Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 Jakup Hasipi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja

Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 56
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Jakup Hasipi Empty
MesazhTitulli: Jakup Hasipi   Jakup Hasipi EmptyTue Apr 21, 2009 5:09 pm

Jakup Hasipi (2 shkurt 1951 - 6 janar 2006) lindi dhe jetoi në fshatin Sllupçan të Kumanovës. Ishte magjistër në teologji dhe patriot i njohur jo vetëm në fshat e në rrethin e Kumoanovës por në tërë Maqedoninë edhe më gjërë. Ndër të gjitha lirisht mund të thuhet se ishte më oratori dhe më harizmatiku ndër shqiptarët e këtyre trojeve në kohën tonë. Ligjërimet e tija dallohen për nga përmbajtja harizmatike dhe argumentuese. Paraqitja e tijë multimediale këto 25 vitet e fundit e posaçërisht pas viteve 90' ka ndikuar drejtpërdrejt në vetëdijësimin e rrethit të Likovës si në aspektin fetarë Islam ashtu edhe në aspektin kombëtar e patriotik.
Tabela e përmbajtjeve
[fshih]

* 1 Jeta dhe edukimi
* 2 Kontributi në Islam
* 3 Kontributi kombëtarë
* 4 Veprat
* 5 Burimi i të dhënave
* 6 Lidhje të jashtme

[redakto] Jeta dhe edukimi
Jakup Hasipi

Jakup Hasipi lindi në fshatin Sllupçan më 2 shkurt 1951, shkollimin fillor e kreu në vendlindje, shkolimin e mesëm e kreu në Damask të Sirisë në medresenë "el-Furkan'" në vitin 1980. Studimet i kreu në universitetin e famshëm Al-Az'har, në fakultetin e bazave të Fesë Islame të Egjiptit në vitin 1985 ndërsa studimet postdiplomike i vazhdoi në Bejrut të Libanit.

Gjat viteve 1985-1990 punoi si imam në një xhami në Leverkusen të Gjermanisë ku ka dhënë kontribut të çmueshëm në kultivimin e vlerave fetare, morale, kulturore e kombëtare.

I vetëdijshëm për situatën në trojet tona në vitin 1990 kthehet në vendlindje për të kontribuar në gjendjen e rëndë të popullatës. Në ligjëratat e tija ishte shumë i përpikt dhe i guximshëm, kështu që ju ka bër ball kërcënimeve dhe marrjeve të shumta në pyetje nga ana e policisë sllavo-maqedone. Nga kjo periudhë e gjer në vdekjen e tij ka organizuar mbi 5000 ligjërata, kontribut ky që ka dritë çdo ditë në trojet tona përmes ruajtjes multimediale.

Në vitin 2001 gjat luftës në Maqedoni Jakup Hasipi paraqitet si njëri ndër strategët kryesorë në organizimin dhe përkrahjen e luftës, sepse ishte i bindur se vetëm përmes kryengritjes popullata do të jet në gjendje ti arrij liritë dhe të drejtat e veta.

Pas përfundimit të luftës në vitin 2003 në zgjedhjet e rrgullta të bashkësisë Islame në Kumanovë u zgjodh myfti për komunën e Kumanovës dhe Likovës.

Më 7 janar 2006 në një aksident trafiku në magjistralen Shkup - Kumanovë ndërron jetë.

[redakto] Kontributi në Islam

Kontributi i tij në sferën e Islamit ndër të rinjt dhe të rriturit në Maqedoni dhe Kosovë është i njohur ndër këto troje si përmes pjesmarrjeve të drejtpërdrejta në tubime ashtu edhe përmes ligjërimeve multimediale. Vlen të ceket se të gjitha filmimet audio dhe video jan falas pa asnjë kufizim nga ana e këtij ligjëruesi.

Ndër këto xhirime të ligjëratave më të njohurat janë ligjërata e mabajtur në Ferizaj me rastin e përvjetorit të lindjes së Muhametit, nga e cila ligjërat mbetet thënja e tij se "...pa lexim jemi qumësht i prisht, pa lexim jemi popull i prisht..." [1], si dhe xhirimi i ligjeratave në Prishtinë[2] dhe Ferizaj[3].

[redakto] Kontributi kombëtarë
Jakup Hasipi në të majt dhe Hisni Shaqiri në të djathtë

Si një imam dhe një menaxher i mirë i çështjeve të një fshati ka ndikuar shumë pozitivisht në organizimin e qytetarëve të fshatit si në çështjet e brendshme të fshatit ashtu edhe në ato të jashtme. Organizimi i tij ka qenë i njohur që nga koha e rrënimit të mureve në teritorin e Maqedonisë proçes ky që kishte për qëllim krijimin e trazirave ndër shqiptarët e Maqedonisë.

Ndikimi i tij me një dritë të pastër patriotike ka qenë gjat luftës së vitit 2001 kur me veshje të UÇK-së është paraqitur në opinion dhe ka kërkuar angazhimin masiv të popullatës në luftë kundër sllavo-maqedonasve, emri dhe vepra e tijë kan patur ndikim ndër poupllatën gjat gjith kohës.

[redakto] Veprat

* Mbi 500 ligjërata në audio dhe video format mbi fenë islame.

[redakto] Burimi i të dhënave

1. ^ Jakup Hasipi në Ferizaj - video ligjerata: "Lindja e Muhammedit a.s."
2. ^ Jakup Hasipi në Prishtinë - video
3. ^ Jakup Hasipi në Prizren - video

[redakto] Lidhje të jashtme

* Video Inmemoriam
Mbrapsht në krye Shko poshtë
voglushja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
voglushja

Female
Numri i postimeve : 906
Age : 37
Vendi : ngat njanit
Profesioni/Hobi : psikologe
Registration date : 04/07/2008

Jakup Hasipi Empty
MesazhTitulli: Re: Jakup Hasipi   Jakup Hasipi EmptyTue Apr 21, 2009 5:48 pm

'I dua të gjithë njerëzit njësoj'

Para se të më thuhet se jam i nderuar, dua të them se unë i kam vënë detyrë vetes që ta dua dhe nderoj popullin tim dhe të organizohem maksimalisht për të mirën e tij. I dua të gjithë njerëzit njësoj, edhe të kqinjtë në mesin e popullit tim, sepse ajo është ara ime dhe unë duhet të investoj në të sa më shumë që dheu i saj të jetë sa më kualitativ", kështu përgjigjej imami i nderuar Jakup Asipi, që ndërtoi edhe rezistencën më të madhe të shqiptarëve në Maqedoni- Kalanë e Sllupçanit, gjatë luftës së vitit 2001.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Jakup Hasipi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: