Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 BALLKANI DHE EVROPA AS DERI SOT NUK PO NDALEN ME COPËTIMET E

Shko poshtë 
AutoriMesazh
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja

Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 56
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

BALLKANI DHE EVROPA AS DERI SOT NUK PO NDALEN ME COPËTIMET E Empty
MesazhTitulli: BALLKANI DHE EVROPA AS DERI SOT NUK PO NDALEN ME COPËTIMET E   BALLKANI DHE EVROPA AS DERI SOT NUK PO NDALEN ME COPËTIMET E EmptyWed Apr 29, 2009 9:03 pm

Në këtë shekull të ri po njihemi plot me të papriturat, “befasirat” dhe me gjërat “e mrekullueshme” që na solli babadimiri në “thesin e tij të artë,” të ashtuquajturën “Pako Ahtisaari.”
Copëtimi dhe përpjekjet për ç’kombëtarizimin e shqiptarëve filloi që nga “doktrina e shenjtë serbe” para dy shekujsh, pra nga shekulli i XIX.
Millosh Obernoviçi ishte ndër iniciatorët e parë të kësaj “doktrine” shoviniste për asgjësimin dhe dëbimin e shqiptarëve nga trojet e tyre nga Qupria, Aleksinci dhe pjesë të tjera të këtyre anëve.
Për largimin e shqiptarëve nga këto troje etnike siç janë: Sanxhaku i Nishit, Vilajeti i Kosovës, Sanxhaku i Manastirit dhe Sanxhaku i Janinës, ai ngjashëm si shovinistët grekë të gjeneral Zervës, përdori metodat më përfituese dhe fashiste, duke masakruar popullatën shqiptare dhe duke detyruar që ata të largohen me qindra dhe mijëra vetë nga trojet e veta shekullore. Po kjo fushatë e errët kundër-shqiptare, më vonë gjatë historisë, u përdor edhe nga pasardhësit e tij serbë siç ishin: Ilija Gramshanini me platformën famëkeqe “Naçertanjen,” duke e konsideruar këtë si “doktrinë të shenjtë serbe.”
Sanxhaku i Nishit me krahinën e tij, Toplicën dhe viset shqiptare, që tani quhen “Kosova Lindore,” ishin plaçkitur nga Pashallëku i Beogradit (që qëndrën e kishte në Nish) dhe para syve të botës Serbia bënte spastrime etnike të popullatës shqiptare të këtyre anëve dhe këta të ashtuquajtur “muhaxhirë” (refugjatë). Në ato kohëra të errëta u shpërngulën rreth 160 mijë shqiptarë me 640 vendbanime shqiptare nga rrethi i Nishit, Prokupjës, Leukocit, Vrajës dhe Kurshumlisë.
Por, krerët gjakpirës serbë, nuk u kënaqën me kaq, pasi këtë “doktrinë serbe” më vonë e zbatuan me fanatizëm krajli Nikolla Pashiqi dhe fashisti Çubrilloviçi, “nobelisti” Andiriçi, të pasuar nga “komunistët” e Titos: Rankoviçi, Mugosha, Tempo, Joviçi, Trajkoviçi, Milloshoviçi, kurse tani nën maskën e “demokracisë” po e zbatojnë Tadiçi, Koshtunica, Drazhkoviçi, kreu i kishës serbe Pavli, e të tjerë shovinistë serbë.
Kjo, mbase nuk habit asnjë njeri me mend në kokë; kur dihen orekset serbomëdha ndaj territoreve shqiptare. Por, të çudit dhe revolton fakti që tani edhe udhëheqja e Kosovës me në “krye” Sejdiun, Thaçin & Co, e mashtruar nga dinakëria evropiane, e zbatojnë me aq besnikëri Paketën e Ahtissarit e cila aspak nuk dallon nga platformat e një strategjie të errët prej shekujsh që Serbia dhe shtete të tjera sllave në Ballkan i kanë projektuar prej shekujsh...
Këta zotërinj verbërisht me vendosmëri po e ndjekin “doktrinën e shenjtë të Serbisë” kur pranuan fillimisht vendimet e Rambujes e pastaj “Paketën e Ahtisaaro-viçit.” Kjo Paketë ngjason si dy pika uji me Platformat serbe, sepse hapur e “legjitimon Marrëveshjen serbo-maqedonase” të vitit 2001, mbi ricopërimin e tokave shqiptare në kufirin shqiptaro-shqiptar (kufiri me Maqedoninë) e bërë pa praninë e shqiptarëve, por, kjo vetëm midis grabitqarëve sllavë, (serbo-maqedonas), kur nga Serbia fashiste i’u dhuruan “Maqedonisë” disa fshatra shqiptare siç janë: fshati Tanush, Dabëllde, Mjak e të tjera, ku përfshihen mbi 2500 hektar tokë shqiptare.
Kanë kaluar kaq vite pas kësaj “Marrëveshjeje” e tani shqiptarët e kësaj ane po detyrohen prapë t’i rrokin armët në dorë, madje tani para syve të botës “demokratike” janë të detyruar përsëri t´u hyjnë rreziqeve të reja, për t’ë mbrojtur pronat e tyre dhe të ruhen nga ç’kombëtarizimi i egër që po u përgatitet prej kriminelëve serbo-maqedonas.
Më 19/ 04/ 2008, Radio Televizioni i Kosovës (RTK), i paraqiti ata trima të armatosur në lajmet kryesore, ata, të cilët dolën hapur me armë në krahë, kur deklaruan se: “Janë të vendosur dhe të përbetuar që nuk do i lëshojnë kurrë tokat e tyre shekullore dhe që kurrën e kurrës nuk do t´i pranojnë ftesat nga qeveria maqedonase që ata të bëhen shtetas “maqedonas.”
Pra, qeveria e Maqedonisë u ka ofruar banorëve të këtyre fshatrave të Kosovës, nënshtetësinë sllavomaqedonase, kurse bota “demokratike” po hesht rreth këtij problemi tejet serioz dhe me rreziqe të papritura, jo vetëm për këta banorë, por mund të rrezikohet dhe rajoni!
Evropa Plakë, po bëhet e shurdhër, ajo po e përkëdhel shtetin okupator Maqedoninë, duke i premtuar se së shpejti do të pranojmë në NATO!!!
Por, për këtë, fajin e kanë edhe liderët e partive shqiptare atje; sepse ata nuk po munden dot të dalin nga lëvozhgat e pista të pushtetit me aleanca me okupatorët!!!
Ata liderë me ato parti do të duhej t´i thoshin me kohë “NDAL!” gllabërimit të mëtejshëm të trojeve etnike të Kosovës. Ata, do të duhej të bojkotonin parlamentin e një qeverie armike, e cila kur t’i teket do t’i vrasë shqiptarët, do u’a ndalë flamurin dhe do i copëtojë trojet e tyre! Përderisa, ata nuk e ngrenë zërin me kohë, pastaj do të detyrohen atdhetarët që t´ë ngrenë armët kundër shovinistëve okupatorë!
Po i rikthehem sërish Paketës së Ahtisaarit “paqësor”!
Sipas kësaj doktrine “demokratike” pasardhëse e platformave serbe; shqiptarët po bëjnë përpjekje të kombëtarizohen. Pse mendoj kështu? E ritheksoj se: Kjo Paketë, Kosovën etnike e ktheu në teorinë e saj, kinse qenka “multietnike” që na lë të nënkuptojmë se këtu nuk ekziston kombi shqiptar, si etni!!!
Sipas kësaj Pakete, udhëheqësit tanë besëprerë na e hoqën Flamurin tonë shekullor, na i hoqën himnet dhe të gjitha simbolet tona të shenjta që me shekuj i nderuam dhe luftuam për ato...
Dhe, së fundi, çka është dhe më tragjike; sipas kësaj Pakete trojet shqiptare prapë po ricopëtohen dhe po pranohen enklavat serbe të krijojnë një “Republikë Serbe,” brenda Kosovës, kjo po bëhet heshtur por sipas formulës së decentralizimit, kjo do të ndodhë...
Pikërisht, për këto arsye po e quaj Paketën e Ahtisaarit, simotër të “Marrëveshjes së Naçertanjës.”
Nëse Evropa do të ishte vërtetë demokratike, kufiri i tanishëm as nuk duhej të ekzistonte fare, kur dihet sipas historisë fare mirë që Lugina e Vardarit dhe tërë Ilirida i takonte Kosovës, pra, Vilajetit të Prizrenit.
Evropa e di fare mirë se në atë kohë ka bërë padrejtësi te mëdha ndaj shqiptarëve nëpër shekuj dhe në vend që të përmirësohen këto gabime, Evropa Plakë po toleron gabimet e reja në këtë Ballkan të vjetër. Prandaj, nuk do të duhej ta njihte Maqedoninë si shtet me këta kufij! Por, me kohë do t´ia tregonte vendin e merituar....
Por, fundja, s´ka faj Evropa më shumë se liderët e nënshtruar shqipfolës kur në vitin 1993, ishte qeveria e Tiranës e para që e njohu Maqedoninë të pavarur, kjo u bë sipas politikës kundër-shqiptare të Sali Berishës. Nëse Evropa “demokratike” ka përgjegjësi, kjo do të ishte e pafalshme për të, sepse po lejon që në Ballkan të sundojnë “mbretërit demokratë” që janë të etur vetëm për pushtet, e jo për stabilizimin e shteteve të këtij rajoni.
Koha ka treguar dhe po tregon çdo ditë se shqiptarët gjithmonë i kanë mbrojtur dhe do i mbrojnë trojet e tyre me pushkë e penë; ashtu siç i kanë bërë stërgjyshërit e tyre gjatë shekujve.
Tani, shtrohet si detyrë parësore e çdo atdhetari dhe atdhetare që kurdoherë të jemi të gatshëm t´i ndihmojmë shqiptarët e rrezikuar të atyre anëve; ata, kurrsesi nuk duhet të ndihen të vetmuar, por në mbrojtje të trojeve të tyre duhet të dalin edhe vëllezërit dhe motrat e tyre kudo në viset tona shqiptare!
Vetëm kështu do të dalim faqebardhë dhe do të kemi sukses për ta bërë atdheun tonë të paprekshëm nga
Mbrapsht në krye Shko poshtë
naqeta
Anëtar
Anëtar
naqeta

Male
Numri i postimeve : 439
Age : 90
Vendi : pp
Registration date : 26/03/2008

BALLKANI DHE EVROPA AS DERI SOT NUK PO NDALEN ME COPËTIMET E Empty
MesazhTitulli: Re: BALLKANI DHE EVROPA AS DERI SOT NUK PO NDALEN ME COPËTIMET E   BALLKANI DHE EVROPA AS DERI SOT NUK PO NDALEN ME COPËTIMET E EmptyWed Apr 29, 2009 9:43 pm

Cito :
BALLKANI DHE EVROPA AS DERI SOT NUK PO NDALEN ME COPËTIMET E


Kristina RASI
Zvicër, më 20 Prill, 2008

Agim permbaju regullave te forumit, sepse stafit i duhej kohe per te be pastrimin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
an-di
Anëtar i ri
Anëtar i ri
avatar

Male
Numri i postimeve : 168
Age : 91
Vendi : Kushtrimi KOMBIT
Profesioni/Hobi : nuk rri kot!
Registration date : 11/03/2009

BALLKANI DHE EVROPA AS DERI SOT NUK PO NDALEN ME COPËTIMET E Empty
MesazhTitulli: Re: BALLKANI DHE EVROPA AS DERI SOT NUK PO NDALEN ME COPËTIMET E   BALLKANI DHE EVROPA AS DERI SOT NUK PO NDALEN ME COPËTIMET E EmptyWed Apr 29, 2009 9:56 pm

naqeta shkruajti:
Cito :
BALLKANI DHE EVROPA AS DERI SOT NUK PO NDALEN ME COPËTIMET E


Kristina RASI
Zvicër, më 20 Prill, 2008

Agim permbaju regullave te forumit, sepse stafit i duhej kohe per te be pastrimin.

hahaahhha, e drejta autoriale ka peshen me te madhe por jemi rahat pa staf hiq,na e kane besu stafi neve 500% e nderuara jonë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti

Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 59
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

BALLKANI DHE EVROPA AS DERI SOT NUK PO NDALEN ME COPËTIMET E Empty
MesazhTitulli: Re: BALLKANI DHE EVROPA AS DERI SOT NUK PO NDALEN ME COPËTIMET E   BALLKANI DHE EVROPA AS DERI SOT NUK PO NDALEN ME COPËTIMET E EmptyThu Apr 30, 2009 12:18 pm

shum me vend ja keni ba ketij Agim Bajra ,se ky qe lavderohet dhe i thot vetes patriot!
Shan patriotet e vertet mua,vetem pse dua bashkimin kombetare!Si ky vepruan edhe kunder uck-se!
Kurse ky shitet si anetare i uck-se.
Ku dihet se uniformen e uck-se ka vesh llo lloj udbashi qe deshten te shkaterrojn Adem jasharin me shok!
Dhe ky ka fjalor primitiv dhe nuk ka edukat familjare as edukat njerezore! fla
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




BALLKANI DHE EVROPA AS DERI SOT NUK PO NDALEN ME COPËTIMET E Empty
MesazhTitulli: Re: BALLKANI DHE EVROPA AS DERI SOT NUK PO NDALEN ME COPËTIMET E   BALLKANI DHE EVROPA AS DERI SOT NUK PO NDALEN ME COPËTIMET E Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
BALLKANI DHE EVROPA AS DERI SOT NUK PO NDALEN ME COPËTIMET E
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: