Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles

Shko poshtë 
Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next
AutoriMesazh
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola

Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles Empty
MesazhTitulli: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles   Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles EmptySun Sep 23, 2007 4:29 am

Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles 7018d1154220294-i_madhi_aristidh_kola-a12
Ne Nentor do te vizitoj Greqine.

Desha te dija se ku konkretisht prehen eshtrat e Aristidh Koles.
Dua te vendose nje buqete me lule.

Ju ftoje te mirni pjese ne inicitaiven time dhe ne se dikush ka djeni se ku ndodhet eshtrat gjigandit martir Aristidhe Kola te na njoftoje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Riki30
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 2358
Age : 43
Vendi : Prishtine
Registration date : 09/08/2007

Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles Empty
MesazhTitulli: Re: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles   Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles EmptySun Sep 23, 2007 11:26 am

Ju ftoje te mirni pjese ne inicitaiven time dhe ne se dikush ka djeni se ku ndodhet eshtrat gjigandit martir Aristidhe Kola te na njoftoje.

I nderuari Petrit Kola nuk kam dijeni per vendin se ku prehen eshtrat e te madhit Arvanitas Astridh Kola qe po e demaskonte Greqine dhe i nxirrte genjeshtrat e grekeve ne shesh si nga kultura ashtu edhe nga politika .
Astridh Kola sa kam dijeni une u helmua nga Greket si dhe shum njerez te medhenj te kombit tone . I bashkangjitem lutjes se Petrit Koles te na informoni nese dikush ka dijeni se ku prehen eshtrat e te madhit Astridh Kola dhe pse jo me shum informata per vepren e madhe te ketij Martiri qe ja nderpren punen ultranacionalistet grek . Respekte per te gjithe
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Sofra
Admin
Admin
Sofra

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles Empty
MesazhTitulli: Re: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles   Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles EmptySun Sep 23, 2007 1:16 pm

I nderuari Petrit Kola.

Aristidh Kolien e kanë varrosur në varrezat e Athinës, mendojë se atje mund të ja vendosësh një tufë me Lule.

Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles 0014-0407-2013-0011_SM
Kur të ja vendosësh një lule le të kujtohen edhe këto vargje;

E kush e bëri Morenë,
Gjith shqiptarë qenë,
S’ishin shqiptar Marko Suli?
Xhavela e Mjauli?
Shiptar, bir shqiptari,
Me armët e Shqipnis.
I u hodhën themeli Greqis.


Vendosja lulet Petrit .... kundër të verdhës vrasëse që na i shkelin lulet, na i vrasin shkrimtarët, dhe kundër atyre të verdhëve që na e helmuan Aristidh Kolien.


Edituar për herë të fundit nga në Fri Oct 05, 2007 3:12 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola

Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles Empty
MesazhTitulli: Re: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles   Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles EmptyMon Sep 24, 2007 1:23 am

Aristidh Kola ishte i treti kryetar i shoqates arvanitase qe greket e likujduan.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton

Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles Empty
MesazhTitulli: Re: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles   Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles EmptyTue Jan 15, 2008 4:14 pm

Biografia e Aristidh Kolës

Aristidh Kola lindi më 8 korrik të vitit 1944, në një
fshat të banuar me arvanitas, Kaskaveli (sot Leondari) të rrethit
të Tebës në Greqi. Fëmijërinë e kaloi në fshatin e lindjes së tij
pranë gjyshit dhe gjyshes që i mësuan gjuhën e vatrës,
arbërishten .
Në vitin 1968, mbaron Fakultetin Juridik, duke
vazhduar më vonë punën si avokat në Athinë. Mbas disa vitesh
do të njihej me Nansin, e cila u bë gruaja e tij dhe do t'i dhuron
dy fëmijë të mrekullueshëm, Poliksenin dhe Panajotin.
Në vitet 1980 Aristidhi e braktis profesionin e tij të avokatit për
t'u marrë me studimet historike, folklorike dhe gjuhësore, të
arvanitasve të Greqisë. Në vitin 1983 do të anëtarësohej në
shoqatën “Lidhja e Arvanitasve të Greqisë” dhe do të zgjidhet
disa herë kryetar i saj. Në vitin 1983 do botonte librin e tij të
parë me titull “Arvanitasit dhe origjina e grekëve”, një libër i
ringjalljes së vetëdijes për arvanitasit në Greqi, që do të
ribotohej edhe nëntë herë të tjera në gjuhën greke.
Në vitin 1985, ishte organizatori kryesor i koncertit të
parë në Greqi me këngë arvanitase, ku me Dhimitër Lekën dhe
këngëtarin Thanasi Moraitin, bënë të mundur nxjerrjen e diskut
CD me këngë arvanitase. Në vitin 1989, boton librin “Gjuha e
Perëndive”, dhe më 1995, Aristidhi themelon shtëpinë botuese
“Thamiras”, me qëllim që të botojë veprat e autorëve arvanitas,
por edhe të autorëve të tjerë shqiptar. Po atë vit do të botonte
librin më të suksesshëm në gjuhën greke dhe shqipe “Greqia në
kurthin e serbëve të Millosheviçit”. Një libër që tregon për
komplotet dhe masakrat ç’njerëzore serbe kundër kombeve të
ish- Federatës Jugosllave dhe kryesisht të shqiptarëve. Në këtë[size=12]
libër Aristidh Kola do të paralajmëronte për masakrën që po
përgatiste Millosheviçi dhe bashkëpunëtorët e tij kundër
popullit shqiptar të Kosovës.
Në vitin 1996, Aristidhi i nderuar do jepte dorëheqjen si
kryetar i “Lidhjes Arvanitase të Greqisë” për tu marrë vetëm
me studimet pellazgjike, dhe në vitin 1997, do botonte i vetëm
revistën tre mujore “Arvanon”. Ku në këtë revistë, ai merrte
pjesë bashkë me shqiptarët e Kosovës në luftën e drejtë të tyre.
Me punën e tij të palodhshme, në ndihmë të çështjes
shqiptare të Kosovës, ai informonte publikun e painformuar
drejtë grek, për dramën e dhimbshme që po kalonin shqiptarët
në Kosovë. Për këtë shkak, akuza dhe “shigjeta me helm” do të
hidheshin kundër tij.
Më 24 maj 2000, një ditë përpara prezantimit të librit të
tij, kushtuar arbëreshit të njohur uratë Antonio Belushit, me
titull “Antonio Belushi dhe magjia e traditës popullore”,
Aristidh Kola do të shtrohet urgjentisht në një spital të Athinës
i sëmurë rëndë. Veprimtaria për prezantimin e librit të tij u bë
pa të, pa frymëzuesin e atij takimi. Një sëmundje e
pashërueshme po përparonte me shpejtësi për t’i marrë jetën
njeriut të mirë në mbrëmjen e 11 tetorit 2000, në spitalin
Evangjelizmos në Athinë ku rënkonte prej një muaj.
Vdekja e Aristidh Kolës goditi zemrat e mijëra
emigrantëve shqiptarë që punojnë e jetojnë në Greqi. Ajo
vdekje preku shpirtrat e arbëreshëve kudo që ndodhen. Një
vdekje e parakohshme që mori jetën e historianit dhe studiuesit
arvanitas, këtij avokati të çështjes shqiptare, që punoi për
miqësinë dhe bashkëpunimin e popujve të Ballkanit. Pak ditë
para se të vdiste kishte përfunduar në dorëshkrim librin “Zeusi
pellazgjik dhe mashtrimi indoeuropian”. Në këtë libër të fundit
të tij, ai na sjell shumë të dhëna të rëndësishme, për periudhën
parahistorike dhe kryesisht për paraardhësit e shqiptarëve të
Kosovës që ishin Dardanët Pellazgjik.
[size=12]Për punën e tij në fushën e historisë dhe kulturës
arvanitase, Aristidh Kola në vitin 1995 është dekoruar nga
Kryetari i atëhershëm i shtetit shqiptar Sali Berisha me çmimin
“Ismail Qemali” dhe, pas vdekjes, ish-Kryetari i shtetit shqiptar
Rexhep Mejdani e nderoi me dekoratën e klasit të parë “Naim
Frashëri”.
Në vitin 2004, Kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi
e nderon me certifikatë “Mirënjohje”, ndërsa Bashkia e qytetit
të Skenderajt e shpalli “Qytetar Nderi”.

Po qe keni interes per kete liber pjes pjes do te mundohem ta sjell ne teme
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton

Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles Empty
MesazhTitulli: Re: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles   Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles EmptyTue Jan 15, 2008 4:33 pm

KREU I
KUJTIMET E MIA


Takime me Aristidhin

Me Aristidh Kolën jam njohur nga afër në vitin 1998,
në kohën e vështirë që po kalonte populli shqiptar i Kosovës.
Më parë e njihja nga shkrimet e botuara nëpër faqet e shtypit
shqiptar në fillimet e viteve 1990, rreth çështjeve të arvanitasve
të Greqisë. Në vitin 1998 botohet libri i tij i parë në gjuhën
shqipe “Greqia në kurthin e serbëve të Millosheviçit”.
Me këto njohuri, për këtë studiues dhe mbrojtës të
çështjes shqiptare kisha shumë dëshirë të njihesha edhe nga
afër. Disa miqve të mi që jetonin dhe punonin në Athinë u
kërkova të më gjenin numrin e tij të telefonit. Dhe mbas një
jave kisha numrin e Aristidhit. Më kujtohet ajo telefonata e
parë, kur e mora dhe i fola në greqishten e çalë që e flisja unë
atë vit, ndërsa ai më tha: “Shqiptar je ti? Më flit në gjuhën e
mëmës”! Kështu midis nesh që nga ajo kohë do të lindte një
miqësi. Do të shkëmbenim mendime të ndryshme për ngjarjet
historike, për të shkuarën dhe të tanishmen që kishin lidhje me
kombin e arbërit.
Me fillimin e bombardimeve të NATO-s, mbi ish-
Jugosllavinë, nëpër kanalet televizive greke filluan emisionet
debatet për luftën në Kosovë. Atë, dhe shumë arvanitas të tjerë i
shikonim të dilnin nëpër kanalet kryesore greke, për të
informuar opinionin qytetar grek për të vërtetën e asaj që po
ndodhte me popullin shqiptar të Kosovës. Në këto debate
televizive ishin të ftuar deputet, gazetarë, analistë, profesorë
universiteti etj., grekë të cilët ishin rreshtuar për të mbrojtur
Millosheviçin dhe regjimin e tij racist. Përballë këtyre
intelektualëve grekë ishin emigrantë, studentët shqiptar, si dhe
shumë intelektualë arvanitas të cilët mbronin të drejtat e
shqiptarëve të Kosovës. Në mesin e këtyre intelektualëve
arvanitas ishte rreshtuar edhe Aristidh Kola i cili në çdo
mbrëmje mbronte nëpër kanalet televizive çështjen madhore të
Kosovës. Kështu në këtë mënyrë Aristidhi jepte ndihmën e tij
për luftën e drejtë të Kosovës. Shpeshherë ai brutalisht
sulmohej me fjalë nga deputetët grek deri në akuza si “agjent i
Shqipërisë, Amerikës dhe NATO-s”. U hodh shumë baltë mbi
personalitetin e tij, por ai i gëlltiti të gjitha, për hir të së
vërtetës.
Duke ndjekur këto emisione dhe duke i njohur mirë
skenarët greke u shqetësova shumë dhe e këshilloja Aristidhin
që të mos shkonte më në ato emisione televizive sepse po
rrezikonte shumë dhe se çështja e Kosovës tashmë ishte në
duart e SHBA-ve. Por ai më butësi më tha: “dikush duhet të
informojë opinionin grek për të vërtetën e Kosovës dhe dikush
prej nesh duhet ta bëjë që të del e vërteta, për tragjedinë që po
ndodh përpara syve të botës”. Ai ishte i vetëdijshëm, se kur
shkruante nëpër gazeta dhe dilte në TV shkonte në shtigje me
rreziqe të mëdha, por i kishte marrë parasysh të gjitha dhe gjënë
më të keqe...!
Me mbarimin e bombardimeve të NATO-s, Aristidhi
më shprehu dëshirën se donte të vizitonte Kosovën e lirë. Donte
të takonte miqtë e tij të vjetër që dikur i kishte takuar në
Kosovën e robëruar. I premtova se do të shkonim bashkë, por
dëshira e tij nuk u plotësua. Kosova e lirë mbeti ëndërr në
zemrën e Aristidhit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton

Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles Empty
MesazhTitulli: Re: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles   Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles EmptySun Jan 20, 2008 1:08 am

Me rastin e 35 vjetorit të vdekjes së Fan Nolit, në 13
mars 2000, shoqata e emigrantëve shqiptar “Shqiptarët e
Selanikut”, ku unë isha sekretar i përgjithshëm i saj e ftoj
studiuesin, Aristidh Kolën, të merrte pjesë në këtë aktivitet.
Ngarkesa e madhe e punëve që kishte ai, në pamundësi të
ardhjes, më dërgoi 200 kalendarë të vitit 2000 me pamje nga
jeta kulturore shqiptare që i kishte botuar “Lidhja e Arvanitasve
të Greqisë”, për t’ju dhuruar pjesëmarrësve në shenjë
përshëndetje.
Më 25 maj 2000, Aristidhi më ftoi për të marrë pjesë në
prezantimin e librit të tij kushtuar arbëreshit të shquar papa
Antonio Bellushit, libër ky në gjuhën greke, me titull “Antonio
Bellushi dhe magjia e kulturës popullore”. Pavarësisht se unë
jetoja larg Athinës, e kisha vendosur që në prezantimin e librit
të mikut tim të isha i pranishëm. Më 22 maj më telefonon
kushëriri i Aristidhit, Babis Malesis dhe më thotë: Aristidhi
është shtruar urgjentisht në një nga Spitalet e Athinës. Ky lajm
më preku shumë. Me të mbërritur më 25 maj në Athinë, shkoj
në spital për të parë Aristidhin. Në katin e gjashtë, në sallonin
kryesor të spitalit ishte i shtrirë në krevat i rrethuar nga të
afërmit e familjes dhe miqtë e tij. Në korridor njerëzit
qarkullonin rrëmujshëm, dera e ashensorit hapej e mbyllej dhe
në këtë rrëmujë njerëzish ishte vendosur krevati i të sëmurit
Aristidh Kola. A thua kaq i “vogël” ishte ky spital sa që nuk
kishte dhomë ku të shtrihej pacienti?! Në ato çaste më kapi një
ndjenjë trishtimi duke parë një ambient të tillë ku i sëmuri ishte
nëpër këmbët e njerëzve që lëviznin. Sa më pa buzëqeshi, dhe
më bëri shenjë që të afrohesha. Ishte takimi ynë i parë nga afër,
dhe ky takim bëhej në sallonin e spitalit ku miku im dhe i gjithë
shqiptarëve vuante në shtrat. U përqafuam dhe më tha: “Më
vjen keq që po takohemi këtu”... Folëm gjatë, por më shumë më
pyeti për Kosovën dhe gjendjen atje.

16
Aristidhi u thoshte njerëzve të familjes që të merrte
pjesë në prezantimin e librit të tij, por grupi i mjekëve që
ndiqnin shëndetin e tij kishin thënë në asnjë mënyrë të mos të
del nga spitali. Kështu mbrëmja kulturore e librit të Aristidhit u
bë pa autorin. Në atë mbrëmje kishin ardhur shumë njerëz të
kulturës greke, italiane dhe shqiptare. Të gjithë i kishte
mbledhur atë mbrëmje Aristidhi dhe të gjithë këta kishin midis
tyre një gjë të përbashkët. Se rridhnin nga një fis, nga një gjak,
nga gjaku i Skënderbeut, nga gjaku i Arbërisë.
Pas dy muajsh u takuam përsëri në qytetin e Selanikut
ku unë punoja dhe jetoja. Ai bashkë me gruan dhe djalin Panon,
kishin ardhur për të bërë plazh në Kalkidhiki. Dhe qëndruan një
natë në Selanik. Më telefonojnë nipat e Arit, Babis dhe Dimitri,
për tu takuar me të që na priste tek Hotel “Filipi”. Vërejta që
përpara kisha një Aristidh të dobët, sëmundja e kishte rënduar
shumë. Kuvendojmë për shëndetin e tij dhe në përgjithësi. Ishte
shumë i sëmurë, në fytyrën e tij nuk vërehej më ëmbëltia e një
njeriu të mirë dhe të dashur. Ai vetë e ndjente që nuk ishte mirë
dhe nuk i kishte mbetur shumë jetë në këtë botë. Mundohej që
të buzëqeshte, por buzëqeshja e tij ngrinte në mes nga dhimbjet
që ndjente në trup. Pasi kuvenduam për dy orë, na ftoi të
gjithëve si ishim për darkë. Na ftoi në një tavernë të bukur në
lartësinë e Kalasë së Selanikut. Ishte një mbrëmje e bukur,
qyteti i Selanikut shikohej në pëllëmbë të dorës. Aristidhi
ndoshta e ndjente që mund të ishte takimi i fundit me nipat e tij
dhe donte që t’i qeraste për herë të fundit. Gjatë darkës
kuvendonim për historinë, për Kosovën. Në një çast më thotë:
“Këtë Selanik në vitin 1912 Pashai i ushtrisë turke që ja dhuroi
grekëve, ishte shqiptar dhe varri i tij ndodhej dikur në varrezat
e shqiptarëve që tashmë janë prishur nga Qeveria greke në vitin
1976”. Vërtetë ashtu ishte, qytetin e Selanikut gjenerali Hasan
Tahsin Pasha ua dorëzoi grekëve gjatë, përpjekjeve për ta marrë
serbët dhe bullgarët.

17
Pasi hëngrëm darkë Aristidhi më thotë: “Eja të më takosh në
Kalkidhiki se të kam sjellë disa gjëra të bukura”.
Mbas tri ditëve, ditë e shtunë, më 19 gusht, marr rrugën
për në qytetin bregdetar të Kalkidhikis. Shkoj në Hotelin ku
pushonte miku im. Duke pirë kafe i them që do të dëshiroja të
incizoja një bisedë të lirë me të. Ai pranoi me gjithë kënaqësi.
Më pas Aristidhi më sjell në sallonin e pritjes së hotelit
një çantë të madhe me libra, revista, kalendarë, kaseta me
këngë arvanitase. Ishte një arkiv e mirë me botime të
arvanitasve të Greqisë që nga viti 1983 e deri në vitin 2000. U
gëzova shumë. Nuk dija se si ta falënderoj. Ishte një arkiv i tëri
origjinal dhe këto miku im Aristidh Kola mi besoi mua. Nuk e
di se ç’e shtyu të më dhuronte këto gjëra me vlera historike për
kombin shqiptar.
Të nesërmen, e diel 20 gusht, Aristidhi më fton për
darkë bashkë me konsullin e përgjithshëm të atëhershëm
shqiptar në Selanik prof.dr. Nikolla Dhamo.
Ishte darka e fundit që haja me mikun tim, me njeriun
që do më jepte forca për të vazhduar që të merrem me studimet
historike për arvanitasit..
Mbas tri ditësh më 23 gusht, Aristidhi më njofton se nga
ora 17.20 do nisej me tren për në Athinë dhe dëshironte të
takoheshim. Nuk e lëshova këtë rast. Ulemi në një kafene pranë
stacionit të trenit për të pritur orën e nisjes. Bëmë rreth dy orë
bisedë të këndshme. Pasi treni jep sinjalin e nisjes ndahem me
mikun tim dhe familjen e tij. Ai hipi në tren dhe unë e
shoqëroja me sy deri sa u ul në kabinë. Ishte takimi i fundit,
ishte ndarja nga njeriu i mirë që punoi për bashkëjetesën e të
gjithë popujve të Ballkanit.
Me Aristidhin flisnim në telefon shpesh herë. Një ditë
tetori më thotë se ishte shumë i sëmurë, dhe i paralizuar i tëri.
Kur më tha këto fjalë më kapi një trishtim i thellë, mbeta i

18
hutuar me telefonin në dorë. Nuk mund të besoja që po dëgjoja
fjalët nga vetë ai se po shuhej.
Më 12 tetor rreth orës 11 paradite më telefonon
sekretarja e Aristidhit, Albana dhe më thotë: “Aristidhi vdiq
mbrëmjen e 11 tetorit në orën 22.30 minuta”. Njerëzit e afërt të
Aristidhit e prisnin që ai do vdiste. Sepse ai vuante nga një
sëmundje që nuk kishte shërim.
Për arsye të punës time nuk munda të isha në varrimin e
miku tim, atë ditë të zezë tetori të vitit 2000, nuk munda atë ditë
t’i jepja përshëndetjen e fundit vëllait tonë arvanitas. Kështu
Aristidh Kola mbeti në kujtesën time i gjallë si atë ditë që
biseduam në Selanik dhe u përshëndetëm në stacionin e trenit,
ai për në Athinë e unë për të vazhduar rrugën për studimet
historike të shqiptarëve të Greqisë, arvanitasit.

19
19 nëntori 2000
Më 19 nëntor, familjarët e Aristidh Kolës kishin caktuar
40 ditët e ceremonisë përkujtimore. Nuk mund të rija pa marrë
pjesë në përkujtimin e tij. Pa vënë një lule në varrin e mikut tim
që u nda nga jeta në moshë të re. Në kryeqytetin grek Athinë
arrita ditën e shtunë më 18 nëntor. Udhëtimi ishte i gjatë dhe
lodhës. Të nesërmen ora 9 e mëngjesit u drejtova për në
varrezat Zografu ku prehej trupi i Aristidh Kolës. Gjatë
udhëtimit me autobus vëreja bisedën midis një të moshuari me
një njeriu tjetër më të ri. Ata flisnin në gjuhën shqipe. Në
bisedë hyra edhe unë, i moshuari shkonte në ceremoninë
përkujtimore të Aristidh Kolës. Kishin qenë miq të vjetër, quhej
Jorgo Zografi. Ishte nga Labova e Gjirokastrës dhe kishte
emigruar në Greqi që në vitet 1930 bashkë me të shoqen që e
kishte nga Gjirokastra. Jorgo Zografi ishte nipi i mësuesit të
shkollës shqipe në Gjirokastër Koto Hoxhit.
Në përkujtimin e 40 ditëve të vdekjes së Aristidh Kolës
merrnin pjesë shumë intelektualë shqiptar dhe arvanitas. Ishte
dhe ambasadori shqiptar në Athinë z.Kastriot Robo bashkë me
të shoqen e tij, anëtarë të shoqatave të ndryshme të emigrantëve
shqiptar në Greqi, anëtarë të “Lidhjes së Arvanitasve të
Greqisë” etj. Të gjithë kishim ardhur për të kujtuar mikun tonë,
për t’u përshëndetur, për të vënë lule në varrin e tij, për të thënë
një lutje për shpirtin e tij. Më tej të gjithë së bashku shkuam për
të pirë kafenë e rastit dhe për t’u përshëndetur me njerëzit e
familjes, motrën, vëllanë, gruan, dy fëmijët dhe me njerëzit e
farefisit. Mbas ceremonisë së rastit unë bashkë me drejtuesit të
“Lidhjes së Arvanitasve të Greqisë”, Jorgo Miha, Jorgo Kurizi
dhe me at Pavlo Apostolopulos, shkuam për të pirë një kafe

20
bashkë. Gjatë takimit tonë e gjithë biseda ishte përqendruar
rreth humbjes së Aristidhit dhe të ardhmes së “Lidhjes së
Arvanitasve të Greqisë”. Me vdekjen e tij, arvanitasit kishin
marrë një goditje të rëndë. Aristidhi kishte qenë njeriu që i
kishte mbledhur dhe udhëhequr intelektualët arvanitas drejtë
mbrojtjeve të vlerave historike dhe kulturore të tyre. Takimi
ynë zgjati mbi katër orë. Ishte takimi im i fundit me krerët e
“Lidhjes së Arvanitasve të Greqisë”. Gjatë bisedës kuptova që
mbas vdekjes së Aristidh Kolës, drejtuesve të Lidhjes së
Arvanitasve të Greqisë u kishte hyrë një ndjenjë frike, për të
vazhduar rrugën e të madhit Aristidh Kola, për mbrojtjen dhe
zhvillimin e traditës së kulturës arvanitase.
Më 10 dhjetor 2000, në “Grand Hotel”, në Athinë
“Lidhja e Arvanitasve të Greqisë” organizoi një Akademi
përkujtimore për shkrimtarin, studiuesin Aristidh Kola. Ku për
figurën dhe punën e tij folën, profesori i Universitetit të Egjeut
Nikolas Vernikos, juristët Jorgo Korizis, Panajotis Gjinosatis,
dhe gjuhëtari-shkrimtar Tasos Karandis.


Edituar për herë të fundit nga në Sun Jan 20, 2008 1:18 am, edituar 2 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton

Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles Empty
MesazhTitulli: Re: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles   Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles EmptySun Jan 20, 2008 1:14 am

Kosova nderon Aristidh Kolën
Në Kosovë nga data 6 deri më 11 shator u zhvillua për
herë të parë një Simpozium Shkencor me temë “Java e Kulturës
Arvanite”. Ky aktivitet u projektua nga Ministria e Kulturës
Departamenti i Çështjeve Jorezidente e cila është përpjekur që
brenda një jave t’iu afrojë publikut shqiptar në Kosovë sa më
shumë fakte e vlera kulturore të arvanitasve. Në këtë
Simpozium ishin të ftuar studiues nga Shqipëria, Greqia,
Gjermania, Kosova, Turqia, për të diskutuar rreth kulturës
arvanitase. Gjithashtu, një ditë ky Simpozium, do t’ia kushtonte
jetës dhe veprës së arvanitasit të madh Aristidh Kola. Në
Kosovë kishte ardhur edhe bashkëshortja e tij, zonja Nansi
Kola. Në ditën e parë të Simpoziumit në sallën e kuqe të Pallatit
të Rinisë në Prishtinë u shfaq një film dokumentar për
arvanitasit, më tej programi vazhdoi me hapjen e ekspozitës me
fotografi nga kultura dhe aktivitetet e arvanitasve nëpër vite.
Ndërsa, më 7 shtator në orën 10, u mbajtën Ligjërata
nga studiues të ndryshëm në sallën e Hotel Grandit ku u shtruan
teza të ndryshme rreth kulturës së arvanitasve, kurse në
mbrëmje grupi i këngëve dhe i valleve të arvanitasve të ardhur
nga Greqia dhanë koncert në Sallën e Kuqe në Prishtinë.
Të mërkurën më 8 shtator ora 10 paradite, ministri i
Kulturës së Kosovës zoti Behxhet Brajshori, priti në zyrën e tij
studiuesit e ftuar në Javën e Kulturës Arvanitase dhe të venë e
Aristidh Kolës. Mbas takimit me ministrin e Kulturës të
Kosovës, të ftuarit u drejtuan për tek salla e Kuqe ku do të
mbahej Akademia përkujtimore për Aristidh Kolën.
Hapjen e akademisë përkujtimore, në katër vjetorin e
vdekjes së Aristidh Kolës e bëri Ismet Hajrullahu, zyrtar i


22

Departamentit të Çështjes Jorezidence në Kosovë, i cila tha se:
“Aristidh Kola ishte njëri nga ideologët dhe frymëzuesit që
ngjalli arvanitët dhe me veprat e tij si “Greqia në kurthin
serbëve të Milosheviçit”, “Arvanitasit dhe prejardhja e
grekëve”, “Zeusi pellazgjik dhe mashtrimi indoeuropian”, etj.,
bënë që arvanitasit të kuptojnë se janë të një trungu shumë të
lashtë madje më të lashtë se grekët”.
Në këtë akademi u mbajt një minutë heshtje për të
nderuar njeriun e madh, i cili punoi shumë për kulturën
arvanitase, ndërsa më pas u shfaq filmi dokumentar “Rrënjët e
mija janë tek Arbëria” përgatitur nga Lirio Nushi, kushtuar
jetës dhe veprës së studiuesit Aristidh Kola që ngjalli emocione
te të pranishmit.
Filmi flet për guximin e madh të këtij heroi i cili
përkrahu me guxim dhe kurajo përpara mediave greke, luftën e
drejtë të shqiptarëve të Kosovës, për liri, demokraci dhe ngriti
lart moralin dhe figurën e emigrantëve shqiptarë në Greqi duke
propaganduar të vërtetën duke thënë se “ARVANITËT DHE
SHQIPTARËT JANË VËLLEZËR”.
Kryetari i “Lidhjes së Arvanitasve të Greqisë” Jorgo
Geru, i pranishëm në Akademinë Përkujtimore, duke folur në
dokumentar, pasi vlerësoi se Aristidh Kola ngjalli arvanitasit,
shtoi se “Ai dhe Kola kanë vlerësuar që Kosova është dhe duhet
të jetë qendra e arbërve në Ballkan.
Studiuesi arbëresh Antonio Belushi në këtë akademi u
shpreh: “I madhi Kola është i pavdekshëm. Ai ndodhet shumë
lartë në pavdekësi. Aristidh Kola një hero bashkëkohor nuk
është një fjalë e rastit si një kompliment, por do të mbetet hero i
vërtetë”. Më tej at Bellushi tha: Ministria e Kulturës ishte e
detyruar për t’i shprehur publikisht këtë mirënjohje dhe zonja e
tij Nansi që është e pranishme në akademi gëzohet, sepse
heroizmi i tij nuk ishte i mjerë”. Në fund të akademisë
përkujtimore të Aristidh Kolës foli edhe zonja Kola e cila tha
“Personaliteti i Aristidhit ka qenë i udhërrëfyesit dhe
guximtarit, deri në fund të jetës. Ai iku nga jeta kur retë e zeza
kishin filluar të iknin”. Nansi Kola gjithashtu çmoi ceremoninë
përkujtimore për bashkëshortin e saj si një kontribut për njohjen
e figurës së lartë të Aristidh Kolës.
Të nesërmen të ftuarit në Simpozium vizituan Prekazin,
shtëpinë muze të Jasharajve, dhe bënë homazhe në varrezat e
familjes së Jasharajve. Më pas ata u drejtuan për në Bashkinë e
Skenderajt, ku kryetari i Bashkisë së Skenderajt e shpalli
Aristidh Kolën “Qytetar Nderi”. Titulli i “Qytetarit të Nderit”
ju dhurua të vesë së tij e cila falenderoi kryetarin e Bashkisë për
nderin e madh që ju bë Aristidh Kolës dhe familjes së tij.
Në kuadër të manifestimit “Java e Kulturës Arnvanite
në Kosovë” ditën e premte kryeministri i Kosovës , Bajram
Rexhepi priti delegacionin e arvanitëve të ardhur nga Greqia,
ku u shpreh se ishte i befasuar me aktivitetin e arvanitasve në
Javën e Kulturës në Kosovë, e cila ka një rëndësi të veçantë
sepse tregon përpjekjet e arvanitasve për ruajtjen e gjuhës dhe
traditave kulturore. Ndër të tjera kryeministri Rexhepi çmoi
lartë kontributin e studiuesit arvanitas, Aristidh Kola, i cili ka
bërë një punë të madhe në studimin e kulturës arvanitase dhe në
mbrojtje të çështjes së drejtë të shqiptarëve të Kosovës. Në këtë
takim kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi i dhuroi një
mirënjohje zonjës Nansi Kola, për ndihmën e Aristidh Kolës në
çështjen e Kosovës, ndërkaq zonja Kola tha se ndjehej e lumtur
për vlerësimin që bën kryeministri i Kosovës për punën e
Aristidh Kolës.
Ky aktivitet i arriti qëllimet e veta, duke bërë të njohur
në Kosovë një pjesë të kulturës së popullit tonë arbër që prej
disa shekujsh jetojnë tashmë në Greqi. Meqë kjo ishte hera e
parë që organizohej “Java e Arvanitasve në Kosovë”, nga
Institucionet qeveritare, drejtuesit organizativ të këtij aktiviteti
u shprehën të kënaqur sepse manifestimi njëjavor pati suksesi

24

për njohjen e kulturës së arvanitasve në Kosovë dhe njohjen e
arvanitasve me realitetin në Kosovën pas luftës së vitit 1999.

25
KREU II
MENDIMET E ARISTIDHIT RRETH
ÇËSHTJES SHQIPTARE
Në kërkim të një bashkimi Kombëtar

Nga Aristidh KOLA
Dhe kush mund t’ua tregojë këtë rrugë? Kush ka detyrë
dhe obligim, por dhe mundësinë për t’u treguar rrugën e
shumëdëshiruar? Ja një pyetje që u vihet sot intelektualëve, si
atyre që ndodhen Brenda dhe jashtë Shqipërisë. Është ndoshta e
hidhur të konstatoj se në shekujt e kaluar, intelektualë të
lavdishëm me origjinë shqiptare, jo vetëm që nuk luftuan për t’i
treguar rrugën e bashkimit këtij populli tragjik, por bënë çmos
për të ndarë nga kombi pozitën e tyre. Shumë fshihnin edhe
origjinën e tyre….
Intelektualët e rinj, nuk mund të kenë të njëjtën
pikëpamje, sepse janë të ndërgjegjësuar për problemin dhe
mendojnë se do t’i japin shpejt a vonë llogari historisë që nuk
korruptohet, që mban pendë për të shkruar.
Nëpërmjet njohurisë të historisë së vërtetë dhe
parahistorisë të popullit dhe të shkaqeve që e kanë çuar në fatin

26

e keq të sotëm, do të fillojë të lëshojë filiza vizioni dhe shpresa
për të ardhmen e tij. Por historia e popullit shqiptar akoma nuk
është e shkruar. Akoma mbeten të panjohura shumë shkaqe dhe
shumë prirje tendencione, nga të cilat disa konsiderohen të
justifikuara, të tjera të pajustifikuara, me gjithë që unë
personalisht nuk pranoj as edhe një justifikim në fshehjen ose
shtrembërimin e historisë. Si arritje, si dështimet janë të
dobishme si pjesë didaktike të historisë së një populli.
Nga njohja e thellë e historisë së vërtetë do të
ndërgjegjësohej populli jo vetëm për virtytet e tij, por kryesisht
për të metat e tij dhe do të gjejë mënyrën t’i kapërcejë të metat
dhe të kultivojë virtytet. Dhe ky obligim ndodhet kryesisht në
supet e intelektualëve. Në mënyrë e veçantë, intelektualët e
diasporës edhe pse ndodhen larg atdheut të tyre, kanë
avantazhin të shohin çka ndodh atje me qartësi mendore më të
madhe dhe më objektivisht, prej përvojës që kanë nga kontakti
me popujt e tjerë për zgjidhjen e problemeve kombëtare të
rëndësishme.
Detyrë të rëndësishme për intelektualët e diasporës do të
konsideroja kultivimin adekuart të ndërgjegjësimit dhe
përqendrimin në gjetjen e lidhjes së hallkave të humbura të
zinxhirit kombëtar. Çfarë duhet kuptuar me këtë?
Për sa u përket atyre që janë Brenda Shqipërisë,
intelektualë, artiste dhe në përgjithësi njerëzit e mendjes dhe të
artit, kuptohet se ata kanë peshën më të madhe. Periudhat e
kryengritjeve, e ndërrimeve me dhunë të sistemit, ose dhe të
ndërrimeve të thjeshta në strukturat sociale-ekonomike të një
shteti, mbartin një rrezik që nuk duket menjëherë. Brenda një
nate, një jave ose një viti, mund të përmbysen dhe të rrëzohen
vlera shekujsh me ndërgjegje ose pa ndërgjegje.
Populli shqiptar me “kokëfortësinë” që e karakterizon
konservatorizmi, arriti të ruajë vlera ideale dhe modele
kulturore nëpër shekuj. Besa, sedra, krenaria, drejtësia,[size=12]
sensibiliteti gjithashtu dhe shumëllojshmëria e madhe e
formave të artit popullor dhe të kulturës, rrezikohen të
rrafshohen brenda një minimumi kohe.
Shqipëria del nga një periudhë e gjatë izolimi dhe e
lirive të kufizuara, në një botë ku mbisundon gjuetia e pasurimit
të lehtë dhe e lavdisë së lehtë. Ndjen se ka aftësi të futet në këtë
lojë, ku nuk ekzistojnë ligje, rregulla humanizmi dhe
sensibiliteti si dikur në kohërat e shkuara.
Shqiptari i sotëm nuk ka mundësi kohore, as edhe luksin
të adoptojë këtë gjueti me masat tradicionale, përkundrazi
rrezikon të adoptohet, gjë që u duk në mjaft raste tek refugjatët
e viteve të fundit.
Ky “karakteri i ri” i refugjatëve do të transferohet
sigurisht dhe në Shqipëri, siç përhapet një sëmundje epidemike.
Kush do t’i konstatojë këto rreziqe dhe si do të bindet populli
t’i verë frerin kësaj të tatëpjete të rrezikshme që kërcënon të
shndërrojë shqiptarin në një ujk të uritur për bashkëqytetarin
dhe bashkëpatriotin e tij?
Nga ana tjetër, kjo liri e befasishme mbas gjysmë
shekulli primitivimi dhe izolimi nga modernizimet kulturore
dhe artistike, e ka shndërruar zemrën e tij në një arë të etur që
është gati të pranojë jo vetëm shiun e pastër dobiprurës, por
edhe çdo lloj ujërash të qelbura.
Me një predispozitë të tillë psikologjike si mund të
rezistojë ndaj “imperializmit kulturor” që ndodhet në kulmin e
tij? Si mund të rezistojë ndaj shndërrimit të tij kulturor në rast
se artistët dhe intelektualët e mëdhenj shqiptarë, vetëm
konstatojnë rreziqet, pa sugjeruar masa efikase? Frymëzimet e
tyre duhet t’i marrin nga burimi shumë i pasur dhe i
pashfrytëzuar gjer më sot i artit dhe historisë së popullit të vet.
Kultivimi i një trungu kombëtar kulturor është i
domosdoshëm dhe i nevojshëm, njësoj i barazvleshëm me
forcimin ushtarak të mbrojtjes së një kombi, të një populli sot e

28

përherë. Popujt që humbën identitetin e tyre kulturor shpejt u
zhdukën. Tek shumë intelektualë dhe artistë që kanë ardhur si
emigrantë në Greqi, e kam konstatuar këtë rrezik dhe u them se
nuk më intereson në qoftë se kanë aftësinë të këndojnë bukur si
Maikël Xhekson ose të lozin veglat muzikore si Luis Amstrong
ose Pavlo Kazals ose të pikturojnë si Pikaso ose Dali, por duhet
të jenë të aftë të krijojnë vepra që të kenë personalitetin dhe
identitetin shqiptar.
Nuk më intereson të kenë aftësinë e mimetismit, por
aftësinë e krijimtarisë me kuptimin e termit të vjetër grek
krijimtari, krijoj, krijues. Rrjedhimisht krijues është ai që bën
vepër, që frymëzohet nga populli i tij dhe i drejtohet popullit të
tij.
Në qoftë se kjo vepër është me të vërtetë e madhe do të
ketë dhe rrezatim botëror. Ata që nisen anasjelltas, d.m.th me
synimin të bëjnë vepra botërore, duke mos shikuar popullin e
tyre kanë simptoma patologjike të një personaliteti të
turbulluar.
Gjithë këto sigurisht “Ia them nuses që t’i dëgjojë
vjehrra”. Dhe në këtë rast “vjehrra” është udhëheqja politike e
Shqipërisë që i uroj të mos ketë “vesh të rëndë”.

Pas masakrës në Peshkëpi qëndrojnë “serbët”
Nga Aristidh KOLA
“Qeveria greke, nëse nuk kishte lidhje me ngjarjen-dhe
unë besoj në një mënyrë të patundur se nuk kishte do të duhej ta
dënonte menjëherë aktin gjakatar, të shprehte ngushëllimet e saj
ndaj qeverisë shqiptare dhe familjeve të viktimave, dhe t,u jepte
premtimin se do të ndërmerrte çdo veprim të nevojshëm për
zbulimin dhe dënimin e vrasësve.
Nëse kishte lidhje-që, siç thashë më sipër e përjashtoj
kategorish- atëherë do të duhej të nxirrte një komunikatë të
thatë, pikërisht si ajo që nxori, të tipit “nuk kam asnjë lidhje me
ngjarjen dhe nuk më intereson”.
Vrasësit, me anë të një komunikate mashtruese, paraqiten si një
organizatë patriotike për çlirimin e Epirit të Veriut. A thua janë
kaq idiotë sa mos të kuptojnë se akte të tilla, jo vetëm nuk
shpien në Çlirimin e Epirit të Veriut, por e diskretitojnë
botërisht Greqinë dhe interesat tona kombëtare?
Tensionimi i marrëdhënieve greko-shqiptare u intereson tri
shteteve: Italisë, Turqisë dhe Serbisë. Të gjithë këtu, nëpërmjet
masmedias, treguan me gisht Turqinë, disa Italinë, por asnjë
nuk mendoi për Serbinë.
Por ai shtet ka interes drejtpërdrejtë jo vetëm nga tensionimi I
thjeshtë, por nga konfrontimi luftarak greko-shqiptar, është
Serbia! Serbia që po mbron me frontin verior dhe po përgatit
frontin jugor. Serbia që don t’i lajë hesapet pa kokëçarje me
Kosovën, duke I drejtuar forcat ushtarake shqiptare në drejtim [size=12]
të kundërt, pra në Jug, në kufirin greko-shqiptar. Serbia e
Millosheviçit, e cila tash dy vjet po paralajmëron Greqinë “të
përgatitet për luftë”. Po luftë për kë, kundra kujt dhe në favor të
kujt?
Meqenëse e përjashtoj mundësinë që ky akt barbar të jetë
iniciuar nga shteti grek, por edhe çfarëdo organizate
nacionaliste greke, arrij në përfundimin se pas kësaj organizate
kriminale qelbet duhma e diabolikut Arkan, trimit të
Millosheviçit dhe klikës së tij”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola

Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles Empty
MesazhTitulli: Re: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles   Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles EmptySun Jan 20, 2008 7:56 am

https://www.youtube.com/watch?v=qpzESpU8_x4
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar

Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles Empty
MesazhTitulli: Re: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles   Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles EmptySun Jan 20, 2008 10:46 pm

Ju falemnderit shume per keto informacione qe po na sjellni ne kete teme .
I nderuar Beton ,e dij qe eshte e lodhshme te sjellesh gjithe kete shkrim ,por me shume interes po e pres vazhdimin....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton

Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles Empty
MesazhTitulli: Re: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles   Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles EmptyMon Jan 21, 2008 10:33 am

Euridika do te vazhdoj me deshire nuk eshte fare e lodhshme.
Lexim te mbare ju uroj te gjithe se me te vertet ja vlen te lexohet ky liber.

Ndjenjat e vërteta të serbëve për grekët
Nga Aristidh Kola
Kishim theksuar se fytyra e vërtetë e Millosheviçit dhe
ndjenjat progreke të serbëve do të dilnin në dritë atëherë kur
Serbia do ta përforconte pozitën e vet dhe nuk do t’ia kishte më
nevojë Greqisë.
Ajo që ndodhi në Beograd më 2 korrik 1995, përbën një dëshmi
të vogël, të ndjenjave të vërteta të serbëve për Greqinë. Për
Greqinë e cila u qëndroi vazhdimisht në krah për kaq vjet, duke
paguar për këtë një haraç mjaft të madh. Brenda një çasti u
harruan të gjitha sakrificat e grekëve. U harrua se Jugosllavia
mori pjesë në kampionatin europian të basketbollit vetëm në
sajë të Greqisë dhe brenda një çasti “vëllezërit” grekë u
shndërruan në “budallenj e mosmirënjohës” në “malaka” e
“derra”. Gjithçka ndodhi pas ndeshjes Jugosllavi-Lituani.
Tifozët grekë që ndodheshin në stadiumin Olimbik të Athinës,
nuk kishin asnjë arsye të bënin tifozllëk për lituanezët e jo për
serbët, përderisa edhe Lituania e kishte fituar Greqinë, ashtu
sikurse dhe Jugosllavia. Mirëpo e kuptuan që në fillim se cili do
të ishte fitues i ndeshjes në fjalë, teksa serbi Stankoviç, sekretar
i përgjithshëm i FIBA-s, kishte dhënë urdhër që kampion të
shpallej vendi i tij dhe gjyqtarët mbanin hapur anën e serbëve.
Pikërisht për këtë tifozët grekë u bënë me Lituaninë. Menjëherë
pas ndeshjes, rrugëve të Beogradit u dyndën me mijëra serbë,
që shkuan para selisë së ambasadës greke. Thyen xhamat e
ambasadës, shkatërruan disa makina të diplomatëve dhe dogjën
Arben P. Llalla
32
flamurin grek. Njëkohësisht shkuan në mure e bërtisnin “Derra
greke, nuk ju kemi nevojë!”, “Mirë jua bëjnë turqit që ju q...”,
“Derra greke jashtë nga Serbia”, etj.
Sipas shtypit të atyre ditëve: “radiot dhe televizionet serbe u
bëjnë thirrje bashkatdhetarëve të tyre të mos shkojnë në Greqi
për turizëm. Një klimë terrori ekziston nëpër universitetet ku
studiojnë studentë grekë, të cilët nuk guxojnë të shkojnë në
mësim. Muret e universiteteve janë të mbushura me parulla
antigreke”.
Në stadiumet Olimbik të Athinës, menjëherë pas
përfundimit të ndeshjes finale, njeri prej basketbollistëve serbe,
Daniloviç, iu përgjigj thirrjeve të tifozëve grekë duke kapur
organet e veta gjenitale. Ky është realiteti dhe këto janë
ndjenjat e vërteta të serbëve për grekët dhe Greqinë. Ndjenja
shekullore, të cilat u kamufluan me mjeshtëri në vitet 1991-
1994, kur na quanin “vëllezër”. Mjaftoi vetëm një gërricje e
vogël që t’u dilte boja ndjenjave të tyre.

Ç‘janë kosovarët për grekët
Arkadë, ose Arktanë dhe Dardanë
Një studim i Aristidh P. KOLËS
Këto ditë (mars 1998) u bëmë përsëri dëshmitarë të
egërsisë së forcave shtypëse serbe kundër kosovarëve, të cilët
kërkojnë të drejtat themelore që i takojnë çdo populli. Të drejtat
për liri dhe arsimim. Kosovarët përbëjnë mbi 90 për qind të
popullsisë së Kosovës dhe në periudhën e pushtetit të Titos, në
përgjithësi gëzonin disa të drejta si shtetasit e tjerë jugosllavë.
U qe dhënë një formë autonomie, universitet në gjuhën shqipe,
shkolla, etj. Pas vdekjes së Titos, kosovarët njohën shpërthimin
e nacionalizmit serbomadh, shprehës i të cilit ishte Sllobodan
Millosheviçi. Ndoshta është e para herë kur një udhëheqës
komunist u përpoq t‘u vinte popujve të Jugosllavisë të dy
këmbët në një këpucë, domethënë edhe fanatizmin nacionalist,
edhe komunizmin e pastër. "Marshimi i madh" i Millosheviçit
dhe ndjekësve të tij për një Jugosllavi serbe filloi pikërisht nga
Kosova dhe prej andej u përhap në shtetet e bashkuara të
Jugosllavisë së vjetër, të cilat, siç ishte e natyrshme, i
kundërshtuan këto ide dhe, siç pritej, shpërtheu lufta e
përgjakshme, e cila çoi në shpërbërjen e Federatës. Nga Kosova
nisi "marshimin" e tij Sllobodan Millosheviçi dhe, për
mendimin tim, 1) atje do të mbyllet edhe kjo kryqëzatë e egër.
Serbët këmbëngulin të provojnë se Kosova është "djepi i
popullit serb". Këtë argument johistorik, në periudhën e epshit
grek për Serbinë (1991-‘94) e mbështetën, për fat të keq, edhe
Arben P. Llalla
34
shumë mjete të informimit publik këtu. Shkencëtarë "seriozë"
grekë, por edhe mjeranë të shkallëve të dyta, shumë jerarkë dhe
kryejerarkë fetarë, me kryesorin të ndjerin Sebastiano, i cili
kryesonte propagandën antishqiptare, u përpoqën ta
mbështetnin me forcë këtë ide serbe. Isha, ndoshta, i vetmi atë
kohë kur shihja të kryhej një masakër tragjike kombëtare, në
emër të popullit grek dhe udhëheqjes së tij politike. Jo se nuk
kishte grekë që denonconin mbështetjen që u jepej pa të drejtë
serbëve në luftën e egër të ish-Jugosllavisë! Të tillë pati disa,
madje u shkruan edhe 4-5 libra prej tyre. Ndryshimi ishte sepse
unë kisha njohur:
1) Lidhjen mes propagandës filoserbe dhe antishqiptare si dy
anët e së njëjtës medalje.
2) Kisha dokumentuar publikisht se kur dhe si kishte shtrirë
grackën e tij Millosheviçi në të gjithë udhëheqjen politike dhe
kishtare greke.
3) Kisha njohur relativizmin dhe distancën e vërtetë të
"problemit maqedonas". "Maqedonia" e Shkupit ishte i vetmi
shtet shumetnik në të cilin Millosheviçi nuk ndërhyri asnjëherë,
madje ishte i pari shtet të cilin e njohu menjëherë, me gjithë
kundërshtitë e rekomandimet e Bashkimit Evropian. Natyrisht,
Millosheviçi atëherë kur nuk ia kishte më nevojën përkrahjes
greke. Siç ishte e natyrshme, udhëheqja politike greke "u
zgjua", por tanimë ishte disi vonë. Të gjitha këto ngjarje i pata
shënuar dhe parashikuar në librin tim "Greqia në grackën e
serbëve të Millosheviçit". Por ato kohë të flisje kundër serbëve,
të konsideronin këtu të paktën...tradhtar të kombit!
4) Edhe pas atij denoncimi të politikës greke, e cila rezultoi e
gabuar dhe katastrofike, propozova një tjetër sjellje politike.
Por nuk më dëgjuan.
Libri im, megjithatë pati një dështim të parashikuar.
Asnjë gazetë, asnjë gazetar nuk shkroi për të. Ç‘të shkruanin!
"Do të ishte njësoj sikur të bënin autogol në portën e tyre!" - më
tha një ditë me ironi një miku im. Atë libër, megjithatë ua
kushtoj politikanëve grekë. I drejtohet vërtetë së kaluarës
politike, por besoj se i takon edhe së ardhmes së Greqisë.
Që të rikthehemi edhe një herë prapa në kohë dhe në lartësitë e
Kosovës, le të hedhim një vështrim në të gjithë rajonin që i
takon Maqedonisë së vjetër, e cila banohej lashtë nga Arkanët,
ose Arkadët dhe Dardanët. Profesori dhe akademiku
M.Saqellariu e vendos stanin (këtu ka kuptimin vendbanimin,
M.Q.) e Dardanëve brenda kufijve etnikë të shtetit të sotëm
grek, ("Historia e kombit grek", vëll.I, faqe 368), por unë
mendoj se zona përreth dy Prespave dhe liqenit të Ohrit duhet
të ketë qenë qendra e parë e vendosjes së Dardanëve dhe jo më
në jug.
Pas një katastrofe natyrore, siç shënojnë burime të
lashta, shumë Arkadë dhe mjaft Dardanë, të cilët banonin në
zonat përreth liqeneve të Prespës dhe Ohrit, u detyruan të
shpërnguleshin drejt Jugut, madje nga frika e një përsëritjeje të
saj u shtynë edhe më poshtë, drejt qendrës së Peloponezit. Të
ardhurit e rinj i dhanë zonës atje emrin Arkadia. Një tjetër
rrymë të shpërngulurish u drejtua për nga lindja. Përshkuan
krahinën e Samotrakës dhe s‘andejmi u gjendën në Azinë e
Vogël. Kur ndodhi kjo katastrofë? Askush nuk mund ta
përcaktojë me siguri. Por siç dihet, të dy Prespat dhe liqeni i
Ohrit lidhen nëntokë me njëri-tjetrin. Kjo është pikërisht shenja
e dukshme e kësaj katastrofe. Ndoshta gjeologjia mund të na e
shpjegojë disi më mirë se kur ka ndodhur kjo.
Sipas mitologjisë greke, Arkadët konsiderohen si fisi
më i lashtë i pellazgëve. Po të kemi parasysh faktin se Troja e
lashtë ka lulëzuar së paku 3000 vite para Erës së Re dhe se
emërtori i saj ka qenë nipi i mitikut, Dardanit, atëherë mundemi
të kemi një ide për kohën për të cilën flasim. Kjo do të thotë se
Dardanët kanë mbërritur në Azinë e Vogël të paktën disa
shekuj para këtyre 3000 viteve, ndërsa katastrofa në vendin e
Arben P. Llalla
36
tyre duhet të ketë ndodhur gjithashtu shumë kohë më përpara.
Siç theksuam, stacioni i parë i tyre ka qenë Samotraka. Do të
kalonin shekuj që ata të shtyheshin më në jug. Të gjitha këto
natyrisht nuk e ndriçojnë krejtësisht problemin, por vendosin
një përfytyrim kohor të përafërt.
Në zonën e banuar nga Dardanët dhe Arktanët ose Arkadët
ishte krijuar atëkohë qytetërimi pellazgjik ballkanik, falë
kushteve të veçanta klimaterike dhe pasurive nëntokësore.
Mijëra vite më parë, siç dihet, u zhvillua kultura Minoike,
egjiptiane dhe shkrimi sumerik, por duhet ditur se Dardanët
kishin pasur po atë kohë jo vetëm shkrimin e tyre, por shkrimin
linear.
Këto të dhëna nuk janë rezultat i fantazisë sime. I kanë
zbuluar arkeologët evropianë në zonën poshtë Beogradit,
ndërsa grekët i zbuluan në vitin 1994 në liqenin e Kastorias,
(Kosturit -M.Q.) ku bashkë me një vendbanim liqenor
arkeologu Hurmuziadhis solli në dritë një mbishkrim, i cili
datohet rreth 5250 vjet para Erës së Re me shkronja të veçanta.
E zbuluan, por të ndodhur në qorrsokakun e fantazisë
shkencore indoevropiane, nuk e kuptuan se çfarë zbuluan.
Kështu, atë qytetërim, i shtrirë nga jugu i Beogradit dhe që
mbaron në Halkidhiqi, e emërtuan... "qytetërim të Vincës",
sepse në fshatin Vinca, në jug të Beogradit, u gjetën për herë të
parë të dhënat për atë qytetërim.
Veç fakte e gjetje për atë qytetërim - dhe këtë e dinë
shkëlqyeshëm arkeologët - ka në të gjithë Epirin. Kanë qenë të
njohura këto edhe në Shqipëri, së paku nga shekulli i kaluar,
(shek. XIX - M.Q.), por askush nuk mund t‘i zbërthente. Një i
ditur i asaj kohe ia tregoi disa nga mbishkrimet historianit dhe
filologut gjerman Georg von Hahn, i cili, kur botoi veprën e
tretë të "Albanesische Studien", në vitin 1854, në qytetin Jena,
shënoi se kishte zbuluar shkrimin pellazgjik. Por e gjithë teza e
tij u kundërshtua sepse me mbishkrimet e gjetura nuk mund të
ndërtohej alfabeti i plotë i asaj gjuhe. E vërteta ishte se, me
gjithë të dhënat e pakta, Hahn arriti përfundime të shkëlqyera,
madje sendërtoi një alfabet, të cilin e emërtoi "shqiptar" dhe e
identifikoi me pellazgjishten.
Arkeologët kanë sjellë tanimë në dritë afërsisht 200
simbole lineare, të cilat mund të jenë germa, përfshirë patjetër
edhe numra. Këto simbole u emërtuan nga Harald Haarmann
"fillimi i shkrimit linear", nga Winn "para rruga e shkrimit
horizontal" dhe nga Masson (1984) si "parastadi i shkrimit
linear". Interesante është se disa simbole lineare të alfabetit të
Hahn, janë të njëjta me ato që zbuluan arkeologët në Vinca.
Kështu i ka publikuar të paktën H.Haarmann në veprën e tij
"Universalgeschichte Der Schrift". Mbishkrimin e Kastorias
nuk e kam të njohur nga ndonjë punim shkencor të derisotëm.
Në mitologjinë greke, e cila për mua nuk është përrallë, por një
histori e kodifikuar, i mbiquajturi udhëheqësi i popullsisë
dardane, Dardani, nuk mund të jetë një personazh i rastësishëm,
por bir i Dia-s (Zeusit-M.Q.), dhe i Elektras, ose Elektrionit,
vëlla i Harmonisë, gruas së Kadmit dhe të Jassionas, emra këta
që lidhen me kultivimin e grurit, adhurimin e drithërave e … të
mistereve. Dardani, përsëri sipas mitologjisë greke, është i pari
evropian që kaloi në kontinentin aziatik, e banoi dhe e shumoi
atë vend, e bëhet udhëheqës dhe ndërtues i shumë qyteteve,
popujve dhe etnive. Bash për këtë është quajtur edhe
"Poliarkis". Nipi i tij, Troa, do të bëhet emërvënës i qytetit të
famshëm të Trojës dhe deri në epokën e Homerit mbretërit e
këtij qyteti-mit do të quheshin edhe Dardanë. Sikundër kam
përmendur edhe në librin tim "Arvanitët dhe origjina e
grekëve", botim i vitit 1983, trojanët ishin edhe ata një fis
pellazgjik dhe aspak të huaj ndaj Akejve të Heladës, sikundër e
përshkruan këtë fakt vetë Homeri dhe sikundër e vërtetojnë
gërmimet arkeologjike. Kisha emërtuar Luftën e Trojës "të
parën luftë civile ndërpellazgjike". Ishte më shumë një luftë
Arben P. Llalla
38
midis pellazgëve veriorë dhe jugorë, pavarësisht se përplasja
ndodhi në Azinë e Vogël. Në atë luftë Akejt sunduan Trojën,
por ishin jo aq fitues. Pas shkatërrimit të qytetit vazhdoi
invadimi i atij vendi nga fise pellazgjike nga veriu dhe kështu
nisi shpërbërja dhe pastaj shuarja e regjimit akean.
Gjurmët e dardanëve mund të hasen sot që nga Ballkani
deri në Indi dhe disa dijeni për këtë të vërtetë historike duhet të
kishte edhe Aleksandri i Madh i Maqedonisë, por të dhëna me
peshë prej tij nuk jepen. Në kulmin e lulëzimit të Maqedonisë
dardanët kishin rënë disi në përparimin e tyre. Por duke pasur
parasysh lavdinë e dikurshme stërgjyshore, jo vetëm nuk e
përkrahën Aleksandrin e Madh në fushatat e tij, por ndjenin për
maqedonasit në përgjithësi një ndjenjë antipatie. Në asnjë rast
nuk mund të prisnim nga Aleksandri që ai të pohonte se kishte
ndjekur rrugët e stërlashta të tyre drejt Azisë, madje se i njihte
mirë ekspeditat e Heraklive dhe Dionisëve drejt atyre vendeve.
Unë, veçse, pas atyre ekspeditave mitologjike të Herakliut dhe
Dionisit shoh vetëm Dardanët dhe Karetë. Në librin tim "Zeusi
pellazgjik dhe mashtrimi indoevropian", që pres të botohet së
shpejti nga shtëpia botuese "Thamiris", kam theksuar se banorët
e vendit që më pas do të quhej Ballkan, kanë qenë djepi i
qytetërimit botëror.
Shkaku që i bëri Dardanët të shquhen aq tepër me rolin
e tyre në Ballkan, por edhe pothuajse në të gjithë Azinë, ishte jo
vetëm kultivimi i grurit, por kryesisht përvetësimi prej tyre i
teknikës së nxjerrjes e shkrirjes së metaleve, e cila u jepte
mundësinë të prodhonin mjete mbrojtëse e sulmuese dhe të
pushtonin ekonomikisht kështu lehtësisht Lindjen. Ky ndoshta
do të ishte cepi i fillit të Arjanës, që do të shënonte nisjen e
krijimit të dhjetëra e dhjetëra gjuhëve të gjalla edhe sot, apo të
vdekura, të cilat do të fliteshin nga India e do përfundonin në
Evropë. Për fat të keq, shkencëtarët evropianë, duke studiuar
këto fakte, janë të detyruar të devijojnë nga e vërteta historike


Edituar për herë të fundit nga në Mon Jan 21, 2008 10:46 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton

Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles Empty
MesazhTitulli: Re: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles   Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles EmptyMon Jan 21, 2008 10:35 am

për shkak të tezës fantaziste të indoevropanizmit. Kjo tezë,
duke lëvizur nga qorrsokaku në qorrsokak, krijon gjithmonë
sensacione impresionante. Megjithatë, indoevropanizmi nuk
mund të bindë edhe ata që kanë mendimin tjetër për këtë
çështje.
Fama e Dardanëve dhe identifikimi i tyre i lashtë me
përdorimin e metaleve, mbetën të tillë derisa edhe popuj e vise
të tjera e përvetësuan këtë teknikë. Në periudhën e ngjitjes së
Maqedonisë së Aleksandrit të Madh, ata ishin në kulmin e
nxjerrjes së metaleve, ndonëse "politikisht" nuk bënin pjesë në
lavdinë e pushtuesit të ri. Shprehja "Tri krijesa të mençura
quhen dardanë", tregon se sa lartë vlerësohej kjo gjini njerëzore
në lashtësi. Në mitet e Maqedonisë, Trakës, Azisë së Vogël, por
edhe të Atikës gjithmonë e më shumë zejet e metaleve lidhen
me dardanët. Në mitet trojane, Erihthoni konsiderohet djalë i
Dardanit, por edhe në mitet e Atikës Erihthoni, apo Erehtheos,
lidhet me nxjerrjen dhe përpunimin e metaleve. Ky ishte i pari
që krijoi yzengjitë metalike të kalit, ose peshoren e kalorësit,
siç quhej. Ai solli në Athinë nga Lavrio të parën copë prej
argjendi dhe po i pari preu monedhat e argjendta.
Ndërsa popujt e tjerë të Ballkanit lëvizin kryesisht drejt
jugut dhe perëndimit, dardanët lëvizin në përgjithësi drejt
lindjes. Që nga kohët e lashta, banorët e mbimaqedonisë në
lëvizjet e tyre emigratore kanë pasur si stacion të parë bregdetin
perëndimor të Azisë së Vogël dhe bregdetin e Pontit të Detit të
Zi. Azia e Vogël nis e banohet kështu, dalëngadalë, nga
mbishtresa të popujve pellazgjikë të ardhur nga Ballkanet. Jo
vetëm dardanët historikë, por edhe Frigët, Karet, Lelejët,
Kadmët, si edhe Ionët, Dorët, Eolët, madje deri vonë, në kohën
e shtrirjes së Perandorisë Romake këtu. Banorët e sotëm,
trashëgimtarë të Dardanëve, kosovarët, edhe ata që banojnë në
shtetin e Shkupit, (Maqedonisë - M.Q.) si stacion të parë ndër
shekuj do të kenë përsëri Azinë e Vogël. Pak prej tyre do të
Arben P. Llalla
40
preferojnë të zbresin në Greqinë e Jugut. Po të vihen re me
kujdes rrugët që ndoqën për emigrim dardanët e lashtë dhe
shqiptarët e sotëm, do të shohim jo pa habi se ato janë të
njëjta....
Po të rikthehemi edhe një herë në fillim të këtyre
faqeve, do të kujtojmë se serbët janë sllavë dhe kanë ardhur në
këto troje vetëm në shekullin e 7-të të Erës së Re, kështu që nuk
kanë të drejtë ta quajnë Kosovën djepin e tyre. Dhe këtu, në
Ballkan, ata gjetën shumë popuj të lashtë, midis tyre edhe
shqiptarët, fatkeqët malazezë, natyrisht, të cilët, kushedi sesi,
ardhacakët lindorë manovruan për t‘u quajtur edhe ata sllavë.
Këto të vërteta, të cilat shumë grekë të sotëm i mohojnë, i patën
njohur shumë mirë politikanë grekë të shekullit të kaluar,
(shek.XIX-M.Q.) kur pohonin me zë të lartë se serbët nuk kanë
asnjë të drejtë mbi Kosovën sepse... "ai rajon banohet nga
shqiptarët, bashkëpatriotë pellazgjikë, stërgjyshërit tanë
bashkëluftëtarë".

“Kontributi i arvanitasve në ortodoksinë”
Kumtesa e fundit e studiuesit të nderuar Aristidh Kolës
Nga Aristidh KOLA
Nuk do t’ju flas si teolog, por si historian. Domethënë,
fjala ime mund të kishte titull “Kontributi i Arvanitasve në
islamizë, bektashizëm ose në kishën katolike”. Por sot, jam i
ftuar nga bashkësia e shqiptarëve ortodoksë të Greqisë dhe nga
miku im, i mirë, zoti Foto Cici dhe do të kufizohem në
ndihmesën e arvanitasve në kishën ortodokse.
Kur themi “ortodoksizëm”, nënkuptojmë ato modele
kristiane, të cilat u krijuan dhe u konsoliduan në Lindje të
shtetit Romak, i mirënjohuri Bizant, pas “skizmës” (çarjes) së
kishës së bashkuar kristiane, në atë lindore dhe perëndimore,
më thjesht, në ortodokse dhe katolike.
Përveç mosmarrëveshjeve dogmatike, të cilat sipas
mendimit tim, janë të parëndësishme, ajo që krijoi një çarje të
pakapërcyeshme, ndërmjet katolikëve dhe ortodoksëve, ishte
pretendimi i kryesisë së padiskutueshme ndërmjet Romës dhe
Kostandinopojës. Dhe cila ishte pasoja më e rëndësishme?
Zgjedhja e gjuhës greke në Kostandinopojë dhe asaj latine në
Romë; latinizmi i fesë në Romë dhe helenizmi në
Kostandinopojë, një heleninizëm që gjen fytyrën me ideale më
vonë, sidomos në kohën e epokës pasbizantine. Por kjo epokë
pati lidhje të ngushtë edhe me zbritjen e arvanitasve në jug të
Greqisë, për kontributin e të cilëve do të flas më poshtë.
Meqenëse ortodoksia është e lidhur si mishi me kockën me
Arben P. Llalla
42
Bizantin, do të bëjmë një referim të shkurtër si hyrje për këtë.
Madje dihet se themeluesi i Bizantit ishte një ilirian i njohur
nga Dardania.
Kostandini i Madh, i cili ka prejardhje nga Nishi i
Dardanisë së vjetër, Nishi i sotëm, i cili gjendet në shtetin e
Shkupit pas fitores së tij kundrejt Likinit dhe si grumbulloi të
gjithë pushtetin e Perandorisë së paanshme të Romës në duart e
tij, mendoi të bëjë kryeqytet të perandorisë së madhe, qytetin e
lashtë të Bizantit, që gjendet në brigjet e Bosforit, nga ku lidhet
e ndahet Europa nga Azia.
Historianët thonë se zgjodhi atë vend me qëllim që të
gjendet kryeqyteti në zemër të perandorisë. Në qoftë se do të
shikoni ama hartën e perandorisë, do të vëreni se në qendër
është Roma dhe jo Kostandinopoja. Një vështrim në
mitologjinë e pasur dardane, na tregon se dardani, Kostandini i
Madh, nuk bën asgjë tjetër, veçse të ndjekë gjurmët e
paraardhësit e tij të madh, të dardanit Poliarki, i cili ishte i pari
që ushtroi dhe zbatoi planin në Azi, plan që bëri të pushtojë
shumë lehtë të tërë Azinë kontinentale, duke arritur deri në Indi
dhe Kinë, dhe me të drejtë në legjenda përmendet si “Dardani
Paliarki” sepse “shumë popuj e kombe solli në Azi”. Fëmijët
dhe nipërit e tij do të ndërtojnë kryeqytetin e shtetit të madh të
tyre, pak më poshtë nga Kostandinopoja. Ai është Troja ose
Ilion (Dielli).
Dardanët janë një nga degët më të lashta pellazgjike,
bashkë me Jonët dhe Kadhmeonët si dhe Arkadët. Banonin në
trevat ndërmjet Epirit, Shqipërisë së sotme, Maqedonisë
perëndimore, shtetit të Shkupit dhe Kosovës.
Gjatë epokës klasike dardanët, gjenden në decadence të
plotë dhe konsiderohen race ilire, si duket për arsye të trevave
ku banonin dhe tjetërsimit të gjuhës shqipe dhe kulturës. Por
duhet të kemi parasysh se kombesimi dardan është shumë i
lashtë, ndërsa emërtimi si komb ilir, del në sipërfaqe pas rënies
së Trojës. Homeri nuk përmend. Akoma dhe emërtimin
“Thesprotes” përmendet më pare, më i vjetër se sa emërtimi
kombëtar ilir dhe epirot, ndërsa nga epoka klasike Thesprotët
janë pjesë e Epirotëve.
Bëhet diçka e njëjtë si me Greqinë e jugut, ku
“etnonime” Jones dhe Ahei janë sigurisht më të lashta, por pas
mitit të Trojës konsiderohen më të lashtë helenët.
Sidoqoftë, dihet se ilirët quheshin në epokën pasdorike
të gjithë pellazgë të Ballkanit veri-perëndimor. Të shumtë janë
perandorët ilirë të perandorisë së përbashkët romake, por edhe
të Bizantit ndërmjet të cilëve Kostandini i Madh, nipi i tij
Justiani, i vetmi dhe i fundit që u përpoq të rezistojë ndaj
katastrofës së qytetërimit greko-romak dhe të veprimeve që
ndërmerrnin të krishterët fanatikë të epokës së tij. Ilir ishte
Anastasi i Parë, dikori dhe Justiani, i cili duket se rrethohej nga
funksionarë të rëndësishëm ilirë, madje njëri prej tyre, Mundos,
kam përshtypjen se emri I tij don të thotë “fitues” (Mund=fitoj).
E së njëjtës rrënjë duhet të jetë edhe ajo e maqedonishtes së
lashtë Amindas-anikios (i pamundur), kështu dhe Pa-mund (pa
mund) pamindas-amindas.
Të gjithë perandorët, përveç Justianit, duke mbështetur
shtetin Bizant, në mënyrë të vendosur përkrahnin dhe
mbështesnin përforcimin e kristianizmit dhe në mënyrë të
veçantë profilin e tij ortodoks.
Në mjedisin e Ilirisë së vjetër si epishkop të parë të
Durrësit përmendet Asti ose Astiu, i cili u martirizua në epokën
e Trajanit në 98 p.k. Thuhet se e lyen me mjaltë dhe vdiq nga
thumbimi i bletëve, prandaj u shkrojt se “Asti, duke qenë
qesharak, gjeti vdekje qesharake, duke u lënë në mëshirë të
bletëve ta copëtojnë me mjaltë…”.
Emri i atij të parit peshkop (despot) të Durrësit dhe
shenjtor të ortodoksizmit, që përkujtohet e festohet më 6
Arben P. Llalla
44
qershor, kërkon të marrë dhe bashkësia e ortodoksëve në Greqi,
e cila po bën hapat e para sot këtu.
Njëri nga shenjtorët më të nderuar në Epir dhe të
Shqipërisë së Jugut, është Shën Donati, jeta e të cilit dhe çuditë
janë mbështjellur me mite të mjegullta të lashtësisë të krahinave
në fjalë. Si shembull mund të përmendim rastin e “mrekullisë”
së shfarosjes së dragoit, i cili ruante burimin, duke lënë pa ujë
jetëdhënës të gjithë banorët e krahinës. Një tjetër çudi e tij na
bën të kujtojmë legjendat shumë të lashta të dragoit të Arias
nga Kadmoja (Kadmoja ilir), të shfarosjes së Dragoit të Pithias
nga Apolloni, Persian dhe së fundi përjetimi i legjendës në
fjalë, nëpërmjet jetës dhe mrekullitë e Shën Gjergjit.
Janë të shumtë shenjtorët që i shërbyen kristianizmit
dhe në mënyrë të veçantë ata të besimit të krishterë ortodoks në
krahinat e Epirit dhe Shqipërisë, prej të cilave kanë prejardhje
të gjitha degët helenike, por edhe arvanitasit tanë. Punimi i Foto
Ikonomi “Ajilloi pandon ton en Ipiru Ajio” (“Shenjtërimi i të
gjithë shenjtorëve të Epirit”) është shumë udhërrëfyes dhe me
interes të veçantë. Titulli i këtij punimi sigurisht që përmend
dhe preokupohet me Epirin, por siç dihet, këtu e shumë shekuj
në atë emër (Epir) evidentohet dhe e gjithë Shqipëria, përderisa
për synime të caktuara dhe dritëshkurtër, emri Shqipëri dhe
shqiptarë (Alvania dhe alvani) është si një qymyr i shumë vyer
në duart tona dhe nuk dimë në ç’vend ta mbështesim.
Që të rikthehemi tek shenjtorët dhe martirët më të
njohur, të cilët ose u linden në krahinat e Epirit dhe të
Shqipërisë, qoftëse propaganduan dhe u martirizuan atje, të
themi se në Thesproti u martizuan gjatë shekullit të dytë p.k,
shenjtoria e Premte (Paraskevi), një shenjtore e cila ka lidhje të
ngushta dhe adhurohet në mënyrë të veçantë nga arvanitasit e
Greqisë (Sin e Premte). Atje në Thesproti, në monastirin e
shenjtë të Bundas, gjendet varri, që përmban trupin pa kokë të
saj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton

Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles Empty
MesazhTitulli: Re: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles   Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles EmptyMon Jan 21, 2008 10:38 am

Është e njohur se arvanitasit nderonin Shën Gjergjin dhe
Shën Mërkurin, si shenjtorë luftëtarë. Dhe ndërsa Shën Gjergji
nuk duhet të ketë ndonjë lidhje me Ballkanin, përkundrazi Shën
Mërkuri përmendet si me prejardhje skithe nga teologë dhe
biografë të ndryshëm. Megjithatë, siç thamë edhe më pare,
personaliteti i shenjtorëve, ashtu siç është krijuar dhe paraqitur
me ngatërrimin e legjendave, i sjell në Ballkan dhe i krijon me
protipa të adhuruar popullor të së kaluarës së lashtë.
Nga krahinat e Epirit dhe të Shqipërisë ka prejardhje
dhe Patër Kozmas (Etollos). Ndërsa ai vetë u lind në Etolli dhe
Etollian quhet, prindërit e tij kishin zbritur nga krahina ku ai më
vonë dha mësim. Jeta dhe vepra e Kozmait është shumë e
njohur. Atë që do të doja të qartësoja është se nuk u vra nga Ali
Pashë Tepelena, ashtu siç përpiqen ta kalojnë në publikun grek
disa “biografë”, duke i shërbyer një qëllimi pa vlerë, dëmprurës
dhe të shëmtuar, që shumë nga ne e njohim. Përkindarzi ishte
marrë në mbrojtje nga Ali Pasha dhe me ndërhyrjet e tija,
Patriku shenjtëroi dhe u ndërtua kasha e pare për nder të tij dhe
që mban emrin e tij.
Ekzistojnë gjithashtu një plejadë e madhe shenjtorësh e
martirësh, siç thuhet nga krahina e Epirit dhe të Shqipërisë, të
cilët u dalluan në luftën për besimin e ortodoksimit dhe kundër
myslimanizmit gjatë kohës së pushtimit osman. Shumë prej
tyre ishin dhe kripto të krishterë (të krishterë të fshehtë) ose
myslimanë të brezit të dytë ose të tretë, që dëshironin të
riktheheshin në fenë e të parëve të tyre, ose duke shpallur
publikisht besimin e tyre si pasojë të pranojnë ndëshkimin e
rreptë që parashikonin ligjet islamiste. Ligji islamik ndalonte
ndërrimin e besimit me force, d.m.th. nuk detyronte askënd të
bëhej mysliman me zor, por në qoftë se dikush vullnetarisht
bëhej mysliman dhe në vazhdim të denoncojë dhe ofendojë
Kuranin, I nënshtrohej ndëshkimit.
Arben P. Llalla
46
Ndërmjet atyre shenjtorëve dhe martirëve, është edhe
Shën Gjoni (Joanis) nga Janina, Nikolla nga Mecova, Kristo
nga Preveza, Nikodimos nga Elbasani, Anastasi Gëzofi, Kristos
Kopshtari ose Arvanitasi, Anastasi nga Paramithja, Panajotis
nga Delvinaqi, Zaharias nga Arta, Dhimitri nga Samarina,
Joanis nga Konica, Gjergji nga Janina dhe Nikitas Arvanitasi.
Shën Nikitas Arvanitasi është nga Shpata, banorët e të
cilit kishin si fe zyrtare, atë myslimane, por mbetën të krishterë
në fshetësi (kripto të krishterë). Më 1904 me ndërhyrjen e
Rusisë, shpallën besimin e tyre të krishterë dhe Sulltani e
pranoi pa zë.
Shën Nikitas Arvanitasi lindi në vitin 1760 dhe kur e
ndjeu se duhej të rikthehej në fenë e mëparshme të
paraardhësve të tij, shkoi në Malin e Shenjtë dhe mbajti
kreshmë në skitën e Shën Anës. Veçse dukej se torturohej nga
ndërgjegjia sepse prindërit e tij ishin bërë myslimanë, por
mbetën “kripto të krishterë” për arsye të frikës ose dhe interesit
dhe kjo e nxiti të marrë barrën e vetndëshkimit dhe spastrimit
përfundimtar, duke shpallur publikisht kundërshtimin e tij ndaj
fesë myslimane, duke gjetur kështu vdekjen shpëtimtare nga
vuajtjet e ndërgjegjies, që ngarkonte të tërë familjen. U var më
19 shkurt të vitit 1809 dhe mbeturinat e trupit të tij gjenden në
skitën e Shën Anës në Malin e Shenjtë.
Historikisht, duhet të kemi parasysh se sulltanët e
Perandorisë Otomane, shtetëzonin pasuritë e të krishterëve, të
cilët pushtonin e nënshtronin dhe silleshin shumë rreptë ndaj
atyre që i pushtonin pas një rezistence të madhe dhe të egër.
Më 1635 Sulltan Murati i katërt lëshoi një dekret
(firman), me anën e të cilit sa të krishterë do të bëheshin
myslimanë rimirrnin pasuritë e konfiskuara, ndryshe e
humbisnin përgjithmonë. Shqiptarët dhe arvanitasit duke
dashur nga njëra anë të ruanin fenë e tyre tradicionale të brez
pas brezit dhe nga ana tjetër, të mos humbisnin dhe pasuritë,
ndërmorën këtë sofizëm: njëri nga fisi (fara) bëhej mysliman që
të merrte të tërë pasurinë e familjes dhe të tjerët mbeteshin të
krishterë, dhe kështu arrinin me një gur dy zogj. Atë bënë edhe
Grivejt e Etoloakarnanias, të cilët ishin degë e familjes së
madhe të Buevë, të cilët në kohën e Gjin Bue Shpatës,
zotëronin Epirin dhe Etoloakarnanian. Nipërit e tij, pas
nënshtrimit të vendit tek Karlo Tokko, ikën në Peloponez dhe
në Atike-beoti, por pas 100 vjetësh kalojnë pasardhësit e tyre në
Zante dhe që andej në Etolokarnania, ku në mënyrë të ligjshme
morën drejtimin e asaj zone. Kështu pra, u bënë mjaft
myslimanë dhe u ruajt një lidhje origjinale ndërmjet të
krishterëve dhe myslimanëve për shumë vjet.
Është fakt gjithashtu se shumë prej tyre u bënë në
mënyrë masive myslimanë për arsye të ndryshme dhe kryesisht
për gjakmarrje ose që të përfitojnë nga favorizimet që u afronte
ligji ndaj myslimanëve. Sa nga ata pra, që ndiqeshin keq, duke
njohur besimin e prindërve dhe të parëve të tyre dhe mënyrën
se si e ndërruan, vendosnin të riktheheshin në besimin kristian,
ndërsa disa prej tyre kishin kaq vrasje ndërgjegje, sa të
kërkonin mënyra që të shlyenin mëkatet e të parëve të tyre,
njëfarë mëkati që u ngarkohej si trashëgimi mallkuese. Ata
quhen “neomartires” (martirë të rinj), të cilët vendosen në aksin
kohor 1750-1850, të cilët janë kryesisht shqiptarë dhe epirotë.
Kurse arvanitasit e Greqisë së Jugut mundën të ruajnë më
shumë besën e të parëve, meqenëse qenë të ndarë nga trupi
kryesor amtar dhe në përgjithësi adhuronin Shën Nikollën dhe
domosdo Shën Kostandinin e Madh.
Ndër “neomartiret” e njohur është edhe Shën Gjoni
(Joanis) Vrahoriti (Shkëmbori) nga Konica. Lindi në fund
shekullin e 18-të në Konicë nga baba, i cili qe murg në brigadën
e dervishëve prandaj dhe në jetëshkrimin e tij thuhet se ka
prejardhje “qelbanike”, d.m.th. rrënjë të qelbura. Të gjitha këto
teprime indentifikohen sigurisht në një luftë, në një dyluftim të
Arben P. Llalla
48
rreptë të fanatizmit fetar, ku ngatërrohen edhe përcaktimi
kombëtar, në një kohë kur kishte tension të madh ndërmjet
Turqisë dhe Greqisë. Shën Gjoni-Shkëmbori pra, nga mosha
njëzet vjeçare, u inkuadrua edhe ai në grupin e dervishëve,
sipas dëshirës së të atit dhe emri i tij ishte Hasan. Por siç duket,
erdhi në kundërshtim me të atin dhe deshi të rikthehet në
besimin e vjetër, duke e shpallur publikisht ndërrimin e tij ndaj
fesë së krishterë. Më 23 shtator 1814 iu pre koka në Vrahori
(Agrinjo), prandaj dhe quhet Vrahori (Shkëmbori). Trupi i tij u
varros në një arë për pesë vjet dhe më 1819 Igumeni i
Monastirit Prusu, pranë Karpenisit, Kiril Konstanofili, si u morr
vesh me parësinë e Agrinjos, zhvarrosi kockat dhe i vendosi
prapa katolikut monastirit në një shkëmb dhe nga jashtë shkrojti
këtë epigramë: “Nuk kam metal argjendi ose ari, veçse
vetveten. Kurrë ky shkëmb të mos lëvizë”. Askush nuk guxonte
të hapte “kriptin”, e cila u hap më në fund pas 150 vjetësh.
Monastiri i shenjtë Prusu është nga më të vjetrit në
krahinë dhe nga më të famshmit në Greqi. Atje qëndroi dhe u
mjekua për një kohë Karaiskaqi dhe siç dimë ai bëri dhe një
dhuratë e cila ruhet akoma. Ajo që ndoshta nuk është e njohur
mjaft, është se shumica e godinave të Monastirit Prusu janë
vepër e duarve të arvanitasve dhe të frymëzuara gjithashtu nga
njohuritë arkitektonike të tyre.
Është shpëtuar gjithashtu, përveç traditës gojore, një
kontratë e vitit 1870, ku përmenden arkitektët e shumë
ndërtimeve dhe të shumë rikonstruksioneve, midis të cilëve
edhe Zisi Vasili Micopulos, nga Konica. Në një pllakë të
murrosur shkruhet emri i arkitektit Zisi Vasil Arvanitasi. Ruhet
akoma një rrëfim i kohës që ka të bëjë kryesisht me ndërtimin e
dhomave të fjetjes dhe të mikpritjes nga Ignatjo nga nehoriu
Kastoriadhos dhe të paraqitur nga Metodi Kafsokalivito, i cili
thotë: “Jashtë në oborr tek porta e madhe atje mblidhen çdo ditë
e rrinë miqtë më shumë kohë qëndrojnë Arvanitasit dhe çdo vit
Etolet nga Etolokranania”.
Këta “arvanitas” nuk kanë lidhje me arvanitasit, por me
shqiptarët nga Epiri dhe Shqipërisë, siç kuptohet. Është fundi i
shekullit të kaluar (19) dhe fillimi I shekullit të ri (20).
Në shekullin e 14-të, kemi zbritjen masive të
arvanitasve në Greqinë e Jugut. Shumë “historianë”, që nga
pavarësia (çlirimi) i Greqisë dhe deri më sot kanë dashur të
zëvëndësojnë emërtimin “arvanitas” me atë “epirotis”, duke
besuar kështu se do t’i japin këtij populli rrënjë më fisnike.
Është diçka si “fshataro-aristokrat”, që sigurisht nuk mund të
ndryshojë thelbin dhe të vërtetën e historisë.
Para dyndjeve të arvanitasve, nga i njëjti drejtim, kemi një
vërshim të një populli tjetër, me invadimin e sllavëve në shekujt
6-të dhe 7-të, pas të cilit emri etnik ilir zhduket dhe në shekullin
e 11-të shfaqet emri etnik Alvanoi, Arvanoi, Arvanites dhe
Alvanites. Ky emër etnik u shfaq nga banorët e krahinës së
Arvau ose Albanu të Shqipërisë së Mesme, të cilët në atë kohë
luanin një rol të rëndësishëm në krah të ushtrisë bizantine.
Historianët dhe shkrimtarët e huaj si dhe kronologët e kohës,
indentifikonin që këtej e tutje, të gjithë popujt fqinjë të një
gjuhe me banorët e njohur tashmë nga Shqipëria dhe kështu u
përhap dhe u konsolidua emri etnik, duke bërë të bëhet e njohur
dhe të përmbledhë një zone mjaft të gjerë me një popullsi të
vetëm. Si toponim, sigurisht është shumë i lashtë dhe që kishte
prejardhje nga rrënjët alb-, që don të thotë i gjatë dhe i bardhë;
Alba, Alpeia, alfiton, alb etj.
Sidoqoftë, e përsëris se arvanitasit vërshuan në mënyrë
masive në shekullin e 14-të, duke ardhur nga të gjithë krahinat
që përmendëm më lartë. Më 1345 u largua një pjesë e
popullsisë nga Shkupi dhe Kosova, duke mos duruar presionin
e tmerrshëm të serbëve të Stefan Dushanit dhe u ngulitën në
Shqipërinë e sotme, në Epir, duke sjellë atje artin shumë të
Arben P. Llalla
50
lashtë të bronxit dhe zejtarinë e tij, që e kishin trashëguar brez
pas brezi. Pak kohë më vonë me themelimin e shtetit të Gjon
Bue Shpatës dhe të Petro Loshit në Epir dhe Etolokarnania,
shqiptarët shtyhen deri në këto zona. Pas pushtimit të
Etolokarnanias nga Karl Tokka më 1405, të tjerë kalojnë në
ngushticën e Andiros në Peloponez, ku nga 1350 kishin ardhur
e instaluar aty me ftesë të Manuil Katakuzino, 10.000 arvanitas
të tjerë, ndërsa të tjerë shtyhen drejt lindjes në Bioti, Atikë dhe
Ftiotidha dhe të tjerë akoma më vonë shpërndahen në Eube dhe
në ujdhesat e Argosaroniko dhe Ciklades në vende ku edhe më
parë ishin ngulitur arvanitas të tjerë në mënyrë masive, sipas
dekretit të Petro D’ të Aragonisë në Atikë më 1382 dhe të Neri
Anxhajoli dhe të Antonit përkatësisht më 1388 e 1403.
Tashmë ortodoksë të krishterë dhe sidomos ata që u
instaluan në Nafplio nën udhëheqjen e nipit të Gjin Bua
Shpatës, vini me leje perandorake të perandorit të Bizantit. Në
Peloponez luajtën një rol shumë të rëndësishëm në çlirimin nga
frengët, por kryesisht në mbrojtjen e tyre kundër pushtimit turk,
komandantë të mëdhenj arvanitas si komandanti i Manit,
Kronkodilos Kladas, Petro Bua Skliepi, Buzhikoja, të cilët
luftuan për të mbajtur Peloponezin të lirë nga Turqit. Është kaq
vendimtare rëndësia e prezencës së arvanitasve në Peloponez
në shekullin e 15-të, kaq sa një arvanitas, Nifi i Dytë,
kurorëzohet Patrik i Patriakanës së Konstandinopojës.
Gjatë shekujve të XIV dhe XV-të, kemi një zhvillim të
rëndësishëm, në të gjitha anët dhe kjo epokë lidhet në mënyrë
të theksuar me prezencën dinamike të Arvanitasve në të gjithë
Ballkanin, në të njëjtën kohë kur popujt i nënshtroheshin
zgjedhjes otomane. D.m.th. kemi një zhvillim kulmor të
shkurtër, që do të çojë në një dekadence të keqe. Epoka e
dyndjeve të arvanitasve në Greqi lidhet ngushtë me një rilindje
të madhe të arkitekturës dhe të artit të ikonografisë (piktura
ikonash shenjtorësh), e cila largohet nga niveli i ngurtë i
ngjyrave të errëta të kohës së herët dhe të mesme të ikono
grafisë bizantine. Tashmë kemi një bukuri që pothuajse prek
protipat e lashtë helenikë, me ngjyra të ngrohta dhe gazmore,
shenja e para për një të ardhme, me lëvizje dhe shprehje
shpirtërore të theksuara, gjejnë shprehjen më të gjallë në kishat
e Mistras dhe të Peloponezit dhe në shkolla agjiografike të
Panselinit (Hëna e Plotë) dhe të Theofanit të Kretës, i cili siç e
kam theksuar, ndonëse mbiquhet Kris nuk punonte në Kretë,
por në Peloponez, në Thesali dhe në Maqedoni dhe emri i tij i
vërtetë kozmik ka qenë Bathas. Një mbiemër i pastër arvanitas
dhe supozoj se duhet të jetë nga ata arvanitas që kishin çuar
Venedikët në Kretë më 30/4/1541, në qoftë se jo më parë.
Theofani sjell në pikturat e tij njëfarë natyralizëm në ikonat, i
frymëzuar nga ngjarjet tronditëse të kohës dhe sidomos nga
lufta arvanitasve kundër turqve në Peloponez. Dukuria më
karakteristike është karakteri epik në skenat me luftëtarët e
tmerrshëm dhe fytyrat e tyre të egra, në të cilat mund të
dallojmë luftëtarët arvanitas të epokës së tij. I famshmi Shën
Mërkuri e Protatosit në Amlin e Shenjtë, sigurisht që është
frymëzuar nga legjendari Mërkur Bua, i cili pati shkëlqyer jo
vetëm në Greqi, por në të gjithë Europën me luftërat dhe fitoret
e tij.
Në të njëjtën fushë të agjiografisë është edhe i famshmi
Onufri me karakteret dhe ngjyrat e tij të pakrahasueshme dhe të
papërsëritshme dhe sidomos në të kuqen që vë vulën e tij në një
epokë të tërë. Në fushën e himnografisë dhe të muzikës kishtare
kemi figurën e madhe të Gjon Kukuzelit, i cili vulos gjithashtu
shekullin e 14-të dhe ndriçon shekujt e ardhshëm deri në ditët
tona.
Sigurisht, lufta e madhe për ortodoksizmin zhvillohet në
Patriakanën e Konstandinopojës, i cili ka marrë bashkë me
sulltan Mehmetin “i pathyeshmi”, pushtet mbi ortodoksët e
krishterë të ish perandorisë bizantine dhe nuk don në asnjë
Arben P. Llalla
52
mënyrë të humbasë “delet” e tija (siç quanin të klerikët
besimtarët) përkundrazi don t’a shtojë. Ndihmës në përpjekjet e
Patriakanës vijnë arhondë të pasur, të cilët kryesisht banojnë në
Fanar të Kostandinopojës. Është një lagje ku banojnë kryesisht
njerëzit e fjalës (kulturës) dhe ortodoksë të pasur, të cilët nga
njëra anë ndihmojnë Patriakanën dhe nga ana tjetër i shërbejnë
sulltanit si funksionarë, ministra, Dragumanë akoma dhe prijës
të trevave rreth Danupit të Moldovllahis, ku klasa sunduese
përbëhet nga shqiptarë. Prijës i Moldovllahias, pra, me bekimin
e Patrikut dhe përkrahjen e vezirëve, të cilët mjaft prej tyre janë
shqiptarë (Qyprulidet), bëhen ortodoksët e Fanarit nga familje
të mëdha arhondësh të Dukave, Suxhukëve, Gjika etj. Nga
njëra nga këto familje pricnësh, ka prejardhjen Helena Gjika,
më e njohur në Europë dhe në Greqi si Dora D’Istra.
Me shqiptarët dhe arvanitasit e Moldovllahis, d.m.th. të
Rumanisë së sotme, do të bëjë kryengritjen Aleksandër
Ipsillandis, madje shumë prej tyre, ndër të cilët edhe Naum
Veqilharxhi, i cili hartoi alfabetin e pare të gjuhës shqipe, ishin
pjestarë të Çetës së Shenjtë (Jeru llohu). Ishin të gjithë të
krishterë ortodoksë.
Gjithashtu, në Kostandinopojë gjendet lagjia Arnautkoi,
që don të thotë fshati i shqiptarëve, ku banonin shqiptarët më të
varfër dhe shqiptarët të besimit ortodoks, të cilët edhe deri në
ditët tona përbëjnë mbështetjen kryesore të Patriakanës. Siç vë
në dukje Athanasios Efthimiadhis në punimin e tij “Arvanitët e
Kostandinopojës”, i cili u botua, në vëllimin e pare të Arkivit të
Kërkimeve Arvanitase, çdo i krishterë ortodoks shqiptar i
Kostandinopopjës, konsiderohej grek dhe çdo mysliman
konsiderohej turk. Ky dallim do të mbizotërojë në shekuj, deri
në ditët tona dhe e dini fort mirë se kisha, sidomos ajo greke,
çdo ortodoks shqiptar, e konsideron grek ndërsa për katolikët
dhe myslimanët ka mendim krejt të kundërt.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton

Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles Empty
MesazhTitulli: Re: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles   Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles EmptyMon Jan 21, 2008 10:41 am

Afria e gjakut ndërmjet atyre që quheshin shqiptarë dhe
atyre që quhen helenë, ishte e njohur tek të kulturuarit, të
krishterët ose myslimanët, por këtë e dinte dhe populli i thjeshtë
gjatë kohës së Revolucionit grek të vitit 1821 dhe ashtu siç
thamë në vitin e pare, myslimanët dhe të krishterë, si vëllezër
luftuan që të dëbojnë halldupët turq të Anadollit. Mjerisht kjo
nuk mundi të vazhdojë gjatë dhe fanatizmi fetar ndau vëllezërit
dhe i bëri armiq. Ky fakt historik është shumë i rëndësishëm
dhe duhet të na japë mësime. Historia ka vlerë dhe rëndësi
thelbësore, kur bëhet udhërrëfyese për të ecur përpara dhe
mësuese për përvojë të vleshme, me qëllim që t’u shmangemi
gabimeve të reja dhe të marrim shembull nga arritjet e së
kaluarës. Nga koha e kryengritjes së vitit 1921, kur arvanitasit
luajtën rol kryesor deri 50 vjet më parë, janë bërë më shumë se
15 përpjekje që të kapërcehen pengesat fetare, që të krijohet një
shtet greko-shqiptar, pavarësisht nga feja, ku do të mundnin të
bashkëjetonin të krishterët ortodoksë bashkë me katolikët e
myslimanët, në emër të gjakut të përbashkët. Të gjitha këto
përpjekje kanë dështuar, vëllezërit u bënë armiq, porse gjaku i
tyre mbetet gjithmonë i gjallë, thërret dhe me të drejtë
arvanitasit tanë thonë “gjaku ujë s’bëhet”, (shqip në origjinal).
***
Lufta e arvanitasve kundërt turqve, çelikos më shumë
besimin tek ortodoksia, përderisa përpjekja duket se bëhet
ndërmjet të krishterëve dhe myslimanëve, që deri diku kështu
është në të vërtetë. Kur më 1534, mbrojtësit e fundit arvanitas
të Koronës, detyrohen të braktisin dhe ngarkohen në varkat e
Andrea Dorja, që të ngulen në Italinë e Jugut dhe Siçili, kanë
marrë me vete, përveç kockave të të parëve të tyre edhe ikonat
e Shën Mërisë Udhërrëfyeses. Vaji i Koronës dhe këngët e
mërgimit që deri më sot këndojnë arbëreshët e Italisë, janë
Arben P. Llalla
54
tregues i qartë i klimës së asaj kohe dhe të besimit ndaj
ortodoksisë. (Kujtoni Vajin e Koronit)
“Petkat e të mira tona
na i lamë në Korona
Krishtin na kemi me ne
Oj e bukura More.
Thell të fljasë me lot ndër sy
Na t’lipsim oj Arbëri.
Dallandishe e ljarë-ljarë,
Kur të vishë ti njatër here
Vjen të vish ti te Korona,
Më ngë gjen ti shpit tona
Më ngë gjen trima hajdhar,
Po një kjen çë qoft’ i vrar.
Kur u nistin gjithë anitë,
E dherat tan’ iktin ka site
Burrat gjith me një shërtin
Thrritni grate me një vajtim:
“Dil e hana, ti Stinji
oj More, oj arbëri...!”
Mirëpo në Itali, shqiptarët e çrrënjosur, gjenden në
zemër të katolicizmit. Jo të një feje tjetër kundërshtare, armike,
por përballë me një kundërshtar të një dogme tjetër të një
njëjtës feje. Në mënyrë të natyrshme do të duhej të ishin bërë të
gjithë katolikë, por kokëfortësia arvanitase, e veçanta
arvanitase, i bën që të hapin përsëri luftë dhe shumë beteja të
reja që të ruanin besimin ortodoks, që kishin trashëguar nga
prindërit e të parët e tyre. Në mes të një deti katolik, ruajtën
ortodoksizmin dhe tjetërsimin e veçantë të racës së tyre derisa
një prift i urtë, zgjidhi problemin me një marrëveshje ideale
kompromisi.
Tashmë arvanitasit e Italisë, të njohur si arbëreshë,
konsiderohen nga kisha greke “unite” dhe përderisa kanë
përvojë të hidhur nga unitizmi, si lëvizje e njohur tashmë në
botë dhe sidomos në Europën e Lindjes, i përballon arvanitasit
tanë me shumë mosbesim dhe me njëfarë syçelësi, që domosdo
e bën më të ashpër sepse ata ngulin këmbë të ruajnë gjuhën
arvanitase akoma. Jemi të detyruar këtu të theksojmë se në
lidhje me gjuhën, ndërsa në Greqi kleri luajti rol të veçantë
reaksionar në ruajtjen e gjuhës, në Itali ngjau krejt e kundërta.
Ruajtja e gjuhës, e dokeve dhe zakoneve në këtë vend i
detyrohet kryesisht klerit!
Që të kthehemi në Greqi, të theksojmë se shpirti
konservator i arvanitasve, mbi bazën e respektit të vlerave të
trashëguara, në lidhje me luftrat e papushuara kundëra turqëve,
të cilët ndërkohë ishin pushtues, çelikosnin besimin e tyre tek
ortodoksia, se mprehnin errejtjen e tyre ndaj turqve, të cilët i
indentifikonin me besimin e tyre. Si rrezultat i atij dyluftimi,
ishin kryengritjet e njëpasnjëshme dhe të papushuara, deri në
kryengritjen fitimtare përfundimtare të vitit 1821, një
kryengritje e cila në ato kushte që po zhvillohej ishte e
natyrshme të merrte ngjyra dhe karakter të theksuar fetar.
Luftëtarët vdisnin për besimin e shenjtë të Krishtit dhe për liri
të të krishterëve dhe të gjitha përpjekjet që të krijohej një front i
përbashkët, pa patur parasysh fenë e gjithsecili, kundër turqve,
dështuan.
Ndërmjet asaj kohe, në vitin 1611, zhvillohej
kryengritja e Episkopit të famshëm, Dionisi Triki dhe Tajis, i
njohur dhe si Skilofilosofu (Qenfilosofi). Ai kishte prejardhjen
nga Paramithia e Thesprotisë. Luftoi kundër Osman Pashait të
Janinës, i cili edhe ai ishte nga Paramithia, arvanit i krishterë
kundër një bashkëatdhetari të vet mysliman.
Besimi fetar dhe ideologjikë politiko-shoqërore, mbeten ideale
dhe të pa molepsuara derisa të identifikohen me ndonjë pushtet.
Arben P. Llalla
56
Që në çastin që do të identifikohen me çdo lloj pushteti, bëhen
të tmerrshme dhe të rrezikshme.
Tek populli ynë, që në shekujt e lashtë, mbizotëron
shpirti liberal dhe i mirëkuptimit ndaj besimeve të ndryshme
fetare dhe ideologjive të tjera dhe atë virtyt të pashok e tregon
akoma dhe gjatë kohës së pushtimit turk, kur të krishterët e
myslimanë bashkëjetonin në mënyrë harmonike. Siç na thotë
P.Arvadinos në “Kronologjia e Epirit”, djali i priftit martohet
me vajzën e hoxhës, ose një djalë myslimani dhe tjetri i
krishterë, gjellën në të njëjtën tavë, nga njëra anë qengji dhe
nga ana tjetër derri, të ndarë me një vijë me krunde. Bashkë
festonin Pashkët dhe Ramazanin dhe nuk janë të pakta rastet
kur manastire kristiane dhe kisha, i ndërtonin me punë e
përpjekje të përbashkët myslimanët dhe të krishterët. Shën
Spiridoni, Shën Donato e Shën Gjergji mbetën shenjtor dhe të
myslimanëve dhe faljet dhe dhuratat në ikonizmat e tyre dhe në
kisha, nuk ishin të pakta ato vinin nga besimtarë myslimanë.
Këtë shpirt të pashoq dhe të paçmuar të bashkëjetesës dhe të
respektit të ndërsjelltë të feve të ndryshme, ajo zemërgjerësi
madhështore, mjerisht nuk mundi të mbizotërojë në Greqi,
përveç vitit të parë të revolucionit, ku të krishterët e myslimanët
të vëllazëruar, filluan luftën për të dëbuar turqit, halldubët,
d.m.th. ata njerëz që kishin ardhur nga Anadolli, të cilët i
quanin dhe persianë, siç u kishin vënë emrin disa arvanitas të
kulturuar, duke i identifikuar turqit me persët e lashtësisë.
Shumica dërrmuese e popullit të këtushëm dhe sidomos
arvanitasit, ishin të krishterë ortodoksë. Kisha e lidhur direkt
me kuptimin për një Greqi të pastër ortodokse dhe pas
revolucionit sa ishin myslimanë, në një mënyrë apo tjetrën, u
detyruan edhe ata të përqafojnë fenë e krishterë ortodokse ose u
dëbuan.
E vërteta është se banorët e Epirit dhe të Shqipërisë, të
cilët u bënë myslimanë, kryesisht të detyruar nga nevoja e
mbijetesës kishin për shumë vjet vetëdijen e mbeturinave të
vjetra kristiane dhe besonin pothuajse në të dyja fetë. E njëjta
gjë ngjau edhe në krahinën e Kosovës, ku mbizotërimi i plotë i
fesë myslimane, u bë në vitet e fundit, nxitur nga përvoja e
rezistencës ndaj synime grabitqare, pushtuese e asimiluese të
serbëve.
Megjithëse kaluan mijëra vite, simbolet adhuruese të
lashtësisë dhe aktivitete e ndryshme fetare pagane, prej të
cilave shumë kishin kaluar në adhurime dhe faljet e fesë së
krishterë, mbijetuan në kujtimin e popullit tonë në mënyrë të
admirueshme. Një nga këto elementë është “Epifani”
apolloniane e Dilos, që gjejmë në Epifania të krishtërimit.
Vajtjet për zbritjen e Persefonit në Had ose të vdekjes së
Adonit, ose të Dionisit, do t’i gjejmë në vajet e mrekullueshme,
mbivarrimin (epitafios) e Javës së Madhe. Këngët e bukura të
ringjalljes, na bëjnë të kujtojmë ngjitjen e Persefonit nga Hadi
ose ringjalljen e Adonit dhe të Dionisit. Madje lë mënjanë
paralelizmin e virgjëreshës Athina me virgjëreshën Maria, të
Apollonit me Shën Gjergjin, të Poseidonit me Shën Kollin etj.
Do të plotësoj dhe do të mbaroj këtë referat, duke bërë fjalë për
dy figura të shquara kishtare, që jetuan vitet e fundit, për
Evlogjio Kurilla dhe Fan Noli. E. Kurilla ka hartuar e realizuar
vepra të rëndësishme për gjuhën arvanitase, në kundërshtim me
shumicën dërrmuese të klerikëve të Greqisë, me origjinë
arvanitase, të cilët refuzojnë dhe përbuzin referimin në atë
gjuhë, më shumë nga mosnjohja, injoranca dhe paragjykimet.
Fan Noli lindi në Trakë dhe pas shumë përpjekjesh të dështuara
që të merret vesh me faktorin grek, mori përsipër vetë rolin
udhëheqës, që të shpallë kishën autoqefale shqiptare, duke
dashur të shpëtojë nga politika e Patriakanë, e cila nga njëra anë
i donte shqiptarët dhe sidomos ortodoksët si grekë dhe
organizonte gjuhësimin helenik të çdo shqiptari ortodoks, por
nuk pranonte në asnjë mënyrë myslimanët ose katolikët
Arben P. Llalla
58
shqiptarë. Noli, megjithëse vetë ishte i krishterë ortodoks,
tregoi një respekt të admirueshëm ndaj dogmave dhe feve të
tjera si dhe ndaj udhëheqësve të këtyre feve, duke parashikuar e
parashtruar bashkimin e popullit dhe këtë historia do t’a njohë e
do t’i jetë mirënjohës në shekuj.
Besimi dhe ideologjia e njerëzve duhet të jetë e
respektuar dhe të pacënuara nga askush. Besime dhe ideologji
që janë bërë të pranueshme nga populli gjatë shekujve, kanë
krijuar, atë që themi Traditë. Janë gatuar me ekzistencën dhe
historinë e çdo populli.
Ka të ngjarë të vijnë epoka të tjera që fetë dhe
ideologjitë të ndryshojnë, por mjerë ata nëse atë ndryshim do ta
shoqërojnë me çrrënjosjen dhe hedhjen tej të feve dhe të
ideologjive të vjetra si krejt të pavleshme. Populli ka aftësinë të
mbledhë dhe të kujtojë elementët më të rëndësishëm të cilado
feve (besimeve) adhurimi ose dhe të ideologjisë dhe t’i
përmbushë e shartojë me mendime të reja. Ka mundësi pra, që
të mos pajtohemi me besimin, me një ideologji, por duhet t’i
respektojmë atij, duke respektuar kështu ata njerëz që i besojnë
ato. Këtë na e imponon humanizmi i vërtetë. Këtë shpreh edhe
populli juaj, këtë e tregon ky popull i mençur, si shembull i
pashoq dhe i vetëm në botë, si shembull i ndritur në botë, duke
bashkëjetuar në vllazëri të plotë ortodoksët, katolikët,
bektashinjtë, alevidët, duke respektuar njëri-tjetrin, fenë e njeritjetrit
dhe besoj se është ç’ka më madhështore dhe e vetme në
botë shembulli i njerëzve me kulturë të lartë dhe vërteton
mendimin e shkencëtarëve, që ju konsiderojnë bij të vërtetë dhe
të pasur të racës pellazgjike.
Shpresoj dhe uroj se bashkësia e shqiptarëve ortodoksë
në Greqi do të jetë ruajtëse e patundur e kësaj tradite të vetme
në botë dhe duke mbajtur besimin, do të shpërndajë e
përforcojë dashurinë dhe bashkëpunimin vëllazëror me
shqiptarët e tjerë, të cilido dogme ose besimi qofshin dhe kjo
duket nga mbledhja e sotme, ku nga sa shikoj, e ndjekin jo
vetëm ortodoksë, por edhe katolikë e myslimanë, komunistë,
akoma dhe paganistë. Kjo është bukuria e madhe e popullit
tuaj. Ta ruani atë si hajmali të vyer në zemrën dhe mendjen
tuaj.
6
Aristidh Kola
RRENJA JONË ARBËRORE
Rrënjë e fortë arbërore,
Kush mund të të presnj?
Kush mund të të fshjehnj?
Rrënjë e fort arbërore,
Lulje e fleta meta more.
Rrënjë e fortë arvanite,
Rrënjë e burrave të motit,
Rrënjë Heraklliut e Akillefit
Rrënjë Aleksandroit edhe Kastriotit,
Rrënjë e firtë arvanite,
Nga merr shpirt e meta rrite?
Rrënjë e fortë shqiptare,
Rrënjë e Boçarit e Bubullines,
Rrënjë e fjales besalidhes,
Rrënjë e bukurisë dhe trimereses,
Rrënjë e fortë shqiptare
Nga ajo jeta nuk u bare
Rrënjë e argjendtë të Greqisë,
Hiu e pluhuri t’Anatolise

Të pështroi, të luftoi, nuk të mundi
Nuk të shuajti nga jeta
Rrënjë e argjiendtë të Greqisë
Ajo je të Shqipërise dhe t’Arbërisë.
Me gur-madhe të keinë pështruar
Thanë se u buarsh nga jeta,
Thanë se u thajt, thanë se vdiqe
Vune nje pempë të hollë në varr.
Edhe thanë:
“Kjo ishtë nga rrënja e parë”.
Thanë rrema, thanë psefti
Logapiasesin pa ty.
Rrënjë e fortë, rrënjë e argjendtë
Hape dhenë, e çajte gurin
Dhe ne diall nxore kurmin!
Nxore kllara, nxore fleta
Dhe gëzonet tuti jeta.
Bekuar rrënjë
e bekuar nga Mëma-Dhe,
Bekuar rrënjë nga Zoti Diall!
Bekuar rrënjë me ujit Detit:
Lulëzo si bukuria e Afrodites!
Lulëzo si dhri ne male,


Trimëronu, lulëzo dhe bukuronu!


Athinë, 1984.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar

Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles Empty
MesazhTitulli: Re: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles   Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles EmptyThu Jan 24, 2008 12:28 pm

Beton te falemnderit per kete shkrim edhe njehere .
Më bënë shumë pershtypje sidomos dy pjesët e librit

"Në kërkim të Bashkimit Kombëtar " dhe
"Ç'janë kosovaret për grekët"

LAVDI jetes dhe vepres ste TIj .

Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles Whiter10
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton

Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles Empty
MesazhTitulli: Re: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles   Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles EmptyThu Jan 24, 2008 1:49 pm

Do te vazhdoj me librin Euridika pjes pjes te gjithe do ta ssjell ne kete teme se me te vertet ja vlen te lexohet.


KREU III
INTERVISTA PËR SHTYPIN SHQIPTAR


Bashkëpunimi serioz mes Greqisë e Shqipërisë
zgjidh shumë probleme
Në intervistë z. Aristidh Kola, kryetar i Shoqatës Arvanitase
“Marko Boçari” në Greqi.
Intervistoi Albert ZHOLI, 26 qershor 1996.
Aristidh Kola lindi më 8 korrik 1944 në një fshat
arvanitas të zonës së Thivës. Pasi mbaroi Gjimnazin dha
provime në universitet, duke hyrë në shkollën filozofike, në
avokaturë. Punoi si avokat deri në 1993. Në këtë vit boton
librin e parë me titull “Arvanitët dhe origjina e grekëve” i
cili pati një sukses të madh, aq sa tani po përgatit ribotimin
e tij të tetë. Që atëherë e deri më sot merret me tema që i
përkasin historisë, gjuhës dhe trashëgimisë së arvanitasve.
Prej 1985-ës është kryetar i Shoqatës së arvanitasve
“Marko Boçari” të Greqisë, e cila u themelua më 1981 nga
një grup intelektualësh, në krye të cilëve ishte z.Jorgo
Marunga. Z.Aristidh Kola është nga personalitetet më të
njohura të Diasporës shqiptare në fushën e kulturës.
Arben P. Llalla
64
1.- Z. Aristidh, mirsevini në faqen “Emigracion”. Na
prezantoni ju lutem, diçka për shoqatën që kryesoni dhe për
veprimtarinë tuaj?
Është e vështirë të thuash se sa është numri i arvanitasve
të Greqisë. Ata, me përpjekjet, sakrificat dhe heroizmin e tyre
ndihmuan shumë për Çlirimin e Greqisë nga sundimi turk. Disa
nga personalitetet më të mëdha politike dhe ushtarake të kohës
në Greqi janë arvanitas. Në 4 ditarët që botoi shoqata
përmenden emrat e arvanitasve më të mëdhenj, heronj,
kryeministra, akademikë dhe piktorë. Janë emrat e mëdhenj të
teatrit, muzikës, teknikës, arvanitas si: Melina Merkuri,
Grikori Bithikoçi, Dhimo Muço, Eli Lambeti, Jani Argjiri
dhe Odisea Elitis, (akoma nga ana e nënës së tij). Sot nuk
është e mundur të bësh një regjistrim të saktë dhe të thuash:
Kaq janë arvanitasit! Ajo që mund të thuhet janë vendet ku
kanë qenë kohë më parë dhe vazhdojnë të jenë të stabilizuar
arvanitasit. Dhe ato vende janë: Peloponezi, thellësia e
territorit grek, ishujt e Argosaonikoit. Evia dhe Qikladhes
(janë 12 ishujt). Vendosje të arvanitasve kemi akoma edhe
në Kretë, në shtatë ishujt dhe kryesisht në: Viotia, Evia,
Argolidha, Argosaroniko, dmth në qendrat historike të
Greqisë së vjetër, ku pjesa dërrmuese e popullsisë ishin
arvanitas. Aty është ruajtur gjuha deri tani, si edhe në disa
vende të Mesinias, Ahaias, dhe të Arkadies. Në shumë zona të
tjera gjuha humbi shpejt si në: Etoloakarnania, Lakonia dhe në
ishujt Qikladhes. Sot shqiptare flitet edhe në Epir dhe Thrakë,
por ajo popullsi nuk hyn tek arvanitasit d.m.th. tek ajo popullsi
që u vendos në grup në Greqinë Jugore në shek. e XIV-të. Më
e shumta e grekëve, kush më pak e kush më shumë, lidhen me
rrënjët arvanitase që në lashtësi. Akoma edhe ata që erdhën në
Greqi pas vitit 1922 nga Azia e Vogël, në një farë mase lidhem
ne rrënjët arvanitase, kryesisht ata që erdhën nga Izmiri, nga Stambolli, nga Prusa etj. Një shembull të vogël: në Stamboll
ekziston një lagje që quhej “Arnautqoi”, që do të thotë fshat
arvanitas të krishterë, më e shumta e tyre kanë ardhur në Greqi.
Pak nga pasardhësit e sotëm e njohin origjinën e tyre të vjetër
arvanitase. Të shtoj edhe diçka, Shoqata e arvanitasve merret
edhe me transmetimin e dokumentave zakonore të arvanitasve,
me ruajtjen e gjuhës sonë, njohjen e rolit historik dhe kulturor
të arvanitasve në krijimin e Greqisë bashkëkohore. Botojmë
periodikun mujor “BESA”. Kemi botuar një ditar album me 12
kryeministra arvanitas, një ditar me heronjtë më të rëndësishëm
të vitit 1821, një me 12 akademistët, një me 12 piktorë dhe
veprat e tyre përfaqësuese, një ditar kushtuar gruas arvanitase,
një për 200 vjetorin e lindjes së Marko Boçarit. Zhvillojmë
edhe festivale këngësh e vallesh, etj..
Libri im i parë titullohet “ARVANITASIT DHE ORIGJINA E
GREKËVE”. U botua në vitin 1983. Ai ka dy pika referimi
bazë. Pellazgët në lashtësi dhe arvanitasit në periudhën
bashkëkohore grekë, se “Historia greke që nuk ka parasysh
pellazgët dhe, arvanitasit, as greke dhe as histori është”.
Në 1991 përfundova veprën time “Gjuha e perëndive”, një
studim për fenë e lashtë greke dhe idhujt e saj, për emrat e
perëndive dhe të idhujve, për lidhjet e tyre me emërtime
vendesh. Fjalët, emra dhe toponimet fshehin një histori të
tërë, e cila del në dritë përmes interpretimit të origjinës së
tyre. Libri im i fundit ka titullin “1991-1994, Greqia në
grackën e Serbëve të Miloshevicit” që është një denoncim i
politikës së jashtme të atëhershme të Greqisë, e cila është
tërhequr nga premtimet e rreme të serbëve për gjoja
zgjidhjen e çështjes së Maqedonisë, dha gjithçka për të
ndihmuar synimet e mëdha të Milosheviçit, Karaxhiçit dhe
shoqërisë së tyre, duke arritur deri aty sa të izolohet nga
shtete e të tjera, dhe më e keqja duke tronditur
marrëdhëniet e saj me Shqipërinë fqinje.
Arben P. Llalla
66
2.- A keni qenë ndonjëherë në Shqipëri?
Shqipërinë e kam vizituar katër herë. Herën e parë dhe
të dytë isha i ftuar nga institucione shqiptare. Herën e tretë vajta
të shpjegoj mënyrat e bashkëpunimit ekonomik midis Greqisë
dhe Shqipërisë, duke menduar se marrëdhëniet do të kapërcejnë
krizën dhe se Greqia së shpejti do të kuptojë se vëllezër të
vërtetë të sajë nuk janë serbët, por shqiptarët. Faktikisht nuk
arrita rezultatet që doja, megjithatë, thellë brenda vetes kam
parandjenjën se një bashkëpunim serioz në të gjitha fushat,
midis Greqisë dhe Shqipërisë do të zgjidhte një sërë
problemesh midis dy vendeve. Herën e fundit vajta inkonjito.
Dëshiroja t’u bëj një vizitë miqve të mi, me të cilat kalova ditë
të paharruara. Paralelisht u përpoqa që të prek dhe të vë në
rrugë të drejtë çështjen e aftësive dhe veprimtarive artistike e
kulturore të emigrantëve shqiptarë në Greqi, duke diskutuar me
artistë të mirënjohur.
3.- Me që ra fjala tek emigrantët shqiptarë, a keni ndjekur jetën
e tyre në Greqi dhe ç’mendim keni për këtë emigracion ilegal?
Emigracioni dhe hyrja në grupe e shqiptarëve në Greqi
përbën një ngjarje të gjallë, historike me përmasa që nuk janë
vlerësuar. Për mua është një vërtetim i gjallë i Teorisë Pellazge.
Të gjithë ata që janë konsideruar si fise të lashta greke si
Ahhet, Jones Eolët, Maqedonasit vijnë nga pellazgët në
periudha të ndryshme nga i njëjti vend i Ballkanit
Veriperëndimor. Dhe unë që e mbështes atë teori, nuk mund ta
imagjinoja se në fund të shekullit XX, kur shtetet bashkëkohore
kanë intuitë konsoliduese për kombësinë e shtetit, do të kishte
akoma një shpërngulje të tillë nga i njëjti vend. Isha natyrisht
nga të paktit, për të mos thënë i vetmi, që kisha kapur përmasat,
shtrirjen dhe rëndësinë e kësaj ngjarje historike, por zëri im nuk
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton

Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles Empty
MesazhTitulli: Re: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles   Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles EmptyThu Jan 24, 2008 1:52 pm

dëgjohej sepse, në këtë periudhë Greqia u lidh, me politikën
serbe të Millosheviçit dhe mbante qëndrim armik ndaj
emigrantëve shqiptar, ndryshe nga populli grek që në fillim, siç
e dini, priti me dashuri dhe krahëhapur vëllezërit shqiptarë.
Propaganda bashkëkohore e shtetit mund të kthejë natën në ditë
dhe ditën në natë. Kështu u mashtrua dhe i gjithë populli grek
që mbajti shpesh herë një qëndrim me rezerva, në disa raste,
edhe armiqësorë ndaj refugjatëve shqiptarë. Natyrisht
propagandën antishqiptare e ndihmuan e dhe disa elementë
keqbërës që fatkeqësisht erdhën në Greqi.
Ruaj marrëdhënie të mira me shumë refugjatë shqiptarë, shumë
prej të cilëve bënë prokopi në Greqi dhe, me qëndrimin, punën,
moralin e tyre të lartë, imponojnë tek njerëzit simpatinë dhe
admirimin. Kohët e fundit përpiqem të kem marrëdhënie me
njerëz të artit, të arsimit, të profesioneve të ndryshme tek të
cilët kam theksuar vazhdimisht se e kanë për detyrë të
ndryshojnë opinionin negativ që është krijuar në Greqi për
shqiptarët. Miku im K. Traboini krijoi gazetën “Egnatia”, të
cilën vazhdon ta botojë e pasionuara Floriana Paskali.
Këngëtari dhe piktori Robert Alia-Dragot, ka vënë në
qarkullim një kasetë me këngë shqiptare dhe greke, ka bërë 4
ekspozita të suksesshme pikture, që krijuan ndjenjë dhe
emocione të mëdha. Mikja ime Majlinda Zeneli botoi një
zgjedhje poetike dhe tërhoqi vëmendjen dhe mbarë opinionin.
Një zgjedhje poetike me interes të veçantë, që përfshin vjersha
të refugjatëve shqiptarë, botoi Kolec Traboini. Është një poezi
që përveç interesit letrar ka edhe interes historik. Janë dëshmi
tronditëse, refugjatësh të ndjeshëm shqiptarë në Greqi. Janë
vjersha që nuk vijnë nga poetë të mëdhenj dhe të njohur, por në
një moment do të bëhet e kuptueshme, se ato përbëjnë grimca
tronditëse të fjalës, të artit dhe të eksperiencës. Gazetarë të
mirënjohur si miku im Robert Goro punojnë në Greqi dhe
gëzojnë respekt të veçantë. Ndërsa shumë artistë letrarë dhe
Arben P. Llalla
68
poetë si Xhevahir Spahiu kanë ardhur në kontakt që të bëjnë të
njohur në Greqi poezinë shqiptare dhe për këtë po
bashkëpunojnë intelektualë kryesisht të përmendur që jetojnë si
refugjatë në Greqi.
4.- Po shtypin shqiptar, a e ndiqni?
Dikur më dërgonin të gjitha gazetat shqiptare, mjaft prej
tyre i lexoja, por në përgjithësi nuk më mbetet kohë që të ndjek
sistematikisht dhe pa mungesa shtypin. Nuk kam preferencë të
veçantë për ndonjë gazetë. I jap rëndësi atij teksti që më përket
dhe më intereson.
5.- Cilat janë hobet tuaja ?
Një nga hobet e mia të dashura është peshkimi dhe noti.
Kohë më parë, hobi im, ose më mirë pathosi im ishte piktura.
Linda piktor por siç duket më tërhoqi një tjetër pathos, pathosi i
kërkimeve të historisë, gjuhës dhe etnografisë së arvatitasve,
megjithëse kam programuar që nga pjesa tjetër e jetës sime një
vit t’ia kushtoj pikturës, ku të përgatis 10 vepra që të shprehin
intuitën konkrete për artin.
6.- Si avokat cili është mendimi i juaj për zgjidhjen e çështjes së
Kosovës?
Për problemin e Kosovës në Greqi ka pasaktësi,
mangësi dhe pikëpamje konkrete. Në librin tim të fundit
“1991-1994 Greqia në grackën e Millosheviçit “informoj
opinionin e lexuesit grek për problemin e Kosovës, duke
ndryshuar përpjekjen propagandistike serbe se gjoja Kosova
është pjesë e Kombit serb. Para se të vijnë në Ballkan sllavët,
dhe në Kosovë Serbët, ajo zonë banohej nga fise ilire, greko

pellazge si Dardanët dhe Poenët. Stërnipa të këtyre popujve ilir
janë shqiptarët e Kosovës dhe të Shkupit (Maqedonisë). Para
një shekulli kur serbët përpiqeshin të nguleshin në Kosovë,
politikanët grekë dhe të njohur u përgjigjeshin: “Nuk keni
asnjë të drejtë historike mbi këtë zonë e cila banohet nga
shqiptarë, vëllezërit tanë, dhe me të njëjtin atësi nga
Pelazgët, stërgjyshin e përbashkët” ( shih Vic. Berard)
Odhiporikostin Maqedonia 1986. Shpresoj se prapë ndjenjat e
grekëve ndaj shqiptarëve do të bëhen së shpejti vëllazërore dhe
do të përforcohet përpjekja e kosovarëve që të fitojnë lirinë e
tyre. Në Kosovë, shpejt a vonë do të luhet përsëri fati i
Ballkanit dhe në qoftë se shqiptarë dhe grekë do të gjejnë
mirëkuptim, do të dalin të fituar. Kush e kuptoi e kuptoi.
7.- Për situatën politike në Shqipëri sot, ç’mund të na thoni?
Nuk ndjek politikën e konsumit të brendshëm, vetëm
atë që u përket marrëdhënieve me Greqinë, dhe mëkëmbjen
ekonomike të vendit me çmimin më të vogël. Që të mëkëmbet
Shqipëria ekonomikisht do 10-12vjet. Në qoftë se do të humbas
autoritetin e saj kombëtar, për mëkëmbjen e saj ekonomike, do
ta paguajë shtrenjtë. Disa situata ekonomike shoqërore mund të
dërgojnë cilësi morale, kulturore dhe tradita shekullore brenda
një nate. Shpresoj se traditat shekullore që karakterizojnë
popullin tuaj do të mbijetojnë dhe nga kjo provë e madhe e
kësaj periudhe kalimtare.
8.- Për ç’personalitete politike shqiptare sot gëzoni respekt?
S’kam një mendim konkret për këtë, por edhe po të
kisha nuk do ta shprehja. Do të shprehem kur politikanë nga
Greqia dhe Shqipëria do të arrijnë të paktën aq që ëndërroi por
nuk arriti ta realizoi Ali Pashai. Të bashkohen dy popujt
Arben P. Llalla
70
vëllezër duke lënë mënjanë dallimet fetare dhe kështu të
bashkuar e të fortë të çojnë rrugën për të ardhmen, pa patur
frikë e nevojë për asnjë armik, për asnjë mbrojtës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton

Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles Empty
MesazhTitulli: Re: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles   Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles EmptyThu Jan 24, 2008 1:57 pm

Njeriu që “në gojën e ujkut” ishte në betejë me
kosovarët
Bisedë: Me arvanitasin e madh, Aristidh KOLA
Intervistoi Abdurahim ASHIKU, 9 shkurt 2000.
1.- Çfarë mund të na thotë Aristidh Kola për veten e tij?
Linda më 8 korrik 1945, në fshatin Leondari të
Thivës(Tebes), një fshat arvanitësh që atëherë quhej Kaskaveli.
Atje viteve të hershme bënin djathin e mrekullueshëm
Kackavall, ladhotiri (djathvaji). Fëmijërinë e kalova në fshat, në
një mjedis ku jo vetëm gjuha, por edhe doket e zakonet, këngët
e vallet, morali, sjelljet dhe karakteri i njerëzve mishëronin në
mënyrë të theksuar karakteri i arvanitit.
Në vitin 1963 fillova studimet në Universitetin e
Athinës në drejtësi. Pas diplomimit, deri në vitin 1987
vazhdova të ushtroja profesionin e avokatit.
2.- Kur filloi dhe sa janë përmasat e punës suaj në shërbim të
studimit të çështjes arvanitase?
Fillimet u përkasin viteve 1970, por nga viti 1976 mund
të them se jam marrë sistematikisht me gjurmimin dhe studimin
e gjuhës arvanitase, të historisë dhe të folklorit arvanit. Fryt i
atij studimi të gjatë ishte libri im i parë: “ARVANITËT DHE
PREJARDHJA E HELENËVE”. Libri, që nga viti 1983 e deri
sot është në rend të ditës dhe ka bërë 9 botime. Libri nuk është
Arben P. Llalla
72
ndonjë histori arvanitase, por rishikim dhe ripërcaktim i
historisë helenike në përgjithësi. Këtu qëndron origjinaliteti i
tij, zhurma dhe interesi i madh ndaj tij. U përpoqa të faktoj, dhe
më duket se e faktova se historia greke që nuk merr parasysh
arvanitasit në epokën e re dhe pellazgët në atë të lashtë, as
greke e as histori nuk mund të quhet, është thjeshtë një histori e
sajuar.
Do të vijë koha të shkruaj historinë e arvanitasve. Dhe
në qoftë se nuk do t,a arrij unë do t’a bëjnë bashkëpunëtorët e
mi më të rinj, në bazë të ideve dhe udhëzimeve të librit
“Arvanitët dhe prejardhja e helenëve”. Këtu qëndron edhe vlera
e madhe e këtij libri; një libër i ngjalljes së vetëdijes dhe jo një
rrëfim historik.
3.- Aristidh Kola ishte i pari, në ballë të mbrojtjes së çështjes
kosovare e të popullit të Kosovës në ditët më të vështira të tij.
Cilët ishin motivet e kësaj mbrojtje?
Që në vitin 1991 kisha parashikuar zhvillimin e
ngjarjeve të lidhura me Kosovën, lëvizjet e Millosheviçit dhe të
qarqeve nacionaliste të Beogradit. Shqetësohesha sepse në
planet e tij të çmendura donte të ngatërronte edhe Greqinë me
qëllim që të gjejë mbështetje për zgjidhjen e problemit shqiptar.
Kërkonte nga Greqia që t,a ndihmojë në çastin e përshtatshëm
me një kundërgoditje në Jug të Shqipërisë. Po ashtu kërkonte
edhe nga Gligorovi të përgatitej për një përballim të përbashkët
të problemit, sepse edhe në atë shtet, shpejt apo vonë do të
ngrihej problemi i shqiptarëve.
Siç e dini, çdo veprim politik ose ushtarak, që të ketë
sukses, kërkon një parashtrim teorik për t,i bind aleatët dhe
popullin.
Millosheviçi foli si ortodoks i krishterë në kishën greke, e cila
është me ndikim të madh në popull, foli si komunist në Partinë
Komuniste Greke dhe si socialist popullor në PASOK. Ai me
nacionalizmin dhe serbomadhizmin e tij arriti të mallëngjente
nacionalistët dhe shovinistët e këtushëm. Ai mundi të rrëmbejë
dhe të ngatërrojë shumicën e botës politike greke dhe si
rrjedhojë edhe të popullit. U gjendën disa gazetarë grekë të cilët
kuptuan, parashikuan dhe denoncuan planet aventureske
gjakatare të Millosheviçit.
Unë më duket se isha i vetmi që kisha theksuar dhe
paralajmëruar se propaganda filoserbe dhe antishqiptare, e cila
asokohe sapo kishte filluar, ishin dy anë të se njëjtës monedhë.
Atëherë ishte shumë e vështirë të shkruaje e denoncoje
për këto, sepse e gjithë bota politike dhe kisha qenë viktima të
një mashtrimi dhe të një aventure me rrezik shumë të madh.
Nuk ishte fjala se kisha frik për jetën time, por se nuk do të më
dëgjonte askush. Shikoja se Millosheviçi, Karaxhiçi, Shesheli,
Arkani dhe bandat e tyre kriminale prisnin të lajnë hesapet me
Bisnjën dhe me Kroacinë dhe pastaj të lajnë duart një herë e
mirë me Kosovën. Atëherë, për herë të parë, ndonëse gjithnjë
kisha qenë antiamerikan, thashë: “Nuk ka shpresë tjetër vesh
Amerikës”.
Jeta luan lojëra të çuditshme; shumë herë mbytesh nga miqtë
dhe shpëtohesh nga armiqtë.
Në qoftë se nuk ndërhynte Amerika dhe Europa do të
kishin probleme shumë të mëdha, të cilat u përpoqa t’i tregoja
dhe t’i theksoj në libër. U përpoqa të lajmëroj udhëheqjen
politike se po luan haptazi me zjarrin duke vënë në pikëpyetje
vetë ekzistencën dhe tërësinë e shtetit grek. Mjerisht ai libër u
varros krejtësisht në Greqi. Nuk pat asnjë jehonë dhe
popullaritet kur u botua në vitin 1995.
Në vitin 1999, kur shpërtheu kriza në Kosovë ua
dërgova librin disa politikanëve me horizonte të hapura dhe e
rivendosa në librari, ku ndonëse u shit, nuk iu dha përsëri asnjë
popullaritet. Një vello heshtjeje! Ekzistonin njerëz këtu që
Arben P. Llalla
74
kujtonin se Greqisë i leverdiste një “Serbi e Madhe”. Për fat të
mirë grekët kurrë nuk do të mësojnë se çdo të thoshte për
Greqinë një “Serbi e Madhe”. Këtu nuk mungon vetëm njohja e
historisë. Mungon edhe fantazia....
Për sa i përket “betejës së kanaleve” e dija se shkoja në
“gojë të ujkut”. Më kishin ngritur kudo kurthe, nuk më linin të
flas kur shikonin se po ndikoja në opinionin publik me
mendimet e mija. Shkoja i ndërgjegjshëm për të gjitha ato
vështirësi dhe bashkë me mua shkonin edhe miq e
bashkëpunëtorë të tjerë si Jorgo Miha dhe Jorgo Korizis dhe
njerëz të tjerë të ndershëm, me të cilët nuk kisha kontakt dhe
bashkëpunim deri atëherë si R.Sumeris, Xhanetakos,
Theothoraqis(jo kompozitori), Dhimu e të tjerë. Bëmë një
betejë krejt të pabarabartë, një betejë ama që e kishim detyrë t’a
bënim. Ekzistonin sigurisht rreziqe të mëdha, por kur vendos të
bësh diçka të rëndësishme në jetën tënde patjetër duhet të kesh
parasysh gjënë më të keqe dhe të kesh vënë “kokën në torbë”.
4.- Vepra juaj “Greqia në kurthin e serbëve të Millosheviçit” e
botuar edhe në shqip, e që evokon ngjarjet e Bosnjës a do të
pasohet nga një volum i dytë me temë Kosovën?
Libri “Greqia në kurthin e serbëve të Millosheviçit” e ka
përkthyer Mite Guga. Libri ka një parathënie të bukur të mikut
tim të dashur, Moikom Zeqo, me të cilin jam njohur para disa
viteve në Athinë bashkë me të madhin, Dritëro Agollin.
Ishte një joshje e madhe të shkruaj një pjesë të dytë me
ngjarjet e fundit në Kosovë, Por, si ka thënë Gëte: “Ndërsa arti
është i pafund, jeta është e shkurtër”. Nuk kam kohë. Po
përpiqem të botoj veprën time “Zeusi pellazgjik dhe lajthitja
indioeuropiane”, ku përcjell materiale dhe të dhëna shumë të
rëndësishme, për periudhën parahistorike dhe kryesisht për
paraardhësit e kosovarëve, Dardanët. Nga ana tjetër shumë
gjëra i kam shkruar në revistën ”Arvanon” me të cilën merrja
pjesë në betejë bashkë me kosovarët. Dhe së fundi; problemi
kosovar mori një fund fatlum.
5.- Me çfarë planesh për çështjen shqiptare hyn Aristidh Kola
në shekullin e ri?
Planet duhet ti bëjnë vetë shqiptarët. Unë dhe sa të tjerë
ju duam dhe ju ndjejmë vëllezër në të gjithë botën. Bëjmë
vetëm planin ndihmë. Por që të ndihmojmë, duhet që t’i vetë
me punën dhe veprat e tua të tregosh se ja vlen, se lufton në një
rrugë të mirë për një qëllim të shenjtë. Barra bie mbi shpatullat
e udhëheqjes politike dhe shpirtërore-kulturore të shqiptarëve.
Nuk dua të hyj në fushën e politikës për shumë arsye. Dua ama
të shpresoj tek udhëheqja intelektuale. Vëzhgoj ndërhyrjet dhe
luftën e të madhit Ismail Kadare në fushën botërore. Është
ambasador i madh i Shqipërisë në botën e jashtme. Pres akoma
një lëvizje të madhe dhe mbështetjen e fuqishme të vlerave të
mëdha intelektuale brenda Shqipërisë. Atje do të bëhet lufta më
e madhe dhe më e vështirë, luftë kjo e domosdoshme për të
ardhmen e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Problemin ekonomik
e zgjidh lehtë shqiptari kudo që gjendet. Problemin e kombit,
historisë dhe kulturës si do t’i zgjidhë në kushte kaq të vështira,
me influencë e ndikime nga kaq rryma që invadojnë çdo ditë në
vend ose që pranon emigrantët në vendet e huaja.
Trimeritë e Herkulit kanë nevojë për trimëritë e herkulëve të
rinj intelektualë.
Kjo është rruga e ndritshme e lavdisë për njerëzit e artit
dhe të shkronjave.....
Arben P. Llalla
76
9
Një kuvendim-bisedë e fundme me intelektualin
arvanitas Aristidh Kola
“Pak njerëz në Greqi nuk e kanë gjyshen apo gjyshin
arvanitas”(Aristidh Kola)
Intervistoi Arben LLALLA, 19 gusht 2000.
1.- Zoti Kola, donim të dinim diçka për Lidhjen e Arvanitasve
të Greqisë?
Një burrë i zgjuar dhe i zoti, me e emrin Jorgo Maruga,
formoi “Lidhjen e Arvanitasve të Greqi” në vitin 1981. Në vitin
1983 ky burrë i fuqishëm vdes duke lënë shumë materiale me
vlera të rralla historike për arvanitasit.
Në krye të Lidhjes u caktova unë. Po atë vit botova në gjuhën
greke librin me titull “Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve”,
gjë që bëri që të më sulmonin arvanitasit, të cilët nuk e dinin as
historinë, as kulturën e arvanitasve, as prejardhjen e vet nga
Arbëria. Duhet që ata të lexonin dhe pastaj të bënim diçka, pra
më parë teoria dhe pastaj praktika.
Me disa miq të mirë filluam botimin e një reviste që e quajtëm
“Besa”. Revistën “Besa” e nxirrnim një herë në tre muaj dhe
arritëm të nxirrnim 35 numra. Pra, revista pati 9 vjet jetë.
Kishim probleme ekonomike, por ndoshta më mirë mos të
flasim për këto, megjithëse e patëm të vështirë, vërtetë shumë
vështirë. Menduam me miqtë që të botonim për vit nga një
kalendar me tema arvanitase. Kalendari i parë kishte në faqet e
veta fotografitë e 12 kryeministrave të Greqisë, që ishin
arvanitas. Pastaj nxorëm kalendarin me 12 heronjtë të mëdhenj
të Greqisë që ishin arvanitas (arbëreshë), më vonë doli
kalendari “200 vjet Marko Boçari”. Nxorëm dhe kalendarit
“Gruaja arvanitase”. Nxorëm edhe kalendarin e viti 2000, me
bukuritë dhe kulturën mbarëshqiptare.
Mbas aktiviteteve të para, siç ishin: botimi i revistës “Besa”,
dalja e kalendarit të parë dhe mbledhjet një herë në javë,
vendosëm të shkonim fshat më fshat, ku banonin arvanitasit
(arbëreshët).
Në fshatin e parë që shkuam, na pritën me lot në sy arvanitasit.
Bëmë një takim të bukur, ku merrnin pjesë mbi 2000 veta, por
u zgjuan sigurimsat e shtetit grek (ASFALIA) dhe SFEVA
(organizatë për çlirimin e Vorioepirit). U futën brenda në
godinë, duke bërë rrëmujë, na bllokuan dhe përzunë popullin
arvanitas të fshatit. Të nesërmen, të gjitha gazetat e majta dhe të
djathta shkruanin për ne, duke na sharë dhe thënë “njerëzit e
Papadhopulit u zgjuan” (Papadhopuli, ish-diktator i Greqisë, që
sundoi nga viti 1967-1974, ishte nga Peloponezi, ku shumica
dërrmuese e popullsisë është arvanitase. Shën A.Llalla).
Kështu, arvanitasit u trembën dhe u larguan nga ne dhe nga
Lidhja. Na luftuan ashpër, e kuptoni se çfarë u bë?!
2.- Pse arvanitasit nuk e flasin gjuhën e tyre, pra gjuhën
mëmës, tremben, kanë turp, apo...?
Ne atë punë filluam të bënim, që arvanitasit të mësonin
gjuhën e tyre. Gjuhën e mëmës, gjyshes, gjuhën e heronjve të
Kryengritjes të 1821-it në Greqi. Thuaj ç’të dush, po gjuha
arvanitase është gjuha e mëmës dhe e tatës sonë. Është krim ta
luftosh për ta zhdukur fare atë gjuhë.
Nga ana tjetër, grekët na akuzonin se donim të zgjonim
popullin arvanitas, për tu lidhur me Shqipërinë dhe shqiptarët.
A e kupton se çfarë luhej?!
Arben P. Llalla
78
3.- Revista “Besa” është mbyllur. Tani si qëndron puna?
Revista “Besa” u mbyll, se ne nuk kishim të holla, por
në vitin 1991 erdhën mërgimtarët e parë nga Shqipëria, dhe
menduam që zyrën tonë, ku mblidheshim dhe bënim revistën
“BESA”, ta kthejmë në qendër për mbledhjen e rrobave për
mërgimtarët shqiptar. Këtë gjë e bëmë, që populli grek të
kuptojë se me arvanitasit dhe me shqiptarët ata janë vëllezër,
duan apo s’duan grekët, apo shqiptarët. Këtë gjë e ka thënë dhe
një njeri i madh grek dhe shprehimisht kështu: “Grekët dhe
shqiptarët janë vëllezër, gjërat e tjera janë përralla”.
4.- Kur erdhën arvanitasit e parë në Greqi?
Arvanitasit erdhën në shekullin 14, kur u shpërbë
principata e Gjin Bue Shpatës, por ka pasur shumë valë të
arvanitasve nga Arbëria, disa dyndje të mëdha në Greqi. Me
vdekjen e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, erdhën në Greqi
shumë, shumë arvanitas.
5.- Pse mbas viti 1991 dhe në fillim të vitit 1992, shohim një
urrejtje të grekëve ndaj shqiptarëve dhe ftohje të
marrëdhënieve greko-shqiptare?
Kur filloi lufta në Jugosllavi dhe në Bosnjë në veçanti,
filloi një propagandë e keqe kundra emigrantëve shqiptarë që
punonin dhe jetonin në Greqi, ishte marrëveshja ndërmjet
Millosheviçit dhe politikanëve grekë. Pra Serbia, Maqedonia
dhe Greqia kishin probleme me shqiptarët dhe filluan një
propagandë të përbashkët kundër shqiptarëve në Ballkan.
Millosheviçi, ai maskarai, i mashtroi politikanët grekë, duke u
premtuar se do ta ndanin me Greqinë Rep. e FYROM-it
(Maqedoninë) dhe nuk do të kishte më Republikë e
Maqedonisë. Në atë kohë kur grekët mësuan se Shkupi do të
quhej “Rep e Maqedonisë”, në Greqi kishte filluar një
kundërshtim i madh, ishin lëvizur dhe gurët për të mos e lënë
Shkupin të quhej “Rep. e Maqedonisë”.
Kështu, në skenë doli Millosheviçi, duke u premtuar grekëve
se FYROM-i do të ndahet ndërmjet Jugosllavisë dhe Greqisë.
Por Millosheviçi u kërkoi grekëve që, mbasi të fitonte luftën me
Bosnjën dhe me Kroacinë, të pastronte Kosovën nga shqiptarët.
Atëherë grekët duhej të krijonin ndonjë problem fals, të rremë,
në Jug të Shqipërisë me minoritetin grek që jeton aty, me
qëllim që vëmendja e politikës dhe ushtrisë të Shqipërisë të
përqendrohej në jugun shqiptar. Serbia në atë moment do të
zhdukte nga Kosova, me luftë, të gjithë shqiptarët e atjeshëm,
sepse politika shqiptare do të përqendrohej në Jug, ku grekët do
të provokonin rrëmujë dhe, kështu, shqiptarët e Kosovës do të
braktiseshin nga shteti amë Shqipëri.
(Ky ishte plani i Millosheviçit që mashtroi grekët në politikën e
tyre të vitit 1992-1995. Provokimet greke në Jugun shqiptar
nuk munguan nga ana e grekëve, p.sh. më 1993 përzihet një
prift grek nga Gjirokastra, z.Kristo Stamos, si person i
padëshirueshëm. Më 1994 pesë grekë arrestohen dhe akuzohen
për veprimtari në dëm të shtetit shqiptar. Më 10 prill 1994, një
komando terroriste e organizatës MAVI sulmon një repart
ushtarak shqiptar në fshatin Peshkëpi të Gjirokastrës, duke
vrarë kapitenin Fatmir Shehu dhe ushtarin Arben Gjini. Piloto
grek Kosta Vrakas hedh fletushka nga avioni I tij në Jugun e
Shqipërisë me shkrime kundër kryetarit të shtetit shqiptar
prof.dr.Sali Berisha, më 21 gusht 1994 (shën. A.Llalla)
Unë këto i kam shkruar në librin tim me titull “Greqia në
kurthin e serbëve të Millosheviçit”, botuar më 1995 në gjuhën
greke dhe më 1998, në gjuhën shqipe.
Arben P. Llalla
80
Kundër shqiptarëve u vunë komunistët e deri tek të djathtët në
Greqi; partitë, gazetat, televizionet ishin me serbët dhe
shpreheshin kundra shqiptarëve.
Unë në atë kohë shkruaja i vetëm dhe u thoja grekëve: “Ku
shkoni, mor të paditur, të luftoni kundra vëllezërve?! Ne jemi
vëllezër me shqiptarët dhe jo me serbët”.
Pastaj u sëmura rëndë nga mërzia e madhe, se po luftoja i
vetëm. Për një çast e pashë se isha i vetëm për të mbrojtur
çështjen e shqiptarëve të Kosovën dhe dhashë dorëheqjen si
Kryetar i Lidhjes së Arvanitasve të Greqisë. Në krye të Lidhjes
në fillim u vu Jorgo Gurizis. Më vonë bëmë votimet dhe u
zgjodh Jorgo Mihas në krye të Lidhjes. Në këtë kohë unë, për të
ndihmuar propagandën shqiptare dhe në veçanti shqiptarët e
Kosovës, me shpenzimet e mia personale botova revistën
“ARVANON”, një revistë e bukur, që u pëlqye shumë në
Greqi. Përsëri u sëmura rëndë dhe më duheshin të holla për
spital dhe mjekët. Kështu, u mbyll edhe revista “ARVANON”.
Nuk kisha më forca, nuk isha më i ri si atëherë, kur çdo javë
mbanim seminare për gjuhën arbërore fshat më fshat, ku
banojnë arvanitasit (arbëreshët).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton

Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles Empty
MesazhTitulli: Re: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles   Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles EmptyThu Jan 24, 2008 1:59 pm

6.- Sa arvanitas ka në Greqi?
Asnjë nuk e di, janë në miliona, sepse të pakët janë ata
njerëz në Greqi që nuk e kanë gjyshen apo gjyshin arvanitas.
Ka fshatrat të tëra me arvaniats, si p.sh. Thiva, Poleponezi,
Korinthia, Arkadia, Spata, Atikia, Eubea, ishujt Idra, Speca,
Andro etj. Atje ku arvanitasit janë të përqendruar në numër të
madh, gjuha arvanitase vazhdon të flitet edhe deri më sot. Atje
ku arvanitasit janë në pakicë, gjuha arvanitase ka humbur. Por
gjuha arvanitase nuk është gjuhë e punës së përditshme. Ajo
është gjuhë e zemrës, e mëmës dhe e tatës, është gjuha e
shtëpisë, e vatrës. Në qoftë se rritesh pranë gjyshit dhe gjyshes,
ashtu siç u rrita unë, e mëson gjuhën arvanitase, sepse tata dhe
mëma janë në punë të shumtin e kohës.
7.- Shteti italian më 15 dhjetor 1999 miratoi ligjin nr.482 me
titull-‘’Norma në lëndën mbi mbrojtjen e pakicave gjuhësore,
historike, që na intereson për arbëreshët e Italisë, sipas të cilit
lejohet mësimi i gjuhës amtare nëpër shkolla dhe shkrimi i
shkresave në dy gjuhë atje ku arbëreshët janë shumicë.
Po në Greqi pse nuk është miratuar një ligj i tillë, kur dihet që
Greqia është anëtare e BE-së?
Arbëreshët e Italisë e kishin harruar gjuhën e tyre; pak
njerëz, shumë pak e dinin gjuhën e mëmës Arbëri.
Kurse ne, arvanitasit e Greqisë, nuk e kemi harruar gjuhën tonë,
gjuhën e arbërit. Gjyshërit dhe baballarët tanë kur i ndalonte
djalli që të flitnin dhe t’u mësonin fëmijëve të tyre gjuhën
arvanitase, ata ua mësonin edhe më mirë, kacafyteshin dhe
bënin sherr, për mbrojtjen e gjuhës dhe identitetit arbëresh.
Më parë në fshatin tim, kur isha i vogël, po të mos dije
arvanitika (shqip), miqtë dhe shokët të tallnin, të vinin në lojë,
të injoronin. Ndërsa sot........!?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton

Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles Empty
MesazhTitulli: Re: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles   Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles EmptySun Jan 27, 2008 2:46 pm

KREU IV
SHTYPIN SHQIPTAR SHKRUAN
PËR HUMBJEN E ARISTIDH KOLËS

Prezantohet libri “Antonio Belushi dhe magjia e
traditës popullore” i autorit Aristidh Kola

10

Nga Arben LLALLA
Para pak kohësh në ambientet e sallës të
korrespondentëve të shtypit të huaj në Athinë u bë prezantimi i
librit i shkrimtarit dhe studiuesit të njohur me origjinë shqiptare
në Greqi z.Aristidh Kola.
Libri titullohet “Antonio Belushi dhe magjia e traditës
popullore” dhe i kushtohet Antonio Belushit këtij shkencëtari
në studimet e racës arbëreshe (arvanitas-shqiptar).
Në prezantimin e librit ishin të pranishëm shumë
shqiptar, grekë dhe italianë me origjinë shqiptare, gjithashtu
ishte i pranishëm edhe ambasadori shqiptar në Athinë zoti
Kastriot Robo.
Hapja e prezantimit të librit filloi me një përshëndetje të
ngrohtë të shkrimtarit Aristidh Kola, i cili nuk ndodhej në sallë
për shkak të një sëmundje të papritur i cili u shtrua urgjentisht
Arben P. Llalla
84
në një spital të Athinës një ditë më parë, mesazhin e lexoi e
shoqja e shkrimtarit. Më pas fjalën e mori zoti Jorgo Miha,
kryetar i “Qendrës së studimeve Arvanitase” (arbëreshe) i cili
pasi i uroi shërim të shpejtë shkrimtarit e cilësoi urat Belushin
“Apostoli Pavël” i arbëreshëve. Në fund të fjalës zoti Miha tha:
”Do ti shpiem deri në fund përpjekjet tona, për mos t’u
nënshtruar kulturat dhe traditat tona arbëreshe”.
Fjalën e mori muzikologu i njohur, Marko Dragumi, i
cili i bëri një koment me pasion librit duke theksuar se:
“Megjithë ndryshimet ndërmjet arvanitasve, arbëreshëve dhe
shqiptarëve në mënyrën e të menduarit, të të shprehurit dhe të
ndjenjave, ne jemi vëllezër të një kombi. Aq më tepër që pas
kaq shekujsh i kemi ruajtur të gjalla gjuhën dhe traditat e vjetra
shqiptare”.
Aktorja e njohur e kinemasë dhe teatrit grek me origjinë
arbëreshe, Keti Papaniko recitoi me pasion dhe me lot në sy
poezitë e bukura popullore të mbledhura nga urat Antonio
Belushi si” “Kali i luftëtarit”, “Balada e arbëreshëve”, “Nëna e
të burgosurit”. Mes duartrokitjeve e mori fjalën i ftuari i nderit
urat Belushi, duke falënderuar të pranishmit në shqip e greqisht,
ai theksoi se libri i Aristidh Kolës është libër me gjak dhe
lodhje të shumtë. Ai u shpreh krenar që gjuha, feja dhe traditat
e bukura shqiptare janë ruajtur pas kaq shumë shekujsh në
zemrat e arbëreshëve dhe kjo tregon për vitalitet të racës sonë
shqiptare. Duket se ne arbëreshët ecim përpara në rrugën tonë
historike me krahët e kulturës dhe të fesë, duke mbajtur të
gjalla dhe aktive lidhjet tona shpirtërore me Shqipërinë dhe
Greqinë. Shpëtimi dhe ringjallja e gjuhës dhe kulturës
arbëreshe nuk na vjen nga ligji, po më shumë nga veprimtaria
dhe urtësia jonë-tha në fund të përshëndetjes urat Belushi.
Në fund për të pranishmit u dha një koktej.
Vdiq studiuesi i njohur arvanitas Aristidh Kola
Nga Robert GORO
Shumë emigrantë shqiptarë që jetojnë e punojnë në
Greqi u është prerë në mes gëzimi për fitoren e Shqipërisë
kundër ekipit helen. Vetëm pak minuta pas përfundimit të kësaj
ndeshje, ata kanë mësuar lajmin e hidhur të vdekjes së
studiuesit të njohur arvanitas Aristidh Kola, i cili ndërroi jetë
pas një sëmundje të rëndë që iu shfaq papritur muajin e fundit.
Aristidh Kola ishte ndoshta miku më i mirë i emigrantëve
shqiptarë në Greqi e sidomos i intelektualëve, shkrimtarëve e
artistëve emigrantë të cilët i përkrahu pa rezerva.
Shumëkush e mban mend se me sa zjarr e mbrojti ai çështjen e
Kosovës, kur iu desh të përballojë në ekranet e televizioneve
greke vitin e kaluar, dhjetëra e kundërshtarëve të sulmeve të
NATO-s dhe mbështetës të Sllobodan Millosheviçit. Debatet e
tij televizive kanë mbetur të pashlyera, për guximin qytetar dhe
forcën e argumentit; reagimet ndaj qëndrimit të tij në këto
debate morën madje edhe rrugën e drejtësisë pas padive që
bënë njerëz me pikëpamje diametralisht të kundërta me
Aristidh Kolën. Aristidh Kola ishte një studiues i pasionuar e i
aftë i trashëgimisë arvanitase në Greqi dhe partizan i flaktë i
forcimit të marrëdhënieve greko-shqiptare. Ai botoi një sërë
librash, ku më i njohuri ishte ai me titull “Arvanitasit dhe
origjina e grekëve” që shënoi një numër mjaft të madh shitjesh
e u botua tetë herë. Botoi gjithashtu një studim mbi lidhjet e
greqishtes së vjetër me shqipen, titulluar “Gjuha e perëndive”,
si dhe librin publicistik ”Greqia në kurthin e serbëve të
Arben P. Llalla
86
Milosheviçit”(1995), i cili kritikonte ashpër qëndrimin proserb
të Greqisë dhe paralajmëronte për një sërë zhvillimesh të
pakëndshme, të cilat ndodhën në vitet e mëpastajme. Po ashtu
Aristidh Kola ribotoi shoqëruar me një koment të hollësishëm
tekstin e Thirrjes së arvanitasve të Greqisë drejtuar shqiptarëve
të Shqipërisë. Kohët e fundit po merrej me hartimin e një fjalori
të gjuhës arvanitasve, e cila studiohej në lidhje me greqishten e
vjetër, shqipen dhe pellazgjishten. Për shumë vjet Aristidh Kola
ishte kryetar i Lidhjes së arvanitasve të Greqisë dhe botues i
revistës “Besa”, ndërsa para katër vjetësh filloi të botonte vetë
revistën “Arvanon” me materiale kushtuar hulumtimit të
historisë e kulturës së arvanitasve të Greqisë. Ai mbante lidhje
të ngushta me gjithë qarqet kulturore të diasporës e të
arbëreshëve të Italisë, ndërsa më 1986 kishte organizuar një
koncert të madh të këngës arvanitasve, të cilin ëndërronte ta
përsëriste, duke shtuar edhe këngët e arbëreshëve, të cilat i
kishte zbuluar e përpunuar këngëtari i njohur, gjithashtu
arvanitas Thanasis Moraitis. Aristidh Kola kishte vizituar disa
herë Shqipërinë dhe më 1994 ishte nderuar me urdhërin “Naim
Frashëri”. Nga gjithë qarqet në Greqi që janë partizanë të
forcimit të marrëdhënieve greko-shqiptare, vdekja e Aristidh
Kolës po përjetohet si një humbje mjaft e rëndë. I ndjeri la pas
gruan dhe dy fëmijë djalë e vajzë, të moshës 14 dhe 23 vjeç.


87
12
Përshëndetja e fundit me Aristidh Kolën
(Mbajtur në ceremoninë mortone nga Kastriot KAÇUPAJ)
Në emër të gjithë shqiptarëve dhe të Shoqatës
“VËLLAZËRIMI” këtu në Greqi, që të deshën dhe ti i
respektoje shumë, po të sjellim ngushëllimet e fundit ty,
Aristidh, personalitet i madh ARVANITAS, avokat dhe
studiues i mirënjohur ne Greqi, ku ti u linde e u rrite, por dhe
nga gjithë diaspora shqiptare. Ngushëllime gruas suaj, vajzës
dhe djalit tuaj të dashur. Ngushëllime gjithë njerëzve tuaj të
shtrenjtë në fshatin Kackaveli të Thivës, shokëve dhe miqve të
tu, që përherë të kanë qëndruar pranë.
Në belbëzimin tonë të këtyre fjalëve janë qindra e
mijëra zemra shqiptare këtu në Athinë e në të katër anët e botës,
ku punojnë e militojnë shqiptarë, që sot në këtë ditë vajtojnë
ikjen e parakohshme të shokut dhe mikut më të mirë të
shqiptarëve. Ose, më saktë, do të shpreh dëshirën e mendimin
e mijëra të dashurve të tu. Lamtumirë, ti, o Aristidh, ti, o
SHQIPTAR I MADH!
Ju të shkoni i qetë në rrugën që jeni nisur, se ne s’do të
harrojmë kurrë, zëri yt nëpërmjet kordonit telefonik, ashtu siç
qe i ëmbël, do të jehojë në veshët tanë, ashtu siç ishe i qeshur,
do të ngelesh në kujtesën tonë. Jeta jote e re e plot privacione
bëri shumë miq, se qe një jetë e ndershme e me plot dashuri, se
qe një jetë luftë për drejtësi, se qe një jetë studimi e përfitimi jo
material, por shpirtëror, një jetë përfitimi të mijëra e mijëra
zemrave patriotësh që janë mbledhur sot këtu për të dhënë
lamtumirën e fundit. Mendimi juaj i hedhur në letër se:
Arben P. Llalla
88
shqiptarët i kanë gjetur të gjitha rrugët në histori përveçse
bashkimit të tyre. Po të themi sot ty, që amanetin tënd ne,
shqiptarët emigrantë në Greqi sot para varrit tuaj jemi një e të
bashkuar. Flini i qetë në gjumin shekullor, se vepra juaj e
mençur rrezaton dritë.
Lamtumirë, i dashur shok!
Lamtumirë, i dashur mik!
Lamtumirë, i dashur bashkëpunëtor!
Lamtumirë, studiues i madh!
Lamtumirë, bashkëkombësi ynë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton

Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles Empty
MesazhTitulli: Re: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles   Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles EmptySun Jan 27, 2008 2:51 pm


Arvanitasi i madh Aristidh Kola
“Si e njoha studiuesin arvanitas, ç’mendonte ai për
marrëdhëniet shqiptaro-greke dhe veprat e tij”
Nga prof. Nasho JORGAQI
Në këtë mes vjeshte, dha frymën e fundit në një nga
spitalet e Athinës Aristidh Kola, ati shpirtëror i arvanitasve të
Greqisë, kryetar i bashkësisë së tyre, i njohur dhe i nderuar si
historian dhe studiues në zë i botës arbërore.
Njohja me Aristidhin
Për herë të parë më kanë folur për Aristidhin
bashkëfshatarët e Fan Nolit në Trakë. “Nuk e njihkeni?!”- më
thanë ata të habitur në gjuhën e nënës. “Në ka njeri që bashkon
arvanitët, nga Traka në ishujt e Egjeut, është Kolja!”-më
përmendën librat e tij dhe revistën “Besa” që nxirrte ai. Disa
muaj më vonë, m,u dha rasti ta takoj vetë Aristidhin, që me
mend e kisha përfytyruar ndryshe nga sa më doli. U njohëm në
një kongres ndërkombëtar të minoriteteve gjuhësore në
Palermo. Para meje, qëndronte një burrë afër të dyzetave, me
trup mesatar, me ca sy të qeshur si prej fëmije dhe tepër i çiltër.
Gjithë qenia e tij më dukej se rrezatonte vetëm mirësi dhe
dashuri. Fliste disi i ndrojtur në gjuhën arvanitase. Mbaj mend
nga ky takim të më kenë mbetur fjalët: “Në fshatrat tona, pleqtë
gjuhën shqipe e quajnë gjuhën e zogjve. Po fole me këtë gjuhë,
je vëllai i tyre”. Më pas me Aristidhin i bëmë miq: u takuam
disa herë në Athinë e në Tiranë, shkëmbyem letra dhe libra,
flisnim në telefon, më dërgonte rregullisht revistën “Besa”.
Duke kujtuar të gjitha, tronditem që tani ai nuk është më. Iku
shpejt, në moshën 56-vjeçare, në kulmin e pjekurisë, në valën e
punëve, mes sa e sa planeve e projekteve që kishte nëpër duar
për të mirën e bashkësisë arvanitase.
Kush ishte Aristidh Kola
Aristidh Kola vinte nga fshati Kaskaveli i Thivës, prej
kësaj krahine të njohur si vatër arvanitase në tokën helene.
Mësoi në vendlindje dhe kreu studimet e larta për drejtësi në
Athinë, por u mësua dhe u brumos shpirtërisht me kulturën dhe
vlerat historike arbërore, me krenarinë dhe karakterin e të
parëve të fisit. Puna si avokat në jetën e tij do të ishte gati e
përkohshme, sepse shpejt iu përkushtua hulumtimit, studimit
dhe popullarizimit të traditave amtare. Boton revistat “Besa”
dhe “Arvanon”, themelon shtëpinë botuese “Thamiris”,
zgjidhet në krye të Lidhjes të Arvanitasve të Greqisë “Marko
Boçari” dhe të Shoqatës “Studimet pellazgjike”, po para së
gjithash punon si historian dhe publicist, duke bërë emër në
fushën e albanologjisë. Brenga disa viteve boton një varg
librash, si: ”Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve”(1983), që i
dha menjëherë famën e një studiuesi serioz, “Gjuha e
perëndive”, “Proklamata e lidhjes arvanitase të viti 1899”,
“Fillimet e studimeve arvanitase”, “Greqia në kurthin e serbëve
të Milosheviçit”, “Antonio Belushi dhe magjia e traditave
popullore” etj. Por A.Kola nuk ishte vetëm njeri kabineti, por
edhe një veprimtar i shquar, madje do të thosha lider i lëvizjes
për ringjalljen e bashkësisë arvanitase. Dhe këtë ai do ta bënte
përmes një veprimtarie të gjallë e të gjithanshme në terren,
duke shkelur e krijuar lidhje me të gjitha vatrat arbërore, si: në
Atikë e Peloponez, Trakë e Beoti, Eube dhe ishujt e Egjeut. Ai
ishte kthyer në një figurë simbol, që bashkonte vëllezërit e një
gjaku, të integruar në hapësirat e shoqërisë helene. Roli kryesor
në këtë ndërmarrje të Kolës do ta luanin revistat e tij, të cilat u
bënë sa tribuna të mendimit arbëror, aq edhe pasqyrë e
thesareve shpirtërore dhe e vlerave historike etnike. Ato janë
një enciklopedi e vërtetë e botës arvanitase, e historisë dhe e
gjuhës, e folklorit dhe etnografisë, e jetës zakonore dhe
psikologjisë së tyre. Një pasuri e pallogaritshme dhe krejt
origjinale, e vjelë nga dhjetë shekuj histori dhe përjetime të
thella arbërore. E paraqitur në disa rubrika, lexuesi dhe
studiuesi gjen në to gjithë rrjedhat e jetës arvanitase, nga këngët
e djepit e deri tek portretet e burrave të shquar të historisë dhe
të kulturës. Në këtë rast, Kola nuk është vetëm organizator dhe
frymëzues i dhjetëra bashkëpunëtorëve, por dhe autor i sa e sa
artikujve dhe studimeve me vlerë. Shumë interesante dhe
domethënëse paraqite rubrika e letrave nga lexuesi, me të cilët
kryeredaktori bashkëbisedon me mbarë vatrat arvanitase.
A.Kola është iniciatori dhe bashkëpunëtor për
mbledhjen e këngëve arvanitase dhe regjistrimin e tyre në një
disk, së toku me muzikantin dhe këngëtarin e njohur
Th.Moraiti, që meritoi lavdërime publike nga kompozitori i
madh grek, M.Teodoraqis.
Vdekja e shkëputi përdhunshëm Aristidhin, në kohën
kur po përgatiste për shtyp veprën gjuhësore “Zeusi pellazgjik
dhe gabimi indioeuropian”, ndërsa kishte gati “Ditarin e
Kosovës, dhe punonte prej vitesh për “Fjalorin krahasues të
gjuhës arvanitase” etj. Ëndrra dhe objektivi i tij madhor ishte të
krijonte në Athinë Institutin e Studimeve Arvanitase, një
projekt që mbeti përgjysmë, por që tani, me vdekjen e tij, është
kthyer në një testament për bashkëpunëtorët dhe pasuesit.
92
Mesazhet e A.Kolës
Duke i qëndruar besnik rrënjët të veta, A.Kola, ky
arvanitas i madh, po dhe qytetari denjë i atdheut helen, gjithë
jetën iu përmbajt një konstanteje të palëvizshme: afrisë dhe
vëllazërisë shqiptaro-greke. Kjo del nga tërë veprat e tij, por në
mënyrë të veçantë duket te librat “Arvanitasit dhe prejardhja e
grekëve” dhe “Greqia në kurthin e serbëve të Milosheviçit”, në
të cilin, nga pozitat e historianit dhe të analistit, përpiqet të
zbulojë dhe të argumentojë lidhjet e thella mes fqinjëve të
përjetshëm. Nga kjo pikëpamje, nuk është e rastit pritja e
jashtëzakonshme që iu bë librit të marrin parasysh se brenda
disa viteve u ribotua nëntë herë. Autori mbron tezën e
prejardhjes së përbashkët pellazgjike të shqiptarëve dhe
grekëve dhe ndjek fatin e tyre nëpër analet e historisë përmes
faktesh, argumentesh, tezash dhe hipotezash. Sipas tij, historia
e shqiptarëve të Greqisë nuk nis me zbritjes e tyre në shekullin
15 e këtej, por shumë më përpara. Dhe kjo, sado e vështirë që
paraqitet, në vështrimin e Kolës, parë nga pikëpamja historike,
linguistike, folklorike, tërheq vëmendjen dhe i shërben së
vërtetës shkencore.
Kujtimet e mia të fundit me Aristidhin
Vitin e kaluar, në kohën e ngjarjeve të Kosovës, duke u
gjendur në Greqi, e pashë disa herë Aristidhi në debatet
televizive që zhvilloheshin në “TV Skaj” dhe “Kanali 5”. I
vetëm përballë të gjithëve, ai mbronte çështjen kosovare me
kurajë të pashoqe dhe me argumente tronditëse, duke
polemizuar me kundërshtarët fanatikë dhe filistinë. Aq i egër i
tyre, sa pati dhe nga ata që e akuzuan Kolën si agjent të shtetit
shqiptar, por ai i ftoi ata të dilnin në gjyq dhe të ballafaqoheshin
përpara drejtësisë. Isha i prekur nga këto skena dhe, kur u
takuam pas disa ditëve, nuk dija si ta përgëzoja dhe të
çmallesha. Qëndruam dhe biseduam disa herë në studion e tij,
rrethuar nga librat e bibliotekës albanologjike dhe portretet e
arvanitasve të shquar.
Studioja e tij në mes të Athinës ishte dera gjithnjë e
hapur e emigrantëve shqiptarë, sidomos e intelektualëve. Aty
do të takoje disa prej tyre në ato ditë, kur përgatiteshin për
miting në sheshin “Omonia”, për mbrojtjen e çështjes së
Kosovës. Aristidhi u vinte në ndihmë, deri edhe për pankartat,
duke përballuar shpenzimet e rastit dhe merret me mend gëzimi
i madh që i ngjalli suksesi i mitingut. “Triunfoi e vërteta”,- më
tha dhe në këtë rast e vërteta është me shqiptarët.
Natën e fundit më ftoi për darkë. Më çoi në një lokal i
VIP-ëve të politikës dhe këtu siç më tha, e bëri jo pa qëllim.
Sapo hymë në restorant, ndjeva vështrimin e disa tavolinave
kthyer nga ne dhe pëshpëritje. “Kastile të solla këtu, më tha, -
këta janë ata që, në vend të shohin gjakun e Kosovës dhe lotët e
fëmijëve, numërojnë bombat e NATO-s dhe flasin për
humanizëm”. Një qetësi gati mistike e mbuloi gjithë qenien e
Aristidhit në këto çaste. Me kokën lart, i menduar, duke thithur
llullën, qëndroi një hop dhe pastaj vazhdoi bisedën. Për
Kosovën, për fatin historik të shqiptarëve, për cilësitë e tyre, që
i kanë bërë të mbijetojnë në mijëvjeçarë, për lidhjet deri dhe në
perënditë e lashtësisë dhe për gjendjen e karakterin e tyre plot
kontraste nga më të çuditshme.
Duke u ndarë atë natë vonë me Aristidhin, ai më dhuroi
numrin e ri të revistës “Arvanon”. “Është numri i fundit, - më
tha me gjysmë zëri. Tani për tani nuk e përballoj dot
financiarisht.” Nga drita e rrugës, tek u përqafuam, vura re sytë
e tij të rrëmbushur dhe ndjeva shtrëngimin e fortë të duarve.
Gjithë sa ndodhi në këtë takim të fundit s,ishte e rastësishme.
Pak më vonë mora vesh se ai vuante nga një sëmundje e
pashërueshme.
Arben P. Llalla
94
14
“Engjëlli mbrojtës“ i shqiptarëve
Vdiq arvanitasi i madh i ditëve tona, Aristidh Kola
Nga Seferina S. SERIANI
Data 11 tetor. Në katin e dhjetë, dhoma 613 e spitalit
shtetëror “Evangjelizmos” të Athinës, ku prej një muaj luftonte
me vdekjen njeriu ynë më i dashur Aristidh Kola. Ora 21,00. Ai
përfundimisht kuptoi se jeta e tij po fikej. U hodhi një vështrim
të fundit atyre që e rrethonin. Fëmijët e tij, Pano 14 vjeç e
Ksenia 23 vjeçe, dëgjuan t’ju pëshpërisë me zë të dobët fjalët e
tij të fundit atërore. Vdiq nga leuçemia në gjak, e cila iu shfaq
papritur në maj të këtij viti.
Aristidh Kola u lind në vitin 1944 në fshatin Kaskaveli
të Tebës, vend ky i populluar me shumë arvanitas, bir i një
familje të tillë qe i ndjeri.
Kreu studimet në Fakultetin Juridik të Athinës në vitin 1969
dhe ushtroi për një kohë të gjatë profesionin e avokatit. Në vitin
1985 braktisi avokaturën për t’iu kushtuar hulumtimit të
arvanitasve e pellazgëve. Po atë vit zgjidhet kryetar i Lidhjes së
arvanitasve të Greqisë. Nis botimin e revistës “Besa” dhe
themelon “Qendrën e Studimeve Pellazgjike”. Në vitin 1995 në
shtëpinë e tij botuese “Thamiris”, që në shqipe do të thotë: E
tha mirë, krijon “Qendrën e Kërkimeve Arvanitase” dhe nis
botimin e revistës “Arvanon”. Ka botuar shumë libra me vlerë
si “Gjuha e Perëndive”, “Arvanitasit dhe origjina e grekëve”,
“Fjalori komparativ i gjuhës arvanite”, “Greqia në kurthin e
serbëve të Milosheviçit” dhe së fundit, i sëmurë në spital
përfundoi dorëshkrimin e librit të tij me titull “Prometteu dhe
Zeusi” libër për botimin e të cilit do të kujdeset gruaja e tij,
z.Nansi Kola. Ky libër pritet të zgjojë interesim nga se në të
autori ka studiuar dhe ka gjetur lidhjet e lashta që i bashkonin
dy trashëgimtarët e hershëm të pellazgëve Albanët dhe Helenët.
Kola ishte mbrojtës i madh i të vërtetës historike duke u bërë
simbol i saj. Me njohuritë e tij të thella dhe intuitën e hollë ai
parashikoi rrjedhën e shumë ngjarjeve që u vërtetuan nga koha.
Kështu në librin e tij “Greqia në kurthin e serbëve të
Molosheviçit” Aristidh Kola qëndroi madhështor e bindës para
njëanshmërisë proserbe të mediave greke. Në paraqitjen e tij
për çdo mbrëmje në telerevista e shumë kanaleve televizive
private greke, gjatë sulmeve të NATO-s mbi serbët, ai mbrojti
historinë duke akuzuar politikën antishqiptare të Milosheviçit.
Me këtë veprim ai vinte publikun e painformuar grek përballë
dramës e dhimbshme kosovare. Po në këto ballafaqime ai mori
edhe provokime e fyerje e deri akuza si “Agjent i NATO-s dhe
i Shqipërisë”, akuza këto që ai i gëlltiti për hir të së vërtetës. Në
të njëjtën kohë ai fitoi besimin e çdo shqiptari kudo që ndodhej
në Greqi. Ata adhuruan në figurën fisnike të Aristidh Kolës
zëdhënësin e së vërtetës, arvanitasin dhe historianin e madh.
Shqiptarët, të cilëve ai u fliste shqip, e donin dhe e
adhuronin si pak të tjerë se vërtetoi me fakte se sa i donte ata.
Për këtë, me pajtim unanim të emigracionit shqiptar në Greqi i
është bërë kërkesë presidentit të Shqipërisë për dekorim të tij,
gjë që nuk u bë me gjalljen e tij. Por u ndje i nderuar kur në
vitin e kaluar iu komunikua se një rrugë në Gjirokastër mori
emrin e tij “Rruga Aristidh Kola”. Aristidh Kola në çdo kohë
gëzoi respekt në shtetin e të parëve. Si në vitin 1984, kur kreu i
atëhershëm i shtetit shqiptar Enver Hoxha e përgëzon për librin
e tij “Arvanitasit”, si në vitin 1995, kur Sali Berisha, president i
Shqipërisë e priti atë në selinë presidenciale të Republikës duke
Arben P. Llalla
96
i ndarë çmimin “Ismail Qemali”. Ndërsa në vitin 1998,
presidenti aktual i Shqipërisë z.Rexhep Meidani gjatë vizitës së
tij në Greqi kërkoi takim të veçantë me Aristidh Kolën. Ai
kishte miqësi po ashtu edhe me shumë personalitete të
politikës, të shkencës e të arteve nga Shqipëria e Kosova.
Ai kishte miq në të gjitha shtresat e emigracionit shqiptar në
Greqi. Këtë e dëshmoi edhe ceremonia e varrimit të tij, ku të
pranishmit, erdhën me pikëllim në zemër e lot në sy. Rreth
1000 njerëz, gjysma e të cilëve shqiptarë, i dhanë lamtumirën e
fundit mikut të tyre besnik. Qeveria shqiptare u përfaqësua nga
personeli komplet i Ambasadës Shqiptare, ndërsa pati edhe
përfaqësues nga Ministria e Jashtme. U vendosën kurora me
lule nga presidenti i republikës Meidani, kryeministri Meta,
ministri i jashtëm Milo, nga Amasada shqiptare, nga konsullatat
shqiptare në Selanik e në Janinë, ndërsa nga emigracioni
shqiptar në Greqi dhjeta e dhjeta buqeta lulesh. Fjalën
lamtumirëse në emër të arvanitasve të Greqisë e mbajti kryetari
i tanishëm i Lidhjes, Jorgo Miha dhe zëvendësi i tij Jorgo
Gurizi. Në emër të emigrantëve shqiptarë foli zoti Kastriot
Kaçupi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton

Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles Empty
MesazhTitulli: Re: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles   Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles EmptyMon Feb 04, 2008 12:51 am

Tre ditë nga jeta e tij
Nga Eriolda LENGO
Mësoj nga prindërit, që z.Aristidh Kolja, ndodhet në
spitalin “Evangjelizmo”.
Pyesja gjithmonë njerëzit e mi për gjendjen shëndetësore, por
asnjëri s’mund të më jepte një përgjigje të saktë. Kaluan katër
muaj, të them të vërtetën, nuk kisha shkuar asnjëherë ta takoja.
Sipas mendimeve, të njerëzve gjendja shëndetësore ishte e
rëndë, dhe unë nuk kisha kurajon të shija një njeri, i cili për
mua ishte idhull, të shkrihej dita ditës si qiriu.....
11 tetor 2000
Zemra dhe sytë e gjithë shqiptarëve ishin të ngulitura në
TV. Prisnin me padurim të shkonte ora 8 e mbrëmjes, për të
ndjekur ndeshjen e futbollit Shqipëri-Greqi. Atë ditë, e kisha
lënë me motrën të shkonim në spital, por mendova që të
shkonim të nesërmen. Në qoftë se fitonte Shqipëria, t’i jepja një
lajm të gëzueshëm. Mbas një mbrëmjeje plot ankth dhe
emocion, prisja me padurim të vinte e nesërmja, t’i jepja lajmin
e fitores dhe ta pyesja se si shkonte me shëndet, për t’i dhënë
kurajo, se jeta është e gjatë e ne shqiptarët kemi nevojë për të,
sot më shumë se kurrë. Nuk më shkonte kurrë në mendje, se
mund të ishte nata e fundit, që ndodhej midis nesh.
Arben P. Llalla
98
12 tetor 2000
Bie telefoni. E ngre. “Familja Lengo?”, “Po”-
përgjigjem. “Marr, që të them, se zoti Kolja iku nga kjo jetë,
mbrëmë rreth orës 23 dhe varrimi bëhet nesër në orën 4
mbasdite, në varrezat e bashkisë në “Zografu”.
Ngriva për një çast e gjithçka u nxi përpara syve të mi. E
mbylla telefonin pa thënë asnjë fjalë. E hutuar nga ky lajm, u
nisa për në spital, me shpresën, se mund të kishte ndodhur
ndonjë keqkuptim. Por, jo, gjithçka ishte e vërtetë, një e vërtetë
e pa besueshme. U ula në një stol të mblidhja vetveten e zhytur
në mendime, të cilët për një çast, ndaluan në takimin tonë të
parë, në zyrën e tij. I ulur përballë meje në karrige, më shikonte
me sytë e tij të fryrë e fytyrën e tij të mprehtë. Herë pas here,
pastronte llullën me thikën e vogël, që ndodhej mbi tryezë. Çdo
gjë në atë zyrë, duke filluar nga ai, ishte shumë e ngrohtë, e
ngjashme me një fole, që përqafonte në gjirin e saj të gjithë
shqiptarët.
Më bënte përshtypje, dashuria e këtij njeriu, për
emigrantët shqiptarë që ndodheshin në Greqi, mënyra se si
fliste për ta dhe respektin ndaj tyre. Kudo, që hidhje sytë, nëpër
zyrë shihej libra, që flisnin për kulturën e traditën e popullit
shqiptar, si “Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve”, Gjuha e
perëndive”, “Gjakftotësia”e Ismail Kadaresë. Po kështu gjeje
edhe libra të autorëve shqiptarë të botuara nga shtëpia botuese
“Thamiris”. Ndërsa lart në qendër të bibliotekës, ai kishte
vendosur bustin e bardhë të Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe
pranë tij flamurin shqiptar. E ndjen, për në çast në shpirt, që
nuk je vetëm, por ke pranë dikë, që të mbron, të frymëzon, që të
jetosh i lirë dhe të ruash traditat dhe gjuhën tënde e pse je në
dhe të huaj. Po hapa sytë me ngadalë dhe pashë se jetoja një
ëndërr, një ëndërr që vraponte në makinën e memorjes e të
çonte vite mbrapa.
Lotët fillojnë të pikojnë. Ishim të gjithë aty. Emigrantët
shqiptarë, jo vetëm nga Athina, por edhe nga Srlaniku, Patra
dhe Kavala e mes tyre aktori i njohur Bruno Shllaku. Qëndroj
për një çast pranë kishës. Kurora në emër të personaliteteve të
qeverisë shqiptare veçonin. Midis tyre kurorat e kryetarit
Rexhep Mejdani, kryeministrit Ilir Meta, ministrit të Punëve të
Jashtme zotit Paskal Milo, Ambasadës sonë në Athinë,
Konsullatës së Përgjithshme Shqiptare në Selanik. Nuk besoja
që ndodhesha në varrimin e z.Aristidh Kolja. Më ishte ngulitur
në mendje se ndodhej në zyrën e tij e punonte me orë të tëra.
Por e vërteta u shfaq përpara syve të mi, kur pashë trupin e
pajetë të z.Kolja, në shtratin e përjetshëm, mbuluar me
trëndafilat e bardhë të një vajze shqiptare, mbi kraharorin e të
paharruarit Aristidh Kolja, gjatë përcjelljes së fundit të tij e
vështroja fytyra e qeshur të jepte përshtypjen që flinte e do të
zgjohej nga ky gjumë i thellë nga çasti në çast. Por kur sytë e
mi u takuan me fytyrën e dy fëmijëve të tij, Panos e Poliksenit,
kuptova që çdo gjë kishte marrë fund. Erdhi ora që ti jepja
lamtumirën e fundit këtij personaliteti të shquar, duke u shtrirë
një herë e përgjithmonë në gjirin e tokës nënë që do e kishte
pranë saj, e do i lehtësonte dhimbjen, që iku nga kjo jetë kaq i ri
e kaq shpejt, pa mbaruar veprat e tij. Pra këto ishin tre ditë, tre
ditë nga jeta e pashuarit Aristidh Kolja, i cili do të ndriçojë
edhe atje ku ndodhet...
Arben P. Llalla
100
16
Yje që nuk shuhen kurrë
Më 14 tetor 2000, në varrezat e Zografos së Athinës u ul
një yll, u ul për pak çaste për t’u ngritur e ngjitur në
kostilacionin e madh të shqiptarizmës përkrah De Radës,
Naimit, Nolit... Adem Jasharit.
Nga Abdurahim ASHIKU
“...Kur vendos të bësh diçka të rëndësishme në jetën tënde
patjetër duhet të kesh parasysh gjënë më të keqe dhe të vesh
“kokën në torbë”. (Aristidh Kola)
Në korrik të 1996, kur si pasojë e dhunës fizike dhe
psikologjike që regjimi i atëhershëm në Shqipëri ushtronte ndaj
meje dhe familjes sime, thjesht sepse isha gazetar largohesha
dhimbshëm nga Dibra dhe Shqipëria ime, Dritëro Agolli i
madhi i letrave shqipe, në shtëpinë e tij, do të më ngushëllonte
duke më dhënë me vete një numër telefoni me një emër
njeriu...”Është miku im më tha-por mbi të gjitha është mik i
madh i shqiptarëve të thjeshta”
Dritëro Agolli më kishte dhënë me vete floririn e gjakut
të shprishur shqiptar të kohës sonë, Herkulin intelektual të
botës arvanite...
Nuk do t’a përdorja atë numër telefoni sepse nuk desha
që hallin tim t’a bëja hall të atij njeriu që si do të mësoja më
vonë ishte rritur burrëruar midis halleve të arvanitasve, ishte
Avokat i Madh i çështjes Arvanite, profesional e shpirtëror.
Dhe si pasoja ishte me të vërtetë në “gojën e ujkut”.
Aristidh Kolën për të cilin hulumtova më sipër, di t’a
njihja “nga afër” në qoftë se quajmë “afër” ekranin e vogël
shtëpiak në ditët e vështira, por të mëdha të Kosovës, në ato
ditë kur në arenën ballkanike e botërore flitej për “Herkulët e
rinj”, siç i quante ai luftëtarët e UÇK-së, kur shpërnguleshin
dhunshëm kosovarët dhe kur thirrja e hershme e tij: “Nuk ka
shpresë veç Amerikës”, ishte tashmë realitet. Aristidh Kola, me
një trimëri e burrëri të rrallë në histori ngjitej në ekranin e vogël
grek, në atë hapësira milimetrike që ndonjë stacion televiziv
kishte hapur për të, me një forcë mitike, ngrihej si Anteu mbi
reaksionin grek që me mitingje e tamtame publike e kishtare
ishte ngritur në përkrahje të gjenocidit makabër millosheviçian
ndaj shqiptarëve të Kosovës.
Aristidh Kola, siç do të pohonte në bisedën me të më 9
shkurt 2000 kur “Problemi kosovar kishte marrë një fund
fatlum”, e dinte se i “kishin ngritur kudo kurthe”, se “nuk e
linin të flasë kur shkonin se me mendimet e tij po ndikonte në
opinionin publik”.
“E dija se shkoja në gojën e ujkut - më thotë ai – por
shkoja i ndërgjegjshëm për gjithë ato vështirësi dhe bashkë me
mua shkonin edhe miq e bashkëpunëtorë të tjerë si J.Miha,
Korizi dhe njerëz të tjerë të ndershëm. Bëmë një betejë krejt
pabarabartë, një betejë ama që e kishim detyrë ta bënim”...
Aristidh Kola nuk ishte një “avokat i madh” e vetëm i
çështjes arvanite, gjak të cilit i përkiste dhe i kushtoi tërë jetën
tij të shkurtër. Ai ishte një studiues i madh e mbi bazën e të
vërtetës historike një mbrojtës i madh i historisë së vërtetë të
Greqisë dhe i vendeve të Ballkanit. Siç e dëshmon në bisedën e
ai ishte në merak të botimit të një vepre tjetër madhore (pas
asaj “Arvanitët dhe prejardhja helene”) të veprës “Zeusi
pellazgjik dhe lajthitja e indoevropiane” vepër në të cilën
përcillen të dhëna shumë të rëndësishme për periudhën
parahistorike dhe kryesisht për paraardhësit e kosovarëve,
Dardanët...
Aristidh Kola ndërroi jetë më 13 tetor 2000. Jeta e tij
ishte shumë e shkurtër, 55 vjet e 97 ditë. Ai duke e ndier në
trup dhimbjen që i brente shëndeti nxitonte; vraponte në veprën
e tij dhe duke cituar Gëten që thoshte “Ndërsa arti është i
pafund, jeta është e shkurtër” kishte besim se atë që “nuk do t’a
arrijë unë do t’a arrijnë bashkëpuntorët e mij më të rinj”.
Jorgo Miha, një ndër bashkëpuntorët e tij më të ngushtë
dhe shok në debatet televizive në mbrojtje të çështjes kosovare,
në takimin lamtumirës do t’i jepte Aristidh Kolës vlerat e
njeriut që i zbuloi botës shkencore se edhe emrat e perëndive të
botës etnike rrënjët i kanë në gjuhën arbërore.
Është për të ardhur keq që në atë varrim madhështor ku
morën pjesë me lot në sy mijëra arvanitë, shqiptarë e grekë
përparimtarë nuk u ndodh një kamerë televizive e një laps
gazetari grek.
“Për fat të mirë, thoshte Kola i Arvanitasve, grekët
kurrë nuk do ta mësojnë se çdo të thoshte për Greqinë një
“Serbi e Madhe”.
Për fat të keq, grekët e thjeshtë, nuk arritën të mësojnë
nga media zyrtare e private “demokratike” se çfarë floriri i iku
historisë së djeshme dhe të sotme të Greqisë. Për fat të keq!
Më 13 tetor 2000, në varrezat e Zografos së Athinës u ul ngjitur
në kostilacionin e madh yjor të shqiptarizmës përkrah De
Radës, Naimit, Nolit...Adem Jasharit.
Lexues!
Ngrihu në këmbë dhe vështro qiellin...Dhe qëndro një minutë
në heshtje në kujtim të Aristidh Kolës së madh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton

Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles Empty
MesazhTitulli: Re: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles   Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles EmptyMon Feb 04, 2008 12:54 am

Aristidhi rron midis nesh
Nga Kujtim VANI
Më 7 prill të këtij viti (2001) në fshatin Leandron të
Thivës, rreth 100 km larg Athinës u përkujtua me respekt të
madh 6 mujori i vdekjes së të paharruarit, studiuesit, ideatorit,
shkrimtarit, historianit të njohur arvanitas Aristidh Kolia.
Në këtë ceremoni përkujtimore, organizuar në vendlindjen e të
ndjerit nga prindërit dhe familja e tij, përveç të afërmve,
bashkëfshatarve arvanitas, shokëve, merrnin pjesë avokatët e
njohur Jorgo Miha, Jorgo Guranxi. I pranishëm, si gjithnjë në
raste të tilla, ishte dhe ambasadori shqiptar në Athinë z.Kastriot
Robo me bashkëshorten e tij. Gjithashtu kishin ardhur shumë
emigrantë shqiptarë anëtarë të shoqatës “Vëllazërimi”,
organizatës së gruas, Konfederatës të sindikatave shqiptare etj.
Pas ceremonisë në kishën e fshatit, i ati i Aristidhit takohet me
të gjithë emigrantët shqiptarë dhe i falënderon ata për nderin që
i bënë, e thotë se: duhet të jemi gjithmonë grusht të bashkuar
rreth njeri-tjetrit, se ashtu do të jemi më të fortë. Këtë deshte
dhe për këtë luftonte dhe Aristidhi.
Historiani dhe shkrimtari arvanit arbëror në Greqi
Aristidh Kollja
Një Hero bashkëkohor i Diasporës Arvanite Arbërore
Nga Antonio BELLUSHI
Aristidh Kollja (lindi në katundin arvanit arbëror
Kaskavel-Leondarjon Viotias në vitin 1955 dhe vdiq në Athinë
në vitin 2000), miku ynë i ngushtë dhe i dashur si vëlla,
historiani dhe shkrimtari arvanit arbëror vdiq nga një leuçemi,
më 13 tetor 2000, në moshën pesëdhjetë e pesëvjeçare, duke
luftuar si një Hero bashkëkohor i Diasporës Arbërore në Greqi.
Trupi i tij pushon tashti në varrezat e Zografos në
Athinë.
Për zonjën e tij, Nansi, për të bijtë, Ksenien dhe Panon,
shtëpia sot është si pa dritë, dhe vatra qëndroi si pa zjarr. Edhe
arvanitët arbërorë, si dhe arbëreshët që e kanë njohur, nuk kanë
më ndihmën dhe përkrahjen e Aristidhit. Jemi të gjithë me një
dhimbje të madhe në shpirt për vdekjen e tij.
Lajmi i vdekjes së tij na ka ardhur me vonesë, kështu që ka
qenë e pamundur të merrnim pjesë për nderimet në Athinë para
se të varrosej trupi i tij.
Në “Lidhja” sot do të kujtojmë Aristidhin Kollja, me një
nderim vëllazëror dhe të ndershëm nga një arbëresh, i cili lidhi
me atë miqësi të pathënëshme.
Veprimtaria e madhe e Aristidhit për arvanitët arbërorë, për
arbëreshët dhe për emigrantët shqiptarë në Greqi, për çështjen e
vëllezërve në Kosovë nuk mund të vihet, ashtu si duhet, në këtë
moment historik, pastaj pak muaj nga vdekja e tij. Megjithatë
ne duam të sjellim një dëshmi.
Takimet me Aristidhi Kollja
Me Aristidhin jemi takuar herën e fundit në spitalin e
Evangjelismoit, në Athinë, më 23 e 26 Maj 2000. Më datën 24
Maj ishte programuar në Athinë promovimi i librit të tij me
titull: “Antonio Bellushi dhe magjia e kulturës popullore”.
Por Aristidhin e kemi vizituar dy herë në spitalin e
Evangjelismoit në Athinë.
Shtrati i tij ishte vendosur përpara hyrjes së katit të gjashtë, afër
një korridori të mbushur me të sëmurë. Infermieret dhe njerëzit
shkonin e vinin të shpejtë si në një ëndërr. Nuk na dilnin dot
fjalët nga goja për dhimbjen e thellë në shpirt. Por buzëqeshja
ishte gjithmonë në buzët e Aristidhit: “Do të bëhet në rregull,
ashtu si në program, promovimi i librit megjithëse jam këtu i
sëmurë. Është Jorgo Gjeru, Jorgo Miha dhe të gjithë miqtë e
tjerë që ti ke këtu. Të cilët do të bëjnë mirë”.
Dorë më dorë, me sytë të shkëlqyer mbi fytyrën time,
më buzëqeshje: “Çdo të bëjmë, papa Antoni, do të bëhet nesër
prezantimi i librit. Sa bukur e kam përgatitur. Është një gjë
historike për gjithë arbërorët këtu, të cilët do të vijnë nga shumë
katunde, nga Thiva, nga Selaniku. Libri dhe veprimtaria tënde
për ne këtu më dha inspiracion dhe idenë për të shkruar një
vepër për të vegjëlit, për popullin. Më pëlqen shumë libri si e
shkruajta. Kjo është kopja e parë për ty, dhe dua të të
kushtojme këto fjalë këtu tek shtrati ku jam megjithëse dora e
djathtë është e penguar nga fleboja: “Mikut tim të madh
Antonio Bellushi, që më dha frymëzim për këtë libër”-Athinë,
23.V .2000,”.
Arben P. Llalla
106
Bashkë me priftin arbëresh Donato Oliverio, afër
shtratit ku mbretëronte fleboja, kërkuam të thonim dy fjalë me
shpresë. Por sa e vështirë!
“Është një sëmundje e rëndë. Është shumë rëndë
sëmundja e Aristidhit” më përsëriste me pika loti të rënda afër
derës, zonja Nansi.
“Lidhja” nr.44m botohet me vonesë, dhe në këtë editorial
kërkoj të vë në dukje disa aspekte të veprimtarisë së tij
kulturore.
Udhëtime në Greqi dhe në Kalabri
Më datë 5 shtator 1983 bënte shumë vapë në Athinë.
Isha tek rruga Solomos, nr.77, ku gjendet “Vivliopolion”
(biblioteka) të Oresti-t Jorgo Metaksa, i cili i telefonoi
Aristidhit për të bërë një bisedë me mua.
Dhe kështu filloi miqësia dhe vëllazërimi me Aristidhin,
me Jorgo Geru, me Jorgo Mihas edhe me gjithë anëtarët e
Shoqatës Kulturore Arvanite Arbërore ‘Marko Boçari në
Athinë’. Në ‘Lidhja” nr.9.1983, nr.10.1984, nr.14.1986,
nr.16.1987, nr.19.1988, nr.20.1988, nr.23.1990, nr.24.1990,
nr.25.1991, dhe në revistat greko-arbërore “Besa”, Athinë, nr.5
e 6.1984, nr.7.1985, nr.8.1985, nr.9.1986, nr.14.1990,
nr.26.1993, dhe “Arvanon”, Athinë, nr.1.1998, nr.2.1998,
nr.5.1999, nr.7.1999, janë shumë artikuj dhe letra mbi këto
marrëdhënie dhe mbi udhëtimet kolektive që ne arbëreshët, në
vitin 1985 nga katundet arbëreshë të Siçilisë, dhe në vitin 1990
nga katundet arbëreshë të Kalabrisë dhe të Basilikës, kemi bërë
në katundet arvanite arbërore kanë ardhur në vitin 1986 me
pullman(autobuz) në katundet tona arbëreshë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji

Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles Empty
MesazhTitulli: Re: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles   Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles EmptySat Mar 08, 2008 6:49 pm

Aristidh Kolen e vrane kriminelet greke.Vdekja e tij qe e ngadalte dhe e dhimbshme.Si shkak i lyrjes se zyres se tij me boje radioaktive,me vone ai vuajti nga leukemia,e cila edhe ia morri jeten.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh

Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles Empty
MesazhTitulli: Re: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles   Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles EmptySat Mar 08, 2008 7:55 pm

Do te paguajne greko fanariotet per kete krim makbethian. Do te paguajne ata shtrenjte per lotet dhe dhembjen qe na shkaktuan. Mbi 200 vjet me pare na e vrane Dhaskal Todrin duke e paguar nje shqipfoles mjeran te Kosturit i cili e therri per vdekje me thike. Ashtu na i bene edhe Aristidhit tone, arvanitit kreshnik. Por dije se Udhen e Shkronjave s'kane per te na e prere kurre. Udhen e Bashkimit kombetar po e shtrojme ne, gjenerata e re shqiptare e cila po lufton me mish e shpirt per bashkim kombetar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles Empty
MesazhTitulli: Re: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles   Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 3Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: