Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Në përkujtim të dëshmorit Jashar Begu

Shko poshtë 
AutoriMesazh
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Në përkujtim të dëshmorit Jashar Begu Empty
MesazhTitulli: Në përkujtim të dëshmorit Jashar Begu   Në përkujtim të dëshmorit Jashar Begu EmptyTue Jun 09, 2009 3:35 am


Luftëtar i pa epur për liri

Shkruan: Azem Hyseni - Vllahi, 06. 06. 2009
__________________________________


Shala është një emër lavdie e krenarie, që nëpër shekuj e breza nderoi kombin e atdheun shqiptarë. Shala, Vllahia si fshat, gjithmonë e besës e bujarisë, e traditës dhe trimërisë. Shala, kjo pjesë e malësisë, e cila paraqet një mrekulli të veçantë te të gjithë hapësirës shqiptare. Në Shalën e Bajgores ka diku tridhjetë e shtatë fshatra banimi, ku pati shumë burra të mendjes, besës, pendës dhe më së shumti të pushkës. Sidomos vlen të përmenden: Halim Efendia, Isa Boletini, Kurt Selaci, Bislim Bajgora, Ahmet Selaci, Sherif Terstena, Ukshin Kovaçica dhe së fundi Meh Uka e Komandant Shemi.



Gjithmonë popullata e kësaj ane është e njohur për rezistencë kundër çdo okupuesi ndër kohëra; Turqisë, Serbisë, Austrohungarisë, Bullgarisë, Malit të Zi e Greqisë, të viteve: 1878, 1902, 1908, 1912, 1945 dhe së fundi 1997-1999. Kosova kurrë nuk ka qenë pa luftëtar, Vllahia si fshat bëri rezistencë të fortë, sidomos në luftën e fundit, ku djemtë e Shalës u ballafaquan ballë për ballë me serbo - çetnikët dhe gjithmonë fituan dhe sidomos nën flamurin e brigadës “Meh Uka”, e më vonë edhe “Komandant Shemit”.



Po e kujtojë shokun, njeriun e qëndresës, Jashar Begun. Të folesh për njeriun, që gjatë tërë jetës së tij punoi me potencialin e tij mendor, fizikë, intelektual e shpirtëror, e mbi të gjitha atë atdhetar, që ia fali truallit ku lindi dhe u rrit, ku cicëroi fjalët e para dhe ku mësoi alfabetin e bukur të gjuhës shqipe, gjuhë kjo e bilbilit, ku me aq dashuri i tha i tha fjalët e ëmbla e me vlerë “nënë e babë”, mbi të gjitha fjalën atdhe, ku mësoi për të parët tanë ilirët, për luftërat e Skënderbeut dhe sakrificat e tyre, ku dhe thelë e kuptoi fjalën armik - shka, ku soditi dhe përjetoi bukurit e atdheut të tij.



Ishte viti 1981, ku Jashar Begu mori pjesë aktive në demonstrata, njashtu edhe në vitin 1989, ky arsimtar i pa lodhur iu bashkëngjit lëvizjes kombëtare “Fronti i Rezistencës dhe Bashkimit Kombëtar” në krye të së cilës ishin: Mentor Kaçi, Solkol Dobruna, Afrim Morina, Avdyl Krasniqi, Enver Haliti, Qerkin Peci dhe disa shok të tjerë. Jashari iu bashkëngjit me shumë vullnet dhe pa u trembur fare nga armiku, kreu detyra të ndryshme që ia besuan shokët. Shembulli i Tij do të mbetët dhe prore do të jetë frymëzim për brezat e ardhshëm. Emri dhe puna e tij nuk do të harrohet për jetë të jetëve. Njëkohësisht ishte edhe anëtar i Partisë së Unitetit Kombëtar Shqiptar- UNIKOMB, si anëtar i kryesisë së degës së Mitrovicës dhe kryetar i nëndegës në fshatin e Tij - Vlahi. Ai u inkuadrua në këtë parti, të cilët e udhëheqin patriotët e shquar: Halil Aldemi, Ukshin Hoti dhe Afrim morina.



Jashari ishte gjithnjë e gatshëm që ti kryente detyrat me plotë vullnet, kështu që ishte i respektuar nga shokët, por edhe ai i respektonte ata. Për merita e Tij që pati, për mbrojtjen e popullatës dhe tokës arbërore, Ai bie heroikisht një ditë Qershori të vitit 1999 në fshatin Pantin, ku kriminelët e marrin kufomën dhe e varrosin në Sfarqak të Vushtrrisë. Pas disa vitesh familja e ç’varros dhe e varros në fshatin e tij Vlahinë.



Është krenari, kënaqësi e respekt, kur flasim për Jashar Begun, gjithmonë jemi krenar që patëm një shok të tillë, por është rëndë për ne, që sot Ai nuk gjendet në mesin tonë, por gjithmonë do të jetë në kujtesën e brezave të ardhshëm, nëpërmjet emrit që ka kjo shkollë. Për meritat e veprimtarisë së tij, si edukator, mësues, arsimtar, drejtor shkolle, e luftëtar e organizator politiko luftarak, me siguri e meritoi që shkolla në Vllahi të merr emrin e tij, “Jashr Begu”, me fat e me nder e mbajt këtë emër, arsimtarëve e nxënësve shëndet e gëzime, sukses të shkëlqyera në të ardhmen.



Lavdi i qoftë dëshmorit Jashar Begut dhe gjithë dëshmorëve që rënë për lirinë e atdheut nëpër të gjitha kohërat.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Në përkujtim të dëshmorit Jashar Begu
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Histori rreth Deshmorit Xhevat Isufit
» Në përkujtim të 30 vjetorit të demonstratave në Gjakovë me 2
» PËRKUJTIM: NË 100 VJETORIN E LINDJES - HAFIZ SELIM EF. YVEJS

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: