Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 FLAKËS SË JANARIT JU SHTUE MADHESHTIA

Shko poshtë 
AutoriMesazh
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja

Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 56
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

FLAKËS SË JANARIT JU SHTUE MADHESHTIA Empty
MesazhTitulli: FLAKËS SË JANARIT JU SHTUE MADHESHTIA   FLAKËS SË JANARIT JU SHTUE MADHESHTIA EmptyTue May 05, 2009 1:13 pm

Brukseli në heshtje


FLAKËS SË JANARIT JU SHTUE MADHESHTIA

Bruksel,16.01.04.Lajmi i kobshem në ketë fillim shekulli tronditi terë mërgatën shqiptaret.Tronditi thellë familjën,farefisin,bashkëveprimtarë,miq e shokë shqiptar kudo qe janë!
Lajmi i zi mori dheun me një shpejtesi maramendse se u gjetë i vrar në një parking në Bruksel z.Musa Hoti.
Musa i vogel siq pretendonte vet,u be i madh,dhe tani si me vëpër si me gjak,për më tëper, ju bashkangjitë shokëve të idealit,vllazerve Gervalla,Kadriut dhe bashkëmendimtarit z.Enver Hadri.
Fundshekulli i kaluar ishte i përmbushur me gjakë shqiptari për liri e pavarësi,ky fillim shekulli 21, po na përseritet medet, me e (pa) dijeni se kush po na vret !?
Z.Musa Hoti u lind në Mitrovicë me 11.07.1946.në një familje të njohur patriotike.Për shkaqe të njohura e të pa njohura ai u detyrue të migroj në Belgjikë,ku menjëherë ju bashkangjitë aktivitetit të përgjithshëm të mërgatës shqiptare,për senzibilizimin e gjendjës se mjeruar të shqiptarëve në ish Jugosllavi e më gjerë.Ai mori pjesë në te gjitha format violente qe organizoheshin aso kohe,por ju desht ta ruaj dinitetin sepse ishte i fyer,i kerrcnuar ,i rrezikuar të godas me plumb në ball¨një diplomat-UDB-ash të njohur të ambasadës se Titos,në një kafe në Bruksel,me 4.08.1981.Ai fillimisht u strehue tek shqiptarët.Por ishte në rrugë të tradhetis dhe Musa donte të shkonte në Shqiperi,por ma në fund vendosi qe të dorzohet vet.
-I propozova kryeprokurorit,ministrit qe t’a dergojnë në komisjon mjeksor Musën.Ashtu edhe veproj thot interpeti gjyqesor Xhin Miraka.Por unë nuk pranova qe të angazhohem në këtë lëndë.
Musa ia kishte shkrue një letêr Enver Hadrit,ndersa mue me dergoj të një kusheri,djali i të cilit kishte qenë ne vend ngjarje dhe i cili ishte deshmitar,por kundër thekskson Sali Gashi.Unë shkova dhe kusherini im nuk pranoj qe djali i tij të modifikoj deklaratën ose t’a modifikoj eventualisht
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja

Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 56
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

FLAKËS SË JANARIT JU SHTUE MADHESHTIA Empty
MesazhTitulli: Re: FLAKËS SË JANARIT JU SHTUE MADHESHTIA   FLAKËS SË JANARIT JU SHTUE MADHESHTIA EmptyTue May 05, 2009 1:13 pm

Kjo rrethanë dhe ajo e vetmbrojtjës,falë interesimit të pa shoq të mergatës,duke grumbulluar mjete të mëdha materjale qe nga Amerika,Australia,Evropa benë qe Musa te del i pastër(në vetmbrojtje) nga burgu.
-Fatkeqesisht ka pasë individ qe kanë arrijtë gjerë n’Amerikë për të pengue grumbullimin e mjeteve,por pa sukses për këtë rast i cili kishte zgjue interesim të madh tek mërgata shqiptare anë e këndë botës.Si zakonisht mërgimtarët kan dhënë kontribut në te gjitha rastet e posaqerisht gjatë luftës se fundit të UÇK-ës.
- Dhe qe nga ajo ditë ai nuk u largue nga qellimi qe i kishte vue vehtës ,sepse ai me kohë ishte futur në rrejedhat e ngjarjeve të mëdha të kombit qe i përkiste.Mjerisht kishte si tradicionalisht asi qe ua kisha prish "vllazrim bashkimin"e shumë përfolur,qe ua kishin vue pelhurë syve aso kohe shumë kujt-fliste në bisedë e sipër!Ai me intelegjencen e vet ishte integrue aq sa të përfaqsonte në mënyrë të denjë n'organet belge si jurist qe i njfte ligjet dhe normat juridike e shtetnore të Mbretrisë Belge.Pra nê të gjitha poret e jetës ishte fut me krenari.E fliste dhe e shkruente gjuhën frenge për mbrekulli!?Në një bisedë qe kishte berë interpeti gjyqesor z.Gjin Miraka më komesarin kishte propozue një kontrollë mjeksore e cila si pasojë pati shpalljën si i smuer para rastit te aktit të kryer.Ai qante fronte siq thuhet si me buldozher.Ishte i qetë,i ambel dhe njohes i madh i rrjedhave të kombit shqiptar.Të qetsonte duke shpreh rrealitetin shpesh herë të hidhur.Musen e njoha edhe fizikisht me 2000 -en në një përvjetor të z.Enver Hadri,pastaj ai u zgjodh antar i këshillit për rivarrim të eshtrave te Enverit dhe Ifaketës nënës se tij.Ishte i caktuar të pregadisë dokumentacionin.Por „shokët“ qe trumbetojnë tani e negilizhuen dhe ja sot e kësaj dite nuk u rrealizue kjo detyrë kombetare..Ishte knaqesi dhe privilegjë të rrishe me te,nuk kishte paragjykime as farë doze të urrejtjës për ne mergimtaret e ri!?...edhe pse vetmija e tij shpesh me hudhte kah mos...pse e injoroshin një pjesë e mërgatës? Njeri më shejë-i thosha vehtês! Njeriu qe kishte qitë pushkê e atë në lulë të ballit për kauzën gjithkombtare për rujtjën e integritetit shqiptar. Veprimtari z.Qamil Zekolli nëpërmes imellit lajmroj shumë shokë dhe dashamirë,në mesin e tyre edhe mue për vdekjën makabre të Musës!?.Me një herë u organizue e pamja në shtepin e Qamilit.Erdhën nga katër anet e botes në klubin"Dardanija"-pronë e mikut,bashkëveprimtarit z.Qamil Zekolli,. Njeri
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja

Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 56
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

FLAKËS SË JANARIT JU SHTUE MADHESHTIA Empty
MesazhTitulli: Re: FLAKËS SË JANARIT JU SHTUE MADHESHTIA   FLAKËS SË JANARIT JU SHTUE MADHESHTIA EmptyTue May 05, 2009 1:14 pm

me:.dhunti,trimeri,shkathtesi,traditë,gjeturi,shejtri,shpejtsi,sakrificë! Ishte dhe mbeti emblematik pas traditës shqiptare.Pas tri dite u be homazh në klubin "Vokshi",nënë kujdesin e bashkëveprimtarit z.Fahri Panxha;- ku u bë homazh para funeralit në emer te komunitetit foli veprimtari z.Ramiz Zekolli,N'emer të familjë zonja Hoti:“..Musë ne të gjithë jemi se bashku këtu,mos u merzit“!,z.Qamil Zekolli,pasë falenderimit tha në mes tjerash:“Kur keyhet ceremonia ne Kosovë do organizojmë në Bruksel një mramje perkujtimore në shejë rrespekti“.Vlen të ceket kontributi i mulla Muses nga Namyri për ceromonit fetare dhe bartjen e kufomes e cila arrijti në Kosovë ashtu siq ishte parapa ,per t'ia berë nderimet kombetare,nga familja,nga trupat mbrojtse dhe institucineve Kosovare.Trupi i tij sot prehet në varrezat e herojve ashtu siq e meritoj Ai.
Lavdi.....Lavdi.......Lavdi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja

Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 56
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

FLAKËS SË JANARIT JU SHTUE MADHESHTIA Empty
MesazhTitulli: Re: FLAKËS SË JANARIT JU SHTUE MADHESHTIA   FLAKËS SË JANARIT JU SHTUE MADHESHTIA EmptyTue May 05, 2009 1:15 pm

MITROVICË – Duke folur për aktin e tij atdhetar me një fjalë rasti, prof. Hazir Shala,kryetar i Lëvizjës Kombëtare Shqiptare, tha se Musa Hoti në Bruksel vrau një pjestar të policisë sekrete serbe dhe tre tjerë i plagosi, duke e cilësuar këtë si një akt të guximshëm të asaj kohe.....
Duke folur për aktin e tij atdhetar me një fjalë rasti, prof. Hazir Shala,kryetar i Lëvizjës Kombëtare Shqiptare, tha se Musa Hoti në Bruksel vrau një pjestar të policisë sekrete serbe dhe tre tjerë i plagosi, duke e cilësuar këtë si një akt të guximshëm të asaj kohe.
“Pikëpamjet dhe veprimet kombëtare të Musa Hoti, i shprehu dhe zbatoi praktikisht për të kundërshtuar keqbërsit e kombit shqiptarë dhe akti i tij i guxishmësh ishte njëkohsisht edhe kundër militaristëvëe pansllav si dhe kundër injorancës,inforieritetit kalkulant të skenës politike shqiptare të asaj kohe”, u shpreh Hazir Shala.
Sipas tij, Musa Hoti mbrojti me punë e plumb të drejtën, demokracinë e kombit shqiptarë dhe përpjekjet që të jetoj I lirë në trojet shqiptare.
Shala bëri të ditur se Këshilli I përgjithshsëm I LKSH në një të ardhme do ti akordojë një mirënjohje kombëtare atdhetarit Musa Hotit.
Flakës së janarit iu shtua edhe një flakadan, tha Asllan Istrefi, në Akademin përkujtimore kushtuar Musa Hotit, veprimtar i devotshëm për çështjen kombëtare, i cili u vra pikërisjht më 15 janar të vitit 2004 në Bruksel, nga agjentët e shërbimkit secret serb.
Professor Asllan Istrefi, për veprën kombëtare të athdetarit Musa Hoti, ka thënë që në fillim të fjalës së tij se plumbat në Bruksel ishin kumt I
madh që i takonte kufinjët kombëtar dhe pralajmëroi kthimin e dinjeitetit të shqiptarëve.
Interesimin e tij për këtë akademi e kishte shprehur edhe kryeministri Ramush Haradinaj, i cili në pamundësi për të marrë pjesë në te për shkak të obligimeve të shumta zyrtare, kishte dërguar një fjalë përshëndetëse.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja

Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 56
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

FLAKËS SË JANARIT JU SHTUE MADHESHTIA Empty
MesazhTitulli: Re: FLAKËS SË JANARIT JU SHTUE MADHESHTIA   FLAKËS SË JANARIT JU SHTUE MADHESHTIA EmptyTue May 05, 2009 1:15 pm

Në fjalën kryeministrit Haradinaj thuhet se një vit nga ndarja fizike me veprimtarin e palodhshëm për çështjen e Kosovës, Musa Hoti, na përkujton sakrifica, rrugën e mundimshme dhe me plotë të cilën e kaloi Kosova dhe qytetarët e saj për realizimin e aspiratave për liri
dhe demokraci.
“Ashtu sikur edhe Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Enver Hadri, bashkëpunëtor i të cilëve ishte, ashtu edhe Musën e ka ndjekur ky fat kobzi I janarëve për veprimtarët shqiptarë në diasporë, jeta e të cilëve u këput në gjysmë në metropolet evropiane,larg Kosovës.
Musa Hoti do të mbetet përherë në kujtesën heroike të popullit shqiptar si një nga figurat më të ndritura të historisë më të re
shqiptare, duke qenë synonym i sakrificës dhe atdhedashurisë”, thuhet në letrën përshëndetëse të kryeministrit Haradinaj që e paraqiti zv.Ministri për kthim pranë Qeverisë së Kosovës Nazmi Fejza .
Për pjesëmarrësit e akademisë u dha recitali ”Janari I kuq “, ndërsa në emër të familjës Hoti ka falenderuar vajza e tij, Manushaqe Hoti(y.durmishi)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja

Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 56
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

FLAKËS SË JANARIT JU SHTUE MADHESHTIA Empty
MesazhTitulli: Re: FLAKËS SË JANARIT JU SHTUE MADHESHTIA   FLAKËS SË JANARIT JU SHTUE MADHESHTIA EmptyTue May 05, 2009 1:15 pm

ÇKA I THA ENVER HADRI MUSA HOTIT


”Pa më marrë mua plumbi,
ti mos u frikëso!”
Enver Hadri:

Më 14 prill të vitit 2000 bëra një intervistë më zotin Musa Hoti, pa më shkuar ndërmend se nuk do ta vazhdojmë më shkrimin për Enver Hadrin ngase ai u gjet i vdekur me 16 janar 2004 në Bruksel. Ishte ky njeriu që shkrepi pushkë midis Brukselit. Vrau një agjent të Ambasadës Jugosllave dhe plagosi dy të tjerë. Për këtë gjest nga gjykata belge u dënua me burg të përjetshëm. Nga vuajtja e këtij dënimit, pas dy vitesh burgim, me kontributin e tyre, e nxorën shqiptarët nga e tërë bota. Ishte ky një solidaritet i papërshkruar, një bashkim që duhet të shërbejë si shembull për gjeneratat e reja.Të kota ishin përpjekjët Miran Bruçit, gjerë n’amerikë qe mos t’i ndimohët nga se ky gjoja paska qenë shpijun !?Shif librin”Atentatet”të Ibrahim Kelmendi,Prishtinë o7
Enveri e ka pasur radistacionin e vet “Illyria” në gjuhën belge, po ashtu e kam pasë edhe unë, ndonëse asokohe gjuhën frënge nuk e dijsha. Andaj më duhej ta angazhoja vajzën time. Një ditë pronarja e radios, me kombësi italiane, më tha se po vijnë disa sërbë në kohën kur Ju rrini në lokal, përkatësisht në kohën kur Ju pini kafe para se të fillojë emisioni.
Ballinat e disa periodikëve shqiptare
që botoheshin asokohe në diasporë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja

Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 56
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

FLAKËS SË JANARIT JU SHTUE MADHESHTIA Empty
MesazhTitulli: Re: FLAKËS SË JANARIT JU SHTUE MADHESHTIA   FLAKËS SË JANARIT JU SHTUE MADHESHTIA EmptyTue May 05, 2009 1:16 pm

Për këtë gjë i njoftova disa shokë të mij që i konsiderojsha se i kam të afërt. Ata nuk m’u përgjigjën për ndihmë, nga shkaku se pasi nuk kanë letra, nuk guxojshin... Dhe nuk më shoqëruan! Me të dëgjuar Enveri, filloi për çdo ditë, me qenin e vet të më shoqërojë dhe të më ruajë duke më thënë me forcë se "Pa më marrë mua plumbi ti mos u frikëso!”. Ai e ka pasë një parandjenë, apo kishte informata se është i rrezikuar.
- Jo bre burrë... Unë jam më i drojtur, i thojsha.
- Po, po, thoshte Enveri, ti ke qitë pushkë!
- Po ti je duke ia dridhë dheun nën tokë shkaut, i thojsha unë.
E shakatë fatkeqësisht u bënë realitet i hidhur. Dy krisma në Bruksel tronditën shqiptarinë. Dy atdhetarë të paepur për lirinë e popullit të vet u flijuan për pavarësi. Punonin ata në iteres të sensibilizimit të shkeljes së të drejtave të shqiptarëve në Kosovë.
- Një ditë zonja. e radios më tha se Enveri ta ka paguar qiranë për tre muaj. Shoku i mirë gjithmonë vepron në kohën e duhur. I tillë ka qenë Enveri! Ai u vra sepse provoi t'i bashkojë forcat politike në Bruksel. E ruaj edhe sot e kësaj dite procesverbalin i cili dëshmon me nënshkrime për nëntë pikat e përbashkëta, tha z. Musa.

Vendimi origjinal mbi lejimin e punës së radiostacionit
“Illyria” në Bruksel

Përkthimi i Lajmrimit për Radio
Qëndroni duke dëgjuar radion Pa kufi
„ILIRIA“
Zëri i pakicave të shtypura
(Kurdëve,shqiptarëve ,baskëve...)
Qëllimi i emisionit "ILLYRIA" është
afirmimi dhe njohja e trashigimisë
kulturore të shqiptarëve në Belgjikë
e gjithashtu krijimi i një mirënjohje
apo një miqësie në mes komunitetit
shqiptar që jeton në Belgjikë dhe popullit
belg.
Duke dëgjuar "ILLYRINE" në radion AJRI
I LIRË do të njifeni me letërsinë shqiptare,
njoftime sociale,historike dhe kulturore.
Ne ju ofrojmë muzikë të ndryshme të të
gjitha teritoreve shqiptare,apo të Republikës
socialiste popullore të Shqipërisë ose të teritoreve
shqiptare në Jugosllavi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja

Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 56
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

FLAKËS SË JANARIT JU SHTUE MADHESHTIA Empty
MesazhTitulli: Re: FLAKËS SË JANARIT JU SHTUE MADHESHTIA   FLAKËS SË JANARIT JU SHTUE MADHESHTIA EmptyTue May 05, 2009 1:16 pm

CDO TE HENE NGA ora 16-18,dhe
CDO TE SHTUNE nga ora 17 deri 18,30

në valët 107/6 FM
radio air libre
KONFLIKTI ME DELEGACIONIN JUGOSLLAV.
“POSHTË TITOJA!”

Isha duke punuar në një servis për larjen e veturave, kur ndëgjova se do të mbahet një tubim i organizuar nga Bexhet Shabani, njëri prej sekretarëve të Ambasadës së Jugosllavisë në Bruksel. Ai kishte ardhur me një delegacion, në krye të cilit ishte djali i Gjura Pucarit; vazhdoi rrëfimin e vet zoti Musa Hoti. I kisha dhënë vetes për detyrë që ta marr i pari fjalën, për t’i dhënë tjetër kahje tubimit. Andaj edhe fillova i pari, pasi fjalën ma dha Kadër Pakarusha. Me një ton të ashpër fola për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve nga pushteti jugosllav, për të vazhduar për represaljet, vrasjet, për përdorimin e tankeve kundër demonstruesve shqiptarë gjatë vitit 1981 në Kosovë. Pas meje foli edhe dikush, emri i të cilit tash nuk më kujtohet, por më bjen ndërmend se ka qenë gërban. Ai pasi foli, bërtiti “Poshtë Tito!” Pastaj zoti Bardh Mavraj, që u detyrua pastaj të hikë për në Amerikë, filloi me pistoletë t’u kërcënohej musafirëve tanë të paftuar. Mbledhja u ndërpre e ata hikën ku sytë këmbët! – tha zoti Musa Hoti.Ata në të vêrtet u ngjitën përpjet shkallëve nê katin e dytë...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja

Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 56
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

FLAKËS SË JANARIT JU SHTUE MADHESHTIA Empty
MesazhTitulli: Re: FLAKËS SË JANARIT JU SHTUE MADHESHTIA   FLAKËS SË JANARIT JU SHTUE MADHESHTIA EmptyTue May 05, 2009 1:17 pm

Musa Hoti
*
* *
Lidhur me telegramin “e famshëm” për dënimin e demonstratave që e kishte përpiluar-diktuar mësuesi Feim Hoti dhe tre mergimtarë e që e kishte dërguar në ambasadë Bexhet Shabanit. Ky i fundit në një takim me Muharrem Berishën kishe spjeguar se nuk ka pasë mundësi ta mënjanojë sepse i është dorëzuar nga tre veta paralelisht edhe në praninë e punëtorëve tjerë të ambasadës. Këtë telegram e botoi i ngarkuari i "Rilindjes" për diasporë gazetari Ymer Bajra. Ky telegram u bë mollë sherri mu në mes mërgatës së indinjuar. Në të vërtetë u thellua edhe më shumë ndarrja që edhe ashtu kishte qenë prezente. U shpërnda Kryesia dhe u prish klubi gjeratëherë i famshëm "Përparimi" pasi ishte ndarë kaherë nga klubi i shpifolësve jugosllavë, tha z. Musa Hoti.


OPINJONE NGA MËRGIMTARËT NË BELGJIKË

Pajazit Podrimqaku:Është professor i gjuhës frenge,ka vazhdue studimet e thella në ULB,është Kryetar i Partis Balliste,Kriminolog dhe merret me përkthime gjyqesore në Belgjikë.Ai në mes tjerash për MUSA Hotin rrefen:
Udhëheqesia e ambasades Jugosllave në bashkëpunim me klubin”Përparimi” kishin organizue një tubim në të cilin morra pjesë pak sa me vonesë sepse u desht të armatosesha!Kur hyra pash Bardh Mavrajn me allti në dorë,Miftar Duka garazhist nga Dibra ia kishte kap-que dorën përpjet.E kishin prue një kasetë qe fliste për “Plehin e Kosoves”,Unë ua shava nanën dhe u theva televizionin,Musa nderhyri duke u than pse spo e leni njerin me folë?Gjanga –Gerba(Miftar Krasniqi) e kishte një bomb dhe thoshte mos ki frig Pajazit! Një plak me kapuq të bardhë i ulur në tryezen e rrumbullaket na ka sha duke thane se po na prishni “Vllazerim bashkimin”,he..n…Ikën,u shtrin për toke,ambasadori Ciriq,sekletari i parë Behxhet Shabani e shumë të tjerë? Me te jam takue edhe herat tjera si gjithnjë i preokupur për se tepermi ?
Në vitin 05 isha në Nevë Jork dhe u takova me shumë shokë në mesin e tyre edhe me Bardhë Mavrajn.Ai nuk u prononcue për ngjarjën e lart shenuar.Për Musën nuk deshi pasi muerr vesh se ai nuk është më në mesin e të gjallëve!?
Për Behxhet Shabanin foli mirë e më mirë,pasi ai kishte ndihmue të largohej prej Brukseli.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja

Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 56
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

FLAKËS SË JANARIT JU SHTUE MADHESHTIA Empty
MesazhTitulli: Re: FLAKËS SË JANARIT JU SHTUE MADHESHTIA   FLAKËS SË JANARIT JU SHTUE MADHESHTIA EmptyTue May 05, 2009 1:17 pm

KONFLIKTI ME DELEGACIONIN JUGOSLLAV.
“POSHTË TITOJA!”


Isha duke punuar në një servis për larjen e veturave, kur ndëgjova se do të mbahet një tubim i organizuar nga Bexhet Shabani, njëri prej sekretarëve të Ambasadës së Jugosllavisë në Bruksel. Ai kishte ardhur me një delegacion, në krye të cilit ishte djali i Gjura Pucarit; vazhdoi rrëfimin e vet zoti Musa Hoti. I kisha dhënë vetes për detyrë që ta marr i pari fjalën, për t’i dhënë tjetërkahje tubimit. Andaj edhe fillova i pari, pasi fjalën ma dha Kadër Pakarusha. Me një ton të ashpër fola për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve nga pushteti jugosllav, për të vazhduar për represaljet, vrasjet, për përdorimin e tankeve kundër demonstruesve shqiptarë gjatë vitit 1981 në Kosovë. Pas meje foli edhe dikush, emri i të cilit tash nuk më kujtohet, por më bjen ndërmend se ka qenë gërban. Ai pasi foli, bërtiti “Poshtë Tito!” Pastaj zoti Bardh Mavraj, që u detyrua pastaj të hikë për në Amerikë, filloi me pistoletë t’u kërcënohej musafirëve tanë të paftuar. Mbledhja u ndërpre e ata hikën ku sytë këmbët! – tha zoti Musa Hoti.












Musa Hoti-Bruksel
*
* *
Lidhur me telegramin “e famshëm” për dënimin e demonstratave që e kishte përpiluar-diktuar mësuesi Feim Hoti dhe tre mergimtarë e që e kishte dërguar në ambasadë Bexhet Shabanit. Ky i fundit në një takim me Muharrem Berishën kishe spjeguar se nuk ka pasë mundësi ta mënjanojë sepse i është dorëzuar nga tre veta paralelisht edhe në praninë e punëtorëve tjerë të ambasadës. Këtë telegram e botoi i ngarkuari i "Rilindjes" për diasporë gazetari Ymer Bajra. Ky telegram u bë mollë sherri mu në mes mërgatës së indinjuar. Në të vërtetë u thellua edhe më shumë ndarrja që edhe ashtu kishte qenë prezente. U shpërnda Kryesia dhe u prish klubi gjeratëherë i famshëm "Përparimi" pasi ishte ndarë kaherë nga klubi i shpifolësve jugosllavë, tha z. Musa Hoti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja

Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 56
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

FLAKËS SË JANARIT JU SHTUE MADHESHTIA Empty
MesazhTitulli: Re: FLAKËS SË JANARIT JU SHTUE MADHESHTIA   FLAKËS SË JANARIT JU SHTUE MADHESHTIA EmptyTue May 05, 2009 1:18 pm

Ballina e “Zërit”me të cilën bashkpunoj Musa Hoti




Fusnotë:
Halit Elshani:”Çeta e Brukselit”KapitulliII.11.,faqe 367,dukagjini 07-Pejë
Halit Elshani:”Çeta e Brukselit”Kapitulli 12.,faqe 368,dukagjini 07-Pejë
Ibrahim Kelmendi:“Atentatët“,Prishtinë 07
Sali Kabashi;Intervistë me Ibrahim Kelmendin:Gazeta:“Republika“07-Lubljanë.

28-02-2006, 06:38
EKSKLUZIVE nga Revista ILIRIA:

Akuza të rënda ndaj Musa Hotit nga shefi i Asociacjonit ndërkombëtar për luftë kundër drogës, i cili më parë ishte partner i Arkanit
Nicoviq: Hoti ka qenë "boss" i drogës

21.01.2004, 16:19

http://www.iliria.net/pics/02nicoviq_small.jpg
Marko Nicoviq, shef i Asociacjonit ndërkombëtar për luftë kundër drogës, diler dhe kriminel

Musa Hoti, aktivisti i njohur shqiptar, i vrarë para disa ditëve në Bruksel, është edhe pas vdekjes në shënjestër të qarqeve serbe. Koinçidencë apo jo, Hoti u vra saktësisht në 22-vjetorin e rënies së vëllezërve Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zekës.
Në revistën çetnike malaziase "Dan" janë botuar akuza të rënda ndaj Musa Hotit të shprehura nga Marko Nicoviq, shefi i Asociacjonit ndërkombëtar për luftë kundër drogës dhe ish-shef i Interpolit të Serbisë. Sipas Nicoviq, Hoti paska qenë "boss" i drogave në perëndim.
- Hoti dhe kushërinjtë e tij kanë punuar me vite të tëra në perëndim dhe janë pjestarë të klanit që merret me shitjen e drogave. Vrasja e tij mund të jetë në lidhje me luftën për tregun e drogave, që është duke ndodhur me të madhe në vendet e Beneluksit. Ata janë shqiptarë shumë të fortë, dhe grupacjonet më të fuqishme në Evropën veriore - u shpreh Nicoviq.
Ai gjithashtu vlerësoi se Hoti edhe më parë ka qenë pjesëtar i klaneve të mëdha dhe gjithashtu ka qenë finansues i "terroristëve në Kosovë". Nga fitimi i përgjithshëm, sipas Nicoviq, "bossat" e drogës 90% i kanë lënë për vete, ndërsa 10% i kanë paguar për finansimin e UÇK-së. Hoti gjithashtu paska qenë ai i cili e paska finansuar Hashim Thaçin, Agim Çekun dhe Ramush Haradinajn, dhe ky finansim po vazhduaka ende.
Edhe lidhur me vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën ka Nicoviqi një teori: sipas tij, Gërvallët qenkan vrarë gjithashtu gjatë një përleshje në lidhje me drogë, në të njëjtën kohë kur edhe Kadri Zeka, i cili poashtu paska qenë "partner droge" i vëllezërve Gërvalla (!).

Kjo ishte teoria e Nicoviqit, ndërsa tani do të ju tregojmë disa të dhëna EKSKLUZIVE në lidhje me këtë "zotëri":
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja

Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 56
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

FLAKËS SË JANARIT JU SHTUE MADHESHTIA Empty
MesazhTitulli: Re: FLAKËS SË JANARIT JU SHTUE MADHESHTIA   FLAKËS SË JANARIT JU SHTUE MADHESHTIA EmptyTue May 05, 2009 1:18 pm

Marko Nicoviq, jo vetëm që është shpirt i shitur, madje idiot me prejardhje shqiptare, por ishte në vitet e 80-ta dhe 90-ta bashkëpuntor i DB-së jugosllave dhe partner i Andrija Lakoniqit e Darko Ashaninit (vrasësve të Enver Hadrit) dhe Arkanit. Për shkak të privilegjeve si anëtar të DB-së, këta ia kishin "hapur" vetes rrugën të merren me tregun e drogës dhe krimeve tjera. Mu kjo çështje e "parëndësishme" edhe e ndihmoi Nicoviqin të vijë në pozitë të Interpolit serb dhe - paramendoni ironinë - shefit të Asociacjonit ndërkombëtar për luftë kundër drogës!
Nga burime të caktuara, madje kemi të dhëna më se relevante, se pikërisht ky Nicoviqi, së bashku me Arkanin dhe njëfarë Miqunoviqi nga Nikshiqi kanë qenë të përzjerë edhe në vrasjen e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës. I permenduri Miqunoviq është i njëjti person që para 2 vitesh vrau një djalë të ri në hyrje të spitalit të Podgoricës para më se 20 dëshmitarëve të cilët nuk guzuan të dëshmojnë kundër tij për shkak se u penguan nga policia malaziase e cila e mori në mbrojtje Miqunoviqin. Pra ai, Marko Nicoviq, Darko Ashanin, Andrija Lakoniq (me pasaportë të rremë të dhënë nga shteti në emër të Zoran Stankoviq), Arkani dhe disa të tjerë, kanë qenë të gjithë bashkëpuntorë të DB-së dhe të përzjerë në mënyrë të drejtëpërdrejtë në likuidimin e aktivistëve shqiptar. Nga këta, Nicoviqi madje aktualisht është "partner" i Evropës, megjithëse vet Evropa i din këto të dhëna.

Nuk ka nevojë të permendim se është katastrofë që persona të tillë si Nicoviqi janë në liri dhe madje të preferuar nga Evropa, ndërsa shqiptarët e mjerë vriten, akuzohen, denigrohen, etj. Mirëpo, nga Evropa fundi i fundit as nuk presim tjetër. / iliria

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




FLAKËS SË JANARIT JU SHTUE MADHESHTIA Empty
MesazhTitulli: Re: FLAKËS SË JANARIT JU SHTUE MADHESHTIA   FLAKËS SË JANARIT JU SHTUE MADHESHTIA Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
FLAKËS SË JANARIT JU SHTUE MADHESHTIA
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: