Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3
AutoriMesazh
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton

Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles   Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles - Faqe 3 EmptyWed Jul 23, 2008 2:14 am

Do të pimë dhe këtë helmënë
Shumë i dashur e i paharuar im vëlla Ndon të shkruanjë
nani pas dy muaj nga kur telefonuam ditë të pashkvet. Këto
muaj unë jeshë i sëmur edhe sëmundja ishtë shumë e keq, si më
thanë jatrot(doktorët). Nani jam më mirë edhe rri e shkruanj ne
miqëtë të dashur, çë s,kenjë haber nga mua.
Vate zonja Nansi edhe muarë sa keshe miresinë të tregoshë për
mua edhe Ksenien, edhe të falendëroj shumë.
Si të kesh thënë, u nani nuku jam kryetar i Lidhjes, po Jorgo
Geru, me Ljapin e me Mihen, ata bejnë kumanto.
U thashë të të dregojnë “Besa”, po nuku di çe kanë benë. Mua
s,më japen për të dregoj në miqetë, çë kemi jashtë nga Greqia
ose këtu. Kanë mendja të shkurtur disa edhe shternë baltë kudo
flasenë. Çë të bëjmë?
Do të pimë edhe këtë helmenë, sa të vijnë dite më të mira.
Falem të jeshë mirë ti edhe Rina, edhe të vishë në Greqi të i
thomi nga afer. Të falenderoj nga zemra per miqtë çë kam bënë
nga “Lidhja”, si Necip Alpan, Leksandr Zolos, Kabashi e të
tjerë.
Nga miqetë këtu ke shumë të faltura edhe më teper nga ana
Bethanit, çë pien për ty çdo herë.
Behetë një Kuvend në Palermo per arbëreshëtë edhe grephonetë
edhe më kanë ftuar, po nuku di po do mund të vinj. Kënget
arvanite nga konserti çë bëmë këtu do dalen ne kasete e disko
në dy muaj, edhe o ta tergonj. Nani të tregonj programin e
konsertit, atianë ku shkruanjë edhe per ti edhe për ndihmen, çë
më jep me zëmerë të hapur im vëlla papa Ndoni i dashur. Falëm
Arben P. Llalla
154
të jesh mirë ty dhe Rina edhe të luftoshë të luftoshë per
arbëreshëtë, si dremënani lufton.
Shumë të puthura nga gjithë neve, nga Katerina e Aleko,
Barbara e Panagioti, Konon E.T.T.
Aristidhis Kolljas
Athina, 8-7-1987
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton

Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles   Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles - Faqe 3 EmptyWed Jul 23, 2008 2:15 am

Do takohemi në Siqeli
Papa Andon vëlla i dashur,
Të tërgon disku me këngë Arvanite nga konserti i parë
që tertuam këtu në Athinë. Atje kemi edhe 2-3 këngë nga
Kalabria qe ty më këshe ndeltuar edhe kënduar aq bukur.
Këtë punë e kemi bënë me shumë meraq edhe dashuri edhe
pëlqen shumë kudo gjigjet. E na dëltuan edhe Radhjotelevizjoni
i Greqis edhe ja njohur shumë. Falem të të pëlqenjë edhe ty.
Notet që kemi shkruar, Miki Theodoraki, edhe unë si sheh janë
edhe frangjishte, edhe anglishte, si edhe këngët. Por metasis
ime në greqishte, drëshon ca pak. Fëlto t,e liroshë. Ka interesë
për ty edhe do të shohëshë atje nga pse na helmuan rerket që na
shkoj me ata Europjanët që erthën këtu pa pijer ata njerëzit që
din që janë Arvanitet.
Do të takohemi në Siqeli edhe atje do t’i thomi nga afër, pse kjo
puna më ka sëmuar edhe helmiuar që do beme kaqë vitra, kan
të bartur nga nje arrivist “Yes man” edhe nani luftojmë të
shërojmë sa sheronen, po lavomat ka do betet.
Këtu edhe miljë vitra, Arvanitin s,e kundron njëtrë po vetëm
Arvaniti. Kjo isht e liga e farrës tonë.
Falem të jesh mirë edhe me shëndet. Jip shumë të faltura Rinës
edhe gjithë miqvet. Miku e Vëllau it.
Aristidhis Kolljas
Athen (Grecia) 12-07-1988
Arben P. Llalla
156
41
Athina, 9 shtator 1999
“I dashur im vëlla Papa Andoni,
Me gjithë këto që na gjetën sivjet (lufta në Kosovë, propaganda
Serbe në Greqi, tërmeti e të tjera, libri it “Magjia Mite dhe
Besime Popullore” do të jetë gati në 20 të Shtatorit. Por
mendimi im edhe të tjerave miqëve këtu është se koha është
shumë e ligë për të bëjmë prezantimin e librit. Nuku do kemi
sukses edhe mund të bëjmë të ligë para se të mirë edhe për
librin edhe për ty.
Këtu është krijuar një klima filoserbe edhe antishqiptare
shumë,e keqe. Kemi dhën luftë të madhe nga televizionat për të
drishojmë këtë klima. Kemi shumë arvanitas këtu që besojnë se
Serbët janë vëllezër tanë, sepse janë të Krështerë, edhe
Shqiptarët janë armiqë sepse janë Musliman....
Besoj se kijo “sëmundja” kijo epidemia do shkonj
shpejt, por kush e di kur. Neve miqtë të Shqiptarëve dhe të
Arbëreshëve, miqtë tuaj në Greqi, kemi mendimin se nga
Pashkët e Mbëdha që na vinjënë, është shumë mirë këtu, e të
bejmë prezantimin e librit tënd.
Po je dakort me këtë ide, me kohen që na jihet, thonë se
bëjë edhe një gjë tjeter. Do më thënë, të mos bëjmë një
përkthim të thatë, të mos bëj një librë vetëm për shkencëtarët,
por një librë të gjallë për të gjithë popullin. Një librë me
kulturën popullore të Arbereshëve, por edhe për punën
shkencore tënde, për personalitetin tënde, se mendoj se duhet të
bëjmë po gjagjë për Papa Andonin, si vëlla dhe mik të
Arvanitasve edhe të Greqisë, pas propagandës të keqe që të kan
bën ca të prishur këtu në Greqi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton

Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles   Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles - Faqe 3 EmptyWed Jul 23, 2008 2:16 am

Ardhja jote në Greqi dua të lidhet me një përparim të
mirë. Kam edhe një mendim akoma: të shojmë testavet edhe
piktura të bukura që o lidhen me tekstin, edhe do bukurojnë
librin.
Më mirë të mënijmë edhe të bëjmë që të mirë edhe të
bukur para, t’nxitohemi, edhe të bëjmë dëmë edhe punë pa hile.
Miku dhe vëllau iti”
Aristidhi Kollja
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton

Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles   Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles - Faqe 3 EmptyWed Jul 23, 2008 2:18 am

Arben P. LLALLA
ARISTIDH KOLA
DHE
SHTYPI SHQIPTAR
(Kujtime, shkrime publicistike, poezi)
ARS - ZZ
Tetovë, 2007
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton

Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles   Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles - Faqe 3 EmptyWed Jul 23, 2008 2:20 am

Te nderuar Antar ju keshilloj te lexoni kete liber ,gjithe librin e keni ketu.,lexim te mbare ju uroi ....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Teuta.Gjika
Anëtar i ri
Anëtar i ri
avatar

Female
Numri i postimeve : 145
Age : 35
Vendi : Mitrovice
Profesioni/Hobi : "Shqiperine e mori turku, i vu zjarr. Shqipetar, mos rri, po duku, shqipetar!
Registration date : 13/05/2008

Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles   Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles - Faqe 3 EmptyWed Jul 23, 2008 11:55 am

Lavdi jetes dhe vepres se Aristidh Koles!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh

Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles   Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles - Faqe 3 EmptyWed Jul 23, 2008 12:28 pm

Aristidhi Kola ishte shkencetar dhe historian modern qe e ngriti, lartesoi dhe e pasuroi teorine pellazgjike. Lavdi Aristidhit!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles   Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles - Faqe 3 EmptyTue Aug 12, 2008 1:04 pm

Me terhoqi vemendjen kjo rubrike, e cila ka protagonist nje nga studiuesit me te medhenj, nje nga miqte e mi po me te medhenj, ne shtepine botuese, te te cilit mori jete nje nga veprat e mia me te medha te titulluar "PULSI I DHIMBJES" ne vitin 1997, e ribotuar disa here nga kjo shtepi botuese "THAMIRIS" (E tha mire) dhe qe arriti te shperndahet ne te gjithe Evropen. Per kete liber Aristidhi i madh ka shkruar nje artikull kritik ne revisten e tij "Arvanon". Une ketu kam botuar dhe librin "Seli ne Qiejt" (nje liber tjeter qe ka marre çmim dhe eshte e perkthyer ne disa gjuhe), "Kryefjala e Fatales" roman, ku nje nga protagonistet e ketij romani,i cili eshte botimi i fundit i Shtepise botuese "Thamiris".
Per te krijuar nje tablo te qarte per kete do te hedh per forumistet dhe shikuesit kete fragment te ketij romani, te cilin Aristidh Kolja e lexoi me shume entuziazem...
Po keshtu ne kete shtepi botuese kam botuar poemthin "Vilaret e Verdhe". Une kam qene shume afer tij, ketij arvanitasi erudit, i cili perveç madhoreve, kishte karakteristika te veçanta ne lukun e tij (kravata e tij ishte kuq e zi), fliste ne me te shumten e kohes shqip.

Kjo eshte sa per fillese. Pershendet nisiatorin e kesaj rubrike perkujtuese dhe evidentuese.
Sinqerisht
Kristaq F. Shabani
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
I_heshtur
Fillestar/e
Fillestar/e
I_heshtur

Male
Numri i postimeve : 15
Age : 39
Vendi : Shqipria Etnike
Registration date : 10/08/2008

Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles   Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles - Faqe 3 EmptyTue Aug 12, 2008 1:12 pm

Lavdi jetes se Artisidh Koles

pasuroi teorine pelazgjike

Rrespekt !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles   Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles - Faqe 3 EmptyWed Aug 13, 2008 9:33 pm

Po mbaj premtimin per Aristidh Koljan



Fragment nga “Kryefjala e Fatales”, roman i Kristaq F. Shabanit







°°±



"Ky roman u kushtohet gjithë njerëzve, që si rrjedhojë e fatkeqësive njerëzore, ose e imponimit të faktorëve, kanë humbur pjesë të organizmit të tyre dhe kanë mbijetuar, duke gjetur forca dhe energji.

Pavarësisht nga ky "procesion i ashpër cungëzimi" ATA janë ngritur mbi fatkeqësitë dhe po lozin një rol të pakontestueshëm aktiv në ribërje e në vrasje të "FATALITETIT - KRYEFJALË".

AUTORI

Gjirokastër, ALBANIA

Prill 1999



I nderuari poet i letërsisë së elegancës!

Jam në përfundim të mbylljes së veprimtarisë botuese të Shtëpisë sime botuese “Thamiris”. Dhashë një kontribut të madh në botimin e librave të talenteve shqiptarë të emigruar në Greqi gjatë këtyre viteve. Bëra ç’ishte e mundur. Romani juaj “Kryefjala e Fatales” është libri i fundit që po botohet në siglën “Thamiris”. Ky pa dyshim është dhe një nder i dyanshëm… Ndërprerja e veprimtarisë vjen si rrjedhojë e gjendjes sime aktuale jo të mirë shëndetësore”.

Aristidh P. Kolja

Athinë, 22.06.1999



Ribotohet, duke u nisur nga kërkesat e shumta që kam patur për këtë roman , jo vetëm në vend ,por edhe jashtë tij, për vetë faktin që botimi i parë i realizuar në gjuhën shqipe, në Athinë, ishte vetëm 500 kopje. Ky roman ka tërhequr vëmendjen e studiuesve, përfaqësuesve të botës shkrimore, pedagogëve , mësuesve dhe pasionantëve të letërsisë, mbasi personazhi kryesor i romanin është një njeri real, që mbijeton dhe ndikon kapërcipërisht në jetën e të tjerëve.

Autori



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles   Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles - Faqe 3 EmptyWed Aug 13, 2008 9:33 pm

………………………



"HARRESA KËSHTU MUNDET: ME VIJIM E PËRJETIM



Aristidhi ishte një njeri tepër origjinal, befasues me të qeshurën e tij karakteristike e të profilizuar. Në veçoritë e tij spikaste përzëmërsia dhe arti i kontaktimit me njerëzit e sidomos me ata të lidhësisë së gjakut. Një mendje e destinuar të prodhonte mirësinë. Në tryezën e tij të punës, si rrjedhojë e punës studiuese në të cilën ishte veprimuar, ndesheshe me "gërmime arkeologjike të epokave ". Pasioni në trajtesën me aftësi shkencore të rrokte tërësisht, kur shihje "fragmente studimore të BOTËS".

- Këtu është shkruar një pjesë e historisë… Këtu unë jam përpjekur të rrok gjëra, që t'i përsërisin brezat, t'i mësojnë të rinjtë. Ne kemi për detyrë të sjellim te popujt historinë e tyre të shkruar dhe të pashkruar dhe atë që bëhet sot. Unë dua të respektoj atë ç'kanë thënë kombet, fqinjët, ç'i lidh, ç'kanë të përbashkët. Ndoshta, shprehen ndryshe, por në thelb janë të njëjtët…

"POETI " po e dëgjonte hulumtuesin Aristidh me vëmendje të tejskajshme, duke folur në gjuhën e vendit të tij. "Poeti" kërkonte dhe kishte një duf të mirë për atë njeri, që presupozonte apo tifozonte figurën e lartë të një studiusi të mirëfilltë. Donte ta pushtonte në kraharorin e tij, të "ndreqte" gabimet dhe fajet e mëdha të COPËTUESVE të Historisë. Kërkonte ta puthte në ballin e tij, të ngjashëm me të tijin, t'i shikonte sytë e ndritshëm tek shkëlqenin në një pastërti, të cilën rrallëherë e kishte ndeshur në jetë… Edhe shkrimtarët, kur bëjnë zbërthim personazhesh, apo kërkojnë të sajojnë prototipizime, modele që të të "trondisin", nuk e kanë atë aftësi të tipizojnë të tillët.

A keni parë një ndjekës, dëgjues, kur në një vëmendje të rrëmbyer do vetëm

të rrok informacion. Kështu kishte mbetur në një pozicion "dramatik " "POETI ". . .

- Gjuha e jonë e përbashkët është shumë e bukur, por ne ç'bëjmë, përdorim fjalë të tjera, duke menduar se i japim tone të tjera më të mëdha, i heqim bukurinë lules e ngjyrosim ndryshe? Pse bëjmë kështu? Të moderohemi apo të shprishim? Bukuria e një gjuhe qëndron në ruajtjen me fanatizëm të pasurisë së saj. Këtë ,që po ua them juve, ua kam thënë dhe të tjerëve: poetëve, shkrimtarëve, gjuhëtarëve, studiuesve. Jo për mburrje, por nga minoritetet, që banojnë edhe këtu ka një përcjellje ëmbëlsore të gjuhës, e cila sot flitet. Por, nga ana tjetër, duhet të themi dhe atë se në këtë të folur ka "plot të futura të gjuhës tjetër", që, ndoshta, është përshtatur ose folësit e përdorin për lehtësi përdorimi…

"POETI ", ndodhej në shtetin fqinj së toku me Adonisin, i cili kishte ardhur të kurohej për herë të parë nga veshkat, I dhuroi Aristidhit një vjershë tipike për gjuhën. Vjersha shprehte të gjitha mendimet "aristidhiane".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles   Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles - Faqe 3 EmptyWed Aug 13, 2008 9:34 pm



ïdô"DIALOGU i GJUHËS "Óô÷

E FOLURA

nuse e urtë, e lashtë :

jetëgjatësi e paimagjinueshme,

përcjellë në korda zëri magjik...

E hedhur në flakë: E paprerë...

Përpjekur në djep për ta mbytur:

"E pambytur... "

E, qëllimtë në lidhje:

" E palidhur... "

E FOLURA pa thembër akiliane !

II

E shkruara: vellobardhë,

martuar në “KONGRES MANASTIRI”,

Krushq:" Tingujt e së Folurës"...

III

E FOLURA e kapi përdore

si motra motrën e një mitre në përrallë,

i tregoi HISTORINË ME TINGUJ:

"Dëgjomë, o e shkuara ime,

tani ndihem e qetë.

Rrëmbyesit kërkonin vjedhjen,

thikat laringun,

Kokëposhtë hidhnin tingujt,

shpërndaheshin në rënie,

e përsëri në hone lidheshin,

dhe përsëri ngjiteshin,

pritave mbytëse, dashakeqe

u hapeshin kurthet...

Nuk lëshoja fraza,

veç lindje sythesh fjalësh të reja,

shkruaja, shkruaja

në odise shpëtimi,

sistemoja: “Bibliotekat e mendjes",

Biblioteka e Aleksandrisë lëshonte tymin,

shkrumbëzonin frazat e tyre

në gjyqe inkuzicioni, invadime,...

Unë përcillja në mendje njerëzish:

“Lirika, legjenda, balada, këngë..."

E folura këtu heshti,

me gjest fisnik

flokët tërë push të së shkuarës përkëdheli:

"Tani të fortë e ndiej veten larg vetmisë!"



IV

“Oh, sa paske vuajtur, o motër,

gjithë jetën,

por ja tek je, si mal tingujsh e gërmash

në këmbë...

Kush mund ta presë të vërtetën ?

Edhe tortura më e gjaktë

nuk mund ta shprishë gërmën

dhe tingullin shqip, gjuhën e flaktë…

Aristidhi kishte ndezur çibukun dhe po e thithte i kënaqur, duke dëgjuar "POETIN ", i cili deklamonte vjershën. Kur përfundoi, u ngrit në këmbë dhe e përqafoi, pastaj i tha me një shqipe të bukur :

"HARRESA KËSHTU MUNDET".

"POETIT" po i dilnin lot mallëngjimi, të cilat në rënie u grumbulluan në një letër të kuqe, si gjaku dhe shkruan një nga fjalët më të bukura të kësaj gjuhe të lashtë sa vetë Perënditë: "Të faleminderit!” Albana, një patriote e tij shumë e ndjeshme në shpirt dhe me cilësitë më të mira, që reflektojnë vajzat e bukura, mori një pecetë dhe kërkoi të fshinte lotët në sytë e poetit .

" Mos i fshi gërmat . . ., " - foli "POETI".

" Jo, gërmat - lot, por lotët, që vazhdojnë të burojnë nga sytë, se lotët poetëve u duhen…," - tha zonjusha simpatike dhe i fshihu sytë poetit. "POETI" e falënderonte me sytë, që sapo ishin fshirë nga "afshi i ndjenjave" dhe e vështronte si babai vajzën e tij.

Athanasia,arvanitasja e bukur, ndiqte e emocionuar veprimin e Albanës.

Studiuesi Aristidh u prek nga kjo skenë, siç mund të preket çdo njeri i ndjeshëm e jo një studiues e historian i kalibrit "ARISTIDH".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles   Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles - Faqe 3 EmptyWed Aug 13, 2008 9:35 pm

Në dhomën e tij të punës qëndronin vepra shqip të botuara prej tij në pak kohë, të poetëve dhe shkrimtarëve, që ishin në emigrim. Penelatat jetësore flisnin me gërma.

Nga magnetofoni buçiti një këngë : “Kënga e Vitit të Ri e Arvanitasit”:

"Mi se të vinjë vit i ri,

mi se të na pëlqenjë.

Si nestrë thojnë i palei

kush proto të na vinjë

nga dera e avllopotësë

një dokume jimni.

Nestrë kisha panajiris

tamanë e Shën Vasilit

çë ish një njeri me areti

ma shumë golikomil ish.

E shihni këtë shkopinë

e kej për të kumbisej.

E shihni këtë thatinë shkop

vllastar të njomë hjusi

dhe sipër në vlastarëzë

di zogjë galajdhisin.

Vishuni vëllezër, vishuni

bukur nestrë menatë

nga klithma të mos lipseni

në klishëzë të veni

nga klisha çë të ikëni

dhe në shtëpi të veni. . .

E pastaj shpërtheu kënga tjetër : “Tërë vreshtat i skova ç ‘rush si buza jote s'çova”...

"Kënga të lidh dhe të jep forcë... - konkludoi POETI. Ra zilja e telefonit. Albana e ngriti receptorin dhe iu përgjigj pyetjes: "Zyra e zotit Aristidh jeni?”

- Po, - iu përgjigj Albana.

- Doja të flisja pak me zotin Aristidh. Jam Adonis Buronja, miku i "POETIT".

- Po, - u përgjigj "POETI".

Aristidhi ngriti në dorë telefonin dhe, pas pak, dëgjoi një fjalë tjetër të tingulltë nga ana tjetër e receptorit:"Të faleminderit!…" Fjala e shkruar në letrën e kuqe dhe fjala e tingulltë formuan gjuhën e të parëve të tij.

Adonis Buronja së toku me " POETIN " do të takoheshin me Aristidhin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles   Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles - Faqe 3 EmptyWed Aug 13, 2008 9:36 pm

" ADONIS : " ANTI - V "



Adonisi po e ndiente veten, në këtë takim, me Aristidhin si me një të afërt. Studiuesi vërente me kujdes Adonisin dhe me vetvete stiste portretin e një njeriu, që "ndërtonte" veten me qelizat për ta shndërruar në një hero të ri, të pagjetur as në dramat më të dhimbshme, as në tragjeditë me pike tragjedish, as në legjendat e vërteta e jo të sajuara mbi të dhëna, as në baladat e trimave më të guximtë!

Po vinte në historinë e njohjes një njeri, që nuk i pëlqente termi, apo motivimi "Hero".

- Sa vjet keni në këtë gjendje? - pyeti Aristidhi.

- Rreth 25 vjet…, - u përgjigj Adonisi.

- 25 vjet !… - Habia po ngrinte me procesion të shpejtuar ndërtesën e saj.

"Adonisi”: Legjenda më e re e botës, protagonisti i saj, ishte në një luftë të përgjakshme " jetëvdekje" dhe mbijetimi nxirrte bisqe,...

- Pa ma trego, të lutem, jetën, - iu lut me një ndjenjë thellësisht lutjeje Aristidhi.

Adonisi filloi të shpjegojë "DRAMËN” e tij që nga dalja e "YLLIT". Një jetë, e cila fillonte me gërmën “V" dhe vijonte po me të njëjtën gërmë.

Aristidhi e ndiqte dhe mendonte, duke e parë "POETIN " e thinjur, se ç'mund të bënte me këtë njeri, që nesër ky mund ta bënte më të madh se ç'ish në lëvrimin e legjendës. I erdhën në kokë legjendat më të mëdha: Protagonistë, Gladiatorë dhe dema të arenës që vetëm brirëzonin në një ritëm të ngjashëm ndeshës; shami të mëndafshta, që tundeshin në dorë princeshash, të cilat ëndërronin muskujt e bronztë të "gladiatorit”dhe përqeshnin " belbas" princin e zbehtë të fronit. Princesha, që pasthirrmonin në një "Ah!", që kërkonte me çdo kusht mbajtjen në këmbë të gladiatorit, që e gostisnin papushim "brirë racorë" demi me sy të kryqëzuar në tejngopje.

A nuk i ngjante Adonisi një "Gladiatori ", që gjithmonë është në përleshje në arenë me "DEMIN"? Ç'simbolizonte "DEMI"? Natyrisht një shkronjë tjetër "V", por ndryshe nga dy të parat! Adonisi, ky mit i pathyeshmërisë, me v - të e tij.

Ai mund të quhej edhe ndryshe:



§ § § "JOSIF BURONJA - ADONIS - ANTI "V " !

Adonisi fliste dhe tregonte një histori të mermerizuar në të gjitha dimensionet. Stiste dhe pyetja:" Ç 'duhet të bëj për këtë supernjeri, për t'i shtuar ditët, vitet e jetës së tij ?"- po e plagoste shpirtërisht me gjithë forcën e saj, e brente në thellësi të shpirtit human. S’ka dhimbje më të madhe se sa të të brehet shpirti! Filloi të dyshonte me sinqeritet të hapur dhe pyeste i çuditur: "Mos, ndoshta, JOSIF BURONJA kishte kohë që kishte mbyllur sytë dhe ADONIS BURONJA - Anti "V " ishte tipizimi i tij? Kishte mbyllur sytë Legjenda "JOSIF" dhe bisku "ADONIS " bleronte, se legjendat e kanë zakon: "NUK VDESIN".

" Poeti" i thinjur ishte aty. Kur ishin prezantuar, ai kishte thënë "POETI". Për emër tjetër asqë bëhej fjalë. Emri i tij i vërtetë kishte një çerekshekull, që e kishte përpirë harresa. "POETI " s'bëzante. Në fytyrën e tij, të stërmunduar nga rrudhat, shikimi dukej sikur thoshte: "Ju keni miqësi me Perënditë, jeni mik i tyre, ndoshta, diçka mund të bëni për Adonisin… Të paktën gjendjen e tij le ta njohin Perënditë, pa pastaj ato diçka do të bëjnë, se PERËNDITË nuk rrinë kurrë duarlidhur e këmbëkryq..."

Aristidhi me fytyrën e tij engjëllore, ngjasuese me një oqean ndjesor, kuptonte "KODIN" e fshehtë të "POETIT". Dy petalet e bardha në një përqafim model ishin stilizuar në xhaketën e tij, sikur kishin mbirë natyrshëm, ndërsa kuqezia e kravatës shndriste në një solfezh notash, tek priste në një hapje të guximshme krahësh notat e kënaqësisë.Mbi këtë pentagram ra një lot i ndjeshëm i "POETIT", i cili kohët e fundit, pas marrjes edhe të një titulli të lartë, nuk përmbante dot veten e tij dhe mbillte lot, sikur mbillte fara në tokën e pluguar. Aristidhi kundronte. Adonisi kishte përfunduar. Poeti kishte hedhur ndjenja në bllokun e tij.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles   Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles - Faqe 3 EmptyWed Aug 13, 2008 9:36 pm

" E s'thonë kot ata, që e kuptojnë,

më shpejt të vret maja e stilolapsit

se sa plumbi i derdhur për të vrarë:

" A 1 dëgjon A 2.

Nga kanatat e hapura të një dritare

gjysmëdiell, gjysmëhënë,

varen në Kupën qiellore vetë Yjet! "

Buzët nxitojnë të puthin yjet e varur,

t'i gjejnë të nxehtë të adhuruarit e tyre . . .

Në ketë tymnajë:

Të shpejtosh do të thotë: Të arrish,…

Të arrish do të thotë të biskohesh,…

Të biskohesh do të thotë të ringrihesh

në të dy këmbët

dhe të ripresësh qetësisht:

" Si do të ringjallen prapë Yjet!”

Pi i pezmatuar

për një kurorë deleje të pezmatuar

tek hedh "jonë” - nga petalet...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles   Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles - Faqe 3 EmptyWed Aug 13, 2008 9:37 pm

GJEOGRAFI: " DETI I NGRIRË " § § §



M e nuhatjen e tij po ndiente se po i vinte një çast tepër i dhimbshëm, që priste me thikë, pa e përfillur vetë eksiztencën e tij, afrimin e gjumit më të madh njerëzor; lënien njëherë e përgjithmonë të frymëmarrjes dhe frymënxjerrjes...

Ishte një çast tepër dramatik, që i vinte para një monologu të dhimbshëm... Dhe monologu, si një rrefenjë njerëzore, filloi të tregonte përvijimet e tij, degët kryesore, degëzimet dhe përrenjtë e vegjël. Gjithë kjo prurje ku do të derdhej vallë? Në një Oqean harrese, në një det të ngrirë kujtimesh, në një liqen pa ngjyrë të thellë dhe tepër të kripëzuar? Si ndodh me njeriun ?

E ç'është fundja ai ? Një hiçgjë ?… Një asgjë, një flluckë, një… një. S'dinte ç'krahasim të gjente në erudicionin e tij, që në këtë çast stërkëmbthi po kuptonte se ç'përmbajtje të zymtë ka ironia jetësore, ç'varfëri të stërgjatur ka hipokrizia!…

Iu kujtua marramendës ai këpucari ironik, që krijoi skicimet e ironies. Dhe përvijoi satirën…

Në mos gabohej ai quhej me një emër të thjeshtë Paskuino dhe shkrimet e tij satirike ia pagëzuan me emrin PASKUINADË... A nuk i ngjante jeta e tij një “Paskuinadë” tejësisht satirike, që të shqyente gazit? A nuk i ngjante një njoftim fyes e shpifës me tone e humor therrës? Ishte tepër i ri për të menduar një ikje të plogët... E ndiente se dhe në gjendjen, në të cilën e kishte sjellë mania e bisturisë, mund të gjente dhe një forcë të vetme, që ta rikthente…

Pas pak, në dhomën e tij do të futej kirurgia, e cila do të bashkëbisedonte për çështjen kapitale, apo “kapilare”… Domosdo, do të ishte një bisedë e rëndë dhe e përcaktuar fati... Kishte pak kohë...

Odiseja e gjatë e vuajtjeve trupore dhe ndjesore do të merrte fund, ose do të vashdonte kalvari i jetës pa veshka... Tashmë mbahej me një gjysmë, dhe ajo e gurëzuar, e atrofizuar, në gjendje kome nga ana funksionale... Pritej vendimi i madh... Vendimi merrej vetëm prej tij, po rëndonte të dy pëllumbat e tij të vegjël, te bashkëshortja, që po e ndiqte me një frymë e përkujdesje olimpiane në vendin e Olimpit. "Eh, shpresa! Sa bukur vishet ajo kur do! Edhe, kur pengohet te shkalinat, s'i fiket krenaria. Edhe kur rrëzohet, ringrihet përsëri në një torturë ngritjeje. I jep forcë asaj gjendjeje të pezmatuar dhe në dritëfikje; atij organi, që taton dhe daton me një natyralitet për t'u marrë shembull, zemrës së fortë, që jep e merr me "limfën jetësore", gjakun... S'duhet jo kurrë t'i lash duart e tua nga çdo shpresë, sado e vakët të jetë, për të dhënë shenjat e një rituali, që do të vijojë... Duhet shpresuar në kthimet e papritura... Si duhet të flaket tej kjo faqe trishtuese? Si duhet të fshihen nga sytë këta lot mallëngjimi ikjeje?... Si duhet shpresuar tek mëshira e të Plotëfuqishmit? Si duhet të ulë kokën pendesa dhe të rrëzohet faji i atyre, që përdorën tre herë BISTURINË, duke hequr pjesë të tepërta të dy veshkave, që s'kanë asgjë të tepërt?!... Mos, o Zot, ç'mister i pandreqëshëm? A mund dhe në këtë çast të fitojë një lumturi? A mundem, që në këtë çast të fitoj verbërinë dhe "retina" e veshkave të mia të ndrijë ?!... Ky është një makth i madh, është një kërkesë me tone të drejta njerëzore, është një lutje për vijim!... Është një shëmbëlltyrë e ndjenjës për të vijuar, që të ma mbushë zemrën me dashuri, me shpresë jo delikate, por të shenjta... Pas bisturisë s'janë “enduar” ende dhe s'po më kërkojnë falje për të shlyer një pjesë të mëkatit të madh, që kurdisën me mua, duke më shpërblyer me një qiell tërë zgavëra, pa sy, pa kaltërsi dhe pa statuja Perëndish, që i dua, pse?! I pres, ja këtu, të më rrëfejnë e të më kërkojnë faljen e madhe. Do të filloj të numëroj deri në tre. Kush ka forcë të vijë tek unë, le të urdhërojë… Natyra ime ka qenë dhe është tej fisnikes ... E di, që bisturitë janë damkosur dhe ulërijnë e do të shpërthejnë në vaj pas asaj, që po përgatitet tinas meje. E di, që ata i ka dënuar ligji më i ashpër i drejtësisë së Yjeve...

"Pa eja, këtu ti, o Bisturi e parë… Ty të njoh mjaft mirë. Zer vend! Në atë vend, që hoqe copëzën… E shoh dhe tani po dridhesh në një torturë të drejtë. E shoh se nuk më sheh dot me sy, heziton të më afrohesh, ndiej dënesjen tënde të torturtë!… S'ka gjë, zer vend, s'e pastaj do të shkëmbejmë bisedë, jo në ritmin e zakonshëm...

"Pa eja këtu, o BISTURI E DYTË, e perandorisë së “LËVOZHGËS MIT " ti, që më hoqe pjesën tjetër dhe, bashkë me heqjen, më nxore gurët e grirë… S'kishe faj ti, o Bisturi, vetëm prerje rekomandohej! As që flitej për bombardime, se ""Feneri” ynë ndriçonte vetëm, aq sa mund të ndiçonte feneri!...

Ulu…Eja këtu, o BISTURI E TRETË, zer vend në pjesën tjetër të boshatisur, që i dhe fund veshkës së pare… Afroju, o Bisturi, ti fillove sakatimin e veshkës tjetër që dhe ajo prodhonte gurëzimet e saj. Nuk kishte si të merrej në dorë jeta e një njeriu, që donte të jetonte… Gardhin e teltë mund ta kapërcenin veç të sëmurët me rëndësi të veçantë, që udhëhiqnin popullin drejt begëtisë… Si mund të transplantohej veshka tek një qenie e thjeshtë? Eh !…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh

Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles   Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles - Faqe 3 EmptyFri Sep 19, 2008 6:47 pm

Humbje e madhe; na e vranë Aristidh Kolën
Më 11 tetor të vitit 2000, në një spital të Athinës, në moshën 55-vjeçare mbylli sytë një nga kolosët e letrave shqipe të shekullit XX, historiani, juristi dhe studiusi arvanitas, Aristidh Kola. Ai lindi në Thiva të Greqisë Qendrore, zonë e cila banohet tërësisht nga shqiptarët, që në Greqi thirren arvanitas. Aristidhi, si edhe mijëra e mijëra bashkëkombas të tij, u edukuan me frymën e dashurisë për traditat shqiptare, që trashëgoi kjo pjesë e popullatës shumëkombëshe e Greqisë së sotme, prej afërsisht 10 milionë banorë, ku 1/3 e saj përbëhet nga popullata shqiptare, si dhe pjesa tjetër nga kombe dhe kombësi të ndryshme.

Aristidh Kola studioi për jurispudencë në Athinë dhe pas mbarimit të universitetit, për shumë kohë iu përkushtua traditave kombëtare të shqiptarëve në Greqi. Ai përfundoi librin e tij të famshëm, “Arvanitasit dhe origjina e grekëve”, që bëri një jehonë të jashtëzakonshme në të gjithë Greqinë, si dhe në diasporën e saj jashtë vendit; njohu 9 botime brenda dhjetë vjetëve. Kola botoi revistën tashmë të njohur, “Besa”, si dhe revistën tjetër periodike, “Arvanon”. Këto revista bënin edukimin e shqiptarëve të Greqisë me traditat e shkëlqyera të tyre historike. Këto flisnin, gjithashtu, për autoktoninë e shqiptarëve të Greqisë, si dhe kultivonin kulturën, traditat, zakonet shqiptare në këtë vend. Dihet, se në Greqi ka influenca të tjera të kombeve dhe kombësive, siç janë sllavo-bullgarët, që shtrihen në veri të Greqisë, turqit, që shtrihen në veri-lindje të këtij shteti, romano-vllehët, evgjitët, që nuk janë pak në këtë shtet, por i kalojnë tre milionë banorë, si dhe popullata katolike, izraelite dhe egjyptiane. Pra, për të mbrojtur këto doke dhe zakone, në këtë konglomerat popujsh të ndryshëm të Greqisë, këto revista kanë bërë një punë jashtëzakonisht të mirë për të ruajtur ndjenjat kombëtare të arvanitasve.

Kontributi i tij kombëtar
Aristidh Kola botoi thirrjen e shqiptarëve të Greqisë, që u bë në fund të shekullit XIX, gjë që hodhi dritë mbi lidhjet e shumta të shqiptarëve të Ballkanit, të cilët kërkonin një shtet të bashkuar, që fillonte nga Veriu i Shqipërisë së asaj kohe, në Nish të Serbisë e deri në Selanik të Greqisë. Ky shtet do të kishte një popullatë shqiptare me pakica greke dhe sllave, në shumën jo më pak se 13 milionë banorë. Në vargun e shumë librave të Aristidhit, është edhe libri “Greqia në çarkun e Jugosllavisë së Millosheviçit”, i cili u botua edhe në gjuhën shqipe. Aty Kola përshkruan në mënyrë reale marrëdhëniet greko-sërbe dhe njëkohësisht, denoncon kombinacionet e tyre karshi kombit shqiptar dhe influencat negative mesjetare të ortodoksizmit greko-serb në Ballkan. Aristidhi bashkëpunoi me të gjitha rrethet e diasporës shqiptare në Botë. Ai mbante lidhje dhe bashkëpunoi me shqiptarët e Amerikës, me mikun e tij të ngushtë, Antonio Belushi, në Kozenca të Italisë, me intelektualët e Kosovës, të Maqedonisë, të Turqisë dhe atyre të Shqipërisë. Ai ishte lidhur edhe me arbëreshët e Korsikës, nga të cilët kishte dalë edhe i madhi Napoleon Bonoparti. Kola, në mënyrë heroike mbrojti në dhjetëra emisione televizive, si dhe në mjetet e informimit grek, luftën e UÇK-së, e ju kundërvu propagandës së neveritshme e të ndyrë të qarqeve ultranacionaliste greko-serbe, kundër vëllezërve tanë kosovarë, gjatë masakrave të barbarëve serbë në Kosovë dhe përkrahu bombardimet e NATO-s në të ashtuquajturën Jugosllavi.

Kopla, si kryetar i shoqatës së arvanitasve të Greqisë “Marko Boçari”, do të akuzohej nga forcat ultrashoviniste ortodokse greke, vazhdimisht për të vërtetën e ngjarjeve të Kosovës, si dhe për të vërtetën e shqiptarëve në Greqi, që ai i përfaqësonte nëpërmjet shoqatës së tij, njohur edhe nga ligjet e shtetit grek. Atë e hodhën në gjyq përfaqësues të organizatave ultranacionale greke, të cilat e kërcënuan edhe me vdekje. Nuk është rastësi që në të gjithë Athinën, në pranverën e vitit 1999, në ngjarjet e Kosovës, ishin shkruar me dhjetëra parulla ku kërkohej varja në litar e Kolës, pra, vdekja e tij.

Miku i madh i të gjithë shqiptarëve
I qeshur dhe i dashur, Aristidhi ishte mik i të gjithë shqiptarëve në Greqi, që shkuan atje gjatë këtyre viteve të fundit dhe sidomos, i intelektualëve shqiptarë, të cilët ai i ndihmoi jashtëzakonisht shumë. Dera e shoqatës së shqiptarëve të Greqisë “Marko Boçari”, ka qenë gjithnjë e hapur. Kjo shoqatë, që drejtohej nga Kola, organizoi në të gjithë Greqinë tubime, aktivitete politiko-kulturore e të tjera, për Shqipërinë, si dhe për personalitete të rëndësishme shqiptare të Greqisë.

Aristidh Kola i përket brezit të kolosëve të kombit tonë. Ai, së bashku me Antonio Belushin, bënë të njohur zyrtarisht në vitin 1988, pranë organizmave ndërkombëtare se në Greqi jetonin mbi 2 milionë shqiptarë, si dhe kishte 600 qendra shqipfolëse. Kjo u bë publike edhe në shumë mjete të informimit, si dhe te revista “Lidhja e Kozencës”.

Aristidh Kola, së fundi ishte duke përgatitur fjalorin arvanitas-grek, që do të mund të bënte diferencimin e gjuhës shqipo-arvanitase me atë zyrtare greke.

Aristidhi u sëmur në gusht të vitit 2000 me diagnozën leuçemi në gjak. Jam i sigurt se kundër tij janë përdorur doza vdekjeprurëse radioaktive ose goditje me mikrovalë, përballë zyrës së tij. Këtë ma kishte thënë më parë, vetë i ndjeri Aristidh, në kohën kur vuante nga e njëjta semundje, mbesa e tij. Ajo kishte dhembje koke dhe të dridhura, gjithmonë kur punonte në zyrën e Aristidhit. Më pas, familjarët e tij janë shprehur se nga kampionët e gjakut të Aristillit, dërguar jashtë Greqisë, niveli i radioaktivitetit në gjakut rezultoi nga 40 deri 50 herë mbi normalen.

Idea e madhe
Kola kishte hedhur idenë: “Greqisë nuk i vjen asgjë e keqe, nëse riktheheshin shqiptarët e përzënë në shekullin e kaluar, nga trojet shqiptare të Çamërisë. Përkundrazi, do të forcohej akoma më shumë miqësia me kombet dhe kombësitë, që e përbëjnë sot Greqinë.
Unë pata rastin që ta vizitoja Aristidh Kolën në ditët e fundit të jetës në spitalin e Athinës “Evangjelizmos” dhe e pashë gjendjen e pashpresë të tij. Aristidhi më tha se ishte i gëzuar që gazetat e Shqipërisë kishin shkruar për sëmundjen e tij. I dhashë kurajo, duke i thënë se do të shërohej shpejt. Së bashku me ambasadorin shqiptar në Greqi, mikun tim të vjetër, Kastriot Robo, e kishim shprehur dyshimin për “sëmundjen” e Kolës dhe mundësinë e eliminimit të tij nga shërbimet sekrete greke. Dy ditë para vdekjes së Kolës, më 09.11.2000, së bashku me zotin Robo, e vizituam atë përsëri. Pak para se të ndaheshim, Aristidh Kola na tha: “Ju lutem, mos ushqeni asnjë iluzion; mua më vranë dhe kështu si me mua, kanë vepruar edhe me dy kryetarët e tjerë të shoqatës “Marko Boçari”, të cilët vdiqën po nga “leuçemia”. Unë këto fjalë ua kam thënë të gjithë miqve të mi”.
Më erdhi shumë keq për vdekjen e tij më 11 tetor 2000, atë natë kur ekipi ynë kombëtar mundi me rezultatin 2 me 0 ekipin grek në Tiranë.

Ne kishim humbur një nga njerëzit më të medhenj të kombit tonë, që gjithë jetën ia kushtoi çështjes shqiptare të Greqisë e më tej.

Aristidh Kola u varros më 13 tetor 2000 në varrezat e Athinës, i përcjellë nga qindra e qindra shqiptarë të Greqisë dhe Shqipërisë.

Në varrin e të madhit Aristidh Kola u vendosën kurora të shumta nga personalitete të ndryshme arvanitase të mbarë botës, nga presidenti i Shqipërisë, Rexhep Meidani, si dhe kryeministri shqiptar, Ilir Meta.

Si e njoha këshilltarin e Kostandin Micotaqis
Ishte pranvera e vitit 1991 kur u drejtova për të kërkuar azil politik në një zyrë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Athinë, që ndodhej pikërisht në rrugën “Arakovis 39”. Rastësisht, takova një të njohur nga Himara, që kishte punuar si mësues në Skrapar. Me këtë njeri isha njohur në rrethana të vështira, atëhere kur im atë, Teki Malindi, e shpëtoi nga burgu për veprimtari antiqeveri. Më vonë, mësova se ai ishte në lidhje me shërbimet sekrete greke dhe ishte në përpunim nga Sigurimi i Shtetit.

Himarioti më këshilloi që të mos kërkoja azil politik, pasi sipas tij, të gjithë zyrtarët e këtij institucioni ndërkombëtar, ishin agjentë të shërbimeve greke. Po ashtu, sipas tij, “kundër” meje ishte edhe fakti se në kërkesën e paraqitur për azil, përmendej edhe veprimtaria ime për pavarësinë e Kosovës. Miku im, nisur nga këto, mendonte se nuk isha i përshtatshëm as për agjent dhe as për azil politik, madje, do të përndiqesha deri në largimin tim nga Greqia, një vend që nën peshën e ortodoksizmit ekstrem të kishës greke, do të poshtëronte shqiptarët, do të tallej me ta, për mëse 14 vjet me radhë.

Një ditë maji të vitit 1991, miku nga Himara më ftoi në një kafene, pasi do të takohesha me njerëz tepër të fuqishëm, që kishin në dorë fatet e Shqipërisë së Jugut, të ashtuquajturin nga ultranacionalistët grekë, “Vorio-Epir”. Në atë bisedë ishte edhe Nikos Grilaqis, këshilltar i kryeministrit grek Kostandin Micotaqis, Niko Benetis, avokat dhe përfaqësues i drejtpërdrejtë i Nikolas Gejxh, si dhe disa drejtues të shoqatave “vorioepirote” të Athinës.

Ish-mësuesi nga Himara më prezantoi si një mikun e tij, jurist me përvojë në Shqipëri. Ai kishte dalë garant për mua dhe dihej që gjithçka që do të bisedohej, do të mbahej sekret.

Të them të drejtën, u befasova kur në bisedë e sipër, Benetis, përfaqësues i Nikolas Gejxh dhe Kris Qirkos, kryetar i Federatës Panepiriote në Amerikë, Kanada dhe Australi, diskutonin për copëtimin e Shqipërisë, si dhe drejtimet që do të merrte politika greke në lidhje me këtë.

Ishte muaji i pestë i vitit 1991 dhe ne shqiptarët që kishim ardhur në Athinë nuk e kishim aspak të qartë atë që do të bëhej me marrëdhëniet mes dy vendeve.

Më tej, Niko Grilaqis tha se qeveria greke ka njerëz në Shqipëri, të cilët po punonin për këtë qëllim. Ai tha se Nikolas Gejxh kishte marrë kontakte me opozitën shqiptare, shumë kohë para ardhjes së demokracisë dhe se po punonin shumë për të imponuar politikën greke kundër Shqipërisë.

Faktikisht, unë nuk dija greqisht dhe përkthimin nga kjo gjuhë e bënte mësuesi nga Himara. Biseda nisi “të merrte flakë”, sepse në këtë kohë, Antonis Benetis tha: “Ne jua kemi dhuruar çekun e bardhë. Ne i dhamë Partisë Demokratike me miliona dhrahmi. Tani dhe priftin tonë grek e kemi gati t’ia dhurojmë Shqipërisë. Helenizimi i Shqipërisë është çështje muajsh dhe ditësh”. Menjëherë pas deklarimeve të tij, ai qeshte me të madhe. Isha tepër i tronditur nga ato që dëgjoja dhe pas disa ditësh, shkova në ambasadën tonë në Athinë. Atje takova një diplomat dhe i thashë ato që kisha dëgjuar. Ai më tha: “Shiko të gjesh ndonjë punë dhe mos u merr me këto gjëra, se do të hash kokën”. Më vonë mësova se ai ishte larguar për në Amerikë dhe se përfaqësuesi i shërbimit sekret shqiptar në ambasadë, pas vitit 1992, ishte rekrutuar nga EIP-ja, Shërbimi Informativ i Greqisë. Ky shërbim kishte investuar në Shqipëri me qindra milionë dhrahmi, duke vënë në shërbim të tij biznesmenë, njerëz të veçantë e madje, edhe politikanë, të cilët do të bënin “mësymjen totale”, shkatërrimin e çdo gjëje shqiptare deri në shkatërrimin e shtetit në Shqipëri, siç ndodhi në vitin 1997, por faktori ndërkombëtar dhe miqtë tanë, bënë që të dështojnë pjesërisht planet e shovinistëve grekë.

Takimi me agjentin sekret, Takis Themelis
Nuk do ta harroj kurrë takimin në Kakavijë me punonjësin e Shërbimit Informativ të Greqisë, Taqis Themelis. Takimi ishte personal dhe lidhej me dyshimin që punonjësit grekë në pikën e kalimit kufitar, kishin për rregullsinë e vizës sime.

Taqis ishte nga zona e Çamërisë dhe e zotëronte gjuhën shqipe, pavarësisht se ai bënte sikur nuk e kuptonte atë. Faktikisht, pas disa provokimeve, ai përmendi fjalë në gjuhën tonë. Megjithatë, biseduam greqisht dhe në bisedë e sipër, kur ra fjala për Jugosllavinë, i thashë se e kisha vizituar Beogradin dhe më kishte pëlqyer. Ai e miratoi atë që përmenda. Atëhere, nuk m’u durua dhe i thashë: “Ju shkoni në Beograd për të blerë dosjet e agjentëve serbë në Shqipëri, të cilët më parë i kishte në lidhje UDB-ja”. Pas kësaj, zoti Taqis më pa rreptë, më tha se duhet ta linim këtë bisedë dhe kërkoi që të sqaroja vetëm problemin që kisha me vizën.

E thashë atë që përmenda më sipër, sepse kur kisha qenë në Zvicër, këtë gjë po bënin edhe zviceranët me agjentët e tyre serbo-kosovarë, të cilët i merrnin në lidhje, në shumë drejtime.

Vizita e kryeministrit shqiptar në Athinë
Më 17 maj të vitit 1993, kur po shoqëroja në kafen e mëngjesit kryeministrin Aleksandër Meksi, ndjeva se optimizmi i tij “si grip”, më ishte ngjitur edhe mua. Ndërsa zoti Meksi po dilte nga hotel “Grand Britania”, për të shkuar 500 metër më tutje në rezidencën e kryeministrit grek, besova me gjithë shpirt se do të bëheshin gjëra mjaft të dobishme në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, e sidomos, për emigrantët shqiptarë, që tashmë e ndjenin deri në palcë peshën e robërimit e të poshtërimit.

Mbaj mend se të dy kryetarët e shteteve, i cilësuan bisedimet tepër konstruktive e rezultative dhe, madje, nuk harruan të citojnë formulën e zakonshme se “një etapë e re u çel në marrëdhëniet dypalëshe”. Ndërkaq, Athina e kishte lënë pa përgjigje ftesën e Tiranës për nënshkrimin e një traktati miqësie e bashkëpunimi. Të dy burrat e shtetit, Micotaqis dhe Meksi, nuk dhanë hollësira për këtë. Po atë natë, unë do të pyesja ministrin e Jashtëm, Papakostandinu, nëse pati ndonjë problem në bisedime që nuk e mundësoi nënshkrimin e këtij traktati, por ai më tha se nuk kishte ekzistuar ndonjë problem në to.

Në të vërtetë, sinjali i parë se diçka nuk kishte shkuar mirë në bisedime, u dha të nesërmen në gazetën “Elefthero Tipos”, e cila është një nga gazetat më të mëdha të Partisë Demokracia e Re, që ishte në pushtet.

Me një titull, që zinte gjysmën e faqes së parë, gazeta jepte alarmin: “Po ligjërohen shqiptarët”. Vetëm disa orë më pas, zëdhënësi i qeverisë, Vasilis Manginas, do të deklaronte para gazetarëve se mes Micotaqis dhe Meksit nuk ishte diskutuar fare çështja e emigrantëve klandestinë shqiptarë. Ishte ndoshta hera e parë që zëdhënësi e përgënjeshtronte shefin e vet. Nëse, Micotaqis, në konferencën për shtyp kishte thënë se po shqyrtohej mundësia e nënshkrimit të një marrëveshjeje që do të ligjëronte praninë në Greqi të shqiptarëve si punonjës sezonalë, zëdhënësi thoshte se nuk ligjërohet asnjë shqiptar në Greqi dhe se ato që shkruheshin, nuk i përgjigjeshin realitetit. Nga ana tjetër, në deklarimin e saj presidentja e Institutit Shtetëror të Fuqisë Punëtore thonte se do të jepeshin 30 mijë leje pune për të papunët e Shqipërisë fqinje e se këta punëtorë do të aktivizoheshin në punët e stinës në bujqësi. Më 18 maj gazeta “Ta Nea” e paralajmëronte me tone më të buta ligjërimin e emigrantëve kur shkruante: “Me një tjetër tërheqje të palës greke në çështjen e emigrantëve klandestinë, u realizua në Athinë takimi Micotaqis-Meksi”. Natyrisht, mes këtyre deklaratave, nuk ishte i vështirë qëndrimi kontradiktor i Micotaqis, i cili bënte lojë me dy porta...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh

Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles   Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles - Faqe 3 EmptyFri Sep 19, 2008 6:50 pm

Aristidhin na e vrane o shoke greko fanariotet, po ata e likuduan ate sall fizikisht. Ata nuk arriten kurre tia likudiojne mendjen dhe shpirtin. Ndaj, shpirti dhe mendja e Koles jeton nder shekuj. I perjetshem qofte kujtimi per Aristidhin.

Bahri Fazliu yne ka thene:
Nese do ti nderosh deshmoret, vazhdo ne rrugen e tyre

Ndaj, ne per Aristidhin nuk ben te vajtojme, por ta nderojme duke ndjekur pas vepren e tij dhe duke e vazhduar ate. Ta ndriqojme historine tone pellazgjike!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Nezir Myrta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Nezir Myrta

Male
Numri i postimeve : 660
Age : 107
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles   Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles - Faqe 3 EmptySat Sep 20, 2008 10:40 am

''Askush nuk na ka faj, se na i kemi qorru szte tone me duer tona''

Aristidh Kolia
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola

Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles   Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles - Faqe 3 EmptySun Aug 02, 2009 5:42 am

https://www.youtube.com/watch?v=QJZE_ac85L0
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 37
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles   Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles - Faqe 3 EmptySun Aug 02, 2009 11:14 pm

PROMETEU ARVANITAS

Aristidh Kolia

Nuk mund t'i vihen pranga dritës
e diellin në varr ta groposin, nuk mund
ndaloni - ai që keni në duar
është një mal drite
por dhe Himalajë në shpirtin tonë.

Tepër i rëndë për ta mbajtur gjashtë burra
në atë arkivol prej drurëve të këtij dheu
është flaka e zjarri i Prometeut
që u mësoi popullit të vet sekretin
si ta ndezin pishtarin e dritës
e për ta mbrojtur atë dritë, si të vdesin.

Për këtë u zemeruan zotërit e Olimpit
e vranë,
jo në Kaukazin e largët
as në mitologjinë helene
por në Athinën moderne
ku natën të vrasin e ditën të qajnë.

Si mund ta zërë varri atë farë vigani
atë që mbi kokë pranonte veç qiellin
që e pagoi qëllimin me lirinë e jetën
si mund ai dheun e zi ta durojë
- Mbahuni burra, mos qani, qëndroni
e jo si ushtarë të drobitur pas beteje
por si ata që luftën fillojnë

Jeni arvanites, bijtë e nipërit e revolucionit
të Kollokotronit dhe të Marko Boçarit
që bënë epokë permes luftrash e zjarrit
ju shqiponja me krahët e lirisë
që ky 11 tetor 2000 akull në gjoks ju vuri
ndaloni, e puthni në ballë
i vini në thilenë e gjaketës trëndafilin
të kuq si gjaku në flamurin tonë
t’ua tregojme vrasëve skutave të Akropolit
se zemra e tij në zemrën tonë rron.

Ti themi ne shqiptarët e gjithë botës:

Ari, ti e di se sa të deshëm
tek ti kishin dashurinë
ëndrrën si flamur shprese
se edhe ti ishe si ne
bir i zogut të qiellit, shqiponjë
kënga arvanite, kapedanët e detit
trimat që bien por kurrë nuk vdesin
Aristidh Kolia, gjaku i gjakut tonë.

Po qan një arvanitas i vogël
tek pragu i portës
në Thivën ku ti ke lindur, belbëzon
me fjalët e lashta sa vetë bota:
- Nana du klumësht! Nana don...

Nuk mund t'i vihen pranga dritës
e Diellin në varr ta groposin, nuk mund!
hijenat e erresirës me kot skërmitën
zjarrin që ti ndeze, ta shuajnë nuk mund!

KOLEC TRABOINI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles   Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles - Faqe 3 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles
Mbrapsht në krye 
Faqja 3 e 3Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: