Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Majori Morton Frederick Iden dhe Kongresi i Lushnjës

Shko poshtë 
AutoriMesazh
valmir9
Anëtar i ri
Anëtar i ri
valmir9


Male
Numri i postimeve : 141
Age : 33
Vendi : Theranda (Slloveni)
Registration date : 27/03/2009

Majori Morton Frederick Iden dhe Kongresi i Lushnjës Empty
MesazhTitulli: Majori Morton Frederick Iden dhe Kongresi i Lushnjës   Majori Morton Frederick Iden dhe Kongresi i Lushnjës EmptyMon Apr 06, 2009 7:22 pm

Roli determinues i një miku të shqiptarëve

Majori Morton Frederick Iden dhe Kongresi i Lushnjës Lushnja%20(Small)
Më 28 janar 1920, në Lushnje, u mbajt Kongresi i shqiptarëve kundër protektoratit italian.

Historia e popullit tonë na ka treguar se shumica e qeverive evropiane, historikisht, kanë mbajtur qëndrime jo dashamirëse, madje armiqësore, ndaj të drejtave legjitime të popullit tonë.

Po populli ynë në këto vende ka pasur individë të shumtë dhe të rëndësishëm në jetën politike, shtetërore e shoqërore të vendit të tyre, që ishin bërë në miq të mirë e të devotshëm të shqiptarëve.

Për këta miq të shumtë të shqiptarëve dhe të Shqipërisë duhet të shkruhen me dhjetëra artikuj informativë dhe studimorë për t’ia bërë të njohur popullit tonë, sepse mbi pesëdhjetë vjet për këta nuk është folur dhe shkruar. Këtë radhë po tregojmë për miqtë anglezë të vendit që ishin të shumtë.

Miqtë e shqiptarëve

Këta ishin kolonel Aubrey Herbert, Lady Elisa-bet Carnarvon, Merry Edith Durham, major Morton Frederick Iden, sir Edward Boyle, lord Ch.Lamington, lord W.Dickinson, lord H.Penrith, lord N.Buxton, lord J.Cadmann; Gjeneralët: G.De Phillips, J.Parcy; kolonel S. Sterling; admiralet A.E.Chatfield ,E.Burney, gazeta-ret: H.N.Brailsford; H.N.Nevinson; H. Ch.Woods etj.

Kohë më parë kam shkruar diçka për të tre miqtë e sipërpërmendur për Herbertin, Carnarvonin dhe për Durhamin. Mendoj se tashmë i ka ardhur radha major Idenit, që ka bërë shumë për Kongresin e Lushnjës, për të cilin ky anglez ka meritë të veçantë.

Në historiografinë shqiptare organizimi i Kongresit të Lushnjës ishte një veprimtari atdhetare e realizuar me nismën e atdhetarëve që ishin kundër një protektorati italian.

Dhe kjo është e natyrshme, por në këtë veprimtari kaq të rëndësishme majori anglez Morton Frederick Iden ka lozur një rol shumë të rëndësishëm, madje determinues.

Për rolin dhe veprimtaritë e tij do të mbështetemi në disa burime bibliografike të rëndësishme.

Dokumentet e War Office

Së pari në dokumentet e War Office (Ministria e Luftës Britanike) të cilat i citon në disertacionin e saj dr. Pranvera Dibra, me temë “Diplomacia angleze dhe çështjet”, marrë pjesë në “British Mission in Adriatic”, në vitin 1915, ndërsa më pas ai ishte angazhuar si civil pranë Inteligence Servic-it me shërbim në Korçë në vitet 1916-1919 dhe në vitet 1919-1920 në Shkodër, pranë Kolonel Phillips-it.

PRO.FO 371/5727, C 11576/580/90 dt. 3 .03.1921

Këtë citim e gjejmë të konfirmuar edhe në tekstin e Historisë së Shqipërisë, vol III, ku në faqe 208 shkruhet:

“Në këtë situatë dhe në ndjenjën e popullit shqiptar kundër prezencës italiane në Shqipëri, u mbështet edhe ndërhyrja angleze, e cila kontribuoi në përgatitjet për mbledhjen e Kongresit historik të Lushnjës për fatet e Shqipërisë.

Këtë e realizoi me anë të gjeneralit anglez F.Phillips, që komandonte forcat angleze të garnizonit ndëraleat të vendosur në Shkodër dhe agjentit anglez Morton Frederick Iden”.

Tani do të mundohemi të detajojmë veprimtarinë e këtij miku të shqiptarëve dhe strategjinë që kishte përdorur për t’ia arritur qëllimit të Foreing Office (Min. P. Jashtme Angleze).

Kujtimet e Eqerem Vlorës

“Asokohe për të tronditur pozitat e italianëve në Shqipëri, nevojitej një angazhim i forcave të tjera, të paparashikuara. Në radhë të parë këtu hynte propaganda anti-italiane nga ana e vetë aleatëve të saj në luftë.

Nxitjeve që vinin nga ana e grekëve dhe e serbëve nuk ia vinte veshin asnjë shqiptar. Ajo ishte një propagandë shumë e trashë. Por kur francezët dhe anglezët në Shkodër dhe në Korçë filluan t’i shtyjnë njerëzit kundër italianëve, kur më së fundi edhe agjenti anglez (korrespondent gazete apo konsull) Iden, filloi të fliste hapur me nacionalistët shqiptarë për mundësinë e dëbimit të italianëve, atëherë këta elementë (atdhetarë UA) morën zjarr.

Më kujtohet shumë mirë një bisedë në shtëpinë time në Vlorë, kur disa nga këta kokënxehtë (Sipas Ago Agajit, ishin atdhetarët Abaz Mezini, Ali Beqiri dhe vetë Ago Agaji i sapokthyer nga Viena) më prezantuan Zotin Iden. Ata jo vetëm shpresonin se do të rrëzonin Qeverinë e Durrësit dhe do të ndryshonin gjendjen në vend, por ata ishin krejt të bindur se ishin në gjendje t’i dëbonin me forcë italianët nga Vlora”.

Pabesia e italianëve

“Ndërmendje kjo që zoti Iden e miratoi seriozisht dhe e inkurajoi, duke i thënë se Anglia, me siguri do t’i ndihmonte. Ndërsa mua ky qëndrim i anglezit më dukej jo vetëm i marrë, por edhe kriminal.

Anglia asokohe gëzonte një prestigj të pakufizuar tek të gjithë popujt «gjysmë të civilizuar» ndaj edhe fjalët e një agjenti të dyshimtë anglez u morën për flori të kulluar.

Unë natyrisht, i kundërshtova këto mendime dhe për këtë qëndrim më vunë damkën e mikut dhe ithtarit të Italisë.

Nuk e di nëse anglezi kishte llogaritur në planet e tij pabesinë e italianëve në çështjet morale dhe ushtarake, por sidoqoftë realiteti tregoi se gjykimi dhe veprimi i tij doli i saktë dhe i drejtë, ndërsa i imi i gabuar”. Fq.440
Mbrapsht në krye Shko poshtë
valmir9
Anëtar i ri
Anëtar i ri
valmir9


Male
Numri i postimeve : 141
Age : 33
Vendi : Theranda (Slloveni)
Registration date : 27/03/2009

Majori Morton Frederick Iden dhe Kongresi i Lushnjës Empty
MesazhTitulli: Re: Majori Morton Frederick Iden dhe Kongresi i Lushnjës   Majori Morton Frederick Iden dhe Kongresi i Lushnjës EmptyTue Apr 07, 2009 3:45 pm

Qeveria Britanike dëshironte formimin e një qeverie kombëtare

Majori Morton Frederick Iden dhe Kongresi i Lushnjës Llll
Shtëpia ku është mbajtur Kongresi i Lushnjës (28-31 janar 1920)

Ideni e njihte shumë mirë situatën në Shqipëri, duke filluar që nga vitet e Luftës së Parë Botërore dhe atë e ndiqte nga afër me vëmendje të veçantë. Ai ishte oficer efektiv i Komandës të Korpusit Ndërkombëtar Aleat me qendër në Shkodër dhe si i tillë mund të lëvizte kudo në zonat e pushtuara nga ushtritë frënge dhe ato italiane. Ai ishte kudo dhe kudo kishte miq.

Takimi me nënën e Zogut

Më 11 nëntor 1918, Komanda ushtarake Italiane në Gjirokastër me rastin e mbarimit të Luftës së Parë Botërore organizoi një festë, ku ishin të ftuar oficerë të tjerë aleatë, midis të cilëve ishte edhe majori M. Iden si edhe paria e qytetit. Ai për të realizuar planin e Foreing Office-s mori përsipër të takonte dhe të bisedonte personalisht pothuaj me të gjitha personalitetet shqiptare të kohës, duke filluar nga bajraktarët dhe bejlerët atdhetarë deri tek nëpunësit e thjeshtë dhe prijësit fshatarë.

Për këtë qëllim aty nga fillimi i vjeshtës të vitit 1919 ai niset nga Shkodra dhe shkoi në Burgajet të Matit, për të takuar dhe biseduar me Ahmet Zogun, i cili ishte kthyer nga Vjena. Nuk e gjen në shtëpinë e tij dhe temën dhe qëllimin e vizitës ai e bisedoi gjerësisht me nënën e zgjuar të Ahmet Zogut, për t’ia transmetuar urgjentisht të birit. Në kujtimet e tij Sejfi Vllamasi shkruante, faqe 164.

“Preng Pasha niset prej Durrësit për në Mirditë, i shoqëruar me M. Idenin, konsullin anglez dhe kuadër i Inteligjence Servisit, i cili asokohe po kryente një shërbim special në favor të Shqipërisë.

Plagosja e majorit Iden

Kur po kalonin me makinë Urën e Matit qëllohen nga një pritë. Preng Pasha ngrihet në këmbë dhe bërtet: “Më vritni mue e mos qitni mbi të huejt, se asht kundra zakonit tonë shqiptar”. Preng Pasha edhe disa njerëz të tij vriten, ndërsa konsulli Iden plagoset në krah. Por ai edhe pse i plagosur vazhdoi misionin e tij nëpër Shqipëri.

Për më tej po u referohemi shënimeve që ka depozituar në Institutin e Historisë, veterani tiranas, Xhemal Kusi, i cili shkruante: “Tamam në këtë kohë kritike, por të volitshme vjen në Tiranë, një anglez i quajtur M. Iden, funksionar i Foring Offices, mik i shqiptareve dhe i zonjës shqiptarofile Edith Durhamit. Ai nuk vjen nga Italia, por nga kufiri grek ose jugosllav dhe ishte i shoqëruar nga dragomani gjakovar Andrea Krasniqi, ish-oficer i Ushtrisë Britanike i dalë në lirim. Ideni shkoi të takonte Abdi Toptanin drejt e në çifligun e tij, ku banonte atdhetari tiranas dhe iu drejtua me këto fjalë: «Duke qenë se Qeveria e Durrësit ka kërkuar nga Konferenca e Paqes, mandatin e Italisë, pikërisht për këtë shkak Shqipëria ka rrezik të copëtohet.

Këshillat miqësore

Megjithëse Qeveria Britanike nuk e dëshiron zbatimin e Traktatit të fshehtë të Londrës të vitit 1915, nuk mund të dalë hapur kundër aleates italiane, sepse ajo vetë ia kishte propozuar dhënien e Vlorës dhe hiterlandit të saj Italisë, në rast se ajo shkëputej nga Aleanca Trepalëshe. Prandaj, duke u ndodhur para këtyre kushteve, si Qeveria Britanike, po ashtu edhe ajo franceze nuk mund të kërkonin zbatimin e vendimeve të vitit 1913. Ndaj në këto kushte u mbetet juve shqiptarëve, që së pari të rrëzoni Qeverinë e Durrësit, të shpallni mospranimin e mandatit të Italisë, përndryshe ju preu e zeza». Kështu foli anglezi M. Iden dhe të nesërmen e largua për në Shqipërinë Jugore. Abdi Toptani thërriti urgjentisht dhëndrin e tij Abdyl Ypin, asokohe prefekt i Durrësit, për të biseduar këtë çështje bashkërisht edhe me nënprefektin e Tiranës, Rauf Ficon. Mbas bisedës i çuan fjalë edhe Ahmet Zogut në Burrel. Ahmet Zogu erdhi menjëherë dhe u ngarkua që ato pune t’i bisedonte me Aqif Pashën në Elbasan. Mbas këtyre bisedimeve midis krerëve të rëndësishëm, u vendos të bisedohej me të gjithë atdhetarët tiranas si Myteselim Këlliçi, Fuad Toptani, Refik Toptani, Sheh Ahmed Pazari, Hafiz Ibrahim Dalliu e Myslim Beshirin.

Fillimi i Kongresit

Më tej po citojmë Sejfi Vllamasin, që në kujtimet e tij në faqet 127-128 shkruante: “Konsulli anglez Iden i Inteligence Servisit, në dhjetor të vitit 1919 shkoi nga Berati për në Gjirokastër, i shoqëruar nga major Mustafa Maksuti dhe Azis Tajari, ish-kadi dhe aty takoi Javer Hurshitin dhe Beso Gegën, asokohe kryetar i Bashkisë dhe u thotë konfidencialisht se Qeveria Britanike dëshironte formimin e një qeverie kombëtare në vend të asaj që kemi sot në Durrës e që është vegël e italianëve.

Pra, kur t’ju ftojnë për në kongres të dërgoni dy delegatë, Beso Gegën dhe Veli Hashorvën. Kongresi i Lushnjës u çel më 21 janar, por punimet e tij i zhvilloi në datat 28-31 janar 1920. Mbarëvajtja e Kongresit ishte shumë e rëndësishme, ndaj atdhetarët së bashku me majorin Iden u morën seriozisht me mbrojtjen ushtarake të tij. Kapiten Meleq Frashëri kishte marrë komandën e milicisë në Lushnje. Gjithashtu për sigurimin e kongresit ishin forcat vullnetare të Dumresë nën komandën e¨toger Prenk Jaku. Në ruajtjen e Kongresit ishin më shumë se 500 veta. Meloni, konsulli italian në Vlorë, ishte i dërguar në Lushnje për të ndjekur zhvillimet e kongresit dhe më pas t’i raportonte Romës. vijon
Mbrapsht në krye Shko poshtë
valmir9
Anëtar i ri
Anëtar i ri
valmir9


Male
Numri i postimeve : 141
Age : 33
Vendi : Theranda (Slloveni)
Registration date : 27/03/2009

Majori Morton Frederick Iden dhe Kongresi i Lushnjës Empty
MesazhTitulli: Re: Majori Morton Frederick Iden dhe Kongresi i Lushnjës   Majori Morton Frederick Iden dhe Kongresi i Lushnjës EmptyTue Apr 14, 2009 6:10 pm

Një mik që ndihmoi nacionalistët shqiptarë

Majori Morton Frederick Iden dhe Kongresi i Lushnjës Fff

Në kthimin në atdhe, më 1920, majori Iden u zgjodh menjëherë anëtar i Këshillit Ekzekutiv i Shoqërisë Anglo-Shqiptare, me kryetar kolonelin Aubrey Herbertin, nënkryetar Lordin Lamington, me sekretar-arkëtare M.Edith Durhamin, me anëtarë të tjerë: dr. Cunnigton, kolonelët W.Guiness,James, H.W.Nevinson, Evan MacRury; C.F.Rydes, major George Paget, gjeneral Mark H. Julker, të cilët që të gjithë ishin të mirënjohur si albanofilë (AQSH;F.570, D 20;fl.21). Me rastin e zgjedhjeve të para parlamentare të vitit 1921, Iden kthehet serish në Shqipëri. Asokohe, më 4 maj 1921, gazeta «Mbrojtja Kombëtare» kishte botuar një artikull të gjatë ku tregohej, me shumë detaje, çelja e Parlamentit të parë shqiptar, më datën 21 prill.

I adhuruari i shqiptarëve

Në atë artikull shkruhet: “Në llozhën e parë u vendosën anëtarët e Regjencës, ndërsa në llozhën e dytë, e caktuar për diplomatët, kishin marrë vend konsulli i përgjithshëm i Anglisë, miku i vërtetë i shqiptarëve, i provuem në kohë të liga, Z. Iden, si edhe përfaqësuesi italian Castoldi dhe nëpunësi i tij Gobi. Në llozhën tjetër ishte edhe z. Moseley Williams. Më tej në artikull shkruhet për fjalimin përshëndetës të mbajtur nga dr. Mihal Turtulli, anëtar i Regjencës, midis fjalëve të të cilit u thanë: “Kemi nderin midis nesh edhe dy përfaqësonjësit diplomatikë të dy vendeve mike të rëndësishëm për ne”. Më tej përsëri z. Iden përmendet kur shkruhet edhe për paradën e Ushtrisë Shqiptare, e para e atij lloji, që u mbajt atë ditë feste, në të cilën mori pjesë edhe ideatori majori Iden. Në atë paradë morën pjesë: një batalion i regjimentit II, një kompani ndëshkimore (policia ushtarake U.A.), batalioni shëtitës nën komandën e kapiten Prenk Jakut, një kompani mitralierësh dhe një bateri topash. Ali Këlcyra në kujtimet e tij shkruante: «kur emigrantët shqiptarë, në fund të dhjetorit 1924, mbërritën në skelat e Italisë, dy njerëz që simbolikisht përfaqësonin dy imperializmat më të mëdha, rivale në Evropën e atëhershme, i prisnin në Brindisi e Romë.

I njohur në Shqipëri

Njëri nga këta ishte bullgari komunist Likov, i dërguari i Kominternit, tjetri ishte miku i vjetër i demokratëve shqiptarë, anglezi M.F.Iden, i cili, moralisht, si këshilltar, kishte lozur një rol me rëndësi në mbledhjen e Kongresit të Lushnjës dhe në përgatitjen e Luftës së Vlorës. Sipas A. Këlcyrës: “Sinqeriteti i ndjenjave të Idenit shprehet në interesimin dhe simpatinë që ka treguar vazhdimisht për problemet shqiptare gjatë shumë viteve edhe kur nuk kishte asnjë lidhje pune”. Salvatore Meloni, konsulli italian në Vlorë, gjatë viteve 1922-’32, që e njihte shumë mirë majorin Iden, më 30.12 1924, përmes Legatës Italiane në Durrës, i telegrafoi MP të Jashtme Italiane, me tekstin si vijon, që shprehte mllef të madh: “Ideni është mjaft i njohur në Shqipëri për shërbimet që u ka bërë nacionalistëve gjatë pushtimit italian të Shqipërisë, duke thurur intriga kundër komandave italiane, duke i lehtësuar aksionet e komiteteve revolucionare që çuan në ngjarjet e Vlorës.

Takimi me miqtë

Në rast se ai vjen në Itali dhe do të qëndrojë atje e të mbajë lidhje me refugjatët, veprimtaria e tij duhet mbikëqyrur se e meriton plotësisht, po të kemi parasysh qëndrimin armiqësor që ai ka mbajtur ndaj nesh”. Megjithatë Ideni erdhi në Itali u takua me miqtë e tij të dikurshëm dhe fjalët e para të tij ishin: «Jeni viktima të petrolit që shpresohet të gjendet në vendin tuaj».

Në kujtimet e tij Sejfi Vllamasi shkruante: “Në kohën e emigracionit në Paris, në 1934 u takova me zotin Iden, i cili më kishte ftuar për darkë. Ky konsull që i kishte bërë gjithë ato shërbime Shqipërisë në kohën e Kongresit të Lushnjës më tha: “Vajguri që ia shkëputi Turqisë vilajetin e Mosulit për shkak të burimeve vajgurore për t’i dhënë Irakut, po ai vajgur iu përzuri juve nga Shqipëria dhe pruri Zogun në fuqi”.

Morton Ideni, miku i shqiptarëve, aty nga fundi i prillit 1939, mbas pushtimit të Shqipërisë nga italianët, shkoi në Zvicër për t’u takuar me Ali Këlcyrën e Qazim Koculin. Ata biseduan disa ditë radhazi. Përfundimisht majori Iden ishte shprehur në këtë mënyrë Ali Këlcyrës:

“Kthehuni në atdhe!”

“Ajo që u paratha me kohë dhe me kaq insistim në të gjitha anët e botës për 14 vjet radhazi u vërtetua plotësisht, fashizmi me bajoneta të zhveshura pushtoi aleaten e vogël, tani për ju nuk ka mbetur asgjë për të bërë jashtë vendit. Ju këshilloj nxehtësisht që të ktheheni një orë e më parë në atdhe. Vazhdimi i qëndrimit tuaj në mërgim, në gjendjen e sotme më duket jo vetëm i kotë, por edhe jo prodhues. Kam besim dhe bindjen e plotë se Ju mund t’i bëni më shumë shërbim çështjes kombëtare në Shqipëri, sepse ajo rishtazi ka për të shpëtuar si në vitet 1912 dhe në 1920, në luftën në malet e saj dhe prej djemve të saj. Këto nuk janë vetëm mendimet e mija, por edhe të disa qarqeve politike londineze që merren me çështjet e Shqipërisë dhe të Ballkanit e sidomos miqve të Shqipërisë”.

Lec Kurti, ministri i fundit shqiptar në Londër në qershor të vitit 1939, para se të largohej nga Anglia kishte pasur një bisedë me Marry Herbertit, e cila i kishte treguar se majori Ideni e kishte takuar atë zonjë dhe i kishte thëne se më në fund i kishte bindur drejtuesit e refugjatëve politikë të ktheheshin në atdhe.

Fatkeqësisht për këtë mik të Shqipërisë dhe të shqiptarëve nuk kemi të dhëna për vitet e fundit të jetës së tij.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Majori Morton Frederick Iden dhe Kongresi i Lushnjës Empty
MesazhTitulli: Re: Majori Morton Frederick Iden dhe Kongresi i Lushnjës   Majori Morton Frederick Iden dhe Kongresi i Lushnjës Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Majori Morton Frederick Iden dhe Kongresi i Lushnjës
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kongresi i Manastirit dhe alfabeti i gjuhës shqipe.
» KONGRESI I MANASTIRIT
» KONGRESI I MANASTIRIT -KONVENCIONALIZMI I UNITETIT
» KONGRESI I ALFABETITI NE MANASTIR
» KONGRESI I PARE NDERKOMBETAR "PEGASI" ALBANIA

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: