Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 Helenizimi i jugut të Shqipërisë dhe shurdhmemecëria e Tiran

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mariglen Gjoka
Fillestar/e
Fillestar/e
Mariglen Gjoka

Male
Numri i postimeve : 46
Age : 40
Vendi : Athine (Greqi)
Registration date : 14/01/2009

Helenizimi i jugut të Shqipërisë dhe shurdhmemecëria e Tiran Empty
MesazhTitulli: Helenizimi i jugut të Shqipërisë dhe shurdhmemecëria e Tiran   Helenizimi i jugut të Shqipërisë dhe shurdhmemecëria e Tiran EmptySun Apr 26, 2009 11:15 pm

Helenizimi i jugut të Shqipërisë dhe shurdhmemecëria e Tiranës

“Qeveria dhe faktorët e tjerë grekë hapat për realizimin e synimeve ndaj "Vorio Epirit" i kanë hedhur me kujdes, një nga një dhe të mbuluara me "miqësinë" midis dy vendeve dhe me ndihmën e saj ndaj Shqipërisë antikomuniste,duke marrë edhe njëfarë roli paternalist,deri sa ia arriti që popullsinë e pastër shqiptare të viseve të jugut ta quajë "homogjenë grekë"apo"minoritarë",duke futur në hartën eminoritetit jo vetëm dy zonat në Gjirokastër e Sarandë por edhe Himarën, Korçën dhe vise të tjera që nuk kanë të bëjnë me minoritetin, si edhe më herët edhe në ditët e sotme shovinizmi vorioepiriot greek të krishterët orthodhoksë shqiptarë të jugut i quan tërësisht grekë. Qeveritë shqiptare, të majtadhetë djathta, nukreaguanasnjëherë kurkaqenë enevojshmetë ndërhyninmeshqetësimindheforcën eduhur. Atonukreaguanatëherë kurndodhingjarjaskandalozeezhvarrimevedheblerjaeeshtravetë fshatarëvetë Kosinëspër t'u përdorursieshtratë ushtarëvegrekë që dotë përdoreshinpër mbushjenearkivolevetë Manastiritgrektë Grykëssë Këlcyrës. Aktiirëndë dhejehonaetijnukezgjuandotqeverinë, ecilanë vendqë të kondërveprontee kaloilehtë, sikurtë moskishtendodhurasgjë.”


Sipas lajmeve, kryeministri grek Karam(an)alis u dha nën shtetësinë greke dhe pasaportat përkatëse 150 "minoritarëve" ose siç i quajnë shqiptarët e jugut "homogjenë", d.m.th. vorioepiriotëve që Greqia i konsideron popullsi
greke. Plani grek për dhënien e nënshtetësisë të ashtuquajturve vorioepiriotë është shumë i gjerë dhe synon larg. Ajo synon që të rrisë numrin e minoritarëve grekë, që banojnë në Shqipëri, nga 55-60 mijë që janë realisht në 550-600 mijë, siç ka pretenduar më herët dhe pretendon edhe sot e kësaj dite Greqia. Siç shihet, ajo po përpiqet të dhjetëfishojë artificialisht numrin e minoritarëve dhe, pasi t'ia arrijë kësaj, të hedhë hapa të tjera për realizimin e ëndrrës së vjetër të shovinizmit grek aneksimin e të ashtuquajturit Vorio Epir nga Shkumbini e poshtë. Në ceremoninë e dhënies së nënshtetësisë, ministri grek i brendshëm bëri deklaratën: "Me këtë akt, shteti amë Greqia, shlyen një borxh që ua ka bijve të vet vorioepiriotë". Më qartë se kaq nuk mund të shprehet synimi që don të arrijë Greqia dhe rrezikun që përfaqësojnë këto synime për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Kush ka veshë lipset të dëgjojë këtë këmbanë dhe të nxjerrë mësime.Qeveria greke, partitë politike të të gjithë spektrit grek, duke mos përjashtuar edhe “komunistët” e Paparigës apo sektet të tjera të kësaj vije; organizatat shoviniste “Vorio Epiriote” brenda dhe jashtë Greqisë, Kisha Orthodhokse greke dhe disa organizime të dyshimta filogreke në Shqipëri, pas viteve 1990 e këtej, kanë ndërmarrë ofensivë që shkon kreshendo, për të realizuar synimet e shprehura në "Megal Idenë". Tashmë, kjo shihet dhe nuk mund të mohohet dot nga askush. Shtënia në dorë e pozitave kyçe të ekonomisë shqiptare nga monopolet greke; ndërrimi dhe greqizimi i emrave të emigrantëve shqiptarë; dhënia e pensioneve greke për popullsinë e jugut, vënia
e Kishës Orthodhokse Shqiptare nën dominimin e homologes greke përmes Janullatosit e priftërinjve të tjerë grekë, ndërtimi i një manastiri grek në Grykën e Këlcyrës, kërksesa e zyrtarëve grekë për ndërtimin e 3 varrezave për ushtarët grekë, të rënë në Luftën e Dytë Botërore në Korçë, Përmet dhe Gjirokastër, tamam në ato territore që Greqia i quan Vorio Epir dhe që pretendon se i përkasin asaj; përhapja e simboleve fetare greke në tërë hapësirën e Shqipërisë së Mesme dhe të Jugut; ndërtimi dhe funksionimi i shkollave greke edhe në territore ku nuk ka minoritarë;
kërksesa e qeverisë greke për rishikimin e historisë së Shqipërisë sepse është tepër e ngarkuar me nacionalizëm shqiptar dhe antigrek; marrja nga kisha e objekteve simbole të trashëgimisë kulturore shqiptare shtëpisë së kulturës
"Naim Frashëri" në Përmet dhe ndërtesa e ish-shkollës "Normale"
në Elbasan,
janë disa prej fakteve të pakundërshtueshme të ofensivës antishqiptare të Greqisë, që mund të quhet "ofensivë e butë" në dukje, në formë, por tepër agresive në synimet që ka arritur dhe kërkon të arrijë më tej. Shtoju këtyre fakteve edhe "Çështjen Himara" dhe tabloja e ofensivës greke me përmasat e plota. Qeveria dhe faktorët e tjerë grekë hapat për realizimin e synimeve ndaj «Vorio Epirit» i kanë hedhur me kujdes, një nga një dhe të mbuluara me "miqësinë" midis dy vendeve dhe me ndihmën e saj ndaj Shqipërisë antikomuniste, duke marrë edhe njëfarë roli paternalist, deri sa ia arriti që popullsinë e pastër shqiptare të viseve të jugut ta quajë "homogjenë grekë" apo "minoritarë", duke futur në hartën e minoritetit jo vetëm dy zonat në Gjirokastër e Sarandë por edhe Himarën, Korçën dhe vise të tjera që nuk kanë të bëjnë me minoritetin, si edhe më herët edhe në ditët e sotme shovinizmi vorioepiriot greek të krishterët orthodhoksë shqiptarë të jugut i quan tërësisht grekë. Shkurt, Greqia vazhdon padrejtësisht dhe pa asnjë argument historik të shëndoshë, t'i mbetet besnike paltformës antishqiptare të "Megal Idesë" dhe të
pretendojë për “Vorio Epirin” duke nënkuptuar me këtë shprehje gjithë hapësirën në jug të lumit Shkumbin.
Shqetësuese në këtë çështje nuk është vetëm kjo paltformë greke, qëndrimi
dhe veprimet e Greqisë, por edhe qëndrimi i faktorëve politikë shqiptarë, madje edhe e popullsisë shqiptare të jugut, të cilat, hapat grekë për aneksimin e trojeve shqiptare i përcjellin me një qetësi e nënvlerësim të papranueshëm, pa u qederosur se ç'pasoja mund të sjellin, ato nuk merakosen e nuk reagojnë kur shohin se ç'ndodh me ta dhe trojet e tyre. Qeveria dhe politika shqiptare në përgjithësi, nuk i dëgjon apo nuk do t'i dëgjojë kambanat që bien dhe nuk përfill rrezikun e helenizimit të jugut. Ato bëjnë shurdhmemecin. Qeveritë shqiptare dhe politika në tërësi,asnjëherë që nga 1990-ta e deri më sot, jo vetëm nuk kanë reaguar me mënyrën dhe forcën e duhur, por përkundrazi në emër të "miqësisë" me Greqinë, kanë ndihmuar që shovinizmi grek të punojë me qetësi dhe në kushte komode që u krjiuan në periudhën antikomuniste për të realizuar ato objektiva, për aneksimin e trojeve shqiptare, që s'kishte mundur ta bënte më parë. Qeveritë shqiptare, të majta dhe të djathta, nuk reaguan asnjëherë kur ka qenë e nevojshme të ndërhynin me shqetësimin dhe forcën e duhur.
Ato nuk reaguan atëherë kur ndodhi ngjarja skandaloze e zhvarrimeve
dhe blerja e eshtrave të fshatarëve të Kosinës për t'u përdorur si
eshtra të ushtarëve grekë
që do të përdoreshin për mbushjen e arkivoleve
të Manastirit grek të Grykës së Këlcyrës. Akti i rëndë dhe jehona e tij nuk e
zgjuan dot qeverinë, e cila në vend që të kondërvepronte e kaloi lehtë, sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Kryeministri Berisha lau duart si Pont Pilati me deklaratën: "Nuk është çështje politike, por i takon drejtësisë së merret me të". Dhe drejtësia vërtet u mor duke e mbyllur çështjen pa gjetur asnjë fajtor, asnjë përgjegjës, madje as prifti Thomallari, autori direkt i veprës monstruoze jo vetëm nuk pësoi asgjë, por iu rrit edhe guximi për të bërë deklarata e kërcënime të tjera. Duke e mbyllur këtë çështje, shteti shqiptar u gjunjëzua përballë presionit të politikës greke, përballë kishës dhe kreut të saj Janullatos. Qeveria edhe politika shqiptare nuk reaguan e nuk reagojnë akoma edhe sot lidhur me çështjen "Himara". Dihet që Himara është një krahinë shqiptare, e banuar nga shqiptarë. Megjithatë, krerët politikanë grekë, jo një herë, por në çdo rast që u jepej mundësia deklaronin se: "Në
Himarë kishin parë një popullsi kompakte greke"
, se "himariotët
janë minoritarë grekë dhe këmbëngulnin që aty të hapeshin shkolla greke. Dhe qeveritarët tanë pa shtyllë kurrizore, iu bindën presionit grek deri në atë
shkallë sa që të gjithë po ambientohen me gjendjen dhe masat për helenizimin e saj. Bollano e qeveris Himarën sikur të ishte një provincë greke që i merr porositë dhe urdhërat nga Athina. Në tokën e pastër shqiptare të Himarës valon flamuri grek, këndohet himni grek, në shkollë mësohet historia e Greqisë dhe jo e Shqipërisë, madje dhe mbishkrimet shqipe në tabela u hoqën, për t'u zëvendësuar me mbishkrime greke.
gjitha këto ndodhin edhe se në krye të pushtetit atje është Bollanua, njeriu i
lidhur ngushtë me Federatën Pan Helene me qendër në SHBA, në atë federatë që drejtohet nga shovenët e deklaruar Nikolas Geixh (Nikos Gaxhojanis). Dihet tani që Bollanon e sollën në pushtet krerët e Federatës Pan Helene, duke përdorur të gjitha rrugët dhe mjetet për t'ia arritur kësaj, për ta marrë Bashkinë Bollano. Luftën dhe përpjekjet e Federatës Pan Helene dhe të mister Geixhit i zbuloi fare mirë dhe hapur gazeta e kësaj federate kur shkruante: “Zgjedhja e Bollanos në krye të Bashkisë së
Himarës nuk është fitore e tij, por fitore e Helenizimit”.
Dhe me të
vërtetë bënë si bënë dhe e siguruan fitoren e helenizimit. Veçse për këtë i
ndihmoi fuqimisht PD-ja dhe Berisha, të cilët bënë aleancë me PBDNJshin dhe i dhanë votat për Bollanon. Ja, dhe tani me rastin e dhënies së nënshtetësisë greke për shqiptarët "homogjenë"nuk pati dhe nuk ka reagime.Pse ndodh kështu?! Pse nënvlerësohen deri në këtë shkallë rreziku i greqizimit të jugut? Pse harrohet historia e kaluar dhe ajo e afërt në marrëdhëniet midis dy vendeve dhe pretendimi grek ndaj trojeve shqiptare me termin Vorio Epir? Përgjigja e këtyre pyetjeve te çon në përfundimin se klasa e sotme politike (Lexo:borgjeze) shqiptare, e degjeneruar deri në palcë, i ka hedhur në baltë flamurin dhe interesat kombëtare shqiptare për hir të interesave të ngushta pasurore dhe mbushjen e xhepave të saj. Për të përmbushur me qetësi interesat e veta, kjo klasë, masat e gjera popullore, i ka lënë në mëshirë të fatit, të cilat ngaqë s'kanë nga t'ia mbajnë, për të siguruar mbijetesën përplasin kokën tek i huaji, tek greku, duke u kthyer në shërbëtor të tij. Klasa borgjeze e pa aftë dhe inferiore në çdo gjë, në vend që me të huajt e sidomos me fqinjin jugor, të ndjekë politikën e barazisë, mosndërhyrjes dhe respektit reciprok midis të dy shteteve, përkundrazi ndjek politikën e pështirë të nënshtrimit. Karakteristikë e kësaj klase politike është servilizmi ekstrem, kurdoherë dhe për çdo gjë, ndaj të huajve, kushdo qofshin ata. Në fund të fundit, ajo nuk ka kohë e Qeveria dhe faktorët e tjerë grekë hapat për realizimin e synimeve ndaj “Vorio Epirit” i
kanë hedhur me kujdes, avash avash dhe të mbuluara me "miqësinë" midis dy vendeve dhe me ndihmën e saj ndaj Shqipërisë antikomuniste, duke marrë edhe njëfarë roli paternalist, deri sa ia arriti që popullsinë e pastër
shqiptare të viseve të jugut ta quajë "homogjenë grekë". Ka nge të
merret me gjërat e "vogla" si ajo e çështjes kombëtare dhe të popullit, qeverria jone kur ka punë më të mëdha për të kryer, zënien e karrikeve në presidencë, në qeveri e në parlament që sjellin fitime dhe begati. Politikën dhe qëndrimet e veta sërish i justifikon me nevojën e miqësisë, të hapjes e mosizolimit. Interesat kombëtare i ka zëvendësuar me qëndrimet kozmopolite, me globalizmin, me integrimin evropian, që sipas saj do të zgjidhin dhe këto interesa. Në këto kushte, del nevoja që njerëzit, intelektualët, masat, lipset të mos presin nga qeveritë dhe klasa politike borgjeze, por të veprojnë vetë dhe të ndërgjegjësohen për rrezikun që përfaqësojnë synimet e veprimtaria greke për helenizimin e jugut.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ali Baba Tepelena
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
Ali Baba Tepelena

Male
Numri i postimeve : 187
Age : 63
Vendi : greqi
Registration date : 13/08/2008

Helenizimi i jugut të Shqipërisë dhe shurdhmemecëria e Tiran Empty
MesazhTitulli: Re: Helenizimi i jugut të Shqipërisë dhe shurdhmemecëria e Tiran   Helenizimi i jugut të Shqipërisë dhe shurdhmemecëria e Tiran EmptyTue Apr 28, 2009 6:34 pm



TURPIN...E VAFTISIM...!

Në këtë fillim shekulli,të lulëzimit të shkencës,të integrimit të ndërgjegjes njerëzore në një stad të lartë zhvillimi,të ndryshimeve të mëdha historike me peshë të madhe ndërkombëtare,të fillimit të një krize ekonomike botërore njerëzimi kërkon rrugëzgjidhje nëpërmjetë bashkimit,zbutjes së kontradiktave,zvogëlimit dhe zhdukjes së dallimeve raciale,zvogëlimit të dallimeve klasore ndërmjet të pasurve dhe të varfërve .

Kjo nuk ndodh kështu me shtetin Grek.Është për të ardhur keq,apo për të mbajtur qëndrim?
Keq i vjen historisë,e cila sotë mbush faqe të tëra me fakte rrënqethëse,shkruan të zezën mbi të bardhë,pa mundur të ndërhyjë e të ndryshojë kokëfortësinë e politikës dhe qeveritarëve,revanshin e të cilëve nuk e ndal as cunami! Lëri...lëri..të nxierrin dufin,inatin,tekat,kapriçot,sepse nuk mundet ndryhse të rehatohen,të qetësohen.Ata nuk denjojnë kurrësesi të dëgjojnë e të konsultohen me të tjerët.Të tjerët nuk dinë,nuk mendojnë,nuk jetojnë....nuk jan këtu.
Ky është përfundimi që nxierrin të gjithë ata që kanë thënë një fjalë të ndershme,sepse ky veprim i sotëm është një mendim dhe veprim i gabuar i shtetit dhe politikës Greke.Është pikërishtë ky veprim që e shpie kët vënd drejt një turpi historik,drejt një njolle të madhe e cila do rëndojë më vonë popullin grek dhe çdo grek brënda dhe jashtë vëndit.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ali Baba Tepelena
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
Ali Baba Tepelena

Male
Numri i postimeve : 187
Age : 63
Vendi : greqi
Registration date : 13/08/2008

Helenizimi i jugut të Shqipërisë dhe shurdhmemecëria e Tiran Empty
MesazhTitulli: Re: Helenizimi i jugut të Shqipërisë dhe shurdhmemecëria e Tiran   Helenizimi i jugut të Shqipërisë dhe shurdhmemecëria e Tiran EmptyTue Apr 28, 2009 6:37 pm



“BORXHI I VONUAR,NË DITË TË SHTËRNGUAR”

“Borxhi i vonuar,në ditë të shtërnguar”!- Thotë një fjal e urtë popullore.Miku i “mirë” ruan ditën e shtërnguar për të trokitur në derë,...ndoshta jo për të përshëndetur apo për të parë se si hallosesh,por për të kërkuar një borxh,që të dha ca kohë më parë!
Mësojmë nga televizioni Shqipëtar dhe nga Gazeta “Shqip” se nga data 26 Prill 2009, Kryeministri Grek, Z.Kostas Karamanlis,do të vizitoj Tiranën.Vizita e tij ka një program të ngjeshur,por ajo që bie në sy dhe që lë vend për diskutime është deklarimi se; “Atë ditë të vizitës së Kryeministrit Grek në Shqipëri,qeveria Shqipëtare ka vendosur t’i kthej një borxh prej 41 milon dollarë Greqisë...!”
Duke patur parasyshë disa fakte,momente historike nëpër të cilat po kalon bota sotë dhe veçanërishtë Shqipëria,e cila nuk po e merr akoma veten mirë nga traumat,plagosjet e plagët e rënda që mbart në trup nga përplasjet e historisë së viteve të fundit,nga tmerret e dhimbjes së tranzicionit shoqëror e politik,vjen një ditë që gjitoni,në vënd të jetë i pari të ndihmoj e të qaj hallin,vjen i pari të kërkoj borxhin!
Që të jemi më të qartë e ta kthejmë thikën nga vetja; Nuk them as unë dhe askush nuk ka të drejtë të thotë se borxhi nuk duhet të kthehet,por ka një moment dhe një mënyrë.Këtu po sjell përvojën e jetës.Besoj se ka shumë nga ne të cilët e kanë provuar borxhin e Grekut? Kur them kështu,nuk dua të keqkuptohemi aspak,sepse ka edhe Shqipëtar të cilët nuk jan të rregullt e korrektë me borxhin e tjetërit por,jeta 20 vjeçare këtu në emigracion na mësoi një përvojë paksa të hidhur në këtë drejtim,që pothuaj se nuk njihej fare në Shqipëri.
“Kur na kanë borxh e kërkojmë me vrap;Kur kemi borxh bëjmë sikur nuk dëgjojmë ose harrojmë”
Çdo njeri përpara se të kërkoj borxh,duhet më parë të mendoj kthimin e tij.Borxhi është borxh e nuk para falet.Është tjetër ndihma dhe tjetër borxhi.Ndihma edhe mund të jetë falas! Do thotë dikush se,edhe borxhi ndihmë është?Po por ka një ndryshim të madh nga nisma ose ndryshe varet kush e bën propozimin,kërkesën për ndihmë!
P.sh. Kur unë shoh dikë në hall e nevojë,që ka pasur raste plotë në jetë,mund t’i them: “Urdhëro sa para të duhen të hedhësh hallin?Kur t’i keshë m’i jep!Por edhe mund t’ja fal, po e pashë se nuk ka dhe është në gjëndje të keqe!” Kjo është normale dhe njerëzore.
Por ndryshon shumë kur dikush të thotë: “Të lutem kam një hall.Më duhen kaq, apo, aq të holla.Mund të më japësh borxh?”
Posi! Dhe personi në fjalë në të njëjtën kohë duhet të mendojë se kur mund të t’i kthejë duke të dhënë edhe afat kohor.
Pra jeta i ka këto dhe nuk besoj se ka njeri të mos i dijë,apo të mos ketë patur sikur edhe një herë rastin të jetë mbleksur me këto probleme shoqërore.
“ Edhe mbreti merr borxh” thoshte shpesh një plak në fshatin tonë.Merr por edhe e kthen! Bile’...borxhi është ai që tregonë fisnikërinë e një mbreti...se sa në rregull është me kthimin e tij!
Shqipëtarët nuk janë dalluar shumë si “Borxhmarrës” apo “Huamarrës” sepse nga familja,nga karakteri kombëtar janë edukuar që , “më mirë bukë e hi,e në shtëpi” siç thotë një fjalë e urtë. E cila do të thotë se më mirë me pak se sa t’i shtrishë dorën tjetërit sepse tjetëri një ditë do ta shtërngojë litarin në fyt.
Këtë karakteristikë fisnike shqipëtarët e kanë treguar kudo që janë.Edhe këtu në kurbetë ka shumë raste të tilla ku mjaftë familje,apo persona janë detyruar të marrin borxh jo vetëm tek njëri-tjetëri por edhe tek grekët.Por po të pyesësh grekët,bile edhe në shtypin vëndas janë sjellë theksime të tilla se “Shqipëtarët janë nga më korrektët në pagesa. Janë nga të vetmit që u pëlqen lekujdimi përpara kohe,që të jenë të qetë.”
E kundërta ndodh me grekët.Grekët janë më të theksuar si huamarrësa por janë shum të vonuar në kthim.Ka që edhe nuk ta kthejnë fare ose të pëlcasin shpirtin.Është shumë e vërtetë ajo fjala popullore që; “E jep me dorë dhe e kërkon me këmbë borxhin”.
Borxh nuk kuptohet vetëm një shumë të hollash që ja ke marrë dikujtë për të hedhur hallin tënd! Jo aspak! Borxh është edhe një faturë elektrike që të vjen!Edhe një gjobë e vënë nga një organ qeveritar! Edhe një nder që ta bën dikush! Edhe rrogat e punëtorëve për punëdhënësin janë borxhe! Etj. Të rrallë janë punëdhënësit shqipëtar këtu në Greqi,të mos them se nuk ka fare që t’ju mbajnë paratë punëtorëve,personelit.Kurse nga grekët janë të shumtë e të pa numurt,pa llogaritur dallaveret e tjera.E prura kët raste për të theksuar sepse ndryshonë natyra e shqipëtarit me grekun.Këto i kemi hequr në kurriz.
E theksoj edhe një herë se nuk e paragjykoj aspakë borxhin që i kthenë Shqipëria, Greqisë sepse duhet kthyer por...në momentet e krizës që ka mbërthyer mbarë botën,duket se tingëllon pak ndryshe!
Shqipëria nuk ka marrë vetëm nga Greqia borxh,me sa di unë? Por është herë e parë që shtypi komunikon se “Po i kthehet borxhi filan shteti,me rastin e ardhjes së kryeministrit në vënd!” Kjo tregonë se para se të pranojë,apo të shpreh dëshirën e vizitës,ai shtet,ai personalitet,ka vënë kushte !Kushte të cilat,për atë që ka gjak, e bëjnë të skuqet dhe të turpërohet edhe të shtërngohet vetëm për të mos u turpëruar para të tjerëve.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mariglen Gjoka
Fillestar/e
Fillestar/e
Mariglen Gjoka

Male
Numri i postimeve : 46
Age : 40
Vendi : Athine (Greqi)
Registration date : 14/01/2009

Helenizimi i jugut të Shqipërisë dhe shurdhmemecëria e Tiran Empty
MesazhTitulli: Skandali i Shekullit, Berisha dhurate Greqise 225 km2 në Jon   Helenizimi i jugut të Shqipërisë dhe shurdhmemecëria e Tiran EmptyWed Apr 29, 2009 5:57 pm

Shqipëria është trajtuar si një plaçkë lufte në marrëveshjen që qeveria Berisha
nënshkroi me Greqinë dy ditë më parë. Shteti ynë, jo vetëm që është
tkurrur në kufijtë e tij detarë në jug të vendit, por ka humbur edhe
pozitat e tij të dikurshme në det, të cilat kanë qenë tepër strategjike
në raport me Greqinë. Dëshmi e këtij pretendimi është pikërisht vija e
re e kufirit detar e përcaktuar nga kjo marrëveshje, që rezulton
totalisht në shkelje të hapur të parimit të baraslargësisë së këtij
kufiri mes dy shteteve. Është pikërisht ky parim, të cilin kjo
marrëveshje pretendon se respekton në nenin 1 të saj, ku shprehimisht
thuhet se: “Kufiri detar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe
Republikës së Greqisë do të caktohet në përputhje me parimin e
baraslargësisë. Në mënyrë më specifike, vija e delimitimit do të jetë
vija e mesme, çdo pikë e së cilës është e baraslarguar nga pikat më të
afërta të vijës bazë (si kontinentale ashtu edhe ishullore), nga e cila
matet gjerësia e ujërave territoriale detare”. Por, në fakt, nuk
rezulton kështu. Me ndihmën e një eksperti topograf, “Gazeta Shqiptare”
boton sot faktet që vërtetojnë këtë konkluzion. Në bazë të
marrëveshjes, ndarja e ujërave territoriale Shqipëri-Greqi është
përcaktuar tanimë në bazë të 150 koordinatave të reja. Me ndihmën e
ekspertit, ne kemi kryer disa matje në hartë mbështetur mbi këto
koordinata. Konkretisht, rezulton se pika 30 me koordinata (39° 42'
07.20" V / 19° 57' 33.70" L) është larg nga Kepi i Stillos (Shqipëri),
në distancën 2.4 km dhe nga Korfuzi (Greqi), me distancën 9.6 km.
Gjithashtu, pika 100 me koordinata (39° 54' 14.75" V / 19° 47' 07.07"
L) është larg nga Kepi i Qefalit (Shqipëri) në distancën prej 11 km,
kurse nga ishulli i Erikuzës (Greqi) në distancën prej 15.6 km. Kurse,
pika 125 me koordinata (40° 01' 24.19" V / 19° 33' 53.35" L) është larg
nga Dhërmiu (Shqipëri) në distancën 14.8 km, ndërsa nga ishulli i
Otonit (Greqi) 22 km. Pra, shihet qartë se parimi i baraslargësisë së
vijës së kufirit mes dy shteteve tona nuk respektohet. Dhe, ajo çka
vlen të theksohet është se ky parim është shkelur në të gjithë vijën
kufitare, nga pika 1 deri në atë me numër 150. Faktet e reja që boton
sot “Gazeta Shqiptare” rrëzojnë totalisht pretendimet e djeshme të
Ministrisë sonë të Jashtme dhe asaj të Mbrojtjes. Në një njoftim të
përbashkët të këtyre dy institucioneve, të shpërndarë dje për mediat
thuhet shprehimisht se: “Në procesin e negocimit të kësaj marrëveshjeje
të rëndësishme, matjet janë bërë me metodat shkencore më të avancuara
dhe nga specialistët më të mirë të fushës. Siç është theksuar
shprehimisht në tekstin e marrëveshjes, 150 koordinatat e përcaktuara,
të cilat të bashkuara në një vijë të pandërprerë caktojnë kufirin detar
mes dy vendeve, janë absolutisht të baraslarguara nga pikat më të dala
të kufirit tokësor të secilit vend”.

Nga Tedi Blushi
Gazeta Shqiptare 29/04/2009 - 11:08
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mariglen Gjoka
Fillestar/e
Fillestar/e
Mariglen Gjoka

Male
Numri i postimeve : 46
Age : 40
Vendi : Athine (Greqi)
Registration date : 14/01/2009

Helenizimi i jugut të Shqipërisë dhe shurdhmemecëria e Tiran Empty
MesazhTitulli: Re: Helenizimi i jugut të Shqipërisë dhe shurdhmemecëria e Tiran   Helenizimi i jugut të Shqipërisë dhe shurdhmemecëria e Tiran EmptyWed Apr 29, 2009 6:02 pm


Idrizi: Unë jam çam, Berisha na tradhtoi


Deputeti
socialist, Shpëtim Idrizi deklaroi dje se, “komuniteti çam ndihet i
tradhtuar nga qëndrimi i kryeministrit Berisha”, pas takimit me
kryeministrin grek, ku deklaroi se mes dy vendeve nuk ka çështje
pezull. “Asnjëherë marrëdhëniet midis dy vendeve tona nuk do jenë në
maksimum, pa u trajtuar dhe zgjidhur çështja çame”, - tha ai.
Zoti
Idrizi, si e vlerësoni deklaratën e djeshme të kryeministrit Berisha se
mes Greqisë dhe Shqipërisë nuk ka çështje të pazgjidhura, që do të
thotë se edhe çështja çame me sa duket e ka marrë një zgjidhje...?

fakt, është një deklaratë që bën të ndjehet keq çdo shqiptar, e aq më
shumë ata të komunitetit çam. Shqiptarët ndjehen keq, sepse kjo
deklaratë është shembulli më i qartë i abuzimit me pushtetin, e aq më
shumë për efekte elektorale. Presidenti, kryeministri janë aty për të
kryer funksionet e tyre kushtetuese, pra mbrojtjen e tërësisë
territoriale të vendit dhe interesat e shtetasve të tyre, e jo për të
treguar inferioritetin apo servilizmin e tyre. Ata mund ta bëjnë këtë
personalisht, por kurrsesi s’duhet të harrojnë se janë në ato karrige
për të përfaqësuar me dinjitet shqiptarët dhe për të mbrojtur interesat
e tyre. Aq probleme që duhen parë në sy ka midis 2 vendeve tona, saqë
kryeministrat e nderuar, qirie Karamanlis dhe Sali, nuk lejuan as
pyetjet e gazetarëve, një rast pa precedent ky...
Nëse
Kryeministri ynë e harron historinë, na duhet t’i kujtojmë atij se
përveç marrëveshjes për shelfin kontinental, pra për përcaktimin e
kufijve ujorë me Greqinë, ne duhet të: Kërkojmë që fqinji ynë i dashur
të heqë sa më shpejt dhe juridikisht ligjin e luftës; të bëhen
marrëveshje për kufijtë dhe piramidat kufitare; të diskutohet çështja e
pronave të shtetasve shqiptarë në Greqi që mbahen të bllokuara
padrejtësisht; të diskutohet për të bërë të mundur marrëveshjen për
kontributin e sigurimeve shoqërore, shëndetësore të shtetasve shqiptarë
që punojnë në Greqi, siç ka ndodhur me Italinë dhe Turqinë.
Si e vlerësoni qëndrimin e kryeministrit Berisha?
Komuniteti
çam, sigurisht që ndjehet i tradhtuar nga ky qëndrim i turpshëm i
kryeministrit. Sali Berishës i duhen kujtuar me mijëra viktima të
pafajshme; 4600 gra, pleq e fëmijë janë vrarë vetëm gjatë një jave, në
qershor 1944 nga bandat shoviniste greke. Pse? Vetëm, sepse ishin
shqiptarë. Mbi 30 mijë të tjerë u shpërngulën me dhunë e ecën me ditë
të tëra si në një kalvar biblik, drejt Shqipërisë. Ata lanë pas me
dhjetëra shtëpi, toka, kullota, varret e të parëve, gjithçka. Kjo
pasuri, në kongresin çam të vitit 1944, vlerësohej mbi 300 milionë
dollarë, të cilat bëjnë sot mbi 2.5 miliardë dollarë, shumë kjo më e
madhe se e gjithë ndihma që ky vend ka marrë për 17 vjet...Janë këto
vetëm disa nga faktet pse është e turpshme të thuash që kjo çështje nuk
ekziston. E ndërsa çamët presin një falje publike për viktimat e të
afërmit e tyre, kryeministri i tyre nuk guxon të belbëzojë asgjë, por
si struci bën sikur nuk sheh. E ndërsa çamët presin një zgjidhje për
pronat e tyre të marra forcërisht, apo që të kenë mundësi të lëvizin
lirisht në dy anët e kufirit, ç’ndodh? Kemi kryeministrin e vendit ku
ka lindur demokracia, që duket sikurse trau i Qaf Botës më primitiv se
vendet afrikane, kemi kryeministrin tonë që paska harruar çfarë i ka
treguar baba për çamët...
Ju jeni angazhuar me këtë
çështje. Çfarë qëndrimi duhet të kishte mbajtur kryeministri për të?
Çfarë i duhet kërkuar shtetit grek?
Që në fillim dua të
theksoj se asnjëherë marrëdhëniet midis dy vendeve tona nuk do jenë në
maksimum, pa u trajtuar dhe zgjidhur çështja çame. Ajo është një
dhimbje e madhe e mijëra njerëzve të pafajshëm që u vranë e u
masakruan, që u përzunë nga trojet e tyre amtare, në të cilat jetonin
që kur u krijua njerëzimi. Këtyre njerëzve shovinistët grekë u morën
gjithçka, pronat, pasuritë dhe jetën. E kush ishte krimi i tyre?
Thjesht dhe vetëm sepse ishin shqiptarë e nuk pranuan të ndërronin fenë
dhe gjuhën.
Sigurisht që për këta njerëz dhe pasardhësit e tyre,
që numërohen mbi 300 mijë në Shqipëri, shteti grek u detyrohet një
falje publike. Por, besoj se ne, pasardhësit e tyre kemi të drejtë të
kërkojmë ngritjen e një përmendoreje në kujtim të këtyre viktimave të
pafajshme. Por, sigurisht si një e drejtë e patjetërsueshme që buron
nga të drejtat themelore të njeriut, ne kërkojmë të drejtën e pronave.
Sigurisht, që dhe e drejta e lëvizjes së lirë të njerëzve është një e
drejtë tjetër themelore.
Ne jemi të bindur që duke luftuar për
këto të drejta themelore të njeriut, të drejta që janë në etalonet e
ndërtimit të shoqërive demokratike, çështja çame do të zgjidhet, madje
shumë shpejt. Dëshmitar për këtë është një komunitet i tërë, që është i
përgatitur t’i kërkojë të drejtat e veta kudo. Si nëpërmjet qeverisë që
duhet t’i përfaqësojë, ashtu dhe nëpërmjet Gjykatës së Strasburgut, dhe
pse jo dhe të Gjykatës së Hagës. Këto besoj se do të ishin të
mjaftueshme se cila ishte pritshmëria jonë për kryeministrin dhe
Presidentin tonë. Besoj se siç interesohet shteti grek për të rënët e
vet jashtë territoreve të shtetit grek, madje duke mos ja u kthyer
eshtrat as familjarëve të vet, ashtu dhe shteti shqiptar duhet të
interesohet për një memorial në Paramithi apo Filat, apo të protestojë
për përmendoren e kriminelit Napolon Zerva, që ngrihet matanë kufirit
mbi gjakun e grave, nënave, fëmijëve dhe pleqve. Këto ishin ajo që ne
prisnim nga kryeministri, i cili si qytetar mund të mos ketë probleme
me shtetin grek, por si kryeministër ai s’mund të sillet si vasal dhe
të luajë me ndjenjat tona.
Pse e ka refuzuar kryeministri Karamanlis, sipas mendimit tuaj, takimin me shoqatën ‘Çamëria’? Nga çfarë mendoni se druhet?
Nuk
di nga se ka frikë ky komshiu ynë që nuk do t’i bëjnë as pyetje. Ky
është një qëndrim atavist, e jo i një vendi anëtar të BE-së. Por, mesa
duket ky i druhet vetëm historisë. Atë nuk e fsheh, apo nuk e çbën dot.
Ky të rrijë i qetë, se çamët nuk kërkojnë ndryshim kufijsh. Ata
kërkojnë të drejtat e tyre, pronat e tyre, varret e të parëve. E ftoj
këtë kryeministër dhe znj. Bakojanis, të kthehen të paktën tek
gjyshërit e tyre në histori. Ishte gjyshi i zonjës Bakojanis, z.
Micotaqis që nën presionin e qeverisë së mbretit Zog, angazhohej të
ndërpriste gjenocidin karshi popullsisë çame si dhe angazhohej për
hapjen e shkollave shqipe në Çamëri.
Si e vlerësoni marrëveshjen e nënshkruar dje, mes Shqipërisë dhe Greqisë për ujërat territoriale?
Besoj
se fshehtësia me të cilën u bënë këto marrëveshje flet vetë.
Komplimente për ‘Gazetën Shqiptare’ që arriti të ndriçonte, sado pak,
një marrëveshje për kufijtë detarë që bëhej në fshehtësi. Vetë mënyra e
bërjes së marrëveshjes është një ogur i keq për shqiptarët mbi
përmbajtjen e saj. Por, besoj që ka hapa të tjerë që duheshin hedhur më
parë, si heqja e ligjit të luftës, caktimi i kufijve jugorë tokësorë,
apo marrëveshja për piramidat, që duhet të kishin përparësi.

Nga: Darina Tanushi
Gazeta Shqiptare 29/04/2009 - 14:10
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




Helenizimi i jugut të Shqipërisë dhe shurdhmemecëria e Tiran Empty
MesazhTitulli: Re: Helenizimi i jugut të Shqipërisë dhe shurdhmemecëria e Tiran   Helenizimi i jugut të Shqipërisë dhe shurdhmemecëria e Tiran Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Helenizimi i jugut të Shqipërisë dhe shurdhmemecëria e Tiran
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: