Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 SHALA E BAJGORËS

Shko poshtë 
AutoriMesazh
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja

Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 56
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

SHALA E BAJGORËS Empty
MesazhTitulli: SHALA E BAJGORËS   SHALA E BAJGORËS EmptyTue May 05, 2009 11:51 pm

Lufta çlirimtare e popullit shqiptar binte ndesh me orekset grabitçare, sidornos të Serbisë, e cila në fund të tetorit pushtoi Mitrovicën dhe më 14 dhjetor nxori dekretligjin, sipas të cilit u bë ndarja administrative, u formua Qarku i Zveçanit me seli në Mitrovicë.

Mitrovica me rrethinë paraqiste një qendër shumë të rëndësishme ekonomike e strategjike, prandaj pushtuesi kohë pas kohe përqëndronte më shumë ushtri se ç’kishte banorë. Pushteti ushtarak, policor e civil serb menjëherë filloi të zbatojë politikën diskriminuese e gjenocidale ndaj popullsisë shqiptare me qëilim që të bëjë pastrimin etnik. Kjo gjendje i detyroi shumë shaljanë, sidornos të fshatrave Bajgorë. Bare, Dedi, Bistricë, Batahir, Cerajë, Selac etj. të dalin kaçakë.

Komandanti i Armatës së Tretë, duke pare se autoriteti i Isa Boletinit paraqiste rrezik permanent për një luftë të për­gjithshme, urdhëroi që ta likuidojnë menjëherë. Për të shuar lëvizjen antiserbe, që nga fillirni i vitit 1913 Serbia rekrutoi njësi të caktuara ushtarake e njësi vullnetare, të cilat vrisnin, plaçkisnin, burgosnin kryefamiljarët, bënin presione të llojllojshme.

Kështu jeta e shaljanëve përditë kërcënohej e bëhej e padurueshme. Pas proklamimit të Dekretit për kolonizimin e Kosovës, më 20 shkurt 1914, pushteti legji­timoi dhunën e terrorin, ndjekjet, vrasjet, plaçkitjet.

Si pasojë e shuarjes së një vargu zejesh, djegia e plaçkitja e objektit të sharrës së familjes Draga, zvogëlimi i vëllimit të punimeve në Guroren e Isa Boletinit, renia e blegtorisë, asgjësimi i pamëshirshëm i deleve, dhive etj., që ishin burime kryesore për ekzistencë, u keqësua shumë gjendja ekonomike e famiijeve shaljane.

Në një anë dhuna e pandërprerë e pasiguria, në anën tjetër thellimi i vazhdueshëm i varfërisë e skamjes detyruan mijëra familje shaljane që të braktisin vatrat e lyre stërgjyshore e të shpërngulen ngjeti, sidomos në Turqi.

Serbia në këtë kohë, të thuash, i kishte duart e lira që t’i kolonizonte këto vende, t’i terrorizonte shqiptarët e t’i detyronte që të braktisin vatrat e tyre stërgjyshore. Ajo i privoi shqiptarët nga e drejta për t’u arsimuar në gjuhën amtare, të përdorin gjuhën shqipe dhe të zhvillojnë kulturën kombëtare, i privoi nga e drejta e ligjshme për te jetuar e për të ruajtur identitetin kombëtar.

Planin e shtetit serb për pastrimin etnik të kësaj hapesire, për shfarosjen e shqiptarëve të kësaj ane e pezulloi për një kohë ushtria austro-hungareze, e cila pushtoi dhe trevat veriore të Kosovës, pra edhe Mitrovicën me rrethinë më 24 nëntor 1915 duke krijuar kështu një realitet të ri. Shqiptarët e përjetuan këtë si çlirim sepse pushtuesi i ri ua njohti të drejtën e vetadministrimit Iokal, të drejtën e zhvillimit të arsimit në gjuhën shqipe, zhvillimin e kulturës kombëtare, te drejtën e përdorimit të flamurit etj.

Kështu u ndërpre dhuna e terrori, vrasjet, shpërnguljet, mobilizimi me dhunë etj. Gjatë viteve 1916-1918 Dervish Mitrovica ishte kryetar i shtatë komunave. Në këtë kohë vazhdoi të funksionojë komuna në Bare, e cila quhej mydyrjet. Gjatë gati tri viteve këtu punoi si mydyr Abdyl Gara nga Vushtrria.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja

Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 56
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

SHALA E BAJGORËS Empty
MesazhTitulli: Re: SHALA E BAJGORËS   SHALA E BAJGORËS EmptyTue May 05, 2009 11:52 pm


Organizata arsimore dhe kulturore “Bashkimi”, të cilën e kishin formuar Hasan Prishtina dhe Nexhip Draga, gjatë kësaj kohe zhvilloi një aktivitet të dendur patriotik e kulturor edhe në Shalë të Bajgorës. Pas dhembjes e pikëllimit që përjetuan pas vrasjes së udhëheqësit të tyre, Isa Boletinit, më 23 janar 1916, në Podgoricë të Malit të Zi me të u vranë edhe djemtë, Halili e Seidi, nipat, Jonuzi e Haliti, Hajdar Selim Radisheva, Idriz Bislim Radisheva dhe Misin Niman Bala), shaljanët e morën shpejt veten.

Edhe pse ishte caktuar kufiri në Kodrën Guri i Bardhë – Guri i Krypës dhe Guri i Uglarit – Lumi i Kaçanollit, forcat bullgare që gjendeshin në afërsi të Shalës së Bajgorës, shpesh ndërmerrte aksione për të plaçkitur, keqtrajtuar e për të ushtruar trysni me qëllim të pastrimit etnik të kësaj treve nga etnosi shqiptar. Shaljanët detyroheshin të vetrekrutoheshin për të mbrojtur veten dhe pasurinë e tyre.

Megjithatë, periudhën 1915-1918 mund ta quajmë të favorshme për ta. Kjo nuk zgjati shumë sepse në shtator 1918 forcat e Antantës së Frontit të Selanikut filluan të depërtojnë drejt veriut. Trupat franceze të Devizionit të njëmbëdhjetë arritën në fillim të tetorit në Mitrovicë.

Menjëherë pas francezëve, duke përfituar nga toleranca e shqiptarëve që shpresonin se Antanta do të respektonte aspiratat e tyre për t’u bashkuar në një shtet shqiptar të pavarur, në Kosovë depërtuan trupat serbe duke restauruar rnenjëherë pushtetin e tyre.

Fill pasi vendosën pushtetin, pasi instaluan administratën ushtarako-policore e civile, qarqet drejtuese serbe në Beograd rifilluan politikën e vjetër gjenocidiale duke bërë spastrimin etnik, shkombëtarizimin dhe sllavizimin edhe të këtyre rajoneve të pushtuara. Në Mitrovicë e në Shalë të Bajgorës Serbia vendosi sërish pushtetiii ushtarak, policor e civil të saj.

Pas Luftës së Pare Botërore dhe pas shpallje së Mbretërisë së serbëve, kroatëve e sllovenëve, më 1 dhjetor 1918, popullit shqiptar iu keqësua edhe rnë shurnë pozita, ekonomike, arsimore e kulturore. Shqiptarët trajtoheshin si muslimanë e jo si etni me emrin kornbëtar.

Pushtuesi i ri mbylli edhe ato pak shkolla që u hapën në kohën e Austro­Hungarisë, rrënoi pushtetin lokal dhe në tokat e shqiptarëve solli kolonistë serbo-malazezë nga vise të ndryshme. Ai, në një anë ushtronte dhunë e terror të egër, ndësa në anën tjetêr propagandonte se shqiptarët jans njerëz pa kulturë dhe të rrezikshëm për bashkësinë territoriale jugosllave.

Kështu, duke zbatuar një politikë asirniluese e terrorizuese, regjimi serb synonte që t’i shfarosë fizikisht e t’i shpërnguIë shqiptarët, të bënte pastrimin etnik te Kosovës në përgjithësi dhe të Shalës së Bajgorës në veçanti.

Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” i themeluar më 1 maj 1918 (ilegalisht, më 7 nëntor doli hapur) në Shkodër nga atdhe­tarë te shquar, si Kadri Prishtina (kryetar), Bedri Pejani sekretar), Hasan Prishtina, Bajrarn Curri, Sali Nivica, Hysni Curri, Tafil Boletini, Beqir Vokshi, Hasan Ferri, Sejfi Vllamasi etj., veproi në drejtim të mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve të Kosovës, në sensibilizimin e opinionit botë­ror, në mbrojtjen e shtetit të pavarur shqiptar dhe në demokratizimin e tij.

Në këtë drejtim, pra në drejtim të mbrojtjes së të drejtave kombëtare u shqua edhe Partia Politike e Muslirnanëve apo “Xhemjeti” (Bashkimi) që u krijua më 18 dhjetor 1919 në Shkup nga patriotë shqiptarë me Nexhip Dragën në krye.

Pas vdekjes së tij më 1921. drejtimin e mbajti i vëllai Ferat Draga. Xhemjeti arriti të nxjerrë 17 deputetë, disa prej të cilëve, si Ferat Draga, denonconin fuqishëm politikën shovene antishqiptare të regjimit serb, kundërshtonin shpërnguljen e shqiptarëve, shpronsimin agrar dhe kolonizimin, duke kërkuar auto­norninë e Kosovës, hapjen e shkollave në gjuhën amtare, zhvillimin e kulturës etj.

Një kontribut te madh në këtë drejtim ka dhënë edhe Beqir Voca, i cili në fillim të viteve ‘20 u zgjodh kryetar i komunës në Bare. Pas vdekjes së tij, më 1923, djali i tij, Sherif Voca, u zgjodh kryetar. Ai, sikurse babai i tij, e ruajti popullatën nga dhuna e plaçkitjet dhe, duke qenë autoritet numër një, ndikoi tek bashkëkombasit e tij që mos të shpërngulen në Anadoll e t’i Iënë vatrat e tyre stërgjyshore. Më 1925 regjimi serb burgosi Ferat Dragën, ndërsa partisë së vetme të shqiptarëve në Jugosllavi iu ndalua veprimtaria.

Disa personalitete të Shalës, si Beqir Voca, Tafil Boletini etj., më herët ishin lidhur me organizata ilegale dhe vepronin në forma të ndryshme për të kundërshtuar politikën shovene të regjimit, dhunën e terrorin serb, per të penguar shkombëtarizimin e për të mbajtur moralin e popullit. Ndër udhëheqësit e lëvizjes kundër regjimit serb nië këtë kohë në Shalë shquheshin Arif Lisica, Emin Boietini dhe Osman Zhazha, të cilët organizonin popullin për të kundërshtuar pagesën e taksave, dërgimin e djemve në ushtrinë jugosilave etj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja

Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 56
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

SHALA E BAJGORËS Empty
MesazhTitulli: Re: SHALA E BAJGORËS   SHALA E BAJGORËS EmptyTue May 05, 2009 11:52 pm


Në Kushtetutën e Vidovdanit të vitit 1921 ishte bërë rregullimi territorial administrativ edhe i Qarkut të Zveçanit, i cili hyri ne krahinën e Rashkës dhe përfshinte rrethin e Mitrovicës me tetë kornuna. Me ndarjen e re administrative pas vendosjes së Diktaturës së 6 janarit kui’ u ndryshua emri zyrtar i shtetit në Mbretërinë e Jugosiiavisë ku dolën në pah tëndencat centraliste e unitariste, me ligjin e datës 3 tetor 1929 Mitrovica me rrethinë iu bashkua banovinës së Zetës me seli në Cetinje.

Territori i ngushtë i rrethinës së Mitrovicës u nda, kështu që Trepça bashkë me puset xeherore e fshatrat e Shalës së Bajgorës hynë në përbërjen e banovinës së Moravës. Ky rregullim admi­nistrativ u mbajt kryesisht deri në Luftën e Dytë Botërore.

Në bazë të shënimeve zyrtare serbe te KMKK dhe të dhënave të mbledhura në terren del se vetëm në periudhën 1918-1921 në rajonin e Mitrovicës janë vrarë 133 shqiptarë, 1700 janë burgosur, 300 janë rrahur, janë djegur 42 shtëpi dhe 104 sosh janë plaçkitur. Përveç krimeve, pushteti serb internonte familjet shqiptare në llogoret e improvizuara në Kosovë e në Serbi.

Deri rnë 10 prili 1921 në llogorin e Nishit nga rrethi i Mitrovicës ishin internuar 22 farniije me 60 anëtarë. Dhuna dhe krimet ndaj shqiptarëve me qëllim që t’i detyrojnë që të shpërngulen në Turqi, janë ushtruar në kontinuitet deri në vitin 1941. Diplomacia jugosllave, dihet, nën diktatin serb, kishte angazhuar tërë mekanizmin që t’ua mbyllte derën ankesave-kërkesave të shqiptarëve lidhur me pozitën e shqiptarëve.

Qeveria e Milan Stojadinoviqit, për t’ia mbyllur gojën Shqipërisë, deklaronte se “shqiptarëve në Jugosllavi nuk u kishte marrë asnjë e drejtë, sepse ata asnjëherë nuk kanë pasur shkolla dhe institucione të tjera me të cilat janë edukuar në frymën kombëtare. Përkundrazi, te ne shqiptarët kanë fituar të gjitha të drejtat politike e qytetare!”

Në prag të negociatave për nënshkrirnin e Konventës jugosllavo-turke të 11 qershorit të vitit 1938, që për Serbinë paraqiste një shansë të mirë për spastrirne totale të trojeve shqiptare, deputeti i vetëm shqiptar, Sherif Voca nga Melenica e Shalës së Bajgorës, i cili më 1935 ishte zgjedhur deputet, në parlarnentin serb fuqimisht kishte kundërshtuar Sekulla Zeçeviqin dhe të gjithë ata që përkrahnin kolonizimin e Kosovës dhe shpërnguljen ne dhunë të shqiptarëve nga trojet e veta etnike.

Serbia, e frikësuar nga intensifikimi i irredentës në vende të tjera pas krizës së Munihut, për të përligjur dhunën e terrorin ndaj popullsisë shqiptare, përhapte lajme te rrejshme se shqiptarët po përgatisin kryengritje dhe masakër ndaj serbëve kolonistë në Kosovë.

Në shpërnguljen e shqiptarëve nga Mitrovica e rrethina, sidomos nga fshatrat e Shalës së Bajgorës, që nga viti 1913, ishte angazhuar personalisht edhe prefekti i Qarkut të Mitrovicës, Petar Kunoviçiqi, armik i përbetuar i shqiptarëve. Pas pensionimit të tij më 1923, atë e emëruan prefekt. Në një letër të tij të datës 10 mars 1930, shkruante: “Si prefekt i qarkut kam zhdukur forcat kryengritëse shqiptare dhe se me meritën time janë shpërngulur në Azi 32.000 shqiptarë të rrezikshëm për shtetin tonë!”


Sipas të dhënave, brenda vitit 1918-1941, nga qarku i Mitrovicës janë shpërngulur 35.000 shqiptarë.

Rrethanat e Luftës së Dytë Botërore nuk lejuan që menjëherë të zbatohet Konventa për Shpërnguljen e Shqiptarëve në Turqi Në parandalimin e shpërnguljes së shqiptarëve në Turqi, pos Sherif Vocës, një kontribut të madh kanë dhënë Mulla Mustafa, sidomos Ahmet Selaci, i cili më 1935 ishte emëruar kryetar komune ne Bare duke zëvendësuar Sherif Vocën.

Fill pas përfundimit të Luftes së Parë Botërore Anglia ishte interesuar për hapjen dhe shfrytëzimin e xehërores së plumbit e zinkut ne Stanterg. Një ekip ekspertësh i kompanisë Selection Trast gjurmoi trevën e Stantergut dhe konstatoi se ekzistojnë vendxehe madhështore të pasura me plumb, zink, argjend e ar.

Më 9 dhjetor 1927 kjo kompani formoi degën “Trepça Mines Limited”, e cila pasi bëni punimet hulumtuese dhë pasi konstatoi se ekzistojnë sasi të medha xeheje, vendosi të blejë koncesionin.

Trepça kaloi në pronësi të kapitalit anglez. Xeherorja e Trepçës u hap në mënyrë solemne në tetor të vitit 1930. Numrin më të madh të xehetarëve e përbënin shaljanët, të cilët, me rrogat që merrnin, siguronin një jetë paksa më të rnirë për familjet e tyre. Krahas me rritjen e prodhimit, shtohej edhe numri i të punësuarve.

Më 1934 Trepça kishte 1967 punëtorë. Ky numër rritej vazhdimisht.

Më 1941 numri i përgjithshëm i punëtorëve në Trepçë ishte 2643. Gjatë viteve ‘30 edhe Gjermania e shtoi interesimin për t’i marrë prodhirnet e Trepçës. Në maj të vitit 1940 ajo arriti të sekuestrojë prodhirnin e gjithmbarshëm tëTrepçës, duke ia parnun­dësuar Anglisë të eksploatojë edhe sasinë më të vogël të plumbit e zinkut.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




SHALA E BAJGORËS Empty
MesazhTitulli: Re: SHALA E BAJGORËS   SHALA E BAJGORËS Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
SHALA E BAJGORËS
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: