Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 DEKLERATE - FBKSH, ZONA NR. 2 KOSOVA HISTORIKE

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10  Next
AutoriMesazh
Geni
Fillestar/e
Fillestar/e
Geni

Male
Numri i postimeve : 26
Age : 94
Vendi : Tirana
Registration date : 05/12/2008

DEKLERATE - FBKSH, ZONA NR. 2 KOSOVA HISTORIKE - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: DEKLERATE - FBKSH, ZONA NR. 2 KOSOVA HISTORIKE   DEKLERATE - FBKSH, ZONA NR. 2 KOSOVA HISTORIKE - Faqe 9 EmptySun Jun 06, 2010 11:45 pm

Edhe pse tema ben fjale per F.B.K.SH. te gjithe pa perjashtim kane dale nga tema.


ps: Miq mire se ju takoj pas nje kohe te gjate. Kisha harruar se isha anetar i ketij forumi :) Na mbyten problemet dhe hallet :)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Geni
Fillestar/e
Fillestar/e
Geni

Male
Numri i postimeve : 26
Age : 94
Vendi : Tirana
Registration date : 05/12/2008

DEKLERATE - FBKSH, ZONA NR. 2 KOSOVA HISTORIKE - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: DEKLERATE - FBKSH, ZONA NR. 2 KOSOVA HISTORIKE   DEKLERATE - FBKSH, ZONA NR. 2 KOSOVA HISTORIKE - Faqe 9 EmptySun Jun 06, 2010 11:50 pm

FRONTI
PER BASHKIM KOMBETAR SHQIPTAR (F.B.K.SH) FRONTI PËR BASHKIM
KOMBËTAR SHQIPTAR
F.B.K.SH


Himarë, 24 Prill 2010


P E T I C I
O N


Drejtuar:

Parlamentit të
Republikës së Shqipërisë - Tiranë
Parlamentit të
Republikës së Kosovës - Prishtinë

Për dijeni:

-
Presidentit, Z. Bamir Topi
- Presidentit, Z. Fatmir Sejdiu


Kuvendi
i III i FRONTIT PËR BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR, zhvilluar në Himarë, më
24 Prill 2010, duke vlerësuar me maturi vizionare e kombëtare
seriozitetin e pakët, në përgjithësi, të politikës së dy shteteve
shqiptare në Ballkan, duke vlerësuar indiferentizmin, deri në injorim të
Çështjes Kombëtare, respektivisht të politikës zyrtare të Tiranës dhe
Prishtinës ku e para: duke demostruar mungesë të theksuar atdhetarie,
pseudovizion kombëtar, lëvizje diplomatike pak serioze dhe shfaqje të
shkeljes së rëndë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, po dëmton
rëndë interesat e Kombit; ndërsa e dyta: amatorizëm deri në invaliditet
politik, strategji të pakonceptuar kombëtare, shkelje të rënda, deri në
mohim të figurës së atdhetarëve e datave historike të Kombit, ju
drejtohet me këtë P E T I C I O N:

1. Politika zyrtare e Tiranës,
duhet të heq dorë nga zyrtarizimi i fantazmës “Vorio-Epir”, me apo pa
qëllim, e vërtetuar kjo me ngritje varrezash për ushtarë pushtues në
vendin tonë.

2. Politika zyrtare e Tiranës, duhet të heq dorë nga
tentativa të shitjes së territorit kombëtar për qëllime të ngushta
vetjake, e vërtetuar në marrëveshjen e fundit për ujërat mes shtetit
shqiptar dhe atij grek.


3. Politika zyrtare e Tiranës, duhet
të respektojë Ligjin Themeltar të Republikës së Shqipërisë - Kushtetutën
(Tetor, 1998), duke ju referuar Preambulës së saj ku sanksionohet
aspirata shekullore e shqiptarëve për BASHKIM KOMBËTAR, Nenin 8 /1, 2;
ku sanksionohet mbrojtja që ajo duhet të ofrojë për shqiptarët me banim
jashtë territorit administrativ të Republikës së Shqipërisë, e më tej
Nenin 3 të Kushtetutës së Shqipërisë ku sanksionohet pavarësia e
tërësisë territoriale të RepublikëS së Shqipërisë.

4. Politika
zyrtare e Prishtinës, duhet të heqë dorë nga ideja e shkëmbimit të
territoreve me shtetin fqinj - Serbinë (siç është ajo e paramenduar për
shkëmbimin e Luginës së Preshevës me Mitrovicën apo anasjelltas) dhe të
marrë në mbrojtje të drejtat e qytetarëve shqiptarë në territore si
Mitrovica, ku enklavat serbe kanë injoruar me kohë ekzistencën e shtetit
të Kosovës si dhe ato në Luginën e Preshevës ku presioni psikofizik e
institucional i Beogradit po injoron hapur të drejtat më minimale të
popullsisë shqiptare në këtë Luginë.

5. Politika e Tiranës dhe e
Prishtinës duhet të jenë të vëmendshme, strategjike dhe atdhetare lidhur
me ndryshimet e padukshme në dëm të shqiptarëve në shtetin Maqedonas,
duke reaguar me objektivitet, diplomaci, pse jo edhe me forcën e arsyes
juridiko-historike në mbrojtje të të drejtave shqiptare në këtë shtet.





KUVENDI I III-të
I FRONTIT PËR BASHKIM
KOMBËTAR
SHQIPTAR


F.B.K.SH
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Geni
Fillestar/e
Fillestar/e
Geni

Male
Numri i postimeve : 26
Age : 94
Vendi : Tirana
Registration date : 05/12/2008

DEKLERATE - FBKSH, ZONA NR. 2 KOSOVA HISTORIKE - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: DEKLERATE - FBKSH, ZONA NR. 2 KOSOVA HISTORIKE   DEKLERATE - FBKSH, ZONA NR. 2 KOSOVA HISTORIKE - Faqe 9 EmptySun Jun 06, 2010 11:51 pm

FRONTI
PER BASHKIM KOMBETAR SHQIPTAR (F.B.K.SH) FRONTI PËR BASHKIM
KOMBËTAR SHQIPTAR
F.B.K.SH
Himarë, 24 Prill, 2010


D
E K L A R A T Ë
Nr.01/ Protokoll: 00/24

Për shtyp

1.
Në dt. 24 Prill, 2010, në Himarë u mbajt Kuvendi i III-të i FRONTIT PËR
BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR (F.B.K.SH), me pjesëmarrjen e 284 delegatëve
nga trojet amëtare e Diaspora.


2. Delegatët e Kuvendit të III-të të
FRONTIT PËR BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR, pas një analize maraton, nga
akademikë, intelektualë të të gjitha niveleve, atdhetarë të Çështjes
Kombëtare, konkluduan se: “ÇESHTJA E RIBASHKIMIT KOMBËTAR NUK ËSHTË
TABU, por një realitet i prekshëm, i cili nuk cënon kufijtë e shteteve
përreth, por synon rikthimin e trojeve etnike në identitet.


3. Pas
transformimeve gjeopolitike në Evropë dhe Ballkan, të cilat prunë
shpërbërjen dhe ndryshimin e shumë kufijëve administrative, Kuvendi i
III-të i FRONTIT PËR BASHKIM KOMBËTAR, njëzëri kërkoi nga Organizmat
Ndërkombëtare (Parlamenti Evropian-Strasburg, Organizata e Kombeve të
Bashkuara-Neë York, Selisë së Natos-Bruksel); të shqyrtojnë vendosjen e
politikave administrative në Ballkan dhe zgjidhjen e drejtë të ÇËSHTJES
KOMBETARE SHQIPTARE.


4. Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar e
mbështet strategjinë e vet për Ribashkimin Kombëtar mbi mjete e forma
politiko-diplomatike.


5. Kuvendi i III-të i FRONTIT PËR BASHKIM
KOMBËTAR SHQIPTAR me unanimitet zgjodhi:
• Kryetar i FBKSH
………………Prof.Arber Kastrioti
• Zëdhënës politik ……………..Z.Kastriot
Bujupi
• Sekretar politik ……………….Z.Genc Llakaj


6. Kuvendi i III-të
i F.B.K.SH unanimisht mori këto vendime:
a- Përjashtimin nga radhët e
veta të njërit prej ish-drejtuesve të tij, z. Gafurr Adili, duke e cilësuar si element përçarës dhe me gabime të përsëritura që kanë
dëmtuar rëndë Çështjen Kombëtare Shqiptare.

b- Kuvendi vendosi
që FBKSH nga ky Kuvend e në vazhdim do të punojë politikisht në rrugë publike.
c- Kuvendi i III-të i FBKSH miratoi njëzëri Platformën
e vet, për në vazhdim, në shërbim të zgjidhjes përfundimtare të
Çështjes Kombëtare Shqiptare.
d- Kuvendi i III-të i FBKSH, i bazuar
në statutin e ri dhe programin e përshtatur me
kushtet aktuale
ngriti tre kominsionet e punës:
-komisioni statutor
-komisioni
financave
-komisioni mediatik
7. Kuvendi I III-të i FBKSH doli me
një “MEMORANDUM” drejtuar Parlamentit të Republikës së Greqisë, duke i
kërkuar këtij të fundit të gjitha të drejtat njerëzore, juridike,
historike dhe të marrëveshjeve të përbashkëta, për popullsinë shqiptare
të Çamërisë, Kosturit, Konicës e Follorinës dhe asaj emigratore në
shtetin grek. Njëkohësisht, Kuvendi i drejtoi një PETICION të përbashkët
qeverive aktuale në Republikën e Shqipërisë dhe në Republikën e
Kosovës, përmes të cilit kërkohet zyrtarizimi i aspiratës shekullore e
të drejtë të kauzës së Ribashkimit Kombëtar në kushtetutat përkatëse, si
një qëllim pozitiv jo vetëm për ardhmërinë e Kombit Shqiptar, por edhe
si një instrument garantues i stabilitetit në Ballkan.
8. Kuvendi i
III-të i F.B.K.SH, vlerësoi me “FLETËMIRNJOHJE” për kontribut e
atdhetari shëmbullore këto figura si “Krenaria e Kombit”:
• Akademik,
Rexhep Qosja
• Akademik, Dritëro Agolli
• Akademik, Ismail Kadare

Prof. Adem Demaçi
• Z. Murat Jashari
• Prof. Pëllumb Xhufi

Sekretari
Politik i F.B.K.SH

Z. Genc LLAKAJ
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Xhemshiti
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Xhemshiti

Male
Numri i postimeve : 72
Age : 58
Vendi : shqperi
Registration date : 22/05/2010

DEKLERATE - FBKSH, ZONA NR. 2 KOSOVA HISTORIKE - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: DEKLERATE - FBKSH, ZONA NR. 2 KOSOVA HISTORIKE   DEKLERATE - FBKSH, ZONA NR. 2 KOSOVA HISTORIKE - Faqe 9 EmptyMon Jun 07, 2010 12:30 am

Franti per bashkim kombetar nuk behet nga shqiptaret e ketij forumit duke shkrue nga serbija
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii

Male
Numri i postimeve : 3261
Age : 38
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

DEKLERATE - FBKSH, ZONA NR. 2 KOSOVA HISTORIKE - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: DEKLERATE - FBKSH, ZONA NR. 2 KOSOVA HISTORIKE   DEKLERATE - FBKSH, ZONA NR. 2 KOSOVA HISTORIKE - Faqe 9 EmptyMon Jun 07, 2010 12:40 am

Xhemshit a je ti per nje Kaffe. Koha e lapsit dhe ti mprehim qe te shkruin holl, se per Front uaaaaaaaaa Xhemshit Kollai...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agrono
Fillestar/e
Fillestar/e
agrono

Male
Numri i postimeve : 30
Age : 39
Vendi : Zvicer
Registration date : 16/11/2009

DEKLERATE - FBKSH, ZONA NR. 2 KOSOVA HISTORIKE - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: DEKLERATE - FBKSH, ZONA NR. 2 KOSOVA HISTORIKE   DEKLERATE - FBKSH, ZONA NR. 2 KOSOVA HISTORIKE - Faqe 9 EmptyMon Jun 07, 2010 12:51 am

Na lodhet
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Xhemshiti
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Xhemshiti

Male
Numri i postimeve : 72
Age : 58
Vendi : shqperi
Registration date : 22/05/2010

DEKLERATE - FBKSH, ZONA NR. 2 KOSOVA HISTORIKE - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: DEKLERATE - FBKSH, ZONA NR. 2 KOSOVA HISTORIKE   DEKLERATE - FBKSH, ZONA NR. 2 KOSOVA HISTORIKE - Faqe 9 EmptyMon Jun 07, 2010 12:53 am

Drini
Une kam thene per me qen shiqptar i mire dhe patriot duhet mu kon tradhetar dhe mi tredh shqiptaret per me tu tute.E nese punon per shqiptar edhe kur jau shpeton jeten nuk te bejne hesap.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Geni
Fillestar/e
Fillestar/e
Geni

Male
Numri i postimeve : 26
Age : 94
Vendi : Tirana
Registration date : 05/12/2008

DEKLERATE - FBKSH, ZONA NR. 2 KOSOVA HISTORIKE - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: DEKLERATE - FBKSH, ZONA NR. 2 KOSOVA HISTORIKE   DEKLERATE - FBKSH, ZONA NR. 2 KOSOVA HISTORIKE - Faqe 9 EmptyMon Jun 07, 2010 10:43 am

Miq nuk e di nese lejohet apo jo, por sot u hap zyrtarisht dhe web-adresa e F.B.K.SH. qe eshte:

http://www.frontikombetarshqiptar.com

Ndersa ne facebook faqa e frontit eshte: https://www.facebook.com/pages/FRONTI-PER-BASHKIM-KOMBETAR-SHQIPTAR-FBKSH/113501828672799
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema

Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 53
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

DEKLERATE - FBKSH, ZONA NR. 2 KOSOVA HISTORIKE - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: DEKLERATE - FBKSH, ZONA NR. 2 KOSOVA HISTORIKE   DEKLERATE - FBKSH, ZONA NR. 2 KOSOVA HISTORIKE - Faqe 9 EmptyMon Jun 07, 2010 12:33 pm

Ne pas met bashkimi ke GANI GECIN NASER RUGOVEN paska hanger dreqi pjesa dermuse jan kan kunder UCK-s
Disa emra kokan ok, por ata nuk din hala qe jav keni shti emrat pa i pyt fare.!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti

Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 59
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

DEKLERATE - FBKSH, ZONA NR. 2 KOSOVA HISTORIKE - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: DEKLERATE - FBKSH, ZONA NR. 2 KOSOVA HISTORIKE   DEKLERATE - FBKSH, ZONA NR. 2 KOSOVA HISTORIKE - Faqe 9 EmptyMon Jun 07, 2010 12:50 pm

bashkimi i udbaes dhe servileve
asgje spaha prej ketyrev ld-kistav
pra lufte me serbine pas lufte me srbine
me geca me rugova e rrahman morina ska bashkim
turp per keta fronta me njerez antishqiptare
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema

Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 53
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

DEKLERATE - FBKSH, ZONA NR. 2 KOSOVA HISTORIKE - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: DEKLERATE - FBKSH, ZONA NR. 2 KOSOVA HISTORIKE   DEKLERATE - FBKSH, ZONA NR. 2 KOSOVA HISTORIKE - Faqe 9 EmptyMon Jun 07, 2010 1:17 pm

Ani Astrit haraqija e qesi UKSH i k shpall tradhtar e Nxhat Daca e kta kulmi i tradhtarve me kta emra nuk shkohet as ne VC.!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Xhevati
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Xhevati

Male
Numri i postimeve : 93
Age : 54
Vendi : Drenice
Registration date : 14/05/2010

DEKLERATE - FBKSH, ZONA NR. 2 KOSOVA HISTORIKE - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: DEKLERATE - FBKSH, ZONA NR. 2 KOSOVA HISTORIKE   DEKLERATE - FBKSH, ZONA NR. 2 KOSOVA HISTORIKE - Faqe 9 EmptyMon Jun 07, 2010 1:58 pm

ky kana front apo parti e ldk-isteve-me njerez te serbise.
Rrnofte Thaqi rrnofte sami Lushgtaku.
Poshte tradhtaret te tipit Rugova gecet e haraqija e tradhtare tjere.
Brellogat e kosoves.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Geni
Fillestar/e
Fillestar/e
Geni

Male
Numri i postimeve : 26
Age : 94
Vendi : Tirana
Registration date : 05/12/2008

DEKLERATE - FBKSH, ZONA NR. 2 KOSOVA HISTORIKE - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: DEKLERATE - FBKSH, ZONA NR. 2 KOSOVA HISTORIKE   DEKLERATE - FBKSH, ZONA NR. 2 KOSOVA HISTORIKE - Faqe 9 EmptyMon Jun 07, 2010 3:04 pm

Nuk di cfare te te them sepse thjeshte i kam bere copy paste linqeve te mesiperme sepse nuk jam as me shume as me pak vetem nje anetar i thjeshte i F.B.K.SH.

Per disa nga emrat e mesiperm nuk i njoh, per disa te tjere i njoh
thjeshte si emra (nga profesioni i tyre)

Por mendoj se duhet te fokusohemi tek
çeshtja Kombetare. Te mos shperndahemi kot.

Ajo qe eshte e
rendesishme eshte qe intelektualet qe kreyesojne Frontin te jene njerez
me reputacion, atdhetar, te paster etj cilesi qe duhet te gezoj nje
Shqipetar i vertete.
Nuk di nese dikush ka ndonje informacion per drejtuesit e F.B.K.SH qe te kuptojme dhe ne anetaret e thjeshte dicka me shume.


• Kryetar i FBKSH
Prof.Arber
Kastrioti

• Zëdhënës politik
Z.Kastriot Bujupi


Sekretar politik

Z.Genc Llakaj

Mos te shikojme anetaret dhe simpatizantet. (Eshte
njesoj sikur anetar i PD apo i PS apo i PDS apo i AAK etj te jete nje
hajdut dhe une te mos behem pjestar i asaj force politike. Jo
vellai, ai eshte nje anetar, nje mbeshtetes por jo partia dhe kryesia
drejtuese).

Gjithsesi le te leme menjane zenkat tona, debatet
shterp dhe le te bejme max per zgjidhjen e çeshtjes kombetare Shqiptare.
Duke bere max "ne" atehere do te bindim dhe te tjeret qe te bejne dhe
ata "max" e tyre. Keshtu do te afrojme te rinj e te reja, intelektuar,
akademik, sportiset, njerez qe jane te denje per çeshtjen Kombetare, ne
kete menyre do te bjere dhe pesha e nje anetari qe dyshohet per hajdut,
per korrupsion.


Nese do te merremi se kjo organizat patriotike ka kete anetar te jo te denjte, kjo organizata tjeter ka kete anetarin tjeter, nuk na mbetet gje tjeter vecse te krijojme secili nga nje organizat dhe ti fryjme bilbilit gjithsecili per vete.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mixha Selim
Fillestar/e
Fillestar/e
Mixha Selim

Male
Numri i postimeve : 27
Age : 68
Vendi : Prizren
Registration date : 26/05/2010

DEKLERATE - FBKSH, ZONA NR. 2 KOSOVA HISTORIKE - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: DEKLERATE - FBKSH, ZONA NR. 2 KOSOVA HISTORIKE   DEKLERATE - FBKSH, ZONA NR. 2 KOSOVA HISTORIKE - Faqe 9 EmptyMon Jun 07, 2010 3:16 pm

Mixho spam gja te hajrit nga keto fare oganizata te juaja bre mixh,me doket veq pe hani popullin se deri tashe asgje skeni ba mixho
Edhe rugova u ngrit me ndihmen e serbise mixho
edhe te ju paska qasi soji
qka keni ba bre bir patriotike emni ste bene patriot po puna
e puna juve askund su pa bre mixhe na myt fjala

edhe ju veq per shkalle e keni mduket
Disa priftërinjë të cilët qenë të interesuar rreth studimeve islame e pyetën Nasredin Hoxhën për bëmat e Profetit Muhamed (paqja qoftë mbi të).

Hoxha effendi, na trego neve se si Profeti juaj u ngjit në Qiell?

`Në fakt, ajo ishte shumë e lehtë,' u përgjigj Hoxha, `ai thjeshtë përdori të njejtat shkallë të cilat i përdorën edhe Profetët tuaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mixha Selim
Fillestar/e
Fillestar/e
Mixha Selim

Male
Numri i postimeve : 27
Age : 68
Vendi : Prizren
Registration date : 26/05/2010

DEKLERATE - FBKSH, ZONA NR. 2 KOSOVA HISTORIKE - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: DEKLERATE - FBKSH, ZONA NR. 2 KOSOVA HISTORIKE   DEKLERATE - FBKSH, ZONA NR. 2 KOSOVA HISTORIKE - Faqe 9 EmptyMon Jun 07, 2010 3:18 pm

Edhe ju po i perdorni te njejtat shkalle te Rugoves se me duket edhe qata njerez kanan komplet aty.
allahu ju marrofte
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agrono
Fillestar/e
Fillestar/e
agrono

Male
Numri i postimeve : 30
Age : 39
Vendi : Zvicer
Registration date : 16/11/2009

DEKLERATE - FBKSH, ZONA NR. 2 KOSOVA HISTORIKE - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: DEKLERATE - FBKSH, ZONA NR. 2 KOSOVA HISTORIKE   DEKLERATE - FBKSH, ZONA NR. 2 KOSOVA HISTORIKE - Faqe 9 EmptyThu Jun 10, 2010 4:17 am

Geni

Akush nuk mu pergjigj ne pyetjen time. Me shprese qe do marre pergjigje nga ju:

Cili eshte dallimi midis FBKSH-se dhe FDBK-se?

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Geni
Fillestar/e
Fillestar/e
Geni

Male
Numri i postimeve : 26
Age : 94
Vendi : Tirana
Registration date : 05/12/2008

DEKLERATE - FBKSH, ZONA NR. 2 KOSOVA HISTORIKE - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: DEKLERATE - FBKSH, ZONA NR. 2 KOSOVA HISTORIKE   DEKLERATE - FBKSH, ZONA NR. 2 KOSOVA HISTORIKE - Faqe 9 EmptyThu Jun 10, 2010 11:49 am

Agrono

Fillimisht do te te kerkoj ndjese sepse nuk jam personi i duhur qe mund te te kthej nje pergjigje me kompetenc te plote, gjithsesi do te jap mendimin tim.

Une jam bere anetar i F.B.K.SH. jo me shume se 6-7 muaj. Me drejtuesit e kesaj organizate kam rene ne kontakt diku ne fund te muajti dhjetor te 2008 kur protestonim kundra denimit te 2 djemeve te rinj qe kishin bllokuar rrugen Tepelen-Gjirokaster dhe gjate asaj proteste kishin kerkuar doreheqjen e Vasil Bollanos dhe te Spiro Kseres.

Kam hapur dhe nje teme ne kete forum per tu organizuar dhe te shkonim ne Gjirokaster ne sallen e gjyqit. Po vendos dhe linkun:


http://www.bashkimikombetar.com/shqiptaret-f20/te-mbeshtesim-vellezerit-tane-t2146.htm


Tr kthehemi ne teme. Duishin te ke qene se interesat e mia me F.B.K.SH. ishin te njejta, (çeshtjen kombetare ne pike te pare une, dhe ceshtjen kombetare at, u angazhova me teper bashke me 3-4 shoket e mi qe jetojme ne Tirane).

Ne 24 prill isha pjesemarres ne Kuvendin e III te F.B.K.SH. te realizuar ne Himare si delegat i Tiranes se bashku me 7-8 delegat te tjere.

Ne kuvendin e III u moren shume vendime te cilat i kam postuar ne 3 postimet qe kam bere me siper.

Njeri nga vendimet ishte dhe Perjashtimi i Gafurr Adilit. Lind pyetja perse u perjashtua Gafurr Adili? Gafurr Adili ka qene kryetari i F.B.K.SH i zgjedhur ne kuvendin e 2. Por ai gajte kohes qe ishte kryetar, anashkaloi Kryesine e F.B.K.SH., perjashtoj shume intelektuar dhe anetar nga kjo organizate, dhe ne momentin kur Kryesia e F.B.K.SH e shkarkoj ate si kryetar, ai nxorri vendimin e shkrirjes se F.B.K.SH dhe deklaroi:

"Duke qene se koha e zgjidhjes se çeshtjes Shqiptare me ndihmen e armeve ka mbaruar, atehere deklaroj shkrirjen e F.B.K.SH. dhe te organizatave ndihmese te tij AKSH dhe FSK dhe deklaroj krijimin e FDBK si nje force qe do ta zgjidhi ceshtjen Kombetare me ane te politikes"

Kryesia e F.B.K.SH. perjashtoj Gafurr Adilin dhe vendosi qe derisa te organizohesh Kuvendi i III, funksionet e kryetarit ti mbante Kryesia.

Vendimin e shkrirjes se FBKSH. e kam lexuar dhe ne faqen e partise se FDBK per te qene me i sakte ne mendimet e mia. Dhe une personalisht mendoj se Gafurr Adili ka vepruar dhe drejtuar gabim sepse nuk eshte e mundur qe te shkrij FBKSH. vetem me deshiren e tij pa pyetur kryesine dhe mbi te gjitha Kuvendin qe eshte organi me i larte apo jo?


Por nje pike tjeter perse mendoj se FBKSH eshte nje organizat serioze eshte sepse anetaret dhe pjestaret e kryesise jane njerez te nderuar, jane intelektuar dhe individ qe i kane dhene shume ceshtjes kombetare.

Keto i kam nxjerre nga vendimet qe u moren ne Himare dhe nga hulumtimet e mia gjate kohes qe s'kam qene anetar i F.B.K.SH.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Geni
Fillestar/e
Fillestar/e
Geni

Male
Numri i postimeve : 26
Age : 94
Vendi : Tirana
Registration date : 05/12/2008

DEKLERATE - FBKSH, ZONA NR. 2 KOSOVA HISTORIKE - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: DEKLERATE - FBKSH, ZONA NR. 2 KOSOVA HISTORIKE   DEKLERATE - FBKSH, ZONA NR. 2 KOSOVA HISTORIKE - Faqe 9 EmptyThu Jun 10, 2010 11:51 am

Se harrova ta shkruaj dhe dicka te rendesishme: Mendimi i F.B.K.SH. esthe qe : "Çeshtja Kombetare zgjidhet vetem me trekendeshin politik-lufte-politik" Dmth duhet te shfrytezohet si ndikimi politik por dhe forca e armeve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi

Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 39
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

DEKLERATE - FBKSH, ZONA NR. 2 KOSOVA HISTORIKE - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: DEKLERATE - FBKSH, ZONA NR. 2 KOSOVA HISTORIKE   DEKLERATE - FBKSH, ZONA NR. 2 KOSOVA HISTORIKE - Faqe 9 EmptyThu Jun 10, 2010 12:20 pm

Demantim i Ish-Kryesie dhe Kordinatorit te ,,FBKSH“ per Evrope dhe Vende tjera..!
E Marte, 18-05-2010, 07:50pm (GMT+1)

Me daten 18.05.2010 leshuar nga :- FBKSH QKI - nga Prishtina u leshua nje Reagim (Genjeshter) drejtuar Opinionit dhe gazetave te shkruara dhe Elektronike..!
KU Thuhet..!!!
Dorëheqja është akt moral dhe personal, por...!
Zotëri xhavit dalloshi, nuk e dimë(dhe do të ishte mirë t’ia sqaronte opinionit të gjerë) pse ofroni dorëheqje nga FBKSH-ja dhe strukturat e saj, kur ju nuk keni qenë pjesë e saj? Si afrohet dorëheqje për diçka që nuk ka të bëjë me juve e as me shokët Tuaj, ju nuk keni të bëni fare me FBKSH-në. Për hir të vërtetës ju e keni një vendim të SHAIBK-së të datës 17. VII: 2009,(ju e dini se çka shkruan në te në 7 pika) me të cilin ju jeni të ngarkuar të ushtroni veprimtarinë e koordinatorit për Evropë. Ju kaherë i keni ngatërruar kompetencat. Shpeshherë është dashur të ua tërheqim vërejtjen për paraqitjet e tua edhe në emër të një subjekti tjetër që fare nuk ka pasur të bëjë me autorizimet tua. Prandaj duke pasur parasysh veprimet e juaja, Këshilli i përgjithshëm i SHAIBK-së ju shkarkon menjëherë nga funksioni që keni pasur deri më sot.
Nëse keni harruar ne po ua përkujtojmë se ju jeni bashkuar vullnetarisht në aktivitetin e FBKSH-së, dhe në të njëjtën mënyrë mund edhe ta ndërpritni aktivitetin por nuk e kuptojmë përse tërë kjo ironi, dhe mllef ndaj shokëve që deri dje keni punuar bashkërisht!?
DEMANTIM I KETIJ REAGIMI ,TE LESHUAR NGA FBKSH-QKI – PRISHTINE
Une Kordinatori Kryesia ,anetaresia e jone e ,,FBKSH” per Evrope !
Te gjitha keto spekulime te pa baza,injoruese, shpifese i hedhim poshte si nje mashtrim qe mundohen ti bejne Opinionit te gjere , gazetave ,mediave te shkruara dhe Elektronike...nga njerez te pa pergjegjshem dhe pa kurrfare etike morale njerezore!
Ju thuani per hir te vertetes-kurse e verteta e juaj eshte rrena..!
Ju thuani nuk e kuptojme perse tere kjo ironi,dhe mllef ndaj shokeve qe deri dje keni punuar bashkarishte..!
A kendej thuani se nuk kam qene Kordinatoore i ketyre strukturave,qfare rrena..!
Une ne Njoftimin tim kam treguar arsyetimin tone se pse kemi dhene doreheqje.
Dhe ju pyes pse kjo ironi dhe mllef ,mashtrim, rrena vijne nga ju shoket qe deri dje kishi nevoje per ndihmen time dhe ndihmen e shokeve dhe antaresise sime...dhe punuam bashkarishte.
Pse ,zoterinje nuk dilni me nje deklarate falenderimi per punen tone qe kemi bere ,perkrahjen qe ja dham ne momentet me te veshtira.
Pse ?!...
Pse ne shqiptaret e kemi zakon qe kure te kemi nevoje per dikend e qojme ne qiell,po ne qoftese nuk pajtohet me mendimin e njerit apo dikushe largohet e shajme e qka si thojme.
A seshte kultura e jone e ulet..
Pse jetojme me shpifje rrena ,mashtrime ,nderskamsa kunder njeri tjetrit.
A thua valle se bashkimi Kombetare ka mbet ne 100 vete ..
A thua valle se Bashkimi Kombetare behet me genjeshtra mashtrime ,me hajna e rrugaq te ndryshem...qe zene prita anetareve te vete ..
Bashkimi behet duke i ofruar Kokat e shendosha ,Intelektual te mirfillte Atdhetare e patriot te vertet.
Jo zoterinje bashkimi nuk behet me Dezertore te luftes me ata qe vjedhen popullin dhe vjedhin e pasurohen per veti ne emer te ,,Patriotizmit”.
Me ata qe ishin kunder ishe ,,UCK” dhe bashkpunuan me Policine serbe.
Nuk behet bashkimi Kombetare me pacifiste ,me njerez mjeshter te rrenave e mashtrimeve.
Pse rreni ,mashtroni ,shpifni si femijet e djepit.
A mendoni se bashkimi Shqiptare keshtu behet duke genjyer e mashtrue qytetaret,a besoni se ju besone ndokushe fare ketyre rrenave mashtrimeve te juaja !
A mendoni se nuk na njofin populli se kushe qka jemi.! Kushe qka kontriboi per kete Popull..!
A nuk dine Populli se kushe punon e kushe e vjedhe Popullin.
Shume ,,patriote “ qe thirren tashe, gjate luftes u futshin ne dimija te grave e tashe na shiten ,,Atdhetare “ e ,,patriote”.
Te largohen nje Kryesi dege e nedege , e gjithe anetaresia don te thote diqka.
Siqe e dijne te gjithe se strukturat e ,,FBKSH” ne trojet Shqiptare kane qene edhe ne Evrope diaspore..!!
Keta njerez bijne ndeshe me deklaratat e tyre ,ku deklarojne se ne diaspore kan strukturat e tyre ! E ky eshe Prof.xhavit dalloshi.
,,SHAIBK” eshte nje Shoqate qe per qellim ka pase te regjistrohet ne Organet shteterore te Kosoves..!
Dhe eshte perdore si mbulese kinse Shoqat Humanitare..!
A ne fakte kane qene e njejta Strukture ,,,SHAIBK-FBKSH-AKSH ne te gjitha keto struktura kan qene te njetet anetare...! ,,
Pas shkaterrimit te ketyre strukturave dhe pas Pacifizimit te strukturave te ,,FBKSH”
U larguan shume anetare.
Ne moti ja kemi terhequr verejtjen se ne strukturat e ,,FBKSH” jane fute njerez me qellim qe te pacifizojne kete strukture dhe kjo ndodhi.
Keshtu qe te gjitha spekulimet nga Individe te pa pergjegjshem se nuk ka pas kryesi te -FBKSH –per Evrope dhe Kordinatoore jane te pa baza dhe mashtrim i qellimshem qe te mashtrojne Qytetaret dhe Opinionin e gjere.pas doreheqejes qe beme ne !
Sepse doreheqja e jone ishte nje shuplake e rende per strukturat e,FBKSH”sepse dihet se kushe jane ne radhet e tyre ,qfare njerez ka ne keto struktura.
Gjithmone duke mos perjashtuar edhe disa njerez qe nuk kane verejtje fare,po nuk kane guxim dhe fuqi qe ti largojne disa manipulues dhe rrugaq qe jane ne keto Struktura.
Kure dojne futen dhe kure te dojne dalin nga keto struktura njerezit.
Ju nuk keni fuqine qe ti largoni..
Keshtu disa njerez te pa pergjegjshem qe gjithmone thirren ne ,,Bashkimin Kombetare” a ne fakte jane vetem deklarata Politike asgje tjeter!
Mundohen qe me rrena e mashtrime te mshefin te verteten..! Per qka behet kjo marri dhe kjo genjeshter..!?..
Duhet cekur se ju shoket nga Kosova .lansoni edhe nje rrene tjeter ,se kinse ju na largoni edhe nga Strukturat e ,,SHAIBK”..!
Ku dihet se me pare Kryesia e ,,FBKSH” per Evrope dhe anetaresia e saje komplet kan leshue nje Njoftim si japin doreheqje nga te gjitha Strukturat e saja..!
Ju theksoni se menjehere ne shkarkomi nga Funksioni qe kemi pase..!
Absurde ..ska koment..ku dihet se ne qe moti jemi larguar vete nga keto struktura ,me njerez te pa pergjegjshem dhe pa moral njerezore dhe Politik..!
Tashe po e vertetoni se paskemi pase plote te drejte qe u larguam me kohe nga keto struktura..
Eshte bere zakon qe Reagimet e- FBKSH -Kosova nuk leshohen me emer e mbiemer te vertet ,po me pseudonime ,me emra te njerezve qe nuk Egzistojne..!
Ne kemi nje Kulture tjeter Demokratike dhe nuk jemi mesuar me nderskamsa ,mashtrime e shpifje te pa baza..!
Arsyetimet pse u larguam nga keto struktura ,te dashur Qytetare munde ti lexoni: ne Njoftimin leshuar me daten 9.05.2010.
Me duket se eshte Normale te largohemi nga nje Parti ,Shoqat apo Fronte.
Per Ish-Kryesine e pergjithshme te -FBKSH -per Evrope
Sekretari i pergjithshem i ,,FBKSH” per Gjermani
Kordinatoori ;
Prof.xhavit dalloshi
Gjermani;18.05.2010
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi

Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 39
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

DEKLERATE - FBKSH, ZONA NR. 2 KOSOVA HISTORIKE - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: DEKLERATE - FBKSH, ZONA NR. 2 KOSOVA HISTORIKE   DEKLERATE - FBKSH, ZONA NR. 2 KOSOVA HISTORIKE - Faqe 9 EmptyThu Jun 10, 2010 12:26 pm

kjo deshmone me se miri se te gjithe patriotet e vertet u larguan nga keto struktura boshe
patriotet u larguan dhe u rreshtuan ne uck -uksh
vete doreheqja e kordinatoorit ,qe kishte emer dhe rrespekte te shume atdhetare dhe patriote
dihet se qka ka mbet aty te ju
mos propagandoni se nuk keni asnje athdterae te mire ne fbksh.
jane ne gishta dy tre veta ..qe i njef populli
larguarja e Kordinatoorit eshte deshmija me emire
se qfare njerez keni aty.
leni keto propaganda rugoviqjane se ju ka dale boja.
Dallimi me fdbk .fbksh eshte se secili vjedhe me shume se tjetri
patriotet dhe atdhetaret kane vdek ja jane largue
si munde te quajshe nje organizate patriotike ku perkrahin kosoven multietnike planin e artisarit flamurin antishqiptare e shume gjera tjera.
Ne te gjithe ishe anetaret e fbksh shume ne kosove dhe diaspore jemi me kordinatoorin-ka te shkone ai edhe ne.
i njofim strukturat e fbksh sepse jemi anetare qe 7 vjet e ju zoteri jeni qe 6 muaj.
dhe i dijme marifetlleqet e disave dhe se sa patriota jane.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Geni
Fillestar/e
Fillestar/e
Geni

Male
Numri i postimeve : 26
Age : 94
Vendi : Tirana
Registration date : 05/12/2008

DEKLERATE - FBKSH, ZONA NR. 2 KOSOVA HISTORIKE - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: DEKLERATE - FBKSH, ZONA NR. 2 KOSOVA HISTORIKE   DEKLERATE - FBKSH, ZONA NR. 2 KOSOVA HISTORIKE - Faqe 9 EmptyThu Jun 10, 2010 1:11 pm

<<multietnike planin e artisarit flamurin antishqiptare e shume gjera
tjera>>>


Vellai per pikat e tjera qe keni prekur nuk mund tju kthej pergjigje, pasi nuk kam informacion (mund te keni te drejte), por tek kjo pike me vjen keq, t'ju informoj se jeni absolutisht i gabuar. Ne programin aktual te F.B.K.SH. dhe ne ceshtjet qe u diskutuan ne Kuvendin e III jo vetem qe nuk ka ndonje pike qe perkrahim Kosoven multi-etnike, flamurin me ato yjet.

Ne program flitet qarte dhe eshte e vendosur pika mbi "i". Bashkimi Kombetar i te gjithe trevave Etnike shqiptare. Nuk eshte mire qe te flasim kot dhe pa fakte.


Nese ne kete organizat ka individ qe duan te mbushin xhepin e tyre, eja dhe ti spastrojme nga radhet tona. Eshte e thjeshte qe te largohesh per te shpetuar nga tradhetaret, nga hajdutet, por nuk eshte kjo rruga qe duhet te ndjeke nje atdhetar. Atdhetari duhet ti dali perballe tradhetarit, hajdutit.


ps: Ky eshte mendimi im. Çdo gje qe kam shkruar e kam shkruar nen emrin tim personal.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi

Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 39
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

DEKLERATE - FBKSH, ZONA NR. 2 KOSOVA HISTORIKE - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: DEKLERATE - FBKSH, ZONA NR. 2 KOSOVA HISTORIKE   DEKLERATE - FBKSH, ZONA NR. 2 KOSOVA HISTORIKE - Faqe 9 EmptyThu Jun 10, 2010 1:44 pm

ahhaa qesharak qenke
ata qe luftuan keta njerez u larguan
te gjithe edhe ne qe ishim pjese e kesaj dhe perkrahes te kordinatoorit jemi largua
ishte kordinatoori qe me kembe ngulje kerkoi te largohen keta qe jane ceke ne doreheqjen komplet te strukturave tona ne evrope
po jo se lakmija interesi ishte te ato mafija qe jane fute pa ju pyetur juve dhe skeni kaqik mi largue
sepse ato kane ba strukturat qe ju nuk ju vetin fare
sa here kordinatoori ka ra ne konflikt me ju duke i perkrahe zallogat e politikes pacifiste farkiste ata qe ishin dhe jane kunder uck.
O i njofim o zoteri edhe pse per ty kordinatoori ka thene gjithnje fjale te mira edhe per ate fare Ibushi
ne ju njofim me emer ne baze te mbledhjeve qe kemi bere me kordinatorin
e ju asnje fjale miradie nuk thate per te
kure ishi mzore me adilin e lutshi tju perkrahe
dhe pas largimit vepruat si adili rrejtet e shjtet dhe e perbizet pa turp
jo ata qe ishin per sptastrim lejuat te largohen e keni ata qe mbushin gjepat e qe skane lidhje per bashkim keto jane fora si te juaj si te fdbk
se pari duhet me hiqe flamurin multietnik planin e artisarit me kthy kombin shqiptare tani me u bashku ka pune e pune
bashkimin e bejne ata te sakrifices e fbksh 10 vjet rrena mashtrime fjala interneti
leni keto fjala ma se ju ka dale boja
pa i kthye atdhetaret e largue servilet ata qe hala pallin rugova e njifen ne popull per servil te serbise
intelektual ke plote po bishte te serbise.
jo mire po shkruan ti bolle po po rreni shume.
ne jemi qe 7 .8 vjete anetare ne keto organizata dhe i njofim njerezit me mire se ti.
po mendum qe pas largimit te adilit te ju po paqtohen gjerat po adili paha pas te drejte se dulen qashtu qyshe ai ju tha edhe pse ky eshte kane kryetari i ketyre qe ky i shane.
ky po del baba i shpijunave.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Geni
Fillestar/e
Fillestar/e
Geni

Male
Numri i postimeve : 26
Age : 94
Vendi : Tirana
Registration date : 05/12/2008

DEKLERATE - FBKSH, ZONA NR. 2 KOSOVA HISTORIKE - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: DEKLERATE - FBKSH, ZONA NR. 2 KOSOVA HISTORIKE   DEKLERATE - FBKSH, ZONA NR. 2 KOSOVA HISTORIKE - Faqe 9 EmptyThu Jun 10, 2010 2:23 pm

Vellai e respektoj mendimin tend si me i vjeter qe jeni.

Por ju lutem mos tejkaloni gjuhen e te shkruarit. Adili nuk eshte perjashtuar si "spiun". Eshte fjale e rende kjo. Ai eshte perjashtuar per shkat te mos korrektesise se drejtimit, per shkak te tejkalimit te kompetencave, per shkak se i tejkalonte si me pijen si me etikitimet ndaj te tjereve etj... Eshte tjeter gje te thuash spiun, tradhetar dhe tjeter gje i pa-afte dhe pianec.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi

Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 39
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

DEKLERATE - FBKSH, ZONA NR. 2 KOSOVA HISTORIKE - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: DEKLERATE - FBKSH, ZONA NR. 2 KOSOVA HISTORIKE   DEKLERATE - FBKSH, ZONA NR. 2 KOSOVA HISTORIKE - Faqe 9 EmptyThu Jun 10, 2010 2:40 pm

nuk mundesh te dijshe se a jam me i vjeter a me i ri
po tradhtari dhe shpijuni nuk kane brina
deri vone i kemi thene tradhtare e qka mos tashe po doni mi zbute fjalet se ju lidhe interesi per bashkim
po ai qka mos mund te jete po kurre atdhetare as patriote
vetem psikopat
shiqoni historine autobiografine
jo jo bashkonu prap
njehere shpijun e tradhare qen e zagar tani jo keshtu jo ashtu
jo patriotet me bateri bejne keshtu ,se skeni betthe mu marre me te...se adili ju sjelle me nje gishte
asht msue ai me ju e me disa te tjere
Ai ska bere asgje per qeshtjen kombetare aq sa ju me te.
edhe pse e flliqi punen me gojen e vete sepse me shume na ka rrespektue ai neve anetareve se ju.
RRnofshin shoket atdhetare ne krye me kordinatoorin tone te dashur e trim
kure ky ka kontribue per kombin e uck ju keni qen duke thirre rugova rugova..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi

Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 39
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

DEKLERATE - FBKSH, ZONA NR. 2 KOSOVA HISTORIKE - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: DEKLERATE - FBKSH, ZONA NR. 2 KOSOVA HISTORIKE   DEKLERATE - FBKSH, ZONA NR. 2 KOSOVA HISTORIKE - Faqe 9 EmptyThu Jun 10, 2010 2:41 pm

ja se kushe jane keta njerez
here te shajne here te qafin
here te perbuzin
Kryesia Qendrore e SHAIBK-së, në mbledhjen e saj, më 22 gusht 2008, pasi shqyrtoi sjelljet e papërgjegjshme të zotit Genc Llakaj, vendosi:

a. Të shkarkojë nga detyra e Sekretarit të kooptuar zotin Genc Llakaj, me motivacionin :

1. për shkelje të rëndë të Statutit,
2. për tejkalim kompetencash,
3. për publikim të materialeve të Kryesisë pa vendim Kryesie dhe pa mbledhje Kryesie.

b. Kryesia Qendrore ia besoi detyrën e Sekretarit, zotit Femi Luca, deri në Kuvendin Kombëtar të SHAIBK.

c. Vula t’i jepet për administrim zotit Femi Luca brenda tre ditëve.

Në mbledhjen e Kryesisë Qendrore morën pjesë:

Pr. Dr. Hulusi Hako – Kryetar – votoi kundër shkarkimit të z. Genc Llakaj
Ibush Hetemi – N/Kryetar – votoi pro shkarkimit të z. Genc Llakaj
Femi Luca – N/Kryetar – votoi pro shkarkimit të z. Genc Llakaj
A.Boga – Anëtar – votoi pro shkarkimit të z. Genc Llakaj

Munguan:
N.Mustafa – N/Kryetar – konfirmoi votën pro shkarkimit të zotit Genc Llakaj
H.Elshani – anëtar – konfirmoi votën pro shkarkimit të zotit Genc Llakaj
Genc Llakaj rrefuzoi pjesëmarrjen në mbledhje.

SHAIBK

Për Kryesinë Qendrore,
FEMI LUCA

Tiranë,
1 shtator 2008
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




DEKLERATE - FBKSH, ZONA NR. 2 KOSOVA HISTORIKE - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: DEKLERATE - FBKSH, ZONA NR. 2 KOSOVA HISTORIKE   DEKLERATE - FBKSH, ZONA NR. 2 KOSOVA HISTORIKE - Faqe 9 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
DEKLERATE - FBKSH, ZONA NR. 2 KOSOVA HISTORIKE
Mbrapsht në krye 
Faqja 9 e 10Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: