Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 FILLIMI I PARAQITJES SË ISLAMIT HAPTAZI

Shko poshtë 
AutoriMesazh
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja

Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 56
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

FILLIMI I PARAQITJES SË ISLAMIT HAPTAZI Empty
MesazhTitulli: FILLIMI I PARAQITJES SË ISLAMIT HAPTAZI   FILLIMI I PARAQITJES SË ISLAMIT HAPTAZI EmptyThu Apr 30, 2009 2:03 am

Pejgamberi a.s fillimisht islamin e paraqiste fshehurazi dhe se kjo periudhë zgjati tre vjet derisa Allahu i Madhëruar ia zbriti ajetet kuranore: “Dhe tërhiqu vërejtjen farefisit tënd më të afërt. E të jesh I butë ndaj besimtarëve që të pranuan ty”.(Shuara:214-215).
Pas zbritjes së këtyre ajeteve Pejgamberi a.s. urdhërohet ta bëjë thirrjen haptazi, që njerëzit në islam t`i thërrasë në mënyrë të hapur, kështu që I tuboi të gjitha fiset mekase, ua paraqiti islamin, por nuk e besuan, bile filluan të tallen me të.
Deri këtu nuk u hidhëruan aq shumë, por kur filloi Pejgamberi a.s. t`ua cekë “zotat” e tyre, idhujt se adhurimi i tyre është i kotë dhe se nga ta nuk ka far dëmi e as far dobie, ata u prekën shumë, u çmendën, në veçanti paria e tyre, me çka vendosën ta armiqësojnë Pejgamberin a.s. dhe misionin e tij, ta kundërshtojnë e ta luftojnë në maksimum, atë edhe ata të cilët e pasojnë këtë fe.
Vendosën ta armiqësojnë sepse ata kuptuan shumë mirë se çka do të thotë fjala La ilahe il-la llah Muhamedun Resulullah, kuptuan se përpos që duhet të largohen nga besimi i tyre i deriatëhershëm, gjithashtu thënia e kësaj fjale dhe përqafimi I kësaj feje do të thotë që Mekasit most ë vazhdojnë më të kenë privilegj ndaj të gjithë arabëve, siç ishin mësuar deri më tani që ta numërojnë vetën zotërinj dhe të parët e të gjithë arabëve, por se tashmë do të jenë të barabartë me të gjithë njerëzit, bile edhe më skllav.
Kjo ishte shumë e rëndë për ta, edhe sot dikujt I vjen rëndë të ulet me shtresa të ulëta e ta konsiderojë veten të barabart me ta, atëherë kishte pasur njerëz që e njdjejnë veten të mëdhenj, por edhe sot ka të tillë dhe do të ketë edhe më tej, a nuk e dijnë të mjerët se në realitet ata janë më të ulët.
Për këtë kishin kërkuar nga Pejgamberi a.s. që t`i largojë shtresat e ulëta nëse dëshiron të ulën me të e ta dëgjojnë se çka po u paraqet, por një gjë të tillë nuk e pranoi Pejgamberi a.s. ngase Allahu nuk e lejoi.
Kurejshitët filluan ta ndjekin rrugën e armiqësisë, ndërsa Pejgamberi a.s. e vazhdonte rrugën e përhapjes dhe propagandës së fesë së re e cila sa vinte e përfshinte Mekën, shpjegonte gjëra shumë interesante dhe të panjohura deri atëherë, për të kaluaren dhe për të ardhmen, përgjigjej për atë që pyetej, kështu që të dy palët ecnin, punonin për ta kundërshtuar dhe mundur njëra-tjetëren.
Kjo luftë njëherë ishte luftë idesh e më vonë edhe psikike, pastaj fizike deri ta ajo frontale.
Luftë e cila gjatë do të zgjatë dhe do tëketë pasoja fatale, natyrisht fundi do të jetë në dobi të myslimanëve siç është dëshmuar.

Mekasit pasi vendosën ta kundërshtonin Pejgamberin a.s. fillimisht vendosën të konsultohën me axhën e Pejgamberit a.s.Ebu Talibin, I cili deri dje kishte qenë edhe kujdestar I tij dhe se Pejgamberi a.s ishte rritur në shtëpinë e tij.
Nga kjo vendosën të shkojnë te Ebu Talibi e të kërkojnë nga ai që të përdorë autoritetin e vet e ta ndalë nipin e tij nga ky mision.
Kështu që një grup nga paria Mekase shkuan te Ebu Talibi dhe I thane: O Ebu Talib, djali I vëllaut tënd po na I shanë “zotat” tonë po e na nënçmon fenë tone, po na I mashtron të rinjtë tanë, po na I humb të vjetrit tanë. Ose ndaloje ose na e lerë neve.
Ebu Talibi iu foli fjalë të buta dhe të ëmbla derisa i largoi e i shperndau. E bëri këtë Ebu Talibi edhe pse ai edhe më tej ishte në kufër, në fenë e gjyshërve të tij, sepse ai ishte vërtet nga burrat e rrallë të Mekës, burrat e mëdhenj, ishte I madh në familje, I madh dhe I nderuar e I respektuar në tërë Meken, kishte një autoritet të jashtëzakonshëm.
Ebu Talibi kishte kuptuar shumë mirë se feja në të cilën po thërret nipi I tij nuk ka dyshim se është e vërtet dhe se feja e tij dhe e Mekasëve të tjerë është e kotë.
Në ditët e para të thirrjes në islam, Ebu Talimi I kishte thënë Muhamedit a.s. se: Unë e di që ti je në hak dhe kjo çfarë po thirr ti është e vërtetë, por unë nuk mund ta pranojë këtë fe, ndërsa ti vazhdo biri im në këtë rrugë të drejtë dhe sa të jem unë gjallë nuk do të mund të pengojë askushë
Ebu Talibi e dinte shumë mire se mbrojtja e Muhamedit a.s. dhe misioni I tij nuk do të jetë e lehtë dhe se mund të ketë edhe pasoja shumë të mëdha, por megjithëkëtë ai vendosi si një burrë më i mirë të qëndrojë krah I fortë dhe I pathyeshëm për Muhamedin a.s. deri në momentin e vdekjes.
Ndërsa përballë Ebu Talibit, I cili ishte në krahë të Pejgamberit a.s. qëndronte Ebu Lehebi, i cili ishte gjithashtu një njeri me famë në Mekë dhe një nga krerët e saj, e i cili mbillte një armiqësi të madhe kundër Pejgamberit a.s, islamit dhe tërë atyre që hynin në këtë fe të re.
Ishte një nga ata të cilët udhëhoqen ofensivën e madhe kundër tërë myslimanëve në krye me Pejgamberin a.s. deri sa ishte gjallë.
Nga mllefi I madh që kishte kundër Pejgamberit a.s. prej fillimit, ai urdhëroi të dy bijtë e tij që të ndahen prej grave të tyre, të cilat ishin bijat e Pejgamberit a.s.,Rukija dhe Umu Kulthumi, pra ishin miq me Pejgamberin a.s. një herë e pastaj u bënë armiq.
Mirpo çfarë mund të bëjë Ebu Lehebi? Cfarë mund të bëjnë arabët? Cfarë mund të bëjë e tërë bota përballë misionit të Pejgamberit a.s., i cili barte një mision qiellor të ardhur nga I madhi Allah xh.sh?!
Pengesa e paraqitur nga Ebu Lehebi me shokët e tij në atë kohë ishte vetëm një barrierëe vogël në mes shumë barrierave dhe pengesave apo vështirësive tëcilat do t`i paraqiten para Pejgamberit a.s në këtë rrugë të shenjtë, ato do të vazhdojnë gjatë tërë jetës së tij, do të vazhdojnë edhe pas jetës së tij, janë duke vazhduar edhe sot dhe do të vazhdojnë deri në Ditën e Kiametit.
Kështu që sikurse Muhamedi a.s. të gjunjëzohej, apo të dorëzohej para kësaj barriere, si do ta kryente atëherë amanetin e marr nga I madhi Allah?!
Misioni i tij nuk ishte ta formojë një shtet të vogël sa Mekja, por ishte tërë njerëzimin ta drejtojë, ta udhëzojë, që tërë botën ta përfshijë kjo dritë.
Po ashtu edhe ne në jetën tone të davetit (thirrjes) në islam nëse ndalemi në pengesat e para të cilat na paraqiten dhe dorëzohemi para tyre, atëherë as ne nuk do të mund të bëjm asgjë, kështu duhet të përfitojmë nga këto pengesa e vështirësi në të cilat hasi Pejgamberi a.s.gjatë kësaj periudhe.
Pejgamberi a.s i kaloi të gjitha këto pengesa së bashku me shokët e tij, në mënyrë më të mirë edhe ne duhet t`i kalojmë së bashku të gjitha këto vështirësi me te cilat po përballet ymeti në tërë këtë sferë e në veçanti shoqëria jonë.
Të shohim në vazhdim se me çka u sprovuan myslimanët së bashku me Pejgamberin a.s. gjatë asaj periudhe, çfarë bënë, si vepruan dhe si përfunduan, kohë shumë e rëndë, e vështirë por me plot shembuj.
Të shohim javën e ardhshme disa nga këta shembuj. Deri atëherë, selam alejkum ve rahmetullah
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja

Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 56
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

FILLIMI I PARAQITJES SË ISLAMIT HAPTAZI Empty
MesazhTitulli: Re: FILLIMI I PARAQITJES SË ISLAMIT HAPTAZI   FILLIMI I PARAQITJES SË ISLAMIT HAPTAZI EmptyThu Apr 30, 2009 2:05 am

SHPALLJA E MUHAMEDIT A.S. PEJGAMBER


Në shekullin e gjashtë të lindjes së Isait a.s.bota thuajse tërësisht kishte devijuar, me një përjashtim shumë të vogëlnga disa ithtarë të Isaita.s., të cilët ishin të shkapërderdhur nëpër vende të ndryshme të botës.
Mbarë planetin e kishte kapluar idhujtaria, paganizmi, ishte mbushur toka me shirk, idhujtari, ishte përhapur mizoria, urrejtja ndërnjerëzore, amoraliteti, padrejtësia dhe shumë vete të tjera të këqija jonjerëzore.
Edhe Gadishulli Arabik nuk ishte në gjendje sociale, morale e fetare më të mire sesa vendet e tjera, feja kryesore ishte idhujtaria, paganizmi I cili ishte përhapur në pjesen dërrmuese të vendit, e në veçanti në Mekë e Medinë, kishte edhe të krishterë dhe hebrenj, këta të fundit ishin shumë pakë.
Njerëzit ishin të dhënë pas idhujtarie saqë krejt jetën e tyre ua kushtonin idhujve, rrugës merrnin nga një “zot” me vete për t`u ndihmuar, apo për t`iu lutur, mjafton fakti se vetëm në Mekë rreth Qabes ishin jo më pak se 360 idhuj, të mëdhenj dhe të vegjël.
Edhe nga ana morale ishin shumë keq, ishte I përhapur amoraliteti, femra ishte e shtypur dhe e torturuar, skllavërimi dhe keqtrajtimi I tyre, përhapja e kamatës dhe shumë vese të tjera negative.
Megjithëkëtë nuk do të thotë se nuk kishin asnjë dukuri positive.
Arabët ishin të njohur për bujari, trimëri, mbajtjen e fjalës etj. Në këtë gjendje kaosi jo vetëm I shoqërisë arabe, por i gjithë botës Allahu i Madhëruar lëshoi mëshirë dhe “rahmet” mbi njerëzimin dhe dërgoi të dërguarin e fundit Muhamedin a.s, udhërrëfyes dhe këshillues për mbarë njerëzimin.
Kështu që, kur I bëri 40 vjet ishte muaji ramazan, Nata e Madhe e Kadrit, I erdhi meleku Xhibril për t`i thënë Muhamedit a.s.: “Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë). Krijoi njeriun prej një gjaku të ngjizur (në mitrën e nënës). Lexo! Se Zoti yt është më bujari! Ai që e mësoi (njeriun) të shkruajë me pendë. Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte” (Alak: 1-5)
Me çka edhe u shpall pejgamber, erdh drita e Allahut në tokë.
Nga kjo mund të themi lirisht se mëshira më e madhe e Allahut mbi njerëzimin, dhurata më e madhe e Krijuesit ndaj krijesave është dërgimi i Pejgamberit a.s. sepse bota më shumë se kurrë më parë kishte nevojë për një udhëzues qiellor, ishte shansi i fundit për ta shpëtuar njerëzimin nga shkatërrimi total dhe e shpëtoi Allahu këtë njerëzim, duke ia dërguar më të mirin, më të dashurin, më të urtin, më të mençurin, më të durueshmin etj.
E dërgoi atë dhe e urdhëroi t`i thotë mbarë njerëzimit: “Thuaj (Muhammed): “O ju njerëz! Unë jam i dërguari i All-llahut te të gjithë ju. All-llahut që vetëm i Tij është sundimi i qiejve e i tokës, s’ka të adhuruar tjetër pos Tij; Ai jep jetë dhe Ai jep vdekje, pra besoni All-llahun dhe të dërguarin e Tij, pejgamberin e pashkolluar, që beson All-llahun dhe shpalljet e Tij, ndiqeni rrugën e tij që ta gjeni të vërtetën” (Araf: 158).
I dërguar te të gjithë njerëzit, te të gjitha shoqëritë, për të gjitha kohët dhe për të gjithë vendet deri në ditën e kiametit, ngase ishte edhe vula e pejgamberëve, çka do të thotë se nuk do të ketë më pas tij të dërguar.

Pak ditë pas këtyre ajeteve të sures alak erdhën ajetet e tjera nga ana e Allahut xh.sh: “O ti i mbuluar! Ngrihu dhe tërhiqu vërejtjen (duke i thirrur). Dhe madhëroje Zotin tënd! Dhe rrobat tua pastroi! Dhe të keqes së ndyrë largohu”! (Mudethir: 1-5).
Ishin këto urdhëresa të para nga I Madhi Allah xh.sh Muhamedit a.s për ta ngarkuar atë me një mision të madh, më të madh sesa që kishte ngarkuar dikë më parë, tashmë kishte përfunduar e kaluara, duhet të fillohet një jetë e re.
Tashmë duhet tërhequr vërejtjen të gjithë atyre të cilët adhurojnë dikë tjetër përveç Allahut, duhet sqaruar atyre të vërteten dhe pasojat e mospranimit të asaj të vërtete.
Duhet Madhëruar Allahun xh.sh, I cili është më i madhi dhe si i tillë i vetmi duhet të Madhërohet, të anashkalohen e të ulën e poshtërohen zotat e tjerë, idhujt e tjerë, çështje kjo e cila ka nevojë shumë për durim.
Zaten punët e mira të gjitha kanë nevojë për urtësi e durim, e sa më e madhe përgjegjësia dhe detyra aq më i nevojshëm durimi e urtësia.
Dhe kështu ndodhi, iu dashtë bartësit të këtij mesazhi qiellor një kohë jo e shkurtë thuajse një çerek shekulli, iu dashtë durim më shumë se çdo njeriu tjetër në rruzullin tokësor dhe krejt këtë e kreu me përgjegjësinë më të plotë e më të sinqertë Muhamed Mustafaja salallahu alejhi ve selem, i cili nuk pushoi as ditën e as natën, i cili pati dertin e davetit (thirrjes), i cili ishte shumë i përkushtuar që i tërë planeti të ndriçohet me dritë, me iman, me fjalën
La ilahe il-lallah.

Kështu që menjëherë filloi misioni i tij, njëriu i parë i cili e besoi për pejgamber ishte gruaja e tij Hatixhja pastaj Aliu, Zejdi dhe miku i tij Ebu Bekër Esidiku r.a, i cili ishte një njeri shumë i ëmbël e i dashur te të tjerët.

Ebu Bekri r.a nuk qëndroi duarkryq por filloi menjëherë të thërrasë në Islam, kështu që për pak ditë arriti t`i bindë një grup njerëzish ta pranojnë Islamin, në krye të tyre Osman Bin Afani r.a, pastaj Zubejr Bin Avami r.a, Abdurrahman Bin Avfi r.a, Sead Bin Ebi Vekasi r.a, Talha Bin Ubejdilah r.a, këta ishin të tetë personat e parë që u futën në islam.
Pejgamberi a.s. vazhdoi të thërrasë në islam, natyrisht fshehurazi, ashtu siç thërritnin në islam edhe ata të cilët tashmë kishin pranuar fenë e re, kështu që islami vinte e u përhapte derisa numri arriti në 40, vazhdonte edhe më tej të rritej ky numër derisa filluan tërë njerëzit të flasin tashmë për islam.
Kjo periudhë e fshehtë zgjati tre vjet, gjatë së cilës Pejgamberi a.s. u tubonte me mysliman fshehurazi, u lexonte ajete kuranore të cilat zbritnin në vazhdim.
Gjatë kësaj periudhe u formua një shoqëri jo aq e madhe por shumë e fortë dhe e vendosur për ta vazhduar këtë rrugë pavarësisht se me çfarë pasojash do të ballafaqohen në të ardhmen.
Kurejshitet mekas, apo krerët mekas gjatë kësaj periudhe nuk është e mundur të mos kenë dëgjuar se diçka po sillet, apo po zihet siç thotë populli, mirëpo për çudi nuk kishin ndërmarrë ende ndonjë hap kundër kësaj fushate apo lëvizjeje.
Mirëpo ata së shpejti do të fillojnë të ndërmarrin hapa shumë të rëndë për ata që pranojnë këtë fe, në veçanti pasi Pejgamberi a.s. do të urdhërohet më pas që islamin ta paraqesë haptazi, e për të cilën do të flasim më gjatë, inshallah në javën e ardhshme!
Deri atëherë selam alejkum dhe mirë u dëgjofshim!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja

Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 56
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

FILLIMI I PARAQITJES SË ISLAMIT HAPTAZI Empty
MesazhTitulli: Re: FILLIMI I PARAQITJES SË ISLAMIT HAPTAZI   FILLIMI I PARAQITJES SË ISLAMIT HAPTAZI EmptyThu Apr 30, 2009 2:07 am

Shtëpia e parë në Bek-ke

Falënderimet dhe lavdërimet janë për Allahun, Zotin e gjithë botëve. Paqja, mëshira dhe bekimet janë për Muhamedin, për familjen dhe për shokët e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Thënia më e vërtetë është thënia e Allahut, ndërsa udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të.
Veprat më të këqija janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bidat dhe çdo bidat është lajthitje e çdo lajthitje të çon në zjarr.

Të nderuar besimtarë!
Allahu i Lartësuar e zgjodhi Muhamedin salallahu alejhi ue selem që të jetë vula e të Dërguarve.
Ai po ashtu e zgjodhi Mekën qendër të ndriçimit botëror. Lindja e Muahmedit salallahu alejhi ue selem ndodhi në Mekë, edhe mesazhi i pejgamberisë i erdhi në Mekë dhe për një kohë të gjatë përhapi thirrjen islame në Mekë.
Allahu i Lartësuar deshi që Meka të ketë vlerë dhe nder. Ai deshi që ky vend i bekuar të vlerësohet lart nga besimtarët islamë nga të katër anët e botës.
Në këtë hytbe do të veçojmë disa ajete që flasin për vlerën e Qabes dhe të Mekës. Kurani na mëson disa emërtime të këtij vendi të shenjtë dhe në vazhdim po i kujtojmë së bashku të nderuar besimtarë.

-Në Kuran quhet Meke. Allahu i Lartësuar thotë:

وَهُوَ ٱلَّذِى كَفَّ أَيْدِيَهُمْ عَنكُمْ وَأَيْدِيَكُمْ عَنْهُم بِبَطْنِ مَكَّةَ
“Dhe Ai është që pengoi duart e tyre prej jush dhe duart tuaja prej tyre brenda në Mekë.” (Fet-h, 24)

-Në Kuran quhet Bek-ke. Allahu i Lartësuar thotë:

إِنَّ أَوَّلَ بَيْتٍ وُضِعَ لِلنَّاسِ لَلَّذِى بِبَكَّةَ مُبَارَكاً وَهُدًى لّلْعَـٰلَمِينَ .فِيهِ ءايَـٰتٌ بَيّـنَـٰتٌ مَّقَامُ إِبْرٰهِيمَ وَمَن دَخَلَهُ كَانَ ءامِناً
“Me të vërtetë që, Shtëpia e parë (për adhurim e lutje) e caktuar për njerëzimin ishte ajo në Bekkah (Mekë), gjithë bekime e mirësi dhe udhëzuese për gjithë alemin (njerëzimin e xhinët).
Në të ka shenja të qarta, (si për shembull) Mekami i Ibrahimit (vendqëndrimi i Ibrahimit); kushdo që hyn në të (Ka’abë) fiton sigurinë.” (Ali Imran, 96-97)

-Në Kuran quhet Mesxhidul-Haram (Xhamia e Shenjtë). Allahu i Lartësuar thotë:

هُمُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ وَصَدُّوكُمْ عَنِ ٱلْمَسْجِدِ ٱلْحَرَامِ
“Ata janë të cilët mohuan dhe ju ndaluan ju nga El-Mesxhid El-Haram (Xhamia e Shenjtë në Mekë).” (Fet-h, 25)

-Në Kuran quhet Ummul-Kura. Allahu i Lartësuar thotë:

وَلِتُنذِرَ أُمَّ ٱلْقُرَىٰ وَمَنْ حَوْلَهَا
“...për të këshilluar Nënën e Qyteteve (Mekën) dhe të gjithë (botën) rreth saj.” (Enam, 92)

-Në Kuran Allahu i Lartësuar betohet për këtë qytet duke thënë:

لَا أُقْسِمُ بِهَذَا الْبَلَدِ. وَأَنتَ حِلٌّ بِهَذَا الْبَلَدِ
“Betohem Unë për këtë qytet (Mekën)! Dhe ti je i lirë në këtë qytet (Mekë).” (Beled, 1-2)

-Në Kuran cilësohet si qytet i sigurisë. Allahu i Lartësuar thotë:

وَالتِّينِ وَالزَّيْتُونِ. وَطُورِ سِينِينَ. وَهَذَا الْبَلَدِ الْأَمِينِ.
“Pasha fikun dhe ullirin! Dhe (kodrën) Turi Sina-en! Dhe këtë qytet të sigurisë (Mekën)!” (Tin, 1-3)

Të nderuar besimtarë!
Allahu i Lartësuar e bëri Mekën e bekuar vend të shpalljeve, burim të Islamit. Vlera e saj është një vlerë e madhe dhe shenjtrimi i saj është shenjtërim nga Krijuesi i gjithësisë.
Ky qytet këto vlera do t’i ketë deri në fundin e kësaj bote. Po ashtu, duhet të kujtojmë se njëra ndër shtyllat e Islamit është edhe haxhi, një obligim që jetësohet vetëm në Mekë.

جَعَلَ ٱللَّهُ ٱلْكَعْبَةَ ٱلْبَيْتَ ٱلْحَرَامَ قِيَاماً لّلنَّاسِ
“Allahu e ka bërë Kabën, Shtëpinë e Shenjtë, vend sigurie dhe përfitimi (si vizita për haxh ose umre) për njerëzimin.” (Maide, 97)

Kështu Allahu i Lartësuar e madhëroi Qaben në Meke në zemrat e robërve të Tij. Muhamedi salallahu alejhi ue selem thotë:

‏إِنَّ اللَّهَ حَرَّمَ ‏ ‏مَكَّةَ ‏ ‏ يَوْمَ خَلَقَ السَّمَوَاتِ وَالْأَرْضَ فَهِيَ حَرَامٌ بِحَرَامِ اللَّهِ إِلَى يَوْمِ الْقِيَامَةِ .
“Allahu e ka bërë të shenjtë Mekën në ditën kur ka krijuar qiejt dhe tokën dhe ky shenjtërim i Allahut do të vazhdojë deri në Ditën e Kiametit.” (Transmeton Buhariu)

Të nderuar besimtarë!
Kini frikë Allahun e Lartësuar, falënderojeni Atë për dhuntitë e dhuruara dhe adhuroni vetëm Zotin e Qabes dhe për këtë jemi të urdhëruar. Vetëm në këtë mënyrë do ta fitojmë sigurinë në këtë botë dhe në botën tjetër.

إِنَّمَا أُمِرْتُ أَنْ أَعْبُدَ رَبّ هَذِهِ ٱلْبَلْدَةِ ٱلَّذِى حَرَّمَهَا وَلَهُ كُلُّ شَىء وَأُمِرْتُ أَنْ أَكُونَ مِنَ ٱلْمُسْلِمِينَ
“Unë jam urdhëruar ta adhuroj vetëm Zotin e këtij qyteti, të cilin Ai e bëri të shenjtë, se Atij i takon çdo send, dhe jam urdhëruar të jem prej besimtarëve të sinqertë.” (Nemël, 91)

فَلْيَعْبُدُواْ رَبَّ هَـٰذَا ٱلْبَيْتِ .ٱلَّذِى أَطْعَمَهُم مّن جُوعٍ وَءامَنَهُم مّنْ خوْفٍ [قريش:3، 4]
“Pra, le ta adhurojnë Zotin e kësaj shtëpie, i Cili i ushqeu pas urisë dhe i siguroi prej çdo frike!” (Kurejsh, 3-4)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja

Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 56
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

FILLIMI I PARAQITJES SË ISLAMIT HAPTAZI Empty
MesazhTitulli: Re: FILLIMI I PARAQITJES SË ISLAMIT HAPTAZI   FILLIMI I PARAQITJES SË ISLAMIT HAPTAZI EmptyThu Apr 30, 2009 2:08 am

Lindja dhe jeta fëmijërore e Pejgamberit a.s.

Të gjithë historianët kanë rënë në “ujdi” se Muhamedi a.s ka lindur në ditën e hënë të muajit Rebilu ev-vel – muaji I tretë sipas kalendarit hixhri (islam).
Lindi jetim, pasi babai I tij, Abdullahu, lishte vdekur derisa Muhamedi a.s ishte në barkun e nënës së vet, Eminës.
Rridhte nga një familje shumë autoritative – zaten të gjithë pejgamberët kanë rrjedhur nga familje të tilla.
Gjyshi I tij, Abdulmutalibi, ishte kryeplaku I Mekës, I cili gëzonte nje autoritet të madh në Mekë dhe jashtë saj.
Pasi nipi I Abdulmutalibit kishte lindur jetim, ai kishte vendosur të kujdesej më shumë për të dhe qysh ditën e parë kur e kishte parë kishte thënë:”Biri im, ky do të ketë një të ardhme jot ë zakonshme”.
Por edhe Eminja, nëna e profetit, rrëfen se gjatë lindjes nuk kishte ndjerë dhimbje dhe kishte vërejtur se nga ajo kishte dalë një dritë, e cila kishte përfshirë lindjen dhe perëndimin.
Vazhdon Eminja dhe thotë:”Ka lindur Muhamedi, duke rënë me duar në tokë, ndërsa kokën e ktheu nga qielli.

Ishte traditë e arabëve të Mekës të asaj kohe që foshnjat e posalindura t`I dërgojnë në malësi tek beduinët, që atje të rritën së paku vitet e para të jetës së tyre, kështu që grate e malësisë nga fiset e ndryshme vinin shpesh në Mekë sa here që mbetnin pa foshnje dhe kërkonin mos ka lindur ndonjë foshnje e re, ashtu që ta marrin me vete në malësi, t`I japin gji e ta rrisin atje, për këtë merrnin pagesë të mirë nga familja e foshnjës.
Një fat të tillë pati edhe Pejgamberi a.s., të cilin e mori Halime Eseadije nga fisi Benu Sead.
Posa e mori foshnjën e vogël dhe e futi në gji, iu mbushën gjinjtë me qumësht, a më herët nuk kishte qumësht të mjaftuar as për foshnjën e vet e le më për ndonjë tjetër.
Dhe jo vetëm gjinjtë e saj, por edhe deva qiti qumësht më shumë se më herët.
Me të parë të këtyre shenjave të bereqetit Halimja me burrin e saj u gëzuan shumë dhe kuptuan se kjo është nga bereqeti I këtij fëmije.
Bereqeti I tij veç sa vinte e shtohej, edhe pasi arriti në malësi te fisi I tyre, ku delet e Halimes çdo ditë vinin më të fryera se delet e shoqeve të saj, an ipse I kullotnin në një vend.
Pasi I mbushi katër vjet e kthyen në Mekë, tek e ëma Eminja..
Në moshë gjashtëvjeqare nëna e tij e mori atë dhe u nis për vizitë në Medine, te vëllezërit e saj, dajat e Muhamedit a.s.
Gjatë kthimit nga Medina, rrugës vdes Eminja dhe aty vorroset.
Më vonë Pejgamberi a.s., gjatë një vizite Qabës me shokët e vet, kalon pran varrit të nënës së tij dhe qanë te varri I saj.
Në lidhje me këtë, ka thënë Pejgamberi a.s.:”Kam kërkuar leje nga Allahu xh.sh që të bije istigfarë (të kërkoj falje) për nënen time e ma ka ndaluar Allahu, pastaj kam kërkuar nga Allahu të më lejojë ta vizitoj varrin e saj e më ka lejuar.Vizitoni varrezat sepse ato ua kujtojnë vdekjen”.
Nga kjo kuptohet se lejohen të vizitohen varrezat e të afërmeve jobesimtarë, po jo edhe të kërkohet nga Allahu Mëshirë për ta.
Allahu nuk ia ka lejuar Pejgamberit a.s të kërkojë falje për nënën e tij dhe askush për askënd që ka vdekur jobesimtar nuk guxon të bije istigfarë apo të kërkojë falje për të, thotë Allahu xh.sh: “Nuk është e drejtë për Pejgamberin e as për besimtarët të kërkojnë falje për idhujtarët, edhe nëse janë të afërt të tyre, pasi ta kenë të qartë se me të vërtetë ata (idhujtarët) janë banues të xhehenemit”(Tevbe:113).
Sa të jetë gjallë kemi të drejtë të lutemi për të, ta drejtojë Allahu, ta mëshirojë etj., ndërsa në momentin që vdes në kufër (mohim), na ndalohet të lutemi, të kërkojmë falje për të, qofshin edhe më të dashurit tanë.
I mjeri ai I mjeri I cili vdes jobesimtar, e I lumi ai I lumi I cili vdes mysliman.

Kthehemi te fëmijëria e Muhamedit a.s., ku pas vdekjes së ëmës, në mbikëqyrje të plotë e merr gjyshi I tij, I cili, edhe ai, pas dy vjetësh, vdes, më saktësisht kur Muhamedi a.s I kishte tetë vjet.
Më pas mbikëqyrja e tij kalon mbi axhën e tij, Ebu Talibin, I cili e donte shumë Muhamedin a.s., më shumë sa fëmijët e vet

Në moshën 12-vjeçare axha I tij, Ebu Talibi, u nis për Sham (Palestinë-Siri) me një grup njerëzish për tregti, sepse mekasit ishin popull që jetonin kryesisht me tregti.
Në këtë karvan tregtarësht Ebu Talibi me vete e mori edhe Muhamedin a.s.
Gjatë rrugës kaluan pranë një qyteti të quajtur me emrin Busra, në Siri, I cili në atë kohë ishte nën pushtetin romak.
Në atë qytet ishte nje murg I njohur I quajtur Buhajra, e që kishte një faltore në të cilën qëndronte dhe aty e adhuronte Allahun xh.sh, I cili e njihte mire fenë krishtere.
Me të kishte edhe murgj të tjerë të cilët e adhuronin Allahun dhe lexonin së bashku librat e shenjtë, ku kishin kuptuar nga ata libra se ka ardhur koha për të dale në shesh një pejgamber, për të cilin kishte paralajmëruar vetë Isau a.s. dhe ishte cekur në inxhil - në Dhiatën e Re, pod he në atë të vjetrën.
Karvani ndaloi aty diku afër asaj faltoreje për të pushuar pak, e më pas për të vazhduar rrugën sërish.
Edhe herëve të tjera karvanët ndalonin aty për të pushuar, por askush nuk dilte t`u fliste e jo më shumë diçka, ndërsa këtë here murgu Buhajra I përgatiti ushqim dhe e ftoi në drekë.
Ajo që e shtyu atë, që ta ftojë atë karvan në drekë, ishte se kur arriti aty, vërejti se një re po I shkon mbi karvan dhe po I bën hije Muhamedit a.s.
Arabët u ndalën nën një hije të një peme, aty u ndal edhe ajo re dhe e mbuloi atë pemë, krejt këtë po e shikon Buhajra dhe kupton se këtu ka diçka të jashtëzakonshme, për atë vendosi t`I shtrojë drekë dhe ta vërtetojë këtë ndodhi .
Dërgoi dike t`I ftojë ata udhëtarë në drekë dhe u tha se ka dëshirë që asnjë nga ju mos të ngelë pa ardhur në drekë, të vegjël apo të mëdhenj, sepse po dua t`u nderoj, o ju Kurejshitë!
Të gjithë iu përgjigjen ftesës, përpos Muhamedit a.s, I cili mbeti te karvani për ta ruajtur dhe kujdesur për të.
Buhajra po u thotë Kurejshitëve: A keni ardhur të gjithë? Thanë po, përpos një djalosh I ri.
Ai është më I riu nga ne. E lamë te karvani të kujdeset për të. Buhajra u tha: O ju Kurejshit, a ju thash që asnjë most ë mbetet pa ardhur?! Shkoni dhe thirreni atë vogëlush le të vijë dhe ai.

Muhamedi a.s erdhi, Buhajra u ngrit e përqafoi fort, e mori dhe e uli në krye të vendit.
Të gjithë hanin, ndërsa Buhajra po e vëzhgon pa ia ndarë sytë Muhamedit a.s dhe po e vëren se I ka të njëjtat cilësi të cilat janë të përshkruara në librat e shenjtë.
Pasi hëngrën bukë, po I afrohet Muhamedit a.s dhe po I thotë: Pash Allahun më trego çfarë të pyes! Muhamedi a.s I tha: Urdhëro, pyet çfarë të duash.
Filloi ta pyesë për shumë gjëra kur është I zgjuar, por edhe kur është në gjumë, ndërsa Muhamedi a.s I përgjigjej, I përputheshin përgjigjet e Muhamedit a.s me atë çfarë dinte për të dhe çfarë kishte lexuar Buhajra në librat e shenjtë për Pejgamberin a.s. dhe shenjat e tij.
Pastaj Buhajra ia zbuloi shpinën dhe ia vërejti vulën e profecisë, të cilen e kishte Pejgamberi a.s mes dy krahëve, ia puthi atë pjesë të mishit.
Ebu Talibi po çuditet se çfarë po ndodh me nipin e tij.
Buhajra e pyeti Ebu Talibin, I cili qëndronte afër Pejgamberit a.s.: Cfarë e ke këtë djalosh? Ebu Talibi I tha: Biri im është. Buhajra tha: Nuk ka mundësi të jesh ti babai I tij, sepse nuk bën që ky vogëlush ta ketë babanë gjallë.
Atëherë Ebu Talibi I tha: Biri I vëllait tim është. Buhajra tha: po ku e ka babanë ky djalosh? Ebu Talibi ju përgjigj se kishte vdekur kur ishte ende në barkun e nënës së tij.
Buhajra I tha: Tani e the të vërtetën. Kthehu prapa nga ke ardhur, e mos e vazhdo rrugën me këtë djalosh, se kam frikë për të nga hebrenjtë, sepse, nëse e shohin ata, kanë për ta njohur menjëherë dhe kanë për ta vrarë.
Vërtet nipi juaj është I veçantë. Ne e gjejmë atë të shënuar në librat tone. Ebu Talibi e mori me seriozitet këtë këshillë dhe e ktheu nipin e tij Muhamedin a.s mbrapa për në Mekë.

Gjatë jetës së fëmijërisë së tij nuk kishte ndonjë punë të veçantë e cila vlen të përmendet, përpos që ishte bari, I ruante delet në malet e Mekës, të disa familjeve të cilat e paguanin për këtë punë.
Në moshën 25 – vjeçare një grua e quajtur Hatixhe, e bija e Huvejlidit, grua autoritaive, shumë e pasur, e pajisur me cilësi dhe virtyte të larta, ishte e ve, pasi burri I kishte vdekur.
Shumë burra të Mekës e kërkonin për grua, por ajo I refuzonte, sepse nuk gjente një njeri I cili I përshtatej.
Kjo grua e devotshme, pasi vërtetoi sinqeritetin dhe besnikërinë e Muhamedit a.s, I ofroi ofertë për martesë.
Muhamedi a.s, pasi u konsultua me axhën e tij, pranoi të martohet me të, an ipse kishin një distancë të madhe në moshë, ky I kishte 25 vjet, ndërsa Hatixhja 40.
Distancë në moshë, por një jetë shumë e lumtur bashkëshortore.
Hatixha r.a, me të cilën do të lidhet shumë daveti (thirrja), islame rreth një decenie.
Hatixha r.a të cilën Pejgamberi a.s e kishte më shumë se grua, e cila e ndihmoi në misionin e tij.
Cdo njeri I cili mbart mbi supet e tij një mision të madh dhe ballafaqohet me çdokënd, ka mundime e vështirësi, personi I tillë ka shumë nevojë për një grua e cila e freskon atë, e pushon, e çlodh, sikurse trupi I rraskapitur e I lënduar që ka nevojë për mjek.
Për Hatixhen r.a ka shumë për të folur, në veçanti kur kemi të bëjmë me një femër, shoqen e së cilës nuk mund ta gjesh askund në botë, ka shumë për të, në veçanti në këtë kohë të sotme, kur shumica nuk e luajnë rolin e tyre të plotë si gra në jetën bashkëshortore.
Pas martesës me Hatixhen, Pejgamberi a.s. merrej me tregti, me çka kishte fituar një simpati shumë të madhe te të gjithë mekasit, të gjithë e donin, e çmonin dhe shumë e vlerësonin, e quanin “Elemin”, që dmth besnik.
Kështu do të vazhdojë derisa t`I mbushë 40 vjet, kur edhe I vjen shpallja qiellore për ta shpallur pejgamber, apo të dërguar.
E ta shohim javën e ardhshme me emrin e Allahut xh.sh fillimin e kësaj shpallje dhe rrjedhojat e mëtejme.
Deri atëherë, selam alejkum ve rahmetullah!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




FILLIMI I PARAQITJES SË ISLAMIT HAPTAZI Empty
MesazhTitulli: Re: FILLIMI I PARAQITJES SË ISLAMIT HAPTAZI   FILLIMI I PARAQITJES SË ISLAMIT HAPTAZI Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
FILLIMI I PARAQITJES SË ISLAMIT HAPTAZI
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: