Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 "Jemi të gjithë ëngjëj..."

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4 ... 10 ... 17  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 3 EmptySun Jan 11, 2009 3:13 pm

SHUAJ KURESHTJEN



Çmimi “NOBEL” (1980 – 1996)





1980 CESLAV MILS (SHBA)

1981 ELIAS KANETI (BRITANIA E MADHE)

1982 GABRIEL GARSIA MARKES (KOLUMBI)

1983 JULIAM GOLDING (BRITANIA E MADHE)

1984 JAROSLLAV SIFERT (ÇEKOSLLOVAKI)

1985 KLOD SIMN (FRANCE)

1986 GUAL SONIGA (NIGERI)

1987 ZOZEF BRODSKI (SHBA)

1988 NAGIP MAHFUZ (EGJYPT)

1989 KAMILO HOSE THELA (SPANJ)

1990 OKTAVIO PATH (MEKSIKE)

1991 DADIN GORDIMER (AFRIKA E JUGUT)

1992 DEREK GULKOT (TRINITAD)

1993 TOMI MORISON (SHBA)

1994 KEZANBURO OE (JAPONIA)

1995 SEIMUS ZHINI (IRLANDE)

1996 VISLAVA SIBORSKA (POLONI)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 3 EmptySun Jan 11, 2009 3:13 pm

NOBELIZEM 1996



VISLAVA SIBORSKA

Poezitë e saj spikatin në aspektin social si dhe për çiltërsinë shpirtërore. Janë poezi kkasi të pajisura me figuracion. Njëra prej syresh, e cila i përket vëllimit “FUND DHE FILLIM” me të cilin autorja u nderua me çmimin “NOBEL”:



Kur shqiptoj fjalën “të ardhme”

rrokja e parë ikën menjëherë

në të shkuarën.

Kur shqiptoj fjalën “qetësi”

e shkatërroj.

Kur shqiptoj fjalën “asgjë”

ndërtoj diçka

që nuk mund të bëjë pjesë në asnjë qenie.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 3 EmptySun Jan 11, 2009 3:13 pm

* * *

Marina Marinova ka hapur siparin e prezantimeve të veprave të letërsisë shqiptare në Bullgari. Ajo ka prezantuar Ismail Kadarenë, Dritëro Agollin, Jakov Xoxën dhe Besnik Mustafain. Kjo përkthyese e mirënjohur bullgare ka punuar gjatë për të përkthyer veprat : “LUMI I VDEKUR” i Jakov Xoxës, “TRENDAFILI NE GOTË” i Dritëro Agollit, “VERE PA KTHIM” dhe “GJINKALLAT E VAPES” të Besnik Mustafajt si dhe “LEGJENDA E LEGJENDAVE” e Ismail Kadaresë.

Fredi Mërkuri



“ASTROLOGJI” LETRARE

Në hapësirën qiellore “astrologët” letrarë bëjnë zbulesat e “yjeve”

“Merimangat” poetike thurin ssshpresa për ardhmërinë.

“PEGASI” zbret në Dropull.

Bashkëpunim serioz me Komunën e Dropullit te Poshtëm.

Mentalitet i ri në fushën shkrimore dhe në pushtetin vendor.

Vanista e simbolizuar poetikisht “Paris i vogël” pret në “KALIMERA” poetë, shkrimtarë, përkthyes, publicistë nga jugu i Shqipërisë dhe nga jashtë vendit.

Ngjasi e veçantë: Fiksim në histori



Programi i promovimit të librit “THURJE SHPRESASH” i autores Andromaqi Pulla.

1 Fjala hyrëse

Pandeli Toli, kryetar i Komunës së Dropullit të Poshtëm

2 Referencë: “Në kërkim të risisë poetike, në një shpërthim poetik të Andromaqi Pullës. Elementët aktivë në dhënien e mesazheve si dhe në shkëmbimin e vlerave.”

Kristaq Shabani, Kryetar i Lidhjes së Krijuesve “PEGASI” Gjirokastër, Albania.

Efthimios Haxiioannu, shkrimtar, gazetar, botues.

3 “Oktet” recitativ

“Udhëtim poetik nëpër librin e Andromaqit”

a. Pulsi i dashurisë

b. Nxehtësia e shiut

c. U hapën qiejt

d. Festë me dritën

Interpretime nga aktorët profesionistë të trupës së teatrit “Zihni Sako” Gjirokastër, Andon Pilo dhe Irena Pilo; nga nxënësit e shkollës së mesme Dervician, shkollës tetëvjeçare Sofratikë.

4 “Të shkruarit ndryshe dhe elementët e rinj prezentë në një vepër letrare poetike. (Refleksione)”

Kosta Gaxhoni, përkthyes

5 Kumtim: “ Ndërtimi kompozicional dhe prezenca e një figuracioni që rrit vlerat e veprës”

6 Recitim krijimesh në gjuhën greke.

7 Përshtypje: “Libri poetik i Andrtomaqit i parë në spektrin bashkëkohor”

Panajota Hristodhulu (Zaloni), Lidhja e Shkrimtarëve të Republikës së Greqisë.

8 “ Jehona e një vepre në aspektim mediativ”

Lefter Kondo, gazetar

9.Mendime të auditorit për veprën “Thurje Shpresash”

10 Fjala e autores

11 Kokteil
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 3 EmptySun Jan 11, 2009 3:14 pm

ANDROMAQI PULLA





SA HERE ISHIN



Sa herë buzëqesha

dhe buzëqeshja në buzët e mia

U bë akull, borë… u shkri.

U gëzova…

Dhë gjaku në damarët e mi

ngriu.

Pulsi më humbi!



… u ndjeva e lumtur,

dhe lumturia nga duart e mia

fluturoi…iku…shkoi.



Vërtet, sa ishin ato raste

Që u pre mëdysh

Buzëqeshja ime,… shpirti im…



DUKE KERKUAR ZEMREN



Pashë me kujdes kryqin

që ndriste në gjoksin tënd,…

E di, nuk beson

te Perëndia,…



Kundrova buzëqeshjen

Tek ndriste në buzët e tua

Së toku me ty buzëqesha

Edhe unë!



Duke kërkuar zemrën

Duke gjetur ato që beson…

Dërguesi i shtrenjtë i dhuratës.





BOTE PA FAJ



Ku është jeta që ëndërrova,

Që dashurova dhe adhurova

Në brendësi ëndrrash përgatita

Për një botë pa faje…



Endrrat, shpresat i kam parë

Brenda dy syve optimistë

Ata që u bënë pluhur e hi,

Në njëmijëedy copëza…



Ku është bota ime,

Ku janë shpresat e mia?

U shndërruan në baltë dhe hi

Para se t’i shoh,

Para se t’i gëzoj











FESTE ME DRITEN



Ekzistonin netë që frynte Veriu

Dhe depërtonte erë e fortë

U copëzuan dritarëzat,

Të ftohtit vërshëllente,

Shiu po mbulonte çdo gjë,

Bota bëhej fare e vogël!

Por, pushova fatin tim të shaj.

Mund të isha edhe me fat,

Pas gjithë kësaj përvoje.

Mundem vetëm

Me kaq shi

Të fle me portë të hapur?!

Dhe kur fshihesh, o diell,

Me errësirrën time qesh.

Do të fryjë njeriu.

Do të gjendesh në hapësirë

Dhe do të festoj nën dritën tënde
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 3 EmptySun Jan 11, 2009 3:14 pm

THURRJE SHPRESASH



Ka pak kohë që u botua vepra e parë me poezi e nxënëses në vit të katërt të shkollës së mesme pedagogjike “Pandeli Sotiri” të gjirokastrës, Andromaqi Pulla. Eshtë hera e parë që në nivelin e një krahine të Dropullit të poshtëm organizohet një veprimtari e tillë për të paraqitur një vepër të denjë të një talenti të ri si në rastin e autores së talentuar Andromaqi Pulla. Libri i saj me poezi me titull” THURJE SHPRESASH” u përgatit dhe u botua nën kujdesin e Lidhjes së Krijuesve “PEGASI” me qendër në Gjirokastër. Lidhja e Krijuesve “PEGASI” është e njohur tashmë jo vetëm në Jug të vendit, por dhe jashtë Shqipërisë, ku bashkëpunon me shumë lidhje simotra. Qëllimi i saj është të ndihmojë të rinjtë e të rejat të zhvillojnë talentin e tyre në fushën e letërsisë me piksynime për një të ardhme produktive. Puna me talentet e reja është sa e bukur aq dhe e zorshme. Tashmë ajo është provuar dhe mbi këtë bazë po punohet mbi objektiva të reja.

Çdo vepër natyrisht ka vlerën e saj. Subjektet që trajton andromaqi në vëllimin e saj poetik janë të larmishme, pasqyrojnë botën e saj fëminore si dhe të adoleshencës, aspektet dhe shqetësimet që mbart jeta, kontakti me njerëzit, me jetën e tyre të sotme hap zemrën e saj që të provojë çdo ëndërr që gjer tani asnjë nuk e ka parë…, ecën në monopate të panjohura të jetës, nuhat të renë, ëndërron, mendon, dëshiron, merr vendime optimiste. Duke lexuar këtë vëllim poetik ndeshesh me një seri temash që kapen ndofta dhe për herë të parë. Kjo natyrisht është meritë, ose ajo që është më e prekshme është edhe fakti se edhe tema të prekura nga të tjerët Andromaqi i prek me origjinalitetin e saj duke treguar krijimin e një individualiteti, stilin e saj, thur shpresa dhe nuk dëshpërohet. Vjershat e saj na mallëngjejnë, ndiejmë shijen e saj poetike rëndësinë e zhytjes së mendimeve të saj duke thënë se ajo është talent dhe njëkohësisht poeteshë e lindur! Me këtë vëllim poetik ajo hap porta në poezinë dhe e gjejmë anëtare të denjë të saj. Shumë dropullitë kanë shkruar vjersha. Secili ka shkruar sipas mënyrës së tij. Edhe Andromaqi ndjek rrugën e saj duke na paraqitur atmosferën krijuese individuale. Vëllimi poetik ka një gjuhë të thjeshtë, të kuptueshme dhe mendimi shprehet me një figuracion të goditur, me përdorim simbolesh, që vijnë si rrjedhojë e ngacmimeve në mënyrë krejt të natyrshme pa sforcime.

Në këtë vëllim spikat forca e shpirtit të çiltërsisë së saj për të thënë të vërtetën, realen. Vjershat e saj kanë dalë nga zemra me fantazi, delikatesë, dhembshuri për fatin e fëmijve që u mungon gëzimi i jetës, prandaj ajo është gati të sakrifikohet për lumturinë e tyre. Shprehet: “Po të kisha mundësi e të zhdukja çdo gjurmë aspak nuk do të druhesha, menjëherë të ikja nga jeta.”

Një problem tjetër që vihet re në këtë vëllim poetik në mënyrë të spikatur është dashuria për vendin e lindjes, për atdheun, të ruajtjes si sytë e ballit të kësaj prone të patjetërsueshme, duke dhënë një leksion fin për gjithë poetët e tjerë që ngjyrojnë, shpleksin, transformojnë, krijojnë imazhe të reja etj. sajime pa vend.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 3 EmptySun Jan 11, 2009 3:15 pm

“Tërë jeta jonë është e lidhur

me një fshat të bukur,

që do ta dua dhe do ta kujtoj

sa të jem i gjallë në këtë botë!…”



Dashurinë për atdheun nuk e shpreh në mënyrë platonike. Hapur dhe me fjalë të sinqerta u thotë gjithë atyre që flasin për atdhe se s’vlejnë fjalët, por veprat.



Po e do atdheun

faktoje me vepra.

Dhe nëse për atë do të vdesësh

Mbi baltën e tij

Me gjakun tënd të ngrohtë shkruaj:

“Atdhe, të dua!…”





Në larminë e temave që prek Andromaqi nuk lihet mënjanë dhe tema e dashurisë. Kjo temë nuk trajtohet në mënyrë platonike, as si një dashuri ekstreme, pa logjikë që në të shumtat e rasteve sjell dëshpërime etj. kush nuk e njeh dashurinë dhe që e provon për herë të parë andromaqi e stilizon:

Je zgjimi i rinisë,

Ngazëllimi që vlen për flijim…

Ti je pulsi i zemrës…

Po, e kuptova,

ti je, dhe je kaq afër!…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 3 EmptySun Jan 11, 2009 3:15 pm

Duke lexuar vjershat e Andromaqit njohim veten tonë, jetën tonë në të gjtha format e saj. Ajo shkruan lirisht, në mënyrë të kuptueshme. Mendimet e saj shprehen me skema, simbole, metaforike që janë rrjedhojë e një frymëzimi të lirë pa presione artificiale. Vargjet e saj janë të lidhur në mënyrë harmonike dhe të themi të vërtetën rrjedhin në mënyrë të natyrshëme, me sinqeritet siç është jeta jonë e përditshme.

Sado që ëndërrimet e saj janë rinore nu dëshpërohet, merr vendime, bën thirrje për një luftë të vazhdueshme dhe përcjell mesazhe. Por ka një pyetje dhe përgjigje të vet. Megjithatë ka një habi dhe thotë:



Shpresa e mbijetesës?

Një e nesërme më e mirë…

Objektivi i mbijetesës?

Një jetë më e mirë…

Një habi e përjetshme:

Cila do të jetë ajo ditë?!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 3 EmptySun Jan 11, 2009 3:15 pm

Fjala është fjalë. Por në një shoqëri të civilizuar duhet të merret në konsideratë…

Për të krijuar një ide të saktë, për të realizuar atë që ne e quajmë “konkluzion”, apo “përfundim” duhet të lexohet vepra dhe të futemi në labirintet e saj. Vetëm kështu do të çmohet dhe do të reflektohet shkëmbimi universal i vlerave, një gjë shume e nevojshme për evidentimin e vlerave ndëretnike dhe të lidhjes shpirtërore midis popujve. Andromaqi nuk mbetet pra në kuadrin gjeografik të Dropullit por përhapet kudo ku ka civilizim.

Në rastin konkret një meritë e madhe i takon Lidhjes së Krijuesve “PEGASI” dhe kryesisë së Komunës së Dropullit të Poshtëm për paraqitjen e librit me poezi të Andromaqit, gjë që do të thotë se vetëm kështu ndihmohen talentet e reja, jo në mënyrë spontane e në një rreth të mbyllur, por në një mënyrë të zgjeruar, të bashkuar e unike.

E ardhmja këtë do ta vërtetojë!



KOSTA GAXHONI, filolog
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 3 EmptySun Jan 11, 2009 3:16 pm

INFORMIME



@ Së afërmi Dega e Lidhjes së Krijuesve “PEGASI” Përmet do të organizojë një piknik letrar në Janinë, duke vizituar vende pikante, tipike muzeale si Kalanë e Janinës etj. Sponsor i kësaj veprimtarie është anëtari i Lidhjes z. Behar Mançellari, biznesmen. Ky është sponsorizimi i dytë i zotit Behar pas sponsorizimit të këngëtares Rovena Dilo në koncertin “Lulet e Verës.”

@ Anëtarët e kësaj dege po lexojnë librin “Ardhja e Naimit në teqe” i Gëzim Llojdisë.

@ Doli në qarkullim libri i poetit përmetar Paskal Zoto “ZEMERPISHTARET”, një libër i kërkuar dhe që ka ngjallur kureshti te lexuesit.

MUHARREM KAMANI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 3 EmptySun Jan 11, 2009 3:16 pm



ZBULESA E NJE EKSPLOZICIONI POETIK



Në rrugën e gjatë kërkimore të talenteve të reja të letërsisë gjetëm një Andromaqi të veçantë, e cila paçka se ende nga mosha nuk ka përvojë letrare, ajo ka dhunti natyrore, talent premtues. Forca e saj meditative, pamësia e fenomeneve nga një këndvështrim që ndofta kanë kaluar dhe të tjerë apo të tjera, por nuk kanë patur këtë nuhatje e thithje të atij ngacmimi e barrëzimi poetik të strukturuar me një stil të natyrshëm, të ëmbël dhe të athtë, ylberor dhe njëngjyrësh, llavënxjerrës e përvëlues, dallgëzues dhe drithërues, agimor dhe me natë të errët, me praninë hënore, e skicojnë si një zë të veçantë. Andromaqi fanitet me ëmbëlsi dielli, ndriçon si hënë me vargun e saj sa puthërues dhe të lirë, sa precipitues, befasues e rrëmbyes që të trondit energjikisht pa të lënë kohë të marrësh veten, pas atij sakatimi sentencor që të mbërthen si ganxhë…

Tematika e saj e larmishme në këtë vëllim erotik ku pleksen e thurren shpresat me shpirtin e vdekur që kërkojnë ringjalljen; kalimi në ikona të mrekullueshme me ëndrra të ngritura dhe të rrëzuara, me peizazhe shpirtërore, ku ka dhe egzistencën e vet një frikë e mirë dhe një vetmi e dënuar, por edhe këmbëngulëse e cila merr fuqi të rrëzojë mure të plasaritur, krahët e brishtë i bën të fluturojnë në një qiell të tymtë,por ëndrra e poeteshës e hap, e kaltërson me aftësinë e saj kthjellore! Kërkon të gjejë një ecje pa stacionime, pa përfillur edhe ndaljen e përkohshme, frgmentare për të gjetur burimin që kërkon të ketë rruzull që shprehet me ujë, por kur kërkon nuk gjen dot nga rrjedh, gazohet dhe vuan buza për të puthur “ujin”…

I ndien dhe krahët e saj të rëndë e të varur në kremastarin e kohës që lëshon jargë… mundet që dhe koha të shuhet me një gomë poetike, me një “bianco”, por përrenjtë kohorë të nisur nga mendësitë malore i bashkojnë këta përrenj në këngën e një lumi të vetëm që ka prurje maksimale në sajë të dëshirës, etjes dhe qëndrimit liriko – epik në këmbë. Andromaqi sfilon me veshjen e saj poetike në podiumin poetik që e kanë zili shumë të talentuar.

Ngarkesat emocionale të sjella përmes një mënyre e një stili vetiak, ndërthurjet e tërthorëzimet, rrahjet dhe përplasitë, frymëmarrja me një dhe dy mushkëri, çarja e venave, cungimi i rrezes diellore dhe e këmbës së ecjes, natyra me rrëmba dhe ngjyryme, natyrë vejushë, dimër i shpirtit dhe ngazëllim i stinës, gjen të portretizuar esencialisht në këtë libër poetik, që poeten do ta prezantojë e do ta vargëzojë në një katalogim letrar për të thënë sinqerisht: “Jam dhe unë e pranishme në varg.”



EFTHIMIOS HAXIIOANNU

KRISTAQ SHABANI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 3 EmptySun Jan 11, 2009 3:17 pm

Pro Dicheter – Haus Balada në Gjirokastër





TAKIM ME MREKULLINE



Nga HEIDI SCHARER



Të habitur, gjirokastritët shikojnë kthinat tek marrin jetë nga puna e artistëve të pesë vendeve me instalacionet e tyre artistike. Ato që ata shohin nuk janë as tablo realiste të peisazheve, as pamje njerëzish, lulesh ose skena përditshmërie. Janë vepra artistësh që e prezantojnë botën e sotme në mënyrë simbolike, që tejkalojnë realitetin, dëshirat dhe mendimet. Qenësia dhe shpresa inkorporohen në horizontin e tyre. Shumë nga vizitorët e ekspozitës janë të habitur me hapësirat e zgjedhura të punës dhe të ekspozimit në katin e dytë të shtëpisë së të rinjve në Gjirokastër. Aty fshihen pirgje bërlloku, hedhurinash dhe pluhuri. Përmes zgavrave të dritareve përbirohen në dhomë detaje të magjishme në ngjyraa të buta të shtëpive të shkatërruara, të kështjellës, të kodrave, të shkëmbinjve.Plehrat ishin hequr; muret pastele, mbulesat e grisura frymëzojnë artisin për punë kreative. Kërkimi i materialeve dhe harmonizimi i mendimeve për realizimin e ideve i prijnë procesit të mirëfilltë krijues. Brenda një jave u krijuan vepra artistike për t’u parë, dëgjuar dhe prekur. Ato maten me botën shkëmbore të qytetit jugor shqiptar, Gjirokastër, provokojnë dhe hapin dyert drejt ardhmërisë. Artistët nga Gjermania, Zvicra, Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria me veprat e tyre kanë ndërtuar kështu njuë urë në mes të njerëzve nga vende të ndryshme. S’është e lehtë ta përshkosh atë urë. Gjuha e artit, muzika, fjalët e poezisë, takimet ndërnjerëzore përbënin elementët magjikë të ndërlidhjes. Eshtë ngritur dhe ura drejt njerëzve të qytezës. Shumëkush ecin asaj ure dhe ka gjetë shtegun që çon te njerëzit e huaj përmes fjalëve, gjesteve, poezisë, pikturës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 3 EmptySun Jan 11, 2009 3:18 pm

Artistët që morën pjesë në koloninë artistike të Gjirokastrës



Mimoza Ahmeti, shkrimtare dhe poete, (Tiranë, Shqipëri);

Hadmut Bittiger, Instalacion dhe përpunues i objekteve prej letre, (Freiburg, Gjermani);

Vesna Dunimagloska, Instalacion, Performans, (Shkup, Maqedoni);

Manfred May, objekte me tekst, letër, vizatim, (Benshausen, Gjermani); Suela muça, instalacion, fotografi, (Tiranë, Shqipëri); Mirlinda Zvicër; Margrit R. Schmid (bashkëudhëheqëse), etnologe, punëtore e filmit, (Cyrih, Zvicër)



Anëtarët e Lidhjes së Krijuesve “PEGASI” kontaktuan me këta artistë dhe organizuan së toku veprimtari të përbashkëta si dhe shkëmbyen vlera, duke krijuar lidhësi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 3 EmptySun Jan 11, 2009 3:18 pm



KIROMANTIA INDIANE NGA BOMBEI



Drejtori ishte me dy fakultete. Ishte njeri që vishej me shije. Kishte qejf të mbante flokë të gjata si dhe një kravatë, që i shkonte mjaft me fytyrën e tij. Mbante dhe një jelek karakteristik. Ishte njeri tepër i zgjuar. Ne kishim shumë respekt për të sidomos për aftësitë e tij. Një ditë u çudita kur e pashë në një vend tek një kiromantine indiane e cila shquhej siç thoshnin në NEË – YORK dhe njerëzit shkonin të përcaktonin fatin duke besuar totalisht në ato që ajo zbulonte në proçesin kiromantin.

Të nesërmen i thashë në kofidencë drejtorit: “Ju pashë dje zoti drejtor, në bulevardin Tet, nr.46 tek vitrina nr.2”

Ai u çudit dhe sakaq më tha: “Po isha atje, tek kiromantia nga Bombei. Të them të vërtetën jam befasuar, mahnitur. Jam komplet i çuditur! Ajo m’i gjeti të gjitha. Duhet të jetë o Perëndeshë, o Djalli

Vetë!…”

Edhe unë u habita. Në trurin tonë vërtitej ideja: “Do takohem dhe unë me atë kiromante.”

Të nesërmen unë u drejtova tek “Zyra me Vitrina” për të lexuar fatin tim. Indiania ishte një femër e plotë me një bukuri të praruar, ku çdo gjë në fytyrën e saj ishte vendosur në mënyrë simetrike. Kishte një trup të kolme. Shkurt ishte e lezetshme. Pasi u përshëndeta me të dhe i tregova kërkesën time ajo pa e zgjatur më mori dorën dhe filloi të më lexonte kaq natyrshëm fatin tim saqë unë u befasova. Midis të tjerave më tha:

“Ti ke lindur pa fat. Me një fat shumë të keq. Mëma të ka lënë dy vjeç. Deri në dhjetë vjeç ke ecur mirë në jetë. Pastaj kanë filluar vuajtjet e tua të panumërta. Pas kësaj periudhe ti je ndjekur nga fati i keq. Do të vush shumë, pastaj do të biesh në qetësi, në paqe: do të martohesh dhe do të bësh një vajzë të bukur e cila do të jetë bardhësia e jetës, lumturia jote dhe e familjes. Nuk do të sëmuresh më dhe ç’është e drejta do të jetosh shumë gjatë, pavarësisht nga vuajtjet që do të kalosh…”

Edhe mua m’i gjeti të gjitha kiromantia nga Bombei. Siç tha drejtori dhe mua më lakuriqësoi. Që atëhere unë e besoj kiromantinë…

Një shokut tim ajo i tha shprehimisht: “Tri gra do të ndash. Je pak gjuajtës grash. Këtë ves duhet ta heqësh se grave s’u gjendet fundi se do të mbetesh rrugëve! Ti beson shumë dhe njerëzit si ti që besojnë, ata gabojnë gjithë jetën.”

Kiromantia qëlloi në shenjë. Të jetë rastësi?! S’ka se si… Këto janë prova.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 3 EmptySun Jan 11, 2009 3:18 pm

ERNEST HEMINGUEJ

NJE TREGIM I SHKURTER

Një mbrëmje në Padova e nxorën ne taracën e spitalit nga ku mund të shikonte gjithë qytetin. Drejt qiellit ngriheshin oxhaqe të shumte . Mbas pak u errësua dhe u ndezën dritat. Të gjithë zbritën poshtë pa harruar te marrin shishet me vete.Ai dhe Luzi qëndruan dhe i dëgjonin të bisedonin, poshtë në ballkon.Luzi qëndronte në krevat pranë tij.Ajo ishte shumë e freskët në atë natë të ngrohtë . Luzi i bëri rojë c’do natë ,tre muaj rresht,dhe të tjerët ishin të kënaqur që e kryente vetëm ajo shërbimin .Kur e operuan ajo e përgatiti për në sallën e operacionit dhe ata bënë një shaka për gjilpërën dhe seksin.I dhanë anestezi dhe i lidhën fort që të mos lëviste gjatë operacionit.Kur stërvitej me patericë i duhej dikush që t’i shikonte temperaturën,kështu që Luzi nuk u largua per asnjë ëast nga krevati i tij.kishte pak pacientë dhe te gjithë e dinin këtë. Luzin e donin të tërë. Edhe kur ecte nëpër koridore mendonte Luzin ne krevatin e tij. Perpara se të rikthehej

Në front ata shkuan ne kishe dhe u lutën.Ishte errët dhe qetësi .Kishte edhe të tjerë që luteshin .

Ata donin të martoheshin,por nuk kishte mjaft kohë për ceremoni dhe asnjeri prej tyre nuk kishte certifikatë lindjeje .Në të vërtetë ndiheshin si të martuar, por donin që këtë ta dinin të gjithë dhe te kishin një martesë të ligjshme. Luzi i dërgoi shumë letra ne front,por ai nuk i mori deri pasarmëpushimit .Pesëmbëdhjetë i erdhën, në tufë, në front, dhe i lexoji të gjitha deri në gërmëne fundit.Të gjitha flisnin rreth spitalit dhe rreth faktit se sa shumë e donte ajo dhe sigurisht se satë pamundur e kishte të jetonte pa të dhe sa e tmerrshme ishte kur nuk e kishte atë në krevat.

Mbas armëpushimit ranë dakort që ai të kthehej në atdhe dhe të zinte një punë,kështu që pastaj të martoheshin. Luzi nuk donte të shkonte me të deri sa ai të kishte një punë të mirë.Vetëm atëherë do të vinte në Nju Jork. Kuptohet që ai nuk do të pinte dhe nuk do të takonte as shokë ,as kënd tjetër. Vetëm të gjente punë dhe të martohej. Duke udhëtuar me tren nga Padova në Milano ata u grindën ngaqë ajo nuk donte të shkonte menjëherë me të. Kur u ndanë ,në Milano u puthën dhe i thanë njëri tjetrit ‘Mirupafshim’,por grindjen nuk e kishin mbyllur. Atij i erdhi shumë keq nga një ndarje e tillë.Ai shkoi në amerikë me një anije që vinte nga Gjenova .Luzi u kthye në Pordonone të hapte spitalin.Atje binte shi dhe ndihej e vetmuar. Në qytet u vendos një batalion arditësh.Ndërsa jetonte në qytetin e mërzitshëm plot shi, majori majori i batalionit bëri dashuri me Luzin.Më në fund ajo i shkroi një letër ku i thoshte se lidhja e tyre kishte qënë një punë kalamajsh Asaj i vinte keq dhe e dinte që ai ndoshta nuk do ta kuptonte, por ndonjë ditë edhe mund ta falte dhe do t’i ishte mirënjohës. Ajo priste me padurim që të martohej në pranverë e majorin. E dashuronte atë si gjithmonë, por tani e kuptonte se kishte qënë një dashuri fëmijësh ajo shpresonte se ai do të bënte një karierë të madhe dhe besonte tek ai plotësisht.E dinte se kështu ishte e mira .Majori nuk u martua me të as në pranverë dhe askurrë më vonë.Luzi nuk mori përgjigje për letrën e dërguar në Çikago, as nuk dëgjoi më për të .Pas pak kohe ai mori shkollën nga një shitëse ndërsa punonte si shofer taksie në parkun Linkoln.

Përktheu: Sazan Gjomemaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 3 EmptySun Jan 11, 2009 3:18 pm

Pegasi 3





EDITORIAL

TA RUAJMË GJUHËN

Ah , kjo gjuha arbërishte,

Është gjuhë trimërishte…



Që të lartësohej gjuha deri këtu u deshën përpjekje , humbje, përplasje,manira të lulëzuara



Dashakeqësi, “ndrydhje” coptim gërmash përdorim gijotinash, eliminime fizike, projekte antikultirimi, notim në analfabetizëm që prodhon bisqe e këto degë e kurora paditurie …

Por sidoqoftë tashma është arritur në një lartësi të paparë. Gjuhëtarët tanë me emër dhe

Gjuhëtarët e huaj që u bashkuan në një front të përbashkët për të zbuluar te shqipja diamantet

Dhe që dolën në definacione të mëdha që ne i përdoruam në siparin e shfaqes së këtij organi

“Perëndia e Shqiptarëve Ë SHTË Shqipja’, apo “Shqipja si gjuhë është gjeniale” Shqipja është gjuhë e një populli që gjithmonë ka qenë i privuar nga liria,por që

nuk i ka pushuar kurrë përpjekjet për të ruajtur konturet tokësore dhe gjuhën e tij të bukur.

paçka nga përpjekjet makabre për të ndaluar një gjuhë, për të prerë një gjuhë kaq të pasur,nuk u mundësuakurrë një gjë e tillë.Ëuditërisht populli ynë paëka se nuk ju dha mundësia të shkruaj herët me alfabetin e vet gjuhën e bukur u profesionalizua kujtesa e tij,e cila u përcoll nga një brez në brezin tjetër me një aftësi të veëantë mrekullore.Përpjekjet e tij u konkretizuan në dy shekujt që kaluan ku gjuha jonë shkoi gjjithmonë drejt gradintit rritës si dhe njehësimi të saj pasurimi letrar.Brenda këtyre shekujve sidomos u bë një përparim i madh në drejtim të krijimit të veprave letrare me tema madhore të cilat padyshim janë fond i artë në “Altarin e Krijimit Shqiptar’.Në këtë altar futen të gjitha veprat e “prodhuara” edhe në vendet ku banojnë shqiptarët. Lidhjet e krijuaSI

tashmë, të gjitha organizmat letrare janë hedhur në një veprimtari të mirëfilltë për ta ruajtur dhe pasuruar gjuhën. Është një përpjekje e bukur dhe e mirë ku mjaft autorë dhe krijojnë dhe botojnë veprat e tyre në shqipen e bukur si në:Kosovë, Maqedoni, Mal i ZI e diasporë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 3 EmptySun Jan 11, 2009 3:19 pm

PEGASI NË VITIN E PESTË TE EKZISTENCËS



PSE NJERËZIT VETELEMINOJNË

ME EKZISTENCËN E TYRE NË MËNYRË MAKABRE...

PSE KANË OBJEKT ELIMINIMIN?

“A DUHET JETUAR GJITHË JETA QË TË ËSHTË DHËNË?”

“PËRSE BËHET KRYQËZIMI I DIJES”

‘SI NJERIU BËHET PRONAR I JETËS”

MESAZH I MADH PËR TË JETUAR

“KRYEFJALA E FATALES”

ROMAN NGA KRISTAQ SHABANI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 3 EmptySun Jan 11, 2009 3:20 pm

KONVERGJENCE S E N S A C I O N

“ ZBULESA’’

Ndoshta duket pak e pabesueshme,por ka realitet te padiskutueshëm. Konvergim apo reminishencë?!Vjersha e mëposhtme i përket vitit 1964,kur 17 vjeçari Arqile Peri ishte nxënës në shkollën ë mesme “Abaz Shehu” në Tepelenë.Nderani i Zagorisë është vendlindja e tij.Çdokush do ta parapëlqente këtë fakt.Ka diçka të përbashkët në dukuri me romanin e Ismail Kadaresë ‘ Gjenerali i Ushtrisë së vdekur”.Në këtë kohë djaloshi zagorit ‘ demostroi” ndjenjat e tij në një baladë.Kjo baladë u lexua para nxënësve të klasës si një krijim i bukur letrar,po kështu edhe në rrethin letrar të shkollës ku mori përgëzimet e mësuesit të talentuar Dhamiano Bollano si dhe të poetit Agim Shehu, i cili i shprehu konsideratat djaloshit Peri,duke e çmuar dhe vlerësuar krijimin…Substanca e kësaj balade s’ka nevojë për komente,por flet me gjuhën e saj.Ndërthuren elementë lirikë dhe epikë; përdorohet natyrshëm krahasimi,meditimi,metafora dhe sillen fakte konkretë historikë me një të proceduar poetik që të befason,duke patur parasysh kohen kur është shkruar dhe mënyrën e precipitimit.Ç’përqasje e bukur: “Thasët me najlon”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 3 EmptySun Jan 11, 2009 3:20 pm



BALADA PËR TURISTIN,KITARËN DHE THASËT ME NAJLON

Dikur ti endeshe nëpër Milano,

Dhe serenatë lozje me kitarë,

Moxartin ekzekutoje shpesh në piano,

Këngë i thurje vogëlushes Klarë….

Puskën kurrë s’e kishe provuar,

Vetëm muzika të pëlqente,

Por ja një ditë me pushkë në duar

E nise udhëtimin nëpër dete

Me vete e more dhe kitarën,

Në çantë aparatin fotografik,

Do këndoje me detin këngë për Klarën

Dhe pozime do të bëje në Adriatik!

SHPESH NATËN KUR DETI DREMISTE,

Kur dora e rëndë rrëshqiste mbi tastierë,

DUKEJ SIKUR DIKUSH TË THËRRISTE:

“ Ku shkon si turist,more i mjerë?”



Një ditë së largu u dukën brigje,

Dikush thirri: “Bregdeti shqiptar’’

Me pushkë në dorë aparatin ngriti

Sikur do të arrestojë peisazhin në ditar!

U ende rrugëve plot baltë,

Harrove pozën , veç kitaren,

Pas flakës së gjakut që lije pas,

Në pushim këndoje për Klarën…

Por një predhë të këputi dorën,

Dorëshkathtën që dridhej në tastierë,

Kitara rrëshqiti,gjaku skuqi borën,

Si u katandise,o turist i mjerë?!…



Në rrugët e fshatit rrëshqiste një gaz,

Praopa po shkon pluhur batalioni,

Ushtarët armiq të gjithë në thas’

Si epilog tragjik: agresioni!

Arqilea aktualisht banon në Athinë së toku me këngëtaren e mirënjohur popullore,jo vetëm të Zagorisë së Gjirokastrës,Margaritën (Kllapin) dhe ndjek me admirim zhvillimet e vrullshme të Letërsisë shqipe, sidomos të kohës së pluralizmit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 3 EmptySun Jan 11, 2009 3:20 pm

KAMERAMANI I TALENTUAR

Bastri Bihuci

Nuk do të mjaftonte një skicim i thjeshtë për një shpirt të madh prej artisti, i cili me kamerën e tij të lëvizëshme kap çudinë dhe bën çudira…I karakterizuar nga një aftësi në përkryerje ka jetë fragmentit jetësor dhe impresionant vë në lëvizje gjithë botën e tij shpirtërore për të dalluar të veçantën në mjedis ,në hapësirën e lirë ,në qëndrimin njerëzor ,në shfaqen e dukurive njerëzore , në fokusimin e ndritshëm të momenteve të mëdha që fiksojnë historinë e Letërsisë. . .

Bastri Bihuci tashmë në trevën jugore të Shqipërisë është mjaft i njohur .Ai qysh në krijimin e Lidhjes së Krijuesve “PEGASI” ka qenë prezent me kamerën e tijë “të bukur’ dhe prodhuese “të mjaltit” emocjonant. Në celuloid ka fiksuar të gjitha aktivitetet,veprimtaritë e dëndura e hapësirëgjerë të Lidhjes.Për çdo njërën prej syreshy ai ka “Fluturimin e ëngjëjve ’’ka rritjen e “PEGASIT” në katërvitet e ekzistencës ka evidentuar me mjeshtëri bisedat ,dialogimet,deklamimet e krijuesve dhe gjithë pjesëmarrsve të cilët kanë të fiksuar fizionomitë ,zerin e tyre në celuloid dhe në filmimet të tipit të veçant bastrinian karakteristik.

Studiua e tij ka materialin ka materialin arkivor në celuloid. Për punën pasionante të kameramanit Bastri Bihuci,nuk janë shprehur vetëm shokët,miqtë e tij,por edhe të huajt për aftësinë e tij të veçantë.Pika kulmore të punës së tij të mirëfilltë profesionale është filmimi profesional dhe montazhimi artistik ‘SENTENCA UNIVERSALE” kushtuar romanit “Vajza lakuriq’e autorit bashkëkohor Niko Athanasiadhi,ku djali tij, Apostolos,deklaroi: “Një filmim i madh!” apo filmime të tjera e duke arritur te më i freskëti; “Thurje shpresash ’’ …

Të çudit fakti që një talent i tillë lihet “i lirë” dhe nuk vrapohet për ta punësuar “diletantët dhe të mefshit” që presin vetëm udhëzime për të fiksuar në kamera,duke përdorur me amatorizëm aparatin çuditbërës…



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 3 EmptySun Jan 11, 2009 3:21 pm

SHQIPTARËT JANË TË PJEKUR SHPIRTËRISHT

INTERVISTË ME shkrimtarin DINO KUBATI dhënë z. FREDI MERKURI



Për shqiptarët kohët e fundit Dinos Kubatis është ndër më të dëgjuarit si shkrimtar.Kjo u duk e spikatur mbas botimit të veprës së tij në shqip: “ILIANA,JETA JONË MBARON TE K TANKET ”,botim i Shtëpisë botuese “FAIK KONICA’’ ME BOTUES POETIN DHE MIKUN PERSONAL ILIRIAN ZHUPA.Ndër të tjherash është poet,skenograf,aktor dhe gazetar.Ka përfunduar studimet e larta në Greqi dhe Francë.Në[ërmjet radiostacionit të tij ai ka transmetuar rubrika të veçanta në gjuhën shqipe.Mbas vizitës që bëri në Shqipëri i shoqëruar nga bashkëshortja e tij shqiptare në janar të vitit 1996 shkroi librin “SHQIPERIA” (GREQISHT) me mbresat ,përshtypjet dyhe takimet me njerëz të thjeshtë si dhe poetët tanë të njohur si : Dritëro Agolli,Moikom Zeqo,Xhevahir Spahiu,Novruz Shehu,Qazim Sheme,Shkëlqim Hajno e tjerë.

Me shkrimtarin e njohur zhvilluam një intervistë.

“Zoti Kubati,mbas asaj vizite që bëtë në Shqipëri,duke njohur nga afër njerëzi8t,mënyrën e jetesës dhe shumë të tjera,ç’mund të na thoni?”

“Mbeta i habitur nga natyra e atij vendi,nga njerëzit tek të cilët dalloja shumë gjera të përbashkëta me grekët.Më tepër më bënë përshtypje artistët.”

“Nga takimet që zhvilluat me poetët dhe shkrimtarët shqiptarë ç’mbresa ju mbetën ?”

“Gjeta një pjekuri të veçantë në mënyrën se si ata shpreheshin.Lexova shumë poezi të tyre dhe po ju them se shumë poezi të tyre do të ndihesha krenar në se do t’i kisha krijuar unë.”

“Në librin tuaj “Shqipëria” çfarë shtyse ju shtyu për ta shkruar këtë li8bër?”

“Përshtypjet dhe mbresat e lindura gjatë vizitës”.

“Në atë libër përshkruani dhe marrëdhëniet ndërmjet emigrantëve shqiptarë dhe vendasve si dhe policisë greke.Përse e bëni këtë?”

“Për çështjen e ketyre marrëdhënieve kërkohet shumë bisedim dhe zbërthim.Theksova se në lidhje me marrëdhëniet ka dhe keq dhe mirë në të dyja vendet.Ka detyrime e përgjegjesi nga të dyja palët dhe nuk duhet t'i shikojmë gjerat ndryshe nga ç’janë,por me mirëkuptim dhe me botëkuptim të saktë.”

“Ç’mund të na thoni për botimin e veprës suaj “Iliriana,jeta jonë mbaron tek tanket”?

“Jam shumë i kënaqur sepse një nga veprat e mia u përkthye në shqip.Epërmenda dhe më lart se shqiptarët janë të pjekur shpirtërisht dhe mendimi i tyre më duhet më shumë.”

“Keni ndërmend të botoni diçka tjetër?”

“Një njeri që mendon dhe shkruan gjithmonë mendon të botojë diçka të re.Botimi i ri është një studim për teatrin.”

“Ç’mund të na thoni për njeriun e epokës sonë?”

“Njeri që ka humbur pashaportën e tij nga përdorimi i keq,por di shumë mirë atë ç;ka i ka ndodhur dhe kërkon me ankth të madh për ta gjetur atë.”

“Çfarë është për ju jeta?”

“Një ndeshje e papushimtë në një lojë shahu dhe ku kërkohen lëvizje të sakta, të kontrolluara nga një mendim i pjekur dhe i saktë.”

“U martuat me një grua që e ka prejardhjen nga një vend i varfër.Mos do të thotë kjo që në jetën tuaj nuk ju intereson paraja?”

“Natyrisht njeriu është ai që kushton më tepër se gjithça…”

“JU FALEMINDERIT!”

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 3 EmptySun Jan 11, 2009 3:21 pm

POEZI NGA DINOS KUBATIS

Kënga e zogjve

Për Ilirian Zhupën

Gjej zogjtë e vendit tim

Në avllinë e shtëpisë sime me pemët shumëngjyrëshe.

Mijëra zogj këndojnë

Pranverën dhe qajnë dimrin.

Në të gjithë botën zogjtë fshihen nëpër pemë.Ikin

Vetëm mendimet e tyre në vendet e tjera.Në teë gjitha vendet

Zogjtë këndojnë pranverën që as njëherë nuk thotë: “Vij!”

PËRKTHEU: Fredi MËRKURI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 3 EmptySun Jan 11, 2009 3:22 pm

Francois MASPERO

“ Le Monde”

…E ngrirë dhe memece Shqipëria e Ismail KADARESË ngjan më shumë se kurrë me peizazhet e Makbethit dhe baladat gjermane . Lexuesi,rob i kësaj bote tirane rrotullohet mes kurtheve dhe maskave të shumfishuara.Gjeste të përditshme përfundojnë në tragjedi të hershme karakteri të njohur,bëhën”grimas”. Shpikje magjistari,por edhe art i një shkrimtari që end pa penj me penjzat e gjalla nga mishi i tij për të kultivuar një gjithësi totale nga e cila mund të ikësh vetëm me fluturimin e pulëbardhës ose me krahët e trillit që sillet rrotull pa ndërprerje.Arratisje,liri e vonuar që s’mund ta ndalojë as diktatura më e egër. “Spiritus” vërteton se Ismail Kadareja është nga të paktët shkrimtarë bashkëkohorë, që disponon aftësinë të arrijë në një fuqi përparuese. Duke sndërtuar me këmbëngulje një komedi njerëzore mbi qiejt tragjikë të Ballkanit dhe ish pushtetin komunist.Duke qëndruar gjithmonë besnik tek ai që përbën gjithësinë e tij: Kadarenë..



Përktheu nga greqishtja: Ludmilla Kallfa
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 3 EmptySun Jan 11, 2009 3:22 pm

PSE KJO APATI ?

Tashmë rrjeti i nformacionit ka arritur stade të larta jo vetëm në komunikimin e brendshëm midis bibliotekave të vendit,por me gjithë botën. Ende nuk po zbatohen “projektet ” e informacionit,kur siç dihet nëpër bibliotekat e vendit është punuar për t’u pajisur me kompjutera cilësorë që kanë evidentuar apo "mundësojnë ’ gjeneralitet e veprave të autorëve të ndryshëm duke u bërë një publicitet për të zgjeruar diapazonin e njohjes dhe të kërkimit të librave të autorëve të ndryshëm.Një mundësi e tillë ekziston edhe në Bibliotekën e qytetit të Gjirokastrës,por nuk vihet në “përdorim ”.Pse të ndodhë kjo? Neglizhencë apo…? Është më se e nevojshme që në këtë drejtim të ecet. Janë bërë përçapje që të futen në Internet disa libra të autoreve të Lidhjes së Krijuesve “PEGASI ”.Për këtë problem ne do të vijojmë punën në të ardhmen.Po kështu vlen të përmëndet shkëmbimi universal i vlerave për të botuar në organet respektive. BOTUESJA E REVISTËS LETRARE PERIODIKE ,Panajota Zaloni , ka filluar të botojë poezi nga të autorëve tane në gjuhën shqipe.Ky fakt kokëfortë duhet evidentuar dhe përgëzuar.Ky veprim tregon se mendimi letrar ka ecur shumë më përpara se ai politik…

MIMOZA QOKU
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 3 EmptySun Jan 11, 2009 3:22 pm

MIMOZA QOKU

SPONSORE E ORGANIT LETRAR “PEGASI ” Nr 3



E apasionuara e artit dhe me temperament tepër energjik e në lëvizje të studiuar lindi në vitin 1968 në qytetin e bukur dhe magjepsës të Sarandës.

Biografia e kësaj 34 vjeçareje është e mbushur me ngjasi interesante. Klasën e tetë e përfundon në Kaftall,Gomsiqe të Pukës.Mandej vijon Skollën e mesme ‘ Pandeli Sotiri ’’në qytetin e Gjirokastrës dhe përfundon shkollën po pëdagogjike në Shkodër,simotrën “Shejnaze Juka ’’.Ushtron profesionin e mësueses në Kalase të Sarandës për shtatë vjet.

Një nga hobitë e saj ka qënë dhe hipizmi.Merr pjesë në Kampionatin Kombëtar të Hipizmit në vitin 1990 me pelën e quajtur “Drita ”dhe zë vendin e parë.Pas kësaj Mimoza vijon studimet e larta në Universitetin “Luigj Gurakuqi ”në Shkodër,Fakulteti i Shkencave të Natyrës.Nuk ngopet me dije dhe aktualisht vijon studimet në vitin e katërt të Fakultetit të Mjekësisë.

Ka krijuar kompaninë “Qoku” SHPK si dhe ka marrë liçencën për Agjenci turistike.Aktualisht banon në Tiranë. Mimoza po jep kontribut për shkëmbimin universal të vlerave edhe në fushën e reklamimit dhe të publicitetit të Letërsisë, duke prop[oganduar vlerat më të mira të autorëvë të Lidhjes sonë, duke qënë në rolin e Sekretares së INTEGRIMIT LETRA. Ajo ka marrë kontakte me simotrat në Maqedoni,Kosovë dhe Mal të Zi.

Redaksia e organit letrar “Pegasi ”falenderon zj. Mimoza për kontributin e dhënë si dhe për sponsorizimin e veprës “FLAS ME GJUHËN E LOTIT” të Burbuqe Memushit si dhe për sponsorizimin e këtij numri.

R E D A K S I A
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11559
Age : 60
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 3 EmptySun Jan 11, 2009 3:22 pm

PEGASI 6

Editorial i apelit

ARTI, BIZNESI DHE KOMUNITETI I NJERIUT

Nga Novruz Xh. Shehu

Arti? Lindi bashkë me Adamin, ashtu lakuriq në fasadën e Planetit në kërkim të Evës apo Bukurisë që lindte në mitrën e Perëndeshës “Dashuria”.

Natyrisht atëhere s’njiheshin motelet, s’kishte politikanë që të pushtonin me skafe detet ku nimfat…(Ha,ha, ha!) nimfat nuk dilnin në biznesin e kohëve moderne.

Arti?… Ishte një dëshirë e Adamit të shkulte brinjën dhe të shtrinte Evën në meridiane, ta mbështeste gjatë gjatë në shpatullat e planetit të gangrenizuar e të lindte Atë, bizesmenin e seksit, dashurisë,moralit…

2. Arti?… Lindi të mos vdiste Adami dhe Eva, të mos vdiste Biznesmeni mjeran; të mos vdiste Yllka me akuarelin në ajër, Ana që luan tek sytë me dy fragmente të Detit, Dhurata që luan me dashurinë e humbur nëpër mjegull; Eruglina që fluturon me pëllumbat, Esmeralda që dimensionon Pabesinë; Dëshira që I jep impulse nimfës së rrëzuar nga skafi; Maria që hedh kryqin në valët e dhimbjes; Besnikja e Luleve që s’kanë faj; Luljeta që mbyt heshtas frikën e saj; Klodiana me trinimin e saj:Qiell+ Tokë + Det; Florentina që i thërret “Lolës” të kthejë sadopak fytyrën nga Qielli: Nertila që thërret në një kënd të Ylberit:”Të jesh vajzë”;Valbona me dëshirën të komunikojë me cicërimin e zogjve; Fatmira që mbledh në një filxhan kafeje lotët e një gruaje, për t’ju a sjellë në Parlament 140 deputetëve; Tatjana që me art të madh nuk pyet veten,por prezanton”Të jem unë…”;Lediana që thërret befasuar me apelim:”Ku shkoni? Në ç’rrugë jeni nisur?…”; Enkelejda që i thërret shpirtit të zgjohet: Kloetilda dhe Elda që vishen nuse me vello të zezë të befasojnë biznesmenët e këtij planeti të gërdallosur, që i pëlqen vetja; Mirela që i thërret fëminisë të pushtojë planetin e padisplinuar; Burbuqja që flet me gjuhë loti për të mos rrëzuar një një yll; Andromaqi që thur shpresat me vlerë universi; Edlira, Eglantina, Antoneta, Shpresa dhe +++ e të gjitha përbëjnë atë që quhet “EVA”…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content




"Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jemi të gjithë ëngjëj..."   "Jemi të gjithë ëngjëj..." - Faqe 3 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
"Jemi të gjithë ëngjëj..."
Mbrapsht në krye 
Faqja 3 e 17Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4 ... 10 ... 17  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: