Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 Anastas Kullurioti

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari

Male
Numri i postimeve : 755
Age : 106
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

Anastas Kullurioti Empty
MesazhTitulli: Anastas Kullurioti   Anastas Kullurioti EmptyWed May 06, 2009 1:08 am

Anastas Kullurioti, sipas të dhënave të Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, ka lindur në vitin 1820. Ishte arvanitas i ishullit të Salaminës. Në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit botoi gazetën “I foni tis Alvanias” (Zëri i Shqipërisë). Botoi abetare shqipe, si dhe broshura të ndryshme për çështjen shqiptare “Ankimet e shqiptarëve”. Mbrojti çështjen shqiptare dhe të drejtat e arvanitasve për gjuhë, kulturë e dije bashkë me kolegun e tij Arvanitas të shquar Panajot Kupidorin (1821-1881). Në verë 1883 bëri një udhëtim në Shqipëri, por nuk qëndroi gjatë për shkak të ndërhyrjeve të konsullatës Greke pranë autoriteteve Osmane të Gjirokastrës të cilat e dëbuan nga Shqipëria. Luftoi hapur kundër Megali Idhesë greke që punonte në dëm të çeshtjes shqiptare, për çfarë fitoi armiqësinë dhe më pas vdekjen prej qarqeve ultrashoveniste të cilat e helmuan në vitin 1887. Anastas Kullurioti është figura më e ndritur e arvanitasve në vitet 1880, ndaj të cilit edhe sot e kësaj dite në Greqi mbahet një qëndrim mohues duke u perpjekur që arvanitasit të mos ndikohen prej ideve të tij iluministe si për shqiptarët në brigjet e Adriatikut dhe Jonit po ashtu dhe arvanitasit anë e mbanë Greqisë.

Anastas Kulluriotit i takon kjo thënie shumë simbolike: "Kombet nuk janë insekte që mund të heqin dorë dhe të braktisin aq
kollaj kombësinë, gjuhën, zakonet dhe traditat e tyre si gjarpërinjtë
që ndërrojnë lëkurën, të mohojnë etërit, mëmëdheun dhe fisnikërinë e
tij, traditat e trimërisë së vet; është anakronizëm dhe e padëgjuar që
në historinë e kombeve të gjejmë një popull aq haram dhe indiferent
ndaj vetvetes".

burimi : /sq.wikipedia.org/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Anastas Kullurioti
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: