Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 RA DUKE I KENDUAR NUSES SE LIRISE

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
dardan01
Fillestar/e
Fillestar/e
dardan01


Male
Numri i postimeve : 42
Age : 65
Vendi : deutschland
Registration date : 11/04/2009

RA DUKE I KENDUAR NUSES SE LIRISE Empty
MesazhTitulli: RA DUKE I KENDUAR NUSES SE LIRISE   RA DUKE I KENDUAR NUSES SE LIRISE EmptyFri Apr 24, 2009 5:56 pm

Dienstag, 21. April 2009












RA DUKE I KENDUAR NUSES SE LIRISE FOTO+E+MUHARREM+IBRAHIMIT



RA DUKE I KËNDUAR NUSES SË LIRISË



Pikërisht, në 10 – vjetorin e rënies së dëshmorit të kombit, majorit
Muharem Ibrahimi, i njohur me nofkën luftarake “Major Bajrami”, më 21
Prill 2009, në sallën e Teatrit të Qytetit të Gjilanit, u mbajt një
Akademi Përkujtimore, kushtuar jetës dhe veprës së këtij dëshmori.

Në këtë Akademi Përkujtimore, pos familjarëve të dëshmorit Muharrem
Ibrahimi, ishin të pranishëm shumë përfaqësues të familjeve tjera të
dëshmorëve të Luftës së UÇK-së, shumë bashkëluftëtarë të gjallë të
dëshmorit, shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së, ish komandantët e Zonës
Operative të Karadakut, zyrtarët më të lartë komunal, përfaqësuesit e
Policisë së Kosovës dhe shumë mysafirë gjithandej Kosovës.

Programi përkujtimor i kësaj Akademie, filloi me intonimin e Himnit të
Flamurit Kombëtar, pas të cilit me një minutë heshtje iu bë nderimi
meritor të gjithë dëshmorëve të kombit , të rënë për lirinë dhe
pavarësinë e Kosovës.

Disa shpalime biografike rreth jetës dhe
veprës së dëshmorit të kombit, Major Muharrem Ibrahimi, i bëri
moderatorja e kësaj Akademie, zonjusha Kaqusha Kamberi.

Me një
Fjalë rasti, në përkujtim të dëshmorit, të pranishmit i përshëndeti
Kryetari i Komunës së Gjilanit, z. Qemajl Mustafa, ndërsa me disa
fjalime përkujtuese , pas tij , u ngjitën në foltore: Ahmet Asufi –
“Rexha”, ish Komandant i Zonës Operative të Karadakut, Shemsi Syla –
“Shaqa”, ish Zv.Komandant i ZOK-ut dhe Ahmet Daku, Kryetar i OVL të
UÇK-së, në Gjilan.

Në pjesën artistike të kësaj Akademie
Përkujtimore, mbesa e dëshmorit – Arta Ibrahimi, deklamoi poezinë
përkushtimore me titull:”Axhit tim”, pas të cilës u këndua një këngë
kushtuar këtij dëshmori, nga kantautori Demir Krasniqi dhe në pjesën
përmbyllëse të programit, u shfaq një film dokumentar kushtuar
aktiviteteve luftarake të këtij dëshmori.

Pas përfundimit të
Akademisë Përkujtimore, familjarët e dëshmorit, vunë kurora lulesh të
freskëta në Varrezat e Dëshmorëve në Gjilan dhe tek Lapidari i
Dëshmorëve në lagjen e Bullajve të Marecit.



Pak biografi për dëshmorin e kombit, Major Muharrme Ibrahimin



Muharrem Ibrahimi, u lind në Gjilan, në një familje 9 anëtarëshe
qytetare , prej nënës Xhemile dhe babait Raifit, familje kjo që ka
prejardhjen prej fshatit Ivajë të Rrethit të Leskocit, e cila ishte
shpërngulur me dhunë qysh në vitin 1878.

Shkollimin fillor dhe të mesëm i kreu në vendlindje – Gjilan.

Qysh
si fëmijë , ëndërronte që të bëhej ushtarak. Babai i tij Raifi, duke e
parë dëshirën e tij të madhe dhe i vetëdijshëm se edhe shqiptarëve iu
nevojiten ushtarakët , e dërgoi në Akademinë Ushtarake, dega e
Këmbësorisë , të cilën me sukses e kreu në Beograd dhe në Sarajevë.

Atë botë , ishte nder që një shqiptar të bëhej oficer i Armatës, sepse
ishin shumë të rrallë të rinjtë që përcaktoheshin për studimin e artit
ushtarak.

Karrierën e tij prej ushtaraku e filloi në Maribor të
Sllovenisë. Ishte shumë i dëshiruar dhe i respektuar nga ushtarët
shqiptarë që e kryenin shërbimin ushtarak atje.

Muharremi,
vazhdimisht i këshillonte që të mos bien nën provokime dhe iu ndihmont,
Ishte shumë i adhuruar edhe prej qytetarëve shqiptarë që punonin dhe
jetonin atje, për çka ishte vazhdimisht edhe nën përcjellje të
Sigurimit Ushtarak.

Me fillimin e shpartallimit të ish –
Jugosllavisë dhe fillimin e luftës në Slloveni, Muharrem Ibrahimi
dërgohet në Murska Sobota dhe Shëntil, ku i kurdiset një pritë, në të
cilën plagoset më datën 28 Qershor 1991. Sllovenët i afrojnë dezertim ,
por për shkak të sigurisë së ushtarëve të tjerë shqiptarë, nuk pranoi
që të dezertoi .

Pas shërimit , më 1992 vazhdon në Trebinje e mandej transferohet me shërbim në Mitrovicën e Kosovës.

Muharremi, i pa kënaqur me padrejtësitë ndaj shqiptarëve , vendosë që
ta braktisë Armatën , por me insistimin e aktivistëve lokal të
atëhershëm : Halit Zymberit dhe Nazmi Musës , vazhdon punën me shumë
vështirësi. Në Mitrovicë, ishte i përcjellë dhe i provokuar nga kolegët
dhe ushtarët.

Më 1997, transferohet në Ferizaj, ku e merr gradën ushtarake “Major”.

Me fillimin e luftës në Drenicë, ai shprehë gatishmërinë që të kyçet në
luftë , por udhëzohet që për shkak të nevojave të atëhershme , të
qëndrojë deri sa është e mundur . Përmes shokëve shumë të besueshëm :
Halit Zymberit e Hasan Agushit, Zonës Operative të Nerodimjes i jepte
informatat për kazermën e Ferizajt , pozitat, planet, potencialin
ushtarak, armatimin etj.

Detyra e tij ishte që të alarmonte në
rast nevoje përmes një lidhje shumë sekrete , të cilët ishin të gatshëm
edhe ta evakuonin në një vend të caktuar.

Më 3 Qershor, i jepet urdhri që të shkojë në luftë kundër shqiptarëve!

Muharremi, këtë e refuzon kategorikisht , me arsyetimin se duhej ta shëronte djalin e sëmurë !

Me
mbarimin e shërimit të djalit të vogël, gruan dhe dy fëmijët e tij i
dërgon në Turqi . Gruan e porositi që të kujdeset për fëmijët, me që
edhe ajo e dinte për qëllimet e tija !

Më 25 Mars 1999, njoftohet se ka ardhur koha që të shkojë në luftë, në radhë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


radhët e UÇK-së, përmes Elhami Bajramit, kyçet bashkë me shokët: Afrim
Myrtaj, Rexhep Jahiun, Bekim Murtezin, Sami Ahmetin dhe të tjerë.

Si
ushtarak profesionist , punon në stërvitjen e ushtarëve të rinj dhe
ngritjen e moralit të ushtarëve, ku u emërua Shef i Shtabit të Zonës

.Ofensiva
e 15 Prillit, të vitit 1999, në Malësinë e Zhegocit, i detyron që të
tërhiqen në fshatin Marec , ku edhe aty ballafaqohen me një sulm tjetër
masiv të makinerisë ushtarako – policore serbe .

Në vijën e parë
të frontit , qëllohet nga një granatë , ku merr lëndime në këmbë dhe në
shpatull . Plagët ishin të mëdha dhe gjakderdhja e paevitueshme në
mungesë të mjekimit adekuat .

Bashkëluftëtari i tij, Nehat
Ibrahimi rrëfen për trimërinë e Muharremit , kur edhe pse i plagosur
rënd, iu jepte kurajë bashkëluftëtarëve, duke iu thënë:”Mos e lëshoni
vijën e frontit! S’ka çka të na bëjë shkau!”... dhe këndonte:



“Ani , mori Nuse –

Nusja e Lirisë,

Me kurorë fituese

N’ troje t’ Dardanisë!”...



Shokët,
ia japin ndihmën e parë dhe largohen. Të plagosur rënd e gjen Basri
Canolli – “Shpendi” (gjithashtu dëshmor i kombit) i cili e merr dhe e
strehon tek familja e tij.

Pas dy ditëve të plagëve, më 21
Prill 1999, në odën e Halil Canollit, në fshatin Marec, ndërron jetë
dhe varroset në afërsi të varrezave të vjetra të kësaj familjeje . Prej
atje , më 19 Shtator 1999, eshtrat e tij barten dhe rivarrosën në
Varrezat e Dëshmorëve në Gjilan.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës !



Tretmani i familjes së dëshmorit



Pas rënies së dëshmorit Muharrem Ibrahimi – Majori , në altarin e
lirisë, bashkëshortja e tij Mebusane Ibrahimi, sëmuret rënd dhe pas
gjashtë muajve të qëndrimit në spital, edhe ajo vdes .

Dy
fëmijët e tyre: Florenti dhe Ariani , ngelën pa të dy prindërit, nën
mëshirën e Zotit dhe përkujdesjen e xhaxhallarëve të tyre.

Tani
, djali i madh – Florenti, është i punësuar në Bankën e Mikrobiznesit
“Finca” , kurse djali i dytë – Ariani, tani jeton në Zvicër.

Përkujdesja institucionale , ndaj familjes së dëshmorit , e në veçanti
ndaj fëmijëve bonjakë , asnjëherë nuk ka qenë në nivelin e duhur dhe të
merituar . Përjashtim bënë vetëm Shoqata “Miqtë e TMK-së”, e cila në
formë burse e ka ndihmuar në studime Florentin, me nga 50 Euro në muaj,
gjithashtu ka gëzuar përkrahjen dhe ndihmat individuale nga njerëz
dashamirës dhe përkrahës të çlirimtarëve.

Familja e dëshmorit
Muharrem Ibrahimi , nuk është e kënaqur me përkujdesjen e
institucioneve tona . As njëherë deri më sot, për emrin dhe veprën e
këtij dëshmori nuk është organizuar ndonjë manifestim përkujtimor në
formë institucionale ! Kjo vërtetë është më se brengosëse !

Për
ta nderuar veprën dhe emrin e Muharrem Ibrahimit , deri më tash, është
emërtuar vetëm një rrugë në Lagjën “Dardania I” të Gjilanit.
Megjithatë, kjo nuk mjafton, nga se deri më tash, askujt nuk i shkoi
ndër mend , që t’ ia ngritë së pakut një bust, apo lapidar përkujtimor?!

Guximi, sakrifica, heroizmi dhe vetëflijimi i Muharremit, për çështjen
madhore kombëtare, deri më sot nuk u morën në konsideratë serioze dhe
Muharremi dalë ngadalë po harrohet dhe po anashkalohet !?

Sivjet, në 10 – vjetorin e rënies , familjarët e këtij dëshmori, nuk
mendojnë se do të ndërmerret asgjë serioze në baza institucionale, për
nderimin dhe përkujtimin e këtij heroi të kombit!

Për dëshmorin
e kombit Major Muharrem Ibrahimin, ashtu si edhe për të gjithë
dëshmorët tjerë, u thurën dhe u kënduan me afshin e shpirtit , shumë
këngë të bukura popullore.

Ja se si e përkujton përmes vargjeve
dhe tingujve të këngës, këtë dëshmorë, autori i këtij shkrimi dhe
kantautori Demir Krasniqi:
Mbrapsht në krye Shko poshtë
voglushja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
voglushja


Female
Numri i postimeve : 906
Age : 42
Vendi : ngat njanit
Profesioni/Hobi : psikologe
Registration date : 04/07/2008

RA DUKE I KENDUAR NUSES SE LIRISE Empty
MesazhTitulli: Re: RA DUKE I KENDUAR NUSES SE LIRISE   RA DUKE I KENDUAR NUSES SE LIRISE EmptyFri Apr 24, 2009 5:59 pm

LAVDI LAVDI,LUM SI AI QE KA VDEK PER LIRI,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
RA DUKE I KENDUAR NUSES SE LIRISE
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ademi e Hamza e filluan luftën duke kënduar
» DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK
» MILITANTI I LIRISË – FADIL VATA
» Drejt Shtgjeve te Lirise
» SIMBOLET E LIRISË SË KOSOVËS-FEHMI DHE XHEVË LLADROVCI

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: