Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 9 maji dhe defashistizimi i Evropës

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mariglen Gjoka
Fillestar/e
Fillestar/e
Mariglen Gjoka

Male
Numri i postimeve : 46
Age : 40
Vendi : Athine (Greqi)
Registration date : 14/01/2009

9 maji dhe defashistizimi i Evropës Empty
MesazhTitulli: 9 maji dhe defashistizimi i Evropës   9 maji dhe defashistizimi i Evropës EmptySun May 03, 2009 4:51 pm

9 maji dhe defashistizimi i Evropës






“Në bazë të vendimit të fuqive aleate në korrik të 1945-ës për ndjekjen dhe dënimin e kriminelëve nazistë u zhvillua gjyqi i famshëm i Nurenbergut. Sipas historianit amerikan Uolltër Lakër, aty u gjykuan 24 gjerarkë nazistë. Materialet e shtypura në këtë gjyq kalonin shifrën e 5 milion faqeve. Prej tyre, 3 të akuzuar dolën të pafajshëm, 11 u dënuan me pushkatim dhe 10 të tjerë me afate të ndryshme me burgim.”





9 maji i 1945-ës shënon fundin e Luftës së Dytë Botërore, ditën e fitores së popujve kundër murtajës nazifashiste dhe fillimin e epokës të pasluftës me shpresa, synimin e përpjekje për ndërtimin e një bote tjetër, pa agresione e luftra, pa nazi-fazhizëm që, gjithsesi mbeti në pjesën më të madhe vetëm një shpresë dhe asgjë më tepër.Fitorja e popujve dhe aleatëve mbi fashizmin dhe makinës ushtarake naziste hitleriane, ishte një fitore e madhe historike. Ajo i dha fund luftës më të madhe, më të egër e me pasojat më të rënda në tërë historinë e njerëzimit. Por fitorja në fushën ushtarake dhe kapitullimi i Italisë, Gjermanisë e më vonë dhe i Japonisë, nuk do të thoshte se njëherazi u mposht e mori fund njëherë e mirë fashizmi si traditë, si ideologji raciste antisemite e pushtuese, si praktikë e forma organizimi, si aspiratë e përpjekje për t'u rikthyer përsëri. Faktorët ekonomikë, politikë e shoqërorë që lindën e rritën nazifashizmin mbetën dhe, rreziku i rikthimit të tij ishte dhe është akoma një rrezik real. Në këto kushte, para vendeve fitimtare, para popujve liridashës e paqedashës shtroheshin çështjet: Çdo të bëhej me trashëgiminë nazifashiste? Si do të ishte Evropa e pasluftës? Nazistët dhe fashistët i sollën botës dëme të pallogaritshme: miliona të vrarë në frontin e luftës, miliona të vrarë e të gjymtuar në kampet famëkeqe naziste dhe shkatërrimi total i ekonomisë në vendet e pushtuara prej tij. Përmasat e kësaj tragjedie të paparë deri atëherë, i shprehu në gjyq Hans Frank, ish-guvernator gjerman në Poloni, i cili deklaroi: "1.000 vjet do të kalojnë dhe ky faj i Gjermanisë nuk do të harrohet!" (Uolltër Lakër,"Evropa në kohën tonë", faqe 38. Pas fitores në fushën ushtarake, rëndësi merrte çështja se ç'do të bëhej me shkaktarët që përgatitën dhe sollën tragjedinë e madhe të Luftës së Dytë Botërore, si do t'i pritej rruga riardhjes dhe ripërsëritjes së një dukurie të tillë. Një nga hapat më të rëndësishme që u mendua si më efikasi ishte vendimi i korrikut të 1945-ës, ku aleatët ranë dakord zyrtarisht për të ndjekur dhe dënuar kriminelët kryesorë të luftës. Dënimi i fashizmit si dukuri dhe ndjekja e dënimi i shkaktarëve që përgatitën, nisën dhe zhvilluan Luftën e Dytë Botërore dhe bashkëpunëtorëve të tyre, në bazë të shkallës së fajit, sipas ligjeve të kohës të çdo vendi që ishin pushtuar nga fashizmi, ku ishin kryer krime, u vlerësua si një masë e domosdoshme për të parandaluar rilindjen e fashizmit. Mbi këtë bazë u zhvillua gjyqi i Nurenbergut dhe, pastaj, edhe me qindra gjyqe të tjera në tërë vendet e Evropës me synimin e drejtë: defashistizimin e dinazifikimin e saj. U morën edhe masa të tjera të fushave ekonomike e ligjore. Çështja vajti deri në ndalimin me ligj të propagandës e organizimeve fashiste. Ka rëndësi të dihet mirë e të mos harrohet nga të gjithë se ç'bëri Evropa në kuadrin e denazifikimit të saj dhe çfarë u bë në vendin tonë, për ta njohur në tërësi këtë proçes, për të bërë përqasjen e nevojshme dhe të për nxjerrë përfundime të drejta, sepse tani ka një harresë,ka një tendencë të fortë dhe një propagandë të fuqishme për të luftuar dhe hedhur poshtë masat që u morën tek ne, në kuadrin e denazifikimit të Evropës, madje aktualisht tek ne vlerësohen si të gabuara, si krime e padrejtësi. Në bazë të vendimit të fuqive aleate në korrik të 1945-ës për ndjekjen dhe dënimin e kriminelëve nazistë u zhvillua gjyqi i famshëm i Nurenbergut. Sipas historianit amerikan Uolltër Lakër, aty u gjykuan 24 gjerarkë nazistë. Materialet e shtypura në këtë gjyq kalonin shifrën e 5 milion faqeve. Prej tyre, 3 të akuzuar dolën të pafajshëm, 11 u dënuan me pushkatim dhe 10 të tjerë me afate të ndryshme me burgim. Mbas Gjyqit të Nurenbergut dhe shembullit të tij, filloi ndjekja, evidentimi dhe gjykimi i nazistëve në të gjitha vendet e Evropës.Kuptohet për kushtet specifike të vendeve të veçanta, shkalla e ashpërsisë nuk ka qenë e njëjta; diku ka pasur edhe teprime, ndoshta të pashmangshme, e diku edhe lehtësira e falje. Lidhur me këtë Uollter Lakër konstaton: "Shkalla e ashpërsisë së spastrimeve ndryshon nga njëri vend në tjetrin". Por gjithsesi, ky proces u zhvillua në të gjithë shtetet evropiane.Në Belgjikë, pas çlirimit u shqyrtuan 634.000 raste, një shifër që duket e madhe në raport me popullsinë prej 8 milionë, por po të kemi parasysh shkallën e lartë të krimeve naziste, nuk na duket të jetë një shifër e zmadhuar. Nga këta u gjykuan 87.000 dhe u dënuan 77.000. Në Hollandë ashpërsia qe akoma më e madhe. Mjaftonte ekspozimi në publik për ngrënie darke me një gjerman, apo abonimi në një gazetë kolaboracioniste, të ishte provë e mjaftueshme për ngritjen e akuzës në gjyq. "Ndërsa në Gjermani, në Austri e gjetkë, edhe po të kishte qenë oficer i lartë në gestapo, nuk ishte provë e mjaftueshme për ta çuar në gjyq" (Uolltër Lakër, "Evropa në kohën tonë" faqe 37), siç shihet në Gjermani, në Austri si dhe në ndonjë vend tjetër, e dënuan më lehtë nazizmin dhe fashizmin. Spastrime më radikale u bënë në Francë, ku në procese gjyqësore kaluan 170.000 persona dhe u dënuan 120.000 prej tyre. 4.785 bashkëpunëtorë të fashizmit në Francë u pushkatuan, kurse 4.500 të tjerë kolaboracionistë u vranë nga partizanët gjatë ose pas çlirimit. Ata që u ekzekutuan, zakonisht kishin qenë shefa të policisë lokale, të cilët kishin bashkëpunuar me okupatorët dhe ishin shkaktarë të vrasjes së francezëve. Në këto gjyqe dolën edhe Petën,kryetar i shtetit dhe Lavall, ministër I jashtëm i qeverisë kolaboracioniste të Vishisë. I pari u dënua me burg, ndërsa i dyti u pushkatua. Midis atyre që u ekzekutuan në Francë, kishte edhe shkrimtarë e gazetarë. Lidhur me këtë, Uolltër Lakër thotë: "Në Francë u dhanë dënime me vdekje më shumë se në çdo vend tjetër, por edhe në vendet e tjera që u çliruan, nuk i kushtuan më pak seriozitet çështjes së spastrimeve. Në Hollandë u bënë më shumë se 150.000 arrestime dhe 18.000 në Norvegji, ku bashkëpunimi kishte qenë në përmasa të vogla. Në këto vende, si dhe në Belgjikë e në Danimarkë, spastrimi u bë në mënyrë më sistematike se sa në Francë dhe në Itali, ku mijëra njerëzve iu hoqën të drejtat civile dhe u ndaluan që të vazhdonin profesionin e tyre. U arrestuan, gjithashtu, shkrimtarë të shquar si Hamsun dhe Sharl Murra, por nuk u pushkatuan për shkak të moshës". ("Evropa në kohën tonë", f. 38. Siç shihet,pavarësisht se procesi për denazifikimin pati vështirësitë e veta për zbulimin e gjithë kriminelëve, disa prej të cilëve kaluan në ilegalitet e u fshehën, duke ndryshuar identitetin; pavarësisht se në disa vende si në Gjermani, Austri e Itali u kalua më lehtë, e rëndësishme është që ky proces u krye në të gjitha vendet e perëndimit e të lindjes dhe ai nuk i kurseu kriminelët. U zhvilluan qindra gjyqe, u përfshinë qindra-mijëra persona, masat e ndëshkimit variuan nga pushkatimi deri tek heqja e të drejtës së ushtrimit të specialitetit. I njëjti proces u krye edhe në Shqipëri. Edhe këtu, në kuadrin e defashistizimit u zhvilluan gjyqet dhe u dënuan sipas shkallës së fajit të gjithë bashkëpunëtorët e fashizmit.Siç dihet shumica e bashkëpunëtorëve në prag të çlirimit, për t'i shpëtuar drejtësisë iku bashkë me pushtuesit në perëndim. Këta, më vonë, u bënë kontigjenti që u përpoq të përmbyste me armë pushtetin e atëhershëm. Ashtu si në të gjithë Evropën, edhe në Shqipëri u goditën ekonomikisht edhe spekulatorët që kishin siguruar fitime përrallore nga ufta.E veçantë është se masat me karakter antifashist, të realizuara në kuadrin e denazifikimit, ndërsa për Evropën vlerësohen të domosdoshme të drejta, për vendin tonë vlerësohen të gabuara dhe kriminale.Vlerësimi me dy kute për të njëjtin veprim nuk i qëndron dot llogjikës. Kuptohet se kush e bën dhe ç'synon të arrijë.Duke e parë procesin e denazifikimit sot, pasi ka kaluar një kohë e gjatë, mund të deklarojmë pa frikë se jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Evropë nuk u mënjanua dot plotësisht rikthimi i forcave fashiste. Jeta sot e vërteton këtë. Fakt është se janë gjallëruar lëvizjes naziskine, se forca e parti me emra të rinj, por me ideologji e synime të vjetra, si vazhduese të partive të vjetra fashiste po riformohen, po gjallërohen, po forcohen dhe në koalicione me forca të tjera të djathta, po tentojnë të rikthehen në jetën politike në pushtet, tani për tani si pjesë e këtyre koalicioneve. Partia e Hadërit në Austri, e Finit në Itali, e Le Penit në Francë, tani janë një realitet dhe pjesëmarrëse në pushtet. Në ish-vendet socialiste në pushtet kanë ardhur forca që janë në lidhje të dyshimta me ata, ose pinjollët e atyre që bashkëpunuan me fashizmin.

Fakt që nuk mohohet dot është se në Shqipëri po vlerësohen e dekorohen ish-bashkëpunëtorët e fashizmit, u dekoruan krerët e organizatës tradhtare të "Ballit Kombëtar" dhe kolaboracionistët Ali Këlcyra, Mit'hat Frashëri, Mustafa Kruja e të tjerë. Aktualisht po ngrihet lart dhe po vlerësohet si truri i kombit kolaboracionisti dhe anëtari i Këshillit të Regjencës Naziste Patër Anton Arapi,një nga më aktivët si bashkëpunëtor i pushtuesve italianë dhe më vonë i a tyre gjermanë. Për të ditur se kush është kolaboracinisti dhe bashkëpunëtori i pushtuesve gjermanë, Patër Anton Arapi mjafton të sjellim në vëmendje të publikut shkresën me Nr. 128, dt. 5 tetor 1944, që dërgonte kryeministri i asaj kohe Mehdi Frashëri, në emër të kryesisë parlamentare, ku shkruhet: "Kemi biseduar me autoritetet gjermane për t'iu vënë në dispozicion një autokolonë ushtarake për udhëtimin e shkëlqesisë Tuaj". Kriminelë antishqiptarë të këtij tipi janë me dhjetëra e qindra që sot po rehabilitohen, madje edhe po shpërblehen si të përndjekur politikë, megjithëse në bashkëpunim me pushtuesit fashistë kanë kryer krime dhe janë ndëshkuar si kriminelë. Në listat e të përndjekurve, për shpërblim do të gjesh emrat e Alush Lleshanakut, jerak fashist me gradën major,i cili ka kryer jo pak krime,të Manush Peshkëpisë, një nga krerët e Ballit Kombëtar apo kriminelëve të tjerë si Idriz Jazo, Demirsha Stropani, Arap Lilo, Hamit Matjani e të qindra të tjerëve. Kjo vërteton kthimin e pinjollëve të bashkëpunëtorëve të fashizmit në pushtet. Dalja e forcave apo grupeve të reja me prirje fashiste në jetën politike të Evropës përbën rrezik real. Sot mund të mos vihen re shumë, mund të mos vlerësohen, mund të injorohen sepse duken e konsiderohen të dobëta. Po nesër?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
9 maji dhe defashistizimi i Evropës
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: