Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 GJURMËT QË NUK I TRET DOT KOHA

Shko poshtë 
AutoriMesazh
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja

Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 56
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

GJURMËT QË NUK I TRET DOT KOHA Empty
MesazhTitulli: GJURMËT QË NUK I TRET DOT KOHA   GJURMËT QË NUK I TRET DOT KOHA EmptyThu Apr 23, 2009 10:28 pm

Tetë vjet nga Beteja e njohur e Majdanit dhe e Pretenit të Shalës së Bajgorës Ngjarjet e mëdha nuk mund t’i brejë dhëmbi i kohës. Përkundrazi, sa më shumë që u kërcënohet, ato bëhen më të freskëta në mendjen e popullit. Ato zënë vend, nguliten në kujtesën e njerëzve dhe përcillen brez pas brezi tek gjeneratat e reja. Kështu shndërrohen në legjendë. A nuk vlen kjo për Epopenë e Jasharajve të Prekazit, për Kosharen, për Grykën e Llapushnikut, Tabet e Llapashticës, Kaçanollin e shumë e shumë vende të tjera anembanë Kosovës? E, kësaj radhe, pikërisht tetë vjet pas mbarimit të luftës së lavdishme të UÇK-së u drejtuam nga një vendbetejë që tani më ka marrë kuptimin e legjendës, në Majdanin e Shalës së Bajgorës. Sapo ta kalosh lokalitetin e Minierës Trepça, krahu i majtë i rrugës, e cila është plot lakadredha, të shpie drejt malit të Majdanit, një prej maleve të njohura të Shalës. Me të mbaruar fshatin Melenicë, para nesh shfaqet kjo maje mali që duket se qëndron krenare karshi maleve të tjera që e rrethojnë atë. Në shoqëri me mua janë: kolegu im i pushkës e tani i penës, Miftar Kurti, invalid i Luftës së UÇK-së, ish ndihmës komandant i Njësitit Special, të Brigadës 141 “Mehë Uka” të ZO të Shalës, komandant i së cilit ishte Shemsi Ahmeti, dhe njëri ndër protagonistët e kësaj beteje Sabri Haziri, zëvendës komandant i po të njëjtit njësit. Ecim pikërisht nëpër vijën e frontit drejt Majës së Mjadanit. Pas, më tepër se një gjysmë ore ecje nëpër shkurret dhe barishtet, që sapo kanë nxjerrë sythat e parë të gjelbër në këtë pranverë të hershme, e që më bëhet se u vjen era gjak ngase rrënjët e tyre janë ujitur me gjakun e Komandant Shemit dhe shumë luftëtarëve të tjerë të lirisë, ndodhemi në pikën më të lartë të këtij mali, vend ku për çdo vit, Natën e Zjarreve, edhe këtu, në veçanti bashkëluftëtarët e kësaj beteje ndezin zjarre, drita e të cilave përhapet andej e këndej me kilometra të tëra. Ulemi dhe pushojmë. Nga shoqëruesit e mi kërkoj që t’më japin sa më shumë të dhëna për këtë betejë. Që të dy, sikur i përmbahen maksimës “Punën tënde le ta vlerësojnë të tjerët”, andaj ngurrojnë të flasin, por me insistimin tim kujtojnë disa nga momentet më të rëndësishme. Rrëfimet e tyre janë aq të freskëta, e herë here edhe rrënqethëse sa në ndërdijen time bëjnë të dëgjohen krismat e pushkëve dhe thirrjet e luftëtarëve të lirisë për sulm e qëndresë: - Dihet se cilat ishin detyrat e njësiteve speciale në luftë, - thotë Miftari, të veprojnë aty ku e do nevoja. Ashtu vepruam edhe ne ushtarët e Njësitit Special të Brigadës 141 “Mehë Uka” të ZO të Shalës, të komanduara nga Komandant Shemi. Aso kohe, këto pika, këtu ku jemi ne, ishin zonë e përgjegjësisë së Batalionit III, nën udhëheqjen e komandant Hasan Pretenit. Ishin pika që shpeshherë ndodheshin në shënjestër të armikut, andaj në muajin prill të vitit 1999 qemë të detyruar t’u vijmë në ndihmë kolegëve tanë, nga se në drejtim të tyre ishin orientuar forca të mëdha ushtarake serbe. Po kështu patën vepruar edhe ushtarët e Njësitit për intervenime të shpejta të komanduar nga Rexhep Suma. - Ne, përgjithësisht, përveç komandant Shemit, që ishte një ushtarak profesionist dhe me një përvojë të shkëlqyeshme nga lufta e Kroacisë, nuk kishim përgatitje të mjaftueshme teorike ushtarake, por vlerësimi ynë se: po ra në duar të armikut Maja e Majdanit, ra Shala e Bajgorës, kishte qenë i drejtë, - thotë Sabriu dhe vazhdon: Sigurisht, bazuar në pozitën strategjike të kësaj maje, që herët forca të mëdha armike ishin drejtuar këndej, por intensifikimi i luftimeve ishte shtuar nga data 19-29 prill të vitit 1999, ku pothuajse nuk kaloi ditë, madje as orë pa pasur luftime. Pas një pushimi prej 10-15 minutash lëshohemi teposhtë malit. Duket se Miftari zdirgjet me vështirësi nga copat e granatave që janë bërë hisedare në këmbët e tij tash e tetë vjet më parë. Ndalemi pranë një trungu të një lisi, i cili është prerë fare vonë nga një dorë e pakujdesshme njeriu. Pas një heshtjeje vazhdon biseda: - Pikërisht, në këtë vend, më 26 prill 1999, në një distancë më pak se dhjetë metra ka rënë Komandant Shemi, - thotë Miftari dhe nis të përshkruajë natën e tmerrshme të asaj date: Të njëjtën ditë, diku rreth mesditës, kishin rënë katër shokë tanë luftëtarë: Rrustem Hyseni (Historiani), Asllan Cimili dhe Xhemail e Ahmet Haxha. Ata nuk u kthyen nga vendpozicioni në shkëmbin e Majdanit, ku qenë vendosur, andaj preokupimi i të gjithë neve ishte që me çdo kusht ta marrim nën kontroll Kodrën e Majdanit, të mësojmë për fatin e tyre dhe t’ia ndalnim hovin depërtimit të forcave armike në Shalë. Me urdhrin e komandant Shemit, secili morëm detyrat. Krahu i djathtë i kësaj maje iu besua Sabriut me disa luftëtarë, ndërsa këtë drejtim që andej e mori Komandant Shemi me pjesën tjetër të ushtarëve të këtij njësiti, dhe pa vonuar u nisëm drejt majës së malit. Nata dhe terreni i mbuluar me shkurre na vështirësonte lëvizjen dhe shikimin. Vetë gjurmët e istikameve serbe që po shihen edhe sot janë dëshmia më e mirë se sa i madh ka qenë numri i forcave armike të koncentruara në këtë vijë të frontit, andaj shumë shpejt, deri sa ngjiteshim përpjetë jemi ndeshur me forcat e armikut. Pas një luftimi dy-tre orësh, nga një granatë dore u plagos Mustafë Ibishi. Pra, distanca në mes nesh dhe forcave serbe ishte e tillë sa lirisht mund të shkëmbenim edhe granatat e dorës. Nuk kaloj shumë kohë, kur fare afër u zbraz një rafal mitralozi nga ana e forcave armike. Dikush thirri se u vra komandanti. Me gjasë, sapo kanë dëgjuar serbët këtë fjalë janë liruar duke konsideruar se çdo gjë mbaroj, por jo, luftëtarët tanë kanë shtirë me armë nga të gjitha anët në drejtim të armikut në një distancë fare të vogël dhe nëpër flakë të pushkës kanë arritur që ta tërheqin trupin e pa jetë të Komandant Shemit, duke kaluar edhe mbi kufomat e armikut. Është e vërtetë se serbët kanë pasur humbje të mëdha nga se kemi i dëgjuar britmat dhe klithmat e tyre, por edhe humbjet tona nuk kanë qenë të pakta, - përfundon Miftari. - Edhe pas rënies së Komandant Shemit dhe disa bashkëluftëtarëve tanë, luftimet nuk pushuan, - thotë Sabriu, për të cilin dihej se nga pozita që kishte zëvendës komandanti, duhej marrë komandën e Njësitit Special. Ne, pasi kishim tërhequr të plagosurit u zhvendosëm nga këtu për t’u pozicionuar në Kershat e Pretenit, - vazhdon ai. Për kundër sulmeve të pandërprera dhe granatimeve me mjete të të gjitha kalibrave që dispononin serbët luftimet vazhduan edhe tre ditë të plota. Edhe këtu në këto pozicione, luftimet u zhvilluan në distancë aq të afërt sa kemi shkëmbyer të shara me ushtarët e palës armike. Edhe pse mbi këta shkrepa janë hedhur me qindra e qindra granata nga armët e artilerisë armike, ne kemi qenë të detyruar të tërhiqemi vetëm kur na është shpenzuar municioni. Pra, kjo ishte pika e fundit e rënies në rajonin e Shalës së Bajgorës. Sabriu hesht dhe ofshan. Lehtë hetohet se kujtesa e ka kthyer tetë vjet prapa, në mesin e bashkëluftëtarëve që nuk janë më në jetë, me të cilët kishte ndarë kafshatën e gojës dhe atë trohë municion që kishin karshi gjithë atij arsenali armësh të armikut. Ai kujton me pietet të lartë heroizmin dhe sakrificën e bashkëluftëtarëve të vetë. Në mendjen e tij sikur defilojnë fytyrat e të vrarëve në Betejën e Majdanit dhe të Pretenit, siç janë: Komandant Shemi, Arsim Muzaqi, Faruk Beqiri, Rrustem Hyseni, Enver Musa, Shemsi Istrefi, Ahmet Haxha, Xhemail Haxha, Asllan Cimili, Qazim Cimili, Sokol Preteni, Esat Meholli, gjaku i të cilëve u bë fanar drite për ne të gjallët. Sabriu, po ashtu kujton edhe emrat e të plagosurve si: Bajram Peci, Hamzë Behrami, Ismail Istrefi, Miftar Kurti, Rexhep Suma, Mustafë Ibishi, Bastri Zeneli, Halil Berisha, Sedat Ferati, Bashkim Bala, Lulzim Cimili, për rezistencën e të cilëve ruan një admirim tejet të madh. Biseda vazhdon edhe gjatë rrugëtimit për në Mitrovicë. Shihet se që të dy ushtarët e UÇK-së ruajnë në mendje shumë të freskëta kujtimet për të gjitha ato që kanë ndodhur në luftimet që janë zhvilluar në Mjadan dhe Preten të Melenicës. Ata shprehin pakënaqësinë e tyre për atë që po bën shoqëria për dëshmorët e kombit dhe gjakun e derdhur për liri. Ëndërrojnë që në një të ardhme, mu në majë të Majdanit të ngritet një kullë, e cila do t’u mbetet kujtim dhe dëshmi gjeneratave që vijnë si simbol i rezistencës në luftë për çlirimin e tokave shqiptare nga pushtimi shekullor serbosllav.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja

Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 56
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

GJURMËT QË NUK I TRET DOT KOHA Empty
MesazhTitulli: Re: GJURMËT QË NUK I TRET DOT KOHA   GJURMËT QË NUK I TRET DOT KOHA EmptyThu Apr 23, 2009 10:29 pm

1.

Te Kershi i Pretenit,
Karshi Majdanit
Shkrepëtima lirie

2.

Në zgavra lisi
Pëllumba gushëbardhë
Ëndrra flatrimi

3.

Shikim në pafundësi,
Grindje me qiellin
Gulçim zemre.

4.

Hapje-mbyllje qepallash,
Nën vetullat fiskajë,
Ç’ndjenjë misterioze,

5.

Gishtat thatim e neje,
End nëpër flokët borë,
A thua çfarë kërkon.

6.

Lundra e vogël
Tundet, valëvitet,
Kapiteni i është tretur.

7.



Një zog nëpër gjethe
Cicëron, shushurit
Diç i ka humbur.

8.

Mjegulla e dendur
Ka mbuluar natyrën,
Ç’ndjenë e llahtarshme


9.

Shënjim pushkësh
Mbi ujq e kuçedra
Kujdes pëllumbat.

10.

Hap e mbyll qepallat
Si krah dallëndysheje
E dini çfarë kërkon.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
GJURMËT QË NUK I TRET DOT KOHA
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: