Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 Eshtrat e Isa Boletinit ende te pa varrosura ne Mitrovice !

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
haxhiu
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar

Numri i postimeve : 1150
Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak
Registration date : 29/06/2008

Eshtrat e Isa Boletinit ende te pa varrosura ne Mitrovice ! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Eshtrat e Isa Boletinit ende te pa varrosura ne Mitrovice !   Eshtrat e Isa Boletinit ende te pa varrosura ne Mitrovice ! - Faqe 2 EmptySun Jun 14, 2009 2:05 am

o agim bajrushi

nese keni me mujt me na rrase edhe nje here hallalle kam me ua ba,veq edhe une do te lidhna si ju,veq une edhe ma me te medhaje mbaje mend çka po te them!!!edhe ne kemi gogla ne koke ,e po me tradheti se me tradheti,dina edhe ne se nga ju u mesuam me dekada te zeza!Dhe mos u mashtro qe populli nuk eshte ka e dine kete ,e din por i gjori nuk po guzon dhe tjeret jan ka e pergadisin lojen d re e ju ku do e bani vendin se ne nje menyre edhe serbiqken e keni tradhetue,sepse kosoven po doni me e ndare ne pjese ,ku nje pjese po doni me ja dhurue maqedonise,nje pjese malit te zi,dhe pakes serbise vellaznive tu !A jo jo kosova ka me iu bashkue me dhune shqiperise mbaje mend çka po te them pasha amanetin qe baba ma ka lane e qe me ka vdek sy hapur .Ju jeni ata qe me keni smue,ju jeni ata qe me keni debue nga kosova dhe nuk me lejuat tjua qie ***** shkive,ju ju jeni katila srvila te shkaut.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
haxhiu
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar

Numri i postimeve : 1150
Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak
Registration date : 29/06/2008

Eshtrat e Isa Boletinit ende te pa varrosura ne Mitrovice ! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Eshtrat e Isa Boletinit ende te pa varrosura ne Mitrovice !   Eshtrat e Isa Boletinit ende te pa varrosura ne Mitrovice ! - Faqe 2 EmptySun Jun 14, 2009 2:16 am

Xhiti e detektivi
ndegjoje agimin komunistin dhe birin e ish komunistit

Po rivarrosen eshtrat e isas dhe ty te thote agim beterja qe ske bythe me ardhe mi varrosur!!!!!A e shef klyshin çka don me te thene se ne tradhetaret e kemi pushtetin ,dhe cilin dojna e varrosim e çvarrosim,cilindo e shpallim heroje e kan doijne e shpallin tradhetar!!!dhe ju qe e doni qeshtjen shqiptare hhajdeni ne kosove nese ua mban ?Bravo agimqe e vertete eshte keshtu se lune topi !E keni ne dore,ama çdo gje ka marr fund tradhetia e juaj qe nga zogu ,enveri,fadili,rugova e thaqi yt me limen mbaje mend !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi

Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 39
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Eshtrat e Isa Boletinit ende te pa varrosura ne Mitrovice ! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Eshtrat e Isa Boletinit ende te pa varrosura ne Mitrovice !   Eshtrat e Isa Boletinit ende te pa varrosura ne Mitrovice ! - Faqe 2 EmptySun Jun 14, 2009 12:50 pm

Jo haxhi keta me emer te patrioteve mundohen te marrin vota.
Se keta kane shitur gjakun e deshmoreve kane tradhtue.Se ata nuk kane dhene betimin per kete status as per kete kosovarizem.Ata me u que i vjerrin keta Thaqin Agimin ramushin e Fatmira etj.
per tardhti .
Po pushtetin e kane udbashet 99%,
Dhe keta kane keshilltare ishe udbashet e serbise.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
haxhiu
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar

Numri i postimeve : 1150
Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak
Registration date : 29/06/2008

Eshtrat e Isa Boletinit ende te pa varrosura ne Mitrovice ! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Eshtrat e Isa Boletinit ende te pa varrosura ne Mitrovice !   Eshtrat e Isa Boletinit ende te pa varrosura ne Mitrovice ! - Faqe 2 EmptySun Jun 14, 2009 1:34 pm

Detektivi
Une keto fjale te tuat i kam thene gjysh ne kohen e luftes sa zhvillohej ne kosoven time me vuajtje ne kohen e Milloshave dhe tani!Une kur ne kohen e luftes ua shajta serbeve Milloshin ne nene shqiptari i zi e morri telefonin mi ftua policet serb,serbet me thojshin ja ti po na shan Milloshin e shqiptari yt i fton serbet me te marr!Dhe ky qen bir kudres tani minister ne kosove,o vella kush luftoi e per çka ,a per kezshtu ?Ku jan luftetaret e vetrtete ?agim barja ne fillim diku i ke thene vellau im mire e ke dhe agim barja thote diku se Isa Boletinin e ka ngrite Enver Hoxha,me pas ngritur Isen nuk e kishte lene ne mal te zi te gjorin por ja e kishte rivarrosur ne shqiperi o ne kosoven e tij por keto kan qen prralla te enverit qe ne pushtet erdhi me nedihmen e Mugoshes e Milladinave,siq erdhi ne pushtet Rugova e Fadil Hoxha e edhe thaqi me shoket e tij te rugoviqave,dhe Enveri shoket e titos jugosllavet i shpallte heronje shqiptar!Do ti qesi edhe keto tani kan Enveri i shpalli heronje dhe marre emarre per enveri tradhetarin dhe ish te burgosurit kinse qe u dergjen neper burgjet e serbise a ne esence flinin me shkina duke pergaditure te zezat ndaj kombit e kuku per neve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
haxhiu
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar

Numri i postimeve : 1150
Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak
Registration date : 29/06/2008

Eshtrat e Isa Boletinit ende te pa varrosura ne Mitrovice ! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Eshtrat e Isa Boletinit ende te pa varrosura ne Mitrovice !   Eshtrat e Isa Boletinit ende te pa varrosura ne Mitrovice ! - Faqe 2 EmptySun Jun 14, 2009 1:44 pm

Zbulohet dokumenti sekret, Enver Hoxha shpalli “Hero i Kombit” dy gjeneralë të Titos
» Vendosur: 25/05/2009 - 07:32
Kuqaloshet kerojen fakete,ja ku i kan, ju lutem postojeni te forumi BK
---------------------------------------------------------------------------
Eshtrat e Isa Boletinit ende te pa varrosura ne Mitrovice ! - Faqe 2 1243258339



AFRIM IMAJ

Yjet
e para “Heroi i Kombit” për gjeneralët e Titos! Fill pas luftës Enver
Hoxha dekoron emisarët e Beogradit. Madje me urdhrin më të lartë të
kohës.Në një dokument të panjohur të vitit 1945 zbulohet lista me emrat
e 22 ushtarakëve dhe politikanëve të lartë të Jugosllavisë të dekoruar
nga lidershipi komunist i Tiranës. Vendimi i ideuar nga “Kryeministri
dhe komandanti i Përgjithshëm gjeneral kolonel Enver Hoxha”, bën të
ditur nderimet e larta për “personalitete të huaj dhe të vendeve
aleate” në emër “të mirënjohjes së qeverisë dhe popullit shqiptar për
kontributin në luftën antifashiste nacionalçlirimtare”. I shpallur me
bujë dhe solemnitet në periudhën e dashurisë me Beogradin, akti i
dekorimit, u harrua e burgos në kasafortat sekrete menjëherë pas
divorcit me Titon. Madje, në vitin ‘49 dikush në kupolën e lartë u
kujtua për ta shfuqizuar ligjërisht me vendim zyrtar. Po në ç’rrethana
u dekoruan gjeneralët e Jugosllavisë, cili ishte kontributi real i
tyre, kush e krijoi listën me emrat përkatës dhe pse u futën në të
disa nga atdhetarët shqiptarë. Studiuesi Filip Rrumbullaku,
ish-sekretari i përgjithshëm i Presidencës, autor i monografis për
historikun e dekorimeve të shtetit shqiptar, argumenton për gazetën
“Panorama” të vërtetat e këtij gjesti nënshtrimi dhe servilizmi, të
cilin e ndoqi fati i një metamorfoze…
Zoti Filip! Kemi mësuar se
jeni duke përfunduar një studim mbi historinë e dekorimeve në Shqipëri,
që është i pari i këtij lloji. Gazeta ka zbuluar një dokument, sipas të
cilit, në shkurt të vitit 1945 me dekret të veçantë janë dekoruar rreth
20 gjeneralë jugosllavë. Cila është e vërteta dhe në çfarë rrethanash
Tirana u ka dhënë yjet e heroit të kombit zyrtarëve të Titos?

pari, më lejoni të bëj disa saktësime të vogla. Informacioni të cilit
ju i referoheni, nuk ka të bëjë me një dekret, por me një vendim të
kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm Antifashist Nacionalçlirimtar, i
cili kishte atribute legjislative deri në krijimin e kuvendit pas
zgjedhjeve të para në fund të dhjetorit 1945. Ky vendim nuk është
marrë në shkurt, por në shtator të atij viti. Ai ka numrin 117, është i
datës 5 shtator 1945 dhe është botuar në fletoren zyrtare me datë 20
shtator 1945.
Pra, bëhet fjalë për dekoratat pas çlirimit…
Kriteret
dhe procedurat e reja për dekorimet janë ndër vendimet e para të
organeve më të larta të shtetit shqiptar pas Luftës së Dytë Botërore.
Kuptohet që shteti i ri nuk mund të operonte me dekoratat e mëparshme,
me urdhrat kalorësiakë të mbretërisë shqiptare. Në kushtet e reja
diktohej institucionalizimi i dekoratave të reja, tashmë jo si urdhra
kalorësiakë, por si urdhra merite. Sipas dokumenteve të kohës vendimet
për dekoratat e reja janë marrë në muajin korrik të vitit 1945. Me anën
e tyre u krijuan katër urdhra dhe një medalje: urdhri i Heroit
Kombëtar, i Flamurit, i Yllit Partizan, i Trimërisë dhe medalja e
Kujtimit. Dy prej këtyre urdhrave, i Yllit Partizan dhe i Skënderbeut
ishin me tre klasë, kurse urdhri i Trimërisë shoqërohej edhe nga
medalja me të njëjtin emër. Urdhrat dhe medaljet e tjera u krijuan më
vonë.
Ju keni studiuar të gjithë dokumentacionin zyrtar të
dekorimeve. A mund të na thoni kush ishin të dekoruarit e parë të
shtetit komunist shqiptar?
Vendimi i parë i Kryesisë së Këshillit
Antifashist Nacionalçlirimtar është nënshkruar në gusht të vitit ‘45.
Në të zyrtarizohet dekorimi i Kryeministrit dhe Komandantit të
Përgjithshëm të Ushtrisë, Gjeneral, kolonel Enver Hoxhës me tre
dekorata të larta: urdhrin “Ylli Partizan” i klasit të parë, Urdhri i
Flamurit dhe Medalja e Kujtimit. Kjo e fundit ka qenë një medalje shumë
e rëndësishme me anën e të cilës vërtetohet pjesëmarrja dhe kontributi
në luftën Antifashiste NÇl. Në të njëjtin dokument janë dhe dy vendimet
e tjera, që përmbajnë listën e dekorimit të rreth 200 personaliteteve
të luftës me Urdhrin e Flamurit dhe Medaljen e Kujtimit…
A janë në këtë listë emrat e gjeneralëve të Titos?
Dokumenti
të cilit i referoheni ju, ka të bëjë me një vendim tjetër, që mund
quhet edhe vendimi i katërt në serinë e vendimeve për dekorime. Ai siç
e sqarova më lart, i përket shtatorit të vitit 1945.
Pra ka pasur një vendim të veçantë për dekorimin e zyrtarëve jugosllavë…
Për
hir të së vërtetës duhet thënë se në këtë vendim nuk përfshihet vetëm
dekorimi i figurave të njohura jugosllave, por edhe i disa
personaliteteve të tjera. Kjo duket nga motivacioni, sipas të cilit,
kryesia e këshillit të përgjithshëm antifashist nacionalçlirimtar
vendosi të dekorojë “shumë personalitete të huaja të vendeve aleate”,
të cilat gjatë LANÇ-it të popullit tonë “kanë kontribuar dhe ndihmuar
me të gjitha mjetet në luftën e popullit shqiptar - qoftë brenda në
Shqipëri krah për krah me ushtrinë tonë, qoftë jashtë Shqipërisë - për
të shfaqur mirënjohjen dhe për ta shpërblyer e nderuar veprimtarinë e
tyre në dobi të atdheut e të popullit shqiptar”. Pra, në motivacionin e
vendimit bëhet fjalë për dekorimin e “Shumë personaliteteve të huaja të
vendeve aleate”, çka duket qartë edhe nga lista emërore ku bëjnë pjesë
55 persona. Analiza e kësaj liste emërore lejon mundësi për
interpretim. Këtu ju kini të drejtë.
Sidoqoftë, “bashin” e vendit të kësaj liste e zënë emisarët e Beogradit…
Sikurse
shihet nga lista dhe këtu e kam fjalën sidomos për ata që e njohin
sadopak historinë e luftës dhe të marrëdhënieve të ngushta
shqiptaro-jugosllave të asaj kohe, me anën e këtij vendimi është
dekoruar thuajse e tërë udhëheqja jugosllave, ose, ajo pjesë e saj, e
cila mbante lidhje të ngushta me udhëheqjen komuniste shqiptare. Eduard
Kardel, Aleksandër Rankoviç, Milovan Gjilas, Vukmanoviç Tempo, pa folur
për Miladin Popoviçin, Dushan Mugoshën, Velimir Stoiniçin, Njazi
Dizdareviçin etj., bënin pjesë në rrethin më të ngushtë të udhëheqësit
jugosllav Tito jo vetëm në vitet e Luftës së Dytë Botërore, por edhe
për shumë vjet të tjera më pas. Në listën me 55 persona janë 22 emra të
zyrtarëve jugosllavë, apo rreth 40 për qind e tërë të dekoruarve; 16
emra ose 30 për qind e listës u përkasin oficerëve të misioneve angleze
dhe amerikane, fare pak janë rusë. Pra, nga mënyra e listimit dhe e
vendit që zënë emrat në këtë listë mund të nxjerrim edhe përfundimin se
deri në mesin e vitit 1945, vendi i parë aleat ishte Jugosllavia,
pastaj vinin Anglia, SHBA e më pas Rusia. Por, është disi e
pashpjegueshme, e papritur, dhe nuk mund të mos na bëjë përshtypje
fakti që bashkë me personalitetet e huaja jugosllave, angleze,
amerikane dhe ruse të renditen edhe 16 emra të personaliteteve kosovare
të atyre viteve. Çuditërisht midis tyre ndodhet edhe emri i Bije
Vokshit, e cila jetonte në mes të qytetit të Tiranës..
Të ndalojmë pak te ky moment: A mendoni se një fakt i tillë është shprehje e nënshtrimit politik, apo…
Shqyrtimi
i këtij argumenti është shumë kompleks. Mendoj se ka nevojë të shihen
dokumentet edhe më tej, duke filluar që nga ideja fillestare për këto
dekorime, koha kur është bërë ky propozim nga Enver Hoxha,
“rekomandimet” apo “sugjerimet” që mund të ketë pasur nga ambasadori
“mik”, nga kush e si është hartuar motivacioni dhe lista e të
dekoruarve, ç’dekoratë do t’i jepet njërit apo tjetrit, etj. Sepse nuk
mund të mos pyesësh: përse janë dekoruar me urdhrin e Heroit Kombëtar
dy gjeneralë jugosllavë? Kanë pasur kontribute apo dekoratat janë dhënë
vetëm për hir të miqësisë midis dy vendeve? A duhet të kesh merita të
veçanta në shërbim të popullit për të merituar këto dekorata apo ato
mund të jepen edhe për të nderuar një mik? Mund të shtrohen edhe pyetje
të tjera. Megjithatë, tani për tani një gjë mund të thuhet jo pa
siguri: ne nuk tregohemi rigorozë në respektimin e procedurave,
nxitohemi, e kam fjalën jo vetëm për atë kohë, por edhe sot dhe ky
nxitim, ky mosrespektim procedurash, krijon hapësira për ndikime
politike, klanore, qëndrime subjektive e interesa personale. Dhe, nëse
kthehemi te vendimi dhe lista e mësipërme, mund të thuhet se vendosja
në të njëjtën listë me personalitetet e huaja edhe e emrave të
personaliteteve shqiptare nga Kosova është një absurditet i madh.
Meqë është rasti, a ka pasur absurditete të tilla në të kaluarën në dekorimet ndaj të huajve?


Mbrapsht në krye Shko poshtë
haxhiu
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar

Numri i postimeve : 1150
Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak
Registration date : 29/06/2008

Eshtrat e Isa Boletinit ende te pa varrosura ne Mitrovice ! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Eshtrat e Isa Boletinit ende te pa varrosura ne Mitrovice !   Eshtrat e Isa Boletinit ende te pa varrosura ne Mitrovice ! - Faqe 2 EmptySun Jun 14, 2009 1:45 pm

Ka ndodhur jo rrallë që dekoratat e akorduara figurave zyrtare për
shkak të miqësisë politike mes dy vendeve të jenë hequr kur janë
prishur këto marrëdhënie e kjo miqësi; por nuk ka ndodhur ndonjëherë
anulimi i dekorimeve të personaliteteve intelektuale kur ato janë bërë
për merita e vlera në fusha të caktuara. Përkundrazi, ka ndodhur që një
personalitetet i shquar të kthejë dekoratën, që i është akorduar nga
një kryetar shteti. Përmend këtu Edit Durhamin, e cila i ktheu
dekoratën mbretit të Malit të Zi shumë shpejt pasi e kishte marrë atë,
me arsyetimin se, “unë vetë isha habitur shpesh me ata persona që
kishin pranuar dekorata nga Abdyl Hamiti dhe, tani që unë mësova se ai
ishte më mizor se Sulltani turk, unë nuk mund të mbaja më medaljen e
tij”.
Dhe, për t’iu përgjigjur pyetjes suaj, mund të thuhet se, ka
pasur edhe absurditete nga më të ndryshmet. P.sh., në fund të vitit
1930, sikurse del nga libri “Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në
Shqipëri”, është dekoruar një mashtrues i njohur ndërkombëtar me
kombësi amerikane, njëfarë John Dekay, i cili hiqej si filantropist i
madh. Ai mbërriti në Tiranë me një rekomandim të konsullit shqiptar
Saraçi, i shoqëruar prej një sekretari privat dhe e paraqiti veten si
një përfaqësues të një sindikate të fuqishme, që i kishte ngarkuar atij
si mision të bisedonte me qeverinë shqiptare për marrjen e koncesioneve
në fushën e ndërtimeve publike. Ai fitoi shumë shpejt simpatinë e
shqiptarëve, duke i dhënë Kryqit të Kuq shqiptar një çek prej katër
mijë sterlinash e duke deklaruar njëkohësisht se ishte i gatshëm t’i
çlironte shqiptarët prej detyrimeve financiare ndaj Italisë.
Sipas
studiuesit Bernd Fisher, me gjithë paralajmërimet e shumta të ministrit
fuqiplotë amerikan në Tiranë, Dekay u hyri në zemër shqiptarëve,
veçanërisht Mehdi Bej Frashërit, ministrit të Punëve Botërore, i cili
ra krejtësisht nën magjepsjen e tij. Dekay u prit madje edhe nga mbreti
Zog, i cili e dekoroi atë me Urdhrin e Skënderbeut. Pas disa ditësh
qëndrimi në Tiranë, ai u nis për në Durrës, pasi kishte futur në xhep
një marrëveshje për kryerjen e një liste të gjatë ndërtimesh publike në
Shqipëri. Largimi i tij nga Shqipëria, pas një dehjeje të fortë gjatë
një orgjie në një restorant të Durrësit, koincidoi me marrjen e
informacionit prej qeverisë shqiptare se John Dekay ishte kokë e këmbë
një mashtrues. Nëse heqim paralele mes këtij fakti të tetëdhjetë viteve
më parë me kohën tonë, se si priten nga shteti shqiptar disa të huaj që
medemek paraqiten se do të bëjnë investime të mëdha në Shqipëri dhe nuk
bëjnë asgjë, atëherë mund të thuhet se “saga” John Dekay vazhdon. Por
ka edhe absurde të tjera.
Meqë përmendët punimin që kini në dorë, edhe një pyetje: Kur kanë filluar dekorimet e para nga shteti shqiptar pas luftës?

sipër kemi përmendur dekretin e muajit shtator 1945 për dekorimin e
disa zyrtarëve të lartë politikë e ushtarakë jugosllavë. Një vit më
pas, maj e korrik 1946, me propozimin e kryetarit të qeverisë, d.m.th.,
të Enver Hoxhës, presidiumi i Kuvendit popullor nxjerr dy dekrete, me
nr. 58 e 93. Me dekretin e parë dekorohen 10 ushtarakë jugosllavë me
Urdhrin Ylli Partizan të klasit të parë, të dytë e të tretë; me
dekretin tjetër të muajit korrik 1946, dekorohen rreth 60 funksionarë
më të lartë ushtarakë e politikë jugosllavë me urdhrat e Lirisë, të
Yllit Partizan, të Flamurit dhe të Trimërisë. Midis tyre janë mbi 12
gjeneralë si Svetkozar Vukmanoviç, Ivan Gosnjak, Vllado Rukovina,
Danilo Lekiç, Hamoviç, Juriç, Rade Zhigiç, Mihal Kupreshan, Boshko
Ligeguviç, Velko Kovaçeviç, Gjeorgjie Jovanoviç, Save Oroviç, Vuko
Lepetiç, Koça Popoviç etj.
Gjeneralët e dekoruar me dekretin e vitit
‘46, janë dekoruar edhe me vendimin e Kryesisë së Këshillit
Antifashist Nacionalçlirimtar të shtatorit ‘45. Cila është domethënia e
një veprimi të tillë?
Është e vërtetë që një pjesë e madhe e
gjeneralëve dhe udhëheqësve jugosllave, të cilët u dekoruan me dekretin
e presidiumit të Kuvendit Popullor të korrikut ‘46, ishin dekoruar edhe
në shtator 1945 me vendim të veçantë të kryesisë së Këshillit
Antifashist Nacionalçlirimtar. Paradoksale, por gjithsesi vërtetë. Cila
ishte domethënia e një marrëzie të tillë. Servilizmi politik dhe asgjë
tjetër. Politika shqiptare e atyre momenteve nuk mund të shikonte
përtej syzeve të Titos. Kjo deri sa të mbaronte periudha e mjaltit. Do
të vinte më tej divorci dhe çdo gjë do të rrokullisej në kahun tjetër…
Si u operua me gjeneralët e dekoruar pas prishjes së marrëdhënieve me Titon dhe Jugosllavinë?

dokumentet e kohës dëshmohet se të gjitha dekoratat e përmendura në
vendimin e mësipërm për zyrtarët dhe autoritetet jugosllave, janë hequr
me një vendim tjetër të presidiumit të Kuvendit popullor në vitin 1949.
Nga ky moment nuk bëhej më fjalë për Heronj të Kombit, por për
tradhtarë e agjentë, për kriminelë dhe genocidistë etj. E njëjta
histori ndodhi edhe aleatët sovjetikë e më vonë edhe me ata kinezë. Në
një farë kuptimi linja e dekorimit zbulon fizionominë dhe fytyrën e
shtetit…

Lista e dekorimeve

VENDIM
Nr. 117, datë 5-9-1945
Mbi dhënie dekoratash
DEKORATA PËR PERSONALITETE TË HUAJA
Në bazë të propozimit të kryetarit të Qeverisë Demokratike dhe komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Kombëtare.
Duke
marrë parasysh se shumë personalitete të huaja të vendeve aleate, gjatë
Luftës NÇl të popullit tonë kanë kontribuar dhe ndihmuar me të gjitha
mjetet dhe për të shfaqur mirënjohjen e për ta shpërblyer e nderuar
veprimtarinë e tyre në dobi të atdheut e të popullit shqiptar,
Kryesia e Këshillit Antifashist Nacional-Çlirimtar
Vendosi:
Të dekorohen me dekoratat, personat që përmenden në listën që vijon:
1. Gjeneral Ivan Milutinoviç, me Urdhrin “Hero Kombëtar”
2. “Lolo Ribar, me Urdhrin “Hero Kombëtar”
3. “Ramiz Sadiku, me Urdhrin”Hero Kombëtar”
4. “Ivan Ribar, me Urdhrin e “Flamurit”
5. “Eduard Kardjel, me Urdhrin e “Flamurit”
6. Bllazho Jovanoviç, me Urdhrin e “Flamurit”
7. Radovan Zogoviç, me Urdhrin e “Flamurit”
8. Dëshmori Miladin Popoviç, me Urdhrin e “Flamurit” dhe “Medaljen e Kujtimit”
9. Dushan Mugosha, me Urdhrin e “Flamurit” dhe “Medaljen e Kujtimit”
10. Gjen. Lt. Arso Jovanoviç, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I.
11. Aleksandër Rankoviç, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I.
12. Milovan Gjilas, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I
13.Gjen. Lt. Peko Dapçeviç, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I
14. Brigadier E. F. Davies, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I
15. “T. Churchill, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I
16.Kolonel Velimir Stoiniç, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I
17.Lt. Kolonel C. A. S. Palmer, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I
18.Major Ivanov Konstantin, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I
19.Kapiten Thomas Stefan, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I
20. Gjen.maj. Svetkozar Vukmanoviç, urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II dhe Medaljen e “Kujtimit”
21.Gjen. Terziç Velimir, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II
22. Kolonel Vojo Todoroviç me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II, me urdhrin e “Trimërisë” dhe “Medaljen e Kujtimit”
23. Fadil Hoxha, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II, dhe Med. e “Kujtimit”
24. Kiler Peter, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II
25. Obrat Cicmil, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II
26. N/kol. Mijat Vuletiç, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II
27. Major Savo Stonoju, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II
28. “H. W. Tilman, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II
29. G. W. Seymour, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II,
30. “Ë. V. G. Smith, me urdhrin “Ylli Parti.”,kl. II
31. “J. K. H. Shaw, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II,
32. “M. J. Thornton, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II,
33. “V. Robinson, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II,
34. “E. Nordthrop, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II,
35. Kapiten J. M. Lyon, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II,
36. Toger Tjurin Vladimir, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II,
37. “John O’Keefe, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II,
38. Major Tomishek Teodor, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. III,
39. “Viktor Kobol, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. III,
40. Kapiten Niazi Dizdareviç, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. III,
41. Toger Nick Cooky, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. III,
42. Kaporal George Routsis, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. III,
43. Kapiten G. S. Duffy, me urdhrin e “Trimërisë”.
44. Bije Vokshi, me urdhrin e “Trimërisë”
45. Hajdar Dusha, me urdhrin e “Trimërisë”
46. Emin Duraku, me urdhrin e “Trimërisë”
47. Xhevdet Doda, me urdhrin e “Trimërisë”
48. Vaso Strugari, me urdhrin e “Trimërisë”
49. Michel Popoviç, me urdhrin e “Trimërisë”
50. Xhafer Vokshi, me Medaljen e “Kujtimit”
51. Elhami Numani, me Medaljen e “Kujtimit”
52. Xhavid Numani, me Medaljen e “Kujtimit”
53. Safete Numani, me Medaljen e “Kujtimit”
54. Ymer Pula, me Medaljen e “Kujtimit”
55. Mehmet Hoxha, me Medaljen e “Kujtimit”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Për Kryesinë e Këshillit Antifashist N. Çl
SEKRETARI: KRYETARI:
Koço Tashko d.v. Dr. Omer Nishani d.v

Tiranë, më 5-9-1945.
check out the rest of the Windows Live™️.
More than mail–Windows Live™️ goes way beyond your inbox.
More than messages
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shfletuesi
Fillestar/e
Fillestar/e
shfletuesi

Male
Numri i postimeve : 28
Age : 59
Vendi : Prishtine
Registration date : 23/07/2009

Eshtrat e Isa Boletinit ende te pa varrosura ne Mitrovice ! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Eshtrat e Isa Boletinit ende te pa varrosura ne Mitrovice !   Eshtrat e Isa Boletinit ende te pa varrosura ne Mitrovice ! - Faqe 2 EmptyFri Jul 24, 2009 12:55 pm

fla Ketu asgje nuk po miret veshe a eshte mire apo keq me varros Isen a jo a duhet me ba cermoni edhe ku e kure kushe ishte isa ku luftoj me kend kush u vra per qka se kjo ngjarje me te vertet eshte enigmatike kur dihet qe ne Shqiperi eshte hero i pavarsise e te ne ende nuk dim se qfar veprash te medha ka bere ky njeri. A me shkije a me kan dreqin luftoj se ktu u kan perandoria edhe serbija ju la me shendet e mos u shani per koti se ska nevoj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
haxhiu
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar

Numri i postimeve : 1150
Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak
Registration date : 29/06/2008

Eshtrat e Isa Boletinit ende te pa varrosura ne Mitrovice ! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Eshtrat e Isa Boletinit ende te pa varrosura ne Mitrovice !   Eshtrat e Isa Boletinit ende te pa varrosura ne Mitrovice ! - Faqe 2 EmptySat Jul 25, 2009 10:21 pm

shfletus

po mire e ke
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Xili
Hero anëtar
Hero anëtar
Xili

Numri i postimeve : 4309
Registration date : 06/04/2008

Eshtrat e Isa Boletinit ende te pa varrosura ne Mitrovice ! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Eshtrat e Isa Boletinit ende te pa varrosura ne Mitrovice !   Eshtrat e Isa Boletinit ende te pa varrosura ne Mitrovice ! - Faqe 2 EmptySat Jul 25, 2009 11:34 pm

ndoshta kur te vine gjeneratat pas nesh do interesohen
dhe do ti rivarosin eshtrat e Isa Boletinit ne Mitrovicë
sepse keta Lideret tane spo kan kohe te lire te merren me kete qeshtje
Mbrapsht në krye Shko poshtë
haxhiu
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar

Numri i postimeve : 1150
Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak
Registration date : 29/06/2008

Eshtrat e Isa Boletinit ende te pa varrosura ne Mitrovice ! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Eshtrat e Isa Boletinit ende te pa varrosura ne Mitrovice !   Eshtrat e Isa Boletinit ende te pa varrosura ne Mitrovice ! - Faqe 2 EmptySun Jul 26, 2009 12:06 am

xili
qai qe eshte ma nalte po krenohet me luften qe e kishte ba dhe ngrite qeverin komuniste çka mendon kan e mbron tradhetin!mire e ke o vella,por ka shume shqiptar qe tradhetin e vete e ngrite ne patriotizem!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




Eshtrat e Isa Boletinit ende te pa varrosura ne Mitrovice ! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Eshtrat e Isa Boletinit ende te pa varrosura ne Mitrovice !   Eshtrat e Isa Boletinit ende te pa varrosura ne Mitrovice ! - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Eshtrat e Isa Boletinit ende te pa varrosura ne Mitrovice !
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: