Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 te mesojmi historin e malsise

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja

Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 56
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

te mesojmi historin e malsise - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: te mesojmi historin e malsise   te mesojmi historin e malsise - Faqe 2 EmptyWed May 06, 2009 3:37 am

te mesojmi historin e malsise - Faqe 2 Edsh3
Të ramë në fushën e nderit të
Kryengritjes Malsise Madhe



Kelmendas

Prek Cali Nik Gjon Gjelaj, Ded Gjon Gjelaj,
Fran Zef Pëllumbi, Pashku Mirashi, Luc Gjon Nilaj
Prek Zef Nilaj, Luc Gjerapukaj Nilaj, Rrok Pretashi Perpushaj,
Ndue Zef Nikolla, Ded Gjon Bajraktari, Ded Frani Bracaj
Zef Luli Gjelaj, Kol Marku Aliaj, Fran Gjoni Gjelaj,
Tom Doshi, Fran Doshi Ded Nikolla Grishaj
Ujk Nika Gjelaj, Mrí Dedja Smajlaj, Nikoll Zefi
Ded Gjeloshi Gjelaj, Gjon Vata Gjelaj, Fran Mali Lekutaj,
Gjon Preçi Rexhaj, Ded Prek Bujaj, Ded Shabani,
Sul Shabani, Maliq Bajrami, Kir Duli,
NIk Marku Rexhaj, Pjetër Gjeka Hysaj, Idriz Kadrija,
Mark Miri, Zef Miri, Gjek Miri,
Fran Miri, Ndue Miri, Marash Miri,
Ndue Frani, Ded Gjoni, Fran Zefi,
Llesh Miri, Ndue Gjoni, Pjetër Zefi,
Kol Mark Biku, Martin Tata, Gjon Sokoli,
Pjetër Miri, Luc Gjon Uci, Vat Marash Beqi,
Gjeto Gjek Vushaj, Pëllumb Nikoll Pëllumbi, Luc Pashku Vukaj,
Gjeto Ujk Nikçi, Nik Zef Beqi, Gjeto Mark Beqi,
Nik Luca Nilaj

Kastratas


Shtjefën Gjekë Lulati, Nosh Llesh Malaj, Mark Lucë Gjoni,
Gjokë Nikoll Voci, Gjokë Dodë Broçaj, Ndokë Nikë Berdhashi,
Riza Brahimi, Shaban Brahimi, Lan Rrukaj,
Luigj Kolë Mikelaj, Gjon Lukë Kaçaj, Gjeto Kastrati,
Lucë Prekushi, Gjon Dedë Bajraktari, Pashko Deda Petroviq,
Bisho Bani, Beqir Duli, Dodë Zefi,
Gjon Nika, Mark Leka, Lekë Shtjefni,
Lucë Kola, Elez Tal Muslia, Prelë Tomë Kekaj,
Gjon Martini Lucë Gjeto Lakaj Mirot Paloka

Shkrelas


Llesh Marashi, Luket Marash Grishaj, Dom Nikoll Gazulli,
Pashko Leka, Fran Pjetër Marashi, Ndue Dedë Gjodashi,
Nikoll Prek Deda Pjetër Gjoka Prek Leka,
Lekë Gjon Nika, Kol Nika Bzhetë, Martin Frano Papaj, Marash Gjek Shkreli, Kol Toma, Nikoll Zefi


Hotjanë


Gjelosh Luli Dedvukaj, Padër Zefi Pjetër Zeku Camaj,
Prek Smajli Junçaj, Vasel Mirashi Camaj, Nosh Gjoka Lajcaj,
Palok Uci Nikaj, Lul Gjeloshi Goiçaj


Grudas


Lucë Preka Lulgjuraj, Gjek Çuni Vulaj Gjergj Preka Lulgjuraj,
Dod Preka Lulgjuraj, Zef Milici Lulgjuraj, Fran Marku Lulgjuraj


Lohas


Tom Dedë Cina, Dedë Gjek Vukçaj, Halil Gjetja Ivanaj,
Kol Gjergji Kocaj, Lekë Smajli Kocaj, Met Brahimi Kocaj


Trieshas


Kol Gjel Çaku, Kolec Uci Curanaj, Gjon Nik Luli Dukaj,
Nik Marashi Micakajqi

Kojas


Gjek Preçi Marashaj


Lavdi paçin edhe ato qinda familje malsore qi mbajtne me buk edhe strehuene luftarët e Kryengritjes Malsisë Madhe, të cillat u torturuene e vuejtne gjithë jetën nëpër kampet e mallkueme të internimeve komuniste.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja

Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 56
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

te mesojmi historin e malsise - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: te mesojmi historin e malsise   te mesojmi historin e malsise - Faqe 2 EmptyWed May 06, 2009 3:39 am

T lumshin duart e goja! Nipi e mesa marrshin uraten tane e kurr mos i harroshin kto,e jo vec kaq por edhe brezave te ardhshem te jau percjellin kete tregim. Kaher nuk kam lexua noj tregim kaq interesant.


You Tube
Ja edhe dy kange per Noren


You Tube
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja

Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 56
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

te mesojmi historin e malsise - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: te mesojmi historin e malsise   te mesojmi historin e malsise - Faqe 2 EmptyWed May 06, 2009 3:39 am

Dy Fjal Kelmendas
Nje dite shtune tu nej me nipin dhe mbesen time u ba kjo bisede.
Babagjysh ne jemi nga Shqiperia a munde t'na flolesh pak per fisin tone?
Po baba gjysh ne jemi prej Kelmendit. Nga fisi yn ka njerz qe kan vdek por kan
ba histori dhe kan mbete pavdekshem.
Babagjysh kush jan keta njerz, a mund t'na tregosh?
Po bir, esht bajraktari Selces Ujk Gilaj, i cili ka kene ne lidhjen e Prizerenit qe asht ba ne vitin
1878. Ne te cilin ka kene dhe Nik Lek Pepaj. Ky ka qene ish-komandant i vullnetarve Kelmendas
pjesemarres ne luften e Plau Gocis, me Mark Milanin.
Ne kete luft kan marr pjese disa Kelmendas, por ne po permendim disa prej tyne.
I pari Pater Gjonin, Prifti Kelmendit. I cili ariti te bajn edhe paqe me Mark Milanin per 24 ore
per mbledhjen e kufonave dhe te plagosurve ne frontin e luftes. Jan per tu permend dhe Luc Mark
Gjeloshin prej Vermoshi, Mashi Cokut, Tur Shabi, Dosh Mojeci, Memi Smailjit. Ky i fundit e ka vorrin ne Perenice ndersa Prel Memi qe ka pre Shkjan ne mejdan e ka vorrin ne Guci. Kelmendi ka pas disa beteja te lavditshme me Turkun si per shembul te Zalli i Mbruzit ku Vuco Pasha ka pas greh qadrat me 15 mije nizam per pushtuar Kelmendin. Kure e pa se nuk ja doli me n'an shtrua Kelmendin Vuco Pasha kerkoj paqe dhe miqesi me kusht qe atyre tu jepte vajzen me te bukur e trye ne ate kohe qe ishte e bija e Vuk Mirashit dhe qe sot nihet Nora e Kelmendit. Vete Nora nje vajze jo vetem shume e pafshme por dhe trime dhe e sjyet mor per siper qe t'arije paqen me Vuco Pashen dhe shkoj vete ne qadren e Vuco Pashes ku rojet ja hapen rrugen asaj me njehere.
Kur hini ne qader te Vuco Pashes ky u mahenti per bukurin e saj, doli ne dere dhe ne permjete t'rojeve te tij njoftoj ushtrin se paqa me Kelmendin u ba. Vuco Pasha i ullun ne krevat i thot Nores se bukur se paqja u ba. Por Nora i kthen shpinen dhe i pergjigjet se kjo pune ala ska perfunduar. Shperthen postaven nxere thiken dhe ja ngul Vucos ne zemer. Pasi e vrrau Vuco Pashen, Nora per mos tu diktua rojet e tije, merre gjygymin del jasht dhe kur largohet pak qete faculeten e bardh siq ishte marr vesh ma pare duke lajmrua Kelmendasit me kete sinjal se Pashen e kishte vrra. Dhe ata mund te bishin ushtrin se tij. Ne kete kohe Kelmendasit e sulmojn ushtrin prej 15 mije nizampsh dhe e shkaterrojn pllotesisht.
Beteja e dyt me Kelmendasve me Turqit ka qene ne Suke te M'Kushit ku aty u vrran 150 nizame dhe 8 Kelmendes nder ta dy vllezerit Gjeka dhe Zefi i Prek Markut per Selces. Nana e tyne asht shpreh se jam krenare qe djemte te mij lufton per trojet tona dhe dhan jeten.
Vajze tjeter trimenesh asht edhe Tringe e Cull Ules nga Nok Shiqi e cila kishte vllaun e vete plagosur ne shpij ne kohen qe ushtrije e Mark Milanit ishte tu djeg dhe tu plakshtit. Kur erdhi rradha e shpijes saj, Tringa hijn ne shpij dhe i kallxon vllaut te plagosur se po vijn me plakshtit. Dhe vllau i saj qe nuk mujnte meu qua dhe me luftua vdes prej marazit. Tringa tu e pa vllaun e vete vdekun dhe merr huten dhe del ne dere. Kur e pa Gjyroja e Vaso Vicit u mahnit per bukurin e saj dhe tentoj me marr Tringen e Bukur. Tringa e vret me hute Gjyron vdekun ne toke dhe ma von ajo mbete e vrame prej shkoet e Gjyros. Sot vorri i Tringes asht te Mrizat e Muce Hasit ne Zeletine. Vajza e trete trimnesh Kelmendase ka kene Roze Markja e cila tu kene livat te Harushes me vllan e vete tu kollot berrete Shkijet ja vrrasin vllan. Por Roze Markja e merr gjakun aty vrret Hile Bojin.
Kelmendi ka dhe burra tjer si pershembul ne Kuvendin e Greces ku kan marr pjese prej tan Shqipnis kan kene edhe kta Kelmendas. Cac Dedi i Selces, Lul Paruka bajraktari i Nikcit dhe Llesh Gjergji bajraktri Vuklit. Ka dhe tjer Kelmendas te permendon si Uc Turku qe ka luftua ne Dobri me ushtrin Maleze ku edhe asht varrua. E gjith Selca asht djeg pjek dhe plaqkit. Nje beteje tjeter asht ba edhe ne qafe te Kapurranit ku aty ushtrija Malezeze done me hij ne bjeshk te kuqe. Aty hasin ne rrezistenc bahet luftim i ashper ku ndollet Gjeto Gjeko, Gjek Vata, dhe Gjek Ujka. Ku ata dy paret vrriten vdekun Gjeto Gjeku pllagoset, bile ka dhe kangen por une nuk ja di. Edhe ushtrija e kthye mbrapa. Ne kete rrast u qit kushtrimi se u zu shkalla mujanit. Ku Metohij ishin djemnija tu kercye dhe asht Guri Hotit. Rrok Beqi, Por si era bjen ne Vermosh e Pojanic e Cernagor e Perbic ne shkall t'Mujanit zene prite per ma pak se nje ore. Tash po permesim Kreshnikun e maleve Prek Calin.
Qe ky i vuni pushken edhe monizmit. Ktu jan shume njerze per tu permend por Prek Cali u dorezua ne bese te Zotit. Edhe u pushkatua vete i 14-ti. Te djellen e Larit te 45-es. U pushkatuan edhe kta dy sokola ne Koplik qe u pushkatuan keta dy dorra dorra ky Gjek Selca e Gjergj Lul Toma. U dogj gjall ne shpij bajraktari Vuklit edhe shume Kelmendas te tjere. Prek Cali ka kene anetari i komisionit per zonen e Veriut qe jan vu kufijnt 1913. Komisioni kur ka dal ne Vermosh ka ngull qadrat te Frishnit e Bogdanit. Ka ardh komisioni i Malit Zi bashk me Popin edhe Popi tha kta jan Frishnit edhe toka jone. Prek Cali i tha Jo, Kta jan Frishnit e Logot e Bogdanit. Popi prap e perseriti qe jan toka jone ater Prek Cali u qua ne kambe mori armet me Kelmendas. Antarja e komisionit te Anglise i tha dale Prek, se kufijt do ti vejm pa arme. Ater komisioni Malezeze i tha komisionit Evropes, Le ta marr Preka me be ku ja bjeshket. Komisioni i tha ban be Prek ku i ke kufinin me emra. Ater Preka mori nje gur dhe vuni ne sup dhe u drejtua me sy nga qielli edhe bani be dhe kapucin e bardh e tha "E more Zot pe baj kete be qe te nigjosh ti dhe kjo komision qe asht ketu, kufijt e ktij vendit jan me kto emra, Ne maje te Villes e Mbrijat te Ashtit per te Kulles njaj gjys sahatit e n' Rudinat te Shirokarit e ne Las te Bices e n' Kuj T' Mojanit e n'cjaf Gjilos e n'Kapurra e n'cjaf Dom Gjeke e ne Ujte te Gercarit, ne majet te Bojes e ne Brijat Zharit." Kur Preka e bani bene komisioni i tha e gezosh kufinin e vjeter me Mal te Zi, Prek Cali. Se te gjith kufini i Shqiperis mbeti vlla me vlla. Kufini yt mbeti Kelmend me Shkja.


Po shkruj edhe do fjal per ngjarjen e djellt e Vermoshit kur asht varrua Kol Nue Luca.


Tre djem Kucit tre djem t'ri
N'Vermosh Selces paskan hij
Ne ate sllat na dalin n'prit
Tre kostarve tuj kostit
Tre kostarte naj kishin gjua
Tan Vermoshi u kershtrimua
Cjaj Kole Nonin naj vorrua
Edhe Ndue Luca ne lame u cue
Dhjete here fille ne altij po gjue
Njater foli Ndoi ingrat
Sot te ndolke nje pushk e gjat
Krejt te shkuashin per hava
Pa gjak Shkijet skan meu nda
Nan toger qaj Sali Vata
ish kene djem ma trim se shpata
Sali Vata nan toger
Nja gjasht djem ne Selc i zgjell
Edhe i shtjen ne djepa edhe ne fishek
Merrni djem sa dojni vete
Hajt ti Selc te kjoft udha e mbar
Ku te keshe gjakun per me marr
Ku te kesh gjakun tash dhjete vjet
Mos ki ndert per hyqimet
Se zyrtar qe po jam vete
Po rri ne zyre tuj punua
Punet tua tuj ligjerua
Kur kan hij ne ate Serbi
Kjen lyp token e Malit Zi
Kijn gjet uje e kjin pij
Kijn pi uje e kjin pushua
Qaj Nik Turku i ki urdherua
Njater foli Zef Binaku
Foli Nika si kje haku
Nja dy prita mej shtrengua
Po vijn Shkijet e Malit Zi
Vijn me arme me kalori
Qysh vikati Dode Prenk Nika
Ish kene djal ma trim se pika
Bjini djem se sot asht dita
Njaj Fran Gjetja djali ri
Ma gjuen Shkjan e Malit Zi
Pese here fill ja njeh ne alti
Ceta tjeter ban kerdi
Palok Luca mej parti
C'po gjimonte Skrapotusha
Nam po bante Palok Luca
Fort i pafshem jo ka duka
Por sa trim ite ka pushka
Fol Nik Turku cka po thua
Shkijet e Shkines i kem randua
Kater vra e nji varrua
Cka poj thot Oh Nika Franit
Merr njat ciftes njat zog zagarit
E tij cojm n'Vermosh Prek Calit
Kjeme njesh me zant e Malit
Qysh vikat del Shabani
Po ku'mje Mirash Milani
Pa ku'mje bre zogu i shkines
Mbidis Logu e t' Rendines
Djelt e Selces nuk t'han tines
Kutrull postes Gjeder Maries
Kercet pushka ne ate kufij
Marrin gjakun si duhi
Kercet pushka tek e tek
Djelt e Selces bajn shellek.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




te mesojmi historin e malsise - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: te mesojmi historin e malsise   te mesojmi historin e malsise - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
te mesojmi historin e malsise
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: