Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 ME PUSHKË DHE PENË PËR ÇLIRIM KOMBËTAR

Shko poshtë 
AutoriMesazh
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja

Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 56
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

ME PUSHKË DHE PENË PËR ÇLIRIM KOMBËTAR Empty
MesazhTitulli: ME PUSHKË DHE PENË PËR ÇLIRIM KOMBËTAR   ME PUSHKË DHE PENË PËR ÇLIRIM KOMBËTAR EmptyWed Apr 22, 2009 4:16 pm

Në kuadër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishin inkuadruar, pashmangshëm, edhe shumë studentë. Ata ishin bërthama dhe shpirti i saj. Pjesë e kësaj bërthame ishte edhe Rrustem Hyseni, të cilin në kohën dhe momentin e duhur e gjejmë në radhët e UÇK-së. Rrustem Hyseni u lind më 5 dhjetor 1973 në fshatin Gumnishtë të Shalës së Bajgorës. Shkollën fillore e kreu në Gumnishtë dhe në Skromë, ndërsa shkollën e mesme, me sukses të shkelqyeshëm, e mbaroi në Vushtrri. I etur për dituri ai u regjistrua në Fakultetin Filozofik-Dega e Historisë. Dhe jo rastësisht e kishte zgjedhur historinë. Ishte një nga studentët më të dalluar të gjeneratës së vet. Përveçse do të dallohej si student i shkëlqyeshëm, Rrustemi ishte mjaft aktiv në lëvizjen studentore. Ishte një nga prijësit e UPSUP-së, një nga organizatorët kryesorë të protestës studentore më 1 tetor 1997 dhe pjesëmarrës aktiv në të gjitha protestat e tjera. Këtu vlen të veçohet kontributi i tij në organizimin e protestës më 1 tetor 1997 në Prishtinë, pastaj më 2 mars 1998, kur në një protestë paqësore, çfarë ishte ajo e 2 marsit, brutaliteti policor kishte arritur kulmin, duke lënë kështu shumë të plagosur, në mesin e tyre edhe profesorin Ali Zatriqi, të cilin pamëshirshëm e kishin përgjakur forcat policore të pushtuesit. Në këto momente të vështira për profesorin, Rrustemi iu kishte gjetur pranë duke ia dhënë ndihmën e nevojshme, duke ia lidhur plagët në kokë me triko në mungesë të fashës. Gjestin e tij humanitar dhe gjithsesi të guximshëm për kohën, e kishte regjistruar edhe EURONEWS për ta publikuar pastaj në të gjithë botën. Edhe sot e kësaj dite, në disa këngë jepet si spot ky veprim i tij. Po këtë ditë, pasi kthehet nga spitali, ku e kishte dërguar profesor Ali Zatriqin, Rrustem Hysenin e rrah brutalisht policia. Rrustem Hyseni e kishte kuptuar se para mizorive të tiila të armikut nuk mund të rrihet duarkryq. Ai, edhe pse kishte absolvuar dhe ishte para diplomimit, edhe pse kishte oferta që të jetë një nga asistentët e ardhshëm në ndonjë lëndë në Degën e Historisë, më 14 qershor 1998 ndërpret studimet për të mos u kthyer më kurrë për të gjallë dyerve të Universitetit të Prishtinës. Për të më nuk kishte kuptim vazhdimi i studimeve, as privilegji që të jetë një nga asistentët e ardhshëm…, as edhe jeta pa liri. E kishte vendosur: Liri o vdekje. Kështu, më 5 korrik 1998 iu bashkua radhëve të UÇK-së në Shalën e Bajgorës. Së pari vendoset në Zabërgj, ku edhe merr njohuritë e para për artin ushtarak, për të vazhduar më pas në Njësitin e Kaqanollit. Atje nuk qëndroi gjatë, spese kishte plasur lufta në Mazhiq. Pas shtimit të intensitetit të luftimeve atje, me insistimin e tij ai transferohet në Mazhiq, ku edhe plagoset më 15 shtator 1998. Me gjithë insistimet e eprorëve të tij që të tërhiqej, meqë ishte plagosur, ai këmbëngul që t’u qëndrojë shokëve pranë drisa të tërhiqet edhe ushtari i fundit. Për një kohë do të jetë rojë e Komandës së brigadës së 141-të ,,Mehë Uka”. Me formimin e Njësisë Speciale, të cilën e komandonte Zymer Halimi (Komandant Besi) e më pas, pas plagosjes së tij, komandën do ta marrë komandant Shemsi Ahmeti, Rrustem Hyseni do të radhitet në Kompaninë e Dytë.
Përveç luftimeve në Mazhiq dhe Trepçali, Rrustem Hyseni (Historiani) për gati një muaj (shkurt-mars 1999) do të marrë pjesë edhe në luftime të ashpra që zhvillohen në fshatrat Ashlan, Vaganicë, Liqe, Bukosh, rrëzë Qyqavicës, etj., që ishin në zonën e përgjegjësisë së Brigadës së 142-të të Zonës Operative të Shalës. Ai, krahas Faruk Beqirit, Arsim Muzaqit, Enver Musës, Eset Ibishit, Shemsi Istrefit etj., të prirë nga komandant Shemsi Ahmeti, shkëlqeu edhe gjatë luftimeve në Lagjen Cenaj, në Preten dhe në Kodrën e Majdanit. Ishte një nga vëzhguesit-diversantë më të njohur, ndër luftëtarët më të dalluar dhe më trimat, jo veç në Njësinë Speciale, por në tërë Brigadën e 141-të ,,Mehë Uka”. Ai shkëlqeu kudo. Dhe, shkëlqimi i tij do të
shndërrohet në përjetësi më 26 prill 1999, kur bie heroikisht në Kodrën e Majdanit së bashku me Ahmet e Xhemajl Haxhën dhe Asllan Cimilin. Ai do të vritet vetëm disa orë para se të vritet edhe legjenda e luftës së UÇK-së në Shalën e Bajgorës komandant Shemsi Ahmeti, së bashku me Arsim Muzaqin (kampion i Kosovës në karate). Ata ranë për të mos rënë Majdani, për të mos rënë Shala, për të mos rënë Kosova, për të mos rënë shqiptaria.
Dëshmori Rrustem Hyseni (Historiani) krahas pushkës, mbajti edhe penën. I vetëdijshëm për rëndësinë që kanë shënimet, veçmas ato të luftës çlirimtare, ai mbajti ditarin, të cilin e ruan familja, nga e cila e morëm, pjesë të të cilit po shkëpusim me shpresë se një ditë ky ditar do të botohet i plotë, ashtu siç e ka lënë dëshmori.
* * *
( Ditarin dhe shkrimin e përgatiti: Miftar Kurti, bashkëluftëtar i dëshmorit)

RRUSTEM HYSENI-Historiani ( 1973-1999)

(Pjesë të shkëputura nga ditari në dorëshkrim i dëshmorit Rrustem Hyseni (Historiani)

10.3.’99-21 e 30
Në luftë ndodh gjithçka, madje dhe vdekja. Këtë llogaris edhe për veten time. Andaj, lë ,,amanet” që ky ditar t’u bjerë në dorë shokëve të studimeve. Nëpërmjet këtij ditari, edhe i vdekur, të bisedoj, në njëfarë mënyre, me shoqërinë. Tung! Tung!

1.4. ’99, ora 11:00
Derisa po shënoja ngjarjet e ditës së djeshme, në drejtim të pozicioneve tona ranë 3 granata të njëpasnjëshme. Këto granata erdhën si rezultat i sulmit të dy ushtarëve tanë që kishin kryer në Stantërg.

2.4.’99
Në orën 10 e 50 përmbi Bare, gjegjësisht kazermë, fluturoi një aeroplan ushtarak i armikut. Unë me disa shokë ishim në postë. Personalisht isha duke shkruar një poezi për dëshmorin Selim Bislimi. Menjëherë shkuam te disa shtëpi të djegura. Unë u ndava prej shokëve dhe zbrita para fabrikës. Derisa rrinim me Jahirin e Behën, erdhi Hasani nga Bajgora dhe na njoftoi se nga aeroplani ishte vrarë Adem Trepça. Kaq tha dhe u kthye në Brigadë ( 12:00). Më vonë u mor vesh se është vrarë edhe një vajzë dhe një burrë nga Stantërgu.
Ora 3 e 45. Sapo u kthyem nga rruga. Ishim në mbrojtje të shokëve, të cilët shkuan për t’i sulmuar ushtarët e armiku në shkollën e Tunelit. Ne ishim 5 veta me minahedhës 60 mm dhe Pekate në Rashan (Kozirogë). Erdhëm para tyre pasi që nuk pati nevojë për ndihmën tonë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja

Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 56
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

ME PUSHKË DHE PENË PËR ÇLIRIM KOMBËTAR Empty
MesazhTitulli: Re: ME PUSHKË DHE PENË PËR ÇLIRIM KOMBËTAR   ME PUSHKË DHE PENË PËR ÇLIRIM KOMBËTAR EmptyWed Apr 22, 2009 4:17 pm

Dhe, sipas marrëveshjes, ne në kohën e caktuar mund të ecnim.

3.4. ’99
Në orën 9:00 u zgjova. Menjëherë u interesova nëse kishin ardhur shokët nga aksioni. Ata kishin ardhur dhe ishin në gjumë, andaj nuk bisedova me ta. Sot është ditë e vranët, me mjegull dhe po bie ngapak shi. Sa i përket luftës, ende është qetë. Më vonë shokët e aksionit u zgjuan. Ata kishin kaluar shumë mirë dhe kishin kryer aksionin me sukses. Rreth orës 13:00 armiqtë për më tepër se gjysmë ore
granatuan pozicionet tona dhe të Melenicës. Ne nuk ua kthyem. Në mbrëmje, pas orës 19:00, komandanti radhiti dy skuadrat e para dhe këmbë shkuam në Bajgorë, përkatësisht në shkollën e bombarduar nga aeroplani serb. Në fillim ushtruam marrjen e objektit dhe më pas që të gjithë hymë dhe pamë masakrën që kishte bërë aeroplani. Xhamat ishin thyer. Në shumë vende ishte pllaka e shpuar. Ajo që më së shumti më tronditi ishte gjaku i Adem Trepçës së vrarë. Granata kishte shpuar murin afër tokës dhe kishte goditur atë mbi tavolinë, ashtu siç ishin sfungjerat. Plagën e kishte marrë në kokë. Edhe në dhomën tjetër shihej gjaku dhe vendi i plumbit të mitrolozit që kish goditur një vajzë nga Stantërgu. Ajo plagën e kishte marrë në zemër. Përjetimet direkte të këtij rasti na i rrëfenin Leka, Luli dhe…të cilët kishin qenë po aty, por që kishin shpëtuar pa plagë. Me kaq ne u kthyem në kazermë, kurse komandanti shkoi në shtab.

POROSI
Duhet të më dërgohet në shtëpi ky ditar.
5.4.’99
Rrustem Hyseni
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
ME PUSHKË DHE PENË PËR ÇLIRIM KOMBËTAR
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: