zvarritjet, për të gjitha manipulimet që ndikojnë që një e drejtë të bëhet e pashfrytëzueshme;

2. Barazinë e plotë dhe përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve në sistem, si në shfrytëzimin e begative të sistemit, ashtu edhe në vendimmarrje. Kjo fushë do të kontrollohet me parimin e konsensusit të plotë. Këtu bën pjesë edhe ndarja proporcionale e buxhetit. Nëse kjo ndarje nuk do të ishte e barabartë, të drejtat e ofruara, ashtu si u theksua më lart, do të shndërrohen në oferta të parealizueshme;

3. Përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe pa segregime fyese;

4. Përfaqësimin e drejtë të kontrolluar;

5. Marrëveshjen që njëri nga tri postet kryesore të shtetit (presidenti, kryeministri, ose kryetari i Parlamentit) t’i takojë përfaqësuesit shqiptar;

6. Ligjin e ri për funksionim konsensual të Qeverisë;

7. Decentralizimin e njëmendtë në vend të dekoncentrimit që krijon iluzionin se mjetet buxhetore janë decentralizuar;

8. Ndarjen e re territoriale që merr parasysh aspektin etnik, kulturor, ekonomik, infrastrukturor;

9. Themelimin e institucioneve në funksion të zhvillimit të vlerave kulturore shqiptare;

10. Respektimin e përpiktë të konceptit sekular të shtetit;

11. Deetnizimin e simboleve të shtetit, të himnit, të stemës dhe të simboleve të tjera shtetërore;

12. Përcaktimin strategjik dhe pa ekuivoke për integrim në NATO dhe UE.

VII. PËRMBYLLJA

(Mesazhi i Kryetarit të Partisë)

Jam i vetëdijshëm se shumë faktorë këto kërkesa mund t’i cilësojnë si të papritura, befasuese, por të gjitha këto “argumente” s’do të kenë peshë në krahasim me manipulimet që Qeveritë e ndryshme maqedonase me dekada të tëra i kurdisnin kundër shqiptarëve;

Jam i vetëdijshëm se kundër kësaj iniciative, si zakonisht kur shtrohen kërkesa të këtilla të qarta, mund të jenë shumë faktorë, të brendshëm dhe të jashtëm, por si drejtues i një Partie që në Programin e vet është obliguar që t’i artikulojë interesat kombëtare, krijimin e shtetit që u ofron shërbime të barabarta të gjithë qytetarëve, si drejtues politik i një Partie që pa dilema është përcaktuar për vlerat demokratike, për integrim në UE dhe NATO, kam obligimin dhe vendosmërinë e paluhatshme që t’i kundërshtoj të gjitha mashtrimet fyese që sot i bëhen popullit shqiptar në Maqedoni si dhe vlerave demokratike;

Jam i vetëdijshëm dhe i bindur se sot në Maqedoni zhvillohet një politikë e papërgjegjshme që sfidon paqen në të gjitha planet, si në atë të brendshëm, me shqiptarët, ashtu edhe në atë të jashtëm me fqinjët, prandaj e shoh të udhës që të dërgoj një porosi të qartë, politikisht dhe moralisht legjitime, se populli shqiptar më nuk mund të jetë peng i politikave populliste qoftë të palës maqedonase apo të asaj shqiptare, që politikën e perceptojnë ekskluzivisht si pjesëmarrje në pushtet;

Jam i bindur se ka ardhur koha që interesi jetik i popullit maqedonas të mbrohet nga ata vet, nga ambiciet joreale të konjunkturës qeverisëse;

Jam plotësisht i vetëdijshëm se me kërkesën për ripërtërirje të kontratës do të evitohen jo vetëm fërkimet ndëretnike që sa vijnë po shtohen, por edhe zgjidhjet radikale që zakonisht shfaqen pas dështimit të marrëveshjeve;

Përfundimisht jam plotësisht i bindur se kjo kërkesë e PDSH-së e stabilizon Maqedoninë, rajonin, demokracinë dhe vlerat e shoqërisë së hapur.







Qershor 2009 Kryetari i PDSH-së

Menduh THAÇI

________________









Shënim:



Kuvendi qendror i PDSH-së, më datë 04 korrik 2009, e miratoi këtë projekt marrëveshje me sugjerime që Komisioni, që do t’i konkretizojë këto pika të projekt marrëveshjes, të marrë parasysh edhe këto propozime:

1. Rolin kyç të PDSH-së në inicimin e negociatave të Ohrit;

2. Parashikimin e mekanizmit që do ta kontrollojë në çdo fazë implementimin e Marrëveshjes së re;

3. Ndryshimin e Ligjit për zgjedhje, si dhe të bëhet regjistrimi i ri i popullatës;
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Marrëveshja e re - propozuar nga PDSH ne IRJM Empty
MesazhTitulli: Re: Marrëveshja e re - propozuar nga PDSH ne IRJM   Marrëveshja e re - propozuar nga PDSH ne IRJM EmptyThu Jul 09, 2009 5:26 pm

kacimix mos u merr me marrveshje te tilla se jan vetum banalitet nuk zbatohet e ohrit tash tjeter tani dhe nji tjeter e me tutje ksaj i thoj na kan pa se jem naiva-te pa vetdishum -analfabet ma shum se gjysa kto pika meti zbatu maqedont, a nuk po mushi mend se si naj kan ba serrbt neve ne kosove,´ kjo asht humbje kohe deri nji politik tjter globale ma e pershtatshme per ta dhe janin zanin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
kacimix
Anëtar i ri
Anëtar i ri
kacimix


Male
Numri i postimeve : 104
Age : 46
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Sporti , Muzika
Registration date : 26/10/2008

Marrëveshja e re - propozuar nga PDSH ne IRJM Empty
MesazhTitulli: Re: Marrëveshja e re - propozuar nga PDSH ne IRJM   Marrëveshja e re - propozuar nga PDSH ne IRJM EmptyThu Jul 09, 2009 8:51 pm

U derdh tomli e pi fryjme kosit -- nje fjale e urte popullore. Nga naiviteti i politikaneve shqipetar dhe mosunifikimi i tyre ne IJRM ndodhi qe marreveshja e ohrit te mos implementohet dhe paraqet penges ne mes dy etnive shqipetareve dhe sllavo-maqedonve. Ne me lufte fituam por kshtu me laps e humbem luften. qka te besh.!! fati e kishte deshur keshtu qe shqipetaret te hahen ne mes vete dhe te mos bashkohen qe ta mundin armikun.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Thyama
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Thyama


Male
Numri i postimeve : 91
Age : 46
Vendi : ngat juve
Registration date : 09/02/2009

Marrëveshja e re - propozuar nga PDSH ne IRJM Empty
MesazhTitulli: Re: Marrëveshja e re - propozuar nga PDSH ne IRJM   Marrëveshja e re - propozuar nga PDSH ne IRJM EmptyThu Jul 09, 2009 9:07 pm

Ne ate moment qe politikanet shqiptar, u distancuan nga Lufta 2001 dhe hyne ne parlamentin maqedonas - ata zgjodhen rrugen e turpit dhe i lane luftetaret nen diskriminim te perhershem nen pushtetin maqedonas!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Marrëveshja e re - propozuar nga PDSH ne IRJM Empty
MesazhTitulli: Re: Marrëveshja e re - propozuar nga PDSH ne IRJM   Marrëveshja e re - propozuar nga PDSH ne IRJM Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Marrëveshja e re - propozuar nga PDSH ne IRJM
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» VMRO-DPMNE dhe BDI arrijnë marrëveshje për formimin e qeveri
» MARRËVESHJA PËR ÇARMATIM MES NATO-S DHE UÇK-SË
» PDSH e Menduh Thacit drejt ndarjes, cka mendoni ju?
» A eshte lufta ne prag ne IRJM ???
» A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: