Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 te mesojmi historin e malsise

Shko poshtë 
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja

Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 56
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

te mesojmi historin e malsise Empty
MesazhTitulli: te mesojmi historin e malsise   te mesojmi historin e malsise EmptyWed May 06, 2009 2:52 am

Historia e Malesisë


te mesojmi historin e malsise Tuzi_hartaMalesorët në Mal të Zi kanë një të kaluar të ndritur.
Malësia kreshnike edhe sot flet me shie të madhe për trojet e saj, të lara me gjakun e bijve më të mirë saj gjat luftrave shekullore kundra armiqve të shumt të popujve të Ballkanit.
Këta kreshnik e quajën vehtën malësorë, sepse jetojnë nëper male të thepisura, plot shkëmbej, suka, kodra, gerxhe… Besa, mikëpritja e trimëria janë cilësit më të bukura që trashigoi malesori nga baballarët, gjyshërit dhe stërgjyshërit e tij. Ca malësorë edhe sot me andje i bajën çakshirët prej tirkut, çarapat e stolisura, brëzin, xhamadanin me sherita, jelek e qostek, kurse fëmrat xhubleta të stolisura me tertil të punuara me kujdes më të lart prej spikut e tirkut.
Malësorët jetuan aty ku s’mujtën të jetonin dikur njerzit e qytëtruar.
Me njerëz luftarak si këta malësorë, të cilet u rriten me pushkë në dorë, armiku edhe pse ca herë më i fortë se ata nga fuqia, e kishte veshtirë të realizonte qellimet e tija grabitqare.
Keto janë vetëm cilësi të karakterit të malësorit.
Tani disa cilësi kanë filluar të zbehën.
Për cilësit e traditat e malësorit kanë shkruar shum njerëz të pendes si të kombësisë shqiptare, ashtu edhe të huaj, por të pakët janë ata që gjër më sot kanë bërë përpjekje serioze në mbledhjen e pasurisë pa çmuar folklorike në të cilën pasqyrohet jo vetëm e kaluara e ndritur e malësorit, por edhe cilësitë e traditat e tija.

Malesia

Në të kaluaren përfshinte pjesën veri-përëndimore të Shqipërisë veriore që nga Shala deri te Shpella e Berishes në brigjet e lumit Moraça.
Përbëhej nga zona të vogla teritoriale të njohura me emrin male, në të cilat zhvillohej jeta fisnore.
Ato ishin: Hoti, Sumasit (me vonë Grudë), Këlmëndi, Kuçi, Kastrati, Shkreli, Triepshi, Koja, Kopliku, Tuzi (si pjesë e Grudës).
Në krye të çdo mali ishte kryekreu, kurse çdo vellazëri kishte kreun (të parin) e vetë. Vepronin edhe pleqët e maleve.

Toponimi (emrimi) Malësi del nga fjala shqipe MAL-i me kuptim gjeografik dhe teritorial.
Malësia e Madhe ndahet në zonat bjeshkore: Triepshi, Korita e Hotit, Këlmëndi, dhe disa zona te Shkrelit)
Zonat malore: Koja, Fudnat, një pjesë e Grudës, pjesa e madhe e Hotit, një pjesë e Kastratit dhe Shkrelit
Zona fushore: Kopliku, Gruemirë, Buz-Uji, një pjesë e Kastratit dhe Hotit, kurse më së shumti fushë ka Gruda - Fusha e Cemit, Dheu i Zi, Vllanë, Vrane, Fusha e Tuzit, Mileshë dhe Dinoshë.

te mesojmi historin e malsise CemiCemi (lumi i vetëm në Malesi) e ndanë Malësinë fizikisht në dy pjesë.Malet kryesore janë Deçiqi dhe Suka (në Grudë), Bukoviqi dhe Cemeri
(në Hot), Kazhaniku (në Triepsh), Kapa e Brojës (Këlmënd), Mokseti (Kastrat) e tjerë.
Qëndrat dhe katundet (fshatrat) me të mëdha ishin Tuzi, Vranja, Vllana, Dinosha, Kësheva, Prifti, Pikala, Selishti, Skoraqi, Arza, Drumja, Spija, Vuksalekajt, Kushet e Hotit, Bajza, Kopliku, Gruemirë, Vërmosha, Stjepofi, Nikmarashi e tjerë.
Në Malësi ka tri klima: e butë-mediterane, malore dhe kontinentale.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja

Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 56
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

te mesojmi historin e malsise Empty
MesazhTitulli: Re: te mesojmi historin e malsise   te mesojmi historin e malsise EmptyWed May 06, 2009 2:53 am

Në të kaluerën e lashtë ilire në Malesi jetonte fisi i madh Ilir-Labeatet.
Tokrat malore të Malesisë së sotme quhënin "Malet e Labeateve" (mons labeatis), fusha afër te mesojmi historin e malsise LiqeniLiqenit të Shkodres është quajtur liqeni i Labeateve (lacus labeatus).Vëndbanimet Ilire më të njohura në Malesi janë Meduni, Qytezat (e Dinoshes, Buxes se Triepshit, Sukës së Grudës, Këshevës, Qafës së Kishës, Arzës) pastaj Vuksalekajt, Burgu i Grudës (Dushiq), Samoborri, Cinna te Kopliku etj.
Në kohët e lashta nëpër Malësi kalonin rrugët shumë të rëndësishme edhe për Europe, siç ishte ajo nga Norona nëpër Dinoshë-Tërgajë-Vërmoshë-Guci dhe tjetra Noronë-Dinoshë-Tuz-Koplik-Shkodër.
Mendimtarët botërorë (shumë nga ata) do të cekin se deri me ardhjen e Turqëve, Shqipria veriore, pra edhe Malesia, me kurrgjë nuk do të jetë mbrapa Europes.
Malësia e Madhe deri me 1476 mbante lidhje të mira dhe të ngushta me Venedikun. Janë të njohura përsonat historik që mbanin qëndrime të tilla dhe mbeshtetëshin në Venedik (Itali) si Anaro Hoti (Hot), Vuksa Gela (Grudë), Vuksa Gjeca (Këlmënd). Poashtu, deri me atëherë Malësia mbante lidhje edhe me Dinastitë e Ballshideve dhe Cernovekaseve (Ballshet dhe Cernojeviqet) të etnosit shqiptarë.
Me 1479 kur sulltan ishte Muhamedi i dyte (1451-1481) Turqia do të okupojë Malësinë dhe do të formoj nahitë (krahinat): Kuç (me të do të hyjnë edhe Triepshi e Koja), Këlmëndi, Hot dhe Zhabjaku.
Gruda (tokrat e Mark dhe Gjon Sumës) do të hyjnë në kuadër të nahisë së Zhabjakut.
Vuksa Gela si kryekreu i Grudës do të luftoj kundër turqëve dhe sllavevë.
Gruda do të fitojë dhe do të mbetet mal në vehte. E tërë Malësia do te zhvillojë luftë kundër otomaneve pandërprerje që deri me 1912.
Janë të njohura luftat dhe kryengritjet e viteve: 1565-1575, 1596, 1601, 1609, 1610-12, 1624, 1638, 1652-53, 1668-69 ,1698-99 ,1712, 1732, 1808, 1822, 1832-34, 1838, 1844, 1856, 1862, 1871-72, 1879, 1883, 1869, 1910-1912.
Më të njohurit janë 1565-1575 (në Hot e Grudë), 1610-11 (në tërë Malesi), 1638(në Këlmënd), 1832-34(Hot-Kastrat), 1883 (në Hot e Grudë), 1869 (Grudë) dhe kryengritja prej 24 mars - 2 gusht 1911.
Pjesa malore e Malësisë kurrë nuk do të pranoj pushtetin turk dhe nuk do të paguaj taksat dhe tatimet (haraçin).
Me 1641 kryeprifti i Grudës dhe i tëre Malesisë Karlo Della Mirandella do të organizojë në brigjet e lumit Cem (Tërgaje) besëlidhje në mes maleve dhe do të hapi shkollën e parë në gjuhën shqipe në Priftë të Grudës.
Turqit do ta ndalojnë, siç kanë ndaluar çdo send që ishte përparimtarë.
Malësorët janë të besimit katolik deri me ardhjen e turqëve, atëherë fillon perhapja e besimit islam.
Kishat kryesore janë: e Grudës (më e vjetra) e Sh'Mehillit në Dinoshë, Arzë, Brigje të Hotit, Triepsh, Selcë, Bajzë, Tuz etj.
Ndër xhamitë më të vjetra në Malesi janë ajo e Dinoshës, Tuzit, Koplikut dhe Vllanës.
Personalitetë shumë të njohura që kanë punuar dhe vepruar në Malesi jane:
Karlo Della Mirandella, Leonardo Di Martino (prift dhe shkrimtarë), Pater Gjergj Fishta, Anton Harapi, Marjan Prelaj, Josip Rela (shkrimtare-arbëreshë nga Zara e Dalmacisë).
Jeta në Malesi ishte shumë e veshtirë (gjatë pushtetit turk), por ajo, në prëmtime diçka do të lehtësohet me reformat e Sulltanit të vitit 1839 (Hatisherifi i Gjylhanes), dhe me Hatihumajanine vitit 1856, kur në Shkodër do të organizohet Komisioni i bajraqeve (xhibala) me qellim që veziri i Shkodrës më lehtë ta sundoj dhe kontrollojë Malësinë.
Malësorët do të mbrohen nga sulmet malazeze me 22 prill 1880 (Beteja e Zharnices) ku u dalluan Baca Kurti Gjokaj, Paloke Gjoka Vulaj, Halil Haka Nikaj, kurse diçka më parë në Dinoshë (1863) Smail Martini Ivezaj dhe Om Haku Kajoshaj.
Me 1880-81 në Vrane, Gruda do të fitoj ushtrinë malazeze dhe përsëri dallohet Smail Martini, bajraktar i grudës.
Me 1879 Çun Mula në krye të Hotit do të luftoj kundër ushtrisë se veriut të Shkodrës por pa sukses; ushtria turke ishte e fortë.
Me 1883 dhe 1886 gjyqi ushtarak i sulltanit do të dënojë një numër të madhë të krerëve të Hotit dhe Grudës për shkak se po prishnin përëndorin.
Me i njohuri nga të dënuarit ishte, patjeter Smail Martini Ivezaj që do të internohet, me krerët e Grudës, në Diari-Bekir (Anadolli-Afrik).
Disa nga krerët e Malësisë do të marrin pjesë edhe në Lidhjen e Prizrenit në qershorë 1878 (Baca Kurti, Çun Mula etj.)
Me vendimin e Xhibales (komisionit turk për Malesi) 1856 Malësia e Madhe ndahet në dy pjese: Triepshi dhe Koja do të hyjne me kadillukun e Podgoricës, kurse pjesa tjetër e Malesisë: Hoti, Gruda, Kelmendi, Kastrati dhe Shkreli mbetën nën ndikimin e Shkodrës.
Me 1876-77 Triepshi, Koja dhe Fudnat fuqitë e mëdha ju dhane Malit të Zi dhe kufiri u vendosë nga Vrana-Ura e Zharnicës-Omerbozhaj-Vorri i Vuksa Gelës (maja e lemuet ne Suke)-Lemajë.
Me 1887 në Triepsh, kurse me 1888 në Kojë do të hapen shkollat në gjuhë sllave dhe do të futen mbiemrat e sllavizuar me mbaresen "viq" ose "iq"
Në nëntorë 1907 në Lemajë do të zhvillohet një betejë e trieshjanevë me turq, kurse po ato vite në Tuz dhe Dinoshë do të hapen shkollat fetare islamike, kur një e Dinoshës do të jetë edhe shkolla me Mulla Arapin për të gjithë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja

Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 56
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

te mesojmi historin e malsise Empty
MesazhTitulli: Re: te mesojmi historin e malsise   te mesojmi historin e malsise EmptyWed May 06, 2009 2:53 am

Revulucionin e Xhon-turqeve (turqit e rinjë) me 1908 malësorët do ta perkrahin duke shpresuar se ai do të sjellë demokracinë, jetë e lirë, perparim, realizimin e të drejtave nacionale-etnike, hapjen e shkollave në gjuhën shqipe etj., por nuk ndolli ashtu. Turqit, nëpër mes misionarëve të tyrë e tradhtuan atë dhe malësorët për të realizuar të drejtat e veta, si do të ceki Faik Konica, filluan luftën kundër shumë ujqëve, jo të sigurt se ushtarakisht do të fitojnë, por do të terhjekin vëmendjen e Europës, dhe mbas themelimit të Komitetit Nacional Shqiptarë në Podgoricë në shkurt 1911 në krye të së cilit vëndoset Sokol Baci Ivezaj dhe që drejtohej nga Nikollë Ivanaj, Kole Martini (profesor i gjuhës shqipe nga Dukagjini), Kolë Sokol Baci Ivezaj dhe me një numer të anëtareve të shquar si Dedë Gjon Luli Dedvukaj, Nikolle Soga (nga Shkodra), Luigj Gurakuqi etj.
Komiteti për së afërmi bashkpunonte me Pater Gjergj Fishten, At Ndre Mjeden, At Jak Serreqi, Pater Bona Gjecaj, Isa Boletinin, Ismail Qemalbeu, Dodë Brajcin, Mehmet Shpendin, Aleksandro Siliqin ete tjere.
Në mbledhjen e Podgoricës (2-4 shkurt 1911) do të vëndoset që kryengritja do të fillojë me sigurimin e armës, afer Shën Gjergjit.
Për të realizuar këtë mision nga ana e Komitetit angazhohen Nikollë Ivanaj (shkon në itali) dhe profesor Gjergj Pekmezi (nga Pogradeci) në Vienë , por ajo filloi me parë me 24 mars me sulmin e nje çetë të Hotit kundër kaushës turke në Brigje të Hotit.
Të nesërmën malësorët sulmojnë kaushet ushtarako-policore në kufirin me Mal të Zi si janë Porokia, Lishahu, Qafë Bokrrine, Mergjes (Vrane) si edhe ato në starre, Arzë, Rranxë të Rrases, Pllanicë etj.
Betejat më të njohura janë ato që u zhvilluan në Deciç me 6 dhe 22 prill dhe 3 maj 1911 në të cilat u dalluan shumë persona e sidomos Tring Smailja Ivezaj.
Gjatë luftës, gjegjësisht kryengritjës u dalluan në të madhe Dedë Gjon Luli Dedvukaj.
Me 6 prill 1911 në një pjesë të malit Deçiq, në Bratilë, u ngrite flamuri kombëtarë-shqipëtarë e që paraqet rastin e parë mbas vdekjës së Gjergj Kastriotit me 1468, dhe është flamuri i kryengritjës shqiptarë për liri.
Me ushtrinë turke, shumë herë numërikisht më të madhe se ajo malesorë dhe më mirë e pregaditur, ushtruar dhe furnizuar, gjatë periullës së kryengritjes ullëheqen Bedri Pasha, Et'hem Pasha, Turgut Pasha, Hasan Riza Pasha, Esat Pasha Toptani dhe më në fund Abdylah Pasha që deri ater ishte nënsekretar në Ministrinë e Drejtësisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja

Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 56
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

te mesojmi historin e malsise Empty
MesazhTitulli: Re: te mesojmi historin e malsise   te mesojmi historin e malsise EmptyWed May 06, 2009 2:54 am

KERKESAT E MALESOREVE1.
Me 17 nentorë 1910 amnestia e pergjithshme të shtypit me iradelurdher të sulltanit
Shërbimi ushtarak ne valetin e Shkodrës
Mudiri i qytetit të Tuzit dhe maleve duhet të jetë shqiptar-vëndas
Kajmakami i Malesisë duhët të jetë Kristian dhe duhet të foli shqip
Armatimi ose çarmatimi për të gjithë njësoj
Pasuria e konfeskuar të kthehët dhe të paguhet dëmshperblimi
2.
Mbas formimit të Komitetit Qendrore Shqiptare në krye me Sokol Bacin (zgjidhet në kërkesën e emigrantave shkodran) dhe me sekretarë Kolë Martinaj (profesor i gjuhës shqipe) dhe Kolë Sokol Bacit (jurist) me 2-4 shkurt në fund të njëjtit muaj do të përpilohen kërkesat drejtuar qeverisë turke në Cetinë, Sadradinbeut, me 30 mars, e që janë:
Njohja dhe ruejtja e tërësisë teritoriale të tokave shqiptare.
Njohja e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare si dhe në mësim në katër vilajetet (Shkodër, Kosovë, Janinë dhe Manastirë).
Të gjithë nënpunësit të jenë shqiptarë dhe kombi shqiptarë të pranohet nga ana e stambollës.
Përdorimi i të ardhurave nga viset shqiptare në dobi të këtij kombi.
Ushtarët shqiptarë të merren dhe të dalin jashte kufinjeve vetëm në rast lufte me qeveritë e huaja.
Këto kërkesa u nënshkruan nga 20 krerë në mesin e cilëvë janë: Sokol Baci Ivezaj (Grudë), Dedë Gjon Luli Dedvukaj (Hot), Dedë Nika Ivezaj (Grudë), Gjeto Mark Ujka (Hot) si dhe Martin Preka (Triepsh)
3.
Gjatë kryengritjes, kurë Turgut Pasha kërkonte dorëzimin e pakusht të malesorevë dhe kur gjyqi ushtarak dënoi udhëhëqësit kryësorë, krerët e Malësisë të mbledhur në Pikalë (pranverë 1911) perpiluar edhe një listë:
kërkesë që drejtohet turqisë, e në të cilën kërkuan: Autonominë e tokrave shqiptare, lirinë, hapjen e shkollave, dëmshperblimet etj.
Në mbledhje muarën pjesë ndër të tjerë: Dedë Gjon Luli Dedvukaj, Mehmet Shpendi, Dodë Preci, Dedë Nika Ivezaj, Gjeto Mark Ujka Junçaj e shumë të tjerë.
4.
Ndër kërkesat, apo memorandumet me më zë të malesorevë eshte "Libri i Kuq" i përpiluar nga Luigj Gurakuqi dhe të tjerët, qe u miratua në Kuvendin e Grecës , me 23 qershore 1911, po ashtu i drejtuar opinionit europian, gjegjësisht të përmendurit Eduard Grej, që ateherë konsiderohej ndër diplomatët më lidër të Europës.
Kërkesat e "Lordeve të Malesise", siç i quante R. Rankin, korrespodent i "Tajmsit" dhe "Çikago Herald Tribujn", krerët malesorë janë të përfshirë në 12 pika:
Garanti nga ana e qeverisë së Stambollës se nuk do të përsëritet veprimtari të tilla, respektimi i religjionit, traditës dhe zakoneve të vjetra kanunore të garantuara me kushtëtutë.
Njohja e plotë e kombit shqiptarë me të drejtat si çdo komb tjetër.
Liri e plotë e kombit shqiptar për të zgjedhur deputetët e vetë.
Liria e plotë e mësimit në gjuhë shqipe, hapja e shkollave shqipe me te drejtat e barabarta me shkollat tjera në Qeverinë Turke.
Autonomia dhe organizimi decentralist administrativ i vilajeve ku ndollen shqiptarët.
Zgjedhja e valiut dhe nenpunësve, zyrtarëve e të tjerëve që dinë gjuhën shqipe dhe zakonet e vëndit.
Kajmakani i Tuzit, atëherë kryeqëndër e Malesisë, të jetë shqiptarë.
Përcaktimi i një përfaqsuesi, inspektorit të përgjithshem të Sulltanit.
Përdorimi i gjuhës shqipe në administratë dhe të pranohet si gjuhe zyrtare, pran gjuhës turke.
Shërbimi ushtarak në vënd të vet dhe e drejta që ata të shërbejne në besimin (fenë) dhe zakonet e veta.
Të ardhurat të angazhohën në dobi të vëndit të vetë, përveç takses doganës (gjymrykut), të ardhurat nga duhani dhe alkoholi, shfrytëzimi i pyjëve, kullotave e tjera.
Të drejtat për keshillime në lidhje me buxhetin e vilajetit.
Formimi i fondeve të nevojshme dhe grumbullimi i të hollave për rindërtim e shtëpive, ndertimin e rrugave, dëmshperblimin për shkatërrimet e bëra.
Formimi i komisionit të përzier për mundësimin dhe sigurimin për ata që kthehën në vënd dhe realizimin e dëmshperblimeve.
"Libri i Kuqe" (Menorandumi i Greçes) është shkruar shqip dhe frengjisht e nënshkruhet nga Sokol Baci (Grudë), Dedë Gjon Luli (Hot), Dedë Nika (Grudë), Dodë Prëçi (Kastrat), Tomë Nika (Shkrel), Cal Dedi (Selcë), Lulë Rapuka (Vukel), Llesh Gjergji (Nikç), Gjeto Mark Ujka (Hot), Mehmet Shpendi (Shalë), Avdi Kola (Gimaj), Nikë Mëhilli (Shllak), Tup Cuni (Prekali), Binak Lulashi (Toplanë), Bash Bajrami (Nikaj) dhe Bek Delia (Dukagjin).
Malësorët filluan dhe zhvilluan kryengritjen të vetdijshëm se nuk kanë mundësi dhe forcë të mposhtin turqit, por të bindur se do të ndikojnë në përmirsimin e pozitës së tyre dhe të bindin opinionin demokratik europian në zgjedhjen e problemit të shqiptarëvë.
Ajo bëri që Hoti, Gruda, Këlmëndi, Kastrati, Shkreli, Tuzi të jenë në pikëvëmëndjen e Europës, dha figurat e mëdha të shqiptareve, Dedë Gjon Lulin dhe Tringë Smajlja Ivezaj, e posaçërisht Kuvendi i Gerçes bëri që europa të fillojë të mëndojë me më kujdes për të biseduar me urti, gjakëftoftësi, durim, e që janë cilësi traditën, idenë për fitim etj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja

Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 56
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

te mesojmi historin e malsise Empty
MesazhTitulli: Re: te mesojmi historin e malsise   te mesojmi historin e malsise EmptyWed May 06, 2009 2:54 am

Mbas ngritjes së flamurit në Vlorë me 28.11.1912 - nga 16 dhjetore 1912 deri me 2 gusht 1913 u mbajte konferenca e ambasadoreve në Londër me pjesmarrjen e fuqive të mëdha.
Me 17 dhjetorë u vëndosë që të formohet Shqipëria e lirë dhe e pavarur.
Me mbledhje udhëheqte Eduard Grej, kryeministri anglez.
Mbas planeve dhe projekteve të shumta në fillim të marsit 1913 fuqitë e mëdha vëndosen që Hotin dhe Fudnen t'ja japin Malit të Zi si dhurate dhe kështu Malësia përsëri u nda në dy pjesë.
Në majë 1913 malësorët do të organizojnë demonstratat në Tuz dhe Shkodër, por pa sukses.
Me 29 korrik 1913 fuqitë e mëdha do të prënojnë Shqiperinë në gjirin e shtetëve të pavarura.
Kufirin shtetërore shqiptaro-malazez do ta vendosi Komisioni Nderkombetare Rus Sergej Potapov.
Me 1912 Tuzi do të shpallet Kapetani, kurse me 1914 do të formohen komunat:
Tuz, Rapshë, Traboin dhe Grudë e më vonë edhe Vrane.
Po të njëjtën kohe në Tuz do të hapen shkollat në gjuhën shqipe (nuk do të punoj) dhe serbe.
Me 1916 në Triepsh, Priften, Dinoshë, Tuz dhe Hot do të hapen shkollat shqipe me mësues nga fshati Arbanasi afer Zares (Dalmaci-Kroaci), në mësin e tyre ishin edhe Josip Rela dhe Josip (Zef) Duka.
Në mes të dy luftërave botërore në Malësi nuk ka shkolla shqipe (Hot, Grudë, Triepsh dhe Kojë) por ato do të hapen mbas luftës së dyte botërore.

Sot veprojnë katër shkolla tetëvjeçare (Tuz, Skorraq, Stjepov dhe Dinoshë) dhe shkolla e mesme në Tuz.

Karakteristikë e të folurit


Karakteristikë e të folurit të Shqiptarevë të Malesisë është përdorimi i togjeve zanore: "UO", "UA" dhe "`U" (nasale) në vënd të përëmnit "unë" dhe vehtës së tretë të prezentit të foljes ndihmtare.
Të folurit e Malesisë ruan në shumë niansa karakteristikat e gjuhës së Buzukut (shekulli i XVI të).
Pra, të folurit e Malësisë është nën ndikimin e gjuhës letrare e të civilizimit në përgjithsi në evolim e sipër.
Në Malësi përdoret "`a" në vënd të foljes "ështe", pastaj "i" në vënd të numrit "një". p.sh.
"i herë" në vënd: "një herë" ,
"kin" në vënd të "kishin",
"in" në vënd "ishin" etj.

Në Malësi shqiptohet qarët : ç, q, gj, xh.
Të folurit e Shqiptarëve të Shtojit dhe rrethit të Ulqinit, dallohet fare pak nga ai i Malesisë.
Në Ulqin përdoret "nelt", në vënd "lart", "atjenit" në vënd "atje", "isht" në vënd të "është", "ç’ish" në vend të "ç’është" etj.
Kryengritja e Malësise 1907-1912


Periudha e viteve 1878-1912 i takon periudhave më të lavdishme të popullit shqiptar.
Pas Lidhjes së Prizrenit (1878), e cila vuri themelet e ndërgjegjëjes kombëtare, është fryt i levizjeve të shumta të popullit shqiptar për çlirimin definitive nga Perandoria Otomane.
Në fakt Lidhja e Prizrenit është këthesë në krijimin e marëdhënjëvet të reja shoqërore-politike të shqiptareve ashtu sikur kanë egzistuar marëdhënje të këtilla tek popujt e tjere në Ballkan po të asaj kohë.
Ditet më të vështira që përjetuan Malesorët e këtyre trevave kanë qënë gjatë ekspeditave të ndryshme të komandanteve ushtarak Shefqet Turgut pashës dhe Bedri pashës.
Ushtria e Turgut pashës hyri në Hot dhe pasi e bëri shkrum e hi Hotin dhe demtoi kishat, filloi akcionet kundra Malësisë. Kjo i mbushi Malësorët plot mëllef.

Edhe Malësia e Madhe (Malësia e Mbishkodres), ka qënë kurdohere në kontakte të përhershme me kryengritsit dhe me pjesmarrësit të Lidhjes së Prizrenit.
Ajo në mbledhjen e parë dhe të dytën dërgoi perfaqsuesin e vet Baca Kurtin Gjokaj nga Gruda.
Janë të njohura kryengritjet kundra rembeshit turk gjatë shekullit të XVII e XVIII (1606-1633, 1638, 1696. etj.) Kjo do të thot se Malësori pa marrë para sysh prezencen e ushtris turke ka qënë në kryengritje të përhershme.
Krimet dhe perdhunimet që bënte Përandoria turke si në Malësi ashtu dhe ne trevat tjera të okupuara i detyroi Malësorët që të arratisen, të leshojnë trojet e veta dhe të organizohen në lufte kundra saj.
Përpjekjet e Malesorëve të kësaj trevë për liri dhe pamvarësi gjatë viteve të fundit të shekullit XIX-te kanë lidhje të ngushtë me luftrat e mëparshme të shqiptarëve kundra armikut shekullor.
Kryengritjës së pergjithshme të Malësisë 1909-1912. u mëprin disa ngjarje të rëndësishme që filluan me 1904.
Burrat më të dalluar të Trieshit sulmuan po më këtë datë posten turke, me ç’rast vranë një numër ushtarësh turq, kurse një pjesë tjetër e detyruan që të hikë nëpërmjet të Grykës së Rapshës së Hotit.
Në këtë përleshje muarën pjesë dhe një numër burrash shqiptar nga Koja e Kuçit dhe ca malazez nga Rahoja-Kuçi.
I pari që shtiri me pushkë në ushtrin turke në Urën e Lemajës në Cem të Trieshit, qe Malotë Gjeka nga fshati Nikmarash – Triesh.
Më rentifikimin e parë të kufirit malazezo-turk të vitit 1876 një pjesë e Malësisë së Mbishkodres-Koja e Kuçit dhe Trieshi mbetën nën sundimin malazez.
Por ushtria turke mu në kufi - në Lemajë mbante forca të veta me qellim që t’u përballonte forcave-sulmëve të shumta të shqiptarëve nga Këlmëndi, Selca, Hoti, Gruda, Trieshi e trevat tjera.
Dëbimi i ushtris turke nga posta e Lëmajes, paraqet një date të rëndësishme, për arsye se është si pikënisje e kryengritjes së madhe dhe të organizuar të Malesisë së Madhe.
Për kryengritjen e Malesisë (1909-1912):
Dihet se organizatori kryesor i kryëngritjes ka qënë patrioti i madh shqiptar Dedë Gjon Luli Dedvukaj nga Hoti.
Ai i pari arrin që të organizoi shokët më të dalluar të Malesisë si: Nikë Gjelosh Lulin, Zef Lan Ulën, Lekë Keqin, Nikë Gjekë Brelin, Nikash Martinin, Kolë Marash Vatën, Ujkë Gjelosh Lekën, Gjon Nikë Pllucin dhe të tjerë për një kryengritje të përgjithshme.
Në këtë kohë situata në kufirin turko-malazez ishte mjaft e acaruar.
Nuk ishin të rralla as incidentet në mes të rojeve të kufirit turk dhe melësorëve të armatosur.
Numri i malesorëve të armatosur në Malësi ishte mjaft i madh.
Malesorët në krye me Dedë Gjone Lulin të ndihmuar nga malesorët e Shalës, Shoshit, Nikajve, Merturit dhe Krasniqës vëndosën që të mos i zbatojne urdhërat e Valiut të Shkodrës në lidhje me pagimin e taksave dhe dorëzimin e armëve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja

Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 56
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

te mesojmi historin e malsise Empty
MesazhTitulli: Re: te mesojmi historin e malsise   te mesojmi historin e malsise EmptyWed May 06, 2009 2:55 am

E tërë Malësia: Hot, Grudë, Këlmëndi, Shkreli, Kastrati dhe Podgorica ishte e pregaditur për kryengritje.
Podgorica atëherë ishte qëndër e kryengritsave të armatosur.
Në mesin e tyre ndodhej edhe patrioti i dalluar nga Kosova Isa Buletini.
Në Podgoricë me ndihmen e Kral Nikollës u formua edhe komiteti i kryengritjës në krye të cilit ishte Sokol Baci Ivezaj.
Komiteti në fjalë ndërmori një varg masash për organizimin e malesorëve në kryngritje.
Malesorët pas dëbimit të ushtrisë turke nga Lëmaja kishin për qellim që t’i eleminon të gjitha pozitat ushtarake në kët trevë, prandaj me 24.III.1911 sulmuan ushtrin turke që ndollej në Grykën e Rapshës.
Pas Grykës së Rapshës u sulmua edhe posta në Traboinin e Moçëm.
Nga kjo postë turqit u dëbuan pa luftë dhe pa ndonje viktimë.
Po në këtë kohë malësorët dëbuan ushtarët turq që ndollëshin në postën Fierzë.
Posta e pëstë që ndollej në Qafën e Bokrrinës, në Selisht u sulmua dhe u çlirua nga Grudët, Kelmendët dhe Trieshjant me 29.III.1911.
Në këtë kohë kur turqit u dëbuan gati nga të gjitha postat kufitare në Malësi, Çaushi i ushtrisë turke me qëndër në Tuz, mblodh një ushtri mjaft të madhe dhe e drejtoi nga Hoti.
Në Qepur të Hotit u zhvillua një përleshje mjaft e përgjakshme në mes të ushtris turke dhe burrave të Hotit.
U vra një numer i madh i ushtris turke, por humben jetën edhe disa burra nga Hoti si:
Kolë Marash Vata, Zef Lan Ula, Gjon Pllumi, Fran Zeka, vëllëzërit Zef dhe Gjon Luli, Pjeter Uci, Ujkë Gjelosh Leka, dhe Leke Mirashi. Gjithashtu u plagos një numër i madh burrash nga Hoti. Turqit në këtë përleshje pësuan disfate të madhe.
Qepuri si datë e rëndësishme historike përmëndet edhe në këngët popullore.
Malësorët nga Hoti, Gruda, Këlmëndi e Trieshi të frymëzuarë nga zjarri i çlirimit ndërmarrin aksione të një pas njëshme.
Pas aksionit në Qepur, sulmuan mënjeherë postën ushtarake turke në Pikalë-Grudë. Në përleshje mbetën të vrarë një numer i madh turqish dhe u nxune rob rreth 70 sish. Nga malesorët mbetën të vrarë: Tomë Hasi, Hasa Mirashi dhe Sokol Doka. U plagosen gjashtë malesorë.
Me 28.III.1911 çlirohet edhe posta e shtatë e cila ishte e vëndosur në Lishah në afërsinë e Ledinës në Malësi. Edhe këtu mbetën të vrarë shum turq.
Nga malesorët mbetën: Zef Kurti dhe Martin Ujka, kurse shtatë u plagosen rëndë.
Malesorët gadi çdo postë që pushtonin i jepin zjarr, kështu vepruan edhe në postën në Pikalë dhe Lishah.
Po në këtë kohë dëbuan edhe ushtarët turq të postës kufitare në Paroki në afërsinë e Fundnave.
Posta kufitare në Omerbozhaj, afër Dinoshës, konsiderohej si posta më e fortë.
Në këtë postë ishin përqëndruar gadi e tërë ushtria turke që ishin dëbuar nga postat e ndryshme.
U çliruan edhe postat në Urën e Rzharnicës dhe Dheut të Zi.
Qëndër kryesore e koncentrimit të forcave ushtarake turke ishte Kalaja e Shipshanikut në Tuz.
Malësorët edhe këtë fortifikat turke e rrethuan me 22.IV.1911.
Me këtë rast mbet i vrarë Nikë Pretash Leci nga Gruda, duke tentuar të depertonte në Kala me të cilin rast u vra në afërsinë e Kalasë.
Në luftërat më të njohura të malesorëve përmendet lufta në Qafë të Uglës.
Deçiqi është përmëndore e vertet e betejave të pergjakshme të malësorëve kundra forcave ushtarake turke.
Me 1.V.1911 në Deçiq në Majen e Bratilës për te parën herë në historinë e popullit shqiptarë, pas historisë së lëvdishme shqiptare gjatë jetës së fatosit të madh shqiptar - Gjergj Kastriotit-Skenderbeut, Dedë Gjon Luli ngriti flamurin shqiptarë dhe tregoi armikut turk dhe tërë botës se Malësia kerkon lirinë dhe pamvarësine e vet.
Pas ngritjës e flamurit shqiptar në muajin maj të vitit 1911 ushtria turke ndërmori çdo masë për të pushtuar përsëri Deçiqin dhe me 14.V.1911 arriti përsëri që në Deçiq të vëndos flamurin gjysëm hënë.
Mirëpo malesorët e frymëzuar dhe nga dashuria për liri dhe urrejtja ndaj robërisë së huaj nuk i humbën shpresat.
Për çlirimin e Deçiqit përvec malesorëve muarën pjesë edhe njesit e rregullta ushtarake malazeze nën komandën e gjeneraleve malazez Janko Vukotiqit dhe Mill Spasit.
Gjatë vitit 1912 në përleshjet qe u zhvilluan në Deçiq me 28 mars dhe 3 maj, mbetën të vrarë 14 malesorë.
Po në maj të vitit 1912 në Bukoviq u zhvillua luftë e përgjakshme, ashtu edhe në Helmicë e në Qafë të Kishës. Në këto përleshje mbetën të vrarë afër 15 malesorë.
Në luftërat e përgjakshme që bëri Malësia kundra ushtris turke, duke filluar prej vitit 1907-1912 mbetën të vrarë 150 malesorë, kurse u plagosën afer 90.
Ata gjatë kësaj kohë çliruan, me perjashtim të Kalasë së Shipshanikut të gjitha trevat e Malësisë së Mbishkodrës.
Përpjekjet e malësorëve me armë e material ushtarak i ndihmoi edhe Mali i Zi.
Mbas largimit të ushtris turke nga Kalaja e Shipshanikut, malesorët muarën pjesë së bashkut me formacionet ushtarake malazeze në luftërat e ndryshme gjër me Shkodër.
Përleshjet më të përgjakura u zhvilluan në Bardhajt e Shkodrës dhe në Tarabosh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja

Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 56
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

te mesojmi historin e malsise Empty
MesazhTitulli: Re: te mesojmi historin e malsise   te mesojmi historin e malsise EmptyWed May 06, 2009 2:55 am

Besëlidhja e 28 Qershorit e Malësise

Njëzëtetetë qershori 1970 është ditë historike për Malesinë.
Në këtë ditë, në qytetëzen e vogel në Tuz (Grudë) , malesorët bënë Besëlidhjen që mos të hakmerrën ndaj kurkujt, përveç dorasit ose atij që të shpall gjygji si fajtor.
Ai të ndjekët jo vetëm nga ana e organeve shtetërore, por edhe e tërë Malesisë.
Inisiatorë për të ardhur gjër ky moment historik, kanë qënë punëtorët shoqërorë e politik, përfaqsuesit e fiseve dhe të tjerë nga trevat e Malesisë: (Hotit, Grudës, Trieshit e Kojës së Kuçit e Fundnes).
Këtë vepër humanitare që sodhen burrat e Malesisë, e përshendetën përfaqsuesit e Kosovës, Ulqinit, Gusisë etj.

Zakone mbi lindjen e fëmijes


Në Malesi janë ruajtur edhe sot disa zakone rreth lindjes së fëmijes.
Origjinën e vet e kanë shumë të vjetër dhe janë të ngjajshme me zakonet e popujve tjerë të Ballkanit.
Lindja e djalit të malesorët është gëzim i madh.
Kur ndokujt i lind djalë jepet lajmi në tërë fshatin dhe shtijnë me pushkë ose revole dhe thonë: "u rritë me jetë".
Kur lind vajzë nuk shtijnë kurrkush me pushkë, por thonë: "shyqyr që ka p'shtua nana e ishalla pas vajzës djali" etj.
Grat e fshatit kur vijnë të shofin nënën në lodhnim thonë: "mashalla" që fëmia mos të marrë mësysh.
Është zakon që në djepin e fëmisë të hullet bar i njomë ose gjeth me qellim që fëmia të qëndrojë gjithmonë i njomë.
Fëmijës mëshkull zakonisht i bëhët përgim (përgzim).
Fëmia lahet vetëm në mëngjes, nëse larja bëhët më mbramjë, uji nuk derdhet natën, por në mëngjes heret.
Ujin e derdhin në rrëjë të ndonjë bimë më deshirë që fëmija të rritet.
Martesa shqiptare në Malësi

Shqiptarët e Malësisë kanë ruajtur shumë zakonet nga e kaluara e veçanarisht ato rreth martesës.
Dikur ai fis ose shtëpi që në shekuj me rradhë nuk është korit as në luftë as në kohë të paqës i ka martua më shpëjt bijat e veta. Sot kjo traditë është duke u zhdukur.
Ka qilluar që vajzës të ia caktojnë fatin edhe pa e njohtë bashkshortin, e bile, ka ngja që fëmijve t’u caktohet fati pa lind.
Martesa dhe zakonet rreth saj fillojnë prej se nisin “shkuesit” për të kërkuar vajzen për djal. Darzma fillon atë ditë kur vajza-nusja niset nga shtëpia e prindërve.
Dikur darzma ka zgjatë disa ditë, ndërsa sot kryhet për 1-2 ditë.
"Shkuesit" janë një ose dy vetë të cilët i cakton familja e djalit.
Ata shkojnë në shtëpinë e vajzës dhe babait i kërkojne vajzën.
"Shkuesit" duhet të janë të mençëm dhe njohës të mirë të kuvendit dhe zakonit të malësorëve.
Ata zakonisht lavdërojn djalin dhe shtëpin e djalit.
Babai i vajzës ka për detyr t’u japë fjalën pozitive ose negative atë ditë apo një ditë tjetër, të cilën e cakton ai.
Dikur vajza nuk merrte pjesë në zgjedhjen e fatit të vetë, por pajtohej me atë burr të cilin ia caktonin prindërit.
Sot ky ligj mjaft i ashpër i mardhënjeve familjare është liberalizuar mjaftë.
Tani vajza të shumtën e rasteve vëndos vetë për fatin e saj të ardhëshëm.
Pasi shkuesit marrin përgjegje pozitive, atëhëre babai i vajzës bashkë më "shkuesit" dhe miqët e rinjë caktojnë ditën e fejesës.
Pesorët janë ata të cilët shkojnë për të fejuar vajzën. Me dy pesorë zakonisht shkon edhe një shkues.
Të shumtën e rasteve pesorët janë nga shtëpia e dhëndrit të ardhëshëm.
Fejesa bëhet me një lirë-monedhe të caktuar.
Si shënjë jepet unaza, apo ndonjë stoli tjetër me vlerë, (gjërdan, arë etj.)
Kur merret unaza konsiderohet se vajza është roguar (e kaparisur për djalë të caktuar).
Pesorët në ditën e fejesës japin meqërin (të holla).
Pesorët me këtë rast u falin grave të shtëpisë të holla dhe vajzave që janë në atë vellazëri.
Ata sjellin një ferlik (dash të prer për mish) dhe tri okë raki.
Atë ditë caktohet zakonisht data e martesës.
Mqeri është një sasi të hollash që jepet në ditën e fejesës ose më vonë.
Në qoftë se babai i vajzës nuk merr mqerin, do të thot se vajzën nuk do ta martoj gjatë atij vitit.
Të hollat që i merr babai i vajzës i përdorë për të pregaditur pajen e nusërisë.
Të hollat jepën sa për t’i siguruar vajzës pesë xhubleta dhe pajën tjetër të nusërisë. Nësë pajën e nusërisë e siguron shtëpia e dhëndrit, atëherë pesorët nuk japin kurfar të hollash për këte qellim.
Qellon që vajza pas fejesës nuk don të marrë për burrë të fejuarin, atëherë kjo punë del në pleqëri.
Pleqet nësë pajtohen se faji është i shtëpisë së vajzës sjellin vëndimin që shtëpia e vajzës të paguaj dyfisht të gjitha shpënzimet që janë bërë rreth fejesës.
Në këtë rast vajza mbetët e lirë.
Nëse pleqëria mbetet pezull, atëherë shtëpia e vajzës i ka borç sipas kanus (Kanunit të Lekë Dukagjinit) një mashkull, ose sillet vëndimi që vajza të ketë 24 deshmitare.
Nësë ngjan e kundërta, dmth djali nuk e don vajzën e fejuar atëherë edhe kjo punë qitet në pleqërinë e fisëve të cilët siellin të njëjtin vëndim sikur edhe për vajzen. Edhe në këtë drejtim marëdhënjet tani kanë ndryshuar - vajza mund të marr edhe burr tjetër, por shtëpia e saj duhet të paguaj dyfisht shpenzimet që janë bërë gjatë fejesës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja

Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 56
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

te mesojmi historin e malsise Empty
MesazhTitulli: Re: te mesojmi historin e malsise   te mesojmi historin e malsise EmptyWed May 06, 2009 2:55 am

Dasmorët-krushqit ditën e caktuar shkojnë për nuse. Ata zakonisht shkojnë të dielën në mbramje. Flëjnë atje e të hënën këthehën me nuse.
Krushqit me vehte marrin një dash të rjepur me brira në maje të cileve i vëjne një ose dy molla. Me vehtë marrin raki. Udhës i qarosin me raki të gjithë ata që i takojnë. Krushqit kanë kryetarin e vetë-bajraktarin me flamur i cili u mprin.
Të gjithë nisën nga shtëpia e djalit. Krushqit këndojn e shtiejnë me pushkë ose revole.
Dikur për nuse shkonte një dasmoreshë, mirëpo ka qilluar që nusën t’ia rrëmbenin, prandaj më vonë u dërgua për nuse një dasmor e një dasmoreshë ose një dasmoreshë e shum dasmorë, sikur bëhët tani.
Krushqit-dasmort në shtëpinë e nuses, hane, pinë, luajnë e këndojnë.
Krushqit çojnë unazën e kunorës nga shtëpia e dhëndërit.
Nisja e vajzës-nusës bëhët me një ceremonial karakteristik; ajo kapet për vargojt e vatrës për derë të shtëpisë, qanë me mallëngjim për shtëpinë, familjen e vëllazërinë që po i lën.
Para se të dalë nga shtëpia e siellin tri herë rreth zjarrit dhe pastaj vëllai më i madh ia mbath opingën apo këpucen e djathtë.
Kryetari i krushqëve në të dalunën e nusës nga dera e shtëpisë ia vën unazen në gishtin e dorës së djathtë.
Ai atëherë në shënje gëzimi shtjen me pushkë.
Nusja posa del nga shtëpia qanë.
Në oborr të shtëpisë të gjithë përqafohen me të.
Njeri nga më të afërmit e saj e siell tri herë në atë krah ka lind dielli e pastaj ia dorzon dasmorit i cili e kap për dore.
Shkojnë bashkë disa hapa e pastaj e lëshon, me ç’rast e kap dasmoresha.
Nusja duke u larguar u lën lamtumirën më të aferme duke valvitur shamin e bardhë me të cilen ka mbuluar fytyrën me duvak.
Shoqët e saja e përciellin me këngë të ndryshme, por nga një herë edhe qajnë prej mallëngjimit.
Krushqit me nuse duhet të arrijnë në shtëpinë e dhënderit para se të muget nata. Mirëseardhjen e krushqeve me nuse e prêt e tërë fshati me këngë.
Gjeverët janë dy mëshkuj të cilët caktohen zakonisht nga më të afërmit e dhëndërit për t’u kujdesuar për nusen ç’prej së arrin e gjër sa të maroi darzma.
Të ardhmën e nuses në oborr në shënjë qe nusja të sjelle lumturin, begatinë në familje njeri nga gjeverët merr një mollë me një monellë brënda të cilën e gjuan përmbi çatinë të shtëpisë.
Pastaj në mesin e shtëpisë qesin ca gaca zjarrit dhe rreth tyre e siellin nusen tri herë.
Nusen pastaj e ulin të rrij në stol. Në prehër të saj e vëjne një djal të vogel të cilin ajo e puth dhe i fal një palë çarapa.
Në mbrëmje arrijnë dy kumarët: kumara i parë dhe i dytë.
Pasi arrijinë të gjithë të ftuarit, shtrohën sofrat, së pari pijë e meze dhe pastaj buka. Kumarët zejnë kryet e vëndit, pastaj rrin të tjerët sipas vëndit qe u takon. Mbretëron një atmosferë gëzimi që duket se secili aty-atë natë martohet.
Dallinë përshëndetëse e nfren i zoti i shtëpisë, pastaj kumarët dhe pas tyre të gjith me rrallë.
Dhëndri në këtë gëzim nuk paraqitet aq shpesh.
Ai është i angazhuar më tepër rreth përgaditjeve me qellim që darzma të jenë sa më mirë.
Nusja nuk merr pjesë në kurrfarë defrimesh.
Gjatë të ngrënunit gjevert e siellin nusen me dasmoreshën dy ose tri herë para tryezave të bukës.
Në atë rast nusës ia heqin duvakun prej fytyrës.
Kumara që rrin në sofrën e parë i pari shtjen me pushkë ose revole.
Pasi ajo së pari vjen pran sofrës së parë e andej me rrallë të tjerat.
Kumara duke shti me pushke thot: Kjoft me nafakë e me hije të mirë.
Pastaj fillojnë të këndojnë…
Të marten para se mbaron darzma kumara i fal të holla nrikullës mbasandej edhe grave të tjera të shtëpisë dhe vajzave.
Të marten qitet jasht në një vënd të caktuar e tanë paja e nuses me qellim që të dihet se çka sjellë ajo përveç pajës së sajë.
Ajo sjelle të fala: çarapë, shami dhe peshqirë, këmisha etj. për kumarën e të afërmit e burrit.
Dasmoresha tregon publikisht se të cilat të fala janë për kënd.
Në Malesi, vajzat i martojnë më teper në petka-tesha malsorçe: xhublete, grykce, duvak, vjerrca të brezit, kapica, breza, çarapa prej cohet të qenisura me rrueza, opak dhe mashe për t’u ndezur duhanim musafirit etj.
Bashkëshortët pa kunorzuar nuk flejnë bashkë.
Kunorën e lidhin zakonisht të marten në zyrën e gjendjes civile, e pastaj ato që janë religjioze në kishë.
Si nusja ashtu edhe dasmoresha janë tejet të tërpnuara, ato meken kur vën kunorë, nuk ua këthejnë shpinën të pranishmëve.
Pas tri javësh martesë nusja shkon të vizitonin gjininë.
Sa netë duhet të flëj në gjini, e cakton babai ose vëllai më i vjetër i burrit të saj.
Kur kthehet nga gjinia duhet të vijë me opakë ose këpucë që ia blen gjinia.
Atë mbramje mbildhet e tër fshati e tej per t’i falur të holla, kurse ajo sjelle nga gjinia, pemë e gjëra të tjera.
Kur rrin, më parë nusja të gjithëve musafirëve u zbathte opangat e çarapet, pastaj me rënd ua lante e fshinte këmbët.
Tani edhe ky zakon është zhdukur krejtësisht.
Në Malesi fiset në mes veti nuk martohen.
Sikurse në çdo vënd tjeter ashtu edhe në Malesi, disa zakone që kanë qënë përpara sot nuk zbatohen, por janë duke u thjeshtuar sipas deshirës së të rinjëvet.
Në kohët e mëparshme nuk është martuar në mes vedit as bajraku.
Si vertetim i kësaj është bajraku i Hotit i cili as sot e kësaj ditë edhe pse numron më tepër se 500 shtëpi, nuk martohen me vajzat e fisit.
Çdo martesë e këtillë në Hot nuk ka pasur sukses, por ka mbaruar me tragjedi. Duhet ta themi se edhe kjo ka nisë të ndërroj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja

Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 56
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

te mesojmi historin e malsise Empty
MesazhTitulli: Re: te mesojmi historin e malsise   te mesojmi historin e malsise EmptyWed May 06, 2009 3:21 am

NORA E HOTIT

te mesojmi historin e malsise Noraehotit10

Norën e Ded Gjo Lulit ,siç njihet në Malësinë e Madhe e kam njohur para njëzet vjetëve .Po kujtimet e saj _jetën e saj --unë i njoha ma mirë gjatë viteve 1957-1964 ,deri pak ditë para se të vdiste.
Ajo ruente në zemër shumë kujtime ,sepse ato ishin jeta e saj e madhe , e kalueme mes heroizmash, krah pushkënve të kryengritësve të Malësis Madhe .Unë nuk kam luftue ma shumë se shoqet e mia,--më tha në dimnin e vitit 1963 -sepse pushka ime dëgjohej njilloj ajo sokoleshave të Hotit e të Grudës.Kështu ,pra, më caktuen komandante të grave të traboinit jo pse qesh me trimënesha por pse ,,ashtu me ra shorti ,Kjo ishte një shfaqje e çlirtër thjeshtësie,Nora fliste ma shumë për të tjerët se sa për vete .Kishte të drejtë gratë e Hotit e të Grudëse me to të Kelmendit e të Kastratit ,qenë një ylber i shkëlqyeshëm në Malet e Mëdha,pikërisht në atë kohë kur pushka e shqiptarit kishte kishte vendosë me vetëmohim me i ra mu në zemër anmiqve shekullorë Për Norën e Hotit më kanë folë me nderimsa e sa veteranë e veterane të kësaj lufte.Më kanë folë për trimëneshëne paepun
mendjemprehtëe të shkathtë më kanë folë për bukurinë shpirtnore e forcën e saj nxitëse e luftarake,më kanë folë për endjet e saja jo vetëm si kryengritëse tue e gjetë në çdo rrethanëtë vështira po heroike po edhe si zbuluese,karriere shëruese plagësh dhe arkëtare të atyne të hollave të grumbullueme në dobi të kryengritjes.
Unë i falmnderoj këta veteranë ,e sidomos veteranet ,që pasunuen ma tepër këto shënime të thjeshta ,tue më ndihmue me nxjerrë jetën e Norës, për mes së cilës do të dëshiroja të shihej jeta e grues Shqiptare ,lutëtare për liri e pavarësi.
Nora e kishte peng peng e më thonte sa her;"O bir breznia që po rritet duhet të njohë përpjekjet tona për liri. Ta njohë edhe Dedë Gjo Lulin ,se përmes tij do të njohë të gjithë trimat e maleve tona,që i treguen anmikut se sa e çmueshme asht liria e Shqiptarit ,truelli e kasollja jonë Le t"i dijë breznia e re këto ngjarje ,që të jetë gati kurdoherë, me pushkë për faqe ,me i dalë zot këtij vendi të zhuritun nga anmiqtë e shekujve,që mos të mundet ma përjetë asnjë anmik i ri me ju afrue atdheut të dashun"
Këtë amanet ,që me la pak para vdekjes.u përpoqa ta kryeja me atë pasion që ajo fatose ma ngjalli,në mënyrë që traditat luftarake të grave e të rejave shqiptare ,të mbesin të gjalla për të mos i harrue kurrë ,se ato ,kurdoherë treguen me pushkë në dorë se janë bija të denja të një populli trim e hero.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja

Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 56
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

te mesojmi historin e malsise Empty
MesazhTitulli: Re: te mesojmi historin e malsise   te mesojmi historin e malsise EmptyWed May 06, 2009 3:22 am

te mesojmi historin e malsise NORA000

U LIND NJË VAJZË ,,,

Kolë Kurtit nuk i erdh mirë kur i thanë se i lindi vajz .E treta fëmijë i lindi në vitin 1880,atë here kur malësorët, e me ta edhe i jati u kthyen fitimtarë,mbasi kishin shpartallue Mark Milanin te Ura Rrzhanicës tue i tregue knjaz Nikollës së vendimet e Kongresit të Berlinit i prisnin me flakë të pushkës.
Po ç"të bante nana,Mala e gjorë? Fëmija e tretë lindi vajzë, edhe pa dëshirën e të shoqit
Kolë Kurti nuk kishte ndonjë pasuni sa me i thanë kush se ishte i mkambun.Me pak dynym tokë e një tufë të vogël bagëtish ai ushqente një pasuni tjetër;urtësin.Fjala e Kolë Kurtit të Pikalës peshonte shumë ndër Malet e Mëdha
Nora ,emni i së cilës ndoshta u vu në kujtim të Norës së Kelmendit , u rrit në atë djep që kishte përkundë para saj Marashin e Bocen"Por ky djep, tregonte Nora tue qeshë, përkundi jo vetëm një trup të njomë ,po edhe një nuse Hotit''
,,Unë leva në Pikalë të Grudës. Im atë nuk u gëzue edhe aq ,sepse në atë kohë bisedohej për huta e jo për furka...Por ma vonë ,im atë ma përgëzoi hutën faqe burrave të malësisë dhe qeshte me gjithë shpirrt,,
Fëminija e saj kaloi e trazueme,Shumë shpejt dëgjoi krismat e pushkëve.Turku ishte në votër Mali i zi në shpinë.
Kolë Kurti nuk kishte kohë të merrej me fëmijët e vet ,që tashma i ishin ba një tubë,plot nandë.Ai herë-herë gjindej në Traboin, herë në Kastrat e Shkodër, e deri edhe në Dugagjin, te miku e dashamiri Mehmet Shpendi.Fëmijët e dëshironin dashuninë e babës, se ai rrallëherë i përkëdhelte..
Shtëpia e tij ishte një ,,kuvend burrash,,dhe i ndoshte ,shpesh me pritë e me përcëjell miq nga të gjitha malet.
Në mendjen e vogëlushes dalëngadalë krijohej një andërr .Fjalën ,,liris,,ishte një jetë tjetër që kërkohej për Grudën --për gjithë Shqipninë.Ishte një jetë tjetër pa turq e malazez.E i dukej se i jati ,me atë trup të bashëm e të gjithë ,iqt që i vinin në vatër ,ishin kreshnikë të rrallë
Nora rritej tue marrë zemër nga ato biseda që zakonisht përfundonin në besëlidhje të forta E saherë i pushtonin zemrën dëshira të flakta;,donte me qenë edhe ajo një gisht për pushkën shqiptare.Shoqet që dëgjonin me vemendje,tue ia njohë atë natyrë të shkathtë ,ia besonin ato dëshira edhe ,madje e ngucnin me dashamirësi;
--Ti ,Nore Kolja, kot ke lindë çikë.Qebesa,do të kishte pasë Kolë Kurti sokol djali..
Po Nora ,që nuk i pëlqente kurrë këto ngacmime,edhe pse dashamirëse,përgjegjej;
--Edhe çika e ka gishtin për ngaskeqe.Ai që e përbuz këtë gisht.lum motra,gabon randë,se pasha këtë tokë!çika e sokoli nuk kanë tjetër ndryshim përveç xhublete e çakçirëve
Kështu ua mbyllte gojën të gjithëve
Në katund të Grudës kremtohej një fest..Dedë Gjo Luli ,me një mik shkodran,kishte shkue mysafir në shtërpi të Kolë KurtiSofra ishte plot e përplot.Krejt familja ishte çue në kambë veç si esi me nderue miqt.
Mbas bukë, burrat kishin dalë buzë Cemit me gjuejtë shenjin-do gurë të vendosin tej në shpatNora, që vështronte me andje të madhe burrat shejtarë e ndizej sa herë rrokullisej guri i vramë ,nuk mundi t'i shpëtonte synit të fatosit të Traboinit.Ai , me dashamirësi e afroi e pa folë asnjë fjalë,i lëshoi në dorë mauzerin e vet
Ishte çaste me të vërtetë të bukura.Burra e gra të veshun ma së miri,i lëshuen rrugë Norës, e cila , pa ju tutë syni,u afrue buzë lumit,e mbasi kundroi me sy një gur të vendosun mbi krep,pështeti mauzerin për faqe e guri ra rrokoll deri në Cem
Brohoria qe e papritun ,aq e madhe sa u trondit logu.Nora e hutueme për do çaste ,e kapiveten e tue u sjellë kah të pranishmit u thotë buzagaz
--Pushkës së Dedë Gjo Lulit nuk i ikë shenj pa u vra
Por Deda;
Të lumtë ,o Nore Kolja,e kurrë mos t'u dridhtë dora për të mirën e vendit e për të zezën e anmikut!
Kol Kurti ,çfarë ndoshta s'kishte ba ndonjëherë faqe burrave ,përqafon të bijën ,dhe qesh me gjithë shpirrt
Ajo ditë ,aty buzë Cemit, qe ditë e madhe për Norën Aq ma tepër ai shenj i vramë, kishte këputë edhe diçka tjetër për jetën e saj..
Miqtë për kokë,Dedë Gjo Luli me Kolë Kurtin ,kishin lidhë krushqi.Nora qe ndërmjetëse e një miqësie të pavdekshme që lidhi Pikalën e Grudës me Traboinin e Hotit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja

Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 56
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

te mesojmi historin e malsise Empty
MesazhTitulli: Re: te mesojmi historin e malsise   te mesojmi historin e malsise EmptyWed May 06, 2009 3:23 am

Rezistenca antikomuniste ne Malesine e Madhe

te mesojmi historin e malsise Kostume_veriore_222
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja

Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 56
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

te mesojmi historin e malsise Empty
MesazhTitulli: Re: te mesojmi historin e malsise   te mesojmi historin e malsise EmptyWed May 06, 2009 3:23 am

Simbas Frederick Douglass, “e verteta asht e pershtatshme dhe e bukur ne cdo kohe dhe ne cdo vend.” Por per fat te keq, kjo e vertete kje e kunderta ne shtetin tone Ame dhe neper viset tjera Shqiptare nen sundimet shoviniste Greke dhe Sllavo-Komuniste-Jugosllave. E verteta historike jo vetem qe asht mohue e lane n’erresin por asht edhe shtremnue ne nje menyre te pafalshme. Per shembull dokumenti i Shpalljes se Pamvaresise Shqiptare te vitit 1912 falsifikohet nga historiografet e Akademise se Shkencave te RPS te Shqipnise tue mbulue firmat e Mid’hat Frasherit, Lef Nosit dhe Mustafa Merlika Krujes.1 Ne te njajten kohe, ata qe paten guximin per te fole, me shkrue ose me veprue te verteten jane denue me burg ose vra me gjyq apo pa gjyq nga pushtetmbajtsit. Cka asht edhe ma tronditse asht se edhe sot perseritet politizimi i historigrafise sone kombetare. Lufta ma e madhe qe vazhdohet te bahet ne Akademin e Shkencave ne Shqipni asht botimi i plote i Historise se Popullit Shqiptar sepse te njajtet “historiane” qe deri dje perdoren epitete te ndryshme ndaj figurave te shqueme dhe ngriten ne Altarin e Kombit figura si Haxhi Qamili me shoke do te ishte nje paradoks qe te merreshin me pjesen e trete te historise se viteve 1913-1939, dhe ate te katerten, te vitetve 1939-1991. Prandaj, kemi nji detyre te madhe morale, para vetvetes, para kombit dhe para se vertetes historike me fole per te verteten. Dhe ketu perdori fjalet e Edward Schillebeeckx, kur tha se “paanesia historike nuk asht rindertimi i faktave te kohes se kalueme, por asht e verteta e se kaluemes nen driten e kohes se tashme.” Ne kete kontekst, cdo njeri qe e don dhe e perkrahe te verteten historike ka te drejte per hire te se vertetes me shprehe kete fakt si nji realitet pa mohime, zmadhime, ose ilustrime.

Per keta burra te maleve kreshnike te Malesise se Madhe qe na bashkuan sot ne kete seminar per Rrezistencen stoike te Malit te Kelmendit ku i printe luani i kesaj krahines, Prek Cali (Hasanaj-Vermosh), i cili i kushtoi krejt jeten e tij ceshtjes gjith-Shqiptare bashke me fatosat Gjergj Lul Toma (Gjeloshaj-Selce) e Gjek Marash Selca (Tinaj-Selce), te dalluem per luftnat e tyne kundra forcave Komunistet neper tane anet e Shqipnise si dhe per Kryengritjen Antikomuniste te Malesise se Madhe te vitit 1945 e udhehequn prej Major Llesh Marashit te Shkrelit, e para kjo ne krejt blokun Komunist - na, bijt dhe bijat e tyne kena pergjegjesi per me paraqite realitetin historik ashtu sikurse asht. Keta burra qe na mesuan si me jetue, me luftue dhe me vdeke per te miren e Atdheut nuk priten pasuni, levdata, kange, darka ose shperblime te ndryshme. Ata vetem iu pergjegjen kushtrimit te Nanes Shqipni te robnume, kushtrim te trashiguem prej t’parvet tyne! Prandej cka ata kerkuen dhe e meritojne nuk asht “rehabilitimi” i tyne! Ata nuk bane ndoje mekat ndaj atdhuet, por perkundrazi, ata rroken armet e lirise per mbrotjen e Shqipnise, brez mbas brezit.

Edhe pse i lindun dhe i rritun jashte shtetit ame, dhe si autoditakt i shqipes, jam bir i ketyne trevave. Rrjedhimisht, kjo kumtese me titull: Shkreli dhe Roli i Tij ne Kryengritjen Antikomuniste te Malesise se Madhe te Vitit 1945, asht per mue si fjala e bukur dhe kumtimplote Amerikane, “a labor of love” [nji punim i dashunise].

Cka kje Shkreli? Dhe kush kjene Shkrelasit qe me gjith Malesine e Madhe paten guxim per t’i dale me pushke pushtetmbajtsit te ri Komunist? Historikisht Shkreli si nji ent gjeo-politik, ekonomik dhe shoqnor i perket Malesise se Madhe dhe radhitet si mali i peste mbas Hotit, Grudes, Kelmendit, dhe Kastratit.2 Keto pese male se bashku me bajraqet e Recit, Lohes, Koplikut, Grizhes, Rrjollit dhe Postripes, perbajne Malsine e mbi Shkodres.3 Gjithashtu, edhe Triepshi me Kojen (qi Kongresi i Berlinit, 1878, i cungoi prej vilajetit te Shkodres dhe ja dhuroi padrejtsisht Malit te Zi), shkojne me Malsine e mbi Shkodres.4 Gjeografikisht Shkrelin e ndan Prroni i Thate dhe kufizohet ne Veri, nga Boge-Kelmend, ne Lindje me Dukagjinin, ne Jug me Koplikun, Recin dhe Lohen, dhe ne Prendim me Bajzen dhe Katundin e Kastratit.5 Domethane se Shkreli shtrihet per se gjatit prej qafes se Grishajve te Zagores deri ne kullen e Ducajve te Bzhetes.

Malesia e Madhe, ne pergjithsi ka nji histori te lavdishme per mbrojten e interesave kombetare te Shqipnise ethnike kunder sundimeve Turko-otomane dhe Serbe-Malezeze-Jugosllave. Si pjese e kesaj krahine malore te Shqipnise se Veriut, Shkreli kje i pandame prej ketyne trevave te Malesise se Madhe ne betejat e pergjakshme kunder pushtimeve te hueja. Per shembull, ne vitin 1614, Shkreli, Hoti, Kelmendi dhe fiset e tjera lidhen besen kunder forcave te Turqise.6 Ne vitin 1621 Imzot Pjeter Budi organizoi kryengritjen kunder Turqise, ne te cilin mori pjese edhe Shkreli.7 Perseri, ne 1645 Shkreli dhe Kelmendi ne nji rezistence te perbashket perjashtuen me force fuqite Otomane dhe fituen njifare lirijet deri me 1700.8 Ne vitin 1835 Dasho Shkreli dhe Hamza Kazazi kjene prisat e forcave antiosmane te qytetit Shkodres. Gjithashtu, ne vitin 1840 Dasho Shkreli me ceten e tij mori pjese ne luften e Kalase se Shpuzes kunder forces grabitqare te Malit te Zi e ku heroikisht Dasho Shkreli u vra me gjith vellane Sefon.9 Ne luften e Kernices te vitit 1862 edhe Shkrelasit me Shkodren moren pjese kunder forcave malazeze, ku mbet i vrame edhe Kaso Shkreli, vellai i Dasho Shkrelit.10 Po keshtu kur pjesa Katolike e Shkodres ishte e perndjekun prej ushtrise Osmane, qe Shkreli qe u shkoi ne ndime Katolikevet me ma shume se 250 vete.11 Edhe ne Lidhjen Shqiptare te Prizrenti, 1878-1880, mori pjese bajraktari i Shkrelit, Marash Dashi megjith krente tjere te Malesise se Madhe,12 dhe firmuen kerkesa te ndryshme kundra aneksimit te tokave Shqiptare nga Mali i Zi. Gjate vitit 1883 u ba lidhja e burrave te fisevet te Shkrelit, Kastratit, Hotit dhe Grudes per me i ndalue pazarlleqet e komisioneve nderkombetare, ne vazhdim e siper me Malin e Zi per grabitjen e trojave Shqiptare.13 Formimi i lidhjes se Shkrelit (”Bashkimi Kombetare” ose “Lidhja e Mfshehet”) ne vitin 1893 prej famullitarit te Shkrelit, Dom Ndoc Nikaj, me gjith Abatin e Mirdites, Imzot Preng Docin, Dom Mark Shllakun, Dom Zef Shkrelin, Dom Jake Serreqin, Dom Dode Kolecin dhe te tjere per lirimin, bashkimin dhe arsimin tone kombtare.[55] Ne vitin 1911, me inicjativen e Nikolle Mirash Luces dhe Gjelosh Gjokes u ba nji bese-lidhje e re mes Shkrelit dhe Kastratit ne shtepine e Zef Mirash Shyti ne Dedaj-Shkrel. Prej kendej ata dolen ne Bzhete, te Tom Nika i Shkrelit, dhe se bashkut me dy djemt e Tomes, Nikolle Mirash Lucen dhe Gjelosh Gjoken, u nisen per Boge, Rec dhe Lohe tue krijue lidhjen me e luftue okupatorin Turk.15 Ne kryengritjen e Malesise se Madhe, t’ udhequn nga trimi legjendar te Traboinit, Dede Gjo’Luli, Shkrelasit jo vetem qe moren pjese ne luften e pergjakshme ne majen e Bratiles,16 por edhe paten Tom Niken si nji prej prisave kryesore te kyrengritjes,17 dhe nenshkrusi i Memorandumit te Greces.18 Kishte me kene nje shtremnim dhe boshllek i madh historik mos me vlersue ketu edhe ndihmen e pazevensushme te barijvet shpirtnore te ketyne kreshnikve d.m.th. te kleri Katolik i cili qe dhe vazhdoi me qene gjithmone krah per krah me besimtaret e tyne si pershembull priftin e Shkrelit, Dom Nikolle Ashten megjith famullitaret e Kastratit, te Hotit, te Grudes dhe te Kelmendit.19 Mbas nje qendrese te shkurte qe bani Shkreli me 25 Maj ne suken e Sterkujes ne Dedaj, ushtria e Shefqet Turgut Pashes i dha zjarrin Dedajve dhe Zagores,20 dhe si hakmarrje ndaj kryengritsave plackiten dhe ia vune flaken krejt Malesise se Madhe.21 Kur Ms. Durhami shkoi personalisht per me pa damin ne Bajze-Kastrat dhe ne Shkrel, ajo perdori fjalet Biblike qe e pershkruen katastrofen ne luginen e Shkrelit “si luginen e hijes se vdekjes”22 (Psalm 23:4). Kastrati dha kushtrim atehere dhe Shkreli u solidarizuen me ta si vllazen te pandame, tue luftue trimnisht ne Sukat e Moksetit te Bajze-Kastratit kunder nji force te madhe osmane.23 Per t’u permende asht edhe Memorandumi i Hierarkise se Kishes Katolike Shqiptare te 2 Korrikut 1919, dergue Kryesise se Konferences se Paqes ne Paris kunder copetimit te tokave Shqiptare, e ku asht nenshkrimi i famullitarit te Shkrelit, Dom Frano Karma bashkangjitun me firmen e bajraktarit te Shkrelit, Vate Marash Dashi, me gjith 106 kryefamiljareve Shkrelas.24 Ne luften e Koplikut (1920/21), mandej, qe Vat Marash Dashi qe i prini Shkrelit kunder ushtrise nderhyse Serbo-Malezeze-Jugosllave, e cila pushtoi Koplikun, Shkrelin, Kastratin dhe Kelmendin.25 Gjithashtu, duhen permende fatosat e Shkrelit qe poeti yne kombetar, At Gjergj Fishta, O.F.M., i bani te pavdekshem ne vargjet e tij rrapsodike te vepres epike Lahuta e Malcis – Bibla e nacionalizmit Shqiptar! Keta kjene: Kacel Doda26 dhe Kerrni Gila27 te Zagores, Bajraktari Marash Dashi28 i Vrithit, vllaznit Bec dhe Cul Batani29 te Bzhetes, dhe Rrushman Hasani.30
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja

Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 56
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

te mesojmi historin e malsise Empty
MesazhTitulli: Re: te mesojmi historin e malsise   te mesojmi historin e malsise EmptyWed May 06, 2009 3:23 am

Pervec ketyne burrave, duhen me permende edhe disa prej meshtareve qe sherbyen ne famulline e Shkrelit e u ban prelatet te shquem si per shembyll Imzot Luigj Bumci dhe Imzot Gjergj Volaj; Monsinjorat Ndoc Bozhi e Nikolle Ashta; dhe kleriket intelektuale si Dom Ndoc Nikaj, Dom Aleksander “Lek” Sirdani, Dom Kolec Prennushi, Dom Ndre Zadeja, dhe Dom Nikolle Gazulli.31 Dhe nuk duhet harrue fakti se mbledhjet e prisave Shqiptare u bane per mborjtjen e Shqipnise ne oborrin e Kishes.32

Ne pergjeithsi, ngjarjet historike nuk ndodhen pamvaresisht prej vetvetes, por ato jane reaksion i nderlidhun nga ngjarjet e tjera. Prandaj, per me arrite te kuptojme kompleksitetin e Kryengritjes Antikomuniste te Malesise se Madhe jam i detyruem per me paraqit nji lidhje te ngjarjeve nderkombetare, kombetare dhe krahinore per me arrit ne nji kuptim te mirefillte historik.

Fill mbas pushtimit te Shqipnise nga Italia Fashiste,33 Llesh Marashi ike nga Shkodra dhe del ne Katundin e tij ne Zagore-Shkrel kunder okupatorit, ku e strehojne vendasit e tij Shkrelas.34 Gjithashtu, ne Zagoren e Llesh Marashit bashkidealistat e tij, Dom Zef Sheshtani, Dr. Bahri Kopliku dhe Zef Logoreci jane aktiviste anti-Fashiste.35 Ne pergjithsi, rezistentet kunder okupatorave te ri ishin nacionaliste dhe intelektuale te shquem. Nji nga keta dallohet Mid’hat Frasheri, krijuesi i Ballit Kombetar, qe jo vetem deshti clirimin e Shqipnise, por edhe bashkimin e gjith trojeve te saja nen nji qeveri demokratike.36 Disa grupe te vogla Komuniste qe ishin te shperdame neper disa qytete, nuk moren pjese aktive kundra invazionit Fashist derisa Gjermania Naziste sulmoj ushtarakisht Bashkimin Sovietik ne 1941 dhe kete me organizimin e dy emisarve Jugosllave, Miladin Popoviqi dhe Dusan Mugosha qe i bashkun grupet nen nji parti te vetme Komuniste Shqiptare, por gjithnji nen influencen Jugosllave.37 Me 30 dhe 31 te Korrikut 1943, plas Lufta e Recit (deri tash krejt pervetsue nga regjimi Enverian), por e verteta asht se pjesa dermuese e luftarve ishin nacionaliste si Jup Kazazi, Llesh Marashi me ceten e tij, Zenel Kazazi, Ujk Tahiri, Zef Ashta, Rrok Kanto Marashi (nipi i Llesh Marashit), Caf Smajli, Zef Luka, Sokol Bajrami, Met Rrustemi, Brahim Bishja, Rexhep Lani, Lan Sokoli, Halil Sokoli, Ram Meti, Qamil Tahiri, Fejzi Borici, Isuf Muca, Shaban Binaku, Oso Bishja, Ragip Meta,38 Sali Myftia, Daut Komi,39 etj. Depertimi i thelle i influences Sllavo-Komuniste u vertetue mbas presionit qe Svetozar Vukmanovic-Tempo i bani Partis Komuniste Shqiptare. Menjihere Enver Hoxha e denoncoi marrveshjen e Mukajt (2-3 Gusht 1943) te dergates se Ballit Kombetar dhe te Levizjes Nacionale Clirimtare, vetem per arsye se nacionaliste kerkuen keto: 1) Nji lufte te perbashket, 2) Lufte per nji Shqipni te pavarun dhe etnike, dhe 3) Lufte per nji Shqipni te lire, demokratike dhe popullore.40 Dhe ketu u nda shapi prej sheqerit! Ne Shator te 1943, me shtymjen Jugosllave lufta civile ne Shqipni fillon me nji sulm te ashper ushtarak kunder Ballit Kombetar,41 dhe mandej, kunder forcave te Abaz Kupit (Legalitetit) si dhe te nacionalistve te tjere.42

Mbas kapitullimit t’ Italise Fashiste, Fronti Nacional Clirimtar dergon Riza Danin me gjith profesor Mark Prelen, per te ba nje takim me Llesh Marashin, tu e ftue te bashkohet me Levizjen anti-Fashiste. Lleshi u pergjegj me keto fjale: “kjo asht pune qe s’ bahet more burra. Po ju a nuk i keni syste n’ balle e s’ e shifni se si komunistat jane tue luejt teater me ju? Nuk e shifni ju se ata udhehiqen prej serbve? Mlidheni menen e kthejuni n’ rruge t’ komtarise se internacionalistat juve kane me ua pre krenat! Ju asgja s’ ju lidhe me ta.” Rizaja ja pret, “mire qi ti e luftove fashizmin, po prej gjermanve c’ pret? Pse s’ i lufton?” Lleshi ju pergjegj, “ushtria gjermane asht kalimtare e ne s’ na hine gjem n’ kambe prej saj. Po sllavin kjo ushtri po e lufton e na prej saj kem se shka me perfitue.” (Ket bisede e thote Mergim Korca, deshmi kjo prej tezese tij, bashkeshortja e Riza Danit).43

Jemi ne vitin 1944. Perfundimi i Luftes se Dyte Botnore ishte e hidhun, sepse fitorja e Komunistave ishte krjejt e kjart. Mbasi Shqipnia e Veriut me, kryeqytetin e saj te Teutes e Gentit Shkodren, kishin pesue gjate luftimeve shekullore me Serbo-Malazezet, kjo pjese e Shqipnise e kuptoi se Komunistat ishin t’ indoktrinum me ideologjine Bolshevike, qe jo vetem se ishte e huej por edhe Sllave. Me 13 Maj ne Kinema “Rozafat”, 152 perfaqesuese te Malesise se Madhe, te Dukagjinit, te Postribes, te Anes se Malit, te Gurit te Zi, te Nen-Shkodres, etj, u mblodhen ne Shkoder dhe krijuen Lidhjen e Shkodres kunder rrezikut Sllavo-Shqiptar-Komunist.44

Malesia e Madhe, me krahinat e tjera te Shqipnise se Veriut u organizue per nji sulm kunder Komunizmit. Prisat e Shkrelit kjene keta: 1) Major Llesh Marash Vata (Marvukaj-Zagore), Qark Komandant i Shkodres dhe Kryekomandanti qe do te kryesonte Kryengrijten e Malesise se Madhe. Familija e tij ishte ma e dalluemja ne krejt Malesine e Madhe per pregatijen ushtarake. Prej gjashte djelmve te Marash Vates tre prej tyne, Kanti, Gjeka dhe Lleshi, u ban oficera, kurse nji tjeter ishte oficer reserve, Pjetri. Gjithashtu, dy nipa tue e vazhdua kete tradite familiare u bane oficera, Fran Pjeter Marashi, dhe Vat Gjelosh Marashi. Rrok Marashi u shugurue frat dhe nipi Ndoc Gjelosh Marashi prift.45 2) Pjeter Gjoke Deda (Milaj-Vrithe), z. bajraktar i Shkrelit, trim, besnik e i urte, simpatik dhe antar i shtabit te Llesh Marashit; 3) Nikolle Prek Gjeka (Dedaj), kryetari i komunes se Shkrelit, i arsimuem dhe i njoftun si orator, guximtar, trim dhe besnik.46 4) Prek Lek Gjoni (Kolaj-Zagore), nji nder djemte ma te zgjedhun te Shkrelit, trim, besnik, i pashem dhe luftar i deje kunder Komunizmit. 5) Luket Marash Luca, i pagezuem Luke, (Grishaj-Zagore), i njoftun ne Malesi edhe ne Shkoder dhe i cili mori pjese ne moshe te re ne Kryengritjen e Malesise, 1911, dhe ne Luften e Koplikut. Ai ishte mesus popullor. Gjithashtu, ne vitin 1932 ai mori pjese ne deligacionin Kreshnik te Malesise se Madhe prane Atit Shejt, Pape Piu XI ne Shejtoren e Zojes se Shkodres, ne Genazzo-Itali.47 Sebashku me keta trima mori pjese ne organizimin e kryengritjes edhe dijetari, poligloti (qe zotnonte pese gjuhe te hueja), fetari, patrioti dhe themeluesi i leksikografise krahinore dhe i asaj onomastike, Dom Nikolle Gazulli, qe ishte famullitari i Dekanatit te Malesise se Madhe – Kisha e Shkrelit.48

Gjate vjeshtes se vitit 1944, krenet e Kastratit, Gjon Martin Lulati (Ivanaj-Bajze), Mirote Palok Kokaj (Ivanaj-Bajze), Nik Gjelosh Gjoke Dodaj (Pjetroshan-Bajze), Kole Llesh Malaj (Ivanaj-Bajze), Kole Ujk Osllani (Pjetroshan-Bajze), etj bashk me Vasel Pjeter Gjoka qe ishte bashkpunetor i Nikes (kushrinit tij), dhe me krenet e Shkrelit kjene ne marveshje per ta shmange rrezikun qe e kercenonte mbare popullin Shqiptar. Takimet e shpeshta te tyne u zhvilluen ne shtepine e Luket Marash Grishaj, nji nder qendrat e bisedimave ndermjet ketyne dy maleve.49
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja

Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 56
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

te mesojmi historin e malsise Empty
MesazhTitulli: Re: te mesojmi historin e malsise   te mesojmi historin e malsise EmptyWed May 06, 2009 3:24 am

Ne katundin Ivanaj ne Bajze, me 24 Dhetor 1944 ne shtepin e Gjoke Tom Kokaj u zhvillue mbedhja e krenvet te Kastratit, thote Vasel Pjeter Gjoka e ku moren pjese edhe krenet e Shkrelit, dhe ku te gjithe lidhen besen per me e luftue Komunizmin.50 Ne fund te Dhetorit, Llesh Marashi u nis prej Zagoret dhe shkoi ne katundin Broje me u takue me krenet e Kelmendit si Kole Gjon Bajraktarin, Fran Gjergj Ucin, Gjergj Lul Toma, Gjek Marash Selca etj. Aty vendosen se Selca, Nikqi dhe Vukli me e ndalue turrin e Brigades se Pare.51 Dhe me daten 15 Kallnuer 1945 filloi rezistenca e pergjakshme e Petritave te Kelmendit kunder bishes se terbueme Komuniste.52

Nderisa Kelmendi luftonte heroikisht, me qendrese te pashembullt, Kuvendi i Maleve u caktue ne Poice ne katundin Dedaj-Shkrel ne shtepin e Rrok Nikolle Zefit tre dite ma vone (me 18 Kallnuer 1945) per me caktue daten per nji sulm te pergjithshem.53 Moren pjese Llesh Marashi me Shtabin e tij, Marash Kole Mali (Vojvoda i Dedajve) me gjith kumbaren Nikolle Zefi, Luket Marash Grishaj,



Pal e Dede Thani nga Dukagjini, 54 Gjelosh Luli, Pjeter Gjoke Bajtaktari, Nikoll Prek Dedaj, Dom Nikolle Guzulli,[56] Gjon Martin Lulati, Mirot Paloka, dhe Caf Smajli me disa Lohjane.56 Per arsyena jo te kjarta munguen perfaqsuesit e Shkodres dhe te Postribes ndonese jo vetem Malesia e Madhe por edhe Shkodra, Postriba dhe nen-Shkodra ishin ne bashkpunim me Llesh Marashin per nji kyrengrijtje te armatosun, ku mbas tubimit Llesh Marashi me shoke u nisen per ne Grishaj te Luket Marashi dhe do ne Cukaj te Zef Nike Colaj dhe Gjergj Prel Colaj, e ku qendruen deri kur plasi pushka para afatit te caktuem, me 23 Kallnuer 1945.

Komandanti i Postkomandes se Bajzes Jonuz Naci (Aliaj-Bajze) dha urdhen qe te niset nji toge partizansh per ne Grishaj-Zagores, per me arrestue Luket Marashin qe ishte nen shikimin e Komunistavet prej kohesh, nen komanden e Gjosh Nikes (Vucetaj-Bajze) te cilet iu ngjiten brises se Jeranit per ne Grishaj. Aty, barit te vendit ishen te porositun prej Luketit qe te lajmerojn cdo livizje qe bahet prej ma shume se pese ose gjasht vetash. Kur partizanet erdhen ne fund te brises se Jeranit barijt ne shpejtsi shkuen me lamjrue Shtabin nacionalist se Komunistat jane tue iu ngjite malit per ne Grishaj. Menjihere, Llesh Marashi lajmroi luftaret qe te bahenish gati, me dale prej ku ishin ne Grishaj dhe me shkue ne Cukaj, me u bashkue me shoket tjere, dhe prej andej me u nise per ne Poice. Kur u bashkue Shtabi ne Cukaj, u besidue shkurtimisht, mbasi nuk priste koha. Dhe ndodhi nji mosmarreveshje per sa i perket drejtimit, se ku me shkue Shtabin. Disa thoshin, “ma mire per ne Stol,” kurse te tjeret, “ma mire per ne Poice,” qe ishte propozue nga vete Llesh Marashi. Si perdfundim, trimat Gjon Martin Lulati dhe Mirote Paloka ngulen kambe se nuk do te kthehemi mrapa prej Komunistave, dhe se do ta fillojshin pushken, ata qiten pritat ne vendin stratigjik, per ka do te vijshin partizant ne Grishaj. Llesh Marashi dhe Luket Marashi nuk u pajtun me kete mendim, tue thane se sulmi ishte pese dite parakohet, por pjesa dermeuse vendose ose sote ose kurr! Dhe ashtu u ba. Partizant u njiten ne Grishaj dhe u bane nji rrethim shtepive. Gjosh Nika me tre ushtar iu afrue shtepise se Luket Marashit dhe fjalet e para qe tha kjene: “A asht Luket Marashi ketu? Ku gjendet?” Axha i tij, Fran Luca, tue mendue se Shtabi iku prej Cukajve u pergjergj: “Luketa nuk asht ne shpi, por noshta asht te shoket tone ne Cukaj.” Gjoshi ateher e nisi Fran Lucen me dy partizane per ne Cukaj. Sa u nis Fran Luca me ta, partizant i zbulun rojet e kryengritjesave dhe ne at cast plasi pushka. Nji pjese e partizanve sulmuen dhe te dy palet u ndeshen gryke per gryke. Ne pushket e para u plagosen Pjeter Gjoke Hoti (nipi i Gjon Martin Lulati, i cili mbas disa diteve vdiq ne Bajze), Gjosh Nika me dy partizan te tjere mbeten te plagosun. Mbas nji luftim te rrept, fuqite partizane u thyen dhe per shpetim afer pesemdhete ushtare u futen neper shtepiat e Grishajve dhe u dorezuen. Llesh Marashi urdhroi qe tu merren armet dhe te lehen te lire. Thuhet se disa prej tyne shkuen me fuqit kryengritjes per ne Bajze (Marre prej Llesh Luket Grishaj qe ishte nji nder ata qe furnizonte bashke me familje luftaret e lirise dhe aj vete e perjetoi kete ngjarje).57

Keshtue filloi Kryengritja Antikomuniste e Malesise se Madhe me 23 Kallnuer te vitit 1945. Forcat e kryengritjes zbriten ne Bajze, ku mbas nji perpjekjeje t’ ashper morren Postkomanden ku Zef Tom Ceka i Shkrelit u vra balleperballe me Januz Nacin. Edhe Lulash Cuk Curanaj (Uldedaj-Bajze) mbet i vdekun. Mbas marrjes se Postkomandes, luftaret e lirise u grumulluen te oborri i Kishes se Bajzes, ku Franceskani patriot Pater Ciril Cani rrahu kumbonet e Kishes ne shenj kushtrimit dhe i bani lutje Zotit me iu pri mbare forcave nacionaliste. Ne te njajten kohe, edhe me bekimin e famullitarit te Shkrelit, Dom Nikolle Gazullit, Kole Nike Prela Marcinaj (Cekdedaj-Bzhete) u ra kumonveve per me mobilizue Shkrelin ne lufte. Burrat e Shkrelit u nisen per me u bashkue me forcat e kryengritjes ne Koplik. Tue dijte rrezikun, Komisari i Rrethit te Malesise se Madhe, Cun Januzi (i biri i Januz Nacit), u nis per ne shkoder per me i perballue kryengritesate. Mbas nji qendrese ne Koplik keta u nisen per ne Shkoder. Forcat partizane lajmerue prej Cun Januzit, zunen posizion te Ura e Rrjollit. Aty u zhvillue beteja ma e ashper dhe vendimtare per kyrengritjen ku trimnisht u vrane Gjon Martin Lulati dhe Mirote Paloka, dhe u plagosen shume te tjere.58 Nder kohe te Kisha e Shkrelit luftoi Marash Tom Gjeloshi (Makaj-Bzhete) kundra nji toge te njekjes dhe u vra tue luftue megjith Luigj Kole Shetajn, Mirash Gjonin e Prek Kolen.59
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja

Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 56
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

te mesojmi historin e malsise Empty
MesazhTitulli: Re: te mesojmi historin e malsise   te mesojmi historin e malsise EmptyWed May 06, 2009 3:24 am

Mbas luftimesh te rrepta, kryengritjsit u terhoqen ne male, ku kishin shprese se vellaznit e tyne malesore megjith forca te tjera nacionaliste te Shkodres dhe krahina tjera, do te organizhoheshin per nje kundersulm edhe pse kyrengrijtja filloi para kohet. Ne kete kohe, simbas Vasel Pjeter Gjokes, disa luftare te Hotit ishin pregadite per me u hjedh ne lufte por Kadri Deli Meta (Bajraktari i Hotit) nuk i la me marre pjese tue thane: “Na jemi tue u mundue me ndal vrasjet, e kush e ka fillue, e paste per vedi, e ju ne me ndigjoshi mue, nuk shkoni ne at vend.”60 Porosia e Kadrise kje e rande edhe per Hotin, sepse ai nuk mori parasyshe se trimi i shtepise se Dede Gjo’ Lulit, Gjelosh Luli, ishte ne bashkpunin me mikun e tij te ngushte Llesh Marashin kundra komunizmit. Rrjedhimisht, ai qendroi ne Kastrat i strehuem te probatini i tij, Marash Doda dhe ne Traboin te vllaznit Mark e Kole Miri (Dedvukaj-Hot). Ketu forcat e Toger Babes torturuen Kole Mirin tue pjek ne hell, per me gjete prejtij se ku ishte Gjelosh Luli, dhe vetem me ndimen guximtare te trimit Marash Lushk Gjoni (Dushaj-Hot), Kole Miri muejti me u ik prej durve tyne.61

Ne mal qendruen luftaret e Shkrelit dhe te Kastratit. Si ndeshkim per pushket e para qe krisen ne shtepine e Luket Marashit, Cun Januzi coi vellane e tij, Celen, misioni i te cilit ishte me e burgose familjen e Luketes sebashkut me gjith robet e axhave te tij (Zef e Fran Luca). Ata plackiten dhe djegen shtepine si kurse pat ba Turku me 1911 dhe Shkjau me 1913. Shtepia e Luket Marashit kje e pare ne Shkrel dhe Kastrat se ciles Komunistat ja vune zjarrin,62 per te cilin shkrimtari dhe historiani i mirefillte Uran Butka, tha: “vullkan u pa shtepia e Luket Marashit, qe ishte nje potencial i madh bese e burrerie ne Malesine e Madhe.” 63 Keshtu filloi hakmarja ndaj Malesise se Madhe!

Viti i 1945 kje i veshtire edhe per at pjese te Malesise se mbi Shkodres qe mbeten nen okupacionin Malazias, sidomos per Hotin dhe Gruden ku per te nenshtrue Malesoret, Bajo Stankoviqi do te bashkpunonte me Toger Baben dhe me Petro Bullatoviqin. Komunistet Jugosllave do te kendonin, “Tito-Enver-Stalin, Trisine,” kurse komunistet Shqiptare, “Enver-Tito-Stalin, jemi te gjithe per nje betim!” Bajo Stankoviqi qe kishte danen e hekurt kundra kesaj zone, filloi me arrestue malesoret. I biri i Prek Tom Ujkes (Selisht-Grude) Luc Preka Lulgjuraj me kushrimin e tij, Mirash Zef Kola u kthyen prej Kelmendit (ku ishin luftetare vullnetar) dhe dhane kushrimin per me ndihmue vllaznit malesore te Kelmendit, Shkrelit dhe Kastratit.64 Ne ate kohe, vdiq Shab Smaku Berisha dhe ne hatrin e tij ne Priften-Grude u caktue nji bashkim per me bisedue per luftimet qi ishen zhvillue kundra Komunizmit ne Malesine e Madhe dhe viset tjera ne Shqipni.65 Dhe ne kete hater Luc Preka Lujguraj lexoi letren e Prek Calit qi mes te tjerash thonte, “… Kush e nie vetin Shqiptar dhe beson ne Zotin, i baj therrje te dalin ne nime Kelmendit dhe te Malesise se Madhe kunder kumunizmit!”66 Per fat te keq, rrethanat kjene faktori per te cilin paria e Grudes dhe e Hotit nuk muejti me marre pjese ne kete bisedim, sepse ishin ndermjet dy zjarresh. Nji pjese e Rapshes dhe krejt Troboini, me gjith Gruden, mbeten prap nen-pushtimin Jugosllav ku Bajo Stankoviqi me partizant e tij terrorizuen malesoret, ndersa n’anen tjeter kjene Toger Baba me gjith Jugosllavin Petro Bullatoviq.67 Keshtu, aleanca e pathyeshme gjate pese shekujsh e nepermjet luftnash te pergjakshme per lirine dhe integritetin tokesor Shqiptar u keput ne Malesine e Madhe!

Ne Fruer t’ atij viti, Komunistat Jugosllave arrestuen famullitarin e Traboinit, At Leonard Tagaj (i quejtun Pater Zefi nga malesoret) me Pjeter Zekun Camajn (kushri me Smajl Mark Luli) dhe Vasel Mirash Camajn (Vojvoda i Vuksanajve). Keta u pushkatuen pa proces juridik.68 Fille mbas ketyne, Gjelosh “Losh” Gjoke Lajcaj (djali i halles i Luket Marashit) shkoi ne Selisht te kumbara i tij dhe dashamir i Luketes, Zef Miliqi Lulgjuraj me qellim per me strehue dy djemt e Luketes (Paloken dhe Deden) dhe kushrinin e tij (Prel Fran Grishaj) qe ishin ne Hot. Edhe ketu Bajo Stankoviqi arrestoi ne Selisht Luc Preken per veprimtarine e tij antiKomuniste, bashke me dy vllaznit e tij, Dode dhe Gjergj Lulgjuraj, Kole Gjel Cakun (Ujkaj-Treipsh), dhe Zef Miliqin e Gjelosh Gjoke Lajcajn dhe i pushktatuen te gjithe pagjygj te Kisha e Grudes (Kete ngjarje e dijme prej nipit te Gjelosh Gjokes, Vasel Pjeter Lajcaj).69 Si shenim, vlen per tu permend se ne kohen e Inform-Byrose Bajo Stankoviqi kerkon strehim politik ne Shqipni dhe Enver Hoxha me njihere e prenoi tue shpreblye barbarizmin e tij ndaj Shqiptareve nen Mal te Zi dhe e emnoi Kryetar i Zyres Rrefugjateve te nenshtestasve Jugosllave ne Shqipni, ku pjesa dermuese kjene Shqiptare.70
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja

Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 56
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

te mesojmi historin e malsise Empty
MesazhTitulli: Re: te mesojmi historin e malsise   te mesojmi historin e malsise EmptyWed May 06, 2009 3:25 am

Ne pranvere, po t’ vitit 1945, Toger Baba i shoqnuem nga partisani i vendit, Nikolle Mirash Gjonaj shkoi ne Drume-Hot tue kerkue me arrestue Shkodranin Gjysh Pistullin me Vasel Pjeter Gjonaj. Ne menyre barbare u torturuen Marash Uc Gjonaj, Fran Pjeter Gjonaj (vellaun e Vaselit), Lene Kolen Gjonaj (kushrina e Vaselit), dhe u muer ne hetusi Gjeto Dede Vate Gjonaj.71

Gjate viteve 1945-46 kishin mbete vetem disa ceta luftare, qe ndiqeshin prej forcave Komuniste. Te tjeret u pushkatuen, u burgosen, u internuen, ose prej rrethanavet te njohuna u dorezuen. Ne fillim te 1946, Prek Lek Gjoni, me vellan Pashkun u rrethuen nga brigada partizane, por nuk u dorezuen dhe ne Bjeshke, mbi Kronin e Kurriles se Dedajve u vrran mbasi qendruen heroikisht.72

Po ate vit, dijetari dhe patrioti Dom Nikolle Gazulli u vra prej forcave te sigurimit. Gazeta Komuniste “Kohe e Re” e Shkodres trumbetoi, “Me daten 23 mars 1946 vritet Dom Nikolle Gazulli ne Suke te Madhe, Katundi i Kastratit ne Nen/Prefekturen e Koplikut, bashkepuntor i Llesh Marashit, tradhetar i popullit.” 73

Per 18 muej rresht, Luket Marashi qendroi ne rezistence per mos me ra ne duert e sigurimit te shtetit. Nji ndhime te madhe per qendresen e Luketes dhane miqet e tij, shpesh here tue e sterhue dhe tue e fornizue me ushqime. Ne nji rrethim te forcave njekse ne Kastrat, ai u plagos tue ca rrethimin. Trupi i tij, gjysem i dekompozum, u gjet te Premten e Madhe, 1946, tek brija e Kastratit ne Guret e Bardhe, prej kushrinit te tij Gjon Zefi bashk me te jatin Zef Luca (axha i Luketes).74

Ne arrati qendruen edhe Llesh Marashi me Pjeter Gjoke Bajraktari dhe Rrok Kantin, me baze ne Bjeshket e Vrrithit. Ketu forcat e njekjes i zbuluen dhe i rrethuen. Pjeter Gjoke Bajraktari u plagose rande, Rrok Kanti tentoi me vra veten per mos me u dorezue. Lleshi u dorezue me kusht qe mos ta vrisnin Pjetrin e Rrokun.75 Mbas kapjes se tyne gazeta “Kohe e Re” i njoftoi lexuesit se Gjykata Speciale do te zhvillonte proceduren kunder Llesh Marashit dhe shokve te tij t’ akuzuem si “tradhtare” dhe “bashkpuntore” me anmiqe te hueje. Gjyqi filloi me 10 Korrik, 1946, ne Kinema “Rozafat” dhe perfundoj me 17 Korrik, me kete: “Llesh Marashi denohet me vdekje, me varje ne litar.” Ai u var te Dugajt e Reja ne Shkoder. Po me te njajtin vendim, u denue me pushkatim edhe nji prijs tjeter i Shkrelit, Nikolle Prek Dedaj dhe Dom Alfons Trackin (famillutari i Velipojes, ku pjesa dermuese e famullise ishin Shkrelas t’ ulun prej malit) si bashkpuntor i Lleshit.76

Me deshtimin e Kryengrijtjes se Malesise se Madhe filloi kalvari i Malesise te mbi Shkodres qe mbeti nji nder krahinat ma te pernjekuna dhe te terrorizume ne te gjith Shqipnine prej regjimit Stalinist-Enverian. Si perfundim, kujtojme fjalet e John Adamsit qe tha: “Detyrimet tona ndaj atdhuen nuk pushojne derisa te jena gjalle.” Dhe me te vertet shpirti liridashes i malesorit nuk u perkul, por perkundrazi u ba fli per idealin e nalte te nacionalizmit Shqiptare, qe do te thote – ideja kombetaro-Shqptare!

Pra, tue i rikujtue edhe nji here fjalet e Schillenbeeckx-ut, e besoi qe asht e kjarte se kush i sherbeu lirise, kombit, fese dhe atdhuet.

I perjetshem kjofte kujtimi i tyne!

Lista emnore e deshmoreve dhe viktimat e Komunizmit Enverian te malit Shkrelit.77

Vrrith:

1) Pjeter Gjok Deda Milaj, Bajraktar 101 vjet burg

2) Prec Pjeter Vulaj Vdekje prej torturave

3) Mirash Gjoka Arratis, varrue dhe vdek ne Jugosllavi

4) Martin Fran Popaj Vra

5) Kole Tom Deda Vra

6) Gjoke Dede Milaj Vdeke ne internim (Berat)

7) Fran Cul Kroni 20 vjet burg

Cool Prek Gjergj Milaj 10 vjet burg

9) Pjeter Prek Pacaj Burgose, djeg shtepia

10) Gjergj Kol Luca Burgose

11) Gjeto Prek Ramaj Burgose

12) Luke Mac Tucaj Burgose



Bzhete:

1) Mark Tom Gjeloshi (Makaj) Vra ne rezistence

2) Nikoll Zef Patanaj Vra me forcat partizane

3) Prel Tom Makaj 101 vjet burg

4) Kole Nik Marcinaj 25 vjet, vdeke ne burg

5) Gjon Lek Mirukaj 20 vjet burg, torturohet, vdes

6) Zef Murran Luca 25 vjet burg

7) Fran Zef K. Gjeli 25 vjet burg

Cool Gjeto Lek Miruka 25 vjet burg

9) Prel Tom Gjeloshaj 20 vjet burg

10) Pjeter Lek Mirukaj 20 vjet burg

11) Gjok Zef Cekaj 15 vjet burg

12) Marash Zef Cekaj 10 vjet burg

13) Gjelosh Nik Vukelaj 5 vjet burg

14) Pashko Vat Malota Burgose, djeg shtepia

15) Tom Fran Brrakaj Burgose

16) Prel Vat Malotaj Burgose

17) Lulash Palok Vrucaj Burgose

18) Tereze Preke Xhaj Torturohet ne menyre cnjerezore, dhe

(motra e Nikolle Prek Dedaj) heroikisht nuk e tregon vellan.



Dedaj:

1. Nikolle Prek Dedaj Pushkatue me Dom Alfons Tracki etj.

2. Gjok Koka Pushkatue

3) Prek Gjon Dedaj Pushkatue

4) Mirash Gj. Sokolaj Pushkatue

5) Pjeter Kol Sokolaj Pushkatue

6) Mark S. Sokolaj 20 vjet burg, djeg shtepia

7) Marash Kol Mali, vojvode 3 vjet burg

Cool Marash Kol Stake Burgose

9) Kole Tom Stake Burgose, djeg shtepia

10) Gjelosh Martini Burgose

11) Zef Mali Burgose

12) Gjek M. Sokoli Burgose

13) Rrok Nikoll Zefi Burgose



Zagore:

1) Major Llesh Marashi Varje ne Konop, djegj shtepia

2) Luket Marash Grishaj Vra ne mal, djegj shtepia

3) Prek Lek Kolaj Vra ne mal, djegj shtepia

4) Pashko Lek Kolaj Vra ne mal

5) Dan Coli Vucaj Vra kundra partizanet (Kisha e Lezhes)

6) Fran Pjeter Marashi Pushkatue

7) Ndue Gjelosh Marashi Pushkatue

Cool Nrek Pjeter Zef Culaj Pushkatue

9) Mark Gjoke Leknikaj Vdeke ne burg

10) Rexhe Mehmet Vucaj Vdeke ne burg

11) Gjelosh Marashi 101 vjet burg

12) Edward Llesh Marashi Burge, lirohet pasi jai prent dy kambet

13) Rrok Kanto Marashi 10 vjet burg, intermin deri 1990

14) Pjeter Marashi Burgose, vdes pas daljes

15) Mark Gjelosh Marashi 10 vjet burg

16) Kol Nik Colaj 10 vjet burg

17) Mirash Prec Grishaj 10 vjet burg

18) Prel Gjelosh Marashi 7 vjet burg

19) Gjelosh Ndoc Marashi 7 vjet burg

20) Marash Vat Gjelosh Marashi 7 vjet burg

21) Fran Luc Grishaj Burgose, torturue, 3 vjet burg

22) Brahim Xhigji Vucaj Burgose

23) Sadri Zeke Leknikaj Burgose

24) Dyl Qerim Leknikaj Burgose

25) Prec Curri Grishaj Burgose

26) Zef Luc Grishaj Burgose

27) Prel Fran Grishaj Burgose

28) Palok Luket Grishaj Burgose, internim

29) Dede Luket Grishaj Burgose

30) Familja e Llesh Marashit (gra e femi) internim ne Berat (afer 2 vjet).

31) Familja e Luket Marashit (gra e femi) burgosun ne burgun e Shkodres dhe internim ne Berat (sebashku 16 muje).

32) Familjet e Zef e Fran Luc Grishaj (gra e femi) burgosun ne burgun e Shkodres.

33) Palok Luket Grishaj internohet per te dyten here ne Saver prej vitit 1957 deri 1990 (internim me familja), ku edhe vdes ne internim.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja

Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 56
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

te mesojmi historin e malsise Empty
MesazhTitulli: Re: te mesojmi historin e malsise   te mesojmi historin e malsise EmptyWed May 06, 2009 3:26 am

Famullitari i Kishes Shkrelit:

1) Dom Nikoll Gazulli Vra nga forcat e ndjekes Komuniste ne vitin 1946

Meshtaret qe i sherbyen famullise se Shkrelit dhe vdeken nga Komunizmi:



1) Dom Ndre Zadeja Pushkatue ne vitin 1945

2) Dom Gjergj Volaj (Imzot) Pushkatue ne vitin 1947

3) Dom Pjeter Cuni Vdeke prej torturave ne vitin 1948

4) Dom Aleksander Sirdani Vdeke prej torturave ne vitin 1948

6) Dom Ndoc Nikaj Vdeke ne burg ne vitin 1951

7) Dom Pjeter Gruda Vdeke ne burg ne vitin 1989
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja

Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 56
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

te mesojmi historin e malsise Empty
MesazhTitulli: Re: te mesojmi historin e malsise   te mesojmi historin e malsise EmptyWed May 06, 2009 3:27 am

Pjeter Zeku, antikomunist i betuar nga Hoti

te mesojmi historin e malsise PJETERzEKU
Pjetër Zeku Camaj (1880-1945)

Nga ana e nënës, Pjeter Ivezaj është stërnip i Pjeter Zekut, nje luftëtar i degjuar nga Spia e Hotit.
Ndër malësorë, Pjeter Zeku ishte i njohur si burrë trim, i zgjuar dhe besnik.
Ai ishte një luftëtar i vjeter i Hotit dhe shquhej për përdorimin e armës.
Ishte edhe një human i vërtetë.
Pjeter Zeku nuk lejonte kurrë të keqtrajtoheshin robërit e luftës.”Trimëria tregohet në luftë dhe jo ndaj robërve”, ishte qendrimi i prerë i Pjeter Zekut.
Bëmat e Pjeter Zekut në betejat kundër nizamëve turq dhe sllavo malazezëve janë të shumta. Kombi,flamuri, feja dhe gjuha, ishin më të shtrenjtat për trimin e patundur te Hotit.
Pjetri ishte lindur e rritur në mes vatrave të burrave të shquar e trima të Hotit.
Betejat e ashpra kundër pushtuasve turq e kishin bërë Pjetër Zekun një luftëtar të sprovuar.
Ai ishte bashkëluftar i Dedë Gjo Lulit në betejat e Bratilës, të Gropës së Uglës dhe Qafës së Kishës, Pjeter Zeku u plagos rëndë.
Edhe pse me dhimbjen e plagëve mbi shpinë, ai arriti të kapte rob shtatë nizamë.
Në këtë betejë ai u ndihmua nga luftëtari trim, Pretash Zef Tarri Dushaj.
Në një ngjarje tjetër, Pjeter Zeku, nëpër terr, kishte vrarë xhandarin malazes afër Krevenicës, duke e marrë në shënjë dritën e cigarës së xhandarit.
Më vonë, nga kodra e Vulajve, ai e vrau ushtarin turk i cili shetiste serbes ne qytetin e Tuzit.
Edhe në situata të befasishme, Pjeter Zeku e kishte treguar veten se ishte një luftëtarë trim dhe i zgjuar.
Tregojne se Shaqir Hasani, sherbetorë i zellshem i osmanëve, ishte venë një ditë në krye të nëntëmbëdhjetë nizamëve dhe ishte nisur për të plaçkitur Hotin.
Për fatin e mirë të Hotjanëve, Pjeter Zeku ishte ndodhur rastësisht për gjueti tek Shkalla e Fajkonës.
Me të parë Shaqir Hasanin në krye te nizamëve, Pjetri zuri menjëherë pozicion në pritje të “gjahut” të padëshiruar.
Ai e dinte fort mirë se Shaqir Hasani nuk vinte kurrë për të mirë në Hot.
Pjetri i bëri thirrje Shaqirit që të kthehej andej nga kishte ardhur.
Mas thirrjes së dytë, Shaqiri duke pa se s‘mund të kalojë i gjallë, kthehet mrapa.
Ai e dinte fort mirë se kush ishte trimi i Hotit.
Të njëjtin qëndrim mbajti edhe gjatë ngjarjeve të vitit 1918, 1921, 1944, për ç’gjë, së bashku me pater Zefin e Hotit,do të pushkatohet,nga ushtria partizane, sllavo-komunistët e Bajo Stankoviqit, në Lug të Vulës-Skorraq, më 17 shkurt 1945.
Regjimi komunist malazes nuk e harroi faktin se Pjetër Zeku ishte një nacionalist i vendosur shqiptar që shquhej për përpjekjet e tij për bashkimin e trojeve etnike shqiptare.
Ardhjen e komunistëve në pushtet, jo vetëm që nuk e priti mirë, por e luftoi me të gjitha mënyrat.
Ai në komunizëm shihte rrezikun e coptimit të trojevet shqiptare, andaj komunistet nuk ia falën këtë “faj”.
Është interesant të përshkruhet qëndrimi burrëror e i pa përkulur i Pjeter Zekut në momentin e pushkatimit.
Edhe pse i thyerë në moshë,Pjetri iu versul ushtarit sllavo-komunist të armatosur deri në dhëmbë.
Sipas dëshmitarëve okularë, kur ushtari malazes po bahej gati të zbraste armën në trupin e Pjetrit, ai e hap gjoksin para ushtarit dhe i thotë qit cka po pret.
Nderkohë që ushtari hutohet,Pjetri i rrëmben mitralozin nga duart.
Por për fat të keq, ai nuk dinte ta përdorte armën e rrëmbyer, sepse ishte mitraloz i modelit të ri.
Ushtarët e tjerë të skuadrës së pushkatimit,qëllojnë me breshëri plumbash në drejtim të Pjetrit.
Në gjoksin e tij kishin përfunduar 27 sish.
Përpos tjerash vigani Pjetër Zeku, la një shëmbull të pa shoq të shpirtëbutënisë atënore.
I deshmuar si sypatrembur, në beteja,kunder turkut e kunder serbit,(i plagosur gjatë Kryengritjes së Malësisë në betejën e Gropë Uglës dhe gjatë luftës me ushtrinë serbe 1918), me siguri më parë do të preferonte tjetër rrugë se sa t’u dorëzohej komunistëve, por i dhëmbsej familja, fisi e fshati Spi, të cilët me siguri, në pushkën e parë të rezistencës, do të zhdukëshin nga faqja e dheut.

Pjeter Zeku kishte pesë djem: Kolën, Markun,Rokun, Noshin dhe Vuksanin.

Ndonëse ishte ma i madhi djalë,Kola shpesh ndollte që të marrë pjesë në luftra me t’atin Pjetër Zekun.
Kola pati marrë një plagë të lehtë në një slum të serbo-malazezve në Luhar dhe Ledinë.
Kurse Marku e Vuksani dalloheshin si djem punetorë.
Noshi ishte djalë i pashem dhe trim.
Ai u vra në vitin 1936,në afersi të Bajzës, duke shkuar për festë tek motra..
Kur i dyshuari për vrasjen e Noshit shkon tek Pjeter Zeku për të bërë “benë”, se nuk kishte hak as hile,Pjetri i thotë: “Nëse e ke vra,benë eke të lehtë,se kush e bjerrë shpirtin tue vra, nuk ka ç’bjerrë me be”.
Kështu kjo ngjarje mori fund para burrave, por jo para Zotit.

Rroku djali i tretë, ishte i njohur si vajtori më i mirë ne Malësi.
Pra ishte një rapsod i dëshmuar e këngëve elegjike.
Në vajin kushtuar bajraktarit të Hotit,Smajl Haxhisë, me rastin e vdekjes së tij, me 1948, Roku ndër të tjara thotë:

Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja

Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 56
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

te mesojmi historin e malsise Empty
MesazhTitulli: Re: te mesojmi historin e malsise   te mesojmi historin e malsise EmptyWed May 06, 2009 3:27 am

“Kur të shkosh ti në atë jetë,
shumë burri i mirë tash del e të pret,
shumë në atë vend ka met prit daija,
ka me t’prit ty jaj Mul Delija,
pa percjellmja fjalët e mia,
se në këtë vend ka ndërrua paria,
Se na ka ardh një mbret pa emer
s’dimë në asht mashkull, apo femer
Nuk don kishë e as xhami,
Tretja Zot faren e tij...”

Këto vargje dëshmojnë revolten e trashëguar të Rokut ndaj regjimit komunist, pas përfundimit të luftës sl ashtuquajtur çlirimtare.
Sllavo-komunistët i hakmerren Rokut,për vajtimin që i bëri bajraktarit, ku e sulmonte prisin që posa kishte ardhur në pushtet-Titon.
Atë e burgosen dhe e torturuan për disa ditë.
Por rapsodi shqiptar nuk u frikësua as nga kercenimet as nga torturat.
Rok Pjetër Zeku nuk ishte vetëm një rapsod i mirë, por edhe një burrë trim dhe i zgjuar.
Në dhjetor të vitit 1972, ai nderhyn për të ndalur sherrin midis dy malësorëve në hasmëri, Rrok Gjokës Nicaj dhe Gjekë Gjonit Nikprelaj.Në grindje e sipër, te dy hasmit zbrazin revolet e veta dhe mbeten të plagosur.
Se bashku me to ishte plagosur edhe Rroku., bile me plagë të rënda se dy malësorët e tjerë.
Ai jetoj edhe nëntë vite të tjera.
Për atë që ndodhi në këtë grindje,Rroku nuk deshironte hakmarrje.
Ai, jo vetem që i fali dy malesorët, por ua kushtezoi atyre që t’i jepnin fund hasmërisë.
Dy malësorët, prej dy Maleve, Trieshit dhe Hotit, i shtrinë dorën njani tjetrit, falë vullnetit dhe zemergjersiësë së Rrok Pjetër Zekut.
Kështu pra, edhe nga ana e nënës, Pjeter Ivezaj kishte çfarë të trashegonte.
Origjina e ti tmeronte autoritetet jugosllave të asaj kohe.
Gjat hetimeve “maestrot”e UDB-së i kercenoheshin Pjetrit dhe i thoshin se e dinë mirë se kush është ai: “Sytë e tu i perngjajnë syve të kriminelit Pjetër Zekut”.Pjetri u pergjigjet duke u thanë, e “vertetë se jam nipi i Pjeter Zekut, dhe krenohem me ate gjë, por jam i Grudë dhe jam nipi i Keqa Markut
Kjo përgjigje i shtonte tortuart, por Pjetri asnjëherë nuk u lëkund para tyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja

Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 56
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

te mesojmi historin e malsise Empty
MesazhTitulli: Re: te mesojmi historin e malsise   te mesojmi historin e malsise EmptyWed May 06, 2009 3:28 am

Ne Mal te Zi,fiset si Vasojeviqet(Vasoja) Bjellopavliqet (Palabardhet),Kuq,Kuqiqi(kuqi) keto fise kan qen vllazni e fiseve Hot, Grud,Krasniq,kure eshte ba ndarja e kishes ne Bizantine e Romane keto te parat kan kalu ne ritin Bizantin ndersa keto tjeret ne ritin Roman keshtu qe ka ardh deri te asimilimi i tyre ne Malazez pasi predikimi behej ne gjuhen sllave ne kishat e ritit bizantin (ketu te ne se atje ne jug siq e dini predikimi behej ne greqisht),ndersa keto fiset e tyre vllazrore mbeten ne ritin Roman dhe nuk u asimiluan . Per vasojeviqet na jap te dhena Edit durham ne memoaret e saj edhe me foto ku shihen shum mir Vasojeviqet me vesh kombtare shqiptare.( keto te dhena mi ka jap nje malazeze edhe fotot po nuk kam mund ti ruaj qe tiu dergoj ).Nje gje eshte shum iteresante se kjo me ka then se Milloshevii eshte nga dera e ktij fisi(vasojeviq)po me ka mbet ta vertetoj se nuk kam ra ne shenime diku ende.Per Bjellopavliqet (Palabardhet)kam pas te dhana para luftes po me kan humbe .(nese ka dikush ti dergoj ketu).Ndersa fisi i kuqeve jan asimiluar pjesrisht,sod ka nga ky fis ne te dy anet edhe Shqipetar edhe Malazez (serb)keto te asimiluarit sod mbajn mbiemra te ndryshem veq kryesisht si me te shpesht jan KUQ,KUQANI KUQEVIQ,nga ky fis rjedh Mark milani i malite te zi i cili ka luftuar kunder Shqiptareve sidomos ka ba namin ne malsin e Rugoves ,Hot, Grud e Peje ,sod njihet Prof.Millan popoviq nga ky fis i cili ka deklaru vet qe esht nga ky fis,ky ka nje veper qe jap te dhana per kete,;THE TRIBE OF KUQI IN FOLK STORIES AND SONGS"
Ndersa fisi Nemanjin (nimanaj)jan deg e Gashve te Deqanitte cilet kan qen zoter te Manastirit te Deqanit qe sod e kan Serbet dhe pretendojn qe eshte i tyre,sod pjesa e familjes qe nuk jan asimiluar quhen Demukaj.
Nga kjo familje rejedh Stefan nemanja -Deqanski mbret i serbeve si thon ato,po un kam te dhana qe ky ka qen mbret i SHqiptarve Serbeve Vllehve dhe GREKEVE pra i Bizantit se ne bizant nuk ka pas veq serbe ,Stefani ishte kusheri i par i princit Shqipter Dhimiter QE njihet si themelues i deres se Dukagjineve.Stefani eshte i varosur ne Hilandar (manastir)ne Greqi dhe ne var esht nenshkrimi me shkronja grege si Stefan nimani e jo nemanja.
Keto te dhana i kam mar te libre :shqipetaret dhe serbet ne Kosov: autor Skender Rizaj .
PO aty kam lexu per familjen e piketoreve LLazoviq,Aleksej e Simon LLazoviqi qe kan piktura te tyre ne manastirin e Deqanit qe edhe keta ishin Shqipetar.
Tani do i japi do mbiemra familjeje qe jan asimiluar ne Serb ,Malazez eBoshnjak.
SM=serbo malazez
B=boshnjak
T=Turk
Kada-Kadiq i kisha komshi te par.
Gjuka-Gjukiq-Gjukanoviq(SM)
Boja-Bojiq-Bojoviq(SM)
Bojku-Bojkoviq(SM)
Gashi-Gashiq(SM)-Gashanin(B)GASH(T)
Ishte nje mjek injoftur n
ne Peje, Gashiq
Berisha-Berishiq(SM)
Buri -Buriq(SM)
Shoshi-Shoshkiq(SM) dhe(B)
Shala-Shaliq(SM)-shalanin(B)-Shalunoviq(B)
Ne nje fshat te Plaves
bashkjetojn te tri palet
Shqiptar-Serb-Bosh
njak te kesaj familj
e nga kjo familje es
hte Millan Shaliqi i ci
li ka qen me post te
larte ne ish jugoslla
vi.
Gjurka-Gjurkoviq(SM) dhe(B)
Gjoka-Gjokiq(SM)-Gjogovoq(B)
Gjeli-Gjeloviq(SM)
Hoti-Hot(B)-Hotoviq(B)-Otoviq(B)
Gruda-Grudiq(SM)
Gruja-Grujiq(SM)
Agolli-Agoviq(B)
Agani-Aganiq(B)
Regjepaga-Regjepagiq(B)
Zogu-Zogoviq(SM) Nje fshat i ter ne Peje Ku nje plak i tyre ne bised me ka pranuer vet se jan me prejaredhje shqiptere.
Lulaj-Luliq(SM)
Bala-Baliq(B) Numan baliq deputet nekuvendin e Kosoves eshte nga kjo familje.
Peshku -Peshkoviq(B)
Husaj-Huskoviq(B)
Martinaj-Martinoviq(SM)
Shabi-Shaboviq(B)
Basha-BAsha(T)-Bashoviq(B)-Bashiq(B)
Gusija-Gusinac(B)
Rugova-Rugovac(B)
Nikqi-Nikqeviq(SM)-Nikiq(SM)
Shkreli-Shkriel(B)
Brala-Braliq(B) nje pjes jeton ne Peje tjetra ne Rozhaj e para Shqiptare keta te dytit Boshnjak kan hyrje dalje edhe sod dmth ndiqen ne dasma e dek.
Daci -Daciq keto i njohe personalisht pasi gjyshen e kam nga kjo familje 'jetojne ne Peje nje pjes ne Rozhaj dhe nje ne Turqi e Maqedoni perveqe ketyre ne Pej te tjeret mbahen si Boshnjak edhe pse gati te gjith e din shqipen ende.
Kelmendi-Kelmenta(B)
Kola-Koliq(B)-Kojiq(B)
Peja-Pejanoviq(SM)
Bardhi-Bardiq(SM)
Nura-Nurkoviq(B) e njoh nje Uka nurkoviq ai ithot vetit boshnjak po un se kuptoj si kur edhe emri i tregon se eshte Shqipetar se ne SLLAVISHTE ujki(uka) eshte VUK e jo UK.

Kapedani-Kapetanoviq(B) jan dajat e nje shokut tim thon vet qe kan qen Shqipetar.
Pela-Peleviq(SM)
Preni-Preniq(B)
Feri-Feroviq(B)
Seferi-Seferoviq(B)
Kryeziu-kryeziu(T)-Crnoglaviq(SM) e kan perkthy mbiemrin njejte si Palabardhet ne bjellopavliq.
Bajrami-Bajramoviq(B)
Lajqi-Laiq(B) Rasim Laiq minister i minoriteteve ne qeverin serbe sod,kusheri i afert i dajeve te mi e mban veten si boshnjak edhe pse e din prejardhjen e vet Shqiptare.

Kuku-kukiq(SM)-Kukal(SM) ket familje e kam njoft personalisht se kan punu bashk m\ne ni ndermarje baba ime me kryefamiljarin ,dhe aj thoshte vet se jan me prejardhje shqiptare dhe se kusherinjet i ka nga ana e Deqanit Kukalaj thiren.

Cucaj-Cucinjanin(B) jan dajet e nje shokut tim nena e tij tregon qe pleqet ne familje kan fol shqip ndersa tashi keta te rite nuk dine.

Myezini-Muezinoviq(B) nga kjo familje eshte gjyshja e ni shokut tim(naser berlajolli) ajo thot se jav shqipetar,kam pes rastin ti shoh ca foto te tyre te gjith ishin me teshe kombtare tonat dhe njeri kishte emrin Macan dmth shqip.
Dreka -Drekalloviq(SM)
Babaj-Baboviq(SM)-Babiq(SM)
Jashari-Jasharoviq(B)
Damjani-Damjanoviq(SM)
Shahmani-Shahmanoviq(B)
Dashi-Dashiq keto te dy paret kan jetuar ne Peje kam pas rastin mer nje antar te asaj serbe te bisedoj e dinte prejardhjen e vet shqiptare po pas nje kohe eshte ber polic i serbis dhe nuk kisha guxim tia permendi ma prejardhjen e tij.
Muriqi-Muriq kjo familje kan jetuart ne malsin e Rugoves dhe nje pjes e saj ka dal ne mal te zi dhe jan asimiluar ne boshnjak deri von pleqet e kan fol shqipen tashi te rit nuk din ,te dhanat i kam nga grat e agjeve te nanes sime pasi ato te dyja jan nga kjo familje (pjesa e asimiluar)dhe tregonin edhe vet se eshte fol shqip gjer sa kan qen pleqet gjall.

Tahiri-Tahiroviq (B)
Nje ngjarje per ket dhe nje familje tjeter : iha ne sherbim ushtarak ne ish jugosllavi dhe kam pas dy koleg aty Mirsad Tahiroviq dhe Ruzhdia Faket
kur ju degjova mbiemrat u afrova te ta dhe i pyeta ne gjuhen sllave se mos jan me prejardhje shqipetare te dy ma pthyen ne shqip se po ,po me nje shqpe te qal flitnin pasi me than se keto i din nga gjyshrit sa ato kan fol shqip po tashi nuk e flasin ne familje(qfar mekati or vlla)
dhe un insistova qe sa her qe jemi vetem te bisedojme veq ne shqip dhe per ni vit e perforsuan mjafte,po tani nuk kam ma kontakt me ta se njeri jeton ne Shkup(mirsadi me prejardhje nga Plava)e tjetri(ruzhdiu)nga Tutint afer Peshterit (ka qen vend puro Shqipetar ).

Eshte nje gja interesant ketu ne Peje gjysma e qytetarve kan nanat apo gjyshet nga Mali i zi nga keto familjet te asimiluara ,si duket ngase e din prejardhjen e tyre mezi presin ti martojne vajzat per Shqipetar ,ne thomi ketu ne Peje po qe se gjete se ku te marish per grua ik ne Mal te zi atje edhe po te jesh i qal (sakat qor gungaq)do te japin nuk te kthejn pas that.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja

Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 56
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

te mesojmi historin e malsise Empty
MesazhTitulli: Re: te mesojmi historin e malsise   te mesojmi historin e malsise EmptyWed May 06, 2009 3:30 am

Në gjurmët e një tradite muzikore të një familje nga Malësia
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja

Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 56
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

te mesojmi historin e malsise Empty
MesazhTitulli: Re: te mesojmi historin e malsise   te mesojmi historin e malsise EmptyWed May 06, 2009 3:30 am

Malësia ka nxjerrë nga gjiri i saj burra për besë e trima për pushkë. Malsorët i kanë dhënë zë kombit shqiptar nëpër shekuj, i kanë dhënë heronj, dëshmorë, komandantë e ushtarë trima. Djemtë e Malësisë kanë vënë jetën e tyre në altarin e kombit. Në morinë e madhe të armatës të luftëtarëve të lirisë përmenden edhe dy vëllezërit Zef dhe Prel Tom Hasuri nga Stjepo i Trieshit. Po kush ishin këta bijë të Malësisë?
Zefi pat lindur më 1882, kurse Prela dy vite më pas, më 1884. Ata kaluan një rini të vështirë, por u rritën përmes rezistencës, që i bënte Malësia pushtuesit turk.

Tony Dedivanaj

Viti 2007, është vit jubilar sepse bëhen 100 vjet nga koha kur malësorët rrëmbyen pushkët në një betejë të rreptë kundër turqve; një betejë që kishte për motiv rezistencën shqiptare për të mos nisë djemtë nizamë. E ndër luftëtarët ishin edhe dy vëllezërit Zefi dhe Prel Tom Hasuri. Kushdo ka dëgjuar për betejën e Lemajt në Cem të Trieshit. Lufta ka qenë e ashpër dhe trieshanët kanë luftuar për gjashtë ditë e net, pa pushim. Në ndihëm të trieshjanëve shkuan edhe luftëtarë nga Koja. Beteja qe e rreptë dhe humbjet e mëdha.
Nuk ishte kjo e vetmja betejë ku morën pjesë vëllezërit Zef dhe Prelë Tom Hasuri, ata ishin luftëtarë të njohur të Malësisë, që në çdo betejë që zhvillohej atyre anëve, do t`i gjente në këmbë dhe të armatosur, të gatshëm për t`u sakrifikuar për kombin. Kronika e kohës i gjenë ata në betejën e Qafës së Uglës, pranë Tuzit, betejë ku mbeti edhe një kushëri i tyre; Cela Baci, i cili dha shpirt në duart e Prelës. Pa u tharë gjaku i Celës, ra në fushën e nderit edhe vëllai i tij, Gjoni, që u varros po aty ku u zhvillua beteja.
Zef dhe Prelë Tom Hasuri (Dedivanaj) ishin luftëtarë edhe në Kryengritjen e Malësisë së Madhe të vitit 1911, siç e fakton edhe historiani Gjergj Nikprela në librin e vet kushtuar kryengritjes së Malësisë së Madhe. Dy vëllezërit ishin aktivë në jetën e Malësisë. Ata siç ishin të rreptë me pushtuesit, ishin të dashur dhe të respektuar në marrdhëniet me malsorët e tjerë. Ishin pjesmarrës aktivë në Besëlidhjen e Malësisë, që shqiptarët të mos vriteshin mes vedit.
Zefi, ashtu siç ishte një luftëtar trim, kishte shpirt artisti. Ai këndonte e vajtonte bukur. Vajtorët në Malësi ishin të respektuar në çdo kohë. Ai ishte dhe një instrumentist shumë i talentuar. Interpretonte njëherësh në shumë instrumenta muzikorë, i binte bukur fyellit, luante në Zupare e lahutë dhe ishte një mjeshtër i thurjes së këngëve popullore. Vetë ua thurte fjalët e po vetë i këndonte.
Instrumentet dhe dashurinë për këngën popullore, për instrumentat muzikorë, Zefi ua trashëgoi edhe djemve dhe nipave. Madje të dy djemtë e tij, Frani dhe Nikolla, u bënë shumë të përmendur për talentin e tyre të rrallë si mjeshtra të folklorit shqiptar, si këngëtarë e interpretues të talentuar. Ishin mjeshtra të vërtetë. Ata ishin pjesmarrës të përhershëm në festivalet, turnetë, takimet ballkanike dhe jo rrallë edhe europiane.
Illyria ka shkruar për pjesmarrjen e tyre të suksesshme në festiavalin Opatisë më 1951, ku ata zunë vendin e parë dhe u bënë personazhe në faqet e para të gazetave dhe revistave ballkanike e europiane.
Në atë takim ata luajtën bukur në instrumentat muzikorë të traditës shqiptare siç ishte Zuparia, fyejt dhe Lahuta, instrumenti më autentik i shqiptarëve në kohë të moçme dhe sot. Interpretimi i tyre u ndoq edhe nga shumë studiues ndërkombëtarë, të cilët edhe i kanë incizuar e fotografuar. Në arkivat e Londrës janë gjetë regjistrimet që u ka bërë aso kohe britaniku Peter Kenedy, që kishte ardhë nga Londra posaçërisht.
Ku dhe si ishin bërë artistë këta rapsodë të Malësisë? Mendoj se ishin bërë të tillë në kullat e Malësisë, në dasma, në kuvende, ku populli kërkonte t`i dëgjonte dhe argëtohej me tingujt magjikë që nxirnin instrumentet. Në kujtimet e Franit, ruhet edhe ky rrëfim: "Po thonë baba dhe axha, mua dhe Nikollës: A kishit mund me ardhë me ne në Kelmend? Ne nuk i kundërshtuam. Jemi përgatitë dhe jemi nisë. Baba dhe axha kishin motrën në Kelmend, Prend Tonia, e cila ishte martuar me Dedë Lulash Smajlin, të cilin më vonë e pushkatojnë komunistët të lidhur dorë për dore me Prek Calin. Në shtëpinë e mikut kishin shkuar një grup burrash për vizitë, ndër ta edhe Prek Cali. Baba dhe axha njiheshin mirë me trimin e maleve, piramidën e kufijëve të Shqipërisë, Prek Cali. Të nesërmen janë ulë së bashku në Bajzë të Kastratit, ku organizohej një festë e atyre anëve. Kanë shkuar drejt e në log të Kishës. Prek Cali, që kishte dëgjuar për Franin dhe Nikollën si mjeshtra të instrumenteve, i paska thënë: A munden këta djemtë me u ra fyejve siç i kanë ra në mbrëmje?
- Po si jo, janë përgjigj njëherësh baba dhe axha i Franit. Janë të rinjë, kanë energji.
Prek Cali, i është drejtuar pjesmarrsëve të shumtë në atë festë dhe u ka thënë: Këtu kemi dy djem artistë. Janë djemtë e mikut tim, Zef Tom Hasurit nga Stjepo i Trieshit. Këta u bien mrekullisht fyejve. Le t`i dëgjojmë!
Ia kanë filluar me i ra fyejve Frani dhe Nikolla pa pushim. Meloditë zëvendësonin njëra-tjetrën. Pjesemarrsit e shumtë i ka përfshi një heshtje e thellë. Veç kur kanë mbaru instrumentistat, janë dëgjuar thirrje: - Edhe një tjetër, edhe një tjetër! Ka vazhduar prapë koncerti e përsëri thirrje e duartrokitje. Edhe Prek Cali i ka lëvduar djemtë.
Ja pra ku u përgatitën këta rapsodë të Malsisë, në popull…
Por le të kthehemi edhe një herë tek Festivali Ballkanik i zhvilluar në Opati. Shqiptarët e Malësisë u paraqitën me dinjitet në atë festival dhe tërhoqën vëmendjen e të gjithëve, gazetarëve e studiuesëve të muzikës. Studiuesi britanik, Peter Kenedy ishte mahnitë dhe kishte kërkuar që t`i incizonte shqiptarët dhe e kishte kryer incizimin. Pjestarët e familjes tonë dhe fisit tonë nuk e dinin se ku gjendej incizimi, por duke e kërkuar, më në fund u bë e mundur depërtimi në arkivat e Londrës dhe tani zotërohet një kopje nga familja. Madje edhe fotogarfitë ruhen në një muze të Londrës dhe së shpejti do të vihen në dispozicion të familjes Dedivanaj.
Edhe Gjokë Prela, i biri Prel Tom Hasurit ishte ndër ata që i vazhdoi traditat muzikore të familjes Hasuri; ai ishte ndër të parët që mori pjesë në misionin shqip të Titogradit, ku interpretonte mjeshtrisht me lahutë. Bëhet fjalë për vitet 1965-66, program me këngë shqiptare, që udhëhiqej nga Gjergj Gjoka.
Duke ndjekur traditat e kësaj familje nuk mund të mos ndalemi në vitin 1966, ku themelohet i pari grup folklorik shqip në shtëpinë e Tom Hasurit. Ky grup formohet nga Nosh Zefi, Gjokë dhe Gjergji Prela, Mark Frani, dhe Gjergj Nikolla. Ky grup zuri vendin e parë në konkurimet ndërshtetërore në ish Jugosllavi. Nga bërthama e këtij grupi lindi edhe "Besa e Trieshit", një asambël që në konkurimet e shumta ka zënë shumë vende nderi.
S`mund të lë pa përmend këtu një fakt: SHKA "Besa" në shenjë zije dhe pikëllimi, me rastin e vdekjes tragjike në Lubjanë, të vëllaut Gjergj Nikollë Dedivanaj, anuluan programin muzikor, që mbahej çdo vit në traditën e "Ditës së Zojës së Trieshit". Familja Hasuri e nderon nga thellësia e shpirtit këtë akt të kahmotshëm respekti dhe i është mirënjohëse SHKA "Besa".
Tradita muzikore e kësaj familje është përcjellë ndër breza. Një ndër vazhduesit e kësaj tradite ishte edhe Pashku, i biri i Nikollës, i cili deri në vitin 1992, dallohej në përdorimin e instrumenteve muzikore të lënë trashëgim nga baba dhe axha. Më pas ai emigron në Gjermani, ku vazhdon të jetë edhe sot. Ka edhe një tjetër përfaqësues të kësaj familje që e mban gjallë traditën muzikore. Ai është Nosh Zefi, djali i vogël i Zef Tomës, i cili edhe pse në moshë 70-vjeçare është pjesmarës në SHKA "Besa" të Trieshit.
Një pjesë e familjes së Tom Hasurit kanë emigruar në SHBA, por ata kurrë nuk e harruan porosinë e përcjellë nga të parët: "Mos harroni kush jeni dhe nga vini. Mos harroni muzikën e kombit se ajo ju mban të lidhur me vendlindjen. Mos harroni gjuhën, si shenjë të kombit!"
Dhe fatmirësisht ne nuk e kemi harruar këtë porosi, që vjen si mesazh brezash. Ja, unë i kam dërguar fëmijët e mi në Shqipëri gjatë muajve të verës, në Shkodër, me qëllim që të mos harrojnë kombin, por edhe të përvetësojnë gjuhën shqipe.
Sot malsorët, që fatkeqësisht janë më shumë këtu se sa në Malësi, nuk harrojnë që të kthejnë kokën pas, andej nga kanë ardhur, për të mos i harruar trojet e të parëve. Gati të gjithë ruajnë shtëpitë e tyre atje, i kanë rindërtuar dhe i mirëmbajnë. Ndërsa po të shkosh në dasma, këndohet e kërcehet shqip.

NË NJË MUZE TË LONDRËS RUHEN FOTOGRAFITË DHE INCIZIMI I SHQIPTARËVE NGA TRIESHI…
__________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja

Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 56
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

te mesojmi historin e malsise Empty
MesazhTitulli: Re: te mesojmi historin e malsise   te mesojmi historin e malsise EmptyWed May 06, 2009 3:31 am

Baca Kurti i Grudës

Shumë heroj ka n'male tona,
Gjithmonë kjenë, e tash te e vona,
Shembull t'mirë ata kanë dhanë,
Me marrë shembull na të tanë.
Baca Kurtin kênë ndër tjerë,
Sa kje gjallë, luftoi për nderë.
Burrë i mirë e burrë si motit,
Qi kur dhanë t'ka bes'n Zotit
Fjalën kurrë ai s'ta ki ndërrue,
Tash me e dijtë se kish mbarue.
Në bajrak t'Grudës ky shpi në zâ,
Ktij gjithkush hatrin ia ka.
Shi për k'ta janë kênë mundue,
Me 'i duejqe pare me e fitue,
Me 'i duejqe pare e pare ar,
Por tha: S'shitem se jam shqyptar,
Prite Zot...me u bâ tradhtar!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja

Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 56
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

te mesojmi historin e malsise Empty
MesazhTitulli: Re: te mesojmi historin e malsise   te mesojmi historin e malsise EmptyWed May 06, 2009 3:32 am

Baca Grudës


1.Edhe ju, zana, ju orë të malit,
Eni t'ia thurim një këngë si motit
Baca Grudës, atij shqiptarit,
Stërnipit të denjë të Kastriotit.
Luftoi ky trim për atme të vet,
S'përfilli dot as kral as mbret.

2.Kur Evropa tokat arbërore
copë-copë i ndau, knjaz Nikolla
me tetë tabore, Malësisë mizore
sa shpejt iu sul. Berlin e Stambolla
ta marrin vesh: bijt e shqipes me mot
e mot vatanit të vet i dalin zot.

3.Në Tuz porsa u dha haberi,
Baca Gruda kushtrimin qet:
-Vraponi, burra, atje te ura! Astjeri
i Knjazit, matan Cemit, heu medet,
ka zënë pusi. Në Prizren, n'emër të Zotit,
me burra të kombit, sikur motit
kem lidhur besë. Në tokat tona Karadakun
nuk e lëshoi pa derdhun gjakun.

4.Ushtoi martina, krisi petica,
u bë poterë. U përzien kësulë e shishak
fusha e Cemit, mbar Zharnica
deri në Vaxhorë u lanë me gjak.
Knjaz Nikollës s'i shkoi për dore,
T'i pushtoi trojet arbërore.

5.Baca Knjazit 'i fjalë ia thotë:
Axhë Shabë Gjekë jetën m'ia pate shuar,
Armët e brezit s'i ktheve dot,
E dujqit Knjaz me arë m'i pate çuar;
Me to krye do tjera halle
S'e shes, jo kurrë, vendin me pare.

6.Krerët e Lidhjes armiku
I arbërit kudo i gjurmoi,
Baca Grudën, atë burrë çeliku,
Në breg të Tuzit e helmoi.
Luftoi ky trim për atme të vet,
S'përfilli dot as kral as mbret.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja

Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 56
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

te mesojmi historin e malsise Empty
MesazhTitulli: Re: te mesojmi historin e malsise   te mesojmi historin e malsise EmptyWed May 06, 2009 3:33 am

Atdhedashuria e Baca Kurti Gjokaj të Grudës
te mesojmi historin e malsise U1_BacaKurtiGjokaj

Baca Kurti Gjokaj
Atdhedashuria e Baca Kurti Gjokaj të Grudës

Shpesh familjet e tyre shtoheshin me djem, që sipas konceptit të malësorëve do të thoshte askohe se kishte më tepër pushkë për t’i bërë ballë pushtuesve osmanllinj, që në Malësi gjithnjë gjetën kundërshtimin më të ashpër më armë në dorë, pakënaqsinë dhe ndjenjën e lartë të kundërshtimit dhe mosnënshtrimit ndaj zgjedhës së huaj. Për malësorin gjithnjë liria ishte gjëja më e shtrenjtë. Ata e identifikonin vetën me shqiponjën e Alpeve tona, që fluturonte në lartësi të mëdha e lirë dhe në folën e vet mirërriste zogjtë e vet. Shqipja dhe malësori kanë qenë simbole të pandara në kreshtat e maleve tona.

Nga Gjon Frani Ivezaj, Historian

Malësia ndër shekuj është shquar për figura të ndritur, që kanë bërë emër të mirë në krahinën, ku ato jetuan dhe vepruan, duke u përfshirë denjësisht në historinë e lavdishme të trojeve etnike shqiptare.

Ky fis i Grudës është i ardhur prej Basumet të Postribës të Shqipërisë së Veriut në mesin e shekullit XV – XVI. Ata menjëherë u vendosën në Malin e Grudës së sotshme kreshnike, e përmendur për një histori plot nder e lavdishme të shkruar përmes grykës së pushkës në të gjithë zonën e Mbishkodrës.

Asokohe i pari i vendit (krahinës) atdhetari i shquar Vuksan Gelaj ishte si pari i Grudës, që e cila vërtetohet edhe sot nga burimet historike të shkruar nga autorët e huaj dhe shqiptarë. Banorët vendas janë marrë kryesisht me bujqësi dhe blegtori, si dhe kanë shkëmbyer mallra dhe produktet e tyre blegtorale në qytetin e Shkodrës.

Kjo derë ka qenë e njohur historikisht edhe nga banorët e qytetit, si njerëz të pushkës, nderës, besës, trimërisë, odës së kuvendeve të burrave, lahutës e çiftelisë, në të cilën janë përjetuar gojë më gojë historitë e lavdishme të Hotit e Grudës, në luftë kundër pushtuesve shumëshekullorë turq.

Atdhetari e luftëtari i njohur Vuksan Gelaj, ishte një derë e fortë dhe me zë të nderuar në të gjithë trevën në fjalë. Ai shquhej edhe bujari dhe mikpritje ndaj miqve dhe kalimtarëve të ndryshëm vendas dhe të huaj. Bujaria e tij shembullore u tregua me Basumen dhe sëbashku me katër djemtë e tij i vendosi në tokat e veta në Vuksan Gelaj të Zetës së sotshme.

Të porsaardhurit e rinj e ndjenë vetën si në shtëpinë e tyre, ku gjetën menjëherë ngrohtësi tipike shqiptare e tradicionale malësore, besë dhe bujari, ndihmë dhe integrim të shpejtë në ambientin e ri ku u vendosën këto miq te rinj të Grudës. Ende në histori përmenden oborret dhe kështjella e Vuksan Gelës.

Nga kronikat e kohës hartuar nga reportërët vendas dhe të huaj, që janë marrë me hulumtimin e historisë së krahinës së Malësisë në veçanti, del se zemërgjerësia dhe bujaria e madhe e Vuksan Gelës. Gjatë shekujt e mëvonshëm nga katër vëllezërit u krijuan dhe morën përhapje në trevat malore katër fiset Basumes, që vijnë nga Gjokajt e sotshëm vëllai i parë, e më pas erdhën vëllezërit: Lulgjuraj, Kalajt dhe Vulajt.

Me pushtimin e Shkodrës në vitin 1638, simbas kronikave historike, pothuajse të gjithë barqet (breznitë) e Malësisë së Veriut, bënë lëvizje (migrime), nëpër shumë vende gjatë kohës që qyteti verior Shkodra po kalonte çastet e hidhura nga mësymjet e të huajve.

Nga ana e tjetër, shqiptarët dhe në veçanti malësorët e Grudës, rrokën përherë pushkën në mbrojtje të trojeve të tyre stërgjyshore, duke qenë një pengesë serioze për pushtuesit turq. Kryengritjet spontane të kohës përfshinë edhe Malësinë e Grudës. Pjesë e kësaj rezistence të vendosur dhe të herëpas’herëshme u bënë edhe bijtë e Basumes, pra antarët e familjeve të katër fiseve, të cilët si trima dhe luftëtarë të dalluar i qëndruan përkrah vëllezërve shqiptarë grudianë.

Bijtë e Basumës u përqëndruan dhe ndërtuan shtëpitë e tyre në formë kulle me frëngji në Malin e Grudës, duke e populluar atë brez mbas brezi. Sot gjurmët e hershme të vëllëzërve të Basumës mund të gjehen si dëshmi fare lehtë tek stërnipërit e tyre që mbajnë mbiemrat e të parëve të tyre, si: Gjokajt që gjenden në Mileshin e sotshëm, sikurse edhe në vende të tjera; fisi i Lulgjurajve që gjendën me shtëpitë e tyre në Selishtën krenare; fisi i Kalajve që gjenden në Pikale; fisi i Vulajve në Vulajt e sotshëm të Grudës.

Luftrat e njëpasnjëshme kundër mizorisë së Perandorisë Otomane dhe sulltanëve, që herë pas here udhëhiqnin ekspeditat ndëshkuese kundër malësorëve trima shqiptarë, mbajtën të ndezur në zemrat e malësorëve ndërgjegjën e lartë për t’i dalë zot vatanit dhe mbajtur mbi supe gjithnjë armët dhe barutin, si gjënë më të shtrenjtë.

Shpesh familjet e tyre shtoheshin me djem, që sipas konceptit të malësorëve do të thoshte askohe se kishte më tepër pushkë për t’i bërë ballë pushtuesve osmanllinj, që në Malësi gjithnjë gjetën kundërshtimin më të ashpër më armë në dorë, pakënaqsinë dhe ndjenjën e lartë të kundërshtimit dhe mosnënshtrimit ndaj zgjedhës së huaj.

Për malësorin gjithnjë liria ishte gjëja më e shtrenjtë. Ata e identifikonin vetën me shqiponjën e Alpeve tona, që fluturonte në lartësi të mëdha e lirë dhe në folën e vet mirërriste zogjtë e vet. Shqipja dhe malësori kanë qenë simbole të pandara në kreshtat e maleve tona.

Djemtë e Basumës gjithnjë kanë qenë një krah i djathtë i Vuksan Gelës së Grudës, që luftonin kundër taborreve të rënda të ushtrisë turke, që me çdo mjet dhe dredhi kërkonte nënshtrimin e panënshtruarve malësorë. Krenaria e malësorëve mbijetoi ndër shekuj. Dhe pjesë e kësaj ishin edhe katër viset që u bënë pothuajse vëllezërit e Vuksan Gelës, duke e justifikuar ndër shekuj, bujarinë, zemërgjërësinë, që dera e njohur e të parit të Grudës u dha bijve të Basumës ndër shekuj. Kjo mirënjohje u njoh gjithnjë me fisnikëri nga katër vëllezerit, bijtë dhe stërniperit e tyre që mbushën sofrat e kullave të Gjokajve dhe të vëllezërve të tjerë.

Simbas një kroniku të kohës veneciane Pino Ambrozzi, thuhej se patriotizmi, ndera, bujaria tradicionale dhe me gjithnjë me zemër të bardhë e treguar nga i pari i Grudës Vuksan Gelaj, ka berë që brezat e katër vëllezërve e mbajtën me nder besimin që katundi i Grudës tregoi ndaj kësaj familje të parë që erdh dhe u vendos në Grudë shumë shekuj më parë. Ata dhe ne veçanti fisi i Gjokajve me në krye pinjollin e denjë te saj Baca Kurti Gjokaj i Grudës, është shquar për besë, trimëri, bujari, ruajtjen e zakoneve dhe traditave të krahinës, respektin ndaj të parëve vendas, historisë së lavdishme që kishte dhe ua rriti edhe me shumë nderen dhe lavdinë krahinës së Grudës.

Patriotizmi i madh i treguar me shembuj konkret nga Vuksan Gelaj i Grudës dhe sokolat trima të Basumës, u shpreh tek mbrotja me vendosmëri që ata i bënë kishës së Shën Kollit (Shën Nikollës), që asnjëherë ajo të mos kthehet me minare të xhamisë turke.

Duhet kujtuar se ushtria turke, mbasi vriste, masakronte, surgjynoste, torturonte, shkatërronte çdo gjurmë të pastër të burimeve dhe jetës kristiane të popullit shqiptar, duke i kthyer objektet e kultit të krishterë në xhami me minare.

Në fakt baza e të gjithë themeleve të objekteve islame ose xhamive në Shqipëri, janë të mbushur me gjak të pastër arbëror e kristian, gjurmët e së cilës gjenden përveç se në objektet e fundit arkeologjike që janë zbuluar aty, por edhe nga vetë emrat njerëzve dhe toponimimet e hershme që ende ruhen ne shumë qendra banimi dhe krahina të ndryshme brenda vetë Malësisë dhe ne terësi në Shqipërinë e Veriut dhe Kosovë si dëshmi e shekujve kristianë. Njëkohsisht këto gjurmë të freskëta i ndeshim sot edhe në pjesët e tjera të Shqipërisë së Mesme dhe Jugut ashtu edhe në trojet etnike shqiptare në Maqedoni etj.

Prej fisit të Gjokajve gjatë shekujve kanë dalur burra me zë në të gjithë trevën e jashtë saj, të cilët tradicionalisht janë shquar për vyrtytet e hershme tipike shqiptare, si: besa, trimëria, atdhedashuria, zbatimi me përpikmëria i kanunit të maleve të Lekë Dukagjinit, urtia, oda e burrave, mikpritja me zemër dhe bujari për të gjithë miqtë dhe kalimtarët e thjeshtë që kanë bujtur në këtë kullë fisnike plot njerëz të ndershëm e bujar.

Fisi i Gjokajve dhe pinjolli Baca Kurti

Prej fisit të përmendur për besë e burrëri, bujari e fisnikëri të moçme shqiptare doli patrioti i flaktë Baca Kurti i Grudës, i cili përmendet shpesh në analet e historisë së popullit shqiptar dhe në veçanti në kryengritjet e njëpasnjëshme të kohës kur ai jetoi dhe veproi si një shqiptar i vërtetë.

Ai ishte dhe mbeti një njeri i madh i kombit shqiptar, që gjithë jetën e tij luftoi me armë në dorë në mbrojtje të trojeve etnike shqiptare. Baca Kurti i Grudës, iu bashkëngjit patriotëve të shquar, që askohe vepronin në qytetin e lashtë të Shkodrës dhe Malësisë së Madhe.

Ai gëzonte respekt në të gjithë vendet ku ai shkonte, sepse kishte besë, burrëri, trimëri, bujari, ndërshmëri, ishte njeri i fjalës, nderit, respektonte kanunin e maleve tona shkreshnike, ishte njeri i urtë dhe shumë i mençur në zgjidhjen e probleme të trevës së tij, luftoi pa reshtur për ndërgjegjësimin e malësorëve për liri dhe pavarësi kundër Portës së Lartë të Perandorisë Otomane asokohe.

Baca Kurti i Grudës dha kontributin e tij të madh në drejtim të pajtimit të gjaqeve mes shqiptare, duke u munduar ta zbuste këtë plagë shumëshekullore që ndoqi malësitë tona ndër shekuj. Ai thoshte, se shqiptarët nuk duhet të derdhin gjak mes vedit por duhet të luftojnë dhe bijnë në fushën e betejës me nderë si dëshmorë të adheut.

Gjakderdhja ishte dhe mbeti një plagë që e ndihmoi edhe më shumë pushtuesin turk të jetonte më gjatë në trojet tona, sepse malësorët dhë në tërësi shumë krahina shqiptare, në vend që të luftonin turkun ia kishin drejtuar grykën e armëve shtëpive në asmeri.

Në histori kanë mbetur të shënuar shumë shembuj pozitiv që mbajnë firmën e pajtimit të Baca Kurtit të Grudës, mbasi ai ishte një burrë i madh me një vizion dhe dëshirë që populli shqiptar të çlirohet një herë e përgjithmonë nga nata e gjatë e mjerimit dhe vuajtjeve që kishte sjellë pushtuesi mizor turk edhe në krahinat e Malësisë së Veriut të Shqipërisë dhe në veçanti në Malësinë e Mbishkodrës.

Baca Kurti i Grudës ishte bashkëkohës i trimit legjendar Smajl Martinit, që ishte Bajraktari i Grudës, i Çun Mulës së Hotit, heroit kombëtar Dedë Gjon Lulit, Pec Petanit të Shkrelit e të Keçe Turkut të Kelmendit etj. Ai me armën ngjeshur shok mori pjesë në luftrat më të përgjashme të popullit shqiptar, në kryengritjet e njëpasnjëshme që u zhvilluan në Malësi, të tilla si: Lufta e Spushit, kundër taborreve mizore turke, u dallua si një luan i vërtetë në Betejën e Deçiqit në vitin 1890, në Luftën e Plavës dhe Gucisë etj.

Nëse do të shohim me kujdes fotot historike të Lidhjes së Prizrenit të vitit 1878, sëbashku me trimat e kohës që vinin nga Malësia ishte edhe Baca Kurti i Grudës, që përkrah patriotëve të vërtetë liridashës e kishin marrë në dorë fatet e popullit shqiptar, për ta liruar tokën tonë martirë një herë e përgjithmonë nga zgjedha shumëshekullore turke.

Gjithnjë shtëpia e njohur e Baca Kurtit të Grudës nxori burra me famë, zë dhe besë, nderë, fjalë, trima e azganë, që me shembullin përsonal shkruan historinë e krahinës përmes flakës së barutit të pushkëve të tyre, duke qenë përherë ndera dhe krenaria e përhershme për Malësi dhe trojet etnike shqiptare. Në historinë e popullit shqiptar ata zenë një vend të merituar, sepse e shkrinë jetën e tyre për çështjen e madhe të atdheut.

Kështu nga kronikat e kohës dhe historianët e ndryshëm, shohim Baca Kurti i Grudës me trimat e tij nuk iu nënshtrua mjerimit, shtypjes dhe asgjesimit historik të pushtuesve mizor turq, por përmes zërit të brendshëm të ndërgjegjës kombëtare, ata i vunë gjoksin mbrojtjes së atdheut, duke bërë jetën e tyre fli në mbrotje të tokës amtare që edhe më përpara fiset e tyre e kishin larë më gjak të pastër trimash.

Kështu sipas Imzot Simonit, një historian i njohur, thuhet se Idriz Pasha i Shkodrës dëshironte që përmes një ushtrie të madhe turke të hynte në Guci e Pejë më 1890. Gjithashtu e shkruhet se Haxhi Zeka i Pejës i kërkoi ndihmë Baca Kurtit të Grudës e Idriz Selmanit kryekomandant i Pejës ishin krahu i djathtë i Haxhi Zekës, për të luftuar kundër ushtrisë së Idriz Pashës. U bë një mbledhje shumë e rëndësishme historike afër Pejës, ku mori pjesë edhe trimi i Grudës për të eliminuar me luftë ushtrinë mizore zaptuese turke.

Lëvizjet patriotike antiturke të kohës të drejtuar nga patriotët e flaktë të lirisë së Baca Kurti i Grudës, ranë në sy të Portës së Lartë dhe vezirave të Shkodrës që me kohë ishin të stacionuar në qytetin më të lashtë Verior të Shqipërisë.

Nga ana e tjetër, duke parë zgjerimin e kryengritjeve dhe zemërimin e popullit të malësisë se po rritej e zgjerohej shumë, për të mos rrezikuar qeverinë e tyre në pjesën Veriore të Shqipërisë, Porta e Lartë përmes njerëzve të saj, kishin organizuar herë mbas herë atentate dhe forma të tjera të eliminimit fizik të patriotëve shqiptarë dhe udheheqësve kryesorë të tyre, mbasi ishin njerëzit më të rrezikshëm të Perandorisë Turke asokohe.

Shpesh udhëheqve u ofrohej edhe shumë të mëdha me ar (ose me lira turke), për të thyer karakterin e tyre dhe qëllimin e kryengritjeve antiturke. Por më kot se trimat e lirisë dhe komandantët legjendar të tyre nuk blihen as trathojnë interesat e larta kombëtare për disa aspra (lira) të pushtuesve turq. Veziri i Shkodrës, i ka thënë Baca Kurtit të Grudës që t’ia shes atij Grudën dhe të bashkohet me ushtrinë turke, duke i dhënë poste dhe ofiqe të lartë në Perandorinë Turke, ashtu sikurse kishin bërë shumë shqiptarë të tjerë që më vonë ishin kthyer në vegël çorre në duart e mizorëve turq.

Disa nga trathtarët e kombit të veshur dhe paguar nga ushtria turke disa herë kishin ardhur në Malësi nën flamurin e turkut. Një rast i tillë është e shenuar edhe në historinë e Kryengritjes së Malësisë së Madhe të udhehequr nga fatosi i lirisë Dedë Gjon Luli më 6 Prill të vitit 1911. Por trimat e Dedës këto trathtarë mercenarë të kombit që vinin nga Shkodra me flamurin e Sulltanëve të Stambollit, mbasi i zunë rob i lanë të lirë të kthehen të turpëruar në Shkorën që e kishin trathuar për disa lira turke.

Një këngë popullore me lahutë e çifteli këndohet edhe sot:

“Po çon Veziri kalin e parë,
te Baca Kurti i Grudës,
kqyr more Vezir do tjera halle,
se Baca Kurti i Grudës
nuk e shet vedin me pare.
Se jem djemtë e Malcis
E nipat e Gjergj Kastriotit….”

Prej këtyre themeleve të fisit të Baca Kurtit lindi edhe Gjergj Daku Gjokaj, profesor i dalluar i Malësisë, njeri energjik, patriot i zjarrtë për kombin shqiptar. Ai si profesor ka dhënë mësim në Universitetin e Prishtinës, ka drejtuar emisionin e gjuhës shqipe në Titograd. Ai është gjithashtu autori i shumë librave për fëmijë, ku midis tyre mund të përmendim librin: “Koha”. Krijimtaria e tij përfshin edhe fushën e prozës, poezisë etj.

Gjergj Daku Gjokaj, ishte pjesëtar i Mbledhjes së Malësisë të vitit 1964 për Pajtimin e Gjaqeve. Dihet se asokohe në Malësi gjakmarrja ishte një plagë e rëndë që pikonte gjak të pafajshëm. Aty morën pjesë bajtaktarë, vojvodë e burrat e tjerë të dalluar të Malësisë, nga Shqipëria, Kosova etj.

Ashtu sikurse vellai i tij edhe Gjelosh Daku Gjokaj, ishte një intelektual i shquar në fushën e pikturës. Ai edhe sot ka nënshkrimin e veprave të tij në shumë ekspozita dhe galeri arti në mbarë Europën, por më së shumti punimet e tij me penelin me ngjyra gjenden në Romë, Londër, Athinë etj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




te mesojmi historin e malsise Empty
MesazhTitulli: Re: te mesojmi historin e malsise   te mesojmi historin e malsise Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
te mesojmi historin e malsise
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: