Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 marsi 1981....

Shko poshtë 
AutoriMesazh
voglushja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
voglushja

Female
Numri i postimeve : 906
Age : 37
Vendi : ngat njanit
Profesioni/Hobi : psikologe
Registration date : 04/07/2008

marsi 1981.... Empty
MesazhTitulli: marsi 1981....   marsi 1981.... EmptyFri Apr 24, 2009 4:34 pm

Pa as më të voglin dyshim, viti 1981 dhe sidomos pranvera e tij, ka qenë viti i provës për shqiptarët e Kosovës.



Përgjithsisht, secila dekadë e ka gurin e vet themeltar, ose më saktë, ka një datë ose një moment të caktuar , që vendos pikëmbështetjet e së ardhmes.Për shqiptarët në Kosovë ka ndodhur disi ndryshe : një ngjarje ka mbajtur mbi vete më shumë se dy dekada dhe si duket, do të vazhdojë të mbajë mbi vete edhe shumë vite të tjerë. Demonstratat e pranverës , mars - prill 1981, janë pikënyja e viteve që erdhën më pas, dhe si të tilla ata kanë mbetur në kujtesën e kombit dhe në dëshminë historike të tij.



Prej këtij viti, duam apo nuk duam, jemi të vetdijshëm ose jo, kanë rrjedhur të gjitha ngjarjet e tjera madhore që lidhen me Kosovën dhe, një pjesë e rëndësishme e tyre, edhe me Shqipërinë londineze.



Viti 1981, me pranverën që nisi me 11 mars, për të shkuar më pas tek ditët e 26 marsit, 1 dhe 2 prillit, kishte në vete farën e hedhur të shumë ditëve të ardhshme, që dha fryt, shumë më tepër se sa ishte menduar 17 vite më pas, ne qershorin e vitit 1999.



Them se ka qenë një vit provë, sepse, në strukturtat iluzore që kishte krijuar regjimi i Beogradit, do të ngrihej një brez, i cili nuk do të ishte kurrësesi i humbur, për të bërë më tej atë që kishin dashur etërit e tyre. Ky brez, thellësishtr romantik dhe krejtësisht atdhetar,doli nëpër rrugë për të filluar një jetë ndryshe. ishte një brez që dëshmoi historikisht se nuk kishte humbur asgjë në Kosovë dhe se kështu nuk mund të vazhdohej më.



beogradi, pas dhunës së tankeve njoftoi për 11 të vrarë. Një shërbëtor i tyre në Prishtinë, Vllasi, tha se ishin vrarë vetëm nëntë vetë. Në se kishte filluar kështu gjakshëm, nuk do të kishte të ndalur. Romantikës dhe atdhedashurisë së një brezi të ri, beogradi i kundërvuri tanket, dhunën policore, vrasjet, burgimet, arresatimet, gjakimet, dënimet e ashpra , dhe , si për të mos mjaftuar e gjithë kjo,filloi proçesin e jashtëzakonshëm fëlliqës të diferencimit.



Kërkohej të diferencohej vllai nga vllai, ati nga djemtë, fëmijët nga prindërit, miqtë nga miku, shokët nga shoku, të afërmit nga të largëtit, të zakonshmit nga të pazakonshmit, kërkohej të bëhej gjithshka e diferencuar.



Dosjet e diferencimit janë diku, por mbi të gjitha janë njerëzit që i kanë vuajtur mbi vete gjithë barrën e këtij difrencimi. Gjithshka që donte të krijonte regjimi i Beograd-Prishtinës qëndronte në mundësinë që, të pazakonshmit të ishin të huaj për Kosovën, të lëçiturit e saj; ndërsa pushtimi, si e zakonshme, të kishte të drejtën e qytetarisë.



Këto njerëz,të pazakonshmit, të prangosur, të gjakuar, ashtu si edhe të afërmit e tyre, djemtë apo vajzat nëpër burgjet serbe, u ndjenë të vetmuar,qoftë edhe përkohsisht, e megjithatë, të dy pjesët, edhe ata që ishin jashtë e të burgosur , edhe ata që ishin të burgosur e me mendimin se çfarë do të bë[nin më tej kur të ishin të lirë, kishin në atë kohë një shpresë, një sfond ku mbështetej halli i tyre, kishin momentin e tyre të pritjes për mbështetjen. Duam apo nuk duam sot, e pranojmë apo nuk e pranojmë, fakt ishte se ata këtë mbështetje e kërkonin dhe e prisnin nga shteti amë, Shqipëria.



Kryengritja shqiptare në ish Jugollavi, në fillimin e viteve 80 ka qenë pa dyshim, njëra nga ngjarjet , rreth së cilës e për të cilën janë bërë analiza të shumta, me të janë marrë e sogurisht do të merren njerëz të mendimit nga të gjitha fushat, por njëkohsisht edhe spekullantë ; janë marrë shkrimtarë e socialogë, historianë, protogonistë, gazetarë, janë ringritur ngjarjet , duke filluar që nga mbrëmja e 11 marsit dhe deri tek arrestimet masive, janë ngritur teza të ndryshme hipozeza të saklta e nga më të çuditshmet, ka patur gjykime e paragjykime, hipoteza nga më të çuditshmet dhe nga më të pazakonshmet, ka patur fillimisht çirrje dhe përbaltim institucional, pastaj heshtje por kurrë mbrojtje institucionale në Kosovë. Tezat, hipotezat, pikëpyetjet, hamëndjet, thëniet, gjykimet dhe debatat nga më të ashprat dhe nga më të vrullshmet, kanë qenë për rolin dhe qëndrimin e shtetit shqiptar.



Që në fillim janë hedhur të gjitha pyetjet e mundshme dhe janë synuar të gjitha dilemat e hipotekuara .Në të vertetë është bërë përpjekja, herë serioze dhe herë e rreme, për të sqaruar disa nga momentet më thelbësore të qëndrimit të shtetit shqiptar ose për të përbaltur ato. Pak ose aspak janë bërë përpjekje për të ditur gjykimin e njeëzve të zakonshëm në Shqiëri, të mendimit intelektual, si i kanë pritur ata ngjarjet e pranvwerës kosovare, si kanë depërtuar ato në thelbin e jetës së tyre të zakjonshme. ishte merak spontan, njerëzor ose i organizuar, apo e verteta qëndron diku në mesin e tyre? Kishte më shumë se hall, brengë, shqetësim a mërzi, kishte diçka më shumë vetes dhe përtej së zakonshmes.. kishte thjeshtë brengë njerëzore apo edhe kombëtare...



Tek qëndrimi i njerëzve të thjeshtë ndoshta asnjëherë nuk është ulur si duhet mendimi i socilogëve, gazetarëve, dijetarëve, sepse, në pamjen e parë ata nuk duken edhe aq interesanjte, ata nuk përbejnë " ngjarje", pra nuk kanë në vete ankthin e zbulimit të së vertetës, nuk përbëjnë lajm, nuk kanë mister..megjithëse kjo nuk është aspak e vertetë. Ndoshta më shumë se kudo tjetër tek njerëzit e zakonshëm , politika bën vendin e vet nëpërmjet shfaqjeve që nuk janë edhe aq të dukshme politikisht, por që në të vertetë bëjnë vetë thelbin e politikës.



Le të sjell dy shembuj të mëvonshëm : Në vitin 1991, pas lëvizjes studentore dhe ndryshimeve jetike politike, të dy partitë e mëdha, demokratike dhe socialiste, në programin e tyre elektoral, kishin edhe bashkimin kombëtar të shqiptarëve.Partia Demokratike e kishte shumë më të theksuar, shumë më të dukshëm dhe krijoi mendimin se, pas fitores së saj, zgjidhja e çështjes kombëtare shqiptare, ishte punë e disa pakkohëve. Megjithëse e kishte kaq shumë të afishuar këtë, kjo nuk e pengoi atë, përkundrazi e ndihmoi që, në votimet e 22 marsit 1992, të merrte rreth 70 për qind të votave të shqiptarëve.



Katër vite më pas, të dy partitë e mëdha politike shqiptare, krejt ndryshe nga 4 vite më parë, nuk e kishin as në kontekstin me të largët, çështjen e bashkimit kombëtar të shqiptarëve dhe vetë Kosova kalonte në planin e dhjetë.



Kjo sepse, të dy partitë politike e dinin se, në rrethanat e krijuara, afishimi i një qëndrimi të itllë, sillte humbjen e votave.



Nuk koha të analizoj se çfarë ndodhi në katër vite , që solli një regres të tillë, të dhimbshëm kombëtar, por shembujt i solla për të patur një loidhje mes asaj që quhet e zakonshme e nganjëherë e rëndomtë, kur analizojmë e ndalemi tek ngjarjet e marsit 1981, qëndrimi i qytetarve të thjeshtë dhe mendimit politik zyrtar.



Natyrisht , për cilindom lajm përbën adilema e shtruar atëherë, në se kishte dijeni Shqipëria zyrtare për atë që po përgatitej të ndodhte në Kosovë? A kishte dijeni Enver Hoxha, përse strukturave të tij, se viti 1981 do të ishte njëkohsisht edhe viti i krtyengritjes shqiptare? A ndikuan strukturat e fshehta të shtetit shqiptar në organizimin apo thjeshtë nxitjen e kryengritjes dhe afishimin e parullës Kosova-Republikë apo të thirjes tjetër "Republikë,Kushtetutë- ja me hatër- ja me luftë". A kanë qenë të përgatitura dhe të instruktuara organizatat ilegale që u vunë në ballë të demonstratave nga strukturat e fshehta të shtetit shqiptar? A kishte në Tiranën zyrtare përkrahjen e duhur kërkesa për republikën e Kosovës qpo shteti shqiptar ishte kundër krijimit të një shteti të dytë shqiptar në Ballkan? Përkrahja e shtetit shqiptar ishte e vonuar apo në kohën e duhur? E gjithë ajo që ndodhi në polemikën e madhe mes shtetit shqiptar dhe shtetit jugosllav ishte thjeshtë një retorikë ideologjike apo pas saj fshihej edhe çështja kombëtare...



Unë do të mundohem të sjell disa nga përjetimet e njëzet e pesë viteve më parë, ashtu si i kam përjetuar unë, qoftë si qytetar i zakonshëm , qoftë si gazetar. E di se për disa do të jetë disi e pazakontë, ndoshta edhe jashtë rrjedhës së trusnisë politike që përçohet ndaj shtetit shqiptar të atyre viteve, mirëpo unë do bëj mundim të sjell aftmosferën ashtu si ishte në ato ditë, ashtu si është përjetuar nga unë dhe njerëzit rreth meje, nga shokët e mi gazetarë, por edhe nga njerëzit e shquar të artit, shkencës, historisë. Do ja lejoj vetes,. që ashtu si i kam ndjekur, dhe ashtu si i kam analizuar më pas, të sjell edhe mendimin tim për ato që ishin aso kohe në mendimin politik zyrtar, duke shfrytezuar të drejtën nga takimet e mëpasme që kam pasur me disa nga protogonistët në Shqipëri të këtyre ngjarjeve, mes të cilëve edhe me ish presidentin e Shqipërisë, Ramiz Alia. Të gjitha këto nuk i sjell për të nxitur një mendim ndryshe ose një mendim "për", por të sjell, sado pak, ato të verteta që ose janë thënë ndryshe, ose janë thënë të cunguara.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
voglushja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
voglushja

Female
Numri i postimeve : 906
Age : 37
Vendi : ngat njanit
Profesioni/Hobi : psikologe
Registration date : 04/07/2008

marsi 1981.... Empty
MesazhTitulli: Re: marsi 1981....   marsi 1981.... EmptyFri Apr 24, 2009 4:36 pm


Antarësuar: Apr 2008
Vëndndodhja: ' '
Postime: 2,559


marsi 1981.... Icon1
Le të nisim me atë që përjetuan njerëzit e zakonshëm...



Në mesin e muajit mars të vitit 1981, ata që punonin një kat më poshtë në redaksinë e gazetës "Zëri i Popullit" vunë re se,në sektorin e jashtëm, i cili ishte në katin e sipërm, kishte një lëvizje më të shumë se të zakonshme, kishte një lëvizje përgjithsisht më të ndjeshme se herët e tjera. Zakonisht ndodhte kështu , kur kishte ngjarje të rëndësishme. Aq më tepër se, shumë më shpesh se më parë, kishin filluar të vinin funnksionarë të rëndësishëm të aparatit të Komitetit Qendror të Partisë, të cilët, jo rradhë herë, nuk ndaleshin as në zyrën e kryeredaktorit të gazetës, që ndodhej në katin e dytë. Megjithatë, nuk ishte vërejtur ende asgjë e jashtëzakonshme nëpër rradhet e artikujve, të cilët, në më të shumtën e rasteve, nuk kishin ndonjë gjë të veçantë. Edhe fakti që, përgjegjësi i sektorit ë jashtëm, ishte thirrur dy herë, brenda ditës, tek shefi , nuk përbënte ndonjë lajm, sepse kjo kishte qenë shpesh një rutinë e zakonshme.



Zakonisht , nga ora nëntë e mëngjezit, djemtë e gaztës, si i therrisnin miqtë e tyre të afërt, mes të cilëve edhe kryeministri i sotëm i Shqipërisë, zoti Berisha, shkonin të pinin kafenë e mëngjezit, në kafenenë e Lidhjes së Gazetarëve, ku kishte më shumë zhurmë se në të gjitha kafenenetë e tjera. "Zhurmëtarët" zakonisht ishin Pëllumb Bato i "Bashkimit",( nuk e di se ku është tani) Filip Çakulli i "Hostenit", i cili kishte zakonisht një mosmarrëveshje në javë me shefin e tij dhe të kritikuarit prej tij, dhe shefi i sotmë i gazetës proqeveritare Fahri Balliu, që aso kohe ishte gazetar special i "Zerit të Popullit". Ishte vënë re se prej dy ditësh, gazetarët e sektorit të jashtëm të "Zerit të Popullit" apo të "Bashkimit" ose nuk po vinin fare, ose pinin një kafe, tepër shpejt dhe iknin.Ndërsa ato të RTSH, sektori i jashtëm, që vinin nganjëherë për kortezi gazetareske, meqë kishin klubin e tyre, nuk dukeshin.



Përgjithsisht, në sektorët e jashtëm të shtypit punonin aso kohe gazetarë nga më të mirët, të aftë dhe patriotë,si u dëshmuan shumë prej tyre në vitet që erdhën. Në "Zeri.." ishte i njohur Shaban Murati ,në "Bashkimi" ishte Napoleon Roshi, në RTSH ishte Bujar Muharremi.



Megjithatë, fjalët kishin filluar të rridhnin, më shumë jo nga kanalet zyrtare, se sa nga " rebelët" që ndiqnin herë pas here, kanalet radiofonike të huaja. Kishte filluar të flitej se ne Prishtinë kishte pasur demonstrata dy apo tri ditë më parë, mirëpo nuk dihej më tepër. Njëri nga shokët e mi, që kishte qëndruar deri vonë për të ndjekur thuajse të gjiths stacionet radiofonike që mund ti kuptonte, më tha , se në Prishtinë kishte pasur një demonstrim të studentëve, por ajo kishte qenë për kushte më të mira jetese dhe ushqimi dhe si duket, nuk kishte pasur asgjë politike.



Thënë të vertetën ,unë kisha disa kohë që isha përgatitur për një udhëtim në Kosovë, i cili, si më kishte thënë shefi im i atëhershëm, Namik Dokle, do të bëhej në fundin e muajit mars. E dija se në atë grup do të ishte edhe Vera Kapo, bija e numrit dy të dikurshëm PPSH-së, Hysni Kapo dhe nëna e gazetarit të sotëm Andi Bushati, Xhafer Dobrusha, pedagog në Universitetin e Tiranës, që drejton sot Federatën e Arsimit dhe disa të tjerë.



Kishte disa kohë që maredheniet në dy anët e kufirit ishin në një pikë të lartë intesifikimi. Kishte më shumë se pesë vite që mes dy qeverie,në Beograd dhe në Tiranë, kishte një periudhë zbutje dhe, si duket, të dy palët kishin llogaritur të ndikonin tek njera tjetra, përmes atyre që e quanin më të rëndësishme. Qveria e Beogradit mendontze të ndikonte në Shqipëri duke dërguar aty, përmes strukturave të ndryshme, një nivel më të ngritur jetese, njohje më të gjërë të botës, hapje më të ndjeshme; ndersa qeveria e Titranës kishte menduar të ndikonte përmes shkallës së kulturës, njohjes reciproke, artit, gjuhës, traditës, duke pasur gjithnjë në anën e saj, përkushtimin e pakufishëm të shqiptarve matanë kufirit për shtetin amë. Këtë masë përcaktuese nuk e kishte llogaritur , ose e kishte përllogaritur keq, qeveria e Beogradit, ndërsa e kishte ditur shkëlqyeshëm qeveria e Tiranës. Në Tioranë kishte filluar të rozohej paragjykimi se " një shqiptar në Jugosllavi ishte një titist" dhe nuk shihej si një kundershtar ideologji, megjithëse shteti shqiptar e dinte fare mirë se, në mesin e të ardhurve, jo pak ishin të tillë.



Pranimi i gjuhës së përbashkët shqipe, ribotimi, pa asnjë redaktim kritik i teksteve të historisë së Shqipërisë dhe pranimi i teksteve të njëllojta , thuajse në të gjitha lëmitëm ansamblet artistike që ishin më të shpeshta se asnjëherë, këngët që ishin përgjithsisht mbi bazën e teksteve me ndjenjë të theksuar kombëtare, si ishte ajo e Pjetër Gacit "Kaçanik o shkëmb e gurë..."pritja e jashtëzakonshme që i bëhej Nexhmije Pagarushës dhe rihapja e shpejtë e këngëve të saj...të gjitha këto ishin më të se të prekshme dhe të pranueshme nga njerëzit e zakonshëm.



Kishte shumë kohë që në shtypin shqiptar, duke pasur edhe një çensurë të kujdesshme, nuk shkruhej kurrë negativisht për Kosovën ose për njerëzit e saj.Termat që dolën më vonë, pas viteve 90 për Kosovën ose për shqiptarët e Kosovës , atëherë as nuk njiheshin dhe as nuk lejoheshin të përdoreshin. Edhe kur flitej për masakrën e 4 shkurtit bëhej kujdes të evitohej emëri i Xhafer Devës, sado që shumë gjëra ishin të ditura.fakti që u vue re më pas, se gjatë gjithë kohës që regjimi i Hoxhës ishte në pushtet kishte bërë vetëm tri përmendore të mëdha për individë të shquar të periudhës së Pavaresisë dhe se që të tre kishin ardhur nga viset shqiptare të Kosovës, përkatsisht busti i Bajram Currit, Hasan Prishtinës dhe Isë Boletinit, apo fakti që Emnver Hoxha, në shenimin e tij për Monumentin e Pavarësisë kishte kërkuar që , krahas Ismail Qemalit, të vihen në qendër të monumentit edhe figura e luftëtarit nga Kosova, kishin qenë të prekshme për njerëzit. Sado që mund të ishe dakord me regjimin, nuk mund as të ishe kundër veprimeve të tilla, të cilat, sado që mund të kishin, ashtu si u ttha më pas, nënshtresa të tjera, përsëri,në kohën e dhënë, ishin të mirëpritura.



Nga ana tjetër, në universitetin e Prishtinës ishin mysafirë dhe jepin leksionet e tyre korifejtë e mendimit shkencor shqiptar, ëndërrimi i plejadave shqiptare në Kosovë, si Eqrem Çabej dhe Aleks Buda, Shaban Demiraj, Androkli Kostollari, Kristo Frashëri, Rexhep Mejdani, dijetarët më të shquar të shkencave albanologjike, historike, ribotohej Kadare dhe Agolli dhe Veprat e Plota të Poradecit.

Në vitin 1978, me një vemendje tejet të veçantë u përkujtua 100 vjetori i ngjarjeve të Prizrenit dhe për herë të parë, publikisht ajo u quajt Lidhja Shqiptare e Prizrenit, duke i shtuar kështu, cilësimin Shqiptare, si shenjë e etnisë kombëtare.Dweri atëherë ajo ishte quajtur thjeshtë "Lidhja e Prizrenit".



Të gjitha këto po sillnin imazhin e ri të lidhjeve të përbashkta dhe, krejt befas, sidomos për njerezit e zakonshëm, erdhi njoftimi se në Kosovë kishte ndodhur diçka.



E verteta është se njoftimi i parë për demonstratat e 11 marsit në Kosovë është bërë i njohur, pra publik, me 17 mars 1981, gjasahtë ditë pas zhvillimit të tyre. Ky ishte një njoftim i shkurtër, pa koment, buim i së cilës ishte agjensia e ljameve Tanjug dhe i përforcuar edhe nga disa agjenci të tjera informative. Nuk është bërë ndonjë kujdes i veçantë për afshimin e tyre dhe po ashtu, vemendja ndaj botimit të artikullit apo dënies së lajmit, nuk ka qenë e një rëndësie të veçantë. Në ditarin radioteleviziv të RTSH ai u dha, pa foto të veçanta, sëbashku me lajmet e tjera të dorës së dytë, ndërsa në gazetë[n "Zëri i Popullit" që ishte aso kohe gazeta kryesore e vendit, me më shumë se njëqindmije kopje në ditë, shënimi u vendos në faqen e katërt, majtas, aty ku edhe më parë vendoseshin lajmet e përgjithshme të politikës së jashtme.



Si do e përcaktojë saktësisht analisti i shquar shqiptar Shaban Sinani," kjo ishte faza e një mpirje të dukshme të opinionit në Shqipëri, që, siç duket nga shënimet e vëzhguesve politikë, në Kosovë u shoqërua me ankth e padurim".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
voglushja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
voglushja

Female
Numri i postimeve : 906
Age : 37
Vendi : ngat njanit
Profesioni/Hobi : psikologe
Registration date : 04/07/2008

marsi 1981.... Empty
MesazhTitulli: Re: marsi 1981....   marsi 1981.... EmptyFri Apr 24, 2009 4:38 pm

Ishin disa ditë, në të cilat, njerëzit e thjeshtë dhe intelektualët, ishin në pritje të një zhvillimi të ri apo edhe të ndonjë ljami më të gjërë se kaq. Kishte një vajtje ardhje më të dendur tek njeri tjetri dhe sidomos tek të afërmit, antenat satelitore të të cilëve mund të shfaqnin pamjet e Radiotelevionit të Prishtinës. Mirëpo edhe aty, pas 11 marsit dhe deri me 26 mars, nuk mund të mësoje më shumë se sa një informacion të zakonshëm, shenja të dënimit të udhëheqjeve të larta politike republikane e krahinore, por të gjitha këto nuk të jepnin përmasat e asaj që kishte ndodhur. Për fat të keq, një mik i imi, shqiptar i Kosovës, Idriz Zeqiraj, me të cilin, në vitin e parë të studimeve universitare, kishm jetuar , për shumë kohë, në një dhomë konvikti, ishte i dënuar dhe , si do e lexoja më pas, në njerën pikë të aktakuzës, kishte, si një lloj marrëzie të kohës, edhe miqësinë me mua. Idrizi ishte dënuar përmes tre dëshmitarëve të rremë, njëri nga të cilët ishte tepelenas, ndërsa dy të tjerët, shqiptarë të Kosovës.Pra nuk kisha burim të brendshëm, mirëpo, ashtu si rreshjqitnin ujrat, rreshqitnin edhe fjalët. Kishte filluar të flitej se kishte ndodhur një demonstratë studentore, mirëpo, gjithshka mbështillej rreth togfjalëshit" kushte më të mira jetese".



Edhe pas shumë vitesh, secili që, në një mënyrë ose në një tjetër, ka kaluar nëpër ngjarjet e asaj kohe, qoftë edhe si i jashtëm, si ishim ne në Shqipëri, nuk mund ta ketë ndjerë veten jashtë tyre. Disa gjëra mbeten në kujtesë, si ishte dita e 8 prillit 1981, kur për herë të parë, ne gazetën kryesore të kohës dhe më pas, disa herë rradhazi në emisione të veçantë radiotelevizive, u dha qëndrimi i shtetit shqiptar. Ishte e diel dhe kisha shkuar në shtëpinë time në Shkodër. Ishte ditë plot diell, krejtësisht pranverë. Nga të gjitha radiot e komshive dëgjoja spikerin e radios tek lexonte , për të disatën herë, tekstin e plotë të Artikullit të parë në "Zërin e Popullit". gazeta kishte dalur asaj dite me deyfishin e tirazhit të saj, pra në dyqindmijë kopje, dhe që në mengjezine herëshëm, nuk e gjeje dot askund. Ishte shitur brenda pak çasteve dhe nëpër të gjitha qoeshet e rrugëve kishin ndaluar njerëzit që kishin filluar ta lexonin , pa pritur për të shkuar në shtëpi.



Jam krejt i bindur se qëndrimin e shtetit sqiptar e përkrahën të gjithë shqiptarët, edhe ata që ishin proregjimit , edhe ata që nuk e donin atë. Unë jam rritur në një familje e cila, në dy degët e mëdha të saj, kishte dy qëndrime të ndryshme. Shtëpia në të cilën jetoja unë,e njohur si "Shtëpia e madhe" e Gjylbegajve kishte qenë që në fillim në rradhët e lëvizjes nacionalçlirimtare dhe kishte dhënë tre dëshmorë, njëri prej të cilëve, vllai i nënës, Naim Gjylbegu, ishte vrarë në Vig të Mirditës, jo nga gjermanët, por nga ballistët e Markagjonit. Shtëpia tjetër, afër nesh, dhe që njihej si "Gjylbegët tek Çinarii Hoxhë Dheut" kishin qenë në anën e kundërt dhe njëri prej tyre, u bë edhe ministër.Sidoqoftë ata kishin qenë gjithnjë të afërta për njera tjetrën. E solla shembullin , ndoshta gjatë, për të thënë se dy shtëpitë, e mbështetën njëlloj qëndrimin e shtetit shqiptar dhe unë këtë, duke qenë " i brendshëm" e di fare mirë. Mund të shkoj edhe më tej : djemtë e dy shtëpive ishin të gatshëm, në se organizohej diçka, edhe të luftonin për Kosovën, pavarësisht se nën urdhërat e kujt do të ishin.



Nuk do të flas për reagimet në shtypin apo median e kohës. Për shumë prej tyre mund të besohej se ishte e përllogaritur gjithshka. Për një shtet të centralizuar si Shqipëria, kjo ishte e besueshme. Asnjë lloj fushate propogandisitike, edhe ajo më e zakonshmja, mbjelljet e vjeshtës, nuk i lihej rastësisë, e jo ti lihej rastësisë, një ngjarje e tilla madhore. Mirepo sado të ishte e përllogaritur, ndjehej në deklarimin e të gjithëve se tashmë ishte gjtihshka ndryshe, se gjithshka po kishte një fillesë krejt tjetër dhe një qëndrim , po ashtu, krejt më të natyrshëm. Njerëzit ishin në pritje se çfarë do të ndodhte në të nesermen, cili lajm i ri do të vinte, dhe kjo nuk ishte shenjë e kuriozitetit,apo e mbushjes së hapësirës informative, por shumë më tepër.



Mbaj mend një rast, i cili, megjithëse është krejt i thjeshtë, përsëri dëshmon për shumëçka. Ishim në shtëpinë e mikut të tim eti, Qamil Çelës, një figurë e njohur politike e viteve 30 dhe më pas, mik iafërt i Fan Nolit, Sejfulla Malishovës,Gjergj Fishtës dhe Ali Këlmendit.Nuk ishte përkrahës i Enverit, megjithëse e kishte njohur atë që në rininë e hereshme.Ish drejtori i Bibliotekës Kombëtare, kishte shumë vite që ishte terhequr në shtëpizën e tij të vogël, diku në qendër të qytetit të Elbasanit të vjetër.Po jepeshin lajmt e orës 20 dhe tashmë nuk e di, rastësisht apo qëllimisht ishte vendosur ashtu, por spikeri tha befas "Vazhdojmë me lajmet e brendshme. Sot ne Prishtinë..." dhe vazhdoi lajmin.

Njeriu i moshuar lëvizi befasisht nga vendi dhe tha me një zë të gjallëruar "Oh sa mirë, sa mirë!. Lajmi nga Prishtina është në; lajm i brendshëm".

Njerëzit ishin aq të përqëndruar sa shihnin edhe detaje të tilla dhe gëzoheshin njëkohsisht nga detaje të tilla. Qamil Çela ishte mik i dikurshëm i afërt i Bedri Pejës. Ai ndiqte , në një hartë të madhe të Kosovës, gjithshka që shkruhej në shtypin e kohës dhe shënonte mbi të, me shkrimin e tij të vogël e të rrumbullaktë, lëvizjet më të rëndësishme.



Ishte një periudhë, kur, pa lënë mënjanë edhe ndikimin e shtetit, tek njerëzit e të gjitha shtresave, mori një hop zhvillimor ndjenja kombëtare shqiptare, ndjenjë e cila do të ripërsëritej edhe një herë në vitet e luftës çlirimtare në Kosovë. Nuk mund të mohoj se në fillimin e viteve 8o, më shumë se gjithshka, ishte vënë në lëvizje e gjithë makineria e shtetit, të gjitha strukturat e tij, dhe pavarësisht nga fakti , në se kjo bëhej për " patriotizëm demagogjik" apo ishte e komceptuar kështu ( çka do e trajtojmë më tej), e gjithë kjo luajti një rol jashtëzakonisht të ndjeshëm në mentalitetin e kombit.



Ndodhi edhe një fenomen tjetër, i cili, krahas doktrinës zyrtare apo qëndrimit zyrtar, kishte pjesën e tij të ndikimit, në jo pak raste, edhe më të fuqishëm se vetë shteti.



Në pranverë- vjeshtën e vitit 1981 në dy anët e pjesëve shqiptare, në Kosovë dhe në Shqipëri, regjimet e kohës, jo pa paramendim dhe jo duke ia lënë në dorë kaotizmit dhe spontanitetit, gjithshka që ata menduan se ishte më e vlefshme dhe më e pranueshme. Megjithatë, në dy anët, por në lkahe të kunëdrta, kishte edhe reagime spontane, të cilat, ose nuk ishin menduar, ose ishin përllogaritur si diçka tjetër.



Regjimi i Beogradit he i Prishtinës solli në skenën e re të thyerjes përgjithsisht figura të vjetra politike, të cilat, dashje ose pa dashje, kishin ende ndikim dhe mendohej se, fjala e tyre do të ishte përfundimtare.



njëri pas tjetrit,në mbledhjet e mëdha të diferencimit, filluan të dalin figurat e njohura të Fadil Hoxhës, Veli Devës, Xhavit Nimanit, Sinan Hasanit, një grup gazetarësh tek " Rilindja", pë[r të shkuar deri tek figura groteske dhe njëkohsisht e përçudutshme e Kolë Shirokës.Ky ishte skalioni i parë, ose "arsenali i rëndë" i betejës së Beogradit përmes Prishtinës. ndërsa tek skalioni i dytë filloi të dukej nëpër mbledhjet e gjata,gjithëfarë sekretarësh,gjurmuesish, hetuesish, gjyqtarësh, për të shkuar deri tek thirrja patetike e një farë Dushan Ristiqi se " kurrëfarë librash nuk na duhen nga Shqipëria". Thirja e tij, në të vertetë, nuk ishte asgjë tjetër, veçse pranim i disfatës dhe ankthi i së nesermes.



Këto figura politike, që u bënë zëdhënës të pushtetit të Beogradit, nuk kishin emër të mirë në Shqipëri.Me të drejtë ata pranoheshin , ashtu si ishin, zëdhënës të regjimit titist dhe shtypës të popullit të tyre. Duke parë se cilët po dënonin një kërkesë të drejtë, ishte e natyrshme të pasurohej mendimi se , të rinjtë e Kosovës, duheshin mbështetur.



Në Tiranë ndodhi diçka tjetër. Figurat politike të kohës qëndruan në heshtje. Në fund të fundit , qoftë edhe pa nënshkrim, kishte folur i pari i tyre , dhe njerëzit e kishin ditur se kush qëndronte pas shkrimeve të gjata në "Zerin e Popullit".Zakonisht, kur fliste i pari i tyre, të tjerët heshtnin.Hysni Kapo kishte dy vite që kishte vdekur. Disa muaj më pas Mehmet Shehut do i nxirrte koka tym dhe do të përfundonte në një (vet)vrasje, ende e pambyllur. Sidoqoftë, si ka pohuar shumë vite më pas Ramiz Alia, në Byronë Politike, njeriu më i ashpër kundër serbëve, ishte vetë Enver Hoxha. Jo rradhë, shfyerja ose dyshimi i tij, me gjithshka që lidhej me Beogradin, ishte deri në patalogjike. Pas besimit të madh që ai kishte pasur ndaj tyre, sidomos deri në tetorin e vitit 1946, kur ata kishin dashur zevendesimin e tij me vllaho-maqedonasin Xoxe, gjithshka që do të vinte më pas do të lidhej me dyshimin e tij.



Shteti shqiptar, duke i bërë të heshtë drejtuesit e vet, të cilët për hir të së vertetës nuk kishin as aftësitë e duhura për të folur , me përjashtimin e dy ose tre vetëve, hodhi në veprim, në se mund të thuhet kështu, ata që kishin një reputacion të gjrë në Kosovë, si mjeshtër të mendimit shkencor, si njerëz të shquar të pendës, figura mitike si Çabej apo Buda,Dhimitër Shuteriqi, Androkli Kostollari, Arben Puto, Çesk Zadeja, Dalan Shapllo, Luan Omari, Kadare, Agolli, Arapi, Pollo, Jorgaqi, Jakov Xoxe. Ndërsa nuk heshti polemika zyrtare nga ana e shtetit shqiptar, njëkohsisht angazhohet tërë fuqia intelektuale e vendit, në formë institucionale dhe individuale, që nga zyrat më të larta të shtetit dhe deri tek gazetat më periferike. Radiotelevizioni i Shqipërisë dhe gazeta "Zëri i Popullit" mbajtën barrën më të madhe. Përballë kryqëzatës serbe, e cila përgjithsisht dhe kryesisht ishte përqëndruar tek figurat politike në të gjashtë republikat dhe në dy krahinat e atëhershme, dolën autoritetet më të larta të mendimit dhe këto ishin shumë më të besueshëm

se sa të gjithë politikanët në Prishtinë apo në Beograd. Ata ishin mël të besuar jo vetëm në Shqipërinë londineze, por edhe në Kosovë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
voglushja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
voglushja

Female
Numri i postimeve : 906
Age : 37
Vendi : ngat njanit
Profesioni/Hobi : psikologe
Registration date : 04/07/2008

marsi 1981.... Empty
MesazhTitulli: Re: marsi 1981....   marsi 1981.... EmptyFri Apr 24, 2009 4:40 pm

Është interesant parathënia e shkurtër e një liobri për Kosovën, i cili doli më pas dhe që u nënshkrua, si rradhe herë ose më sakti, si asnjë herë nga Aleks Buda, Alfred Uçi, Arben Puto, Çesk Zadeja, Dalan Shapllo, Dritero Agolli, Dhimitër Shueteriqi, Ismail Kadare, Luan Omari, Sofokli Lazri, Stefanaq Pollo, Zija Xholi, të gjithë autoritetet më të rëndësishme shkencore të kohës, parathënie në të cilën, mes të tjerave do të lexosh :



"Shkrimet që përmban kjo përmbledhje "Ç’thonë dhe çkërkojnë kosovarët"e pasqyrojnë drejtë dramën kosovare.

ne nuk duam të flasim në emër të intelektualëve kosovarë.Ata dinë ta mbrojnë vetë kuazën e popullit të tyre, dinjitetin e përsonalitetin e tyre si njerëz dhe si intelektualë. Ata i përkasin një populli, që nuk kërkon mëshirë e lëmoshë. I përkasin një formimi kulturor historik, që i bën të jenë të papërkulur përpara dhunës, shtypjes e arbitraritetit. U përkasin atyre njerëzve, që në kohët e sotme luftojnë për aspiratat më të larta e më të ndritura të popujve, siç janë liria, barazia, demokracia e të drejtat e verteta njerëzore..."



Nuk kishte ndodhur asnjëherë kjo, por nuk kishte ndodhur , po ashtu, asnjëherë, që njerëzit të mos i besonin korifejve të mendimit të tyre.Prandaj edhe gjithshka ishte shumë më e besuar, shumë më e prekshme dhe njerëzore. Kjo depërtoi tek njerëzit dhe nuk ka lidhje me qëllimet që mund të ketë pasur shteti shqiptar i asaj kohe.



Janë pikërisht ngjarjet e vitit 1981 dhe ndjenjat që u ngjallën atëherë tek njerëzit e zakonshëm, të cilët sollën faktin e madh, që në demonstratat e para madhore të studentëve të dhjetorit 1990, të cilat ishin kundër regjimit dhe kundër sistemit, do të lartësoheshin portretet e Kadaresë dhe të Rexhep Qosjes, si bashkëudhëtarë të mendimit , e njëkohsisht edhe të qendresës.



Nga ana tjetër, do të ishte pikërisht qëndrimi i theksuar atdhetar i intelektualëve shqiptarë të Shqipërisë londineze, në mbrojtje të çështjes kombëtare shqiptare në Kosovë, që do u jepte zemër njerëzve, që kishin filluar një betejë për të fituar një luftë. Kjo do e bënte më pas, njërin ndër korifejtë e lëvizjes vazhduese ilegale, Afrim Zhitinë, që jo rastësisht të kishte si emër të luftës , pseudonimin "Ismaili" dhe nipit të tij ti vinte emërin Dritëro.



Ky ishte reagimi i njerëzve të zakonshëm. Sot , duke paragjykuar gjithshka, mund të thuhen shumë gjëra të ndryshme. Unë e kam përjetuar intesivisht atë kohë, si qytetar dhe si gazetar, jam , si të thuash pjesë e dëshmisë që vjen nga poshtë. Në se dikush, veç fjalëve, do të mund të paraqiste fakte të verteta historike, që hedhin poshtë mendimin tim, atëherë , unë do e rishikoja atë, por kam qenë pjesë e demonstrimeve spontane atdhetare të njerëzve të zakonshëm dhe të intelektualëve shqiptarë, për të cilët Kosova ishte një gjë e shenjtë.Jo rastësisht, në janarin e vitit 1991, e para organizatë atdhetare që krijohet në qytetin e Shkodrës dhe në të gjithë Shqipërinë , ishte organizata "Kosova" dhe jo rastësisht unë u gjenda si njëri ndër themeluesit e saj.





Megjithatë, e gjithë ajo që ka ndodhur në Shqipëri, për vetë kushtet e sistemit dhe centzralizimit , kishte lidhje me shtetin shqiptar. Nuk mund të përceptosh sot se mund të bëhej diçka, qoftë edhe e zakonshme dhe të dilte jashtë strukturave të ngritura, që shtriheshin nga selia e Komitetit Qendror dhe deri tek njësitë më të parëndësishme.



Shteti shqiptar nuk mund të heshtëte para ngjarjeve të vitit 1981. " Përkrahja e shtetit shqiptar për protestat e popullit në Kosovë ishte pjesë e detyrës së tij. Nga kjo detyrë ai nuk mund të shmangej, përveçse duke vënë në dyshim zotimin e vet kombëtar. Ose duke deklaruar dobsinë e pafuqinë e tij"- do të nënvizojë studjuesi i njohur Shaban Sinani. Kjo është edhe e verteta. Në se shteti shqiptar do të kishte heshtur , ai do të kishte humbur njëkohsisht edhe çfarëdo lloj vlere në vetë popullin e tij, kur për më shumë, nuk kishte qenë hera e parë, që shteti shqiptar, kishte hyrë në polemike të tilla me shtetin jugosllav. Megjithëse që nga viti 1974 vazhdonte një farë heshtje polemike, kishte pasur vite të tjera, të mëhershme, në të cilat shteti shqiptar ishte angazhuar me të gjithë potencialet e tij.

Pra kjo nuk do të ndodhte për herë të parë.



Si është vënë në duke nga disa studjues, në vitet e fundit, jo pa qëllim, nganjëherë edhe nga vetë shkalla e njohjes apo e përjetimit, në letërsinë politike , është pë[rhapur mendimi se shteti shqiptar i periudhës komuniste dhe vetë Enver Hoxha i shfrytëzuan ngjarjet tronditëse dhe të përgjakura të Kosovës " për të krijuar vlerat e një patriotizmi demagogjik ose të një patriotizmi të rremë".

Ka të paktën dy arsye të rëndësishme për të besuar se e gjithë ajo që u ngrit dhe u bë gjatë vitit 1981 dhe më pas, nuk kishte qenë një patriotizëm i rremë.Së pari, është rasti të krahasohet përmbajtja e debateve publike të shtetit shqiptar, me pjesën e pashfaqur të kësaj polemike, e cila gjendet kryesisht në ditaret e Enver Hoxhës dhe në protokollet e mbledhjeve të byrosë politike. Nga ky krahasim del se udheheqja e lartë e shtetit komunist, edhe në biseda të brendshme, si në mbledhjet e byrosë apo të sekretariatit të komitetit qendror, ka diskutuar me të njëjtat teza. Mund të besohet se kjo udhëheqja nuk ka dashur ti bëjë vetvetes edukatë patriotike apo të krijojë për veten patriotizëm demagogjik.



Së dyti, pikërisht në këtë periudhë shteti shqiptar e merr shumë seriozisht konfliktin për Kosovën dhe ndermerr veprime në fushën diplomatike. Kësaj periudhe i përket nisma e E.Hoxhës për të krijuar zbutjen e tensioneve me fqinjët jugorë, por edhe viziton Shqipërinë , njëra nga figurat më të njohura të politikës gjermane, Shtraus. Gjermania kishte të njëjtin problem si Shqipëria, ndarjen e saj, gjë e cila, megjithëse kishte ndodhur më vonë, shihej si një mundësi më e largët. Sidoqoftë politikanët gjermanë e kishin të domosdoshëm një precedent të tillë në Europë, pra një ndryshim të kufijve të pasluftës së dytë botërore, kjo do të ishte një lehtësi e rëndësishme për to, dhe askund tjetër nuk mund të krijohej një precent i tillë, më lehtë se në rastin shqiptar.



Unë nuk e di se si kanë rrjedhur punët në takimet e veçanta, qoftë edhe në dyshe apo treshe , në njësitë e larta të shtetit shqiptar. Nuk e di në se janë marrë vendime të fshehta dhe fakt është se , megjithë ndërrimet e pushtetit dhe të sistemit, çka ishin jetikë të ndërroheshin, ende nuk kanë dalur dokumente të tjerë, veç atyre që njiheshin që asaj kohe ose pak më vonë. Nuk e di në se atë që shfaqte në publik Enver Hoxha, dashurinë e tij për Kosovën, e kishte të sajisur apo të vertetë. Kam qenë rastësisht në një takim të tij me motrën e Xhafer Spahiut, antar i udhehëqjes së lartë të shtetit shqiptar, i cili, në mos gaboj, kishte prejardhjen e tij nga Gjakova. Edhe e motra e tij sapo kishte ardhur për vizitë tek ai. Me sa duket ata po shkonin ti uronin ditëlindjen Enver Hoxhës dhe u takuan në një mjedis ku ishin edhe disa gazetarë. Enverit i tha dikush se Xhafer Spahiu po vinte me motrën e tij, nga Kosova, të ciln kishte disa vite që nuk e kishte parë. Enveri i u afrua asaj, hapi krahët e mori mes tyre dhe i tha "Motra ime, po vdes pa e parë Kosovën". Gjithshka mund të kishte qenë shfaqje, por në fakt, kur deshëm ta botonim këtë fakt, nuk e lejuan, duke arsyetuar se kjo ishte diçka vetjake e jetës së udhëheqësit. Pra, unë i takoj atij grupi njerëzish që nuk mund të marr askënd në mbrojtje dhe as nuk mund të fajsoj dikë. Unë përpiqem ti sjell faktet ashtu si i kam përjetuar, pa bërë komentin e tyre, sepse, në raste të tilla, si janë ngjarjet e vitit 1981 në Kosovë, gjithshka do të ishte e tepërt.



Megjithatë nuk është e tepërt të analizohet qëndrimi i shtetit shqiptar në këtë periudhë.



Qëndrimi i Shqipërisë ka patur një rëndësi të jashtëzakonshme, sidomos për vetë pjesëmarrësit në kryengritje. Mbështetja publike, e hapur e drejtëpërdrejtë dhe e vendosur e Shqipërisë kishte për to edhe kuptimin e gatishmërisë për të rrezikuar e për të shkuar edhe më tej. Në se Shqipëria do të heshtëte, thyerja e tyre do të ishte jashtëzakonisht e madhe.Në se Shqipëria do të kishte dalur kundër kërkesave të tyre atëherë do të kishim pasur një thyerje historike që vështirë se mund të ndreqej ndonjëherë. Për fat ndodhi e kunderta e asaj që ndoshta kishin menduar në Beograd. Ndodhi ajo që kishin pritur demonstruesit : përkrahja pa ekuivok nga ana e shtetit shqiptar dhe kjo, edhe në kushtet e rënda të gjendjes së jashtëzakonshme, do të ishte një mundësi shumë më e madhe për të vazhduar më tej.



Sidoqoftë shumë pyetja janë shtruar që atëherë, shumicën e të cilave e shtrova edhe unë në fillimin e këtyre shenimeve të cilat, e theksoj, kanë më shumë karakterin e njohjes sime vetjake, e sa synimin e një analize shkencore.



Le ti marim disa prej tyre, qetësisht, pa dashur të përbaltim ose të heqim baltën që është hedhur.Le të kthehemi edhe një herë me mendje në vitin 1981 dhe duke e pasur të qartë se çfarë ndodhtenë Kosovë , të nalizojmë atë që ndodhte në shtetin shqiptar. Sepse, duke qenë si dy enë kumunikative, duam apo nuk duam , deri në një ditë të pritshme, jemi ngerthyer nga fati i këtyre enëve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
voglushja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
voglushja

Female
Numri i postimeve : 906
Age : 37
Vendi : ngat njanit
Profesioni/Hobi : psikologe
Registration date : 04/07/2008

marsi 1981.... Empty
MesazhTitulli: Re: marsi 1981....   marsi 1981.... EmptyFri Apr 24, 2009 4:41 pm

Që në ditët e para të pasngjarjeve të marsit të vitit 1981 është ngritur pyetja e cila bëhet edhe tash : Cili ka qenë roli i Shqipërisë ne demonstratat : a ishin ato të përgatitura dhe të drejtuara nga shteti shqiptar dhe strukturat e tij të fshehta apo gjithshka kishte ngjarë pa dijeninë e tij dhe shteti shqiptar ishte zënë në befasi? A ishin ato të mirëorganizuara nga shteti shqiptar, qoftë edhe për të spostuar vemendjen nga problemet që po i rriteshin apo shteti shqiptar kërkonte të shpejtonte ritmet e ngjarjeve që mund të vinin? A kishte dijeni drejtuesi i atëhershëm i shtetit shqiptar, Enver Hoxha, apo gjithshka e kishin bërë ndihmësit e tij , pa e vënë atë në dijeni?



Strukturat drejtuese, shtetërore dhe partiake të kohës, në Kosovë dhe në Jugosllavi, pa përjashtim në të gjitha republikat dhe në krahinën e ahershme të Vojvodinës, pas vetëm pak ditë heshtje, u sulën kundër Shqipërisë, duke e akuzuar atë, se, pas gjithshkaje që kishte ndodhur, ishte dora e saj dhe e sigurimit të shtetit shqiptar. Akuzat ishin në kor të përbashkët, pa u dalluar nga shqiptimi, në se ishin sllovenë, kroatë,boshnjakë, malazezë, por duke e ditur mirë se kur ishin serbë apo maqedonas. Çuditërisht, nga të njëjtat grupacione në Kosovë, pa thellësisht titistë dhe udbashë, ngrihet edhe në ditët e sotme, megjithëse më sofistikuar e jo si njëzetepesë vite më parë, në mbledhjet e turpshme, famëzeza të diferencimit. Nuk është për tu çuditur se ndodh një gjë e tillë : akuzuesi kryesor i ngjarjeve të marsit 1981 dhe përfituesi më i madh i tyre, Azem Vllasi, është rikthyer sërish në zyrat e vjetra, tashmë si këshilltar i kryeministrit, krejtësisht ndryshe nga sa mund të ishte menduar, zotit Kosumi.



Duhet besuar dhe është për tu besuar, se, shteti shqiptar, i cili i kushtonte një vemendje të veçantë vëzhgimit dhe ngritjes së strukturave të kundërzbulimit, kudo që e shihte të nevojshme dhe, duhet pranuar se këtë e bënte mjeshtërisht, nuk do të rrinte dorëjashtë nga shtrirja e tij në Jugosllavi e sidomos në Kosovë. Mund të mendohet se këtu e kishte edhe më të lehtë, pasi njerëzit ishin shqiptarë, që e donin deri në dhimbje Shqipërinë dhe shtetin shqiptar, që e kishin pasur ëndërrën e bashkimit dhe jetës së përbashkët e që do të kishin vepruar njëlloj edhe sikur në Shqipëri të vazhdonte të qeveriste monarkia e Zogut.



Është e besueshme se në Kosovë ka pasur njerëz që kanë punuar për shtetin shqiptar, ashtu si në Shqipëri nuk kanë qenë të paktë ata që kanë punuar për shërbimet sekrete jugosllave. Por është një dallim rrënjësor mes tyre dhe bashkëpunëtorëve të UDB-së,qofshin këto të fundit në Kosovë apo në Shqipëri, bile, mund të them se nuk kishte asnjë lloj krahasimi mes tyre. Ata, që kishin pranuar të punonin për shtetin shqiptar, nuk e bënin këtë sepse donin grada apo tituj, se ishin nevojtarë dhe kishin hallin e bukës së gojës apo të një jete në luks. Ata kishin ëndërrime e synime të tjera, lidhja e tyre , qoftë organizative apo strukturore me shtetin shqiptar, ishte preludi i asaj që mendohej se do të vinte, bashkimi i trojeve dhe për këtë ata kishin sakrifikuar e do të sakrifikonin gjithshka..



Në të kundërtën e tyre, udbashët, dyfish të shitur, si bashkëpunëtorë të sigurimit që kishte robëruar vendin e tyre dhe në dëm të interesave jetike të Kosovës, janë faqja më e errët dhe më makabre e historisë së Kosovës në 50 vitet e fundit.Asnjëherë, në asnjë kohë, Kosova nuk ka pasur kësoj lloj mostrash të përbindshme, të cilët, dy herë të kuq dhe dy herë të zinj, titistë si ideologji dhe udbashe si profesion, janë turpi i çdo vendi. Çuditërisht e jo çuditërisht, këto njerëz, edhe atëherë, edhe sot, kanë të njëjtin qëndrim ndaj ngjarjeve të vitit 1981.



Tani që kanë kaluar më shumë se 25 vite mund të them me bindje se shteti shqiptar është zënë në befasi nga ngjarjet e vitit 1981. Ai nuk e ka pritur këtë, qoftë edhe për shkak të rrethanave , disi të veçanta që ishin krijuar në parangjarjet e demonstratave të marsit.



Ishte një periudhë disi zbutjeje në maredhëniet mes dy shteteve. Drejtuesit e larë të shtetit shqiptar sikur e kishin pranuar luftën e heshtur me regjimin titist se, kush do të influenconte më shumë tek njëri tjetri, përmes shkëmbimesh kulturore e njerëzore, kontakteve, vëzhgimit të drejtëpërdrejtë etj. Që nga ndërprerja e marëdhenieve mes dy shteteve, nuk kishte ndodhur asnjëherë një gjë e tillë, dhe nga shndërrimet që po ndodhnin, marramendshëm shpejt, të dy regjimet, sikur kishin vënë në lojë atë që do të ndodhte në të ardhmen. Afërsia po bëhej gjithnjë e më e ndjeshme, kontaktet po bëheshin të zakonshme, njësimi i gjuhës shqipe dhe pranimi i teksteve të shtetit shqiptar në programet mësimore të Kosovës ( duke hequr vetëm citimet politike), po bëheshin dukuri e natyrshme. Në këto kushte , si duket, shteti shqiptar nuk e kishte të menduar se mund të ndodhte dicka e tillë në Kosovë, si do të ishin demonstratat e vitit 1981.



Regjimi titist kishte qenë i bindur se nga kontaktet do të rritej ndikimi i tyre, qoftë edhe për shkak se në Shqipëri, krahas të merituarve, u dërguan, nën gjithëfarë petku, edhe bashkëpunëtorët e fshehtë të sigurimit serb. Shkrimtari Mehmet Kraja, në librin e tij " Vite të humbura", duke treguar për pasudhëtimin e tij të parë në Shqipëri, sëbashku edhe me dy kolegë të "Rilindjes", dëshmon edhe për faktin se bashkëudhtarët e tij gazetarë, në zyrat e Prishtinës, po grindeshin me njëri tjetrin se, kujt i takonte " nderi" të bënte informacionin për UDB-në.



Ndryshe nga sa ishte pritur në Beograd apo në Prishtinë, mes dy përpjekjeve , ishte e natyrshme që influenca e shtetit shqiptar, të ishte më e madhe. Duhet pranuar se në këtë kohë, në Shqipëri, niveli arsimor, kulturor, i botimeve, i rrjeteve të informimit, universiteti dhe institutet, njerëzit përgjithsisht, ishin më të ngritur. Ndsjenja për Kosovën ishin në zenithin e saj. Nga ana tjetër, ata që vinin nga Kosova në Shqipëri, kishin marrë me vete, në rradhë të parë, mallin dhe nuk mund të pranonin aq lehtë, kundërshtitë që dukeshin. Ishte një kohë, kur po bëhej e zakonshme të udhëtoje për në Prishtinë dhe të takoheshe me shokët e të njohurit, ishte e zakonshme që libri shqip të ishte i njëjtë si në Tiranë, ashtu edhe në Prishtinë. Shteti shqiptar, në këtë kohë, mendonte se duhej pritur, se nuk duhej ngutur dhe se, ngutja pikërisht në këtë kohë, mund të sillte djegjen e etapave. Mirëpo ndodhi e kundërta,ajo solli shpejtimin e proçeseve.



Udhëheqja e shtetit shqiptar ishte e bindur se krijesa jugosllave nuk do të ishte jetëgjatë, sidomos pas vdekjes së Titos. Dhjketë vite më parë se të ndodhte shpartallimi i përgjakshëm i saj, një gjë e tillë ishte parashikuar në librin e Enver Hoxhës pëpr vetadministrimin. Dhe kjo jo vetëm që ishte shkruar, por edhe ishte besuar. Jo vetëm për drejtuesit e lartë, por edhe për njerëzit e zakonshëm.Ndaj, duke pritur këtë rënie, shteti shqiptar,mendonte se duhej pritur një kohë tjetër.Në atë kohë, në aparatin drejtues të komitetit qendror, sidomos në drejtorinë për Kosovën - sepse la ekzistuar një drejtori e tillë e veçantë, e cila kishte zakonisht si drejtues të saj një antar të Komitetit Qendror, si psh Mehmet Karakushi, nga familja e njohur e Karakushëve të Kukësit - ka qenë mendimi se përshpejtimi i proçeseve, ndërsa ende nuk ka filluar shprishja jugosllave, do të kishte edhe reprezalje masive.



Në shtatorin e vitit 1982, në takimin me Ramiz Alinë, në shtëpinë e tij të detyruar, unë e kam pyetur edhe për ngjarjet e marsit të vitit 1981. Megjithëse natyra e tij, jo rradhë, është sfinksore, përgjigjja ishte e besueshme. Zoti Alia , i cili, në vitin 1981 ishte sekretar i KQ për propogandën dhe njëri ndër autoritetet më të besueshme të Enver Hoxhës, sigurisht që do të ishte fare mirë në rrjedhën e ngjarjeve.Asaj kohe ai ishte njeriu nr.3 i shtetit, pas vdekjes dy vite më parë të Hysni Kapos. Alia më tha se shteti shqiptar nuk i kishte pritur këto ngjarje, sepse në planet afatgjata të shtetit dhe të partisë kishte prognoza të tjera, ishte menduar për një ecje ndryshe, duke mbështetur njëkohsisht lëvizjet që mund të ndodhnin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
voglushja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
voglushja

Female
Numri i postimeve : 906
Age : 37
Vendi : ngat njanit
Profesioni/Hobi : psikologe
Registration date : 04/07/2008

marsi 1981.... Empty
MesazhTitulli: Re: marsi 1981....   marsi 1981.... EmptyFri Apr 24, 2009 4:42 pm

- Së pari, kjo vonesë nuk është aq sa bëhet dhe, së dyti, udhëheqja shqiptare u ndodh e befasuar.



Por, kjo nuk ka lidhje me atë që më pas, gamibisht është quajtur si vonesë e qëndrimit të hapur të shtetit shqiptar.



Që shteti shqiptar dhe strukturat e tij u zunë krejt papritur, dëshmon edhe mungesa e plotë e informacionit që kishte në ditët e para. Nuk dihej se kush ishte organizatori dhe cilat ishin qëllimet themelore, nuk dihej në se ishte një lëvizje spontane, sporadike apo gjithshka ishte e organizuar, në se kishte në thelbin e saj kërkesa të zakonshme jetësore apo ishte një lëvizje politike, e fshehur përkohsisht pas anëve sociale.



Për reagimin e vonuar të shtetit shqiptar është polemizuar shpesh, sidomos pas vitit 1990. Ka qenë reagim i vonuar apo në kohën e duhur, pra kur është dashur të bëhet një reagim i tillë? Ka qenë një reagim i cili kishte në thelbin e vet qëndrimin kombëtar të shtetit shqiptar , apo gjithshka ishte fasadë patriotike? Është një moment kur qëndrimi kombëtar ndahet përfundimisht nga qëndrimi ideologjik, apo kishte një përputhje mes tyre dhe vazhdim të njëri tjetrit?

Demonstratat e vitit 1981, sido që të arsyetohet sot, e gjetën shtetin shqiptar me një qëndrim kombëtar të përcaktuar dhe të afishuar. E verteta është se fillimi i demontsrtave ka datën e 11 marsit 1981, ndërsa qëndrimi i parë i afishuar i shtetit shqiptar është i datës 8 prill 1981. Ka një diferencë rreth një mujore mes tyre dhe gjatë kësaj kohe, tashmë, për shtetin shqiptar, ishte gjithshka e qartësuar.





Ka pasur thënie se "shteti shqiptar heshti në fillim, pasi nuk e dinte saktësisht se cilët ishin pas këtyre demonstratave, forcat ilegale të majta apo forcat e dikurshme të djathta", është thënë se " dyshimi se e gjithë kjo kishte ndodhur ishte nën organizimin e " pjesëve të ballit" apo të "Lidhjes së Dytë të Prizrenit" dhe meqënëese këto forca nuk kishin lidhje me shtetin shqiptar,fillimisht është heshtur". Dyshimi ka shkuar edhe më tej, duke hedhur mendimin se sikur e gjithë kjo të ishte bërë nga nacionalistët shqiptarë, shteti shqiptar nuk do i kishte përkrahur, pasi , për qeverinë e Tiranës, në rradhë të parë ishin parimet ose prirjet ideologjike.



Mendoj se është krejtësisht ndryshe. Së pari, shteti shqiptar kishte lidhje me forcat, e ashtuquajtura nacionaliste të shqiptarëve në Kosovë. Dem Ali Pozhari ishte njeriu që ishte ftuar përsonalisht në shtetin shqiptar dhe ishte pritur nga Enver Hoxha, me një organizim të posaçëm dhe publicitet të rrjedhshëm. Nga ana tjetër, ekzistojnë ende shënimet e Enver Hoxhës, si letër porosi, për forcat ilegale të majta të Kosovës, brenda vendit ose në diasporë, mes të cilave , jep mendimin për një bashkëpunim të ngushtë me Ballin Kombëtar të Kosovës, i cili, sipas shënimeve, ishte patriot dhe krejt ndryshe nga Balli Kombëtar në Shqipëri, i cili kishte kolaboracionist. Një dallim i tillë, i bërë haptas, sjell mendimin se parësore në afishimin e qëndrimit të shtetit shqiptar, nuk ka qenë se kush i organizoi, por çfarë ishte thelbi i tyre.



Demonstratat e 11 marsit të vitit 1981 kishin , në shumicën e tyre dërmuese, kërkesa të karakterit social. Prandaj ata edhe u injoruan nga shteti federativ, u minimizuan. Duhej të vinte dita e 26 marsit, dy javë më pas, që gjithshka të bëhej saktësisht e ditur se çfarë donin dhe çfarë kërkonin shqiptarët në Kosovë. Me 26 mars, kërkesat sociale kaluan në rradhën e tretë, u hodh haptas kërkesa për Republikën e Kosovës dhe për të drejtat politike të shqiptarëve në Kosovë. Këto kërkesa, që u afishuan edhe në ngjarjet e 1 dhe të 2 prillit, do të ishin boshti dhe themeli i vertetë i ngjarjeve të pranverës së vitit 1981. Këto kërkesa do i përkrahte fuqimisht edhe shteti shqiptar. Nga 26 marsi dhe deri me 8 prill, do të ishin në mes vetëm 12 ditë, kohë jo e madhe për të afishuar qëndrimin e hapur të një shteti, jo përmes një deklarate politike të një zëdhënësi të ministrisë së punëve të jashtme, por përmes drejtuesit të atëhershëm të shtetit shqiptar.



Themelore është se shteti shqiptar nuk kishte hezitime në qëndrimin që do të mbante. Kjo ishte parësore. Po ashtu parësore ishte se ky qëndrim i shtetit shqiptar ishte në përputhje të plotë me qëndrimin e shtetasve të tij. Momenti i afishimit, që kur kërkesat sociale në Kosovë u bënë kërkesa politike dhe deri tek publikimi me 8 prill i qëndrimit të shtetit shqiptar, nuk është një vonesë aq sa bëhet dhe aq sa dëshirohet të bëhet. Parësore , ajo që mund të shihet edhe pas 25 viteve, është në qëndrimin që u mbajt, në se ishte një qëndrim i drejtë, kombëtar, apo ishte në të kundërtën e asaj që po ndodhte në Kosovë.



Strukturat diferencuese në Kosovë, në reagimet e tyre të para, duke mbajtur vesh nga qëndrimi i Shqipërisë,nuk u ngutën të sulmojnë, pasi, për to, do të kishte qenë shumë e leverdishme, në se shteti shqiptar do të kishte heshtur. Kjo do u thonte demonstruesve dhe sidomos të burgosurve politikë se ishin të vetmuar.



Qëndrimi zyrtar i shtetit shqiptar u bë i njohur me 8 prill 1981, përmes artikullit të gjatë " Pse u përdor dhuna policore dhe tanket kundër shqiptarëve në Kosovë?"( Zëri i Popullit, 08 prill 1981).



Cilat ishin disa nga thelbet e këtij qëndrimi, kundër të cilave, me një furi të pabesueshme, u vërsulën të gjitha strukturat partiake dhe qeverisëse jugosllave, mes të cilave edhe shumë nga vasalët e tyre shqiptarë? A përbënin ata thelbin e asaj që kishte ndodhur dhe publikisht, a bënin të njohur , se e përkdhelura jugosllave kishte fshehur nën mantelin e jetës të përmirsuar, të verteta të mjerueshme që kishin pas vetes,çka u dëshmua më pas, gjakimin e të gjithë popujve që përbënin atë?



Ndoshta do të ishte e vlefshme në se do riktheheshim në disa nga qëndrimet e shfaqura në 8 prill 1981.



- "Por, pavarësisht nga ç'thuhet e ç'shkruhet në Jugosllavi, shkaqet e vërteta të demonstratave të Kosovës, përmbajtja e tyre, kërkesat që u paraqitën në to nuk mund të mbulohen me frazeologjira të rreme dhe të zhurmshme, siç veprojnë shtabet e Beogradit. Çdo njeri objektiv, çdo vëzhgues i paanshmëm e shikon dhe e kupton menjëherë se në bazë të ngjarjeve të fundit në Kosovë qëndrojnë prapambetja e madhe e kësaj krahine, varfëria e mjerimi i njerëzve të saj, mungesa e lirive demokratike dhe e të drejtave politike. Demonstratat janë shpërthimi i një gjendjeje të padurueshme që vazhdon prej dhjetëra vjetësh, është errësimi i mëtejshëm i perspektivës për të dalë nga kjo gjendje".



- "Tani, popullsia shqiptare që jeton në Kosovë dhe që përbën pjesën dërrmuese të saj, kërkon, brenda normave kushtetuese, por edhe në rrugë, që Krahina e Kosovës të çlirohet nga tutela e Serbisë, ajo kërkon t'i njihet statusi i një republike brenda Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë.

Ç'krim bëri populli i Kosovës me këtë kërkesë, që u cilësua si i tillë nga udhëheqja e Federatës së Jugosllavisë dhe nga disa udhëheqës kryesorë të Krahinës së Kosovës? Ai s'bëri asnjë krim. Përkundrazi, këto kërkesa të ligjshme janë nënvlerësuar, janë quajtur armiqësore, prandaj dhe u arrit në demonstratat që u zhvilluan.

Asnjëherë populli shqiptar i Kosovës dhe i viseve të tjera të Jugosllavisë nuk është lejuar të shprehet lirisht dhe në mënyrë demokratike mbi statusin që duhej të kishin krahinat ku ata banonin. Persona të tjerë kanë vendosur për ta".



- "Jo vetëm kaq, por studentët trima kosovarë i akuzuan se gjoja vepruan si gangsterët e Çikagos dhe vunë përpara kalamanët e vegjël. Këto zakone të ndyra mund të jenë cilësi të të tjerëve, por kurrë të shiptarëve që kanë luftuar dhe luftojnë me pallën sheshit. Pretendimi i shtypit jugosllva vërteton të kundërtën, se demonstratat ishin popullore dhe paqësore. Ky pretendim, gjithashtu, të le të kuptosh, se, po të mos ishin turma nxënësish, policia serbe do t'i kish grirë njerëzit me mitraloza. Këto gjëra nuk harrohen kollaj. Ato nuk tregojnë forcën, por dobësinë, nuk tregojnë pjekurinë, por hutimin".



Afishimi i qëndrimit të hapur të shtetit shqiptar, edhe pse më pas është quajtur i vonuar, mendoj se ka qenë në kohën e duhur dhe po ashtu, edhe në nivelin e duhur. Edhe sot, këtij qëndrimi nuk mund ti shtohet asgjë dhe ti hiqet asgjë. Edhe në se ka qenë vetëm një perde patriotike, gjë që nuk është e saktë, një qëndrim i tillë ishte i mirëpritur në tërë skenën politike ilegale të Kosovës dhe tek të gjithë njerëzit e thjeshtë.Po të kishte ndodhur e kundërta, në se shteti shqiptar do të kishte mbështetur dhunën policore, tanket dhe reprezaljet në Kosovë, ose në se do të kishte heshtur, kjo do të përbënte njërën ndër thyerjet më të mëdha të kombit. Fakti është se në vitin 1981, i gjithë arsenali i propogandës tiiste e udbashe synoi pikërisht në thyerjen e asaj që ekzistonte mes shqiptarëve, pavaresisht kufijve të vendosur, në ndërtimin e një miti të rremë për shqiptarët "ndryshe" që ishin në Kosovë, ashtu si kishin bërë deri atëherë mekanizmat serbë, në ndarjen e shqiptarëve në " të ndershëm" dhe rebelë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
voglushja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
voglushja

Female
Numri i postimeve : 906
Age : 37
Vendi : ngat njanit
Profesioni/Hobi : psikologe
Registration date : 04/07/2008

marsi 1981.... Empty
MesazhTitulli: Re: marsi 1981....   marsi 1981.... EmptyFri Apr 24, 2009 4:42 pm

Pas afishimit të qëndrimit të shtetit shqiptar, në Kosovë , pa mëdyshje, kemi dy tabllo të ndryshme. Nga njëra anë është ndjenja e madhe e lehtësimit dhe e ripërtëritjes që përshkoi demonstruesit , sidomos të burgosurit politikë, nga ana tjetër egërsinë e mekanizmave shtetërorë. I gjithë ky mekanizëm i stërmadh titist, në gjashtë republika dhe në dy krahina, u vue në lëvizje. Nuk duhet harruar se ky mekaniziëm kishte aso kohe, mbështetje jo të paktë. Jugosllavia e pastitos, ndonëse e çaluar, ende kishte një vello, që kur do i hiqej plotësisht, do të dilte gjakimi që do të ndodhte. Asnjë krijesë e sajuar shtetesh dhe e mbështetur aq verbërisht , nuk do të kishte një fund aq të përgjakshëm, si Jugosllavia e Titos. "Plaku", si i thonin asaj kohe, kishte mbajtur vendin nën vete, por, ndërkohë, nacionalizmat, kishin mprehur thikat. Shqiptarët nuk do të duhej të bëheshin kurban i këtij gjakimi, në fillimin e gjithshkaje për to ishte e rëndësishme të dihej se, edhe në një moment të vështirë të ardhshëm, do të kishin një mbështetje nga shteti shqiptar.



Është e qartë pse u sulën kundër Shqipërisë gjitëfarë robinjsh sllavë, por më e çuditshme ishte se nuk mbetën pas tyre edhe çakejtë shqipfolës. Dushan Ristiq thërriste se kurrëfarë librash nuk na duhen nga Shqipëria dhe kjo është edhe faza , kur për të disaten herë ngrijnë marëdheniet mes dy shteteve, por njerëzit, besoj se nuk i kanë harruar edhe Kolë Shirokën, Xhavit Nimanin, Fadil Hoxhën, Veli Devën, që, si përmjerrur, bridhnin nëpër sallat famëzeza të diferencimit. Pikërisht në atë kohë filloi të merrte "hov" edhe njëri nga pinjollët më të paskrupullt të titizmit dhe të diferencimit, Azem Vllasi, kariera e të cilit, si rradhë herë, u ngrit mbi gjakun që ishte derdhur në pranverën e vitit 1981, dhe, po ashtu, si rradhë herë, edhe pas 25 vitesh, mbetet në të njëjtën pozitë mjerane dhe diferencuese.



Deri në atë kohë,në shtypin e shtetit shqiptar, ishte bërë kujdes me emrat e politikanëve shqiptarë të Kosovës. Ata, ose nuk përmendeshin ose , përgjithsisht, përmendeshin pa asnjë kontekst, negativ ose pozitiv. Mendohej, në rrethe të ngushta gazetarësh , se kjo vjen nga një lloj nostalgjie e Enver Hoxhës, pasi ata ishin nisur nga vetë ai për të organizuar luftën në Kosovë dhe për të bërë Konferencën e Bujanit, nostalgji, që po ashtu nuk ishte edhe shumë e justifikueshme, në se mund të mendoje njëkohsisht edhe për ngjarje të tjera. Por, kur filloi debati i madh, kjo tabu u thye dhe, për herë të parë, u bë publike shprehja " një qen serb me emërin Sinan Hasani".



Për implikimin e drejtëpërdrejtë të shtetit shqiptar në ngjarjet e marsit, edhe pas 25 vitesh, nuk është sjellë ndonjë provë konkrete. Por kjo nuk do të thotë se nuk k pasur implikim indirekt, përmes një mijë e një gjërave të tjera, si propogandës që bëhej posaçërisht për Kosovën, nëpërmjet radistacioneve dhe TV Shqiptar, dërgimit të librave, kontakteve me njerëz të ndryshëm. Mirëpo këto nuk përbëjnë fakt dhe nuk janë forcë madhore për të organizuar ngjarjet e pranverës së vitit 1981.



Muajt që kalonin, natyrisht duke mos i lënë asgjë spontanitetit, e bënë edhe më të qartë qëndrimin e shtetit shqiptar.



Me 23 prill, përsëri në "Zërin e Popullit" dhe përmes RTSH, u bë publik artikulli "Kush e nxit armiqsinë midis popujve të Jugosllavisë". Ishte një përshkallzim i mëtejshëm i qëndrimit të shtetit shqiptar dhe përsëri, kushdo e kishte të qartë se në të ishte , në mos në të gjithin, në thelbin e artikullit, dora e Enver Hoxhës.



Çfarë kishte të re në këtë qëndrim të afishuar për herë të dytë?



Le të shkëputim dy nga pasazhet më thelbësorë:



- "Udhëheqësit jugosllavë, që nga më i madhi deri te më i vogli, pretendojnë se në vendin e tyre për të gjitha kombet dhe kombësitë ekziston "barazia në të drejta politike dhe ekonomike", eziston "bashkim-vëllazërimi". Po si mund të besohen ata, kur një republikë apo një krahinë trajtohet si "djali i nënës" dhe krahina tjetër si i njerkës, kur një "vëlla" ha me lugë të artë, kurse tjetri me lugë të vogël prej druri? Kjo nuk tregon as "bashkim", as "vëllazërim".



- "Dolanci, në intervistën që përmendëm, tha se në demonstratat në Kosovë u vranë 11 veta. Një shërbëtor i tij shqiptar nga udhëheqja e Kosovës tha nëntë. Me sa duket, s'patën kohë të merreshin vesh dhe të binin dakord. Megjithatë, të gjithë gënjyen opinionin botëror dhe atë jugosllav. Por këto më mirë i di vetë populli i Kosovës, pse gjaku i tij u derdh. Ai e di, gjithashtu, pse u derdh ky gjak dhe kush e bëri këtë gjëmë".



- "Në rast se në demonstrata ishin pak njerëz, atëherë pse Beogradi dërgoi ushtrinë, milicinë e kryeqytetit, tanket dhe avionët? Përse u vranë dhe u plagosën me armë zjarri aq njerëz dhe përse u vendos shtetrrethimi? Për një "grusht të vogël armiqsh", për 10-15 veta që u quajtën nga udhëheqja jugosllave "reaksionarë, shovinistë, e irredentistë"?

Vallë për një kokërr limoni prishet dasma, ajo "dasmë", për të cilën tani nga të katër anët e Jugosllavisë vërshojnë si ujët e Danubit, të Savës dhe të Dravës telegramet plot indinjatë e zemërim kundër "shovinistëve dhe irredentistëve shqiptarë", dhe plot himne ditirambike për "unitetin e kombeve dhe të kombësive të Jugosllavisë"?

Me të tilla truke nuk është e lehtë të gënjehet një popull trim e i pjekur, siç është populli shqiptar që jeton në pjesë të ndryshme të Jugosllavisë, të gënjehen punëtorët, fshatarët, studentët dhe intelegjencia e ndershme, të cilët janë të ndërgjegjshëm për jetën dhe fatin e kombit të tyre.

Kush e ndjell dhe e nxit pra armiqësinë në mes popujve të Jugosllavisë? Artikulli i natyrshëm, i drejtë dhe i matur i "Zërit të Popullit", apo kjo fushatë e tërbuar që ka ngritur udhëheqja e Jugosllavisë kundër popullsisë shqiptare të Kosovës?".



Artikulli i 8 prillit 1981, që ishte edhe shfaqja e parë e qëndrimit politik dhe kombëtar i shtetit shqiptar, ishte pritur pa dyshim me një ankth të madh nga demonstruesit, dhe secila ditë që kalonte, e shtonte ankthin e pritjes së tyre. Demonstruesit e kishin të qartë dhe e kishin pritur se nga shovinizmi serbomadh dhe pasuesit e tyre në Kosovë do të quheshin, ashtu si u quajtën, "shovinistë, irredentistë, reaksionarë, shqiptaromëdhenj, prishës të bashkim -vllaznimit" etj etj. Heshtja disa ditëshe e shtetit shqiptar i kishte vënë ata në një dyshimtjetër: mos vallë kishin gabuar dhe nuk do e kishin këtë mbështetje, të cilën edhe e pritnin.Thyerja e heshtjes dhe qëndrimi i shtetit amë kishte sjellë qetësinë e pritur të shpirtit të tyre, por njëkohsisht, edhe arrogancën dhe thelbin nacionalist serbomadh. Për shtetin jugosllav dhe sidomos atë serb, qëndrimi i shtetit shqiptar, ashtu si po ndodhte dhe afishimi i gjendjes së vertetë në Kosovë, ishin shkaku themelor i ngirjes së marëdhënieve dypalëshe, gjë që ishte llogaritur edhe nga Shqipëria se mund të ndodhte dhe ishin marrë parasysh të gjitha pasojat e mundshme.



Megjithate shteti shqiptar shkoi edhe më tej në afishimin e qëndrimit të tij. Ndoshta ishte pritur se, në mos një ditë, një ditë tjetër, mendjet e arsyeshme të politikës jugosllave, në se do të kishte të tilla, do të kuptonin të vertetën se përmes gjakut dhe vrasjeve nuk mund të qetësohej gjendja në Kosovë. Kishte qenë një pritje e kotë, ashtu si do të ishte edhe më vonë. Duke mos e marrë vetë rolin e primarit, strukturat e larta të shtetit, organizuan afishimin dhe mbështetjen e mendimit intelektual shqiptar, në të gjitha organet dhe ne të gjitha strukturat e mundshme. Qëlimi i kësaj fushate nuk ishte thjeshtë mbështetja e qendresës që po ndodhte në Kosovë, por edhe dëshmimi historik , moral dhe kushtetues i së drejtës së shqiptarëve në Jugosllavi për të patur Republikën e tyre, si kërkesë themelore e demonstruesve. Është mëkat i madh dhe faj i jashtëzakonshëm historik ,që klasa politike në Kosovë, me përjashtime të rradha, si Pajazit Nushi, Ymer Jaka, Ukshin Hoti, nuk u ngrit, të paktën në nivelin kombëtar të demonstruesve të thjeshtë, por u kthye në pinjollë, herë pas here të neveritshëm, të mbështetjes së masave të jashtëzakonshme dhe dhunës policore që ushtronte Beogradi mbi popullin e tyre. Ishte dhe vazhdon të mbetet njolla më e madhe politike e kësaj klase, e cila, jashtëzakonisht paarsyeshëm, vazhdoi rrugën e diferencimit masiv mes popullit, krijoi mitin e rremë të "demonstratave armiqsore", thirri në ndihmë ushtrinë dhe policinë serbe dhe lejoi, që, edhe një herë, të gjakosej populli i Kosovës. Mjerisht, në asnjë tubim publik, kjo klasë politike, nuk mbështeti haptas kërkesën për republikën e Kosovës.



Atëherë kjo detyrë, që ishte edhe imperativ i kohës, u mor përsipër nga shteti shqiptar, i cili afishoi hapur se

"Kërkesa për t'i njohur Kosovës statusin e Republikës është e drejtë ("Zëri i Popullit", 17 maj 1981)



Çfarë ishte esenciale në afishimin e 17 majit të vitit 1981 :



"Kosova do të qetësohet po të hiqet shtetrrethimi, të tërhiqet ushtria dhe policia ndëshkuese serbe, të normalizohet gjendja, të lirohen të burgosurit e pafajshëm që kanë mbushur burgjet, t'u kthehen familjeve të vrarët e tyre në demonstrata, se kjo është një çështje e shenjtë dhe humanitare. Studioni me vëmendje dhe drejtësi kërkesën e popullit të Kosovës për republikë, zgjidhni drejtë problemet ekonomike të saj. Vetëm kështu do të qetësohet Kosova..."



"Kosova kërkon statusin e Republikës brenda Federatës Jugosllave. Ky status përfaqëson aspiratën e një populli të madh që kërkon me të drejtë "statusin e sovranitetit" dhe jo atë të "pakicës kombëtare", që padrejtësisht i ka pasë qenë caktuar që në Jajcë".

"Kërkesa e Kosovës për të fituar statusin e republikës federale është e drejtë. Ajo këtë e ka marituar me luftën që ka bërë bashkë me popujt e tjerë të Jugosllavisë kundër fashizmit. Shovenizmi serbomadh e ka gjakosur rëndë Kosovën dhe ka krijuar një situatë të tillë, që me espedientë zor se shërohet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
voglushja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
voglushja

Female
Numri i postimeve : 906
Age : 37
Vendi : ngat njanit
Profesioni/Hobi : psikologe
Registration date : 04/07/2008

marsi 1981.... Empty
MesazhTitulli: Re: marsi 1981....   marsi 1981.... EmptyFri Apr 24, 2009 4:42 pm

"Për sa u përket atyre "udhëheqësve shqiptarë" që morën fjalën në këtë forum të lartë të Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë, ose jashtë këtij forumi, fjalimet e tyre u karakterizuan nga një histeri sa e madhe, aq edhe servile e shërbyese ndaj zotërinjve të tyre Vidiç, Miniç, Stamboliç etj. Kuptohet se këta "udhëheqës" fantoshë i urren populli i Kosovës".



"Shqiptarët janë një etni, një popull, quaje "Shqipëri të vogël", ose "Shqipëri të madhe". Këta shqiptarë të kësaj Shqipërie "të vogël" ose "të madhe", që përbëjnë një popull kompakt dhe që kanë të gjitha tiparet e një kombi të vërtetë, as kanë zaptuar tokat e të tjerëve, as kanë shkelur të drejtat e ndokujt. Ata vetëm të drejtat e veta kanë kërkuar, i kanë mbrojtur dhe do t'i mbrojnë. Këtë ju e gjeni të jashtënatyrshme, e quani "shqiptaromadhe", "nacionaliste", deri dhe "fashiste". Kur Kosova kërkon statusin e Republikës brenda Federatës, për të cilën kanë luftuar 50 mijë partizanë, ju guxoni ta quani këtë një kërkesë kundërrevolucionare, nacionalizëm shqiptar e t'i ngjitni plot epitete të tilla".



A ishte në dijeni Enver Hoxha për ngjarjet që po përgatiteshin në Kosovë në pranverën e vitit 1981?



Dikujt mund ti duket absurde ngritja e një pyetje të tillë. Logjika e thjeshtë të çon tek mendimi se, për deri sa shteti shqiptar nuk ishte në dijeni, edhe ai, Enver Hoxha, që ishte numuri një, i padiskutueshëm i shtetit,nuk mund ta dinte. Në këtë rast, njësimi i dijenisë së shtetit dhe asaj që ka ditur Enver Hoxha, mund të jetë i vertetë, ashtu si edhe është e mundur që të ketë qenë ndryshe.



A mund të ngrihet një tezë e tillë? Thënë zë drejtën, deri para disa vitesh, edhe unë nuk e kisha menduar kurrë se mund të ngrija një tezë të tillë. Duke ditur sot, atë që nuk kemi ditur dje, pra mekanizmin e fshehtë të shtetit shqiptar, nganjëherë deri në strukturat më të panjohura, duke patur sot pjesë të arshivave që kanë qenë rreptësisht të mbyllura, edhe mund të mendohet se, ndryshe nga pjesët e tjera të shtetit, ai mund të ketë qenë i përgatitur ose , më saktë, ka qenë në pritjen e asaj që mund të ndodhte, pa e ditur saktësisht se kur.



Në shtetin shqiptar kishte struktura të fuqishme të sigurimit të shtetit dhe sidomos të atyre segmentëve që merreshin me survejimin e shteteve, të cilat quheshin, konsideroheshin dhe jo rradhë ishin, edhe armiq të kombit shqiptar.



Krahas strukturave të ditura, të njohura, qoftë për publikun, qoftë për kundërzbulimin, ka pasur edhe një strukturë tjetër, e cila varej, në rastet më të shumta, direkt dhe nga askush tjetër, veç Enver Hoxhës, dhe e cila, më shumë se gjithshka, kishte lidhje me zbulimin e jashtëm. Nuk janë të pakta rastet, që janë bërë të ditur më vonë, kur vetë Enver Hoxha ka drejtuar lidhje të posaçme, ka pasur marëdhënie të drejtpërdrejta me diplomatë,gazetarë,specialistë, biznesmenë të huaj, disa prej të cilëve, i kanë sjellë atij informata nga më sekretet.



Është i njohur tashmë fakti se, mes shumë të tjerëve, shërbimi i ngritur dhe i kontrolluar nga EH dhe grupi i veçantë pranë tij, kishte infiltuar edhe pranë CIA, duke pasur role të rëndësishme në operacionet që kryeheshin në drejtim të Shqipërisë apo që lidheshin me ngjarjet në pjesët e banuara nga shqiptarët në Jugosllavi. Njeriu i njohur në dosjet e Sigurimit të shtetit shqiptar si "Sali Dani" ishte njëkohsisht edhe njëri ndër funksionarët më të rëndësishëm të CIA. Nëpërmes tij shteti shqiptar, në mesin e viteve 70, kishte arritur të merrte gjithë rrjetin e agjentëve të UDB-së në Shqipëri, por edhe të Asfalisë greke dhe të shërbimit sekret italian. Do të ishte i njëjti agjent, i cili vendosi një lidhje mes EH dhe agjentit të shkallës së lartë, rusit Njekov, i arratisur nga BS, bashkëpunëtor i CIA dhe i disa shërbimeve të tjera,gazetar dhe botues në Romë. (Sipas librit "Mëkatarët" të Nafiz Bezhanit)



Përse i solla këto pasazhe? Përmes lidhjeve të krijuara me botën agjenturore, lidhje të cilat, e përsëris, kanë qenë shumë të fuqishme , EH kishte një informacion, shpesh herë, më të gjërë se sa vetë strukturat zyrtare të shtetit. Jo rradhë, njohja ishte e veçantë vetëm për EH. Është krejt e mundsh,e, që pikërisht në kohët e para të pasvdekjes së Titos, EH të ketë marrë informacion të gjërë, jo vetëm për gjërat e zakonshme, por edhe shumë më tepër se kaq. Informacioni i tij , si duket, ka shkuar edhe më tej sferave të zakonshme, dhe lidhjet e tij,. jo rradhë, kanë qenë shumë më të thella, se sa ato që mund të dukeshin.



Struktura të tilla kishin lidhje me sfera të larta të shteteve të ndryshme,sidomos ballkanike dhe europatlantike, ata nuk hynin në veprim përgjëra të vogla dhe të zakonshme, por për aktivitete të një rëndësie të veçantë, si ishte rasti i gazetarit të njohur ruso-italian Njekov, i cili,çuditërisht, pas realizimit të disa misioneve që kishin lidhje të drejtpërdrejtë me EH, u gjend misteriozisht i vrarë. EH i ruante këto struktura vetëm për lijën e tij, as ministri i punëve të brendshme shpesh herë nuk e dinte fillin e tyre dhe nuk kishte lidhje me to.



Si duket, ishin pikërisht këto struktura që, duke përdorur lidhjet e dyfishta, në fillimin e vitit 1980, e lajmëruan EH se gjendja në Kosovë, megjithëse dukej e qetë, nuk ishte ashtu, veçse në sipërfaqe. Ata e lajëruan po ashtu se, megjithë heshtjen që zotëronte, shteti jugsllav dhe sidomos nacionalizmi serb po përgatitej të lante përfundimisht hesapet me kombet e tjerë në ish Jugosllavi dhe se Kosova do të oishte kurbani i parë i madh i kësaj bëme. ishin të gjitha shenjat se miti i Rankoviqit kërkonte të zgjodhej dhe këtë, jo rradhë, e kishin vërejtur edhe republikat e tjera jugosllave, sidomos kroatët dhe sllovenët, të cilët, përmes lidhjeve të tjera, kishin lajmëruar për rrezikun që mund ti vinte. kroatëve apo sllovenëve nuk do u vinte aspak keq sikur i gjithë tërbimi nacionalserb të shkonte drejt shqiptarëve, ata kishin filluar nxitjen e këtioj tërbimi, duke menduar se kështu githshka do të rrokullisej drejt viseve shqipfolëse.



Sidoqoftë unë mendoj , se edhe në se i ka ditur ngjarjet që mund të vinin, ai nuk ka bërë asgjë për ti shpejtuar dhe për ti shmangur ngjarjet e marsit 1981. Të paktën nuk ka bërë asgjë të dukshme, sepse, për atë, që për shumë vite ishte e padukshme, ai filloi të bënte.



Fjala është për planin sekret "Shpërthimi", i cili përfshinte në vete një seri operacionesh,në rast të një lufte për Kosovën dhe në Kosovë. Ky plan , që ka qenë tejet sekret dhe për të cilin kanë ditur fare pak vetë, është pëshpëritur për herë të parë, nga agjensitë e huaja, menjëherë pas ngjarjeve të marsit, pastaj është heshtur për shumë vite dhe është zgjuar, i detajuar, në kohët e fundit.



"Zgjimin" e tij e bëri njëri ndër hartuesit kryesorë, ish shefi i shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë shqiptare, Veli Llakaj. Në një intervistë të gjatë të tij, për herë të parë, ai bëri të njohur origjinën e këtij plani sekret, hartuesit e tij, urdhërin e dhënë drejtpërsëdrejti nga EH, dhe seriozitetin me të cilin ishte marrë ai plan. Megjithëse sot gjithshka mund të quhet utopi dhe në fakt ka shumë gjëra që nuk do të mund të realizoheshin, ai përsëri ngre disa pika dyshimi.



Së pari, përse EH u kujtua për hartimin e këtij plani kaq sekret dhe kaq masiv në vitin 1980? Në relatat midis dy shteteve kishte pasur ngrirje të plota maredheniesh, gjendje të jashtëzakonshme, ulërima, dërgim agjentësh, akte terrori në tokën shqiptare, një shkrirje të çastit në vitin 1956, pastaj përsëri akullim, kishte pasur masakra të rënda ndaj popullit shqiptar në Kosovë, dhe, megjithatë, asnjëherë nuk ishte ndërmarrë një plan i tillë sekret, i cili, as më pak e as më shumë, planifikonte dërgimin e ushtrisë së shtetit shqiptar për çlirimin e viseve shqiptare në Jugosllavi. Pra nuk kishte pasur asnjëherë asnjë plan të tillë e për më shumë, nuk kishte pasë asnjë tentim të tillë. Në vitin 1980 klima mes dy shteteve nuk paralajmëronte ngrirje, shteti shqiptar nuk kishte më asnjë aleat, ishin prishur maredheniet me BS dhe me Kinën, pra ishte një Shqipëri,si kurrë ndonjëherë, krejt fillikat dhe për më tepër, një Shqipëri me një gjendje ekonomike, që gjithnjë e më shumë po vështërsohej. Megjithë këtë akullim në lidhjet me botën e jashtme, përsëri EH i garantonte hartuesit e planit sekret se Traktati i Varshavës, nga i cili Shqipëria kishte dalë në vitin 1968, nuk do të ndërhynte.Në këtë kohë ndodhën ngjarjet e marsit dhe kjo ishte edhe koha, kur për herë të parë, qoftë edhe teorikisht, shteti shqiptar, mendon dhe të ndërmarrë diçka, që në fakt, i binte ndesh të gjitha konventave ndërkombëtare.



Si u bë hartimi i këtij plani sekret, me emërin e koduar "Shpërthimi". Le të sjellim një pjesë nga intervista e ish shefit të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë shqiptare, Veli Llakaj.



"Takimi në zyrën e Enverit

Bisedën e filloi me pyetjen se si jeni ju andej nga Komanda e Përgjithshme, ( se kështu e quante Enveri Ministrinë e Mbrojtjes), si janë shokët, po poshtë nëpër reparte si janë, si i keni lidhjet me ta, çfarë kërkesash imediate kanë dhe çfarë ndihme kërkojnë nga Komanda e Përgjithshme, si jua zgjidhni ju këto probleme, i keni mundësit apo jo etj. ”Kërkoni ndonjë ndërhyrjeje nga shoku Mehmet se ky ua zgjidh gjithçka, se është më i mirinformuar, më i lidhur me hallet e ushtrisë, pastaj vijnë shokët e tjerë e në fund vij edhe unë”, -theksoi mes të tjerave Enveri. .......
Mbrapsht në krye Shko poshtë
voglushja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
voglushja

Female
Numri i postimeve : 906
Age : 37
Vendi : ngat njanit
Profesioni/Hobi : psikologe
Registration date : 04/07/2008

marsi 1981.... Empty
MesazhTitulli: Re: marsi 1981....   marsi 1981.... EmptyFri Apr 24, 2009 4:43 pm

Ndoshta EH, në vitin 1981, kishte menduar se, me anë të një lufte në Kosovë, qoftë edhe utopike, mund të shmangte vështërsitë e vendit të tij, mirpo një logjikë e tillë nuk më duket e arsyeshme. Në e shteti shqiptar, 25 vite më parë do të niste një luftë të tillë do ishte e vështirë,në mos e pamundur, që të mos merrte edhe reagimin e ashpër nga shtetet europerëndimore. 17 vite pas ngjarjeve të marsit 1981, përsëri në mars, kur nisi lufta në Kosovë, megjithëse shteti shqiptar nuk i hapi depot, përsëri ai u vue nën vëzhgim ndërkombëtar.



Mundësinë e shmangies së problmeve nga një krahinë shqiptare në tjetrën,gjithnjë sipas mendimit tim, unë e përjashtoj, pasi duke njohur deri diku, psikologjinë, karakterin dhe filozofinë politike të EH dhe ndihmësve të tij më të afërt, shpesh herë shumë fish më të egër, si Hysni Kapo dhe Mehmet Shehu, nuk e kishin zakon të pyesnin për gjëra të tilla dhe as të bëheshin merak se çfarë thonin rreth tyre. Këtë EH nuk e kishte pasur edhe shumë vite më herët, nuk do e kishte deri në fund të jetës së tij, duke sjellë, me dhimbje, kthimin e vendit të tij, në një fortesë, ku mund të rrije ankthshëm brenda, por nuk mund të dilje jashtë.



Shteti shqiptar, për këtë jam i bindur, ka synuar githnjë, që përmes mërgatës shqiptare të Kosovës dhe të viseve të tjera në Jugosllavi, të ndikonte tek njerëzit. Nuk e përjashtoj që përme ambasadave shqiptare në shtetet perëndimore, sidomos në Zvicër dhe në Austri, janë bërë të gjitha përpjekjet për të patur lidhje të vazhdueshme me lëvizjet ilegale. Nga ana tjetër, edhe ilegalët që ishin jashtë Kosovës, e kërkonin dhe e donin këtë lidhje, e cila, asnjëherë, nuk ka qenë një lidhje agjenturore, e intereseshme, edhe kur janë vendosur mes tyre strukturat e fshehta.Në fund të fundit shqiptarët në perëndim kishin dy ambasada ku mund të shkonin, tek ajo e Beogradit dhe tek ajo e Tiranës.



Në fundin e viteve 80 mërgata shqiptare e Kosovës merr një hop të ri cilësor, por , e kam të vështirë të besoj se, përmes tyre, shteti shqiptar ka ndikuar në zhvillimin e demonstratave të marsit 1981, dhe sidomos të atyre të 11 marsit. fakti që më vonë, sidomos me 26 mars, këto demonstrime morën karakter të theksuar kombëtar dhe politik, ka edhe ndikimin e mendimit politik të mërgatës shqiptare e përmes tyre, edhe të shtetit shqiptar.



Në demonstratat e vitit 1981 kishte shumë parulla politike, mes të cilave, më e rëndësishmja dhe më sunduesja ishte " Kosova Republikë". Po të vëresh me kujdes qëndrimin e shtetit shqiptar ndaj parullave të hedhura, do të vëresh se , ndërsa u pajtua dhe mbështeti fuqioshëm kërkesën për Repçublikën e Kosovës, ai nuk u prononcua për bashkimin kombëtar. Në asnjë nga materialet bazë të qëndrimit të shtetit shqiptar , nuk është mbëshetur haptas një parullë e tillë, duke bërë përjashtim një citim i artikullit të fundit, në të cilin , aludimet bëhen shumë konkrete.



Do të doja të përmbyllja këto shënime, me preciozitetin shumë të lartë që u ka bërë ngjarjeve të pranverës së vitit 1981, studjuesi dhe njëkohsisht njëri ndër miqtë dhe mbështetësit më të mëdhenj të lirisë së Kosovës dhe të Ushtrisë së saj çlirimtare, profesor Shaban Sinani

""Shqiptarët qenë të parë[t që i treguan botës se " federalizmi shumëkatësh" i këtyre vendeve nuk funksiononte si propogandohej, sepse liria dhe mirëqenia e një pale sigurohej në kurriz të nënçmimit dhe shfrytëzimit të palës tjetër.Kosova i tha kësaj bote se çështjet nacionale ende nuk janë futur në arkiv dhe nuk mund të mbahen gjatë tabu. herojtë e asaj kohe dhe sfida e tyre janë në nderin e historisë shqiptare.tek kjo sfidë historia do të rikthehet shpesh. Ne e dimë se historia rrotullohet ngadalë. por kurdoherë që fati i shqiptarëve do të jetë afër mbarësisë, kurdoherë që cikli i historisë do të rikthehet aty ku çështja mbeti në vitet 80, protogonistët e saj do të çmohen".("Zëri i Kosovës"15 prill 1996).



Njëzet e pesë vite pas këtyre ngjarjeve epike historia është rrotulluar në të mbarë të shqiptarëve. Ata kanë shansin e tyre të madh që të bëhen pjesë e historisë së vendit dhe kombit të tyre, në se nuk do të harrojnë se deri këtu, është dashur një përkushtim i disa brezave, të cilin, nuk mund ta nëpërkëmbin pinjollët e një skote të namun.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
voglushja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
voglushja

Female
Numri i postimeve : 906
Age : 37
Vendi : ngat njanit
Profesioni/Hobi : psikologe
Registration date : 04/07/2008

marsi 1981.... Empty
MesazhTitulli: Re: marsi 1981....   marsi 1981.... EmptyFri Apr 24, 2009 4:44 pm

keto shkrime i kam huazuar nga nje analize e z.Bedri Islami -ferizaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
an-di
Anëtar i ri
Anëtar i ri
avatar

Male
Numri i postimeve : 168
Age : 91
Vendi : Kushtrimi KOMBIT
Profesioni/Hobi : nuk rri kot!
Registration date : 11/03/2009

marsi 1981.... Empty
MesazhTitulli: Re: marsi 1981....   marsi 1981.... EmptyFri Apr 24, 2009 6:58 pm

E nderuar, para se te hapni një temë,kliko "kërko" dhe aty gjen temat lidhur me temen qe deshironi të sillni në forum,nese nuk ka artikuj qe lidhen me temen tuaj atehere hap temën e re.

Kjo qe ti solle eshte pikerisht ne forum te ky titulli:

DEMONSTRATAT E SHQIPTARËVE NË ISH JUGOSLLAVI

Mbetesh shumë e nderuar dhe une rrespektoj padyshim punen dhe aktivitetin tend ne forum.

Miqesisht nga unë An-di.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
haxhiu
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar

Numri i postimeve : 1150
Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak
Registration date : 29/06/2008

marsi 1981.... Empty
MesazhTitulli: Re: marsi 1981....   marsi 1981.... EmptySun Apr 26, 2009 2:39 pm

Ja kush i nisi demostratat e 11 marsit ne menzen e studenteve

https://www.dailymotion.com/video/x5xsam_haxhi-kuci-ne-bised-me-shefki-stubl_news
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




marsi 1981.... Empty
MesazhTitulli: Re: marsi 1981....   marsi 1981.... Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
marsi 1981....
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: