Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 KRIJUESIT E ARTIT DHE LETËRSISË SHQIPTARE NË GJERMANI

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dardan01
Fillestar/e
Fillestar/e
dardan01


Male
Numri i postimeve : 42
Age : 65
Vendi : deutschland
Registration date : 11/04/2009

KRIJUESIT E ARTIT DHE LETËRSISË SHQIPTARE NË GJERMANI Empty
MesazhTitulli: KRIJUESIT E ARTIT DHE LETËRSISË SHQIPTARE NË GJERMANI   KRIJUESIT E ARTIT DHE LETËRSISË SHQIPTARE NË GJERMANI EmptyFri May 08, 2009 11:07 pm

KRIJUESIT E ARTIT DHE LETERSISE SHQIPTARE NE GJERMANI GJITHENJE MA AFER PUBLIKUT












Nga Asllan Dibrani





KRIJUESIT E ARTIT DHE LETËRSISË SHQIPTARE NË GJERMANI Krijuesit_se_bashku_small-300x169
Grupi i krijusve shqiptarë para perfundimit te takimit letrar

Krijuesit shqiptar në Gjermani po e ngisin gjithnjë imazhin
e vet drejt nje strategjie te mirëfillt ne fushën e kulturës dhe të
artit me një krijimtari tërheqëse për lexuesit shqiptar dhe të atij
gjermane!


Lidhja
e Shkimtarëve dhe Artistëve Shqiptar në Gjermani është vazhdimisht në
rrjedha te një ser aktivitetesh që nga krijimi i sajë para dy
vitesh.Lidhja e Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar në
Gjermani shpesh herë gjatë kësaje periudhe ka dalë para publikut me
promovime librash,takime letrare,manifestime kulturore ,perkujtime dëshmorësh manifestime të datave me karakter kombëtar e të tjera.Aktiviteti i tyre sikur ka marre një frymë tradicionale të
zhvillimit të kultivimit të krijimtarisë së tyre në mërgim.Një takim i
radhës u mbajt edhe me datën 2 Maj në qytetin Koblenz të Gjermanisë
,një orë letrare në kuadrin e se cilës u bë edhe promovimi i librit ma
te ri”Prekja e endrrës” e poetit Hasan Qyqalla.Vëllezërit Gjoni
themelues te shoqatës “Stublla” të emerrtuar me toponomin e fshatit te
tyre nga Stublla e Kosovës ishin edhe vitin e kaluar nikoqirët e orës
letrare po me të njëjten datë ,në bashkeorganizim me Lidhjen e
Shkrimtarëve dhe Artistëve shqiptar në Gjermani dhanë kontribute edhe
kësaj here për ta bërë realitet moton, takime letrare tradicionale në
Koblenz të Gjermanisë. Ishte ora 18 e ditës së shtunde ku qindra
artdashës kishin udhëtuar me qindra kilometra por pati pjesmarrës edhe
nga Kosova dhe nga shtetet tjera të Europës, ku shqiptarët janë të
përqendruar si emigrant. Fillimisht programi filloj me intonimin e
himnit kombëtar te të dy shteteve , atij te Kosovës dhe te Shqipërisë
rrespektivisht himnin kombëtar. Programin
e hapi zonja Alma Papamihali antare e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe
Artistëve Shqiptar në Gjermani me ç`rast shpalosi dhe prezentoj
renditjen e programit,ku ndër te tjera përshendeti pavaresinë e Kosoves
,pranimin e Shqiperisë në Nato dhe dorzimin e aplikimit te hyrjes së
Shqiperisë në Bashkesinë Europiane. Nga
zonja Papamihali u propozua të mbahet një minutë heshtje për ti nderuar
të gjithë dëshmorët e kombit dhe pastaj skenen i la arsimtarit dhe nje
aktivisti të dalluar, zotit Sejdi Gashit i cili u prezentua me një
skenar filmik të ngjarjeve kombëtare që nga shpallja e pavarësisë së
Shqiperisë dhe ndarja e sajë nga sundimi turk,ishte e prezentuar edhe
lufta e dytë botërore dhe sakrificat shqiptare të asajë periudhe,me pas
nga fotografi dhe mbishkrime të këtyre periudhave, ishin edhe nghjarjet
e vitit 1981 që ishin ngjarëjet ma te organizuara kombetare për ti fut
shqiptarët e Kosovës drejt aspiratave përfundimtare për t`u çliruar nga
okupatori serbo-sllav.Ato ngjarëje janë dhe do te mbesin tek populli
shqiptare ndër ma te lavdishmet sepse u bënë zëdhënëse dhe flamurtare
për ti përmiresuar gabimet e historisë së luftës së dytë botrore, qe
padretësishe Kosova mbeti nën sundimin e Jugosllavise artificiale me
ç`rast themelet e ish Jugosllavise u rrënuan po nga këto ngjarëje.
Skenari i filmit la mbresa perkujtuese me dëshmi të theksuara deri të
ngjarëjet e fundit të shpalljen e pavaresise së Kosovës . Pastaj
fjalën e mori z. Naser Halili i cili i përshëndeti të pranishmit në
emër të Lidhjes se Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptar në Gjermani si
sekretar i kësaj shoqate dhe përgezoj promovimin e librit të ri nga
poeti Hasan Qyqalla.Ma vone fjalën përshendetëse e morën edhe
përfaqesuesit e partisë demokratike z.Sadri Lata dhe antari i lidhjes
demokratike z.Ejup Shala. Zoti Nikolle Gjoni kryetar i shoqatës
“Stublla “ i përgëzoj të pranishmit e orës letrare dhe mysafiërt duke i
ftuar dhe për takime të tjera me karakter kulturor. Pas fjaës
përshëndetëse të lartpermendurve , tubimi kaloj në fazën e promovimit
te librit. Mbi vlerat e këtij libri foli poeti Dibran Demaku ku theksoj
se është një libër i vlerave të larta te të shprehurit e vargjeve me
tematike dhe figuracione me njjë koloritet të gjithëmbarëshem, duke u
prekur ndjenjat e autorit ndaj atëdheut dhe nda aspiratave tona
kombetare .Edhe vet autori bëri recitimin e dy poezive të shkëputura
nga libri “Prekja e ëndrës” poezinë e parë me titull njohja me “Elin
nga Çamëria” dhe poezinë e fundit të librit me titull” Prekja e
ëndrrës”ku u emëtua edhe titulli i librit ma të ri i poetit Hasan
Qyqallës,pas botimit të dy librave të ma herëshme me poezi,me titull
“Dua të vdes shqip”botuar ne 2004 dhe “Robi i lirisë” botuar në vitiv
2007. Në
vazhdim të programit u shpall edhe konkursi letrar që do të prezetohen
para publikut me vargjet e veta poetët pjesëmarrës në sallë. Para se te
fillonte prezentimi i poetëve z.Papamihali ftoj ne skenë antarët e
jurisë për vlerësimin dhe ndarjen e çmimeve ,poetin Sarë Gjergji antar
i Lidhjes së Shkrimtarë të Kosovës dhe mysafir nga Kosova i ardhur
enkas për këtë takim ,Asllan Dibranin anëtar i kryesisë së Lidhjes së
Shkrimtarëve dhe Artistëve shqiptar në Gjermani dhe piktor nga
Shtutgardi ,si dhe Sadri Lata përfaqesues i PDK ne Gjermani. Konkurimi i i pjesmarrësve ishte me sa vijon:Kastriot Ferizi u prezentua me poezitë Lulja e bozhurit”dhe e “E ndaluara”,Dibran Demaku me poezitë “Kosova po del ne vete” dhe
poezinë kushtuar” Jasharëve për rezistencën heroike ndaj atëdheut”
.Sadik Krasniqi me poezinë “Unazë dheu”Alma Papamihali u prezentua me
poezitë “Kur martohesh me poet”dhe “Gjuhë shqipe kamë në vete”,Pal
sokoli “Amanet Drinit” u prezentua edhe Sevëme Preteni e cila
interpretoj dy poezi të veta për pavaresinë e Kosovës etj.Mbresa të
veçanta la të publiku edhe prezenca e një poetje gjermane Heike
Schölman që jetonte në rrethin e Hanoverit dhe kishte udhëtuar mbi 300
kilometra për t`ju bashkuar këtij takimi letrar e cila interpretoj
poezitë e saja ne gjuhën gjermane. Pasi
përfundoj konkurimi i pjesmarrësve për poezitë ma të mira, jurisë i
mbeti që ti ndajë çmimet e ma të mirëve dhe sipas vleresimit te jurisë
çmimi i pare i takoj poetes Alma Papamihalit, çmimi i dytë ju nda
Sevëme Pretenit dhe çmimi i tret poetit Pal Sokolit.Ndërsa me çmimin e
publikut u shpërblyen, poetja gjermane Heike Schölman dhe Kastriot
Ferizi.Në fund anëtari i jurisë Asllan Dibrani i përshendeti të
pranishmit dhe bërë një analizë letrare të këtyre poezive të
pjesmarrësve të interpretuara para publikut,duke theksuar se vërtet e
kishim vështire ti ndajmë shpërblimet por i ndamë ashtu sipas vlersimit
tonë dhe iu uroj suksese në të ardhëmen, sepse vargjët dhe krijimtaria
e mergimtarëve tanë do të jetë një pjesë ekulturës artit dhe historisë
që po e lëmë pas vetes për brezat e ma vonshëm.



Reportazh i shkruar me daten 07.05,2009
në Shtutgard nga Asllan Dibrani

KRIJUESIT E ARTIT DHE LETËRSISË SHQIPTARE NË GJERMANI Krijuesit_se_bashku_small
Grupi i krijusve shqiptarpo perfundimit te takimit letrar
KRIJUESIT E ARTIT DHE LETËRSISË SHQIPTARE NË GJERMANI Pamje_salla
Pamje nga publiku ne këtë takim
KRIJUESIT E ARTIT DHE LETËRSISË SHQIPTARE NË GJERMANI Hasan_qyqalla_small
Hasan Qyqalla autori i librit
KRIJUESIT E ARTIT DHE LETËRSISË SHQIPTARE NË GJERMANI Alma_Papamihali_small
Alma Papamihali fituese e çmimit te parë
KRIJUESIT E ARTIT DHE LETËRSISË SHQIPTARE NË GJERMANI Seveme_Preteni_majtas_small
Sevëme Preteni majtas me grupin e poeteve fituese e çmimit te dytë
KRIJUESIT E ARTIT DHE LETËRSISË SHQIPTARE NË GJERMANI Pal_Sokoli
Pal Sokoli fitues i çmimit të tretë
KRIJUESIT E ARTIT DHE LETËRSISË SHQIPTARE NË GJERMANI Poetja_gjermane__Heike_Scholman
Poetja gjermane Heike Schölman që fitoj çmimin nga publiku
KRIJUESIT E ARTIT DHE LETËRSISË SHQIPTARE NË GJERMANI Kastriot_Ferizi
Kastriot Ferizi poet fitues i çmimit nga publiku
KRIJUESIT E ARTIT DHE LETËRSISË SHQIPTARE NË GJERMANI Juria_small
Anëtarë e jurisë Sarë Gjergji Asllan Dibrani dhe Sadri Lata
KRIJUESIT E ARTIT DHE LETËRSISË SHQIPTARE NË GJERMANI Dibran_demaku_small
Dibran Demaku, poet



Share/Save
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
KRIJUESIT E ARTIT DHE LETËRSISË SHQIPTARE NË GJERMANI
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» NGA KRIJUESIT E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE NË GJERMANI
» 50 mrekullitë e artit më të mëdha në botë
» ARTI DHE KULTURA SHQIPTARE
» Teoria e Letërsisë
» Humor

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Emigracioni-
Kërce tek: