Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 NGJARJE HISTORIKE KOMBËTARE-ÇAMËT NË KUVENDIN E SHQIPËRISË

Shko poshtë 
4 posters
AutoriMesazh
Filip Boga
Fillestar/e
Fillestar/e
Filip Boga


Male
Numri i postimeve : 25
Age : 73
Vendi : Gjirokaster
Profesioni/Hobi : Inxhinier
Registration date : 29/12/2008

NGJARJE HISTORIKE KOMBËTARE-ÇAMËT NË KUVENDIN E SHQIPËRISË Empty
MesazhTitulli: NGJARJE HISTORIKE KOMBËTARE-ÇAMËT NË KUVENDIN E SHQIPËRISË   NGJARJE HISTORIKE KOMBËTARE-ÇAMËT NË KUVENDIN E SHQIPËRISË EmptyWed Jul 08, 2009 11:04 pm

fla



NGJARJE HISTORIKE KOMBËTARE,

ÇAMËT NË KUVENDIN ESHQIPËRISË



Nga Ing. Filip Boga



Në raftet e Bibliotekës së Shtetit në Gjirokastër ka një vend bosh. Kërkoj skedinën 949.65/ M78 që prej 5 vitesh me titull të librit. Memorandiumi i Komitetit Antifashist të Emigrantëev Çamër në Shqipëri.

“Komisionit hetimor të Këshillit të Sigurimit të U.N.O.-s:

Rreth trajtimit dhe masakrave në minoritetin shqiptar çam në Greqi”.



E kërkova për ta lexuar në sallë, mbasi rregullorja e bibliotekës ka një fond limit minimal librash, që nuk lejohet të dalin nga salla e Bibliotekës. Për çudi, nuk kanë asnjë ekzemplar të vetëm. Ky libër duhet të ishte, madje i mbuluar nga pluhuri, pasi pak kush mund të interesohej për të. Rastësisht është zhdukur? Nuk e besoj. Dora që e ka zhdukur, ka zhdukur një dokument të rëndësishëm, që publiku gjirokastrit të harrojë genocidin mbi Çamërinë. Edhe pas ditës së çlirimit të Greqisë, edhe pas 9 majit të vitit 1945, kur me ngritjen e flamurit mbi Raishtag (Gjermani) përfundoi Lufta e Dytë Botërore, masakrat ndaj popullsisë së pambrojtur çame në Greqi vazhdonin. Atëherë kur është dita e çlirimit të Greqisë? Është, kur plaka e fundit çame e zbathur me një boksha me rroba dhe fëmijët e urritur në kurriz kaloi kufirin shtetëror grek. Në vitin 1992 lexova broshurën “Kosherja Orthodhokse” Selanik, ku në profecitë e Shën Kozmait thuhej: “Një e treta e turqve (nënkupto e shqiptarëve myslimanë) të vritet, një e treta do të dëbohet në Mollë të Kuqe (Turqi) dhe një e treta do të kthehen në të krishterë” më bëri shumë përshtypje, se kjo shpjegon genocidin ndaj shqiptarëve të Çamërisë”.

Po kjo profeci është dhe në botimin e zgjeruar të vitit 1996: “Jeta e shenjtit martir dhe e apostullit të vërtetë Shën Kozma Etollosi”. Feja nuk lejon profeci kobsjellëse ndaj popujve të tjerë, madje nuk lejon fare profesci dhe parashikime fati. A është kjo profeci platforma ideologjike fetare për genocidin mbi Çamërinë. E njëjta si në Serbi Çubrilloviqi me genocidin ndaj Traplicës dhe Kosovës. Grekët penalizuan dhe kriminalizuan një popullsi të tërë. Pse nuk e penalizuan në gjykata, duke zbatuar ligjet si në të gjitha vendet evropiane. Ndonjë që ishte bashkëpunëtor me fashizmin në krime, le të dënohej sipas shkallës së fajësisë mbështetur mbi ligjin. Le të dërgohej edhe në Gjykatën e Hagës. Grekët edhe pse ishin çliruar dhe lufta kishte përfunduar kryen masakra mbi popullsinë e pambrojtur çame, gra dhe fëmijë, me armë të ftohta, duke kthyer periudhën më të errët të Mesjetës në Europën e çliruar. Bashkëfajtore është dhe Anglia që nuk e dënoi këtë genocid, oficerët e të cilës ishin prezent në këto masakra.

Sipas dokumenteve në ushtrinë gjermane kishte një mijë e e dyqind grekë të organizuar në batalione, ashtu siç kishte dhe nga kombe të tjera, madje dhe nga Ukrahina e Bjellorusia. Po asnjë nga këta dhe familjet e tyre nuk u dëbuan nga Greqia. Në Greqi u bë Lufta Civile me E. A. M dhe për dhjetra vjet komunistët u dëbuan. Edhe Mbreti ishte dëbuar. U bë amnistia dhe ata u kthyen. Dokumentet gjermane tregojnë që Zerva (gjenerali grek, që kreu masakrat në Çamëri) bashkëpunonte me ushtrinë gjermane në dëm të Çamëve. Parlamenti grek duhet: jo të bëjë amnisti për çamët e dëbuar, sepse ata nuk ishin fajtorë, por të kërkojë Falje dhe t’u kthejë pronat.

Më 19.07.2007 i dërgova kërkesë parlamentit grek për

1. Heqjen e Ligjit të Luftës Nr 2636/1940

2. Vlerësimin e pasurive të shqiptarëve në Greqi.

Në letrën e përgjigjes që më kthen Parlamenti Grek thotë se me urdhër të Kryetarit të Parlamentit, Dhimitri Sjuflas, kërkesa për heqjen e Ligjit të Luftës ju dërgua Ministrisë së Punëve të Jashtme. Kërkesa për vlerësimin e pasurive të shqiptarëve ju dërgua Ministrisë së Zhvillimit. Letrën ma dërgoi më 30.07.2008. Në letër vija në dukje që Ligji i Luftës nuk ka të bëjë me problemin çam, mbasi çamët ishin shtetas grekë dhe ligji nuk mund të ishte parashikues si profecitë e shën Kozmait. Në librin «ΠΩΓΩΝΗΣΙΟΙ ΕΡΓΟΛΑΒΟΙ”(Sipërmarrësit pogonitë) të Kostandinos Kostullas, Janinë 2002, në hartën e kohës së Mesjetës (faqe 65) tregohet pozicionimi i Çamërisë (ΤΖΑΜΗΔΕΣ) në verilindje të liqenit të Butrintit (nga Gjeografia e Shqipërisë dhe Epirit, EHM 1964) Dhivri është drejt gërmës Σ

Çamëria, sipas tyre mund të pranohet vetëm brenda kufirit shqiptar. Asnjë gërmë të mos e kalojë kufirin! E ngujuar në moçalet e liqenit të Butrintit, ashtu siç ngujuan në rezervate popullsitë indigjene të Amerikës, kolonizatorët europianë.

Ta shkruanin grekët e Qipros, hajde - de, mbase u lejohesh. Por këto i shkruajnë gjitonët (komshijtë) pogonitët e Janinës. Si nuk i dinë?! Gënjeshtra dhe mohimi janë të paskrumbujt. Po në këtë libër në hartën e Vilajetit të Janinës: VILAYET DE JANNINA CARTE DE ECOLE ET DE EGLISES CHRETIENNES ISTITUTO GEOGRAFICO DE AGOSTINI ROMA.

Kazaja e Delvinës kufizohej me kazanë e Himarës, Gjirokastrës dhe Filatit, ku është dhe lumi Kallamas në Kozanë e Filat (R. Kallamas (Thyamis).

Me krijimin e shtetit shqiptar, për të mos humbur emri i Çamërisë në vitin 1924 në prefekturën e Gjirokastrës bënte pjesë dhe nënprefektura e Çamërisë, më poshtë nënprefekturës së Delvinës me 31 fshatra, 1921 shtëpi, 10485 banorë, me 8 km bregdet dhe 4129 franga ari të ardhura. Gjatë luftës një batalion quhej “Çamëria”. Pas luftës, çuditërisht në mënyrë të pashpjegueshme, u fshi emri Çamëri. U krijua rrethi i Sarandës. Kooperativa bujqësore u quajt e Konispolit. Sot Konispoli është bashki më vete, i ndarë nga Saranda. Pse nuk u quajt me emrin e mëpërparshëm Çamëri. Grekët ia zhdukën emrin, por kanë lejuar në hartën e tyre që ta quajmë ÇAMËRI "thelën” e vogël tonën. Ne paskemi qenë më grekë se grekët, ose siç thotë një fjalë më katolikë se Papa. Pse nuk e quajmë Çamëria e Veriut (Vorio Çamëria), ashtu siç e quajnë ata Vorio Epir? Me qendër Konospolin, i cili është vetmi qytet në botë i paasfaltuar. Është një qytet i Çamërisë që kemi, e kemi lënë qëllimisht pas dore dhe të prapambetur. Shembull kemi: rrethi i Skraparit me qendër Çorovodën.

Fatos Nano, kur ishte kryeministër tha:“Atje janë pronat e Çamëve, nuk kanë lëvizur asnjë centimetër…”.

U vu në rol të brigadierit të kooperativës që i maste arat me këmbalec.

Qeveria aktuale problemin çam e ka katandisur në problem teknik për ca prona që mund të dëmshpërblehen.

Ministrja Bakojani, kur ishte në Tiranë tha që problemet e pronave shqiptarët t’i zgjidhin sipas ligjeve greke.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Filip Boga
Fillestar/e
Fillestar/e
Filip Boga


Male
Numri i postimeve : 25
Age : 73
Vendi : Gjirokaster
Profesioni/Hobi : Inxhinier
Registration date : 29/12/2008

NGJARJE HISTORIKE KOMBËTARE-ÇAMËT NË KUVENDIN E SHQIPËRISË Empty
MesazhTitulli: Re: NGJARJE HISTORIKE KOMBËTARE-ÇAMËT NË KUVENDIN E SHQIPËRISË   NGJARJE HISTORIKE KOMBËTARE-ÇAMËT NË KUVENDIN E SHQIPËRISË EmptyWed Jul 08, 2009 11:05 pm

Siç tregojnë bathët qeveritë tona asnjëherë nuk do të zgjidhin problemin çam. Çamëria ndodhet midis dy sheteve armike të saj. Prandaj duhet t’i drejtohet sërish Këshillit të Sigurimit të O.K.B (pasardhëse e Këshillit të Sigurimit të UNO-s) duke ripërsëritur kërkesën që qëllimisht ka humbur në Bibliotekën e Shtetit në Gjirokastrës.



Më 7 Maj 2005 isha në Kuvendin e Shoqatës “Labëria” në Himarë. Më pas gazeta “Labëria” botoi një këngë që kishte vargjet “ Gumenicë e përpjetë është Labëri” Gumenica ishte në kazanë e Filatit (Çamëri). Kjo i ngjan veprimit që bën kopeja e dhive, kur sëmuret ndonjë pjesëtare e tufës, e ngordhin me bri, derisa e largojnë. Pra nuk duhet të përvetësojmë pjesë nga motra e mohuar dhe e martirizuar. Në marrëdhëniet shqiptaro - greke ka një vasalitet latent (të fshehur). Minoriteti grek pompohet si gjel det. Për Çamërtinë: heshtje e heshtje,… Diku ndonjë zë i mekur sa për botë ose kredibilitet personal.

Nuk di që ndonjë delegacion qeveritar të ketë vizituar varrin e Marko Boçarit.

Ja pse themelimi i BDI (Partia për Drejtësi dhe Integrim) dhe futja e saj sot në kuvendin e Shqipërisë është ngjarje historike Kombëtare. Detyra e saj është: Të njihet e drejta e minoritetit shqiptar çam në Greqi. Me realizimin e këtyre të drejtave marrëdhëniet shqiptaro - greke do të jenë me të vëtetë vëllazërore, sepse sot kandari (ose topi i zigjit) rëndon nga grekët.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

NGJARJE HISTORIKE KOMBËTARE-ÇAMËT NË KUVENDIN E SHQIPËRISË Empty
MesazhTitulli: Re: NGJARJE HISTORIKE KOMBËTARE-ÇAMËT NË KUVENDIN E SHQIPËRISË   NGJARJE HISTORIKE KOMBËTARE-ÇAMËT NË KUVENDIN E SHQIPËRISË EmptyThu Jul 09, 2009 2:30 am

BDI do shkaterrohet nga PD-ja, per kete te siguroj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

NGJARJE HISTORIKE KOMBËTARE-ÇAMËT NË KUVENDIN E SHQIPËRISË Empty
MesazhTitulli: Re: NGJARJE HISTORIKE KOMBËTARE-ÇAMËT NË KUVENDIN E SHQIPËRISË   NGJARJE HISTORIKE KOMBËTARE-ÇAMËT NË KUVENDIN E SHQIPËRISË EmptyThu Jul 09, 2009 7:43 am

MBIN HIJA E CAMIT!

Mbin
hija e camit
mbin!
Nuk cfarosen
sokolat
nga shpata
e sheshmejdanit!
As nga baroti
Nuk shkumbohet
lulja
ne ballin e camit!
Mbin
hija e camit
mbin!
Ku ze rrenje
Ai
Nje cope Camerie
rishfaqet
rreth tij
Si klithme
e ngrine malli
Si devize
e kthimit
pa alternative!

Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

NGJARJE HISTORIKE KOMBËTARE-ÇAMËT NË KUVENDIN E SHQIPËRISË Empty
MesazhTitulli: Re: NGJARJE HISTORIKE KOMBËTARE-ÇAMËT NË KUVENDIN E SHQIPËRISË   NGJARJE HISTORIKE KOMBËTARE-ÇAMËT NË KUVENDIN E SHQIPËRISË EmptySun Jul 12, 2009 7:19 pm

un mendoj se vllezrit ton ne Qameri jan shum pasiv dhe gjer me tani nuk qen ne gjendje dhe nji demostrat te hajrit ta organizojn.por me duket se nuk po i brengos ekupimi apo -skllavria.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





NGJARJE HISTORIKE KOMBËTARE-ÇAMËT NË KUVENDIN E SHQIPËRISË Empty
MesazhTitulli: Re: NGJARJE HISTORIKE KOMBËTARE-ÇAMËT NË KUVENDIN E SHQIPËRISË   NGJARJE HISTORIKE KOMBËTARE-ÇAMËT NË KUVENDIN E SHQIPËRISË Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
NGJARJE HISTORIKE KOMBËTARE-ÇAMËT NË KUVENDIN E SHQIPËRISË
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !
» Lufta Antifashiste Nacionalclirimtare - Data dhe Ngjarje
» Historija e shqiperis Kronologji dhe ngjarje
» Cështja Shqiptare Ende e Pazgjidhur
» Përse Arvanitët Dhe çamët Në Greqi Nuk Konsiderohen Minorite

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: