Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 GJUHA SHQIPE

Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor
avatar


GJUHA SHQIPE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJUHA SHQIPE   GJUHA SHQIPE - Faqe 2 EmptyWed Feb 18, 2009 3:23 pm

PASTHIRRMA
Pasthirrmat janė tingujt ose fjalėt e pandryshueshme qė shėrbejnė pėr tė treguar ndjenjat e folėsit ose pėrdoren pėr tė tėrhequr vemendjen e dėgjuesėve:
- O, sa mirė qė erdhėt! Ishim bėrė merak pėr ju.
Ato janė karakteristike pėr gjuhėn e filur dhe kuptimi i tyre shpesh qartėsohet nga intonacioni.
Pasthirrmat grupohen nė pasthirrma emocionale, qė shprehin ndjenja, dhe nė pasthirrma urdhėrore, qė shprehin dėshirėn ose vullnetin e folėsit.
Pasthirrma emicionale qė shprehin:
- ndjenja tė gėzuara: o, oh, oho, hoho, ohoho, tė lumtė, urra, ah, sa mirė;
- frikė, tmerr: e zeza, ububu, bobo, korba, kuku, obobo, qyqja;

- habi: au, eu, oj, ou, pa, u, ua, uh;

- mosbesim, mospėrfillje, pėrbuzje: aha, bah, ehe, ahu, i, ohu, ptu, y etj.;

- pakėnaqėsi, keqardhje, mėrzi, dhembje: a, ah, e, eh, of, oi, uf, etj.;

- nxitje (thirrje, urdhėr, lutje): ej (hej), o, ore (or, mor, more), moj (ori, mori), pėst, o burra, forca, hop, hė, na, sus, shėt, tė keqen etj.;

- pėrshėndetje, mirnjohje, mallkime, sharje, ngushėllime etj: faleminderit, lamtumirė, mirėmėngjes, mirėdita, mirėmbrėma, mirupafshim, mirė se erdhe, mirė se vjen, mirė mbeē, ditėn e mirė, natėn e mirė, tungjatjeta, udha e mbarė etj.
Pasthirrmat vendosen zakonisht nė fillim tė fjalisė, por shpesh pėrdoren edhe nė mes edhe nė fund tė saj. Pas tyre vihet presje. Kur shqiptohet me fuqi tė veēantė pas tyre vihet pikėēuditje:
Oh, ē'na gėzove.
Ua! Paske ardhur!
A! - thirri e habitur.
ONOMATOPETĖ
Janė fjalė qė shėrbejnė pėr tė riprodhuar tingujt, zėrat, zhurmat, britmat. Nė dallim nga pasthirrmat ato nuk shėrbejnė pėr tė shprehur ndjenja:
Ha, ha, ha qeshte Linda.
Mjau, mjau bėnte macja.
Ato mund tė pėrfshihen edhe tek pasthirrmat, po gjithsesi dallohen prej tyre.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
avatar


GJUHA SHQIPE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJUHA SHQIPE   GJUHA SHQIPE - Faqe 2 EmptyWed Feb 18, 2009 3:24 pm

PĖREMRI
Pėremra quhen fjalėt qė pėrdorim nė ligjėrim nė vend tė emrave ose mbiemrave:
Nė strehėn e shtėpisė dallėndyshet vit pėr vit bėjnė folenė.
Ato fluturojnė me shpejtėsi para shtėpisė.
Vjollca i do shumė dallėndyshet.
Ajo kėnaqet kur i shikon ato duke fluturuar.
Pėremrat janė shtatė llojesh :
- vetorė: unė, ti, ai, ajo, ne, ju, ata, ato;

- vetvetorė: vetja, vetvehtja;

- dėftorė: ky, kjo, kėta, kėto, i kėtillė, e kėtillė, tė kėtilla, i tillė, e tillė, tė tillė, tė tilla; ai, ajo, ata, ato, i atillė, e atillė tė atillė, tė atilla;

- pronorė:
Veta I. im, ime, ynė, jonė, e mi, e mia, tanė, tona,
Veta II. yt, jote, juaj, juaj, e tu, e tua, tuaj, tuaja
Veta III. i tij, e tij, i saj, e saj, e tij, e tija, e saj, e saja, i tyre, e tyre, e tyre, e tyre;

- lidhorė: qė, i cili, e cila, tė cilėt, tė cilat, ēka, ē, ēfarė, kush, sa,

- pyetės: kush, cili, cila, cilėt, cilat, ē, ēfarė, sa, i sati, (me, pėr, nga) se;

- tė pacaktuar: dikush, ndokush, gjithkush, kushdo, askush, kurkush; njė, ndonjė, njėri, ndonjėri, asnjė, asnjėri; secili, gjithsecili, cilido, ēfarėdo, gjithēka, diēka, ca, disa, tė gjithė etj.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
avatar


GJUHA SHQIPE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJUHA SHQIPE   GJUHA SHQIPE - Faqe 2 EmptyWed Feb 18, 2009 3:24 pm

PIKĖSIMI
Shenjat kryesore tė pikėsimit janė : pika(.), pikėpyetja(?), pikėēuditja(!), tri pikat(…), presja(,), pikėpresja(Wink, dy pikat(: ), thonjėzat(" „), viza lidhėse(-) .
Pika , pikėpyetja , pikėēuditėsja , dhe tri pikat pėrdoren nė fund tė fjalisė pėr tė shėnuar pushimin qė ndan dy fjali nė gjuhėn e folur .
Pika shėnon intonacionin zbritės qė shoqėron zakonisht fundin e fjalisė dėftore :
Gazmendi erdhi vonė nė shtėpi (.)
Pikėpyetja
shėnon gafikisht intonacionin ngjitės qė karakterizon pyetjen gjatė tė folurit :
Nga na vjen o djalė (?)
Pikėēuditja
shėnon grafikisht intonacionin ngjitės dhe intensitetin e veēantė qė karakterizon shprehjen e njė emocioni ( njė e papritur , kundėrshtim , zemėrim , gėzim ) :
Merre lahutėn dhe na kėndo njė kėngė trimash (!)
Tri pikat tregojnė qė fjalia pėrmban njė nėntext ose qė mbetet e pambaruar :
Komandanti i urdhėroi ushtarėt tė dilnin roje se shejtani besė s'ka (…)
Presja , pikėpresja , kllapat pėrdoren brenda fjalisė .
Presja shėnon grafikisht njė pushim tė shkurtėr brenda fjalisė . Ajo shėrben pėr tė vėnė nė dukje :
- njė fjalė a njė grup fjalėsh nė rolin e njė gjymtyre tė veēuar :
Artani (,) djali mė i madh(,) punonte nė tregėti …
Njė fjalė a njė grup fjalėsh nė rolin e njė gjymtyre homogjene :
Skėnderbeu mishėronte vetitė mė pozititve tė popullit : urtėsinė (,) menēurinė e trimėrinė .
Fjalėt e togjet e fjalėve tė ndėrmjetme :
Agimi (,) pėr ēudi (,) nuk shkoi larg .
Pjesėt e njė fjalie tė pėrbėrė
Sanēoja (,) pasi rregulloi kafshėt (,) shkoi aty ku zienin ca copa mishi mbi zjarr .
Pikėpresja shėnon grafikisht njė pushim mė tė gjatė se presja . Ajo ndan nė pėrgjithėsi pjesė tė ndryshme tė pavarura tė njė fjalie tė pėrbėrė :
Ata qė mė donin , erdhėn (Wink ata qė s'mė donin , nuk erdhėn .
Dy pikat shėnojnė njė pushim qė zgjat pothuajse sa pikėpresja , por ndryshe prej saj dy pikat kanė njė vlerė , lajmėrojnė njė shpjegim , njė varg shembujsh etj .
Ishte paralizuar; nuk lėvizte dot asgjė (: )as duart, as kėmbėt. Disa pemė p.sh.(: )
portokallat, limonat , mandarinat i pjekin frutat nė dimėr .
Kllapat shėnojnė njė pushim tė shkurtėr si presja e shėrbejnė pėr tė dalluar , shquar dhe veēuar njė grup fjalėsh qė shprehin njė sqarim ose njė mendim tė ndėrshtėnė :
Te fusha e kuqe ---( ajo quhej keshtu , se nė mes tė saj njė shkėmb i kuq )--- Dritėn e priste Agimi .
Thojėzat dhe vizat .
Thonjėzat dhe viza shėrbejnė pėr tė rrethuar fjalėt e njė ose mė shumė bashkėbiseduesve nė njė ligjėratė tė drejtė .
(") Zemra e prindit nuk gėnjehet aq kollaj(") , - tha plaku .
Thojėzat shėrbejnė gjithashtu pėr tė shėnuar emertimet e rrugėve , institucioneve, titujt e librave , revistave , gazetave etj .:
Banon nė rrugėn (")Naim Frashėri(").

Shkurtimet
Njė numėr fjalėsh tė gjata qė pėrdoren shpesh, shkruhen tė shkurtuara sipas njė mėnyre tė caktuar. Kėto fjalė quhen shkurtime. Shkurtimet mė tė pėrdorshme janė:
emrat e gjatė tė shteteve, oganizatave, institucioneve, shoqatave etj. : --RSh-- (Republika e Shqipėrisė), --PD-- (Partia Demokratike), --ATSh-- (Agjensia Telegrafike Shqiptare). Kėto shkurtime shkruhen me shkronja tė mėdha, pa vėnė pikė, as ndėrmjet, as pas tyre;
emrat e personaliteteve tė njohura: N.Frashėri, A.Gj.Fishta, F.Konica etj. Nė kėto raste pas shkurtimeve vihet pikė;
Disa fjalė qė pėrdoren shpesh: d.m.th. (domethėnė), p.sh. (pėr shembull), etj. (e tė tjerė), fq. (faqe), e.r. (era e re), shek. (shekulli), vėll. (vėllimi) etj. Nė kėtė rast pas ēdo shkurtimi vihet pikė;
Njėsitė qė tregojnė masė: 10 cm, 30 m, 70 km, 2 m, 3 m, 20 gr, 40 kg, 56 kv, etj. Pas shkurtimit nė kėto raste nuk vihet pikė.
Fjalėt qė shkurtohen lexohen tė plota. Disa prej tyre mund tė lexohen edhe sipas tingujve tė shkurtuar: ATSh (atėshėja), OKB (okėbėja).
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
avatar


GJUHA SHQIPE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJUHA SHQIPE   GJUHA SHQIPE - Faqe 2 EmptyWed Feb 18, 2009 3:25 pm

PJESĖZA
Pjesėzat janė fjalė qė plotėsojnė kuptimin e njė fjalie.

Pjesėzat, sipas kuptimit, mund tė grupohen si vijon:



  • dėftuese: ja:
    Ja kush erdhi…
  • pėrcaktuese - saktėsuese: mu, pikėrisht, tamam, porsa, sapo, deri etj.:
    Pikėrisht ai mė ka paditur.
  • pėrforcuese: vetėm, veē, bile, sidomos, veēanėrisht, madje etj.;
    Tė gjithė flasin mirė frėngjisht, sidomos Mira.
  • pėrafruese - veēuese ose kufizuese: vetėm, veē, veēanėrisht:
    Vetėm tė rinjtė punonin.
  • pėrafruese: afėrsisht, afro, aty-aty, nja, gati, rreth, pothuaj etj:
    Nė stadium ishin rreth 10.000 vetė.
  • pohuese: po, posi, po qė po, po se po, si urdhėron etj:
    A do tė shkosh nė Prishtinė? Posi.
  • mohuese: jo, nuk, s', mos, jo qė jo, as qė etj.;
    Nuk e kam takuar.
  • pyetėse: a, ė, e:
    A erdhi motra nga Vlora?
  • dyshuese: ndoshta, mbase, kushedi, sikur, vallė, gjė etj.:
    Pėrse erdhi vallė?
    E keni takuar gjė Mirėn?
  • zbutėse: pa, as, le, para, dot etj.:
    Pa shihni kush na ka ardhur.
    A nuk e shihni se kush na ka ardhur.
  • emocionale shprehėse: ē`, de, pa, pra, se, seē, etj.:
    Ja pra kėshtu ndodhi.
    E pse pra, pėr njė fjalė goje u zum.

Pjesėzat janė dy llojesh: me vend tė ngulitur ose me vend tė lirė.
Tė parat qėndrojnė gjithmonė para apo pas fjalės ose grupit emėror a foljor tė dhėnė:

  • para: nuk, ja, desh, sapo etj.;
  • pas: de, dot etj.
Pjesėzat me vend tė lirė mund tė vendosen nė fillim, nė mes dhe nė fund tė fjalės:


  • Vallė, kush erdhi?
  • Kush erdhi vallė?
  • Kush tė jetė, vallė, ky qė erdhi?

Ky material u mor nga http://www.tokashqiptare.com/
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
echo
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm
avatar

Female
Numri i postimeve : 1470
Age : 29
Registration date : 29/05/2008

GJUHA SHQIPE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJUHA SHQIPE   GJUHA SHQIPE - Faqe 2 EmptyWed Feb 18, 2009 5:51 pm

“nena natyre“ krenohet me njerezit si ti Very Happy
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
**Lumi_
Anėtar i ri
Anėtar i ri
**Lumi_

Numri i postimeve : 177
Registration date : 20/06/2008

GJUHA SHQIPE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJUHA SHQIPE   GJUHA SHQIPE - Faqe 2 EmptyThu Feb 19, 2009 12:46 pm

Vrana Konti ke ba ni pune shume te mire me hapjen e kesaj teme. Po pate mundesi vazhdo te kjo teme me postime sepse eshte teme e cila na ndihmon per te ardhmen.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
avatar


GJUHA SHQIPE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJUHA SHQIPE   GJUHA SHQIPE - Faqe 2 EmptyThu Feb 19, 2009 2:09 pm

Eshte mire qe qdo njeri ti kushtojme pakes kohe kesaj teme dhe te permisojme sa me shume menyren e te shkruarit, sidomos une pak me shume se tjeret. Very Happy

Vrana Konti, jo vetem me kete tem por edhe me disa tema tjera po tregon se je i madhe ashtu siq e ke edhe emrin.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
avatar


GJUHA SHQIPE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJUHA SHQIPE   GJUHA SHQIPE - Faqe 2 EmptyThu Feb 19, 2009 6:41 pm

@ Echo faleminderit shume Very Happy

@ **Lumi_ patjeter se do vazhdoje une, por shpresoj se te gjithe do te kontribuojme ne kete teme...

@ Akili faleminderit edhe nga ti dhe faleminderit shume per respektin qe ke per mua...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
veletini
Anėtar i ri
Anėtar i ri
veletini

Male
Numri i postimeve : 127
Age : 63
Vendi : kosove
Profesioni/Hobi : mesimdhenes
Registration date : 07/12/2008

GJUHA SHQIPE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJUHA SHQIPE   GJUHA SHQIPE - Faqe 2 EmptyMon Mar 09, 2009 9:36 pm

Vrana Konti,
te falemnderit shume per kete material te pasur gjuhesor qe keni postuar,e qe mua do me sherbej shume ngase me profesion jam mesimdhenes i lendes Gjuhe shqipe.Aty kish anje pjese te madhe te morfologjise,por edhe mjaft drejtshkrim.
Ketyre diteve ne shkollen ku une punoj pritet te sillet edhe rrjeti i internetit.Atehere per dicka do te shkoje ne menyre te drejtperddrejte nga kjo faqe e forumit tone,ndersa nje pjeser tjeter do beje perpjekje ta printoj duke bere zmadhimin e shkronjave me kete rast.Keto te fundit do me sherbejne si mjete mesimore te vlefsheme dhe do i vendos neper mure te dhomave te mesimit,gjithesesi duke vene ne fund burimin:www.bashkimikombetar.com.Sa i perket theksimit te burimit,do ta bej kete nga frika se mos akuzohem si shkeles i te drejtes autoriale.hhhaaaaa.Nejse,kjo ishte vetem shaka,ngase e di se ju,keshtu ose ashtu vetem sa do i gezoheni kesaj pune.Tek e fundit ju edhe e keni bere qe t'u sherbeje nxenesve,mesimdhenesve,te gjithe atyre qe duan te mesojne gjuhe.
Edhe njehere ju pergezoj per punen e mire qe keni bere.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
avatar


GJUHA SHQIPE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJUHA SHQIPE   GJUHA SHQIPE - Faqe 2 EmptyMon Mar 09, 2009 11:10 pm

Faleminderit shume i nderuar Profesor, se pari ju falenderoje per punen qe beni ne shkollimin e te ardhmes se popullit tone, per punen e palodshme qe beni, meritoni respekte te medha. Ju Lumt.

Po ashtu ju falenderoje dhe per kohen qe po i kushtoni forumit tone, cfare te jete e nevojshme per ju dhe per nxenesit shqipetar dhe qe gjendet ne kete faqe keni te drejte qe ta merrni dhe ta perdorni pa problem.

Ju faleminderit edhe nje here dhe pune te mbare dhe te palodhshme.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
LindaShqipe
Fillestar/e
Fillestar/e
LindaShqipe

Female
Numri i postimeve : 6
Age : 28
Vendi : Iliria
Registration date : 23/03/2009

GJUHA SHQIPE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJUHA SHQIPE   GJUHA SHQIPE - Faqe 2 EmptyTue Mar 31, 2009 6:54 pm

Gjuha Shqipe esht si nje Keng ce vetem Shqipetari di te kendoj at.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Tatoo
Anėtar i ri
Anėtar i ri
Tatoo

Male
Numri i postimeve : 148
Age : 35
Vendi : ne Parajse
Registration date : 23/01/2009

GJUHA SHQIPE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJUHA SHQIPE   GJUHA SHQIPE - Faqe 2 EmptyTue Mar 31, 2009 7:02 pm

Gjuha Shqipe eshte gjuha me e bukur dhe me e lashte e botes dhe qe do jetoje ne jete te jeteve.


Gjuha Shqype...

Pėrmbi za qė lshon bylbyli,
gjuha shqipe m'shungullon;
pėrmbi er' qė jep zymbyli,
pa da zemren ma ngushllon.

Ndėr kombe tjere, ndėr dhena tjera,
ku e shkoj jetėn tash sa mot,
veē pėr ty m'rreh zemra e mjera
e prej mallit derdhi lot.

Nji kto gjuhė qė jam tue ndie,
jan' tė bukra me themel
por prap' kjo, si diell pa hije,
pėr mue t'tanave iu del.
................................

Ku n'breg t'Cemit rritet trimi
me zbardh, Shqipe, zanin tand,
e ku Drinit a burimi
qė shpėrndahet kand e kand.

Geg' e tosk', malsi, jallia
jan' nji komb, m'u da, s'duron;
fund e maj' nji a Shqipnia
e nji gjuh' t'gjith' na bashkon.

Qoftė mallkue kush qet ngatrrime
ndėr kto vllazėn shoq me shoq,
kush e dan me flak' e shkrime
ēka natyra vet' pėrpoq.

Por me gjuhė kaq t'moēme e mjera
si nj'bij' kjo qė pa prind mbet:
pėr t'huej t'mbajshin dhenat tjera,
s't'kishte kush pėr motėr t'vet.

E njat tok' qė je tue gzue,
e ke zan' tash sa mij' vjet,
shqiptaria, qė mbet mblue
sot nėn dhe, edhe shqip flet
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
......
Anėtar Nderi
Anėtar Nderi
......

Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 31
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

GJUHA SHQIPE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJUHA SHQIPE   GJUHA SHQIPE - Faqe 2 EmptySat Dec 26, 2009 3:10 pm

Gjuha eshte identetiti pasaporte me te cilen paraqitemi ne bote. KJo eshte then e sterthen eshte vertetu dhe stervertetu.Megjithat nje nje rikujtim i kesaj te vertet apsolute nuk do i bente keq nje pjese mjaft te madhe te asja armate,, te pa fund gazetaresh , te cilet me nje arroganc mendjemadhsi dhe mosperfillje skandaloze,po e perdhosin perdit e me shume thuajse ne te gjitha medijat,gjuhen ton te bukure dhe unikale amtare, duke i perdore shume fjale dhe shprehje qe nuk i perkasin gjuhes Shqipe

GJuha jon ka aq shum fjale sa qe nuk kishte qen nevoja te vjedhim tek gjuhte e tjera fqinje!!
ndoshta shumica nuk edin se ka komb( dhe jo vetem nje pore disa) te cilet gjate mivjeqarit te ter e kan rujture brez pas brezit gjuhen e tyre.te folurit dhe te shkruar,duke i bere ball ne menyra te admirueshme asimilimite apo shfarosjes dhe perndjekjeve nga anet e fqinjev te tyre. pushtues dhe (oreks mdhenjeve9,Dhe per fate té mire njeri nga keto kombe eshte edhe kombi shqiptare. gjithashtu ndoshta ky brez kalemngjinjesh te vetknaqure nuk kam si ti quaj ndryshe ata qe madje me fakultet (filologji apo gazetari)nuk kan ase njohuri elementare te gramatikes,martfologjis,sintakses dhe drejtshkrimit. te gjuhes Shqipe.

Pastaj a eshte per te qeshure degjojm gjith andej se filan fisteku ,, zotron,, 3 a 4 gjuhe te huaj, te cilate i than me goj e shkrim he he. me vien te qesh per zote ::si ka mundesi per nje kohe te shkurte te zotroj nje gjuhe te huaj si anglishten, italishten gjermanishten apo ndoshta edhe kinezishten,kur nuk e zotron ashtu siq duhet gjuhen e vete amtare,ndaj se ciles ka edhe pergjigjesi tjera morale dhe etike sepse ME ate pretendon te nxjer buken.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
voglushja
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv
voglushja

Female
Numri i postimeve : 906
Age : 37
Vendi : ngat njanit
Profesioni/Hobi : psikologe
Registration date : 04/07/2008

GJUHA SHQIPE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJUHA SHQIPE   GJUHA SHQIPE - Faqe 2 EmptySat Dec 26, 2009 11:48 pm

qofte mallkue ai bir Shqiptari,
qe perbuz kete gjuhe hyjnore,
dhe ne gjuhe te huj
kur seshte nevoja flet,
e te veten len pas dore
jane keto vargje te te madhin Gjergj Fishta qe perkrahin kete qe ke shkruar ti fionaa e nderuar
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
......
Anėtar Nderi
Anėtar Nderi
......

Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 31
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

GJUHA SHQIPE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJUHA SHQIPE   GJUHA SHQIPE - Faqe 2 EmptyFri May 14, 2010 2:15 am


Gjuha shqipe ka ndryshuar shume, per mire dhe per keq pas viteve 90,
koha kur ndryshoi sistemi. Bashke me njerezit zhvillohet dhe gjuha qe
ata perdorin. Pikerisht, levizjet demografike kane bere qe dialektet te
japin dhe te marrin me njeri-tjetrin. Gjithashtu dhe hapja e kufijve ka
bere qe te perdoren me vend dhe pavend, fjale dhe struktura gjuhesore te
huaja. Kete gje e shpjegoi dhe sqaroi gjuhetari Shezai Rrokaj, dje ne
simpoziumin "Roli i Diplomacise Publike dhe Media".



Gjuha e drurit




Tre dukuri ndodhen pas viteve 90 me ndryshimin e sistemit, e para ishte
clirimi gradual prej gjuhes se drurit brenda kornizes se dogmes
ideologjike. "Ne disa tip ligjerimesh gjuha shqipe duke dashur t'i
pershtatej dogmave marksiste-leniniste filloi te ngurtesohej dhe
kalcifikohej, ne nje shtrat te gjere parafabrikatesh, tipike per ate
kohe, ne termat gjuhesor kjo quhet gjuha e drurit, ose e ngurtesuar qe
shpreh perceptim dogmash ne ligjerime politike, nacionale,
nderinstitucionale", - shpjegoi Rrokaj. Disa shprehje tipike te
pasqyruara dhe ne fjalorin e gjuhes shqipe te viteve 80 jane te
mendojme, te punojme dhe te mesojme si revolucionar, shfaqje e huaj,
njeriu i ri, etj. Por, pas viteve 90 me ndryshimin e sistemit, kjo
krijoi nje boshllek, i cili ne vetvete krijoi nje boshllek, i cili me
kalimin e viteve do te kthehej ne nje deformim dhe gjuhe arkaike.




Levizjet demografike, perzierja e dialekteve




Pas viteve 90 pengesat gjeopolitike u hoqen, njerezit filluan te dilnin
nga krahinat e tyre, pati levizje demografike brenda kufijve te
Shqiperise dhe jashte kufijve. Levizja e lire e njerezve po prish
enklavat dialektike, kjo ka bere qe brumi i shqipes te vihet ne levizje,
ne kete menyre jane krijuar ato qe quhen socio-dialektet, duke
tejkaluar ceshtjet e standardit te gjuhes. Levizja e lire ka vene ne
dyshim konceptet e te folmeve, dialekteve, duke krijuar socio-dialektet
dhe perzierje te foluri. Sipas Rrokes, gjuha shqipe ka prirje te
reformohet plotesisht me prurje te rendesishme nga dialekti gege.




Fjalet e reja me prejardhje gege




Ne format e ligjerimit publik, apo letrar kemi krijime te fjaleve te
reja, te prejardhura, devijim klase, shqiperim te fjaleve te huaja. "Ky
potencial fjalesh duhet faktuar ne fjaloret shqiptar per t'u perdorur
per shumicen", deklaroi Prof. Shezai Rrokaj. Njeriut nuk mund t'i
imponohesh se cfare fjalesh te perdorin, por atij i duhet dhene nje
baze, ku ai te zgjedhe. Dhe kjo pune i takon gjuhetarit. Madje, do te
ishte me e udhes qe gjuhetaret tane me teper se sa te merreshin me
ceshtjet si u krijua standardi i gjuhes shqipe, pse ky dialekt dhe jo
ai, te merren me fjaleformimet e reja.




Globalizmi dhe fjalet e huaja




Gjuha percepton menyren se si folesi koncepton veten dhe rrethanat e
tij. Kjo quhet prerje e realitetit. Ndryshimet politike shoqerore hapen
Shqiperine ndaj globalizmit, gje qe u shoqerua me hyrje te fjaleve te
huaja dhe strukturash gjuhesore jo shqip ne te foluren dhe te shkruaren
tone. "Trysnia e vendeve te fuqishme ka bere qe fjalet dhe strukturat e
huaja te vershojne aq sa po ia marrin frymen gjuhes shqipe. Ne fakt sa
me i plote te jete nje standard dhe sa me e gjere te jete masa e
perdoruesve, aq me e forte eshte mbrojtja ndaj prurjeve te fjaleve te
huaja", shpjegon Rrokaj. Keto vite eshte vene re se ka nje lloj
ndergjegjesimi nga njerezit ne perdorimin e fjaleve te huaj. Shqiptaret
kane filluar te bejne qendrese, ata shohin nese ka ndonje fjale qe i
pergjigjet ne shqip, ketij koncepti dhe nese nuk gjejne, perdorin fjalen
e huaj.




Tekstet universitare, ligjet dhe mediat, parazitet e gjuhes shqipe




Ne gjuhen mediatike, ne gazetarine e shkruar dhe vizive, rendom perdoren
fjale si bord/kryesi, kredibilitet/besim, Takoj Bush/Takoi Bushin,
Camet diskutohen ne Athine/Ceshtja came diskutohet ne Athine, faze
tranzicioni, per te thene faze kalimtare, etj. Por, ne fakt jo vetem
mediat vizive dhe te shkruara perdorin fjale te huaja dhe struktura
gjuhesore jo shqipe, me i rende eshte ky problem ne tekstet
universitare, te shkencave shoqerore dhe juridike, pasi ne shumicen e
rasteve keto jane perkthime te paperpunuara. Keto perkthime rendojne te
studenti, i cili duhet t'i "perkthej" njehere shqip/shqip dhe me pas t'i
mesoj. Ne legjislacionin tone, rendom lexon fjale te huaja, pasi ligjet
tona, jane perkthime te vendeve evropiane. Politikane dhe punonjes
shqiptare te organizmave nderkombetare e kane "per kenaqesi" te perdorin
fjale te huaja. Madje disa vite me pare, perdorimi i fjaleve te huaja
ne jeten e perditshme, nga te sapo diplomuarit, apo te sapo punesuarit,
ishte ceshtje mode






























.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
xhema
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm
xhema

Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 53
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

GJUHA SHQIPE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJUHA SHQIPE   GJUHA SHQIPE - Faqe 2 EmptyFri May 14, 2010 7:15 pm

Unifikimi i dialekteve tosk e geg nga ENVER HOXHA esht nji veper kolosale dhe e pa kontestushme e tij.dhe unisimi gjuhes esht faktor dhe bazament i qeshtjes son kombetare.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
......
Anėtar Nderi
Anėtar Nderi
......

Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 31
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

GJUHA SHQIPE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJUHA SHQIPE   GJUHA SHQIPE - Faqe 2 EmptyWed May 19, 2010 10:39 pm

Duke shikuar paralelisht televizionet e Kosovės dhe tė Shqipėrisė,
kuptojmė se njė numėr fjalėsh dhe togje tė fjalėve me pėrdorim tė gjerė
nė njėrėn hapėsirė, nuk kanė tė njėjtin kuptim nė hapėsirėn tjetėr.
Komunikimi i kėtillė intensiv po bėn njėsimin e gjuhės shqipe nė tė
gjitha rrafshet dhe standardizimin e saj tė qėndrueshėm...

Nevoja pėr hartimin e njė fjalorthi praktik shqip-shqip nuk ėshtė nevojė
edhe aq ngutshme, por njė fjalorth i tillė gjithsesi do tė ndihmonte tė
kuptuarit mė tė mirė tė mediave, para sė gjithash tė mediave
televizive, nė hapėsirėn mbarėshqiptare. Ajo qė e bėn gjuhėn televizive
tė dallohet nga gjuha e mediave tė shkruara ėshtė komunikimi i saj i
drejtpėrdrejtė, i pandėrmjetėm, shpesh edhe ndėrveprues (interaktiv) me
teleshikuesin, ndryshe nga mediat e shkruara, ku autori i shkrimit dhe
lexuesi janė tė ndarė nga njėri-tjetri nė kohė dhe nė hapėsirė. Gjatė
ndjekjes sė njė emisioni nė televizion, ēfarėdo qoftė ai, teleshikuesi
nuk ka mundėsi tė “kėrkojė” nė fjalorė tė ndryshėm domethėnien e fjalėve
qė nuk i kupton, ngase nė tė shumtėn e rasteve nuk i lejon koha se
rrezikon t’i ikėn jo vetėm njė fjalė, por fjali tė tėra. Por nga ana
tjetėr, pėrfytyrimi a shprehja pamore qė ofron televizioni shpesh i
mundėson teleshikuesit tė “deshifrojė” me mjaft sukses domethėnien e
fjalėve e tė togjeve tė fjalėve qė ėshtė duke i dėgjuar pėr tė parėn
herė apo kuptimin e tė cilave nuk e di qartė. Nga ky kėndvėshtrim, roli i
televizionit nė ngritjen e nivelit tė kulturės gjuhėsore, po dhe nė
njėjėsimin e gjuhės nė tė gjitha rrafshet dhe nė standardizimin e saj mė
tė qėndrueshėm ėshtė i pamohueshėm, ndaj dhe duhet shfrytėzuar.
Programet televizive mbarėkombėtare edhe janė duke e luajtur kėtė rol,
herė me mė shumė sukses e herė me mė pak sukses.



Tashmė i kuptojmė...



Kosovarėt dikur parapėlqenin tė shikonin televizionin nė terr, ndaj
ēuditeshin (= habiteshin) kur dėgjonin se si dikush nė Shqipėri nuk ka
mundur tė shohė (= shikojė) njė emision nė televizion ngase nė atė kohė i
kishin “ikur dritat”, por tani (= tashti, tash) kjo u duket normale
ngase e dinė se bėhet fjalė pėr “shkyēje (= ndėrprerje) tė rrymės
elektrike”.


Nga konteksti, telespektatori kosovar nuk e ka vėshtirė tė kuptojė se
kur qytetarėt e Shqipėrisė “psonisin” (greq.), ata nė fakt “bėjnė pazar”
(turq.) dhe se kur blejnė “gjela tė detit”, ata nė fakt blejnė “bibanė”
apo “qukanė” a “quranė”, si u thonė nė Kosovė, e jo “karkaleca tė
detit”.
Nga ana tjetėr, po ashtu nga konteksti, as shqiptari i Shqipėrisė nuk
ishte dashur ta ketė tė vėshtirė tė kuptojė se kosovari nė “shitore” (=
tregtore, dyqan) shkon pėr tė blerė (e jo pėr tė shitur, e as pėr tė
shituar) ndonjė mall.
Shumica e kosovarėve tashmė e dinė ēka do tė thotė “Portokalli” (me
theks nė ‘i’), e disa prej tyre thonė se e dinė edhe ēfarė do tė thotė
“Fiks fare”. Ata qė e dinė anglishten e deshifrojnė lehtė kuptimin e
fjalės “pirdhu”, jo sipas foljes sė shqipes “pjerdh”, por sipas foljes
sė anglishtes “fuck you”, e tė tjerėt e ‘pėrkthejnė’ si “bahu” (=
zhduku). Disa bėjnė pėrpjekje ta gjejnė kuptimin edhe tė fjalės “trap”,
por hasin nė vėshtirėsi ngase nuk janė tė sigurt se a duhet pėrkthyer si
“hajvan”, “kastravec”, “gomar”, “hu” a “shul”, apo, nė disa raste, edhe
sipas kuptimit tė fjalėve tė anglishtes “dick” apo “prick”.
Teleshikuesit kosovarė qė nuk e dinė anglishten, ndėrkaq, e kanė edhe mė
vėshtirė ta gjejnė se “e shpifur” do tė thotė “e neveritshme, e
gėrditshme”.
Nga shikimi i emisioneve tė televizioneve shqiptare (= nga Shqipėria),
kosovari e sheh se “rezervuarit” (fr.) po i thėnkan “serbator” (it.),
por ky vazhdon t’i thotė edhe mė tej “rezervuar” kur e ēon “kerrin” (=
makinėn, automobilin) e tij te automekaniku (= mekaniku i automobilave),
ngase ai vetėm kėshtu e kupton se ēfarė ky kėrkon. Por, aty vėren se
disa prej mekanikėve kanė filluar tė bėhen gjithnjė e mė “finė” (= tė
stėrholluar) dhe nė vend tė “shrafcigerit” (gjerm.) kanė filluar tė
pėrdorin kaēavidėn (ital.), prandaj vendos qė edhe ai tė bėhet ‘fin’ dhe
ta dėrgojė veturėn e tij (= e vet) nė “lavazh” (fr.), por nuk gjen kund
nė Prishtinė (kėtu i thonė: “autolarje”, term ky qė nė shikim tė parė
do tė mund tė perceptohej si “vetėlarje”, por qė nė fakt ėshtė “lajtore e
automjeteve”).
Kosovarėt, nga moderatorėt televizivė tė Shqipėrisė tashmė kanė kuptuar
se “varėsja” nuk shėrbyeka vetėm pėr tė varė nė tė “teshat” (= rrobat),
por se atė mund ta varėsh edhe nė qafė, si “qafore”, “gjerdan” a
“zinxhir”, sidomos nėse ėshtė prej ari ose prej argjendi. Ata tashmė po
ashtu e kanė kuptuar se “patjetėr” do tė thotė “pa asnjė dyshim, me
siguri” e jo “pa qare”.
Edhe ata na kuptojnė...

Por edhe moderatorėt nga Shqipėria do tė duhej ta kuptonin se kur
kosovari a kosovarja flet pėr “patundshmėritė” mendon nė
“pasuritė/pronat e paluajtshme” (me tė cilat nė Shqipėri merren
“agjencitė imobilare”), si u thonė ata, e kur flet pėr “pemėt” mendon nė
“frutat”, e jo nė drurin e tyre dhe se kur thotė se “u kyē” nė diēka
(pėrdorim i gabueshėm ky, qė duhet flakur) mendon se “u pėrfshi, u
inkuadrua” nė diēka a nė njė proces, e jo se u “mbyll me kyē (= ēelės)”
dhe se me “qasje”, sipas kontekstit, herė kupton “mundėsinė pėr tė
hyrė”, pra “aksesin” (angl. “access”), e herė “mėnyrėn e trajtimit”
(angl. “approach”) tė diēkaje a tė njė teme.


Nga shikimi i emisioneve televizive, besoj se kosovarėt tashmė e kanė
kuptuar se mbiemri “shqiptar” lidhet jo vetėm me shqiptarėt, po edhe me
Shqipėrinė dhe se njė sportist shqiptar, bie fjala, mund tė jetė me
prejardhje vllahe a maqedonase, siē mund tė jetė njė sportist grek a
gjerman me prejardhje shqiptare. Nga ana tjetėr, shqiptarėt kudo
qofshin, ishte dashur ta kenė tė qartė tashmė se mbiemri “kombėtare” nė
togfjalėshat si “biblioteka kombėtare”, “banka kombėtare” etj. ka mė
shumė kuptimin “shtetėrore” (lexo: e Shqipėrisė – nė Shqipėri; e Kosovės
– nė Kosovė)”.
Njerėzit nė Shqipėri mbase nuk do tė mund ta kuptonin si njė “njeri i
trashė”, mund tė jetė “i zgjuar” (= mendjemprehtė), mirėpo nėse do ta
shikonin serialin e Kohavizionit “Tre gjermanėt e trashė” do ta shihnin
se kėtu bėhet fjalė pėr “njerėz tė shėndoshė”, si u thonė ata. Nga ana
tjetėr, njerėzit nė Kosovė ndoshta nuk do tė mund ta kuptonin si njė
“njeri i shėndoshė” mund tė jetė “i sėmurė”, mirėpo nėse do t’i shikonin
emisionet e televizioneve tė Shqipėrisė, do ta kuptonin se nė kėtė
togfjalėsh “i shėndoshė” do tė thotė “i trashė”, siē i thonė kosovarėt, e
jo “i shėndetshėm” (= me shėndet tė mirė).
Kur tiranasi vjen nė Prishtinė sheh se “medikamentet” (= barnat, ilaēet)
mund t’i bleka, pėrveē nė “farmaci”, edhe nė “barnatore” dhe se “pasta”
(= ėmbėlsira) mund tė ngrėnka, pėrveē se nė “pastiēeri”, edhe nė
“ėmbėltore”. Ai po ashtu vėren se njerėzit nė Prishtinė e kapėrcejnė
rrugėn kur nė semafor tė jetė ndezur drita “e gjelbėr”, e jo drita
“jeshile” dhe se “rrokaqiejt” e Prishtinės qenkan tė ngjashėm me
“qiellgėrvishtėsit” e Tiranės.
Kur prishtinasi shkon nė Tiranė sheh se “pallatet” qenkan nė tė vėrtetė
“ndėrtesa banimi”, e jo “pallate mbretėrore” dhe se edhe atje paska
“bėrllok”, si nė Prishtinė vetėm se ata po i thėnkan “plehra”, e kėshtu
po i thėnkan edhe “njeriut tė keq e tė urryer pėr shoqėrinė”. Kur njė
“motėr nderi” dhe njė “motėr medicinale” nga Prishtina shkojnė nė Tiranė
do ta ‘zbulojnė’ se s’janė kurrfarė motra, veēse njėra “murgeshė” e
tjetra “infermiere” e mikja e tyre qė nė Prishtinė ka kryer studimet pėr
“solo kėndim” do tė kuptojė se nė fakt ka mbaruar studimet pėr “kanto”.

Prandaj jemi njėsh



Nėse njė i ri prishtinas i drejtohet njė tė riu tiranas me “tung”, ky do
t’ia kthejė me “tjeta”, – qė tė dyja kėto nga “tungjatjeta
(tungatjeta)”, e sipas modelit tė anglishtes ‘haj’ (“hi”) e ‘baj’
(“bye”, kjo nga: “good-bye”, e kjo e dyta nga pėrngjitja e “God be with
ye”: “Zoti qoftė me ju” = “mbetsh mirė” a “mirupafshim”: ‘pafshim).


Nėse njė prishtinas do ta pyetnin nė Tiranė se a i pėlqejnė
“luleshtrydhet” me sheqer ai do tė “habitej” (= ēuditej), se ēfarė
qenkan ato lule qė kėtu po u qitkan (= hedhkan, shtėnkan) sheqer, duke
mos e ditur se ėshtė fjala pėr “dredhėza”.
Nga televizioni shikuesi do tė shohė se ne Shqipėri paska ekrane
“40-polėshe”, tė njėjtė me ata “40-inēėsh” nė Kosovė [nga ital.
‘poliēe’, pėrkatėsisht angl. ‘inē’ = pėlqyer – masė gjatėsie e barabartė
me 2,54 cm] dhe se filmi “20000 lega nėn det” qenka krejt si romani
“20000 mila nėn det” i Zhyl Vernit [nga ital. ‘lege’, pėrkatėsisht angl.
‘mile’ – masė gjatėsie, e barabartė me 1852 m].
Nė Shqipėri, fėmijėt “kartonat” (= filmat e animuar) i shohin (=
shikojnė), ndėrsa nė Kosovė fėmijėt “kartonat” (= kartuēat) i presin, qė
nga ata tė bėjnė figura. Natėn e Vitit tė Ri fėmijėt tiranas stolisin
“pemėn e Vitit tė Ri” dhe dhurata u sjell “Plaku i Vitit tė Ri”, e ata
prishtinas stolisin “bredhin e Vitit tė Ri” dhe dhurata u sjell
“Babadimri”. Mė tė vegjlit nė Tiranė kėnaqen me pėrrallėn mbi
“Borbardhėn dhe shtatė xhuxhėt” apo me “Hirushen” e ata nė Prishtinė me
pėrrallėn pėr “Borbardhėn dhe shtatė shkurtabiqėt” apo me “Tė
pėrhiturėn”. Nė Shqipėri njerėzit “vaktet” (3) i hanė (rėndom nė shtėpi,
por dhe nė restorant), ndėrsa nė Kosovė njerėzit “vaktet” (5) i falin
(rėndom nė xhami, por dhe nė shtėpi).
Eksodi i fundit dhe hapja e kufijve, jo vetėm pėr njerėz e mallra, por
dhe pėr ide, kulturė e edukim/arsimim ka bėrė qė shqiptarėt mė mirė ta
kuptojnė njėri-tjetrin kudo dhe kurdo qė tė takohen. Ata, mė nė fund, e
kanė parė dhe me gjasė dhe do ta kuptojnė e do tė binden se vėrtetė janė
njėsh dhe se duke u ndarė dysh nuk bėhen dy, nuk bėhen mė tė fortė a mė
tė mėdhenj, por vetėm dy gjysma mė tė vogla e mė dobėta tė njė tė tėre,
bėhen gjysmakė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Atdhetari
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm
Atdhetari

Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 108
Vendi : Arbėri
Registration date : 13/11/2009

GJUHA SHQIPE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJUHA SHQIPE   GJUHA SHQIPE - Faqe 2 EmptySun May 01, 2011 10:55 pm


A duhet ndryshuar, apo jo standardi i gjuhės shqipe? Debatet kanė pėrfshirė sė fundmi kėtė temė, ndėrsa gjuhėtarėt ndajnė pikėpamje tė ndryshme. Shumė prej tyre mendojnė qė standardi nuk duhet prekur dhe se nuk pengon askėnd tė shprehet nė dialektin e tij, ndėrsa tė tjerė mendojnė se duhen bėrė ndryshime tė studiuara mirė e gjuha tė pasurohet pa paragjykime. “Praktika e pėrdorimit tė shqipes standarde nė kėto dyzet vjet dėshmon se shqipja, ashtu si tė gjitha gjuhėt e lėvruara, ka nevojė qė t’i nėnshtrohet periodikisht njė shqyrtimi shkencor lidhur me funksionimin e sistemit nė tė gjitha segmentet”, ėshtė njė nga pėrfundimet e Kongresit tė gjuhėsisė tė zhvilluar sė fundmi. E megjithatė, pavarėsisht mendimeve tė ndryshme, tė gjithė bien dakort qė gjuha shqipe mbetet element bashkues pėr shqiptarėt kudo qė janė. “Unė mbroj atė qė ėshtė arritur. Ėshtė bėrė njė punė shumė e mirė qė shqiptarėt kanė sot njė mjet tė pėrbashkėt qė jo vetėm u jep mundėsi tė komunikojnė, por edhe i pėrfaqėson, sepse gjuha ėshtė i vetmi mjet qė jep mundėsinė pėr tė bashkuar dhe diferencuar”, thotė gjuhėtari Gjovalin Shkurtaj. “Kur flasim nė gjuhėn standarde ne i tregojmė gjithė botės se jemi shqiptarė, kur flasim nė dialekte ne i tregojmė njėri tjetrit se nga jemi”, shprehet ai, ndėrsa shton se “gjuha shqipe i ka prurė shqiptarėt deri sot tė bashkuar. Gjuha jonė na bashkon dhe ėshtė detyrė e brezit tonė dhe atyre tė ardhshėm ta duam fort. Duhet t’i shėrbejmė asaj, ta pasuarojmė, fisnikėrojmė, ta shkruajmė sa mė e bukur e tė flasim bukur”. E pavarėsisht standardit nė tė shkruar, secili prej nesh nė tė folurėn e pėrditshme fut elementė dialektorė nė varėsi tė krahinės, grupit shoqėror nga vjen, etj. Si idhtar i Eqrem Ēabejt, Prof. Shkurtaj thotė se “nė tė shkruar duhet tė pėrbashkohemi, qė nga veriu nė jug duhet tė dallohemi se jemi njė, ndėrsa kur flasim mund tė kemi dhe njė element dialektor”. Por, dėshira pėr tė patur njė gjuhė tė shkruar standarde, apo shtetėrore, vjen qė prej librit tė Sami Frashėrit “Shqipėria ē’ishte, ē’ėshtė e ē’do tė bėhet”. Shkurtaj e quan gjuhėn standarde, sinonim tė shteteve. Gjuha standarde shqipe, edhe nė kėtė formė, ka shėrbyer mirė pėrgjatė viteve, pasi ėshtė i vetmi standard qė njeh edhe Evropa e bota. Megjithatė, shprehet se “u kemi dhėnė shqiptarėve njė mjet qė i pėrbashkon dhe unė dua tė kapem tek mė e mira”. Nė Kongresin e Drejtshkrimit nė ’72 u vendos gjuha standarde e shkruar pėr nė Shqipėri, Kosovė dhe Maqedoni, ku u theksua ideja njė komb, njė gjuhė letrate. Ndersa, At Justin Rrota, njė nga mė tė parėt gjuhėtarė shqiptarė tė shekullit tė kaluar, ka pasur njė ide tė mbarė qė “gjuha shkon tue ba zhvillimet e veta”, ne te cilat ka peshė shoqėria. “Ndikimi i shoqėrisė i dikton gjuhės qė tė zhvillohet dhe gjuha zhvillohet bashkė me shoqėrinė”, thote Prof. Shkurtaj. Por, problemet, e ngritura edhe nė Konferencėn e fundit gjuhėsore, qė u mbajt ditėt e fundit nė Durrės, janė specifike dhe me tė duhet tė merren mjeshtėrat e gjuhės. Megjithatė, qė tė gjithė ėshtė mirė tė zbatojmė rregullat e drejtshkrimit dhe tė flasim bukur e tė ruajmė bukurinė e shprehjes. Sipas tij, “gjuha shqipe mbetet ajo qė ka qenė, por modernizimi i saj bėhet, elementė tė saj do tė zhvillohen e nėse ndonjė gjė nuk qėndron, ajo do tė ndėrrojė”.

Konferenca, me tematika te sesioneve Historia e formimit tė standardit. Standardi dhe legjislacioni; Probleme gramatikore tė standardit; Probleme tė drejtshkrimit dhe tė pasurimit tė standardit; Marrėdhėniet e standardit me dialektet. Norma leksikore; Standardi dhe norma letrare (letėrsia, shkolla, mediat), arriti nė pėrfundimet e mėposhtme:

Megjithėse u vendos nė njė epokė tė ngarkuar me ideologji dhe me mungesė tė lirisė shkencore, standardi gjatė gjithė kėtyre viteve e ka dėshmuar vlefshmėrinė e tij.

Praktika e pėrdorimit tė shqipes standarde nė kėto dyzet vjet dėshmon se shqipja, ashtu si tė gjitha gjuhėt e lėvruara, ka nevojė qė t’i nėnshtrohet periodikisht njė shqyrtimi shkencor lidhur me funksionimin e sistemit nė tė gjitha segmentet.

Ėshtė e nevojshme qė tė shqyrtohen mė tej disa rregulla tė drejtshkrimit, me qėllim njėsimin e tyre dhe shmangien e konflikteve tė krijuara si pasojė e zbatimit tė dy parimeve tė ndryshme njėherėsh (atij fonetik dhe atij morfologjik). Nė mėnyrė tė veēantė, drejtshkrimi i zanores -ė ka nevojė pėr rishqyrtim.

Tė rishikohet pėrdorimi i shkronjės sė madhe, drejtshkrimi i emrave tė huaj tė pėrveēėm, si dhe drejtshkrimi i toponimeve.

Leksiku i standardit tė shqipes tė jetė i hapur ndaj prurjeve nga dialektet, sidomos nga dialekti gegė dhe nga autorėt e traditės letrare nė kėtė dialekt. Tė vazhdojė puna pėr pasurimin e leksikut me krijime tė reja sipas gjedheve fjalėformuese tė shqipes, si dhe pėr pastėrtinė ndaj huazimeve tė panevojshme.

Tė thellohet puna pėr begatimin, njėsimin dhe kodifikimin e terminologjisė nė tė gjitha fushat.

Nė sistemin morfologjik, tė rishqyrtohet formimi i shumėsit tė emrave, pėr njė saktėsim tė mėtejshėm paradigmatik, duke synuar njėsimin dhe shmangien e pėrjashtimeve tė shumta.

Tė studiohet mundėsia e integrimit tė paskajores gege nė standardin e shqipes.

Studimet dhe hulumtimet tė jenė tė hapura edhe nė fushėn e sintaksės. 10) Nxėnia e shqipes nė shkollė, nė tė gjithė hapėsirėn shqiptare, ka shfaqur vėshtirėsi dhe probleme, ndaj propozohet pėrmirėsimi i kurrikulave, i teksteve, i metodave tė mėsimdhėnies, si dhe aftėsimi i mėtejshėm i mėsuesve tė gjuhės amtare.

Nė konferencė u shfaqėn edhe shumė mendime e teza tė veēanta lidhur me standardin dhe me pėrdorimin e shqipes. Konferenca dėshmon se debati pėr ēėshtjet e normės sė shqipes dhe tė pėrdorimit tė saj ėshtė njė debat pjellor, i cili e pasuron mendimin gjuhėsor shqiptar dhe hap perspektiva studimore e kėrkimore tė domosdoshme pėr etapėn e sotme tė zhvillimit tė shqipes.

Krijimi i Kėshillit Mbarėshqiptar pėr Gjuhėn, me statusin e personit publik, mund tė jetė njė rrugė e mirė pėr t’u gjetur zgjidhje ēėshtjeve tė rėndėsishme tė politikave gjuhėsore, tė planifikimit tė gjuhės, dhe tė strategjisė pėr zhvillimin dhe mbrojtjen e shqipes.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
dodgjeka
Anėtar i ri
Anėtar i ri
dodgjeka

Male
Numri i postimeve : 76
Age : 80
Vendi : vulaj malsia
Profesioni/Hobi : autolakir ėn penzion -poezia
Registration date : 30/06/2009

GJUHA SHQIPE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Shkenca?   GJUHA SHQIPE - Faqe 2 EmptyTue Jul 05, 2011 1:10 pm

A din dikush mem kallzua si ka hi jekjo fjal n'gjuhen Shqipe?Pou dves se tan botae ka at fjal pa fjales DIJE ose NJOHURI e Shkenca nuk ka lidhje me jekto fjal. mir u tijeshim!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.gurraelecit.blogspot.com
dodgjeka
Anėtar i ri
Anėtar i ri
dodgjeka

Male
Numri i postimeve : 76
Age : 80
Vendi : vulaj malsia
Profesioni/Hobi : autolakir ėn penzion -poezia
Registration date : 30/06/2009

GJUHA SHQIPE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: G'jūha Shqipe   GJUHA SHQIPE - Faqe 2 EmptyMon Aug 08, 2011 6:28 pm

Nuk mūni me kalua pėrkrye jektij postimit pa me pėrmźt dialektin e Malėsorit.E paē,i nerruoshimi vizitor se ti aspak nuk e pėrmźte Malėsin. se edhe ajo asht n'Mal t'Zi, e jo veē Tivari e Ulqini.Vet jām kźn prezenc kur ka tha Martini Camaj,Albanolog,shkrimtar e publicist ėn Univerzitetin e Mynchenit past drit:"T'lumt ju Malėsor se veē ju e kini ruoj dialektin ēi asht temeli i g'jūhes Shqipe.Ju nuk kini trrnua kurrgjā se ini kźn gjithmon t'dam e nuk kini pa ndikim prej reformash gjūhsore.Ju ėn dialektin e Malėsorit i pėrdoroni hala germat ēi jān hjek krejt prej g'jūhes Shqipe:p.sh.ź,ā,ū,ī,kāmā,nāna,hīni, hūda,Malėsori thot me hī mrźn. Ne Malsorvet po thon se e pėrdorojm shum Slavishten,jo i neruoshimi vizitor kush don me kūvźt Malsorēen nuk ka nevoj me shtī fjalt Shkijenish.Ni mos beson vizitoje Blogun kū keme gjet poezin tźme pa asi fjal Shkijenisht.Adresa asht >gurraelecit.blogspot.com<.Kisha mepa qef me tije komentin e reakcionin e antarvet.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.gurraelecit.blogspot.com
Sponsored content




GJUHA SHQIPE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: GJUHA SHQIPE   GJUHA SHQIPE - Faqe 2 Empty

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
GJUHA SHQIPE
Mbrapsht nė krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: